Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/26

BORËBARDHA ME 35 XHUXHA


RIZA LAHI


Salloni i shkollës “Jeronim de Rada” të kryeqytetit është përplot. Mureve ka piktura fëmijësh, thënie të poetit tonë të madh, lule ngado, gjyshër e gjyshe, nëna e baballarë që janë ulur nëpër karrige e sa të tjerë që rrijnë në këmbë e presin.
Një mikrofon përballë e , ja edhe një magnjetofon poshtë tollumbaceve të fryra me hidrogjen që qëndrojnë…hahahahah…qëndrojnë vetë në tavan dhe bishtat u zgjaten poshtë për të pritur doçkat e kolopuçëve.



IMG_0208.JPG

IMG_0189.JPG
IMG_0211.JPG
.






Me gërma të mëdha letre lexojmë në sfond :” Abetare, abetare/ Sillma diellin në dritare / Rrjedh në këngë plot kumbim/ Gjuhë e lashtë e vëndit tim”.
Sjell nëpër mëndje shkrimtarët për fëmijë. Vallë cili prej tyre I ka shkruar këta vargje që po më duken pafundësiht të bukur tani?
Ata që kanë mësuar që të gjitha germat e abetares dhe kanë festën e saj sot, ja ku rrijnë gati, atje…si xhuxha të vegjël, secili ka në kokë nga një kapele kartoni ku është pikturuar njëra nga germat e alfabetit. Ata presin “komandën” e borbardhës së tyre të lumtur, mësueses së klasës së parë “B”, Matilda Ruçi që shpërndanë anekënd buzëqeshje për prindërit që vijnë ta takojnë, duke bërë çmos të kontrollojë e të mos I tregojë emocionet e saja.
Arkeli, nipi im , ja ku rri serioz e tër solemnitet . Me ata faqet buçko e sytë e kaltër e tër mënd, ai tërheq papushim vëmëndjen e grave e vajzave të lagjes sime; duan ta puthin, por ai nuk I lë. Kur dikush ia puthë më në fund faqen, ai e fshin gjith inat.
Më së fundi….
Grupi i 7-8 vjeçarëve afrohet si një tufë e stërmadhe pëllumbash dhe zënë vënd sipas skenarit që ka përgatitur tash sa ditë “zysh Matilda”.
Ne spketatorët duartokasim të gjithë papushim. Që të gjithë janë veshur si për festë. Asnjëri nga spektatorët gazmorë nuk dallohet të jetë nga ata që merr bukën me listë. Shkaku është se, që të gjithë janë kthyer në këtë moshë të bukur që kalojnë këta filizë të Shqipërisë sonë.
Para se të hyja në këtë kallaballëk të veshur si dasmorë, takova një “prind fëmije”, që më pyeti plot hare, nëse doja unë, të ma sillte axhentën e promovimit të librave për javën që vjen në ….lokal…” O, kështu ia bëj unë. Shkoj në të tëra këta promovimet dhe ha e zhdëpem sapo nis koktei…hahahahah…hë, do të vish ? Eja, të ta jap axhentën…në ata kokteit e librave ku ka të kripura…Hiç, o, mos fol, por edhe po fole, thuaji “pavarësisht se nuk e kam lexuar”…ehuuu, je emër I njohur ti…futi ca furçe , se nuk I ke me para, de…dhe ha e zhdëpesh të kripura…Hë?”
Për sherr , sapo kisha takuar një ditë më parë një pensionist gjith shëndet dhe nga zonat ku vdesin për “një çikë kërm”; një “alidems”. Ai e kishte zgjidhur ndryshe për të shuar nepsin për mish. “ Shikoj nëpër shtylla se kush ka vdekur, dhe vete për ngushëllim. Shkoj edhe në varreza hyj në autobuzin e xhenazesë, ore, ehu, më njohin a s’më njohin, e kush më di? dhe pastajza, shkoj në drekën e mortit e ha mish…Po po vdesim, ore për një çikë kërm…e ku na del pensioni mua e plakës!!!”
Që të dy këta miq të mi kanë qënë dikur në këtë moshë si këta bardhokët shëndeverë, që ua heqin lodhjen, streset, mërzinë prindërve, gjyshërve, kalimtarëve, sikurse bëjnë të njëjtën gjë lulet e parkut në pranverë.
Në tër botën festohet dita e abetares. Në tër botën kënaqen me fëmijët që do të rriten pastaj e do të bëhen…Dikush shef, dikush vartës, dikush pilot, dikush murator, dikush shofer, dikush paqeruajtës…ndnjëri hajdut, terrorist a…Po në këtë moshë ata janë pikërisht ambicia ideale e botës sonë të të rriturve – askush nuk sundon mbi njëritjetrin dhe njohin vetëm një borëbardhë mbi krye, që I don në emër të të gjithë botës së të rriturve që bën gjithëçka që ata të rriten të shëndetëshëm dhe të edukuar.
Sinjali.
Duartrokitje shumë- shumë shumë…Ngado kamera dhe aparate fotografike. Ne kemi ardhur për këtë “kryeshokun “ tonë, Arkelin, katër veta nga shtëpia. Një kamer e madhe televizive sillet ngado. Dirigjentja Matilda, rri pas nje kollone dhe I orienton becat e saj të bukur. Kushedi se sa prova kanë bërë ata. Arkeli im I di që të gjithë tekstet përmendësh; ia thoshte mbrëmë kryemikeshave të tija, Ditës dhe Ledias, që e përmbysin gjithëçka për ‘të, ndërsa e kishin vënë për të recituar.
Nis një këngë. Të lumturuarit e abetares I hapin gojët shumë nga ku duken disa prej tyre që hala nuk iu kanë zëvëndësuar dhëmbët e foshnëjrisë. Bërasin sa kanë zë, se u duket që kënga del më e bukur ashtu. Ashtu bën edhe Arkeli atje, në rreshtin e fundit, të cilin me zi e shikoj edhe unë.
Çdo të jepja këta caste të shihja të filmuar miqtë e klasës sime të parë, Fatmira Bashën, Vehbi Cacanin, Burhan Kurtin, Ndriçim Karakaçin, Besnik Hamzin, Fatmir Veselin, Pranvera Jahjën, Besim Brocin….Atëherë nuk kishte në shtëpi askush aparat fotografik, pa le më kamera….
Një fëmijë po reciton diçka. Ai buçet se ka gërmën “B” në kokë, që na kujton të gjithëve një emër të madh – Bajram Currin….
“Unë jam gërma “DH”…Kam bashkuar në një shkronjë të vetme “D” në e diellit dhe “H” në e hënës”…”Zemra e nonës së vet” bën një grua e thinjur dhe e shëndoshë, me siguri gjyshe, ndërsa kolopuçja hyn mes shokëve për t’I lënë vënd germës tjetër.
“Unë jam gërma “N”, që ma ngatërrojnë me “M” nganjëherë, jo përherë”….Të qeshura dhe aparate që filmojnë. Duartokitje shumë.
Ja gërma “F”, e flamurit tonë. “Sh”, ja dihet, e Shqipërisë. Pooooo…me germën “K” nis Kosova heroike dhe një strofë kushtuar asaj.
Ngado ndjehet dora dhe shpirti I borëbardhës së fshehur pas kollonave dhe plot tension.
Një vjershë që tregon për një fëmijë që është nisur në Kanada dhe u thotë shokëve e shoqeve të vet që ta kujtojnë se, po u ikën nga gjiri I tyre përtej oqeanit. Një e qarë në anën time më këput shpirtin. Është një grua e thyer.
Thuajse të gjithë fëmijët përsërisin me vete e , sigurisht, pa zë, tesktin e shokut apo shoqes së tyre.Duartrokitje dhe shtangie nga demosntrimi virtuoz I nje vajze të kasaj klase. Ajo kërcen një balet klasik nën një muzkë klasike në mënyrë të mahnitëshme. Cdo tv shqiptar do ta kish patur si pajë një të tillë paraqitje si ky I kësaj vajze të vogël që, më pas, Arkeli do të më thoshte me krenari për shoqene kalsës se quhet Klarisa .
Kohë pas kohe magnetofoni jep këngë për fëmijë…Për fat të keq shumë, këngët e festivaleve të fundit për fëmijë asqë duken gjëkundi. Ata nuk e kanë fituar ende dashurinë dhe qytetarinë e këngëve të fëmijërisë sonë a ca të mëvonëshme, që I dijnë të gjithë. Me të cilat ,ja , po rriten edhe fëmijët e nipat tanë.
Më së fundi…pas një gjysëm ore, festa vjen në përfundim.
Fëmijët sullen te spektatorët e spektatorët te ata. Të gjithë këmbëngulin të bëjnë foto me mësuesen e fëmijëve të tyre. Mësuesja e klasës së parë është ajo që I jep drejtim filizave të brezit që vjen. E kush gëzohet më shumë se sa ajo, kur, e thinjur, merr vesh se një kolopuç I saj është bërë shkencëtar, gazetar, poet, politkan, ka fituar aq e kaq çmime sportive? Po ashtu, e kush vuan më shumë se ajo, kur lexon në kronikat e zeza për krime të bërë nga ndonjë ish ferishte që ka kaluar nëpër duart e saja dikur?
Mësuesja e klasës së parë është ajo që ne u kemi lënë në dorë fatet e Shqipërisë që po afron.. është qënia më e dashur, më modeste, më në hije të shoqërisë sonë por…edhe më e lumtura nga të gjithë.
Ajo ka në dorë ….Ja se çfar thënie të mrekulleushme filozofike ka lënë profeti I myslimanëve Muhameti: “ Ka diçka më të shënjtë se sa gjaku I “Shehitëve”…Është boja e shkrimit e fëmijëve të klasës së parë”




