Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/06/11

PRESIDENTI SHQIPTAR ISH MINISTRI I BRENDSHËM SHQIPTAR BUJAR NISHANI


Kuvendi i Shqipërisë me 73 vota pro, dy të pavlefshme dhe një kundër nga 76 deputetë sa morën pjesë në votim, zgjodhi Bujar Nishanin president të ri të Shqipërisë.
Kush është Bujar Nishani.



Skeda:Bujar Nishani.jpg

Z.Bujar Nishani është i martuar me Znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani.Bujar Nishani (lindur më 29 shtator 1966 në Durrës) është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Brendshëm.




Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni të SHBA-së, në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996. Në vitin 2004 është diplomuar “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2005, ka marrë titullin “master”, në Studimet Europiane.


Në vitin, 1988 është emëruar pedagog në akademinë Ushtarake Skënderbej. Në vitin, 1993 – emërohet në Ministrinë e Mbrojtjes në drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë. 


Nga viti 1994 – në Ministrinë e Jashtme në drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n. Në vitin 1996, emërohet sërish në Ministrinë e e Mbrojtjes, në Kabinetin e Ministrit. 


Nga viti 1997 deri në vitin 2005, profesion i lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë; në vitin 2005 – Zgjidhet Deputet në Kuvendin e Shqiperise. 


Nga marsi i vitit 2007 deri në Shtator 2009, Minister i Brendshëm. Nga Shtatori i vitit 2009 – deri në Prill të vitit 2011 Ministër i Drejtësisë. Nga prilli i vitit 2011 e në vazhdim Ministër i Brendshëm.





Kuvendi i Shqipërisë, ka votuar me shumicë të thjeshtë pro Bujar Nishanit, si President i ri i Republikës së Shqipërisë. Në votim kanë marrë pjesë 76 deputetë, tre prej të cilëve nuk janë pjesë e mazhorancës. Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë hedhur votën e tyre.

19:03

Përfundon numërimi i votave për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Nga 76 deputetë që hodhën votën e tyre, 73 prej tyre kanë votuar pro kandidaturës së mazhorancës, Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani. Një prej votave ishte kundër, ndërsa dy të tjera të pavlefshme.

18:45

Përfundon votimi i deputetëve për Presidentin e ri. Kandidat i mazhorances është Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Në Kuvend, kanë votuar 76 deputetë. Nis numërimi i votave.

Kuvendi nisi punimet për të votuar për zgjedhjen e presidentit të ri, kandidatit të propozuar nga mazhoranca Bujar Nishani. Pas mbledhjes së grupit kuvendor demokrat, deputetët e PD-së kanë fimosur raportin ku japin mbështetjen e tyre për një kandidaturë të tillë.

Në listën që firmosën për mbështetjen e Nishanit janë dhe firmat e anëtarëve të partive aleate në koalicionin qeverisës, përfshirë këtu, Shpëtim Idrizi, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Dashamir Tahiri. Pas këtij takimi është mbledhur dhe Komisioni parlamentar i Ligjeve, i cili ka miratuar raportin me një kandidaturë të tillë, vetëm me votat e mazhorancës. Raportin e tij ky komision ia delegoi seancës parlamentare, e cila do të thotë verdiktin e saj mbi emrin e Nishanit për postin e kryetarit të ri të shtetit.


Kryetari i Partisë Socialiste Edvin Kristaq  Rama shpreh gadishmërinë e opozitës për arritjen e konsensusit të presidentit të ri të vendit, që pas tërheqjesë së kandidatit të maxhorancës Artan Hoxha.

“Ky është një proçes që po degradon hap pas hapi dhe po rrënon më shumë akoma besimin e qytetarëve tek parlamenti.

Nga ana tjetër po godet më shumë akoma besimin e familjes europiane tek Shqipëria. Kandidatura e tërhequr ishte një kandidaturë që ne e refuzuam sepse nuk kishte asnjë mundësi, për plot arsye, që ne të jepnin mbështetje.

 Por kiza po thellohet, unë e përsëris një krizë është edhe një mundësi, një shans për të dalë prej saj përmes një hapi të ri në drejtim të kundërt me inercinë e krizës.”- u shpreh Rama në një konferencë për shtyp nga selia rozë.

edi-rama3-3

Më tej kryesocialisti theksoi se kandidatura tjetër e paraqitur nga mazhoranca, ministri Bujar Nishani, është e papranueshme. Kandidatura e Nishanit pritet të votohet në seancën e parashikuar në orën 17:00.

“Është e papërfytyrueshme që një ministër të bëhet president dhe presidenti të kthehet në ministër. Është e papranueshme në kohë normale dhe jo në një kohë si kjo, që dikton domosdoshmërinë që përfaqësuesit e shqiptarëve në parlament të vendosin interesin e vendit mbi interesin e palëve. Është tërësisht misteri i një pale të vetme, si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se PD dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për konsensusin më minimal dhe kjo për konsensusin maksimal që ne vazhdojmë të kërkojmë jo për interesin e PS-së, por për interesin kombëtar dhe publik në këtë moment kaq të rëndësishëm.”- u shpreh Rama.


Edvin Kristaq  Rama shprehet se; zgjedhjet nuk jane një zgjedhje e mirë aq më tepër kur më 12 Tetor kemi një provim. Por ne jemi gati në çdo moment që të përballemi me palën tjetër,
me qeverinë me këdo që është i rreshtuar me ta, në rast se do të duhet të thirret populli për të vendosur mbi të ardhmen e Shqipërisë”, - deklaroi Rama.

Për më tepër ai shtoi se: ‘Jemi shumë të përgatitur që në rast se na jepet mundësia të japim emra për të cilët konsensusi i palës tjetër do të ishte fare e lehtë në rast se pala tjetër nuk do të ishte aq e obsesionuar për të pasur nën kontroll presidentin e shtetit’.



Fatos-Nano-1-1


Pas konsultimeve intensive me një grup konstitucionalistësh të nderuar në vendin tone, Fatos Nano, i bën apel dhe i tërheq vëmendjen shumicës qeverisëse se kandidimi i fundit i paralajmëruar me kandidat te rradhës për President, Ministrin Bujar Nishani, është një gafë e rëndë kushtetuese dhe rrezikon të kthehet në një shkelje të rëndë kushtetuese.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një Ministër i Kabinetit Qeverisës nuk mund të kandidojë për President në rast se ai nuk ka dhënë më parë dorëheqjen. Dhe doreheqja e tij ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me dekret nga Presidenti i Republikës, per t'u votuar nga Kuvendi.

Gjithashtu Ministri kandidat për President e ka të pamundur sipas Kushtetutës që të votojë për veten në Kuvend në cilësinë e tij si Deputet.

Referenca e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e heqjes së Mandatit të Deputetit Ilir Beqja, e bën antikushtetues Kandidimin e Ministrit Bujar Nishani për President, pa përmbushur më parë të gjithë proçedurën ligjore të dorëheqjes.

Fatos Nano i tërheq vëmendjen shumicës qeverisëse që të mos e thellojnë krizën duke bërë edhe shkelje kushtetuese përveç shkeljeve të rënda morale e politike që janë bërë derisot.

E mbi të gjitha Fatos Nano i bën apel shumicës qeverisëse që të respektojë e vlerësojë me qetësi e seriozitet te thellë, thirrjen e vazhdueshme të partnerëve tanë euroatlantikë për të mos e kthyer proçesin e zgjedhjes së Presidentit në një proçes të zgjedhjes së një Ministri të Kabinetit.

Të nderojmë Kushtetutën, të nderojmë qytetarët shqiptarë, të nderojmë edhe Partnerët tanë Euroatlantikë.

artan-ho



Pas tërheqjes së Zaganjorit tashmë është rradha e Artan Hoxhës të shuajë kureshtjen e qytetarëve shqiptarë se pse u tërhoq nga gara presidenciale. “Për arsye të rrethanave, zhvillimet e të cilave po bëheshin të këtilla që tejkalonin kufirin e pranueshmërisë sime, ndërkohe që shpresoja të kundërtën, vendosa të terhiqem nga kandidimi për Presidentin e Republikës. Duke ju falenderuar të gjithëve si për mesazhet e shumta të mbështetjes së kandidimit dhe po kështu ato të mirëkuptimit për tërheqjen, ju përshëndes me shumë respekt si miq të mirë” shkruan Hoxha.

Për Floripress:Flori Bruqi



Aktori Isniqas Arben Bajraktaraj, me përmasa evropiane

....Popujt që kane një kulturë, ruajne me fanatizëm vlerat trashëgimore të historisë së popullit të vet. Une e pergezoj ate popull qe e ruan kulturen e mija  shekujve te nje simboli kombtar, përkundër përpjekjeve që t´na i zhdukin gjurmët nga thesaret e kulturës e të historisë së të parëve tanë, që nga varret. Thuhet se Isniqii i Duakgjinit eshte kroi u burimeve te tradites se mikpritjes dhe te kultures shqiptare ...Po e them, ndjehem me se i lumtur e i kenaqur, dhe ju jam mirenjohes te gjithe vellezerve dhe motrave te fshatit tim , qe kane bere nje pergatitje te cilen po ta kisha edhe leksikun me te begtashem te Ate Fishtes, nuk do te dija te shpreh mirenjohjen ndaj burrërisë qoftë me penë a pushkë...

