2012-08-09

Serbia në prag të falimentimit


Paratë e arkës së shtetit për rroga e pensione mjaftojnë vetëm për gushtin. Qeveria e re trashëgon nga paraardhësja ekonominë e shkatërruar. Cilin nga premtimet e mëdha të fushatës do të mund ta mbajë qeveria e re?

Kandidati për ministër i Financave dhe Ekonomisë së Serbisë, Mladan Dinkic, njoftoi se në buxhetin serb ka para për të paguar vetëm pagat dhe pensionet deri në muajin gusht. Qeverisë për këtë arsye do t’i duhet të marrë hua të tjera. Dinkic tha se paratë për këtë qëllim ndoshta do të merren nga kreditë për investimet. Planifikohet që një pjesë e kredisë ruse për hekurudhat, që arrin gjithsej vlerën 800 milionë, të kalohet në buxhet. Ai tha se do të kërkojë që një pjesë e fondeve të marra nga FMN-ja të kalojë gjithashtu për nevojat e buxhetit.
Në prag të falimentimit
“Qeveria e vjetër i ka lënë trashëgim qeverisë së re në sferën ekonomike financa publike të shkatërruara, një duzinë institucionesh të panevojshme dhe shumë zgjidhje të këqija ligjore,” thekson për DW Aleksandar Stefanovic, i qendrës për Tregun e Lirë. Të dhënat që në buxhetin për paga dhe pensione ka para vetëm deri në gusht, tregon se në pjesën e parë të vitit është harxhuar shumë më tepër nga ç’ka qenë e mundur realisht, thotë Stevanovic.
Pra sikur qeveria e re të donte të ishte e arsyeshme, do të duhej të thoshte se Serbia është në prag të bankrotit, se kemi shpenzuar më shumë nga ç’e kemi patur të mundur dhe për ne do të bëhet edhe më keq, nëse vazhdojmë në këtë rrugë. Kjo do të thotë se i vetmi opsion për Serbinë është të kursejmë. E thënë më saktë, jo të gjithë, sepse njerëzit, që punojnë në sektorin privat kursejnë prej kohësh, por që njerëzit, që punojnë në sektorin shtetëror dhe kanë të ardhura nga shteti, edhe ata duhet të ndajnë fatin me pjesën tjetër të shoqërisë.
Përsëri në borxh
Situata, për të cilën flet Mladan Dinkic, në të cilën paratë për investime, apo paratë e FMN-së do të kalojnë në buxhet, gjithsesi nuk është situatë e mirë, paralajmëron Stevanovic. “Kjo nuk është zgjidhje e mirë e ne nuk mund ta fshehim, se vitet e ardhshme nuk do të ndodhë asgjë më e mirë. Vetëm kursimet e shpëtojnë Serbinë dhe reformat, që për një afat prej 3 deri 4 vjeçar do të na nxjerrin nga kjo gjendje. Duke patur parasysh deklaratën, se duhet të marrim më shumë hua, nuk kam parë ndonjë vendosmëri të madhe për të shkuar në këtë drejtim dhe prandaj kam frikë se nuk do të bëhet sa duhet, për të ulur shpenzimet.”
Derisa të vazhdojë mashtrimi i opinionit për gjendjen e vërtetë të ekonomisë serbe, kam frikë se do të përfundojmë në tragjedinë greke, thotë për DW Sasa Djogovic, nga instituti për Hulumtimet e Tregut, dhe shton se Serbia praktikisht është bankrot. “Ne mund të themi se Serbia, pa ndihmën e FMN-së, ndodhet tashmë në këtë fazë paraprake të këtij falimentimi. Sepse përderisa nuk je në gjendje të përmbushësh detyrimet ndaj të gjithë përdoruesve të buxhetit, pa hyrë më shumë në borxh, por do të kesh gjithnjë e më pak kredidhënës, që do të ndihmojnë, do të thotë se gradualisht hyn në fazën e bankrotit. Dhe për të shmangur që edhe formalisht të hysh në fazën e bankrotit, është e nevojshme mbështetja e FMN-së, e cila hyn garant për zbatimin e një politike të re ekonomike.”
Politika e re ekonomike
Kjo politikë e re nënkupton ngrirjen e pagave dhe pensioneve për një periudhë të caktuar, reformën e sektorit publik, krehjen e të ardhurave parafiskale, reduktimin e subvencioneve joselektive, si dhe rritjen e pashmangshme të TVSh-së, thekson Djogović.
Nuk është mirë, që paratë e destinuara për investimet të kalojnë në buxhet, thekson Djogović, por qeveria e re është e detyruar të ndërmarrë disa veprime. „E kjo është ajo që sigurisht nuk është e mirë. Por nga zori kjo është zgjidhje më e mirë, se sa të marrim hua me çmim më të lartë në tregun financiar. Vlerësimi i bonitetit tonë vetëm mund të zbresë, kurrsesi nuk mund të arrijë kuota më të mira.“
Aleksandar Stevanović mendon se problemi i qeverisë së re nuk janë kapacitetet profesionale, sepse ajo gjithmonë mund të ketë në dispozicion mjaft ekspertë, që nuk duhet të jenë patjetër të angazhuar në parti. Shumë më e rëndësishme për reformat ekonomike është vullneti politik. Dhe një qeveri e konceptuar në këtë mënyrë, në të cilën bëjnë pjesë SPS, PUPS dhe URS, vështirë se do të jetë shumë e gatshme për reforma, thotë Stevanović.

