Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/10

PËRSHENDETJE SHKODËR ...






Martin Camaj


Historikisht Shkodra ka qenë një ndër qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin më të madh e mori në shekullin XIX. Më 1870 ajo kishte rreth 50 000 banorë. U bë nyjë e rëndësishme tregtare për gjithë Ballkanin, me 3500 dyqane, në zonën ku sot njihet si 'pazari i vjetër'.Që më 1718, Shkodra ka patur agjensi konsullore në shumë vende të huaja. Si port konsiderohej Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit (1878), Shkodra u bë vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Në këtë kohë, dega e Lidhjes në Shkodër kishte gardën e saj, e cila ishta nga më veprueset dhe ndihmoi në mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës, si dhe në luftën e Ulqinit.
Shkodra ka qenë gjithashtu një vatër kulturore mjaft e rëndësishme. Përmendim këtu bibliotekën e Bushatllinjve dhe Fototekën Marubi, e cila njihet si ndër më të vjetrat e Ballkanit dhe me vlera të pazëvendësueshme. Gjatë luftës ballkanike dhe luftës së parë botërore, Shkodra u bë pré e synimeve grabitqare të Malit të Zi dhe Serbisë. Popullsia shkodrane e mbrojti qytetin për shtatë muaj me radhë kundër ushtrive rrethuese, por më 23.04.1913, ushtritë serbo-malazeze hynë në qytet përmes tradhëtisë së Esat Pashë Toptanit.

Serbo-malazezët u detyruan të dilnin pas disa muajsh dhe Shkodra kaloi më vonë nën protektorat ndërkombëtar. Qyteti i kaloi qeverisë së Tiranës më 1920.

Shkodra mund të përmendet edhe si qendër e katolicizmit shqiptar. Ishte qyteti i fundit shqiptar që ra nën sundimin osman më 1479, dhe qyteti që kundërshtoi më së shumti ardhjen e komunizmit më 1944. Qytetarët shkodranë ishin të parët që rrënuan simbolet e diktaturës më 1989. Aty filloi edhe shkëndija e parë e protestave gjithëpopullore kundër komunizmit në fundin e vitit 1990.

Shkodra


Aty si tash para se me ardhë fiset
ishe
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.



Azem Shkreli


Shkodra


Desha t'ia prek
Rozafës flokun
S'më deshe
Zbrita t'ia puth
Algjet Liqenit
Më nxore
Tani përherë me ke
Maje Taraboshit me cuba
Shkoder, Shkodra.



Gjekë Marinaj

SHKODRËS


Mos i mbyll dritaret e kësaj mbrëmje,
Ndjenjat e mia në qiellin tënd vetëtojnë;
Si zogj të hutuar që shtegtojnë plot dhembje
“Shkodër!”, “Shkodër!”, cicërojnë.

Sonte mos i ndiz qirinjtë e darkës,
Durimin e Rozafës në sofër mos e sjell,
Mallit që kam për ty m`i mjaftojnë flakët
Që hënën e qytetëruar ta veshin me diell.

Këtë muzg, shqyej e bëri krahë perdet e teatrit
Le të dukesh midis tyre si një shpend.
Migjeni që s’po e kapërdin dot kafshatën...
Në poezinë time fshin djersët e portretit tënd.

Mungesa mbetet një mesnatë me yje të vrarë,
Kur këtu është natë, ditë është tek ti,
Ti shtrydh ndjenjat e unë ndjehem i tharë
Por madhështia jote më njomëson përsëri.






Gac Filipaj hyn si pastrues del me diplomë në Universitetin Columbia




Pas njëzetë vjet pune pastrues në objektet e Universitetit Columbia, shqiptari me prejardhje nga një fshat i Ulqinit, Gac Filipaj do të diplomojë në Universitetin Columbia në New York kësaj të diele me nderimet më të larta, thuhet në një kumtesë për media të universitetit.



Gac Filipaj është nip i priftit të veprimtar i mirënjohur, përkthyesi parë i Biblës së plotë, Dom Simon Filipaj.“Sot duhet të kesh ose master ose doktoraturë,” thotë Filipaj për gazetën Njujorkeze, Daily News. Gac Filipaj kishte ardhur në SHBA më 1992 pas fillimit të luftërave në ish Jugosllavi dhe prej atëherë ka filluar punë në Universitetin Columbia në mirëmbajtje si pastrues.



Ai në Columbia kishte shkuar pikërisht për mësimin e gjuhës angleze në kurset që ofroheshin dhe vazhdojnë të ofrohen falas nga Universiteti. Pas zotimit të mirë të gjuhës angleze, në vitin 2000, Filipaj kishte regjistruar studimet e përgjithshme dhe nga një semestër në tjetrin, pa shkëputje nga puna si pastrues, pas dymbëdhjetë vjetësh do të diplomojë të dielën më 13 maj, me nota të larta në drejtimin e studimeve të përgjithshme. “Jam jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur,” thotë 52 vjeçari Filipaj që ka regjistruar studimet në moshën 40 vjeç.



“Me këtë po realizohet vetëm gjysma e ëndrrës sime,” ka deklaruar Filipaj, për të cilin sot shkruajnë shumë gazeta amerikane si një fenomen i njeriut këmbëngulës, inspirues, që diplomon në një nga Universitet më të njohur dhe elite amerikane ku pranohen vetëm 10 për qind e atyre që konkurrojnë. Në Universitetin Columbia ka diplomuar edhe presidenti i tashëm i SHBA, Barack Obama në vitet e tetëdhjeta.

LEXONI:

http://www.ksdk.com/news/article/319537/28/Janitor-graduates-from-Columbia-University



Gac Filipaj graduates from Columbia University


    Përgatiti:Flori Bruqi

Gjenerali i luftës dhe Heroji i Paqës Ramush Haradinaj,kthehët në shtëpi...

nga Flori Bruqi






Lirohet përkohësisht nga Tribunali  i Hagës Heroji i paqës , gjenerali  Ramush Haradinaj


Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ka vendosur të lirojë përkohësisht nga paraburgimi ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është Ramush Haradinaj.

Gratë kosovare: Lironi Ramush Haradinajn

Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër Haradinajt pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor 2012.

Sipas burimeve Haradinaj pritet të gjykohet në gjendje të lirë.Bashkë me Haradinaj po gjykohen edhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.



Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali i Hagës vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.

Ramush Haradinaj, vjen në Kosovë. Ai u lirua nga Tribunali i Hagës që të mbrohet në liri. Vendimi përfundimtar në këtë proces gjyqësor pritet të merret pas disa javësh.



Ardhja e Ramush Haradinajt, ish Kryeministër i Kosovës dhe aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u konfirmua nga familjarët e tij.

Kemi kontaktuar me njërin nga anëtarët e familjes Haradinaj, dhe ata konfirmojnë se të enjten, Ramush Haradinaj do të zbresë nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Mbërritja e tij të ndodhi sot me dt.10.05.2012.

Vendimi i trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për lirim të Haradinajt, nuk është kundërshtuar as nga Prokuroria e Tribunalit.

Pas marrjes së këtij vendimi, prokuroria ka pasur të drejtë ligjore që deri të mërkurën në orën 12 të paraqesë ankesë ndaj vendimit për mbrojtje në liri Ramush Haradinajt.


Mirëpo këtë veprim, prokuroria nuk e ka bërë dhe kjo do të thotë se ish kryeministri Haradinaj, të enjten mbërrin në Kosovë.




Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i ZO të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pas gati dy vitesh qëndrimi në burgun e Hagës.

Haradinajt iu mundësua mbrojtja në liri, pak kohë përpara se Tribunali ta thotë fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor.



Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur në muajin gusht të viti 2011.

Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm për të njëjtën akuzë më 3 prill të vitit 2008 nga, Gjykata Ndërkombëtare e Kundër Krimeve të Luftës.

Vendimin e Tribunalit, që Haradinaj të mbrohet në liri, nuk e ka kundërshtuar as prokuroria.



Raportohet se një numër i madh i mediave kanë dalur ta përcjellin ardhjen e Haradinajt në Aeroport.

Nga ana tjetër nuk ka një interesim të madh të qytetarëve që kanë dalë për ta pritur ish kryeministrin, më përjashtim të 20-30 personave....

TRIUMFI SHQIPTAR


Prishtina Press – Prishtinë – New York – London
Prishtinë



FLORI BRUQI – TRIUMF SHQIPTAR



Nga: Prof. dr. ESHREF YMERI
Albert Kamy (Camus – 1913-1960) thotë:”Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.
Libri më i fundit, me titull “Triumfi shqiptar”, i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Buqi , nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.
Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse
objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori – dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.
Albert Kamy (Camus – 1913-1960) thotë:”Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”. Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”, është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore.
Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë – me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka “yshtur” po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.
Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin vlerave e krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun. Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i enciklopedisë së mendimit shqiptar.

