Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/06/19

Nga ÇERÇIZ LOLOÇI :SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT



"Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë shqipe





Nga ÇERÇIZ LOLOÇI






"Jo vetëm e thjesht nga ky vëllim, por duke parë tërë krijimtarinë e Skënder Buçpapajt, mund të pohohet pa drojë se ai është një krijues i rëndësishëm i letrave shqipe. I mërguar si poetë të tjerë të kahershëm dhe të rinj, kushdo vëren lehtë se motivi shqiptar është i gjithgjendshëm, veçse në këtë botim ka një shumllojshmëri të mjeteve shprehëse, ka më shumë elegancë fjale, çka e bën autorin njësoj të lexueshëm si nga bashkëkombasit e tij ashtu edhe nga europianët e më gjerë.Nuk ka dyshim se përmbledhja më e re e Skënder Buçpapajt është një lartësim i poezisë shqipe."


Këtu e një vit më parë shtëpia botuese "Nacional" publikoi librin më të ri të poetit, publicistit dhe estetit Skënder Buçpapaj "Frika nga atdheu" që duhet thënë se e plotëson më mirë individualitetin e këtij autori të njohur brenda dhe jashtë vendit, si dhe sjell një ndihmesë të ndjeshme në letrat shqipe. I konceptuar në shtatë cikle: "Agon nata", "Rima", "Shkumbini", "Ritme", "Frika nga atdheu", "Moj e mira" dhe "Cikël më vete" si dhe duke përdorur në vend të hyrjes një përgjëratë për të ndjerën nënë, Buçpapaj rivjen para lexuesit, më i plotë, me shumësi motivesh dhe më një formë artistike që rrallë gjendet në autorë të tjerë shqiptarë. Megjithëse nga një trevë e rëndësishme ku nuk mungojnë emra të tjerë të spikatur të prozës dhe të poezisë shqipe, Bupapaj bën kujdes të mos përsëris askënd dhe të depërtojë atje ku nuk shkojnë kolegët e tij të kësaj zone apo edhe të krejt viseve shqiptare. Pavarësisht se çdo cikël në këtë vëllim prej treqind faqesh, mund të rrijë edhe si libër më vete, autori duket sikur ka pasur një ngutje për të trajtuar tema të mëdha e të vogla, për të qenë më përfaqësues dhe në gjithsecilën prej tyre të japë një mesazh poetik.



Autori ka preferuar ta çelë këtë vëllim me një poezi për nënën, por kushdo që e lexon sa ç’mëson për humbjen e një njeriu të çmuar të vetë poetit, aq sjell nëpër mend dhe ikje pa kthim nënash të të tjerëve.

Në 27 maj 2007, ndërroi jetë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, Gjylë Buçpapaj, nënë, gjyshe, stërgjyshe…

Kështu nis përgjërata për nënën që ka ikur në muajin e luleve dhe ashtu si në lindje, edhe në vdekje shoqërohej nga Zoti e s’bëzanin as zogjtë, insektet, avionët, yjet… Poeti i jep një përmasë kozmike largimit të nënës së tij dhe midis rreshtave nuk ke se si të mos ndjesh edhe kujën. Jo vetëm kjo poezi, por edhe mjaft të tjera të krijojnë ndjesinë e pasaktë se motivet autobiografike zënë vend qëndror në këtë përmbledhje; përpos tyre dha falë titullimit të librit autori do të thotë se atdheu fillon nga secili prej nesh, nëna, babai, vëllezërit, të afërmit; akoma më tej fshati, krahina, zona ku secili më vete dhe bashkë ka përgjegjësinë ndaj tij.

Po aq sa motivet autobiografike, autofamiljare, edhe motivet e mërgimit zënë një vend të gjerë në përmbledhjen e fundit poetike, por Buçpapaj bën kujdes që të jetë sa më origjinal dhe që këtë temë ta shkojë në funksion të atdheut.

Jo vetëm e thjesht nga ky vëllim, por duke parë tërë krijimtarinë e Skënder Buçpapajt, mund të pohohet pa drojë se ai është një krijues i rëndësishëm i letrave shqipe. I mërguar si poetë të tjerë të kahershëm dhe të rinj, kushdo vëren lehtë se motivi shqiptar është i gjithgjendshëm, veçse në këtë botim ka një shumllojshmëri të mjeteve shprehëse, ka më shumë elegancë fjale, çka e bën autorin njësoj të lexueshëm si nga bashkëkombasit e tij ashtu edhe nga europianët e më gjerë.

Nuk ka dyshim se përmbledhja më e re e Skënder Buçpapajt është një lartësim i poezisë shqipe. Autori boton rrallë krijimtari artistike, por, teksa troket me një vëllim të ri, menjëherë do të tërheqë vëmendjen e kritikës dhe të lexuesve me rrëfimet tronditëse që të mbeten gjatë në kujtesë.





FRIKA NGA ATDHEU

POEMË NGA  SKËNDER BUÇPAPAJ






UDHËS PËR TEK NËNA



Kushtuar Gjylë Buçpapajt (1918-2007)



Më 27 maj 2007 ndërroi jetë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, Gjylë Buçpapaj, nënë, gjyshe, stërgjyshe,



Para së gjithash, nëna ime.

Vdiq në muajin e luleve, në zemër të pranverës, në mes të natës më të qetë, më të kulluar dhe më të kthjellët të kohërave.

Shpirti i saj si një ortek meditues drite u ngjit lart madhërisht fluturim krejt parrëmujshëm, krejt heshtur,

Zoti i Madh, vetë ai i cili e kishte shoqëruar prej lindjes deri në vdekje, e shoqëronte përsëri për atje ku prehen të gjithë shpirtërat e mirë.

Të gjithë zogjtë, të gjithë insektet me flatra, rrinin paluar në çerdhet e tyre, në kuvlitë e tyre, në skutat e tyre.

Asnjë avion, civil, bombardues, spiun, asnjë satelit artificial, asnjë mjet tjetër fluturues, asnjë UFO, asnjë objekt tjetër dyshues E.T. (anglisht: ekstra terrestrial- shqip: jashtëtokësor ) nuk ishte në qiell.

Përkonte në atë çast që gjithë yjet, yllëngjashmit (asteroidët), yllësitë, mjegullnajat qiellore, pluhurat yjorë, trupat, trupthat, me një fjalë, turmat yjore që e përbëjnë Gjithësinë, të kenë rregulluar orbitat e tyre në mënyrë të tillë

Për t’ia hapur një shteg sa më të gjerë një shpirti të madh, një shpirti kaq të madh,

Tek shkëputej përfundimisht nga planeti Tokë, nga ajërnia që e mban si pelerinë, si membranë e si gëzhytër planeti Tokë, dhe vërsulej pazhurmshëm, pazhurmshëm për atje ku prehen shpirtërat e mirë.

Nëna ime, më në fund, kishte pranuar të ndërronte jetë, të jepte shpirt, siç thoshte vetë, në Tiranë, tek djemtë, nipat, mbesat, stërmbesat- dhe jo në Tpla, në fshatin ku ajo erdhi nuse në ditët e para të janarit 1944,

Fshatin ku në dimër bora shkonte një bojë njeriu, ku bariu shkonte një bojë njeriu në verë,

Erdhi me duvak nusërie mbi kalë dasmash dori, kur malet kishin veshur duvakë bore,

Kolonën zanore ia bëri dasmës së saj vetë ushtria e Hitlerit.

Pranimi i ndërrim jetës nuk ishte si zemërimi i Tetisit, nënës së Akilit, njërës nga pesëdhjetë bijat e Nereut, secila më profete se tjetra,

E cila, siç thotë Homeri në „Iliada“, provoi ta bënte të birin të përjetëshëm, duke e lënyrur me nektar dhe duke e larë në flakë,

Ngaqë, falë padijës së Peleut, burrit të saj, babait të Akilit, ajo dështoi në këtë përpjekje të saj,

Atëherë u largua nga të gjithë tokësorët e tjerë, për ta kaluar pjesën tjetër të jetës në vetmi, diku nën fundin e Detit Egje.

Nëna ime i bindej Zotit gjithsesi, ndonëse si çdo nënë, do të donte që mua, para së gjithash mua, të më kishte bërë të përjetëshëm.

E përcollën nënën për në atë botë Ruka, Ajshja, Xhevahirja, Zarifja, Hasani i dytë, Muja, Azgani, Flamuri,

E pritën në atë botë Hasani i parë, Qamili, Sania.

Ata të dy nuk dinin asnjë fjalë të flisnin kur u larguan nga jeta, kushedi sa të pafjalë kanë mbetur kur e kanë takuar,

Por Sania gjithsesi ua ka paraqitur nënën atyre,

Sepse, edhe pse rreth dy vjeçe kur iku, siç thoshte babai, kishte zënë më shumë mend se shumëkush tjetër për dyqind vjet.

Nënën nuk e përcolla unë. Ndonëse në jetë, isha më keq se në vdekje, i mërguar, nën peshën e Alpeve të Europës, më kërcisnin kockat e shpirtit, kockat e gjymtyrëve të shpirtit, pra lënda, materia, gëzhoja e shpirtit.

Nëna më kishte përcjellë mua miliarda herë, për në shkollë, për në punë, për në ushtri, për në bjeshkeë e vërri, nxënës, student, punëtor, ushtar, bjeshkëtar, më në fund më kishte përcjellë edhe ikanak për në botë,

Më kishte përcjellë mua për në kantjer, për në Luzhë, për në Berishë, për në Shëngjergj të Merturit, për në Babinë, për në Bajram Curr, për në Tiranë, për në Bernë,

Më kishte përcjellë deri te ura e Kënetës së Madhe, më kishte përcjellë deri te Lisi i Xhemajlit. Më kishte përcjellë me një rrem të frashërit të madh në xhep, mes Arës sonë të Sipërme dhe Arës sonë të Poshtëme,

Kudo që të jesh, mos harro, më kishte thënë, të mbash në xhep një rrem të vogël frashëri, që s’ka prekur kurrë në tokë,

Ta kesh si shenjë timen, më kishte thënë nëna.

Gjylë Buçpapaj ishte e përbetuar të jepte shpirt vetëm në Tplâ, pështetur tek trungu i manit të madh në oborr të shtëpisë.

Atje ajo me Mehmetin, burrin e saj, babain tonë, e kishin zgjedhur trollin e shtëpisë, ku do të lindnin një pas një gjithë ata djem dhe vajza, ku do të kishte lindje, vdekje, gosti, kanagjeçe, dasma.

Aty tek mani ynë, aty tek shtëpia jonë, tek kreveti (ballkoni) i saj, tek dritaret e saj, pikëtakoheshin të gjitha erërat, ngado që frynin,

Qoftë nga Qafa e Kolçit, nga Gryka e Drinit, nga Fundi i Tplanit, nga Qafa e Moknit, nga Qafa e Locit,

Edhe në pikun e gushtit, pranë atij mani, tek ai krevet, tek ato dritare, ndihej flladi i erërave, të cilat, mirënjohëse, kurrë nuk janë tërbuar me tepëri ndaj shtëpisë sonë.

Pështetur tek trungu i manit nëna, me vështrimin e saj të menduar, i drejtonte të gjitha linjat e fluturimit të ërërave, të gjitha linjat e fluturimit të zogjve, të gjitha linjat e jetës të bijve të bijave të saj.

Nga drejtimi, madhësia, dendësia e hijes së pemëve ajo merrte me mend trajektoren e diellit, të hënës, stinëve, viteve.

Dhe nuk donte kurrë të flinte pa i ditur të rehatuar jo vetëm fëmijët, fëmijët e fëmijëve, por edhe gjënë e shtëpisë në ahur a plevicë, edhe egërsirat në pyje, edhe zogjtë nëpër lisa.

Zogjtë do t’ia zbatonin porosinë dhe do të vinin tek unë për të më takuar në Zvicër në emër të saj, por dihet se fluturimi i tyre është tejet i kufizuar, nga Alpet e Shqipërisë nuk arrin deri në Alpet e Europës,

Por, natyrisht, ata kanë arritur në Tiranë dhe e kanë përcjellë nënën time për herë të fundit, Por këtë e kanë bërë në emër të tyre dhe jo në emrin tim.

(Vezët e tyre, të të gjithë shpendnisë tjetër, të të gjithë kandrrave të botës, dihet, unë i kam në gjakun tim, atje çelin dhe fluturojnë apo shkojnë këmbaduar – nëse mund të thuhet- ku të munden.)

