Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/06/12

Rita Ora alias Rita Sahatçiu pret të takohet me presidenten Jahjaga


Këngëtarja 21- vjeçare Rita Ora, e cila ndodhet në qendër të medieve botërore, i ka thënë një reviste muzikore se vendlindja llogarit në të, duke përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga, me të cilën pret të takohet. Në intervistën e publikuar në “Vibe”, Rita Ora i ka vënë theks të veçantë origjinës së saj.

“Ora, e cila me kombësi është shqiptare, ka lindur në Kosovë më 1990 – pak kohë para se të shpërthente lufta brutale midis serbëve dhe shqiptarëve. Prindërit e saj, nëna e cila është psikiatre, dhe babai – pronar i një klubi, e kishin parashikuar konfliktin dhe ishin shpërngulur me Orën dhe motrën e saj në Londër, para se të shpërthente lufta”, shkruan revista “Vibe”. “Ajo ka jetuar fare pak në Kosovë – pasi është shpërngulur në Britani kur ishte vetëm një vjeç – por, megjithatë, muzika sooavre ka pasur ndikim të madh në të. Dhe, po, i gjithë vendi llogarit në të, përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga, të cilën Ora ende nuk e ka takuar, por pritet që ta bëjë një gjë të tillë”, vazhdon rrëfimin revista amerikane.

Ora citohet nga revista “Vibe” të ketë thënë se ndihet sikur ka gjithë vëmendjen e vendit të saj.
“Puna është kështu: Askush nga vendi im nuk ka arritur të jetë pjesë e MTV-së apo e top listave muzikore, kështu që për ta është diçka e madhe, e kuptoni?”, ka thënë ajo. “Definitivisht ndihem sikur gjithkush është duke më shikuar”, ka pohuar Ora. “Është nder kaq i madh, derisa unë jam një vajzë shumë e zakonshme. E kam mundësinë të bëj histori për vendin tim, por përpiqem të mos mendoj për këtë”, i ka thënë Ora revistës.
Mirëpo, Presidenca e Kosovës nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me ndonjë takim të mundshëm midis të parës së vendit dhe Orës.

“Njëherë nuk kam koment për këtë gjë. Jam në Washington”, i ka thënë gazetës Arbër Vllahiu, këshilltar politik për medie dhe marrëdhënie me publikun i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në intervistën dhënë revistës “Vibe”, Ora ka folur edhe për hapat e karrierës së saj.
Këngëtarja e hitit “R.I.P” ka qenë e njohur në Britaninë e Madhe që kur ishte 16-vjeçare. Para se të lansonte duetin e saj me Craig David në këngën “Awkward”, ajo ka performuar në disa gara muzikore në spektakle të ndryshme të Britanisë së Madhe. Ku tjetër ka performuar Ora? Në lokalin e babait të saj! “Aty ka nisur vartësia ime për uiski”, është tallur ajo. Por skena “alkoolike” ka qenë e frytshme për të.

Një reper e kishte zbuluar talentin e saj në një koncert të Lykke Li dhe e kishte njoftuar me Jay-Z dhe me bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ishte takuar që në vitin 2009, por ata nuk e kishin nisur realizimin e albumit të saj për një kohë të gjatë. Pse kanë pritur ata? “Ata e kanë ditur se muzika ime mund të jetë edhe më e madhe”, ka thënë Ora. Ajo e pranon se nuk kishte qenë shumë e durueshme.

“Unë isha e etur të këndoja dhe e gjithë çka dëshiroja ishte të bëja muzikë. Dëshiroja që njerëzit të dëgjonin të gjitha ato që incizoja’, ka thënë ajo. “Ata më thoshin: Rita relaksohu. Na ke neve. Prit. Gjeje veten”. Rita Ora ka marrë mësimin më të rëndësishëm në jetë nga tutori i saj Jay-Z. “Gjëja më e mirë që më ka mësuar Jay-Z ndonjëherë është të jem e durueshme.

Merr frymë lirshëm dhe gjeje kush je dhe për çka dëshiron të shkruash. Askush nuk mund të tregojë kush je. Gjeje veten”, kishin qenë këshillat e reperit me nam.
Rita Ora aktualisht është duke shoqëruar në turne botëror, rock grupin legjendar “Coldplay”.