Intervistë me Prof. Dr. Eshref Ymeri



-Profesor Dr Eshref Ymeri është një nga bashkëpunëtorët më të rregullt të “agjencionit Floripress”. Kjo intervistë ndonëse i është dhënë një gazete në Tiranë, i drejtohet edhe lexuesve të Floripress-it dhe Forumit Sterkala.



Prof Dr Eshref Ymeri


1. Profesor Ymeri, faleminderit që jeni bërë pjesë e personaliteteve që kanë ndarë mendimet e tyre në bashkudhëtimin tonë drejt ideve sfiduese dhe objektive. Çfarë do të thotë për ju të jesh personalitet i fushës?

Para së gjithash, ju falënderoj për ftesën që më bën gazeta juaj për të ndarë disa probleme që rrihen kohë pas kohe në faqet e saj. Të jesh personalitet i fushës, për mendimin tim, do të thotë të jesh i pajisur me një kulturë të begatë profesionale dhe me një horizont të gjerë kulturor. Vetëm kur plotëson këto dy kushte, intelektuali është në gjendje të trokasë në të gjitha portat e jetës shqiptare, të cilat me siguri që do të hapen para tij kat e kat. Sepse horizonti i gjerë profesional dhe kulturor të bën ta njohësh jetën shqiptare deri në poret e saj dhe të dish të komunikosh me njerëzit e të gjitha shtresave shoqërore në çdo “regjistër” të gjuhës shqipe. Vetëm kështu mund të fitosh respektin e njerëzve dhe të bëhesh i besueshëm për ta. Veçse këtu duhet nënvizuar edhe diçka tjetër. Horizonti i gjerë profesional dhekulturor duhet të vihet në shërbim të kombit, sidomos kur cënohen interesat e tij. Në këto raste, intelektualët me një përgatitje të tillë duhet të bëhen emancipues të politikës, e cila, gjatë këtyre njëzet vjetëve, ka dhënë boll prova për nënshtrimin dhe servilosjen para të huajve. Personalitet nuk të bëjnë domosdo titujt akademikë. Personalitet të bëjnë aftësitë profesionale, formimi i përgjithshëm kulturor dhe përkushtimi i pandërprerë ndaj çështjes kombëtare shqiptare, e cila vazhdon të mbetet ende e pazgjidhur në hapësirat e Evropës Juglindore. Të gjithë ata intelektualë që heshtin para Evropës, e cila na i rrëmbeu me dhunë pronat tona një shekull më parë dhe ua dha sllavogrekëve, përgatitjen e tyre profesionale dhe horizontin e gjerë kulturor le të vazhdojnë ta tundin si stoli. Me heshtjen e tyre ata bëhen palë me klasën politike, e cila nuk e ka fare në rendin e ditës zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

2. A mendoni se sot shkojnë në sinkron dija intelektuale me statusin profesional që ka një personalitet?

Një pyetje mjaft interesante kjo. Për mendimin tim, dijet intelektuale, në shumicën më të madhe të rasteve, nuk shkojnë në sinkron me statusin profesional të një personaliteti. Se po të shkonin në sinkron, do të thotë që në vendin tonë të vlerësohej parësisht mendja. Për fatkeqësinë tonë, tek ne vlerësohet militantizmi. Dhe dihet që militantët shikojnë nga fryjnë erërat e politikës që të kthejnë gunën. Shikoni deputetët e parlamentit tonë. Gëzojnë një status të veçantë, paçka se jo pak syresh nuk bien në sy për dije të shëndosha intelektuale. Tërheqja në politikë e inteletualëve me horizont të gjerë profesional dhe kulturor, do ta fisnikëronte tej mase politikën. Intelektualë të tillë që kanë çarë në jetë vetëm me djersën e ballit, kanë si yll karvani të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Por shumë shpesh politikës nuk i pëlqen e vërteta, prandaj edhe një mori intelektualësh të shquar janë të shmangur prej saj. Aq më tepër kur ata nuk e kanë aftësinë për të trokitur vetë në dyert e politikës.

3. Sa e ndani thënien biblike “Fjala ishte e para”?

Para se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, dëshiroj të hap një parantezë. Gjuha është jo vetëm mjet komunikimi, por edhe mjet i të menduarit dhe instrument i njohjes, pasqyrim i tablosë së botës që na rrethon. Tabloja gjuhësore e botës është në njëfarë mënyre kundrim i botës përmes prizmit të gjuhës. Në këtë mes kemi të bëjmë me një sistem shoqërisht të kuptimshëm të shenjave gjuhësore që përmban informacion për botën reale, kemi të bëjmë me pasqyrimin e realitetit me mjetet e gjuhës. Tabloja në fjalë mund të shpjegohet në këtë mënyrë: realiteti pasqyrohet në vetëdijen tonë përmes nocioneve (ideve), kurse nocionet shprehen me fjalë. Kështu vjen e krijohet një vijimësi: realiteti – nocioni - fjala. Në këtë vijimësi, siç shihet, parësor është realiteti, kurse nocioni dhe fjala janë dytësorë. Pra, fjala paraqitet si një barasvlerës (ekuivalent) gjuhësor i nocionit përkatës dhe lind së bashku me nocionin. Si një tregues i kushtëzuar i nocionit (si simbol, si shenjë e nocionit), fjala na nxit përfytyrimin për sendin, për shenjën, për veprimin, për dukurinë. Pra, që të jem konkret në përgjigjen time ndaj pyetjes suaj, për mendimin tim, i pari është realiteti, bota që kundrojmë rreth e qark dhe pastaj vjen fjala.


4. Çfarë është gjuha shqipe për ju?

Për mua, si edhe për këdo që i thotë vetes shqiptar, gjuha shqipe është “nënë dhe babë”. Ajo është thesar i kulturës sonë kombëtare. Gjithë përvoja jetësore dhe të gjitha arritjet e kulturës së kombit shqiptar regjistrohen në gjuhë, gjejnë në të shpalosjen e vet pasqyrore. Komponenti kombëtar në vlerësimin e gjuhës shfaqet në njësitë e të gjitha niveleve të saj, por më shumë kjo vihet re në leksik, në frazeologji, në aforistikë, në fondin e fjalëve të urta dhe të proverbave, në rregullat e etiketës së të folurit etj. Gjuha shqipe është shpirti dhe zemra e kombit shqiptar. Ajo është shprehje e kristalizuar e identitetit tonë kombëtar, e frymës sonë kombëtare, e vetvetësisë (e personalitetit) të çdo shqiptari. Është gjaku jetëdhënës për të gjithë bashkëkombasit tanë, kudo në botë, që nga Ukraina deri në Argjentinë, që nga Kanadaja e Amerika e deri në Australi dhe në Zelandën e re.

5. Gjuha është tipar i rëndësishëm i një kombi. Sa po ndikon ajo, duke e krahasuar me të shkuarën, në formimin e identiteteve kombëtare?

Fillimi i shek. XXI të bën përshtypje në gjuhësi për ndryshime të konsiderueshme dhe për drejtime të reja në studimin e gjuhës në nivele nga më të larmishmet. Kalimi nga gjuhësia përshkruese dhe klasifikuese drejt gjuhësisë antropologjike, u bë i mundur edhe në saje të teorisë së gjenerativizmit të gjuhëtarit amerikan Çomski (Avram Noam Chomsky - 1928), në të cilin bien në sy dy parime (postulate) thelbësore: është e domosdoshme që gjuha të trajtohet si dukuri e mendësisë (e mentalitetit) dhe e psikikës së njeriut. Prandaj, gjatë studimit të një gjuhe, është e domosdoshme të kemi parasysh një gjë: secila gjuhë ka një shprehje kombëtare, domethënë shfaqet si një gjuhë konkrete kombëtare që përcjell një frymë kombëtare dhe që pasqyron kulturën e një populli, si mbartës të kësaj gjuhë. Dhe, si gjuhë kombëtare, ajo është e lidhur ngushtë me psikologjinë kombëtare, me formimin psikologjik të njerëzve që e flasin atë. Prandaj ndikimi i saj mbi formimin e identiteteve kombëtare është i jashtëzakonshëm. Sepse, si gjuhë kombëtare, ajo shërben për nxjerrjen në pah, për ngulitjen dhe për ruajtjen e traditave kombëtare. Ajo shërben si rojtinë (arkiv) i së shkuarës dhe i së tashmes që pritet të pasurohet me të ardhmen. Pikërisht në saje të gjuhës, çdo popull (etnos) vjen e kristalizon tablonë kombëtare të realitetit, e cila krijon mënyrën e qëndrimit të njeriut ndaj këtij realiteti, ndaj natyrës, ndaj njerëzve të tjerë, ndaj vetvetes, si anëtar i kësaj shoqërie, përcakton normat e sjelljes, përfshirë edhe mënyrën e komunikimit në shoqëri. Tabloja kombëtare e realitetit përcakton tablonë kombëtare gjuhësore të etnosit në fjalë. Të njohësh tablonë kombëtare të realitetit në një gjuhë të caktuar, do të thotë të futesh thellë dhe të kapësh botëkuptimin e një populli, të arrish deri në vetëdijen e tij gjuhësore. Roli i gjuhëve në krijimin e identiteteve kombëtare është i pazëvendësueshëm edhe për faktin fare të thjeshtë jo se të njëjtin send ato e emërtojnë në mënyra të ndryshme, porse pasqyrojnë kundrime të ndryshme të këtij sendi, çka është një kundrim kombëtar i realitetit.

