Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/19

Partia Demokratike e Kosovës flet vetëm për gjëra të mëdha


Shantazhet e PDK-së


Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të rikomponimit të Qeverisë.

Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie kanë ardhur në përfundim se Hashim Thaçi nuk ka bërë zgjidhje të duhur kur ka vendosur të lidhë partneritet me Behgjet Pacollin.

Organi drejtues i PDK-së, sipas burimeve brenda kësaj partie, është përcaktuar që prishjes ose vazhdimit të koalicionit aktual me Koalicionin Kosova e Re t’i paraprijë një analizë, të cilën duhet të bëjnë udhëheqësit më të lartë, duke nisur nga kryetari Thaçi, sekretari, Jakup Krasniqi dhe katër nënkryetarët, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Bajram Rexhepi dhe Hajredin Kuçi.

Nga kjo përbërje së paku Limaj dhe Krasniqi dihet se kanë qenë kundër koalicionit me KKR-në që nga fillimi. Publikisht ata e kanë pranuar se nuk e kanë votuar Pacollin për president. Veç kësaj, të dy e kanë kritikuar liderin e partisë për autoritarizëm, për shkak të marrjes së vendimeve pa e pyetur Kryesinë e partisë.

Paralajmërimet për prishje të koalicionit e kanë “lodhur” edhe Pacollin. Ai as vetë nuk e ka përjashtuar mundësinë që të japë dorëheqje posa të kthehet nga një vizitë zyrtare jashtë shtetit. Shefja e Grupit parlamentar të KKR-së, Myzejene Selmani, megjithatë konsideron se koalicioni jo që nuk është në krizë, por është duke funksionuar ashtu si duhet. Ajo nuk ka dashur të paragjykojë se çka do të sjellë analiza e PDK-së, duke thënë se tekefundit, kjo është punë e brendshme e PDK-së.

“PDK-ja mund të bëjë analiza, por për koalicionin janë përgjegjës dy veta, Pacolli dhe Thaçi. Ata duhet të ulen dhe të bisedojnë për këtë punë”, ka deklaruar Selmani.

Një nga zyrtarët e lartë të PDK-së ka deklaruar të martën se jo rastësisht është vendosur t’i bëhet analizë koalicionit. “Askush në Kryesi nuk pret që Krasniqi dhe Limaj të bëjnë analizë pozitive për koalicionin, duke i pasur parasysh qëndrimet e mëhershme të tyre. Qëndrim pozitiv nuk pritet të nxjerrë as Mustafa”, ka thënë ky zyrtar.

“Prandaj, fundi i bashkëqeverisjes me KKR-në varet nga shpejtësia e nxjerrjes së analizës”, ka shtuar ai.

Kërkesa e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, për dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, Behxhet Pacolli, dhe më pas mbledhja e kryesisë së PDK-së për këtë çështje, nga analistët politikë, por edhe opozita parlamentare, konsiderohet më shumë si presion ndaj Aleancës Kosova e Re sesa si kërkesë për dorëheqje. Madje sipas tyre, veprimi i djeshëm i PDK-së paralajmëron fundit e koalicionit aktual,Hashim Thaçi-Begjet Pacolli.

Ata konsiderojnë se është duke u luajtur lojë e ashpër mes anëtarëve të kabinetit qeveritar, mes anëtarëve të koalicionit si dhe brendapërbrenda vetë partive dhe si duket kryeministri Thaçi po saboton dhe po shantazhon anëtarët e kabinetit të tij.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ndërkaq ka përjashtuar çdo mundësi se po i bëhet presion Koalicionit për Kosovë të Re. Madje siç ka thënë ai, koalicioni PDK-KKR po funksionon si është më së miri. “Nuk ka kurrfarë presioni ndaj KKR-së. Koalicioni po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se kemi raporte të mira dhe koordinim të mirë me ta. Ndërkaq, kërkesa e deputetit të PDK-së për dorëheqje të Pacollit është qëndrim individual dhe se nuk është qëndrim i GP të PDK-së”, ka thënë Grabovci.

Ndërkaq, anëtarja e Kryesisë së AKR-së, Myzejene Selmani, ka thënë se kërkesa e deputetit të PDK-së është veç një opinion i tij.


Qeveria e Kosovës nuk merret me Begjet Pacollin e Astrit Haraqinë


Partnerët e koalicionit nuk kanë dhënë shenja se do të ketë dorëheqje apo shkarkim të dy zyrtarëve të lartë, që u përfshinë në aferën e privatizimit të hotelit ‘Grand’.

Përderisa krerët më të lartë të PDK-së, pjesë e Qeverisë së Kosovës, nuk po deklarohen rreth shkarkimit të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe Astrit Haraqisë për aferën në rastin e privatizimit të hotel ‘Grandit’, partitë opozitare po kërkojnë që për këto skandale të bjerë poshtë e gjithë Qeveria, sepse kjo gjendje, sipas tyre, po e rendit Kosovën në listën e vendeve më të korruptuara.

Që nga koha kur janë përfolur Pacolli dhe Haraqija askush nga kabineti qeveritar nuk ka dhënë një përgjigje për këtë skandal. Madje zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka konsideruar se çështja e Pacollit është shumë e vogël që PDK-ja të merret me të, shkruan Kosova Sot.

“Partia Demokratike e Kosovës flet vetëm për gjëra të mëdha”, ka thënë Kuçi.

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka shprehur zhgënjimin me punën dhe efikasitetin e institucioneve të rendit dhe ligjit, në raport me menaxhimin e situatës me rastin e “Grandit”.

Ky subjekt politik, përmes një njoftimi, konsideron të pacenueshëm rendin dhe ligjin dhe vlerëson se tendenca e politizimit të situatës ka krijuar konfuzion dhe paqartësi në opinionin publik.

AKR-ja beson në drejtësinë në Kosovë dhe thërret në efikasitet dhe në paanshmëri. Ndërsa deputeti i LDK-së, Skënder Hyseni, ka thënë për Kosova Sot se në Qeverinë e Kosovës është duke ndodhur ajo që kishte paralajmëruar dhe të gjitha këto manipulime të Pacollit dhe Haraqisë, sipas tij, janë pasojë e asaj që me kohë u ishte tërhequr vërejtja.

Ndërkaq deputetja e AAK-së, Donika Kada – Bujupi, ka thënë se Qeverisë së Kosovës nuk i ka mbetur fije morali që të pranojë skandalet që po ndodhin në ekzekutiv.

Edhe lëvizja ‘Vetëvendosje’ konsideron se duhet shkarkuar e gjithë Qeveria, për shkak të skandaleve që po ndodhin nga disa pjesëtarë të kabinetit qeverisës.

2012/09/18

Prostitucioni prej "Bërrakë"-s , "Shallvare"-ve,deri me sot.


Nga Flori Bruqi

Qasja sociale që i bëhet fenomenit mjaft shqetësues dhe problematik të prostitucionit në Kosovë, i cili vuri bazat e organizimit dhe zhvillimit në kuadër të prirjeve devijante dhe destruktive në njërën anë dhe krimit në anën tjetër kuptohet si përpjekje për të theksuar fillimisht humbjen tradicionale të vlerave shoqërore kosovare e që ndërlidhen me periudhën e pasluftës gjerë tek aspekti i trajtimit nga këndi i një lloj profesioni komercial ilegal. Prostitucioni në fakt determinon një marrëdhënie seksuale në këmbim të shpërblimit. I ashtuquajturi “profesioni më i vjetër në botë”, ky fenomen historikisht daton qysh nga antikiteti i mëshiruar me të ashtuquajturat konkubina-dashnore, të cilat njiheshin me klientët ndërmjet tyre, ndërsa sot në shoqëritë bashkëkohore prostitucionin si një lloj industrie të seksit e përbëjnë të trafikuarat e prostituara, por që në fakt me klientët e tyre ofrojnë shërbime seksuale të rastit në të shumtën e rasteve pa u njohur. Derisa prostitucioni mund të jetë selektiv në lidhje me llojet e aktiviteteve seksuale, paraja mbetet lubrifikanti kryesor i përcaktimit dhe këmbimit të objektit me subjekt. Ky lloj trendi dhe zanati i cili po zhvillohet me hapa gjigand edhe në Kosovë, në një vend si ky I yni me probleme të shumta rrezikon të shndërrohet në një gangrenë shoqërore duke rrezikuar jo vetëm viktimat të cilat janë pjesë e rrjeteve të tilla, por njëherazi duke krijuar predispozitat që një ditë Kosova të shndërrohet në një “Moldavi” të vogël sa i përket eksploatimit të detyruar seksual . Praktika e prostitucionit është e ndërlidhur edhe me përhapjen e sëmundjeve të transmetuara seksuale prandaj të dhënat empirike në Kosovë flasin për një shqetësim serioz në këtë aspekt Statusi ligjor i prostitucionit është i ndryshëm në vende të ndryshme, ku në disa vende praktikohet edhe ekzekutimi me vdekje ndonëse ka edhe të atillë të cilët mendojnë se është i dobishëm shoqërisht dhe ekonomikisht, megjithatë mendimet e tilla shkojnë kryesisht në favore të atyre të cilët e ushtrojnë një veprimtari të tillë të paligjshme dhe ilegale. Në shoqërinë kosovare si me ligjet e brendshme po ashtu edhe me ato ndërkombëtare është duke u punuar pak në këtë drejtim, prandaj mbi këtë bazë shumë të drejta të njeriut janë të cenuara, pra në shënjestër të prostitucionit të dhunshëm nuk kursehen as të miturat. Në vitet e fundit në Kosovë numri i bordeleve dhe shtëpive publike qoftë në hapësirat urbane apo edhe në ato rurale është evidente dhe paraqet një formë të krimit të organizuar përmes rrjeteve vendore dhe ndërkombëtare të cilat nëpërmjet kërcënimit, mashtrimit, detyrimit dhe transportimit të këtyre viktimave krijojnë benificione mbi trupin e tyre. Prostitucioni i detyruar në Kosovë është bërë problem serioz kur ja shtojmë kësaj edhe viktimat që vijnë nga Rumania,Ukraina, Moldavia e Bullgaria si rajonet më të varfra të Evropës Lindore. Në këtë problem kishte kontribuar edhe prania ndërkombëtare përgjatë këtyre viteve ku sipas një hulumtimi të fundit mbi këtë çështje frekuentuesit më të mëdhenj të klubeve të tilla të natës janë akterë nga misioni ndërkombëtarë në Kosovë. Klubet e natës dhe “kafenetë” e mbira në Kosovë të çojnë në një përfundim të hidhur se frika për kriminalizimin e shoqërisë në këtë drejtim po vazhdon. Lufta e përcjellur me brishtësinë e aspektit kulturor ekonomik e social ka ndikuar po ashtu dukshëm në thellimin dhe shtrirjen e kësaj “plage” në Kosovë, dhe si e tillë pashmangshëm ka reflektuar ndoshta edhe si burimi kryesor jo vetëm I këtij fenomeni por edhe I gjendjes në përgjithësi jo të dëshiruar. Nga kjo del konstatimi se shkaqet e prostitucionit në Kosovë ndërlidhen ngushtë me faktorët socio-ekonomik por edhe arsimor si çështje bazë për të ndikuar në stabilitetin dhe shmangien e viktimave të mundshme. Përpjekjet për ta luftuar prostitucionin janë thuajse minimale në raport me standardet që kërkohen dhe fushatat operacionale duhet të jenë në fokus të prioriteteve shtetërore kosovare. Kosova gradualisht po bëhet “çerdhe” për të gjitha llojet e veprimtarive kriminale dhe kështu ajo po bëhet po ashtu destinacion jo vetëm për kontrabandimin e mallrave por edhe të femrave. Gjatë këtyre viteve të fundit në Kosovë përveç adresimit të prostitucionit të femrave janë injoruar thuajse në tërësi marrëdhëniet e këtij fenomeni me praktikat e tjera të dhunës dhe shfrytëzimit seksual. Problemi i prostitucionit në shoqërinë kosovare po bëhet edhe më i vështirë ngase ka edhe femra të cilat për ti rezistuar presioneve ekonomike dhe familjare “detyrohen” për të hyrë në labirintet e prostitucionit, labirinte prej të cilave pastaj viktimat e kanë të vështirë të dalin. Jo vetëm organet e brendshme duhet të marrin masa ndaj këtyre fenomeneve duke marr parasysh kontributin që mund ta bëjë shoqëria civile,gazetaria hulumtuese dhe i gjithë spektri i gjerë profesional dhe intelektual në drejtim të ndërgjegjësimit dhe zbatimit efikas të masave të nevojshme për të siguruar një shoqëri të shëndoshë pa prostitucion dhe sjellje tjera patologjike me prirje destruktive.

Në vendin tonë prostitucioni filloi të përhapej pas vitit 1922 si iligjëruar. Shembulli u mor nga një "rregullore e kurvërisë", qëpërdorej në rrethin e Sarajevës. Duke marrë një pjesë të mirë tërregullave dhe hilet e zanatit nga ai vend, ky profesion u pa si njëprofesion fitimprurës nga ata që arrinin të merrnin licencën për hapjen e shtëpive publike. Licencë nuk duhej të merrnin vetëm pronarët, por edhe femrat të cilat kërkonin të kryenin këtë punë.Një pjesë e mirë e femrave publike ishin gra të martuara shqiptare edhe të huaja. Ky biznes nisi në bazë të një modeli, por nuk dokalonte shumë kohë nga dita kur rregullorja nuk do të zbatohej sipas
shembullit të saj.

Ata më të vjetrit thonë se prostitutat kanë qenë femrat me të bukuratë kohës dhe "mbi të gjitha leshverdha". Prostitucioni, i cilifilloi të lulëzojë bashkë me shtetin shqiptar për më shumë se 30 vjet u bë ndër më fitimprurësit për arkën e shtetit dhe profesionimë i përfolur nga të gjithë. Prostitucioni fillimisht filloi të
ushtrohej në Shqipëri nga femrat e huaja siç ishin ato malazezet,italianet, gjermanet. Nuk është se këto femra u gjendën rastësisht në vendin tonë. Një pjesë e mirë e tyre erdhi bashkë me ushtritë, të cilat erdhën në Shqipëri kryesisht gjatë Luftës së Parë Botërore apo edhe më vonë.

Ka shumë njerëz që akoma nuk e kanë të qartë se cila ka qenë kombësia e këtyre femrave dhe shpesh shtrohet pyetja nëse këto femra kanë qenë të huaja apo shqiptare? Nëse shikon dokumentet e
Ministrisë së Brendshme, të bashkive, prefekturave të rretheve të ndryshme të Shqipërisë, vihet re se femrat publike kanë qenë të kombësive të ndryshme. Siç shkruhet, numri më i madh i femrave kanë qenë të huaja, pa munguar dhe ato shqiptare. Megjithëse ka dhe nga ata që duan të besojnë se në ato shtëpi publike ka pasur vetëm femrame kombësi të huaj, një pjesë e mirë e grave që shërbenin në këtoshtëpi ishin vendase.