Në muajin shkurt, bashkëpunimi i Rita Orës me DJ Fresh “Hot Right Now” ka arritur shitje masive prej 128 mijë kopjesh, që është shitja më e shpejtë e një singli gjatë vitit 2012. Renditja në krye të “Top of UK Singles Chart” ia kishte siguruar asaj shpërblimin “Official Singles Chart Number 1 Award”.

Mediet britanike i kanë kushtuar hapësirë të madhe vajzës me origjinë nga Kosova, e cila tashmë ka pranë vetes personazhe të famshme. Rita ka bashkëpunuar me The-Dream, Drake dhe Will.i.am. Ajo më parë kishte realizuar edhe një këngë me këngëtarin Craig David.
Vajza nga perëndimi i Londrës ka kohë që ka firmosur me “Roc Nation” të Jay-Z për të punuar në studio për një album të ri me Drake dhe Kanye West. Këngëtarja e famshme angleze, Jessie J, në profilin e saj në ‘twitter’ e ka komplimentuar Orën për zërin e saj. Kënga “Hot Right NoW” gjatë këtij muaji është vënë në krye të top-listës “Fresh Music Top 20”, si dhe është renditur pas Rihannas në kanalin muzikor “4 Music”

Roli i Diplomacisë së Kosovës në politikën e jashtme të UÇK-së

Tri ditët e konferencës shkencore ndërkombëtare me temë “Roli i Mërgatës në Shtetformim” u vlerësuan jashtëzakonisht të rëndësishme pasi që përveç vlerësimit të kontributit të diasporës shqiptare në aspektin politik, për herë të parë po jepet edhe një vlerësim shkencor për rolin e mërgatës në shtetformim në faza të ndryshme.

Drejtori për politika të diasporës në Ministrinë e Diasporës, Mustafë Xhemaili i ka thënë KosovaPress-it se gjatë këtyre tri ditëve janë paraqitur kumtesa të ndryshme nga shkencëtarë të vendeve evropiane, të Shqipërisë por edhe të Kosovës dhe të cilat kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe, sepse, për herë të parë në një konferencë shkencore vendosen disa pika nga aspekti shkencor i pjesëmarrjes së diasporës dhe roli i saj në faza të ndryshme të shtetformit të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Në këtë konferencë janë të paraqitura 23 kumtesa nga shkencëtarë dhe studiues të ndryshëm me tema të ndryshme, dhe se ne po fillojmë për herë të parë në një farë mënyre shkencërisht t’i pranojmë rolin e mërgatës në shtetformim, ndërsa në aspektin politik në një farë mënyre është një konsensus i plotë politik i gjithë faktorëve të të gjitha fazave në Ballkan se mërgata ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, por është vlerësuar nga aspekti politik, kurse tash e tutje nga kjo konferencë besoj që nuk do të mungojnë edhe format e tjera që do të paraqiten për rolin e shtetformimit në faza të ndryshme“, ka thënë Xhemaili.

Sipas tij, të gjitha kumtesat nga kjo konferencë do të përmblidhen në një libër që pritet të dalë në shtator të këtij viti.

Ndryshe, gjatë ditës, me kumtesën “Roli i Diplomacisë së Kosovës në politikën e jashtme të UÇK-së”, para të pranishmëve u paraqit ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Sabri Kiçmari, i cili deklaroi se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së arriti që si përgjegjës për politikën e jashtme të vendos personalitete të dëshmuara në orientim demokratik dhe që jetonin në diasporë, pasi që ata arritën që malin e akuzave që kishte përgatitur regjimi i Millosheviqit dhe mbështetësve të tyre, por gjithashtu në Konferencën e Rambujesë arritën legalitetin dhe legjitimitetin e UÇK-së para politikës dhe opinionit ndërkombëtar.

“Tre nga pesë anëtarët e delegacionit të UÇK-së kishin jetuar për vite të tëra në mërgim, pra ishin edhe pjesë e mërgatës sonë. Pajtimi i delegacionit të Kosovës që ai të udhëhiqet nga drejtori politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i cili po ashtu kishte kaluar disa vite jashtë vendit shënon aktin e bartjes së vendimmarrjes së UÇK-së në momentin më vendimtar të Kosovës”, ka thënë Kiçmari.

