Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/23

Intervista “terroriste” që kushtoi 10 vjet burg


Gazetarja Maleska shpreson në Strasburg

Intervista “terroriste” që kushtoi 10 vjet burg

Kujtim Boriçi


Rajmonda Maleçka, luftëtare e disa njësiteve në çlirimin e Kosovës, Preshevës e Maqedonisë, e dënuar me 5 vjet burg nga drejtësia maqedonase, nën akuzën e “terrorizmit”, vetëm se ka përmbushur detyrën e saj si gazetare, nëpërmjet dokumenteve e dëshmive të saj, në këtë numër të gazetës tregon për lexuesin kalvarin e mundimshëm që nga vënia në pranga, dhuna fizike, muajt në burgun e Shutkës në Maqedoni, si dhe përpjekjet për pafajësi deri në Gjykatën e Strasburgut.

Historia.

Më 2 prill 2005, në afërsi të fshatit Kondrovë, gazetarja shqiptare, Rajmonda Maleçka, së bashku me të atin e saj, Bujarin, 61 vjeç, vihen në prangat e policisë maqedonase nën akuzën “Përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë!” Ajo, në përmbushje të detyrës si gazetare, së bashku me të atin po ktheheshin nga një intervistim që kishin bërë me grupimin e armatosur të Agim Krasniqit në Kondrovë, duke fiksuar në kamera e aparat fotografik detaje nga ky takim pune.
Foto
            Te 3-te ishin ne burgje per spijunimin nga hafite

 Të nesërmen, po me këtë akuzë, pa avokatë e pa përkthyes, babë e bijë dënohen me nga 5 vjet burg secili dhe izolohen në burgun e Shutkas në Maqedoni. Edhe rigjykimi në shkalline dytë nuk sjell ndryshim të akuzës (Terrorizëm) dhe ulje të dënimit. Vetëm pas protestave të vazhdueshme të shoqatave të gazetarëve vendës e atyre ndërkombëtare, faktorë të tjerë ndërkombëtarë, si dhe strukturave të shtetit shqiptar, drejtësia maqedonase detyrohet që pas plot 11 muaj e 10 ditë, të nxjerrë nga qelitë e tmerrit gazetaren shqiptare dhe të atin e saj. Por, sipas vendimit, akuza për terrorizëm nuk ndryshon, e Rajmonda Maleçka dhe i ati janë “Non ngrata” në Maqedoni. Kanë bërë animimin në Gjykatën e Lartë të Shkupit për pafajësi, e në vartësi të vendimit, vazhdojnë përgatitjet për në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.
Foto

Luftetari Dibran Fylli dhe Bujar Malecka
Pas një periudhe gati 8-vjeçare, radhitjes që në maj të vitit 1998 si luftëtare e gazetare në radhët e UÇK-së, aktivizimit si gazetare në luftën e Preshevës dhe së fundi në Maqedoni, gazetarja 36-vjeçare, Rajmonda Maleçka, është rikthyer përkohësisht në Tiranë. Por ky kthim pas një mungese të gjatë për Rajmondën, që ndryshe thirret edhe “gazetarja e luftës”, pason një kalvar të mundimshëm torturash fizike e shpirtërore në burgjet e Maqedonisë fqinje, ku u dënua nën akuzën e “terrorizmit” me 5 vjet burg, aq sa dhe babai i saj. Vitet e saj të luftës dhe ata të burgimit (rreth një vit), gjatë kësaj kohe, kanë gjetur vend në raportet e shumta në median shqiptare, median e huaj, si dhe në tetë librat që ka botuar deri tani. Por krahas kësaj, Rajmonda, e mbështetur nga avokatë e dashamirës, është e impenjuar në sfidën ndaj drejtësisë së vendit fqinj për të marrë pafajësinë, duke qenë e përgatitur ta arrijë këtë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. E bindur plotësisht se ka bërë vetëm detyrën si gazetare.

Ushtare dhe reportere në UÇ K

Deri në përfundim të luftës në Kosovë, tregon për gazetën Rajmonda, pak kush e mori vesh se një nga luftëtarët më aktivë të Brigadës 131 ose “Brigadës së Rekës së Keqe”, nuk ishte djalë, por vajzë, pikërisht Rajmonda Maleçka. Kjo për faktin se e dhëna e tëra pas luftës dhe detyrës së reporterit, ajo edhe në pamje ishte përshtatur si djalë, me flokë të qethura, në veshje, e deri në përballimin e situatave të ndryshme ashtu si djemtë, pa rënë në sy. “Edhe nga katër shokët e njësisë ku unë luftoja që më pas ranë edhe dëshmorë, përkatësisht Bedri Shala, Bekim Berisha. Elton Zherka dhe Pervet Vula, vetëm dy të parët e mësuan se unë isha vajzë”, -thotë mes të tjerave ajo. Me prejardhje nga një familje e njohur e Dibrës së Madhe, Rajmonda, e diplomuar në dy fakultete, që në maj të vitit 1998 shkon si luftëtare për çlirimin e Kosovës si reportere. Tregon se kontaktet e para në maj të këtij viti i ka marrë me shokë të luftës në Tropojë, e më pas është hedhur në Junik në radhët e Brigadës 131. “Kudo që shkoja, në përgatitje apo operacione luftimi, unë krahas detyrës si luftëtare, fiksoja në aparat, shkruaja në bllokun shënimeve fragmente nga kjo luftë heroike, një pjesë të mirë të të cilave i përcillja në median e kohës”, -tregon Rajmonda. Kështu, deri në çlirimin Kosovës.

