Shkruan:Prof. Sabri Zeqiri-Kumanovë
From: sabri.zeqiri@live.com
To: floribruqi@live.com
Date: Tue, 5 Jun 2012 16:43:21 +0200
To: floribruqi@live.com
Date: Tue, 5 Jun 2012 16:43:21 +0200
E nderuara redaksi
e gazetës “Shqip “
Ju dëshiroj punë të
mbarë në punën e kësaj gazete , por do t’u sugjeroja që në faqen e kulturës të
shkruani diçka më shumë sa i takon kulturës sonë letrare .
Le të jetë ky një
fillim i mbarë dhe në shërbim të lexuesve shkollarë e pikërisht të maturantëve
të të gjitha profileve që të nxitni ata që dinë të shkruajnë mirë të japin kontributin e tyre në shërbim të
maturantëve që sivjet do të përballen me dhënien e provimit nga matura
shtetërore.
Sigurisht që do t’i motivojë lexuesit ndonjë tregim i bukur nga
autorët tanë apo të huaj, ndonjë punim në formë eseje , kritike
letrare,reportazhi,analize etj.
Besoj se kështu do të
shtohet pasioni i të lexuarit që dita
–ditës po bie, sepse lexuesi nuk po e lexon gazetën, por po e shikon për të
joshur vetëm syrin me fotot që shohin në
gazetat tona të përditshme.
Meqë,titulli i gazetës thotë shumë , le të dëshmojë edhe brendia e saj.
Unë po ua dërgoj një punim që të nxisë të tjerët që dinë të shkruajnë
më mirë për të nxitur lexuesit që të lexojnë më shumë .
P.S.
Nëse e botoni le të mbet anonim.
Ju faleminderit! analizë
romanit “I huaji” të Albert Kamysë
Nga kritika e kohës konsiderohet si
romani më i mirë francez i shekullit XX.
Në këtë vepër Kamy përshkruan botën absurde, shoqërinë njerëzore të
udhëhequr nga ligje që kanë vetëm pamje humane dhe aspak logjike . Shoqërisë i
nevojiten bindje, vlera,që të bëhet e mundshme jeta në bashkësi. Nëse dikush
nuk i respekton këto vlera ai nuk konsiderohet njeri dhe duhet të
ekzekutohet,sepse bëhet i rrezikshëm . Mërsoi nuk i respekton të njëjtat vlera
që i respekton shoqëria:atij i pëlqejnë plazhi, deti, dielli, trupi i
Marisë(dashnores së tij) dhe asgjë tjetër.E do edhe nënën , por jo edhe aq dhe
nuk kupton pse është dashur të tronditet nga vdekja e saj. Shoqëria nuk e dënon
me vdekje për shkak të vrasjes që ka bërë , por për shkak se ai nuk gënjen fare
dhe e thotë të vërtetën haptas[1].
Pra, ky hero i veprës(që është një bashkim i fjalëve-meurs+soleil:je meurs:unë
vdes+soleil:diell;që gjatë shqiptimit del në formën e shkurtuar –Mër+so=d.m.th.vdes nga dielli[2]
.
Mërsoi i preokupuar vetëm për të jetuar , ashtu si di e me aq sa mundet
, qysh në fjalinë e parë të romanit zihet në grackën e vdekjes. I vdes e ëma,
për çka nuk qan; vret një arab, për çka nuk pendohet; dënohet me vdekje , për
çka nuk mbrohet. Gjykatësit e vetë salla(të pranishmit në aktin e gjykimit)
duan para së gjithash të kuptojnë se cili na është ky Mërso , se ç’na paska ky
në shpirt, se pse ky nuk paska derdhur lot në varrimin e së ëmës, etj.[3]
Mërsoi çudit shumëkend me qëndrimin e tij në gjyq: të
gjithë e akuzojnë e ai nuk mbrohet! Ai e di që nuk shpëton dot , ndaj hesht?
Ose nuk e di se do ta dënojnë me vdekje për një arab, ndaj hesht? Ose nuk e
imagjinon dot vdekjen pa qenë i dënuar me vdekje, ndaj hesht? Ose nuk është mësuar
të shtiret, e prandaj hesht? Apo e ndien veten fajtor e megjithëse do t’ia
presin kokën, ai prapë hesht?[4]
Po sikur, skenës së fundit me priftin, gjyqi të përsëritej e atij(Mërsoit) t’i
jepej mundësia për t’u shfajësuar sadopak , si do të sillej në këtë rast?—A do
të ilustronte sërish me sjelljen e vet se dy anët e ekuacionit absurd janë
njëlloj të vlefshme, si jeta ashtu edhe vdekja ?-A do të mund të thoshte ai
prapë: “ Aq më bën “ apo “ Për mua njëlloj është”?
