2012-06-03

ZAGANJORI, RAST RISOR E VLEROR


image
            Prof. dr. Xhezair Zaganjori



Shkruan: Ramiz LUSHAJ- Drejtor ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike



1.

Vetëm pas 100 vitesh, që nga themeluesi i shtetit modern shqiptar, gjeniu vizionar, Ismail Qemal Bej Vlora (1912-1914) presim të dytin rast rishtar të mundësisë për ardhjen në krye të shtetit të një juristi, prof. dr. Xhezair Zaganjori, tash një dekadë anëtar i Gjykatës Kushtetuese (2003-2012), të cilit politikisht nuk iu dha i fortkërkuari “konsensus” nga e majta opozitare në raundin e parë të votimit të tejkaluar, ndonëse nuk patën argumente ballas e kandidat rival si liderin e tyre historik prof. dr. Fatos Nano, “i vet-shpallur” në këtë garë lobuese e vorbulluese.

Disi befasues ky fakt pasi Zaganjori si personalitet i botës akademike e përvijon traditen presidenciale shqiptare të tre dekadave të fundit të mirëpasjes kryetar shteti me tituj e grada shkencore “prof. dr.” në fusha të ndryshme si Sali Berisha, Rexhep Meidani e Bamir Topi, siç i kanë edhe shtetet e gadishullit ballkanik si Maqedonia prof. i shkencave politike, Greqia e Sllovenia dr. të Drejtës Ndërkombëtare, Turqia dr. i shkencave ekonomike. I pari president me diplomë universitare shqiptare ishte Prof. Dr. Sali Berisha (1992-1997) tue vijnue njëtrajtësisht edhe me të tjetër deri te kandidati i sotëm i maxhorancës, Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, duke mos ndodh si në Serbi që presidenti aktual, çetniku Nikoliç nga një “mbikëqyrës varrezash” arrin e merr master të dyshimtë në një universitet privat, siç pohojnë opozita serbe e gazetat “Blic” e”Kurir” të Serbisë.

Ky konsensus “tryezë apo tezgë”(!) për kandidaturën presidenciale të mazhorancës pritet të arrihet me ujdi politike në Kuvendin e Shqipërisë, që në legjislaturen paraardhëse (2005-2009) kishte 42 deputetë me tituj e grada shkencore (13 prof. dr., 1 prof. asoc. dr., 10 dr., 11 master, 4 kandidat/master e 1 magjistër), kurse në këtë legjislaturën e fundit (2009-2013) ka rritje të numrit të deputetëve me mastër e rënie deri në 9 të prof. dr., po luhamat e nivelit shkencor të Parlamentit nuk duhet të sakrifikojnë politikisht një kryetar të pritshëm shteti si prof. dr. Zaganjori.

2.

20 vjet më para, katër organizma ndërkombëtare me seli në Bruksel, Strasburg e Vjenë, shfaqën befasi teksa në listen me 250 deputetë të Parlamentit të parë shumëpartiak (1991-1992) kqyren se veç 10 prej tyre ishin juristë, biles ndonjëri nënpyeti me kulturë në tel në Kuvendin e Shqipërisë nëse kemi të bëjmë me ndonjë “gabim teknik”. Po jo. Shumica e atij kuvendi përbëhej nga 62 agronomë, 57 inxhinierë, 37 mësues etj. Tevona, në legjislaturen paraardhëse (2005-2009) ky numër arriti në 18 juristë (nga të cilët vetëm 5 prej tyre e kanë të kryer fakultetin direkt, pasi të tjerët e kanë mbaruar atë part-time si shkollë të dytë). Vetëm parlamenti i fundit (2009-2013) i ka prurje 27 juristë e avokatë, çka përkon edhe me përqindjen e disa parlamenteve europiane në vitet e fundit si Bullgaria me 240 deputetë ka 51 juristë e politologë, Gjermania me 650 deputetë ka 115 juristë, Italia me 650 deputetë ka 86 avokatë, ndërkohë që parlamente në Vendet Skandinave, Kongresi Amerikan e Parlamenti Australian kanë 40-55 për qind juristë.

Kjo rritje numrit të juristëve në Parlament duhet të reflektohet edhe te kreu i shtetit, si te kandidatura e Zaganjorit, pasi kjo është edhe një prirje ballkanike, pasi shtete si Sllovenia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi e Kosova i kanë juristë presidentët e tyre.

Për ma tepër prof. dr. Xhezair Zaganjori është lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i së Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane. Kjo po vjen si një kërkesë e kohës për rajonin e Ballkanit: presidenti Papulias i Greqisë dhe D. Turk i Sllovenisë janë doktor të shkencave në të Drejtën Ndërkombëtare (në atë private e atë penale); Josipoviç i Kroacisë – ish pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare Penale, Vujanoviç i Malit të Zi ishte gjykatës e avokat, i angazhuar edhe me të Drejtën Ndërkombëtare. Njejtësisht edhe presidenti i Turqisë, dr. shk. Ekonomike është lector në menaxhimin ndërkombëtar.

Desha të them se tashmë Shqipëria ka tejkaluar edhe rastin e gjeneralit 73 vjeçar Alfred Moisiut, djalë i ish-Komandantit të Luftës Partizane, Gjeneral Spiro Moisiu, u zgjodh President i Republikës (2002-2007), siç ndodhi sivjet në Bosnje-Hercegovinë, ku Bakir Izetbegoviç, djali 55 vjeçar i ish-presidentit legjendar Alija Izetbegoviç, u zgjodh më 10 mars 2012 president i radhës i këtij shteti federal.

Në vendet ballkanike, përveç Serbisë, Rumanisë, Malit të Zi e ndonjë tjetër presidentët kanë qënë edhe pedagog si në rastin e Zaganjorit në tre institucione arsimore (pas)universitare. Njëherash përben rast analog edhe aktivizimi i tij nga organizma ndërkombtare si OSBE, çka vihet re te pjesa më e madhe e presidentëve ballkanik.

Kandidati për president, prof. dr. Xhezair Zaganjori është i vetmi në të gjitha shtetet e Ballkanit që ka shërbyer si diplomat, ambasador i Shqipërisë në Gjermani (1992-1997) çka përben një tregues të veçantë risor e vleror dhe një arsye më shumë për të marrë konsensus sa më të gjërë e një votë plebishitare në raundin e dytë të votimit në Parlament më 4 qershor 2012.