----

Kur dielli po rrokullisej pas Bjeshkeve te Nemura dhe muzgu me qetesine e nates se shpejti do te shtrinte krahet mbi Isniqin e sotem plot kenge, valle e hare ndervellazerore, karvani i ansambleve ngarkuar me vlerat e mirefillta kulturore shqiptare vazhdoi rrugëtimin drejt Lagjës së Tahirsylëve  te lavdishem, ku zuri fill  Lufta ,...Prekazi,Gllogjnai legjendar -Drita e lirise se Kosoves.../Flori Bruqi/


  kulla.jpg 




 
tet
Te Kulla e Osdautajve
... të vjetrit gjithmonë kanë thënë: 


Prej Gurit t'Boletinit në Mitrovicë, nëpër Podgurë t'Istogut e n'Lug t'Baranit
e përpjetë Bjeshkëve të Nemuna deri te Huni i Maxhupit n'Roshkodol dhe Trekëndëshi Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi, Isniq është!








Nga Raimonda Moisiu

Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme djaloshi nga Isniqi i Rrafshit të Dukagjinit teksa shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura, eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidhën ngushtësisht me letërsinë.



Aty ndër bjeshkët do të lexonte shumë e do të njihej me historinë, adhuronte heronjtë që kanë bërë historinë, të cilët do të mbeteshin në kujtesën e djaloshit dhe do i ruante ato si “relike” të çmuara dhe idhujt e tij, udhërrëfyese për të ardhmen e karrierës së tij.



Aktori i mirënjohur dhe i talentuar kosovar Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa evropiane, i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan “Taken”, krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Hollywood-it, Liam Nelson, -dhe në dy seritë e “Harry Potter”.

Victor Hugo që në ekzil kur shkroi veprën e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli. Novela do të botohej më 1869.

Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër – të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos” – ta shkrinin në shirit filmik.

Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn. Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Améris i ka hyrë të njëjtës punë.

E njëri prej roleve kryesore në këtë film – xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur- është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj.


 ”Për mua roli i Hardquanonne është shumë i respektueshëm sepse është një personazh i rëndësishëm në novelë”, shprehet aktori i shquar Arben Bajraktaraj në këtë intervistë.

Aktorët e njohur Gérard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin janë treshja e yjeve që përbëjnë kastën e aktorëve në filmin “The man who laughs”, premiera e të cilit pritet të jepet në fund të këtij viti ose në fillim të 2013-s.

Për Bajraktarajn roli që ai portretizon në këtë film është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gëynplaine, Sylvian e Comaberl. “Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gérard Depardieu dhe kjo më pëlqen”, shprehet Bajraktaraj.

N ë këtë intervistë të ngrohtë e mbresëlënëse aktori i shquar Arben Bajraktaraj rrëfehet për vete kolegët projektet e karrierën e tij. Për më shumë ndiqni bisedën.

Sinqerisht, ju përshëndes për këtë bisedë. Më tregoni diçka nga fëmijëria, rrënjët e origjinës dhe kush ka qenë idhulli, apo cilat fenomene ndikuan në shkollimin tuaj për t’u bërë aktor: nevoja, koha apo dëshira për një të tillë?

Së pari ju falenderoj për interesimin e juaj, që të bëjmë këtë bisedë të përbashkët. Unë kam lindur dhe jam rritur në Isniq, një nga fshatrat e rëndësishëm dhe me një traditë të ruajtur në Rrafshin e Dukagjinit.

 Rrëfimet dhe historitë e dëgjuara në oda të burrave të fshatit tim, mënyra sesi ato shtjelloheshin, kodi i sjelljes dhe ritualet me elemente shpeshherë të ngjashëm me atë të përshkruar nga shkrimtarët antikë, vetë jetesa aty e mbushur herë-herë me rreptësi e tragjizëm, por edhe me ngjyra komike e absurditeti, përbëjnë mund të them brumin rrënjësor, i cili më përcjell në zhvillimin krijues.



Në fëmijëri idhujt e mi nuk ishin aktorët e filmave, por heronjtë e romaneve. Isha shumë i lidhur me letërsinë, ndoshta ngase babai im ka qenë profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Verës shkoja me bagëti në bjeshkët e bukura të Isniqit dhe kisha kohë me bollëk për të lexuar.

Ç’mund të më thoni për veten tuaj në mënyrë krijuese e profesionale? Nga jeta në skenë, rolet që keni interpretuar, lidhjen e fortë që duket se ka lënë kujtime të mira e të trishta?

Aktori për instrument ka trupin e vet, andaj edhe gjëja më e vështirë në ndërtimin e një rruge krijuese është njohja e vetvetes, pranimi i të metave dhe nëse është e mundshme tejkalimi i tyre. Por më e rëndësishmja është gjetja e fillit të sinqeritetit.

Si në dramaturgji ku filli i kuq është damari kryesor për rrëfimin e tregimit, ashtu edhe në ndërtimin e një personazhi për një aktorë, filli i sinqeritetit vendos saktësin e sjelljes së një personazhi.

Gjetja e fillit të sinqeritetit është synimi kryesor, gjithnjë duke kaluar fillimisht nga qasja fizike e punës.

Ju keni një reputacion të fortë si aktor në kinematografinë e filmit në Kosovë por edhe atë franceze dhe kjo duket sikur gjërat rrjedhin lehtë me rolet tuaja. Si ia keni dalë?

Si shkon kjo me përzgjedhjen e roleve?

Me punë dhe me mund, dalë ngadalë gjërat zhvillohen. Natyrisht, që nuk është lehtë kur je i huaj në një vend, por duhet fituar besimin e të tjerëve. Unë jam pothuajse në fillim të rrugës dhe më duhet të punoj shumë e më shumë për të ecur më tutje.

 Deri tani për shumicën e roleve kam pasur fatin të përzgjidhem përmes audicioneve dhe aty ka shumë faktorë që luajnë. Viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar një çikëz, andaj edhe kam pasur mundësin t’i përzgjedh vetë disa projekte që më dukeshin më interesante.
Arben Bajraktaraj by Technomarine, primavera verano 2011
Çfarë lloj personazhesh kanë qenë preferencat tuaja për të luajtur? Cila ka qenë personazhi tuaj i parë?

Regjisorët shpesh më shohin në role të personazheve të ashpër dhe që kanë një të kaluar të rënduar.

Mua kjo nuk më pengon, ngase në këso lloj rolesh mundësit e kërkimit janë të zgjeruara. Megjithëkëtë, roli im i parë në një film televiziv ka qenë në Slloveni dhe aty luaja një engjëll. Ndoshta nga pleqëria, nëse e mbërrij, një butësi prapë do afrohet…

Ju keni jetuar, dhe interpretuar role në Kosovë, Ballkan, por gjithashtu aktualisht interpretoni edhe në kinematografinë franceze. Ç’mund të na thoni për ndryshimin mes këtyre eksperiencave?



Në të vërtet, nuk ka shumë rëndësi se ku punohet, por si punohet dhe më kë! Ngase për të bërë një film të mirëfilltë është me rëndësi të kesh një skenar të mirë dhe një ekip të zotin për ta punuar atë si duhet. Jo rastësisht Kubrick-u, thoshte se filmi i tij pothuajse kishte përfunduar së punuari kur kishte bërë përzgjedhjen e ekipit ! Struktura e një ekipi xhirimi është shumë e përafërt me një strukturë ushtarake.

Për të qenë efikas, urdhërat duhet të zbatohen shpejt dhe me saktësi. Në përvojat e pakta që kam pasur në Ballkan, kjo nuk ishte kuptuar ndoshta mirë sa duhet dhe ky ishte ndoshta ndryshimi më i madh që kam vërejtur.

Bjeshkatarët isniqas në banishtën e Roshkodolit /Foto : Christine Eek/

Megjithëkëtë, kjo në fund nuk do të thotë se një film europian ose amerikan është doemos më interesantë sesa një film i prodhuar nga ndonjë shtet ballkanik.



Ju jeni aktor filmi. Ju kemi parë të luani krahas aktorit të shquar amerikan Liam Nelson, pjesa e parë e filmit TAKEN dhe në rolet e filmit “Harry Potter”. Role këto tejet të realizuara nga Ju dhe impresive. Ç’mund të na thoni për këtë? Si e shihni veten nga pikëpamja tuaj në këto filma?


