1-Busti i Ismail Qemalit para shkollës
2-Fasada e shkollës 9 vjeçare "Ismail Qemali" Vlorë
Vilhelme Vranari (Haxhiraj) Shkolla 9 vjeçare publike që mban emrin e nderuar të Ismail Qemalit , plakut të mençur, diplomatit të shquar, shqiptarit të urtë ,që shpalli Pavarësinë Kombëtare më 28 Nëntor 1912, këtë vit akademik mbushi 50 vjet.
Kam pasur fatin të jem një prej nxënëseve të shkollës Pedagogjike "Jani Minga", ku kam bërë praktikën mësimore në këtë shkollë. Kujtoj me nderim drejtorin e parë të kësaj shkolle, të ndjerin Safet Kofina. Gjithashtu shpreh mirënjohjen time për mësuesët e palodhur me të cilët ushtroheshim për të përvetësuar dhe zbatuar metodat e mësimdhënies me qëllim aftësimi në profesionin e bukur dhe të vështirë të mësuesit.
Mes tyre do të kujtoj me respekt mësuesët e ushtrimores, Zenel Dervishi, Sofika Veizi, Aleme Bodo, Leonora Papa etje, me të cilët u përgatita për atë profesion sa të vështirë dhe po aq fisnik.
Kjo shkollë, ku në bangat e saj janë ulur 50 breza fëmijësh dhe e kanë përfunduar atë 43 breza, ka krijuar një traditë të bukur qysh nga çelja e saj dhe e vazhdon atë si një trashëgimi kulturore dhe edukative.
Gjithashtu kam pasur fatin që të punoj në këtë shkollë pas rikthimit tim në arsim më 1991, jo vetëm si mësuese, por edhe si drejtuese.
Falenderoj gjithë kolegët e mi, që me stafin pedagogjik nën drejtimin e drejtoreshës Magdalena Seferi kanë bërë një punë të madhe për këtë ditë.
Vlerësoj palodhshmërinëe mësuesëve , që me ato paga të ulëta, në kushte shumë vështira, ku mungonin tekstet, energjia elektrike kanë
punuar me vetmohim. Në mënyrë të veçantë dua t'i përgëzoj dhe
falenderoj kur në trazirat e turpshme të vitit 1997, kur shkatërroheshin
vlerat kombëtare, kulturore, ekonomike, duke hedhur poshtë mundin dhe djersën e viteve apo shekujve, në këtë shkollë vazhdohej mësimi.
falenderoj kur në trazirat e turpshme të vitit 1997, kur shkatërroheshin
vlerat kombëtare, kulturore, ekonomike, duke hedhur poshtë mundin dhe djersën e viteve apo shekujve, në këtë shkollë vazhdohej mësimi.
Mësuesët e kësaj shkolle, me lot në sy, mes shiut që hynte nga dritaret
pa xhama e nga tavanet e klasave që rrëzoheshin mbi kokat e fëmijëve,
në mungesë tekstesh dhe mjetesh mësimore, vazhdonin mësimin. Kanë
qenë vërtet heronj, sepse punonin me përgjegjësinë e mësuesit dhe
prindit. Në këtë shkollë nisa rrugën e krijimtarisë.
Pikërisht ishte kjo shkollë, ky staf pedagogjik i drejtuar nga drejtoresha e palodhur
Magdalena Seferi, që më propozoi për vlerësim. Është meritë e tyre që
unë sot jam mësuesja renditem mes 16 emrave të vlerësuar, gjë për të cilën u jam mirënjohëse.
Magdalena Seferi, që më propozoi për vlerësim. Është meritë e tyre që
unë sot jam mësuesja renditem mes 16 emrave të vlerësuar, gjë për të cilën u jam mirënjohëse.
50 vjet jetë në 100 vjet Pavarësi Kombëtare Shkolla 9 vjeçare "Ismail Qemali "Vlorë Ky ishte konceptimi i asaj feste të bukur, përgatitur nga Drejtoria e shkollës, stafi pedagogjik nën drejtimin e drejtoreshës Magdalena Seferi. Sot më 1 Qershor 2012, në orën 11_oo Shkolla "Ismail Qemali" shpalosi historikun e saj gjysmë shekullor të një rruge të gjatë e të vështirë, por të suksesshme. Nxënësit e shkollës veshur si për ditë festë me kostumin e tyre, bluza të kaltra dhe pantallona apo funde blu, në ngjyrat e Vlorës, ku det,qiell dhe tokë janë blu, renditur sipas klasave, nën tinguj muzikorë prisnin miq e të ftuar në oborrin para shkollës. Duke nisur që nga porta, kangjellat e oborrit, kollonat e veshura me flamuj kombëtar mes një higjene shembullore, ndihej aroma e festës. Mes luleve e flamujve, busti i Ismail Qemalit u uronte mirëseardhjen mysafirëve, që nuk ishin të paktë. Kishin ardhur në këtë festë Drejtori i Drejtorisë Arsimore z.Ermal Xhelili me disa inspektorë të arsimit. Ishin të pranishëm Zv/Kryetari i Bashkisë Arben Beqiri, Prefekti Ed Velçani, ish nxënës të kësaj shkolle që sot kanë funksione të larta shtetërore, Ardian Kollozi e Bujar Leskaj. Gjithashtu ishin ftuar gjithë ish drejtuesit, ish mësues që sot janë në pension, si dhe gjithë ata që ishin vlerësuar ndër vite për punën e tyre në fushën e të nxënit.