6. Si është realiteti shoqëror me të cilin po përballet gjuha shqipe sot? Sa po ndikon ai në rrugëtimin që ka marrë gjuha sot?

Sot vendin tonë e ka pllakosur një “modë” e shëmtuar që vihet re në radhët e politikanëve, të gazetarëve, të paraqitësve të programeve të ndryshme në radiotelevizione apo nëpër salla koncertesh, të cilët jo rrallë i largohen fjalës shqipe në një mënyrë të pabesueshme! Druajtja nga fjala e pastër e gjuhës shqipe këtë “takëm mileti” e bën me të vërtetë qesharak, aq më tepër që “moda” e fjalëve të huaja herë-herë bën që ai të shndërrohet edhe në objekt humori. Kështu, një politikan i njohur i një partie politike me peshë, fjalën objeksion (nga frëngjishtja dhe anglishtja objection, nga italishtja obiezióne) e përdor në kuptimin cak, objektiv (partia jonë do të arrijë objeksionet (!!!) që i ka vënë vetes), paçka se kuptimi leksikor i kësaj fjale të huaj është kundërshtim, mospranim, mospëlqim, vërejtje. Pikërisht për këtë “takëm mileti” që kaq shumë është “i dashuruar” pas fjalëve të huaja dhe që me gjuhën shqipe sillet si t’ia dojë “mideja”, pa respektuar kurrfarë normash të sintaksës së saj, Konica thotë: “Po sot shoh një turmë t’errët prej analfabetësh me diplomë që po i sulen shqipes dhe duan t’i vënë thikën në kurriz, që ta gdhendin pas formës që u pëlqen atyre; se të gjorët kujtojnë që gjuha është si një copë dru pa shpirt; nuk dinë që është një gjë jo vetëm e gjallë po dhe shumë e hollë, aq sa, po i shtrembërove pakëz një nyjë a një dell, trupi i tërë tronditet, vuan dhe humbet forcën bashkë me bukurinë”. Nuk e di se cila është arsyeja që këta njerëz të sojit kozmopolit, këta “levantinë” konicianë, kanë “drojë” nga fjala shqipe. Fatkeqësisht, politikanët tanë, ata që duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përdorimin e fjalës shqipe, se, domosdo, me mënyrën e të folurit të tyre, tërthorazi, ndikojnë edhe mbi të tjerët, e kanë mbytur “fjalorin” e vet me “evropianizma”, a thua se integrimi dhe globalizimi synuakan t’i shuajnë tiparet dalluese të çdo kombi evropian. Harrojnë këta “lum” politikanë se globalizëm dhe integrim do të thotë afrim edhe më i dukshëm mes shteteve të ndryshme, në kuadrin e një bashkësie të tillë shtetesh, siç është Bashkimi Evropian, por në këtë mes nuk kemi të bëjmë aspak me shkrirje kombesh. Politikanët, gazetarët, paraqitësit e programeve të ndryshme në radiotelevizione apo nëpër salla koncertesh, duhet të ndjekin shembullin e shkrimtarëve në raportet që ata kanë ndërtuar me fjalën shqipe. Nuk mund të mos u bëjë përshtypje (në qoftë se kanë zell për lexim) fjala e zgjedhur shqipe e zotit Ismail Kadare, pasuria leksikore e veprës së tij, e cila qëndron tërësisht në truallin e shqipes dhe “gatuhet” vetëm me “brumin” e saj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shkrimtaren dhe përkthyesen e talentuar, zonjën Mira Meksi. Aftësia e saj për ta qemtuar fjalën shqipe si bleta nektarin, është me të vërtetë befasuese. Po kështu, kritiku i përkthimeve, shkrimtari, leksikografi dhe publicisti i njohur, zoti Edmond Tupja, në krijimtarinë e vet, ka një respekt të jashtëzakonshëm për fjalën shqipe. Në botën e letrave shqipe, më ka rënë në sy krijimtaria e poetit, shkrimtarit, kritikut, eseistit dhe publicistit, zotit Namik Selmani. Një zotëri i heshtur, si e vërteta, një njeri i thjeshtë, si çiltëria e fëmijës, e ka shndërruar fjalën shqipe në kult të krijimtarisë së vet. Mes publicistëve polemistë bie në sy pastërtia e leksikut të shqipes që përdor zoti Abdi Baleta. Krijimi i fjalëve të reja brenda pasurisë leksikore të shqipes në publicistikën e tij, është me të vërtetë për t’u marrë si shembull. Një mjeshtër i vërtetë në ruajtjen e pastërtisë së shqipes nga dyndjet e evropianizmave, është përkthyesi poliglot dhe erudit, zoti Shpëtim Çuçka, gjithmonë i heshtur në madhështinë e shqipes së tij. Pikërisht nga mjeshtra të tillë të fjalës shqipe, duhet të mësojnë politikanët, gazetarët, drejtuesit e programeve televizive dhe të gjithë ata analistë, të cilëve u është bërë huq dalja në publik me kohë e pa kohë, për ta shitur veten si të gjithdijshëm. Pikërisht për shkak të shpërfilljes që këta zotërinj manifestojnë ndaj disa fjalëve të shqipes, sot janë zhdukur nga fjalori i tyre dy fjalë të bukura: “ngjarje” dhe “prirje”. Këta zotërinj i kanë zëvendësuar ato me dy evropianizma, respektivisht me fjalët “event” dhe “trent”. Përdorimi i fjalëve të huaja, në vend të fjalës shqipe, është shfaqje e kompleksit të inferioritetit para gjithçkaje të huaj.

7. E shihni si çështje shqetësuese futjen në fjalor të fjalëve dhe kuptimeve të cilat gjuha shqipe nuk i ka aspak?

Në kuadrin e marrëdhënieve mes popujve të ndryshëm, edhe gjuhët marrin e japin me njëra-tjetrën. Unë mendoj se huazimi i fjalëve të huaja, më se të nevojshme, nga sfera e shkencës dhe e teknologjisë bashkëkohore, të cilat nuk janë të përfshira në fondin e terminologjisë në gjuhën shqipe, është mëse i nevojshëm. Por të përfshish në fjalorin e gjuhës shqipe fjalë të tilla të huaja, krejtësisht të panevoshme, si “performancë”, “event”, “trent”, të cilave zotërinjtë e lartpërmendur kanë kohë që ua kanë bërë “pasaportizimin” në gjuhën shqipe, do të ishte diçka me të vërtetë revoltuese.

8. Është folur kohët e fundit edhe për zyrtarizmin e dialekteve shqiptare? Sa dakord jeni ju më këtë?

Ne sot kemi një gjuhë të njësuar që i ka themelet të shëndosha dhe dialektofonia mund të vlerësohet si burim i pashtershëm për pasurimin në vijimësi të leksikut të kësaj gjuhe të njësuar. Prandaj dialektet duhet të përbëjnë ata “përrenjtë” e vegjël të saj që, ca nga ca, vijnë e bëhen më “ujëplotë” dhe në “turrin” e tyre drejt “lumenjve” të gjuhës, përfundojnë në “oqeanin” e madh të saj, ku gjuha e njësuar “qëmton” kohë pas kohe për qëllime vetëpasurimi. Në këtë aspekt, pasurimi i fjalorit të gjuhës së sotme shqipe me leksikun e dialektit të gegërishtes duhet të mbetet njëra nga detyrat parësore të leksikografisë.

