Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/26

Nëpër vegimet e krojeve peotike të Mark Krasniqit



NGA ZEF  PERGEGA


Qëllon shpesh që në vorbullën e vetmisë dhe preses së saj të fortë hidraulike, me zë të brëndshëm flas me vete. Vetë i formuloj pytjet dhe vetë u përgjigjem. Pytja e parë që më bëhet si një re e mbarsur me korba, të cilët ndjekin coftinën e hedhur buzë kanalit, me vjen si një pllakë e bronxtë mbi rrudhat e ballit dhe me vobektëson shikimin se: përse ndjehemi të friguar të flasim për të gjallët!

E bash kjo vjen prej mediokreve që shtërzojnë nga kapslleku intelektual, duke e valvisin flamurin e tyre të shpërlarë me beze të huaj për të krijuar murrlane në dritën e udhës së shënjtë të të gjallit. Lumturia me e madhe e këtyre soi sorollopi që kasollën me kashtë e kanë gritur mbi maje brrylash dhe e shkelin frymën e tjetrit si bërsi rrushi, për t’i mbushur kovat jo me musht por me uthull që të tërbon në thartësirë.

      AKADEMIK MARK KRASNIQI

Pse pra ka ngurrime për të folur për njeriun që bën të mira, për njeriun që brënda botës së tij ushqehet një botë e madhe ajo e prosperitetit të kombit vet?! Mundohemi ta zhveshim nga trungu nga lekura, pikërisht nga ajo mbulesë që mban brenda lëngun e rritjës. Pse pra ky përçmim i madh për të gjallët dhe një hiprokrizi në të vdekur?! E keni vene re se fjaleët e mira ruhen të thuhen para arkivolit dhe kur të sigurohemi se ai nuk mund të ngihet më mblidhëmi dhe i çojmë letër presidentit për ta dekoruar pas vdekjës! Dhe dekoraten për të mos e marrë familja, por ata që i hodhën baltë gjithë jetën!

Përsonalisht nuk i përkas sferës akademike, sepse nuk quhet botë shkencore ajo të lash kazanat e Amerikës, për të ngrënë një copë bukë me shije artificiale, duke preferuar të ulem rrafsh në qylimin e blertë të djersës time e të thur ndonjë poezi apo të bëj ndonjë gërmim historik e jetësor që kulmon në zemër në shpirt të dheut të humanizmit në diasporë e me tej, se sa t’i ndërroj kostumet apo mimikën e fytyrës sa herë u ngordhet suflerëve!

Bash ato që na hedhin baltë sa jemi gjallë nuk duhet lejuar të nga hedhin një grusht Dhe që sado i shkrifet të jetë do ta ndjejmë si një heshtë që të vret për të fundit herë…!

Këto po mendoja me 5 gusht të vitit 2011, kur Rush Dragu me vuri në tavolinë kafen ekspres dhe një gotë ujë me akull. Pastaj ai çeli kapakët e një libri dhe na lexoi një poezi për fshatin, për vendlindjen dhe për të gjithë atë yllësi visarësh që i sillen qiellit të saj. Nuk fola dhe e lashë mikun t’i dilte në krye të fshatit dhe të lëshonte zërin për poezi të tjera.

Kështu me ra në dorë libri poetik i Mark Krasniqit “Jehona e Kohës”, të cilin autori me autograf ia kishte dhuruar historianit të diasporës Mark P. Gjokaj.

Ky ishte motivi që unë e lexova këtë libër edhe për kreshërinë që më ngjall tema kosovare, si një olimp me salvime. Vargjet e autorit kanë lindur pikërisht aty ku gjaku i martirëve ka çelur faren e lirisë, aty ku autori klithi për dashuri dhe jetë pa zaptues, në atë lëndinë, ku roje i bëhet ylberi e ku duan të mbijnë edhe ferrat e hithrat të zgjaten drejt qiellit për t’u vyshkur prej diellit. Vargu i Krasniqit mbërthehej me motive zanash, fortësi guri e luspa gruri, me kthjelltësi loti që maja majës u lëshon zë për punë të mëdha, për plugun që lëron e frymon, për trimin që lufton e mbron përvujtërinë e farës se vet nën zhgun…

Duke lëxuar poezinë e Krasniqit “Mulliri i fshatit” m’u kujtua fëmijeria e hershme. Ishim kthyer nga qyteti i vogël në fshat. Kishim marrë me vete dy bukë gruri. Sapo erdhi mbremja morem lajmin se kulla jonë kishte radhën të bluanim në mullirin e fshatit. Trimat nuk ishin në kullë. As sot nuk e di pse kalin e bardhë e thirrnim “muzak” Kështu nana me vuri mbi thasët e misrit të verdhë me një copë bukë me djathë u nisem të bluanim gjithë naten… Mulliri i fshatit të Mark Krasniqit nuk ka ndryshim me mullirin e fshatit tim me mullirin e fshatit tend!

Ndërsa mullisi i vjetër

I vinte thasët në kandar

Unë vetëm këtu pashë një botë tjetër

Që kurrë së pashë më parë

Nje gur sa lemshi i diellit

Vetë sillej pa e prekur me dorë

Nën shtëllungat e miellit

Hidheshin si floktha me borë…!

