Shkruan: Skënder Zogaj
Milaim Zeka po tregohet mjaft i shkathtë në përzgjedhjen e bashkëbiseduesve për emisionin“Pa rrotlla” të RTK-së, për faktin se po arrin që të nxjerrë para kamerave personazhe ngjarjesh e veprash të rëndësishme që zgjojnë kërshërinë e opinionit të gjerë. Si i këtillë u ndodh në emisionin “Pa rrotlla”, gjenerali Kudusi Lame, figura e njohur ushtarake e Shqipërisë, një personazh me ndikim të madh dhe fort i implikuar në thellësinë e zhvillimeve të Luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në disa nga ngjarjet më të rëndësishme të saj. Pra, nuk ka fije dyshimi se gjenerali Kudusi Lame, që me 12 mars 1997 emërohet Komandant i Divizionit të Kukësit, kishte nën kontrollin e vet të plotë të gjitha lëvizjet përgjatë vijës kufitare Shqipëri-Kosovë, prandaj, është dëshmitari i ngjarjeve të skëterrshme që ndodhnin në Kosovë dhe që po e tronditnin gjithë botën. Për këto zhvillime Milaim Zeka e kishte ftuar të fliste “pa rrotlla”, mirëpo, në fakt , Gjenerali u bë rrotë e mullirit dhe përtypi spinaq pa karar, sikur “Marinari Popaj” në filmat vizatimor dhe foli përmes muskujve për të bëmat e tij, e të shokëve të tij. Kështu që në këtë emision, Lufta e Kosovës në prizmin e dëshmive të gjeneralit Kudusi Lame, në vend se të kthjellohej përmes faktesh të sakta historike, ashtu siç i ka hije një oficeri madhor të karrierës, kësaj radhe u mjegullua edhe me shumë, sepse Gjenerali foli sikur një bari delesh në shpatet e fshatrave të thella kuksiane.
Komandanti i Divizionit të Kukësit E tha me gojën vet, se deri me 6 maj 1997, (dy muaj pas marrjes së detyrës së kryekomandantit ushtarak në Kukës), kur Kosova shtrydhej egër nga dhuna e shfrenuar serbe, nuk ishte i informuar për situatën në Kosovë! Por, me 6 maji, kur ndodhën vrasjet në kufi, qe ky i ka menduar se ishte fjala për kalimin ilegal të studentëve, por më vonë e paskësh marrë vesh se, ishte vra komandanti Luan Haradinaj dhe ishte plagosur bashkëluftëtari i tij, Rafet Rama, Gjenerali nis të kuptojë se në Kosovë kishte organizim ushtarake(!) Dhe i gëzuar e hap zemrën dhe turret në drejtim të djemve të Kosovës(!) Dhe, ndodh takimi i parë me Xhavit Halitin, të cilën histori e tregoi si një përrallë: Dikush kërkoi takim dhe unë e pranova menjëherë në zyrën time. Mu paraqit si Zeka. Pasi më tregoi për organizimin e ushtrisë, më pyeti “A do të na ndihmoni?” Pa u hamendur I thash: Prej sot jam ushtar! Isha shumë me fat. Nuk besoj se ka qenë dikush me më fat se unë, duke iu falënderuar djemve që më morën dhe me futën në radhët e tyre!…
Pas këtij takimi, për gjeneralin Kudusi Lame fillon kthesa jetësore e fatit të mirë, sepse e shqelmon dhe i thotë lamtumirë varfërisë, që deri te takimi me djemtë, i qe lidhur për trupi si tojë, sepse me pagën qe kishte s’arrinte t’i përmbushte as gjërat më elementare të familjes. Por, kur i takoi djemtë, gjithçka ndryshon dhe jeta mori kahje tjetër…

Gjenerali në emision foli për zgjuarsinë dhe vizionaritetin e djemve, prapa të cilëve ishin 20 mijë ushtarë, në kohën kur Serbia pandehte se nuk kishte me shumë se 400! Me yrysh po fliste Lame edhe për 22 muajt e luftës në frontin e hapur, por Milaim Zeka tekanjoz, ashtu si din ai, ndërmjetësoi: Gjeneral, ka pas kontrabandë të madhe?
Dhe Gjenerali pa vrarë fare mendjen, si prej topi i tha:
“Djemtë bënë dy të mira: pastruan Shqipërinë nga armët që ishin në duar e popullit dhe, e dyta, u pajis me armatim ushtria e Kosovës!”