Nënën e ka përcjellë edhe Shqiponja e Lord Alfred Tenisonit, e cila, siç thotë poeti, “kap thepat me duart e kërrutura, ngjitur me diellin në vendet vetmore, rrethuar me botë të bruztë, teksa deti rrudhoset nën të dhe shkon rrëshqanë, shqiponja e shikon nga kështjella e shkrepave dhe si një bubullinë zbret”.

Nënën e ka përcjellë edhe Korbi më i zi, Korbi më i famshëm edhe se vetë poeti, anipse më i bardhë se vetë poeti, pra kush tjerër përpos dora vetë Korbi i Edgar Allan Poes, natyrisht në trajtën e tij të shqipëruar nga Theofan Stilian Noli.

Nuk kishte degë ulliri, në sqep kishte vargun “Never More” (Kurrë më), thënë kushedi sa herë nga dashnorët, lypsarët, politikanët, strategët, por që ia mban përfundimisht autorësinë pikërisht ai zog.

Nënën e ka përcjellë edhe bilbili i John Keats, i odes së magjishme, i vetmi bar shërues për zemrën e trishtë të poetit, i vetmi bar shërues që ai ua porosit të trishtuarve.

Nënën e ka përcjellë edhe ajo që Emili Dickinson e quan gjë e gjëzë më flatra dhe që e mishëron shpresën e njeriut, ajo që ngulet në shpirt dhe këndon pjesë muzikore pa fjalë, dhe nuk pushon kurrë, sepse kush e dëgjon njëherë nuk mund të jetojë pa të.

Nënën e përcolli edhe zogu i Walt Witmanit që i imitonte pëshpëritjet e oqeanit, kishte ritmet e përkundjes së djepit dhe që i thoshte gjithmonë në vesh fjalë të dhimbshme Elizabeth Bishopit.

Nënën e përcollën edhe miliona zogj të tjerë të përveçëm apo të përgjithshëm, të dëgjuar apo anonimë të poetëve të tjerë.

Sepse nëna ime ishte poete dhe nënë poetësh,

Po aq tragjike sa Nancy Ginsberg, nëna e Allen Ginsbergut, poetit të madh amerikanohebre, përfaqësues aq kundërthënës i Beat Generation,

Po aq e përkushtuar sa Margaret Friedman, nëna e Thomas Friedmanit, gazetarit Pulitzer të The New York Times, së cilës për çdo Ditë të Nënave ai ia dërgonte 30 tulipanë plus vazoja falas baras me 39,99 dollarë amerikanë (“30 Tulips + FREE vase for just $39.99”, siç thotë tek e përditshmja njujorkeze Thomas Friedman në shkrimin “Call your Mother”, “Telefonoi nënës sate”).

Po aq e çmuar sa nëna e Rudyard Kiplingut, në refrenin “Mather ‘o Mine, Mother ‘o Mine” (Nënë moj e imja, Nënë moj e imja).

Sa herë që flisja me nënën në telefonin celular, në telefon, bashkë me zërin e nënës, më vinin edhe këngët e zogjve, edhe meloditë e gjetheve të manit, edhe frymëmarrja e erërave të fushës së Tplanit, Malit të Hekurave, Shkëlzenit, Kores së Merturit.

Edhe sot, sa e formoj atë numër telefoni, ato këngë, pëshpëritje, melodi, frymëmarrje më vijnë nga ai telefon.

Të cilin nëna ime e mbante gjithmonë poshtë jastëkut, kur pushonte, kur flinte, kur ishte pa qejf apo e sëmurë.

Ai telefon që cicërinte dhe përpëlitej poshtë jastëkut si nëpër pendët e klloçkës, e bënte nënën time të fluturonte.

Nëna ime, kontrast i plotë me nënën e Arthur Rembaud, i cili ishte jetim rrugësh për të gjallë të nënës së vet.

Nëna ime nuk e bënte kurrë gabimin e nënës së Stephan Malarmesë, i cili i mbijetoi që në foshnjëri prindërit e tij.

Nëna ime pranoi cipën e shijshme të një jete pelin të hidhur vetëm për hir të rritjes së fëmijëve të saj.

Vetëm duke shpresuar të më takonte mua sërish e prapoi vdekjen për vite e vite të tëra.

Dhe kur e kuptoi se nuk po shkoja dot te ajo, atëherë vendosi të shndërrohej në shpirt për të ardhur tek unë.

Kushedi sa je penduar, nënë. Sepse tash e ke kuptuar:

Vetëm të vdekurit pendohen.

Të gjallët nuk pendohen kurrë.

ËNDRRA E LIRISË DHE E LUMTURISË




Nga Perikli Jorgoni



Pas një pune afërsisht prej 10 vjetësh, poeti Mujo Buçpapaj, na paraqitet përsëri me një vëllim tjetër poetik, më të thellë, më të gjerë e më të punuar sesa vëllimi i parë.Vitet dhe përvoja si gazetar dhe veprimtar aktiv i lëvizjes për demokraci, kanë zgjeruar qarkun e njohjes dhe e kanë futur më thellë me problemet e dukuritë e shumta të jëtës shqiptare dhe ballkanike.

E gjithë poezia e Mujo Buçpapës, e përmbledhur në këtë vëllim, është një britmë e këlthitje shpirti të rreshkur e të lënduar nga vuajtjet e mjerimet, nga plojat, nga plagët e zjarret e luftës,që e ndoqën nëpër shekuj banorin e tokës arbërore e Ballkanin, një britmë për këlthitje për liri e lumturi.

Liria dhe lumturia qe do t’u buzëqeshë njërëzve, kur të vendosej në ballin e jetës pushteti i lirisë dhe i së drejtës, ka qënë ëndrra e kahershme e Shqipërisë dhe e Ballkanit. Kjo ëndërr e bukur dhe e artë, e përkëdhelur prej shekujsh në ëndërrimet e vocrrakëve të bjeshkëve tona e të luftëtarëve kryengritës, që merrnin udhët e malit e të lirisë, i njerr bisqet e veta dhe në gojëdhënat, legjendat e këngët kreshnike, të kënduara brez pas brezi me lahutë nga nga lahutarët e rapsodët popullorë nëpër kasolle e tebane,nëpër bjeshkë, rudina, zaje lumenjsh buzë kënetash e detesh. Me bukën e kësaj ëndrre është mëkuar që në djepin prej lisi e druri pishe shqiptari, prandaj pushkën e lahutën i ka patur të shenjta dhe nuk i ka hequr nga dora.

Poezia e Mujo Buçpapës, që na vjen, në një fazë pjekurie të poetit, më e strukturuar, më konkrete e më e ngjeshur e me lëndë jëtësore e fakte të dhimbshme e tronditëse, është frymëzuar e tëra nga ëndrra e lirisë dhe e lumturisë, nga dëshira e kahershme për hapësira jete të lirë, për një jetesë më të begatë e të pashqetësuar nga vërshëllima e plumbave dhe britma e barbarëve, që u sulën me vravashka të ndezura e armët e vdekjes nëpër duar, për të na rrëmbyer hisen e diellit, për të na djegur arat e shtëpite, për të na vrarë ëndrrën e jetës e të lirisë. Keta barbarë janë pjellë e shëmtuar e shtetit të lindur nga diktatura dhe nga etja e dëshira e çmendur e qarqeve shoviniste të ballkanit, për sundim e rrënime.

Shqipëria me të gjitha trojet, ku ka jetuar e ka mbjellur ëndrrën e lirisë e të jetës shqiptari, nuk i është nënshtruar dhunës, kërcënimit, burgjevë e dënimeve me vdekje.Liria dhe ëndrra e lirisë ka zënë fill që në legjendat e këngët tona të lashta.Me këtë ëndërr u sulën në ballin e luftës e të plumbave, luftëtarët kryengritës të çetave partizane e të Kosovës martire, dhe po me këtë ëndërr bredhin në mëngjeset e ftohta me cingërimë apo në zhegun e verës nëpër udhët e qyteteve të Arbërit të lashtë, fëmijët e bathores e të rrafshit të Dukagjinit, të Këlmendit e të Vurgut të Delvinës, e të Dhërmiut.



Ëndrra e lirisë e ndjek poetin dhe kur endet rrugëve të Nju Yorkut e të Parisit, dhe kur sheh Muzeun e Napoleonit Buonapartit, burrit të madh që i priu revoluconit Borgjez të Francës, në emër të lirisë vëllazërisë e drejtësisë..Duke parë Muzeun e Napoleonit

dhe urën e Bruklinit, poetit i kujtohet Ali Pashë Tepelena, që mbeti pa varr, historia e dhimbshme dhe e përgjakshme e Shqipërisë, dramë e dhimbshme e jetës shqiptare , nënat e plakura nga vuajtjet , të gjymtuarit e të rënët në fushën e luftës.

Dhe është e dhimbshme qe, dhe në pragg të shekullit të XXI, Shqipëria ka mbetur e copëtuar dhe e ndarë në tresh.Këtë tragjedi e padrejtësi të pakteve të fuqive të mëdha ka ndjerë bashkë me të tjerët edhe gjyshi i poetit.Ata luftuan me ushtritë e Perandorisë Osmane, dhe të hordhive të huaja, dhe mbetën të zhgënyer; sepse padrejtësisht trupi i atdheut u gjymtua, dhe u përgjak mizorisht.

Por ëndrra e lirisë mbeti përsëri e gjallë dhe e zjarrtë.Ajo përçon ngrohtësi dhe energji të pashtershme. Atë nuk ka asnjë forcë e pushtet tiranik ta shuajë e ta varrosë.

Ëndrra e lirisë dhe e lumturisë mbetet në epiqendrën e jetës shqiptare,me brumin e lashtë e të begatë të saj, shqiptarët do të ndërtojnë të ardhmen e tyre duke dëshmuar se janë një popull liridashës i qytetëruar dhe europian.

2.



Këto mesazhe na përcjell poezia e poetit Mujo Bucpapaj.

Kjo poezi e frymëzuar nga jeta dhe ngjarjet tronditëse që përjetoi e përjeton e gjithë hapësira gjeografike shqiptare, që vjen në këtë vëllim me fytyrën e një poezie moderne, me strukturën e një vargu të zhdërvjelltë e me përfytyrime të freskëta, të begata e mbresëlënëse.Ajo mëkohet me lëndë nga legjendat, nga përrallat dhe eposi verior, me lëndë nga ngjarjet e dramat e jetës shqiptare e ballkanike, nga dëshmitë e analet historike e nga realiteti i dhimbshëm e dramatik i kohërave moderne.

Drama Shqiptare është mbarë kombëtare, në të ndërkallet dhe drama e lufta heroike e Kosovës martire.

Skenat e gjalla e tronditësë të kësaj lufte, i shohim edhe nëpër udhët e Tropojës, ku enden luftëtarët kryengritës me plagë e flokë të përzhitura nga zjarri i luftës, i shtëpive, i staneve të djegura e të rrënuara nga flaka e nga bombardimet

Herë-herë poezia e Mujo Buçpapajt nuk është e përqëndruar vetëm në caqet e një figurë stilistike, ato kanë një shtrirje të gjërë. Sepse shpesh e gjithë ngrehina e poezisë apo gjymtyrë të rëndësishme e domethënëse të saj, kanë në themelin e tyre simbolin dhe metaforën.

Në këtë lloj mënyre origjinale të përdorimit të figurës artistike e të lëndës jetësore, poeti Mujo Buçpapaj ka përfituar dhe nga arritjet e përvoja e poetëve Tropojanë. Të një brezi më të vjëtër , nga Anton Papleka, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Avni Mulaj, dhe Besnik Mustafaj, por dhe nga interesi gjithnjë i pashuar për të mësuar nga arritjet e poezisë së sotme moderne për t’u afruar gjithnjë e më tepër strukturave , arkitekturës kompozicionale të poezisë së sotme europiane e botërore.

Me këmbënguljen e pareshtur, me një synim të qartë e të vazhdueshëm Mujo Buçpapaj ka krijuar tashmë uniersin e vet poetik, ka përforcuar tiparet e poezisë së tij arbërore e moderne, e cila përmes përngjasimeve, thellësisë së problemeve e shtjellimit të dramës së jetës , merr herë-herë përmasa universale, lidhet me shqetësimet e përpjekjet e mbarë botës, për ti shpëtuar kërcënimit të mjerimit e makthit të hijeve të pushtetit të dhunës e të errësirës.

Çështja e pazgjidhur dhe tronditëse e fatit të Shqipërisë mbetët në kapërcyellin e një shekulli të ri, që sapo nisi një çështje madhore, e cila duhet të gjejë zgjidhen e vet të merituar.