Simbolin e lëvizjes dhe të jetës që në të rallë i mbyll ciklet me vjeshtë, Mark Krasniqi na i përcjellë më një konfiguracion dhe rregullësi të imtë që njeriu i shkon tehut të natyrës si koncept dhe si veprim, të ngritur në norma zakonore të pacenueshme. Një energji e madhe djerse për të prodhur bukën, që mund të krahasohet me energjinë e rrjedhjës së ujit, për t’a lidhur me forcen e zjarit e brumit të pjekur nën kaki. Sa sy vorfanjakësh janë njomur në pritje të afshit të saj që ta ëmbëltonte shpirtin ende pa e provuar buzët dhe këtë ndjenjë e ka provuar poeti Krasniqi që na sjellë perlën e jetës së fshatit.

Nuk mund të këtë poet shqiptar që të mos këtë një vjershë për vendlindjen të përshkuar me mallin e zhuritur për te. Se atdheu për shqiptarin është mish e gjak, në çdo dasem është krushk i parë, është toka e Atit, Birit Shpirtit të Shënjtë. Në të gjitha meshat apostolike atdheu është kryemeshtari. Atdheu është si një nimfë që kurrë nuk i shuhet zani dhe shënjtërimi, as nuk plaket dhe as nuk vdes, si një margaritar që peshon sa një det! Vendlindja e Krasniqit është e njëjtë me vendlindjen time. Toka është shqiptare, vetëm pagëzimi i një trualli nuk përbën ndonjë ndryshim.

Po burrë i forte, kush po pyet sot për atdheun?! Pa larë mire mykun e orjentit që i është ngjitur mjekrrës fallso të diplomacisë dhe pushtetit, siç i ngjitëshin dikur jeniçerët kalave tona, jemi turrur sllaganit “Drejt Europës”, siç i’u versulem depove të armëve me 1997, kur shkatërruam çdo gjë, duke vrarë vetveten, e për këtë bësë të Zotit, si e vetmja kryevlerë që na e la në kullen e karakterit s’ka më qenë e largët dita e shyqer syshë për defrime, të gdhihemi nëpër kazanat e botës me sklepa në retinë, duke mbledhur therrime dhe do të bertasim më të madhe: “Po kush ma mori tokën time?!” Amanet na lanë të parët Rilindasit dhe shkrimtarët, të renë e progreset e jetes perendimore, te mirat e saj, t’i shartojmë ne trungun e moçëm të Dheut tonë! Kohën e maskarenjëve dhe të shiturve e kanë mallkuar poetët.

Ai komb që nuk dëgjon zanin e vërtetë të shpirtit të poetit e ka pak të shqyhet prej egërsirave në fund të detit!


Po poeti legjëndë e tokës tonë Mark Krasniqi shkruan për traullin e të parëve…


Vendlindja ime nuk është veçe një fshat

Ajo është vatër e gjërë dhe e gjatë

Që nga Preveza deri në Tivar

Gjithkund motra e vëllezër shqiptar!

Krasniqi ndalet para jazit të fshatit me ujët e kthjellët që pasi ka bërë gjarperime rrjedhjësh, duke prekur e njomur çdo rrënjë kopshtësh e arash, i ka dhënë jetë e bereqet kullave e natës së zjarrëve në vatra, e poeti shikon kotjen e yjeve që ulen pezull mbi shpresën, për pak shi që vada të mos thahet e mulliri të mos e ndalë rrotullimin e gurit që gjysma e mbetur e misrit të bluhet, e rriti i rradhës së familjeve të vazhdojë…

Një natë ëndërr kështu unë kam parë

Disi tërë qielli kishte rënë në jaz brënda

Dhe ishte mbushur me ar

Lahëshin natën yjet edhe hena!

Pasi poti i njëmijë ëndërrave rinore, mbërthyer në kuriozitetin e të panjohurës që botën kërkon t’a këtë nën vete, rrukullis kush e di sa gurë nën rërë të jazit përgjatë shtratit të tij të ngushtë, duke kërkuar ndonjë yll të praruar. Ndoshta është fshehur nën shallin e valëve, ndalet në fund të ëndërrës së mëngjesit, tek kroj i katundit, për ta frekuar me faculeten e beqarit ëndërrën me ëndërrën gurgulluese, aty ku vasha me boljerë dhe bariu i tufës shkëmbejnë miklime dashurie.

Dhe në këtë gurgullimë fjalësh në besë të krojit, zemrat rriten e bëhen si malet. Nanat që e kanë provuar në rini së ç’është dashuria e krojeve, shpërthejnë pa shkak në qortime për vonesën e vashës…

…Prita sa të dalë

Nga reja hana

Të ma ndriçonte rrugën

Kështu kje lum nana!

Krojët janë shënjtër të tokës që e ushqejnë me proteina muzën e të riut e të plakut. Muza shpërthen në vargje siç gulfon kroj në gjoks të tokës. E kënga zbret si flutur mbi telat e çiftelisë, në odat e miqve, nën vrojtimet e gëzueshme të tufës me fëmijë. Në mur, bri saj, varur një lahutë dhe një kavall. Poshtë në dollapin e drunjtë, takemet e kafës e rakisë, kutia e duhanit dhe unuri me ëshkë, të cilat përcjellin deri në traun e kulmit ritin e traditës. Këto përjetime nuk ishin ora e muzikës, si mënyrë argëtimi, po brënda këngës lartësohej heroizmi, trimëria, dashuria për tokën dhe flamurin, respekti për mikun dhe urrejtja për armikun, një informacion dhe një formim me tharmin e krenarisë, diturisë dhe edukatës në fletët ligjeve zkonore dhe dokeve të thella, sa rrënjët e Lisit te Zjarrit dhe Krasniqi ia dridh vetë telat çiftelisë!

