2012-08-11

Diplomacia, nga Alfabeti Mors te “Facebook”-u



Ambasador Arben Cici*

“Dikur, për të hapur një ambasadë të re duheshin javë, madje muaj. Sot, merr një biletë avioni, një laptop dhe një celular, dhe mbase një pasaportë diplomatike…” dhe ndodhesh në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër në vendin e duhur për të kryer veprimin e duhur, shtoj unë.

Është i pamohueshëm ky fakt, e sidomos sot, 15 vjet mbas vitit ‘97 ose në fillimet e mbas dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të 21. Teknologjia dhe shpikjet e njëpasnjëshme e të ditëpërditshme informatike e kanë mbështjellë botën mbarë në vrapin e pandalur të kapjes, të përpunimit, të publikimit dhe të shfrytëzimit të informacionit.


Edhe diplomacia, makineria më e rëndë dhe më tradicionale e shtetit, është bërë pjesë e kësaj gare, duke gjetur korsinë e saj, për të ndjekur ritmin e kohës dhe për ta sfiduar atë. Sa dhe si sfidohet apo sfidon diplomacia sot në shpejtësinë marramendëse të revolucionit teknologjik duket dhe dallon nga shteti në shtet ose nga situata në situatë, por edhe nga viti në vit. Për mirë apo për keq, diplomacia përgjithësisht tani është gjithnjë e më e hapur dhe relativisht në një shpejtësi të rrezikshme. Bota ka ndryshuar dhe diplomatët duhet të përshtaten dhe të dalin mbi ujë ose të lulëzojnë në rrethanat e reja të moshës së informatikës.

Megjithatë, procesi i përshtatshmërisë ose i ndryshimit të natyrës së diplomacisë, nëse mund ta quajmë të tillë, ka shtratin e vet të lëvizjes dhe historinë e saj.

Për të ilustruar këtë fakt, mjafton të kthejmë kujtesën tonë në shekullin e 19 të revolucionit në teknologjinë diplomatike, atë të telegrafit. Një vit mbas mbarimit të luftës civile në SHBA, më 1866-n u instalua kabllo i parë transatlantik lidhës me kontinentin e vjetër, duke vendosur metoda të reja në fushën e komunikimit diplomatik. Letrat ngjyrëverdhë, të vulosura dhe të dyllosura, shkruar kujdesshëm nga stili dhe bukur nga kaligrafia, firmosur me një ceremoni të brendshme dhe me një ndjenjë lehtësuese e kënaqësie bojëtharje, të cilat udhëtonin me të njëjtin ritëm sa edhe rëndësia e mesazhit që përmbanin, u zëvendësuan sa hap e mbyll sytë me disa germa tinguj që në stacionin e tyre të mbërritjes telegrafike merrnin formë dhe bojë të njëjtë, pavarësisht se pikënisjet e tyre gjeografike ndryshonin si nata me ditën.

Kjo teknologji e re i dha vrull dhe dinamizëm diplomacisë, sepse përqendroi politikën e jashtme duke reduktuar pavarësinë e diplomatëve dhe duke ulur ndjeshëm koston kohë të komunikimit.

Në fillimet e veta edhe ky komunikim kërkonte shumë shpenzime, sidomos kur bëhet fjalë për mesazhe të kriptuara ose të shifrës (siç përdorej edhe në Shqipëri). Për këtë arsye, ky komunikim u këshillua të përdorej sidomos për mesazhe urgjente dhe sa më të shkurtra, gjë që shumë diplomatë e morën për zemër. Në vitin 1881, ministri amerikan në Rusi, John W. Foster, mund të ketë fituar medaljen për dërgimin e telegramit më të shkurtër diplomatik të dërguar ndonjëherë. Për të njoftuar lajmin e vdekjes së Carit Aleksandër II, ai thjesht shkruan “Emperor Dead”.

Ky sistem i ri komunikimi lehtësoi ndjeshëm dhe ndikoi pozitivisht komunikimin diplomatik në mjaft aspekte. Megjithatë, inercia për komunikim të shpejtë, sidomos në diplomaci, ka edhe dobësitë e saj, të tilla si zvogëlimin e kohëreflektimit për vendimmarrje, rritjen e presionit (kryeqytet drejt misionit diplomatik dhe anasjelltas) për përgjigjet e menjëhershme, shtimin e ngarkesës së punës për kodim, deshifrimin dhe trajtimin e veçantë të telegrameve.

Të gjithë ata që kanë qenë sadopak pjesë e diplomacisë kanë përjetuar kohën e ngarkesës së përfaqësisë me personelin e specializuar për komunikimin (radisti dhe shifranti), me infrastrukturën shoqëruese (zyra e teleksit dhe zyra e shifrës pa dritare, me veshjen e saj speciale), me zgjidhjen e çështjeve se ku duhet të ndodhen, sa larg dhe sa afër njëra-tjetrës dhe zyrave të tjera të përfaqësisë apo ku do të vendoset antena e komunikimit etj. Jo vetëm për Shqipërinë e vogël dhe të varfër, por edhe për shtetet më të mëdha, ky ishte një shpenzim i lartë por i domosdoshëm për kohën. Për çdo njeri tjetër sot, brenda ose jashtë shërbimit diplomatik, këto janë pjesë e historive ose e filmave bardhë e zi të një kohe “na ishte një herë e një kohë”.

Historiani i Departamentit të Shtetit, David Nikles, ka përshkruar mjeshtërisht në veprën e tij “Si e ndryshoi telegrafi diplomacinë” (origj.: How the Telegraph Changed Diplomacy) fakte dhe ngjarje të këtij raporti sa interesant aq edhe kompleks në ngjizjen e tij. Telegrafi, megjithatë ndryshoi tërësisht botën diplomatike, e shkundi nga ritmi i saj shekullor, i dha mjetin, jo armën, për të kapur mundësitë dhe përdorur ato, e pajisi me mënyrën si të përballonte me sukses sfidat e kohës.

Diplomacia sot po jeton epokën e revolucionit teknologjik, të kësaj epoke që sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e quan “21st Century Statecraft” (për shqipërim kërkoj ndihmën e përkthyesve të talentuar të gjuhës dhe qytetërimit anglez). Në përdorim të diplomacisë janë interneti, wireless, email, “Google”, “YouTube”, “Facebook”-u, “Twitter”-i, “LinkedIn”, “Blackberry”, “iPad”, së shpejti “iPhone” 5, të cilat në të qindtën e sekondës e dërgojnë informacionin në ekstremin më të largët të botës për të bërtitur fitore, për të kërkuar ndihmë, për të dëshmuar njëkohësisht gëzimin, hidhërimin, lindjen dhe vdekjen, por sidomos për të parandaluar fatkeqësitë natyrore dhe të keqen njerëzore.

A ka mundur diplomacia deri më tani të përshtatë infrastrukturën, burimet njerëzore, interesat, arsyen, përvojën, historinë dhe krenarinë e saj ndaj epokës së komunikimit-rrufe, të internetit për të gjithë, të shoqërisë civile dhe të shpikjeve çdoditëshe?

Nuk ka kohë për të menduar. Mjetet e reja në përdorim i ofrojnë diplomacisë menjëhershmërinë për të vepruar, transparencën për të informuar, globalizimin për t’u integruar, profilaksinë për të vepruar në kohë, shkathtësinë për të reaguar, besueshmërinë për partneritet, vendosmërinë për vendimmarrje dhe risinë për të përballuar sfidat dhe ndihmuar botën për të jetuar më mirë. Të gjitha këto koncepte të reja, metoda bashkëkohore të të menduarit dhe vepruarit, hapësira demokratike lirisht të shfrytëzueshme, jo vetëm që i kanë dhënë diplomacisë një dimension të ri, por kanë korrur frutet e dukshme të suksesit të saj në terren.

E paimagjinueshme vite më parë, kur për negocimin e marrëveshjeve diplomatike duheshin takime e takime pambarim, herë andej e herë këtej, delegacione të gjata e diskutime pa fund nën tymosjen e purove kubane (dikur krenoheshin me markën e puros, sot me markën e kravatës) dhe ajrin e rëndë nga dritaret e mbyllura, për shkak të të ftohtit dimëror apo vapës verore, me dosjet e fletëve nën sqetull, të mbushura me shënimet për t’i rishtypur sërish e sërish, e paimagjinueshme dikur që sot një marrëveshje mund të negociohet pa shpenzuar as fijen më të vogël të letrës (e rëndësishme sot në epokën e ruajtjes së mjedisit), duke shkëmbyer qindra variante në qindra drejtime, duke korrigjuar pa pasur nevojë ta rishkruash nga fillimi deri në përputhjen përfundimtare të teksteve në pritje për t’u firmosur.