Gjatë gjithë egzistencës dhe luftës së vet shqiptarët i kanë dëshmuar europës dhe botës, se meritojnë të jetojnë të lirë e të lumtur në tokën e tyre të lashtë.kjo thirrje e motiv qëndror përshkon të gjithë jetën e shqiptarëve e të popujve të ballkanit nëpër të gjitha shekujt.Pesha e rëndë dhe e përbindshme e saj nuk është lehtësuar e pakësuar.Dhe pas shembjes së perandorisë Osmane, Shqiptarët e banorët e ballkanit vuajtën nga kurthet, komplotet, pabesitë, vrasjet prapa shpine e shtypja e egër, e cila mori përmasa apokaliptike gjatë sundimit të shtetit autokrat, e cila i mbylli çdo shteg……në hapësirën e ngushtë të bunkerave prej betoni dhe hekuri.

Dramaciteti, i përkthyer herë-herë nga lirizmi, ironia e sarkazma është tipari themelor i poezisë së Mujo Buçpapajt.E gjithë poezia e tij ka në fijëzat e saj gjëndjen e acaruar të një drame. Dramë që ndihet dhe në kujtimet e vogëlisë, dhe në ëndrrat e brishta e fluturake të fëmijëve të bjeshkëve tona dhe në vegimin e kujtimet për shtëpinë e braktisur apo për nënën e poetit e të gjitha nënat tona, që presin me mall kthimin e fëmijëve, lulëzimin e qershive e të shegëve në kopështin e të parëve, në tokën e bekuar arbërore e cila s’u lodh së shpresuari se e ardhmja e saj do të jetë më e bardhë e më e bardhë e më me dritë.

3.Dhimbja, drama që kanë përjetuar e përjetojnë dhe në kapërcyellin e një shekulli të ri, i cili duhet të na mbyllë plagët e zemrës e të ndreqë paudhësitë e padrejtësitë e bëra gjatë shekujve, dhe mbi kurrizin e kombit tonë.

Në veprën e Mujo Buçpapajt është jo vetëm shtellë kryesore në përmbajtjen e lëndës jetësore por është kthyer dhe një element i rëndësishëm estetik.

Përmes dhimbjes së dramës së njejtë e të përbashkët realizohet bashkimi e njëhsimi i personazheve të shumtë që lëvizin në vepër, të cilët i mundon dhe u lëndon në shpirt, që mendon dhe nxit të shkruajë dhe vetë poetin. Përmes saj vijëzohet fizionomia e kësaj vepre poetike, e cila ka boshtin e vet filozofik e poetik. Vepër e mbrojtur me ndjeshmëri me mendim të thellë e lëndë të pasur e lëndë jetësore, e cila përzgjidhet me kujdes e merr formën dhe strukturën e vte të larmishme në vargjet e poetit, shpesh të shkurtuar e me një ritmikë dinamike e të shqetësuar.

Uni poetik i poetit njesohet dhe është në harmoni të plotë me shqetësimet, përpjekjet, përsjatjet e ëndërrimeve të personazheve, që gjallojnë në kohëra të ndryshme historike, në kohëra mitike dhe reale.Ai bëhët zëri dhe interpretonjësi i jetës, i biografisë, i përpjekjeve ,dhe i ëndrrave të tyre më të dukshme e më të fshehta.

Si poet e qytetar që e ka ndjekur më vëmëndje e duke marrë pjesë aktive në zhvillimet e ecurinë e jetës e të realitetit të sotëm. Poezia e Mujo Buçpapajt është poezi aktuale e bashkohore.

Edhe në rastet kur poeti na kujton ngjarje e personazhe të epokave më të vjeta historike.Kjo përmëndje e përçasje bëhët për të ndriçuar e shpjeguar më qërtë e në mënyrë të ngjarjet e pshtjellimet e fijet e ngatërruara të jetës sonë të përditshme. Struktura shpirtërore e popullit tonë, me gjithë gjymtimet e dëmet që ka pësuar, ka mbetur solide, dhe e palëkundur.Këtu mbështetet besimi në mundësitë e mëdha të së ardhmes.

NË POEZITË E BUÇPAPAJT DËGJOHEN KLITHMAT E NJË KOMBI TË TËRË



NGA LAURA BOWERS


"Në se e dini se çfarë do të thotë të ndihesh si në shtëpi, libri poetik "Fitorja e Padukshme" e poetit Mujë Buçpapaj të trondit zemrën. Në të përshkruhet portreti i bukur dhe i fshehtë i një kombi dhe vendi të coptuar nga lufta, dhe nga plagët e saj. Buçpapaj shndërrohet në thirrjen e turmave të të gjallëve dhe të vdekurve që përjetuan luftën e Kosovës dhe bashkimin e burrave dhe grave si dhe fëmijëve të vendlindjes së tyre. "


Mujë Buçpapaj 


Poezitë e librit "Fitorja e Padukshme" përbëhen nga copëzat e zemrës së poetit me thellësi mendimi dhe drite, të cilat vijnë të gjalla dhe të shpërndara mes dy popujve. Shpirti human është ai që i bashkon të gjitha poezitë e tij me mallin për atdheun e dikurshëm dhe popullin e humbur si dhe trishtimin e madh se ai ka mbetur vetëm një kujtim. Brishtësia pasqyrohet në zemrat e vëllezërve dhe motrave të poetit, të miqve, familjeve, armiqve dhe gjithë njerëzores që jeton brenda gjithësecilit prej nesh. Të gjithë janë bashkëvuajtës, të lidhur me dhembjen e tyre, prandaj dhembja dhe brishtësia janë pjesë e asaj që unifikohen si një e tërë në librin me poezi "Fitorja e Padukshme". Libri hapet me vuajtjet dhe përfundon me fitoren. Poezia e fundit profetizon dhe bën të njohur historinë. Në përmbledhjen poetike emocioni më i veçantë vjen nga trishtimi i poetit e mbi të gjitha nga trishtimi i kombeve. Megjithëse emocioni më i brendshëm është edhe përcaktimi i mprehtë i poetit në mbrojtjen e lirisë së fjalës për të mirën e kombeve.

Gjatë kohës që poeti shkruan këto poezi, ai jeton me pasion, dhe "Fitorja e Padukshme" kthehet në mposhtjen e çdo frike e cila mund të pengojë shpalljen e së vërtetës. Dëshmia e dashurisë së tij për vendlindjen dhe dhuntia e imagjinatës së gjallë, brilante dhe metaforike krijon mundësinë që Buçpapaj të unifikojë konceptet e shtëpisë dhe kujtimeve për të, e cila

është prekëse për secilin prej nesh. Sipas traditës, në poezi ndjehet malli për të kaluarën e humbur e cila mbetet e gjallë në kujtesën e tij, por është ndarë nga një vel i hollë dhe i palëvizshëm i kohës.

Buçpapaj e sjell substancën e kohës sipas një mjedisi poetik, megjithë shpresën se ai do të gjejë hapsira nga të cilat do të shpëtojë atë që ka humbur. Libri "Fitorja e Padukshme" nis në mënyrë ironike me imazhin e perëndimit të diellit, fillimi i fundit dhe mbyllet me poezinë "Ky është veç fillimi", i cili nis me imazhin e djalit të djallit që mbretëron mbi një fron të zjarrtë dhe përfundon me trishtimin dhe fitoren e kobshme.

"E korra afroi dhe vdekja pret".

Në strofën e fundit lexojmë: "Lamtumirë/o popull i fundit/ në fillim".

Në këtë vëllim poetik të duket sikur flitet se e gjithë përjetesa e ferrit është pasqyruar si paraardhëse e asaj që do të vijë. Por që të dyja si në poezinë "Fitorja e Padukshme" ashtu edhe në atë "Ky është fillimi" janë shkruar në kohën e shkuar. Përmbledhja ndryshoi nga poezi të shkurtra imagjinative në poezi si foto filmike të dala prej mendjes dhe kujtesës së tij. Ato e ndihmojnë lexuesin të ndalojë, të kthehet mbrapa dhe të hedh një vështrim plot ankth, duke arritur në përfundimin se çastet nuk kanë kohë. Buçpapaj flet në vetën e parë, duke sjellë gradualisht humbjen dhe trishtimin në këtë vepër. Në poezinë që mban edhe titullin e vëllimit poetik, poeti e bën të njohur vetveten si pjesë integrale e botës dhe rrethanave të tij:

Isha edhe unë

Nën lëkurë të çarë

Të rrobave të ndryshkura

Të diellit

Duke matur ngjyrat e Arave

( nga "Fitorja e Padukshme")

Dielli po perëndon dhe ekziston një shpërbërje kërcënuese në faktin se poezia është shkruar në kohën e shkuar:

"Jeta/ Nuk mjafton për njeriun të bëjë mirë." Poeti flet përtej kësaj kohe dhe tonet e tij derdhin një lloj melankolie që të lë pa frymë. Ndërkohë ti dëgjon jehonën vajtuese, ndërsa dielli fshihet më vonë, shumë më vonë.

Fillimisht i pari person duket se është disi larg ngjarjeve dhe i dëshpëruar nga ajo që ka dëshmuar. Por ai nuk ndodhet shumë larg, edhe pse rrëfimtari i drejtohet më parë vetvetes, kur nis të jetë i fshehtë dhe më i gjallë duke e shndërruar personalen në trajta universale.

O Zot

Siç duket nuk kam lënë Atdheun

Prapa derës së avionit

Por një fushë

Njerëzish

Të zhveshur nga vështrimi

(nga "Fantazia e ndotur")

Atëherë kur autori e sjell vetveten si më të dukshëm në poezitë e tij, të duket se dëgjohen klithmat e një kombi të tërë. Në poezinë "Letër nënës" e cila është një nga më të gjatat dhe më të fuqishmet.

Poeti jeton në sipërfaqen e poezisë së tij dhe në to ndihen disa nga pasazhet më drithëruese. Lotët e tij i shohim në këto vargje:

E dashur nënë,

kalova një dimër të zi

mbi varrin e mallkimit

ku vdekja të gjen

Në vetmi

Me rrugë të mbështjellë rreth kokës

Dhe qytetin

E prej fushës së rëndë

Lashë njërën këmbë

Dhe lotët e vajzës së vogël

Në pluhur

Fjalët e Buçpapaj mbartin një trishtim të hollë. Ai është krenar dhe joapolegjik në vajtimin e tij. Në poezinë: "Nata në Kosovë" flitet për zjarrin e urrejtjes që rrënoi shtëpi, zemra dhe një bukuri të tillë. Ai vajton mes lotësh e flakësh dhe përmes tyre kombi nis të ngrejë zërin e tij. Poezitë e Buçpapaj janë të shkurtra për nga forma, dhe zakonisht shkojnë jo më shumë se një faqe, dhe mbyllen në mënyrë të befasishme përmes një aforizmi të fuqishëm, por të nënkuptuar mjaft mirë, ndikimi i së cilës është mjaft mbresëlënës, ashtu si edhe pasojat që lë lufta nga pas. E gjitha kjo nuk ndodh aksidentalisht.

Kjo madje tërheq vëmendjen e lexuesit drejt një përfundimi të dhimbshëm në fund të çdo poezie. Vargjet e shkurtra funksionojnë mjaft mirë përmes kësaj teknike, e sidomos mjetet pasqyrojnë tek njëra-tjetra formën dhe ndikimin e tyre. Këto vargje krijojnë melodi tek lexuesi, të cilat japin ndjesinë e marrjes së frymës, sikur je i plagosur apo i lodhur. (si tek poezia "Letër nënës")

Vargjet e shkurtra në formë vertikale bashkohen me tonet poetike për të përshpejtuar leximin e poezisë dhe në këtë mënyrë krijojnë përfundime

të befasishme duke na tronditur, sikur të fluturoje nga toka në hapsirë, duke na lënë të kuptojmë se poeti i kishte të gjitha në mendjen e tij, për të na shkundur nga themelet e forta brenda nesh që të kuptojmë se sa shumë kanë vuajtur njerëzit për humbjet e mëdha.

Në mbylljen e poezive dhe brenda tyre gjithsecili sheh ngritjet mbi sipërfaqen e tokës dhe kundërshtinë e madhe të gravitetit e cila sjell ndryshimin në të kuptuarit e ‘domosdoshmërisë’ së këmbëve, po në të njëjtën mënyrë sikurse ata që kanë humbur të afërmit e tyre në luftë.