Kjo çifteli me tela të hollë

Dhe këngët e trimërisë në kullë të vjetër

Për mua ishin e para shkollë

Për nga kujtimi nuk zbeh tjetër!

Mark Krasniqit edhe pse i ra rasa t’i shkelë këmba në disa vende të Europës, të mësojë për modernen në perëndim, të shohë opera e teater, film dhe koncerte, edhe pse dëgjoi muzikën hyjnore të shtyllave historike, kujtimi i tij i fëmijërisë u rrit në ato dy tela të çiftelisë dhe mbresa e tij është e pashlyer në një zemër të madhe, e në një gropë të kraharorit edhe sot në moshë te epërme i bën prore.

Para syve të tij, si në një album fotografik me ikona vallëzojnë plot ngjyra hovesh që të kujtojnë themelet, bahçet e gjëra të Rrafshit të Dukagjinit me jehonën e këngës me tekst të poetit të mallëngjimit.

Madheshtore ngrihen kullat

Mbi themele të gur-çelikut

Në to është murosur

Besa e Verrave të Llukës

Koka e Mazhar Pashës

Vendimet e Junikut

Bujaria e sofrës së bukës

Zemra e Azem Bejtes

Dhe tmerri i armikut!

Ashtu siç furia e jazit e rrotullonte gurin e mulirit ashtu dashuria e ka ngroh dhe ndez mendjen e njeriut. Në çdo kohë e në çdo rrethane, dashuria mbetet ndjenja me thelbësore e shpirtit të njeriut. Seç ka një lidhje të mistershme midis dashurisë dhe krojëve.

S’ka patur as besoj nuk do të këtë gjë me hyjnore që shpikësi i ndjenjave të dashurisë, lidhësi i tyre të jetë kroj!

Ndoshta nga se krojët burojnë nga syri i malit. Dhe poeti i këndon krojëve kur takohen me krojët.

Me kujtohen vajzat tona

Flokët e lëmuara të mbuluara me shami

Faqet si mollë lalçe

Dy ftoj të paprekur në gji

Nën këmishë të qëndisur me lara

Këmbësorës së ngushtë

Duke u kthyer nga ara

Rrugëtarit udhën kokëulur ia lëshojnë!

Kujtimet si kujtimet! Fluturojnë pa pasaporte e biletë avioni. Ndalen këtu e ndalen atje, nektarin, si bleta në zgjua ta kthejnë. Duke lëxuar poezinë “Djepi” të Krasniqit m’u kujtua fëmijëria ime. Me saktë motra e pa fat që shumë vite të shkuara ndërroi jetë pa mbushur nje vit. Xhaxhai im e prishi djepin dhe ia vuri mbi varr. Ishte një rit që e mësova pak vite më parë që fëmijët që lindnin pas një vdekje të rritëshin në djep të ri. Dhe ky fakt u bë shkak që librin tim për vendlindjen ta titulloi “Djepi i Thyer”

Po ku janë djepat tanë?! A janë thyer e braktisur apo janë hedhur nëpër hatlla të tavanëve të zeza, si folezë për marimanga?! Fëmijet nuk rritën më në djepa. Me duket mua se trupin e drejtë si pishë shqiptari e ka prej djepit. Dhe Krasniqit i rrjedhin vargjet për këtë emër që ka dalë nga përdorimi i përditshëm, për të mbetur i pa vdekshëm në vargje poetike, nga se koha nuk mbështillet më në shpërganj, por thane epshet me letër higjenike!

Si lundër e çarë e lënë në harresë

Në limanin e fshatit në prehër të vetmisë

Pushon nën tra nën pullaz të vjetër

Djepi i fëmijerisë!

Krasniqi me dorën e tij ëngjëllore dhe mendjen në kufinjt e një lëgjënde nuk e djerrë shpresën dhe hov i jep kumtit shqiptar…

Ndërsa pranë vatrës në djepin e ri

Në rreze të diellit çel buzëqeshjen një fëmijë!

Në qiellin shqip të fjalës, krijimtaria poetike e Mark Krasniqit është një yllësi me mesazhe e metafora që zbresin në lëndinen e lirisë së Kosovës me një tufë krojësh me krahasime, për t’i dhënë kohës së sotme jehonen e munguar.

libri57@hotmail.com

“FJALA ME KANUN NUK BENTE MORT, OH SA TE RENDE E KA SOT ATE SHKOP…!”



ZEF PERGEGA

Nuk kam qene asnjehere ne Kosove. As Prishtinen nuk e kam pare. Enderrat me parashute me kane hedhur ne balte. Jam ngritur deri tek enderrat , por ato me kane shtyre te qendroj ne radhe. Ne radhe per vendin tim?! Po po, se mbi enderren e lirise se shqiptarit rri ngrehur pushka e extrakomunitarit! Mu be njehere se rruga pertej kufirit, per te mberritur ne Prekaz e bera tri dite me kale. Nuk i rashe andej nga rruga e kombit se te mbysin skapamentat e lavdit me tym, por ndoqa rrugen e Gjergj Kastriotit, ku malet ende ruajne burrerine e fisnikeve dhe pushken e gjate e mbajne gjithmone mbi sup. Pse more burer i forte, kush ka qene ai sundues qe ka mundur me i nguc! Ndaj m’u duk vetja nje shpend i lire e ajri i tyre ma shkepi blozen e mallit ne pulmone. Atje pra ne Prekaz mu be se bac Ademi doli nga kulla e vet me flake, me trupa pa jete, si medalione qielli dhe mori nje grusht Dhe, pasi pastroi gezhojat e topit serb tha: ” Pa merri ere, ka vlug Shqiperie”