E paimagjinueshme dikur ajo që Shtetet e Bashkuara, si udhëheqës global në promovimin e lirisë së shprehjes në epokën e internetit po realizojnë nëpërmjet diplomacisë virtuale. Në mbështetje të vizionit të sekretares amerikane të Shtetit Klinton, Departamenti i Shtetit hapi, dhjetorin e kaluar, një “Ambasadë virtuale” në Teheran (http://iran.usembassy.gov/). Kur ajo njoftoi nisjen e kësaj ambasade virtuale, të parën në llojin e vet, bëri të qartë se qëllimi ishte për të komunikuar direkt me popullin e Iranit dhe për të mbështetur një angazhim më të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm mes dy popujve. Ambasada virtuale është një qendër në persisht dhe anglisht, për informim, jo vetëm për politikën amerikane ndaj Iranit, por edhe një vend për të njohur kulturën dhe shoqërinë, për të gjetur informacion për vizat deri edhe për të mësuar rreth mundësive për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

E paimagjinueshme në fundshekullin e kaluar që forca virtuale, e përdorur nga diplomacia, vetëm njëzet vjet më vonë, do të mund t’u mbushte mushkëritë popujve të shtypur arabë me ajrin e pastër të lirisë, do të mund t’u rikthente atyre shpresën e humbur në vite për të jetuar të lirë, do të mund t’i bashkonte ata në rrëzimin pa kushte të diktatorëve jetëgjatë, për të rikthyer në vendet e tyre flladin e freskët të pranverës së humbur arabe.

Me gjithë këto përparësi që epoka e internetit ofron për diplomacinë, nuk duhet harruar asnjëherë që ajo në vetvete, ashtu si edhe shteti, ndeshen me anën tjetër të medaljes, atë të rrezikut të zbulimit të sekretit diplomatik-shtetëror ose të cenimit të sigurisë kombëtare dhe më keq akoma të komprometimit të sistemit të sigurisë së anëtarësisë së aleancës, ai në rastin e NATO-s.

Çdo shtet, cilido qoftë ai, në çdo kohë, si pjesë të pacenueshme dhe të paprekshme të sovranitetit të tij, krijon dhe ruan sekretet e tij, diplomatike, ushtarake apo të sigurisë dhe sekretet që burojnë nga marrëveshje dhe angazhime të ndryshme dypalëshe apo shumëpalëshe.

Është e vërtetë që sot nuk është e nevojshme në misionet diplomatike për hapësirën e kushtueshme të dhomës së zezë të shifrës, por është i domosdoshëm përdorimi pa shpenzime i laptopit të kriptuar sipas kritereve rigoroze të përcaktuara të sigurisë.

Nuk është më e nevojshme të ketë radistë dhe shifrantë në misione diplomatike, por domosdoshmërish çdo diplomat duhet të ndërgjegjësohet që diplomacia, me gjithë aspektin e saj aktual të transparencës, nuk mund të sillet me informacionin si një gazetë apo agjenci online që vrapon për të pasur monopolin e botimit “scoop”. Faqja zyrtare, “Twitter”-i dhe “Facebook”-u i Ministrisë së Jashtme dhe misionit diplomatik (nëse ka, por do të ishte e pabesueshme të mos kishte), me informacionet që përditësohen informon të informueshmen për publikun, duke krijuar dritaren e domosdoshme të komunikimit të ndërsjellë, të hapur dhe shkurtues të distancave gjeografike.

Pavarësisht mjeteve dhe metodave bashkëkohore që diplomacia ka filluar të përdorë (në MPJ të Danimarkës email-i i dërguar konsiderohet dokument zyrtar), ajo duhet të vendosë standarde të reja të sigurisë në atë pikë që pavarësisht dëshirës apo nevojës për të komunikuar shpejt dhe shkurt një informacion ai duhet të jetë i sigurt në nisje, gjatë rrugës, në mbërritje dhe në ruajtje.

Publikimet e paautorizuara të telegrameve të Departamentit të Shtetit nga “Wikileaks” nuk krijuan vetëm shqetësim në nivelet e larta të administratës amerikane, por ranë si kambanë alarmi për forcimin dhe rritjen e masave të sigurisë së informacionit virtual dhe informatik jo vetëm për SHBA-në, por për të gjitha vendet e botës, diplomacia e të cilave nuk mund të jetë imune ndaj anës tjetër të medaljes së përparësive që ofron sot epoka e internetit, atë të rrezikut që vjen prej saj.

Në përfundim, përparësitë dhe sfidat që ofron epoka dixhitale dhe komunikimi virtual për diplomacinë, nuk i ndryshojnë thelbin në raport me misionin e saj e sidomos në qasjen ndaj informacionit dhe analizës së përgjegjshme dhe të thellë të fenomeneve, përkundrazi i shumëfishojnë asaj mjetet, metodat, burimet, kontaktet për të realizuar, cilësisht dhe në vazhdimësi qëllimet e saj dhe interesat afatgjatë.


*Ambasador i Shqipërisë në Kopenhagë


Arben Cici/Ambassador at Embassy of Albania in Copenhagen

Copenhagen Area, Denmark 
Government Administration
Current
  • Ambassador at Embassy of Albania in Copenhagen
Past
  • Diplomatic adviser of the President at Presidency of the Republic of Albania
  • State Protocol Director at Ministry of Foreign Affairs, Albania
  • Ambassador at Embassy of Albania, Zagreb
Education
  • University of Tirana, Albania
  • Faculty of Translation, University of Algiers
  • Languages Department,University of Constantine, Algeria
Connections
500+ connections
Websites
Twitter
Public Profile


Lypsaria, kambanë alarmi


Nga Ilir Çumani




TIRANE - Fenomeni i lypsarisë është një fenomen shumë i debatuar në këto vitet e tranzicionit shqiptar nga shumë aktorë institucional dhe politikbërës, qeveritar dhe joqeveritar. Trajektorja me shumë kurba, me ulje dhe ngritje që ka kaluar shoqëria shqiptare në këto 22 vjet, e shoqëruar edhe nga mungesa e planifikimit të politikave sociale mbështetëse për shtresat në nevojë, përfshirë familjet pa të ardhura dhe me shumë fëmijë, ka bërë të mundur lulëzimin dhe institucionalizimin e fenomenit të lypsarisë, që është një plagë e rëndë sociale dhe një problem shumë kompleks për shoqëritë e konsumit që kalojnë nga njëri sistem në tjetrin. Sigurisht, fëmijët që vijnë nga familjet e varfëra dhe me status të dobët social, romët, fëmijët jetimë dhe ata pa kujdesin prindëror, kanë qenë dhe janë viktima të lypsarisë, si rezultat i abuzimit permanent të prindërve të tyre, apo tutorëve, të cilët i shfrytëzojnë maksimalisht, duke u shkaktuar këtyre fëmijëve një traumë të rëndë të aspektit psikoemocional, e për rrjedhojë edhe një rrezik potencial të shëndetit fizik dhe atij mendor. Edhe pse janë bërë shumë përpjekje për të minimizuar dhe parandaluar këtë fenomen me anë të masave të marra nga qeveria dhe aktorët joqeveritarë (OJF), ku janë realizuar me dhjetra e dhjetra tryeza të rrumbullakëta nga institucionet e pushtetit lokal dhe atij qendror, ku nuk ka munguar edhe prezenca dhe ekspertiza e institucioneve të huaja, rezultatet janë të papërfillshme, madje do të thosha se janë dëshpëruese. Kurrë ndonjëherë Shqipëria, dhe veçanërisht qytetet e mëdha urbane si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Berati, etj, nuk ka njohur një fluks dhe dyndje migratore të fenomenit të lypsarisë sa në këto 2 -3 vitet e fundit. Grup-targeti më i madh në numër i lypsarisë janë fëmijët e mitur nga komuniteti rom, fëmijët jetimë dhe të moshuarit e braktisur të moshës së tretë, të braktisur nga të afërmit e tyre dhe pa asnjë të ardhur apo pension pleqërie, si edhe invalidët. Kjo panoramë e dhimbshme migjeniane, me objekt shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, flet qartë për sfondin gri social në të cilën ndodhet dhe prezantohet sot Shqipëria, anëtare me të drejta të plota në NATO dhe vend aspirant i BE – së.