Për ketë arsye nuk lejohet as publikimi i emrave të tyre, pasi sot një pjesë e tyre mund të kenë të afërm. Kjo nuk është çudi, pasi shumë nga femrat publike ranë në dashuri dhe u martuan. Sipas arkivave, tregohet qartë se ka pasur një pjesë të mirë të grave publike që lidhën jetën edhe me klientët e tyre apo me meshkujt që
punonin aty pranë shtëpive publike, në bazë të një rregulloreje, e cila i lejonte femrat publike të nisnin jetën e tyre të re, larg prostitucionit.

Të huajat

Nga dokumentet në arkiva rezulton se prostitucionin në Shqipëri nuk e kanë ushtruar vetëm italianet, gjermanet, malazezet, por dhe një numër shqiptaresh edhe pse në një qarkore që ministri i Punëve të
Brendshme, Qamil Papa, i dërgonte Prefekturës së Tiranës e bën me dije se pjesa më e madhe e prostitutave janë të huaja "shumica epersonave në vendin tonë janë të huaja", dhe për këtë arsye ai kërkonte kujdes maksimal nga ana e ministrisë për kujdesin dhe vizitat e këtyre femrave. "Vizitimi i tyne ka nji randsi shumë të
madhe nga pikëpamja e ndalimit të përhapjes së sëmundjeve veneriane, sepse një pjesë e tyne kur takson të vizitohet nuk u bahet nji vizitim shembullor". Këto janë fakte që tregojnë qartë se numri më i madh ka qenë i femrave të huaja dhe për këtë arsye dhe përkujdesi do ishte më i madh. Problem për të gjitha strukturat përkatëse nuk ishte fakti i prostitutave të mbledhura në shtëpi publike apo në garsoniere, siç quheshin atëherë, por problemin më të madhe e hasin tek femrat që ishin shpërndarë anekënd Shqipërisë, duke mos pasur mundësi kontrollimi nga mjekët. Meqenëse pjesa më e madhe e prostitutave kishin ardhur me ushtritë të cilat erdhën në vendin tonë, kjo i vinte organet kompetente në vështirësi të shumta për numërimin dhe kontrollimin e tyre. Prandaj dhe masat që merreshin ishin më të rrepta për prostitutat e huaja. Në të gjitha rregullat që bashkia vendoste një pjesë të mirë të tyre ua kushtonte këtyre femrave të cilat nuk ishin shqiptare. "Të gjitha gratë publike që ushtrojnë çiltazi (hapur) profesionin e kurvënies qofshin të huaja
ose shqiptare, pa asnji përjashtim të detyrohen me nji herë me u mbledhe dhe më qëndrue në mënyrë përmanente në këtë ose këto ndërtesa".

Ky ishte një nga rregullat që Këshilli Bashkiak vendosi me datën 26. 07. 1935 për femrat publike të huaja apo shqiptare qofshin ato. Asnjë femër publike që ushtronte këtë profesion nuk lejohej t'i jepej një leje banimi për të jetuar në një shtëpi të sajën, por vetëm brenda shtëpisë publike. Ky rregull cenonte më së shumti femrat e ardhura se ato shqiptare, mbi të gjitha "përkëdhelte" femrat publike të cilat ishin nga Tirana, pasi ato ndryshe nga femrat e tjera mund të gjenin strehim nëpërmjet të afërme të tyre. "Të mos i lejohet leje banimi as nji kurve në Tiranë për me banu jashtë shtëpive publike". Ky rregull tregon më se qartë masat e
marra për vendin ku ato banonin. Kjo nuk bëhej vetëm për arsyet e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, por në mënyrë që edhe ato mos tëkishin mundësi ta ushtronin profesionin rrugëve, pasi një pjesë e mirë e fitimeve shkonte siç dihej në arkën e shtetit. Të gjitha gratë të cilat nuk pranonin t'i nënshtroheshin vizitës mjekësore në mbarë viset e mbretërisë shqiptare, ose nuk pranonin të mblidheshin në shtëpitë publike përkatëse, merrej masa e menjëhershme për largimin e tyre nga Shqipëria drejt vendlindjes se tyre. Pjesa më e madhe e femrave publike të cilat vinin nga jashtë më së shumti e ushtronin profesionin e tyre fshehurazi nëpër magazina, bare e kafene. Numri i këtyre femrave që ushtronin profesionin në këtë mënyre nuk ishte i pakët dhe ky përbente një rrezik të madh për sëmundjen e sifilizit dhe shumë sëmundjeve të tjera ngjitëse, pasi
të gjitha këto vepronin jashtë të gjitha rregullave dhe kontrolleve mjekësore. Duke parë që në të gjitha dokumentet rregulloret posaçërisht niseshin për t'u bërë për femrat publike të huaja, pasi ato ishin dhe me problematiket. Aty kupton qartë që numri më i madh i femrave publike ka qenë i huaj. "Jemi të mendimit që gratë prostituta që nuk i shtrohen vizitës mjekësore të internohen në vende të tjera tue u largue në ketë mënyrë nga kryeqyteti. Ketëdispozitë rregullorja e vjetër e parashef vetëm për prostitutat e huaja. Por edhe po të aplikohet për vendaset do të jetë mjaft e dobishme", kjo ishte një letër tjetër që kryetari i Bashkisë së
Tiranës, Abidin Nepravishta, i dërgonte Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qarkoret dhe rregullat ishin shumë të prera dhe asgjë nuk i kthente më mbrapsht. Nëse këto femra nuk do i bindeshin urdhrave,
ato menjëherë largoheshin nga vendi ku ushtronin profesionin drejt vendlindjes apo jashtë Shqipërisë, andej nga edhe kishin ardhur, për asnjë lloj arsyeje apo justifikimi ato nuk lejoheshin të rrinin në vendin ku e ushtronin prostitucionin fshehurazi. Duke qenë se femrat të cilat ushtronin profesionin jashtë shtëpisë publike punonin vetëm për hesap të tyre dhe pa shtuar as një qindarkë në buxhetin e shtetit. Gjithashtu edhe pronarët e bordellove kanë qenë karshi të huajve, edhe shqiptarët. Shtëpia më e suksesshme publike në kryeqytet ka qenë pronë e një italiani, i cili kishte ardhur në Shqipëri.

Sa vihet re në arkivat e shtetit, tek ju hedh një sy emrave të prostitutave, vihet re një numër i madh femrash shqiptare që ushtronin profesionin e prostitutës. Sidoqoftë kjo nuk para pranohej hapur në atë kohë. Për herë të parë ekzistencën e prostitucionit e përmendi Migjeni, ndërsa ai cilësohej si tabu.

E kush mund ta mendojë se sot në vendet më të populluara e më të frekuentuara ka pasur shtëpi publike?! Ndër lagjet më të përfolura sipas dokumenteve të prefekturës, bashkisë e komisariatit të policisë në vitin 1934, kanë qenë "Zogu i Zi", "Bërraka", sot lagjja në fund të bulevardit "Zogu i Parë", "Shallvaret" e shumë të tjera.
Duke qenë se këto ishin vende të populluara, në bashkinë dhe në prefekturën e Tiranës paraqiteshin shumë kërkesa për largimin e tyre nga ato vende dhe mbledhjen e të gjitha grave publike në një shtëpi të madhe. Ishte koha kur zyrtarët e lartë të kryeqytetit ishin në panik nga një "epidemi" sifilizi e sëmundjesh të tjera veneriane.

Duke qenë se nuk kishte shtëpi të stacionuara dhe mjaft prej atyre që quheshin femra publike punonin të përhapura në zonat e banimit, rrezikohej dhe përhapja e sëmundjeve tek njerëzit e tjerë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës në vitin 1934 Abidin Nepravishta i dërgon një shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme ku e njofton se, në rrethin e Tiranës më shumë se 50 për qind e "grave publike" nuk shkonin te mjeku. "Kemi nderin të ju përsërisim se tue qenë se numri i grave publike që ushtrojnë profesionin e tyne këtu, kalon qindin
dhe ato të njoftuana prej Zyrës së Shëndetësisë, bashkisë janë ma se 50 (pesëdhjetë) vetëm nja 10-15 paraqiten për vizitim e natyrisht të tjerat si të sëmura e të mjekueme që janë, po përhapin sëmundje të
rrezikshme, veçanërisht midis djalërisë. Për me detyrue së pakut ato të njoftunat prej organeve të Bashkisë për me ju shtrue vizitave të rregullshme mjafton t'aplikohen ndëshkimet gjobuese të përparme në Ligjin e rie të Bashkive, në kompetencen e Këshillave Bashkiakë.

Megjithëkëtë, një mungesë të nji rregulloreje të posaçme për prostitutat. Lutemi në këtë rast na ndihmoni aplikimin e gjobave që parashihen në Ligjin e Bashkive kundrejt personave që shkelin urdhnat e Bashkive të dhanuna për nevojat e shëndetësisë publike".

Ky ishte shqetësimi që kryetari i bashkisë i paraqiste Ministrit të Brendshëm, duke i kërkuar atij që të vendoste menjëherë rregulloren dhe ligjet për femrat që e ushtronin prostitucionin rrugëve dhe të
atyre që nuk pranoni të vizitoheshin te mjeku. Rreziku ishte i madh.
Mjekët kishin identifikuar një numër në rritje të djemve me sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe kjo kishte vënë në alarm zyrtarët lokalë.

Për të gjitha këto shkelje kryebashkiaku iu lutej që t'i lejonin të aplikohej masa e gjobave të cilat përfshiheshin në ligjin e bashkisë, kundër personave që shkelnin urdhrin e bashkisë, e cila kishte dhënë për nevojat e shëndetësisë publike.

Një tjetër ankesë për shtëpitë publike në mes të Tiranës do vinte dhe nga Komisariati i Policisë drejt Prefekturës të Tiranës. Ku në shkresën e saj ajo bënte dhe njëherë me dije se në qytet gjendeshin dy bordello, të cilat ishin me dhoma të pakta dhe jo të përshtatshme për bordello. Sipas kësaj, ata kishin dhënë shkak që "gratë publike të hapeshin sa nga njëra ana sa nga ana tjetër, duke banuar midis lagjeve të cilat ishin të mbushura me familje me emër, të cilat nuk kishin se si mos të ankoheshin për prezencën e prostitutave në
lagjet e tyre. Ankimet e tyre po bëheshin herë pas herë për lagjet "Bërrakë" dhe "Shallvare".

Për këtë arsye prefektura duhej të merrte masa me qëllimin që nga njëra anë të shmangnin ankesat nga qytetarët dhe nga ana tjetër të kishin mundësi t'i mbronin nga sëmundjet ngjitëse, që mund të përhapeshin prej tyre. Por prapë se prapë kjo deri diku ishte e pamundur pasi gratë publike e ndërronin shpesh banimin e tyre. Në këtë mënyrë, atyre nuk u mbetej shumë kohë dhe raste për gjurmimin e grave që ishin të asaj rruge.

Bordellot tashmë ishin bërë një problem shqetësues për familjet që jetonin për rreth, pasi frika sa vinte e ju shtohej nga dita ne ditë dhe për ketë bashkia duhej të merrte masa urgjente për rregullimin e situatës. Çështja e sëmundjeve ngjitëse po behej e rëndësishme, prandaj duhej t'i kushtohej një rëndësi e posaçme nga pikëpamja e shëndetit të njerëzve.

Për këtë arsye "komiseria e policisë" (komisariati) e shikonte të udhës që prefektura të urdhëronte bashkinë për të hyrë ajo në marrëveshje me njerëzit, të cilët mund të bënin rregullimin e bordellove. Në këtë mënyrë të ndërtohej një ndërtesë e madhe e cila të mblidhte të gjitha femrat që ushtronin profesionin e prostitutës
aty. Kjo ndërtesë do bëhej për arsye se këto femra kishin më shumë nevoje për kushte të tjera në bazë të rregullores. Për shkak të profesionit që ushtronin duhet te ishin më të mbrojtura dhe mos të jetonin me në ato kushte të mëparshme.

Për veç këtyre, ai person që do të merrte përsipër rregullimin e grave ne bordello, duhej t'i vini dhe atij ca kushte në mënyrë që të kuptonte dhe të zbatonte pikë për pikë sipas rregullores mbi rregullimin e grave, në mënyrë që këtyre grave t'ju siguroheshin të gjitha të drejtat për të cilat fliste rregullorja, duke përfshirë të
ngrënin, të pirin, mirë pastrimin e sidomos për sa u përkiste të drejtave që drejtorët e bordellove merrnin të ardhurat e vizitave të grave, e cila deri në atë ditë ishte shpërdoruar nga rojtarët e bordellove. Deri kur u bë kjo kërkesë pranë prefekturës përgjegjësit e bordellove kishin ndarë përfitimet përgjysmë, duke përfituar nga
të ardhurat e femrave dhe i kishin lënë ata në një gjendje të mjerueshme. Kjo ishte dhe arsyeja që i bënte gratë të dilnin nga bordellot dhe ta ushtronin profesionin rrugëve, duke përhapur dhe shumë sëmundje ngjitëse e mbi të gjitha sëmundjen e sifilizit, e cila ishte shumë shqetësuese për banoret e tjerë të ndershme dhe për këtë arsye duhej të merreshin masa të rrepta që rregullorja tëzbatohej ashtu siç ishte shkruar në licencë.




Prostitucioni në Shqipëri, si funksiononte dhe sa i përhapur ishte

Pëshpëritjet e shumta në opinion se disa biznesmenë xhepfryrë kosovarë paguajnë për të bërë seks me femra të bukura pritet të vërtetohen së shpejti nga prokuroria. Hetimet për këtë është duke i zhvilluar Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, e cila së shpejti mund të ngrejë një aktakuzë ndaj një grupi personash të cilët ishin marrë me organizimin e kësaj veprimtarie.