SI U THYEKAN ATO RREZE

Ne nje shesh te vogel te Prishtines permendorja e madhe e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Gjithmone mbi kale dhe me shpate. Gjergji i Beslidhjes Kombetare, ka ecur edhe ne kembe, ka bere kuvende odash e princash edhe i ulur ne sixhade te thurur kuq e zi me shiponje, ka marre edhe flamurin e principates se vet ku eshte betuar para betejes me turqit, duke rene ne gjunje para tij dhe Zonjes se Shkodres… Ai ka folur edhe me pleq, plaka, gra e te rinje, me njerez te mencur, poet, shkrimtar dhe parashikues. Ka folur edhe me prijesat fetar, se edhe ata ishin ushtaret dhe bekuesit e tij…

Diku mediat kosovare na paraqesin pallatin e qelqte te Prishtines. Pallati eshte blu. Duar i ka te gjata per t’u dukur nje me qiellin. Ndoshta tek ato thonj te pa prere eshte kufiri mes tyre. Godina e qelqte eshte e rrethuar me hekura. Disa te lyer me ngjyre blu te shperlare e disa boje ndryshku. Zgjas koken dhe hap syte. Pallati i gjate edhte rritur nga loti i nenave te te pagjeturit. Nga kockat e atyre qe humben ne varret masive. Shikoni more se diku gjoksi i tokes eshte i fryer nga fontana e gjakut! Ne ato hekura, qe rrethojne pallatin e qelqte mijra foto heronjsh te heshtur te zhdukur. Dhe nanat qe emrin e kane lot dhe dhimje luten para syve te tyre se mos pallati i heshtur i qelqte ka ndermend ti gjej. Te pakten te kene nje varr e ne gjakun e tyre te marterizimit te celin lulet e kujtimit. Permendorja e heroit hesht ne bronx, pushtetaret celin dritaret dhe mbushen me afsh kadifeje . Mburren, jane lart e Heroi poshte. E dine, Gjergj legjendari nuk zbret nga kali, ti terhiqte vec njehere prej kapistre qe te hingellinin… Nje anen tjeter tre mije shtepi te djegura nga lufta. Kallur flaka e kallur vatra, gure mbi te cilet hartojne Kosoven me lot e gjak e nuk shkrihen. Heronjte e ri jane shtuar ne bulevard me shlivovice e pite klline. Hej toke e bekuar, c’po te luan ajo thike pas shpine! Rradha e gjate ne dogane, kosovare mergimtare sjellin pare e sjellin mall, per te ngritur ato shtepi, po me pare duhet te paguash qindra mije. Te paguash ne token tende?! Ta blesh atdheun me EURO e marka gjermane?! Shkau ba bac! Rrezet e diellit, si po thyehen e kah po shkojne, kur bien mbi xhamat zais te pallatit te qelqte?!

VELLA E KAM NJE AMANET MOS MI LE KOCKAT SERBI ME MI TRET

C’ka kerkojne me teper te renet?! Vec rehatimin e kockave ne token e vet. Kam mendimin se eshte nje iluzion te jesh i barabarte para lirise dhe ligjit. Si mund te ndodhe kjo kur ka sundues dhe Maliqe?! Ne kete jete te pameshirshme je i barabarte vetem para Dheut tend. Madje edhe kete barazi qe e kemi prej prej perendise po na e shprishin burrat e kombit. Te gjithe do te kene ne jeten tjeter nje cope vend nga ky Dhe. Pa c’ka se dikujt ia mbulojne arkivolin me flamur e te shtena topash, apo dikujt, qe vetem percillet me lot mbi dheun e shkrifet. Lopatat e mbulimit i perdorin shpejt ato qe ne jeten e perdithme hodhen balte, apo i vrane pas shpine. Cuditerisht amanetin e te reneve e kane ne dore politikanet!.

Me ka rastisur te bisedoj me nje kosovar, drejtues e hero i gjalle i llogoreve te lirise se Kosoves. Si ne lufte, ia drejtova ato pytje. Po mua edhe sot e kesaj dite me ka mbetur ne mendje rrefimi I tij: “…Ishte perendim dielli kur syte e luftetarit te lirise ne krahun tim perenduan. Mori plage te renda dhe ashtu me gjysem zeri me tha: “Mos e ndal luften, po qello me shume sikur te isha une. Te mos mendoje armiku se eshte vrare shqiptari. Dhe nje amanet vella, mos e lejo qe serbi te na shkele mbi varre…Dha jete per Kosoven e Lire” Mu kujtua lufetari I lirise Binak Gashi, kur nje nate bujti ne banesen e prinderve te mi ne Shengjin, i cili kur pa gjendjen tone te veshtire me tha: “Mos u merakos, o jaran se per shtroje kam nje taban, rrenjet e te cilit ma mbajne drejt shtyllen kurrizore, per mbuloje kam flamurin, qe ma ndez ne zemer zjarrin e lirise, per jestek kam kondakun e pushkes dhe emblemen e UCK-se, pishtaret e udhes tone!”

