Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/05/14
Kundrejt letrës së poetit
Nga Bujar Plloshtani
(Përgjigje shkrimit “Letër e hapur dedikuar për së gjalli poetit e mendimtarit të ri”, të Remzi Salihut)
Përkundrazi, unë kërkoj të jem i vetmuar. Të mos më përgjigjet askush në vështrimet e diktuara filozofike që korrespondojnë me natyrën fizike, dhe në proceset krahasuese kushtuar njohjes së botës bashkë me problemet e ndryshme sociale e politike. Nuk është e vërtetë se të gjithë janë prirur të kritikojnë të keqen e përgjithshme që ka kapluar shoqërinë në këtë kohë moderne. Konsideroj se janë të paktë ata individ që kritikojnë të keqen sipas një bindjeje esenciale që qëndron drejt mendimit produktiv, sepse jo të gjithë janë të ngjashëm me vetveten. Kritika kërkon njohje dhe drejtësi. Sot, kritika është e lidhur ngushtë me interesin e çështjes, dhe ai individ s’ka si të kritikojë në mënyrë neutrale një politikë të djathtë, ose të majtë. Jo të gjithë, pra turmë individësh mund të japin një ide konkrete që mund të sugjerojnë një politikë të kthyer përmbys. Sepse ai është brenda llojit të tyre, dhe ai humbet krejtësisht ndriçimin duke u shndërruar në një vlerë tjetër të huazuar. Mund të konsiderojmë se ka pak individ që kritikojnë në bazë të logjikës së shëndoshë, dhe më shumë individ që përkojnë me motivin e interesit të njërit krah politik, ose tjetrit. Sepse, ai përfiton në kohë, por jo dhe në hapësirë. Individi, sot nuk është ai që ndryshon botën, por ai që pasqyron realitetin e tij të hidhur të zhytur brenda llumit të tij, dhe që e tejngop përtej të zakonshmes. Askush nuk më bind, se sot, individi mund të jetë i besueshëm në detyrat e tij, por më shumë mund të jetë i kthyer nga çështja e tij duke e fundosur të mirën e domosdoshme të gjithëkujt.
Sot, nuk mund të besosh në asgjë, as tek politika, as tek individi, as tek ideologjitë mistike. Madje dhe një ide e re të servohet për të mirën e shoqërisë, mund të cilësohet si një ide e rrezikshme. Andaj, kritika dhe ideja janë për një shoqëri që ka prekur majat e Olimpit, e jo për shoqëri që janë krisur si qelqi natën. Këtu, nuk ka as ide, as kritikë bon sens, thjesht nuk ka asgjë. Kjo tregon se shpirti i gjithëkujt është shndërruar drejt shkretimit. Si mund ta kapërcejmë këtë fatalizëm? Gjithnjë me ide të reja që kanë për synim ndryshimin e gjendjes kaotike, pastaj me një politikë modeste të moderuar nga çështja vetjake…
Në esenë time “Letërth mbi kohën” kam theksuar se “vetvetja është e keqja jonë”, për të cilën ti e shmange mendimin tim duke e hedhur kategorisht poshtë, edhe atë duke thënë: nuk qëndron. Përpiqem të rikthehem në dyert e reja duke e pranuar mendimin ndryshe! Ndërsa, ti po e arsyeton mendimin tënd duke e dhënë dhe argumentin: “ngase vetvetja mund të korrigjohet e mbarësohet e drejtohet, largohet, kur ka vullnet dhe dije verifikuese globale. Sepse mbi këtë të keqe ka edhe një forcë tjetër të mirë, më të madhe se sa dështimi i përkohshëm”. Po të shkruaj hapur se filozofi gjerman Friedrich Nietzsche në një vijë me mua thotë: “armiku më i rrezikshëm që mund të takosh do të jetë gjithmonë vetja jote”. Dhe, si do ta kundërshtosh mendimin ndryshe të tij, kur gjithçka peshon në vendin e duhur?! Jo gjithherë të detyrohemi për hir të modestisë të pranojmë mendimin ndryshe, i cili në thelb është jo adekuat. Jo!