                                      Isniqasit mburrën me Arbenin

Në të vërtet unë kam filluar aktrimin së pari në teatër, ku kohëpaskohe kthehem me shumë qejf edhe tani. Për t’ju kthyer pyetjes së juaj, së pari ju falenderoj për komplimentin e juaj. Për mua ato paraqitje ishin të shkurtëra dhe fokusi im ka qenë t’i punoj sa më mirë duke u bazuar në fizikusin e personazheve dhe duke u munduar t’a respektoj saktësinë e situatave.

Me distancë mund të them vetëm, që ka qenë e rëndësishme si përvojë pune përballimi me aktorë shumë të zotë dhe që doemos eksperiencat e tilla të punës kur edhe vlerësohen, ndihmojnë në fitimin e vetëbesimit.

Pavarësisht rolit që keni luajtur në filma, personazhi që ju keni interpretuar ka qenë i rëndësishëm. Sfida që jeni përballuar me interpretimin e tij nga jeta reale dhe në përshtatje me kohën e situatën. A keni gjetur hapësirë për të shpalosur talentin tuaj aty?

Natyrisht që ndryshimi është i madh kur ke një rol, që pothuajse është prezent në ç’do skenë të filmit apo një tjetër kur paraqitja është shumë e shkurtër. Në rastin e fundit me rëndësi është të kuptohet mirë saktësia e situatës dhe dendësia e personazhit.



Në këtë shkollë Arbeni mësoi shkronjat e para të alfabetit-Shkolla fillore Isniq

Regjisori nuk ka kohë që të merret me ty, andaj duhet pasur kujdes dhe të përgatitesh me kohë, që në momentin kur vjen në radhë për skenë, përqendrimi të jetë në vend. Por edhe në paraqitjet e shkurtra mund të ndodh ajo që ne aktorët e quajmë moment magjik, kur diçka del nga ne, pa ditur se atë e bartnim në vete. Janë këto zbulime të rralla, që na japin adrenalin për punën e mëtutjeshme.

Shumica e skenaristëve dhe regjisorëve kanë gjetur frymëzimin e tyre në letërsi, si Flaubert, Dostojevski,etj., akti i të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Pra shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë. Pra a ndikon letërsia në kinematografi?

Që nga hapat e parë të kinematografisë, lidhja mes letërsisë dhe filmit ka qenë gjithnjë e pashmangshme. Megjithëkëtë, të gjithë ata që kanë lexuar një roman dhe mandej kanë parë adaptimin e tij në film, sado i mirë dhe i fortë të ketë qenë ai, ndjehen konfuz. Ngase vet kodi i krijimit të këtyre dy arteve është rrënjësisht i ndryshëm. Filmat e bërë nga Visconti apo Godard-i bazuar në vepra letrare janë të fuqishëm dhe prekës, por kur lexon romanet përkatës, prapëseprapë një ndjenjë tjetër krijohet. Për mua, letërsia mbetet burim frymëzimi themelor, por në proces e sipër pune duhet harruar, për t’u përqendruar në kodin kinematografik të të punuarit.

Përsa ju pyeta më lart e lidh me: Jeni në proces xhirimi të filmit francez “Njeriu që qesh” sipas librit me të njëjtin titull të shkrimtarit të shquar Viktor Hygo. Si ndodhi që regjisori francez Jean –Piere-Ameris iu zgjodhi pikërisht ju për rolin kryesor?

Në të vërtet unë aty luaj rolin e Hardquanone-it, një nga rolet e rëndësishëm të filmit, por jo rolin kryesor. Jean-Pierre Ameris-i më zgjodhi pas një bisede që patëm rreth romanit të Hugo-së dhe natyrisht po ashtu rreth personazhit. Për mua ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e këtij ekipi, që punon në adaptimin e një romani kaq të madh dhe të fuqishëm. Kur hyra për herë të parë në dekorin e ndërtuar për film në studio, u ndjeva sikur vërtet kisha shkel në një botë tjetër.

Si ndjeheni që do të luani krahas një prej yjeve të kinematografisë botërore si Gérard Depardieu,fitues i çmimit Oscar dhe i Palmës së Artë, dhe aktorëve të shquar Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin?

Është kënaqësi, por edhe përgjegjësi, si ndaj ekipit ashtu edhe ndaj vetë veprës filmike. Megjithëkëtë ajo çfarë peshon më së shumti është situata dhe raporti i personazheve, sesa njohja e këtij ose atij aktori. Para kamerës, ç’do aktorë, çfarëdo fame të ketë, është lakuriq me të mirat dhe me të metat e tija, ndryshimi qëndron vetëm në mënyrën sesi një aktorë përjeton dhe mandej zotëron situatën. Ishte fashinante për mua të ndjeja qasjen instiktive që ka Depardieu në punë dhe po ashtu isha shumë i nderuar për këshillat shumë me vend që m’i ka dhënë.

Në kapacitetin tuaj si aktor vend të shquar zënë edhe rolet kryesorë në filmat “The woman Brushed off Her Tears, prodhim i tre shteteve; Maqedonia, Gjermania dhe Sllovenia, me regji të Teona Strugar Mitevska. Unë veçanërisht do të përmendja: “Heroi” të Luan Kryeziut Çfarë ju ka tërhequr për realizimin e këtyre filmave me vlerë historike e kulturore? Përse tituj kaq intrigues? Si kini arritur t’i realizoni?

Xhirimet e këtyre dy filmave për mua kanë një peshë të veçantë, mbase edhe nga vetë fakti që xhiroheshin, të them ashtu afër shtëpisë sime (njëri në Kosovë, ndërsa tjetri shumicën e kohës në Maqedoni). Gjatë xhirimeve të filmit Heroi, ndjeja një peshë më të madhe emotive se zakonisht, me të cilën më duhej të luftoja pothuajse tërë kohën, për t’i mbetur besnik personazhit. Edhe vetë kushtet e xhirimit ishin jo më të lehtat nga ato që kam njohur, andaj shpresoj se puna në postproduksion të këtij filmi do të jetë e një niveli të duhur. Ndërsa për filmin “Woman who brushed off her tears”, sfida ishte të gjeja saktësinë e personazhit duke folur një gjuhë, që nuk njihja pothuajse fare më parë (maqedonishten). Por puna me një aktore me përvojë të madhe si Victoria Abril mandej i bëri gjërat më të rrjedhshme.

Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?

Më pëlqen thjeshtësia dhe kërkimi me djersë! E kam bezdi show-izmin dhe rrahëgjokësin.
Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përzihen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si një aktor me përmasa evropiane , a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe ato ndërkulturore. Cili është ndryshimi ndaj të cilit kemi nevojë qoftë si individë ashtu edhe si shoqëri njerëzore?

Deri tashi vonë, ishte puna dhe vlera e një vepre të krijuar, që bënin dikë të njohur. Vetëm pas një pune të madhe dhe të vlerësuar si të tillë nga të tjerët, dikujt mund t’i çeleshin rrugët. Tashi më duket sikur një fenomen i çoroditur ka zënë vend gjithandej, kur mjafton dikush të shihet apo të duket (të jetë vizibël në media) për t’u bërë i njohur dhe kur bëhet i njohur sikur s’ka më rëndësi sesi e bën punën, mjafton të jetë i njohur. Kjo është një përmbysje e vlerave dhe doemos do ketë dëme afatgjate nga kjo. Unë besoj në vertikalitetin e vlerave, jo vetëm në art por edhe në fushat e tjera, dhe kur kjo nuk ekziston më, spekulimi, injoranca e mediokriteti e kanë derën e hapur për çfarëdo!

A jeni zhgënjyer ndonjëherë gjatë karrierës? Pse? Nga kush?

Zhgënjimet jo vetëm nga të tjerët por edhe nga vetja janë pjesë e jetës, me rëndësi është të mësoj nga zhgënjimet e kaluara për t’u ballafaquar më mirë me zhgënjimet e ardhshme. Ngase edhe këto të fundit, të pashmangshme janë.

Ndjeheni optimist për të ardhmen e kinematografisë kosovare?

Po. Kosova ka gjithë ato gjëra për t’i shprehur, gjithë ato histori për t’i rrëfyer. Kjo ndoshta edhe do t’i ndihmoj vetë shoqërisë kosovare për të ecur me një barrë më të lehtë më tutje.

Unë kam besim te krijuesit kosovarë se do e bëjnë këtë për së mbari. Por, sa i përket filmit nuk mjafton të kesh vetëm regjisorë me ide dhe aktorë me talent. Filmi është krijim kolektiv dhe si i tillë kërkon një bashkim njohjesh dhe kompetencash.

Duhet të krijohen së pari ekipe të mirëfillta teknike dhe artistike, andaj mendoj se një bashkëpunim i mirëfilltë është mëse i domosdoshëm në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.

A ju ka rastisur ndonjëherë gjatë jetës të jeni takuar me ndonjë personazh real që ju keni pasur në rolet tuaja?