Zgjas koken dhe hap fort syte prej lluksit te pallatit te qelqte. Atje ne sfond larg dalloj ushtaret e huaj, te armatosur, rreth komondantit Ramush Haradinaj, i denje per konvertime ne kenge e legjenda, te cilin e shoqerojne ne shtepine e vet qe te mos kembeje asnje fjale me popullin qe e pret. Po shqiptarin kurre nuk ka mundur njeri ta shoqeroje me pushke ne kullen e vet e ne token e vet ! E nderkohe ca sinjale me teheqin vemendjen. Makinat e bukura, si kontesha me kone per dore me mijra kordele ne elegance e shpifte. Vija ndarese, bodigarde qe ruajne me syte aty ku thyhet drita dhe bresheri i kristaleve nuk ben zhurme ne revolten e fshesagjinjeve te qytetit, qe dikur kumbonte nga zeri i vashes rrethur me flamur mbi tank. Tani keto zera jane relike bulevardi, ku ngjiten e shtypen cimcakizet, qe pertypin ushtaret e huaj. Zgjas koken qe te mos terheq vemendjen e turmes. Shikoj kamera te fikura dhe gazetar te ndrojtur. Diku me tej jane ngrehuar ne cadra revoltat e mbytyra te invaliteve te luftes, e Gjergj Kastrioti me shpate ne dohe hesht e nuk ndeshkon. Hesht Ai qe i nderonte heronjte e luftes! Po c’fare mund te besh para pallatit te qelqte, qe u ngrit diteve te entuziazmit te kashtes se lirise?!

Kortezhi i veturave me grilla te zeza, po del nga pallati i qelqte dhe eshte nisur pa navigator drejt bisedime per pace a per corbe me Serbine!

QE TE NDALET KOLLONA DUHE TE NDERROHEN BINARET

Dikush ka marr ushqim me vete. Sa per pijet, dehjen kane per ta gjetur ne slivovicen serbe dhe votken ruse. Dikush ua ben me dore per t’i ndalur. Ndoshta per t’u thene nje fjale me shume. Se Fjala ne kanun nuk bente mort, e besa kush del kunder te rende ne liri e ka ate shkop. Nje nga perfaqesuesit e akademise u del perpara. Ndaluni burra se kjo nuk eshte e mbara. Pa ngreh plugun s’ka si mbine fara. Kolona nuk ndalet… Drejt dheut e gureve ne barikadat e Ures se Ibrit. Me tutje kolonizimi ka hedhur themelet e pallateve te larta. Serb gdhihen aty pa ditur asnje emer vendi. Territori eshte me i rendesishem se banori i ardhur rishtas. Madje nentoka e dhe pasurite. Per te arritur kete qellim duhet ca serb me fryme edhe te mykur. Para kollones te pallatit te qelqte qe eshte nisur per bisedime politike me Serbine katermije banore shqiptar ne Mitrovice kane shpallur greven e zize, si dikur grevistet minatore te Trepces. Rruga e mbushur me militante te punesuar e ka bere te erret xhamin e pallatit te qelqte, per te riaktivizuar minjeren, punesuar dy mije nen toke, qe do te thote edhe njere apo dy me shume mbi toke. Po mbi toke jam une fisi e bajraku , kush cicerine si zogu ne kembe rri dajaku! Shqiptaret ne Mitrovice jane heronje se uren e kane ngritur mbi guximin dhe mbi shpatullat e tyre e ushqejne mbijetesen. Kur sebet dhe treqind ilegalet i sulmojne dhe i vrasin, televizioni shkon atje, kur nga pallati i qelqte niset telegrami me ngushellime.

Diku shoh nje grup poetesh qe i kane zene rrugen kollones se pallatit te qelte me nje grumbull me vjersha, poezi, dhe poema martiresh, per te lexuar ndonjeren para se te ulen ne sofren e ngrenies me Serbine. Ca bodogarde i marrin dhe ua hedhin ne kanal. Kolona nuk pyet edhe se gomat thyejne eshtra heronjsh!

More vella, po nje komb qe nuk degjon zerin e poetit, e ka pak ta shqyejne egersirat ne fund te detit!

Qe te ndalet kollona mbrenda kolones se shtate te qelqte, duhet se paku ti nderrohen binaret, te celen dritaret, per te nxjerr jasht mykun e kolltukut!

YLBERET E SHEJZAVE- ZEF PERGEGA

Nga Flori Bruqi

Zef Pergega “Ylberet e Shejzave” nje veshtrim letraro-historik kushtuar arkitraut te prozes moderne shqipe prof Ernest Koliqit dhe akademise se fjales shqipe ne mergim





Ne kete liber me titull metaforik "Ylberet e shejzave " i shkruar me mjaft kujdes ,ndjenje dhe profesionalizem pasqyrohet nga autori  i mirenjohur Zef Pergega .veprimtaria letrare, poetike historike, shklkencore, perkthyese, akademike dhe patriotike e disa figurave me te spikatura te diapores shqiptare ne Amerike e Europe qe nepermjet bashkepunimit me “Shejzat” mbajten gjalle frymen e tradites se genit shqiptar ne boten  ilirike.