Hetimet
Sipas burimeve të gazetës, hetimi për këtë rast ka filluar në muajin janar dhe pritet të përfundojë së shpejti. Sipas këtyre burimeve në këtë rast bëhet fjalë për një grup prej disa personash, të cilët dyshohet se për një kohë të caktuar për shuma të caktuara nga 250 deri në 1000 euro u kanë ofruar biznesmenëve xhepfryrë femra të bukura për ta kaluar natën. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, në dosjen në fjalë janë të përmendura të paktën dy femra studente të cilat kanë pranuar të ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të parave, një pjesë e të cilave kanë shkuar në dorë të personave të cilët janë marrë me organizimin e këtyre takimeve.
“Bëhet fjalë për një rast ku klientët kanë paguar shuma të majme të parave për të marrë shërbimet seksuale të vajzave”, thotë një burim i gazetës dhe takimet dhe aranzhimet janë bërë në hapësira të ndryshme, përderisa akti final është kryer në hotele.
Zyrtarët e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë nuk kanë dashur të flasin rreth këtij rasti me arsyetimin se janë në proces të intervistimit të disa viktimave, përderisa nga ana tjetër zyrtarët e Policisë së Kosovës duke mos dashur të komentojnë rastet në veçanti i kanë thënë gazetës se policia është e gatshme të hetojë çdo rast të dyshimeve për trafikim me qenie njerëzore.
“Policia e Kosovës heton të gjitha dyshimet për prostitucion pavarësisht se kush është i involvuar në të“, thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka. Rasti në fjalë sipas burimeve të gazetës brenda policisë është rasti i parë kur Policia e Kosovë ka arritur të argumentojë veprimtari të prostitucionit, e cila paguhet me shuma të larta parash. Sipas po të njëjtit burim, policia ka edhe informata të tjera për ekzistimin e veprimtarisë së prostitucionit, e cila zhvillohet në shtresat e pasura të shoqërisë. Mirëpo, sipas këtij burimi për policinë është mjaft e vështirë të depërtohet në këto rrethe për shkak se janë grupe të mbyllura dhe femrat e bëjnë me dëshirë veprimtarinë e tyre. ”Ne jemi duke hetuar edhe disa informata të ngjashme, mirëpo për momentin nuk ka hetime të hapura të kësaj natyre”, thotë një burim brenda policisë.

Prostitucioni ka lulëzuar në vitet e pasluftës
Operacione të ngjashme ku policia synon të zhdukë rrjete të prostitucionit VIP janë zhvilluar edhe në Shqipëri. Në prill të 2010-s policia shqiptare kishte arrestuar dy persona të cilët merreshin me organizimin e prostitucionit. Operacioni në fjalë i koduar me nofkën “Red Lights” (dritat e kuqe) ishte zhvilluar në njërin prej hoteleve luksoze të Tiranës, përderisa për qëllim kishte goditjen e një grupi i cili për shuma nga 200 deri 400 euro ofronte femra të bukura për fytyra publike apo VIP. Sipas njoftimeve të policisë shqiptare, ky grup kishte arritur të funksiononte për 4 muaj rresht.
Veprimtaria e prostitucionit ka lulëzuar në vitet e pasluftës në Kosovë, me ç’rast janë bërë dhjetëra arrestime nga ana e Policisë së Kosovës. Sipas të dhënave të policisë, deri në vitin 2004 pjesa më e madhe e viktimave të kësaj veprimtarie ishin të ardhura nga vendet e ish-bllokut sovjetik, përderisa nga vitit 2004 e tutje numri i këtyre viktimave kishte rënë, ndërsa është shtuar numri i viktimave brenda vendit apo thënë më mirë shtetaseve të Kosovës, të cilat janë detyruar të futen në veprimtarinë e prostitucionit.


Dikur qytetet më të mëdha të Shqipërisë si Tirana, Shkodra, Durrësi, Gjirokastra, Korça, apo edhe vendet e vogla si, Kavaja dhe Puka, kishin shtëpitë publike të tyre. Këto për një pjesë të mirë të njerëzve nuk ishin problem, por kishte dhe një pjesë tjetër që nuk mund ta duronte dot faktin që pranë shtëpisë së tyre të banonin ato që zyrtarisht njiheshin si "femra publike". "standard" fillon botimin e një numri dosierësh mbi historinë e atyre që quheshin "femra publike" dhe problemet që kishin ato.

Kanë kaluar mbi 78 vite nga ndalimi i ushtrimit të prostitucionit në Shqipëri, njerëzit ndoshta e kanë harruar, por ka edhe nga ata mosbesuesit të cilët nuk e besojnë se Tirana në '34, ka pasur dy shtëpi publike, madje edhe lagje ku vepronin "femrat publike" si "Bërraka" e "Shallvaret". E çuditshmja ndodh kur hyn dhe gërmon
brenda arkivit të shtetit, pavarësisht se një pjese të mirë të dosjeve të "zeza" është e pamundur që t'ju hedhësh të paktën një sy.Në to ka emra femrash pafund, emra vendesh, pronarësh lokalesh dhe mjekësh të cilët janë kujdesur për "femrat publike".

Përshtypje në ato dokumente të bëjnë shumë gjëra, po e veçanta ndoshta edhe e çuditshmja qëndron në faktin se këto femra kanë pasur vëmendje nga pushteti lokal i Mbretërisë Shqiptare. Çdo femër e pabindur karshi urdhrave mjekësore gjobitej me të holla, masa me burg deri dhe në heqjen e të drejtës për të ushtruar këtë profesion.
Femrat të cilat kapeshin duke e ushtruar profesionin më të vjetër në botë rrugëve, merreshin më forcë dhe dërgoheshin në shtëpitë publike.

Për këto prostituta nuk vihej vetëm rregullorja se ku do e ushtronin profesionin, por dhe vendi i tyre i banimit. Asnjë pronar bordelloje nuk mund t'i shfrytëzonte këto femra, çdo fitim ndahej në mënyrë të barabartë mes pronarit dhe femrës. Që në vitin 1922 kur ky profesion filloi të ligjërohej, por edhe deri në fund të viteve 30 ishte vënë në fuqi vizita e detyrueshme të mjeku, pasi në vizitat e tyre të para pjesa më e madhe e femrave dilnin me sifiliz, diçka që ishte shume e rrezikshme dhe vendi kërcënohej të përfshihej nga kjo sëmundje. Për këtë arsye vizita të mjeku u vu me detyrim dhe asnjë femër nuk mund ta shkelte këtë rregullore, në të kundërt masat që merreshin nuk ishin vetëm pagimi i gjobës në të holla por dhe më shumë se aq, deri duke i përzënë nga "vendi i punës" dhe nga prefektura ku ato ushtronin profesionin.

Shpesh shtrohet pyetja nëse këto femra kanë qenë të huaja apo shqiptare, megjithëse ka dhe nga ata që duan të besojnë se në ato shtëpi publike ka pasur vetëm femra me kombësi të huaj, por kjo nuk
mund të jetë aspak e vërtetë. Prostitucionin në Shqipëri nuk e kanë ushtruar vetëm italianët, gjermanët, malazezët, por dhe një numër i madh femrash shqiptare. Gjithashtu edhe pronarët e bordellove kanë
qenë karshi të huajve edhe shqiptarët. Për shumë kohë vihet re se pronarët e shtëpive publike kanë qenë meshkujt, por ky rregull filloi të ndryshoje. Për të hapur bordello në gjykate filluan të bëheshin kërkesa edhe nga femrat të cilat donin të hapnin shtëpitë publike. Femrat që bënin kërkese kryesisht ishin ato femra, të cilat
këtë profesion e kishin ushtruar dhe vete. Ndoshta duke e parë si një mënyrë të mire fitimprurëse, filluan të mendonin se pse jo mos të ishin dhe ato pronare. Për hir të së vërtetës duhet thënë se ato
e njihnin më mirë hilet e këtij zanati.



Një natë me prostitucionin në Kosovë…

Sipas rregullores, në Kosovë nuk egziston prostitucioni dhe është tërësisht i ndaluar. Në asnjë mënyrë, qoftë Night Bar, Table Dance, Studio. Se në Kosovë nuk ka prostitucion, kjo temë gjindet e shkruar në rregulloren shtetërore, mirëpo po të të them këtë dikujt nga populli, atëherë ata do të më përqeshin dhe do thonë “a nuk ke sy apo veshë???”. Mjaftontë ulesh dikund në një kafene në cilindo qytet të Kosovës, të paraqitesh si njeri nga Diaspora dhe të pyetësh dikënd mbi këtë… nuk do hezitojë askush të të tregoj se ku ëhstë një lokal i mirë me ferma të bukura! Filluar nga Aeroporti i Prishtinës.. posta të zbresësh nga Aeroporti të pret një Taksi modern, paka a shum i shtrenjët, por komod. Po kalove jashtë Aeroportit, atëher do gjeshë një Taksi të lirë.

Kësaj radhe dua që të jem një person “Gentelmen”, i veshur me kravatë dhe në dorë një qantë aktesh, kinëse një “Biznesmen” i cili ka ardhur në Kosovë për të investuar. Marr një Taxi Mercedes, klasë e bukur. Hipi mu sikur në shtetet e perëndimit prapa dhe i them: ” Për në Qendër ju lutem, Hoteli Grand”. Pas ca fjalësh të ndrruara ku më shum më spjegoj ai mbi jetën e tij dhe situatën politike në Kosovë, ngase nuk arrita të spejgoj shumë, thashë atij: ” Mua më interesojnë paratë dhe Femrat, a ka këtu ndonjë vend me femra të bukura? “. Natyrisht që ai më spjegoj se në Kosovë mund të gjesh qdogjë po pate para. Më spjegoj disa lokale, sipas tij secila më e mirë se tjetra, por lokali me femrat më të mira ishte lokali X…! E quaj X për pa emër. Kisha ndëgjuar në perëndim se lokale të tilla me femra të bukura ka mjaft në Kosovë aq sa edhe unë në perëndim dinja mbi to. “Po lokali Y… Si është ai?” pyeta unë. “Ah, aty nuk ke nevojë të shkosh, aty të vendosin drogë në pije dhe ka femra të sëmuar ku mund të marrësh sëmundje. Një shok i imi ishte para 4 muajsh në atë lokal..ende gjindet në spital për shkak të femrave të sëmuara” më spjegon ai. E di se qfarë mendon ai..të më dërgoj tek një lokal nga i cili ai merr provizion. Më dërgoj para dere, pagova 20 Euro për rrugën deri para lokalit të natës të cilin ma zgjodhi ai. Sapo unë hyra mbrenda, një ndër “Bodyguards” të lokalit vrapoj tek taxi, nxori portofolion e tij dhe i dha 10 Euro,pastai Taxi vazhdoj rrugën e tij. Lokal i bukur, sikur të ishe në “Manhattan”. Bar i mbushur përplot me Champagne, Whiskey, Piccolo dhe pije tjera për të cilat në Shtete e Perëndimit paguan një shumë të madhe. Ulem në një vend.. gjysmërrethi, papriptmas më afrohen dy femra të bukura nga e majta dhe e djathta. “halo, une jam Lola, ndërsa tjetra më buzëqesh dhe më thot unë jam Lejla. Hallo ju them të dyjave une jam “Sadiku”, vij nga USA, jam në pushime në Kosovë. Pyes që të dyja se a dinë gjuhë tjetër dhe nga vijnë. Që të dyja nga Moldavija dhe që të dyja flasin gjuhën Angleze më mirë se gjuhën Shqipe. Ok atëherë preferoj të flasim Anglisht edhe pse ato dëshironin që unë të flas gjuhën serbe. Prapseprap qëndroj pranë preferimit tim. Biseda ndërprehet kur një djalosh afrohet dhe më pyet se qfarë dua të pij. “Një Whiskey të lutem”, papritmas njëra nga ato të dyja, Une dua një “Piccolo”, ndërsa tjetra një “Double Whiskey”. Nuk më frigëson edhe pse ka marrë një Whiskey të dyfishtë, ngase e di se në Kosovë janë pijet tëjetë të lira……


Gjuha e njëjtë, lehtësirat e kalimit në kufi, si dhe prania e madhe ndërkombëtare, kryesisht e meshkujve në Kosovë ka favorizuar zhvillimin e trafikut apo të ushtrimit të prostitucionit të vajzave e grave shqiptare në Kosovë.Sipas një raporti të policisë së Kosoves, Shqipëria renditet e treta për nga numri i femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucion në Kosovë, por me një përqindje të vogël, krahasuar me dy vendet e para që i mbajnë Moldavia e Bullgaria, ku Shqipëria zë 5-10 % të numrit të grave e vajzave që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në kete vend .