KELMENDI NË SHEKUJ



Komuna e Kelmendit, Tamarë, Malësi e Madhe
KELMENDI NË SHEKUJ
Simpozium shkencor
Qafa e Predelecit, Kelmend, më 10 gusht 2012
Këshilli Organizues:
Ing. Gjeto Dukaj, kryetar, Komuna e Kelmendit, Tamarë; Prof. Dr. Lush Culaj, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prof. Dr. Begzad Baliu, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës;Prof. Dr. Zymer U. Neziri, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, përgjegjës i KO-së
Gjuhësi
Prof. Dr. Abdullah Zymberi, Prizren, profesor, Universiteti i Prishtinës
Venerime gjuhësore e leksikore në folklorin e Kelmendit.
Prof. Dr. Begzad Baliu, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës
Të dhëna gjuhësore për emërtimin Kelmend.
Histori
Prof. Dr. Etleva Lala, Eötvös Loránd Tudományegyetem, Budapest, Hungari
Burimet dhe dokumentet origjinale nga Archivio Segreto Vaticano për Kelmendin dhe veriun e Shqipërisë në shek. XIV dhe në fill­i­m­she­ku­llin XV.
Prof. Dr. Musa Ahmeti, Budapest, Kelmendi-kelmendasit dhe klerikët që shërbyen atje sipas Schedario Garampi – të Archivio Segreto Vaticano nga shek. XIII deri në shek. XVI.
Dr. Ing. Mark Palnikaj, Tiranë, pedagog, Universiteti Politeknik, Tiranë
Gjendja e Kelmendit në shekullin XVII, bazuar në relacionin e Frang Bardhit.
Dr. Luigj Martini, Shkodër
Vështrim historik i përpjekjeve të trevës të Kelmendit për liri dhe pavarësi deri në fund të shek. XVII.
Mr. Arben Arifi, Prishtinë, Instituti i Historisë, Prishtinë
Kelmendasit dhe Papa Klementi XI Albani.
Prof. Dr. Ali Muriqi, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës
Zhuj Selmani nga Rugova, figurë emblematike e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Prof. Dr. Ahmet Osja, Shkodër
Malësia e Madhe në vigjilje të ngritjes së flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar në Vlorë, më 28. XI. 1912.
Prof. Dr. Lush Culaj, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës
Marrëdhëniet jugosllave-shqiptare dhe çështja e Vermoshit.
Binak Ulaj, Vuthaj
Vështrim për pushtimin e Plavës e të Gucisë më 1912 dhe për vijimësinë e jetës në robëri deri më 2012.
Ali Daci, Rozhajë
Rozhaja në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Folklor
Prof. Dr. Enver Mehmeti, Prishtinë, profesor, Universiteti i Prishtinës
Tekstet folklorike të kelmendasve të vendosur në krahinën e Sremit të Kroacisë.
Prof. Dr. Agron Xhagolli, Tiranë, profesor, Qendra e Studimeve Albanologjike
Malësia e Madhe, vatër e praktikimit të këngëve të kreshnikëve.
Prof. Dr. Hamit Xhaferi, profesor, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë
Disa dukuri të Eposit të Kreshnikëve në Kelmend.
Prof. Dr. Zymer U. Neziri, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës
Lahutarët e Kelmendit në SHBA, në fondet arkivore të Universitetit të Harvardit.
Etnologji
Prof. Dr. Mark Tirta, Tiranë
Kelmendi në kujtesën e shekujve, në doke, rite e mite.
Dr.sc. Bashkim LAJÇI, Pejë, etnolog, Muzeu Etnologjik, Pejë
Disa aspekte të tabusë në doke e zakone të kelmendasve.
Shukrane Begu, Vushtrri, etnologe, Muzeu Historik-Etnografik i Vushtrrisë
Prezentimi i veshjes së Rugovës në Muzeun Etnologjik të Pejës
Jehona Hajrullahu, Prishtinë, etnologe
Rituali i lindjes në krahinën e Rugovës.
Liburn Aliu, Prishtinë,
Të dhëna etnohistorike për kelmendasit në Preshevë me rrethinë.
Frrok Kristaj dhe Nikollë Kerhanaj, Zym,
Kelmendasit në Zym të Hasit, Komuna e Prizrenit: të dhëna etnohistorike.
Ilire Kelmendi-Shema, Prishtinë, etnologe
Kelmendasit-muhaxhirët e Sanxhakut të Nishit të ardhur në Prishtinë me rrethinë: të dhëna etnohistorike.
Isuf Koci, Prishtinë, historian, Këshilli i Kosovës i Trashëgimisë Kulturore
Kelmendasit në krahinën e Drenicës: të dhëna etnohistorike.
Arsim Havolli, Prishtinë, historian, Këshilli i Kosovës i Trashëgimisë Kulturore
Kelmendasit në krahinën e Llapushës: të dhëna etnohistorike.
Si dhe do te paraqiten dy videodokumentare:
-Misteret e xhubletes shqiptare me autor Kelmend Karuni
-Lahutari i fundit me autor Sahit Kukolli
Këshilli Organizues
KRYETARI I KOMUNES KELMEND
Ing.Gjeto DUKAJ

_______________________________________

E shka s’bijn n’ketë shekull t’zi?


Ne vitin 1908,Gjergj Fishta shkroi “Dredhen e djallit”.Ne kete poeme shfaqet qarte profecia e mirefillte e ketij gjigandi te letrave shqipe qe 9 vite para se te vinte komunizmi ne Rusi paralajmeron ardhjen e “dreqit kuq” ,por profecia e ketij njeriu te madh vazhdon edhe sot pas 103 vitesh te na tregoje karakterin tone si shqipetare ,ndonese me “lahuten” e tij te famshme te perkthyer ne dhjetra gjuhe te botes e ngrite figuren e malsorit dhe e ben kete veper “iliade”te dyte, ne “dredhen e djallit “shprehet qarte zemerimi i autorit per xhelozine,krenine,paditunine e shqipetareve dhe per shpartallimin e cdo pune te mire te nisun…

Fragment nga “Dredha e Djallit”

………………………………
Por aty nji punë u bîni
(E shka s’bijn n’ketë shekull t’zi?)
Pêni i mndashit nuk u mbrrîni,
Per me matë ketë Shqyptari.
Veç se ata i a bâne hallin
E nuk ndejen kot tu’ u tallë;
Pse me t’shpejtë e thirren djallin,
Edhe e ropën per së të gjallë
E, mbasi i a hoqne lkuren
Ata tjeter mâ nuk ngjaten
Por me tê nji dredhë e tu’uren
E me atë dredhë Shqypnin e maten.
E q’m’atë ditë, dheu i Shqyptarit,
Me atë rodë dredhet pat kênë matë,
Duen me thânë, se ‘i pûnë per s’mbarit
Aty mâ s’mundet me ngjatë.

* * *
Qe, pra, tash se per ç’arrsye
Punë n’Shqypni s’jet pa u shperthye,
Due me thânë, pa u partallisun
Çdo pûnë mbarë t’jete nisun
E kjo nâmë, ase kjo rrfé,
Ka me ngjatun, thom, nder né
Dersá menden na t’a rrisim
E me dije mos t’a shndrisim;
Dredha e djallit, pse s’âsht tjeter,
Si e kam kndue nder libra t’vjeter
Veç padija edhe krenija,
q shkojn njitë si trupi e hija.