Intervistoi: Blerina Braho

Në gjurmët e një interviste


Një leksion i mirë për Akademinë e Shkencave

 


Prof Dr Eshref Ymeri



Para disa ditësh dhe pikërisht më 30 prill, gazeta “Tribuna Shqiptare” ribotoi një intervistë shumë interesante që zoti Indrit Vokshi ia ka pas marrë historianit të njohur gjerman, Dr. Aleksandër Lambert, i cili ka shprehur vlerësime të shkëlqyera, të jashtëzakonshme, për kombin shqiptar. Në krye të intervistës është vënë një thënie fantastike e këtij historiani tejet dashamirës ndaj kombit tonë:
“Evropa sabotoi historinë tuaj në shek. XIX kur Ilirinë e quajti Ballkan”.
Kjo intervistë është marrë më 10 nëntor 2007, me rastin e 95-vjetorit të pavarësisë së vendit tonë. Është botuar fillimisht në Borana-info dhe tre vjet më vonë në gazetën “Panorama”. Nuk më kishte qëlluar rasti të më binte në dorë më parë kjo intervistë e shkëlqyer. Por prof.dr. Vedat Shehu pati mirësinë dhe ma dërgoi ca ditë më parë. Duke e vlerësuar si të jashtëzakonshme këtë intervistë, e quajta të arsyeshme t’ia rekomandoja zotit Ajet Nuro për ta ribotuar në “Tribunën Shqiptare”. Dhe ai, me korrektësinë e admirueshme që e karakterizon, e ribotoi menjëherë.
Kur e mbarova së lexuari, i shtrova vetes pyetjen: po si është e mundur vallë që kësaj interviste të mos i jetë bërë absolutisht kurrfarë jehone në mjetet e informimit masiv as në Tiranë e as në Prishtinë, e le më pastaj në Shkup? Krejt intervistën e përshkon si një fill i kuq ideja e nacionalistëve shqiptarë, sipas të cilëve kombi shqiptar shtrihet në trojet e veta etnike, të copëtuara me dhunë prej shovinizmit evropian, çka ka bërë që Gadishulli Ilirik, i riemërtuar në Gadishull Ballkanik, të mbetet një vatër e përheshme tensioni që prej një shekulli e ca.
Dr. Lambert deklaron haptas se Evropa duhet të jetë krenare me shqiptarët për të kaluarën e tyre të lavdishme, duke filluar që prej periudhës iliriane. Por Evropa, duke filluar që nga Perandoria Romake, etninë shqiptare vazhdimisht e ka pasur halë në sy. Roma dërgoi në Iliri konsullin Paul Emile, i cili iu vërsul trojeve të saj me tërë egërsinë e një barbari, për të çrrënjosur dhe zhdukur me themel kulturën iliriane.
Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), natyralist i famshëm romak, që botoi në vitin 77 e.r. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës) , në vëllimin VII, shkruan : “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Ky fakt e zbulon lakuriq shkakun e xhelozisë së papërmbajtur dhe të urrejtjes egërsore të perandorisë romake ndaj Ilirisë, urrejtje kjo që erdhi duke u kultivuar shkall-shkallë në mbarë Evropën, derisa në Kongresin e Berlinit, sipas dr. Lamberit, ajo erdhi e u konkretizua fare qartazi, deri në përmasa të frikshme.
Si një historian që udhëhiqet kryekëput nga objektiviteti shkencor, dr. Lamberti deklaron fare shkoqur se po të mos kishte qenë ndërhyrja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Uillson në Konferencën e Paqes në Paris, tragjedia që Evropa i shkaktoi kombit shqiptar me Kongresin e Berlinit dhe me Konferencën e Londrës, do të qe mbyllur me fshirjen e Shqipërisë përfundimisht nga harta e Evropës.
[Personalisht pata shpresuar se me rastin e përgatitjeve për festimin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Tiranë do të merrej ndonjë vendim historik për ngritjen e një shtatoreje madhështore të atij Presidenti të lavdishëm, i cili, me vendosmërinë e tij, nuk i lejoi kasapët e Evropës që shqiptarët e asaj ngastre të vogël që mbeti pas Konferencës së Londrës, të shndërroheshin në kurdë të Ballkanit. Por rezulton se pata shpresuar më kot. Askush s’është kujtuar për të marrë një vendim të tillë.]
Nacionalistët shqiptarë e kanë theksuar vazhdimisht dhe kanë kërkuar me këmbëngulje që Evropa shoviniste duhet ta korrigjojë gjëmën që i shkaktoi kombit shqiptar me copëtimin e trojeve tona etnike për interesat e grekosllavizmit. Dhe dr. Lamberti, qetësimin e situatës në Ballkan e shikon vetëm në zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare përmes bashkimit të trojeve tona etnike.
Profesori i Universitetit të Oksfordit Xhejms Petifer, në numrin e djeshëm të gazetës “Telegraf”, ka deklaruar:
“Shqipëria ka qënë e paaftë të ribashkojë pjesët e copëtuara të territorit të saj”.
Por duhet theksuar se kjo paaftësi e ka burimin në servilizmin dhe në mercenarizmin e klasës politike shqiptare, e cila, për turpin e saj, gjithmonë është bërë urë e vig para të huajve dhe sidomos këto njëzet vjetët e fundit, kur ajo ka zbritur deri në nivelet e tradhtisë kombëtare.
Dr. Lamberti nxjerr në pah kontributet e shquara që kanë dhënë shqiptarët në shumë fusha të dijes, duke filluar nga politika e deri tek arkitektura. Kjo ia gëzon shpirtin dhe ia shton krenarinë për kombin tonë të dashur çdo bashkatdhetari kudo në botë. Është për të ardhur keq që informacionin për krijuesin e një vepre të shquar të arkitekturës botërore, i cili, sipas dr. Lambertit, paska qenë arkitekt shqiptar, lexuesi shqiptar e merr nga një historian i huaj dhe jo nga shkencëtarët e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Është fjala për xhaminë-mauzole Taxh-Mahal, që ndodhet në Agra, në Hindi, në bregun e lumit Xhamna. Është ndërtuar me urdhër të perandorit të Mogolëve të Mëdhenj Shah-Xhahan, në kujtim të së shoqes Mumtaz Mahal, që vdiq gjatë lindjes së fëmijës. Më vonë aty u varros edhe vetë Shah-Xhahani. Filloi të ndërtohej në vitin 1632 dhe përfundoi në vitin 1653. Taxh-Mahal-i vlerësohet si shembulli më i përkryer i arkitekturës së stilit të mogolëve që ngërthen në vetvete elementet e stileve arkitekturore persiane, indiane dhe islame. Në vitin 1983 Taxh-Mahal-i u quajt objekt i trashëgimisë mbarëbotërore të UNESKO-s: “Margaritar i artit mysliman në Hindi, njëra nga kryeveprat e trashëgimisë kulturore, e pranuar nga të gjithë, vepër me të cilën njerëzit mahniten në mbarë botën”. Muret janë ndërtuar prej mermeri të lëmuar dhe gjysmë të tejdukshëm. Mermeri ka një veçori të tillë që, gjatë ditës me diell të ndritshëm, duket i bardhë, në mëngjes merr ngjyrën e trëndafilit, kurse në një natë me hënë merr ngjyrën e argjendit. Sot Taxh-Mahal-i figuron në listën e shtatë mrekullive të botës paskristiane, krahas shtatë mrekullive të botës parakristiane.
Në intervistën e vet dr. Lamberti prek edhe ngjarjet e përgjakshme që u zhvilluan në Evropën Juglindore në fundin e viteve ’90. Për krimet që shovinizmi serbomadh kreu kundër popullit boshnjak të besimit mysliman, ai bën fajtore pikërisht Evropën. Me qëndrimin e saj shpërfillës ndaj barbarisë serbe, Evropa i dha zemër Millosheviçit për shfarosjen e popujve të besimit mysliman. Por edhe në këtë rast qe ndërhyrja e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personalisht e Presidentit Klinton që nuk lejoi një krim të tillë. Por, me shumë të drejtë, dr. Lamberti thekson se në qëndrimin e Evropës ndaj etnisë shqiptare zbulohet jo vetëm kompleksi i saj ndaj elementit mysliman në radhët e kombit shqiptar. Në atë qëndrim, në të vërtetë, zbulohet qëndrimi armiqësor i saj që asokohe kur shqiptarët, në shumicën e tyre dërrmuese, ishin të besimit të krishterë. Fakt është qëndrimi i pabesë i Evropës ndaj luftës çerekshekullore të Skënderbeut kundër perandorisë më të fuqishme të mesjetës.
Për të gjitha ato fakte tronditëse që dr. Lamberti radhit për qëndrimin armiqësor të Evropës kundër etnisë shqiptare dhe për shumë e shumë të vërteta shkencore që ai thotë për mjaft figura të shquara të kombit shqiptar, për të cilat gjithë kontinenti duhej të ishte krenar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, për mendimin tim, atë duhej ta kishte shpallur Anëtar Nderi, kurse Presidenti i Republikës duhej të dekretonte një çmim të posaçëm për të.
Çdokush që lexon intervistën e dr. Lambertit për qëndrimin tradicional shpërfillës deri në racizëm të Evropës ndaj kombit shqiptar, ka të drejtë të hamendësojë se juria e Nobelit prandaj edhe nuk ia jep Çmimin Nobel zotit Kadare, vetëm e vetëm se ai i përket etnisë shqiptare.
Është për të vënë duart në kokë që një shkencëtar i huaj u tregon shqiptarëve se cilët kanë qenë dhe cilët duhet të jenë dhe se Evropa duhet të jetë krenare për kontributet e tyre të shquara, kurse Akademia e Shkencave hesht. Por, çuditërisht, për intervistën e dr. Lambertit kanë heshtur tërësisht mjetet e informimit masiv, të cilat duhej t’i kishin bërë një jehonë të fuqishme. Kjo heshtje paradoksale dëshmon për një të vërtetë të dhimbshme në realitetin shqiptar: Akademia e Shkencave hesht për zgjithjen e çështjes kombëtare shqiptare, ndërkohë që këtë zgjidhje e kërkon një shkencëtar i huaj për qetësimin e situatës në gadishullin tonë. Heshtja e Akademisë së Shkencave vërteton se ajo zvarritet pas klasës politike shqiptare, e cila nuk dëshiron që zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare ta ketë në qendër të vëmendjes së vet. Por, fatkeqësisht, edhe mjetet e informimit masiv, ashtu si edhe Akademia e Shkencave, si mercenare të bindura, i bëjnë temena klasës politike shqiptare, prandaj edhe nuk i kanë bërë kurrfarë jehone intervistës së shkencëtarit të nderuar, dr. Aleksandër Lambertit, meqenëse zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare edhe për këto mjete mbetet tabu.
Po në heshtje e kaluan Akademia e Shkencave dhe mjetet e informimit masiv librin mjaft interesant të ish-ambasadorit tonë të nderuar në Moskë, zotit Shaqir Vukaj, me titull “Rusia dhe Kosova”, që u botua në vjeshtën e vitit 2007. Në atë libër, ku ka gjetur një pasqyrim të shkëlqyer ditari që ai ka mbajtur në Moskë, gjatë zhvillimit të ngjarjeve dramatike në Kosovë, zbulohet lakuriq urrejtja e shovinizmit rusomadh kundër kombit shqiptar dhe përkrahja e përmasave çmendurake për krimet e Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës. Nga faqet e atij libri befasues del fare qartë se mbarë Rusia, që nga fëmijët e djepit e deri te Presidenti i vendit, që nga Vladivostoku e deri në Shën-Peterburg, mbarë mjetet e informimit masiv rus, patën shpërthyer në një urrejtje të egër kundër kombit shqiptar. Puna kishte arritur deri atje, saqë në adresën elektronike të ambasadës sonë në Moskë, të cilën, normalisht, e dinë vetëm punonjës të caktuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë që mbulojnë Shqipërinë, vinin kërcënime agresive kundër shqiptarëve, në të cilat kërkohej që shqiptarët të shporreshin për në Amerikë.
Këto fakte tronditëse që zoti Shqair Vukaj ka radhitur në librin e vet, i cili e meriton plotësisht të titullohet “Enciklopedia e urrejtjes ruse”, nuk u kanë bërë asnjë përshtypje Akademisë së Shkencave dhe mjeteve të informimit masiv në Tiranë. Asokohe e meritonte të falënderohej gazeta “Telegraf”, e cila, e vetme, i pati marrë një intevistë ish-ambasadorit Vukaj.
Por sot, për këtë Evropë, e cila kombin shqiptar vazhdimisht e ka parë me syrin e njerkës, klasës politike shqiptare i digjet zemra flakë dhe po bën ç’është e mundur për të hyrë në Bashkimin Evropian. Besoj se të rrallë duhet të jenë ata shqiptarë që janë kundër hyrjes në Bashkimin Evropian. Por është halli që në këtë Bashkim Evropian duhet të hyjmë ballëlartë, apo duke u zvarritur? Unë mendoj se klasa politike shqiptare, me servilizmin e saj karakteristik që manifeston orë e çast ndaj Evropës, kërkon të na futë atje duke u zvarritur. Harron kjo klasë politike se kur nuk respekton veten, nuk mund të presësh respekt nga të tjerët. Evropa përsëri ka për të na trajtuar me syrin e njerkës. Madje ajo ka për ta shndërruar vendin tonë në një parcelë eksperimentale dhe klasa jonë politike, për të kundërshtuar, nuk do ta ketë kurrë guximin e Hungarisë, e cila ia përplasi në fytyrë për politikën koloniale që ka ndjekur ndaj saj.
Mbarë kombi shqiptar dhe sidomos klasa politike shqiptare duhet të ketë parasysh një gjë. Në katrahurën që shpërtheu në vendin tonë në funddimrin dhe fillimpranverën e vitit 1997, shovinizmi grekomadh kërkonte të ndërhynte ushtarakisht në Shqipëri, gjoja me pretekstin për të mbrojtur minoritetin grek. Dhe këtë kërkesë Greqia ia parashtroi zonjës Ollbrajt. Ajo ndërhyrje ushtarake do të kishte qenë një pushtim i parapërgatitur dhe i studiuar mirë jo vetëm në Athinë, por edhe në kancelaritë evropianoperëndimore. Por zonja Ollbrajt i ktheu përgjigje kryeministrit shovinist grek se mos i dilte ndonjë problem me Turqinë. Dhe Greqia mblodhi bishtin ndër shalë.
Këtë fakt e ka sqaruar edhe një zonjë shumë e nderuar, me një formim të shkëlqyer nacionalist, e cila sot ka një post me rëndësi në sferat e larta të politikës shqiptare. Kjo është zonja Edit Harxhi. Në një analizë shkencore që i ka bërë asokohe situatës në Shqipëri, ajo nxirrte në pah planet e Greqisë kundër Shqipërisë, të cilat, në këndvështrimin tim, kanë pas qenë hartuar jo pa bekimin e Evropës. Ajo shkruante:
“…Kryepeshkopi Janullatos, pavarësisht bujës së madhe që bëri, dhe kërkesës për mospranim të mijëra shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, u pranua të drejtonte Kishën Ortodokse Shqiptare, duke shkelur në këtë mënyrë vendimin e marrë nga patriotët shqiptarë dhe veçanërisht Fan Noli dhe mbreti Zog, për ndarjen e kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare nga Patriarkana. Që në kohën e pranimit të tij në Shqipëri dhe deri sot, kleri i huaj ortodoks në Shqipëri, ka qenë armiku më i madh i vendit dhe agjentura më e fortë në territorin shqiptar, që ka punuar dhe luftuar për helenizimin e Jugut të Shqipërisë dhe rrënjësimin e politikës ekspansioniste greke në vendin tonë, duke kanalizuar gjithçka nën ombrellën e Kishës Ortodokse Greke… Në ditët më të nxehta të luftës në Shqipëri, gjatë mesit të marsit, ajo ç’ka solli edhe një rënie të sulmit grek, ishte hyrja në lojë e Turqisë. Sot analistë shqiptarë dhe të huaj deri në njëfarë mase, mposhtjen e sulmit të armatosur grek në Shqipëri gjatë marsit të vitit 1997, ia dedikojnë në veçanti ish-Kryeministres së Turqisë, Znj. Tansu Çiller, dhe ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm te Turqisë, Ismail Haki Karadagi” (Citohet sipas: Edit Harxhi. “Komploti greko-komunist ndaj demokracisë shqiptare”. Marrë nga faqja e internetit të së Djathtës Shqiptare).
Por, përkundër këtyre të vërtetave tragjike që shtjellon zonja Harxhi, ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave, Profesor Ylli Popa, Janullatosin e kishte mik e shkuar mikut. Prandaj edhe Akademia e Shkencave ka heshtur dhe vazhdimisht vazhdon të heshtë për misionin shovinist të Janullatosit në Shqipëri dhe për poshtërimin e veprës së Fan Nolit për shpëtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nga thonjtë e Patriarkanës dhe të kishës shoviniste greke.
Shqipëria mundet dhe duhet të hyjë në Bashkimin Evropian, por vetëm me mbarë trojet tona etnike, të bashkuara në një shtet kombëtar, me një stemë dhe një flamur, si edhe me një klasë politike që duhet të jetë dinjitoze, me autoritet dhe krenare për të kaluarën tonë, siç thotë dr. Aleksandër Lamberti, intervista e të cilit duhet të shërbejë si një leksion i mirë për Akademinë e Shkencave.