Ajo që më befason më shumë në këtë libër qëndron në atë që Buçpapaj sjell imazhe tronditëse dhe të qarta përmes metaforave. Për këtë arsye kam përzgjedhur tre shembuj nga libri:

Muzgu ra

mbi pemë

mbi çantat e nxënësve

Kërcitja e hirit të zjarrit

Vjen rreth e qark botës

(nga "Kosovë" 1999)

Këneta e Madhe

Ha prapë dhe, nën brinjë

Të të vdekurve

(nga "Fusha Tplani")

Lumi ngjyrë veriu

Ish portret i erës

Mbi pemë

( "Portreti i Erës")

Buçpapaj sjell gjithçka që urren dhe do për të pikturuar portretin e zemrës së tij të thyer. Faqet e librit shpalosen me perëndime, male, zogj, libra, dhe fusha me grurë, eksode të veshura nga errësira, baltosje, duar të ngrira të fëmijëve dhe një i vdekur poshtë një flake, rrugë të ngatërruara të një toke të shkatërruar.

I vdekuri na kujton se nuk ka vetëm stinë ripërtëritëse, por se disa nga të humburit nuk do të rikthehen më.

Poeti shkruan:

"Zhgënjime", "Vendi e ka braktisur/shtëpinë e tij"

Poezitë janë drithëruese, ashtu si edhe zemra e poetit, e mbushur me fantazmat e të humburve dhe me heshtjen e mundimshme të një moti tronditës. Në drithërimat e zemrës së poetit, shohim të vdekurin:

Ata që tashmë qajnë në

Varre

Janë në fund të livadhit

Të rrahur prej ere.

Të frikësuar nga lopët.

(nga "Heshtja e kobshme")

Më merrni me vete

O trena të braktisur,

Të pajtojmë të vdekurit

Që qajnë nën shi.

(nga "Trenat e Jugut")

Përveç faktit që libri mbyllet me fitoren e rënimit, nuk ndjehet frika e shkatërrimit, por është fitorja e shkruar dhe pushteti i lirisë.

Këtu prehet ëndrra jonë e përmbysur

Prej lirisë së ndaluar

Për të hyrë

Në botë

[....]

Do të shkojmë në rrënojat, të ringremë

LIRINË

E letrave të shkruara

Nga fundi i baltës

(nga "Sheshi Demokracia")

Frika e mposhti botën, thotë poeti tek "Frika e zezë". Ndoshta atëherë "Fitorja e Padukshme do të mundi frikën dhe shpirti i lirë i njerëzimit do të shpallë të vërtetën e cila është ajo për të cilën flet autori.

Shpresat s’më kanë lënë

Po ti ndize një zjarr të drunjtë

Përmbi këtë botë të shkretë;

Lutu për mua shqip

Sepse jam gjallë dhe

S’dua të humbas.

(nga "Letër nënës")

Në poezitë e tjera si: "Statujë e erës" zbulojmë një tjetër ironi: atë të dhunës që ka mbytur poetin, ndërsa ai flet për të gjithë ata që kërkojnë lirinë e fjalës. Ende zërat e popullit mbijetuan brenda tij, ndërsa shumë të tjerë u vranë.

Fitorja është e dukshme në faktin se përveç vdekjeve, ata mbetën në heshtje, sepse ai që mundi të mbijetojë nuk pati më frikë. Ndaj shumë të tjerë pas meje do të këndojnë lavde për punën e madhe të bërë nga autori.

Fitorja e Padukshme është një fitore e bukur, pa kufij kohorë.

-

*Laura Bowers është poete amerikane e konsideruar nga kritika si e ardhmja e poezisë se këtij vendi.

AM PËRQAFUAR TË GJITHA FOSHNJAT E DUKSHME DHE TË PADUKSHME

Skeda:Fahredin Shehu.jpg


Fahredin Shehu lindi në Rahovec në vitin 1972, është shkrimtar shqiptar.Studimet universitare i kryen ne Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale. Aktivisht mirret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizuel. Jeton dhe punon ne PrishtineStudiues i trashigimise shpirterore boterore. Shkruan edhe veshtrime estetike per artin vizuel.


Disa nga botimet e shkrimtarit Fahredin Shehu:



  1. NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori,
  2. SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori
  3. NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës
  4. ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishinë
  5. KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup
  6. *Botimet në gazeta dhe revista:
  1. Ese në të përditshmen ZERI, Prishtinë,
  2. Ese në të përditshmen LAJM, Prishtinë,
  3. Ese në të përditshmen GAZETAEXPRESS, Prishtinë,
  4. Ese në të përditshmen ILIRIA POST, Prishtinë,
  5. Kolumne dhe ese në javoren JAVA, Prishtinë,
  6. Poezi në Revistën e Qendrës për studime humanistike GANI BOBI, Prishtinë
  7. Ese në revistën “Studime Orientale” të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës.
  8. Poezi në revistën STAV- Tuzla, Bosnie dhe Hercegovinë
  9. Poezi në Revistën ZIVOT- Sarajevë, Bosnie dhe Hercegovinë
  10. Poezi në revistën ULAZNICA- Zrenjanin, Vojvodinë
  11. Ese në revisten elektronike SEGURAWEB, Holandë
  12. Ese në revistën elektronike GAZETA START, Shqipëri
  • Pjesëmarrjet:
  1. Ekspozita e kaligrafive në Kajro, Egjipt, 2004
  2. Takimet e 44-ta te poezisë, Sarajevë 2005
  3. Kongresi mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, Kajro, Egjipt, 2006
  4. Takimi për të drejtat e pakicave etnike, Parlamenti Evropian, Bruksel, 2006
  5. Ekspozita e pikturave dhe e librave ne Ministrine e kultures se Egjiptit, Kajro , 2007






NGA FAHREDIN SHEHU


Kështu fliste Tamara

Kam lustruar sytë e fëmijës së përvuajtur
duke larguar shtresat e avullta të pamjes së tij
Të shoh dhëmbë të shkëlqyeshëm derisa buzëqeshë
dhe planetin e urrejtjes bukur mirë të fjetur dhe

fshehur të shpirtit tim

kam shpërlarë stratosferën e katastrofave
që prindërit e tyre me zell i shtresuan në qeniet e tyre
me lot të mbarsur me dashuri
kam qëruar të gjitha membranat e shpirtit

të kontaminuar

I dhashë buzëqeshjen bretkosës
dhe puthjen nefritit të heshtur

kam kulluar vesën nga petalja e trëndafilit

të bardhë dhe numëruar rubinët nga shega e pjekur

kam mbjellur të gjitha llojet e frutave
dhe mbaruar kopsht për të gjithë ne
ti mund ta quash pemishte
ti mund ta quash plantacion i të porsalindurve

të Dashurisë por unë di se është truall tahionik
ku vetëm Dashuria farë mund të mbjell

kam qepur petkun nga smeraldi
dhe parfumosur atë me Ambër që ta vesh

çdo fëmijë
unë ushqej çdo stomak
me dritën vetuese të shpirtit tim
T’i bëj transparent
T’i përndrisë

kam krijuar armatën e buzëqeshjes
dhe ftuar të gjithë shpirtrat ta çmontojmë

makinerinë e urrejtjes
në fushat e simfonisë së dritës
në momentin e shenjtë të amshimit

kam përqafuar të gjithë foshnjat e dukshme dhe

të padukshme dhe gëzuar për lumturinë e tyre

kam shtrydhur të gjitha armët
njerëzit dhe demonët që kanë krijuar
dhe krijuar pluhur ashtu që në çdo trohë
buzëqeshja lind Dashurinë




Pyetjet e Angeloidit


A jam unë gur i thjeshtë?

Të më gjuajnë larg nga shikimi

A jam lëkurë tigri

Të më shkel tregtari i pashpirt

A jam gjaku për t’u thithur nga shokët e afërt?

A jam udhëheqës i fisit të humbur?

Të më adhurojnë si të shenjtë

Jam profet i zhdukur?

Të cilin e kërkojnë në shpella që

xhinët e kolonizuan

A jam fosil i Jurës?

Të më shfaqin në kubin prej kristali

A jam esencë jasemini?

Të më erëmojnë pas mileniumit të tretë

A jam planet i humbur ?

Mallkim i njerëzimit

A jam paradigmë e mirësisë?

Të jem i shuar nga tretja

A jam e ligja e përkryer?

Të jem i lartësuar si këndim kishtar.

A jam krahu i engjëllit të purpurt?

Të të sjell hije

Derisa ti kërkon dituri.

A jam unë melodi e tej- ndjeshme?

Të më lozin me telat e zëmrës

së përndritur.

A jam shpirt ajror?

Të ju sjell stuhinë

Në mesditë kur dielli

E lexon strofën e tij

A jam fluid kozmik?

Të jem i shpërndarë si

hiri i yjeve.

A jam mjaft i shenjtë?

T’i gëzohem harmonisë kozmike

A jam kambanëz nga krihet e engjëjve?

Të bjerë për fillimin e profecisë së re.

A jam shenjtor i cili mezi shfaq mrekullinë e tij?

Të jem më vonë i adhuruar si hyjni.

A jam uji i pastër nga pusi i shkretëtirës?

Të më pinë në çastin e vdekjes

A jam unë vdekja e Artit?

Të ringjallem si Teurgji

A jam unë dashnori i dehur në Dashuri?

Të tretem në kuantumin e fotonit

A jam i marrë të zbuloj shpikjen e re?

Ashtu që të të dhimbsem ose

Ti mund të më përshëndesësh dhe aplaudosh

E kështu me radhë, e kështu me radhë,

e kështu me radhë.




Bëhet

Larg të kam

Kujtimi më vjen si dritë ylli

Shuarjen e të cilit

Dot s'e besoj

Kështu më ka bota

Të hutuar

Tek pres flladi

Ta freskoj

Vesa

Këtë trup zemre të huajsuar

Këtë buzë që thahet

Kur e thotë atë emër të bukur

Gjuha thahet

Ajo çahet

Balsam është vetëm prania si epifani

Por larg edhe nga kjo

Ajo çka gjuha dot s'e thotë

Ajo është

Kjo do të bëhet

Mrekulli e përhershme

Fjalë e Perëndisë

Kur thuhet BËHET

Ajo bëhet

Unë

Bëhem

Ajo

Dhe nuk më ka


NUK DUA FESTË NË DITËLINDJEN TIME




NGA REXHEP SHAHU-TIRANË




Nuk dua festë në ditëlindjen time

Nuk dua asgjë, as ta dijë e përmendë kush ditëlindjen time s’dua

As dhuratë nga askush, se askush s’e di se çfarë dua unë vertet.

Dua heshtje, heshtje, heshtje, teksa fëmijët mbyllin ditën e tyre

Pa menduar plakjen time të pashmangshme, të frikshme, të përditshme.

Asgjë s’dua, veç ti të jesh me mua, diku në mal mes freskut të lisave krenarë

A në një dhomë, ah sa e kemi ëndërruar me ty, buzë detit

Dhe më jep një gotë verë të kuqe të shoh përthyerjen e flakës së një qiriu

Që digjet në sytë tanë, si unë gjer më sot në heshtje të plumbtë

Heshtje që më thotë se duhet të jem më i matur në jetë e i pangutur

E gjërat në jetën e mbetur duhen vlerësuar më shumë

Për shkak të rëndësisië që kanë e që s’u kam kushtuar vemendje.



Të bënim festë me zhurmë e gëzime hipokrite për ditëlindjen time

Do duhej të fikja dhjetra qirinj nën duartrokitje e qeshje të paduhura

Se nuk duartrokitet jeta që iku e motet e dështuara që çova dëm

Nuk u gëzohem dot dështimeve të mia as sosjes së jetës time

As vitet që humba pa ty nuk duartrokiten se humbja s’duartrokitet kurrë.



Ndaj, lermë ta shoh si përthyhet flaka e qiririt në gotën me verë të kuqe

Dhe në sytë e tu që më shohin ëmbëlsisht pafund në këtë qetësi.

Më ler të heshtem në ty që je gjithë bota e jeta që dua,

Dhe lere detin të flasë e ta dëgjojmë teksa shihemi sy më sy, jo për të vajtuar

Motet e mia që ikën pa u nginjur e mbushur dot kurrë me ty,

Joooo! Por lere të flasë e ta dëgjojmë se flet më mirë nga ne të dy

Dhe na fton në valsin e tij magjik mbi valë të dalim të përqafuar në breg

Dorë për dore të ecim zbathur nëpër valën që ikën dhe vjen e të vallëzojmë

Nëpër valën që puth rërën që ikën e ikën poshtë këmbëve tona

Për të na thënë se ashtu ikën dhe ikin vitet e mia dhe s’i mbajtëm dot

Edhe pse dorë për dore kemi ndënjur siç po rrimë tani

Duke u mbajtur fort në njëri-tjetrin

Për të kuptuar e besuar se si na ikën toka nën këmbë, si na ikën jeta

E çuar dëm e që s’kthehet kurrë më për ne sado vaj e lutje të derdhim

Ne të dy dhe gjithë dashnorët e botës zemër coptuar.