Vetja jonë është ajo që përcakton fatin tonë, andaj çdo përpjekje për ta rikthyer në triumf vetveten duke e solidarizuar apo dhënë kahje jeshile do të mund t’ia bënim vetëm qejfin vetes, dhe asgjë më shumë. E respektoj mendimin tënd, mund dhe ta pranoj, sepse e keni bluajtur ju, por nuk mund ta përvetësoj mendimin duke i ngritur duart përballë qiellit!
Muharrem Kurti “Dritë e zezë”
Përmbledhja me tregime “Dritë e zëzë” e autorit Muharrem Kurti, është vepra e radhës që u promovua të premten në Gjakovë, në kuadër të Mitingut të 48-të të poezisë që po mbahet në këtë qytet.
Sipas redaktorit të kësaj vepres, Halil Haxhosaj, “Dritë e zëzë” është një përmbledhje ngjarjesh të zhvilluara në një kohë jo të mirë për shqiptarët dhe si e tillë zhvesh dhe ironizon të keqen, mashtrimet, kurdisjet, kriminalitetin, tradhtinë, pangopësinë, por edhe ideologjinë e së kalurës moniste.
Shkrimtari dhe kritiku Besim Muhadri, ndërkohë ka shtuar se kjo vepër, e katërta me radhë e Muharrem Kurtit, është një shprehje e revoltës në një kohë përmbysjesh e shqetësimesh të mëdha morale e kombëtare.

“Gjon Nikollë Kazazi” me monografi të punës 50-vjeçare
Në kuadër të aktiviteteve të Mitingut të 48-të të Poezisë që po mbahet në Gjakovë, të enjten është promovuar monografia e punës dhe aktivitetit 50-vjeçar të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, nga autori Halil Haxhosaj.
Nga të pranishmit është vlerësuar lart puna e autorit në këtë rast, ngase siç është thënë, Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, përveç kryevepres së vet, Mitingut të Poezisë, ka lënë gjurme të pashlyeshme, dhe jo vetëm në poetikën e letësinë kosovare.
“Kjo vepër përbën një material të rëndësishëm historik për zhvillimin e kulturës në Gjakovë e më gjerë, veçanërisht asaj letrare. Tregon për frymën kombëtare, përmbajtësore e demokratike”, ka thënë ndër të tjera poeti Agim Gjakova, njëri ndër pionierët e klubit dhe Mitingut të Poezisë.
Veprën e ka çmuar lart edhe kryetari aktual i KL “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti, i cili ka thënë se kjo vepër përveç anëtarëve të klubit, u bën nderë edhe të gjithë atyre që për 50 vjet me radhë kanë defiluar dhe kanë bashkëjetuar me klubin dhe Mitingun e Poezisë.
Edhe kryetari i Klubit Letrar “Beqir Musliu” nga Gjilani, Sabit Rrustemi, ka thënë se letërsia në Gjakovë e ka merituar ta ketë një vepër të tillë sepse kontributi i njerëzve të penës në Gjakovë ka qenë jashtëzakonisht i madh.
Nga ana tjetër, autori Halil Haxhosaj, i cili qysh në fillim ka rikujtuar se për shkak të veprimtarisë së ngjeshur gjatë 50 vjetëve të kaluara, monografia mund të mos jetë e plotë dhe të ketë lëshime të aty-këtushme, ka shtuar se kjo është vepra që e bën atë krenar, pasi deri te realizimi i saj është dashur shumë punë:
“Për këtë monografi, jam duke punuar tash e 50 vjet. Që nga koha kur isha nxënës i poetit Din Mehmeti, në normale, e deri në ditët e sotme. Jam shumë i lumtur që tash pata mundësinë të shkruaj për të gjitha ecejaket gjatë këtyre viteve”, ka thënë Haxhosaj.
Artan Z. Haraqia

Përmbyllet mitingu i poezisë në Gjakovë
Agim Gjakova, Besa Myftiu, Sali Bashota e Ali Podrimja, janë katër fituesit e dalë në Mitingun e 48-të të poezisë, që të shtunën në mbrëmje e mbylli siparin në Gjakovë.
Poezia “Nana” e Agim Gjakovës është zgjedhur poezia më e mirë e lexuar në orën e madhe letrare, ndërkaq poezia “Ku janë miqtë e mi” e poeteshës shqiptare Besa Myftiu është shpërblyer me çmimin “Yllka Domi”, çmim që ndahet për poetin më të mirë që për herë të parë merr pjesë në këtë manifestim.