Ohajo, Sinsinati. 09 maj 2012

Faktorët që kanë ndikuar në cungimin dhe tjetërsimin e Historisë së Shqipërisë



Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj


Të nderuar lexues!

Shkrimi i mëposhtëm le të shërbejë si një ndjesë i mospërkrahjes sime në kohë, njëkohësisht edhe si mirënjohje ndaj shumë autorëve që me shkrimet e tyre, me qëndrimet e tyre ndaj politikave të mbrapshta dhe synimeve të shovinistëve ndaj Shqipërisë, kanë treguar se janë atdhetarë të vërtetë.

Nuk i mbaj mend të gjithë, por i përshëndes përmes emrave të miqëve të mi:

Prof.Dr. Eshref Ymeri, Prof Dr.Vedat Shehu, Prof. Pullumb Xhufi; N/ Kryetari i KLD Kreshnik Spahiu, Z. Agim Shehu( shkrimtar-Zvicër);Z. Myslym Pasha, Z. Nuri Dragoi, Z. Halil Matoshi,Flori Bruqi etje…

Me konsideratë Vilhelme Vranari Haxhiraj








Si çdo komb, edhe Shqipëria ka historinë e saj. Sipas mjaft autorëve të huaj ajo është një nga kombet më të lashtë të Evropës, një vend parahistorik. Për të dalë në një përfundim të tillë duhet të njihet koha e popullimit të Ballkanit jo vetëm nga Pellazgët e më pas iliro-trakët, por edhe koha e vendosjes së fiseve të tjera në Evropën jugëlindore. Për ta vërtetuar këtë, (kur flasim për Shqipërinë) nevojiten dokumenta të kulturës materiale, të shkruara, qendra dhe vlera materiale arkeologjike që nga lashtësia dhe deri në ditët tona, të cilat për fat ekzistojnë, por nuk janë shkruar. Ka pasur libra historike relativisht të kohëve të vona, por jo një histori e plotë e shkruar.

