Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/11

Rrefime Zadrimore






Daniel Gazulli

Si do të ketë rast lexuesi me vërejtë, gjithë sa janë këtu, ndodhì o rrëfime pak a shumë të herëshme zadrimore, i kam dëgjue prej të mijsh e nuk deshta me i lanë me u bjerrë, aty edhe ndoj kujtim personal.

Janë ku urtì e ku burrnì, ku hoke të holla e ku ironi e hidhun, por gjithmonë me një shtrat të paqtë, si asht vetë zadrimori.

Ndoshta, si pak të tjera, kjo krahinë ruejti të patjetërsueme fytyrën e vet: shih muzikën e saj, kurrkund e përsëritëshme në mbarë Ballkan, pa kurrfarë ndikimi oriental; shih veshjen, sidomos të grave, e një delikatese e finese të pashoqe, një art i vërtetë, me e pasë lakmi stilistat e sotëm; shih mbi të gjitha shpirtin e zadrimorit – mirësia e bashkjetesa në paqë me gjithkendin janë portreti i tij i vërtetë.

Këto rrëfime të thjeshta, peng dashnie për Vendlindjen, i mblodha ndër vite e sot po ua kthej atyne që e meritojnë: bijëve e bijave të Sapës së lashtë e të urtë.

Autori

1. Mësimi i nji nane

Ngjarja kishte tronditë të madh e të vogël: Marë Vokrri e Hajmelit kishte humbë katër djemtë në nji çast të vetëm. Ma i madhi ishte 27 vjeç, ma i vogli 16 vjeç. Ishte verë e po prashisnin misrin. Në qiell u shfaqën do re, po nuk dukej se do të binte shi. Edhe pak, u tha ma i madhi i vllazënve të tjerë.

Papritë një rrufe dhe të katër vllaznit vdiqen, si i thonë fjalës, vetimë. E kësaj here ishte vërtetë vetima që u mori jetën.

U mblodh i madh e i vogël, mija vetë.

Nji plak, mik i shtëpisë, i thotë Marë Vokrrit, nanës së shueme:

- Paj, njeriu nuk di çka me thanë. A ka si bahet ma keq!

- Lukë, je burrë i urtë – ia kthen nana e mjerë. – Si nuk paska ma keq? Me m’pasë mbetë në nji punë të ligë do t’ishte edhe shumë ma keq. Zoti m’i dha e Zoti m’i mori.



2. Shkon syzeza me korrë në arë …



Filja po shkonte me korrë grunë krejt vetëm. Kalonte rrugës si lis me degë, me atë buzëgaz që s’ i mungonte kurrë. Ishte, si i thonë asaj kange, “me t’ mbytë me bukuri”, gja pa i qendisë nuk i kishte lanë Zoti. Po që me t’ lanë pa mend ishin sytë e saj të zi.

Kur i afrohej Ograjës së Kishës, i dilte gjithmonë para Zeka e i këndonte:



Shkon syzeza me korrë n’ arë.

Po i thotë djali: – Puna e mbarë.



- O Zekë, – i thotë kjo nji ditë – “puna e mbarë” thuhet te ara, jo n’ rrugë të madhe.

“Mirë ma bani. N’ ta mbajtë, eja atje, jo me u prrallë rrugës së madhe, do me thanë” – mendoi Zeka me vete.

E nji ditë ky Zeka drejt e te ara ku po korrte vajza.

Ban me thanë nji fjalë, e hiç. U skuq, u ba spec, e prap fjala s’ i vjen.

- A di shka, mor Zekë, – po i thotë kjo – merr njëkte drapën, se mandej të vjen fjala vetë.

Zeka shikoi andej e këndej, mos kalonte kush e po e shihte tue korrë n’ arë të Files, mori drapnin që i dha vajza, e filloi me korrë bri saj.

- Unë nuk kam ardhë me korrë n’ arë tande, – i thotë ky papritë – po me të marrë me korrë ti n’ arë teme.

Filja vuni drapnin e vet në sup. E shikoi ngultas djalin e po i thotë:

- Zekë, kërko punëtore të tjera. Në u ktheftë Pema prej nizamit, ia kam dhanë fjalën atij. Në mos u ktheftë, në këto punë nuk zihet radhë.

E ndodhi ajo që vajza pat frikë: Pema nuk u kthye ma. Si shumë të tjerë që merrnin rrugën e Stambollit e përtej.

Si kaloi viti, Zeka i shkoi prap te ara, po kangën s’ ia këndonte ma. Files i ishte trembë buzëqeshja.

U shikuen sy në sy. Djali shtangu: Filja nuk i kishte sytë të zi.

Ajo e kuptoi.

– M’ i kanë shpla lotët, Zekë. Ti m’ i thajë, e sytë e mi prap do të bahen të zi.

Edhe kur kaluen shumë vjet e u banë me një tufë fëmijë, ai prap këndonte të njejtën kangë:



Shkon syzeza me korrë n’ arë.



Kjo, thonë, asht historia e kangës “Shkon zyzeza me korrë n’ arë”.



3. Shih një herë çka thotë Kurani



Nji xhandar turk, që rrinte në Saraje të Dajçit, hallatet përjashta për hokubet, i kishte zanë udhën nji mbramje nji nuseje Zentajsh e u sul mbi te i çartalluem. Nusja, sa e bukur, aq edhe trimaloshe, nuk e humbi e po i thotë xhandarit:

- Mos më grric, se të shtrohem vetë, për hatër të Zotit, se po më len ndoj shej.

Xhandari u ndal. Nusja bani me lirue xhamadanin, nxori prej gjiut nji thikë të shkurtë të mprehun në të dyja anët dhe iu drejtue turkut:

- Ec e merre, Hasan beg!

Xhandarit nuk i bani syni tërr e iu sul përsëri edhe ma i çartalluem, tash edhe për inat që i nxori thikën. Nusja u shmang me shkathësi vjedulle e në ndrrim gati hava, thika e kapi bash në vend të keq Hasanin e shkretë. Xhandarit gati i ra të fiktë e nusja iku me të shpejtë.

Të nesërmen e thirrën në Saraje te Kadiu me e gjykue për plagosje të xhandarit.

Foli vetëm Kadiu pa pushue tue e sjellë bisedën me njëmijë dredha, por pa përmendë asnjëherë Kuranin si e kishte zakon.

Nusja e Zentajve, pa prishë terezinë, i drejtohet atij:

- Shih njëherë çka thotë Kurani, Kadi efendi.

- Unë fjalët e Kuranit po them, kaurreshë e mallkueme! – i foli me inat Kadiu.

- Edhe unë e kam këndue mbramë Kuranin, Kadi efendi, po ai nuk i përmendë askurrkund hallatet e xhandarëve, se as Allahut vetë s’i ka shkue mendja se xhandarët munden me shkue rrugës me hallate përjashta. E në i rafsh hashe Kuranit për koqet e një xhandari, mëkat që je Kadi.

Kadiun e mbuluen djersët e ftohta, u ul në karrikë pa forca në trup, po ma i kthjelltë në mend.

- Hallall të qoftë, moj kaurreshë, – i tha – se e paske këndue vërtetë Kuranin. E ti qafir – iu drejtue xhandarit – m’u hiq prej këtu!



4. E drejta e trashigimit



Grindjet e mëdha, deri te vrasjet, në kohë të para gjykoheshin prej Parotës, se gjykimeve të turkut simbas Kuranit nuk u rrinte kurrkush.

Parota e Vogël përbahej prej dymbëdhjetë burrash, kurse Parota e Madhe prej njëzet e katër burrash, simbas randësisë së grindjes.

Të gjithë u rrinin vendimeve të Protës, përveç priftit, por nga ana a saj Parota nuk e përjashtonte aspak priftin prej gjykimit.

