2012-06-03

E kuptoj dëshpërimin e shovinizmit rusomadh






Prof.Dr.Eshref Ymeri



Përmes një informacioni që më dërgonte sot zonja e nderuar Ylldije Sulka, mësova se ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin, na paska shprehur shqetësime për ekzistencën e Projektit “Shqipëria e Madhe”.
Ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin përfaqëson pararojën e shovinizmit rusomadh në Evropën Juglindore. Ky shovinist i thekur dhe armik i betuar i kombit shqiptar përfaqëson atë shtet, parashtetarët caristë të të cilit kanë dhënë kontributin kryesor në kasaphanën që organizoi Evropa për copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Sipas këtij shovinisti të urryer, në Evropën Juglindore duhej të kishte Serbi dhe Greqi të madhe, se "Naçertania" dhe "Megaliidea" u hartuan me frymëzimin e rusocarizmit, i cili synonte zhdukjen e etnisë shqiptare nga kjo siujdhesë. Kurse Shqipëri "të Madhe", sipas këtij shovinisti, nuk duhet të ketë. Shqipëria, ore ti armik i betuar, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë "e Madhe". Për dijeninë e këtij diplomati "ignorant" me diplomë, Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet vetëm "Shqipëri Etnike" dhe rrjedhën e historisë për krijimin e saj nuk e ndalon dhe nuk ka për ta ndaluar dot kurrë politika shoviniste e Kremlinit dhe tellali i saj në Beograd, me emrin Aleksandër Konuzin. Ky ambasador shovinist dhe prapavijat e tij në Kremlin, para se të shprehin kaq haptas urrejtjen e tyre të kahershme për Shqipërinë “e Madhe”, le të marrin mundimin dhe t’i komentojnë faqe botës kërcënimet anonime që i dërgoheshin me postë elektronike ambasadës sonë në Moskë, gjatë kohës kur Millosheviçi po masakronte Kosovën dhe po kryente spastrim etnik.
Dhe shprehja më e koncentruar e urrejtjes kundër kombit shqiptar përmblidhet në pak rreshta të njërit prej mesazheve anonime kërcënuese që asokohe i janë dërguar me faks ambasadës sonë në Moskë. Në njërin prej atyre mesazheve urrejtjembartëse shkruhej:
“Shqiptarë të ndyrë! Ju duheni mbyllur në Shqipëri si në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë si qen të tërbuar. Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mos mund të lindin më si lepujt. Dhe në qoftë se ju do të vendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngrordhni. Toka do t’ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur. Le t’ju marrin amerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi. Juve do t’ju therim” (Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati)”. Tiranë 2007, f. 415).
Kërcënime kaq të egra, deri edhe me zhdukjen tonë nga faqja e dheut, ambasadës sonë në Moskë i dërgoheshin me faks pikërisht në një mjedis rus, të mbarsur me urrejtje kundër nesh dhe ku shkenca eurrejtjes kundër kombit shqiptar kishte arritur në kuota të papara ndonjëherë.
Politika dhe diplomacia e sotme ruse, si ndjekëse besnike e politikës dhe e diplomacisë cariste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, kërkon të ruajë të paprekur pikërisht trashëgiminë e politikës dhe të diplomacisë cariste, duke e mishëruar atë në ngrirjen e copëtimit të trojeve tona etnike.
E kuptoj dëshpërimin e shovinizmit rusomadh. Sa here që politika dritëshkurtër e Moskës pëson dështime të turpshme në Evropën Juglindore, tërë mllefin që i zien përbrenda ajo e zbraz kundër kombit shqiptar.
Shqipëria Etnike do të bëhet se e dikton rrjedha e historisë dhe Moska nuk është në gjendje ta ndalojë dot. Aq sa “qe në gjendje të ndalonte” pavarësimin e Kosovës, po aq “do të jetë në gjendje të ndalojë” edhe rikrijimin e “Shqipërisë Etnike”.


Santa Barbara, Kaliforni. 01 qershor 2012

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...