Janë një sërë faktorësh që historia jonë kombëtare nuk është shkruar realisht, si : pushtimet shekullore, historia e Shqipërisë është shkruar nga vet pushtuesit, prapambetja që solli pushtimi osman prej 5 shekujsh, luftrat botërore, ku Shqipëria u bë faktor; qëndrimet negative të Fuqive të Mëdha; copëzimi i Shqipërisë e aneksimi i tokave amtare në favor të fqinjëve, pushteti i diktaturës komuniste prej 45 vitesh, lufta e klasave, politizimi i shkencave sociale dhe gjithë jetës së vendit, qëndrimi i njëanshëm (marksist-leninist) i historianëve në trajtimin e fakteve historike, mohimi i vlerave të vërteta intelektuale si dhe izolimi nga bota Perëndimore gjatë diktaturës gjysmë shekullore

Arsye që ka ndikuar negativisht në shkrimin e një historie jo të vërtetë dhe jo të konsoliduar, kanë qenë pushtimet shekullore, romake, bizantine, veneciane, barbare, sllave dhe osmane. Pa harruar luftërat ballkanike, si dhe Luftën e Parë e të Dytë Botërore .

Pengesë kryesore për një histori mbi baza të vërteta shkencore, ka qenë ndikimi sllavo serbo- grek, duke kujtuar se urdhërat për të gjitha zhvillimet në Shqipëri i jepnin Moska dhe Beogradi.

Faktor tjetër që e ka dëmtuar historinë tonë kombëtare, kanë qenë autorët e saj. Në përgjithësi historinë tonë e kanë shkruar pushtuesit ose autorë shovinist që kanë pasur synime territoriale ndaj vendit tonë. Ngjarjet e mëvonëshme e kanë treguar dhe po e tregojnë më së miri këtë.

Mjafton fjala “pushtues”apo “shovinist” dhe nuk ka nevojë të pritet prej tyre vërtetësi faktesh dhe ngjarjesh, nuk flitet për progres, apo për qytetërim, por vihet re një regres në lidhje me vënien në dukje të zhvillimeve historike, politike, social-ekonomike apo kulturore të vendit për kohën e sundimit të huaj. Kurse përsa i përket integrimit të Shqipërisë në botën e zhvilluar, as që mund të bëhej fjalë, kur ndodhej nën dhunën e pushtuesit. Cili kronikan i huaj do ta pranonte të mirfillftë lashtësinë e Shqipërisë?

Pushtimi osman i la Shqipërisë 500 vjet litarë nëpër këmbë, duke e zhytur popullsinë në varfëri, në padie dhe injorancë. Sot na del se Perandoria Osmane na paska ardhur si “shpëtimtare”. Ai që vjen pa ftuar, me ushtri dhe armatime të rënda, nuk mund të quhet mik. Veç sundimit politik e robërisë, ai solli varfërinë materiale dhe shpirtërore. Shih: (Gazeta “Shekulli-fq-11, Opinion“As Enveri as Homeri”, Halit Matoshi, 29-8-2011).Nuk ka gjë më të rëndë për çdo trevë shqiptare që të pranojë ndryshimin e historisë e të teksteve shkollore, të shndërrohen faktet në favor të ish pushtuesve. Kjo nuk është histori, por gënjeshtër, sepse mohon të vërtetën e pesë shekujve.

Në Shqipërinë e izoluar 45 vjet diktaturë komuniste, u shkruajt dhe në mendjet shqiptare u injektua një histori e diktuar nga Moska dhe Beogradi.

Një e keqe tjetër ka qenë dhe është niveli ekonomik dhe kulturor i familjes shqiptare dhe si pasojë i shoqërisë në tërësi, e cila ka pasur e vazhdon të ketë një mesatare shumë të ulët. Këto tregues e thjeshtësojnë asimilimin me hapa galopante të dogmave, ideve utopike dhe njëanshmërisë së historisë ose kulturës së servirur për gjysmë shekulli.

Historia e politizuar helmoi mendërisht rininë dhe gjithë shqiptarët,pasi ishte e njëanshme, e gjymtuar, e transformuar, e gënjeshtërt, ku janë u mohuan faktet e vërteta historike. Bashkë me historinë, u zhdukën kufijtë tanë tokësor dhe detar dhe sidomos prona. E kjo politikë e ndjekur nga P.P.Sh në të gjitha fushat e sidomos në shkencat sociale, siç është historia apo filozofia, u erdhi në oreks qarqeve shoviniste greke dhe serbe, që kanë pasur dhe kanë synime teritoriale ndaj tokave shqiptare.

A mund të shkruhej një histori e plotë kur Evropa mbante qëndrim antishqiptar? Qëndrimi shkatërrues i Fuqive të Mëdha ndaj kombit më vital, u duk pas luftës ruso-turke, me Traktatin e Shën Stefanit (1878* FESh/ f.1107), sipas të cilit synohej për një Bullgari të madhe, duke i rrëmbyer territorit shqiptar: Korçën , Pogradecin, Kërçovën, Tetovën, Gostivarin, Dibrën dhe Strugën. Kurse Serbia shtrihej deri pranë Prishtinës dhe aneksoi tokat shqiptare të Malit të Zi, si: Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Ulqini,Tivari, Lumi Buna dhe pjesën më të madhe të Liq.Shkodrës.

Rolin antishqiptar e vazhdoi Kongresi i Berlinit (1878* FESh/f-509)), që gjoja do të rishikonte vendimet e T.Sh.Stefanit, por faktikisht ndikoi në copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë, duke marrë “si haraç”pjesë të territorit shqiptar edhe Fuqitë e Mëdha. Kështu Austro-Hungaria pushtoi përkohësisht Bosnjën e Hercegovinën, kurse në Novi Pazar vendosi garnizone ushtarake. U prekën teritore shqiptare. Anglia mori të drejtën e administrimit të Qipros. Serbia mori Nishin, Vranjën dhe mbërriti në Gjilan. U la që pas bisedimeve turko-greke, të vendosej fati i Çamërisë, e cila rrezikohej nga Greqia. Madje Franca dhe Austro-Hungaria kërkonin (protektoratin e kultit ) mbi popullsinë katolike të Mirditës e cila që në lashtësi ruante autonominë. Vendimet e Kongresit të Berlinit nuk u zbatuan, sepse hasën rezistencën e Lidhjes së Prizrenit. Kjo u bë shkak që u zgjat kriza e lindjes, duke e lënë Bullgarinë nën vasalitetin e Perandorisë Osmane, e cila shpalli Rumelinë Lindore nën sundimin e saj.

Ndërkohë Kançelari i Gjermanisë, Bismarku e mohoi ekzistencën e Shqipërisë si shtet në hartën gjeo-politike të Evropës. Sipas tij Shqipëria s’ishte gjë tjetër veçse një shprehje gjeografike.

Vendimtare për rrëmbimin dhe aneksimin e tokave shqiptare nga fqinjët kanë qenë Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1912/13 : (F.E.Sh.-fq/503), e cila i dha legjitimitetin Pavarësisë së Shqipërisë së copëzuar por duke lënë jashtë kufijëve gjysmën e sipërfaqes, territore që iu dhanë Malit të Zi dhe Serbisë. Kurse Konferenca e Paqes në Paris, 1919/1920 Vlorën ia jepte Italisë. Korça ngelej në pikëpyetje o për ta marrë Greqia, ndërsa Gjirokastra i kalonte Greqisë.

Qëndrimi antishqiptar i Fuqive të Mëdha është përgjegjësi morale dhe politike, pasojat e vendimeve të tyre të padrejta u bënë shkak i Luftës së Vlorës më 1920, ku zemërimi i shqiptarëve kishte arritur kulmin.

Loja e ndyrë e Fuqive të Mëdha që nisi me Konferencën e Ambasadorëve në Stamboll më 1876 dhe deri në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1946, bëri që krahina jugore e Shqipërisë, Çamëria i kaloi Greqisë, duke ndjekur genocid ndaj shqiptarëve të kësaj treve. Në vitin 1948, Kosova kaloi si Republika e shtatë e Jugosllavisë.

Dhe kur ndodhën këto grabitje skandaloze?

Në një kohë kur nën udhëheqjen e P.K. Shqiptare po hidhte hapat e parë “të sigurt” të shtetit të ri “sovran”, që gjoja “mbronte” integritetin e kufijëve tokësor dhe detar të një kombi të gjysmuar. Si mund të mbash shpresën për të të ndihmuar në arenën politike dhe të marrësh mësime e udhëzime nga një shtet që të ka grabitur tokën e të parëve?! Shqiptarët vdisnin për bukë në vitet 1970/1980, kurse shteti shqiptar dërgonte maunet me bukë dhe miell në Greqi për hir të internacionalizmit.

