Kur njё person mohon kombin e vetё, kurrё nuk mund tё bёhet i denjё pёr njё komb
tjetёr.
Prof. Enver Bytyçi shkruan: “Prof. Hysamedin Feraj e quan Fatos Nanon “njё nacionalist sёrb dhe grek”, por aspak njё nacionalist shqiptar.
Shumica e shqiptarёve nuk i kanё miratuar qёndrimet dhe veprimet antishqiptare, qё ai ka promovuar gjatё qeverisjes sё tij. Mё tej jepen jo pak shembuj, qё provojnё veprimtarinё antishqiptare tё kryeministrit shqiptar dhe tё qeverisё, tё cilin ai e drejton. (E. Bytyçi, f. 76-77). (1).
Gazeta “Illyria” 18-21 maj 2012, f. 14 shkruan: “Partitё greke pro Nanos pёr president”. Vangjel Dule ka deklaruar se forca qё drejton i qёndron kanditaturёs sё Fatos Nanos pёr president tё ri tё vendit”. (2)
Presidenti i ri i shqipёrisё, s’ka nevojё as pёr velladonin e Janullatosit, as pёr pagёzimin e kishёs greke apo sёrbe, as pёr miratimin e mikropartive si ajo e Vangjel Dules. Fatos Nano ka qёnё antishqiptar si
kryeministёr, s’ka si bёhet njё president i moderuar.Po veçojmё disa klithma greko-sёrbe qё partitё PD dhe PS u shёrbejnё kёtyre “Miqve”nё dёm tё ATDHEUT TONЁ.
Nano nё qershorin e vitit 1993 do tё nёnshkruante njё deklaratё tё pёrbashkёt me liderin grek tё PASOK-ut Andrea Papandreut, nё tё cilёn konfirmohet pretendimi serb se “Kosova ёshtё pёr sёrbinё, njёsoj siç ёshtё Jeruzalemi pёr Izraelin”.
Nano po, nё qershor tё vitit 1998, kur nё Kosovё kishte filluar fushata e spastrimit etnik tё shqiptarёve nga makineria e luftёs sё Milosheviçit, i paraqiti sekretarit tё pёrgjithshёm tё NATO-s, Javer Sollana:
“... qё ta linte Milosheviçin tё lirё tё vepronte nё Kosovё, duke mos kёrkuar qё NATO tё ndёrhynte pikёrisht nё serbi e nё Kosovё kundёr tij.
Nё fuksion tё antishqptarizimit tё shёnuar nё dhjetor tё vitit 2004 dhe tё publikuar nё mars tё vitit 2005. Gjatё njё vizite nё Shqipёri tё ministrit tё jashtёm sёrb, Drashkoviç dhe atij shqiptar , Kastriot Islami, nё tё
cilёn qeveria shqiptare angazhohej qё tё njohё kufijtё e ish R. F. J. Me Kosovёn si pjesё tё saj. U mbajt e fshehtё, pas tre muajve kur Beogradi e botoj. Dhe ministёr Islami do tё “shfajёsohej”, duke thёnё se: “nuk e kishte lexuar marrёveshjen para se ta nёnshkruante atё”. Lexuesi e kupton vetё. Nanon dhe
qeveritarёt e grumbulluar rreth tij. (f. 77).
Nё pranverёn e vitit 1993 dy liderёt socialist tё Greqisё dhe tё Shqipёrisё, Andreas Papandreu dhe Fatos Nano, nёnshkruan nё Athinё deklaratёn e pёrbashkёt, e cila do tё pёrcaktonte vijat e bashkёpunimit midis tyre. Nё atё deklaratё tё dy pajtoheshin me propagandёn sёrbe, sipas sё cilёs“Siç ёshtё Jeruzalemi pёr Izraelin ёshtё Kosova pёr Sёrbinё”, si dhe me formulёn greke se “Çfarёdo qё Shqipёria do tё kёrkojё pёr shqiptarёt nё Kosovё, Greqia do tё kёrkojё pёr grekёt nё Shqipёri”. Politikisht grekёt gjetёn mbёshtetjen pa
rezerva tё Fatos Nanos. Pas ndёrhyrjes sё NATO-s nё Kosovё, Greqia vazhdimisht propagandon se nё Shqiperi banojnё 52 mijё grekё. Kёta jetojnё nё njё territor jo kompakt, pёr arsye se kanё ardhur si refugjatё nё Shqipёri, si mund tё kenё tё drejtat e 2 milion shqiptarёve nё Kosovё? (f. 101).