Fakt! Shqipëria pastrohet mirëpo ndotet Kosova, sepse armatimi i blerë nëpër rrugët e Tiranës e gjetiu, ishte skajshmërisht i konsumuar, prandaj mund të ishte gjithçka, por armatim jo! Këto armë ishin sabotim i luftës së Kosovës, sepse, ishin fatale për jetën e luftëtarëve që më to nuk mund të kryenin misionin luftarak. Mirëpo, për Gjeneralin më e rëndësishme se jetët e djemve, ishte angazhimi me përkushtim i bandës së musketarëve, padronëve të tij: Fatos Nano, Rexhep Mejdani, ministri i mbrojtjes Sabit Brokaj, krye agjenti Fatos Klosi etj., që i quajti të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm sepse, siç tha, këta i kishin braktisur shtëpitë dhe zyrat e punës, për të qenë “atje ku duhej të ishin”, pra në krye të aksionit të kontrabandimit të armëve, që bënin me djemtë kosovarë, të cilët ua mbushnin xhepat me shuma marramendëse parash. Ndihmë vëllazërore se jo mahi!
Generali Lame mbajti edhe leksion rreth pikëpamjeve filozofike – ushtarake dhe për strategjinë luftarake të aplikuar në Kosovë, duke sqaruar se: luftën e vërtetë e kishin ndërmend ta bënin djemtë (ku gjenerali kishte pranuar të futej si ushtar i thjeshtë!), mirëpo, këtë luftë të vërtetë nuk po linte të bëhej Bujar Bukoshi, që dëshironte struktura ushtarake institucionale, por që nuk kishte ma shumë se 120 veta, që me “njëfarë” Tahir Zemajn, kishin hy në Kosovë dhe ua kishin marrë armët popullit dhe ua kishin dhënë policisë serbe! Hajde Gjeneral, Hajde! Fakte se jo mahi! Paç faqen…, për këto spekulime të ulëta qëllimkëqija, që tashmë në Kosovë askush nuk i pranon, madje as Zeka e Daja i Madh!
Margaritarë me xhemba Kudusi Lame derdhi edhe për Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi, të cilin e quajti – njeri të mirë, që ishte për unifikimin e faktorit ushtarak, mirëpo që kishte maninë, për krijimin e një ushtrie institucionale dhe që, tehun e kishte të drejtuar kah Ibrahim Rugova! Këto mani të kolonelit, gjenerali përpiqet t’ia shërojë me marrëveshjen, sipas së cilës Ahmet Krasniqit ia lejon të përgatisë ushtarë sa të dojë, por me kushtin që ushtarët t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për t’i dërguar në luftë! Në kuadër të këtij bashkëpunimi të “sinqertë” Gjenerali tregon se ka pasur varg takimesh, edhe në zyrën e Ahmetit në Tiranë, me ç’rast koloneli i ka dhuruar një palë dylbi të vogla që edhe sot i ka. Pastaj ndodh takimi i fundit, më 14 shtator 1998, ditën kur policia e Kukësit e ndalon makinën dhe e çarmatos Ministrin e Luftës së Kosovës! Koloneli kur shkon te Gjeneralin nuk i tregon për incidentin e ndodhur, dhe Lames tash për atëherë i vjen keq që nuk e ka ditur sepse, do ta bënte namin! Kështu tha në emision, por fituam përshtypjen se pak rrejti, sepse, dihet botërisht se, për incidentin po atë ditë ka marrë vesh gjithë Shqipëria e Kosova. Edhe një gënjeshtër tjetër, krejt e vogël, iu përvodh Gjeneralit, kur tregoi për humbjen e gjurmëve të revoles së Ministrit Krasniqi, të cilën, pas vrasjes nga Komesariati i Policisë së Kukësit, e paska marrë një grua flokëverdhë, që është paraqitur si gruaja e Ahmet Krasniqit, e që Gjenerali prapë, e ka marrë vesh me vonesë se gruaja e Ahmet Krasniqit nuk qenkëshej flokëverdhë! Fakte trishtuese! Kush i hanë këto fara pocerke? Si u marrka një pistoleta aq lehtë nga Komesariati i Policisë, nga një person i panjohur, pa asnjë dokument të nënshkruar. A mund të ndodh kjo, sidomos kur është fjala për armën e një personaliteti të lartë dhe të jashtëzakonshëm, i cili vritet në qendër të Tiranës? Vrasjen Ministrit të Kosovës Gjenerali nuk e bëri të madhe, mbase për shkak të disa gabime që tha se i kishte bërë edhe Ahmet Krasniqi. Sidomos mish dhie gjenerali kërkoi në raportet e këqija të kolonelit me Bujar Bukoshin, dhe sidomos kur postin e Ministrit e merr Halil Bicaj, dhe përmirësohen raportet me Bukoshin, por keqësohen me Ibrahim Rugovën. Si dëshmi Gjenerali theksoi dy numrat e “Revistën Ushtarake” në të cilën qenka sharë keq Rugova! Por për fat të mirë revista ekziston dhe, mund të lexohet dhe të shihet se me Gjeneralin diçka nuk është në rregull.