“Rrobaqepësit” e hartës së Kosovës dhe parlamenti-teatër kukullash



Nga Agim Vuniqi


Kosova me flamur, nuk dihet ende kush e çepi i pari, bile si simbolikë, nuk dihet saktësisht pse ai ka 6 yje, meqë në pjesën hyrëse të Kushtetutës nuk është saktësuar komuniteti shumicë dhe ato në pakicë. Ende nuk po dihet a duhet tash flamurit t’i shtohet edhe një yll, ngase si duket Kosova do të “rilindë” edhe me një komunitet, atë malazias; nuk u qartësua as laramania shumëngjyrëshe, dhe domethënia e tyre, zatën parlamentarët e devotshëm dhe të gjithëdijshëm e ngjyrosën flamurin me dygishtërinjët e tyre për “hatër” të Evropës, sipas urnekut të saj, ndërsa Evropa për hatër të Serbisë e la Kosovën dhe shqiptarët jasht dyerëve të saj. Kosova është edhe me me hymn ( psss…st pa fjalë “no comment”, ka qenë vështirë të gjenden fjalët, ngase edhe ashtu shqiptarët janë ba pikë e pesë..nuk po dijnë cilën gjuhë zyrtare komunikimi ta zgjedhin..shqip, ship, arnautçe, kosovar, kosovometohiisit.., akoma po merren hulumtuesit e rinjë “newborns-it” me përpilimin e abetares së re, jemi në pritje të sihariqeve të reja që do t’na i servojnë analistët me pedigre, për vitin 2012…
Si duket optimizmi i madh i “kosovarëve” në shtetin e të “drejtës univerzale” do t’i detyroj përfundimisht të bëjnë edhe një transakcion “etnik”, amandament shtesë këmbim për ambasadë (si duket malaziasit e kanë përnjëmend…, nëse kosovarët e duan ambasadën në Podgoricë, ata duhet t’a plotësojnë kushtetutën me amandament shtesë, rrudhje e territorit të Kosovës dhe pranim edhe të një komuniteti – malazias; priti në t’ardhmen edhe kombet e reja; ligji mbi shtetësinë ka përzënë shqiptarët e Luginës së Preshevës…, edhe të luginave tjera shqiptare, ndërsa do t’i “kurorëzojë” të tjerët për tri vjet me shtetësi, do të kemi dhëndurrë e nuse të reja, për bereqet, dhe themi ja kjo është pavarësia, kështu do të shpreheshin përkrahësit e devotshëm të dokumentit Aahtiari, të dokumentit 14 pikësh të trojkës ndërkombëtare, të Traktatit të Miqësisë me Serbinë, të bisedimeve “teknike” për dekompozim sovraniteti territorial…, do të presim edhe shumë sihariqe të reja, por jo për premtimet për të cilat paguhen deputetët dhe për të cilat kanë marrë votën në zgjedhjet parlamentare.
Askush nuk konteston faktin se Kosova është ndarë ligjërisht nga Serbia, nuk kontestohet asnjë nga faktet që janë të depozituara në dokumentin e Ahtisarit, por është shumë e pakuptueshme që nuk po dëgjohen zërat tjerë që mendojnë pak më ndryshe dhe ata, “nganjëherë”, konsiderohen si “armiqë të brendshëm”, apo jo? Duhet të shprehen haptas parlamentarët për këto tema të nxehta, nuk duhet lejuar edhe më që shoqëria kosovare të mbyllet “hermetikisht” , ngase secili ka të drejtë të mendojë dhe të shprehë mendimin, pra duhet t’u jepet hapësirë mediale edhe atyre që janë për zgjedhje të reja, apo zgjidhje funksionale të shtetit të shoqëruar me propozim masash dhe operacionalizim kohor të tyre, të dëgjohen argumente të reja. Pse shprehet një nervozë e pamatur te ata që shohin bardhë-zi, dhe ua imponojnë mendimin të tjerëve. Nuk di me çfarë kandari masin njerëzit mendimet, dhe sigurisht më me dëshirë ua vënë debatuesve shenjat dalluese “na dhe ata” (secila parti që garon veç e veç). Tash që do e “shartojnë” edhe dokumentin Aahtisari, nuk lodhen aq shumë, ngase sipas axhendës janë imponuar e lansuar koalicione lojaliteti si prioritet. Por edhe tash bile shumë më fuqishëm duhet të deklarohen parlamentarët për këto rrjedha, jo për rritje rrogash, e ndërtesa të bukura; pastaj për parlamentin e “emëruar” teatër kukullash (këtë të dytën e shtova unë). Shpejt po harrohet se sa domethënëse do të jenë dialogu “teknik” 2012, do të varet ashtu siç vendosin “rrobaqepësitë” e hartës së Kosovës.
Nuk harrohet aq shpejt vrapimi aq i zhurmshëm i përkrahësve të dokumentit “profetik” që “nuk kishte” të meta, dhe çdo pikë dhe presje ishte atraktive dhe shumë domethënëse, ngaqë kompromisi ndaj kërkesave serbe ishte pavarësia dhe sovraniteti i cili tash fare pak përmendet. Nëse u përmbahen fjalëve që kanë thënë më heret, se nuk do të ketë kompromis dhe se në çdo cep të Kosovës do të shtrihet sovraniteti kushtetues etj., etj., ne u besonim fjalëve të tyre, por ata demantuan veten, por fjalët kanë mbetur të shënuara, ato nuk avullohen, edhepse për momentin mund të harrohen. Mirë ne që nuk kuptojmë ç’është marrëveshja dhe ç’është kushtetuta, mund të konsultojmë literaturën, dhe do të kuptojmë se akti më i lartë juridik i shtetit është kushtetuta. Pajtohemi apo jo, sigurisht që po. Dhe shteti pa flamur nuk bënë, mirë.., por Kosova kishte kushtetutë kur ishte krahinë e ish federalizmit jugosllav, kishte edhe flamurin që valonte në ndërtesat shtetërore pas vitit 74, valonte flamuri shqiptar me yll, të njëjtin e kishte shteti zyrtar i Republikës së Shqipërisë, dmth Kosova kishte flamurin shqiptar dhe flamuj të tjerë, kishte edhe kushtetutën, por nuk ishte republikë, tash që është republikë-shtet, a dihen saktësisht kufijtë e shtrirjes dhe deri ku e ka sovranitetin e mbuluar, apo është shtet me territor të okupuar? Dhe cili ishte ataku i parë i Serbisë në fund të viteve të 80-ta, por edhe tash, 2012, ishte dhe është ataku kushtetues, dmth., ndryshimi i amandamenteve kushtetuese, pra edhe tash bëhet i njëjti atak, dhe shumë aktivistë të deridjeshëm të diskutimit për ndryshim të amandamenteve, mbajnë edhe sot pozita, por edhe shumë nga ata deputetë e njerëz që u rrahën, u burgosën, të gjithë janë bashkë, dhe të gjithë së bashku pajtohen për rritje rrogash! Dhe të gjithë ata që menduan ndryshe, por edhe shumë sish që edhe sot mendojnë ndryshe si Lëvizja “Vetëvendosja”, apo Organizata “Çohu”, po përbuzen.
Sot kur kujtesa dhe skepticizmi na mbajnë në ethe, na rikujton programin jugosllav të rikthimit të serbëve dhe i malazezëve në Kosovë-tash ka filluar t’i hjeket pluhuri dhe po nxirret nga sirtarët përsëri. Nuk janë këto kohë të largëta dhe mbamendja nuk trathëton, mundeni të riktheheni dhe të kërkoni në komjuterët tuaj ngjarje nga ajo kohë. Dhe nuk është ndonjë ndryshim i theksuar i programit të atëhershëm të kthimit të serbëve në Kosovë me të sotmin. Nuk e konteston askush detyrën e pushtetarëve që t’i kthejnë qytetarët në pronat e tyre, por kush do e bëjë këtë? Nuk mundet qeveria e Kosovës assesi, ngase ajo nuk ka kapacitete të mjaftueshme, por as autoritet. Do ta bëjnë këtë kryetarët e enklavave serbe – tash komuna me autorizime të veçanta…! Si po vehet bashkëpunimi në mes të komunave dhe pushtetit qendror, dhe cili flamur valon në ato komuna? Nuk ka mëdyshje se Kosova po ndahet në dy entitete, dhe enklavat serbe po marrin primesat e autonomisë së zgjëruar. Kosova nuk ka fe zyrtare, po…, kisha serbe që ka fituar atribute të pushtetit real, të drejtën e qeverisjes dhe financimit me pronën, e shkëputur nga Kosova institucionalisht, pa kurrëfarë lidhjesh institucionale. Shumë shpejt është harruar historia, le të konsultohet pak literatura dhe do të kuptohet se shtetin serb e ka ngritë kisha serbe, nga aty edhe buron shtetësia serbe. Duhet të kuptojnë edhe këta pushtetarë të sotëm, por edhe kujdestarët këtij shteti kësisojë, se shteti ka formë dhe forma zyrtarizon shtetin.

2012-08-07

Rreziku nga heshtja shqiptare


LOBI SERB PO BEN PERPJEKJE QE POLITIKEN E JASHTME AMERIKANE PER KOSOVEN TA KTHEJE NE FAVORIN E SERBISE


Qëllimi i Lobit serb është qe nëpërmjet propagandës te sigurojne ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo qe përherë ka qenë synimi perfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqet ta beje duke instaluar frikë ne ShBA, me theks te veçantë ne Kongresin amerikan, se shumica shqiptare e Kosovës, veçanërisht ne botën e pas 11 shtatorit 2002, paraqet një force myslimane potencialisht armiqesore ne zemër te Evropes.