Pasi të bëhemi esull në breg dhe njerëzorë sa njerëzit me mend,

Pasi t’i thërras e të flas me sirenat në sy tënd që t’i dëgjosh edhe ti,

E të të thonë se të kanë motër por të kanë lënë në tokë për mua,

Më prij për në dhomën ku kemi lënë qiririn të digjet, të digjemi në flakën e tij

Të sosim gotat e lëna përgjysmë duke pirë në buzët e njëri-tjetrit.



Unë nuk dua tavolinë të shtruar feste, urime gëzimi e cakërrime gotash

Në ditëlindjen time,

Sepse nuk dua të festoj humbjet e mia, vitet e çuara dëm

Nuk dua t’i shes mend zotit e as të festoj plakjen.

Nuk dua sepse kështu çoj dëm orët e lumtura që do të rrija veç me ty

Dhe trishtohem për këtë shkak, trishtohem pa fund…


Serbët, Serbia dhe Kombi Shqiptar




Brahim (Ibish) Avdyli ka lindur më 1960 në fshatin Morinë të Malësisë së Gjakovës. Që në moshë të re u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.

I përket brezit të fundviteve të shtatëdhjeta dhe fillimit të të tetëdhjetave të letërsisë shqipe.

Pas përfundimit të gjimnazit „Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në fakultetin teknik, dega e arkitekturës. Nga shtrëngesat ekonomike dhe politike të organeve të pushtetit titist jugosllav u detyrua të emigrojë në Zvicër. Më vonë, si student me korrespondencë në fakultetin filologjik vijoi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe.

Prej vitit 1979 punoi vetmohueshëm për afirmimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe mbështeti veprimtarinë atdhetare të emigracionit politik.

Ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative. Gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhequr revistën „Qëndresa“ në Zvicër.

Brahim Avdyli qe ndër të parët që u vu në krahun e luftës çlirimtare dhe argumetoi fuqishëm domosdoshmërinë e organizimit të saj.

Shtëpia e tij në vendlindje, në Morinë të Gjakovës, u shndërrua në bazë të rëndësishme të UÇK-së, ndërsa i vëllai, Sadri Avdyli, ishte Komandant i Përgjithshëm i Shtabit Lokal të Morinës. Njësiti i Morinës dha një kontribut të lakmuar në luftën çlirimtare.

Pas rënies së Morinës, autorit iu dogj biblioteka personale dhe shumë dorëshkrime. Ndër të tjera vlen të përmendet drama „Gremina“, romanet „Buka“, „Mjegulla“ dhe tregimet e shumta.

Pos botimeve në periodikun shqiptar ka publikuar këto përmbledhje:

Në hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983
Buka e kuqe, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990
Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992
Pasqyrë e përgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994
Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranë, 1997
Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranë, 1999
Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000
Baraspesha e humbur, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003
Vragat e një kohe, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005
Lëvozhga e vdekjes, Faik Konica, Prishtinë, 2007.
Setele Vesniciei/Yjet e Përjetësisë, BKSHR, Bukuresht, 2008

Është i prezentuar edhe në këto libra:

Rrjedhë e lë gjurmë, poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983
Nebil Duraku: Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985, Rilindja, Prishtinë, 1985
Poezia dal Kossovo, Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali, 1999
Hasan Hasani: Leksikoni i Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, Faik Konica, Prishtinë, 2003.
Libri i tij i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“ që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, të organit të LPK „Zëri i Kosovës“ dhe i Penës së Artë në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001.
Brahim Avdyli është njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Zvicrës/Flori Bruqi/



Nga Brahim AVDYLI


Me qasje të pavërteta ndaj vetes dhe historisë, me aktivitete të paskurpullta dhe tendencë ekstreme e nacionaliste po bëhen aktualisht si “të njohur” serbët dhe Serbia. Bota është mësuar të gëlltisë të pavërtetat e tyre. Na shtrohet pyetja: a ekziston me të vërtetë “kombi serb” apo ai është krijuar artificialisht. Kjo na detyron të shkruajmë edhe njëherë shkencorisht për problemet e popujve të Evropës antike dhe të Ballkanit. Kësaj radhe do të flasim për banorët e parë të Ballkanit. Nuk do mend se ne dijmë shumë mirë të vërtetën historike. Populli shqiptar është një nga popujt më të vjetër të botës dhe të Ballkanit. Ne e njohim si pellazgë, si thrak, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë[1]).

 Pra, shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve hyjnorë-siç thotë Homeri. Ata janë që në kohët e lashta antike autokton në një pjesë të territoreve te veta dhe jetojnë aty edhe në ditët e sotme. Sot, trualli i tyre përfshinë trevat e ngushtuara nga genocidet e pandaluara të “kombeve” tjera në Kosovë, në Maqedoni, në të ashtuquajturat Mal të Zi e në Serbi, në Greqi, dhe në vetë Shqipërinë, që ka mbetur gjallë nëpër luftërat e shpeshta fetare.

Shqiptarët janë themelues të qytetërimit të lashtë antik[2]). Nuk është quajtur kështu në kohët antike, gjatë “Shekujve të errët”[3]), të cilën do ta shqyrtojmë në ndonjë vepër tjetër. Por, po nisemi paraprakisht nga popullsia pellazge.

Pellazgët janë njerëzit e shpellave, të maleve, të fushave, të luginave, të lumenjëve, të liqeneve, të bregdetit dhe të deteve. Pellazgë, do të thotë paraprakisht njerëzit që jetonin nëpër pellge, që zënin pritat nëpër lumenj për të ujitur tokat e tyre dhe nëpër liqene e detra të shumtë, të cilat u bënë njëherazi mundësitë e para të shpërndarjes së kësaj race nëpër botë. Raca e tyre qe një racë e veçantë në tërë Evropën.

Nga shumë autorë, pjella pellazgë ështëpjellabardhë. Vendin ku jetonin e quanin Pellazgi. Ai shtrihej nga Azia e Vogël e në Ballkan.

Treva pellazge shtrihej nëpër trevat historike paraevropiane dhe jetonte nëpër fise që vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën për shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo pyjeve. Në rast se rreziku u kërcënohej nga popujt më të largët, bashkoheshin dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me kohë lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve ishin të përkohshme. Më vonë, lidhjet e fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan shtetet e para ilire. Toka ishte shumë e pasur me minerale të jashtëzakonshme. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë[4]).

Mund të dëshmohet shkencorisht se në tërë Ballkanin Qëndror, në Dardaninë antike, ose në Albaninë mesjetare, apo Kosovën Moderne, kishte zënë fill qytetërimi [5]). Sinonimi më i vjetër i emrit pellazg, krahas thrakas, është emri ilir, që do me thënë njerëz të lirë, që jetonin të lirë në dete dhe tokë.

Sinonimi alban vie nga fjala alb(p)-an, që do të thotë ana e alpeve, pra malësor, malësi. Mali ishte shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës, më e lartë se kodra, pra maje me kreshta, zakonisht të pjerrta që zbrisnin në lugina. Sinonimiarbanas rrjedhë nga fjala arb-an-nas, që do me thënë banor i fushave, fusharak. Sinonimi arnavud, rrjedhë nga fjala turke (fjalori i osmanlinjëve) ar-na-v(u)d, që do me thënë botanist, kopshtar[6]). Këte e dimë dhe nuk na nevojitet më shumë të shkoçisim.

I ashtuquajturi “kombi serb” është “krijuar” artificialist në Ballkan. Na kanë lodhur me parollat e tyre bajate dhe të paargumentuara. Por, ne po fillojmë nga Shqipëria. Aty shtrihej fisi i fortë i Taulantëve, që përbëhej nga disa fise të vogla, si psh. helidonët, sesaretët, partinët, arbrët, që mund të jetë bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve- emrit arbër.

 Ne e dimë se prej ku ka ardhur emri arbanas. Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri e përëndim, dhe quhejDardania[7]). Dardania e vjetër vie nga Troja e këtej, nëpër ngushticat e Bosforit deri në Ballkan.

Perandoria Bizantine ka rrjedhur prej Mbretërisë së Dardanisë. Toponimi Bizant ka dalur nga fjala biz-ë/bez, ana e bizëve, e brigjeve e kodrinave të vogla prej rëre pranë Konstatinopojës (Stambollit, Istanbul), që e ka marrë emrin prej Kostandinit të Madh, pellazg-dardan nga Nishi (pra ilir, shqiptar), duke e bërë Perandorinë Bizantine me Konstantinopojën si Kryeqytet, që është ngritur mbi shtat kodra rëre, njësoj si Roma e Perandorisë Romake dhe u quajt Pjesa Lindore e Perandorisë Romake. Bizanti quhej Illirikum, pra Iliria dhe banorët e saj nga pikëpamja e shtetësisë quheshin bizantinë dhe nga përkatësia etnike dhe kombëtare quheshin ilirë[8]).

Gjatë shekujve XI-XV emri ilirë, si emër antik e mesjetar, zëvendësohet gradualisht nga sinonimet paoshtu të vjetra:alban (alb-an=malësor), arban (arb-an= fushor), arnavud (ar-na-v(u)d=kopshtar) dhe shqiptar (shqipe-t-ar= shqiponjë, shqipe), me kuptimin zotërues të vendit, të maleve, fushave, i kopshteve dhe i qiellit të tyre.[9]) Bijtë e shqipes quheshin luftëtarët Pirros dhe të gjithë ata që krenoheshin ndër betejat për ta ruajtur të gjallë kombin e tij pellazgo-ilir apo epirotas, sepse ai e mbante në kokë helmetën me kokën e shqiponjës. Kështu quheshin të gjithëbijtë e shqiponjës, pra shqiptarë.

Qysh në gjysmës së parë të shekullin e XIV, në veprën e gjeografit iranian Bitlis shqiptarët regjistrohen si kavim-komb e jo si millet-popull, kurse udhëpërshkruesi turk Evlia çelebiu, i cili e vizitoj Kosovën, shkruan se popullsia e Kosovës ishte popullsia shqi-ptare, kurse lumi Llab, i cili rrjedhë pranë qytetit Kosovë, buron në Shqipëri (Arnavutlluk).[10])

Kjo është baza historike pellazge, ilire apo shqiptare e Kosovës aktualle, e cila nuk përfshinë as gjysmën e shtrirjes së vet antike. E ashtuquajtura “Serbi”- si shtet dhe as si territor etnik e kombëtar nuk ka ekzistuar. Në shekullin e XV e deri në shekullin e XIX ka luajtur një rol të fryrë vetë Patrikana ekumene e Stambollit e krijuar në Perandorinë Bizantine prej Mbretërisë Dardane, pasi e ndanë Perandorinë Romake në Perandori të Lindjes dhe të Përëndimit, me shqiptarët ortodoksë.

Në shekullin e XIX përkatësia kishtare filloi gradualisht të shndërrohej në përkatësi kombëtare. Shqiptarët ordodoksë u bënë gradualisht serbë, greke, malazias, bullgarë armenë; shqiptarët katolikë u bënë kroatë, italianë; ndërsa shqiptarët mysliman u bënë boshnjak, turq e arabë. [11]). Emri serb nuk tregonte përkatësinë etnike dhe kombëtare, por sociale. Të parët tanë (gegët) u kanë thënë shkja (raje). Shkijet kanë qenë skllavët dhe kanë qenë ata që i afroheshin kishës ortodokse, sepse ajo i pranonte.

Justiniani i Madh ka qenë nip i Justinit nga Nishi, ilir, i cili ja dha emnin Justina Prishtinës dhe luftoi me skllavët anë e përtej deri në vdekje. Nuk kishte djemë, por Justiniani i Madh, djali i motrës, vie nga Taurisiana (pranë Shkupit) dhe bëri shumë për vendin e vet me qëllim që t`i mbronte nga sulmuesit barbarë apo skllavë.

Për këtë detyrë sublime të tij në tërë hapësirën ilirike lindore ka ndërtuar mbi 400 fortesa dhe i ka pajisur këto me armatime dhe paisjen përkatëse. Justiniani ka folur në jetën e tij të përditshme gjuhën që folin edhe sot shqiptarët[12]). Ai i pat bërë fortesa nëpër tërë ilirinë që të mos mundeshin të vinin avarë dhe skllavë, por 100 vjet pas tij, në krye të Bizantit erdhi Herakliu, një kundërshtar i tij, dhe formuloi e nënshkroi dekretin me të cilin u “jepte leje”atyre që të vendoseshin në veri të lumejve Sava e Danub, që nuk ishin toka bosh nga vendasit. Ata e quajtën veten e tyre skllavini.