Nderkohë që drejtoria e policisë në Qarkun e Kukesit, pikërisht zyra e Trafiqeve në këtë drejtori, thotë se nuk janë regjistruar raste të shumta të trafikut të grave e vajzave nga Shqipëria në Kosovë. Dritan Musa, inspektor në sektorin e trafikut të qenieve njerëzore në sektorin e krimit të organizuar thotë se rasti i vetëm nga kjo drejtori është regjistruar vitin e kaluar në Tropojë, ku një femër që kishte ushtruar prostitucion në Kosovë denoncoi dy tutorët e saj që ishin nga Shkodra e Korça. " Dy tutorët që kishin trafikuar vajzën nga Tropoja janë arrestuar dhe më pas janë liruar nga gjykata, por serish janë shpallur në kërkim", thotë Musa.
Nderkohë që për numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në Kosovë, Musa thotë se ky problem është i policisë së Kosovës. Shefi I sektorit të luftës kunder krimit të Organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukesit Petrit Axhami pranon faktin se shumë femra nga Shqipëria ushtrojnë prostitucion nëpër klubet dhe motelet e Kosovës, nderkohë që policia është vënë në veshtirësi për venien e tyre para përgjegjësisë pasi ato kalojnë në Kosovë me dokumentacion të rregullt, nderkohë që personin apo personat që i shoqërojnë i prezantojnë si të afërmit e tyre, ku policia nuk ka asnjë mundesi për t'i ndaluar.
Por edhe policia e Kosovës ka hasur në veshtirësi për t'i kapur femrat nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion, pasi ato prezantohen si kameriere apo kengetare në motelet ku ato sherbejnë. Sipas shefit të sektorit të luftes kunder krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Kukesit, policia e Kosovës në operacionet e saj policiore disa herë ka arritur të identifikojë vajza nga Shqipëria dhe nga vendet e Evropes lindore që ushtrojnë prostitucion në Kosovë. Këtë ajo e ka arritur duke përdorë metoda moderne dhe punë të mirëfilltë operative në zbulimin e rasteve.
Psikologia e drejtorisë policisë qarkut të Kukesit Irena Laknori thotë se kontigjenti i vajzave dhe grave të dyshuara për ushtrim prostitucioni në Kosovë, kryesisht janë kontigjent i vajzave të ashtuquajtura rebele nga fshati, gra të divorcura, vajza që vijnë nga familje me probleme ekonomike e sociale. Por sipas Laknorit e veçanta e ketyre vajzave që dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e prostitucionit në Kosovë janë ato vajza apo gra që kanë qenë një herë apo më shumë në qendren e rehabilitimit të viktimave të trafikut në Tiranë.
Sipas psikologes Laknori, shumica e këtyre femrave që kanë kaluar pwrmes qendrws sw rehabilitmit, sapo kanë dalë që andej serish i janë kthyer zanatit të mëparshem, madje ato janë të vendosuara në "profesionin" e tyre. Femrat që kapen në Kosovë si të dyshuara për trafik prostitucioni, kryesisht deportohen në Shqipëri, përveç atyre rasteve kur ato kapen në flagrancë. Femrat e deportuara merren në pyetje nga policia në praninë e psikologes. Sipas psikoges, femrat e deportuara janë nga të gjitha kategoritë, si vajza adoleshente, vajza të rrituara, gra etj. Shumica e tyre e kanë zgjedhur këtë rrugë si mënyre jetese, nderkohë që ka prej tyre se shkojnë në Kosovë me shpresë për t'u martuar, apo për të krijuar familje.
Nderkohë që në mesin e të dyshuarave për viktima të trafikut ka edhe vajza nga fshati që kanw qenë të mbyllura dhe një ditë janë "rebeluar" karshi izolimit të bërë nga ana e prinderve duke u larguar nga shtepia pa dijeninë e tyre. Madje sipas psikologes, policia e Kosoves ka deportuar edhe një çift minorenesh 13-14 vjeç nga Tirana që ishin larguar nga shtëpia pa dijeninë e prinderve dhe kishin shkuar në Kosovë dhe e kishin shpallur veten të martuar.
Megjithatë, sipas shefit të antitrafikut Dritan Musa, numri i të arrestuarve këto vitet e fundit për trafik prostitucioni është i vogël, pasi i vogël është edhe numri i denoncimeve. Ndryshe ka ndodhur gjatë viteve 2005-2007, ku numri i të arrestuarve si dhe numri i femrave që kanë denoncuar tutorët ka qenë i madh. Në prill të vitit 2005 një vajzë nga Vlora që ishte kapur duke ushtruar prostitucion nga policia e Kosovës në Strellc të Deçanit, kishte denonuar tutorin e saj një djalë nga Fieri i cili i kishte premtuar martesë, por më pas e kishte trafikuar në Kosovë, duke e shitur me një vlerë prej 2 mijë eurosh. Vajza vlonjate e trafikuar kishte punuar prej 7 muajsh si kamariere në një motel në Strellc të Deçanit, kundrejt një pagese prej 10 euro në ditë. Ndërkohë që pas orarit të punës kishte ushtruar edhe profesionin e prostitutës kundrejt një pagese prej 30 euro për një orë për partner.
Të njëjtin veprim ka bërë edhe një vajzë 17-vjeçare nga një fshat k Kukësit e cila ka denoncuar dy tutoret e saj, njeri prej të cilëve ishte djali i xhaxhait. Në maj të vitit 2005, policia kufitare në Morin ndaloi një 22 vjeçare nga Fushë-Kruja dhe dy tutorët e saj, njeri prej të cileve kishte një local me qera në qytetin e Prizrenit. Në gusht të vitit kaluar policia e Kosovës deportoi për në Shqipëri dy vajza 21 vjeçe V.Ç nga Burreli dhe E.N.LL nga Rresheni. Të dyja vajzat kanë qenë të denoncuara si të zhdukura nga familjarët, madje vajza nga Burreli ka qenë e deklaruar si e vrarë. Dhjetë ditë më parë policia kufitare në Morin ka ndaluar 29 vjeçaren Irma Haku nga qyteti I Durresit.Ajo ishte zhdukur para më shumë se një muaji dhe ishte denoncuar nga familjarët e saj në policinë e Durresit.Irma Haku, nënë e dy fëmijëve nga Durresi e divorcuar nga I shoqi bishte nisur për në Kosovë, ku policia dyshonte se qëllimi I udhetimit për në Kosovë ishte ushtrimi I prostitucionit në këtë vend.
Nderkohë në ndonjë rast vajzat që kanë ushtruar prostitucion kanë rezultuar te kenë qenë fatlume, duke përfunduar të martuara. I tillë është rasti i një vajze 19 vjeçare nga Laçi e cila është martuar me një nga pjestarët e orkestrës në motelin ku ajo ushtronte prostitucion. Por ka raste kur vajzat që kanë tentuar të dalin nga rrejti I prostitucionit e kanë pesuar edhe me jetën e tyre. I tillë është edhe rasti I 18 vjeçares Valentina Barameta nga fshati Shengjun I rrethit të Matit.Valentina Barameta është vrarë me 22 gusht të vitit 2006 në shtëpinë e saj në fshatin Shëngjun të Burrelit.Viktima ishte deportuar në Shqipëri nga policia e Kosoves Mungesa e dokumentacionit është paraqitur si arësye nga policia e Kosovës për të riatdhesuar 18 vjeçaren, megjithatë motivi ka qenë krejt tjetër, ai I ushtrimit të prostitucionit, por policia e Kosovës nuk ka hetuar në këtë drejtim, për vetë faktin e moshës minorene të viktimës. Një bashkëfshatare e Barametës M.R 30 vjeçe e martuar me një kosovar në qytetin e Gjilanit e kishte mashtruar vajzën 18 vjeçare duke I premtuar asaj martesë në Kosovë. Por edhe pas riatdhesimit, tutori I saj I ka kerkuar vajzës që të kthehej serish në Kosovë, por ajo ka refuzuar.
Por dy muaj pas riatdhesimit Valentina Barameta , nënë e nje fëmije 14 muajsh është ekzekutuar në sytë e prindërve të saj nga bashkëfshatari I saj Urim Jahja që ishte tutori I saj.Pas vrasjes autori është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është gjendur I vrarë pas dy ditësh. Nderkohë që vajza nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion në Kosovë kanë rënë edhe viktimë e sulmeve me tritol në lokalet ku ato sherbejnë për efekt të konkurencës. Vitin e kaluar pas një sulmi me tritol të një lokali në Prizren u plagosen 13 persona, midis tyre një femër nga Shqipëria. Nga trembëdhjetë të plagosurit, gjashtë persona ishin meshkuj apo klientë të lokalit. Nderkaq policia e Kosovës ka identifikuar edhe raste të trafikimit të grave nga Shqipëria të cilat janë martuar me burra të moshuar në Kosovë.
Vitin e kaluar policia e Kosovës ka arrestuar një 73 vjeçar nga Obiliqi nën dyshimin e kryerjes së vepres penale të trafikut të qenieve njerëzore, pikërisht të një 40 vjeçareje nga Durrësi që e kishte "martuar" pesë herë në persona të ndryshëm. Viktima A.I nga qyteti I Durrësit ishte shitur nga ana e Tefik D disa herë radhazi dhe atë tek disa persona të ndryshëm, të cilët gjoja ishin martuar me viktimën. Për martesën provizore, secili kishte paguar shuma të hollash për shkesin që në rastin konkret ishte 73 vjeçari nga Obiliqi I arrestuar nga policia.Në prill të këtij viti pas një operacioni të koduar "Rrufeja", poliica e Kosovës ka kapur duke ushtruar prostitucion tre femra nga Shqipëria, pikërisht F. L, 20 vjeçe, Nj.H,43 vjeçe, dhe A.H , 18 vjeçe. vjeçe.
-Vajzat nga Shqipëria punonin si kamariere në një lokal dhe me pelqimin e pronarit pas punës ushtronin prostitucion në një motel të Prizrenit.Zyrtarë të policisë së Kukesit pohojnë se viktimat e trafikut të qenieve njerëzore që ushtrjnë aktivitet kryesisht në Kosovë janë nga qytetet e Laçit, Rreshenit, Lezhës, Shkodres, Pukes, por edhe nga Tirana e Durresi.
Ndërsa ato që ushtrojnë këtë lloj " zanati" në Maqedoni janë kryesisht nga rajonet kufi me këtë shtet dhe pikërisht nga Peshkopia, Librazhdi, Elbasani, Pogradeci e Korça Ky lloj trafiku është një problem i madh për Kosovën e Maqedoninë ku ushtrojnë aktivitetin e tyre femrat e trafikuara, por edhe per Europën. Viktimat e këtij trafiku janë kryesisht nga vendet e Ballkanit, ku varfëria e këtyre vendeve u krijon kushte lehtësuese trafikantëve me veprimtarinë e tyre kriminale.

*****

Prostitucioni si një prej formave të eksploatimit seksual, ku trupi i femrës shndërrohet në objekt shitblerjeje, apo thënë ndryshe, bëhet madh tregu, siç duket po vjen në shprehje edhe më shumë. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti, janë arrestuar 38 persona, të cilët dyshohen për marrje me prostitucion. Ndërkaq, sociologët thonë se një ndër shkaqet kryesore që qojnë në ngritjen e kësaj dukurie, është gjendja e rëndë socio-ekonomike në vend.

Ramadan Ahmeti, shef i njësisë Qendrore të Hetimeve në drejtorin për trafikim të qenieve njerëzore, ka theksuar se kjo dukuri është e përhapur në gjithë botën dhe se për të ulur këto raste nevojitet bashkëpunimi i institucioneve por edhe i qytetarëve. Ai thotë se vetëm gjatë periudhës dy mujore, gjatë këtij viti, janë arrestuar 38, persona të cilët dyshohen për pjesëmarrje në prostitucion.

Sipas Ahmetit, pjesa më e madhe e femrave prostituta zakonisht janë nga shtresat më të vobekta. Shumica nuk kanë shtëpi, ose në atë vend kanë qëndrim të përkohshëm dhe tretman të refugjates.

“Dukuria e aktiviteteve të marrjes me prostitucion është një dukuri që krahas trafikimit është në rritje, në dymujorin e parë të këtij viti, i kemi rreth 12 raste që kemi hasur në marrje me prostitucion, 10 raste janë mundësim me marrje me prostitucion dhe 11 raste janë trafikimit me njerëz. Arrestimi i të arrestuarve, vetëm për muajin janar dhe shkuar është 38 persona. Shumica nga ta janë arrestuar për shkak të marrjes me prostitucion dhe mundësim prostitucion”, ka thënë Ahmeti.

Ai thotë se krahasuar me vitet e pasluftës, viteve të fundit është shtuar numri i viktimave më nënshtetësi kosovare.

“Gjatë punë punës sonë kërkimore kemi vërtetuar se në të kaluarën ka pasur kryesisht viktima ndërkombëtare të identifikuara krahasuar me numrin e viktimave me nënshtetësi kosovare, por viteve të fundit del që numri i viktimave të identifikuara nga policia është i vajzave nga vendi, se sa i atyre të huaja, dhe ky është një fakt shqetësues”, ka thënë ai.

Ai shton se policia, në kuadër të fushatës kundër trafikimit dhe prostitucionit, është duke u angazhuar me fushata informuese nëpër vende publike, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie negative. Ndërkohë, ai tha se policia kryen edhe kontrolle në ato lokale të cilat dyshohet se ushtrohet prostitucion.

Ndërkaq, sociologu Fadil Maloku thotë se, trafikimi dhe prostitucioni i femrave, viteve të fundit, ka marrë përmasa tejet shqetësuese. Ai mendon se prostitucioni në Kosovë është duke u përhapur për shkak të faktorit socio-ekonomik dhe faktorëve të tjerë.

“Kosova në vendet e rajonit është një vend më i pazhvilluar dhe kemi një ardhje të fuqishme të ndërkombëtarëve të cilët duke sjellë “hujet” dhe kërkesat e tyre në një farë mënyrë kanë filluar që të rekrutojnë staf lokal, kontingjente të reja, pasi që i quaj këta “mish të freskët” nga ambientet lokale siç është Kosova. Shkak tjetër është edhe ambienti apo terreni ekonomik ku në Kosovë siç e dimë mbretëron një pasiguri sociale, një varfëri e madhe dhe një papunësi e madhe”, ka thënë Maloku.

Sipas tij, në vend mungon edhe një edukim dhe informim i duhur rreth rreziqeve nga prostitucioni, gjë që u mundëson grupeve trafikantësh, që të hyjnë nëpër ambient shkollore, sidomos në shkolla të mesme, dhe të mashtrojnë femrat duke u ofruar atyre oferta të rrejshme qoftë për fejesë apo edhe për punësim.

“Nëpër shkolla fillore apo të mesme zakonisht ku janë fëmijët në fazën e adoleshencës përcillen nga grupe të ndryshme kriminale, të cilat në fakt i rekrutojnë në mënyrë shumë të sofistikuar femrat të cilat kanë probleme sociale, shembull kanë probleme ekonomike. Dhe ata me premtime të ndryshme të sofistikuara joshin edhe i kontrabandojnë me premtimin se do t’i fejojnë, do t’i gjejnë punë”, ka thënë Maloku

Por, shefi i njësisë në qendrën hetimore të policisë, Ramadan Ahmeti thotë se deri më tani hetuesit nuk kanë hasur në ndonjë rast, kur grupe kriminale, kanë rekrutuar vajza të shkollave të mesme.

“Mirëpo deri tash nuk ka pasur ndonjë rast konkret që në ndonjë shkolle që në grupe të organizuar iu kanë drejtuar për këtë qëllim, mirëpo megjithatë informacione ka mirëpo ato nuk janë krijuar si raste, derisa nuk janë krijuar si raste nuk mund të potencojmë”, ka thënë ai.

Përndryshe, prostitucioni si një dukuri negative në Kosovë është i ndaluar edhe me ligj. Kjo dukuri negative është njëra prej formave të eksploatimit seksual të seksit të kundërt, ku trupi i femrës shndërrohet në send për shit-blerje. Pra, bëhet madh tregu. Me këtë veprim, seriozisht rrezikohet integriteti fizik dhe dinjiteti njerëzor, vlera këto që konsiderohen si të drejta të pacenueshme individuale të njeriut.

Hapet fushata kundër trafikut të qenieve njerëzore

Në Kosovë, që nga janari e deri në muajin gusht të këtij viti, autoritetet e policisë thanë se kanë zbuluar dhe shpëtuar 56 viktima të trafikut të qenieve njerëzore, në mesin e të cilave edhe të moshës jomadhore.
Këto të dhëna u bënë publike me rastin e fillimit të muajit të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, me moton “Hapi sytë – ke kujdes”, në përpjekje për shtimin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kësaj dukurie.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha se trajtimi i kësaj dukurie kërkon qasje të veçantë për shkak të natyrës së ashpër dhe të ndërlikuar të saj. “Megjithëse, pas vitit 1999, Kosova ka shënuar një progres të dukshëm në drejtim të forcimit të rendit, sigurisë dhe reformimit institucional, trafikimi me qeniet njerëzore ekziston si një nga format e veçanta të krimit të organizuar, me pasoja dhe rrezikshmëri të lartë për shoqërinë dhe shtetin e Republikës së Kosovës dhe rajonit. Adresimi dhe trajtimi i trafikimit me qenie njerëzore, për shkak të natyrës së saj komplekse kërkon një vëmendje dhe qasje të veçantë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit ku kemi paraqitur edhe sukseset por edhe sfidat me të cilat shteti ynë duhet të ballafaqohet. Ne jemi të njohur me ashpërsinë e fenomenit të trafikimit njerëzor që vendi ynë po përballet dhe i kemi kushtuar vëmendje të veçantë se ku Qeveria e Kosovës dhe aktorët tjerë duhet të përqendrohen në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, tha kryeministri Thaçi.