Sokol Demaku : Suedi: Seancë shkencore e krijuesve shqiptarë


imagePjesemarresit














NÊ ÄNGEHOLM TË SUEDISË U MBAJT SEANCA E PARË SHKENCORE E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE, KRIJUESËVE SHQIPTAR NË SUEDI




Në kuadër të planit të punës së kryesisë së SHSHAKSHS aprovuar kohë më parë me rastin e konstituimit të kësaj shoqate është parapa që cdo vitë të mbahen sesione shkencore në të cilat do të prezentohet puna dhe aktivitetit i anëtareve të shoqates në prezentimin dhe publikimin e vlerave të mirëfillta kultutore dhe gjuhësore të bashkëkomabsve tanë në këtë vend të largët verior.
Kështu kësaj radhe fati ishte që në qytetine vogël Ängeholm të Suedisë jugore respektivisht të rrethit Skåne të mbahet ky sesion e ku për tem boshe ishte preszentimi i punës së anëteraeve të shoqates rreth pertgatitjue së librit të parë me titull ”Thesari kombëtar i mëgatës shqiptare në Suedi” botimi i parë kushtuar pavarësisë së republikës së Kosovës.
Lidhur me punëne deritashme në realizimin e projektit të botimit të Thesarit flanëne rasit e mbajti Fetah Bahtiri i cili referoj në poika të shkrutëra mbi ate se deri ku është arritur në këtë drejtim.
Grupet punuese në përpilimin e këtij libri apo si vet ata e quajtën ”Thesar”prezentuan para të pranishmëve punëne e tyre në prezentimin e gjurmëve dhe jetesës së bashkëkomasve tanë në shtetin skanindinav Suedi. Ky libër pritet që së shpejti të dal inga shtypi nën përkujdesjen e SHSHAKSHS dhe ne ndihmën finansiare të biznismenit shiqptar këtu në Suedi halim Hotit.
Nikoqir e këtij sesioni të parë ishte Shoqata kulturore shqiptare ”Nëna Terezë” nga qyteti Ängeholm , ku me këtë rast kryeatri i saj Rrahman Rrahmnai per të pranishmit paraqiti një prezentim të shkurtër të punes dhe kontributit të anëtareve të kësaj shqoate në gjashtë vjetët e punës së sajt ë frytshme në ruajtjen dhe kultivimine kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Suedi.
Në këtë sesion shkencor merrnin pjesë anëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve, admirues të fjalës së shkruar, bashkekombas nga qytete ve të regjionit Skåne, miq suedez të shqiptarëve, Kryetarja e Kryesisë së Komunës Ängeholm Åsa Herbst, e cila edhe pershendeti me disa fjalë këtë sesion dhe shoqatës i deshiroj suksese në të ardhmen dhe se tha se shqiptarët do kenë mbeshtjete e institucioneve të qyteti Ängeholm edhe në të ardhmen në punëne e tyre.
Mysafirë i SHSHAKSH, në këtë sesion shkencor të parin ishte historiani, shkrimtari, publicist dhe gazetari shumevjeqar dikur në të përditshmen Rilindja, Jusuf Buxhovi. Jusuf Buxhovi ishte mysafire i shoqatës së shkrimtyarëve me rastin e prezzntim it të libirti të tij historik ”Historia e Kosovës” në tri pjesë botuar kohë më parë në prishtinë.
Këto ditë doli nga shtypi "Historia e Kosovës" e historianit Jusuf Buxhovi. Libri ka tri vëllime: Antika dhe mesjeta, Perandoria osmane dhe Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë "Faik Konica" nga Prishtina dhe "Jalifat Publishing" nga Hjustoni i SHBA-ve.
Në këtë vazhdë nmga ana e anëtareve të SHSHAKSHS u paraqtiën kumtesa lidhur me librine Jusuf Buxhovit të cilat kumtesa zgjuan kërsherin dhe interesimi9n e të pranishmëve në këtë sesion.
Me kumtesat e tyre u paraqiten Hysen Ibrahimi, Osman Ahgmetxhekaj, Rizah Sheqiri si dhe hamit Gurguri.
Sipas Hysen Ibrahimit"Kosova" e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore. Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.
Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre.
Ndersa sipas poetit, publicistit dhe shkrimtarit Rizah Sheqiri Buxhovi është i pari historian që shpalos një qeshtje madhore për ne e kjo është se ne kemi filllua tia shkruajm vetës vet historinë tonë gjë e cila derti më tani nuk ka qenë. Sheqiri tha se deri me tani të mëdhenjët kanåe shkrua historin e të vegjlive dhe të dobëteve. E buxhovi thotë ky sjellë sot fakte të reja të pamohueshme, të pa thyeshme dhe sot pra është koha që edhe të vegjlit të shkruajnë historinë e tyre. Sheqiri kumtesëne e tij e filloj me një vargë të një poezie të tij në shqip botuara kohë më parë në të cilën paraqet këtë iden e të medhenjëve dhe të fotëve po ashut e perfundoj kumtesene etij me të njejtën poezi por ne gjuhën suedeze cka beri jehonë në sallë nga duartrokitjete e të pranishmëve.
Ndërsa Osaman Ahmetxhekaj tha se është shumë më rendësi për ne sot qeshtja e shtetformimit shqiptar, me ç'rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.
Hamit Gurguri në kumtesene e tij u ndal më shumë në aspektin letrar të këtij libri e që me të vertetë ka edhe efektine vet edhe letrar.
Autori, Buxhoi, tha se nuk ka bërë tjetër pos që gjërat e njohura i ka vendosur në vend të vet, duke i rivlerëusuar dhe se shpreson se rruga që e ka nisur jo vetëm që do të pranohet, por edhe do të vazhdohet nga një çaseje gjithëpërfshirëse e historianëve. Me këtë rast Buxhovi theksoi se historiografia shqipare duhet të tejkalojë pengun e klisheve të historiografisë serbomadhe, ku edhe sot e gjithëditën barten disa nga tezat e saj rreth mitit mesjetar serb, mbi të cilin u ndërtuan planet hegjemonite serbe. Ai theksoi se shteti i Kosovës duhet të krijojë kushte që historianët të krijojnë vepra shkencore të një vlere të qëndrueshme, me të cilat luftohen konceptet hegjemoniste të historiografisë serbomadhe, në vend se të kënaqet me kuazihistorianë, të cilët historinë e shtetit të Kosovës e shohihn të shkëputur nga kontinuiteti i saj mijëravjeçar duke e rrudhur në një dhjetëvjetësh me heronjë të shpifur!