Kohët e fundit, numri i fëmijëve të mitur që lypin ka ardhur duke u rritur dita ditës. Lokalet e shumta të kryeqytetit në këto muajt e nxehtë të verës janë “pushtuar” nga armata e madhe e “ushtrisë” së lypsarëve të të gjitha kategorive. Situata duket se është jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa serioze. Piksëpari, ky fakt duhet të alarmojë institucionet përgjegjëse shtetërore për të ndërhyrë me masa konkrete, duke përdorur mekanizmat ligjorë dhe administrativ, dhe për të frenuar e parandaluar fluksin në rritje të lypsave, veçanërisht në qytetet e mëdha urbane. Problemet e mëdha sociale që po kalon sot shoqëria shqiptare, si papunësia, varfëria, divorcet, emigracioni, shtuar këtu edhe efektet e ndjeshme të krizës ekonomike globale ku vendi ynë assesi nuk mund të përjashtohet, kanë shtuar edhe arsyet e krizës brenda bërthamës familjare. Si rezultat i kësaj, është rritur shkalla e konfliktualitetit, e dhunës dhe e destruktivitetit brenda familjes. Në shumë raste, këto konflikte kanë përfunduar me krime të rënda dhe humbje jete të njërit apo të dy bashkëshortëve, duke i lënë këta fëmijë në mëshirë të fatit. Ky është kontigjenti më i riskuar dhe më i përdorur për lypsari nga të afërmit dhe tutorët e këtyre fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror.

Statistikat janë tronditëse. 700.000 deri në 1.000.000 persona janë aktualisht në një varfëri ekstreme për shkak të krizës e papunësisë. Nga 700.000 shqiptarë që kanë nevojë për asistencë, 184.000 janë fëmijë në nevojë, 31.000 prej të cilëve janë fëmijë jetimë. Mbi 2/3 e kësaj moshe përballen me ekstremin e përpjekjeve raskapitëse për mbijetesën. Por, më të prekurit nga ky ekstrem varfërie e përpjekjesh mbeten fëmijët jetimë. Një pjesë shumë e vogël e tyre marrin asistencë sociale. Kjo asistencë që garantohet nga shteti mbulon vetëm 5 % të nevojave minimale të jetës së tyre. Nga 31.000 fëmijë jetimë në mbarë vendin, vetëm 400 prej tyre trajtohen në 9 qendra rezidenciale shtetërore dhe 360 të tjerë në 16 qendra private (OJF). 100.000 persona janë me aftësi të kufizuara, mes të cilëve, një numër i madh jetimësh gjenden në të njetën situatë varfërie e përpjekjesh për mbijetesë.

Pjesa më e madhe e fëmijëve, kontigjent i lypsarisë, janë fëmijë dhe të moshuarit e braktisur - endacakë të kequshqyer. Një pjesë e tyre sot vuajnë nga sëmundjet e gojës, ezofagut, stomakut, zorrës së hollë, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit dhe pankreasit, që në disa raste të çojnë në MALABSORBIM (keqthithjen e ushqimeve). Me kalimin e kohës, kjo degjeneron në kequshqyerjen e organizmit që në gjuhën mjekësore quhet MALNUTRICION. Është një kambanë alarmi për institucionet e shtetit shqiptarë, veçanërisht për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale që, që nëpërmjet zyrave rajonale të tyre, të marrin të gjitha masat e duhura për të shpëtuar nga kthetrat e sëmundjes këta fëmijë të abuzuar, por edhe të moshuarit e braktisur – endacakë që janë kontigjent i lypsarisë për shkak të varfërisë ekstreme dhe pamundësisë së ushqyerjes. Nuk është turp për asnjë shtet, sado i fuqishëm të jetë ai, që në situata të tilla ku vihet re një krizë e thellë ekonomike dhe sociale që rrezikon jetën e qytetarëve të varfër dhe të pamundur, të ngrejë pse jo, edhe “mensat e supës”. A nuk ndodh sot kjo me vendin fqinj, Greqinë...!? Shumë qytetarë grek kanë humbur vendin e punës e për rrjedhojë edhe strehën e tyre, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë qiranë e banesës. Për rrjedhojë ata s’kanë as të ardhura për t’u ushqyer. Në njëfarë mënyre qeveria aktuale e Greqisë me mundësitë e veta i ka marrë në mbrojtje këto shtresa së paku për t’u siguruar një shtrat dhe 1 – 2 vakte ushqimore në ditë në mensat e ngritura enkas për ta. Kjo do të thotë se, edhe në vendin tonë, në situata të tilla, këtyre njerëzve pa të ardhura, të pangrënë, le t’u ofrohet falas nga shteti 1 - 2 vakte ngrënie në këto mensa me qëllim që ky kontigjent i popullatës të shpëtojë nga kthetrat e sëmundjeve dhe të vdekjes të shkaktuar nga uria. Kjo gjë mund të realizohet në disa qytete të Shqipërisë ku është prezente fenomeni i varfërisë dhe e lypsarisë të këtij grup – targeti, nëpërmjet institucioneve të pushtetit lokal në bashkëpunim dhe mbështetjen edhe të institucioneve fetare që janë prezente në vendin tonë.

Është detyrë kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike në mbarë botën, e parashikuar kjo edhe në marrëveshjet dhe Konventat Ndërkombëtare (sipas të Drejtës Ndërkombëtare), që çdo qeveri t’ju asistojë grupeve të popullatës të riskuar dhe në nevojë me programe sociale mbështetëse dhe plane masash konkrete, për t’i shmangur qytetarët e tyre nga shkalla e rrezikut, me qëllim që ata të mos jenë të privuar dhe të margjinalizuar, por të bëjnë një jetë të dinjitetshme si të gjithë qytetarët e tjerë.

Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, por edhe shumë aktorë serioz nga shoqëria Civile që merren me mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të vazhdueshme për të qenë aktiv, kontribues dhe komplementarë në përpjekjet e përbashkëta edhe me institucionet shtetërore, për të gjetur rrugët dhe mekanizmat efikase për zbutjen dhe parandalimin e këtij fenomeni. Por, fatkeqësisht deri tani, nuk është mundur arritja e një rezultati konkret. Edhe pse janë ndërmarrë herë pas herë operacione dhe fushata sporadike nga Ministria e Brendshme dhe pushteti lokal, për të larguar nga rruga këta lypës, situata është tepër e nderë dhe alarmante. Mendoj se nuk është kjo rruga e duhur për të minimizuar dhe për të shmangur njëherë e përgjithmonë këtë fenomen. Herë pas here, janë hartuar strategji në planin kombëtar dhe janë realizuar seminare e tryeza të rrumbullakëta që kanë kushtuar jo pak, por dhjetra e qindramijëra euro… Më pas janë përgatitur raporte periodike dhe janë sinjalizuar institucionet përgjegjëse dhe institucionet politikbërëse dhe ato të ligjit zbatues, për të marrë të gjitha masat e duhura që fenomeni i lypsarisë të luftohet duke gjetur shkaqet e vërteta që e lindin dhe e sjellin këtë fenomen në mjedisin tonë, siç janë mungesa e planifikimit të politikave sociale mbështetëse për shtresat në nevojë, varfëria masive tek shtresat e gjëra të popullatës nëpër zonat rurale, të cilat me shpresën për t’iu shmangur s’kamjes dhe kthetrave të vdekjes nga uria, shpresojnë për një jetë më të mirë, duke vërshuar pa orientim në një migracion kaotik drejt qendrave urbane. Pra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Ajo që duhet të ndryshojë ka të bëjë me ndërgjegjësimin dhe politikbërjen. Është i domosdoshëm hartimi dhe zbatimi i programeve sociale nga bashkitë, komunat, qarqet, të cilat problemet e mëdha sociale të shtresave në nevojë i prekin nga afër dhe e kanë më të lehtë të identifikojnë rastet e riskut, me qëllim për t’i shmangur nga kufiri i rrezikut duke u asistuar me programe sociale mbështetëse dhe integruese. Me një fjalë, puna me pushtetin lokal është kyçe dhe vendimtare për të ndryshuar dhe përmirësuar gjendjen sociale të grupeve shoqërore që janë në nevojë. Pra, do të thosha se vihet re mungesa e vullnetit politik e atyre njerëzve që kanë marrë votëbesimin e popullit dhe e shpërdorojnë votën e qytetarëve që i kanë votuar.

http://www.hermesnews.org/articoli/stampa-articolo.asp?IDARTICOLO=26108
* Autori është Drejtor i Përgjithshem i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Kur shehë një krim dhe i mbyllë sytë, bën më shumë krim se sa ai që po bën krimin

Përshëndetje juve autor të nderuar,

Uroj të gjithë te jeni mirë me shëndet dhe se jeta po u shkonë mbarë dhe me suksese. 