Festën e nderonin edhe miq nga Kosova martire, drejtori e përfaqësues të shkollës 9 vjeçare të Mitrovicës, me të cilën është binjakëzuar shkolla "Ismail Qemali". Vëllezërit shqiptarë nga Mitrovica kishin ardhur enkas për të nderuar këtë përvjetor jubile.
Ambienti festiv niste jashtë dhe vazhdonte më pas në çdo kat, nëpër shkallë dhe në çdo klasë. Kudo pasqyroheshin nga zhvillimet e jetës në shkollë, në qytet, historia jonë 100 vjeçare, historiku i arsimit shqiptar e mbi të gjitha aspekte nga akti më madhor, ai i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Është fat dhe privilegj që të jesh aktor dhe faktor i kësaj ngjarjeje të madhe, të kesh lënë një emër apo mundin dhe shpirtin prej edukartori, diku brenda asaj godine. Secili që ndodhej aty mësues apo nxënës,ndihej i nderuar që ka dhënë apo ka marrë dije në këtë tempull të dijes, që vlen si model për shkollat e tjera si motra.
Puna mësimore dhe edukative, vlerësimet, titujt apo çmimet si shkollë apo si individ ishin pasqyruar nëpër muret e saj. Madje edhe përfshirja e shkollës në projekte të ndryshme të programuara nga MASH apo nga Drejtoria Arsimore ishin pasqyruar jo vetëm si plan-detyrë por dhe mënyrat e realizimit të tyre, si dhe arritjet.
Festa u zhvillua në katin e dytë, ku në këndin e shkallëve pasqyrohej me projeksion përmes elektronikës jeta 50 vjeçare e kësaj shkolle model. Festën e çeli duke u uruar mirëseardhjen të pranishmëve Zv/ drejtore Jonida Bejo. Kurse drejtoresha Magdalena Seferi përmes fjalës së saj vuri në dukje vlerat e kësaj godine qysh nga shtatori i vitit 1961 dhe deri në ditët e sotme. Falenderoi pjesëmarrësit, mësuesët dhe nxënësit e shkollës që ajo drejton.
Më pas Znj Jonida Bejo foli për arritjet, vlerësimet dhe me të drejtën e krenarisë, u shpreh se nga kjo shkollë kanë dalë mjaft personalitete të mjaftë fushave si në ekonomi, arsim, drejtësi, shëndetësi si dhe në art apo letërsi. Rrallë gjen ndonjë shkollë , ku të jenë vlerësuar 16 mësues duke filluar nga të dalluar, të merituar, me titull Mirënjohje e Arsimit apo me Urdhërin Naim Frashëri, si në shkollën "Ismail Qemali".Ajo ftoi Drejtorin e Drejtorisë Arsimore dhe Drejtoreshën e shkollës, që hapën siparin e Realizimeve të shkollës ndër vite. Aty ishin vendosur fotot e 16 mësuesëve të vlerësuar, fotot e 12 drejtorëve,lista emërore e Zv/drejtorë ve dhe vitet e tyre në detyrë. Nuk mungonin fotot e nxënësve më të mirë në vite si dhe foto nga jeta në shkollë. Kishin bërë një punë shumë të madhe dhe cilësore.
Nën tingujt e një koncerti me violinë dhe recitueseve të shkollës që sollën vargjet e papërsëritshme të të madhit Ali Asllani, mes bisedash dhe fotosh si kujtim i kësaj dite të veçantë, trokitën gotat për ditën e madhërishme të Pavarësisë dhe për detyrat që e presin këtë shkollë.I uroj suksese dhe arritje në fushën e të nxënit dhe dijes kësaj shkolle që ka një emër të veçantë.Ndihem e nderuar që edhe unë kam dhënë vlerat e mija në procesin mësimor dhe edukativ për 10 breza. Duke iu uruar suksese, jetë dhe shëndet, kudo që ndodhen, i falenderoj ish nxënësit e mi që më kanë dëgjuar dhe respektuar!