Çmimi për vepër jetësore, që e ndan shtëpia botuese “Fan Noli” i ka takuar poetit Ali Podrimja, ndërsa përmbledhja më e mirë e poezive e botuar mes dy mitingjeve është zgjedhur vepra “I ringjalluri” nga autori Sali Bashota, i cili për këtë e ka fituar çmimin “Din Mehmeti”.
Ndarja e çmimeve që gjithsesi është pjesa më kulmore e këtij aktiviteti, sivjet ka mbetur nën hijen e prezencës së disa emrave të mirënjohur të letërsisë shqiptare e asaj botërore, e në veçanti poetit francez Athanas De Tracy, poetit bullgar Dimitar Histov, poeteshës dhe studiueses Besa Myftiu dhe prozatorit të mirënjohur shqiptar Fatos Kongoli. Të gjithë këta janë shprehur të kënaqur me atë që e kanë parë në Gjakovë dhe me interesimin e madh të adhuruesve të poezisë.
“Jam i befasuar. Një numër kaq të madh adhuruesish nuk mund të gjesh në ndonjë aktivitet të tillë askund në Evropë”, ka thënë fituesi i çmimit më të madh të poezisë në Evropë “Solenzara” dhe botuesi i 44 veprave me poezi, De Tracy. Edhe prozatori, aktualisht ndër më të kërkuarit shqiptarë, Fatos Kongoli, ka folur në superlativ për prezencën e madhe të adhuruesve në sallën solemne të pallatit të kulturës “Asim Vokshi”, ndërsa nuk ka harrur të përmendë edhe lidhjen e tij shpirtërore me Kosovën. Madje, Kongoli e ka treguar edhe një “fshehtësi” të tij, të cilën ka thënë se po e përmend për herë të parë.
“Kur e pata botuar veprën time të dytë, romanin “Ne të tre”, kritikat në Shqipëri ishin aq të shumta dhe akuzat ndaj meje ishin aq të mëdha saqë pata vendosur që më kurrë të mos merrem me shkrime. Por, ajo që më bëri ta ndryshoj këtë vendim, ishte lajmi se e njëjta vepër ishte pritur shumë mirë në Kosovë, ishte shumë e lexuar, e kërkuar dhe e ribotuar tri herë në një afat të shkurtër kohor”, ka treguar ai.
Në orën e madhe letrare, që ka zgjatur më shumë se 3 orë, para adhuruesve, poezitë e tyre i kanë deklamuar 50 poetë nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa sipas organizatorëve numri i atyre që janë paraqitur për deklamim ka qenë rreth 200. Ndërkohë, orës qendrore i ka paraprirë edhe tribuna tradicionale e Mitingut, e cila për temë të sivjetme e ka pasur “Letërsinë në shekullin e pavarësisë”. Në këtë tribunë me kumtesat e tyre janë paraqitur poetët dhe studiuesit Agron Tufa, Besa Myftiu dhe Sali Bashota.
Në kumtesën e tij studiuesi tiranas Tufa ka konstatuar se letërsia shqiptare kohët e veta më të mira i ka pasur në vitet ‘20 dhe ‘30, ndërsa që shkatërrimin më të madh dhe zhdukjen e gjithçkaje të mirë, ajo e ka pasur gjatë 50-vjeçarit të izolimin komunist.
“Në vitet ‘20 dhe ‘30, letërsia ka pasur edhe një infrastrukturë të mirë që i ka ndihmuar të zhvillohet. Asokohe ka pasur një numër të madh të revistave letrare, të cilat fatkeqësisht nuk janë në atë numër edhe në ditët e sotme, kur mundësitë janë shumë më të mëdha”, ka thënë Tufa
Në këtë kontest ka folur edhe studiuesja tjetër, Besa Myftiu, e cila ka përmendur përvojat personale në kohën e komunizimit, konkretisht linçimin dhe internimin që i është bërë babait të saj, shkrimtarit disident Mehmet Myftiu, vetëm e vetëm pse asokohe ka luftuar për fjalën e lirë.
