2012-06-03

Dështimi I radhës në Evropën Juglindore...


1.Jo Shqipëria e Madhe, por Shqipëria Etnike do të rikrijohet dhe Rusia do të mbetet me gisht në gojë.

Ta marrë vesh mirë përfaqësuesi i shovinizmit rusomadh në Beograd, ambasadori Aleksandër Konuzin, se rrjedhën e zhvillimeve historike në jetën e kombit shqiptar, nuk e ndalon dot kush. 

Rusocarizmi i dikurshëm ka qenë arkitekti kryesor i copëtimit të trojeve etnike shqiptare, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës dhe Traktati i fshehtë i Londrës për zhdukjen e Shqipërisë nga harta e Evropës. 

Trashëgimtarët e rusocarizmit, neocaristët e ditëve tona në Moskë, kërkojnë ta mbajnë më këmbë veprën kriminale që kryen kundër kombit shqiptar, kombit më të lashtë në kontinentin tonë.

 Ata u ranë kambanave të alarmit në të gjitha udhëkryqet e Evropës dhe të mbarë rruzullit tokësor se pavarësimi i Kosovës do të nxiste një reaksion zinxhir në mbarë botën. 

Kanë kaluar më shumë se katër vjet që kur Kosova u pavarësua, por deri tani nuk kemi vënë re kund nisjen e ndonjë reaksioni zinxhir, siç përrallisnin mendjellinjtë e Moskës. 

Ç'ka ky ambasadori Aleksandër Konuzin që Projektin e Shqipërisë së Madhe (në të vërtetë, Etnike) e vlerësuaka si “të rrezikshëm” për Evropën Juglindore? 

Sepse ai, si përfaqësues i thekur i shovinizmit rusomadh, kërkon të mbrojë me çdo kusht interesat sllavogreke, në dëm të interesave kombëtare të popullit shqiptar.

 Sllavogrekët kanë një shekull që janë majmur me pronat e kombit shqiptar, duke mbajtur të pushtuara trojet tona etnike, me përkrahjen e turpshme të shovinizmit rusomadh. 

Por Shqipëria Etnike do të rikrijohet dhe politika ruse, ashtu si deri tani, do të përjetojë dështimin e radhës në Evropën Juglindore. 

Dështimi i saj i turpshëm ndodhi me pavarësimin e Kosovës, kundër së cilës ajo nuk ka lënë dhe nuk po lë gur pa lëvizur.

Veprat e liga të shteteve të mëdha gjithmonë dështojnë me turp.Po diplomacia shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë pse hesht për deklaratën e ambasadorit shovinist rus në Beograd? Nga kush ka frikë? Tani nuk jemi më në kohën e kriminelit Enver Hoxha, i cili, para opinionit ndërkombëtar, nuk pati kurrë guximin ta përmendte, të paktën një herë të vetme, çështjen e ribashkimit të trojeve tona etnike. Pse hesht Ali Ahmeti, ky servil i regjur i sllavizmit, për deklaratën arrogante të ambasadorit Konuzin?Po pse heshtin për këtë deklaratë mjetet e informimit masiv në hapësirën mbarëshqiptare? Heshtin për faktin se ato janë mercenare të klasës politike shqiptare, e cila për çështjen kombëtare shqiptare, nuk ka lëvizur as edhe një grime nga mendësia enverhoxhiane.
 Prof.dr.Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni. 03 qershor 2012



 

2.SHOVENIZMI  I VERBER RUSO-SERB

Është mirë për ne, qe, miopia tradicionale ruse ndaj problemeve kyçe të Europës, na shfaqet kaq hapët edhe sot, me demonstrimin që i bënë përkrahjes së shovenizmit të verbër serb, kësaj druje të shtrembër 
në Ballkanin Europian dhe Euroatllantik. 


Aleksander Konuzini, si ari i trullosur 
i dalë nga Tajga Ruse, krekoset para dhelperës lapurake Serbe. 


Ky, pra, është 
nje vetëdemaskim i brendisë se errët ruso-siberiane. 


Prof.Dr.Vedat Shehu

Tiranë,3.6.2012
----------

3.“Shqipëria e Madhe, projekt i rrezikshëm për të gjithë  Evropën Juglindore”



AMBASADORI RUS: Aleksandr Konuzin 

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Konuzin, ka deklaruar se Rusia është e shqetësuar për ekzistencën e projektit të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”.
“Është një projekt shumë i rrezikshëm për të gjithë Evropën Juglindore dhe mund të jetë një precedent”, është shprehur ambasadori.
Ai ka nënvizuar se vendi i tij “do të kundërshtojmë me forcë përpjekjet për një Shqipëri të Madhe”, raporton B92.
Konuzin ka bërë një deklaratë të tillë gjatë diskutimit në një panel për marrëdhëniet ruso-serbe, ku duke folur për Kosovës, ai tha se Rusia do të mbështes çdo veprim të Serbisë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...