Përsëri në luftë në Preshevë e Maqedoni

“Unë kam marrë pjesë në tri luftëra që janë bërë, në Kosovë, më pas në Preshevë e së fundi në Maqedoni, ku përgjithësisht në këto dy të fundit, roli im kryesor ishte ndjekja nga afër e situatave, përcjellja e tyre në media, por edhe angazhim konkret në sensibilizimin për nevojën e një lirie sa më të shpejtë e të plotë për shqiptarët në trojet e tyre”, - tregon për gazetën Maleçka.
Ndërsa kalimin sa nga një front lufte në tjetrin (Kosovë-Preshëve-Maqedoni), Maleça e shpjegon thjeshtë me të qenit kryesisht të kuadrove drejtues e një pjesë të mirë dhe në bazë e të njëjtëve persona që luftuan në të tre këto treva etnike shqiptare në luftë. Sipas saj, por dhe sipas analistëve, paradoksi i dënimit me 5 vjet burg të një gazetareje që bënte detyrën nga drejtësia maqedonase, lidhet edhe me emrin e punën e gjatë të luftëtares-reportere gjatë viteve të fundit ku shqiptarët ishin në luftë.

Prangat maqedonase, dhuna dhe dënimi i rëndë

Ishte pasditja e 2 prillit 2005, kohë në të cilën gazetarja Rajmonda Maleçka, së bashku me të atin, e “armatosur” me dy diktofonë, blloqet e shënimeve, kamera me videokaseta të regjistruara, aparat fotografik e një numër të konsiderueshëm fotosh, sapo janë ndarë me Agim Krasniqin e luftëtarët e tij, e kanë lënë pas Kondrovën, në afërsi të Gostivarit janë vënë në prangat e policisë maqedonase. “Momenti i arrestimit ka qenë brutal e i dhunshëm. Një sjellje barbare për një vajzë, një gazetare që thjesht ka bërë punën e saj, për më tepër në prezencë të babait, ku të dy ishin objekt të dhunës e fyerjes pa shkak”, - tregon për gazetën ato momente të vështira Maleçka. Përfundojnë në qelitë e Shkupit, ku terrori nuk ndërpritet. Nuk zgjat shumë, vetëm pak orë e të nesërmen, më 3 prill 2005, dalin para gjykatës. Vetëm pak minuta përballje, me një akuzë të paraformuluar e pa asnjë bazë (“Përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë!”), gazetarja dënohet me 5 vjet heqje lirie. Po aq dënohet edhe i ati, Bujari. Ndërsa vëllai i Rajmondës që ka këmbëngulur për përkthyes e avokat, është nxjerrë dhunshëm dhe nuk është lënë të ndjekë gjyqin.

Sensibilizimi dhe gjykimi i radhës

Pas disa ditësh, strehë e gazetares së dënuar bëhet burgu famëkeq i Shutkës në Maqedoni, ku koha e qëndrimit atje, për Rajmondën dhe të atin, ka qenë një ferr i vërtetë. Vazhdojnë procedurat gjyqësore, nga shkalla e parë në Apel e rikthim për gjykim, e me gjithë sensibilizimin e shoqatave të gazetarëve (vendëse e ndërkombëtare), përsëri akuza për “terrorizëm” dhe dënimi nga 5 vjet burgim nuk ndryshojnë. “Pas 45 ditësh të arrestimit, informohet edhe ambasada shqiptare në Maqedoni, ku ndërhyrja e saj, ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, interesimi i tyre, bashkë me opinionin ndërkombëtar, e vënë në pozitë të vështirë drejtësinë maqedonase për këtë akuzë të pabazë dhe dënimin e rëndë për një gazetare që kishte bërë thjesht detyrën e saj për informimin e opinionit.
Plot pas 11 muajsh e 10 ditëve, vazhdon të tregojë Rajmonda, ajo del nga qelitë maqedonase së bashku me babanë, duke u shpallur “Non grata” në këtë vend.
Në kërkim të drejtësisë
Dënimi pa faj, vetëm se bëri detyrën si gazetare, e ka detyruar Rajmondën që të impenjohet seriozisht në zbardhjen e të vërtetës e vënien në vend të dinjitetit si intelektuale, si njeri e si gazetare. “Unë kërkoj pafajësi, pasi zyrtarisht drejtësia maqedonase na quan terroristë, pasi është një e drejtë që na është dhunuar”, -këmbëngul Maleçka. Tregon se me punën e avokatëve të saj, pret vendimin nga Gjykata e Lartë në Shkup ku janë drejtuar. E në vartësi të dënimit(nëse nuk marrin pafajësinë), Rajmonda ka përgatitur gjithë dokumentacionin që pafajësinë ta marrë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.