Mikesha dhe miqë të nderuar, duke u munduar dhe punuar pa u ndalë që në mënyr më të mirë dhe me dinjitet ti bëjm shqiptarët bashk dhe duke pasur vetëm një qëllim, që një ditë ëndrra e përbashkët të bëhet realitet, më shqetëson zhvillimi i nxitjeve dhe publikimeve të shkrimeve në portalin Antikombëtar Zemra Shqiptare të cilën e kam pagëzuar me titullin e ri Mëlçia e idht Shqiptare.

Fjala e lirë nuk më ka penguar kurr, se këtë liri duhet ta ket gazetaria moderne, për informim rreth aktualiteteve, opinioneve etj etj. Po një gjë po më vret mua dhe po mendoj se është problem kombëtar ku nuk bën me i mbyll syt. Një fjalë thotë: Kur shehë një krim dhe i mbyllë sytë, bën më shumë krim se sa ai që po bën krimin.  Krimin që po e shoh une në Mëlçin e idht shqiptare është se aty po zgjohet urrejtje, nxitje nga shqiptarët me nofka, ndër shqiptar. Po të ishte dikush si shumë tjerë që shkruajn me emër e mbiemër, nuk do ti shikoja. 

Po ja që dikush po shkruan me nofka dhe po ju hedh balt syve të gjithë atyre që e lexojnë dhe e përkrahin, me videoklipe nga youtube të cilët janë xhirue në vende arabe (rasti konkret në TUNIZI) dhe me këto video zgjojnë urrejtje ndër shqiptar që besojnë në islam se ashtu thirrin në shkrimet e tyre. Personin që po e cek unë, e njihni të gjithë dhe më besoni se shumë shpejt do ta bëj publik me foto emër dhe mbiemër, ku do të gjeni dëshprimin më të madhë në publikun tonë të përditshëm. Ky person përfaqëson me të madhe artin dhe kulturën, po ja që edhe ka fytyrën e dyt dhe shkruan si Ilir Dardani, të cilin e kam pagëzue me emrin MELEZ. Ilir Dardani, Petrit Toska, Kola, Mësuesi dhe disa nofka tjera që do ti bëj publike janë i njejti person.

Ky publikon shkrime të tilla si: Ilir Dardani: Ne emer te Zotit te Dashurise refuzoni Allahun Vrases! (+ video e tmerrshme!) Një shkrim të cilin e kam kundërshtuar me një reagim me fakte: Reagim ndaj shkrimeve antishqiptare të 'Ilir Dardanit' redaktor te 'Zemra Shqiptare' të cilin reagim e kanë vjedh nga faqja jonë dhe e kan publikue aty, ku mund ti lexoni komentet që janë lënë dhe ky Melezi ka reaguar kështu: Ilir Dardani: Funderrima islamike Muhamet Hoxhaj dhe disa fakte te mjerimit islamikNga këto tema keni qindra shkrime aty!!

Aty publikohen komente të tilla si: Kola [ Wednesday, 02.01.2013, 12:07 AM ] " Iliri ka të drejtë dhe pikë! Mua më duket se është fjala për dy revista me qëndrime antagoniste, Zemra Shqiptare që del në Angli dhe mbron interesat e shqiptarëve dhe krejt popujve të botës që e konsiderojnë Islamin si fe e mbrapshtë...."

Startimi i komentit dhe emri KOLA i vet Melezit po tregon se kush është. Po rrethë tij personalisht shumë shpejt. Do ta demaskoj këtë të marr që zgjon urrejtje dhe nxitje ndër shqiptar. Keni parasysh, ky gjithnjë shkruan me videoklipe arabe, dhe zgjon urrejtje ndër shqiptar, gjë që ska asgjë të bëj me ne.

Ky portal që lejon shkrime të tilla dhe komente të tilla anonime, dëshmon që këto nuk janë Zemra e Shqiptarisë, po informbyroja famkeqe me Meleza në redaksi për antishqiptari.

Miqë të dashun: Une po ju shkruaj se: Do të distancohem nga të gjithë ata autor që kontribojnë aty me shkrime dhe po të njejtat shkrime na dërgohen dhe neve. Mua personalisht nuk më mbetet hatri aspak nëse mendoni që ato janë më me vler, se portali ynë KosovariMedia.com!!

Dikur me një autor kam startue punën, ndërkohë kontribut kemi nga mbi 450 autor të ndryshëm. Edhe njëher, nuk më mbetet hatri nëse i dërgoni shkrimet andej, po edhe mos të ju mbetet hatri që une ato shkrime të njejta nuk do ti publikoj, po edhe nëse ndodhen tek ne të publikuar, dhe ndërkohë andej publikohen, une do ti largoj nga faqja. Pa keqkuptime.

Miqësia jonë, shoqëria jonë, do të qëndroj edhe më tutje, do tju vizitoj kur të jem në vendlindje, atyre që ju kam dhënë fjalë me ju ndihmue aty ktu, ato kanë qëndrim edhe më tutje.

Më kujtohet një shkenctar që në vitet e 1900ta kishte filluar punën e shkencës me milingona, ai kishte gjet poashtu një gazet ku publikonte shkrimet e tija, mirpo nuk kish qenë edhe aq i adhuruar, (kujt i kanë interesue në atë kohë milingonat) po ja që ai me një plan të thjesht ka depërtue në gazet dhe kur e pyesin se apo të vij inati se shkrimet tua nuk lexohen, ju kish thën: Une publikoj shkrime në gazet "xy" aty janë disa autor që janë të famshëm dhe në krah të tyre, me siguri njerzit ia lëshojn syt edhe shkrimit tim.

Me këtë tregim miq të dashun, puna e juaj e qmuar kontribon në një sofër me helm, ku për krah shkrimeve tuaja lexohen edhe shkrimet e këtij MELEZI që thirr për antiislam dhe vllavrasje. Andaj, ju kisha lutur që të bëni zgjidhje, poashtu edhe të distancoheni publikisht nga ky portal antishqiptar. 

Ne nuk kemi rrugën e njejt, ne mundohemi të kontribojmë për shqiptar ndërsa këta kontribojnë për nxitje dhe urrejtje ndër shqiptar me nofka. 

Besoj dhe shpresoj se më kuptuat. Pleqt kanë thanë dikur, "zgjidhë e begenis".....

Ju përshëndes me rrespekt

Muhamet Hoxhaj / Administrator dhe Moderator

http://www.KosovariMedia.com
http://www.facebook.com/KosovariMedia
http://www.myspace.com/KosovariMedia 


http://www.RadioDrijona.de
 
http://www.facebook.com/RadioDrijona.de
 
http://www.youtube.com/user/RadioDrijona

Errësira nuk e mbulon dot dritën



E-mail
PrintPDF
Ngreje kokën Muhamet se je burrë mes burrash, që i kanë të rrallë shokët. Qofsh i nderuar me jetë se ne na ke mbrapa për të mirën e kombit, për BASHKIMIN KOMBËTAR.
Nga Dr. Përparim Demi 

