NÊ ÄNGEHOLM TË SUEDISË U MBAJT SEANCA E PARË SHKENCORE E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE, KRIJUESËVE SHQIPTAR NË SUEDI
Në kuadër të planit të punës së kryesisë së SHSHAKSHS aprovuar kohë më parë me rastin e konstituimit të kësaj shoqate është parapa që cdo vitë të mbahen sesione shkencore në të cilat do të prezentohet puna dhe aktivitetit i anëtareve të shoqates në prezentimin dhe publikimin e vlerave të mirëfillta kultutore dhe gjuhësore të bashkëkomabsve tanë në këtë vend të largët verior.
Kështu kësaj radhe fati ishte që në qytetine vogël Ängeholm të Suedisë jugore respektivisht të rrethit Skåne të mbahet ky sesion e ku për tem boshe ishte preszentimi i punës së anëteraeve të shoqates rreth pertgatitjue së librit të parë me titull ”Thesari kombëtar i mëgatës shqiptare në Suedi” botimi i parë kushtuar pavarësisë së republikës së Kosovës.
Lidhur me punëne deritashme në realizimin e projektit të botimit të Thesarit flanëne rasit e mbajti Fetah Bahtiri i cili referoj në poika të shkrutëra mbi ate se deri ku është arritur në këtë drejtim.
Grupet punuese në përpilimin e këtij libri apo si vet ata e quajtën ”Thesar”prezentuan para të pranishmëve punëne e tyre në prezentimin e gjurmëve dhe jetesës së bashkëkomasve tanë në shtetin skanindinav Suedi. Ky libër pritet që së shpejti të dal inga shtypi nën përkujdesjen e SHSHAKSHS dhe ne ndihmën finansiare të biznismenit shiqptar këtu në Suedi halim Hotit.
Nikoqir e këtij sesioni të parë ishte Shoqata kulturore shqiptare ”Nëna Terezë” nga qyteti Ängeholm , ku me këtë rast kryeatri i saj Rrahman Rrahmnai per të pranishmit paraqiti një prezentim të shkurtër të punes dhe kontributit të anëtareve të kësaj shqoate në gjashtë vjetët e punës së sajt ë frytshme në ruajtjen dhe kultivimine kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Suedi.
Në këtë sesion shkencor merrnin pjesë anëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve, admirues të fjalës së shkruar, bashkekombas nga qytete ve të regjionit Skåne, miq suedez të shqiptarëve, Kryetarja e Kryesisë së Komunës Ängeholm Åsa Herbst, e cila edhe pershendeti me disa fjalë këtë sesion dhe shoqatës i deshiroj suksese në të ardhmen dhe se tha se shqiptarët do kenë mbeshtjete e institucioneve të qyteti Ängeholm edhe në të ardhmen në punëne e tyre.
Mysafirë i SHSHAKSH, në këtë sesion shkencor të parin ishte historiani, shkrimtari, publicist dhe gazetari shumevjeqar dikur në të përditshmen Rilindja, Jusuf Buxhovi. Jusuf Buxhovi ishte mysafire i shoqatës së shkrimtyarëve me rastin e prezzntim it të libirti të tij historik ”Historia e Kosovës” në tri pjesë botuar kohë më parë në prishtinë.
Këto ditë doli nga shtypi "Historia e Kosovës" e historianit Jusuf Buxhovi. Libri ka tri vëllime: Antika dhe mesjeta, Perandoria osmane dhe Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë "Faik Konica" nga Prishtina dhe "Jalifat Publishing" nga Hjustoni i SHBA-ve.
Në këtë vazhdë nmga ana e anëtareve të SHSHAKSHS u paraqtiën kumtesa lidhur me librine Jusuf Buxhovit të cilat kumtesa zgjuan kërsherin dhe interesimi9n e të pranishmëve në këtë sesion.
Me kumtesat e tyre u paraqiten Hysen Ibrahimi, Osman Ahgmetxhekaj, Rizah Sheqiri si dhe hamit Gurguri.
Sipas Hysen Ibrahimit"Kosova" e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore. Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.
Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre.
Ndersa sipas poetit, publicistit dhe shkrimtarit Rizah Sheqiri Buxhovi është i pari historian që shpalos një qeshtje madhore për ne e kjo është se ne kemi filllua tia shkruajm vetës vet historinë tonë gjë e cila derti më tani nuk ka qenë. Sheqiri tha se deri me tani të mëdhenjët kanåe shkrua historin e të vegjlive dhe të dobëteve. E buxhovi thotë ky sjellë sot fakte të reja të pamohueshme, të pa thyeshme dhe sot pra është koha që edhe të vegjlit të shkruajnë historinë e tyre. Sheqiri kumtesëne e tij e filloj me një vargë të një poezie të tij në shqip botuara kohë më parë në të cilën paraqet këtë iden e të medhenjëve dhe të fotëve po ashut e perfundoj kumtesene etij me të njejtën poezi por ne gjuhën suedeze cka beri jehonë në sallë nga duartrokitjete e të pranishmëve.
Ndërsa Osaman Ahmetxhekaj tha se është shumë më rendësi për ne sot qeshtja e shtetformimit shqiptar, me ç'rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.
Hamit Gurguri në kumtesene e tij u ndal më shumë në aspektin letrar të këtij libri e që me të vertetë ka edhe efektine vet edhe letrar.
Autori, Buxhoi, tha se nuk ka bërë tjetër pos që gjërat e njohura i ka vendosur në vend të vet, duke i rivlerëusuar dhe se shpreson se rruga që e ka nisur jo vetëm që do të pranohet, por edhe do të vazhdohet nga një çaseje gjithëpërfshirëse e historianëve. Me këtë rast Buxhovi theksoi se historiografia shqipare duhet të tejkalojë pengun e klisheve të historiografisë serbomadhe, ku edhe sot e gjithëditën barten disa nga tezat e saj rreth mitit mesjetar serb, mbi të cilin u ndërtuan planet hegjemonite serbe. Ai theksoi se shteti i Kosovës duhet të krijojë kushte që historianët të krijojnë vepra shkencore të një vlere të qëndrueshme, me të cilat luftohen konceptet hegjemoniste të historiografisë serbomadhe, në vend se të kënaqet me kuazihistorianë, të cilët historinë e shtetit të Kosovës e shohihn të shkëputur nga kontinuiteti i saj mijëravjeçar duke e rrudhur në një dhjetëvjetësh me heronjë të shpifur!