Flori Bruqi

Se bashku me sinjalet qe kanë ardhur nga Grupi i Kontaktit se ne tryezen e negociatave Prishtinë-Beograd, se shpejti, do të diskutohet edhe çështja e statusit final te Kosovës, është shfaqur edhe një hare dhe ngazellim jo i paket ne radhet e carqeve politike shqiptare. Ngazellimi për mundësinë e marrjes fund te vendnumerimit politik, social dhe ekonomik te Kosovës si një protektorat i OKB-se, gati shtatë vjet te plota pas mbarimit te luftës, është i kuptueshem, por ky ngazellim mund te jetë i parakohshem.

Ndërkohë qe Kosova gjithnjë e me shumë po afrohet drejt berjes shtet i pavarur, lobi serb ne Uashington (duke përfshirë edhe Kongresin e Unitetit Serb dhe përfaqësuesit e kishes ortodokse serbe ne ShBA, ne Serbi dhe ne Kosovë), i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për ta nxjerre nga binaret pavarësinë e Kosovës.

Duke e pasur te qartë se Grupi i Kontaktit dhe organizma te tjerë ndërkombëtare janë te përgatitur për te imponuar një zgjidhje, në rast se bisedimet e kësaj vere për statusin final deshtojne (dhe unë besoj se këto bisedime do të deshtojne), lobi serb, ka nisur dhe po e vazhdon një lufte mediale me qëllim qe nëpërmjet saj te provoje qe ne grahmat e fundit, ta lekunde ne favorin e tij opinionin publik dhe zyrtar ne Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi i tyre është qe nëpërmjet kësaj propagande te sigurojne ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo qe përherë ka qenë synimi perfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqen ta bëjnë duke instaluar frikë ne ShBA, me theks te veçantë ne Kongresin amerikan, se veçanërisht ne botën e pas 11 shtatorit 2002, shumica shqiptare e Kosovës paraqet një force myslimane, potencialisht armiqesore ne zemër te Evropes. C'është e drejta, shqiptarët e Kosovës, ashtu si shqiptarët kudo gjetiu, janë kryesisht myslimane, katolike dhe ortodokse sekulariste, te cilët kanë jetuar dhe jetojne se bashku ne harmoni te plotë tash e sa shekuj te tërë me radhe.

Shqiptarët, qe ne radhe të parë ndjehen shqiptare e me pas njerëz fetare, janë krenare me tolerancen e tyre fetare.

Pohimin ne fjale nuk mund ta vertetoje asgjë me mirë se fakti se Shqipëria, me ndihmën e shqiptareve etnike ne Kosovë, ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni, është vendi i vetëm qe mund ta pohoje me gojen plot se i ka mbrojtur e shpetuar te gjithë hebrenjte qe kanë pasur fatin te hyjne brenda kufijve te saj gjatë Holokaustit te Luftes se Dyte Botërore.

Lufta mediatike e Serbise është lufte e ndyre, jo vetëm për faktin se po perhap racizem te kulluar antishqiptar dhe po keqperdor religjionin për qellime te perfitimit politik ne Perëndim, por, mbi të gjitha sepse ne gazetat e ndryshme amerikane po boton raporte gazetareske dhe opinione e editoriale të ndryshme qe po shkruhen me qëllim nga analiste te ndryshëm politike e fetare te quajtur "neutrale", duke qenë ne te vërtetë njerëz qe mbajnë lidhje me lobin serb dhe me firmën e tyre te njohur lobuese ne Uashington D.C.

Ne materialin e mëposhtëm, do të përpiqem t'i tregoj aktoret kryesore te këtij angazhimi, i cili synon te ndikoje dhe t'i perfitoje, sidomos, lexuesit e painformuar amerikane.

Për mendimin tim, lideret politike dhe tërë populli i Kosovës pa dallim, Grupi i Kontaktit, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet t'i kundervihen angazhimit te Beogradit për minimin e përpjekjeve qe po bën bashkësia ndërkombëtare për t'i sjelle paqen Evropes Juglindore, një herë e pergjithmone.

Kontrata e firmes juridike "Venable" me Keshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohine

Me 24 prill te vitit 2006, gazeta e Kapitol Hillit "Roll Call" dhe me 1 maj dhe seksioni i "Legal Times - Full Disclosure: New and Notes from K. Street", i botuan raportet e para, sipas te cilave "Venable LLP", njera nder firmat kryesore te lobimit ligjor ne Uashington, "ne marsin e këtij viti, kishte lidhur një marrëveshje me Keshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohine, një grupim ky qe paraqitet ne emër te serbeve te zhvendosur te Kosovës pas nderhyrjes se NATO-s, ne vitin 1999". Të dy gazetat shkruanin se "Venable" gjatë gjashtë muajve të parë do të marrë 600 mijë dollare ne kembim te furnizimit te këtij grupimi me "planet strategjike dhe taktike te çeshtjeve te politikes se jashtme te parashtruara para qeverisë amerikane". Njoftimi i bërë ne "Roll Call" bënte me dije se "Venable" do të marrë nga 100 mijë dollare shtese për çdo muaj vazhdimi te kësaj kontrate. Kontrata mban datën e 22 marsit te vitit 2006, është e nenshkruar ne përputhje me Aktin e regjistrimit te agjenteve te jashtem pranë Departamentit amerikan te Drejtesise dhe është nenshkruar midis kompanise "Venable" dhe Këshillit Kombëtar Serb te Kosovës dhe Metohise. Venable prezantohet këtu me nënshkrimin e Xheims Xhatras (James Jatras) dhe kontrata perfshih këto pika:

"Dhenia e keshillave strategjike dhe planifikimeve taktike për çështje te politikes se jashtme te ngritura para Qeverisë amerikane (degeve te ekzekutivit dhe te legjislativit) dhe puna në media". Sherbimet e "Venable"-it ndaj Këshillit Kombëtar Serb "do të perfshijne edhe çështje qe i perkasin sherbimit te medies Global Strategic Communications Group qe vepron nën drejtimin e Venable për ta përfshirë pergatitjen dhe daljen ne medie, asistence ne perpilimin e deklaratave politike, botime te shkrimeve te natyres "opinione" dhe editoriale, me botim te te dhenave te vazhdueshme elektronike, monitorim te mediave, formimin dhe administrimin e një keshilli amerikan te politikes, perzgjedhja e medies se paguar si dhe raportim dhe keshilldhenie tjetër".

Pergatija dhe casja ne medie": Oferta kryesore e kompanise Venable për Beogradin

Associated Press: Me 14 prill, vetëm pak jave pasi qe Keshilli Kombëtar Serb nenshkroi kontraten e tij me Xhejms Xhatras (James Jatras) ne Venable, David Hamer i agjencise "The Associated Press" botoi një artikull ne sektorin e AP-se për ngjarjet ne botë, me titullin "Serbia kërkon ndihmën e Kongresit Amerikan për ta penguar Pavaresine e Kosovës". Artikulli saktesonte se "Serbia e ka ftuar Kongresin e ShBA-ve qe ta ndjeke shembullin e Senatit e te thotë se Krahina e ndare e Kosovës tani nuk është e gatshme për pavaresi".