Më ka ndodhur të takoj njerëz të caktuar qëllimisht gjatë procesit të ndërtimit të një personazhi për t’u informuar rreth të kaluarës së tyre dhe perceptimit që ata kanë pasur gjatë përjetimit të situatave të ndryshme. Dhe i falenderoj shumë të gjithë ata për ndihmën që më kanë dhënë.

Në të kundërtën, jo, ngase kur punoj në ndërtimin e një personazh nuk mendoj të reagoj sikur të isha dikush tjetër, gjithnjë ngelet reagimi im. Gjërat mund të jenë të përngjashme, por jo të njëjta. Atletizmi emotiv i Artaud-së për mua është më domethënës sesa “sikur”-at e Stanislavskit.

Çfarë ju ka mbetur peng që do të dëshironit ta interpretoni?

Kam bërë shumë pak gjëra deri tani, janë gjithë ato role me të cilët do ballafaqohesha me trup e shpirt! Një aktorë s’ngopet kurrë me role…ndoshta në fund të karrierës, do të mund të flas më mirë për këtë.

Çfarë është dashuria për ju? Kur një burrë e ndjen se ka të tilla në jetë?

Kur dashuria ikën, krimi s’është larg…

Hobi dhe pasioni tuaj?

Letërsia, historia, bjeshkët…

Mesazhi tuaj për talentet e reja…

Ëndërroni, por në mrekullira mos besoni! Punoni…

Çfarë dëshironi të shtoni…

I uroj popullit shqiptar që pas 100 vjetësh përgjysmimi, të jetë së paku 100 vjet i bashkuar e i forcuar!


Fotografitë:Flori Bruqi

2012/06/09

NJOFTIM NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS


 



NJOFTIM NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS

 


Lista e pjesëmarrësve ne festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, Prizren, 9-10.6.2012,që duhet të jenë të vendosur në dy hotele në Prizren:

Në hotelin “Nafron” PRIZREN 


1. Abdyl Kadolli
2. Adem Demaçi
3. Alisa Velaj (kumtesë)
4. Anna Kove
5. Beatriçe Balliçi
6. Bedri Halimi
7. Bedri Zyberaj
8. Begzad Baliu
9. Behar Gjoka
10. Bilall Maliqi
11. Delvina Kërluku
12. Dibran Fylli
13. Dr. Arben Hoxha
14. Edlira Mantho
15. Hamit Xhaferi
16. Helena Grillo
17. Ibish Neziri
18. Ibrahim Berjashi
19. Kadri Rexha
20. Kadrush Radogoshi
21. Manjola Sulaj
22. Meri Lalaj
23. Muhamet Kërveshi
24. Sabahate Byci
25. Sabile Keqmezi – Basha
26. Sadri Fetiu
27. Shyqri Galica
28. Veli Veliu
29. Vera Istrefaj
30. Violeta Allmuça
 

Në HOTELIN “OK” PRIZREN

1. Adem Zaplluzha
2. Adem Zejnullahu
3. Agim Desku
4. Arsim Halili
5. Bedri Neziri
6. Behram Hoti
7. Brahim Avdyli
8. Dren Shala
9. Edit Dibra
10. Fatime Ahmeti
11. Feride Papleka
12. Flori Bruqi
13. Gjokë Dabaj
14. Halil Xani
15. Ilir Paja
16. Ismet Lecaj
17. Kozeta Zavalani
18. Lulzim Hajdari
19. Nebih Bunjaku
20. Nezir Prokshi
21. Nikolla Spathari
22. Petrit Ruka
23. Raimonda Moisiu
24. Ramadan Thaçi
25. Riza Greiçevci
26. Riza Lahi
27. Rushit Ramabaja
28. Sadik Përvetica
29. Sali Bytyçi
30. Sarë Gjergji
31. Skënder R. Hoxha
32. Sulejman Dida
33. Shqipe Hasani
34. Tafil Duraku
35. Ukshin Morina
 

 


2012/06/07

Në nderim të figurës së zotit Ardian Klosi




Nga Prof Dr Eshref Ymeri


Edhe pse jeta na dhurohet vetëm një herë…






                     Dr.sci.Ardian Klosi


E ndjeva veten keq dhe u pikëllova në shpirt kur mora vesh lajmin për vdekjen e parakohshme të zotit Ardian Klosi. U largua nga jeta me vetëvrasje një intelektual i kompletuar: një kritikë, analist dhe publicist i talentuar. Por kultura shqiptare humbi edhe një përkthyes të shkëlqyer dhe një specialist të rrallë të gjuhës shqipe. Në përkthimet e veta, fjalën shqipe ai e pati gdhendur si me daltën e një skulptori të pakundshoq.

Kjo dukuria e vetëvrasjes është lënduese për këdo, jo vetëm për të afërmit e të vetëlarguarit nga jeta. Në këto raste gjithkush rri e përsiat: cilat duhet të jenë vallë arsyet, që njeriu, një ditë të bukur, vendos të vetëvritet, edhe pse jeta atij i dhurohet vetëm një herë? Është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje delikate. Megjithatë, secili le të zhvendoset për një çast nga qenia e vet dhe të mundohet të rimishërohet në qenien e atyre individëve që kanë bërë plane për vetëvrasje. Pas kësaj shpërnguljeje mendërore në qenien e këtyre njerëzve të zhgënjyer nga jeta, mund të pikasen ca arsye që ata i detyrojnë të shkojnë drejt vetësakrifikimit.

Dikush prej tyre përjeton shqetësime të forta në jetën personale, siç janë dështimet në lidhjet romantike me dikë, një dashuri fatkeqe, vdekja e ndonjë të afërmi ose e ndonjë miku të dashur.

Dikujt tjetër mund t’i nxihet jeta prej torturave dhe kërcënimeve të vazhdueshme, prej poshtërimeve për të metat fizike, prej përdhunimeve dhe rrahjeve të pandërprera. Por dikush, me dhembje në shpirt, mund të përjetojë mungesën e të kuptuarit prej njerëzve që e rrethojnë, ftohtësinë e tyre, e cila bëhet shkak që ai të përfundojë në mëshirën e vetmisë. Kurse një tjetër individ nuk i bën dot ballë faktit që dikush ka bërë publike të dhëna për jetën e tij personale, sidomos për orientimet e tij seksuale.

Jo pak emocione të fuqishme ngjallin në qenien e njeriut mossukseset, dështimet në jetë, siç janë ato të natyrës krijuese, profesionale. Kjo bën që njeriu të humbas interesimin për jetën, të ndiej lodhje prej saj.

Gjurmë të thella lënë në jetën e njeriut vështirësitë ekonomike, varfëria e tejskajshme Madje më të shumtë janë ata individë që e mbyllin jetën me vetëvrasje për shkak te halleve të rënda, të papërballueshme ekonomike.

Por nuk kalojnë pa mbresa të thella në jetën e njeriut edhe problemet e shëndetit, sëmundjet kronike, të cilat vijnë duke e mposhtur ca nga ca vullnetin e tij për t’i përballuar ato me optimizëm. Pesimizmi në këto raste merr sipërinë dhe njeriut fillon t’i duket jeta e pakuptimtë.

Shkak për vetëvrasje bëhet edhe fanatizmi fetar që është i përhapur zakonisht në sektet fetare, mes të cilave vihet re ajo që quhet vetëvrasje rituale. Dhe ne jemi në dijeni të vetëvrasjeve edhe të disa adoleshentëve 12-15-vjeçarë në vendin tonë, të cilëve ua kishin bërë mendjen çorap ca të ashtuquajtur dëshmitarë të Jehovait për “bukurinë” e jetës së përtejme.

Arsyet politike, po ashtu, ndikojnë mbi individë të veçantë për ta mbyllur jetën me vetëvrasje. Le të kujtojmë për një çast (vetë)vrasjen e njërit nga udhëheqësit kryesorë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Nako Spirus. Përplasja me jugosllavët, me miqtë e ngushtë të Enver Hoxhës, për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike skllavëruese me Beogradin, bëri që Nako Spiru të gjendej i izoluar në udhëheqjen e lartë shtetopartiake dhe një ditë të bukur ai të etiketohej prej Enver Hoxhës si pengesa kryesore e bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë. Në ato kushte, mënyra më e mirë për ta shmangur atë pengesë, ishte likuidimi i tij fizik, çka edhe u realizua me vrasje të pabesë, ose me vetëvrasje, sipas versionit zyrtar. Komunistët shqiptarë vetëvrasjen e quanin të dënueshme, madje e vlerësonin si tradhti. Megjithatë, Enver Hoxha nuk e deklaroi tradhtar Nako Spirun, me sa duket, me porosi të Titos, të cilit i kërkoi edhe leje nëse duhej të shkonte ose jo në varrimin e tij.