Shkrimtari i mirenjohur shqiptar Zef  Pergega u ka bere nje analize letrare dhe poetike krijimtarise se Martin Camajt, Arshi Pipes, Gjon Sinishtes, Zef Oroshit, Vehbi Ismailit, Prek Ndrevashes, Baba Rexhepit, Zef Valentinit, Petro Vucanes, Karl Gurakuqit, Antony Athana etj,

Ata ishin lisi i ushqyer me buken shqipe me dy dege disa toske e disa gege

Pozitivizmi jo ne kuptimin e rrymes filozofike letrare por si nje premise e prirje shpirterore eshte karakteristike e autorit pergega



Lidhja krijuse, shpirterore dhe patriotike e pesonazheve te ketij libri si nje kembane ne katedralen e fjales ne boten e lire, bashkepunimi me revisten me brilante te diaspores “Shejzat” me shoqaten “Vatra” dhe me iunstitucione akademike perendimore si dhe botimi nga ana e tyre te shtypit te lire shqiptar si “Albanika” "Jeta katolike” “Buletini katolik “Jeta Islame” ”Dielli” dhe “Zei i Bektazhizmit" paraqiten nga autori ne menyren me dimensionale dhe koncize ku shendrisin ylberet e mesazheve te ketyre korifejeve te letersise shqipe

Per nga vlerat qe mbart krijimtaria e gjithaneshme e ketyre autoreve dhe thesaret e vyera qe na lane si nje shkolle institucionale ne diaspore libri I Pergeges eshte i mirepritur ne cdo familje mergimtare shqiptare.

Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2012/06/neper-vegimet-e-krojeve-peotike-te-mark.html

http://floripress.blogspot.com/2012/08/ca-pika-shiu-ende-bien-mbi-oher.html

NE MES NESH JETON DETI I DETIT…




CIKEL POETIK NGA  ZEF PERGEGA



BRESHER SERB ME DHEMBE TE THYERA


Me formule te pagezimit
Engjelli Pal ne Lter te katedrales tha:
Gjaknjoma eshte Kosova
Grykat e hutave ndezen zjarre ne vetul te henes
Ne nenqiellin e kupes se vet
Togje-togje cerdhe shpendesh
Ne tel violine i shkrine cicerimat
E plisat u mbushen me gezhonja
Senati i yjeve degedardhen e pare e stolisi
Me kordele ylberesh kolor me ngjyra
Rreth trungut te saj kalbet
Bresheri serb me dhembe te thyera!



MENDJA E NJERIUT


Sa nje kokerr gruri
Per t’ia shkul urrejtjen
E mbush me dashuri
Djerse e lot, sa ujet e nje lumi

SA TINZAR

Prej molles se Andamit e Eves
Njeriu erdhi ne jete nga deti
Kur dielli ia celi syte
Shikimin e ktheu nga bregu
Me dallge dheun e vet mundohet ta shtyje
Sa tinzar me zbaticen
Nen lekure te tatuazhit gerryen!


PARA KOHE


Para kohe njerezit
Vdesin duke jetuar gjate
Lulekrimbash varret
Kur mendojne vec per parate!

QORTIMET PRINDERORE

Fjala e hojeve prinderore
Aty ne plage ku dhemb
Ne qerpikte e femijeve
Mengjeseve lind nje gjemb!

PERSERITJA E KOHES

Koha e gjethes ne Olimp
Shpines i shtronte bar
Fytyrat i mbulonte me rete e vrejtura
Enderrat e paenderruara
Thurnin naten me kllapine e gjumit
Pa aguar dita
Zerat e mbytyra
Te epshuara e c’burrnonin gurin…

Tatute me doren e dites se sotme
Zbardhin dhembe peshkaqenesh
Neoni nxjerr mazut nga gropa e syve
Loti i yjeve pikon mbi balle
Surreten dykembesh
Rranin bashke te flene ne nje stalle!

Ne rezet e traut gjunjethyer
Lodhshem po mbahet kjo dere
Koha e re po i heq vetullat
Me piskatoren e gjethes se verdhe!

BURRAT E KULLES

Kur lehjet e forta vini nga jashte
Ne forxhen e terbimit
I konin uje nofullave te kafshimit
Beslidhjen e granitit
Ne dysh ta shqyenin

Burrat e kulles dridhnin mustakun
Ne mur pikturonte copa dashurie
Regetima e prushit te zjarrit
Trokitnin gotat e rakise me mikun
E ndrronin kutine e duhanit
A ndjeve , loke?!
Ze me kollitje u leshonin grave
Hidhni nje kocke atyre zagareve!

NE MIRDITE

Ne trung te nje peme
Neteqindvjecare emerbukura Uldi
Mali i Shenjte stinet
I vesh me xhurdi
Plisin e bardhe e zhgunin e benediktit
Bibla i vallon me sy

Vetem qesh… perballe stuhise
E kryet e mban mbi rete
Vec ne Mirdite
Shqipet i ngrehin cerdhet me rrufete

Toke e bekuar dimer-vere
Fara e grurit ne korpin e njebesimit
Pluguar me eshtrat e alfabetit engjellor
Me kryqin e dy Faneve
Hedhur ishullit mirditor

SURPRIZA E BINJAKEVE

Mbi flete xixellonjash zbriti Delta
Bora e priti me qylymin e barshe ne Detroit
Mario e Lorenco me foto vendlindjen ne duar
“Babi, ja Lezha jone e malli yt!”

Legjendave nen jestek te kumbimit
Mahnitja e koloneve ngriti velat
Ne bashin e lundrimit
Pashe toke… Gjirin e Shengjinit

E preka me dore se mos takoj
Rinine ne anijen e mbytur
Gjurmet e mia te fshira
Batica i kishte mbushur me jod
Nga Gryka e Bumes deri ne Rodon

Fryme mora ne Kodren e Nuseve
Agimi me rreze shkruante elegjine
Me tej ne Pyllin e Zanave
Me homeline e Malit te Rencit
U rashe fort kembanave

Zhytjeve me dehje pranverore
Fytyre zhubrosur ne pasqyre te vales
Me polumbarin e lumit plak
Mu be vetja si zog i zene ne cark

Mollezat e gishterinjeve
Si gusha mjelme ne acar
U ankoruan ne Liqenin Knalla
Aty ku lashe varken
E mbushur me enderralla
Vallja e terbimit te ujqerve
Trasten e fares shqyente
Truallin ma kishin shit
Tek zoti i pazotshem
Emrin ne shqim te kulles
Me te shtena shkalazit

Oh, per ato thesare!
Sa qese florinj kushton
Ta keme prone edhe nje here
Dheun e Atit te te pareve!