Gazetaret shqiptare ne Ballkan reaguan me indinjate ndaj pershkrimit te Kosovës si "Krahine e Ndare". Ata theksuan faktin e pamohueshem se Kosova nuk është pjesë e ndare e Serbise por toke e aneksuar nga Serbia pas Luftes se Pare Botërore.

Ndërkohë, agjencia "The Associated Press" nuk e komentoi fare faktin se rezoluta e kongresionale e prezantuar nga kongresisti Stiv Cabot (Steve Chabot) ne dhjetor te vitit 2005, ne mbështetje te rezolutes se Senatit 273 te paraqitur nga senatori Gjorgj Vojinovic ishte injoruar nga Komiteti i Kongresit për Marredhenie me Jashte, ku lideret, kongresistet Tom Lantos dhe Henri Haid, kishin paraqitur qe me pare rezoluten e Kongresit 24, e cila i ftonte ShBA-te ta njohin pavarësinë e Kosovës tani.
AP-ja citonte Vuk Jeremicin, keshilltarin kryesor te presidentit Tadic për çështje politike, të kishte deklaruar se "Kongresi do të mund te ofronte mbulesë te rëndësishme politike për lidershipin e "koalicionit te qendres" te Serbise, po të theksonte se Kosova nuk i ka permbushur kerkesat për pavaresi". Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ne fillim te këtij maji, Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosovë theksoi publikisht se qeveria e Kosovës po vazhdon t'i permbushe obligimet e saj ne përputhje me planet për implementimin e standardeve.
Ndërkohë, ndermjetesuesit ndërkombëtare ne bisedimet Prishtinë-Beograd njoftuan se gjatë ditëve te veres do të filloje vënia e themeleve për bisedimet për statusin final.

The Washington Times:

Qe nga mbarimi i luftës ne vitin 1999, Lobi serb, përveç trajtimit te qellimte te shqiptareve si force terroristesh myslimane ne zemër te Evropes, po shpenzon energji te madhe edhe ne përpjekjet për prezantimin e shqiptareve si lidere te rrjeteve te krimit te organizuar, te përfshirë ne trafikimin me qeniet njerëzore, me droge dhe me arme ne Ballkan.

Me 9 maj, "The Washington Times" botoi një shkrim te llojit opinion qe njihet me emrin "Asi-Ace" dhe qe kësaj radhe kishte për autor një ushtarak te pensionuar amerikan dhe mbante titullin "Tmerri i Kosovës", ne te cilin admirali amerikan ne pension, Lions, luftën kundër trafikimit e shihte si "pjesë integrale te luftës kundër terrorit" dhe permendtte Kosovën si qendër te aktiviteteve te paligjshme ne Evropen Juglindore, qe sipas tij datonte qysh nga lufta e Kosovës e viteve 1998-1999.
Lyons, admiral i marines amerikane ne pension e denonconte Ushtrine Clirimtare te Kosovës si organizem me prirje "kriminale dhe terroriste qe mbante lidhje me mafien shqiptare ne Evrope".

Atë qe nuk e tha dot "The Washington Times" përkrah botimit te artikullit te Lionsit është se autori nuk është kurrfare analisti ekspert, por anëtar i një bordi keshillimor te "Këshillit Amerikan për Kosovën", organizate frontale për lobin serb te krijuar nga kompania kontraktuese keshilldhenese "Venable" dhe e grupit të tyre te bashkepunimit "Global Strategic Communications.

Keshilli Amerikan për Kosovën – Keshilli i Venable-it "për politikën e jashtme amerikane"

Ne vebfaqen e tij (www.savekosovo.org), Keshilli Amerikan për Kosovën identifikohet si "aktiviteti i Venable LLP dhe Global Strategic Communications, qe te dy grupime këto te regjistruara ne përputhje me Aktin për regjistrim te perfaqesuesve të huaj, si agjente ne sherbim te "Këshillit Kombëtar serb për Kosovën e Metohine"

Vebsajti i Këshillit Amerikan për Kosovën rendit ne radhe te gjithë artikujt qe organizata ka arritur t'i plasoje ne median perendimore gjatë gjithë periudhes se shkuar njevjecare, duke përfshirë edhe artikullin e dates 9 maj te këtij viti te autorit Xheims Lions (James Lyons) ne gazeten "The Washington Times" qe kundershton kerkesen dhe angazhimin e Kosovës për pavaresi dhe e cileson atë si shtet te islamizuar. Është interesant fakti se ne listen e Bordit konsultativ te Këshillit bëjnë pjesë jo vetëm Xheims "Ace" Lyons Jr., por edhe Doug Bandow, i cili me 15 dhjetor te vitit 2005 dha dorëheqjen si bashkepunetor i vjetër pranë Institutit "Cato", organizate me seli ne Uashington qe merret me vleresimin e opinioneve dhe si kolumnist bashkepunetor qe shkruante ne "Washington Times", pasi qe u detyrua te pranonte se gjatë një dekade me radhe kishte marrë para nga lobisti Xhek Abramof (Jack Abramoff) ne kembim te botimit te artikujve favorizues për klientet e Abramofit.

Ky fakt ngre pikepyetje për te kaluaren e Bandow-it si vezhgues "i paanshem" i konfliktit ne Ballkan. Ne mars te vitit 1999, Brandovi, ishte njeri nder pesë deshmitaret, ne mesin e te cileve bënin pjesë edhe ish-ambasadori amerikan pranë OKB-se, Zhan Kirkpatrik (Jean Kikpatrick), ish-sekretari amerikan i shtetit, Henri Kisinxheri, ish-senatori Bob Dol dhe unë, Shirli ne rolin e keshilltares politike për çështje te Ballkanit pranë Lidhjes Qytetare shqiptaro-amerikane. Ne te gjithë deshmuam ne seancen degjimore te Komitetit te Kongresit për marredhenie Ndërkombëtare, te drejtuar nga kongresistet Tom Lantos e Ben Gillman. Me këtë rast paraqitem qendrimet tona lidhur me dergimin apo jo te trupave tokësore amerikane ne Kosovë.

Kikpatriku dhe unë e mbeshtetem fuqishem dislokimin e trupave tokësore amerikane për t'i shpetuar shqiptarët e Kosovës, atëbotë te sulmuar nga ushtria dhe forcat paraushtarake serbiane. Kisinxheri dhe Doli deklaruan se do ta mbeshtesnin çdo vendim qe do të merrte te Kongresi, ndërsa Doug Bandow ishte i vetmi qe kundershtoi me force dergimin e trupave tokësore amerikane ne Kosovë me po të njëjtat arsye qe po i paraqet sot "Keshilli Amerikan për Kosovën" për ta pamundesuar te drejtën e Kosovës për vetevendosje.

Pervec Xheims Lionsit dhe Doug Bandowit, ne radhet e Bordit keshillimor te Këshillit amerikan për Kosovën bëjnë pjesë edhe Xheims Bisert, Andru G. Bostom, Thomas Gambill, Julia Gorin, William J. Murray, Keith Roderick, Wanda Schindley, Sir Alfred Sherman, dhe Robert Spencer. (Komuniteti i gazetareve duhet te hetoje nëse anetaret e bordit konsultativ ne fjale paguhen nga ky lob për botimet e tyre ne emër te këtij lobi).

William J. Murray, kryetar i Koalicionit Liria Fetare (Religious Freedom Coalition), meriton këtu një vëmendje te posacme, për arsye se me urdhrin e lobit serb ai udhehoqi një "mision faktmbledhes" ne Kosovë pas trazirave te marsit 2004.