.

NJOFTIM NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS



Kryesia e LSHK-së ka vendosur që në sesionin shkencor “Letërsia shqiptare dhe 100-vjetori i Pavarësisë” të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet në Prizren më 9 e 10 qershor 2012, të paraqiten këto kumtesa:


1. Alisa Velaj, Konfigurimi i Atdheut në poezinë bashkëkohore arbëreshe
2. Behar Gjoka, Pavarësia si ideal i projektuar në letërsinë e Rilindjes
3. Dr. Arben Hoxha, Pavarësia, norma estetike dhe identiteti letrar
4. Dr. Sadri Fetiu, Ismail Qemali dhe Pavarësia në letërsinë popullore
5. Feride Papleka, Rileximi dhe koha e shkrimit
6. Helena Grillo, Kontributi i Fatos Arapit në studimet mbarëkombëtare
7. Meri Lalaj, Lasgushi dhe Kosova
8. Mr. Kadri Rexha, Sintezë e tragjedisë kombëtare shqiptare
9. Mr. sc. Bedri Zyberaj, Tri himne – Një flamur
10. Prof. dr. Adem Zejnullahu, Këngët për mbrojtjen e Pavarësisë së Shqipërisë
11. Prof. dr. Besim Rexhaj, Letërsia përballë sfidës së integrimit shpirtëror kombëtar
12. Prof. dr. Edlira Mantho – Manjola Sulaj, Gjirokastra e festivaleve
13. Prof. dr. Emin Kabashi, Letërsia moderne shqipe dhe mungesa e shtetit
14. Prof. dr. Hamit Xhaferi, Poezia shqiptare nëpër kohë brenda njëqindvjetorit të Pavarësisë


Prishtinë,më 24.5.2012                                                  Kryetari
                                                                  Adem Demaçi                  



2012/05/25

Ismail Kadare:Nuk është letërsia ajo që mund të ndreqë problemet e kësaj bote...


description

“Nuk është letërsia ajo që mund të ndreqë problemet e kësaj bote; letërsia mund ta pretendonte këtë gjë, por me këtë kusht ajo s’do ish më letërsi”, thotë pak a shumë Ismail Kadare qysh në fillim të intervistës që i kanë marrë gazetarët serbë të revistës NIN, transmeton respublica.al. Kadare veçon si 100 për qind ballkanikë vetëm tre popuj, grekët, shqiptarët, sllavët. Kadare thotë se asnjë nga këta popuj nuk mund shkulet prej gadishullit. E këtu, gjen rast të përmendë të vetmen “doktrinë në Ballkan, një draft të vitit 1938, që kërkon haptas dëbimin e njërit prej këtyre tre popujve prej gadishullit. Ky draft është shkruar prej një akademiku të njohur me emrin Vasa Çubriloviq dhe titullohet Dëbimi i Shqiptarëve”. Kadare evidenton faktin që kjo doktrinë, ashtu si dhe ajo që u bë mbi shqiptarët e Kosovës më 1999, nuk është dënuar nga serbët. “Në qoftë se do të zbulohej një doktrinë e ngjashme në vendin tim, në Shqipëri, do të pranoja publikisht jo vetëm turpin për mosdënimin e saj, por edhe turpin për vonesën e dënimit”, Kosova banohet nga shumicë shqiptare, rrjedhimisht, në të gjitha kuptimet ajo konsiderohet në radhë të parë shqiptare”, shprehet ndër të tjera shkrimtari shqiptar.

Unë e njoha gjeneral Gjeladin Gashin-Plakun në luftë...dhe paqë....

Nga Flori Bruqi


Bushat-Kosovë,25 maj 2012.-









Xheladin Gashi u lind më 25.05.1946 në fshatin Bushat (ish-Komoran). Shkollën fillore e kreu në Bushat, për të vazhduar më pas në Shkollën Normale në Prishtinë, të cilën e përfundoi më 1968 dhe për të mos u ndalë me kaq dhe vazhduar me Shkollën e Lartë, drejtimi Kimi-Biologji në Shkup, të cilën e përfundoi në vitet ‘72/73. Fillimisht punën e vet e filloi arsimtar e më pas drejtor në shkollën fillore në fshatin Nikaj (ish-Nekoc), për të vazhduar më pas arsimtar i lëndës biologji në Bushat. Rreth viteve ‘90-ta rrethanat e reja politike kërkonin angazhime të reja. 




Me veprimtarinë dhe angazhimin e tij u bë sinonim i luftës çlirimtare, i cili ishte ndër organizatorët e parë dhe drejtuesit e UÇK-së, ishte bashkënënshkrues i themelimit të UÇK-së bashkë me shokët: Azem Syla, Xhavit Haliti dhe Nait Hasani. Ishte anëtar i Shtabit Qendror të UÇK-së, i cili zhvilloi aktivitete më tutje në strukturimin dhe zgjerimin e UÇK-së anekënd Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Nait Hasanin, Rexhep Selimin, Zahir Pajazitin, Sokol Bashotën, Lah Ibrahimin dhe shokët tjerë. Gjatë luftës ishte komandant i Zonës së Veriut të UÇK-së, në Qeverinë e Përkohshme ishte zv/ministër i Rendit, pas zgjedhjeve të para të pushtetit lokal ishte nënkryetar i KK të Drenasit, dhe në fund udhëheqës i Shoqatës “Miqtë e TMK-së”.