Bashkёpunimi antishqiptar sёrbo-grek ka marrё pёrmasa tё jashtёzakonshme para dhe gjate luftёs nё Kosovё. Para luftёs nё Kosove, Greqia u angazhua me tё gjitha forcat dhe arriti qё ta shkёrmoqё shtetin e ri demokratik tё shqiptarёve. Ajo ia doli qё me andartёt e sjelle nga Greqia nё territorin shqiptar tё drejtuar nga tradhёtari Kiço Mustaqi (ish ministri i mbrojtjes tё Shqipёrisё), mundi ta djegё e ta shkrumojё gjithё Shqipёrinё e Jugut, qё tё shkatёrrojё e tё djegё jo vetёm bashkitё e komisarjatet e policisё, por edhe
kadastrat, muzetё shkollat shqipe, objektet historike, zyrat e gjёndjes civile, bibliotekat etj. (f. 102).
Por shkatёrrimi i shoqёruar me bekimin e njeriut Janullatos u thellua shumё e mё shumё kur u lejuan ngritjen e firmave “piramidale” dhe Fatos Nano dhe Sali Berisha jepnin garanci tё plotё pёr sigurimin e pareve tё
mbledhura dhe ato me njё urdhёr falimentuan dhe paret e emigrantёve tё vuajtur pёrfunduan nё xhepat e qeverisё sё koruptuar. Ka akoma dhe mё keq. U hapёn magazinat e ndryshme dhe depot e ushtrisё, armёt nё duart e kriminelёve dhe agjeturave tё huaja, qё e gjithё kjo skenё urratohet nga prifti janullatos me
fije tё pa dukёshme, si pasojё e kёsaj u plotёsua dёshira e Nexhmije Hoxhёs qё pati deklaruar kur ra monumenti i Enverit: “Do ti vesh nёnat shqiptare me fustan tё zi”, dhe i veshi rreth 3500 tё rinj tё vrarё dhe mbi 11000 tё plagosur nё vitin 1997, mё shumё se nё njё fushё-beteje. Nga ana tjetёr Greqisё dhe Sёrbisё
u duhej shkatёrrimi i Shqipёrisё pёr tё penguar mbёshtetjen qё ajo i jepte Kosovёs nё perpjekjet e tyre pёr t’u shkёputur nga sundimi i Beogradit. (f.102).
Rekomandimi i Miçotaqis, qё Shqipёria tё heqё dorё nga Kosova, u realizua me revolucionin antidemokratik tё pranverёs sё vitit 1997 dhe me vendosjen e qeverisё greke nё Tiranё, tё Kryesuar nga Fatos Nano. Nё nёntorin e vitit 1997, me ndёrmjetёsin e kyeministrit grek Simitis, Nano u takua dhe zhvilloi njё bisedё tё ngrohtё e miqёsore prej 90 minuash me Sllobodan Milosheviç. Po me ndёrmjetёsin e Greqisё Nano u takua mё 2001 nё njё hotel tё Athinёs me presidentin sёrb Vojsllav Koshtunica, me tё cilin zhvilloi bisedime
tё gjata miqёsore, por tepёr sekrete. Njё gazetar i Kosovёs zbuloi tё vёrtetёn.
Si qёllon qё vetёm Athina bёhet “kumbar” i takimeve tё kryemistrit shqiptar me udhёheqёsit e Beogradit. (f. 102-103).
Gazeta mё e madhe italiane “Korriera della Sera” e datёs 7 prill 1997 shkroi: “Nё Tiranё vepron organizata “Hakmarje pёr drejtёsi” me vrasje dhe grabitje, tё cilat janё “nostalgjike tё komunizmit”. Nё kёtё organizatё bёnin pjesё fёmijёt e eksponentёve tё Sigurimit tё Shtetit. Me drejtuesa Hajredin Shyti, Klement Koloneci, Gramos Ruçi etj. Dёshmitё e antarёve tё kёtij grupi kanё dhёnё detaje se kёtё organizatё e drejtonte Kryetari i Partisё Socialiste Fatos Nano, i cili mё vonё do tё denohej pёr shpёrdorim dhe vjedhje tё pasurisё
kombёtare e mё pas do tё amnistohej, pёr t’u bёrё kryeministri i vendit, pas kryengritjes sё armatosur tё vitit 1997. (f. 152).