E kuptoj dëshpërimin e shovinizmit rusomadh






Prof.Dr.Eshref Ymeri



Përmes një informacioni që më dërgonte sot zonja e nderuar Ylldije Sulka, mësova se ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin, na paska shprehur shqetësime për ekzistencën e Projektit “Shqipëria e Madhe”.
Ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin përfaqëson pararojën e shovinizmit rusomadh në Evropën Juglindore. Ky shovinist i thekur dhe armik i betuar i kombit shqiptar përfaqëson atë shtet, parashtetarët caristë të të cilit kanë dhënë kontributin kryesor në kasaphanën që organizoi Evropa për copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Sipas këtij shovinisti të urryer, në Evropën Juglindore duhej të kishte Serbi dhe Greqi të madhe, se "Naçertania" dhe "Megaliidea" u hartuan me frymëzimin e rusocarizmit, i cili synonte zhdukjen e etnisë shqiptare nga kjo siujdhesë. Kurse Shqipëri "të Madhe", sipas këtij shovinisti, nuk duhet të ketë. Shqipëria, ore ti armik i betuar, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë "e Madhe". Për dijeninë e këtij diplomati "ignorant" me diplomë, Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet vetëm "Shqipëri Etnike" dhe rrjedhën e historisë për krijimin e saj nuk e ndalon dhe nuk ka për ta ndaluar dot kurrë politika shoviniste e Kremlinit dhe tellali i saj në Beograd, me emrin Aleksandër Konuzin. Ky ambasador shovinist dhe prapavijat e tij në Kremlin, para se të shprehin kaq haptas urrejtjen e tyre të kahershme për Shqipërinë “e Madhe”, le të marrin mundimin dhe t’i komentojnë faqe botës kërcënimet anonime që i dërgoheshin me postë elektronike ambasadës sonë në Moskë, gjatë kohës kur Millosheviçi po masakronte Kosovën dhe po kryente spastrim etnik.
Dhe shprehja më e koncentruar e urrejtjes kundër kombit shqiptar përmblidhet në pak rreshta të njërit prej mesazheve anonime kërcënuese që asokohe i janë dërguar me faks ambasadës sonë në Moskë. Në njërin prej atyre mesazheve urrejtjembartëse shkruhej:
“Shqiptarë të ndyrë! Ju duheni mbyllur në Shqipëri si në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë si qen të tërbuar. Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mos mund të lindin më si lepujt. Dhe në qoftë se ju do të vendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngrordhni. Toka do t’ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur. Le t’ju marrin amerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi. Juve do t’ju therim” (Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati)”. Tiranë 2007, f. 415).
Kërcënime kaq të egra, deri edhe me zhdukjen tonë nga faqja e dheut, ambasadës sonë në Moskë i dërgoheshin me faks pikërisht në një mjedis rus, të mbarsur me urrejtje kundër nesh dhe ku shkenca eurrejtjes kundër kombit shqiptar kishte arritur në kuota të papara ndonjëherë.
Politika dhe diplomacia e sotme ruse, si ndjekëse besnike e politikës dhe e diplomacisë cariste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, kërkon të ruajë të paprekur pikërisht trashëgiminë e politikës dhe të diplomacisë cariste, duke e mishëruar atë në ngrirjen e copëtimit të trojeve tona etnike.
E kuptoj dëshpërimin e shovinizmit rusomadh. Sa here që politika dritëshkurtër e Moskës pëson dështime të turpshme në Evropën Juglindore, tërë mllefin që i zien përbrenda ajo e zbraz kundër kombit shqiptar.
Shqipëria Etnike do të bëhet se e dikton rrjedha e historisë dhe Moska nuk është në gjendje ta ndalojë dot. Aq sa “qe në gjendje të ndalonte” pavarësimin e Kosovës, po aq “do të jetë në gjendje të ndalojë” edhe rikrijimin e “Shqipërisë Etnike”.


Santa Barbara, Kaliforni. 01 qershor 2012

Në vend të in memoriamit:Jeta dhe vepra Prof. Dr, Shaban Geci


Jeta e Prof. Dr. Shaban Gecit


( Prof. Dr. Shaban Geci, ishte intelektual i klasit të parë. Këmbëngulës në dije të thella. Kryengritës për të vërtetën. I paepur në kërkime shkencore! Njohës i rrënjëve metafizike në shkencë po edhe në lëmi të tjera. Zbulimet tona shkencore thoshte mjeku dhe albanologu, mund të quhen hyjnore, vetëm në bazë këtyre njohjeve, shkruan në studimin e tij, „Për shëndetin e popullit“… )

Në moshën 76 vjeçare, me 06.05. 2012 u shua nga jeta albanalogu dhe mjeku ynë i vlerësuar, Prof. Dr. Shaban Geci. Shaban Geci u lind më 7.12. 1935 në Roganë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Gjakovë dhe Prishtinë. Ishte intelektual i zgjuar dhe i thellë. Veprën e Naimit , Lasgushit, Asdrenit, Çajupit , Fishtës dhe Rilindasve të tjerë, Dr. Shaban Geci i dinte të tëra pëmendësh. I lindur në një familje patriotike të Roganës, Dr. Shaban Geci, kishte përkrahjen e familjes dhe të shokëve të tij për t´u arsimuar, dhe për të arsimuar. Babai i Shabanit, Limon Geci, dhe nëna e tij Naxhie Geci, ishin patriotë, dhe arsimdashës të flakët të shkollës.

Të gjitha mësimet Dr. Shaban Gecit i shkonin për së mbari. Në shkollë nuk kishte një të parë si ai. Pas kryerjes së shkollës Normale në Gjakovë e Prishtinë, në moshën 20 vjeçare, Dr Shaban Geci emërohet drejtor shkolle në Shkollën Fillore të Hogoshtit. Në Hogosht, bashkë me patriotin Metush Krasniqin, mbjellin një frymë të re në edukimin kombëtar e patriotik. Shkolla ku punonte Shabani ishte në vëzhgim të udbashëve të Rankoviçit.

Përkundër rrethanave, Shaban Geci kishte mbështetje të paluajtshme, nga Metush Krasniqi dhe shokët e miqtë e tij. Në kulmin e entuziazmit dhe frymëzimit të tij për një Kosovë ndryshe, Shaban Gecin e pushojnë nga puna. Por Shabani ishte i pndalur për dije. Mu në kulm të Aksionit famëkeq të grumbullimit të armëve, Shaban Geci regjistrohet në Fakultetin e Albanologjisë në Beograd dhe diplomon për 3 vjet, një vit para afatit. Bërja e Shaban Gecit me diplomë të Albanalogut e tmerroi UDB-në e Gjilanit. Në Gjilan Shabani sjell një frymë të re për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe.