Gjeneral Xheladin Gashi-Komandant Plakut, vdiq pas një sëmundje të rëndë më 21 mars 2005.


Sa herë që vjen pranvera na kujton shumë ngjarje të rënda, të madhërishme, kthesa të mëdha për fatin e Kosovës dhe në mënyrë të pamohueshme shkatërrimin e ish Jugosllavisë nga demonstratat e fuqishme shqiptare që tunden themelet e asaj kreatore përfundimisht.


Kjo Jugosllavi nuk u ribë më ngase më në fund e vrau edhe me pushkë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ndër ato shumë pushkë, pa dyshim ishte edhe pushka e gjeneral Xheladin Gashit - Plaku.


Zonat Operative të UÇK-së në raportet informuese të SHBA-ve

Xheladin Gashi, u lind në vitin 1946 në Bushat, ku e kreu shkollën fillore, për të vazhduar drejt shtigjeve të diturisë në Prishtinë dhe në Shkup ku edhe diplomoi.

Edhepse punoi si drejtor shkolle dhe arsimtar, veprimtarinë ilegale e filloi qysh në vitet e shtatëdhjeta, në bashkpunim me Azem Sylën. Në vitet e nëntëdhjeta, me ndryshimin e rrethanave politike, Plaku ishte i bindur se duhej të kërkoheshin metoda të tjera për çlirimin kombëtar. Së bashku me Xhavit Halitin, Azem Sylën dhe Nait Hasanin, Plaku do të ishte bashknënshkrues i themelimit të UÇK-së, e gjithashtu edhe antar i Shtabit të Përgjithshëm.



Edhepse në mesin e djemve të rinjë në moshë siç ishin Nait Hasani, Zahir Pajaziti, Sokol Bashota, Rexhep Selimi, Bislim Zogaj e të tjerë, ai ishte më energjiku dhe më i palodhshmi në shtrirjen, organizimin, masovizimin dhe forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Plaku shoqëroi dhe luftoi krahpërkrah dëshmorëve dhe heronjëve të kombit shqiptarë, Adem e Hamzë Jasharit, Zahir Pajazitit, Mujë Krasniqit e shumë dëshmorëve të tjerë.



Plaku ishte bashkluftëtar i Hashim Thaqit e Kadri Veselit, Musë e Sahit Jasharit, Haki Drenicës e shumë luftëtarëve të lirisë, rradha e të cilëve është e gjatë që të përmenden. Si komandant i logjistikës në Tropojë, armatosi me pushkë e me moral luftëtarët nga të gjitha anët e Kosovës, e këtë praktikë e vazhdoi edhe pas luftës, ku u vendos në krye të Miqëve të TMK-së, organizatë që i mbështet tri shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës.


Gjeneral Xheladin Gashi nuk punoi kurrë për vetveten, por vetëm për çështjen e përgjithshmë. Gjenerali nuk e priti pranverën, por ai e solli atë, punoi e luftoi për ne.


Gjenerali i UÇK-së, Xheladin Gashi ishte strumbullari i logjistikës së UÇK-së, ishte furnizuesi dhe shpërndarësi kryesor i armatimit për ushtarët e UÇK-së, ishte mbështetësi kryesor i çdo ushtari që shkonte për t’u armatosur. Me përfundimin e luftës, i pangopur me angazhimet dhe veprimet për Kosovën vazhdoi në sendërtimin e institucioneve të pasluftës.



“Xheladin Gashi-Komandant Plaku mbi interesant personale vuri interesin kombëtar e shtetëror, pasi që ai një jetë të tërë mendojë, jetojë dhe veprojë për të mirën e Kosovës.

description

Kurse, kur e shpalosëm bustin e komandant Plakut kuptojmë edhe më mirë përmasat e personalitetit të Xheladin Gashit dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës”, ka thënë Kryeministri i Kosovës dhe bashkëluftëtar i komandant Plakut, Hashim Thaçi, me rastin e zbulimit të bustit të njërit ndër themeluesit e UÇK-së, Xheladin Gashi-Komandant Plaku në oborrin e Shkollës Fillore në Komoran.

"Unë sot jam profesor universiteti. Duke qenë i tillë, kam fatin të takojë mjaft prej nxënësve të Xheladin Gashit. Të gjithë ata thonë se Xheladin Gashin e kemi pasur mësues historie dhe pastaj shtojnë, realisht ishte profesor biologjie por historinë kombëtare e kemi mësuar prej tij.



HOMAZHE ME RASTIN  E 7 VJETORIT -PRANË VARRIT TË KOMANDANT PLAKUT

Besojë që mjafton kjo për të kuptuar se në çdo kohë nuk bënte vetëm një punë por njëkohësisht bënte shumë punë njëherësh. Unë e njoha Plakun në luftë, sepse ai ishte njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë Gjeneral Kudusi Lama.


Plaku jetoi dhe veproi pa shikuar mbrapa, ai rrugëtoi vetëm drejt, ai nuk u ankua kurrë nga hallet e jetës, atë nuk e mundi kurrë lakmia për pushtet, as smirëzia kundër të tjerëve.

2012/05/24

PUBLICISTI SHQIPTAR MAXHUNI SMAJLI ECË E NUK NDALET…



Kohë më parë, pikërisht me 24 mars 1999 në ditën e fillimit të bombardimeve nga aleanca e NATO-s, kundër caqeve serbe, publicisti e veprimtari mërgimtar Maxhun Smajli, në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për shtetet përëndimore, qe i kthyen shpresën e lirisë, shqiptarëve të Kosovës, ka ndërmarrë marshin më të pazakontë, për të ecur këmbë nga Fulda e Gjermania deri në Kosharen e Kosovës. Rruga e tij, siç është bërë e ditur, do të zgjasë aq sa edhe bombardimet e NATO-s, 78 ditë

Në ditën e 23 të ecjes së tij gjendet në Bolzano të Italisë, në kilometrin e 650, pasi ka kaluar Gjermaninë, permesë qyteteve; Wertheim, Haidenheim, Miendenheim, Krumbah etj, si dhe Austrinë nëpër qytetet kah e dërgoi marshuta e tij si; Reutte, Inst, Langbeck, Nauders e Schönweis, ku kaloi vargmalet e Alpeve në Tirolin e jugut, në një lartësi mbidetare prej 1740 deri 2370 metra, për të arritur në Merano e Bolzano të Italisë.


Akti i tij ka bërë jehonë anë e mbanë ku jetojnë shqiptaret, por nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga të huajt e sidomos nga shtetasit gjerman, ku u viztua dhe u xhirua në rrugëtimin e tij edhe nga Helmut Rupert i televizionit HR3. Ndërkaq numri i shqiptarëve mërgimtarë që po e vizitojnë, në grupe e vec e vec protoganistin e këtij marshi, është i madh. Ata po udhëtojnë me kilometra të tëra, për ta takuar njeriun që ka maxhepsur me aktin e tij dhe është bërë një element identifikues dhe i dashur për të gjithë. Vizitat që po i bëhen për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo, Maxhunit i kanë shtuar forcën morale për të përballuar përkushtimin e tij me sukses. Gjendja e tij e mirë shëndetsore dhe moti i mirë që po mbretëron, po mundësojnë që në përpikëri të realizohen parashikimet e Maxhunit. Kilometrat e rrugës së tij të kaluar ( saktesishte 650 ), e kanë quar atë deri në Bolzano të Italisë.