Kurse, profesori nga Austria, Robert Pichler, u paraqit me kumtesën “Nacionalizimi i diasporës dhe rënia e Jugosllavisë. Vlerësime krahasuese për rezultatet e shtetit transit”. Ai u ndal te nacionalizmat kroat, serbë dhe shqiptar dhe rolin e tyre që kanë pas në shpërbërjen e Jugosllavisë.

“Interesant ka qenë se politika e Rugovës nuk ka qenë për luftë në emigracion, për dallim nga kroatët, por qëllimi i tij është internacionalizimi i çështjes së Kosovës me mjete paqësore. Interesant është që LDK-ja nuk ka qenë e interesuar fare për mite dhe nuk ka qenë e pozicionuar në mënyrë fashiste, andaj internacionalizimi i Kosovës nuk ka pasur ndonjë efekt, dështimi i këtij orientimi ka qenë Dejtoni ku është menduar se aty do të jetë edhe çështja e Kosovës, por ajo nuk ndodhi pasi që Dejtoni ka qenë i orientuar që t’i shpërblejë ata që kanë bërë luftë”, ka thënë Pichler.

Profesori Fatmir Rama u paraqit me kumtesën “Reagimi i diasporës shqiptare ndaj pushtimit fashist në Shqipëri”, pastaj akademik Gjovalin Shkurtaj me kumtesën “Mbështetja e shtypit arbëresh në pavarësinë e Shqipërisë”, Irakli Koçollari me kumtesën ”Kontributi i arvanitëve dhe i emigracionit shqiptar në Greqi për pavarësinë e Shqipërisë”, Jusuf Bajraktari u paraqit me kumtesën ”Roli i Vatrës për çështjen shqiptare”, Llukman Haliti u paraqit me kumtesën “Diaspora Politike e Kosovës 1992-1999 dhe roli i saj në shtetformim” si dhe Jusuf Buxhovi u paraqit me kumtesën ”Zgjimi kombëtar dhe impulse shpirtërore nga diaspora”.

Akademik Rexhep Qosja fiton çmimin “Beqir Musliu”

Juria, e kryesuar nga Faik Shkodra, dhe në përbërje të Sabit Rrustemit dhe Nuhi Rexhepit, ka bërë publik fituesin e çmimit letrar “Beqir Musliu”, që do të ndahet solemnisht më 15 qershor, në ditën e çlirimit të Gjilanit.

Sipas jurisë, fitues i sivjetmë i këtij çmimi është Rexhep Qosja, të cilin Shkodra e cilësoi si fitues meritor për sivjet.
“Po të merresh me krijimtarinë e Beqir Musliut, me poezinë, metaforat, simbolet, punën krijuese dhe artistike etj. – që nuk është studiuar sa duhet, do të thotë të kalosh shumë kohë dhe të studiosh gjithë simbolistët prej Francës, Anglezëve e tutje, sepse ai kishte një fantazi, një imagjinatë, e një vizion të veçantë që assesi s’mund ta përmbledhësh. 


Ndaj çmimin që ne e kemi ndarë është një konsensus unanim i jurisë për këtë përzgjedhje të Rexhep Qosjes’, arsyetoi ai vendimin e Ars Club ‘Beqir Musliu’. Konkurrent të Qosjes për çmim ishin edhe Agim Vinca, Jusuf Buxhovi, Salih Bashota, Nehat Sopaj, Anton Nik Berishën etj. Por, ja që “Qosja i plotësonte të gjitha kriteret të cilave u përmbahet juria”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga KK e Gjilanit.

SHPËRBLIMIN METAFORA 2 E FITOI VIOLETA ALLMUCA....




From: violeta allmuca <allmucavioleta@yahoo.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Tuesday, 12 June 2012, 12:59
Subject: Re: 

Faleminderit per komentet Z.Flori. Mesa di cmimin Metafora 2 e ka fituar Violeta Allmuca dhe Z. Ibrahim Berjashi ka fituar cmimin Metafora 3. Gjithsesi besoj ndoshta nje lapsus. Do te jete me e ndershme dhe me e drejte te shkruhet e verteta. 