Një herë prifti i Grashit ishte në sherr për punë trashigimie me një fshatar. Puna shkoi te Parota. Prifti, tue mendue se Parota do t’i jepte të drejtë atij, e donte me mbyllë sherr me fshatarin, pranoi që grindja të gjykohej në Parotë.

Ishte fjala për nji arë që nji plakë, thonte prifti, ia kishte lanë Kishës, kurse i nipi thonte se ia kishte lanë atij.

- Dom Ndoc, – e pyet i pari i Parotës – a e ka leçitë në Kishë Drandja se ia len arën Kishës?

- Jo, – u gjegj prifti – po ma ka lanë mue me gojë kur e vojova.

- Fjala në çast të dekës nuk vlen, dom Ndoc. Duhej ta kishte leçitë ditën e meshës në Kishë kur ishte me mend e me kambë. Ara i takon të nipit.

- Po nipit, ku ia ka lanë, në Kishë apo në Xhami? – u nxe dom Ndoci.

- E drejta e trashigimit nuk leçitet, dom Ndoc. Ajo asht.

Dhe Parota ia la arën nipit të Drandes.

“Jo gjithë të vdekurit prehen në paqë”



Shkrimtari sapo ka përfunduar përgatitjen për botim të një libri të ri. Libri titullohet dhe dëshmon për historinë dramatike të një familje e cila e pagoi shtrenjtë prirjen e saj antikomuniste dhe e vuajti tepër gjatë mërinë e regjimit të Enver Hoxhës. Autori është mbështetur në dokumenta të dosjeve gjyqësore, procesverbale autentikë të seancave të egra hetimore.dhe natyrisht në përjetimin vetjak në afërsi të ngjarjeve që tregon.


Në këtë libër autori Pëllumb Kulla ka lënë mënjanë stilin e tij të njohur satirik, por megjithatë ofron një gërshetim të historisë me ngjyrimet letrare, ku nuk mungon tërësisht satira, ironia, dramaticiteti, përshkrimi I hollë i karaktereve dhe tharmi poetik. Edhe për vërtetësinë e ngjarjeve mund të themi se jepet një garanci e besueshme,ngaqë është historia e një fisi të shkulur nga vendlindja, nga fshati Zëmblak I Korçës, në një Zëmblak të dytë në viset e Belshit dhe Myzeqesë, e ndodhur sot e tëra, në një Zëmblak të tretë, në një qytezë të Konnektikatit, në ShBA. E në mes këtyre zhvendosjeve, historia përmban me dhjetra dhe dhjetra njerëz të internuar, dhjetra të burgosur, e më se një dyzinë të arratisur. Mbi të gjitha janë pesë anëtarë të ekzekutuar me të gjitha llojet e egra të vdekjeve. Është histori e afërt me autorin. Është historia e familjes së gjerë Kulla. E sjellë në këtë libër prej treqind faqesh pa zbukurime. Por me një dhimbje të sinqertë. Të natyrshme dhe të kuptueshme.

Është historia e familjes së tij.





Pëllumb Kulla ka lindur në Zëmblak të Korçës në vitin 1940. Përfundoi studimet e mesme në Politeknikum dhe studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve më 1964. U emërua regjisor i Estradës së Vlorës. Një vit më pas i bashkohet trupës së aktorëve të Teatrin të atij qyteti. Më 1967 bie viktimë e luftës së klasave dhe biografia e çon per riedukim në gurore, minierë e më pas në ofiçinë. Riedukimi zgjat po aq sa iu desh per te kryer studimet e larta; plot katër vjet.

Më 1972 emërohet aktor në Teatrin "Bylis" të Fierit, me pas regjisor; dhe punoi 18 vjet, si regjisor i Estradës dhe Teatrit. Nën drejtimin e Kullës, Estrada e Fierit arrin "kullën" e suksesit. Ështe me e mira ne vend, duke fituar çmimet më të larta në festivalet kombëtare. Firmos libretin dhe regjinë në pesëmbëdhjetë spektakle, ndër të cilët "Çobo Rrapushi me shokë" (1980) bëhet një sukses kombëtar afatgjatë.

Gjatë kësaj kohe shkruan më se 300 skeçe dhe komedi një aktëshe, 40 kuplete dhe 23 monologje, shumica e të cilëve shfaqen në TV. Një pjesë e kësaj krijimtarie voluminoze botohet nga Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" nën titujt "Lipe Shtogu në listë" (1979), "Shoku Niqifor" (1981), "Portrete pa makiazh" (1983), "Po martojmë Malon" (1984), "Këshilla për fëmijët e moshave nga 5 deri 55 vjeç" (1988), si edhe në buletinin "Teatër".

Nga 1977 deri më 1990 është bashkëpunëtor i përhershëm i TVSH për spektaklin e Vitit të Ri. Më 1987 i jepet Çmimi "Naim Frashëri". Paralelisht me punën në Estradë, realizon dhjetë produksione dramatike, të gjitha drama ose komedi të shkruara prej tij, nga të cilat shquhen "Shoku Niqifor", "Dy krismat në Paris", "E bukur shtëpi e vjetër". Produksionet shfaqen me sukses në të gjithë vendin, si edhe në festivalet kombëtare, por nuk arrijnë kurrë më lart se çmimi i dytë.

Përjashtimin e bën komedia "Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë", vënë në skenë nga S. Duni në Teatrin "Skampa" të Elbasanit, që fitoi çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të vitit 1989. Po këtë vit, Kulla nderohet me Çmimin i Republikës, në fushën e satirës dhe humorit. Në vitet '80, humori i Kullës bëhet i kërkuar edhe në kinema. Me skenar të tij xhirohen kinokomeditë "Telat për violinë" dhe "Stolat në park" si dhe autor e regjisor i skenarit me metrazh të mesëm televiziv.

 Ndërsa në fushën e letrave, një tjetër ndihmesë e Kullës është përkthimi i autorëve të njohur si Pirandello, Çehov, Gogol, De Mysse, Buzzatti etj. Më 1990 largohet nga Fieri, për të nisur punën si pedagog, e më pas Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, në Tiranë. Karriera e tij pedagogjike nuk zgjat shumë, pasi zëvendësohet nga ajo diplomatike.

Më 1992 emërohet Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bon, Gjermani dhe një vit më pas Ambasador në Misionin Shqiptar pranë OKB, në Nju Jork (1993-1997). Gjatë qëndrimit në SHBA botoi essenë e gjatë me një studim të gjithanshëm të humorit nën diktaturë, "Si qeshnim nën diktaturë" dhe vëllimin me tregime "Rrëfenja nga Amerika", me pas "Lejlekët nuk vijnë më","Vdekja e Enver Hoxhës"...Etj....

Flori Bruqi

Dani u vetvra, apo u vra … ?


Ilir Demalia


Vetvrasja vrasje e publicistit dhe mendimtarit elitar, që është një farë në zhdukje në tokën tonë, krijoi një reaksion të madh, për vetë faktin se u sulmua në mënyrën më të ulët gjatë kohës që ishte gjallë.
Ardian Klosi, duke qënë se vinte nga një familje e nomenklaturës, por si një njeri me një mendim pro perëndimor me kulturë perëndimore, si disa të tjerë bij të bllokut apo nomenklaturës, është futur në grupin e djemve plangprishës (kundërshtarë të etërve të tyre).

Kultura e tij nuk ishte një privilegj i dhënë nga origjina e familjes së tij, kjo vinte nga formimi i tij psikomoral. Sëpari ishte ambienti jofamiljar, por ai miqësor, të cilin Ardian Klosi e kërkoi tek avangarda e viteve ‘70 si mendim dhe si kulturë. Mund të kujtojmë këtu mikun e tij të hershëm Kujtim Spahiu, i cili me grupin e tij “Matura ‘71”, sëbashku me Genc Dashin dhe Men Musarain, u shfaqën gjatë atyre viteve me muzikën e tyre të Rock-ut, nëpër bodrumet apo darkat shoqërore, si diçka tepër moderne për kohën me muzikën e tyre.