Megjithëse konflikti ne Kosovë nuk është fetar por politik dhe i natyres ekonomike, Murray kishte ardhur ne perfundimin se pala shqiptare kishte një "hasmeri xhihadiste kundër gjithë krishterimit". Raporti i tij, i perpiluar se bashku me presidentin e Institutit për fe dhe politike publike, Jozef Griboski, ka qarkulluar gjeresisht ne Kapitol Hill me qëllim qe te fitonte mbështetje nga grupe të ndryshme konservative fundamentaliste, te cilat fundja e fundit, ishin grupet qe bene ndryshimin e vogël elektoral ne zgjedhjen e presidentit Xhorxh W. Bush ne vitin 2000.

Xheims Xhatras - perfaqesuesi i Venable për Keshillin Kombëtar Serb

Xheims Xhatras (James Jatras), amerikan me origjinë greke me histori te gjatë te aktivitetit pro ortodoks dhe antimysliman ne Ballkan, ndërsa me pare analist i lartë i politikes se jashtme për Komitetin e politikave republikane pranë Senatit amerikan (1998/2000) ka nenshkruar marreveshjen midis Venable dhe Këshillit Kombëtar Serb me 22 mars 2006.

Xhatras, jo vetëm qe nuk është vezhgues neutral por është lobist i paguar për Keshillin Kombëtar Serb dhe është një ekstremist ortodoks qe mban lidhje te thella me Kongresin e Unitetit Serb. Xhatras ka shkruar artikuj te shumte, nëpërmjet te cileve ka synuar t'i paralajmeroje amerikanet për kercenimin qe vjen nga islami militant ne Evropen juglindore. Disa prej këtyre shkrimeve janë botuar ne revisten "Chronicles" qe mban lidhje me grupet e serbeve te Bosnjës. (Srgja Trifkovic, redaktor i 'Chronicles'për tema te jashtme, me pare ishte zedhenes zyrtar i te akuzuarit për krime te luftës, Radovan Karaxhic).
Xhatrasi ishte njeri nder folesit kyç te Kongresit te nëntë te Unitetit Serb dhe drejtor filmi ne filmin propagandistik te produkcionit amerikano-serb, "Yugoslavia: The Avoidable War - Një lufte qe mund te shmangej", producent dhe regjisor i te cilit ishte George Bogdanic. Dhe gjatë luftës ne Kosovë, ishte Xhatras, ne cilesine e analistit te lartë për politike te jashtme pranë komitetit për politike republikane te Senatit, njeriu qe e porositi dhe e vuri ne qarkullim raportin e pacipe dhe plotësisht te rreme te Jozef Bodanskit ne Kongres dhe ne Senat, me titullin: "Kosova: Fronti i ri ballkanik i ShBA-ve dhe Iranit". Kjo qe bërë ne kuader te përpjekjeve për ta bllokuar mbeshtetjen kongresionale për intervenim ne luftën qe Serbia i kishte shpallur Kosovës dhe për ta diskredituar Ushtrine Clirimtare.

"The Baltimore Sun"— paraqet rrejshem gjendjen e serbeve te Kosovës
Me 10 maj, artikulli i shkruar nga Kristofer Deliso, me titullin "Intervenimi gjysmak ne Kosovë shuan shpresat për paqe", u botua ne "The Baltimore Sun". Tash për tash nuk dimë nëse Deliso, gazetar amerikan i tipit te lirë qe drejton "Balkananalysis.com" nga Shkupi, mban lidhje me kontraten Xhatras/Venable. Megjithatë, Deliso identifikohet qartas me terbimin e lobit serb për te goditur zgjidhjen finale te statusit te Kosovës duke i pershkruar serbet si komunitet qe po jeton kohe te vështirë nën rrethim dhe i cili do të ike "bashke me rimobilizimin e militanteve për t'i spastruar serbet dhe për t'i aneksuar tokat e banuara shqiptare te Maqedonisë dhe te Malit te Zi, sapo Kosova te jetë bërë e pavarur".

E vërteta është se shumica e serbeve te Kosovës, ashtu si edhe e shqiptareve, duan thjesht te jetojne ne paqe. Ec sot nëpër rrugët e Gjilanit, fjala vjen dhe do të shohësh , sesi gruaja shqiptare do të bleje gjesende nga ajo serbe ne tregun e hapur. Siç e ka bërë te qartë Komuniteti Nderkombetar qe kur filluan negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit vjeshten qe lame pas, është Serbia e jo shqiptarët ata qe po e pengojne integrimin e serbeve te Kosovës ne shoqërinë e Kosovës.
Trupat e NATO-s qe do të vazhdojnë te ngelin ne Kosovë edhe pas zgjidhjes se statusit final, për te vezhguar mbrojtjen e te drejtave te pakicave. Ato do ta shohin me sytë e tyre se pavarësia është celesi, e jo pengesa për bashkekzistencen paqesore midis grupeve të ndryshme etnike.

Rreziku nga heshtja shqiptare

Shqiptarët kanë vazhduar ta nenvleresojne nevojen për marredhenie publike dhe lobim kompetent ne ShBA dhe nuk kanë arritur dot te reagojne kundër propagandës serbe nga besimi se ajo paraqet një ekstremizëm anesor ndërsa rasti i Kosovës dhe pavarësia e saj një çështje e drejtë qe do të triumfoje mbi bazen e meritave dhe realitetit qe nuk fshihet dot.

Ngjarjet e kohëve te fundit (si dhe pabesia historike e Beogradit ndaj shqiptareve) e kanë deshmuar sa e sa herë se kjo s'është veçse një gabim i madh.

Po u la i patrajtuar, ekstremi periferik mund te bëhet shumë shpejt qendra vete, aq me shumë ne rastet kur mbeshtetet nga burime te llojit qe Keshilli Kombëtar Serb ka vënë ne duart e kompanise Venable dhe Global Strategic Communications.

Derisa shqiptarët të mos ofrojnë informacion te bollshem e valid për Kosovën, askush nuk duhet te zihet i befasuar nëse opinioni publik amerikan dhe përfaqësuesit e tyre politike, te konsumuar ne masë nga lufta ne Irak dhe kriza energjetike, mund t'u besoje shkrimeve te genjeshterta ne shtyp qe kanë zanafillen dhe burojne drejtperdrejt nga Beogradi.

Dhe askush nuk duhet ta nenvleresoje ndikimin potencial te këtyre shkrimeve e artikujve me rastin e fillimit te bisedimeve për statusin perfundimtar.

Ka ardhur koha qe ta riperqendrojme vemendjen e opinionit ndërkombëtar ne viktimat e angazhimit te pameshire te Slobodan Milosheviqit për Serbine e Madhe, ne 300 mijë myslimanet e Bosnjës dhe shqiptarët e vrarë te Kosovës dhe ne katër milione te zhvendosurit qe la pas ky projekt i lufterave brutale.