Në pjesën e rrugëtimit të deritashëm, ai është vizituar dhe përkrahur nga një numër veprimtarësh si ; Ragip Prapashtica, Halim Arifaj, Shaban Mehana, Tefik Jaha, Durim e Egzona Mulliqi,Daut Rexhaj,Alina Rexhaj, Besim Prekazi etj, të cilët për këtë ultramaratonistë shqiptar të ecjes, kishin sjellur edhe ca ushqime nga kuzhina shqiptare si dhurata modeste e befasuese për te. Në Itali ai u prit nga një grup bashkëatdhetarësh, ( 35 mërgimtarë), që kishin dalur në rrugë për ta pritur dhe përgëzuar.

Në kilometrin e 137 në Itali, ai u prit edhe nga anëtarët e Shoqates Kulturore ” Kosova ” të Bolzanos, të drejtuar nga Mr. Linda Përlaska si dhe nga gazetarë italian të gazetës Alto Adige, të cilët publikuan një reportazhë me titull ” Marshi i shqiptarit që falënderon, kalon nëpër Merano “. Një pritje është organizuar edhe nga kolonia shqiptare në qytetin Laives ku bashkshortët Osman Opre nga Dibra e madhe dhe Selvete Shala, nga Mitrovica, në lokalin e tyre hotelier, u kanë krijuar mundësinë bashkëkombasve tanë për ta takuar, pritur e përgëzuar e, edhe përqafuar me emocione, protoganistin e këtij marshi.

Ndërkaq numri i atyre që vazhdojnë ta përgëzojnë për këte marsh është shumë i madh, ku nuk mungojnë thirrjet telefonike as edhe nga SHBA-të e shtetet tjera të Evropes si nga Belgjika, Italia, Austria etj., si dhe nga Kosova.

Maxhun Smajli në hapërimin e tij drejtë Kosovës, vazhdon me homazhin e tij në ecje, duke kujtuar të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët të cilët nëpër histori, ishin nisur në rrugën e kthimit- drejt vendlindjeve të veta, si: nizamët e Jemenit të largët, vullnetarët e Spanjes, apo edhe robët e luftës së parë e të dytë botërore të cilët kurrë nuk arritën në shtëpitë e tyre, duke i lënë eshtrat rrugëve të botës, pa një shenjë a gurë varri.

Dashuria ndaj atdheut e manifestuar në këtë mënyrë të vecantë është edhe një senzibilizim për të gjithë ata shqiptarë, që lufta e fundit i detyroi të marrin botën në sy, me mallin e pashuar për Kosovën.

Maxhun Smajli, i cili ishte edhe reporter i luftës për lirinë e Kosovës, nuk harron që të falënderojë të gjithë ata që e mbështetën e ishin në përcjelljen e tij, në mesin e të cilëve poetë, publicistë, gazetarë e veprimtarë të mërgatës shqiptare: Anton Kolajn, Hasan Qyqallen, Pal Sokolin, Qazim Bajgoraliun, Gjergj Muqajn, Muharrem A. Gashin, , Shaip Ademin, Martin Cunin, Lena Muqajn, Daut Rexhajn, Idriz Hasanajn, Ramadan Deskun etj, si dhe nxënësit e shkollave shqipe, të cilët me recitimet e tyre, krijuan krenari dhe emocione përmallimi te të pranishmit. Mirënjohje të thella ai shprehë edhe për mjetet e informimit, vecanërishtë për gazetën ” Bota sot ” dhe TV Diasporën të cilat kan informuar gjithanshëm për këtë ndërmarrje unike të mërgates shqiptare, jo vetëm në Gjermani.






Maxhun Smajli është publicist. Eshtë shqiptari i parë në historinë tonë, cili i ka dhënë vetes një detyrë madhore kombëtare, liridashëse dhe të mundimshme me plot sakrifica. Maxhun Smajli ka nisur që prej 24 marsit 2012 marshin e tij 78 ditor për të përkujtuar dhe nderuar luftën çlirimtare në Kosovë e bë veçanti kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin e saj. Marshin ai e ka titulluar si ” Marshi i mërgimtarit” dhe e nisi ditën kur avionët luftarakë të NATO-s filluan sulmin kundër ushtrisë dhe policisë vrastare të Serbisë. Ky rrugëtim zgjatë 78 ditë aq sa kanë zgjatur bombardimet kundër Serbisë, pra ditën e çlirimit të Kosovës më datën 12 qershor 2012- do të arrijë në vendin e caktuar, në Koshare, aty ku u zhvillua beteja më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesve dhe sunduesve serbë në Kosovë, kundër ushtrisë, policisë dhe paramiltarëve të Serbisë.
Ky burrë liridashës i madh e burrë i guximshëm, për nder të çlirimit të Kosovës më 12 qershor 1999- e në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë, vazhdon udhëtimin e tij në këmbë në trajektoren prej 1900 km, nga qytetiFlieden i Gjermanisë deri tek varrezat e heronjëve dhe dëshmorëve të kombit në Koshare të Kosovës. Më 12 qershor ai do të jetë në vendin ku prehen heronjtë e Kosovës, ata që i dhanë atdheut e kombit gjënë më të shtrenjë të tyre, jetën dhe gjakun.
Për shkak të mos sigurisë së kalimiit nepër teritoret sllave, Maxhuni ka zgjedhur një intenerar tjetër të udhëtimit drejt Koshares në Kosovë. Ai ka filluar udhëtimin në rrugën nga Gjermania nepër Austri e Itali, duke kaluar detin Adriatik me anije Bari-Durrës. Nga Durrësi vazhdon marshin në drejtim të Kosovës për 260 km.

Kam pasur rastin të dëgjoj e të lexoj për marshe të natyrave tjera, ka njerëz që kanë shëtitur boten në këmbë. Para qindra vitesh kanë udhëtuar besimtar myslimanë dhe grupe pelegrinësh shqiptarë e të tjerë, me muaj kush e di sa mijëra kilometra në drejtim të Arabisë Saudite për Mekë dhe Medine, por këto udhtime kanë pasur karakter tjetër.



Maxhuni pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë emigroi në Gjermani. Ndërkohë si para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, edhe si mërgimtar, ai vazhdimisht është angazhuar të merret me aktivitete e punë konkrete në dobi të së mirës dhe interesit mbarëshqiptar. Për herë të parë e kam njohur përmes linjës së telefonit mobil, në mars 2007-tës. Ai më mori në telefon dhe m’u prezantua:

- Jam Maxhun Smajli, më thotë ai.

- Po Maxhun, i them, ju njoh dhe ju më 2004-ën ma keni dhuruar librin tuaj “Lufta dhe dilemat shqiptare”. Maxhuni më tregon se ka lexuar shkrime të mia, si dhe për promovimin e librit tim…
I them se në prill do e ndërroj banesën dhe se kam disa mijëra ekzemplarë të gazetave në gjuhën shqipe nga vitet 1990-ta e deri më sot i kam ruajtur të gjthë numrat e gazetës “Rilindj”, “Bota sot” etj. Dhe se në banesën e re nuk kam vend ku i lë.