Po ashtu, mikeshë e Ardianit ka qënë edhe Brikena Çabej, me të cilën e bashkonte pasioni për letërsinë dhe gjuhën.


Këtë formim të tij, Ardiani nuk e ka paraqitur kurrë si egzibicionizëm, por na e ka dhënë si një frymë dhe si një kulturë nëpërmjet eseve të të tija publicistike, duke kultivuar lirinë e mendimit dhe jo konformizmit.
Nuk është e domosdoshme që të biem dakort me të gjitha mendimet e Ardianit, ashtu si edhe vetë unë kam opsionet e mia karshi pikpamjeve të tij dhe disa qëndrimeve të tij. Por kjo nuk do të thotë se kam të drejtë unë, apo ato që janë kundër Ardianit, sepse diskutimet me Ardianit ishin sipas motos “we agree to disagree” dhe polemikat me të, nuk ishin tendenca për të dhënë “Un”-in, por për të ngritur të dy palët në një pikë takimi. Në këtë drejtim, kemi çfarë të mësojmë shumë nga etika dhe replika e Ardianit, pasi ai nuk merrej kurrë me anët personale, por trajtonte dhe analizonte problemin që ngrinte pala “kundërshtare”. Ardiani, po ta shohim me kujdes, ishte tipi i studiuesit dhe i krijimit të një kulture, të një brezi që u rrit dhe jetoi në kohën më të egër të antikulturës. Nuk ishte rastësi, që me 8 Dhjetor të 1990 ishte ai që krijoi refleksionet në Akademinë e Arteve sëbashku me mikun e tij Edi Rama, që e ruajti miqsinë e refleksioneve, por nuk u inflencua dhe devijoi nga konsistenca dhe qëndrimet e tij politike, ashtu siç bëri miku i tij. Ardiani, megjithëse miku i tij u bë kryetari i partisë më të madhe të pozitës, ai nuk pranoi që të futet në këtë ekip politik, për vetë faktin se do humbte pavarësinë dhe lirinë e mendimit. Ashtu si në Dhjetorin e ’90-ës, siç më ka treguar miku im Shenasi Rama, Ardiani ishte në të gjitha ngjarjet dhe tubimet që u bënë në atë kohë nga studentët ku Rama i kërkoi që të bëhet pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike, Dani ju përgjigj: “ Jo! Unë përkrah lëvizjen tuaj dhe frymën tuaj, por dalja ime nëpër tribuna dhe involvimi në parrtinë tuaj të re, do t’ju prishi punë për shkak të origjinës time dhe marë dhënieve që kam unë me nomenklaturën” … Mendoj se kjo thotë diçka.

Dani u vetvra apo u vra ? Tashmë është e qartë se, ai kishte kohë që vuante nga një depresion. Depresioni psiqik nuk është as turp, e aq më pak krim !… Është një sëmundje si çdo tjetër, edhe kanceri të merr jetën. Ardiani i depresionuar, duhet të kishte patur si përgjigje dashamirësinë dhe ngrohtësinë e jo denigrimin në mënyrë permanente për origjinën e tij dhe për qëndrimet e tij, të cilat absolutisht nuk përbëjnë krim, por ne te kundërt ishin mendimet e një njeriu të lirë që mendonte ndryshe. Koha do të gjykojë … Duke qënë se ne si shoqëri më shumë se kushdo kemi vuajtur biografitë familjare në kohën e diktaturës, sot ata që bëjnë këtë gjë, nuk kanë asnjë ndryshim nga komunistët e djeshëm. Ardiani as nuk është përgjegjës dhe as nuk ka pse t’i vijë turp për jetën e babait dhe rrethit të tij familjar për pozicionin që kanë patur në diktaturë.

Ardianit titullin Dr. i Shkencave Histori – Filologji në universitetin e Münich- ut nuk ja dhanë si biri i Boilbil Klosit dhe nuk e vunë pedagog në katedrën e këtij universiteti, (ku zëvendësoi Martin Camen) si biri i B.Klosit. A.Klosi nuk zgjodhi të jetë fëmijë i bllokut, ai lindi si fëmijë i bllokut, pra ky nuk është faji i tij. Baballarët dhe prindët e kujtdo qofshin për krimet që kanë bërë, le të gjykohen nga ligjet, historia, publicistika. Dënimi i krimit komunist nuk është bërë akoma tek ne …

I thashë këto, sepse e gjithë kjo atmosferë, përpos depresionit që e kishte mbërthyer Ardianin, e ngarkoi edhe më shumë për ta çuar në aktin e vetvrasjes.

Edhe mbas vetvrasjes-vrasje, nëpër blloqet e ndryshme shprehej i njëjti gjykim, me një sadizëm e cinizëm që vjen nga kompleksi i inferiotetit, nga impotenca intelektuale për të pranuar se dikush është më i zoti. Kam lexuar shprehje mendimesh nga më të ndryshmet, deri në ngazëllim duke shprehur në formë jargesh gjoja keqardhjen për vdekjen e tij. Kapakun e mllefeve e vuri një koment: “Iku edhe një më shumë” dhe fatkeqësisht ky koment u bë nga një femër, e cila është dhe nënë. Le mos ta qajmë Ardianin, i cili mori një vendim për të ikur dhe … mirë bëri që u largua nga kjo kënetë e kulturës provinciale e patriotizmit folklorik e imoralitetit intelektual e nje shoqërie që ngazëllehet edhe me vdekjen, dhe pastaj pështyn mbi të, duke e përdorur atë, gjë që është bërë kulturë tashmë tek ne, për të treguar gjoja humanizmin e tyre, nëpërmjet keqardhjes që i del qartë nga jargët e tyre sadiste, siç thotë shprehja> “e vranë natën dhe e qanë ditën.
Lëreni të qetë Ardianin se ai është mirë … Le të qajmë veten tonë për këtë rrënim shpirtëror, kulturor, moral, shoqeror !

Testamenti i Ardian Klosit

Po iki….!

Po iki…

Per te gjithe ata,

Qe me dhane dashuri

Dhe s’munda tja kthej.

Po iki,

Per te gjithe ata

Qe me urryen,

Pse mendova ndryshe

Dhe s’munda tja kthej…

Po iki,

Sepse,

Do te jeni me te qete!…

Une dhe JU.

Une pse s’groposa njeri…!

Kurse ju,

S’keni kuptuar,

Se,

Po pregatsni gropen tuaj

Te perbashket…

Une,

Ne lirine time,

Gropos vetveten

Per te qene i lire.

LAMTUMIRE!

Pa meshire per mua,

Qe eshte pjese,

E sadizmit tuaj te ngerdheshjeve

Te postmortumit tim.

Me lini te qete ne paqen time!…

Në vend të përkujtimit:Ardian Klosi/1957-2012/

Lidhur me letërsinë shqiptare

Autorët shqiptarë shkruajnë për të marrë çmime "jashtë shtetit"




Adrian Klosi u lind në vitin 1957. U diplomua në fakultetin e Gjuhë - Letërsisë në 1981. Ka marrë doktoratën në vitin 1990. Nga viti 1993 - 1998 ka qëndruar në Gjermani.

Ka botuar disa libra si në shqip, ashtu edhe në gjermanisht.

Në shqip: 1991: "Refleksione" (me Edi Ramën), 1991: "Shqipëria zgjim i dhunshëm", 1993: "Quo vadis Shqipëri", 1997: "Shqipëria ç'mund të jetë" dhe në gjermanisht: 1993: "Mbijetesë shqiptare" (fotot Jutta Benzenberg), 1997: "Fjalor gjemranisht - shqip" (me W. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj.

- Ju njiheni si një nga studiuesit dhe kritikët e letërsisë shqipe. Ç'mendim keni për letërsinë shqiptare të shekullit të XX?