TRE RANË ME MIJËRA U NGRITËN





Shovinizmi serbomadh i mbytur në gjakun e popullit shqiptarë e gjithashtu edhe në gjakun e popullit serb po afrohet nga dita në ditë me shpejtësi në buzë të greminës. Populli shqiptarë ka vendosur një herë e përgjithmonë të bëhet zot në vatrën e tij. Ai i ka vu bijtë e tij në ballë dhe u ka thënë: Merrni nga urrejtja ime për kolonizatorin dhe me te çani përpara. Nga urrejtja e tij e pakufi morën për luftën e tyre edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla me Kadri Zekën. Dhe në një natë me hënë Kosova i përcolli për në mërgim, por përcjellja e tyre kishte diçka të veçantë. Këta nuk ishin si të tjerët. Nuk i përcollën këta në mërgim pse kishin pritë me vite para enteve të inkuadrimit, por pse në orët e vona të natës ishin takuar shpesh në mbledhjet ilegale. I përcolli Kosova vetëm me një kusht: që këta të mos e harrojnë ate. Dhe bijtë besnik kudo që u ndodhën u treguan patriotë të vërtetë të cilët me shembullin e tyre frymëzuan shumë bashkatdhetarë.

U njoftuam me ta në lokalet e "Rilindjes" e Radio Prishtinës, në odat e Dukagjinit, në korzon e Prishtinës, në klubet e punëtorëve, në barakat tona të thjeshta ku i prisnim deri në orët e vona. Ju pamë me plisë në kokë, me çifteli e megafon në dorë dhe me këngë e buzqeshje në gojë. Na trokitët derë më derë, na ftuat në manifestime për festat kombëtare. Kur vëllezërit dhe motrat tona u mbytën në gjakë, para se të vraponim ne tek ju, vrapuat ju tek ne. Na shpjeguat me durim të gjitha, dhe ne ua falëm besimin. Na thatë se duhet të solidarizohemi me vëllezërit dhe motrat tona.

Nga baballarët kishim mësuar se lufta bëhet vetëm me pushkë në grykë të Kongjulit e në lug të Baranit, në fushën e Kosovës dhe në Bjeshkët e Nemuna. Por ju na mësuat se lufta mund dhe duhet të bëhet edhe në rrugët e Munihut, Gjenevës, Shtutgartit, Duseldorfit dhe Zurihut dhe atë me shumë efekt. Dhe ne dalëngadalë, kush më herët e kush pak më vonë u bindëm se luftën duhet zhvilluar aty ku të gjendemi. Shkruat thirrje, siguruat flamuj, formuluat tekstet që në fakt ishin ato që i bartnin rinia nëpër rrugët e Prishtinës. Kërkuam edhe ne bukë, Republikë dhe punë. Udhëtuam nga largësi të mëdha dhe me ditë tëra i dogjëm të gjitha demagogjitë që u bënë në kurrizin tonë.

Armiku e pa se humbi shumë teren dhe duart e agjentëve të tij u shkurtuan në një masë të madhe. Dhe në momentin kur lufta jonë po shënon ngritje të reja, serbomdhenjët pas kalkulimeve të tyre menduan se më llogari do të kenë t'i vrasin se të mendojnë me arsye. Dhe çfarë janë arritjet. U VRANË TRE, tre kuadro të rëndësishëm të Çështjes Shqiptare, e U NGRITËN ME MIJËRA.

Vepra e tyre, puna e tyre u rritë bashkë me punën tonë dhe ata nuk vdiqën. Gjaku i tyre e thelloi edhe më tej hendekun në mes të popullit dhe shovinistëve të Beogradit. Ky gjak i derdhur do të na bëjë edhe më të vendosur dhe të papajtueshëm deri në fund me shtypjen. Kjo ngjarje na i nxehë gjakrat edhe neve që deri dje thonim se këto punë nuk na interesojnë. Nga kjo vrasje mizore ne e pamë edhe më tepër pafuqinë e armikut, për të vazhduar me demagogjinë e tij të preferuar e cila kurrsesi nuk po mund ta kryej misionin e saj nëse nuk e ka tankun te bishti. Nga kjo ne mësuam edhe njëherë se kurrë nuk mund të presim asnjë të mirë nga Beogradi. Me këtë akt shovinistët e zbuluan edhe njëherë fytyrën e tyre të vërtetë, pranuan para botës se e kanë përballë një popull bijtë e të cilit dinë ta udhëheqin në luftën e tij të drejtë, pranuan se nuk ishin të zotët ta vazhdonin luftën me ato mjete të cilat i përdorën kundërshtarët e tyre.

Me këtë vrasje ata pranuan se kanë përpara një kundërshtar të vendosur i cili do t’u nxjerrë punë edhe nuk do t’i lejë kurrë të qetë. Ky akt brutal tregon se ata ua kishin shumë frikën këtyre trimave dhe po t’i lente gjallë, këta do t’i prishnin shumë punë shovinistëve të Beogradit. Ne duhet të jemi të bindur se paraqisnin rrezik të madhë për shovinizmin serbomadh dhe për ekzistencën e tij, përndryshe ai për pak arsye nuk do t’i vriste. Kjo d.m.th. se shovinizmit po i lëkunden themelet, se ai nuk ka baza që nuk mund të bëhen copë e grimë. Kur këta të tre paskan mund ta dëmtojnë aq shumë shovinizmin serbomadh atëherë çka mund të bëjmë ne mijëra punëtorë. Ne duhet ta kuptojmë se çfarë force të madhe paraqesim, duhet pra përfundimisht të kuptojmë se armiku na e ka frikën, në qoftë se e kupton se kemi lexuar qoftë vetëm një artikull e lere më ma tepër. Lufta jonë pos të tjerëve tani ka edhe heronjtë Jusuf, Kadri e Bardhosh për të cilët foli tërë bota.

Shovinizmi serbomadh na dëmtoi ne punëtorëve kosovarë në mërgim, por njëherazi edhe na e shtoi urrejtjen të cilën do ta shpërndajmë nëpër të gjitha poret e popullit tonë.

Ne do ta vazhdojmë luftën e madhe pa kuadrot tona të çmuara, por atë do ta vazhdojmë sepse përpos bindjeve tona tani i kemi edhe dëshmorët tanë. Edhe nga varri ata do ta godasin shovinizmin serb.

UDB vrau më shumë njerëz në Perëndim sesa i gjithë blloku sovjetik



Gjatë Luftës së Ftohët UDB vrau më shumë njerëz në Perëndim sesa i gjithë blloku sovjetik, megjithëse kjo gjë kaloi pothuajse pa u vërejtur fare. Profesori amerikan, Dr. John R. Schindler, i cili është një ekspert për koftra-spiunazh që për vite të tëra qëndroi nëpër vendet e ish-Jugosllavisë, muajin e ardhshëm do të publikojë në SHBA një libër intrigues që merret vetëm me funksionimin e ish-shërbimit jugosllav të sigurimit (UBD), me likuidimet e fshehta në gjithë botën dhe me metodat që i shfrytëzonte. Express sjellë një pjesë të rrëfimit të Schindler.



Profesori Schindler, libri i kaluar i të cilit ‘Terrori Jo i Shenjtë’ zgjoi interesim të madh, zbuloi për ‘Slobodna Bosna’ detaje nga hulumtimi i vrasjeve të UBD’së.

“Gjatë viteve të 90’a të shekullit 20, kur isha i përfshirë në gjuetinë e kriminelëve të luftës në BeH dhe pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, më intrigoi fakti se shumica e personave më të kërkuar ishin të lidhur me shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë”, pohon Schindler.

Zeljko Raznatovic Arkan ndoshta është shembulli më i njohur dhe më i freskët i këtij lloji. Ai kishte një histori të gjerë me shërbimet shtetërore të sigurimit, gjegjësisht UDB, gjatë komunizmit.
Shumë njerëz, si Arkani, morën pjesë në “aksionet speciale” të drejtuara kundër emigrantëve radikalë jashtë hapësirave të ish-Jugosllavisë, për regjimin e Josip Broz Tito’s.