Programin e Rilindjes kombëtare, Shabani e njihte shkronjë për shkronjë. Ata që patën fatin të ishin nxënës të Shaban Gecit, më vonë u bën flamuj të gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në mesin e tyre, me dhjetëra u bën doktor shkencash. Por, rexhimi pushtues serbë, edhe në Gjilan e vëzhgon nga afër veprimtarinë e Shabanit. Shabani ishte i diplomuari i parë me Fakultet në Anamoravë. Mirëpo, pas tri viteve profesor në Normalen e Gjilanit, Shaban Gecit i merret e drejta për të dhënë mësim në arsimin e kohës, me arsyetimin se po e indoktrinon rininë, me spjegimet për Naimin, Migjenin, Çajupin.


Por, Dr. Shaban Geci nuk jepet. Ai pa u menduar shumë regjistron Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, dhe në afat rekord diplomon në Mjekësi. Pak para diplomimit në Mjekësi, Dr. Shaban Geci rehabilitohet nga Plenumi i Briones, dhe sërish kthehet në Normalen e Gjilanit, pasi gjyqi i tij ishte i fituar. Pas diplomimit në Mjekësi, në vitin 1968, Dr. Shaban Geci, nis punën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.


I etur për dije dhe shkencë ai nuk reshtë së punuari. Dr. Shaban Geci, regjistron spezcializimin në Universitetin e Fakultetit të Mjekësisë në Zagreb. Në Universitetin e Zagrebit Shabani njihet me shumë figura nga ballkani e më gjerë. Në Zagreb Dr. Shabani, speciolizon në fushën e hematologjisë dhe citologjisë. Në këmbim të përvojave me Shqipërinë, Dr. Shaban Geci, për një muaj ishte në Pavijonin e Hematologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në Tiranë.


Në Tiranë Shabani zë shumë miq. Në vitin 1973, Dr. Shaban Geci, zgjidhet asistent në lëndën Mjekësi interne të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa në qershor të vitit 1978, doktoron në temën; anemitë nutrive në Kosovë. Krahas titujve në mjekësi, Dr. Shaban Geci, la pas vetes 250 punime shkencore nga lëmia e mjekësisë. ndërsa pesë vjet më vonë fiton gradën, Profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Prof Dr. Shaban Geci, përveç punës së tij të mjekut dhe të pedagogut, ka ushtruar edhe disa detyra me rëndësi.

Vlen të theksohet se Prof. Dr, Shaban Geci ishte Kryeshef i parë dhe themelues i shërbimit Hematologjik të Fakultetit të Mjekësisë në Kosovë, anëtar i seksionit internistik, anëtar i Këshillit drejtues të Hematologëve të ish Jugosllavisë, anëtar i Pleqësisë të Klinikës për Sëmundje të Brendshme, nënkryetar i Pleqësisë Qëndrore të Fakultetit të Mjekësisë. Në fushën e mjekësisë interne Prof. Dr. Shaban Geci ka botuar 250 punime shkencore me të cilat u ka hapur shtigjet e dijes e të hulumtimit edhe studiusve të ardhshëm. Prof. Dr. Shaban Geci, ishte intelektual i klasit të parë. Këmbëngulës në dije të thella. Kryengritës për të vërtetën. Jeta dhe vepra e Prof. Dr. Shaban Gecit, mbetet një roman i pashkruar, një kryengritje e krengritësit të kryengritur.


Një lëndë për dramaturgji të mirëfilltë. Jeta e gjithësecilit prej nesh nën pushtimin serb ishte e rëndë dhe me shtypje të dhimbjeve të mëdha. Artin e të jetuarit Dr. Shaban Geci e jetoi në mynyrën e vet. Vëllai ynë Prof. Dr. Shaban Geci u shpreh shkrimtari Rrustem Geci; ishte intelektual me formim të lartë. Rebel përpara të paarsyeshmes, zemërim-mirë përpara popullit tij. Prof. Dr. Shaban Geci ishte shembulli më i mirë i itlelektalit luftëtarit dhe inteletualit të guximshëm ushpreh bashkëkohaniku dhe patrioti Hazir Shala.

Ndërsa Adem Demaçi tha se Dr. Shaban Geci ishte shembulli i intelektualit të formuar. Fal vëllaut tonë, Prof .Dr. Shaban Gecit u shpreh Rrustem Geci, në shtëpinë tonë në Roganë fliste Naimi, Çajupi, Migjeni e Fishta dhe rilindas të tjerë. Prof. Dr. Shaban Geci Fakultetin e Albanalogjisë e kreu në Beograd, por rexhimi tito-rankoviq e detyroi të kryej Fakultetitn e Mjekësisë.

Jeta e Dr. Shaban Gecit ishte jeta e intelektualit shqiptar, jeta e krenarisë së papërkulur. Në mbledhjen komemorative për jetën dhe veprën e Prof Dr Shaban Gecit foli Dekani i fakultetit të Mjekësisë, dhe shokët e tij të Hematologjisë, Prof. Dr. Ahmet Brovina, dhe Prof Dr. Emrush Kryeziu. Në atë mbledhje përkujtimore u tha se Prof. Dr. Shaban Geci, ishte shembull i intelektualit të pa epur. Prof. Dr. Shaban Geci pas vetes la gruan Zejnepen, Djalin Artirin, vajzat Burbuqen dhe Labinoten, shumë nipër e mbesa, dhe familjen e gjerë, vëlllëzër dhe motra. Lavdi jeta që të patëm! Lavdi!

Floripress

Mohues i Kombit



Kur njё person mohon kombin e vetё, kurrё nuk mund tё bёhet i denjё pёr njё komb
tjetёr.

Prof. Enver Bytyçi shkruan: “Prof. Hysamedin Feraj e quan Fatos Nanon “njё nacionalist sёrb dhe grek”, por aspak njё nacionalist shqiptar.
Shumica e shqiptarёve nuk i kanё miratuar qёndrimet dhe veprimet antishqiptare, qё ai ka promovuar gjatё qeverisjes sё tij. Mё tej jepen jo pak shembuj, qё provojnё veprimtarinё antishqiptare tё kryeministrit shqiptar dhe tё qeverisё, tё cilin ai e drejton. (E. Bytyçi, f. 76-77). (1).