Për të bërë një saktësim, asnjëherë nuk e kam quajtur veten kritik për dy arsye. Së pari fjala kritik më ngjall shumë alergji, aversione sepse dimë se çfarë ngarkese negative mori kritiku mbas 1945 dhe pergjithësisht kritikë letrar në Shqipëri u bënë njerëzit pa talent, ata që kishin dëshirë të bënin ndonjë tregim dështuan dhe kështu u morën me kritikë dhe filluan t'u bien më qafë shkrimtarëve të mirë dhe filluan të ngrenë shkrimtarët mediokër. Kurse arsyeja e dytë është se unë nuk e ndaj dot kufirin. Unë shkruaj ese, satire, tregime por dhe kritika në kuptimin e analizave dhe nuk e di se ku është kufiri. Ajo që më jep më shumë kënaqësi natyrisht është krijimi.

Nga ana tjetër jam filolog, gjuhëtar mendoj jo i keq. Kam disa punime, kam dhënë mësim një periudhë të gjatë në Universitetin e Mynihut në katedrën e Albanalogjisë edhe aktualisht kam një punim të madh për gjuhën e arbëreshëve të Greqisë. Më konkretisht për pyetjen mendoj natyrisht që letërsia më e mirë shqiptare është në shekullin e XX dhe kjo është e padiskutueshme. Në shek e XX kemi poetë si Fishtën, Poradecin, Migjenin, Camajn, Mjedën pra majat e poezisë, jo vetëm shqiptare, por edhe europiane. Në shek e XX kemi prozatorë si Kuteli deri diku Koliqi, Kadare dhe shumë të tjerë. Në shek e XX kemi kulmet e shqipërimeve Fan Noli, Sotir Caci, Vedat Kokona, Petro Zhej, pra kemi një fluks induktus të fjalës shqipe që ishte e panjohur në shekullin e mëparshëm.


- Kë do të konsideroni si arritje më të madhe të letërsisë shqipe?


Sot nuk duhet të nxjerrësh më të madhen se duhet parë në këndvështrime të ndryshme. Do të thoja që arritjet më të mëdha në poezi i kemi me Lasgush Poradecin, Migjenin dhe nqse. flasim për poezinë moderne të kohës moderne është Martin Camaj. Pastaj Martin Camaj ka meritën e madhe që nuk e la të vdesë traditën e shquar të gegërishtes si gjuhë poetike. Nëse e shohim nga këndvështrimi i romanit me struktura të ndërlikuara me shumë mesazhe të fshehura atëhere do të veçonim disa romane të Kadaresë "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave"."Pashallëqet e mëdha". Nëse do të kërkonin forcën e fjalës shqipe pasurinë të derdhur qoftë në ese a në satirë do të kërkonim Konicën dhe Nolin.

- A mendoni se e ka penguar censura letërsinë shqiptare dhe shkrimtarët?

Natyrisht që e ka penguar censura dhe autocensura, por nuk duhet të bëhen për këtë fajtor shkrimtarët. Në radhë të parë për këtë fajtor është një sistem, një regjim i caktuar që iu vu popullit shqiptar mbi krye. Kjo bëri që shumë shpejt të merren masa drastike dragoniane kundër shkrimtarëve të talentuar si Vincens Prennushi, Arshi Pipa, Mitrush Kuteli më vonë Kasem Trebeshina etj. Kjo bëri që vetvetiu në bazë të censurës të lindë autocensura. Kjo vazhdoi edhe mbasi ra diktatura sepse ishin krijuar në kokat e shkrimtarëve skena të tilla.
Për mua vazhdim i censurës është edhe fakti kur bën një roman tepër erotik ose pornografik, vetëm nga fakti që para '90 kjo nuk është lejuar ose kur bën një satirë mediokre kundër Enver Hoxhës vetëm nga fakti se atëhere dënoheshe, pra dhe këto i shoh si pasojë të censurës dhe autocensurës.

- Pas viteve '90 a ka shkrimtarë që e vazhdojnë traditën apo distancohen më shumë nga ajo?

Për mua kjo është një krizë e thellë që nuk është vetëm shqiptare por do ta quaja një krizë botërore e vlerave shpirtërore në kohën kur nevojat kulturore ose kur kohën e lirë të njeriut e mbulon televizioni, kultura e sipërfaqshme, e shpejtë që është me shumë vizuale dhe tek ne nuk ka patur traditë të gjatë lulëzimi. Ishte një traditë e shkurtër më shumë e lulëzuar nga mungesa e kënaqësive të tjera vizive. Pra ishte një fenomen i përkohshëm etja, dëshira e madhe për të lexuar tek ne, që lidhet me suksesin e jashtëzakonshëm të Kadaresë e të një radhe shqipërimesh.

Ndërsa në perëndim shihej ndryshe kjo çështje. Aty ka sisteme të tjera vlerash edhe nëse televizioni është mediumi më popullor i kohës prapë letërsia ka strukturat e veta, ka juritë që japin çmime të përvitshme, ka subvencione shtetërore apo private, madje letërsia ka vendin e vet, madje edhe në mediat vizive. Kurse tek ne kjo gjë nuk ndodh. Po të shikosh të gjitha stacionet kryesore televizive nuk ka asnjë dritare ku të bëhen debate mbi letërsinë. Kështu ndoshta ka vepra të mira letrare por nuk i shohim ato kjo është dhe reciproke duke parë shkrimtarët që nuk ka një jehonë, një vlerësim të madh në publik dhe ata stepen të shkruajnë, ose bëjnë gjëra të shpejta komerciale, shkruajnë shpesh gjëra që mund të pëlqehen jashtë shtetit ku mund të marrin ndonjë çmim a ndonjë vlerësim.

- A ndjehet nevoja e një brezi të ri në kritikë, pra me parime të tjera duke e parë në këndvështrime të tjera?

Kjo është e natyrshme mungojnë zërat më me autoritet e jemi që në organe të caktuara qofshin këto radiotelevizive apo gazeta të mëdha të kishin, këndin autoritetin e tyre të jepnin vlerësimin e tyre. Mirëpo ne për fat të keq vemë re disa njerëz që bëjnë recesione librash i bëjnë për inerci kështu që nuk e dallon dot grurin nga kashta nuk i kupton vlerat e forta që krijohen në këtë vend. Unë do të jap vetëm një shembull të kritikut të famshëm gjerman Marcel Paiz Rainit i cili mund të jetë afër 80 vjeç dhe ka qenë gjithmonë shtylla qëndrore për vlerësimin e botimeve të prodhimtarisë letrare në Gjermani. Edhe sot ai ka në një stacion televiziv këndin e tij ose prononcohet vetëm ose në një kuartet që quhet kuarteti letrar. Aty merr 3 - 4 botime të spikatura të muajit dhe recensiohen në një mënyrë shumë tërheqëse, shumë intriguese. Tek ne një institucion i tillë nuk ekziston dhe kjo është për të ardhur me të vërtetë keq.

- A mendoni se letërsia duhet të pasqyrojë gjuhën megjithëse ajo është standarte. A duhet të paraprijë gjuha letërsinë?

Patjetër, mendoj se këtu bëhet gabim ose ekziston keqkuptimi i madh sikur gjuha i prin letërsisë sikur gjuhtarët me vendimet e tyre përcaktojnë letërsinë gjë që nuk është aspak e vërtetë. Ndodhi në një rast ku ne morën një vendim qeveritar që do të bëjmë toskërishten gjuhë letrare. U mblodhën komisionet e gjuhëtarëve dhe për normat e kësaj toskërishte te re që atëhere u quajt për demagogji "gjuhë e njësuar". Sot kanë hequr dorë gjuhtarët nga ky vendim quhet gjuhë standarte. Kjo është vendosur se cdo shtet modern ka nevojë për gjuhën e vet standarte. Mirëpo çështja është që gegërishtja kishte një traditë kaq të gjatë dhe ish një pjesë kaq e madhe e popullsisë shqiptare që flet në dialektin dhe nëndialektet e gegërishtes saqë vendimi i 72 nuk mjafton dhe nuk e ka vënë ekzekutimin final për këtë traditë të gjatë.