- Gazetat e vjetra shiten 10 deri 20 cent, më thotë Maxhuni, dhe do vi ti mar… Kam një Bibliotek kombëtare-shkollore si arshivë në Kosovë dhe dëshiroj të kam sa më shumë materiale libra, gazeta etj. Jo i them, unë nuk ti shes, por do ua fali të gjitha. Maxhuni pas pak ditësh erdhi dhe i mori gazetat.
Me këtë rast në shtëpinë time patëm biseduar shumë në lidhje me luftën dhe dilemat rreth saj. Nga Mxhuni, si reporter i njohur gjatë luftës, pa dyshim që secili ka çfarë të mësojë. Sidomos për luftën, gjenocidin dhe spastrimin shqiptarëve të Kosovës nga forcat shoviniste të okupatorit serbo-sllav.



Diku në fillim të masit 2012-të z.Maxhun më bëri një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë parapërgatitore të marshit të tij, ku për shokë, miq e dashamirë kishte organizuar një takim, koktej… Për shkaqe shëndetësore nuk pata mundësinë të jem dhe unë pjesë e atij organizimi përcjellës, ceremonial “Marshi i mërgimtarit”.
Përmes telefonit fola dy herë me zotin Maxhun. Biseduam gjatë. Më interesonte ta pyesja për përgatitjen e tij shpirtërore, fizike, morale… I tashë se për këtë rrugëtim kaq të gjatë duhët bukur një përgatitje.

- Jam përgatitur dhe furnizuar me shumëçka që më nevojitet për rrugë, shton Maxhuni. Kam lexuar e biseduar me njerëz gjermanë që kanë përvoj udhëtimesh këmbësore…, si veshja me rroba të lehta udhëtimi, me mjete për shënime, filmime e incizime gjatë udhëtimit. Si p.sh. vendet malore, rrugë, objekte e njerëz me të cilët do kam rastin të takohem e bisedoj gjatë udhtimit…

- Pse e keni zgjedhur Kosharen si vendin e parë që dëshroni ta vizitoni, e pyeta unë?
- Sepse aty është thyer kufiri shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë, i betonuar dhe ndaluar 100 vjet nga okupatori serbo – sllav, duke mos na lejuar ta vizitojmë njeri tjetrin edhe pse jemi vëllezër nga gjuha e gjaku dhe në trojet tona. Në Koshare është bërë beteja më e madhe dhe aty kanë rënë dëshmorë luftëtarë nga të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, bile edhe nga vullnetarë të huaj. Kjo është arsyeja.

- A të kanë kontaktuar ndokush nga ministritë e Qeverisë së Kosovës? – e pyes.

- Jo deri më tani askush, më përgjigjet Maxhuni..
- Ku të arrini në Koshare a do ju presin ndokush nga autoritete e pushtetarëve?
- Nuk e di, miq e shokë të luftës e paqës sigurisht se po, besoj që edhe zyrtarë të Komunës së Junikut, por gjithçka mbetët ta shohim.



Më 20.04.2012-të Maxhunin e mar në telefon dhe e pyes nëse asht lodhur, e ku gjendet tash. Ai më tregon se është në Trento të Italisë duke udhtuar në drejtim të Veronas. Ai kishte bërë atë deri aso kohe 28 ditë udhëtim dhe llogariste kohën kur do të mbërrinte në Koshare. Duheshin edhe 50 ditë të tjeramë kan mbetur edhe 50 ditë tjera shton Ai.

Nga sa kilometra udhëtonë në ditë?, vijova ta pyes.
Nga 27 km udhëtim në ditë i kam bër deri më tani…
Më pas e pyes së si jeni pritur nga njerëzit që i keni takuar gjatë rrugës…?
Është shumë interesante, më thotë Maxhuni, sa njerëz të mirë ka kjo botë, cilët të marrin me fjetë në shtëpitë e tyre, të shërbejnë të hash e të pish, e nëse nuk kanë vend, të ndihmojnë për mes kishave e tjera për të bërë konak. Janë të interesuar ta dinë kush jam, ku shkoj dhe për çfar e bëjë këtë…? Kur u shpjegoj se jam shqiptar nga Kosova dhe këtë e bëjë për çlirimin e vendit tim…disa nga ata më japin kurajo, guxim më përgëzojnë dhe më mbështetin moralisht…Disa edhe më pyesin për gjendjen momentale në Kosovë, etj.
Disa thonë, kemi dëgjuar dhe parë përmes ekraneve televizive luftën në Kosovë, por tani pak dim për Kosovën…




Më 17 maj 2012 e marr përsëri në telefon dhe e pyes:

Ku je o Maxhun Smajli., si je me shëndet dhe si e keni kaluar?
Jam në Trenitapoli të Italisë. Kam kaluar për nja 50 km Fogjia, jam duke udhtuar në drejtim të Bari-t. Sot është dita e 55-të e marshit tim, kam bërë 1510 km, më kanë mbetur edhe 4 ditë udhëtimi nepër Itali, dhe pastaj do i them “Arividerci Italia” Lamtumirë Itali.
Me shëndet jam mirë, por bukur moti kam një dhimbje të gjishtit të vogël të kambës së djathët, dhe qe 3 ditë një ndezje-dhimbje në gjunin e kambës së majtë, po i mjekoj vetë duke i ngjeshur dhe lyer me do kremë… Megjithatë besoj se do më punoj shëndeti dhe fati. Nëse jam shëndosh e mirë me datën 22 maj 2012 do të jam në Durrsë, Shqipëri.
Po a merziten familja e juaj? Çka thonë kur flisni me ta?
Po për çdo ditë më thërrasin shokë e miq, sidomos familja ime, djali Agoni, i cili ka lindur me 10 gusht 1998 në luftë në rajonin e Mitrovicës, atëherë kur ashpër luftohej në Junik…
Agoni më përcjell me internet kur ka kohë dhe më tregon ku gjendëm, për rrugën, vendet malore, objektet si restauronte, kisha etj. Jo vetëm djali e familja ime, por edhe miq e shokë më ndihmojnë moralisht. Disa që as nuk i njoh, por që kanë dëgjuar për marshin tim dalin diku e më presin në rrugë, më japin ngapak para, karta telefonike për celulularin tim … Ka edhe nga ata që më kanë intervistuar gjatë udhëtimit… Dhe kjo mua më bënë kureshtar e më jep forcë të ndjehem mirë.
Maxhunit i dëshirova shëndet të mirë dhe rrugë të mbarë, duke i premtuar se përsëri do dëgjohemi përmes telefonit celular…
Më 23 maj në ora19.00 Maxhunin përsëri e marr në telefon dhe e pyes ku gjendët tash. Më tregon se është në tokën shqiptare, në Derven afër Fushë Krujës dhe se sot ka udhtuar vetëm 14 km. Jam ndaluar e mikpritur nga njerëzit-vëllazërit e mi, ashtu si e ka zakon shqiptari me kafe e raki, këtu momentalisht me mua janë duke më shoqëruar i moshuari Lekë Gjokeja dhe dy të rinj Albor dhe Kastriot Gjokeja. Sonte do jam në familjen e Jak Gjokejës.
Po mjetet e informimit… Më ka intervistuar TV-Top Channel, më thotë ai.
Ky është Maxhun Smajli, të cilin më 12 qershor e pret Kosharja, e pret Kosova, dhe me ç’rast ne shqiptarët kujtojmë ato ditë të lavdishme, kur bota e qytetëruar, Amerika dhe Europa, u gjedën krah nesh, duke na dhënë ndihmën e nevojshme që të jemi të lirë në trojet tona.