Me respekt Violeta

------------------------

REDAKSIA  FLORIPRESS PËR LEXUESIT  E VET SJELLË NJË CIKËL POETIK NGA AUTORJA VIOLETA ALLMUÇA 



Ka lindur në Bulqizë në 1965. Ka mbaruar studimet e larta në Gjuhë – Letërsi dhe ka punuar disa vjet mësuese letërsie në shkollat e mesme. Është shkrimtare, autore e disa librave. Pas viteve ’90 ka botuar: “Sytë e Dritës” poezi, 1994; “Era e pasionit” roman, 1996; “Zonjusha nën mjegull” roman, 1998; “Jetoj me zjarrin” poezi, 2000; “Hije gruaje” publicistikë për Kosovën, 2001 (botuar në italisht dhe anglisht). 

Violeta edhe pse e re në krijimtarinë artistike ka tërhequr vëmendjen e kritikës në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi. Është lakuar si stil i veçantë në antologjinë e kritikës Ballkanike. Dhe shpirti i ndjeshëm i shkrimtares V. Allmuça nuk mund ta përkundë dhimbjen në romane dhe ese, vetëm kur ajo është në grahëm. Violeta kërkon të jetë serum për t’i dhënë ndihmën e parë, për ta nxjerrë nga gjëndje Kome, këtë dhimbje që ka pllakosur një pjesë të mirë të shoqërisë sonë të traumatizuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht. Dhe kështu Violeta bëhet “viktimë” e ëndrrës së saj, për të ndihmuar njerëzit e barktisur dhe të lënë në udhëkryq. Ka kryer kurse specializimi për mbrojtjen e gruas dhe fëmijës në Angli dhe SHBA. Është drejtore ekzekutive e Qendrës së terapisë së sjelljes me qendër në Tiranë, por aktiviteti i saj mbulon të gjithë kufijtë e Shqipërisë. 

Qendra që drejton aktualisht jep ndihmë për vajzat dhe gratë në luftën kundër trafikimit të mishit të bardhë. Kush nuk e njeh Violetën, sidomos në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, ku dhe fenomeni i trafikimit është më evident. E kush nuk e ka ndjerë dorën e ngrohtë të saj, ku me ndërhyrjet ka bërë që t’i zbusë dhimbjen këtyre familjeve fatkeqe, duke i ingranuar në jetën normale. Sa e sa herë, zonjusha e vockël i ka përplasur dhëmbzët e saj me dhëmbët e shtetit, dhe ajo ka fituar e sigurtë me forcën e saj, për atë që bën. Violeta është një ndërlidhëse dhe organizatore shumë e zonja me donatorë e fondacione bamirëse jashtë shtetit, për t’i ardhur në ndihmë financiarisht viktimave në fjalë. Dhe magjia e shpirtmadhësisë së saj i “hipnotizon” ata, para projekteve në “destinacion” të Violetës. Dhe kohët e fundit ka mundur “të lidhë” pas dhimbjes së viktimave, një fondacion kroat, të cilët para një muaji i kanë ardhur në ndihmë familjeve të ngujuara nga gjakmarrja (në zonën e veriut) me ushqime dhe veshmbathje. Dhe këto ndihma do të vazhdojnë sërish, duke pëfshirë aktivitetin bamirës edhe në zonat më të thella të veriut, si në Kukës, Pukë, Tropojë etj. Kjo nismë e ndërmarrë nga Violeta, është një përvojë humane e njerëzore, që atë e bën një njeri që ka fituar dashurinë dhe respektin, duke parë tek ajo një dritëz shpëtimi. Ndryshe nga OJQ apo Shoqata e misionarë të legalizuar e vetquajtur si shpëtimtarë për të dëmtuarit e fenomeneve të ligësive dhe ngjarjeve gjurmëhidhura që nënshkruajnë vetëm viktima të pafajshëm. Dhe këto organizata dhe shoqata mbinë si kërpudhat çdo ditë, për interesa të ngushta, të cilat abuzojnë me shpirtgurësi dhe shfrytëzojnë dhimbjen e njerëzve fatkeq, duke mbushur xhepat e tyre. Ky realitet na vret me shëmtinë e përballjes së përditëshme ndaj dhimbjes së gjorë që ulëret… dhe kërkon ndihmë nga njerëz që në ndërgjegjen e tyre, ka rrahje zemrash me të vërtetë njerëzore që dinë të sakrifikojnë edhe gjënë më të shtrenjtë, gëzimin e jetës së tyre. Një ndër ta, është edhe Violeta Allmuça ku prania e saj është kudo, me shpirtin e saj të madh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet etnike ku jetojnë shqiptarët. Violetën e gjen pranë dhimbjes së tragjedisë në Kosovë, në fshatin Poklek në familjen e Fadil Muçollit, (ku ka ndodhur tragjedia më e madhe në luftën e Kosovës) ku nda 70 pjesëtarë të familjes së tyre janë djegur barbarisht 53 anëtarë të saj. Violetën e gjen në shtëpinë e Adem Jasharit, në Kosovë. Atë e gjen në mitingjet për lirimin e të burgosurve politikë në Kosovë më 6. 8. 1999.