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson, duke ju referuar raportit të Departamentit amerikan të shtetit mbi këtë dukuri, tha se Kosova po bënë përpjekje por ende të pamjaftueshme për të luftuar këtë formë të krimit.

“Raporti i Departamentit të Shtetit për vitin 2012 vë në pah ndjekjen penale si dobësi në përpjekjet e Kosovës kundër trafikut me qenie njerëzore. Ne e nxisim fuqishëm punën që po bënë Kosova për të zvogëluar numrin e dosjeve të mbetura dhe përmirësimin e aftësive në ndjekjen penale të krimeve të ndërlikuara”, tha ajo.

Ndërsa përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar, tha se njohja e përmasave të kësaj forme të krimit është mundësi për luftën kundër tij.

“Vlerësimet e fundit dëshmojnë se Kosova është jo vetëm vendi i origjinës dhe vend kalimtar por, është edhe destinacion i trafikimit, ku shumica e viktimave janë vendase. Kjo ishte pjesë edhe e Raportit të Progresit të vitit të kaluar. As fëmijët nuk janë të anashkaluar nga këto të dhëna”, tha zoti Zbogar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se përmasat e kësaj dukurie dëshmohen edhe nëpërmjet operacioneve të drejtorisë së posaçme të policisë për luftë kundër trafikut të qenieve njerëzore.

“Kjo drejtori vetëm në periudhën janar - gusht të vitit 2012 ka realizuar 610 veprime operative hetimore. Si rezultat i këtyre operacioneve, janë arrestuar 167 persona, janë kontrolluar 283 lokale prej tyre 28 janë mbyllur dhe janë identifikuar 56 viktima. Fatkeqësisht prej tyre nëntë janë të grupmoshës së re 14 deri në 17 vjeç”, tha ministri Rexhepi.

Raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të departamentit amerikan të shtetit flasin për shumë forma të egra të shfrytëzimit të viktimave të trafikut, qoftë për lypësi e punë të detyruar por edhe ndjekje të rrugëve vështirë të luftueshme të këtij krimi.

NGA: BEN ANDONI : “Hamam” Shqipëria

Mbreti Kristian i X nuk është se la ndonjë trashëgimi ‘të madhe’ në Danimarkë, por në kohën e Luftës së Dytë Botërore kreu një akt, i cili la një gjurmë të paharruar në historinë evropiane. Teksa gjermanët urdhëruan të gjithë hebrenjtë danezë të mbanin të vendosur në krah yllin e verdhë të Davidit, ai vetë doli të nesërmen në shëtitjen e përditshme me yllin në krah. Që nga ajo dite, të gjithë njerëzit në Kopenhagën do ta mbanin yllin e verdhë. Vërtetë nuk bënë rezistencë me pushkë ndaj gjermanëve, por kështu iu përgjigjën me prestigjin e tyre. Por nëse monarku Kristian i X mbante peshën e një monarkie solide, Pjetri 17-vjeçar, përfaqësuesi serb i një monarkie fare të re, në të njëjtën kohë do t’i sfidonte ndryshe dhe deri në kreni gjermanët, edhe pse me pasoja të pamata...për jugosllavët e asaj kohe, që lanë mbi 1 milion të vdekur në luftë.
“Hamam” Shqipëria
Këto janë dy rastet që të vinë ndërmend në ditët tona, kur jemi në numërimin mbrapsht të Festimit të Pavarësisë e një luzmë pseudosh nga të gjithë anët po mundohen të arnojnë turpshëm historinë vazhdimisht të çjerrë kombëtare. Ku koha e Berishës sot trajtohet si e artë në librat e fëmijëve; koha e socialistëve, e lidhur me anarkinë e ’97-ës. Më tej akoma, koha e mbretërimit të Zogut është e mrekullueshme; kurse koha e Enver Hoxhës e tmerrshme. Do ketë monument të ri për Zogun, por jo nderim për Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin. Dështoi monumenti i Ismail Qemalit e kështu me radhë. Ky karusel emrash po vërtitet keqazi, teksa lloj-lloj njerëzish veshur me pushtet (kryesisht me njohuri të cunguara dhe të tjerët me qëllime tepër të largëta të mirë kalkuluara), po hapin debate shterpë historikë në dobi të protagonizmit vetjak virtual. Po se çfarë bëri Zogu për konsolidimin e arsimit kombëtar, krijimin e një administrate me staturë të rregullt, vendosjen e rendit pas vitesh anarkie (edhe pse vetë Zogu me shpurat e tij ishin shpesh protagonistë të katrahurës), përshtatjen me një legjislacion të përparuar apo Enveri me atë punë të madhe që bëri pas Luftës së Dytë Botërore për të futur një nga vendet më të shkatërruara të Evropës në rrjedha normale zhvillimi ekonomik dhe arsimor, këtë askush s’e pohon. Analiza e zbehtë është mike e virtualizmit patetik të lloj-lloj figurave.

Qëllimi mbetet i njëllojtë. Të provokohet dhe të bëhet scoop, ai që zakonisht politikanët i nxjerrë gjithnjë të fituar, pa treguar asnjë vlerë të mirëfilli. Pas kryeministrit Berisha, politikani Majko, një nga paraardhësit e tij socialistë e sheh si të nëpërkëmbur mbretin Zog. Në fakt, me një logjikë të thjeshtë nuk duhet t’i marrësh shumë seriozisht. Të dytin për protagonizmin e vazhdueshëm folklorik, të parin për mungesën e vazhdueshme të konsistencës. Mjafton të kujtosh vitin 1994, kohën kur Berisha në postin e presidentit do të shprehej se “1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare. Shqipëria e idealeve të mëdha demokratike për 68 vjet me radhë njohu vetëm pushtime dhe mynxyra, tiranira dhe diktatura nga më të egrat dhe më çnjerëzoret.” (Gazeta “RD”, 17 qershor 1994) dhe 18 vjet më vonë, në një moment reflektimi panegjirik do kërkonte të gjithë nderimin kombëtar për të. Ky sens, politikanët tanë jo thjesht i ka treguar pa koherencë, por pjesëtarë të një mentaliteti hamami, që prej kohës qarkon në qarqet intelektuale shqiptare. Ku askush nuk shikon fushën e tij dhe të gjithë bëjnë protagonistin virtual në fusha që s’u përkasin. Veçmas, të dy kampet politike me writers e tyre janë të mbushur me shembuj të tillë.
Kuturisja e fundit e Majkos nuk tregon thjesht se ai nuk di të lexojë historinë, por orvatjen që ta lexojë shëmtuar dhe pse jo, ta përdorë ashtu si t’i leverdisë në ndonjë hulli ndryshe pas zgjedhjeve të 2013, në rast se Rama do të humbë. Duket se kalkulimet po bëhen ndryshe tek PS-ja nga një grup njerëzish që e ndjejnë se mund të jenë sërish larg pushtetit. Por historia s’mbaron këtu. Thjesht hamendësitë janë deri këtu. Historia mund të përdoret për të ardhmen, paçka perceptimit real. I njëjti sens vërehej pak a shumë edhe në kohën e diktaturës, ku personazhe të mëdha kombëtare u harruan dhe u fshehën (madje edhe kur ishin ende të gjallë) thjesht për të prodhuar një histori tjetër. Kjo edukoi gabuar breza shqiptarësh, duke i privuar nga të vërteta që kanë ndikuar gjerësisht në perceptimin e historisë tonë kombëtare. Dhe ai që nuk di të lexojë historinë në të shkuarën, nuk mund ta di kurrë të kuptojë të tashmen dhe të ardhmen...

Jo më kot, post ‘90 do të zbulonte një katrahurë më të madhe kur një takëm kalemxhinjsh u ngritën për të glorifikuar njerëz, që në shumë raste kishin cenuan rëndë interesin kombëtar. Pseudo të ndryshëm që bëjnë protagonistin tashmë janë shembull i bukur i kësaj. Prej tyre, Luigj Gurakuqi, veçanërisht do të përflitej dhe do të ofendohej. Do e akuzonin si proitalian dhe të korruptuar. Ismail Qemalin si rryshfetxhi dhe njeri kulisash. Do ngriheshin personazhe krejt të humbur me kontribute hipotetike.

Por, edhe pse historia është e pamëshirë, ky fenomen është i vjetër për figurat shqiptare, qoftë edhe ata me përmasa të larta. Faik Konica, i cili do shkruante essetë e mrekullueshme me penën e tij, do t’u pështirosej patriotëve shqiptarë kur do ta ofendonte kujtimin e Naim Frashërit me një artikull denigrues ndaj tij. Pak vite më vonë, pa pyetur fare për ato që tha ndaj Zogut, vendosi t’i shërbente si vasal i bindur dhe më shumë akoma: do të pranonte t’i shërbente edhe pas rënies në qeveritë e tij të mërgimit. Po ashtu Noli, armiku i madh i Zogut, do t‘ia pranonte paratë dhe madje edhe ofertën për një qeveri në Mërgim. Në Tiranë, intelektualë të ndryshëm do i shtrinin lirisht qilimat fashizmit me flirtet e ndryshme. Mes tyre, intelektuali i njohur Omer Nishani, do t’i kushtonte shkrime panegjirike fashizmit dhe pastaj do të bëhej president i komunistëve?! E sa e gjatë kjo listë?!

Këtë vend të lënë bosh disa kohë e rrëmbyen menjëherë politikanët e sotëm me sharlatanizmat e fundit, por më shumë me pavëmendjen e tyre. Si ndodhi për shembull në një aktivitet rinor ku socialistët e rinj ftuan nipin e Mbretit Zog, Lekën e ri!? Kuptohet se më shumë se panjohje ata kishin përsëritur atë gabim që sot rëndom haset edhe te shqiptarët e rinj... indiferenca ndaj sharlatanizmit kombëtar. Që kinse me hapje-mendjen, mbulon hapur qëllime gjithnjë personale. Prandaj ajo ecja vetjake e Kristian me yllin e Davidit në krah, kumbon më shumë se kurrë për pseudot e ndryshëm, që artikulojnë gjoja sot gjëra si të çuditshme...

Nga: SHABAN MURATI : Përplasje gjeopolitikash, jo civilizimesh

Ngjarjet tronditëse, që shpërthyen këtë javë në mbi njëzet shtete të Lindjes së Mesme, Afrikës, Azisë e deri në Australi, me sulmet vandale kundër misioneve diplomatike amerikane dhe europiane, janë nga ato zhvillime, të cilat kërkojnë një hulumtim përtej sipërfaqes së ngjarjeve. Janë nga ato zhvillime, të cilat kërkojnë racionalizmin e të kërkuarit, jashtë emocioneve, në thellësinë e komplikacioneve të interesave dhe të strategjive të shteteve dhe të forcave, që përfitojnë nga këto lëvizje dramatike, dhe të shteteve e të forcave, që humbasin prej tyre. Që do të thotë të kërkosh përtej shenjave fetare të skenës së ngjarjeve.
Duhet thënë që në fillim se nga këto ngjarje nuk fitojnë dy aktorët kryesorë të skenës së përplasjes, që shihet, as SHBA dhe as popujt arabë e forcat demokratike arabe. SHBA janë mbështetësi kryesor i revolucioneve demokratike popullore arabe të vitit të kaluar, të cilat jo vetëm përmbysën disa regjime autokratike, por i hapën rrugën një transformimi shoqëror, ideologjik dhe politik properëndimor në Lindjen e Mesme. Ndryshimi i rëndësishëm gjeopolitik, që ndodhi në vendet e Lindjes së Mesme, me revolucionet demokratike popullore, të mbështetura fort nga SHBA, BE dhe NATO, çeli një epokë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe krijoi ekuilibra të reja të fuqisë dhe të ndikimit në favor të demokracisë dhe të Perëndimit.