Pasojat negative të qëndrimeve armiqësore të Evropës ndaj kombit më të lashtë të kontinentit, po reflektohen edhe sot. A nuk shërben si një fakt Kosova , e cila, edhe pse fitoi Pavarësinë kombëtare, ende vazhdojnë konfrontimet mes Serbisë dhe Kosovës në Mitrovicë? Kjo vërteton më së miri se pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dardane nuk po marrin fund.

Fiksacioni i disa qarqeve greke për Greqinë e Madhe, me idetë e Vorio Epirit që synojnë aneksimin Shqipërisë së jugut, është teori e pangopjes gllabëruese të shovinizmit grek. Këto akte dhune dhe denigrimi të qarqeve të caktuara brenda dhe jashtë kufijëve, do t’i krahasoja me krimet që bëjnë manjakët e pangopur me viktima, që shndërrohen në vrasës serial. Krim nuk është vetëm kur vret, por edhe kur i mohon të drejtat, liritë, e kërcënon me shekuj dhe i prishë qetësinë, jo një njeriu por një kombi të tërë. Kjo ide lindi pas fitores së Pavarësisë së Greqisë, në çerekun e parë të shek të XIX-të, kur heronjtë shqiptarë luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e saj. Kurse tani Greqia i ka përvetësuar e i quan bijtë e saj, gjë që shërben si një dëshmi më shumë, se toka që i lindi e i rriti këta heronjë (Çamëria apo Thesprotia ilire) është tokë e Greqisë.

Toleranca e tepëruar e gjithë politikës shqiptare pas viteve 90 ia ka zgjatur krahët, i ka joshur mendimin dhelparak dhe ia ka shtuar oreksin shovinizmit grek. Dhe kjo mori hov qysh kur erdhi Janullatosi në Shqipëri gjoja për të ndihmuar kishën ortodokse shqiptare. Ndërkohë ne kishim Kishën Autoqefale të ngritur nga Imzot Fan Noli.

Kleriku grek Janullatos(që gjithçka mund të jetë por përfaqësues i Zotit, nuk është kurrë,) erdhi me synime të tjera politike, dashakeqe ndaj Shqipërisë, gjë që ka qenë fatale për fatet e kombit sepse ndërhyrja e tij ka ndikuar për keq në problemet e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Nën ndikimin e tij janë hapur shkolla greke, madje edhe Univeresitet në mes të Tiranës. Është faji i tij që po abuzohet me varrezat shqiptare në Përmet dhe Korçë, duke i çvarrosur eshtrat e shqiptarëve dhe duke i emërtuar greke. Natyrisht mund të jetë tek-tuk ndonjë varr, ku prehen eshtrat e ndonjë ushtari grek, por jo aq sa pretendon kisha greke. Janullatosi me eprorët e tij kërkojnë të bindin opinionin se këto toka ku janë varrezat e ushtarëve grekë, shërbejnë si identitet i tokës “greke” dhe sipas tyre “padrejtësisht” i takojnë Shqipërisë.

A mund t’i hiqet “Qendrës Kulturore së Përmetit” emri i emblemës së shqiptarizmit, i Rilindasve tanë , vëllezërve Frashëri dhe të shndërrohet në kishë ?! Ku shkoi kultura shqiptare? Përse zëvendësohet me një institucion fetar grek? Pa qëllim është edhe kjo?

E njëjta gjë po ndodh me Himarën. Jo vetëm se flamuri grek është ngritur padrejtësisht në krahinën autoktone shqiptare të Himarës disa herë në këto vite tranzicioni, por e keqja qëndron tek ata himarjotë që e kanë origjinën nga Kurveleshi, nga Mirëdita apo Kruja e Rrafshi i Dukagjinit dhe thonë se janë me origjinë nga Greqia. Për këtë dëshmojnë emrat mbiemrat dhe toponimet shqiptare, që nuk i lidh asgjë me etnitetin grek. Është për të ardhur keq se sa kalon Qafën e Llogarait celularët në greqisht të urojnë mirëseardhjen në tokën greke. Tabelat i kanë vendosur në gjuhën greke. Televizionet dhe radiot buçasin në greqisht, duke i habitur shqiptarët me gene pellazgo-ilir si dhe turistët që pyesin veten të çuditur : “Ku jemi kështu, në Shqipëri apo Greqi ?!”

Si mund të ndryshojë kufiri detar në jugë të Shqipërisë, vetëm se kërkon Greqia, e cila cënon jo vetëm kufirin me Shqipërinë por edhe me Italinë. Duke ia rrëmbyer detin Shqipërisë e ka më të thjeshtë për shtrirjen e saj në jugun autokton shqiptar. Synimet e tyre grabitqare vihen re edhe me një fakt tjetër: Me ç’të drejtë parlamentarë e qeveritarë të shtetit grek gjenden në Himarë sa herë përgatitet enkas ose i dalë rastësisht ndonjë incident apo në kohë zgjedhjesh dhe çuditërisht janë në krye të elektoratit. Pse jo edhe në krye të demonstrimeve të himariotëve duke valëvitur flamurin grek. Si kufitarë që jemi, është mirë të ruajmë dhe respektojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë pa prekur integritetin e asnjërës palë. Këto janë fakte që filluan me teorinë e “Vorio Epirit” pas Pavarësisë së Greqisë, problem që edhe sot vazhdon të jetë akut. Mes të tjerash ata vazhdojnë të hedhin helm me teorinë e Vorio-Epirit, duke thënë: “Që në kohët pre-historike, Epiri ka qenë i bashkuar, i pandarë deri në vitin 1914 kur fuqitë e mëdha krijuan Shqipërinë duke i aneksuar edhe këtë provincë të Greqisë.”… “Epiri, me qendrën kulturale të tij Dodona, më i vjetri dhe më i respektueshmi orakull nga të gjithë orakujt grekë, shtrihet nga gjiri i Ambrakisë deri në lumin Jenusos(Shkumbin).” (lecture of Vasilios Kyranis, Harvard University -1981)Leksion i mbajtur nga Vasilios Kyranis(Kurani) në U. “Harward” nëntor 1981 dhe përkthyer nga greqisht në shqip në Boston më 2004. (Për këtë takim është kujdesur kryetari i shoqatës greke “Helikon”, Konstantinos Hionidhis) - Kështu është shprehur Vasil Kurani me temë:”Epiri i Veriut përmes shekujve”.

A i është përgjigjur gjatë asaj kohe ndonjë shqiptar, politikan, sidomos ndonjë historian (pasi duhet të mbrojë tezat e veta mbi lashtësinë e Shqipërisë), këtij mashtruesi dhe falsifikatori të historisë ballkanike, këtij mohuesi të kombit shqiptar i cili lindi qysh në atë kohë kur njeriu njohu aftësitë e veta për transformimin e natyrës në dobi të jetës.

Problemi i fundit që ka shqetësuar mbarë atdhetarët e vërtetë, ata që e quajnë veten shqiptarë, është

ndikimi grek për regjistrimin e popullsisë mbi baza etniko- fetare. Shqiptarët të detyruar nga varfëria e skajshme dhe izolimi i gjatë, me rënien e diktaturës, morën rrugët e mërgimit. Si në asnjë vend tjetër mikpritës, presioni që u është bërë emigrantëve shqiptar në Greqi, për të ndërruar emrin dhe fenë ka qenë i paramenduar. Ndaj tyre janë përdorur metoda dhe forma nga më të ultat, që nga operacioni fshesa, në dhunën fizike dhe morale duke i fyer emigrantët shqiptarë me këngë dhe fjalor rrugësh. Qëllimi i tyre ishte largpamës, sepse duke ndërruar emrin dhe fenë e shqiptarëve, ata rrisin përqindjen e minoritarëve grekë në Shqipëri. Këto janë mjetet që përdor shovinizmi për të arritur qëllimin. Ka aq shumë fakte sa nuk gjendet stomak që t’i gëlltisë. Gradualisht po i rrisin këkesat, duke ngulmuar në Autonominë e Himarës, që më pas të bashkohet me Greqinë.

Të shkruash historinë do të thotë që studiuesët dhe historianët duhet të ballafaqohen me të vërtetën e pamohueshme, ku çdo epokë të paraqitet me të mirat dhe të këqijat e saj. Shkrimi dhe rishikimii historisë së Shqipërisë është problem madhor që duhet ta zgjidhin historianët e vërtetë, të zhveshur nga çdo lloj paragjykimi apo idealizmi.

Domosdoshmëri është që historinë kombëtare nuk duhet as ta drejtojë dhe as ta orientojë politika, sepse në çdo kohë secila forcë politike ngre në piedestal vlerat e veta. Historia shqiptare ka nevojë për drejtësi.

Drejtësia e një kombi nuk blihet me para dhe as dhurohet nga politikanët. Ajo vendoset duke u përballur me të vërtetën historike, me fakte e ndodhi reale, me vendngjarjet, kohën e zhvillimit të tyre dhe duke evidentuar klasat apo shtresat shoqërore dhe personat që kanë marrë pjesë në to, pra ata që kanë qenë apo janë pjesë e historisë.