RAJMONDA MALEÇKA – SHOTA E SHEKULLIT TË RI



Shkruan: Prend Caka

Rajmonda Maleçka poetja e re dhe e talentuar edhe një herë dëshmoi prirjen e saj poetike, publicistike-artistike. Kësaj here lexuesve shqiptarë u dhuroi librin më të ri “ Nëpër ditët e dhembjes dhe të lirisë së Kosovës”. Kur zëri i kushtrimit, zëri i komandantit legjendar Adem Jasharit, jehoi trimërisht, shpirti po e qonte peshë këtë shqipe mali, këtë vajzë tiranase, këtë Shotë Galicë. Nuk duroi dallgët vrastare të katilëve të ardhur nga karpatet, nuk mundi të shikonte tek i vranin vëlla Konstandinin, bëri të pamundërën, kapërceu Ylberin, tek kishte zbritur të pinte ujë në liqenjt e Lurës dhe në anën tjetër në Drinin e bardhë, u bë një me ylberin, u bë fluturë, me ngjyrash ylberi, për t’iu çepur maleve të Kosovës martire.Rajmonda Maleçka, erdhi si një rreze dielli në radhët e ushtrisë së UÇK-së, u bashkua me qëndresën shekullore të shqiptarisë. Maleçka dhe Shota kishin shumçka të përbashkët. Malet kishin, armët dhe pendën. Për shok të jetës zgjodhi grykëhollën, ku edhe vunë kurorë, pendën dhe aparatin fotografik i kishte ushqim jete, ushqim shpirti. Kjo shqipe mali, kur shumë penda kishin heshtur, penda e saj, mbushte faqet e gazetave tiranase për heroizmin, për qëndresën, e djemëve të radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Penda e Maleçkës, përjetësonte luftën, përjetësonte heroizmin, përjetësonte qëndresën dhe krenarinë e djemëve të saj. Maleçka me guximin e dadës Shotë, dhe me dashurinë e Dorontinës, ka përjetësuar dramën, ka përjetësuar sfidën shqiptare, kundër barbarëve dhe pushtuesve, ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, ku përballë të keqes, ishin renditur djemtë dhe vajzat më të mira të kombit, të cilët përmes luftës, përmes aktit të flijimit, mbronin: madhështinë, dinjitetin kombëtar, mbronin, më të shenjtën, idealin për liri, idealin për atdhe.
Foto
Qëllimi final i Maleçkës, në veprën: “Nëpër ditët e dhembjes dhe të krenarisë kombëtare” ka arritjen e përjetësimit të idealit kombëtar. Vepra ka pesë akte-pjesë, ku secila në vete gërthen historinë e bujshme të luftës dhe së bashku si një simbiozë, ngërthejnë bashkimin kombëtar.

Libri, identifikohet me heroizmin e luftëtarëve, me heroizmin e dëshmorëve dhe me heroizmin e popullit shqiptar, të cilët qëndruan vertikalisht, gjatë historisë, drejt realizimit të pavarësisë së Kosovës, pavarësisë së Shqipërisë.
Foto: Ne shtepine e nene Xhume Maleçka, bukeshkelesi Spiro Butka

Në objektivin kryesor në libër qëndron figura e komandatit, tek bashkon djelmërinë. Kjo është edhe ideja e Maleçkës me mesazhet që bart ky libër më vehte.

Për shqiptarët ky është edhe një vetëflijim në rrafshin e etninës shqiptare si trashigimi ideore e poetës tiranase. Akti i parë i vetflijimit, është akti i vetëdijësimit më të madh të popullit shqiptar gjatë historisë, pra vetë akti i formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

03 qershor 2009 - Mirditë

Vështrim i librit të autorës Rajmonda Maleçka: “Hasi mes luftës dhe lirisë”


Autorja shpjegon se për vite ka mbledhur materiale te ndryshme nëpër zonën e Hasit dhe ka biseduar me njerëz që janë gjallë. Ka mbledhur informacione nga më interesantet, qe dëshmojnë për lashtesinë e kesaj treve dhe te banorëve të saj për besën shqiptare që kanë këta njerëz, për qëndresën e heroizmin e tyre nëpër shekuj, e në të njejtën kohë pjesëmarrja dhe organizimi i tyre në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të qenit e tyre autoktonë.

Libri gjithashtu pasqyron ekonominë, zhvillimin e zonës, popullsinë, figurat e shquara, momentet e vështira historike dhe konfliktet me fqinjët agresorë jugosllavo – serbë. Një libër që dëshmon historinë më të re mbarëkombëtare të karaktereve e personazheve të luftës çlirimtare, që bëri një hap përpara të këtij shekulli, në trajtimin më të ri të jetës shqiptare të kësaj kohe që përshkon nga elemente të shumta realiste. Realiteti i përfshirë në rrëfimet e këtij libri historik; “Hasi mes luftës dhe lirisë”, të autores Rajmonda Maleçka, ruajnë shumë elemente që realisht kanë ndodhur gjatë luftës së UÇK-së, nga vitet 1991 – 1999, ngjarje këto të përmbledhura në zonat e Hasit të administruara nga shteti amë Shqipëri dhe zona tjetër e Hasit të ndarë dhunshëm nga marrëveshja e Shën Stefanit dhe kongresi i Berlinit 1878, e të administruar nga njerka e pushtuesja Jugosllavi. Shqiptaret e mbetur nën rregjimin antipopullor serbo-jugosllavë ishin të privuar nga të drejtat më elementare kombëtare e njerëzore, ku një pjesë e këtij populli shpëtoi nga çkombëtarizimi dhe shpërngulja nga trojet e veta. Autorja e këtij libri mes të tjerash shprehet: “ Në gati një shekull shqiptarët patën kaq shumë ditë morti, saqë në çdo ditë të 100 vjetëve të fundit, përmbi njëmilion shqiptarë të vrarë përshkak të luftës etnike, i bie që çdo ditë të ketë mbi 25 shqiptarë të vrarë. E kësaj i thonë ditë morti, ditë gjame, ditë tragjedie dhe vdekje…”. Nga ky sundim i egër e gjakatar serbo-maqedono-malazezo-jugosllavë. Por që në këto kushte të jetës dhe marrëdhënieve të përgjithshme të zhvillimit shoqëror, nuk ka munguar përpjekja e luftës për liri dhe bashkim kombëtar shqiptar.

Kur flasim për luftën çlirimtare, nuk duhet harruar se populli shqiptar ende nuk e ka kurorëzuar suksesin e vet të plotë. Sepse ende nuk janë të çliruara të gjitha trojet shqiptare si ato në Luginën e Preshevës, ato të Plavës e Gucisë, Ulqini, Sangjaku, Gjysma e trojeve shqiptare të mbetura nën Maqedoni dhe Çamëria e mbetur nën Greqi. Prandaj luftërat e gjertanishme çlirimtare janë suksese dhe dëshmi se në të ardhmën shqiptari do të ecën me hapa të sigurt për të krijuar vepren e madhe më vlerë të përhershme bashkimin kombëtar. Ndër temat që e kanë preokupuar më së shumti autorën Rajmonda është padyshim ajo e luftës së UÇK-së dhe popullit shqiptar në përgjithësi e në veçanti ajo në zonat e ndara të Hasit. Jemi dëshmitarë së madhështia e luftës çlirimtare nga pushtuesi serb, mbetet tema më e preferuar e autorës së këtij libri dokumentar e historik, trajtesa në temën e luftës së UÇK-së, është përfshirja në tërë gjerësinë mbi ngjarjet dukuritë, pasojat e vetë luftës, për ta ndryshuar rrjedhën e historisë më të re.