Violeta Allmuçën, me dhimbjen e varur mbi shpinë e gjen kudo. Ajo i ndjek fëmijët jetim të Kosovës edhe në një shtëpi jetimore në Tetovë (të ngritur me ndihmën e saj). Të përshkruash aktivitetin human të saj nuk mundesh ta shkruash me një artikull në gazetë, sepse ajo është një shtegtare e bamirësisë, që kudo që shkel shpërndan flatra gëzimi për jetën. Si nënë Tereza, që gëzimin e jetës së saj e shkriu me urinë e të uriturve kudo nëpër botë, duke u bërë simbol i njerëzimit. Edhe Violeta, me shpirtin dhe karakterin e fortë që karakterizon bulqizaken, trupvogël, ka vendosur që gjithë jetën e saj ta investojë për të shëruar e ndihmuar plagët e dhimbjes, që janë ulur këmbëkryq në Shqipëri. Me guxim qytetar e profesional mund të them, pa e tepruar se Violeta po bëhet një Nënë Terezë e dytë, ajo po rend drejtë madhështisë së bamirëses më të madhe të botës, Gonxhe Bojaxhiut.

ASKUSH

Jam e zhgënjyer 
nga rënia e gjetheve
degët e zhveshura 
u ngjajnë imazheve
mëngjeseve nën shi 
rindez cigaren e fikur
askush nuk e hap 
muzeumin e zjarreve...
Eci ngarkuar me jetën 
dua të ruaj gravitetin
largoj ankthet, dilemat 
mbetur diku tek vetja
ujra të thella kujtimesh 
më rrjedhin nëpër trup

NJË JETË

Iki nga hijet e statujave
nën hirin e mbytur
fytyra e vdekjes më pret 
në stacionin e fundit.
Në drithërimën e trupit
zbuloj formën time
tek rrëfehet e shkuara 
dhe krijohet e ardhmja.
Kam afro një jetë
që kërkoj të jem 
në stacionin ku më presin 
fytyrat e të dashurve.

JETA

E puthe në ajër
Krejt trupin tim
Gjersa e humbe
Ritmin e frymës
Ndjeje erë mali 

E PËRDITSHMJA

Blej herët gazetën e mëngjesit
Macja kërcen me bishtin e saj
Mik të përveçëm gjen njeriun
Unë pres zërin që më mungon
Ajo ulet ngadalë në gjunjët e mi
Gërricim bashkë fjalë me thonj 
Derisa e përditshmja shpërbëhet

KAPITENIA PLAKË

RIZA LAHI





Junik, qershor, 1998


Ranë gjylet që nga qielli
drejtë qiellit derdhet flakë
mure derdhen katër anët
pandërprerë, dy orë e pak;

fëmijë, gra të lemerisura
flokëpërzhitura në panik
Ah, këta “Tigrat e Arkanit”
Kishin hyrë në Junik

Por dikush është mbërthyer
E s’shqitet nga dhoma e miqve
Me rrobet e varrit veshur
plaka e shtëpisë së Krasniqëve

Trerët nisën e po bien
Dhe minderet morën flakë
Plaka e vjetër e Krasniqëve
Si ikonë mbi konak

“Dil, moj nënë, se po digjesh
dil, për mua”, qanë e mbesa
“T’i puthë nëna sytë e ballit
Ik, se unë do të vdes, qe besa.