Pjesë nga libri i Maxhun SMAJLIT
 LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE
Një libër original, ku  autori as nuk mallkon as nuk falë




Në emër të Zotit, të popullit dhe të dëshmorëve të tij po e shfletoj bllokun tim të shënimeve, të regjistruar në luftën e fundit të Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998/1999, faqet e të cilit janë të mbushura me qindra ngjarje të ndryshme, sa tragjike e të dhembshme, aq heroike e krenare. Pa dyshim janë ngjarje këto të një periudhe të bujshme dhe dramatike për popullin e Kosovës, që me dimensionet e tyre të shumanëshme, prekin thellë shpirtërat e njerëzve, jo vetëm te periudhës 
në spikamë. 
 A u t o r i
  
Me fjalët e sipërme e nisë shfletimin e ditarit të luftës gazetari Maxhun Smajli për ta shkruar librin “LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE”. Për lexuesit e faqes www.trepca.net, me dijen e autorit, zgjodhëm pak faqe nga 239 sa ka libri, të ilustruara me mëse 130 fotografi dhe tituj gazetash të asaj kohe. Faqet që kemi zgjedhur janë krejt të ordinere siç janë edhe fotografitë.
Reporteri i luftës Maxhun Smajli në çdo faqe ka pasqyruar heroizmin real të  luftëtarëve të UÇK-së në zona të ndryshme të luftës, si në Drenicë, Dukagjin etj. Heronjtë e tij janë të rendomtë, pa zbukurime dhe epitete. Ata as nuk janë “dragoj as zana që fluturojnë nga kodra në kodër” për ta çliruar Kosovën nga serbi. Ja sesi shprehet në mënyrën më të thjeshtë për të treguar heroizmin aq të madh që antarët e familjes së Shaban Jashari treguan gjatë luftës së 5, 6 dhe 7 marsit: Në rrënojat e shtëpisë kishte mbetur e vrarë heroina, nënë Salë H. Jashari (57), e cila kishte luftuar deri në momentin e fundit. Se ajo kishte vrarë shumë police serbë dëshmon kufoma e një polici serb, të cilin e kishin harruar policia, e i cili ishte vrarë nga pozicioni i nënë Salës” (faqe 63).
Autori Salë H. Jasharin e quan “nënë” sepse e di për nënë, sepse e don për nënë. Me heroizmin e saj, ajo edhe është nënë e gjithë Kosovës, që në moshë të shtyer nuk ka luftuar vetëm për famijlen Jashari të Prekazit, por dha shembullin sesi luftohet për Kosovën. 
Me riprodhimin e shkrimeve të kohës në libër dhe shoqërimin e tyre me fotografi origjinale, autor u kumton lexuesëve se ai qysh atëherë ka guxuar t’ia bëj gjyqin forcave serbe para opinionit botëror, duke i demaskuar për dhunën që këta kanë ushtruar ndaj civilëve shqiptarë të pafajshëm. Forcave serbe të rregullta, në këto punë të pista dhe makabre, u ndihmonin edhe paramilitarët dhe civilët serbë të cilët me parulla të ndryshme i porosisin shqipatarët: “Nëse lëvizni, natën do t’u vrasim të gjithëve” (faqe 40). “ Bebja e vdekur, për shkak të pasigurisë, varroset natën” (faqe 70)
Por, Maxhuen Smajli nuk ka treguar as më të voglën mëshirë as ndaj ushtarëve bastardë të UÇK-së që kishin marrë pushkën për të nxjerrë ndonjë gjak të vjetër apo për tu pasuruar duke maltretuar dhe rrahur shqiptarët në stilin e serbëve. Këtë tip të ushtarit bastard të UÇK-së e personifikon Pjetër Ukaj, i njohur me nofkën “Ujku”. “Ujku” në shtabin e Jabllanicës së Gjakovës provokon, kërcënon, keqtrajton dhe dhunon shqiptarë të pafajshëm njësoj sikur serbët. Ja si i  paraqet autori i këtij libri sjelljet e “Ujkut”:   Ky filloi të më provokojë […] duke i thënë një ushtari që ishte në këmbë përballë tij, prapa meje: "A ta çojmë atje?". Pastaj e vari shufrën e gomës në një varëse në uniformën e tij dhe e nxori një thikë të ndryshkur, apo të papastruar nga gjaku… Të njejtit ushtar i thoshte: “A t’ia bëjmë sikur atij tjetrit”
Apo edhe më keq: …Pasi hymë brenda dyerve të oborrit, në një plevicë në shtylla betoni, Ujku kishte qenë duke e rrahur një person rreth të 40-tave, ... derisa e keqtrajtonte pa mëshirë, shikimin e mbante tek unë. Sikur donte të më thoshte se kështu do ta përjetosh edhe ti një dite. (faqe 91).
E çfarë ka përjetuar reporteri i luftës Maxhun Smajli, nga gjakatarët serbë që e kanë   arrestimeve 18 herë dhe peripecit që ka pasur gjatë luftës si gazetar lexuesi do ta zbulojë vetëm kur ta lexojë librin e tij  “LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE” .
Autori nuk mallkon as kolaboracionistët shqiptarë të tipit të Ramadan Bales. Ai sikur ia lë Zotit që të lëshojë mallkimin në ta!


Manifestimet letrare me fizionomi të njëjtë



Frrok Kristaj


"Mitingu i poezisë" dhe "Takimet e Gjeçovit" pa dyshim se janë manifestimet më të vjetra letrare në Kosovë. Në Kosovë mbahen dhjetëra manifestime letrare që kanë fizionomi të njëjtë (të gjitha kanë tribunë, orë letrare dhe japin shpërblime), por mungojnë manifestimet shëtitëse, ato bienale dhe manifestimet jubilare e përkujtimore
Në qendra të ndryshme të Kosovës tash e disa decenie me radhë mbahen shumë manifestime letrare. Ato janë edhe të nevojshme, sepse në radhë të parë krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me krijues, por edhe nxisin dhe frymëzojnë brezet e reja për krijimtari, pastaj afirmojnë letërsinë, zgjojnë dashurinë për lexim, recitim e aktrim, si dhe gjatë atyre manifestimeve përkujtohen figura të shquara të krijuesve letrar e të lëmive të tjera.

Monumenti i Atë Shtjefën Gjeçovit në Zym të Hasit


Prijnë "Takimet e Gjeçovit"

Tash për tash në Kosovë mbahen afro 15 manifestime letrare, si "Takimet e Gjeçovit" në Zym të Hasit, "Mitingu i poezisë" në Gjakovë, "Gjurmë të Gjeçovit" në Janjevë, "Takimet e don Mikel Tarabulluzit" në Stubëll, "Takimet e poeteve" në Vushtrri, Sofra poetike "Ymer Elshani" në Gllogovc, Takimet "Hivzi Sylejmani" në Prishtinë, "Azem Shkreli" në Pejë, "Kepi i Shpresës së Mirë - Fahredin Gunga" në Mitrovicë, Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë nëpër Kosovë, "Flaka e Janarit" në Gjilan, "Ditët e Lidhjes" në Prizren, "Kadri Kadriu" në Besianë, Ora e Madhe Letrare në Kastriot, e kështu me radhë.
Padyshim se manifestimi më i vjetër letrar, që mbahet në Kosovë, janë "Takimet e Gjeçovit", të cilat me emërtimin "Në kujtim të Gjeçovit" (kur mori pjesë edhe ministri i arsimit dhe kulturës së Shqipërisë Ernest Koliqi) filloi të mbahet që nga viti 1941 (e u mbajten edhe në vitin 1942 e 1943), kur u ndërprenë për t'ia rifilluar përsëri, por tash me emërtim "Takimet e Gjeçovit" në vitin 1971, e që pandërprerë mbahen deri në ditët e sotme. Në anën tjetër, manifestimi i dytë më i vjetër është edhe "Mitingu i poezisë", i cili mbahet tash e 40 vjet (por ka pasur edhe ndërprerje për shkaqe të ndryshme), pasojnë "Muzgjet e Prizrenit", që pas Luftës Çlirimtare të Kosovës u riemërtuan në "Ditët e Lidhjes" e kështu me radhë.