Po për arsye, në të vërtetë politike, e mbylli jetën me (vetë)vrasje edhe Mehmet Shehu. I gjendur nën furinë e sulmeve të egra të anëtarëve të Byrosë Politike në pasditen e 17 dhjetorit 1981, sulme ato të inskenuara paraprakisht, Mehmet Shehu, ashtu si edhe Nako Spiru dikur, u gjend krejtësisht i izoluar, në një vetmi të plotë deri në drithërimë. Por, në dallim nga Nako Spiru, Enver Hoxha këtë, që të nesërmen, e shpalli tradhtar dhe poliagjent. Me sa dukej, (vetë)vrasja e Mehmet Shehut e shpëtoi Enver Hoxhën një herë e mirë nga ankthi i xhelozisë për hedhjen në erë paskëtaj (prej Mehmet Shehut po të mbetej gjallë pas vdekjes së diktatorit) të traditës së pushtetit të tij personal që e pati çuar deri në përmasa katastrofike.

Për kryerjen e vetëvrasjes njeriun mund ta shtyjnë edhe ca rrethana të caktuara në një situatë lufte: për sigurimin e fitorës mbi armikun në një betejë ushtarake, një ose disa luftëtarë të caktuar vendosin të vëtësakrifikohen. Le të përmendim këtu Oso Kukën me bashkëluftëtarët e vet, si edhe Mic Sokolin apo Selam Musain. Por, në një situatë të tillë, vetëvrasja mund të kryhet edhe për të shmangur rënien rob ose për të shpëtuar bashkëluftëtarët e vet.

Në jetë janë hasur edhe raste të vetëvrasjes së detyruar. Kështu, mund të përmendet rasti i vetëvrasjes së Senekës(Lucius Annaeus Seneca minor – 4 p.e.r.-65 e.r.), filozofit, poetit dhe personalitetit shtetëror të lashtësisë romake. Me urdhër të perandorit Neron, që dikur Senekën e kishte pasur edukator, ai u dënua me vdekje, meqenëse me autoritetin e vet të fuqishëm qe bërë pengesë në ushtrimin e pushtetit të tij të dhunshëm. Pë të shmangur dënimin me vdekje, Seneka kërkoi të bënte vetëvrasje. Së bashku me të, bëri vetëvrasje edhe e shoqja e tij, Paulina.

Rasti tjetër është ai Romelit (Erwin Eugen Johannes Rommel – 1891(18911115)-1944), gjeneral-feldmareshalit gjerman, që ishte komandant i trupave të Boshtit në Afrikën e Veriut. Më 20 korrik të vitit 1944, u krye një atentat i pasuksesshëm kundër Hitlerit. Njëri nga komplotistët pati përmendur edhe emrin e Romelit. Duke marrë parasysh meritat e shquara të tij, Hitleri vendosi që atij t’i jepej e drejta të zgjidhte mes gjyqit ushtarak dhe vetëvrasjes. Më 14 tetor 1944, sipas një versioni zyrtar që pati qarkulluar asokohe, Romeli i dha fund jetës me cianur.

Hasen edhe raste kur një njeri sedërtar bën një gabim, të cilin paskëtaj e ka të pamundur ta korrigjojë, paçka se pendesa e mundon orë e çast. I gjendur nën soditjen e heshtur të farefisit apo të një rrethi ose komuniteti të caktuar, individi i gjorë jep e merr me veten e vet se si të shpëtojë nga makthi që po i merr frymën. Ai ia ka mbushur mendjen vetes se është vënë në diskutim nderi i tij. Në këto raste, heshtja e njerëzve që ai ka përreth, mosndërhyrja në kohën e duhur, është vrastare. Dhe i gjori njeri e gjen “shpëtimin” te vetëvrasja.

Në jetë janë hasur raste edhe të vetëvrasjes imituese. Aty nga fundi i viteve ’50 të shekullit të kaluar, në vendlindjen time, në Smokthinë të Vlorës, nje burrë i nderuar, me autoritet, i cili njihej në mbarë zonën për karakterin e tij të fortë, kreu vetëvrasje për një arsye të brendshme, familjare. Arsyeja nuk ishte aspak bindëse që ai të vetësakrifikohej. Njërit nga djemtë e tij, më të madhit, i cili asokohe ishte në moshën e pararinisë (adoleshencës), vetëvrasja e babait i la një vrragë të thellë në shpirt, e cila, me kalimin e viteve, nuk erdhi duke iu shëruar. Përkundrazi, ajo erdhi duke iu mahisur gjithnjë e më shumë. Ai u rrit, u shkollua dhe u punësua në shtet. Por një pasdite të bukur vendosi të imitonte të atin, ia hoqi vetes.

Jetën mund ta mbyllin me vetëvrasje imituese edhe ata individë që kanë qejf të ndjekin shembullin e personaliteteve të shquara apo të heronjve të letërsisë artistike.

Gjatë jetës mund të hasen edhe njerëz që kryejnë vetëvrasje, nisur nga dëshira për ta filluar jetën nga e para. Këta janë njerëz që besojnë në atë që quhet “mishërim i përsëritur” (në latinishte emërtohet “reinkarnacion” (reincarnation), kurse në greqishte – “metempsikozë”, që do të thotë “shpërngulje e shpirtit”. Këto janë doktrina filozofike fetare, sipas të cilave thelbi i pavdekshëm i qenies së gjallë (në disa variante vetëm i njeriut) rimishërohet, domethënë ritransformohet përsëri e përsëri nga njëri trup te tjetri. Këtë thelb të pavdekshëm, në tradita të ndryshme, e quajnë “frymë” ose “shpirt”, apo “shkëndijë hyjnore”, e vlerësojnë si “Unin suprem”ose “Unin e vërtetë”. Pra, sipas doktrinave në fjalë, në çdo jetë njeriu, vjen e zhvillohet një individualitet i ri i individit në botën fizike, por ama një pjesë e caktuar e “Un-it” tëindividit mbetet e pandryshueshme, duke u shpërngulur nga njëri trup te tjetri në serinë e rimishërimeve (ritransformimeve) të lartpërmendura.

Jo më pak e përhapur është dukuria e vetëvrasjes mes njerëzve të shquar të letrave. Duke filluar që nga lashtësia, me poetin romak Lukreci (Titus Lucretius Carus – rreth 99-55 p.e.r.), e deri në shek. XX, numërohen 259 krijues të shquar të letrave që i kanë dhënë fund jetës me vetëvrasje. Arsyet e këtyre vetëvrasjeve mund të kenë qenë nga më të ndryshmet, por mendoj se njërën nga arsyet e forta e ka nxjerrë në pah shkrimtari i shquar amerikan Heminguej (Ernest Miller Hemingway – 1899-1961).

Në fund të tetorit të vitit 1954 ai pati marrë lajmin se i ishte dhënë “Çmimi Nobel”. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai e pati të pamundur të ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çmimit. Por në Stokholm atë e përfaqësoi ambasadori amerikan Xhon Kabot (John Cabot), i cili lexoi para jurisë përshëndetjen e Heminguejit. Në atë përshëndetje shkrimtari njoftonte se e pranonte çmimin “me përunjësi” dhe pati shprehur një mendim të tij të parapëlqyer, sipas të cilit “jeta e shkrimtarit, kur ai ka arritur majat e suksesit, kalon në vetmi”. Një parashikim befasues ky për vetëvrasjen e tij, që do të kryhej shtatë vjet më vonë.

Me sa duket, vetëvrasja e zotit Klosi shërbeu për ta rrumbullakosur numrin e vetëvrasjeve të njerëzve të shquar të letrave. Tani që zotin Klosi nuk e kemi më në skenën e jetës shqiptare, mendoj se duhet shtruar një pyetje e zakonshme: po a ishte e mundur vallë që të shmangej vetëvrasja e tij? Si temperament, ai ka pasur një natyrë tepër të ndjeshme dhe në shpirtin e tij linin gjurmë të thella shfaqjet e padrejtësisë. Por sipas psikologjisë, njerëzit tepër të ndjeshëm kanë shumë nevojë për ngrohtësinë e mjedisit shoqëror, sidomos të komunitetit ku ata ushtrojnë profesionin e vet.

Mes shumë kontributeve të shquara që zoti Klosi ka dhënë në realitetin shqiptar të këtyre viteve, dëshiroj të ndalem vetëm në njërin prej tyre. Para disa vitesh doli nga shtypi dhe u hodh në qarkullim një abetare e gjuhës shqipe. Menjëherë zotit Klosi i ra në sy niveli shumë i dobët pedagogjikoshkecor i asaj abetareje dhe ai i bëri asaj një analizë shteruese. Nisur nga fakti që abetarja është themeli ku fillon dhe edukohet brezi i fëmijëve, ku njomëzakët e klasës së parë për herë të parë mësojnë se ç’është vendlindja, ç’është atdheu, ç’janë elementet e para të kulturës qytetare, zoti Klosi argumentoi me fakte se abetarja në fjalë nuk i kryente këto funksione dhe kërkoi heqjen e saj nga qarkullimi.