Shumë femra martoheshin me burra të tjerë. U deshën 3 breza që popullata e krijuar nga martesat e vendasve me bullgaro-mongole apo turko-skllave të mos e fliste gjuhen e të parëve të vet, por të fliste gjuhën e nënave skllave. Edhe në ditët tona, femrat ruso-sllave po i “marrin” me dredhat e tyre dashurore mëshkujt gjerman.
Perandoria Bizantine sulmohej gjithnjë nga fiset barbare. Për ti amortizuar këto sulme të fuqishme dhe të shpeshta barbare i vendosën çuditërisht në Ballkan, në Anadoll dhe në Azi. Kështu filloi prozesi i simbiozës së autoktonëve (pellazgëve-ilirëve-shqiptarëve) me ardhacakët (turko-sllavë)[13]). Serbo-sllavët nuk kanë ekzistuar në tokat tona gjatë kohës antike.

As Greqia nuk ka ekzistuar në atë kohë, por ka qenë Pellagonia, që ishte pellazge-thrako-ilire, vetëm sehelenët (më vonë janë quajtur grekë!) kanë absorbuar tërë mitologjinë nga pellazgët autoktonë, historinë, ndërtimin e kullave, të qyteteve, shteteve dhe minierat që i ka zotnuar pellazgu (pra thrakasit, ilirët, dardanët). Ata kanë ardhur si emigrantë deri në shekullinin e VIII p.e.s. pra, si pakicë kombëtare nga Libia, Siria dhe Egjipti dhe janë ngritur përmes pellazgëve, të kooptuar me anën e dredhive të tyre.

Pellazgët kanë qenë hyjnorë dhe nuk kanë ditur dredhi. Nuk kanë pasur as gjuhë të shkruar. Grekët ua kanë imponuar atyre të “mësojnë” gjuhën helene për të pasur mundësi të ngriten në shoqërinë e mëvonshme skllavo-pronare. Si pakicë, janë bërë me “një rol të veçantë” në historinë e absorbuar.

Ndër të tjerë, i kanë mësuar skllavët të gënjejnë, vrasin e grijnë autoktonët paqësor e mikëpritës. Emrin “sllavë” e kanë nxjerur nga emri “skllavë” dhe kështu, më vonë, janë krijuar bullgarët, serbët, malaziasit, etj. Femërat e tyre kanë punuar në shtëpitë e pellazgëve, dhe të shumtën kanë ardhur fshehurazi në kontakt me burrat dhe kanë bërë ndonjë fëmijë, që është bërë me kohën një konglomeratë e veçantë. Femrat skllave, përkundër burrave, kanë ditur ti edukojnë fëmijët e tyre në një gjuhë që është bërë “si gjuha e tyre”, të marrë nga gjuha pellazge autoktone[14]). Vllehtë janë një konglomeratë e dardanëve-ilirëve-shqiptarëve dhe të turqëve të romanizuar në pikëpamje gjuhësore[15]).

Antroponimet, toponimet dhe mikrotoponimet „sllave“ nuk janë sllave, por janë ortodokse dhe bogumile (patarene)në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e fo-rmuar nga Qirili dhe Metodi, të cilët, në të vërtetë, kanë qenë hebrenj.

Serbishtja, si “gjuhë kombëtare dhe letrare” është krijuar nga Vuk Karagjiqi, në shekullin XIX, ndërkaq sllavishtja e vjetër përmendet nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe deri në ditët tona.

Gjuha kishtare që u formua nga Qirili dhe Metodi, quhej „Gjuhë ilire“(Illyrika Lingua), kurse më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizjë gjithësllave“, në të cilën u kyqën ata popuj të ballkanit që mbanin veten si të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën e quante papati „skizmë“, atëherë ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej„gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe vepronin dhe pa marrë parasysh etnikisht a ishin shqiptarë, turq apo vlleh[16]).

Kombin Serb dhe shtetin e tyre- Serbia e ka krijuar pasllavizmi dhe kisha ortodokse, nga gjysma e dytë e shekullit XIX. Ky komb u krijua nga asimilimi i vllehëve, i turqëve, i shqiptarëve, i boshnjakëve, kurse shteti i tyre kombëtar- Serbia është krijuar në trevat etnike të shqiptarëve.

Emri serbë ka shpjegim nga etimologjia turke (serbez=i lirë), ose latine (serpente=gjarpër), që do me thënë se përshkruan veti të natyrës dhe të sjelljes së këtij populli, që godet papriturazi (nën dushk, kur nuk e pret), si gjarpër.
Faktori i parë i „krijimit të Serbisë“, si fqinji i parë më i pabesë ndaj shqiptarëve, është faktori historik, që flet për dyndjet kryesore të fiseve turke prej Azisë Qendrore në Ga-dishullin Ballkanik, nga shekulli i VI e deri në shekullin e XIII, si avarët, vllehtë, bullga-ret, kumanët, peçenekët, oguzët, magjarët (hungarezët). Serbët avarë, po themi edhe njëherë, nuk ishin sllavë, por vinin nga Himalajet.

Një pjesë e popullsisë vendore ilire, deri ne Danub, është shpërngulur drejtë jugut, ndërsa pjesa qendrore e tyre u detyrua të adoptohej nga pushtuesit serbë dhe të shkrihej gradualisht në gjirin e tij.

Me vendosjen e fiseve turko-sllave në Ballkan (shekujt VI-XIII) filloi simbioza e ardhacakëve me popullsinë autoktone të këtyre vendeve, si ilirët, dardanët dhe trakasit, që në të vërtetë të gjithë ishin të popullsisë pellazge. Dardanët quheshin ndonjëherë triballë, një fis i vjetër pellazg (tri-ball= tri ballët e maleve që ndodhen në luginës e Moravës së Madhe), më vonë skizmatikë.

Emri antik pellazg shkallë-shkallë zëvendësohet me sinonimin ilir, ndërsa prej shekullit XV zëvendësohet me sinonim alban, arban, arnaud, arvanit, arbëresh. Kah fundi i shekullit XII sllavët turko-avarë(bullgaro-serbët) filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare[17]).

Që me 1180 serbët avarë sulmuan për herë të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 sulmuan Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin[18]). Më parë nuk kishte asnjë serbë në këto anë. Stefan Dushani (1331-1355) ishte mbret i Rrasisëdhe mbret i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, te Jeni Pazari.

Kronikasit bizantinë Halkokondili, Kritobulli, Dukasi na japin të kuptjomë se popullsia e sotme e Kosovës dhe qeveritarët e saj Despoti Stefan Dushani, Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Stefan Lazri, poashtu despot i Rrasisë, ishin ilirë, triballë, pra shqiptarë, njëherë katolikë e nga Millutini e këtej skizmatikë. Ata nuk qenë aspak “serbë”, siç pohon historiografia e rrejshme serbe[19]).

Kosova si kuptim gjeografik hyri në histori pas Betejës së Parë të Kosovës (1389) rrëzë malit ALBANIK, në luginën e lumit ALB (Lab, Llab), në përëndim të qytetit xehtar metalurgjik KOSOVA. Meqë beteja u zhvillua në fushën e qytetit Kosovë, gradualisht i gjithë Ballkani Qëndror u pagëzua me këtë emër. Kuptimi Albania zëvendësohet me atë të Kosovës [20]). Beteja e parë e Kosovës (1389), e cila sipas francezit Filip Mezier u zhvillua në Albani, e jo në tokat serbe (sllave), siç përpiqet të „vërtetojë“historiografia e re serbe, i cila asnjëherë nuk u dëshmua me argumente serioze dhe shkencore.[21]) Gjuha serbe ka filluar që nga gjysma e parë e shekullit XVII e jo më herët, seç pretendojnë “historiografët” serbë.

Propaganda serbe e ka përdoruar Betejën e Kosovës (në muajin qershor të vitit 1939) për „idealin kombëtar serb“dhe ka krijuar prej saj një mit të fryer me të cilin përpiqet të justifikojë pretendimet „historiko-etnike“ mbi Kosovën, në të cilin ishte vrarë mbreti (Krajl) Lazari, dhe i cili e kishte komandën kryesore në Betejën e Kosovës, sepse ia kishin dhënë shqiptarët. Beteja e Kosovës nuk ka qene vepër e serbëve, por një koalicion të krishte-rësh[22]) të përbërë nga serbët, shqiptarët, bullgarët, boshnjakët, kroatët, rumunët, hungare-zët, polakët dhe çekët, i vlerësuar si „koalicion antiosman“, me karakter ballkanik dhe evropian.

Nga burimet turke del se një ushtrie shqiptare prej mëse 50‘000 luftëtarëve i printe princi i Shkodrës, Gjergj Balsha[23]), ndësa burime të tjera vërtetojnë se në këtë betejë morën pjesë princërit shqiptarë, sidomos gjyshi i Skenderbeut, princ Gjergj Kastrioti.

Kjo kishte më shumë karakterin e një kryqëzate për t‘i prerë hovin rrezikut musliman, se sa një lufte me karakter kombëtar. Gjergj II Ballsha, Teodor II Muzaka, Gjergj Kastrioti ishin në luftë kundër Sulltan Muratit I.

Ndër të vrarët ishin Sultan Murati I, Teodor II Muzaka dhe mbreti (krajl) Lazari[24]). Historiografia e re serbe e përdori këtë sfond historik të koalicionit evropian për qëllimet e veta gjakatare mbi shqiptarët[25]) dhe nuk shpurdhi fare në karakterin historik të kësaj date. Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani ishin ilirë, dardanë, triballë, e nga Millutini e këtej-skizmatikë. Stefan Dushani (1331-1355), që pasonte Stefan Nimanin dhe Stefan Uroshin (1282-1321) shpalli heretikë shqiptarët të lidhur ngushtë me herezinë latine dhe mori masa rigoroze të dënimit të tyre, shumicën me vdekje. Kjo u kodifikua fuqishëm në Kodin e Stefan Dushanit (1349), sepse në këtë kohë kishte marrë hov krishterimi latin.

Të gjitha kishat ortodokse në Kosovë kanë qenë aty dhe janë shumë kohë para shpikjes së „serbëve“. Ato janë ndërtuar gjatë kohës së sundimit të Bizantit në këto treva, të banuara me popullsi autoktone dardane, illire dhe pellazge, dmth. shqiptare. Këto monumente kulturore vendase i ka përvetësuar elementi ortodoks dhe skizmatikë, të vetëquajtur më vonë „kombi Serb“ dhe ia paraqet botës si monumente historike të vetat. Sundimtarë të dinastisë së Nemanjiqëve (Nimani), disa nga këto kisha i ka meremetuar ose zgjeruar, por jo ndërtuar nga themelet[26]). Qeveritarët e dinastisë së Nimanjëve (Nimanasit-Nemanasit, dhe nga shekulli i XIXNemanjiqët) dhe Stefan Nimani ishin ilirë, triballë, dardanë[27]), dmth. shqiptarë ortodoks. „Serbët“ e Kosovës janë shqiptarë ski-zmatikë dhe kushërinj të shqiptarëve musliman dhe katolikë.

Vazhdimisht përmenden peshkopatat katolike të Tivarit, Shkodrës, Ulçinit, Drishtit, Kotorrit,
Breskovës, Rogoznës, Pultit, Gjakovës, Prizrenit, Trepçës, Graçanicës, Shkupit, etj. Duke iu referuar krisobullës së artë të mbretit Stefan Deçani (1330), banorët e pronave te Manastirit të Deçanit ishin shqiptarë dhe vlleh, që dmth. besimtarë të besimit ortodoks.

As në këtë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva.[28])Të gjitha burimet kishtare flasin për „latinë“ dhe „skizmatikë“.

Dispozitat „antiheretike“ të Kodit të Dushanit thirrnin në kauzë shqiptarët katolikë, ndaj të cilëve shtoheshin represionet fanatike. Kështu problemi fetar shkrihet e bëhet një me problemin etnik, me ç’rast nëpërmes të goditjes së pjesëtarëve të konfesionit të huaj goditeshin pjesëtarët e një etnie tjetër, dmth. shqiptarët[29]).

Ishte hapi i parë drejt asimili-mit etno-kulturor të shqiptarëve dhe konvertimi fetar i tyre me emra sllavë, që shprehte një politikë të dhunshme të asimilimit. Ai është zbatuar nga një numër vogël skizma-tikëve. Nga njëra anë qëndrojnë „heretikë“ të persekutuar e nga tjetra anë qëndrojnë „ski-zmatikë“ persekutues. Nemanjiqët ishin me prejardhje shqiptare“[30]).

Krahinat e Pejës, Deçanit dhe Jakovës (Gjakovës) janë pjesëtarë të rajonit të Duka-gjinit. Emërtimin „Metohi“ e përdorin skizmatikët dhe serbët nga greqishtja e vjetër biza-ntine, që do me thënë se kjo trevë është treva ku janë pronat e kishës.