Valle tek Monumenti i Atë Shtjefën Gjeçovit në Zym të Hasit


Manifestimet letrare me fizionomi të përsëritura

Nëse i analizojmë fizionomitë e këtyre manifestimeve letrare atëherë del se që të gjitha kanë pothuajse fizionomi të njejtë. Themi kështu pasi që të gjitha fillojnë me tribuna letrare, pastaj që të gjitha kanë orë letrare, si dhe në të gjitha jepen shpërblime. Bie fjala, në "Takimet e Gjeçovit" ka tribunë letraro-shkencore, mbahet "Ora e Anton Pashkut" dhe jepet shpërblimi "Atë Shtjefën Gjeçovi" për një të arritur kulturore në nivelin kombëtar, në "Mitingun e poezisë" mbahet tribuna letrare, pastaj disa orë letrare në terren, ora e madhe letrare, jepet shpërbilimi (nga Klubi letrar "Gjon Nikollë Kazazi") për veprën më të suksesshme të botuar në mes dy manifestimeve, si dhe kumtohen emrat e anëtarëve të rinj të sapopranuar në LSHK, në "Takimet e Hivzi Sylejmanit" mbahet tribuna, ora letrare, jepet shpërblimi (pa dallim zhanri) për vepër jetësore "Pjetër Bogdani", si dhe shpërblimi "Hivzi Sulejmani" për vepër më të suksesshme në prozë të botuar në mes dy manifestimeve, pastaj në manifestimin "Sofra poetike - Ymer Elshani" mbahet tribuna, ora letrare, jepet shpërblimi "Sofra", në "Karvanin e shkrimtarëve për fëmijë" mbahen orë letrare dhe në fund tribuna ku edhe jepet çmimi për veprën më të suksesshme të botuar në mes dy manifestimeve, në "Takimet e poeteve" mbahet tribuna, ora letrare dhe jepen shpërblimet për poezitë më të suksesshme të lexuara, në "Takimet e don Mikel Tarabulluzit" mbahet tribuna letrare dhe ajo historiko-gjeografike rajonale, pastaj ora letrare dhe jepet shpërbilimi për poezitë më të suksesshme të lexuara, në "Flakën e Janarit" mbahet tribuna, ora letrare dhe shpërblehen poezitë e lexuara në orë letrare e kështu me radhë, që do të thotë se kjo është përafërsisht edhe fizionomia e manifestimeve të tjera letrare që mbahen në Kosovë.
Nga kjo del se manifestimet letrare që mbahen në Kosovë përafërsisht kanë fizionomi të njejtë, por që kanë përmbajtje dhe emërtim të ndryshëm. Po ashtu, këto manifestime kryesisht organizohen nga klubet letrare, seksionet e LSHK-së, nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, por ka edhe manifestime, siç është ai "Kepi i shpresës së mirë - Fahredin Gunga", që duke i shfrytëzuar njohtësitë organizohet nga njerëzit që punojnë në Ministrinë e Kulturës, përkatësisht manifestimi "Gjurmë të Gjeçovit", që mbahet në Janjevë organizohet nga punonjësit e Drejtoratit të Kulturës së komunës së Lipjanit. Në anën tjetër, manifestimet letrare në Kosovë financohen pothuajse vetëm nga Ministria e Kulturës, përveç "Takimeve të Gjeçovit", që mbahen në Zym, të cilat kryesisht financohen nga zymjanët, por edhe nga Ministria e Kulturës, përkatësisht "Gjurmë të Gjeçovit" që ndihmohen nga Drejtorati komunal i Kulturës së Lipjanit.
Në fakt, këtu edhe qëndron mosseriozoiteti i drejtorateve apo edhe i vet Ministrisë së Kulturës, përkatësisht i LSHK-së, të cilat asnjëherë deri më tash nuk e panë të arsyeshme të mbajnë me organizatorët dhe bartësitë e manifestimeve letrare një debat, ku do të përcaktoheshin në radhë të parë emërtimet e manifestimeve, pastaj edhe fizionomitë dhe përmbajtjet e tyre, në mënyrë që të mos derdhën mjete për gjëra të njejta, por që përmbajtjet dhe fizionomitë e manifestimeve letrare të avancohen dhe të begatohen, e njëherësh edhe të përcaktohen kriteret e financimit (bie fjala nuk është në rregull që manifestimet të financohen vetëm nga Ministria e Kulturës, por shumicën e mjeteve manifestimet duhet t'i sigurojnë nga banorët e vendeve ku mbahen ato, sikurse edhe nga Drejtoratet komunale të kulturës apo edhe nga donatorët tjerë). Po ashtu, manifestimet nuk duhet të organizohen nga institucionet tona të kulturës, por ato duhet të organizohen nga krijuesit letrar, dashamirët e kulturës në vendet ku mbahen manifestimet, kurse duhet të përkrahen dhe mbështeten materialisht nga institucionet e kulturës (qofshin ato komunale apo të Ministrisë së kulturës), por në radhë të parë duhet të mbështeten materialisht nga vendet ku mbahen manifestimet, në mënyrë që të ndihet nevoja e mbajtjes së manifestimeve në vendet ku mbahen ato.



Shpërblimet - çmimet të jenë në funksion të afirmimit

Është e natyrshme që në manifestimet letrare të jepen edhe çmime e shpërblime në mënyrë që të stimulohet, nxitet por edhe të njihet kontributi i krijueseve letrar. Tash për tash nëpër manifestime jepen shpërblime e çmime letrare për vepra më të suksesshme të botuara në mes dy manifestimeve përkatëse, apo për vepra jetësore, por edhe për poezi të lexuara në manifestime, përveç që në "Takimet e Gjeçovit" jepet çmimi për një të arritur në kulturë në nivelin kombëtar, si dhe për interpretim jepet "Unaza e Katit" (lexo: Katarina Josipit). Megjithatë, është e udhës që nëpërmjet shpërblimeve apo çmimeve të ngrisim ura të afirmimit letrar me kombet tjera të Evropës apo të botës. Në fakt, është koha kur në këto mamofestime letrare të inaugurohet shpërblimi apo çmimi i veprës më të suksesshme letrare të botuar në mes dy manifestimeve përkatëse, e cila do të shpërblehej me përkthimin e saj në gjuhë të botës, sepse vetëm kështu do të arrinim afirmimin e veprave më të suksesshme të krijuesve tanë, por edhe të krijimtarisë tonë letrare.