Me sa duket, zoti Klosi, si një intelektual me një kulturë shumë të gjerë, kishte parasysh një thënie të Zhan-Zhak Rusoit (Jean-Jacques Rousseau – 1712-1778) për rëndësinë e edukimit të kulturës qytetare mes fëmijëve francezë. Rusoi theksonte :

« Pikërisht një kulturë të tillë i jep edukatori francez nxënësit të vet, me qëllim që të shkëlqejë gjatë fëmijërisë së tij, në mënyrë që paskëtaj ai të mos jetë kurrë askushi”.

Por, për fat të keq, denoncimi publik që zoti Klosi i bëri nivelit të asaj abetareje, mbeti një zë në shkretëtirë. Komuniteti i gazetarëve, i analistëve dhe i publicistëve nuk u ngrit peshë në këmbë në përkrahje të zotit Klosi. Ky qëndrim moskokëçarës i tyre, pa diskutim që ka ushtruar ndikimin e vet mbi rëndimin e gjendjes së tij shpirtërore. Në sa e sa emisione televizive zoti Klosi ka pas qenë ftuar si analist, por, për çudi, askujt nga drejtuesit e atyre emisioneve nuk i pati shkuar mendja ndonjëher që të organizonte ndonjë emision të veçantë që t’i kushtohej posaçërisht zotit Klosi. Sa do ta qetësonte zemrën e tij një emision i tillë, sa do ta zbuste natyrën e tij tepër të ndjeshme, sa shumë do ta ndiente ai ngrohtësinë shpirtërore të kolegëve të vet.

U njoha me shumë reagime gazetarësh, analistësh e publicistësh për vdekjen e zotit Klosi, por asnjëri nga ata nuk tha që edhe komuniteti i tyre ka pjesën e vet të fajit për vetëvrasjen e tij. Personalitetet e shquara të kulturës shqiptare, sidomos ata që kanë një shpirt tepër të ndjeshëm ndaj shfaqjeve të padrejtësisë, duhet t’i rrethojmë me ngrohtësinë e shpirtit tonë se ata janë pasuri kombëtare me vlera të jashtëzakonshme. Asnjëherë nuk duhet t’i lëmë ata në mëshirën e vetmisë vrastare.

Flori Bruqi: Olimpi shqiptar


PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR


(Pikëpamje/kritikë/vlerësime/poetikë...)

Fjala e redaktorit



PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR

Vepra "Olimp shqiptar" është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndësishme se kjo që e theksuam.Madje,kjo e tashmja:"Olimp shqiptar",në dukje të parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",por kjo na del disi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni conceptual i librit,poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim shqiptar", në vebfaqen "Floart Press",Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsi të mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjera nga shumë fusha letrare dhe të publicistikës. Me sajimin e librit "olimp shqiptar" autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo vepër dhe, pikërisht këtë synon autori t'ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet, më parë e botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhur dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë, polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe autorë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në një formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare. Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,Azem Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pashkun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,Abdullah Konushevcin,Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Rajmonda Moisiu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtu për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat madhore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrimtarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë…Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothuajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,
krijimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në këtë vepër…

Naim Kelmendi,shkrimtar nga Prishtina

Nga Instituti “Goethe”, Dr.Ardian Klosi u pushua pas 8 vitesh punë

Ardian Klosi (9 korrik 1957, Tiranë - 26 prill 2012, Tiranë) ishte publicist, përkthyes, albanolog dhe aktivist i shoqërisë civile në Shqipëri.

U diplomua në fakultetin e Gjuhë - Letërsisë në 1981. Ka marrë doktoratën në vitin 1990. Nga viti 1993 - 1998 ka qëndruar në Gjermani. Në vitin 1998 u rikthye në Shqipëri si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, duke lënë pas ofertën si shef i katedrës së albanologjisë në universitetin e Mynihut. Ai erdhi në krye të këtij institucioni të lënë pas dore ato kohë, me një platformë perëndimore si në përmbajtjen e informacionit dhe programeve, ashtu edhe në teknologji.



 Idealizmi dhe korrektësia - sidomos në marrëdhëniet financiare - e bënë Klosin të padëshirueshëm për një lobim goxha të fuqishëm brenda RTSH, lobim ky i lidhur ngushtë edhe me pushtetin e kohës. Në këto kushte, intelektuali i ardhur nga Gjermania nuk arriti të vërë në zbatim ëndrrën dhe misionin për një radiotelevizion publik dhe modern. 


Pak muaj pasi mori detyrën, pikërisht në 23 mars 1999 ai u largua nga posti i drejtorit të përgjithshëm , duke bërë edhe një deklaratë publike ku denonconte aktorët politikë që jo vetëm nuk e lanë të punonte, por edhe që nuk kishin interes për jetësimin e një Radiotelevizioni të pavarur e publik. Ata që e thirrën me premtimin "për të bërë Shqipërinë" e braktisën në më pak se një vit... Ka botuar disa libra si në shqip, ashtu edhe në gjermanisht.

Në shqip: 1991: "Refleksione" me Edi Ramën, 1991: "Shqipëria zgjim i dhunshëm", 1993: "Quo vadis Shqipëri", 1997: "Shqipëria ē'mund të jetë" dhe në gjermanisht: 1993: "Mbijetesë shqiptare" (fotot Jutta Benzenberg), 1997: "Fjalor gjemranisht - shqip" (me W. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj n[ shtypin shqiptar dhe të huaj.


I martuar me fotografen Jutta Benzenberg. Fundi i tij ishte mjaft i dhimbshem pasi me datë 26 prill 2012 kreu vetevrasje, pas një tentative në janar te vitit 2012 duke gëlltitur sasi të konsiderueshme farmaceutikësh. Ai do të kujtohet si një ndër penat më të mira shqiptare dhe shumë i ndjeshëm ndaj problematikave sociale në vend.

Përgatiti Flori Bruqi






Ardian Klosi


Institutit “Goethe” i nevojitet kohë, deri në dhënien e një përgjigjeje zyrtare lidhur me pushimin nga puna pa paralajmërim të Ardian Klosit. Përkthyesi, publicisti, njeriu i letrave në përgjithësi, i cili ndërroi jetë më datën 26 prill, mbajti për 8 vite pozicionin e drejtorit ekzekutiv pranë shoqatës kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schwartz”, u pezullua krejt papritur në janar. Në ditët e para të fillimvitit ai bëri tentativën e parë të vetëvrasjes dhe u shtrua për 3-4 ditë në spital për kujdes mjekësor. Por, pas daljes që andej, u përball me librat dhe dokumentet e tij të paketuara nga ana e drejtoreshës së “Deutschzentrum Tirana” (Qendra e Gjermanishtes), Brigitta Grau-Günther, si dhe me lajmin se është i papunë. Të paktën kështu rrëfeu dje për gazetën “Panorama” mikja e tij e ngushtë që nga fëmijëria, Kozara Kati, ndërsa lajmi është konfirmuar tashmë dhe nga familjarët e të ndjerit, si dhe ish-kolegë. I vetmi që ende nuk po reagon lidhur me ngjarjen është instituti “Goethe” (Gëte) në Tiranë, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”. Kërkesës sonë për të marrë një përgjigje lidhur me shkarkimin nga puna të Klosit, pa u lajmëruar më parë, duke shkelur kështu ligjin, punonjësit pranë institutit na thanë që t’u drejtojmë një shkresë zyrtare. Ne nuk u vonuam në dërgimin e shkresës dhe as institucioni me kthimin e saj. Veçse, ishte një përgjigje pa përgjigje. “Zonja Grau-Günther ndodhet aktualisht në një udhëtim pune dhe do të kthehet në Tiranë javën e ardhshme”, shkruhej në sqarimin e shkurtër që na erdhi nga instituti “Goethe”. Ndërkaq, në faqen zyrtare të institucionit “Goethe”, ku deri dje në mesditë ekzistonte eksperienca e punës së Klosit dhe kontributi i tij, diçka ndryshoi. Më saktë, pasdreke u hoq dritarja ku paraqitej aktiviteti i të ndjerit dhe kohëzgjatja në punë; që ishte nga viti 2004. Po ashtu, u bllokua edhe nekrologjia e Klosit, e cila ndodhej direkt në hapjen e parë të faqes zyrtare: http://www.goethe.de/ins/al/tir/kue/lit/sq9256502v.htm. Nekrologjia e tij u spostua në njërin prej linkeve të brendshëm të faqes zyrtare të institutit.