Veç unë mendoj sikundër për Martin Camaj në mërgim që shkroi shumë e shumë libra me poezi e në prozë me gegërishten e traditës. Po kështu duhet të veprojnë edhe shkrimtarë të tjerë qoftë nga veriu i Shqipërisë apo nga Kosova, nqse kanë dëshirë të ruhet kjo pasuri. Ky tingëllim i vecantë. Dhe ata duhet të bëjnë një gjë tjetër, duhet të harmonizohen me njëri tjetrin të gjejnë mirëkuptim dhe të vendosin disa rregulla. Një kodim të thjeshtë sesi t'i shkruajnë fjalët. E kam fjalën se nqse do të vazhdojë të kultivohet ky variant pra i shqipes, që nuk ka asgjë të keqe, madje unë ngulmoj që të mësohet dhe me tekstet e shkollave fillore, se ndryshe fëmijët nuk kuptojnë as Fishtën, as Mjedën, as Migjenin as gjithë autorët e tjerë. Nëse bëhen këto dy hapa unë nuk shoh asgjë të keqe në ekzistencën e një varianti letrar të veçantë brenda tërësisë së gjuhës shqipe.

-Cili është mendimi juaj për letërsinë mbarë shqiptare në vise të ndryshme ku ka shqiptarë?

Unë nuk mund të bëj një ndarje se me pak se të gjithë fenomenet e tjera të shoqërisë është letërsia ajo që bën ndarjen midis letësisë në shqip, letërsisë në Kosovë, letërsisë në Maqedoni, letërsisë në diasporë sidomos sot në mjetet moderne elektronike as që bëhet një dallim, këta kufij kanë rënë. Mund të them vetëm këtë gjë që shqiptarët e jugut e kanë më të lehtë ta shkruajnë gjuhën standarte sepse është më afër gjuhës së tyre natyrale, të familjes. Tek shkrimtarët e Kosovës vë re një farë ngërci, sepse detyrohen të shkruajnë në një dialet që është i largët nga e folura e tyre familjare, amtare. Eshtë një minues, një antikop që nuk mund të kalohet kaq shpejt. Kjo do njëfarë kohe dhe kjo vlen sidomos për poezinë që mbështetet më shumë se proza mbi tingëllimin, mbi muzikalitetin. Por kjo gjë vlen edhe për arbëreshët megjithëse ata shkruajnë shumë më pak por ata kanë një traditë të madhe e cila dalngadalë është tretur për mos të thënë është shuar fare, edhe pse tani kanë futur gjuhën e njësuar që sic dihet e bashkëvendosim në 72.

- A ka një mision kombëtar letërsia?

Nëse do të quajmë mision nevojën për të shkruar është gjë tjetër. Për mua është e thjeshtë njeriu ose ka nevojë të shkruajë ose nuk ka nevojë të shkruajë, nqse ndjen nevojën dëshirën e madhe për të shkruar ashtu sic ndjen muzikanti nevojën e madhe për ti rënë një instrumenti apo për të kompozuar, atëhere ai i ka të gjitha gjasat për të bërë letërsi të mirë.

Nqse ka bërë ndërmend të edukoje popullsinë të japë mesazhe të mëdha ka për të dështuar. Për mua të shkruarit është një proces, një nevojë e brendshme, është nevojë për të nxjerrë për të krijuar me fjalën e bukur sikundër skulptori me anë të baltës a të drurit. Natyrisht është shumë bukur kur komunikon, kur ke publikun e vet, kjo e nxit të shkruajë gjëra edhe më të mira. Kjo është e gjitha nevoja e brendshme dhe mundësia që ke për të komunikuar me lexuesin.


- Si e shikoni perspektivën e kësaj letërsie?

Për mendimin tim në këtë krizë që ndodhet letërsia shqipe sot, dy rrugëdalje mund të ketë. Ose njerëzit do të kthehen tek tradita e të lexuarit do të krijohen dalëngadalë ato institucione vlerësuese ose orientuese publikimi që dhe këta njerëz, ashtu si në vendet e tjera të Evropës të lexojnë të mos merren kaq shumë me llafe, me gazeta, me lajme të sipërfaqshme. Kjo është njëra rrugë. Kurse rruga tjetër, është që shkrimtarët t'i përshtaten kohës së re që ka ardhur d.m.th. që krijimin e tyre ta ndërthurin dhe me mendime të tjera, pra të hyjnë më shumë në televizion, të krijojnë qoftë edhe gjëra të vogla në bashkëpunim me njerëz të filmit, dokumentarë të shkurtër, tregime të shkurtra që quhen telenovela ose filma të vërtetë, pra mund të hyjnë me mjetet vizive për të komunikuar më shumë me publikun, sepse kështu siç është koha sot ku gjithësekush nxjerr libra nga 200 nga 500 kopje dhe e quan se ka nxjerr libër, më mirë mos t'i nxjerrësh ato. E them këtë, sepse nuk shoh kurrfarë komunikimi apo ndikimi të letërsisë në jetën shoqërore shqiptare.

Intervistoi: Flori Slatina

Sot ka vdekur Migjeni.

KUR VDES POETI 


Veli Stafa, Platonicus (1914-1939)





Edhe sot si cdo herë, një murgeshë e re i uroj mëngjezin e mirë dhomës së vuajtjeve të mia. Por une s'e lashë të bëzëje.

- Hesht, o murgeshe moter, hesht e mos e shperndaj buzqeshjen tende metalike ne ket dhomë trishtimi: Moter murgeshe, sot ka vdeke kengetari i vehtes t'ande madhështore, por të lanun me nje ane.

Sot ka vdekur Migjeni.

Ai i kendoi uratave te tuaja te thjeshta e t'ambla.

I kendoi pshetrimave tuaja njezetvjecare. E lindi ai si ti, o murgeshe moter, lindi i paisur me nje Zot te madh, te randë... por te pa prekshem.

Ke djepja i than: Qe zoti i yt, adhuroj. Por poetet jane te paqete, o murgeshe moter, Migjeni nuk u knaq me kaq: heci neper male kambe per kambe me malesorin e uritur, hyni neper kolibe, prigjojti kasollet e gjetë... Gjeti nje trup t'pamish me skeleter, qe lekura nuk mund t'mshihet, e gjet te ngrime, at trup...

Ndoshta nga te ftohtit? Ndoshta nga uria? O nga njana, o nga tjetra! Apo nga te dyja bashkë!

Si te duash ti murgeshe. E grabiti cumthen e griem, e muer me vehte neper shkrepat e thata te malesise shkodrane, e coj ne qytete, e bertiti me za te dishpruem:
- Merrnie o bashke-qytetas, ju kam pru nje shtatore te mermerte, kushtonia kuej te doni ju. Murgeshe moter, sot Migjeni flene ne kreatyrat e veta te harrueme ne nje ane, flen e nuk gersheton ma ideale... kengetaresh.

Golnik, shatuer 1938, Platonicus

(Veli Stafa)

Nje shekull me pare Shkodra gedhiu me nje banor me shume.Ishte ky poeti i ardhm i vuajtjeve dhe mjerimit te viteve 90-ta.

Lindi ai qe do kendoj ne Vargjet e tija te lira fshatarin dhe qyterain e leckosur, lypsin me strajce ne krahe, femijen ne barkune nenes te deformuar nga barra e mjerimit, i cili do lind si lypes. Skamjen shekullore qe si bjeshke mali rendon mbi supet e qyetarit tone ne keto vite te renda.

Edhe vet Migjeni e ndiente kete barre dhe e perjetonte ne trupin dhe shpirtine tij, e ndoshta kjo qe edhe vdekja e tij.
Jeta e poetit ishte vet mjerimi i popullit, ishte vet ngjarja tragjike e kohes kur poeti lindi, jetoi dhe vdiq.