Përplasje gjeopolitikash, jo civilizimesh
SHBA, si promotorët kryesorë të këtij transformimi pozitiv, janë më të interesuar se të gjithë shtetet e tjera, që ky proces revolucionar demokratik i zgjimit popullor të vazhdojë drejt stabilizimit gjithnjë e më të madh. Sepse revolucionet popullore nuk mbarojnë vetëm me dëbimin e diktatorëve, dhe sepse procesi i demokratizimit të Lindjes së Mesme është në zhvillim e sipër si brenda vendeve, ashtu dhe brenda rajonit, dhe SHBA janë forca kryesore mbështetëse e këtij zhvillimi demokratik.
Të interesuar për konsolidimin e këtyre transformimeve ekzistenciale demokratike, për frymën e re të lirisë dhe për krijimin e raporteve të reja gjeopolitike të rajonit me SHBA dhe me Perëndimin, janë dhe popujt arabë e forcat demokratike arabe, masat shumëmilionëshe të të cilave ishin dhe janë protagonistët në terren të stuhisë njëvjeçare revolucionare apo të pranverës arabe. Por transformimi gjeopolitik i Lindjes së Mesme, me vendosjen e raporteve të reja gjeopolitike e strategjike me Perëndimin, la të pakënaqur dhe spostoi më shumë drejt periferisë së fuqisë globale disa shtete të mëdha dhe të rëndësishme, të cilat aspirojnë që të fitojnë përmasa të reja globale në shekullin e ri, duke iu kundërvënë sistemit të vlerave perëndimore. Transformimet demokratike në Lindjen e Mesme lanë të pakënaqur Rusinë, lanë të pakënaqur Kinën, dhe jo vetëm për spostimin gjeopolitik nga rajoni, por edhe nga shqetësimi se valët e tronditjeve demokratike arabe kundër autokracive mund të arrinin tek shoqëritë e autokratike ruse dhe kineze. Transformimet demokratike në Lindjen e Mesme lanë të pakënaqur edhe disa shtete joarabe të rajonit, të cilat me demokratizimin e shteteve arabe humbasin peshën dhe rolin qendror në rajon.
Në këto rrethana, lidhja midis shkakut dhe pasojës në ngjarjet e këtyre ditëve, në harkun që nis nga Kalifornia e Jugut me një pseudofilm të një grupi të dyshimtë koptësh egjiptianë dhe që ndezi zjarrin e akteve brutale të dhunës kundër ambasadave amerikane, është një raport që mund të kuptohet më mirë, nëse shihet në një përthyerje gjeopolitike. Është një shah gjeopolitik, jashtë dhe kundër interesave të SHBA e të Perëndimit, dhe jashtë e kundër interesave të popujve arabë dhe të forcave demokratike arabe. Një lëvizje e kalkuluar e provokimit filmik të urrejtjes fetare, që gjeti në Lindjen e Mesme jo vetëm skuadra të përgatitura dhe të mirëinformuara sulmuesish e vandalësh, por edhe ekipe speciale të armatosura mirë, të cilat dispononin informacione për lëvizjet e ambasadorit dhe për sistemin e sigurisë së konsullatës amerikane në Bengazi.
Ironia është se u përdor e njëjta skemë nxitjeje trazirash, si në demonstratat e para popullore në vendet arabe vitin e kaluar, në Tunizi dhe në Egjipt, nëpërmjet rrjeteve sociale të internetit, për shpërndarjen e provokimit filmik anti-mysliman po në këto rrjete. Duket qartë se ka shtete, qeveri dhe shërbime sekrete, të cilat janë të interesuara që flakët antidemokratike të përfshijnë Lindjen e Mesme, kundër misioneve diplomatike amerikane, kundër politikës amerikane në Lindjen e Mesme, kundër strategjisë gjeopolitike amerikane për konsolidimin e demokracisë në atë rajon. E përkufizoi tepër saktë rolin diabolik të provokimit filmik në shahun gjeopolitik, sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton, kur theksoi se filmi e ka një qëllim të thellë cinik: Të shkaktojë përplasje.
Ka disa elemente të reja në shpërthimin e kësaj vale të re të antiamerikanizmit. Demonstratat dhe sulmet antiamerikane u përhapën në një gjerësi gjeografike shumë të madhe, gjë që nuk ka ndodhur me provokimet e mëparshme anti-myslimane, as në vitin 2005, kur u botuan karikaturat kundër profetit Muhamed në Danimarkë dhe as në vitin 2010, kur prifti fanatik amerikan Teri Xhons dogji librin e shenjtë të Kuranit. Efekti domino i sulmeve të tanishme anti-amerikane ka më shumë pamjen e një aksioni të paramenduar nga shtete dhe forca jashtë vendeve, ku po ndodhin këto sulme. Nuk duket rastësi as shtrirja e sulmeve kundër misioneve diplomatike gjermane, angleze dhe të vendeve të tjera europiane, gjë që konturon një objektiv të goditjes së Perëndimit si tërësi.
Element i veçantë është sidomos fakti që sulmet më të ashpra ndodhën në shtetet, ku u përmbysën nga revolucionet demokratike regjimet diktatoriale si në Libi, Tunizi dhe në Egjipt. Ky element shfaqet si pjesë e një skenari, jo vetëm për hakmarrje gjeopolitike, por edhe si synim për të komprometuar vetë ndryshimin e regjimeve në këto tre shtete.
Element tjetër i veçantë është se u synua vrasja e ambasadorit amerikan në Libi si goditje ndaj një simboli të shtetit, të diplomacisë dhe të fuqisë amerikane. Në një farë mënyre u tentua, ashtu si në shtator të vitit 2001 të goditej një simbol amerikan dhe jo rastësisht sulmi dhe vrasja e ambasadorit ndodhën në 11 shtator, ditën e përvjetorit të atentateve terroriste në Amerikë.
Qëllimi i parë gjeopolitik i provokimit të valës së re të antiamerikanizmit është që të ndalë procesin revolucionarizues, demokratizues dhe properëndimor në Lindjen e Mesme dhe në vendet e tjera të Afrikës apo të Azisë. Sepse pranvera arabe nuk ka mbaruar akoma dhe është një proces në plotësim, në zhvillim e sipër dhe në konsolidim e sipër. Ajo, që po ndodh me aktet vandale kundër ambasadave amerikane, nuk është “vjeshta arabe”, sikundër nxituan ta etiketojnë mediat ruse dhe të atyre forcave, që nuk u pëlqeu pranvera arabe. Pranvera politike dhe gjeopolitike në Lindjen e Mesme është në vazhdim e sipër. Qëllimi i dytë gjeopolitik është që të dëmtohen interesat e SHBA, politika dhe strategjia e SHBA në Lindjen e Mesme, dhe të krijohen të çara të mëdha në relatat e reja strategjike mes popujve arabë e shteteve arabe nga njëra anë, dhe SHBA, BE dhe Perëndimit nga ana tjetër. Qëllimi i tretë gjeopolitik është që të bllokohet e të sabotohet lufta e popullit sirian për demokraci dhe për përmbysjen e regjimit diktatorial të Asadit. Jo rastësisht zyrtarët rusë po bëjnë thirrje të shumta këto ditë se leksioni, që amerikanët morën në Bengazi, duhet t’u shërbejë që të mos përsërisin në Siri skenarin libian. Ish-ambasadori rus në Libi, Veniamin Popov, deklaronte në 15 shtator se kjo që ndodhi në Bengazi është rezultat i keqllogarive në politikën amerikane. Është frika gjeopolitike e Rusisë, të cilën e tremb ikja e Asadit dhe humbja e bazës ushtarake ruse në portet siriane, dhe për pasojë, dobësimi strategjik rus në detin Mesdhe. Qëllimi i katërt është që të goditet modeli demokratik dhe ndikimi i SHBA, BE dhe i Perëndimit në Lindjen e Mesme, dhe t’u shkaktohen atyre sa më shumë trazira në shtetet me qeveri të reja demokratike, të cilat janë ende në proces stabilizimi. Nuk duket e rastit dhe zhvillimi i kësaj vale të re anti-amerikane dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, për të vënë në pozitë të vështirë qeverinë amerikane dhe presidentin, të angazhuar në fushatën elektorale për rizgjedhjen e tij. Kjo ndërmerret në një kohë kur sukseset më të mëdha të administratës së tanishme në politikën e jashtme janë të lidhur me botën arabe, si revolucionet demokratike arabe të vitit 2011, vrasja e kreut të Al Kaedas, Osama Bin Laden, dhe tërheqja e trupave amerikane nga Iraku. Qëllimi i pestë është përfshirja në strategjinë gjeopolitike të shteteve rivale të Perëndimit dhe bashkëpunimi me grupe dhe organizata terroriste. Jo rastësisht në shtete të ndryshme po bëhet zhurmë e madhe se revolucionet demokratike në vendet arabe u krijuan terren lulëzimi forcave terroriste islamike si Al Kaeda. “Zëri i Rusisë” shkruante në 12 shtator se “Nën Gadafin në Libi dhe nën Mubarakun në Egjipt, këto sulme kundër ambasadave amerikane nuk do të kishin ndodhur”. Natyrisht në turmat dhe skuadrat, që sulmuan ambasadat amerikane ka edhe forca radikale dhe ekstremiste. Por është naive të mendohet se revolucionet demokratike në vendet arabe i krijuan mundësinë Al Kaedas që të fitojë iniciativën politike në Lindjen e Mesme. Kjo është një deformim i realitetit gjeopolitik të rajonit. Historia e terrorizmit ndërkombëtar ka treguar se janë regjimet autokratike mbrojtësit dhe sponsorizuesit më të mëdhenj të terrorizmit. Demokracia dhe regjimet demokratike janë të papajtueshme me terrorizmin.
E parë nga një perspektivë gjeopolitike, kjo që po ndodh në vendet, ku kanë shpërthyer aktet anti-amerikane, është një fenomen i përkohshëm, që nuk e zbeh rëndësinë e transformimit demokratik dhe që nuk mund të barazohet me procesin epokal të revolucioneve demokratike arabe dhe as mund të kthejnë mbrapa historinë. Kjo valë do të kalojë, ashtu siç kanë kaluar edhe valët e tjera të mëparshme anti-amerikane, dhe vazhdimi i proceseve dhe i programeve demokratike do të amortizojë deformimet dhe ekseset, që sjellin si rregull etapat post-traumatike të përmbysjeve shoqërore.
Ajo, që po shohim këto ditë, është një përplasje gjeo-politikash në arenën e fuqisë globale. Shenjat e jashtme fetare apo nxitjet fetare, si të urrejtjes nga provokimi filmik apo të kundërpërgjigjes së dhunshme nga vandalët në vendet arabe, nuk marrin dot formën e argumentit për ta klasifikuar si “një përplasje civilizimesh”. Sepse nuk ka asnjë lidhje me civilizimin amerikan apo perëndimor veprimi i një grupi fanatik fetar në Kaliforni, siç nuk ka asnjë lidhje me civilizimin arab vandalizmi i orkestruar i sulmeve ndaj ambasadave amerikane.
Gjeopolitika luan me të gjithë gurët, që nga energjetika e deri tek feja, dhe të gjithë gurët janë në funksion të strategjisë së përplasjes së gjeo-politikave të ndryshme, mes fuqive demokratike dhe atyre jodemokratike, që përplasen pareshtur në forma gjithnjë e më të sofistikuara në arenën e madhe të fuqisë globale.

Nga: Dr.PËRPARIM KABO:Antroporuajalizmi shqiptar, mes prapambetjes dhe ndjenjës nacionale