Dr. Përparim Demi
Dr. Përparim Demi









Vura këtë titull metaforik pasi nuk gjej dot krahasim tjetër për shkrimin e personit pa emër që fshihet mbas pseudonimit Ilir Dardanit, i cili mundohet të hedhi balt ndaj një personaliteti të njohur të diasporës shqiptare siç është Muhamet Hoxha. Xhesti i tij është akoma më i ulët nëse do jet me origjin shqiptare, gjë për të cilën kam dyshime. Nga do që ta marrim dhe sa do ta analizojmë një veprim i tillë është i papranueshëm dhe reflekton shumë urrejtje antishqiptare, të cilën mundohet ta mbuloj me sulmin kundra fesë islame. Jam dakord me propozimin e Muhametit se një gazetë e tillë që pranon të botojë gjëra të tilla duhet bojkotuar nga çdo shqiptar, si nga autorët ashtu dhe nga lexuesit. Ky do ishte qëndrimi më i mirë për ti dhënë përgjigjen e merituar dhe për ti treguar se njerëz të tillë dhe idera të tila përçarëse janë të papranueshme për kulturën, por dhe në përgjithësi në shoqërinë shqiptare.
Lidhur me fondin e problemit. Kam publikuar në blogun tim personal shkrimin me titull (kliko dhe lexo)”Në fe mos më prek…”, të cilin do ta publikoj dhe në gazeta të tjera, ku kam dhënë opinionin tim lidhur me fetë dhe strukturën fetare tolerante të shoqërisë shqiptare. Ne nuk kemi probleme fetare, këto probleme po mundohet të huajt ti na imponojnë. Njerëz si personi i fshehur pas emrit Ilir Dardani duan të na imponojnë intolerancën fetare kur dihet mirë fakti se konflikte të tilla nuk ka patur kurrë në gjirin e popullit shqiptar.
Në historinë e Shqipërisë janë të njohura krimet e Patriarhisë greke ndaj priftrinjve dhe mësuesëve shqiptarë që luftonin për gjuhën shqipe dhe për pamvarsinë e Shqipërisë. Po kështu nuk mund të harrojmë krimet sërbe ndaj priftërinjve dhe besimtarve katolik të veriut të Shqipërisë. Shpesh ndodhte që sërbët kombinonin veprimet me pushtuesit Osman për eleminimin fizik të shqiptarëve të çfardo feje që të ishin. Rastet janë aq të shumta dhe të vazhdueshme, sa është e vështirë ti përmbledhish në një shkrim. Sot Ky far ”Ilir Dardani” po sulmon me po atë virulencë shqiptarët e fesë muslimane si dhe kriminelët e Zervës gjatë genocidit të shqiptarve muslimanë të Çamërisë. Është e njëjta gjuhë dhe e njëjta urrejtje, nuk bëj dot asnjë dallim mes tyre.
Kthehemi tek subjektiMuhamet Hoxha njihet dhe respektohet nga të gjithë, sidomos nga shqiptarët e diasporës në Gjermani, apo Kosovës. Këtë respekt e ka fituar me punën e tij patriotike të palodhur dhe me qëndrimin e drejt që ka mbajtur për mos lejimin e egzagjerimeve, fyerjeve, dhe fenomeneve që janë të huaja për shoqërinë tonë. Ai ka mbajtur qëndrime konsekvente ndaj kujdo që ka dashur të përdori gazetën për qëllime personale dhe nuk ka lejuar botime që kanë për synim përçarjen e shqiptarëve. Pikërisht ky fakt është gjëja që e ka shqetësuar Ilir Dardanin klandestin.
Muhamet Hoxhaj - Themeluesi i portalit Kosovarimedia.comNë një bisedë me Muhametin lidhur me këtë problem, ai mu përgjigj se: ”… i kemi edhe rubrikat për komunitetin Krishter, Ortodoks dhe Protestant, por nuk kemi akoma autor me shkrime të tilla, se edhe këto rubrika qëndrojnë në mesin tonë. Neve kemi dëshirë siç e thot edhe vet portali të jemi pikërisht ai portal i fjalës shqipe, i cili do të bashkoj njerzit tanë, pra kemi një Portal ku takohet Bota Shqiptare me plot kuptimin e fjalës. Unë si besimtar në Islam, nuk kam bërë një portal për të anashkaluar vëllezërit e mij të cilës do fe apo edhe të pafe. Këtu, tek Kosovarimedia është bota e vogël për tu takuar. Ne jemi për të gjithë shqiptarët, këtu ka vend për krejt botën. Ne përfaqësojm me dinjitet dhe identitet botën e plot shqiptare pa anashkaluar ndonjë kategori politike apo fetare”.
Rubrikat e botës shpirtërore të Kosovarimedias, i dedikohet besimtarëve të të gjitha feve, pamvarsisht se deri tani vetëm autorët e fesë muslimane janë përgjigjur thirrjes së portalit. Publikimet e bëra kanë karakter informues dhe njohës, ato nuk kanë aspak për qëllim të prekin shqiptarët që besojnë në fetë e tjera, përkundrazi janë të mirpritur dhe shkrime fetare që u drejtohen lexuesave të fesë krishtere.
Më qartë nuk bëhet veç nëse dikush paemër nuk do ta shohi. Kush nuk dëshiron të informohet në këtë kulturë fetare nuk është aspak i detyruar ti lexoj ato faqe, mundet, që fare mirë të lexoj rubrika të tjera të pasura me informacion nga bota shqiptare. Të kuptohemi mirë në këtë pikë, besimtarët e fesë islame me kombësi shqiptare kanë po aq të drejtë të kenë literaturën e tyre sa dhe ata të fesë krishtere, por kjo nuk duhet të jet subjekt propagande dhe manipulimi siç bën pseudopatrioti që fsheh emrin ose i paemër, në gazetën Zëmrashqiptare, e cila është kthyer në diçka krejt tjetër veç zëmër që nuk mund të jet.
Unë jam kundra propagandës agresive vehabiste në Shqipëri e gjetkë, ashtu siç jam kundra propagandës greke dhe kishës greke antishqiptare, apo uzurpimit të kishave tona në Kosovë nga ana e kishës sërbe, por nuk do jem kurrë kundra besimtarëve musliman, ortodoks apo katolik shqiptarë. I dua të gjithë njëlloj si shqiptarë. Tolerancën tonë fetare ne e kemi shprehur gjithmon. Ashtu siç u bënë vllamër suliotët e krishter me paramthiotët musliman në 1821 në Çamëri, ashtu dhe sot nuk gjen familje në Shqipëri ku të mos ketë krushqi të kryqëzuara me fe të ndryshme. Ky është realiteti ynë shqiptar, është realiteti i tolerancës më të lartë të besimit që rrallë e gjen në botë.
Njerëz pa fytyrë dhe pa emër si Ilir Dardani janë tejet helmues dhe të rezikshëm pasi ata e fshehin qëllimet e tyre të mbrapshta mbas slloganeve gjoja patriotike, në fakt ata aspirojnë për luftën vlla vrasëse, për konflikt etnik dhe fetar, kërkojnë gjakderdhje shqiptare. Sjellja e këtyre lloj mercenarve të forcave të errëta antishqiptare nuk është i panjohur për ne dhe nuk ësht ky krimbi i parë në historinë tonë, kemi parë dhe të tjerë si puna e këtij. Kombi shqiptar i ka rezistuar si luftrave ashtu dhe propagandave të huaja në shekuj dhe ja ku jemi sot, një komb i fort i cili sa vjen e më tepër po afrohet objektivit të tij të madh të bashkimit kombëtar. Pikërisht kjo i tërbon shovinistët e Ballkanit që yshtin këtë farë pa emër.
Ngreje kokën Muhamet se je burrë mes burrash, që i kanë të rrallë shokët. Qofsh i nderuar me jetë se ne na ke mbrapa për të mirën e kombit, për BASHKIMIN KOMBËTAR.
Bukuresht, 08.08.2012

Nofkagjive: Pasuria më e madhe për njeriun është mendja e sinqertë e shëndoshë e drejtë....