Manifestimet të mos mbahen vetëm sa për t'u mbajtur


Nëse vizitohen manifestimet letrare që mbahen në Kosovë fitohet përshtypja se shumica sosh mbahen vetëm sa për t'u mbajtur. Themi kështu sepse në to, bie fjala, nuk ka kriter se sa lexime të poezive duhet të bëhen, apo duhet të lexojnë të gjithë krijuesit që marrin pjesë (në "Kepi..." lexuan mbi 40 krijues e bile edhe u ftuan edhe krijues që nuk merrnin pjesë). Në "Mitingun e poezisë" në Gjakovë apo edhe në "Takimet e Don Mikelit" në Stubëll ftohen të lexojnë përherë më shumë se 40 sish. Ndërkaq, në "Takimet e Gjeçovit" në Zym pothuaj se asnjëherë nuk kanë lexuar më shumë se 15 poetë. Dhe, si për çudi asnjëri organizator i manifestimeve letrare që mbahen në Kosovë nuk publikon konkurs për t'u paraqitur ata që dëshirojnë të lexojnë e prej tyre të zgjedhen diku 10-15 veta, sepse më shumë lexime kalon në monotoni dhe bie interesimi i pjesëmarrësve për t'i përcjellë krijuesit.
"Takimet e Gjeçovit" më të organizuarat
Hiç "Takimet e Gjeçovit", që përcjellen nga më shumë se tre- katër mijë dashamirë të fjalës artistike (e ndonjë herë edhe më shumë), në manifestimet tjera letrare, që mbahen nëpër Kosovë, gati se përherë më shumë ka krijues se dashamirë të fjalës artistike, përkatësisht pothuaj se askund nuk bëhen më shumë se 30-40 dashamirë të këtyre manifestimeve.
Në fakt, "Takimet e Gjeçovit" dallojnë edhe për shumëçka tjetër. Bie fjala, në ato "Takime...", që mbahen në Zym, që të mos bëhen monotone, përherër kërkohen forma të reja për mbajtjen e manifestimit. Tribuna në Zym tash e sa vjet mbahet në formë të mjuzikëllit artistik, që po zgjon shumë interesim te pjesëmarrësit e manifestimit, pastaj atje përherë manifestimi përcjellet edhe me aktivitete të tjera kulturore (koncerte të muzikës moderne, klasike, balet, rite popullore, valle, folklor, ekspozita të librit, ekspozita figurative apo të kostumografisë vendore, ngritje të amfiteatrit (me afro 1000 vende), ngritje të monumentit të Atë Shtjefën Gjeçovit (afro gjashtë metra i lartë), vizitë varrezave të krijuesëve (Sh. Gjeçovit, L. Palajt, A. Pashkut, K. Josipit, Nënës Tereze (përmendorja në Zym) H. Lekajt e kështu me radhë), por sivjet në Zym në kuadër të "Takimeve..." u hap edhe Muzeu i Zymit, që paraqet aktrakcion për manifestimin dhe interes për kulturën shqiptare në Kosovë e më gjerë. Me format e reja që atje vazhdimisht hulumtohen edhe manifestimi begatohet, për pjesëmarrësit manifestimi po është më interesant, ndaj edhe për çdo vjet në Zym shtohet numri i dashamirëve që e përcjellin këtë manifestim. Në fakt, Zymi duhet t'u shërbej si shembull se si organizohen manifestimet letrare dhe jo vetëm ato.
Të mbahen edhe manifestime të reja
Në shtetet me kulturë të avancuar, që kanë përvojë më të begatshme në organizimin e manifestimeve kulturore, kanë edhe manifestime letrare, por edhe të tjera, shëtitëse, manifestime jubilare, manifestime bienale e manifestime përkujtimore. Mu për këtë është koha e fundit që edhe institucionet dhe asociacionet tona të kulturës të shtrojnë këtë çështje në rend dite, në mënyrë që aty-këtu ndonjërin nga manifestimet tona letrare ta mbajnë një vjet në një qytet e në vjetin tjetër në qytetin tjetër, përkatësisht që ndonjërin nga manifestimet ekzistuese apo të rejat, që nesër shtrohet nevoja për t'u organizuar, të mos mbahen për çdo vjet, por ato të mbahen në çdo dy vjet, përkatësisht në çdo pesë vjet e kështu me radhë.
Po ashtu, është më se e domosdoshme që manifestimet letrare të përcjellen edhe me koncerte të muzikës klasike, me ekspozita të krijimtarisë figurative, të kostumografisë, të etnografisë, të fotografisë e të tjera, në mënyrë që manifestimet letrare të lidhen edhe me fusha të tjera të kulturës. Sidoqoftë, është koha që të mendohet edhe për këto probleme, përkatësisht për ndërtimin e mirëfilltë të fizionomive të manifestimeve letrare, të përmbajtjeve të tyre dhe të begatimit të përmbajtjeve të manifestimeve letrare që mbahen në Kosovë, në trojet etnike shqiptare apo edhe në diasporën shqiptare në botë.

TAKIMET LETRARE AZEM SHKRELI 2012 - 21 maj 2012


TAKIMET LETRARE AZEM SHKRELI 2012 - 21 maj 2012

 Komuna e Pejës-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në partneritet të dendur me krijues dhe asociacione letrare ,  për  të dhjetën herë  radhazi  në Pejë  me dt. 23 dhe 24 maj 2012 shënon Manifestimin  dy ditor “Takimet letrare Azem Shkreli “.
Edicioni i dhjetë i  kësaj ngjarje të madhe letrare do të ofroj risi organizative qoftë në konceptin programor por edhe në aspektin  përmbajtësor.
  


Komuna e Pejës-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në partneritet të dendur me krijues dhe asociacione letrare ,  për  të dhjetën herë  radhazi  në Pejë  me dt. 23 dhe 24 maj 2012 shënon Manifestimin  dy ditor “Takimet letrare Azem Shkreli “.
Edicioni i dhjetë i  kësaj ngjarje të madhe letrare do të ofroj risi organizative qoftë në konceptin programor por edhe në aspektin  përmbajtësor.
Manifestimin e nderojnë  majat e penës shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, si: Ali Podrimja, Visar Zhiti, Basri Qapriqi, Qerim Ujkani, Xajë Nura, Edi Shukriu, Flora Brovina, Akademik Ali Aliu, Akademik Mehmet Kraja, Prof.Dr.Mark Marku, Kriktiku Ramadan Musliu, Ibrahim Berjashi, e shumë shkrimtarë të tjerë.
PROGRAMI
maj 2012

   11:00 -  Orë letrare
                    Promovimi   përmbledhjes ”Rrugës  sё  etnisë”
                    Ndarja e çmimit “Bulëzat” (Shkolla e  ulët të Muzikës-Pejë)
  13:00 -Tribunë Tematike“Kritika letrare sot-mungesa dhe sfidat(salla e Asamblesë komunale - Pejë)
                 -  Referues:
                 - Akademik  Ali Aliu-Prishtinë 
                 - Akademik Mehmet Kraja -Prishtinë
                 - Prof.Dr.Mark Marku-Tiranë
                 - Kritiku Ramadan Musliu
                 - Debat  rreth temës boshte
  16:00 – Vizitë te Ujëvara e Drinit të bardhë 
maj 2012

    12:00 -Manifestimi qendror ( Teatri “ Istref Begolli” -Pejë )
                  - Hapja e Manifestimit “Takimet letrare Azem  Shkreli 2011“  
                  - Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës- dr.Ali Berisha                         
                  - Deklamimi i poezive nga Shkrimtarë të dëshmuar
                  - Program artistik
                  - Ndarja e çmimit “Takimet letrare A. Shkreli  2012“
 17:00 – Vizitë Muzeut Etnologjik-Pejë
 20:00 – Ceremonia pёrmbyllёse e manifestimit (Qendra e qytetit) 

Azem Shkreli

1938 - 1997

Edhe kësaj pranvere trazuese e shqetësuese rikujtojmë fjalëpakun e urtakun që shëmbëllen në ecejaket tona më tej, more

Shkrelët e Tu…..kudo ndodhen.











Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...