Reagojnë miqtë e dr.Ardian Klosit

Menjëherë pas lajmit të botuar , kanë qenë të shumta reagimet e miqve të dr.Ardian  Klosit. Disa prej tyre e dënuan menjëherë aktin e pushimit nga puna pa paralajmërim nga ana e institutit “Goethe” dhe disa zgjodhën të mos e besojnë. Se e tillë u dukej kjo ngjarje, si e pabesueshme. Të paktën kështu thotë miku i vjetër i Klosit, shkrimtari dhe publicisti Daut Gumeni: “Është vërtet i pabesueshëm një qëndrim i tillë ndaj një personaliteti të gjithanshëm, me përmasat e Ardian Klosit. Nëse është vërtet ai që përmendet motivi i shkarkimit të doktor Klosit nga drejtor Ekzekutiv i shoqatës kulturore shqiptaro-gjermane, me emrin e Robert Shvarcit të paharruar, atëherë vetëm për të menduar nuk bëhet dot fjalë… Po qe se vërtet e kanë shkarkuar doktor Klosin nga ajo detyrë, pasi paskan “menduar se do të vonohej shumë kohë”, ai model të menduari duket si shumë larg kohës së marrëdhënieve të shëndetshme kulturore të kohës sonë. Nëse Klosi ynë iku duke na lënë një zbrazëtirë, që kushedi sa kohë do të dojë të mbushet, me bekimin e një njeriu me talentet e tij, ata që e kanë pushuar me një motivim aq absurd, mbase janë bërë pa kohë për bekime apokaliptike”. Shumë spontan dhe aspak i kursyer për një opinion origjinal u tregua Artan Lame. Duke e krahasuar popullin gjerman me automjetet, publicisti dhe koleksionisti Lame thotë: “Gjermanët nuk janë njerëz, por makina. Kur u prishen makinat, i hedhin. Dhe për gjermanët nuk është turp të të hedhin, nëse je prishur, nëse nuk u hyn më në punë. Nuk kuptojnë ata nga ndjeshmëria njerëzore. Nëse u thua se je sëmurë, të thonë se nuk ke punë këtu dhe ik në spital. Dhe nuk duan që t’ia dinë. Ashtu e kanë natyrën ata, dhe nuk ke ç’u bën. Mos u çudisni fare”. Si aktivist i të drejtave dhe lirive të njeriut, por i njohur më së shumti si ambientalist, Lavdosh Ferruni, një tjetër mik i kauzave të përbashkëta me Klosin, reagon i indinjuar. “Cilido intelektual shqiptar, por dhe gjerman që e njeh Shqipërinë, kur bëhet fjalë për njohjen e kulturës gjermane në Shqipëri nuk mund të mos e lidhë atë me veprimtarinë dhe autoritetin e Ardian Klosit. Tri dekada energji e derdhur për kulturën Gjermane nuk mund të hidhen poshtë në 3 ditë largim nga puna, pas një drame personale të tij”, thotë Ferruni. Sipas tij, Klosi edhe udhëtimet e tij në natyrë i bënte me miq gjermanë, duke shkëmbyer kulturën për mbrojtjen e mjedisit shqiptar, që e ndjente thellë në shpirt. “Tek vizitonte me kolegët gjermanë kanionet e lumit të Tiranës, ai nuk mund të mos shkruante për masakrën me Rrugën e Arbrit të monumentit natyror te shkallët e Tujanit. Me 2 kolegë gjermanë, ai planifikoi dhe udhëtimin e tij të fundit, nga Dardha në Përmet, të cilin e priti me shumë dashuri, por këtu nuk mundi të vazhdojë më tej. Sot, diçka madhore i mungon kulturës gjermane, në raport me qytetarin e mirë shqiptar, Ardian Klosi”, thekson Ferruni.

Dëshmia e Kozara Katit, mikes së ngushtë të Klosit

“Danin e hoqën nga puna në janar, direkt pas tentativës për vetëvrasje”



Kozara Kati


Ishte mikja e fëmijërisë dhe e kauzave të përbashkëta, Kozara Kati, ajo që denoncoi e para pezullimin e menjëhershëm nga puna të Ardian Klosit, sapo instituti “Goethe” u informua mbi tentativën e vetëvrasjes. “Më tha që nuk kishte më as zyrë dhe as rrogë. E kishin përzënë nga puna. Dani punonte aty si drejtor Ekzekutiv i shoqatës kulturore shqiptaro-gjermane “Robert Schwartz”. E hoqën nga puna në momentin më të vështirë të jetës së tij. Pasi kishte humbur nënën e tij, me të cilën ishte shumë i lidhur dhe ndërkohë kishte tentuar t’i jepte fund jetës. Pra, bëhet fjalë për në janar, pas tentativës së parë për vetëvrasje. Dani ishte në spital duke u kuruar kur një funksionare e re pranë institutit “Goethe” i kishte bërë gati librat dhe të gjithë dokumentacionin. Kur pas daljes nga spitali Dani u paraqit sërish në punë, u përball me shkarkimin. Motivi që i kishte dhënë zonja në fjalë kishte qenë: Menduam se nuk do të vije për një kohë të gjatë në punë. Nuk na shkoi në mendje se do të ktheheshe shpejt…”. Më pas, Kati bëri publik edhe emrin e zonjës që e kishte pushuar nga puna: “Nuk dua të gabohem, por me sa më kujtohet, quhet Brigitta Grau-Günther”.

Daut Gumeni

“Është vërtet i pabesueshëm një qëndrim i tillë ndaj një personaliteti të gjithanshëm, me përmasat e Ardian Klosit. Nëse Klosi ynë iku duke na lënë një zbrazëtirë, që kushedi sa kohë do të dojë të mbushet, me bekimin e një njeriu me talentet e tij, ata që e kanë pushuar me një motivim aq absurd, mbase janë bërë pa kohë për bekime apokaliptike”.

Artan Lame

“Gjermanët nuk janë njerëz, por makina. Kur u prishen makinat, i hedhin. Dhe për gjermanët nuk është turp të të hedhin, nëse je prishur, nëse nuk u hyn më në punë. Nuk kuptojnë ata nga ndjeshmëria njerëzore. Nëse u thua se je sëmurë, të thonë se nuk ke punë këtu dhe ik në spital. Dhe nuk duan që t’ia dinë. Ashtu e kanë natyrën ata dhe nuk ke ç’u bën.
Mos u çudisni fare…”.

Lavdosh Ferruni

“Cilido intelektual shqiptar, por dhe gjerman që e njeh Shqipërinë, kur bëhet fjalë për njohjen e kulturës gjermane në Shqipëri, nuk mund të mos e lidhë atë me veprimtarinë dhe autoritetin e Ardian Klosit. Tri dekada energji e derdhur për kulturën Gjermane nuk mund të hidhen poshtë në 3 ditë largim nga puna, pas një drame personale të tij”.

Deputetët nderojnë publicistin

Kuvendi, një minutë heshtje për Klosin

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur dje një minutë heshtje në nderim të kujtimit të Ardian Klosit, me kërkesë të deputetes socialiste, Valentina Leskaj. Shqipëria, u shpreh Leskaj, ka humbur jo vetëm një ndër intelektualët e shquar të botës shqiptare, por edhe një nga kontributorët e ditëve të para për demokraci. “Ditë më parë u nda nga jeta në mënyrë tragjike një ndër intelektualët e shquar të botës shqiptare, Ardian Klosi. Shqipëria humbi një prej personaliteteve që u shqua si historian, përkthyes, publicist. Ardian Klosi njihet si një nga kontribuuesit e ditëve të para për demokraci, përfshirë edhe kontributin e tij në gazetën e parë opozitare, në cilësinë e anëtarit të këshillit botues të saj. Ai mbetet një kontributor i vijës së parë të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut, të mjedisit e të kulturës shqiptare. Për këto arsye i kërkoj Parlamentit të mbajë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tij”, tha Leskaj. Propozim që u miratua menjëherë nga parlamentarët e tjerë dhe e nderuan me disa çaste heshtjeje. Publicisti, shkrimtari, përkthyesi dhe aktivisti i shoqërisë civile, Ardian Klosi, u nda nga jeta më 26 prill 2012, duke zgjedhur vetëflijimin.


LETËR NGA KUMANOVA


  Shkruan:Prof. Sabri Zeqiri-Kumanovë



Foto e Profilit




From: sabri.zeqiri@live.com
To: floribruqi@live.com

Date: Tue, 5 Jun 2012 16:43:21 +0200


                      
E nderuara redaksi e gazetës “Shqip “

            Ju dëshiroj punë të mbarë në punën e kësaj gazete , por do t’u sugjeroja që në faqen e kulturës të shkruani diçka më shumë sa i takon kulturës sonë letrare . 

Le të jetë ky një fillim i mbarë dhe në shërbim të lexuesve shkollarë e pikërisht të maturantëve të të gjitha profileve që të nxitni ata që dinë të shkruajnë mirë  të japin kontributin e tyre në shërbim të maturantëve që sivjet do të përballen me dhënien e provimit nga matura shtetërore. 


Sigurisht që do t’i motivojë lexuesit ndonjë tregim i bukur nga autorët tanë apo të huaj, ndonjë punim në formë eseje , kritike letrare,reportazhi,analize etj.

            Besoj se kështu do të shtohet pasioni i të lexuarit që  dita –ditës po bie, sepse lexuesi nuk po e lexon gazetën, por po e shikon për të joshur vetëm syrin  me fotot që shohin në gazetat tona të përditshme.
Meqë,titulli i gazetës thotë shumë , le të dëshmojë edhe brendia e saj.