Kur kam ardhur këtu nuse
Mbi duvak më hodhën oriz
Këtu kafe u kam qitë miqve
Të keqen nëna, nuk lëviz!

Ik, moj fëllanxë, moj lulja e nanës
Ik, më lër vetëm, mos qaj
Kur të nisë të më dalë shpirti
Do të shoh nuse me pajë

Velin unë do ta ujdis
Unë do të të hyp në kalë
Kur t’i vë buzët mbi ball
Atëherë shpirti do më dalë

Amanet, moj bijë , për mua
Kur të lindësh një bebush
Po qe vajzë, ma kujto emrin
Se të desha si askush.

Dheu s’lëvizë, e unë dheu jam
Se u mplaka në këtë konak
¼Një copë shpirt, gja tjetër s’kam
Për Kosovo, njatë do ta nap!”

Xxx

Kur anijen veterane
Ta përpijë nis oqeani
Të gjith hipin nëpër varka
Por nuk hipën kapedani

Kapedani përshëndetë
Varkëtarët dhe një herë
Para se , tok me anijen
Ta përpijë për jetë humnera

Një anije kosovare
Panë si e mori oqeani
Atë qershorë në Junik
Kriminelat e Arkanit

Nexhmedin Spahiu, ky mercenar i Serbisë.




From: Eshref Ymeri <eymeri@yahoo.com>
To: "floribruqi@yahoo.com" <floribruqi@yahoo.com>; "floribruqi@live.com" <floribruqi@live.com>
Sent: Monday, 11 June 2012, 23:42
Subject: Nexhmedin Spahiu, ky mercenar i Serbisë. 

I nderuar zoti Flori,
Ju falënderoj për këtë informacion interesant që keni botuar në internet. Falënderoj ambasadorin tonë të nderuar, Dr. Islam Lauka, për argumentimet shkencore që ka dhënë se populli shqiptar i Kosovës është pjesë e pandarë e kombit shqiptar. Sa për deklaratën e zotit Nexhmedin Spahiu, një deklaratë kundërvënëse kjo ndaj argumentimeve shkencore të Dr. Islam Laukës, mund të thuhet se ajo deklaratë është bërë me porosi të Beogradit, i cili gjatë një shekulli të tërë është munduar që popullin shqiptar të Kosovës ta tjetërsojë nga shpirti i kombit shqiptar, me të vetmin qëllim që ta shpërbënte dhe ta asimilonte shkallë-shkallë. Tani që Kosova është shtet i pavarur, shovinizmit serbogrek i ka hyrë frika në palcë se mos një ditë Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen në një shtet të vetëm, bashkim ky që do të pasohet gradualisht edhe me bashkimin e trojeve të tjera etnike shqiptare, për të përfunduar në një shtet të vetëm kombëtar, me një stemë dhe një flamur. Kësisoj do të krijohet një shtet i fuqishëm shqiptar në Evropën Juglindore, me popullsinë më të re në Evropë dhe me një vitalitet të jashtëzakonshëm. Kjo i tmerron shovinistët serbogrekë, të cilët janë përpjekur, po përpiqen dhe do të përpiqen që ta sabotojnë këtë aspiratë të kombit shqiptar për bashkim. Prandaj ata kanë vënë në lëvizje shërbëtorët, spiunët, informatorët, tradhtarët e kombit shqiptar, që të hidhen në veprim, për ta trajtuar popullin shqiptar të Kosovës si komb më vete. Sepse strategjia e përçarjes së kombit shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë në themelin e politikës së shovinizmit serbogrerkë, i cili gjithmonë është munduar që kombin shqiptar të mos e lërë të ngrihet më këmbë, por vetëm i përçarë të rri duke u zvarritur. Para do kohësh një njeri i afërt i Millosheviçit deklaroi në dhëna në shifra për numrin e agjentëve të tij në disa shtete të gadishullit tonë. Një numër të konsiderueshëm agjentësh e përbënin edhe shumë shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Me deklaratën e vet se në Kosovë na ekzistuaka një komb kosovar, i ndryshëm nga pjesa e kombit shqiptar të Shqipërisë Londineze, zoti Nexhmedin Spahiu i heq maskën vetvetes dhe del para mbarë kombit shqiptar si mercenar në shërbim të pasardhësve të Millosheviçit.
Me respekt ndaj jush, zoti Flori.
Eshref Ymeri
San Francisko, Kaliforni
11 qershor 2012 

----- Forwarded Message -----
From: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
To: "sterkala@yahoogroups.com" <sterkala@yahoogroups.com>
Sent: Monday, June 11, 2012 12:34 PM
Subject: Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka: S’ka komb kosovar! 