e duhet jo vetëm të mendojmë pozitivishtë por edhe të veprojmë
Dua t’iu themë lexuesëve se tek shumë njerëz atdhetarizmi ka lindur më herët, pra thënë shkurt e ka traditë, e dikush e do sa për sy e faqe. Dhe ata që nuk e kanë të lindur dhe rritur pa edukatë nuk mund të edukohen kurrë deri në vdekje.., ndaj tyre duhet përdorën sanksionet. Është shumë keq por ideali njerëzor nuk i dedikohet aspiratës së popullit- kombit por interesat fitimprusëse.
Nga Ramiz DËRMAKU -
Po themi po jetojmë, por si po jetojmë?! Jetën tonë nuk ia dëshiroj askujt. Ndoshta brezat e ardhshëm, që vijnë më vonë do ta kenë më mirë?! Gjatë këtyre viteve unë tek pjesa më e madhe e popullsisë sonë pash vetëm; terr, shpifje, xhelozi, urrejtje, karierizëm, bajraktarizëm, demagogji, familjarizëm, korrupsion, Takova njerëz të cilët e duan tjetërin jo si vëlla apo motër të një fisi, apo të një gjaku por për interesa të ngushta personale, e jo për interesa të çështjes kombëtare.
Pra të gjithë e diejm se njeriu lind për ti ndihmuar çështjes kombëtare dhe për të jetuar një jetë normale, por nëse nuk e bëjmë jetën si duhet asaj nuk mund ti themi jetë. Shtrohet pyetja pse? Po jetë bëjnë edhe qenët, por asaj i thonë jetë qenësh. Ajo nuk është Jetë. Ata njerëz të cilët akoma pa u zgjuar nga shtrati.., e deri sa të bien në gjumë, mbi 40 % e tyre kohën e kalojnë duke u menduar, folur, akuzuar, shpifur, ose duke u bërë servil para atyre (njerëzve-funksionarëve ) që kanë ndonjë interesë. Për dikend që nuk e kupëton se çka është jeta, është vështirë me e kuptuar, sepse ata të zezës i thonë e bardhë e të bardhës e zezë.
Jetën duhet ta pranuar ashtu siq vjen qoftë e bardhë apo e zezë. E bardha me të mira, e zeza me të këqia. Prandaj për dikend jeta është e vrazhdë, me shumë padrejtësi, me shumë vuajtje, me shumë paqartësi dhe shumë zhgënjime. Unë mendoj se ne duhet jo vetëm të mendojmë pozitivishtë por duhet edhe të veprojmë, sepse kështu thotë shkenca, demokracia por edhe perendia. Ka të tillë që mendojnë gjëra të këqia për mikun, shokun, kolegun, etj, kjo do të thotë se edhe kështu njeriu bënë mëkate. Unë mendoj se pasuria më e madhe për njeriun është mendja e sinqertë e shëndoshë e drejtë, fisnike, e cila prodhon energji pozitive jo vetëm për vetvetën por edhe për të tjerët, për rrethin ku jeton dhe vepron.
Mendoj se nuk ka gjë më të shëmtuar në botë se sa ta kalosh kohën e jetën duke u marrë me gjëra të liga, të padrejta, shpifje, urrejtje, xhelozi, karierizëm, bajraktarizëm, etj. Ka ndodhur që shumë “njerëz“ dihet servil deri sa i kanë realizuar qëllimet e tyre personale, të thonë; ty, të kam vëlla, ty të dua, të respektoj, ti je dhe tjetër s’ka.., ti, je drita e syve , ti je.., etj.
A) Ky grup i njerëzve të cilët i përkasin këtij domeni janë njerëz servil ata i përshtaten qdo sistemi dhe janë në gjendje ta ndërrojnë formën e trupit për interesa të shënuara më lartë.
B) Grupit tjetër i takojnë njerëzit të cilët e kanë humbur mendjen pas pasurisë, interesit, ata nuk mund të pasurohen e as të aftësohen, vetëdijësohen, sepse një ditë do tu thotë zoti dhe shoqeria; mjaftë me këo fjalë, mjaftë me këto gënjeshtra.. Këta njerëz që nuk i besojnë as njeriut .., vetit , por as zotit.
C) Grupi i njerëzve që interesat personale i vënë para atyre kombëtare, jeta e tyre heret apo vonë është e dështuar dhe të robëruar, sepse ata tërë kohën orvaten që sa më parë të arrijnë tek qëllimet e tyre karieriste, bajraktariste, miskine, etj.
Një fjalë e popullit thotë: Me verbëri fizike jetohet edhe në gjungell edhe në errësirë, por me verbëri shpirtërore nuk jetohet as në dritë.
Njerëz servil ka shumë .., dhe po ata “njerëz“ jo që e dëmtojnë unitetin e popullit por janë penguesit kryesorë të zhvillimit të proceseve pozitive e demokratike plurale, sepse ata duke i dëmtuar të tjerët .., njikohsisht e demtojnë edhe vetvetën.  Ditëve të fundit jam tejet i shqetësuar dhe asesi s‘po mund ti kuptojë këta “njerëz“ bile në mesin e tyre edhe intelektualë, të cilët po i ndërrojnë fjalët dhe shkrimet përmes emajlit, siq e ndërron kërmilli formën e trupit.
Për çdo ditë numri i pa kurrizorëve po shtohet-rritet, dhe këta po i pengojnë proceset demokratike. Por ja kjo është jeta., njeriu duhet të mësohet, e tu bëjë ballë si dukurive të mira ponjashtu edhe atyre të këqia. Gjatë jetës sime më ka rënë ti dëgjojë fjalët; Se ai (ajo) ishte burrë (grua) e fortë. Kjo thënje s’ka të bëjë me forcën fizike, por burrë i-e (grua) e fortë është ai (ajo) që e mbanë fjalën nuk fletë mbrapshtë sipas interesit vetjak ka sjellje fisnike, nuk e lakmon djersën e huaj, i përmbahet rregullave të qytetërimit, dhe qëndron i (e) pa luhatur në çdo rrethanë, sidomos sot.
Por jam tejet i shqetësuar kur disa „atdhetar“ të çështjes kombëtar mbrenda një dite e ndërrojnë emrin e mbiemrin (dhe shkruajnë me nofka, po ka edhe të tillë që thonë para opinionit të gjërë se ne e duam atdheun.., Njerëzit që jetën e tyre e kanë shpenzuar duke patur respektë për të tjerët, dashuri, bamirësi, menquri, demokraci, unitetë, humanitet, mirësjellje, etj, ata kanë arritur në piedestalin më të lartë njerëzor. Për mua është me rëndësi që me të gjitha forcat e mia fizike, intelektuale dhe materiale t’i përkushtohem çështjes kombëtare. Kurrë nuk duhet dëgjuar zhurmaxhinjtë, të cilët orvaten me të gjitha forcat e tyre të krijojnë probleme dhe t’i pengojmë të tjerët. Nëse e ke realizuar një dëshirë, duhet ta realizoh me të mira, pra pa i dëmtuar të tjerët.
Para se të fillosh ta bëshë një të keqe, mendo se sa dhimbje do t’i shkaktoje tjetërit, ndalu pak e vëja gishtin kokës, dhe mendo…, si do ta ndiesh veten nëse ty të sulmon dikush..,. Dhe mos harroni se e keqja, do të ju kthehet bumerangë, pra me të keqe. Por e mira me të mirën.
Dua t’iu themë lexuesëve se tek shumë njerëz atdhetarizmi ka lindur më herët, pra thënë shkurt e ka traditë, e dikush e do sa për sy e faqe. Dhe ata që nuk e kanë të lindur dhe rritur pa edukatëtnuk mund të edukohen kurrë deri në vdekje.., ndaj tyre duhet përdorën sanksionet. Është shumë keq por ideali njerëzor nuk i dedikohet aspiratës së popullit- kombit por interesat fitimprusëse.
Mjerë ata që flasin shumë e nuk bëjnë asgjë për Atdheun. Kjo që po e shënojmë sot është një orvatje e imja personale që të sqarohen disa gjëra, të ndahet shapi nga sheqeri. Nuk është njejtë sikur të flasësh për atdhetarizëm, e mos të bëshë asnjë veprim konkretë. Por çka është edhe më keqë t’i pengosh proceset plurale dhe unitetin e kombit. Prandaj në fund u themi rrenacakëve, patriotëve me bateria, të korruptuarëve, përqarësëve, karieristëve, demagogëve, dallaverxhinjëve dhe atyre që i kanë ndërruar emërat se ditët tuaja janë të numruara dhe të shkruara në historinë tonë me shkonja të zeza.
Një fjalë e popullit thotë: Me verbëri fizike jetohet edhe në gjungell edhe në errësirë, por me verbëri shpirtërore nuk jetohet as në dritë.
Punuar me 8.08.2012

Jeronim De Rada dhe letërsia arbëreshe e shekullit të 19

NGA FLORI BRUQI

Jeronim de Rada (Girolamo de Rada), lindi në vitin 1814 dhe vdiq në vitin 1903, ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.

U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës.

 Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX.

 Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri.

 Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.

Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura.

Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.

Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij.

 Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843.

I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë.

Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve.

 Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe.

Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit"

Tituj të veprave

Milosao
Një pasqyrë e jetës njerëzore
Serafina Topia
Skënderbeu i pafan
Fjamuri i Arbërit (revistë)
Rapsodi të një poeme shqiptare, mbledhur në kolonitë e rrethit të Napolit,1983 Prishtinë: Rilindja
Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i Latini 1997 Cosenza Brenner
Këngë të milosaut : poemë 2002 Tiranë : Naim Frashëri
Autobiografia, 2000 Tiranë: Onufri
Parime të estetikës : mendime rreth jetës dhe qëllimeve të saj (ekstrakte) 2003 Tiranë : Globus R



Skeda:Derada.jpg


Veprimtaria e tij publicistike, letrare e politike ishte mjet jo vetëm për të zhvilluar vetëdijen e bashkësisë arbëreshe në Itali, por edhe për të hedhur themelet e një letërsie kombëtare shqiptare. Më e njohura ndër veprat e tij letrare është Këngët e Milosaos që përmendëm më lart, baladë e gjatë romantike që pasqyron dashurinë e Milosaos, një personazh i trilluar, djalosh fisnik në Shkodrën e shekullit të pesëmbëdhjetë, i cili është kthyer në shtëpi nga Selaniku. Këtu, tek burimi i fshatit, ai takon Rinën, vajzën e bareshës Kollogre, dhe bie në dashuri me të. Të dy të rinjtë e dashuruar u përkasin shtresave shoqërore të ndryshme, gjë që e pengon për një kohë të gjatë bashkimin e tyre, derisa vjen një ditë kur një tërmet shkatërron edhe qytetin edhe krejt fytyrën e dallimeve klasore. Pas martesës jashtë vendit u lind një foshnje. Por periudha e lumturisë martesore nuk zgjat shumë. I biri dhe e shoqja e Milosaos vdesin pas pak kohe, kurse ai vetë, i plagosur në betejë, jep shpirt në një breg lumi pranë Shkodrës. Këngët e Milosaos janë botuar në tri variante të ndryshme më 1836, 1847 dhe 1873. De Rada vazhdimisht e ndryshonte, e përmirësonte dhe e zgjeronte këtë përmbledhje baladash lirike me frymëzim të fuqishëm romantik, duke e kthyer nga një Milosao të mirëfilltë me njëzet këngë, në një variant përfundimtar shumë më të gjatë me tridhjetë e nëntë këngë. Kënga e parë nis kështu:

"Ljis jeta kishë ndërruar,
Uj të ri ndë dejtit
Kaljthëruar te dit e re;
Por llumbardh e Anakreontit
Ronej Temp e moçëme.
Nd'uj një dit vate të malji
E s'u pruar si kish zakon.
Vet çë atë s'e thajti bora,
S'e përgjaku akulli,
Se m'u resht njera çë ra
Tek e bardha shpia ime.
Kur te drita dheu me shpi
U sbuljua je dejti,
Si garea çë delj për sish,
Mua më zëgjoi, tue fjuturuar
Qeljqevet finestërës.
M'u pataksa e ruata jashtin:
Rusht pak skallankur
Dheut ën i kin hje;
Ljulje ljiu të gapura,
nd'era i tundën e përzien
Nd'at ninulj qeshënjën.
Si ato ljulje qielli.
Ti ruaje e së kuljtoje.
Një mbuin njerëzish.
Kallëzoret mbë dhemat
Mbajn kangjelje. Ka i goi
Ahjena ndër time motëra
Kishi arrën e mëma ime
Emërin tim thoj për ndë shpi.
Një gare m'u rodh te kurmi,
Si garea mbrëmjes te shtrati,
Kur vajza e ngrohët
Ndien për të parëzën
Sist çë m'i frihjen."


Takimi i parë i Milosaos me të bijën e bareshës në këngën e dytë bëhet, ashtu siç ndodh shpesh në poezinë popullore shqiptare, te burimi i fshatit. Ai ka shërbyer si i vetmi vendtakimi në shoqërinë tradicionale shqiptare, ku të dy sekset, po t'u ecte, mund të këmbenin dy-tri fjalë para se vashat virgjëresha, me sytë e turpshëm ulur përdhe, të ktheheshin në strehën mbrojtëse të familjes.


"Vreshtat in të verdhullore:
Erth ka malji dheljpëra
Me të ljodhëta të bijlat
Porsa paru in të vjelja;
E te hera çë ndër sheshet
Sqepet djelli, si te bota
Ëma çë këntuan një valle,
Vet Fjokat u m'u hjimisa.
E përveshurëz, e ljart,
Me këshen të pjeksurith
Ndë një jetullëz të bardh,
Ish te kroi një vash. Te balli,
Një këshill i kish hje.
I ljidhur te brezi kaljthër,
Skemantilj' i ngit mbë truall.
Mua sa më ndieti,
Shtuara vasha m'u pruar,
Gjifritur, pjono hje.
Me të trëmbur një gare.
Trimi: 'Vajz, më jep ti një pik uj?'
Vajza: 'Sa të duash, ti, birë zoti.'
'Kuj e bilje je ti, vash?'
'Mos më je ti e dheut guaj?'
Kur jesh djalj e Salloniq
Vajta, vajza nëng ishin
Ndë katund me aqë gadhi.
Ndë çerët e dhezurës,
Vucën ajo ngrënej.
'Jam e bilje Kollogres',
Ngrejti ballët e sbuljuar.
Na vejim asaj udh,
Gjëmbat çë virëshin tek udha
Së gërvishtëtin at kopilje:
Me llort të përgjakura,
Ka ballt u më ja reshta.
Di buz të qeshëme,
Nji herje të bardh,
At mbrëma dukëshim."


Më fort se familjet, janë pushteti i zakoneve shoqërore dhe ndërgjegja klasore ato që i pengojnë të rinjtë të lidhen ashtu si dëshirojnë. Për më tepër e detyrojnë vashën që t'i shmanget të dashurit të saj të mundshëm. Ndodh edhe një ndarje, gjatë së cilës Milosaon e pushton dyshimi e dëshpërimi, të cilat nuk i ndahen deri në bashkimin përfundimtar. Në këtë poemë, të rralla janë rastet kur dashnorët takohen vërtet për të folur me njëri-tjetrin. Në këngën e katërt kemi një skenë prekëse të mbrujtur me motivin erotik, që nuk është karakteristik për poezinë shqiptare:


"Ish e diella menat
E i biri zonjës madhe
Ngjitej tek e bukura
Të m'i ljipën një pik uj,
Se ish et' i djegurith.
Vetëm e çoi ndë vatërët,
Çë këshen më pjeksënej.
Ata duhëshin e s'e thoshin.
Vajza, me buzën mbë gaz:
'Ç'ësht e ikën si ajri?'
'Më presën ndë roljiet.'
'Di moll t'ardhura
Qëndro, u tij t'i ruata.'
Me një dor ngrëjturith
Mbanej mbi veshin e bardh
Ljesht e saj të shpjeksurith;
Kalli jetërën te gjiri
E më goljq mollëzit,
Më ja e vu ndë dorjet,
Ndë çerët e dhezurëz.
Thomnie ju, të dashurit,
Nd'ëmbëlj aqë të puthurit."


Edhe 'Këngët e Serafina Topisë' na kthejnë prapa te bota romantike e mjegullt e Shqipërisë së mesit të shekullit të pesëmbëdhjetë. Serafina Topia, bija e dukës së Artës, dhe Bozdar Stresa janë nga dy dyer rivale të kohës së Mesjetës, një Romeo e një Zhuljetë shqiptarë, dashuria e të cilëve ka për të mbetur e papërmbushur. Në këtë romancë gotike të mbushur me magji dhe folklor kalabrez-shqiptar, Serafina sakrifikon lumturinë vetjake për interesat e shtetit, dhe martohet me princin Nikollë Dukagjini me qëllim që, në prag të pushtimit turk, Shqipëria e jugut dhe ajo e veriut të bashkohen. Rruga e jetës e të gjithë personazheve të poemës është e mbushur me fatkeqësi, vuajtje e madje vdekje të parakohshme, pasqyrë kjo e jetës së vetë poetit. Ashtu si me 'Këngët e Milosaos', De Rada i ndryshoi e i rishikoi disa herë 'Këngët e Serafina Topisë', e në çdo variant gjejmë të pasqyruar gjendjen e tij vetjake.