Nuk duhet harruar se lufta për liri e të drejta kombëtare ka personazhet e saj që kanë ngritur vetëdijen e të gjitha shtresave shoqërore, e sidomos të asaj mase popullore të shtypur. Libri hapet me shkrimin “Për krahinën e Hasit”, nga ish komandanti i UÇK-së Azem Syla, një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit të kësaj lufte, kjo figure e pastër kombëtare, kjo figure e gjallë jetësore është kyçi themelor i jetëshkrimit të heroizmave të Jasharëve nga Prekazi i përflakur, të heroizmave të Haradinajve nga Dukagjini i trimave të luftës çlirimtare, nga heroizmi i Zahir Pajazitit me bashkëluftëtarët e tij anekand trojeve shqiptare, nga heroizmi i Mujë Krasniqit,i Fehmi e Xhevë Lladrovcit, nga heroizmi i trimave luftëtarë të lirisë nga Zonat, Drenicë, Dukagjin, Pashtrik, Nerodime, Llapë, Shalë e Bajgorës dhe Karadak.Azemi tregon se në Hasë filloi lufta frontale, në kuadër të operacionit ”SHIGJETA”, që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, planifikoi dhe realizoi fitorën kundër okupatorit serb. Ky material jetësor, që ka marrur autorja nga intervistues të ndryshëm të luftës, siç është ajo e gjeneral Rexhep Selimit, Komandantit të ZOD, Ramush Haradinajt, gjeneral Gjeladin Gashit(Plakut), Oficerëve të Ushtrisë Shqiptare, Sokol Poga, Shaban Braha, gjeneral/Dr. Kudusi Lame, kolonel Hysen Ymeri, një prej ushtarakëve që stërviti legjendarin Adem Jashari dhe Zahir Pajazitin, komandanti i njohur Fatmir Limaj, komandanti i brigades 128 të UÇK-së nga ZOP, Ruzhdi Saramati, i cili me luftëtarët trima të kësaj brigade theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit dhe vulosi fitoren Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj ata të drejtorisë politike të UÇK-së, Xhavit Hliti e Hashim Thaçi, e shumë figura tjera të këtij libri, mund të vërtetohen edhe nga literatura historike dhe publicistike. Është më së e vërtetë se lufta kërkon vetëmohim të madh, virtyte të larta morale e njerëzore, guxim, trimëri, heroizëm, dashuri ndaj njerëzve luftëtarë të lirisë, sakrifica supreme në dobi të popullit dhe atdheut. Heronjtë e dëshmorët e kësaj lufte me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin i paten këto virtyte, të cilat bukur i përshkruan autorja e librit ”Hasi mes luftës dhe lirisë”, që lane gjurmë të veçanta faktografike të një realiteti jetësor, të figurave të këtij libri vlerash, që para nesh na del një botë e tërë njerëzish që jetonin dhe vepronin në vorbullën e ngjarjeve të mëdha të atdheut shqiptar, duke luftuar me këmbëngulje për ekzistencën e trungut të coptuar shqiptar duke na lënë të ndjejmë dhe përjetojmë jetën dhe vdekjen nga serbi,greku, malazezi e maqedoni,deri në kohën kur doli në mbrojtje haptazi UÇK-ja heroike e vetë ngjarjeve të historisë. Ku nëpër këto ngjarje kaloi dhe vetë autorja e këtij libri Rajmonda, e cila më vërtetësi trajtoi epokën e lavdishme të UÇK-së me Hasin dhe hasjanet luftëtarë të lirisë. Mjeshtria e realizimit të këtij libri autrën e radhit edhe vetë në këto ngjarje të rëndësishme të historisë.Vetë titulli i librit që ka zgjedhur autorja është mjaft i goditur, kur kemi parasysh mënyrën e përcjelljës së ngjarjeve të një lufte të pastër çlirimtare si rrëfyese e ngjarjeve të Hasit të administruar nga nëna Shqipëri dhe Hasit të administruar nga njerka Jugosllavi, ku autorja nëpërmjet shkrimit ka përcjellë kronologjikisht ngjarjet besnikërisht dhe i ka kushtuar kujdes të duhur veprimeve të protagonistëve të këtij libri dhe formimit të vetëdijes së tyre gjatë viteve të luftës çlirimtare.

Ky është libri i njëmdhjetë i Rajmondës dhe ka gjithsej 837 faqe, botoi shtëpia Botuese “Weso”Tiranë 2010. I redaktuar nga Dëfrim Cani. Libri lexohet me andje përshkak faktografisë dhe vlerës historike që ka dhe e bënë të veçantë e kuptimplote se të paharruara janë bëmat heroike e të rënëve për liri. Janë po ato ëndrra të bukura që protagonistët e këtij libri thurrën në ditët e vështira të luftës për një të ardhme më të ndritur për mbarë popullin shqiptar.

Avdi Ibrahimi

Prizren 24.12.2010.

Spiro BUTKA : Gjeneral Çeku është agjent i huaj !