                     Ambasadori Shqiptar në Kosovë:Dr. Islam Lauka


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka hedhur të hënën kritika ndaj atyre që mendojnë dhe e kanë përhapur idenë se ekziston një komb kosovar. Ai u ka thënë të gjithë atyre që mendojnë kësisoj se nëse nuk e ndiejnë veten se i takojnë kombit shqiptar, lirisht mund ta ndërrojnë atë, pasi që jetojmë në demokraci dhe kjo nuk do të jetë ndonjë problem. Në anën tjetër, publicisti Nexhmedin Spahiu, përkrahës i kësaj ideje, e ka mbrojtur sërish idenë se ekziston kombi kosovar.

Ambasadori shqiptar në Kosovë, Islam Lauka, gjatë mbajtjes së një fjalimi në hapjen solemne të konferencës dyditore me temën “Shekulli i shtetit shqiptar”, ka hedhur kritika ndaj atyre që e kanë vënë në qarkullim tezën, siç e quajti ai, pseudo-shkencore, atë të ekzistimit të kombit kosovar. Ai shtoi se bartësit e kësaj ideje e kanë vetëm një qëllim, që ta lënë kombin shqiptar pa histori, dhe si rrjedhojë e kësaj, ta lënë atë edhe pa të ardhme.

“Ju e dini se kohëve të fundit na kanë dalë disa teza, edhe të prodhimit vendor, por edhe nga importi, për një histori alternative, një histori tjetër nga jo që njohim deri tani. Me gjykimin nga ato që di, me këto teza pseudo-shkencore, bartësit e tyre kanë vetëm një qëllim. Cili është qëllimi i tyre? Që shqiptarët t’i lë pa histori, t’ua vjedhin historinë, t’i lënë pa kujtesë historike dhe duke e lënë pa histori dhe pa kujtesë historike do të thotë që t’i lëmë pa të ardhme, sepse një popull dhe një komb pa histori nuk ka as të ardhme”, ka thënë ai.

  Publicisti  i reformuar nga Mitrovica Prof.dr.Nexhmedin Spahiu



Kurse publicisti Nexhmedin Spahiu i ka thënë Kosovapressit përmes telefonit se ekziston kombi kosovar.
“Sigurisht që ekziston, me vetë faktin se çdo shtet ka pronarin e vet edhe pronari i shtetit të Kosovës sigurisht se është kombi kosovar, janë shqiptarët e Kosovës të cilët e përbëjnë kombin”, ka thënë Spahiu.
Ndërsa, ambasadori Lauka u është drejtuar atyre që mendojnë se ekziston kombi kosovar, duke u thënë se mbi ç’bazë dhe ide u ballafaquan, qëndruan dhe luftuan shqiptarët e Kosovës përballë Serbisë. Sipas tij, e tërë ajo qëndresë u bë mbi motivin e kombit shqiptar, kulturës e gjuhës shqipe.

“More zotërinj që pretendoni që Kosova që nga 1912-a e shkëputur nga Shqipëria paska krijuar një identitet të veçantë në ballafaqimin e saj me Serbinë, a mund të na thoni mbi ç’ide, mbi ç’bazë, mbi ç’ideologji, mbi ç’platformë rezistuan dhe përfundimisht triumfuan mbi dhunën sistematike të shtetit serb. Cila ishte kjo ide?

 Dhe përgjigja është fare e thjeshtë edhe për kalamajtë e shkollës, e lë më për këta manipuluesit dhe spekuluesit e rinj, mohuesit e Tiranës dhe Prishtinës. Kjo përgjigje është kjo që po them më poshtë dhe që ju e dini dhe të gjithë e dinë që shqiptarët e Kosovës fituan me gjuhën shqipe, fituan me kulturën shqiptare, me traditat shqiptare, ata u udhëhoqën nga modelet e heronjve shqiptarë, realë, të gjallë, jo mitikë, por me emra konkretë”, ka thënë ai.