Ja si do na e pershkruaj shoku i Migjenit, Veli Stafa humbjen e tij.

Aleksandër Gera (1926-2001)



- Punoi si mësues dhe në sektorin e kulturës dhe si bibliotekar në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës. I njohur si poet dhe hartues këngësh. Aleksandri botoi dhe në të njëjtën kohë shkruante poezi disidente. Nga botimet po përmendim: “Lugina e qetë”, “Gjurmë të kohës”, “Kangë e zbritun nga malet”, “Nora e Hotit”, “Kangë agimesh”, etj.

Më vjen mbarë këtu të botoj një fragment të një interviste që ia pata marrë në vitin 1992, kur, mbas përmbysjes së diktaturës, punova si redaktor në gazetën “Shkodra”, (e para gazetë demokratike lokale, që u botua mbas rënies së komunizmit) dhe që atëherë mbeti pa u botuar.

“Shkodra” - Ju, Sandër, keni shkrue tekste kangësh së paku tash 47 vjet. Ato janë muzikue nga Prenkë Jakova, Tish Daija, Tonin Harapi, Kolë Gjinaj, Mark Kaftalli, etj. dhe dikur janë këndue nga bylbylat e Shkodrës Pjetër Gjergji, Gac Çuni (i vdekun mizorisht në burgun e Burrelit), etj. Po, a vetëm tekste kangësh?

S. Gera - Po nuk e fillove me kangë jetën, me çfarë tjetër do ta fillosh? Ato kangë qenë limonadat e para në sofrën e madhnueshme të poezisë. Në Shkodër, po nuk e fillove me shtregullat klasike e baritoret e maleve, më thotë mendja se asht zor me këndue.

- E pastaj filloi poezia ?

- Atëherë kanë fillue “Sonatat e Kain Abelit”. Kam ulë kokën ndër “Epitafe te Zalli i Kirit”, jam freskue në “Pika shiu në tokën e rreshkun”, jam endë në soditje te “Bukuria e gjarpnit” (nji roman në vargje), dhe megjithatë kam qenë “Alastor flatërdjegun” e nuk po përmend libra të tjerë që kam botue nën duertrokitjet e realizmit socialist, të cilët i ka shfrye zemra me gojë të mbyllun. Mos u çudit, po legjenda e Sizifit më ka kapë edhe mue, si mallkim, qysh në vitin 1945 dhe qysh prej asaj kohe: kam qeshë, kam lotue, kam mallkue, kam shpresue, tue bartë gurët në shpinë. Kam nynykatë gojëmbyllun “Sonatat e Kain Abelit”, si të gjithë, i heshtun mbrenda Aeropagut të shemtuet, e tue i lidhë të gjitha shfrimet e mia poetike në fillin e Arianës, e cila, them të drejtën, më ka dashunue dhe po më nxjerr nga labirinti për të puthë pa frikë flijimin e Rozafës sonë.

- Ma së fundi, i the të gjitha, po të uroj që Sonatat gati gjysmëshekullore të dalin në dritë e të këndohen pa ia pasë frikën asnjë Minotauri.”

Një cikël poezish nga “Kangët e nëndheshme” të Gerës, kam botuar në “Dielli”, në nr. 2 të vitit 1994.

Sandri vdiq në vitin 2001, mbasi botoi “Via Lucis”, që si duket e shkroi mbas përmbysjes së diktaturës. Ai nuk arriti të botojë asnjërin prej titujve që kemi përmendur më lart, në intervistën e tij, e që ai i quante me një titull të përgjithshëm “Kangët e nëndheshme”. Dy poezi që më dërgoi kohët e fundit, nga Italia, e bija, Paola Gera, janë nxjerrë nga përmbledhja e titullueme “Gufime kangësh të theruna”. Dorëshkrimet gjinden pranë së bijës, Paola Gera (në Itali).

Kritika letrare e ka vlerësuar poezinë e Gerës. “Tradicionalja me vazhdimësinë e saj ma përfaqësuese dhe modernia me praninë mbizotnuese si strukturim bazë poetik dhe në ndërsjellje figurative transmetojnë forcën domethanëse të poezisë së Sandër Gerës” shkruan në kopërtinën e brenshme të “Via Lucis”, kritiku Hasan Lekaj. “Poezia e Gerës shëmbëllen me një produkt të harmonisë mes traditës dhe modernitetit, në poezinë tonë. Me siguri që në rendin ekzistues të monumenteve të poezisë shqipe, ajo do të afirmojë vokacionin e saj autentik, tue i imponue këtij rendi ndryshime cilësore estetike, të tilla ndryshime që imponuen, me botimin e tyre, poezia e Camajt dhe e Zorbës”, shkruan po aty kritiku Arben Prendi.

-- pjesë nga shkrimi i Anton Çefës: "Disidencë fisnike dhe politizim coroditës në letersinë tonë" botuar ne gazetën "Dielli" - Vatra, Nju Jork, 2005

Refleksione mbi Shkodrën


Skënder Drini

Ky qytet të fut ne mendime të thella dhe të trishton. Të trishton sepse nuk jeton si nje qënie e gjallë, por si një arkiv që ngërthen në vetvete 2500 vjet histori. Dremit në këtë lëmsh të gjatë kohërash dhe mbrohet me këtë lëmsh të gjatë kohërash. Djepi i kulturës, djepi i kësaj dhe asaj... Mund të ketë qene po tani i ka mbetur fëmija në djep! E fikëm, e morëm në qafe kete qytet, duke e mbrojtur me histori. Ajo eshte kthyer ne menyre te ndergjegjshme apo te pandergjegjshme, në një nga ato maskat, qe u vene ne fytyre atyre qe do te ekzekutohen per te mos pare flaken e plumbave. Mund te kemi menduar edhe per keto maska si per nje humanizem komik. Çfarë nevoje kane për te denuarit, qe e dine qe do te vdesin pas disa minutash? Ajo maske eshte nje humanizem mashtrues, sepse, duke mos pare, u jep te denuareve disa minuta shprese, por, ne te vertete, i mban te parebeluar.

Trimat e kane flakur shamine maske qe iu lidhte syte dhe jane pushkatuar pa te. Ku jane keta trima sot? Si nuk e kupton kjo Shkodra, qe po fiket pak nga pak me sy te lidhur?... Jo, e kupton, sepse te gjithe flasin dhe ankohen per kete gje, por pakkush eshte i zoti te beje diçka. Me e keqja eshte se fikja, ketij qyteti po i vjen nga shume ane dhe kjo ben pothuaj te pamundur te gjesh cila eshte arma vrastare. Nga ana tjeter, kjo vjen edhe pse nuk duam te thellohemi, nuk duam te studiojme dhe te analizojme, nuk duam te trazojme gjerat e pabukura dhe atehere nuk na mbetet tjeter, veçse te rrime dhe te fshihemi pas historise.

Po, a mund te na mbroje gjithnje edhe ajo? Thuhet se po na mbyt nje urbanizem fshatar, po pse nuk themi qe krahas vlerave te padiskutueshme kulturore, artistike dhe civilizuese, qyteti ka vuajtur dhe me pare nga keto. Pjesa kryesore e qytetit, sidomos krahu mysliman, eshte mbajtur me tregti dhe me renten e tokes, qe nje pjese ishte e trasheguar, nje pjese ishte benefis turk. Pjesa katolike e qytetit eshte me e varfer sepse benefiset turke rrjedhin me pak ne ate drejtim. Deri ne prag te çlirimit te vendit, marredheniet e pronave te tokave me bujqit pothuaj i ngjajne marredhenieve gjysme feudale, te bazuara ne kontrata tradicionale gojore, te cilat rrallehere jane respektuar plotesisht. Kjo, sepse pronaret shkodrane te tokave, kane qene tolerante ne vjeljen e te ardhurave, qe ne shume raste ishte fakultative dhe qe me vone mbeti pothuaj krejtesisht ne doren e bujkut, qe i çonte pronarit aq sa i merrte mendja. Kjo ndofta eshte ne nderin e ketyre pronareve, te diferencuar ndjeshem nga pronaret e tjere te tokave, ne krahina te tjera te Shqiperise, po nga ana tjeter eshte nje tregues i terthorte i te kenaqurit me pak, me ate qe te bie ne dore.