Unë po ua dërgoj një punim që të nxisë të tjerët që dinë të shkruajnë më mirë për të nxitur lexuesit që të lexojnë më shumë .

P.S.
Nëse e botoni le të mbet anonim. Ju faleminderit!                                                                                               analizë romanit “I huaji” të Albert  Kamysë

                  Nga kritika e kohës konsiderohet si romani më i mirë francez i shekullit XX.
Në këtë vepër Kamy përshkruan botën absurde, shoqërinë njerëzore të udhëhequr nga ligje që kanë vetëm pamje humane dhe aspak logjike . Shoqërisë i nevojiten bindje, vlera,që të bëhet e mundshme jeta në bashkësi. Nëse dikush nuk i respekton këto vlera ai nuk konsiderohet njeri dhe duhet të ekzekutohet,sepse bëhet i rrezikshëm . Mërsoi nuk i respekton të njëjtat vlera që i respekton shoqëria:atij i pëlqejnë plazhi, deti, dielli, trupi i Marisë(dashnores së tij) dhe asgjë tjetër.E do edhe nënën , por jo edhe aq dhe nuk kupton pse është dashur të tronditet nga vdekja e saj. Shoqëria nuk e dënon me vdekje për shkak të vrasjes që ka bërë , por për shkak se ai nuk gënjen fare dhe e thotë të vërtetën haptas[1].

Pra, ky hero i veprës(që është një bashkim i fjalëve-meurs+soleil:je meurs:unë vdes+soleil:diell;që gjatë shqiptimit del në formën e shkurtuar –Mër+so=d.m.th.vdes nga dielli[2] .   

Mërsoi i preokupuar vetëm për të jetuar , ashtu si di e me aq sa mundet , qysh në fjalinë e parë të romanit zihet në grackën e vdekjes. I vdes e ëma, për çka nuk qan; vret një arab, për çka nuk pendohet; dënohet me vdekje , për çka nuk mbrohet. Gjykatësit e vetë salla(të pranishmit në aktin e gjykimit) duan para së gjithash të kuptojnë se cili na është ky Mërso , se ç’na paska ky në shpirt, se pse ky nuk paska derdhur lot në varrimin  e së ëmës, etj.[3]

Mërsoi çudit shumëkend me qëndrimin e tij në gjyq: të gjithë e akuzojnë e ai nuk mbrohet! Ai e di që nuk shpëton dot , ndaj hesht? Ose nuk e di se do ta dënojnë me vdekje për një arab, ndaj hesht? Ose nuk e imagjinon dot vdekjen pa qenë i dënuar me vdekje, ndaj hesht? Ose nuk është mësuar të shtiret, e prandaj hesht? Apo e ndien veten fajtor e megjithëse do t’ia presin kokën, ai prapë hesht?[4] Po sikur, skenës së fundit me priftin, gjyqi të përsëritej e atij(Mërsoit) t’i jepej mundësia për t’u shfajësuar sadopak , si do të sillej në këtë rast?—A do të ilustronte sërish me sjelljen e vet se dy anët e ekuacionit absurd janë njëlloj të vlefshme, si jeta ashtu edhe vdekja ?-A do të mund të thoshte ai prapë: “ Aq  më bën “ apo “ Për mua njëlloj është”?

Ata dinë : (thoshte Mërsoi) ata , e bashkë me ta shoqëria, le ta mbajnë në ndërgjegje fajin e dënimit me vdekje.(Kamy mendonte se dënimi me vdekje duhej hequr- ide e shprehur edhe  në esenë “Mendime për gijotinën “ se dënimi me vdekje nuk është asgjë tjetër përpos hakmarrje !) 

Qysh në fjalinë e parë të romanit, kur merr vesh se e ëma ka vdekur , ai nuk i jep më rëndësi të ëmës që shkoi (vdiq), por i kushton vëmendje vetëm vdekjes që i shfaqet si vdekje e së ëmës; kur vdekja futet nën dhe bashkë me trupin e së ëmës , ai nuk u kushton më rëndësi as njërës e as tjetrës dhe është gati të shohë një film me aktorin komik Fernandel e të flejë me të dashurën e vet Marinë .Më vonë ai i del në mbrojtje fqinjit të vet, Rajmondit, në një ngatërresë me dy arabë. Rajmondi ka revole me vete (ai është një njeri jo i ndershëm dhe merret me punë të këqija) e ndihet trim,por Mërsoi ia merr armën duke e qortuar se burrat nuk qëllojnë mbi njerëz të pambrojtur: “ Mbërtheje si burrat dhe ma jep mua revolverin Po të ndërhyjë tjetri    apo po nxori thikën,do të shtie...Kur Rajmondi më dha revolverin, dielli vezulloi mbi të (kupto-armën)”[5]  

Po atë ditë, duke shëtitur i vetëm  nëpër plazhin e përzhitur nga dielli, Mërsoi rastësisht takon njërin prej arapëve që ishte zënë me Rajmondin.---“Sapo më pa(thotë Mërsoi-shënimi im),ai(e ka fjalën për arabin, i cili pas disa sekondave do të bëhet viktimë e tij)u ngrit dhe futi dorën në xhep. Unë , natyrisht, shtrëngova revolverin e Rajmondit në xhaketë”...Sytë m’u verbuan...U tendosa i tëri dhe shtrëngova dorën mbi revolver .Këmbëza u bind, preka trupin e lëmuar të qytës dhe pikërisht aty,në zhurmën e thatë e shurdhuese, filloi gjithçka. Shkunda djersën dhe diellin. E kuptova se e kisha prishur ekuilibrin e ditës, qetësinë e jashtëzakonshme të plazhit ku kisha qenë i lumtur. Atëherë qëllova dhe katër herë të tjera mbi një trup të palëvizshëm ku plumbat humbisnin pa u parë. Ishin si katër trokitje të shkurtra mbi portën fatkeqësisë.”[6] 

Gjykatësit e dënojnë me vdekje, sepse ky njeri ka zemër krimineli për shkak se nuk kishte derdhur asnjë pikë loti për nënën e vdekur etj .Gjithashtu, mund të themi se Mërsoi ishte i huaj për mjedisin arab në të cilin jeton :ai ka kryer një krim racor dhe për të pajtuar mërinë (inatin ) e arabëve gjyqi e dënon me vdekje. I revoltuar ndaj keqkuptimeve absurde, Mërsoit nuk i mbetet tjetër veç të urojë që “Ditën e ekzekutimit tim të kishte  sa më shumë njerëz dhe të më prisnin me britma e urrejtje”.[7]      
    
Dhe për fund, historia e Mërsoit tregon se njeriu duhet të jetë përgjegjës për veprimet e tij ,qofshin këto naive e të pafajshme, si dhe për pasojat që këto sjellin. Sepse, jeta nuk është synim në vetvete:rëndësi ka  çfarë jete bëjmë e për ç’qëllim e harxhojmë atë.[8]

Për Kamynë  “ I huaji “kishte vlerë të veçantë, mbasi me të u afirmua si shkrimtar i vërtetë. Romani “ I huaji “ shpreh në mënyrë më besnike gjithë begatinë e universit letrar kamyzian dhe ndikoi  në tërë gjysmën e dytë të shek.(XX )letrar francez, duke i dhënë impuls lindjes së letërsisë së Absurdit të viteve 50-60-të duke u bërë pararendës i Romanit të Ri të viteve 60-70-të, e duke ndikuar tek romancierët neoklasikë të viteve 80-90-të. I mirënjohur nga lexuesit,studiuesit e shkollarët e mbarë vendeve ,” I huaji” ka hyrë tashmë në fondin e letërsisë klasike të përbotshme.[9]

                       
frFrom: sabri zeqiri sabri.zeqiri63@gmail.comto: gazeta.shqip@hotmail.com
date: Mon, Apr 21, 2008 at 3:28 PMsubject: Nga Sabri Zeqiri-Kumanovë mailed-by: gmail.com
P.S. Ky shktim nuk u botua kurrë,bile as përgjigje nuk mora për mosbotimin e saj


[1] Po aty, faqe 10” Absurdi në veprat e Kamysë “-Sanije Bajraktari.(marrë nga revista “Fjala “,Prishtinë ,1986
3.Ardian Marashi,monografi:”Albert Kamy-njeriu,Mendimtati,Artisti,Shtëpia Botuese “Albas”Tiranë ,2004,fq.94
[3] Po aty-fq.95. A.Marashi
[4] Po aty,fq,95, A.Marashi...
[5] Alber Kamy,”I huaji”,Sh.B.”Fan Noli”Tiranë,fq.66
[6] Po aty, fq.68-69-70
[7] Po aty fq.137 (I HUAJI)
[8] Gjuha shqipe dhe letërsia 4(për gjimnazet e reformuara),Botime shkollore,Albas, Tetovë,2005
[9] Po aty, fq.344                                                                                                                                                                                                                                                                                            

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...