Shprehja „Serbia“ mesjetare është shprehje e pansllavizmit, që daton nga shekulli i XIX, sepse në kohën e sundimit të Nimanajve shteti i tyre quhej Arbania-Albania ose Rrasia (emri i kryeqytetit të shtetit në fjalë) dhe banorët e tij quheshin arbanas-albanë ose rrasian.

Fjala rras rrjedhë nga fjala shqipe rras:ë.-a, rrasat e mermerit afër Jeni Pazarit, ku edhe sot e kësaj dite ndodhet miniera e mermerit të njohur të Jeni Pozarit.[31]) Fjala „serb“, që do të jetë me prejardhje turke („serbez“, domethënë „i lirë“), barazohet me fjalën „ilire“, që nënkupton popullatën etnike të këtyre vendeve. Popullata serbe ka ardhur në shprehje të distancimit fetar dhe demonizimit të trojeve autoktone shqiptare, sidomos të atyre që pranuan fenë katolike romake. Stefan Dushani i intensifikoj përpjekjet për të asgjësuar faktorin „herezi“ si faktor „destabilizues“ dhe persekutimet ndaj katolikëve.

 Fenomeni i serbizimit të shqiptarëve në trevat e kontaktit të parë me „sllavët“ erdhi në përfshirjen tonë valë-valë nën sferën e veprimit të shtetit dhe të kishës serbe. Serbët ia arritën koncetrimit më të madh të pushtetit të tyre politik dhe kishëtar.

 Procesi i serbizimit të dhunshëm të emrave shqiptare iu përgjigj politikës së programuar të asimilimit, që ishte planifikuar nga mbretërit serbë. Kodi i Stefan Dushanit përbën një corpus reati të pakundërshtueshëm. Politika e konvertimit fetar dhe i sevizimit të emrave nuk mbeti pa lënë gjurmë në atë drejtim që i kishin paracaktuar mbretërit “serbë”.

“Shqiptarët në trevën e Kosovës, në pjesën më të madhe ishin të besimit ortodoks, të lidhur me patrikanës së Pejës, dhe mbanin antraponime (emra) të përzier shqiptaro-sllave, ose antroponime fetare ordodokse e më pak bizantine.

Përqafimi i ortodoksizmit nga popullsia shqiptare e këtushme dëshmon se gjatë shekujve XII-XV, kur ajo ndodhej në pushtimin serb, kishte qenë e shtërnguar t`i nënshtrohej asimilimit fetaro-ideologjik, që i zhvilluar krahas intensifikimit të kolonizimit, rrezikonte të çonte në ato kushte, në një asimilim etnik“[32]). „E drejta historike e Serbisë“ në Kosovë bazohet në trillime dhe falsifikime të fakteve historike.
Historiografia pansllaviste serbe bëri në fakt falsifikimet e tri fakteve historike:

1) “Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë”,

2) “Beteja e Kosovës nëpërmjet serbëve dhe turqëve (1389)”,

3) “Dyndja e madhe serbe nga Kosova në krye me Arsenije III çarnojeviçin (1690)”[33]).

Kjo e fundit është gënjeshtra më madhe e “serbëve”, dhe shënon ikjen e tyre nga Kosova dhe Ballkani, nëpër Jeni Pazar e Studenicë, për në Panoni. Ky është një “gabim” fatal i serbëve që e bëjnë qëllimisht disa “doktor” të“shkencave” nga libri në libër, dhe në veçanti, “krye-shkencëtari” Dushan J. Popoviqi. Luftërat austriako-osmane vinë si shkak i shtatërrimit të Perandorisë Osmane nga pakënqësia e imponimit të tyre fetar, si vazhdimësi e Këshilli Kishtar i Patrikanës së Pejës me shqiptarët ordodoksë

Perandorisë Bizantine, e cila kishte ardhur si vazhdimësi e Mbretërisë Dardane, të cilat kishin në prapavijë kombin pellazg-ilirë-shqiptar të besimeve të mëhershme, pra paganë, ortodoksë, katolikë e myliman. I njëti popull kishte qenë në boshtin themelues të këtyre shteteve, së bashku me disa treve të gjëra e të pushtuara të popujve fqinjë që ishin në Perandorinë Bizantine dhe më tepër në Perandorinë Osmane. Të gjitha këto shtete dhe të gjitha këta luftëra kanë karakter fetar, madje edhe luftërat Austriako-Osmane.

Perandori i Austrisë, Leopoldi I, u kishte premtuar popujve të Ballkanit lirinë me kusht që ata të luftonin në anën që e kryesonte ai kundër Perandorisë Osmane. Ishte e pasukseshme përpjekja iluzore e ilirit Gjergj Branku, më 1688, i cili, i propozonte Perandorit të Austrisë, Lepoldit I, që të formonte “Perandorinë ilire”, të shkruar në disa faqe, ku trakasit, ilirët (pra shqiptarët), rrasianët (pra banorët e Rrasisë, Sanxhakut të sotëm), boshnjakët, bullgarët dhe serbët (skizmatikë) dëshirojnë që t`i kthehet liria Evropës dhe Azisë (së Vogël); që ilirët (shqiptarët, boshnjakët, rrasianët) të mund të zgjidhnin despotin-mbretin me titullin e perandorit; dhe t`u jepej liria e besimit, t`u rrespektohen kufinjtë e vjetër, liria dhe privilegjet[34]). Sipas Gjegj Brankut e gjithë popullsia e Ballkanit ishte me prejardhje illire. Ata ishin krijuar të gjithë nga substrati ilir.

Nga këto arësye Gjegj Branku u shpall nga kisha ortodokse “gënjeshtar” dhe “despot rrenacak”. Gjergj Branku ishte i denjë në përcaktimet e veta. Popullata e Ballkanit po skizmatizohej (ortodoksohej) me të madhe në këtë kohë, nëbullgarë, në serbë dhe boshnjak. Vetë gjuha ruse, që ishte bërë nëna e madhe e ortodoksëve të Ballkanit, i kishtethemelet e pasurimit nga gjuhët që vinin prej Gadishullit të Ballkanit[35]).

Këte nuk e cenknin fare “gjuhetarët” sllavo-rusë, sado që lejonin të dukeshin ndikimet latine, pa e cekur se gjuha latine, si gjuhë artificiale e krijuar në Romë nga etruskët (toskët e sotëm të Shqipërisë) ishte krijuar mbi ilirët, trakët (ose thrakët) pellazgët e hershëm (kupto: para grekëve); ua kishte përcjellur tërë pasurinë e leksikut, formimit të fjalëve e të gjuhës, sikurse gjërat tjera të bujqësisë, blegtorise, të metalurgjisë, të ndërtimit, të luftës e të paqes.

Turqit, si komb, qenë krijuar vonë, në shekullin XX, dhe ishte komb i ri.

Kështu, skizmatikët ortodoksë dhe boshnjakët u morën vesh ndërmjet veti të sulmojnë ushtrinë osmane me britmë të madhe dhe ndikoi që ushtria osmane të frikësohet së tepërmi dhe të lëshojë pozitat e veta. Me 6 prill 1689 konti Ludvig Badeni, kamandanti kryesor i luftëve te austriakëve dhe osmanëve, synonte të pushtojë Nishin dhe përmes Prokupjes të udhëtojë në Kosovë e Prizeren, dhe përmes Kukësit dhe Shkodrës të dilte në Detin Adriatik (i quajtur më parë Deti i Jonë). Mirëpo, ai kthehet për në Vidin (Bullgari), ndërsa në kry të forcave që udhëtonin në Kosovë e la gjeneralin Pikolomini.

Ai u prit kudo me entuziazëm nga skizmatikët ortodoks shqiptarë, si psh. në Prishtinë 5000 shqiptarë, ndërsa 3000 kryengritës e morën Pejën dhe me 25 tetor 1689 nga Kaçnaniku kaloi në Shkup, të cilën e kishte goditur murtaja. Sikur Neroni që e shikonte Romën dikur, Gjenerali, duke ndëgjuar muzikë sodiste skenat mizore dhe lemeritëse të Shkupit, që po i gëlltiste flaka. Pas pushtimit të Shkupit vie përsëri në Prishtinë dhe në Klinë, ku 6000 shqiptarë e 1300 qerre dhe mijëra kafshë i kthehen në anën e tij.

Në Prizren, Pjetër Bogdani, argjipeshk i Shqipërisë në dioqezën e Shkupit dhe patrik i këlmendasve=shqiptarëve ordodoksë (ku shtriheshin Kosova e sotme, Serbia e poshtme, Maqedonia deri në Selanik) në krye të 8000 kryengritësve nga Kosova, pa marrë parasysh përkatësinë fetare (shkije apo të skimazmatizuar quheshin shqiptarët ortodoksë; grekë të Shqipërisë quheshin shqiptarët ortotodsë të skimatuar në Kishën Autoqefale Greke; latinë quheshin shqiptarët katolikë romakë; turq, quheshin shqiptarët e islamizuar), pra të shqiptarët, grekët e Shqipërisë, turqit dhe krishterët (Arnauts, Greeks of Albania, Turks, and Christians) e pritën dhe dhanë betimin e besnikërisë. Ushtria u rrit në 20`000-22`000 shqiptarë, shqiptarë skizmatikë dhe shqiptarë të islamizuar.

Atë botë në Kosovë kishte 1% të krishterë romakë; 49% mysliman dhe 50% ortodoksë. Papati pezmin më të madh e kishte në dëpërtimin aq te madh të filozofinë jexhuxh-mexhuxh të osmanlinjëve, që kishte në esencë krishterimin turk të ardhur në shprehje përmes Kishës Ortodokse të Lindjes dhe të trasmetur nëpërmes Xhamisë Synnite Ekumene dhe sulltani (halife, kalif), që qeveriste me Sheriatin (Kur`anin). Prandaj, Papati i quante “turq” ata të rajes islame dhe “serb” ata të rajës ortodokse. Krishterimi latin në tërë Kosovën kishte mbetur në 1% . Kjo e dëshpronte Papatin.

Patriku Arsenije III çarnojeviq kishte ikur në Nikshiq të Malit të Zi nën presionin e Mahmut Beut, shqiptar nga Peja, ndërsa Gjenerali i rrebtë, Pikolomini, i infektuar nga murtaja kishte vdekur në nëntor të vitit 1690. Duka Gjergj Kristian, që ishte edhe më i rrebtë, dogji Shtipin dhe disa fshatra të Lumës, duke shaktuar pakënaqësi të mëdha me sjelljet e tij të liga mbi shqiptarët, shqiptarët ortodoksë.

Për të gjitha këto, Pjetër Bogdani, duke u kthye nga Luma, pasi ishte përpjekur të zbutë zemërimin e shqiptarëve, vdiq me 8 dhjetor 1690. Me shumicë shqiptarët e revoltuar u kthyen në islamizëm dhe një pjesë e madhe vdiçën nga luftërat dhe si pasojë e tyre.

 Pasiviteti i anëtarëve të tjerë të “Lidhjes së Shenjtë” (të Rusisë, të Polonisë, të Venedikut)ka kontribuar që Perandoria Osmane të korrte sukses pas suksesit[36]).

Shqiptari nga Janjeva, Tomë Raspasani, që e trashëgoi Pjetër Bogdanin, me tepricën e ushtrisë së thyer, me një pjesë të regjimentit kalorsiak “Pikolomini”, dhe me një pjesë të milicisë shqiptaro-“serbe” (shqiptaro-skizmatike) u tërhoq për në fushen e Panonisë.

Sipas Gjeneralit Veterani, që ishte pjesëmarrës në të gjitha pikat e luftës, në Shënimet për gjendjen e banorëve të Kosovës, theksonte tekstualisht:

“Në krahinën e Prishtinës janë 360 fshatra të mëdha e të vogla, një numër i të cilave u rrënuan nga sulmet e “turqëve” (myslimanëve) e të tatarëve.

Në krahinën e Trepçës, ku janë minierat e argjendit, dhe të Viçitrinës, pothuajse janë aq fshatra si dhe në krahinën e Prishtinës, porse janë tani të gjitha të braktisura.

Në Novobërdë janë 60 fshatra, të cilat janë ende të banuara. Kanë miniera të argjendit.

Izjarniku (Zjraniku, Zajçevci i sotëm në Komunën e Kamenicës) janë 30 fshatra të banuara.
Në Janjevë janë minierat e arit dhe të argjendit dhe ka pak fshatra ne te.

Binaku (Gjilani i sotëm) ka 60 fshatra, të gjitha sot të banuara.

Prizreni me Suharekën bashkarisht kanë 105 fshatra.