Edhe marredheniet etiko-sociale mes bujkut dhe pronarit te tokes, jane me te ndryshme se ne disa ane te tjera te Shqiperise, ngaqe bujkun ne rrethinat e Shkodres dhe pertej tyre nuk mund ta fyeje, ta nenshtroje dhe ta poshteroje, nuk mund ta pengoje te kishte oxhak mbi çati, ose nuk mund t'i trazoje familjen sepse te vriste. Nje pjese e madhe e bujqve, ishin deri vone si pjesetare te familjeve te pronareve. Ata merrnin pjese rregullisht ne gezimet dhe hidherimet e tyre dhe ishin te mirepritur. Fshatari nuk kishte per te madhe t'i therriste beut, as agait nga dera e oborrit dhe te shtrohej kembekryq kater ore pas oxhakut. Merret me mend çfare mund te bisedonte ky fshatar ato kater ore aty! Kjo eshte mikpritje, kjo eshte bujari, fisnikeri dhe gjithçka mund te na shkoje neper mend, por mund te mos na shkoje neper mend, qe ky ishte nje rrafshim me mentalitetin fshatar dhe nje pranim i terthorte i atij mentaliteti. Qofshim te gabuar, por deri ne prag te çlirimit te vendit, nuk eshte Shkodra qe ben presion mbi fshatin, po eshte fshati qe ben presion mbi qytetin.

Po, nga ana tjeter, eshte e pakuptueshme si mund ta ushtroje kete presion kur deri shume vone kishte mbetur ne gjenezen e tij, ne nje prapambetje te llahtarshme! Nese kthehemi disa dekada prapa dhe kujtojme ato iniciativat e "famshme" per zhdukjen e zakoneve prapanike, do te kujtojme se çfare tablosh primitive nxorren ne drite ato. Deri ne vitet pesedhjete dhe ndofta me pertej, nje pjese e konsiderueshme e familjeve shkodrane mbante bageti ne shtepi dhe kishte edhe nje depo bari (kullen e sanes). Pra, marredheniet me fshatin ishin te panderprera, megjithese kishte ardhur nje kohe tjeter. Kush do ta justifikoje kete gjendje, thote qe bagetia dhe depoja e barit ne shtepi i perkasin koherave pas rrethimit te Shkodres nga serbo-malazezet, nga frika e perseritjes se nje urije te dyte, po ato mund te jene edhe me te hershme. Qarkullon nje shprehje per Shkodren, qe shumekush e pranon me teper krahun e dyte te saj, si per nje qytet, qe ka mbajtur mbi shpine dy mallkime, ate te kulles se sanes dhe te diktatures.

Po, pse aq katastrofik presioni i diktatures ndaj ketij qyteti, pse e diferencoi ajo nga te tjeret, megjithese aty ishte themeluar nje nga celulat e para komuniste? Sepse Shkodra e perqafoi ne menyre shume te zbehte luften nacional-çlirimtare dhe komunizmin, kjo sepse ishte nje qytet radikal ne pikepamje, sepse kishte nje mireqenie ekonomike relativisht me te larte se pjesa tjeter e vendit, sepse kishte nje ide me te qarte per eksperiencen sovjetike, fale kontributit te intelektualeve patriote nga fusha e klerit. Veç te tjerash, ketu e ka zanafillen terbimi i madh i diktatures ndaj klerit me vone.

Ankohemi shume ndaj te ardhurve te ketyre viteve te fundit se na shkaterruan qytetin dhe ky nuk eshte krejt i padrejte, po nuk vrasim mendjen te gjejme shkaqet. Ne nje vellim ne shtyp autori i ketyre radheve shkruan ne menyre alternative: "I ardhuri i keq e prish qytetin, ndersa te ardhurin e mire e prish qyteti!" Vetem nje pjese e vogel e te ardhurve ishin te keqinj, por nese ata e inonduan qytetin, gjeten mbeshtetje ne basifondet e tija. Ata zbriten nga malet ne te panjohuren dhe bene zullume, nje lloj si ajo pjese e emigranteve shqiptare qe u futen ne te panjohuren Europe dhe bene prapesira. Eshte e njejta tablo. Mafiozet shqiptare nuk mund te bejne asgje ne Itali e Greqi pa mafiozet vendas.

Pastaj harrojme diçka me rendesi, harrojme qe i kemi thirrur vete ata, i thirri demokracia, por i thirri keq, pa u krijuar asnje kusht. Pse te kete Shkodra sot gjakmarrje, pse ta huazoje prape nga keta? Kjo ndodh rishtaz per ate qe thame me lart, per presionin me te madh te fshatit mbi qytetin, se sa te qytetit mbi fshain, sepse Shkodra nuk e ka pasur tradite gjakmarrjen. Ajo ishte latente ne vitet e shtrenguara te diktatures dhe shpertheu me frymemarrjen e demokracise. Te ardhurit mbartin me vete nje gen "agresiv", qe Shkodres i eshte zbehur nga tkurrja e gjate e diktatures, nga emigrimi i elementit me dinamik te saj dhe nga arsye te tjera. Mund te jete interesante nje konsiderate rreth atashimit te madh te Shkodres pas futbollit. Veç dashurise per kete sport ajo derdhi ate dinamizem dhe shpirt krijues, qe ishte e rrezikshme po te angazhohej e fusha te tjera. Te vetmet biseda te parrezikshme ishin ato per futbollin, por edhe ketu duhej njefare kujdesi per te mos share shume Dinamon e Partizanin.

Persa i perket genit "agresiv" te ardhurve nuk u duhet ta konsiderojne ilaritet mendimin, qe pas disa dekadash ai mund te kthehet ne nje element shtytes nese integrohet pozitivisht, nese merr ate qe duhet te marri dhe jep ate qe duhet te japi ne mjediset qytetare shkodrane. Shkodra eshte shquajtur ne rrjedha te shekujve per nje tolerance te mrekullueshme fetare. Ne kete qytet, qe erdhi deri ne prag te çlirimit me 25-30 mije banore, jetonin prane e prane njeri-tjetrit tre religjione te ndryshme, qe asnjehere nuk paten trazime serioze brenda vetes. Vleren e civilizuar te qytetit e rrit edhe me shume fakti qe aty punuan disa konsullata te huaja, roli i disa prej te cilave eshte tani mjaft i njohur. Po, perveç ndonje provokatori te vogel, ata nuk arriten te fabrikojne as tradhtare te medhenj, as spiune te medhenj dhe as zjarrvenes te medhenj te fese. Familje te medha te qytetit, pavaresisht nga perkatesia fetare, kishin kumbari me njera-tjetren, shkonin e vinin per festa dhe respektonin ritet e njeri-tjetrit. Ne ate kohe Shkodra nuk ishte e ndare ne braham, budista dhe indu, siç mundohet te beje shakara ndonjeri, duke nenkuptuar me ta, nje etalon te huaj per njeri-tjetrin.