                        Spiro BUTKA


« Komandanti i TMK-së nuk punon për Kosovën, por punon për agjentët e huaj, si të Kroacisë dhe llojit të saj » : Kështu ka akuzuar Spiro Butka gjeneral Çekun

Në lokalet e Teatrit Kombëtar në Prishtine, eprori i lartë në Shtabin e TMK-së, Spiro Butka para gazetarëve dëshmoi largimin e tij me dhunë nga funksioni që ushtronte në TMK. Ai në këtë konferencë për shtyp, në praninë e shumë gazetarëve, shprehu revoltën e tij kundër kamnadantit të TMK-së gjeneralit Agim Çeku, i cili sipas Butkos, i ka propozuar komandantit të KFOR-it Velentin dhe kryeadministratorit Steiner largimin e tij nga TMK-ja. Më pastaj, Spiro BUTKO u shpreh që gjeneral Çeku ishte fajtori kryesor për largimin e tij nga TMK-ja « sepse unë nuk jam dakord me mënyrën e udhëheqjes së TMK-së, për arsye se Çeku udhëheq TMK-në në stilin kroat, e unë nuk mendoj të bashkohem me Kroacinë, por me Shqipërinë. Komandanti i TMK-së nuk punon për Kosovën, por për agjentët e huaj, si të Kroacisë dhe llojit të saj », pohoi Butko. Në vazhdim theksoi se « gjindemi në trekëndëshin misdis Beogradit, Romës dhe Athinës dhe ky trekëndësh mbështetet nga Moska ». Ai shtoi se brënda TMK-së janë në veprim pjesëtarë të sherbimeve sekrete serbe, maqedonase dhe të atij malazez. Kërkesa për largimin e Spiro Butkës nga TMK-ja, nga ana e UNMIK-ut, i është dorëzuar atij me 28 qershor 2002 për t’i kaluar mandati më 2 korrik 2002.

Lëvizjet në TMK duken të çuditshme, por nëse shikohen më thellë janë normale. Tash kur pritet që në Kosovë krimi të sundohet nga ligji e jo të mbrohet nga politika, fajtorët për vrasjet e pas luftës normal që përcillen me pastrime në TMK dhe në arrestimin e segmetit të saj që s’ka të bëjë asgjë me interesat e shqiptarëve në përgjithësi e as të Kosovës në veçanti. Shikuar realisht, personat e arrestuar në përgjithësi janë pjestarë të TMK-së, e në arrestimin e fundit në Drenas u gjindën edhe tre pjestarë të SHPK-së( Sherbimi Policir i Kosovës).

Nëse guxojmë t’i besojmë Spiro Butkos lidhur me infiltrimin e sherbimeve sekrete serbe, maqedone, malazeze në TMK, atëherë krimi i ushtruar nga segmente të caktuar në TMK kundër shqiptarëve, sidomos ndaj stafit dhe njerëzve të kryetarit Rugova, është dashur të pritet, por jo edhe të ndodhë. Sulmi më i freskët është i dates 09 korrik 2002, në Prishtinë, kundër Faton Krasniqit, pjestar i gardës së Presidentit Rugova. Për informin vlen te theksohet që Fatonin e kanë sulmuar katër persona te veshur me rroba te zeza. Pasi i kanë shkatuar plagë në shpinë me armë të ftofta dhe e kanë shtri për toke, ky edhe nga ajo pozitë, nxjerrë revolen dhe e gdet njërin nga sulmuesit. Dreisa këta të dy po kurohen në spitalin e Prishtinës, tre sulmuesit tjerë kanë marrë ikën.

(http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=33080

Po te ishte keshtu o grekofili Spiro Butka ,gjenerali I UCK-se z.Agim Ceku nuk do te ishte sot Minister I Mbrojtjes ne Republiken e Kosoves.

http://www.sa-kra.ch/polemikaship.htm

Kush është Raimonda Maleçka ?


            Rajmonda Malecka  

Emri: -                Rajmonda
Mbiemri: -         Maleçka
Atësia: -             Bujar 
Vitlindja:-         11.03. 1970
Vendlinda: -     Tiranë
Vendbanimi: -  Tiranë

Shkollimi:

Arsimi 8 vjeçarë 1977-1985 Tiranë, Shkolla Tetë-Vjeçare “Xhezmi Delli”
Arsimi i mesëm 1985-1989 Shkolla e Mesme e Përgj. “Partizani“ Tiranë,
Arsimi i Lartë: Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari.

Pas Universitar

Akademia Diplomatike Shqiptare- 25 shtator deri më 25 dhjetor- kursin Marrëdhënie Ndëkombëtare dhe Diplomaci

Akademia Diplomatike Shqiptare-22 janar deri më 16 shkurt-kursin Lidership dhe Manaxhim Krizash


Akademia Diplomatike Shqiptare-6 Gusht deri më 27 Gusht –kursin Aftësi Negociuese

Puna:

-Gazetare në gazetat “Gazeta Shqiptare”, gazeta “Atdheu”, gazeta “Rilindja”, gazeta “Kosova”, gazeta “Koha e Re ”, gazeta “Ora e Shqipnisë” , gazeta “Bulevard”...
-1998 Kryeredaktore e gazetës “Kushtrimi”.
-1998, aktiviste e çështjes kombetare, në Shqipëri-Kosovë, Lugina e Preshevës dhe trevat shqiptare nën-Maqedoni. Bashkëpunëtore e mediave shqiptare në të gjithë këtë hapësirë.
-1998-luftëtare e UÇK-së, bashkë me babin tin Bujar Maleçka dhe korrespondente e revistës “Mbrojtje...“ organ i Ministrisë së Mbrojtjes Tiranë.
-1999 (pas luftës së Kosvës), angazhuar në TMK (Zona  e Dytë) si gazetare dhe më vonë në Bazën e Logjistikës Prishtinë.
-1999 redaktore dhe skenariste e asamblit të TMK-së në Prishtinë.
-04.04.2005-04.04.2006  e burgosur në Shkup për arsye politike( e dënuar 10 vjet, mbajtur një së bashku me babain)





Kontribute intelektuale dhe publiçistike:

1-“Ëndërra lozonjare’, poezi , botuar në vitin 1998
2-“Tungjatjeta Kosovë“, poezi, botuar në vitin 1998
3-“Prelud pavarësie“ , poezi, botuar në vitin 2000
4-”Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës”, analizë dhe opinion shkencorë për çështje e Kosovës, botuar në vitin 2001
5-”Shqiptarët e kanë Brenda vetes së tyre lirinë”, libër analitik dhe interviste për zhvillimet politike të shqiptarëve nën-Maqedoni, botuar në vitin 200
6--“Tokë arbnore” antologji poetike për të rënët e luftës, botuar në vitin 2004
7-“Ora e Kombit” , monografi , botuar në vitin 2005
8- “Jasharët, kujtesa jonë e përjetëshme”, pelud kujtese për familjen Jashari, botuar në vitin 200
9-Haradinaj dhe Rendi i Ri Botërorë, analizë politiko-historike, botuar në vitin 2007
10-“Hashim Thaçi dhe beteja e fundit”, analizë monografike, botuar në vitin 2008
11.-Hasi mes Luftës dhe Lirisë, libër historik-monografik, botuar në vitin 2010
12-Redaktore e disa librave historik të shkruar për luftën dhe UÇK-në.

Mirënjohje dhe Vlerësime, nga organizata dhe shoqata të ndryshme

  1. Nga Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar – Me titull- Mirënjohje e Kombit-Tiranë 2001

  1. Nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare-Vlerësim për vëprimtarinë aktive, ne kontribut te çështjes kombëtare, 17.10.2003
  2. Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Prishtinë-,më 20.05.2004
  3. Nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë-Dega Tiranë-Çertifikatë –me titullin- NDERI I SHOQATËS, më 14.05.2006.
  4. Nga Kosova Fshati Zojzë me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore të dëshmorit Sinan Thaçi- më 29.04.2006 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇK-së
  5. Nga Shoqata e Veteranëve, Invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë-Metvegjë-Bujanoc- më 25.09.2006
    Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së.
  1. Nga Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare-Dega në Prizren- Falenderim për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së, më 28.11.2006
  2. Organizata e Veteranëve të Luftës së Preshevë-Metvegjë-Bujanoc-më Gusht-2009 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së
  3. Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega Therandë- më 10-06-2011 Mirënjohje për Kontributin e dhënë për invalidët e UÇK-së.
  4. Nga Biblokteka e Qytetit të Kukësit më 26-10-2011. Mirënjohje për kontribut të çmuar në pasurimin e fondit të biblotekës të qytetit të Kukësit.

Foto: Ne Akademine Diplomatike Tirane- Diten e marrjes se Diplomes-2006

Ne Akademine Diplomatike Tirane- Diten e marrjes se Diplomes-2006

Foto: Krume -2009 Me familjaret e Deshmoreve te familjes Lleshi

Krume -2009 Me familjaret e Deshmoreve te familjes Lleshi

Foto: Muje Krasniqi dhe lahi Ibrahimaj

Muje Krasniqi dhe Lahi Ibrahimaj

Foto: Me familjaret e deshmorit Tahir Sinani Tirane

Me familjaret e deshmorit Tahir Sinani Tirane

Foto: Foto qe ka legjenda brenda, shoke ne momente historike, bashkeluftetare ne llogore me armikun. Tirane-98-Tetor.

Foto qe ka legjenda brenda, shoke ne momente historike, bashkeluftetare ne llogore me armikun. Tirane-98-Tetor.

Foto: Komandant ne lufte dhe i dashur me femijet ne momente paqeje- Muje Krasniqi
Komandant ne lufte dhe i dashur me femijet ne momente paqeje- Muje Krasniqi

Foto: Pashtrik-98, Dhjetor-Luftetari i Lirise Muje Ramadani
Pashtrik-98, Dhjetor-Luftetari i Lirise Muje Ramadani

Foto: Pashtrik Dhjetor-98-Kujtim qe flet per kohen ku djemte luftetare te lirise bene historine me te ndritur te UÇK-se.
Pashtrik Dhjetor-98-Kujtim qe flet per kohen ku djemte luftetare te lirise 
bene historine me te ndritur te UÇK-se.

Foto: Pashtrik-Dhjetor 98

Pashtrik-Dhjetor 98

Foto: Tirane-Prof.Dr.Pajazit Nushi, Raimonda   Maleçka

Akademik Prof.dr.Pajazit Nushi dhe Rajmonda Maleçka

Foto: Me Zv/Ministren e Mbrotjes Zana Xhuka dhe  Rajmonda Malecka

Me Zv/Ministren e Mbrotjes Zana Xhuka dhe Rajmonda Malecka

Foto: Ritakim pas lufte ne Deçan me bashkeluftetare
Ritakim pas lufte ne Deçan me bashkeluftetare

Foto: Tirane-30.01.1999 Luftetari i lirise invalidi i Luftes se shenjte te UÇK-se-Shaban Asllani, Prof. Avdyl Krasniqi, Rajmonda Maleçka

Tirane-30.01.1999 Luftetari i lirise invalidi i Luftes se shenjte te UÇK-se-
Shaban Asllani, Prof. Avdyl Krasniqi, Rajmonda Maleçka

Foto: Janar -99 Tirane, pas promovimit te librit Tungjatjeta Kosove

Janar -99 Tirane, pas promovimit te librit Tungjatjeta Kosove

Shani Hoti Komplimente e nderuara dhe shumë e respektuaraRajmonda Malecka, për juve dhe punën e jauj. Ju jeni vetë "Historia". Pa punën tuaj shumë gjëra dhe aktivitete të Luftës së Çlirimtare të Kosovës, do të ishin nën hije, apo nuk do dilnin në shesh fare.