Ata dinë : (thoshte Mërsoi) ata , e bashkë me ta shoqëria, le ta mbajnë
në ndërgjegje fajin e dënimit me vdekje.(Kamy mendonte se dënimi me vdekje
duhej hequr- ide e shprehur edhe në
esenë “Mendime për gijotinën “ se dënimi me vdekje nuk është asgjë tjetër
përpos hakmarrje !)
Qysh në fjalinë e parë të romanit, kur merr vesh se e
ëma ka vdekur , ai nuk i jep më rëndësi të ëmës që shkoi (vdiq), por i kushton
vëmendje vetëm vdekjes që i shfaqet si vdekje e së ëmës; kur vdekja futet nën
dhe bashkë me trupin e së ëmës , ai nuk u kushton më rëndësi as njërës e as
tjetrës dhe është gati të shohë një film me aktorin komik Fernandel e të flejë
me të dashurën e vet Marinë .Më vonë ai i del në mbrojtje fqinjit të vet,
Rajmondit, në një ngatërresë me dy arabë. Rajmondi ka revole me vete (ai është
një njeri jo i ndershëm dhe merret me punë të këqija) e ndihet trim,por Mërsoi
ia merr armën duke e qortuar se burrat nuk qëllojnë mbi njerëz të pambrojtur: “
Mbërtheje si burrat dhe ma jep mua
revolverin Po të ndërhyjë tjetri apo
po nxori thikën,do të shtie...Kur Rajmondi më dha revolverin, dielli vezulloi
mbi të (kupto-armën)”[5]
Po atë ditë, duke shëtitur i vetëm
nëpër plazhin e përzhitur nga dielli, Mërsoi rastësisht takon njërin
prej arapëve që ishte zënë me Rajmondin.---“Sapo
më pa(thotë Mërsoi-shënimi im),ai(e ka fjalën për arabin, i cili pas disa
sekondave do të bëhet viktimë e tij)u ngrit dhe futi dorën në xhep. Unë ,
natyrisht, shtrëngova revolverin e Rajmondit në xhaketë”...Sytë m’u verbuan...U
tendosa i tëri dhe shtrëngova dorën mbi revolver .Këmbëza u bind, preka trupin
e lëmuar të qytës dhe pikërisht aty,në zhurmën e thatë e shurdhuese, filloi
gjithçka. Shkunda djersën dhe diellin. E kuptova se e kisha prishur ekuilibrin
e ditës, qetësinë e jashtëzakonshme të plazhit ku kisha qenë i lumtur. Atëherë
qëllova dhe katër herë të tjera mbi një trup të palëvizshëm ku plumbat
humbisnin pa u parë. Ishin si katër trokitje të shkurtra mbi portën
fatkeqësisë.”[6]
Gjykatësit e dënojnë me vdekje, sepse ky njeri ka
zemër krimineli për shkak se nuk kishte derdhur asnjë pikë loti për nënën e
vdekur etj .Gjithashtu, mund të themi se Mërsoi ishte i huaj për mjedisin arab
në të cilin jeton :ai ka kryer një krim racor dhe për të pajtuar mërinë (inatin
) e arabëve gjyqi e dënon me vdekje. I revoltuar ndaj keqkuptimeve absurde,
Mërsoit nuk i mbetet tjetër veç të urojë që “Ditën e ekzekutimit tim të
kishte sa më shumë njerëz dhe të më
prisnin me britma e urrejtje”.[7]
Dhe për fund, historia e Mërsoit tregon se njeriu duhet të jetë
përgjegjës për veprimet e tij ,qofshin këto naive e të pafajshme, si dhe për
pasojat që këto sjellin. Sepse, jeta nuk është synim në vetvete:rëndësi ka çfarë jete bëjmë e për ç’qëllim e harxhojmë
atë.[8]
Për Kamynë “ I huaji “kishte
vlerë të veçantë, mbasi me të u afirmua si shkrimtar i vërtetë. Romani “ I
huaji “ shpreh në mënyrë më besnike gjithë begatinë e universit letrar kamyzian
dhe ndikoi në tërë gjysmën e dytë të
shek.(XX )letrar francez, duke i dhënë impuls lindjes së letërsisë së Absurdit
të viteve 50-60-të duke u bërë pararendës i Romanit të Ri të viteve 60-70-të, e
duke ndikuar tek romancierët neoklasikë të viteve 80-90-të. I mirënjohur nga
lexuesit,studiuesit e shkollarët e mbarë vendeve ,” I huaji” ka hyrë tashmë në fondin e letërsisë klasike të
përbotshme.[9]
|
frFrom: sabri zeqiri sabri.zeqiri63@gmail.comto: gazeta.shqip@hotmail.com
date: Mon, Apr 21, 2008 at 3:28 PMsubject: Nga Sabri Zeqiri-Kumanovë mailed-by: gmail.com
date: Mon, Apr 21, 2008 at 3:28 PMsubject: Nga Sabri Zeqiri-Kumanovë mailed-by: gmail.com
P.S. Ky
shktim nuk u botua kurrë,bile as përgjigje nuk mora për mosbotimin e saj