“Ndonëse kam shkruar që nga mosha e re, unë nuk guxova të botoj deri sa ra sistemi, sepse poezitë e mia kishin trishtim, kishin hidhërim në dashuri dhe këto gjëra nuk pranoheshin nga sistemi”, ka thënë Myftiu
Përpos këtyre dy aktiviteteve, gjatë ditës së shtunë janë organizuar edhe tri orë letrare, një në qytetin e Bajram Currit në Shqipëri, një në komunën e Junikut dhe një orë letrare për fëmijë që është mbajtur në Gjakovë.

ME ÇMIMIN E PARË PËR POEZI NË “ORA E POEZISË-2012” NË TROPOJË
Në manifestimin tradicional “ORA E POEZISË 2012” që u mbajt me 12 maj 2012 në Bajram Curr të Shqipërisë e në kuadër të Mitingut të 48-të të Poezisë në Gjakovë, Klubi i Shkrimtarëve dhe i Artistëve të Tropopjës, shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA nga Peja i ndau Çmimin e Parë për poezinë e lexuar në këtë orë letrare.
SA KËNDIM I MIRË
Më ikën muzat
Tani rri vetëm me rërën e detit
Me flladin
Që nuk di se nga vjen
Punë është të këndosh
Kur zëri qëndron nën këmbë
Kur kënga lëkundet në litar
Kur muzat më ikën
Një letër të vjetër
Tek dera e mbyllur
Dikush ma kishte lënë
Shkruaj e shprush në te
Gjeje vetveten nëse mundesh
Merr frymë thellë
Or pus i vargut
Or shpëtimtar i jetës
Or dashnor i dritës
Që pa ty nuk bën
As në tok
As në qiell
As në terr
As në dritë
Çfarë je duke bërë kështu
Çdo ditë duke e ngrënë vetveten
Përherë duke bërë mur për lapidar
Ku e ke atë damarë
Për ta ngulfatur
Ose në gjarpër për ta shndërruar
I cilin helmin e bën ar
Që kafshimin e kthen në përqafim
Dukesh si shqiponjë
E cila krahët i flijon
Për lartësitë e mirësisë
Por
Pus Ti
E pus vargu yt
Sa këndim i mirë
Kurrë nuk kam dëgjuar këngë të tillë
Tash më erdhën muzat
Ndoshta plagët m’i ëmbëlsojnë...
Cikël poetik nga Roland Gjozi
Roland Gjozi ka lindur ne tirane me 29 Korrik 1950. Ka kryer studimet e larta per Gjuhe Letersi Shqipe. Ne moshen 18 vjeçare botoi vellimin e pare poetik "Mozaik" qe u prit mjaft mire nga kritika dhe lexuesi. Ka botuar rreth 20 libra me poezi, tregime, romane etj., si dhe eshte autor i shume skenareve per filma artistik dhe dokumentar. Krijimet me poshte jane shkeputur nga "Buke dhe vere".
Ajo s'e pa
Ajo s'e pa, s'kish si ta vinte re një trëndafil që u tha
Një flutur që mbaroi te maja e këpucës së saj
Të dashurosh, nuk je krejt pa faj.
2000
Miniaturë 1
Të hapa qepallën dhe u futa brenda
Ta mbylla përsëri
Aty ku ka zemër
S'ka përjetësi
2000
Miniaturë 2
T'i mora gishterinjtë dhe i futa në gojë
Një nga një t'i hëngra si bombon
Kësulkuqja është gishti që thotë jo
S'ka më kuptim të mashtrosh
Ujku ka vënë papijon
2000
Delirium
Dhe u shuan njerezit. Dhe humbe ti.
Pastaj u tha toka dhe qielli mbeti bosh
I vetem fill degjoj trishtem
Zemren plot kambana si nje Athos.
Dhe behem Zot dhe lind nje bote
Te mos dashurosh eshte nje arsye e forte
2000
Vegim a siluete
Kur ti me shfaqesh, lumenjte vershojne nga qielli
Dhe qiellin blu e me re shkel si me patina
Vjen pylli ne qytet me njemije gardalina
Dhe shkreterira vjen, ne floke te tundet dielli
S'te njoh, vajze, vegim a siluete, o zoti Krisht, ç'je?