Antroporuajalizmi shqiptar, mes prapambetjes dhe ndjenjës nacionale
Mbretëria shqiptare e mbretit Zog e provoi një realitet të tillë. Brenda saj lëvizën dy botë: Ajo që kërkonte t’i vishte vendit dhe shoqërisë një pamje moderne administrative e institucionale, dhe ajo njerëzorja, duke përfshirë të gjitha shtresat e saj të larta e të ulëta, që lëviznin në kahe tradicionale, të diktuara nga e kaluara dhe psikoantropologjia, e cila vazhdonte të mbetej në sisteme të vjetra, të kapërcyera në kohë, por jo në ndërgjegje dhe psikologji. Sistemi mbretëror përdori dhe prodhoi mekanizmin e autoritarizmit. Liria nuk ishte ideal, as e drejtë kushtetuese, megjithëse kishte parlament dhe Kushtetutë, por liria u pengua edhe si kredo morale. Edhe nëse do të shpalosej, liria do të tingëllonte e shurdhër dhe do të endej e verbër. Mjerimi sundonte ngado dhe ekonomia ishte përtokë. Ndërsa vizionet e ndryshme antimbretërore dhe kultura e njerëzve të lirë u stigmatizua e u godit edhe penalisht. Le t’i referohemi një historiani mjaft higjienik e të paanshëm, amerikanit Bernd J. Fischer, në veprën e tij analitike “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”.
“Normalisht, parlamentit i njihej e drejta të interpelonte çdo ministër ose ta rrëzonte edhe vetë qeverinë, por praktikisht interpelanca të tilla kërkonin më parë miratimin e mbretit.
Si zakonisht, mbreti e ruante për vete të drejtën e emërimit dhe të pushimit të ministrave të Kabinetit, sipas dëshirës. Po kështu, asnjë emërim apo pushim i zyrtarëve të lartë bashkiakë nuk mund të vendosej pa lejen e tij.” (vepra e lartpërmendur, faqe 169, botimi shqip).
Kontrolli mbretëror u rrit edhe ndaj intelektualëve të shkolluar jashtë Shqipërisë, “që nuk ishin me regjimin”. Censura i kaloi kufijtë e periudhës së presidencës (shënim: Ahmet Zogu fillimisht ishte president i vendit. Ai u vetëshpall mbret i shqiptarëve në vitin 1928), duke u bërë më shtrënguese dhe goditëse. “Intelektualët shqiptarë u detyruan të heshtnin nëpërmjet “Ligjit të ashpër Penal mbi Fyerjet Politike”. Ndonëse ky ligj u përdor rrallë, ai ndalonte çdo lloj propagande kundër regjimit, kundër personit të mbretit dhe kundër Kushtetutës, përndryshe, parashikohej dënimi me burgim të përjetshëm ose me vdekje, për të gjithë ata që “organizonin apo merrnin pjesë në komitete të fshehta e antikombëtare, qëllimi i të cilave ishte prishja e rendit ekzistues ose ndryshimi i formës së regjimit, të vendosur prej Asamblesë Kombëtare”.
Për zbatimin e këtij ligji u vendos një censurë e rreptë, e cila parashikonte edhe hapjen e korrespondencës postare. Ja si e portretizon mbretërinë shqiptare Fischer. “Zogu ishte përpjekur shumë t’i jepte pushtetit të tij formën e një demokracie politike të stilit perëndimor, por ishte tepër e vështirë të thyhej tradita shekullore e të shkëputeshe në mënyrë të menjëhershme prej formës qeverisëse së trashëguar. Për më tepër, Zogu kishte mundur të mësonte prej përvojës së tij politike se, përpjekja për futjen e një sistemi politik perëndimor në Shqipëri, pa bërë rregullimet e nevojshme, ishte diçka e rrezikshme. Për rrjedhojë, ai krijoi një monarki lindore-perëndimore, e cila do ta ngërthente pashmangësisht, gjithë problematikën që një bashkim i tillë i panatyrshëm mund të sjellë me vete. Ndonëse vishej me uniformë dhe me kostume perëndimore, Zogu vazhdonte të qeveriste sipas modelit klasik oriental. Në shumë aspekte, Oborri i tij ishte një version në miniaturë i gjithçkaje që kishte parë në rininë e tij në Stamboll: “Kristalizimi i intrigës dhe frikës që shoqërojnë principatat despotike të Orientit”. Nëpërmjet trajtimit të vartësve të tij, Zogu e përforcoi dhe e shtriu më tej këtë atmosferë. Një prej metodave të mbretit ishte vënia e njerëzve dhe interesave të tyre njëri kundër tjetrit. Zogu krijoi një diktaturë personale, në të cilën ai përfaqësonte të vetmen rrugë për sukses për të gjithë ata që dëshironin të bënin karrierë politike. Me qëllim që të siguronte njerëz besnikë, ai përpunoi një metodë që përfshinte hetimin e plotë rreth gjithë veprimtarisë së një individi, familjes dhe miqve të tij.” (Po aty, faqe 171). Nuk është, pra, për t’u habitur përse Shqipëria mbretërore ruante trashëgiminë orientale, ku gëlonte “korrupsioni i pandalshëm” midis nëpunësve shqiptarë, si dhe, në një shkallë të caktuar, ceremonitë mbretërore ekstravagante, që nuk ishin për këllqet ekonomike dhe financiare të Shqipërisë së asaj kohe. “Afërsisht 9% e të ardhurave të shtetit shkonin në arkën e mbretit në formën e rrogës dhe shpërblimeve të ndryshme, shumë që arrinte deri në rreth 3 milionë e gjysmë franga ari në vit”. Një politikë e tillë domosdo që do të sillte deficit të madh buxhetor dhe borxh të madh të jashtëm. Huatë nga Italia, nga njëra anë ushqyen një shprishje të tillë, e nga ana tjetër përgatitën falimentimin e shtetit shqiptar, i cili po i nënshtrohej një kapitullimi që “u firmos” më 7 prill 1939, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Albanologia angleze Edith Durham e anticipoi këtë përfundim të dhimbshëm dhe tragjik, ndaj ajo e kishte paralajmëruar Faik Konicën, përfaqësuesin e Shqipërisë në SHBA: “Jam e shqetësuar për gjendjen e Shqipërisë. Nuk më pëlqen borxhi i madh, në të cilin ajo ka hyrë ndaj Italisë. Italianët nuk janë njerëz që mund t’u besohet shumë dhe nuk shoh që shqiptarët do të arrijnë t’i ndalojnë ata së pushtuari ndonjë prej porteve të Shqipërisë, në shenjë reprezaljeje për mospagimin e të hollave në kohë prej tyre...”.
Gjendja e rëndë ekonomike, prapambetja sociale, niveli i ulët arsimor, gjendja mizerabël shëndetësore, dhe fakti që shumica dërrmuese e popullsisë qe fshatare, ishin kushtet reale të një drejtimi autoritarist e të një psikologjie nënshtrim-sundimi, gati e pranuar pa kundërshtim nga palët. “Me gjithë ekzistencën e disa pak notave optimiste, tabloja e përgjithshme ekonomike e vendit kishte marrë një kthim drejt keqësimit, qysh prej vitit 1920. Struktura e pashëndetshme ekonomike që ishte ndërtuar kishte filluar pa dyshim t’i jepte rezultatet e saj të dëshpëruara.
Burimet e të ardhurave qeveritare kishin ndryshuar shumë pak dhe Tirana vazhdonte të mbështetej jashtë mase në sistemin arkaik të taksave dhe tarifave doganore. Më tepër se 28% e të ardhurës shtetërore sigurohej vetëm prej segmentit fshatar të shoqërisë shqiptare, 76% e të cilit paguhej vetëm prej fshatarësisë së varfër. Këto taksa ishin konceptuar sipas sistemit fiskal turk dhe konsistonte kryesisht në taksën mbi kafshët bujqësore dhe sistemit të së dhjetës, i cili kërkonte ndaj fshatarëve ta magazinonin prodhimin e tyre dhe të prisnin deri sa të vinin tagrambledhësit e qeverisë për të marrë pjesën e tyre. Përafërsisht 59% e të ardhurave shtetërore nxirreshin ende prej tarifave doganore, të cilat ishin ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos e inkurajonin biznesin, por mundësisht të linin në arkën e qeverisë sa më tepër të ardhura që të ishte e mundur. Taksat doganore, jashtëzakonisht të rënda mbi produktet ushqimore, nuk çuan në ngritjen e prodhimit të brendshëm. Pasoja e kësaj ishte se gjendja e njerëzve të thjeshtë u bë edhe më e vështirë.” (Libri Fischerit faqe 178-179). Varfëria, mungesa e ekonomisë funksionale me prodhim vendës, si dhe prona e munguar individuale janë strukturat antropo-social-ekonomike që krijojnë dhe mbajnë sistemet autoritare nënpushtetore dhe autoritariste-pushtetore, qoftë me drejtim personal, qoftë me grumbullim kompetencash në një dorë, edhe në ato raste kur sistemi politik nuk është diktatorial nga forma. Ashpërsimi i kontradiktave në një shoqëri pjell sistemet autoritariste dhe pushtetet personale. Personalizimi i institucioneve është forma më e kudogjendur në rrethana të tilla. “Në një memorandum të Lidhjes së Kombeve, që i referohej buxhetit shqiptar të viteve 1925-1931, thuhet se gjatë kësaj periudhe ai ishte mbyllur me një deficit prej tre milionë frangash ari për çdo vit, për shkak se qeveria shqiptare bënte një vlerësim tepër optimist të shpenzimeve të veta, të sasisë së parasë së siguruar prej mbledhjes së të prapambeturave dhe pagesave që figuronin në dëftesat e ndryshme”.
Mbreti Zog ishte i vetëdijshëm dhe e njihte gjendjen e prapambetjes së trashëguar. Është me interes të shohim se çfarë i deklaroi ai E. Ashmed-Barlett të gazetës “Daily Telegraf” të Londrës, në intervistën dhënë në tetor të vitit 1928. Ja si deklaronte Zogu: “Ne jemi shekuj të tërë mbrapa pjesës tjetër të Europës së qytetëruar. Njerëzit nuk janë në gjendje as të shkruajnë, as të lexojnë; ata u binden shumë pak ligjeve të shkruara; gjakmarrja vazhdon të jetë e përhapur në shumë krahina të vendit. Unë jam i vendosur ta civilizoj popullin tim dhe ta fus atë sa më shumë në rrugën e mësimit të zakoneve dhe mënyrës së jetesës perëndimore”.
Le të vigjilojmë mbi këtë formulim. Të bie në sy prapambetja e trashëguar, por mosbindja ndaj ligjeve është tipari i vjetër i dyzimit dhe të vepruarit brenda guaskës së konvertimit. Kur masa njerëzore është e tillë, e mbetur pas dhe e pazhvilluar, si ka mundësi që legjislacioni apo mekanizmat e tjera, që sendërtojnë nivele kulturore të përparuara, të patakuara në atë realitet antropologjik, të bëhen pjesë reale dhe e qenësishme e këtij antropogenisocial? Psikologjikisht, njeriu është i dyzuar edhe për një arsye tjetër, pasi legjislacioni i avancuar edukon për të ardhmen dhe ndihmon duke shtrënguar prodhimin e një edukate për brezat e rinj, por ai nuk mund të zgjidhë problematikën konkrete, e cila, si realitet ekonomiko-kulturor dhe si ndërtim antropologjik, por edhe si moral i gjithëpranuar është tipik i sistemit që është lënë pas, por ende nuk është kapërcyer. Kuptimi antropologjik për shoqërinë i takon vërtet së kaluarës, por ajo është e pranishme në ndërgjegjen individuale dhe kolektive të shumicës së popullsisë. Kjo masë dërrmuese vendos raporte të tjera brenda vetes, të cilat e sfidojnë shtetin dhe autoritetet që burojnë prej tij. Ky realitet sjell posedimin, i cili shprehet në “të drejtën e padrejtë” të sovranit, që premton sjelljen e ndryshimit pa llogaritur futjen nën kontroll të sovraniteteve të humbura e të pavlerësuara në shoqëri. Zogu flet në këtë intervistë me shprehjet “populli im” dhe “jam i vendosur të civilizoj popullin tim”. Më qartë nuk ka se si të shpërfaqet autoritarizmi ekstrem.
Qytetërimin ai e lidh me përkushtimin e tij, dhe jo të tërë sistemit institucional të kohës.
Është kjo arsyeja që premtimet për rregullimin e kodeve juridike, angazhimi për reformat sociale për të sjellë në vend zakone të reja perëndimore, përbetimi për ndryshimin e tablosë ekonomike të vendit, me bosht reformën agrare, si dhe vendosmëria për zhvillimin e arsimit dhe kulturës, të shprehur nga Zogu në ditën e hapjes së Parlamentit, siç tregoi koha, ishin vetëm vizatimi i gjendjes së njohur dhe dëshirës për ndryshim. Angazhimi personal ishte i vetëparagjykuar që në krye të dështonte, sepse një njeri nuk mund të mbushte gropën historike shekullore; ashtu siç i deklaroi ministrit të tij fuqiplotë në Londër, “Shqipëria duhej të përmbyste një tendencë të gjatë 1000-vjeçare mungese zhvillimi”. Ky realitet ishte aq i ngurtë dhe prapatërheqës saqë edhe vetë mbreti, jo vetëm që nuk shkoi dot përpara, por u njësua me realitetin dhe u konvertua tek ai, duke mos arritur që edhe formulimet ligjore apo kodet e kopjuara apo të adaptuara nga Perëndimi të bëheshin pjesë e realitetit shqiptar, si ndërgjegje e shoqërisë dhe e institucioneve.
Reforma agrare e fillimvitit 1930, e konsultuar nga profesori italian Lorenzoni, e që kaloi në Parlament në prill të 1930-ës, e cila kishte në thelb shpronësimin e disa familjeve të pasura dhe shitjen e një të tretës së saj fshatarëve, të cilët do t’i paguanin 20 franga ari për hektar, në dhjetë këste vjetore, përmes Bankës Bujqësore që do të ngrihej për këtë qëllim, nuk dha rezultat.
“Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e saj mbeti në letër ose dështoi tërësisht. Arsyeja kryesore e dështimit ishte se shqiptarët, madje vetë Zogu, tepër të lidhur me traditat e lashta shekullore, e kishin të vështirë për të asimiluar me lehtësi idetë e reja të huaja. Ashtu sikurse kishte ndodhur edhe me reformat e tjera në planin politik, ligjet e huajtura prej Zvicrës, Italisë, Francës dhe Gjermanisë e të zbatuara me nxitim nuk po arrinin të harmonizoheshin me psikologjinë e një populli me ide dhe qëndrime që rridhnin prej botëkuptimit dhe bashkëjetesës së gjatë me Turqinë.” (Libri i Fischerit, faqe 188). Ky lloj autoritarizmi, me anë të afishimit të ideve të përparuara, kur ato nuk janë produkt i ndërgjegjes së antropologjisë vendore, por përfundime të kohës-sistem-shoqëror të vendeve të tjera, edhe nëse do të imponoheshin me dhunë nuk do të zinin dot vend.
Kurimi i gjendjes do të duhej të zgjidhte çështjen themelore, raportin antropologji-sisteme të munguara. Çdo nxitim në kohë dhe përpjekje për kapërcime të shpejta është aventurë e dështuar. E keqja shkon më tej, sepse edhe kur sistemi prezent largohet nga skena historike, si edhe ndodhi me mbretërinë në Shqipëri, sistemi që vjen pas tij do ta përcaktojë fizionominë jo nga dëshira e atyre që e drejtojnë, (pavarësisht se një përpjekje e tillë nuk mungoi), por nga problematika historike e grumbulluar, antropopsikologjia tradicionale dhe niveli kulturor në masën e gjerë njerëzore.
Mbi këtë kusht duhet ngritur skema e arsyetimit dhe e gjykimit për sistemin komunist të pas 1944-ës. Gjithsesi, ka rëndësi të konturohet se cili ka qenë raporti i sistemit mbretëror me globalizmin e kohës. Me lidhjen e kombeve kishte raporte institucionale dhe pushteti i këtij autoriteti njihej e zbatohej deri diku. Në lidhje me globalizmin religjioz, mbretit Zog do të duhet t’i njihen disa kontribute. Megjithëse i fesë myslimane, ai nuk e trajtoi vendin si një shoqëri e besimit mysliman, aq më tepër, e konceptimit të saj si themel të shoqërisë civile dhe asaj shtetërore-administrative. Nuk pati prej tij as më të voglën përpjekje për rreshtim me botën islame të kohës apo shtetet e mëdha islamike. Gjithashtu, mbretit Zog i mbeti përgjegjësia e shpënies deri në finalizim të procesit të nisur që nga Fan Noli për ngritjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse shqiptare. E gjithë kjo ndërmarrje u konceptua nga mbreti Zog si pjesë e planit të tij për modernizimin e vendit, duke krijuar një ndërgjegje kombëtare. Myslimanët ishin shkëputur nga influencat jashtë vendit qysh në vitin 1923. Monarku kërkonte ta realizonte këtë edhe me besimin ortodoks, nisur nga fakti se 20% e popullsisë shqiptare ishte e këtij besimi.