Gazeta “Illyria” 18-21 maj 2012, f. 14 shkruan: “Partitё greke pro Nanos pёr president”. Vangjel Dule ka deklaruar se forca qё drejton i qёndron kanditaturёs sё Fatos Nanos pёr president tё ri tё vendit”. (2)

Presidenti i ri i shqipёrisё, s’ka nevojё as pёr velladonin e Janullatosit, as pёr pagёzimin e kishёs greke apo sёrbe, as pёr miratimin e mikropartive si ajo e Vangjel Dules. Fatos Nano ka qёnё antishqiptar si
kryeministёr, s’ka si bёhet njё president i moderuar.Po veçojmё disa klithma greko-sёrbe qё partitё PD dhe PS u shёrbejnё kёtyre “Miqve”nё dёm tё ATDHEUT TONЁ.

Nano nё qershorin e vitit 1993 do tё nёnshkruante njё deklaratё tё pёrbashkёt me liderin grek tё PASOK-ut Andrea Papandreut, nё tё cilёn konfirmohet pretendimi serb se “Kosova ёshtё pёr sёrbinё, njёsoj siç ёshtё Jeruzalemi pёr Izraelin”.

Nano po, nё qershor tё vitit 1998, kur nё Kosovё kishte filluar fushata e spastrimit etnik tё shqiptarёve nga makineria e luftёs sё Milosheviçit, i paraqiti sekretarit tё pёrgjithshёm tё NATO-s, Javer Sollana:
“... qё ta linte Milosheviçin tё lirё tё vepronte nё Kosovё, duke mos kёrkuar qё NATO tё ndёrhynte pikёrisht nё serbi e nё Kosovё kundёr tij.

Nё fuksion tё antishqptarizimit tё shёnuar nё dhjetor tё vitit 2004 dhe tё publikuar nё mars tё vitit 2005. Gjatё njё vizite nё Shqipёri tё ministrit tё jashtёm sёrb, Drashkoviç dhe atij shqiptar , Kastriot Islami, nё tё
cilёn qeveria shqiptare angazhohej qё tё njohё kufijtё e ish R. F. J. Me Kosovёn si pjesё tё saj. U mbajt e fshehtё, pas tre muajve kur Beogradi e botoj. Dhe ministёr Islami do tё “shfajёsohej”, duke thёnё se: “nuk e kishte lexuar marrёveshjen para se ta nёnshkruante atё”. Lexuesi e kupton vetё. Nanon dhe
qeveritarёt e grumbulluar rreth tij. (f. 77).

Nё pranverёn e vitit 1993 dy liderёt socialist tё Greqisё dhe tё Shqipёrisё, Andreas Papandreu dhe Fatos Nano, nёnshkruan nё Athinё deklaratёn e pёrbashkёt, e cila do tё pёrcaktonte vijat e bashkёpunimit midis tyre. Nё atё deklaratё tё dy pajtoheshin me propagandёn sёrbe, sipas sё cilёs“Siç ёshtё Jeruzalemi pёr Izraelin ёshtё Kosova pёr Sёrbinё”, si dhe me formulёn greke se “Çfarёdo qё Shqipёria do tё kёrkojё pёr shqiptarёt nё Kosovё, Greqia do tё kёrkojё pёr grekёt nё Shqipёri”. Politikisht grekёt gjetёn mbёshtetjen pa
rezerva tё Fatos Nanos. Pas ndёrhyrjes sё NATO-s nё Kosovё, Greqia vazhdimisht propagandon se nё Shqiperi banojnё 52 mijё grekё. Kёta jetojnё nё njё territor jo kompakt, pёr arsye se kanё ardhur si refugjatё nё Shqipёri, si mund tё kenё tё drejtat e 2 milion shqiptarёve nё Kosovё? (f. 101).

Bashkёpunimi antishqiptar sёrbo-grek ka marrё pёrmasa tё jashtёzakonshme para dhe gjate luftёs nё Kosovё. Para luftёs nё Kosove, Greqia u angazhua me tё gjitha forcat dhe arriti qё ta shkёrmoqё shtetin e ri demokratik tё shqiptarёve. Ajo ia doli qё me andartёt e sjelle nga Greqia nё territorin shqiptar tё drejtuar nga tradhёtari Kiço Mustaqi (ish ministri i mbrojtjes tё Shqipёrisё), mundi ta djegё e ta shkrumojё gjithё Shqipёrinё e Jugut, qё tё shkatёrrojё e tё djegё jo vetёm bashkitё e komisarjatet e policisё, por edhe
kadastrat, muzetё shkollat shqipe, objektet historike, zyrat e gjёndjes civile, bibliotekat etj. (f. 102).

Por shkatёrrimi i shoqёruar me bekimin e njeriut Janullatos u thellua shumё e mё shumё kur u lejuan ngritjen e firmave “piramidale” dhe Fatos Nano dhe Sali Berisha jepnin garanci tё plotё pёr sigurimin e pareve tё
mbledhura dhe ato me njё urdhёr falimentuan dhe paret e emigrantёve tё vuajtur pёrfunduan nё xhepat e qeverisё sё koruptuar. Ka akoma dhe mё keq. U hapёn magazinat e ndryshme dhe depot e ushtrisё, armёt nё duart e kriminelёve dhe agjeturave tё huaja, qё e gjithё kjo skenё urratohet nga prifti janullatos me
fije tё pa dukёshme, si pasojё e kёsaj u plotёsua dёshira e Nexhmije Hoxhёs qё pati deklaruar kur ra monumenti i Enverit: “Do ti vesh nёnat shqiptare me fustan tё zi”, dhe i veshi rreth 3500 tё rinj tё vrarё dhe mbi 11000 tё plagosur nё vitin 1997, mё shumё se nё njё fushё-beteje. Nga ana tjetёr Greqisё dhe Sёrbisё
u duhej shkatёrrimi i Shqipёrisё pёr tё penguar mbёshtetjen qё ajo i jepte Kosovёs nё perpjekjet e tyre pёr t’u shkёputur nga sundimi i Beogradit. (f.102).

Rekomandimi i Miçotaqis, qё Shqipёria tё heqё dorё nga Kosova, u realizua me revolucionin antidemokratik tё pranverёs sё vitit 1997 dhe me vendosjen e qeverisё greke nё Tiranё, tё Kryesuar nga Fatos Nano. Nё nёntorin e vitit 1997, me ndёrmjetёsin e kyeministrit grek Simitis, Nano u takua dhe zhvilloi njё bisedё tё ngrohtё e miqёsore prej 90 minuash me Sllobodan Milosheviç. Po me ndёrmjetёsin e Greqisё Nano u takua mё 2001 nё njё hotel tё Athinёs me presidentin sёrb Vojsllav Koshtunica, me tё cilin zhvilloi bisedime
tё gjata miqёsore, por tepёr sekrete. Njё gazetar i Kosovёs zbuloi tё vёrtetёn.
Si qёllon qё vetёm Athina bёhet “kumbar” i takimeve tё kryemistrit shqiptar me udhёheqёsit e Beogradit. (f. 102-103).