Vepra letrare e tretë më e madhe e De Radës në shqipe është Scanderbeccu i pa-faan (Skënderbeu i pafat) (64), që ai e konsideroi si kryeveprën e tij. Përsëri, edhe kjo seri baladash romantike doli në një radhë botimesh të ndryshme që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të poetit në kohë të ndryshme. Në vija të trasha, ajo mbulon historinë e bëmave të para të Skënderbeut nga viti 1418 deri më 1444 dhe ndërthuret me shumë intermezo që kanë pak lidhje me të tërën. Skënderbeu, në të vërtetë, del pak në vepër. Edhe pse përmban shumë fragmente me poezi

emocionuese, Scanderbeccu i pafaan nuk është ajo poemë epike tradicionale që mund të pritej prej një pishtari të parë të lëvizjes kombëtare shqiptare. Ajo kalon sa në një çështje në një tjetër, e kjo vihet re sidomos në botimet e mëvonshme. Forcën e vet letrare De Rada nuk e kishte në saktësinë klasike apo unitetin strukturor të veprës.

 Në përgjithësi, korpusi i poezisë në gjuhën shqipe të Jeronim De Radës është vështirë të gjykohet e madje të skicohet për shkak të një mungese gjithandej të unitetit tematik në të tri veprat e tij kryesore, si dhe për shkak të prirjes së tij për ndryshime të vazhdueshme e botime të rishikuara, çka pasqyron gjendjen shpirtërore, nevojat emocionale dhe pëlqimet letrare në periudha të ndryshme të jetës së tij të gjatë. Në më të shumtën e rasteve, botimet e rishikuara duket se i kanë ulur vlerat letrare të veprave në fjalë. Ndonëse poezia e De Radës në dukje është ndërtuar mbi tema shqiptare, po t'i hysh më thellë, del e bëhet e qartë se, mbi të gjitha, ajo është për vetë De Radën.

Nuk është pa baza që albanologu britanik Stuart Man (Stuart Mann, 1905-1986) e ka cilësuar poezinë e De Radës 'të dobësuar për mungesë subjekti e strukture, për gjuhë të errët, dialog të rëndomtë dhe irrelevancë politike' (65). Ndonëse shkrimtar me vlera kulturore të paçmueshme, De Rada nuk është kurrsesi poeti i poetëve. Nuk kemi përshtypje se ishte në gjendje të krijonte në zhanre poetikë të tjerë përveç baladës romantike.

 Ka kritikë që kanë shkuar aq larg, sa të mos i japin fare merita si poet e shkrimtar (66). Pavarësisht nga këto, Jeronim De Rada prapëseprapë mbetet një figurë e lartë në historinë e letërsisë shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai luajti një rol të dukshëm në zgjimin e arbëreshëve nga errësira kulturore e krahinorizmi letrar dhe veproi si katalizator, jehona e të cilit u ndie fort përtej detit në Shqipëri në që ende vuante nën zgjedhën osmane....

.

2012-08-10

Doli libri me poezi “Antologjia e dhembjes poetike”,për Ali Podrimjen




Bota e librit


Nga autori Naim Kelmendi e në botim të Shtëpisë Botuese “Rugova Art”, doli libri me poezi përkushtimi për poetin Ali Podrimja.
Në këtë libër, të titulluar:”Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), zënë vend 101 poetë me poezitë e tyre për poetin e madh kombëtar Ali Podrimja,i cili në muajin gusht ndërroi jetë në një qytet të Francës, në Lodve,gjatë pjesëmarjes së tij në një festival ndërkombëtar të poezisë.
Vdekja e poetit ka prekur shumë krijues,që poetin e kanë dashur përgjatë jetës së tyre.Mjafton të lexohet kjo antologji dhe hetohet se, secili nga poetët, me përkushtimin e tyre poetik, shpreh jo vetëm dhembjen për humbjen e poetit tonw Podrimja,por edhe përkushtimin e tyre ndaj veprës dhe personalitetit të Podrimjes.

Pra,ashtu siç do të shprehej edhe njëri nga redaktorët e kësaj vepre,Prend Buzhala:Poetët thonë për Ali Podrimjen: ai nuk vdes! Poeti nuk vdes! Rekuiemi lirik, toni elegjiak kujtesa lirike, shndërrohen në Ideal Poetik. 

Shndërrohet në idealizim të kujtimit, në thellësi të konotacionit figurativ, në fusha referencash të pasura semantike, në hapësira të pëlleshme asociative, në ndërtime tekstesh mbi kodet e përzgjedhura, në transformime ndërtekstore e mbitekste poetike dhe, sidomos, në dinamikë të brendshme të strukturës kuptimore.

Pas ofshamës podrimiane poetike  që e lexonim ndër sa e sa dekada: "Oh, ç'mu këput litari te Guri i Prevezës", tani ja dhe ofshama elegjiake kombëtare për Njeriun që u nda prej nesh. Poetët edhe vdekjen e kanë Art Më Vete. 
Vargjet vijnë nga të katër anët e planetit dhe nga të gjitha copat e Atdheut: rrallë të ketë ndodhur që një poeti t'i kushtohen kaq e kaq vargje, nga qindra, poetë, për një kohë të shkurtër.
 Vetë poeti ishte kudo me vargjet e tij, ishte me të gjithë në gëzimikn e shqiptimit solemn poetik të vargut nëpër orë letrare, nëpër libra, nëpër amfiteatrot e odeoneve poetike.
 Vijnë këtu, si DHIMBJE E PËRBASHKËT, si ANTOLOGJI POETIKE E DHIMBJES...
Kjo Antologji prej 101 poezish dhe po prej kaq emra poetësh, lexohet si një ndërkomunikim i bukur poeptik. 
 Nis me poezinë "Vdekja dhe Poeti" të Alma Papamihalit dhe përfundon me vargjet e poezisë "Modestisht për poetin e madh ALI PODRIMJA" të poetes Zhorzh Sand (Viktoria Xhako-s):Në glob janë shpërndarë nxënësit e mi, /Mbase takim s’do të ketë ndonjëherë,/Por emrin shqiptar me vete kanë marrë/,Dhe vargun tënd/, Me krenarinë e shqipes,/ Në zemër kanë mbjellë.

E pra, dhembja e Lumit dikur, e lexuar si këndim yni nacional, tani shndërorhet dhe  në Këngë mbi Këngët për poetin. 

Shpalimi i botës artistike i poetëve përballë poetit, përmes aktit estetik të krijuesit letrar për krijuesin, do të na çonte tek ligjëratat e filozofit më të njohur çifut, Spinozës, i cili, në ag të kohëve moderne, i mbante ato në katedrat e Sinagogës së Amsterdamit: Deus sive Natura (Hyji ose Natyra); Hyji dhe Njeriu përbëjnë një njësi të përbashkët krijuese; natura naturans, natyrë botëkrijuese.

 Metaforikisht: edhe krijuesi letrar konsiderohej me natyrë botëkrijuese, ashtu sikundër ishin këta dy poetë; do të thotë, se ata ishin edhe natura naturata (përsëri  sipas Spinozës), pra natyrë e krijuar. Lasgushi ynë këtë “naturë krijonjëse” e përkufizon si “frymë”, “magji-dhëmbëse”, “transfigurim”, “tronditje shpirtërore”, “krijim i ri prej lëndës së vjetër”.Librin “Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”,Prishtinë,2012.
Nebih Bunjaku

-------------------------------
Naim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare….

 Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”,kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë… 

Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj.,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj.

Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.…

Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.


Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. 

Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.

Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe…Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.


Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore.

 I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.

Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. 


Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. 

Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.
I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit).


 Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet.

 Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).

Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.

Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi.

Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave. Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” .


 Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar:Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Fatos Arapi,Azem Shkreli,Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj,Arbër Ahmetaj,
Januz Fetahaj,Elida Buçpapaj,Hasan Mujaj,Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani,Shaban Cakolli,Ali D. Jasiqi,Sinan Gashi,Rrustem Geci,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj,Nazmi Lukaj,Ndue Ukaj,Prend Buzhala,
Shahbaze Vishaj,Sarë Gjergji,Flori Bruqi,Valdet Hysenaj,Nebih Bunjaku  etj.

Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:


1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.


2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.


3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.


4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.


5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.


6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.


7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.


8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.


9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.


10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.


11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.


12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.


13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.


14.Në një jetë pas Krishtit,2010


15.Esenca,2010


16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010


17.Eshtë vetëm kujtesë,2012

18.Antalogjia e dhembjes poetike,2012.

Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.

Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.

Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.

Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.

Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.


Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. 

Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta.

Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.


T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. 

Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.

Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë….(Flori Bruqi)

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...