Foto: Ne rrugetimet e mia, me mungoni. Ndjehem mire qe pata fatin tju njoh e tjua degjoj zerin, kur i kendonit me zjarr Kosoves dhe shokeve tuaj bashkeluftetare, Adem e Hamez jashari, Luan Haradinaj. Muj Krasniqi e Beqir Gashi, te pandare ne lufte, te pandare ne kenge, te pavdekshem ne histori.

Ne rrugetimet e mia, me mungoni. Ndjehem mire qe pata fatin tju njoh e tjua degjoj zerin, kur i kendonit me zjarr Kosoves dhe shokeve tuaj bashkeluftetare, Adem e Hamez jashari, Luan Haradinaj. Muj Krasniqi e Beqir Gashi, te pandare ne lufte, te pandare ne kenge, te pavdekshem ne histori.

Foto: Ju ndryshuat Historin,dhe do jeni te shkruar pergjithmon në Histori
Ju ndryshuat Historin,dhe do jeni te shkruar pergjithmon në Histori

Pergatiti :Flori Bruqi

Yryshet e Gjeneralit Kudusi Lame



Shkruan: Skënder Zogaj

Milaim Zeka po tregohet mjaft i shkathtë në përzgjedhjen e bashkëbiseduesve për emisionin“Pa rrotlla” të RTK-së, për faktin se po arrin që të nxjerrë para kamerave personazhe ngjarjesh e veprash të rëndësishme që zgjojnë kërshërinë e opinionit të gjerë. Si i këtillë u ndodh në emisionin “Pa rrotlla”, gjenerali Kudusi Lame, figura e njohur ushtarake e Shqipërisë, një personazh me ndikim të madh dhe fort i implikuar në thellësinë e zhvillimeve të Luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në disa nga ngjarjet më të rëndësishme të saj. Pra, nuk ka fije dyshimi se gjenerali Kudusi Lame, që me 12 mars 1997 emërohet Komandant i Divizionit të Kukësit, kishte nën kontrollin e vet të plotë të gjitha lëvizjet përgjatë vijës kufitare Shqipëri-Kosovë, prandaj, është dëshmitari i ngjarjeve të skëterrshme që ndodhnin në Kosovë dhe që po e tronditnin gjithë botën. Për këto zhvillime Milaim Zeka e kishte ftuar të fliste “pa rrotlla”, mirëpo, në fakt , Gjenerali u bë rrotë e mullirit dhe përtypi spinaq pa karar, sikur “Marinari Popaj” në filmat vizatimor dhe foli përmes muskujve për të bëmat e tij, e të shokëve të tij. Kështu që në këtë emision, Lufta e Kosovës në prizmin e dëshmive të gjeneralit Kudusi Lame, në vend se të kthjellohej përmes faktesh të sakta historike, ashtu siç i ka hije një oficeri madhor të karrierës, kësaj radhe u mjegullua edhe me shumë, sepse Gjenerali foli sikur një bari delesh në shpatet e fshatrave të thella kuksiane.
Komandanti i Divizionit të Kukësit E tha me gojën vet, se deri me 6 maj 1997, (dy muaj pas marrjes së detyrës së kryekomandantit ushtarak në Kukës), kur Kosova shtrydhej egër nga dhuna e shfrenuar serbe, nuk ishte i informuar për situatën në Kosovë! Por, me 6 maji, kur ndodhën vrasjet në kufi, qe ky i ka menduar se ishte fjala për kalimin ilegal të studentëve, por më vonë e paskësh marrë vesh se, ishte vra komandanti Luan Haradinaj dhe ishte plagosur bashkëluftëtari i tij, Rafet Rama, Gjenerali nis të kuptojë se në Kosovë kishte organizim ushtarake(!) Dhe i gëzuar e hap zemrën dhe turret në drejtim të djemve të Kosovës(!) Dhe, ndodh takimi i parë me Xhavit Halitin, të cilën histori e tregoi si një përrallë: Dikush kërkoi takim dhe unë e pranova menjëherë në zyrën time. Mu paraqit si Zeka. Pasi më tregoi për organizimin e ushtrisë, më pyeti “A do të na ndihmoni?” Pa u hamendur I thash: Prej sot jam ushtar! Isha shumë me fat. Nuk besoj se ka qenë dikush me më fat se unë, duke iu falënderuar djemve që më morën dhe me futën në radhët e tyre!…
Pas këtij takimi, për gjeneralin Kudusi Lame fillon kthesa jetësore e fatit të mirë, sepse e shqelmon dhe i thotë lamtumirë varfërisë, që deri te takimi me djemtë, i qe lidhur për trupi si tojë, sepse me pagën qe kishte s’arrinte t’i përmbushte as gjërat më elementare të familjes. Por, kur i takoi djemtë, gjithçka ndryshon dhe jeta mori kahje tjetër…
Gjenerali në emision foli për zgjuarsinë dhe vizionaritetin e djemve, prapa të cilëve ishin 20 mijë ushtarë, në kohën kur Serbia pandehte se nuk kishte me shumë se 400! Me yrysh po fliste Lame edhe për 22 muajt e luftës në frontin e hapur, por Milaim Zeka tekanjoz, ashtu si din ai, ndërmjetësoi: Gjeneral, ka pas kontrabandë të madhe?
Dhe Gjenerali pa vrarë fare mendjen, si prej topi i tha:
“Djemtë bënë dy të mira: pastruan Shqipërinë nga armët që ishin në duar e popullit dhe, e dyta, u pajis me armatim ushtria e Kosovës!”