Gazeta mё e madhe italiane “Korriera della Sera” e datёs 7 prill 1997 shkroi: “Nё Tiranё vepron organizata “Hakmarje pёr drejtёsi” me vrasje dhe grabitje, tё cilat janё “nostalgjike tё komunizmit”. Nё kёtё organizatё bёnin pjesё fёmijёt e eksponentёve tё Sigurimit tё Shtetit. Me drejtuesa Hajredin Shyti, Klement Koloneci, Gramos Ruçi etj. Dёshmitё e antarёve tё kёtij grupi kanё dhёnё detaje se kёtё organizatё e drejtonte Kryetari i Partisё Socialiste Fatos Nano, i cili mё vonё do tё denohej pёr shpёrdorim dhe vjedhje tё pasurisё
kombёtare e mё pas do tё amnistohej, pёr t’u bёrё kryeministri i vendit, pas kryengritjes sё armatosur tё vitit 1997. (f. 152).

“... Gjёndet njё porosi e Fatos Nanos, nё tё cilёn thuhet: ... “`tё fillohet me veprime konkrete... tё hidhet nё erё njё furgon policie, njё komisarjat policie, njё ndёrtesё bashkie ... tё vritet njё prokuror, njё gjyqtar...” Dhe mё poshtё lideri socialist pyet: “Ku do tё gjёnden njerёzit”, pёr tё dhёnё vetё udhzimet e nevojshme: “Nё radhё tё parё tё pa kёnaqurit me pushtetin. Tё rinjtё dhe elementёt e tjerё tё konfrotuar me policinё dhe
drejtёsinё janё baza ku duhet tё mbёshtetemi pёr tё siguruar kontigjentin nё veprimet e ardhёshme”.

(Publikuar pёr herё tё parё nё revisten “Koha”, nr. 79,date 24 qershor 2002). Disa kohё pas kёsaj porosie tё Fatos Nanos organizata terroriste “Hakmarja” hodhi nё erё njё supermarket nё qendёr tё Tiranёs, akt nё tё cilin humbёn jetёn katёr persona tё pafajshёm dhe u plagosёn disa tё tjerё.

Mё vonё antarёt e kёsaj organizate vranё drejtorin e Pёrgjithshёm tё Burgjeve, Bujar Kaloshi dhe hodhёn nё erё shtёpin e kryetarit tё Gjykatёs sё Apelit tё Tiranёs, Prel Martini dhe sulmuan bankёn e kursimeve dhe grabitёn njё sasi tё madhe paresh. (f. 152-153).

Kur kjo organizatё u zbulua, filluan tё zbulohen edhe lidhjet e saj me politikanёt e majtё tё opozitёs, pёr marrjen e pushtetit me dhunё dhe fshehjen e gjurmёve tё krimit terrorist, udheheqёsit e opozitёs organizuan
praverёn e pёrgjakshme tё vitit 1997 dhe shkatёrimin total tё shtetit e tё Shqipёrisё Jugore. Pёrveç skenarёve tё tjerё, akti terrorist i asaj kryengritje tё armatosur provoi se nё krye tё tij qёndronin emrat e njohur tё kohёs sё diktaturёs. Ish ministri i Mbrojtjes sё Shqipёrisё dhe ish antari i byros politike, Kiço Mustaqi, u deshmua si arkitekti kryesor i veprimeve terroriste kundёr shtetit dhe njerёzve tё pafajshёm nё pranverёn e vitit 1997.

Ky minoritetas grek, azilant nё greqi nga viti 1991. Gazeta “Stohos” 5 mars 1997: shkruan: “Oficerё Vorioepirotё drejtojnё kryengritesit e Kiço Mustaqit, ngrihet flamuri (grek) dhe shpallet autonomia nё Himarё e Tepelenё. Shtabi i andartёve tё Epirit Veriut bёn thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhёtoni prapё”...

Oficerёt tanё verioepirotё, dikur nёn armё nё ushtrinё shqiptare tani po e marrin situatёn nё dorё. Ata po marrin nёn kontroll anijet luftarake tё Shqipёrisё...”. (2).

Kjo ёshtё situata nё Shqipёri, qё kaloi mbi mijёra tё vrarё dhe tё plagosur. Dhe Kiço Mustaqi vitin e kaluar vjen nё Shqipёri, nё vend qё tё dalё para skuadrёs pushkatimit, pritet me nderime nga socialistet me Edi Ramёn dhe Fatos Nanon.

Nё fillim tё shtatorit 1998, Fatos Nano nga mbledhja e qeveritarёve nё Lisbonё njofton: “Kryeqyteti i Kosovёs ёshtё Beogradi” . Azem Hajdari nga Tirana e lajmёron: Fatos Nano tё mos kthehet nё Shqipёri. Por Fatos Nano vjen nё Tiranё dhe pas tre ditёve Azem Hajdari vritet.

Bajrush Morina shkruan: “Dy krisma nё Tirane” – Nё shtator tё vitit 1998 kanё ndodhur dy vrasje. Qё tё dy vrasjet kanё ndodhur nё terr nё mbrёmje tё territ. Qё tё dyja janё bёrё pas shpine vrasje tinzare. Qё tё dy tё vrarit kanё qёnё shqiptarё njёri pishtar i demokracisё e tjetri strateg i luftёs pёr liri. Azemi vritet mё 12 shtator dhe Ahmet Krasniqi me 21 shtator te vitit 1998. (3).

Tё gjithё ata qё morrёn pjesё nё ato akte terroriste ishin oficerё tё policisё sё shtetit miq dhe tё afert tё dёshmuar tё kryeministrit socialist, Fatos Nano, tё cilёt pёsuan fatin e viktimave tё tyre pas njё viti, sepse
ideatorёt e vrasjes se deputetit demokrat, Azem Hajdari dhe tё Kolonel Ahmet Krasniqi, organizuan likuidimin e kёtyre vrasёsve. Kanё mbetur vetёm ideatorёt dhe skenaristёt e kёtij akti terrorist. Ёshtё aprovuar se kёto akte terroriste kundёr dy figurave liderё tё opozitёs shqiptare e drejtonin ish kryemininistri,
Ilir Meta si dhe ish-ministri i P. B., Ilir Gjoni. , Bujar Bukoshi, ka akuzuar strukturat e shtetit shqiptar pёr vrasjen mizore tё ish-ministrit tё Mbrojtjes tё Kosovёs,Ahmet Krasniqin nё njё lagje nё qendёr tё Tiranёs. (f. 155-156).