“... Gjёndet njё porosi e Fatos Nanos, nё tё cilёn thuhet: ... “`tё fillohet me veprime konkrete... tё hidhet nё erё njё furgon policie, njё komisarjat policie, njё ndёrtesё bashkie ... tё vritet njё prokuror, njё gjyqtar...” Dhe mё poshtё lideri socialist pyet: “Ku do tё gjёnden njerёzit”, pёr tё dhёnё vetё udhzimet e nevojshme: “Nё radhё tё parё tё pa kёnaqurit me pushtetin. Tё rinjtё dhe elementёt e tjerё tё konfrotuar me policinё dhe
drejtёsinё janё baza ku duhet tё mbёshtetemi pёr tё siguruar kontigjentin nё veprimet e ardhёshme”.
(Publikuar pёr herё tё parё nё revisten “Koha”, nr. 79,date 24 qershor 2002). Disa kohё pas kёsaj porosie tё Fatos Nanos organizata terroriste “Hakmarja” hodhi nё erё njё supermarket nё qendёr tё Tiranёs, akt nё tё cilin humbёn jetёn katёr persona tё pafajshёm dhe u plagosёn disa tё tjerё.
Mё vonё antarёt e kёsaj organizate vranё drejtorin e Pёrgjithshёm tё Burgjeve, Bujar Kaloshi dhe hodhёn nё erё shtёpin e kryetarit tё Gjykatёs sё Apelit tё Tiranёs, Prel Martini dhe sulmuan bankёn e kursimeve dhe grabitёn njё sasi tё madhe paresh. (f. 152-153).
Kur kjo organizatё u zbulua, filluan tё zbulohen edhe lidhjet e saj me politikanёt e majtё tё opozitёs, pёr marrjen e pushtetit me dhunё dhe fshehjen e gjurmёve tё krimit terrorist, udheheqёsit e opozitёs organizuan
praverёn e pёrgjakshme tё vitit 1997 dhe shkatёrimin total tё shtetit e tё Shqipёrisё Jugore. Pёrveç skenarёve tё tjerё, akti terrorist i asaj kryengritje tё armatosur provoi se nё krye tё tij qёndronin emrat e njohur tё kohёs sё diktaturёs. Ish ministri i Mbrojtjes sё Shqipёrisё dhe ish antari i byros politike, Kiço Mustaqi, u deshmua si arkitekti kryesor i veprimeve terroriste kundёr shtetit dhe njerёzve tё pafajshёm nё pranverёn e vitit 1997.
Ky minoritetas grek, azilant nё greqi nga viti 1991. Gazeta “Stohos” 5 mars 1997: shkruan: “Oficerё Vorioepirotё drejtojnё kryengritesit e Kiço Mustaqit, ngrihet flamuri (grek) dhe shpallet autonomia nё Himarё e Tepelenё. Shtabi i andartёve tё Epirit Veriut bёn thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhёtoni prapё”...
Oficerёt tanё verioepirotё, dikur nёn armё nё ushtrinё shqiptare tani po e marrin situatёn nё dorё. Ata po marrin nёn kontroll anijet luftarake tё Shqipёrisё...”. (2).
Kjo ёshtё situata nё Shqipёri, qё kaloi mbi mijёra tё vrarё dhe tё plagosur. Dhe Kiço Mustaqi vitin e kaluar vjen nё Shqipёri, nё vend qё tё dalё para skuadrёs pushkatimit, pritet me nderime nga socialistet me Edi Ramёn dhe Fatos Nanon.
Nё fillim tё shtatorit 1998, Fatos Nano nga mbledhja e qeveritarёve nё Lisbonё njofton: “Kryeqyteti i Kosovёs ёshtё Beogradi” . Azem Hajdari nga Tirana e lajmёron: Fatos Nano tё mos kthehet nё Shqipёri. Por Fatos Nano vjen nё Tiranё dhe pas tre ditёve Azem Hajdari vritet.
Bajrush Morina shkruan: “Dy krisma nё Tirane” – Nё shtator tё vitit 1998 kanё ndodhur dy vrasje. Qё tё dy vrasjet kanё ndodhur nё terr nё mbrёmje tё territ. Qё tё dyja janё bёrё pas shpine vrasje tinzare. Qё tё dy tё vrarit kanё qёnё shqiptarё njёri pishtar i demokracisё e tjetri strateg i luftёs pёr liri. Azemi vritet mё 12 shtator dhe Ahmet Krasniqi me 21 shtator te vitit 1998. (3).