“Mbreti arriti në përfundimin se, ishte me të vërtetë një gjë e çuditshme që kaq shumë prej shtetasve të tij të vazhdonin t’i qëndronin besnikë një organizate jashtëkombëtare, domethënë Patrikanës Ekumenike të Stambollit. Ndaj Zogu iu përvesh punës për krijimin e një Kishe Autoqefale Ortodokse shqiptare”. Procesi kishte filluar nga Fan Noli që në vitin 1921, i cili kishte luajtur një rol kryesor në krijimin e Kishës Ortodokse mes emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nisi kështu një fushatë ndërgjegjësimi te besimtarët, që kulmoi në shtator të vitit 1922 me thirrjen nga qeveria në Berat të një kongresi që do të merrej me problemin e autoqefalisë, si pjesë e sovranitetit të vendit.
“Kongresi, në të cilin asistuan delegatë të ndryshëm, të zgjedhur sipas një rregulli jo të caktuar, shpalli Autoqefalin e Kishës Ortodokse shqiptare, caktoi përdorimin e gjuhës shqipe në vend të greqishtes si gjuhë liturgjike dhe formoi një këshill të kryesuar prej Vasil Markos, një prej ndihmësve të Nolit, me detyrën e kontrollit të kësaj Kishe, si edhe emërimit të peshkopëve për krijimin e një sinodi shqiptar. Kongresi i bëri gjithashtu thirrje patriarkut të Stambollit të legalizonte aktin e shkëputjes”. Misioni i dërguar në Stamboll dështoi në diskutimin me patriarkun dhe nuk e bindi Fanarin që ta njihte Autoqefalin. Në vitin 1926, kur Zogu ishte ende president i vendit, e kishte rihapur këtë çështje, por pa ndonjë rezultat pozitiv konkret. Zogu nuk u tremb dhe nuk u tërhoq, pasi ishte i bindur se qëndrimi refraktar i patriarkut të Stambollit ishte produkt jo fetar, dhe as thjesht liturgjik, por qëndrim i pozicionuar si “një instrument i propagandës greke”, që përpiqej ta pengonte këtë pavarësi të kishës ortodokse në Shqipëri, me qëllim që të siguronte “supremacinë e ndikimit grek”. Në vitin 1929, në vilën e tij mbreti Zog organizoi një takim, i cili synonte organizimin e një Sinodi shqiptar. Procesi ka qenë i vështirë me ecje dhe ngecje, me insinuata të fqinjëve dhe me denigrime personash me rasën e fesë të stigmatizuar, jo rrallëherë të lidhura edhe me faktin se “të gjithë peshkopët, nëpërmjet të cilëve Zogu mund të realizonte qëllimin e tij, ishin njerëz me karakter të diskutueshëm”. Peshkopi Visarion Xhuvani dhe jeta e tij jo fort e moralshme u bë “molla e sherrit”, sikur çështja e autoqefalisë të ishte problem individësh joadekuatë, dhe jo problem i sovranitetit kombëtar të vendit.
“Grindja midis shqiptarëve dhe Stambollit vazhdoi e pazgjidhur deri në vitin 1937, kur Zogu e liroi prej detyrës së tij peshkopin Visarion Xhuvani, për shkak se ky i fundit vazhdonte të bënte një jetë të shthurur. Për zëvendësimin e tij Zogu mundi të gjente njëfarë peshkopi të quajtur Kristofor Kisi, i cili kishte qenë peshkop, por që nuk e kishte ushtruar këtë detyrë, për mungesë dioqeze. Si rrjedhojë e emërimit të Kisit, si dhe pas zëvendësimit të peshkopëve të tjerë prej kandidatësh më të pranueshëm, më në fund Patrikana u detyrua ta pranonte Kishën Ortodokse shqiptare, si një kishë autoqefale, më 13 prill 1937. Zogu ia kishte arritur qëllimit”. Autoqefalia e kishës ortodokse është një nga realizimet më të rëndësishme të gjysmës së parë të shekullit XX. Shoqëria shqiptare dhe antropologjia religjioze e saj siguruan më së fundi një institucionalizim kombëtar të fesë ortodokse, jo thjesht për besimtarët dhe komunikimin liturgjik, por, përpos këtij realiteti, vunë një tjetër gur themeli në pavarësinë kombëtare të vendit, si dhe siguruan një edukim fetar në gjuhën kombëtare. Bashkëjetesa fetare dhe toleranca fetare mes besimeve nuk mund të realizohet, nëse besimet flasin gjuhë të ndryshme nga ajo kombëtare. Një varësi e tillë nga liturgjia në gjuhë të huaja, si p.sh. arabe ose turke për myslimanët, greke për ortodoksët apo latine për katolikët, do të dëmtonin jo vetëm ndërgjegjen fetare, e cila do të vinte si e përçudnuar, por për këtë shkak edhe ndërgjegjja civile apo forma të tjera të saj brenda individit apo antroporeligjionit, do të ndodheshin pabesisht në një mospërputhje dhe mungesë koherence në vetëdijen e njerëzve. Morali fetar dhe ai civil do t’i flisnin njëri-tjetrit në gjuhë të huaja, ndërsa qëndrimi ndaj shtetit dhe shoqërisë do të konfuzohej; gjithë kjo në varësi të autoritetit primoradial te njerëz pa ndonjë nivel kulturor të dogmës fetare. Karakteri laik i shtetit do të ishte i cenuar rëndë, ndërsa homogjeniteti kulturor do të ishte i penguar për shkak të mungesës së një elementi bartës dhe transmetues të kulturës, që është gjuhë kombëtare. Periudha e mbretërisë ka meritë se, me veprime konkrete ndaloi shenjat dhe marrëdhënie të tipit fondamental islamik, duke i mëshuar formës tradicionale të ushtrimit të besimit dhe trajtimit liberal të tij në aspektin social, familjar dhe moral. Në historiografi përmendet vizita që bënë “në zonën më veriore të vendit, përfshi edhe qytetin e Shkodrës” tri motrat e pamartuara të mbretit, të cilat ishin myslimane. Princeshat Myzejen, Ruhije dhe Mexhide u shfaqën atje me veshje moderne perëndimore. Akti duket si i thjeshtë, gati në trajtën e një snobizmi prej ruajalizmi provincial. Por, po ta vëmë ngjarjen në rrethanat e kohës dhe ta ndriçojmë në dekorin e nivelit arsimor e të ndërgjegjes fetare të antropologjisë së trevës, kuptohet se kemi të bëjmë me kurajën e një surealizmi gati të një teatri njerëzor absurd. Prova ishte me rrezik, sepse ajo parapriu një aksion të suksesshëm të mbretit Zog për të mënjanuar veshjet aziatike myslimane, që kishin të bënin me mbulimin e vajzave dhe të grave. Në kuptimin antroporeligjioz, Zogu është i pari që konfrontoi problemin shumë të rëndësishëm e të debatueshëm edhe sot, “mysliman nga besimi, por europian nga përkatësia”. Civilizimi perëndimor ishte ideali dhe vokacioni fokal i mbretit Zog, krejt në të kundër me sundimet sulltanore apo mbretërore të vendeve me popullsi myslimane apo me shumicë të tillë. Shteti ishte vërtet autoritarist, ishte laik dhe i drejtuar nga kode e legjislacion jofetar, por civil laik, për më tepër, i marrë nga legjislacioni i përparuar europian. Veprimet u realizuan në bashkëpunim edhe me klerin e institucionet e tij, çka bind se feja dhe shteti ishin të ndara, por shoqëria antropologjike, si masë njerëzore fillimisht dhe në të gjithë ekzistencën dhe aktivitetin e saj, ishte civile. Besimi ishte i lirë dhe individual, por si marrëdhënie nuk mund të krijonte “individin e dyzuar mutativ religjiozocivil të paidentifikuar”.
Edhe i mbuluar kokë e këmbë, edhe i lirë si qytetar i një shoqërie laike nuk mund të ekzistonte. Marrëdhëniet fetare në këtë rast do të kundërviheshin me karakterin laik të shoqërisë.
“...Mbreti mori masa edhe më kuptimplote se sa thjesht ato që krijuan entuziazmin e popullit. Ai u kujdesua që në këtë aksion të siguronte edhe mbështetjen e klerit. U organizua thirrja e një këshilli mysliman, i cili aprovoi një raport të paraqitur prej kryetarit të Komunitetit Islamik të Shqipërisë, ku pohohej se ligji islamik nuk u kërkonte grave ta mbulonin fytyrën apo kokën. Gjithashtu, ai shpalli edhe nevojën e pjesëmarrjes së grave në të gjitha veprimtaritë shoqërore...”.
Merita e pranimit të kësaj mase prej popullit shqiptar në këtë kohë i përket Zogut, pasi ai që më parë kishte mundur të përgatiste themelet që bënin të mundur marrjen e një vendimi të tillë, ndonëse nuk shkoi më larg. Ai kërkoi heqjen e perçes, duke ua lënë grave të drejtën që të vazhdonin ta ruanin veshjen e mëparshme, duke përfshirë këtu edhe shaminë e kokës. Autoritet mjaftoheshin edhe me zbulimin, qoftë të vogël të një pjese të fytyrës.” (B Fischer, po aty, 263,264). Veprimi më sfidues, edhe për kohën tonë, jo më për atë periudhë, ishte martesa e mbretit Zog. Ai nuk mund të pranohej si monark nga Lidhja Mbretërore Europiane, nëse nuk martohej dhe nuk linte trashëgimtar, për ta shndërruar mbretërimin të trashëgueshëm.
Ahmet Zogolli (kështu quhej, Zogu e bëri më vonë, për t’u treguar një mbret modern i tipit perëndimor) ishte i besimit mysliman, i vetmi mbret në Europë i këtij besimi. Sigurisht, kjo nuk ishte një gjë e vogël dhe lehtësish e gëlltitshme nga ambienti europian ruajalist dhe civilizimi perëndimor. Por mbreti Zog sfidoi. Ai, mbas shumë përpjekjesh gjatë viteve ’30-të, u martua në prill 1938 me një konteshë hungareze të besimit katolik, e cila kishte gjak mbretëror që nga stërgjyshërit e saj dhe edukim tipik europian. Ajo kishte qëndruar në Zvicër dhe më tej në Francë, ku kishte studiuar në shkollën “Mouton”. Geraldina Appony ishte shumë e bukur dhe njihej si “Trëndafili i bardhë i Hungarisë”. Por edhe mbreti Zog mbahej mirë dhe qe goxha në formë kur u takua me të. Ata u dashuruan që në takimin e parë dhe fejesa u shpall zyrtarisht më 31 janar 1938, si dhe u prit kudo mirë. “Madje, reagim të mirë patën edhe Shkodra dhe bektashinjtë. Krosi, i cili shërbente akoma si zëdhënës jozyrtar, që mbante lidhje me bajraktarët e fiseve të Veriut, ishte shumë i kënaqur. Qëndrimi i tij tregonte se prej klaneve nuk pritej kurrfarë kundërshtimi. Natyrisht, ky lajm e kënaqi pa masë komunitetin ortodoks shqiptar, për faktin se më në fund vendi do të kishte një mbretëreshë të krishterë”.
Përtej ngjarjes, si krijimi i një çifti mbretëror miks, në kuptimin fetar, do të duhet të shohim hapin emancipues të vendit në atë kohë, por edhe në kuptimin se edhe sot veprime të tilla nuk janë të lehta. Përplasja e qytetërimeve të sotme me ngjyrimin e tyre fetar ka treguar se një tolerancë e tillë civile mungon jo vetëm tek individë apo masa antropologjike, por edhe te subjekte institucionale politikëbërëse, si në Azinë arabo-myslimane apo thjesht islamike ashtu edhe në Europën protestanto-katolike. Edhe Geraldina sfidoi. Si “një vajzë e edukuar mirë dhe mjaft e aftë në pikëpamje gjuhësore, duke arritur brenda pak muajsh të mësonte gjuhën shqipe, diçka që e bëri atë edhe më të dashur për shqiptarët”. Martesa theu tabutë e kohës dhe intrigat, gjithashtu; këto të fundit lidheshin me përpjekjet e italianëve për të mos e lejuar. Megjithatë, “...martesa u prit kudo mirë dhe, me këtë rast u dërguan dhurata të shumta. Admirali Hordhy i Hungarisë dërgoi një karrocë me pajisje hungareze, si dhe dy kuaj race ngjyrë hiri, të shoqëruar me një karrocier hungarez, i cili qëndroi në Shqipëri, si pjesë e grupit të shërbimit të Geraldinës. Turqit dërguan sixhade, francezët porcelane dhe kancelari, Hitleri dërgoi një “Mercedes”. (Shënim: Zogu makinën “Mercedes”, peshqesh të Hitlerit, kur ajo i mbërriti në Angli, ku ai qëndroi gjatë luftës, ia fali Kryqit të Kuq Anglez). Italianët u treguan më bujarë se të gjithë, duke i premtuar çiftit mbretëror një jaht”. Italianët, edhe pas martesës vijonin të ngacmonin edhe në shtyp në lidhje me “praktikën dhe doktrinën e Kishës, lidhur me martesat e përziera”. Kisha katolike i konsideronte të padëshirueshme, por ato mund të kryheshin, me kusht që për to të mos kryhej asnjë ceremoni fetare, veç asaj katolike, dhe që të gjithë fëmijët e lindur prej tyre “të rriteshin në fenë katolike”.
Zogu ishte një individ jo shumë fetar dhe prirej për kompromise, duke bërë lëshime, por çështja e edukimit të fëmijëve e vinte ndesh me opinionin, pasi gati 70% e popullsisë ishte myslimane, si dhe duhej mbajtur parasysh se mbretëria ishte e trashëgueshme. Çifti pati një fëmijë në fillim të prillit 1939, fare pak ditë para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Bile, mbretëresha e la lehonë Shqipërinë, në një udhëtim që gati i kushtoi jetën. Djali që lindi u quajt Leka i Parë, emër ky i përdorur gjerësisht në Shqipëri, si në Veri, edhe në Jug. Emri duket të jetë shkurtim i emrit Aleksandër, që vinte, si jehonë në kohë, e emrit të Aleksandërit të Madh.
“Vatikani nuk pranoi ta njihte martesën dhe e vuri në dijeni Geraldinën se ajo po jetonte në gjendjen e një bashkëjetese të paligjshme, ndaj edhe për këtë arsye do t’i refuzohej kungimi.
Mbretëresha mundi ta ujdiste këtë problem vetëm pas pesë vjetësh. Ishte kryer në këtë mënyrë edhe një hap tjetër drejt modernizimit perëndimor dhe stabilitetit politik të Shqipërisë”.
Orientimi nga aristokracitë perëndimore dhe krijimi i një dinastie të tipit perëndimor, jo vetëm që e rriti prestigjin e mbretit, por krijoi, qoftë edhe për pak kohë, atmosferën e të jetuarit lirshëm.
Udhëtimet nëpër Shqipëri të çiftit mbretëror u pritën shumë mirë, me entuziazëm dhe dashuri nga masa e gjerë e njerëzve. Nuk ishte e thënë që ky lloj stabiliteti në frenimin e rënies, që presonte me kahe nga një lloj ndryshimi pozitiv, të vijonte, sepse në fillim të Luftës së Dytë Botërore Italia fashiste e pushtoi Shqipërinë. “Në rast se ai do të kishte qëndruar në Shqipëri, për të udhëhequr popullin e tij gjatë luftës botërore, sot Zogu do të kujtohej nën një dritë më pozitive; pra, kontributi i Zogut është i një rëndësie shumë të madhe. Ata që e zëvendësuan atë si sundimtarë të Shqipërisë, duke përfunduar ndërtimin e një shteti kombëtar modern, gjetën pas tij një terren shumë më të thjeshtë, si rezultat i krijimit të ndjenjës nacionale, për të cilën merita i përket Ahmet Zogut”. Me pak fjalë, Zogu realizoi në Shqipëri kalimin nga antropologjia fisnore në antropologji administrative. Vetëm ky transformim e bën periudhën mbretërore shumë me vlerë dhe unikale në historinë tonë kombëtare. Kahu europian i mbretërisë është i qartë: Modeli administrativ i zgjedhur ishte i kontinentit të vjetër dhe në mozaikun e tij preferenca ndaj atij austriak ishte mjaft e dallueshme. Mbreti Zog fliste turqisht, e cila lidhej me vitet e hershme të jetës së tij të shpenzuara në Turqi; por ai fliste shumë mirë edhe gjermanisht, e mësuar në Austri, ku kaloi vitet e një moshe adulte, të cilat ngjizën tek ai kulturën e këtij vendi. Duhet të mbahet në vëmendje që administrata austriake kishte qenë, për shekuj, nga më të organizuarat dhe seriozet. Zgjedhja ishte historike dhe preferenciale intelektuale. Administrata e periudhës së mbretërisë vuri rregull, kushtin që ligji të njihej dhe respektohej. Është fakt i pamohueshëm se ai model, si dhe shumë nga praktikat e tij u ruajtën e u përdorën në dekadat e para të periudhës komuniste. Antropologjia në këtë periudhë takoi shtetin si mekanizëm kombëtar dhe mori përshtypjen e fitoi bindjen e rëndësishme se shteti vë rregull, kundër të cilit nuk mund të dalësh, sepse të pret ndëshkimi. Struktura antropologjike ishte kundratherëse. Kishte të pasur injorantë dhe të varfër analfabetë! Një realitet i tillë ishte inercia antropologjike e historisë së shkuar të vendit, e cila nuk mund të kurohej në rreth 15 vite mbretëri, megjithëse u bënë përpjekje për t’u orientuar drejt modelit perëndimor.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...