Si oficer i kundërzbulimit , fillimisht isha i habitur me faktin se shumë vrasës dhe hajdutë ishin të lidhur me krimin e organizuar (mafinë), dhe që njëkohësisht ishin të bashkëpunëtorë të lartë të UDB. Të gjithë ata kishin statusin e VIP’ave, lidhjet dhe proteksionet. Por, shumë shpejt kuptova se ata njerëz ishin pjesë e operacioneve ndërkombëtare, pjesë e luftës disa deceniesh që shërbimi i fshehtë i Titos e bënte kundër “emigracionit armiqësor”, sqaron Schindler.

Është e pamundur të kuptohen plotësisht ngjarjen ish-Jugosllavi pas vitit 1991, vrasjet, korrupsionin, krimet masive... pa e ditur sesi UDB’a e luftonte fshehurazi terrorizmin. Ne, monitoruesit e huaj, konsiderojmë se ngjarjet si vrasja e Zoran Djindjic më 2003, janë likuidime normale. Por, nëse kryeministri Djindjic u vra në mes të ditës, e vrasësi ishte zyrtar i shërbimit të sigurimit shtetëror dhe shef i krimit të organizuar, përgjegjës për vrasje në disa shtete, atëherë ky më s’është ‘likuidim normal’. Kjo trashëgimi e UDB është ajo që unë e quaj ‘fantazmë e Titos’.

Schindler përkujton se kryeministri rus, Vladimir Putin, kishte thënë njëherë
se: “Nuk ekzistojnë ish-agjentët”.

Unë dëgjoja fjalë nëpër kafene, pas shumë rakie të pirë. Fjalë për terroristë në Stutgart ose Sydney. Fjalë për përcjellje dhe spiunim, që pastaj çonin në vrasjet që ndodhnin gjithkund në Perëndim, veçanërisht në kohën e vonshme të Luftës së Ftohtë. Interesante, por të përgjakshme, rrëfimet nuk ngjanin në asgjë nga ajo që kisha dëgjuar ose parë më herët. Fillimisht nuk besoja, por isha kureshtar, prandaj edhe i fillova hulumtimet jozyrtare – ose, siç preferojnë të thonë spiunët: bëja ‘dosje për hobi’. Isha i tmerruar kur zbulova se shumica e asaj që më rrëfyen udbashët ishte e vërtetë.

Rastin e parë të cilit i hyra thellë ishte vrasja e disidentit kroat, Bruno Busic, në Paris, që ndodhi në tetor 1978. Ishte kjo një vrasje e pastër e UDB’së.
Megjithëse Busic ishte simpatik për nacionalistë kroatë, ai nuk ishte “terroristë”, por ja që u vra – me një plumb në kokë nga afërsia, sikurse edhe shumica e viktimave që UDB i quan ‘programi i zi’.
Rasti i Busic ilustron aplikimin e standardeve të dyfishta në Perëndim, për sa i përket krimeve të UDB. Në fakt, pak kohë para vrasjes së tij, shërbimi i fshehtë bullgar vrau në Londër disidentin bullgar, Georgi Markov.

Rasti i njohur botërisht si ‘rasti ombrella’ shkaktoi tërbimin e Perëndimit. Hetimet janë ende të hapura, dhe policia ende synon të zbardhë rastin dhe arrestojë përgjegjësit, pas plot 32 vitesh nga vrasja.
Mirëpo, askënd në Perëndim nuk e interesonte shumë vrasja e Busic, dy javë më vonë në Paris. Rasti u harrua. Tito ishte i dobishëm për Perëndimin, dhe krimet e UDB kryesisht injoroheshin, qoftë edhe kur agjentët jugosllavë kryenin likuidime brutale përjashta.

Gjatë Luftës së Ftohtë UDB ka vrarë më shumë njerëz në Perëndim sesa i gjithë blloku sovjetik bashkë, por kjo pothuajse kaloi pavërejtshëm. Qoftë atëherë, qoftë sot.

Shumica e likuidimeve të UBD në botë i përmbahej një modeli standard. Agjenti jugosllavë do të shpërndante një dezinoformatë brenda qarqeve emigrante në Perëndim, për të krijuar konfuzion dhe konflikte ndërmjet grupit të caktuar. Vrasësi do të merret përsipër përcjelljen e viktimës, e pastaj e likuidonte atë, më së shpeshti me plumb në kokë nga afërsia. Vrasjet e UDB ishin shumë brutale, shumë më mizore seç ishte “e nevojshme”. Në disa raste viktimat u vranë me thika, duke u therë me dhjetëra herë. Në të gjitha rastet e UDB likuidimet tentoi t’i paraqiste si “rezultat i konflikteve brenda emigrantëve”. Ky ishte një rrëfim që agjencitë policore dhe qarqet perëndimore të zbulimit që nuk e kuptonin emigracionin jugosllav e pranonin si të saktë.

Është vështirtë të thuhet me një siguri absolute, por prej gjysmës së viteve të 60’a e deri në të 90’at UDB tentoi të kryente mbi 100 vrasje dhe rrëmbime në Perëndim – kryesisht në Gjermani, por edhe në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Britani, SHBA, Kanada, Australi, e deri në Afrikën e Jugut. Kudo që kishte emigrantë jugosllavë, UDB i përcillte, kështu që ajo në botë vrau 60 kroatë, por edhe një numër shqiptarësh dhe serbësh. Sido që të jetë, rreth 80 vrasje të konfirmuara të UDB në Perëndim ndodhën gjatë viteve të fundit të Luftës së Ftohtë, kryesisht nëpër vendet perëndimore që kishin simpati ndaj Jugosllavisë. Megjithëse, 12 vrasje ndodhën edhe në SHBA.

Pati shumë raste që vërtet ishin spektakolare. Vrasja e Bruno Busic më 1978 ishte jashtëzakonisht e pafytyrë, sikurse që ishte edhe ajo e emigranti kroat, Stjepan Djurekovic, në Gjermaninë Perëndimore, më 1983. Kjo vërtet ishte një aferë e përgjakshme dhe brutale. Megjithatë, mendoj se operacioni më impresive i UDB ishte vrasja e ustashit të njohur, Vjekoslav Maks Luburic, në Spanjë, në vitin 1969, të cilën e kreu Ilija Stanic, i cili edhe sot jeton i lirë në Bosnje. Me vite të tëra UDB po e infiltronte me durim Stanicin brenda qarkut të mbyllur të ustashëve të Luburic, derisa në fund nuk e vrau mizorisht Luburicin.

Por, për mua raste më shqetësuese ishin ato kur UDB vrau edhe njerëz të pafajshëm. Kështu, më 1972 një vrasës i Titos kapi në Itali Stjepan Sevon, anëtarin e Shoqatës Revolucionare Kroate. Sevo njëmend ishte terrorist, por vrasësi nuk e vrau vetëm atë por edhe gruan e tij të pafajshme dhe vajzën e birësuar 9-vjeçare, Tatjanën. Pesë vjet më vonë, vrasësi tjetër në Chicago theri brutalisht emigrantin serb, Dragisa Kasikovic, dhe vrau vajzën e të dashurës së tij, Ivanka Milosevic.

Kurrë nuk kam dëgjuar se cilado agjenci e zbulimit të ketë kryer vepra aq të tmerrshme në skenën ndërkombëtare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...