Tё gjithё ata qё morrёn pjesё nё ato akte terroriste ishin oficerё tё policisё sё shtetit miq dhe tё afert tё dёshmuar tё kryeministrit socialist, Fatos Nano, tё cilёt pёsuan fatin e viktimave tё tyre pas njё viti, sepse
ideatorёt e vrasjes se deputetit demokrat, Azem Hajdari dhe tё Kolonel Ahmet Krasniqi, organizuan likuidimin e kёtyre vrasёsve. Kanё mbetur vetёm ideatorёt dhe skenaristёt e kёtij akti terrorist. Ёshtё aprovuar se kёto akte terroriste kundёr dy figurave liderё tё opozitёs shqiptare e drejtonin ish kryemininistri,
Ilir Meta si dhe ish-ministri i P. B., Ilir Gjoni. , Bujar Bukoshi, ka akuzuar strukturat e shtetit shqiptar pёr vrasjen mizore tё ish-ministrit tё Mbrojtjes tё Kosovёs,Ahmet Krasniqin nё njё lagje nё qendёr tё Tiranёs. (f. 155-156).
Udhёheqёsit ish-komunistё tё Shqipёrisё shkatёruan çdo pёpjekje pёr bashkimin e grupeve luftarake qё ishin krijuar pёr çlirimin e Kosovёs. Ndёrsa nё fillim tё vitit 1999 u bёnё dy atentate, autorёt e tё cilёve nuk janё zbuluar. U vra shefi i zyrёs pёr informimin e Kosovёs gazetari i njohur Enver Maloku si dhe
u plagos rёndё shkrimtari dhe studjuesi i shquar Sabri Hamiti. U bёnё disa vrasje thjeshtё politike pas çlirimit tё Kosovёs. U vra deputeti demokratik Smajl Haradinaj nga Peja. Mё 23 nёntor 2000 u vra afer shtёpisё sё tij, kёshilltari i Presidentit Rugova, Xhemal Mustafa. U vra ish-komandanti i UÇK-sё Tahir Zemaj, sёbashku me djalin e nipin e tij. Atentat nё shtepin e tij u bё Presidentit tё Kosovёs Rugova mё 2004 dhe nё mars 2005 gjatё rrugёs pёr t’u takuar me Javer Solanёn. Autorёt e kёtyre janё ende tё panjohur. Akte terroriste
tё qeverisё sё Tiranёs janё shfaqur nё Kosovё. Nuk duhet veçuar konsiderimi se me qeverin e Tiranёs bashkёpunon qeveria e Beogradit pёr destabilizimin e Kosovёs. Si e tyllё ёshtё vlerёsuar gjithashtu vrasja nё qershor tё vitit 2005 e gazetarit tё gazetёs “Bota sot”, Bardhyl Ajeti. Ai kishte denoncuar shpesh herё
nё shkrimet e tij terrorizmin ideollogjik nё Kosovё dhe lidhjet e tij me strukturat e shtetit Shqiptar tё Fatos Nanos. (f. 158-159).
Etj.
Tek Presidenti i ri i populli, kёrkon tё shohё luftёtarin qё do tё
luftojё pёr tё zgjidhur problemet e pa zgjidhura tё trojeve shqiptare si ajo e
Çamёrisё me rrugё e forma bashkohore. Presidenti i ri duhet tё jetё flamurtari i
kombit shqiptar, ndёrsa begraundi i Fatos Nanos ёshtё bosh.
Referenca:
1. Enver Bytyçi “Shqiptarёt, sёrbёt dhe grekёt”, bot. 2005, f. 76-77, 101, 102,
103, 152-153, 155-156, 158-159.
2. Gazeta “Illyria” 18-21 maj 2012 “, f. 14, “Partia greke pro Nanos pёr
President”
3. Edit Harxhi & Mal Berisha “Komploti greko-komunist kundёr demokra...”, Mars
1997, f.9.
4. Bajrush Morina “Lufta vrasja dhe kthimi i kolonelit nё Kosovё”, tёrhequr mё
23 shtator 2012.
5. Shefqet Jashari “Kur dhe si filluan komplotet kundёr Ahmet Krasniqit”
11-1-2002
6. Agim Vuniqi, Farmington Hills “Epoka e UÇK-sё, Ilir Konushefci-Mёrgimi (20-6
-1969 dhe 5-9-1998).
Rasim Bebo
Addison Çikago SHBA. Qershor 2012