Fakt! Shqipëria pastrohet mirëpo ndotet Kosova, sepse armatimi i blerë nëpër rrugët e Tiranës e gjetiu, ishte skajshmërisht i konsumuar, prandaj mund të ishte gjithçka, por armatim jo! Këto armë ishin sabotim i luftës së Kosovës, sepse, ishin fatale për jetën e luftëtarëve që më to nuk mund të kryenin misionin luftarak. Mirëpo, për Gjeneralin më e rëndësishme se jetët e djemve, ishte angazhimi me përkushtim i bandës së musketarëve, padronëve të tij: Fatos Nano, Rexhep Mejdani, ministri i mbrojtjes Sabit Brokaj, krye agjenti Fatos Klosi etj., që i quajti të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm sepse, siç tha, këta i kishin braktisur shtëpitë dhe zyrat e punës, për të qenë “atje ku duhej të ishin”, pra në krye të aksionit të kontrabandimit të armëve, që bënin me djemtë kosovarë, të cilët ua mbushnin xhepat me shuma marramendëse parash. Ndihmë vëllazërore se jo mahi!
Generali Lame mbajti edhe leksion rreth pikëpamjeve filozofike – ushtarake dhe për strategjinë luftarake të aplikuar në Kosovë, duke sqaruar se: luftën e vërtetë e kishin ndërmend ta bënin djemtë (ku gjenerali kishte pranuar të futej si ushtar i thjeshtë!), mirëpo, këtë luftë të vërtetë nuk po linte të bëhej Bujar Bukoshi, që dëshironte struktura ushtarake institucionale, por që nuk kishte ma shumë se 120 veta, që me “njëfarë” Tahir Zemajn, kishin hy në Kosovë dhe ua kishin marrë armët popullit dhe ua kishin dhënë policisë serbe! Hajde Gjeneral, Hajde! Fakte se jo mahi! Paç faqen…, për këto spekulime të ulëta qëllimkëqija, që tashmë në Kosovë askush nuk i pranon, madje as Zeka e Daja i Madh!
Margaritarë me xhemba Kudusi Lame derdhi edhe për Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi, të cilin e quajti – njeri të mirë, që ishte për unifikimin e faktorit ushtarak, mirëpo që kishte maninë, për krijimin e një ushtrie institucionale dhe që, tehun e kishte të drejtuar kah Ibrahim Rugova! Këto mani të kolonelit, gjenerali përpiqet t’ia shërojë me marrëveshjen, sipas së cilës Ahmet Krasniqit ia lejon të përgatisë ushtarë sa të dojë, por me kushtin që ushtarët t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për t’i dërguar në luftë! Në kuadër të këtij bashkëpunimi të “sinqertë” Gjenerali tregon se ka pasur varg takimesh, edhe në zyrën e Ahmetit në Tiranë, me ç’rast koloneli i ka dhuruar një palë dylbi të vogla që edhe sot i ka. Pastaj ndodh takimi i fundit, më 14 shtator 1998, ditën kur policia e Kukësit e ndalon makinën dhe e çarmatos Ministrin e Luftës së Kosovës! Koloneli kur shkon te Gjeneralin nuk i tregon për incidentin e ndodhur, dhe Lames tash për atëherë i vjen keq që nuk e ka ditur sepse, do ta bënte namin! Kështu tha në emision, por fituam përshtypjen se pak rrejti, sepse, dihet botërisht se, për incidentin po atë ditë ka marrë vesh gjithë Shqipëria e Kosova. Edhe një gënjeshtër tjetër, krejt e vogël, iu përvodh Gjeneralit, kur tregoi për humbjen e gjurmëve të revoles së Ministrit Krasniqi, të cilën, pas vrasjes nga Komesariati i Policisë së Kukësit, e paska marrë një grua flokëverdhë, që është paraqitur si gruaja e Ahmet Krasniqit, e që Gjenerali prapë, e ka marrë vesh me vonesë se gruaja e Ahmet Krasniqit nuk qenkëshej flokëverdhë! Fakte trishtuese! Kush i hanë këto fara pocerke? Si u marrka një pistoleta aq lehtë nga Komesariati i Policisë, nga një person i panjohur, pa asnjë dokument të nënshkruar. A mund të ndodh kjo, sidomos kur është fjala për armën e një personaliteti të lartë dhe të jashtëzakonshëm, i cili vritet në qendër të Tiranës? Vrasjen Ministrit të Kosovës Gjenerali nuk e bëri të madhe, mbase për shkak të disa gabime që tha se i kishte bërë edhe Ahmet Krasniqi. Sidomos mish dhie gjenerali kërkoi në raportet e këqija të kolonelit me Bujar Bukoshin, dhe sidomos kur postin e Ministrit e merr Halil Bicaj, dhe përmirësohen raportet me Bukoshin, por keqësohen me Ibrahim Rugovën. Si dëshmi Gjenerali theksoi dy numrat e “Revistën Ushtarake” në të cilën qenka sharë keq Rugova! Por për fat të mirë revista ekziston dhe, mund të lexohet dhe të shihet se me Gjeneralin diçka nuk është në rregull.

PSE SHANI LUFTETAREN O GREKU BUTKA...


Eshtref Eshtrefi Ospirce butkovski jam Eshtref Ballisti që të thira në telefon të ju pyes se sa vjet shkoll keni se një fëmij që ka kryer klasën e katërt të fillores ka fjalor shum më të begadshëm se ju:Kur ti njeri i thjesht mender me than njeri,shani Nanën e Rajmondës ke sha shum Nana të shum USHTARVE të UÇk së prandaj stë mbetet tjetër veç falje PUBLIKE për kët bij të Popullit kët USHTARE të tre Luftrave ose ju jeni nji psikopat më i madh që ka Toka...
SPIRO BUTKA ...  Prap Ballisti nëse ke nevoj ose don DEBAT PUBLIK je i mirse ardhun kur të doni e ku të doni jam i gatshëm gjithmon..PS: sa i takon kontributit tuaj për Kosovë e din gjith Ushtarët dhe gjith UÇk ja se e keni bër për interes tuajin (JENI PAGUAR ME LEK....)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...