Udhёheqёsit ish-komunistё tё Shqipёrisё shkatёruan çdo pёpjekje pёr bashkimin e grupeve luftarake qё ishin krijuar pёr çlirimin e Kosovёs. Ndёrsa nё fillim tё vitit 1999 u bёnё dy atentate, autorёt e tё cilёve nuk janё zbuluar. U vra shefi i zyrёs pёr informimin e Kosovёs gazetari i njohur Enver Maloku si dhe
u plagos rёndё shkrimtari dhe studjuesi i shquar Sabri Hamiti. U bёnё disa vrasje thjeshtё politike pas çlirimit tё Kosovёs. U vra deputeti demokratik Smajl Haradinaj nga Peja. Mё 23 nёntor 2000 u vra afer shtёpisё sё tij, kёshilltari i Presidentit Rugova, Xhemal Mustafa. U vra ish-komandanti i UÇK-sё Tahir Zemaj, sёbashku me djalin e nipin e tij. Atentat nё shtepin e tij u bё Presidentit tё Kosovёs Rugova mё 2004 dhe nё mars 2005 gjatё rrugёs pёr t’u takuar me Javer Solanёn. Autorёt e kёtyre janё ende tё panjohur. Akte terroriste
tё qeverisё sё Tiranёs janё shfaqur nё Kosovё. Nuk duhet veçuar konsiderimi se me qeverin e Tiranёs bashkёpunon qeveria e Beogradit pёr destabilizimin e Kosovёs. Si e tyllё ёshtё vlerёsuar gjithashtu vrasja nё qershor tё vitit 2005 e gazetarit tё gazetёs “Bota sot”, Bardhyl Ajeti. Ai kishte denoncuar shpesh herё
nё shkrimet e tij terrorizmin ideollogjik nё Kosovё dhe lidhjet e tij me strukturat e shtetit Shqiptar tё Fatos Nanos. (f. 158-159).

Etj.



Tek Presidenti i ri i populli, kёrkon tё shohё luftёtarin qё do tё
luftojё pёr tё zgjidhur problemet e pa zgjidhura tё trojeve shqiptare si ajo e
Çamёrisё me rrugё e forma bashkohore. Presidenti i ri duhet tё jetё flamurtari i
kombit shqiptar, ndёrsa begraundi i Fatos Nanos ёshtё bosh.


Referenca:

1. Enver Bytyçi “Shqiptarёt, sёrbёt dhe grekёt”, bot. 2005, f. 76-77, 101, 102,
103, 152-153, 155-156, 158-159.

2. Gazeta “Illyria” 18-21 maj 2012 “, f. 14, “Partia greke pro Nanos pёr
President”

3. Edit Harxhi & Mal Berisha “Komploti greko-komunist kundёr demokra...”, Mars
1997, f.9.

4. Bajrush Morina “Lufta vrasja dhe kthimi i kolonelit nё Kosovё”, tёrhequr mё
23 shtator 2012.

5. Shefqet Jashari “Kur dhe si filluan komplotet kundёr Ahmet Krasniqit”
11-1-2002

6. Agim Vuniqi, Farmington Hills “Epoka e UÇK-sё, Ilir Konushefci-Mёrgimi (20-6
-1969 dhe 5-9-1998).

Rasim Bebo

 Addison Çikago SHBA. Qershor 2012

Dështimi I radhës në Evropën Juglindore...


1.Jo Shqipëria e Madhe, por Shqipëria Etnike do të rikrijohet dhe Rusia do të mbetet me gisht në gojë.

Ta marrë vesh mirë përfaqësuesi i shovinizmit rusomadh në Beograd, ambasadori Aleksandër Konuzin, se rrjedhën e zhvillimeve historike në jetën e kombit shqiptar, nuk e ndalon dot kush. 

Rusocarizmi i dikurshëm ka qenë arkitekti kryesor i copëtimit të trojeve etnike shqiptare, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës dhe Traktati i fshehtë i Londrës për zhdukjen e Shqipërisë nga harta e Evropës. 

Trashëgimtarët e rusocarizmit, neocaristët e ditëve tona në Moskë, kërkojnë ta mbajnë më këmbë veprën kriminale që kryen kundër kombit shqiptar, kombit më të lashtë në kontinentin tonë.

 Ata u ranë kambanave të alarmit në të gjitha udhëkryqet e Evropës dhe të mbarë rruzullit tokësor se pavarësimi i Kosovës do të nxiste një reaksion zinxhir në mbarë botën. 

Kanë kaluar më shumë se katër vjet që kur Kosova u pavarësua, por deri tani nuk kemi vënë re kund nisjen e ndonjë reaksioni zinxhir, siç përrallisnin mendjellinjtë e Moskës. 

Ç'ka ky ambasadori Aleksandër Konuzin që Projektin e Shqipërisë së Madhe (në të vërtetë, Etnike) e vlerësuaka si “të rrezikshëm” për Evropën Juglindore? 

Sepse ai, si përfaqësues i thekur i shovinizmit rusomadh, kërkon të mbrojë me çdo kusht interesat sllavogreke, në dëm të interesave kombëtare të popullit shqiptar.

 Sllavogrekët kanë një shekull që janë majmur me pronat e kombit shqiptar, duke mbajtur të pushtuara trojet tona etnike, me përkrahjen e turpshme të shovinizmit rusomadh. 

Por Shqipëria Etnike do të rikrijohet dhe politika ruse, ashtu si deri tani, do të përjetojë dështimin e radhës në Evropën Juglindore. 

Dështimi i saj i turpshëm ndodhi me pavarësimin e Kosovës, kundër së cilës ajo nuk ka lënë dhe nuk po lë gur pa lëvizur.