BESOVA

Karakterin dhe profesionin
Ia besova venave te dheut
Dhe rruazave te kuqe e rruazave te bardha
Pena dhe fjala ecen
Si plugu si fara…
Kurre nuk i mbeshteta
Mbi supe te konjuktures
Qe te mos treten bre
Si urina e pules…!

HERONJTE

Vdesin per Dheun e Atit
Gjaku i paster per liri
Politikanet…
Sakrificat sublime dhe famen
Ne kupe ua pijne per lavdi!

ME ZANAT E BREGUT DETI I DETIT

Kur ecja diteqiriu e poetit
I binte canges se zgjimit
Refrenet si pjergulla mushti
Tog mblidheshin
Dita ne fytyren e tanes qeshte si guri
E udha e gjate e fares se molles..
Gjarperonte si Lum-Lumi

Te perditshmes se Prishtines
C’akorduar sinfonia e hapave
Kemisha e bardhe e nuneshave te dhimbjes
Me tempin e imazheve mbajne heshtje
E vallja e simboleve poetike e uli flamurin
Prej ikjes se Ali Podimes

Leje mora ne cerdhen e nje zogu
Rete e muzgut i ndrydha me krah shpendi
Syte i ngrita mbi kthjelltesine
Atje nje pellumb i bardhe
Kishte shkruar kuq e zi ne retine te qiellit
Ali Podrimja po vjen
Me zanat e bregut, deti i detit

Detroit, Gusht 2012 

 libri57@hotmail.com

2012/08/25

Oh, ç’mu këput litari te Ali Podrimja....

Nga autori Naim Kelmendi e në botim të Shtëpisë Botuese “Rugova Art”, doli libri me poezi përkushtimi për poetin Ali Podrimja.

Në këtë libër, të titulluar ”Antologjia e dhembjes poetike - (101 përkushtime Ali Podrimjes)”, zënë vend 101 poetë me poezitë e tyre për poetin Ali Podrimja, i cili ndërroi jetë para dy javësh në Francë.

Si duket, vdekja e poetit ka prekur shumë krijues, që poetin e kanë dashur përgjatë jetës së tyre.



Mjafton të lexohet kjo antologji dhe hetohet se, secili nga poetët, me përkushtimin e tyre poetik, shpreh jo vetëm dhembjen për humbjen e poetit tonë Podrimja, por edhe përkushtimin e tyre ndaj veprës dhe personalitetit të tij.

Pra, ashtu siç do të shprehej edhe njëri nga redaktorët e kësaj vepre, Prend Buzhala, poetët thonë për Ali Podrimjën: "Ai nuk vdes! Poeti nuk vdes! Rekuiemi lirik, toni elegjiak kujtesa lirike, shndërrohen në ideal poetik.

Shndërrohet në idealizim të kujtimit, në thellësi të konotacionit figurativ, në fusha referencash të pasura semantike, në hapësira të pëlleshme asociative, në ndërtime tekstesh mbi kodet e përzgjedhura, në transformime ndërtekstore e mbitekste poetike dhe, sidomos, në dinamikë të brendshme të strukturës kuptimore”.





Në këtë libër, të titulluar:”Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), zënë vend 101 poetë me poezitë e tyre për poetin e madh kombëtar Ali Podrimja,i cili në muajin gusht ndërroi jetë në një qytet të Francës, në Lodve,gjatë pjesëmarjes së tij në një festival ndërkombëtar të poezisë.
Pas ofshamës podrimiane poetike që e lexonim ndër sa e sa dekada: “Oh, ç’mu këput litari te Guri i Prevezës”, tani ja dhe ofshama elegjiake kombëtare për Njeriun që u nda prej nesh. Poetët edhe vdekjen e kanë Art Më Vete.Vargjet vijnë nga të katër anët e planetit dhe nga të gjitha copat e Atdheut: rrallë të ketë ndodhur që një poeti t’i kushtohen kaq e kaq vargje, nga qindra, poetë, për një kohë të shkurtër....
Shpalimi i botës artistike i poetëve përballë poetit, përmes aktit estetik të krijuesit letrar për krijuesin, do të na çonte tek ligjëratat e filozofit më të njohur çifut, Spinozës, i cili, në ag të kohëve moderne, i mbante ato në katedrat e Sinagogës së Amsterdamit: Deus sive Natura (Hyji ose Natyra); Hyji dhe Njeriu përbëjnë një njësi të përbashkët krijuese; natura naturans, natyrë botëkrijuese....
Metaforikisht: edhe krijuesi letrar konsiderohej me natyrë botëkrijuese, ashtu sikundër ishin këta dy poetë; do të thotë, se ata ishin edhe natura naturata (përsëri sipas Spinozës), pra natyrë e krijuar. Lasgushi ynë këtë “naturë krijonjëse” e përkufizon si “frymë”, “magji-dhëmbëse”, “transfigurim”, “tronditje shpirtërore”, “krijim i ri prej lëndës së vjetër”.Librin “Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”,Prishtinë,2012.(Nebih Bunjaku)
Naim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare….
Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”,kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë…
Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj.,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj.
Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.…
Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.
Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi.
Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.
Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe…Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.
Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore.
I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.
Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi.
Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar.
Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.
I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit).
Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet.
Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).
Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.
Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi.
Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave. Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” .
Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar:Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Fatos Arapi,Azem Shkreli,Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj,Arbër Ahmetaj,
Januz Fetahaj,Elida Buçpapaj,Hasan Mujaj,Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani,Shaban Cakolli,Ali D. Jasiqi,Sinan Gashi,Rrustem Geci,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj,Nazmi Lukaj,Ndue Ukaj,Prend Buzhala,
Shahbaze Vishaj,Sarë Gjergji,Flori Bruqi,Valdet Hysenaj,Nebih Bunjaku etj.
Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:
1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.
2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.
3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.
4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.
5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.
6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.
7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.
8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.
9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.
10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.
11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.
12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.
13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.
14.Në një jetë pas Krishtit,2010
15.Esenca,2010
16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010
17.Eshtë vetëm kujtesë,2012
18.Antalogjia e dhembjes poetike,2012.
Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.
Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.
Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.
Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.
Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.
Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj.
Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta.
Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.
T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës.
Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.
Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë….
Nga: Flori Bruqi