Opola (Opoja) ka 35 fshatra të banuara.

Hasi dhe Letanji kanë 60 fshatra, gjithashtu të banuara.

Gjakova dhe Reka (Deçani) duhet ti kenë 160 fshatra.

Peja i ka 130 fshatra, të cilat janë gjithashtu të banuara”[37].

Pra, Kosova i kishte përveç 11 qyteteve dhe qytezave, 915 fshatra. Nuk ishte asnjë serbë i sotëm. Pra, nuk kishte as serbë në Kosovë. Dhe, Kosova ishte shqiptare. Krejtësisht në të mirë Kosovës dhe të shqiptarëve ortodoksë (jo serbë) flasin burimet e arkivit të Vjenës dhe të Budmirit. Patriku Arsenije III çarnojeviç nuk e udhëhoqi popullsinë e Kosovës.

 Ai u bë udhëhqeqës i popullsisë së dyndur, madje nga mbrarë Ballkani. Dundja e madhe e “serbëve” prej Kosovës, ishte më e drejtë të quhet “Dyndja e popullsisë ortodokse dhe të krishterë nga Ballkani”, sepse në atë dyndje ka patur shqiptarëve skizmatikë edhe shqiptarë, vllehë, boshnjak, bullgarë, greko-ortodoksë, jevgj. Këto kategori të shoqërisë së asaj kohe të Ballkanit, ishin kompromituar në luftërat austriako-osmane (1683-1690).

Popullsia e Kosovës ishte rralluar shumë[38])

Ne pamë çka ishte Kosova; çka ishte Trepça, Janjeva, Klina, Peja, Deçani e Prizreni. Le të godasin sa të duan serbët, le të bërtasin e të shkrryhen sa të donë para bashkësisë ndërkombëtare, sepse faktet historiografike tregojnë të gjitha pabesitë dhe lojërat që i kanë bërë ata nëpër faqe të shumta të “historiografisë” serbe, por edhe nëpër qindra takime e konferenca të ndryshme të Evropës, sidomos në Kongreset e Berlinit, Londrës, Parisit, Javcës, etj., që sot janë përvoja të hidhura për kombin shqiptar.

 Ai ka mbijetuar rëndë, por tani e ka periudhën e rimëkëmbjes së tij. Do ta kuptojë çështjen e vet nëpër qindra e mijëra vite dhe nuk do ti përsëritë gabimet e veta të mëdha...

[1] ) Shiko librin e Edwin Jacques, „Shqiptarët / Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme“ (I e II), SHB „Kartë e pendë“, Istambul (Turqi) 1996, apo botimi i Tiranës, i përbledhur në një botim, 1997.

[2] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, “Falsifikimet e historiografisë serbe”, A-Print, Prishtinë 2006, faqe 19.

[3] ) Shiko librat e Aref Mathieu „Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Paris 2003 dhe “Greqia (Mikeanët=Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme”, Paris, 2004.

[4] ) Dr. Fehmi Pushkolli, „Programet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës prej Lidhjes së
Prizrenit deri te Kuvendi i Kaçanikut“, Zëri i Rinisë, Prishtinë 1991, faqe 9-10.

[5] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, vepra e cituar, faqe 11.

[6] ) vepra e cituar, faqe 12.

[7] ) Mark Krasniqi, „Rrënjët tona etnike“, PSHDK, Prishtinë 2002, faqet 11-12.

[8] ) Shiko veprën e cituar të Prof. Dr. S. Rizajt, faqe 15.

[9] ) shiko veprën e cituar, faqe 34.

[10] ) shiko veprën e cituar, faqet 24-25.

[11] ) shiko veprën e cituar, faqe 17.

[12] ) Gjokë Dabaj, “Stategjia e shqiptarëve”, Shtëpia Botuese Ilar, Tiranë 2011, faqe 51-52

[13] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, “Falsifikimet e historiografisë serbe“, faqe 15.

[14] ) shish dy librat e përmedur të Aref Mathieut.

[15] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike e shqiptarëve…“, faqe 10.

[16] ) Po aty, faqe 27.

[17] ) Mark Krasniqi, „Kosova sot/ Referat i paraqitur në Senatin Belg“, Prishtinë 1992, faqe 9.

[18] ) UNIKOMB: „Libri i bardhë…“, vepër e cituar, faqe 4.

[19] ) Shiko librin e Prof. Dr. Skender Rizaj, „Falsifikimet e historiografisë serbe“, faqe 21 e 23.

[20] ) pa aty, faqe 27.

[21] ) Prof. Dr. S.Rizaj, “E drejta për vetvendosje...” faqe 30-32.

[22] ) Hamit Kokalari, „Kosova, djepi i shqiptarizmit“, Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar, Tiranë 1992, faqe 6.

[23] ) Xhafer Shatri, „Vështrim i përgjithshëm mbi politikën serbomadhe në Kosovë“, Mërgimtarët nga Kosova, Genevë 1987, faqe 5.

[24] ) Hamit Kokalari, po aty, faqe 6 e 7.

[25] ) Brahim Avdyli, „Shpërdorim i një date historike për qëllime të errëta dhe gjakatare“, përgaditur për fletë volante të KKIOB-së, më 1989, dedikuar opinionit të gjërë botëror, dokument i pabotuar.

[26] ) Mark Krasniqi, „Kosova sot…“, faqe 13.

[27] ) Prof. Dr. Selman Rizaj, vepra e cituar, faqe 36.

[28] ) Po aty, faqe 35.

[29] ) Pëllumb Xhufi, „Heretikë shqiptarë në mbretërinë mesjetare serbe“, te libri „E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi“, ASHS-Instituti i Historisë, Tiranë 1990, faqe 102.

[30] ) Prof. Dr. Selman Rizaj, „E drejta historike…“, faqe 87, cituar sipas letrës anonime.

[31] ) Po aty, faqe 88.

[32] ) Selami Pulaha, „Poullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV-XVI“, 8 Nëtori, Tiranë 1984, faqe 19.

[33] ) Prof. Dr. S. Rizaj,“Falsifikimet e historigrafisë serbe“, faqe 31.

[34] ) vepra e përmendur, faqe 47-48.

[35] ) shiko veprën e Gjokë Dabajt, „Strategjia e shqiptarëve“, në faqet 61-81.

[36] ) Shiko veprën e përmendur, faqe 48-52.

[37] ) Cituar sipas veprës së përmendur të Prof. Dr. S. Rizaj, faqe 54.

[38] ) Vepra e cituar, faqe 57.



2012/06/18

Flori Bruqi: ”Nëse kam ditur të guxoj”, botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2012


Doli libri i Flori Bruqit “Nëse kam ditur të guxoj”

Publikuar: June 18th - 6:10 pm
















Vepër vështrimesh kritike dhe shumështreshimesh letrare

Flori Bruqi: ”Nëse kam ditur të guxoj”, botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2012



Libri më i ri publicistik i shkrimtarit, tashmë të mirënjohur, Flori Bruqit, na vjen si një sihariç i mirë letrar. Libri me titull shumë sinjifikativ “Nëse kam ditur të guxoj”, përmbanë një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare. Meqë kapitulli i parë përmbanë një cikël poezish të autorit, kapitulli i dytë hap një faqe interesante me shkrimet kritike nga autorë të ndryshëm e të mirënjohur shqiptarë, pra vlerësime kritike e vështrime për disa nga veprat letrare të Bruqit, por të publikuara më parë në shtypin shqiptar të kohës. Autori Bruqi i ka sistemuar këto shkrime, që përbëjnë një sërë vlerësimesh të çmueshme letrare për krijimtarinë e tij letrare, poetike, e publicistike, por edhe për ato botime të fushës profesionale të Flori Bruqit, nga emra tashmë të ndjerë, por mjaft të shquar, si Mehmet Kajtazi, Rifat Kukaj, Zejnullah Halili, Iljaz Prokshi e ndonjë tjetër. Por, edhe nga emra po aq të mirënjour të letërsisë sonë, të gjallë, janë përmbledhur këtu mjaft vështrime që cilësojnë e vlerësojnë veprën e Flori Bruqit, sikur janë: Fatmir Terziu, Bedri Halimi, Lumturie Haxhiaj, Shyqri Galica, Namik Shehu, Izet Çuli, Zef Pergega, Kristaq Shabani, Naim Kelmendi, Rajmonda Maleçka, Eshref Ymeri, Rushit Ramabaja, Abdullah Konushevci, Rrustem Geci, Nehat S.Hoxha, Ajshe Qorraj, Arlinda Meksi, Shpend Ruci, Arian Blushi, Nikollë Frangaj, Faik Xhani e ndonjë tjetër. Do theksuar se në të gjitha shkrimet dhe vështrimet kritike mbi veprat letrare të Bruqit, qofshin ato vështrime të mëdha apo të vogla, ndonjëherë si njoftime mbi librat e publikuar nëpër kohë, të Bruqit, qoftë si vështrime më të gjata, cilësohet e vlerësohet krijimtari letrare e Flori Bruqit, dhënë lëtërsisë sonë më të re, duke bërë kështu emër në letërsinë moderne.
Ja si do të shprehej atëbotë shkrimtari i mirënjohur yni, Mehmet Kajtazi, në një vështrim të tijin për poezinë e Floriut: “Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet, që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martirizim, me emrin LIRI”. Apo në një rast tjetër njëri nga shkrimtarët tanë të shquar, Zejnullah Hallili,shprehet kaq reflektueshëm: “Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e kësaj Luleje. Secila poezi ka gjethin e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës, pra, ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala”.
Në kapitullin e tretë mbarështrohet një lëndë po aq e pasur dhe e thekur letrare e autorit mbi veprat dhe mbi jetën e shumë autorëve botërorë e shqiptarë, sipas këndvështrimit dhe shijes dhe dioptrisë krijuese të studiuesit Bruqi. Flori Bruqi këtu spikat me vështrimet e tij të thukta dhe përmbajtësore, me një metodologji klasike të vështrimit: ai shkruan mbi veprën e autorit, jep mjaft shënime biografike dhe shtjellon motivet e veprës së tyre, por edhe klasifikon ndonjë nga poezitë apo prozën apo shkrimin e akëcilit që merr në theks të vështrimit.
Në të gjitha këto vështrime kritike vërehet përkushtimi dhe niveli studimor i autorit me një bagazh të mirë studimor mbi veprat dhe autorët. Poashtu autori, në secilin vështrim jep edhe të dhëna të shumta mbi veprat e autorëve, që përbëjnë opusin krijues të tyre, si informacion të plotë për lexuesin. Janë një sërë artikujsh kritikë e publicistikë edhe për figurat e jetës sonë letrare, por edhe politike e publicistike, sikur artikulli për dr.Ibrahim Rugovën, ku Bruqi qëmton me këndvështrimet e tija, duke na sjellë përshkrime dhe vlerësime për figurën madhore e komplekse të presidentit historik Ibrahim Rugova, por edhe për veprën e tij letrare dhe kritike që është mjaft e bujshme. Gjithashtu me interes janë edhe mjaft shkrime të kësaj natyre, siç janë p.sh shkrimet për Nënë Terezën-nderin e kombit shqiptar, pastaj vështrimet kritike për figurat letrare si për Eqrem Çabejn, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Azem Shkrelin, Ismail Kadarenë, Prend Buzhala, Naim Kelmendin, Bardh Frangun,dhe poetë të gjeneratës më të re të postmodernes, sikur Irena Gjoni, Lediana Kapaj, Alma Papamihali, Keidi Sejdini, Thani Naqo, Jorgo Sofokli Telo, Valdete Berisha e ndonjë tjetër.
Ato që përbëjnë gamën e gjerë të vështrimeve dhe temave sintetizuese, por edhe tematike, janë disa nga shkrimet që zënë vend në këtë vepër, si “Shkrimtari idealist shqiptar gjatë shekullit XX”, “Kritika tani ngjanë në një digë të shpartalluar, që i varen lllamarinat nga erërat e fitimit”,”Spastrimi etnik në Kosovë”,”Shqiptarët në shtypin arab”, ”Historik i shkurtër i gjuhës shqipe” etj.Me një fjalë, vepra letrare e Flori Bruqit: “Nëse kam ditur të guxoj”, përbën një aureolë pikëvështrimesh të qëmtuara letrare mbi veprat e shumë autorëve të shquar, vendas e ndërkombëtarë, por edhe ato mbi veprën autoriale të këtij shkrimtari, tashmë të njohur në letrat tona, me kontributin e shumë veprave cilësore letrare, poetike e publicistike, që zënë vend të merituar në “Panteonin” e letërsisë shqiptare.

Naim KELMENDI


BURIMI:

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...