Kësaj deklarate të Lukës, publicisti Spahiu i përgjigjet duke thënë se edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekziston kombi maqedonas, edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nuk ekziston kombi moldav. Prandaj, sipas tij, kjo është një gjë e natyrshme për të gjitha ato shtete që kanë pretendime të zgjerohen territorialisht.

“Edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekziston kombi maqedonas, edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nuk ekziston kombi moldav. Kjo është një gjë e natyrshme, sepse të gjitha këto shtete pretendojnë zgjerimin e territorit të veta dhe nuk pajtohen që nga gjaku i tyre të lind një komb i ri. Ky është qëndrim dominant, nuk është një qëndrim i tij personal, është një qëndrim dominant edhe në Shqipëri, e fatkeqësisht edhe në Kosovë”, ka thënë Spahiu përmes telefonit për Agjencionin informativ "Kosovapress".

I pyetur se a e mbron idenë se me krijimin e shteteve krijohen edhe kombet, ai ka thënë se kjo nuk është ndonjë ide që me krijimin e shtetit krijohen edhe kombet, porse kombi krijon shtetin. Sipas Spahiut, përderisa u krijua shteti i Kosovës, atëherë ekziston një komb që e ka krijuar atë.
E atyre që e mohojnë se i takojnë kombit shqiptar, ambasadori Lauka e ka një porosi, ta kërkojnë ndonjë komb tjetër.

“Ai që e ndjen veten se nuk i takon këtij kombi, është i lirë të zgjedh një komb tjetër, sepse jemi në demokraci, s’ka problem. Bën zgjedhjen e vet. Kush e ndjen se s’e ka kombin e vet, është i lirë të kërkojë, sepse edhe mund ta gjejë. Por në gjykimin tim, shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë të kërkojnë komb, ata e kanë, dhe jo vetëm e kanë, por janë lulja e kombit shqiptar”, ka thënë ai.

Ndryshe, ideja për krijimin e kombit kosovar ka kohë që qarkullon si ide edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Disa mendimtar e publicist mendojnë se me krijimin e rrethanave aktuale, nuk mund të jetë ndryshe pos krijimit të kombit kosovar. E disa të tjerë e kundërshtojnë kategorikisht këtë ide.

2012/06/11

Refleksione sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet

Konë më parë në Tiranë u promovuan dy libra të sociologut shqiptar nga Prishtina ,Prof.dr. Fadil Maloku. Kjo ngjarje u zhvillua në Universitetin Evropian të Tiranës/ UET para një audience ku ishin prezentë edhe rektori i UET prof. dr. Tonin Gjuraj, sociologu i shquar prof. dr. Fatos Tarifa, zëvendësministri i kulturës së Kosovës, Hajdin Abazi, zëvendës ambasadori i Kosovës në Tiranë, Esat Brajshori, akademikë të shumtë nga Tirana dhe pjesëmarrës të tjerë nga Kosova e më gjerë.

Për dy librat e Prof.dr.Fadil  Malokut: “Refleksione sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet” dhe “Refleksione sociologjike mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike” ka folur rektori i UET, Tonin Gjuraj, i cili ndër të tjera përmendi mundësinë që këto dy botime të përfshihen në programet Master dhe Bachelor të Universitetit, duke folur edhe një herë për marrëdhëniet frytdhënëse mes UET-së dhe Prishtinës.

Ndërsa, recensionisti i këtyre librave, Fatos Tarifa ka vlerësuar se “është një kontribut për sociologjinë shqiptare, e cila po jeton një periudhë të artë, por që fatkeqësisht nuk ka njohur ndonjë produkt cilësor deri më tani. Profesori Fadil Maloku ka pasqyruar mjaft qartë dhe me imagjinatë të spikatur sociologjike ngjarjet e rëndësishme në 20 vitet e fundit në Kosovë, nga procesi i çlirimit, te shtetformimi dhe demokratizimi”, vlerësoi Tarifa.


Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...