Theksoj se historia e një shteti nuk është ideale, ajo është reale dhe udhëton nëpër kohë. Që të shkruhet historia e vërtetë duhet të merren parasysh këto elementë: Ngjarja, koha kur ka ndodhur, vendi ku është zhvilluar dhe njerëzit të cilët kanë marrë pjesë në të. Gjithmonë pa harruar as shkakun dhe as pasojën. Duhet pasur parasysh që të mos shtrembërohen faktet, të mos mohohen njerëzit, as të hiperbolizohen dhe as të zvogëlohen periudhat faktike. Historia quhet e plotë dhe reale, kur paraqitet çdo etapë kohore që kalon kombi, me të mirat dhe të këqijat e saj. Jemi qenie të gjalla dhe si të tillë bëjmë edhe gabime. Aq më tepër kur flitet për jetën e një populli, rrugëtimin e tij të gjatë, përshkuar në qindra e mijëra vjet. Në qoftëse njerëzimi nuk do të kishte bërë gabime dhe s’ do të kishte mbajtur qëndrim të njëanshëm, atëherë historia do të ishte e shkruar si duhet. Nuk do të ishte e nevojëshme që sot në shek. XXI të, shqiptarët kërkojnë të vendosin kufijtë e të parëve.

Paanshmëria në shkrimin e saj, është tregues i rëndësishme në pasqyrimin e historisë së çdo kombi. Drejtësinë mbi të vërtetën historike e vendos vetëm i virtytshmi.

Ndaj historianëve shqiptarë, që edhe sot për fajin e tyre, historia vazhdon të jetë e shtrembër, e politizuar dhe e cunguar, u del detyrë e rëndësishme ta rishikojnë, ta pasurojnë dhe ta zhveshin atë nga idealizmat dhe dogmat politike. (Vilhelme Vranari:“Rishikimi i historisë sonë është identitet kombëtar”; “Pa titull(“libri Ese-publicistikë,fq.265 , v. 2011; gazeta “Standard” 11/ 9/ 2007)

Duhet të kemi parasysh se edhe Franca, si djep i kulturës botërore, ka mangësi në Historinë e saj kombëtare. Edhe aty ka lindur nevoja e rishikimit dhe pasurimit të historisë. Kurse në Shqipëri është domosdoshmëri.

T’iu vijë turp autorëve bashkohor, hartues të teksteve mësimore të gjuhës apo historisë, kur marrin si shembull politikanët e sotëm. Nga që s’është as qytetare dhe as e moralshme, po jap një shembull:

Në tekstin e gjuhës të klasës së katërt ( IV) autori, ka vendosur fotografi të njerëzve të shquar të vendit, ku krahas portretit të Nënë Terezës dhe Kadaresë edhe atë të ndonjë politikani. U jep si detyrë fëmijëve të ndërtojnë nga një fjali për secilin.(Gazeta Shekulli-fq.10-6/ 9 /2011) Natyrisht vendosja e portretit të Nënë Terezës dhe Kadaresë janë me vend, por një politikan në tekstin shkollor, çne? Po kthehemi pas në kohë. Po u thurim lavde “idhujve” si në kohën e Realizmit socialist. Politikani edhe kur e bën si duhet detyrën, kur është një personalitet i përkryer dhe i papërlyer, ka kryer misionin e tij ndaj votbesimit të dhënë nga elektorati. Paguhet për punën e bërë, madje me të tepërt, duke e krahasuar me pagat e ulëta apo pensionet qesharake të shqiptarëve.

Duhet të jenë ata të parët që do të ngrenë zërin ndaj problemeve të tilla madhore. Ndaj lind pyetja: “Ku qëndron ndryshimi mes kohës së diktaturës komuniste dhe demokracisë në fushën e trajtimit të historisë? Në çfarë këndvështrimi duhet parë rishikimi dhe shkrimi i historisë?”

Historianëve do t’iu kujtoja: para se të nisin një studim, duhet të lexojnë dhe analizojnë librin e Xhon Milton “Areopagjitika” , ku në ballinë është shkruar thënia e Biblës, “Në fillim ishte fjala” dhe pastaj le të shkruajnë faktet, por me mend në kokë. Xhon Milton, ky pararendës i fjalës së lirë e botoi librin “Areopagjitika”, e para vepër kushtuar lirisë së shtypit, pra edhe lirisë së ndërgjegjes apo vetjake, më 1644 (Prof. Dr.Mariano Gati dhe Prof.Dr. Hillëri Gati, Areopagjitika/Fq.5, ku thuhet: “Në kulmin e krizës politike, fetare, shoqërore dhe politike të shek XVII, e cila nga një anë i dha fund rendit gjeopolitik të Evropës së Rilindjes, nga ana tjetër mes kundërshtisë së parimeve të lirisë, me forma ideologjike do ta ndajnë kontinentin për shekuj me radhë, gjë që vazhdon edhe sot.” Qysh në faqet e para Xh.Milton i drejtohet Parlamentit të Anglisë nga çensura paraprake: nga famëkeqet “Leje të Superiorëve”. “Autori jo vetë analizon shkaqet dhe dëmet që sjellë mungesa e lirisë së shtypit, për shkak të çensurës, por mendimet e tij të vyera janë investim drejt zgjidhjes së problemit të ndërlikuar të lirisë.(Xh. Milton fq.6).

Ky hap i guximshëm i Miltonit është aktual dhe i rëndësishënm edhe për ditët tona. Pikërisht çensura, “Lejet e Superiorëve”, etja për t’iu thurur lavde apo për t’i shndërruar në “mite” ata që diktojnë historinë, ashtu si në diktaturë, edhe sot në demokraci vazhdojnë të bëhen të njëjtat gabime, duke ua humbur vlerën si shkencave të tjera, edhe historisë.

Janë fajet e shndërruara në krime të Fuqive të Mëdha, të cilat e copëzuan Shqipërinë që historia e saj, edhe sot në shek XXI, është gjysmake. Historianëve po u kujtoj Sami Frashërin (më 1749) : “Njerëz të mëdhenj janë ata që bëjnë vepra të mëdha. Vepra të mëdha janë ato që u kanë sjellë dobi njerëzve.” (Zija Xholi libri ‘Sami Frashëri’, fq.155. Botuar më 1978). Kurse me thënien e S.Frashërit mbi diturinë, të cilat duhet të ishin udhërrëfyese të njerëzve të mendimit intelektual :“Dituria sjellë në jetë dhe ushqen atdhedashurinë dhe të dyja së bashku e shtyjnë njeriun përpara, e mësojnë atë të punojë për të mirën e tij dhe të shoqërisë.”-(Po aty në fq.157), Z. Xholi shprehimisht thotë: “ky koncept iluminist, aq i afërt me mendimin përparimtar të shekujve XVII-XVIII, nuk e lejoi Samiun të shohë dhe të zbulojë atë forcë vendimtare që vë në lëvizje njerëzit dhe shpie përpara shoqërinë, siç është lufta e klasave”. Ky konkluzion i Zija Xholit për dijetarin S. Frashëri, që vdiq më 1904 dhe sipas tij duhej ta merrte me mend se pas 40-50 vitesh Shqipëria do të ndërtonte shtetin e diktaturës komuniste, të parashikonte se do të zhvillohej lufta e klasave, më e egra që ka njohur bota, periudha më e zezë historike e “Shqipërisë së lirë”, që jo vetëm e varfëroi shqiptarin materialisht, mendërisht, por në atë kohë famëkeqe u shkruajt një histori e gënjeshtërt dhe e politizuar. Ky fakt mjafton që të kujtoj se historia shkruhet në favor të klasës në fuqi.

Historianëve le t’iu shërbejnë këto thënie të mençura të këtyre njerëzve të ditur, por mos të pranojnë kushte ashtu siç kërkoi këto dy ditët e fundit Ministria e Jashtme e Greqisë: “Do të keni përkrahjen tonë për pranimin në BE, nëse ju plotësoni këto tri kushte…” që s’ është nevoja të përsëriten.

Të jesh anëtar i BE me të drejta të barabarta me shtetet e tjera të Evropës, do të thotë që Shqipëria të plotësojë të gjitha kriteret e vendosura nga Parlamenti Evropian. Integrimi i Shqipërisë nuk pret “lëmoshë” nga Greqia dhe pastaj të bëhemi preh i saj në kurriz të interesave kombëtare. Për lëshime të tilla duhet t’i vëmë gishtin kokës, sepse shkohet drejt shuarjes së kombit. Mos lejoni që nesër të

na buçasë në vesh tradhtia, mashtrimi dhe intriga që të na përbuzin e të na tallin me shprehjen e përrallave “Na ishte njëherë Shqipëria…” sepse siç e kanë nisur Greqia, Serbia, Mal i Zi, vllahët etje, një ditë s’është çudi që të gjendemi të çkombtarizua

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...