KUR DHEMBJA KRIJON POEZINË




    • Faleminderit mik, Flori. Per njerezit e medhenj te Kombit tone ja vlen ti kushtosh kohe, mund dhe mendje te fresket. Zoti dhe Kombi ju bekofshin.

“Urdhër arrest” për kryeministrin Hashim Thaçi,ministra Besim Beqaj,Bedri Hamza dhe Mimoza Kusari-Lila


Kapen "urdhër-lëshuesit" për arrestimin e kryeministrit



Policia e Kosovës bënë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, njësit policore nga stacioni policor Qendra kanë ndaluar tre persona të dyshuar aktivist të “Lëvizjes Vetëvendosje”.
Ndalimi i këtyre personave të dyshuar është bërë për shkak se të njëjtit kanë bërë shpërndarjen e afisheve me përmbajtje “urdhër arrest për Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe tre ministrave të tjerë”.

Afishet të cilat janë shpërndarë nga këta aktivistë kanë logon e Republikës së Kosovës dhe logon e Policisë së Kosovës.
Kjo afishe në formë të memos së policisë është e falsifikuar nga ana e aktivistëve të “Vetëvendosjes” e cila njëherit përmban edhe numrin e rastit i cili po ashtu është i falsifikuar.

Prokurori kujdestar i rastit ka urdhëruar që të njëjtit të lirohen dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës, është e shqetësuar lidhur me veprimet e aktivistëve të “Lëvizjes Vetëvendosje” të cilët kanë falsifikuar dokumentin policor dhe te njëjtin e kane shpërndarë në lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

PK-ja, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit të gjerë sqaron se aktivistët e “Lëvizjes Vetëvendosje” kanë bërë falsifikimin e dokumentit (afishet) të cilat kanë pas logo dhe përmbajtje policore, dhe se të njëjtin dokument kjo lëvizje e ka shfrytëzuar për aktivitete dhe qëllime politike.
Me këtë rast informojmë opinionin publik dhe njëherit konfirmojmë se dokumentet e tilla të shpërndara nuk janë dokumente zyrtare të PK-së dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen si dokumente zyrtare.



“Urdhër arrest” për kryeministrin Thaçi
Dikush e kishte shfrytëzuar natën për të lëshuar një “urdhër arrest” nëpër Prishtinë për Kryeministrin Hashim Thaçi, zv/kryeministren Mimoza Kusari-Lila dhe ministrat Besim Beqaj dhe Bedri Hamza. Prishtina sot është mbushur me “urdhër arreste”, mirëpo deri tani askush nuk e ka marr përsipër ketë aksion.
Mijëra letra janë vendosur nëpër vende të dukshme në të cilat shkruan: Stacioni Policor Qendër pas marrjes së autorizimit nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë vepruar kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke e shkatërruar ekonominë e vendit përmes shitjes së ndërmarrjeve publike si: Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) dhe Distribucionit të KEK-ut si dhe dyshimit të bazuar qe të njëjtin kanë shprehur gatishmëri edhe për likuidimin e ndërmarrjes Trepça, lëshon Urdhër Arrest për personat e poshtëshënuar:
1. Hashim Thaçi
2. Besim Beqaj
3. Bedri Hamza
4. Mimoza Kusari- Lila
Në “Urdhër Arrest” thuhet se, të njëjtit, të motivuar nga interesat e tyre personale dhe klanore, e kanë dëmtuar rënë funksionimin e ndërmarrjeve me profitabile të vendit, në mënyrë që kështu ta arsyetojnë privatizimin me çmim sa më të lirë duke e rrezikuar seriozisht ekonominë e vendit. Këta persona dyshohet se janë vënë në shërbim të kompanive të huaja në mënyrë që duke ua shitur lirë ndërmarrjet e Republikës së Kosovës të përfitojnë shuma të majme parash.
“Të pandehurit edhe në raste të mëhershme kanë kryer vepra kriminale jashtëzakonisht të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe të njëjtit paraqesin rrezik të vazhdueshëm për shoqërinë, në rast se lihen të lirë. Policia e Kosovës i fton qytetarët që për çdo informatë në lidhje me vendndodhjen e personave të lartcekur të kontaktojnë në numrin e telefonit 112 apo në stacionin më të afërt të Policisë”, shkruan në urdhër-arrest./Indeksonline/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...