As sot Shkodra nuk eshte e ndare ashtu dhe perjeton gjithnje nje tolerance te admirueshme fetare. Megjithate, ne mjedise jo dhe aq te rendesishme gjenden gjithnje njerez, qe rrine me veshet perpjete per te numeruar postet drejtuese ne pushtet, ne ekonomi, apo ne kulture, apo dhe ne sfera te tjera dhe per t'i ballafaquar ato me raporte fetare dhe kete gje jo rralle e bejne edhe ata qe e kane ne dore vendosjen e njerezve ne keto poste. Ilariteti, qe shkaktojne disa nga keta persona, qe zene keto poste, tregon qe ata qe rrine me veshet perpjete, nuk mendojne aspak per raportin mes njeriut te zot dhe te pazot, mes te aftit dhe te paaftit. Ne fund te fundit, ky eshte raporti i vertete shqetesues, sepse nje njeri i zoti ne nje post drejtues, nuk shqeteson askend me perkatesin e vet fetare. Keshtu do te ishte nese muziken ne Shkoder ta drejtonte kompozitori Zef Çoba, teatrin Serafin Fanku, muzeumin studiuesi i njohur Vili Kasmi, biblioteken helenisti Gjon Shllaku, apo nese rektor i universitetit do te ishte biologu i shquar Dhimiter Dhora dhe drejtues i qendres se kultures muzikanti Ridvan Karakaçi. Disa nga personat e lartpermendur e kane kaluar moshen e punes, por u permenden si etalone te kultures, megjithese mosha e punes per nje njeri te shquar do te ishte mire te lihej ne doren e tij. Eshte pikerisht ashtu siç ben shaka nje humorist, kur thote qe askush nuk do te varte buzet nese si kryetar bashkie do te zgjidhej nje njeri i zoti, qofte ky edhe Dalai Lama! Njeri i zoti nuk te le "kohe" te mendosh per perkatesine e tij fetare dhe nuk e reflekton kete ne postin drejtues. E degjon me ore te tera Rrok Mirditen dhe as qe kujtohesh per religjionin e tij. Per te kujtohesh vetem si per nje njeri, qe e do kete vend, qe e do progresin dhe qe te nxit te kujtohesh se je shqiptar!

Ndonjehere se si mendon qe Shkodra nder mote ka qene e ndertuar si nje oaz mbi nje truall rere nga kane filtruar pa kthim njerezit dhe figurat me te shquara te saj. Pa u shtyre shume ne mote, se po te shtyhesh teper, ky filtrim do te ishte katastrofik, mund te themi qe Shkodra nuk ka qene ne gjendje te rikuperoje nje poet si Gasper Palin, nje potencial kritik si Qemal Draçinin, nje studiues si Arshi Pipen, nje aktor si Zef Jubanin, apo kompozitor si Prenk Jakoven dhe Tonin Harapin. Ku do ta gjejme me Luk Kaçen, qe e trajtuan aq poshtersisht dhe e moren neper kembe? Tinka Kurti eshte brenda kultures kombetare, duke jetuar dhe punuar ne kryeqytet, po e keqja eshte qe nuk ka nje binjake ne Shkoder! Dikush mund te thote, qe koha qe shkon monumentalizon, krijon shabllone monumentale dhe sikur te pengon te shohesh vlera bashkekohore, qe te sillen neper kembe. Edhe kjo mund te jete, por nuk eshte aq evidente per Shkodren. E veçanta eshte, se emrat e lartpermendur jane talente dhe kapacitete te dala nga spontaniteti dhe jo nga nje politike e drejtuar kulturore-artistike. Shkodra ka vuajtur per kete lloj politike, por edhe nese ajo eshte sajuar gjate periudhes se diktatures, Shkodra ka qene vetem nje apendiks i ketyre politikave. Edhe pas çlirimit te vendit, Shkodra do te mbijetoje me "dhjamin" e vene nga shoqerite e shumta artistiko-kulturore fetare te paraçlirimit. Ne ato kohe kishte me dhjetera banda muzikore, per shembull, ne Shkoder, kurse sot nuk jemi ne gjenjde te ngreme ne kembe nje te vetme! Shkodra e ka pasur te ndjeshme nevojen e nje elite politike dhe deri ne nje fare mase e ka edhe sot, sepse nuk kane jetuar gjithnje politikane iluministe te permasave te Gurakuqit, Saraçit, Ivanajve, apo edhe te nje ministri me vizione te veçanta administrative, siç ishte Musa Juka.

Ndofta nuk eshte e tepert te thuhet, qe qyteti eshte qeverisur nga dy pushtete, njeri i emeruar dhe ne mjaft raste i perbere nga nje elite e kultivuar dhe tjetri honorifik, i mbetur si trashegimi e dyerve te medha, qe ne mjaft vite perbehej nga nje elite e pakultivuar, por qe ishte teper potenciale, se zoteronte pasuri te medha. Kjo elite kishte krijuar nje oaz vetekenaqesie rreth vetes dhe kishte nje fobi dhe nje frike rreth botes pertej saj. Duke qene e pashkolluar bota pertej ishte krejt e panjohur per kete elite dhe eshte ashtu siç thote E. Canetti per njeriun e pakultivuar, qe "nuk i trembet asgjeje me shume se te panjohures" (E. Canetti "Masse et puissance"). E panjohura e beri kete elite me 1880 te trembej nga hekurudha e pare ballkanike qe ishte menduar te niste ne Shkoder. Sot Shkodra nuk e ka me kete frike, madje ka nje guxim te tepruar, por i mungojne shanset. Eshte nje qytet pasionant, sidomos ne politike, ku ndonjehere e ka kapercyer arsyen, por e ka mbledhur veten shpejt dhe ka gjetur ekuilibrin, siç e ka gjetur tani. Ky pasion futet ndonjehere ne fusha, qe nuk i takojne. Mezi u vendos ne bashki ngritja e monumentit te Karamahmut Pashes, sepse dikush ishte per monumentin e Zogut, dikush te Azem Hajdarit. Ne qender te qytetit eshte monumenti i Luigj Gurakuqit dhe fill pas tij rruga "Ahmet Zogu". Nuk ka ndonje gje te keqe, por duhen kritere, sepse po u vendos si kriter te kenaqurit e te gjitheve, atehere duhen kenaqur edhe nja dhjete komuniste qe kane mbetur ne Shkoder, duke i vene ndonje rrugice emrin e ish-diktatorit.

Po, ne fund te fundit, eshte ekonomia ajo qe percakton gjithçka dhe ekonomia eshte keq. Ndofta shkodranet ishin enderrimtaret me te medhenj te demokracise, por ajo perveç nje emigracioni teper te shtrenguar, nuk u dha tjeter. Kjo, jo vetem per nje mungese pragmatizmi, apo edhe te nje tendencioziteti te qeverise socialiste, por edhe per mungesen e theksuar te imponimit te elites politike. Eshte pergjithesisht kjo mangesi imponimi, qe i jep pergjigje asaj pyetjeje, qe i mundon shkodranet pse nuk ka nepunes te larte dhe ministra nga Shkodra. Shkodra ndofta eshte aq e zymte sa duket ne veshtrim te pare, nuk eshte "e merdhitur" siç e klasifikojne pesimistet. Ka nje tendence ne rritje per te kerkuar ndryshime. Ka nje bashki dhe nje prefekture, qe po punojne me mire brenda tolerances politike. Ka nje perpjekje te intelektualeve per t'i hapur udhe Shkodres permes Malit te Zi drejt Evropes Qendrore. Po fillojne te kthehen pak nga pak te rinjte nga emigrimi, me qellimin per te investuar ne fusha te ndryshme. Evropa eshte gjithnje Evropa per shkodranet, por jo me, me ate ekuivalencen e dikurshme te parajses. Shkodra duhet te veshtroje perpara, pa e harruar kurrsesi te kaluaren e saj dhe pa e kthyer kurrsesi ne mit ate.


Skënder Drini është shkrimtar shqiptar. Ai lindi në Voskopojë në vitin 1935.
Mësoi në Shkodër dhe studioi gjuhën dhe letërsin shqipe në Universitetin e Tiranës.

Tituj të veprave

Tregimet e së shtunës (1960)
Shqipja e kreshtave tona I (1967 dhe II 1971)
Shembja e idhujve (1975)
Midis dy kohëve (1978)
Vraje tradhtinë (1980)
Bajram Curri (1984) [1]
Njerëzit dhe deti (1987)
Rruga e njeriut (1990)


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...