Aty ku ti me shfaqesh, ve kemben, thith ajrin qe me çmend
Si Mikelanxhelo mund te shpik nje Kapele Sikstine te re
Dhe si Prometeu te vjedh e te digjem me zjarrin tend
Nje çast, une e ti, me gishterinj si fitile te ndez, te shkrumboj
S'kam pare te tille Afrodite, qe shket ne duart e mia si argjend
Petkat nje nga nje t'i heq, lakuriq kurmin me puthje ta magjijoj
Ah, sa fort u çmendem, u beme balte e qiell nga dashuria
Pastaj ike ti, ika une, serish kerkoj nje vajze te bukur si ti
Po veç vegim e siluete, qe ç'eshte, askurre s'e di.
2000
ROLAND GJOZA - mjeshtër i fjalës e lirik i spikatur.
Roland Gjoza është mjaft i njohur në rrethet artistike në Tiranë e Prishtinë, nder lexuesit e letërsisë dhe amatoret e filmit. Ai është poet lirik, prozator me një stil të veçantë dhe skenarist filmi. Që në vitet e hershme te gjimnazit ai dallohej për talentin e rallë si poet. Në moshën 18 vjeçare botoi librin e parë“Mozaik”, një vëllim lirik që la mbresa në qarqet letrare të kohës për ndjenjat e holla e të brishta, si dhe imazhet e freskëta poetike që sillte. Pas mbarimit të Fakultetit Gjuhë-Letërsi, u emerua mësues në Pukë. Jeta si mësues në një rreth të vështirë të Veriut të Shqipërisë, ku ashpërsisë së natyrës i shtohej dhe varfëria e tejskajshme e malësorëve, e frymëzuan në krijimin e tregimeve dhe novelave mjaft realiste.
Pas disa vitesh në Veri, kaloi skenarist filmi artistik në Kinostudio, Tiranë, ku do të kishte një veprimtari të gjatë e të frytëshme. Disa nga filmat ku ai është skenarist, janë çmuar në festivalet dhe konkurset kombëtare. Filmi dokumentar “Të zhdukurit” me skenar të R.Gjozes, është nderuar me çmim të parë në Vashington. Eshtë autor i rreth 20 librave të gjinive të ndryshme, romane, tregime e novela dhe poezi. Në vitin 2006 ka botuar e në Tiranë vëllimin poetik “Bukë e verë” dhe në Prishtinë librin me tregime “Nord Mort”.
Proza në librin "Nord Mort" ka plot karaktere, situata e skena befasuese që të futin në një botë sa konkrete, aq surrealiste. Në terë tregimet ka një stil të veçantë dhe modern. Realiteti me fantazine nuk dihen ku fillojnë e ku mbarojnë, ku bashkohen e ku ndahen, ato janë emocionuese e tronditëse e të lenë mbresa të pashlyeshme. Nje tjetër dimension të shfaq poezia në librin"Bukë dhe Vere". Poezia e Roland Gjozes është perjetimi i thellë, shpirti i tij është pasqyra ku reflekton jeta me të tera dritë hijet e veta. Që nga mbresat intime në vite të shkuara kur jeta rridhte e qete deri ne mosdukje, e në vazhdim, në kohën e çmendur ku permbysjet sociale sollën shpërftyrimin e njeriut, koh kur dominoi dhuna, perversiteti dhe ligësitë njerëzore shperthyen duke krijuar panik e kaos. Mjerisht, koha jonë në shumë kuptime u shpërftyrua. Poetët që i përkasin një hapsire e një drite hyjnore, por që në ferrin e të gjalleve quhet mallkim, të shituar nga Zana pra, gjithësesi shpirtin nuk ua shiten djallit e as u ka vdekur kurrë, se fryma krijuese mbijeton, ketë e tregojnë edhe lirikat e thella, perjetimet emocionale e mendimet filosofike që e përshkojnë tej e mbanë librin e Roland Gjozes, ofruar për admiruesit e poezise, si në tryezë Krishti u ofronte dishepujve, “Bukë dhe verë”. Poeti e prozatori Roland Gjoza ka disa vite që jeton familjarisht në Nju Jork.
Kolec Traboini
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...