Veprat e liga të shteteve të mëdha gjithmonë dështojnë me turp.Po diplomacia shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë pse hesht për deklaratën e ambasadorit shovinist rus në Beograd? Nga kush ka frikë? Tani nuk jemi më në kohën e kriminelit Enver Hoxha, i cili, para opinionit ndërkombëtar, nuk pati kurrë guximin ta përmendte, të paktën një herë të vetme, çështjen e ribashkimit të trojeve tona etnike. Pse hesht Ali Ahmeti, ky servil i regjur i sllavizmit, për deklaratën arrogante të ambasadorit Konuzin?Po pse heshtin për këtë deklaratë mjetet e informimit masiv në hapësirën mbarëshqiptare? Heshtin për faktin se ato janë mercenare të klasës politike shqiptare, e cila për çështjen kombëtare shqiptare, nuk ka lëvizur as edhe një grime nga mendësia enverhoxhiane.
 Prof.dr.Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni. 03 qershor 2012



 

2.SHOVENIZMI  I VERBER RUSO-SERB

Është mirë për ne, qe, miopia tradicionale ruse ndaj problemeve kyçe të Europës, na shfaqet kaq hapët edhe sot, me demonstrimin që i bënë përkrahjes së shovenizmit të verbër serb, kësaj druje të shtrembër 
në Ballkanin Europian dhe Euroatllantik. 


Aleksander Konuzini, si ari i trullosur 
i dalë nga Tajga Ruse, krekoset para dhelperës lapurake Serbe. 


Ky, pra, është 
nje vetëdemaskim i brendisë se errët ruso-siberiane. 


Prof.Dr.Vedat Shehu

Tiranë,3.6.2012
----------

3.“Shqipëria e Madhe, projekt i rrezikshëm për të gjithë  Evropën Juglindore”



AMBASADORI RUS: Aleksandr Konuzin 

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Konuzin, ka deklaruar se Rusia është e shqetësuar për ekzistencën e projektit të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”.
“Është një projekt shumë i rrezikshëm për të gjithë Evropën Juglindore dhe mund të jetë një precedent”, është shprehur ambasadori.
Ai ka nënvizuar se vendi i tij “do të kundërshtojmë me forcë përpjekjet për një Shqipëri të Madhe”, raporton B92.
Konuzin ka bërë një deklaratë të tillë gjatë diskutimit në një panel për marrëdhëniet ruso-serbe, ku duke folur për Kosovës, ai tha se Rusia do të mbështes çdo veprim të Serbisë.

Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës



Vedat Shehu <ved_shehu@yahoo.com>


NGA PROF.DR.VEDATSHEHU,TIRANË



Kolege nderuar dhe te dashur.

Vullkanet dhe Termetet - gjalleria e Tokes, asnje panik nga keto fenomene te qeta per siperfaqen globale.

Ç’janë këto shpifje? Po na zëvendsohen profecitë e dala boje prej profetësh e Nostrodamësh, me me prralla shkencore me Ufo

 – Alienë apo Jashtetoksor. E dini qe ka edhe fizikane me diplomë që kane mbajtur kumtesa se gjoja Krishti ka pasur një mikro-aparaatë të padukshëm alienesh që e i ka mundesuar eliminimin e gravitacionit tee tokes , prandaj ka ecur mbi ujë dhe të fluturojë si trup për në qiell.
Vërtetë, vullkanet, sikurse tërmetet jane pasoja procesesh të brendshme që janë të mbyllur nga mbulesa e kores litosferike të tokës. 

Transformimi i materies nga nje trajtë në një tjetër krijonë nxehtësi gaze dhe shkrirjen e lëndës. Kjo lendë e shkrirë dhe e gaztë krijon presione te jashtezakonshme. Koria si një koperton mban te mbyllur presionin.

 Por kopertoni i Tokees ka qindera e mijera vrima qe, gazet dhe shkririna nen presion, shfryjne dhe mbajne ekuilibrin. Sigurisht ne disa raste shfryrjet kane intensitet me te forte dhe ne te tjera rasre jane fare te qeta. 

Sado te mbyllura te jane vrimat shfryrese ne kohe gjeologjike, asnjhere nuk mund te jene katastrofike, sepse ne to nuk mund te akumulohet presioni global qe ushtrohet ne tere siperfaqen eTokes prej 510 milione kilometra katrore ne nje siperfaqe prej te shumten-te shumten 700-800 kilometer katrore.

Per me shume shikoni bashkangjitutr dhe disa materiale per dinamizmin e Tokes ne internet:


 



 
Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës
 
 
The huge volcanoes are fuelled by massive magma pools that build up deep beneath the ground
Rezervuar magme që ndodhet nën Tokë

Një shpërthim i fuqishëm vullkanik me fuqi për të shkatërruar njerëzimin mund të ndodh shumë më shpejt se shkencëtarët mendonin.

Vetëm një numër i vogël sa gishtat e dorë ekzistojnë në botë por vetëm njëri prej tyre mund të sjellë efekte shkatërruese.

Mendohet se zhurma e shpërthimit do të dëgjohet në të gjithë planetin, do të bjerë shi i zi dhe qielli rreth Tokës do të errësohet.

Kjo mendohet si e dyta mundësi për shkatërrimin e shpejtë të tokës pas ndonjë vizite të asteroideve në Tokë.
Parku Jelloustone

Vullkanet gjigantë janë të mbushur me pellgje të mëdhenj magme, të cilët gjendet nën Tokë.
Më parë mendohej se një vullkan i tillë mund të shpërthente pas 100 mijë apo 200 mijë vite, kohë e cila do të mjaftonte për të rritur presionin për një shpërthim të tillë.



Shtrirja e magmës nën Tokë në Jelloustone

Një kërkim i fundi i publikuar në revistën shkencore “One”, parashikohet se një proces i tillë mund të kërkojë edhe më pak kohë, njëmijë apo njëqind vjet.
Zbulimi i ri sjell lajme të këqija për shkak se në Parkun Kombëtar të SHBA-ve në Jelloustone, e cila ka një rezervuar magme 10 km nën tokë, po rritet me shpejtësi rekord që prej vitit 2004.

Super-vullkan

Jellostone ngjan si një kap i nxehtë i tenxheres së gatimit dhe është formuar 600 mijë vite më parë kur edhe ka ndodhur shpërthimi i fundit. Shkencëtarët besojnë se ajo mund të shpërthejë përsërit.

Një super-vullkan ka shpërthyer vetëm tre herë në 2.1 milionë vitet e fundit. Më i fundit ka qenë Toba, 74 mijë vite më para në Sumatra, Indonezi, i cili ka qenë 10 herë më i madhe se Shën Helenës dhe ishte një katastrofë globale.



Shpërthimi i Shën Helenës në Uashington me 22 korrik 1980

“Studimi ynë tregon se këto rezervuare të mëdha magme janë kalimtare dhe nuk mund të rrinë gjatë pa shpërthyer”, thotë Dr Guilherme Gualda nga Universiteti i Nashville. “Fakti që procesi i formimit të magmës ka nisur në shumë vite më parë, kohëzgjatja gjeologjike ndryshon krejtësisht natyrën e problemit”. /F.Stafa/ 

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...