Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/28

At Nikolla Marku :Janullatosin, Përendia do ta çojë në botën e ferrit

 

Janullatosin, Përendia do ta çojë në botën e ferrit
Në gjunjë para popullit tim shtroj pyetjen retorike që buron nga thellësia historike...
Përse ne shqiptarët ortodoksë londinez dhe shqiptarët në tërësi, pa dallim feje, krahine dhe ideje të kudondodhur, duhet të kërkojmë me vendosmëri e këmbëngulje të palëkundur, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë derisa të ndodhë largimi një herë e përgjithmonë i tutorit, uzurpatorit, pushtuesit, shkombtarizuesit, dhëndrit të dhunshëm, imponuar dhe të pa celebruar në krye të fronit të Kishës Ortodokse të Pavarur Kombëtare Shqiptare, Anastas Janullatosit?
Të nderuar bashkatdhetar shqiptarë të kudondodhur, në Shqipërine londineze, në Kosovë dhe të gjitha trojet shqiptare, dhe gjithë shqiptarëve të cilët janë në mërgim, në artikujt tonë të botuar në mediat tona shqiptare, ne kemi treguar arsyet, argumentet dhe fakte të pamohueshme dhe të pakundërshtueshme për largimin e Anastas Janullatosit, bashkë me gjithë misionin e tij të deshtuar, nga froni i Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare.
Misioni i kishës greko-shoviniste në Shqipëri me marionetën e tyre të quajtur Anastasjuss Janullatos është, të fusë përçarjen dhe vëllavrasjen mes shqiptarëve, synimi i kishës greko-shoviniste është të shkatërrojë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare mes shqiptarëve, e cila është e kultivuar dhe trashëguar brez pas brezi tek ne si komb, bashkëjetesë dhe tolerancë fetare, e cila kishës greke, Janullatosit, Asfalisë dhe shtetit grek dhe atij serb i vret sytë. Këta shovinistë serbo-grekë, s’po pajtohen kurrsesi me këtë realitet dhe bashkëjetesë tolerancë, harmoni, respekt e dashuri brenda kombit shqiptar.
Ne shohim se bota e qytetëruar si ajo perëndimore, por deridiku dhe ajo lindore, na simpatizojnë dhe na lakmojnë për këtë harmoni dhe bashkëjetesë shumllojshmëri fetare që kemi si komb shqiptar. Kisha greke, kishte dhe vazhdon të ketë ndikim dhe fuqi, që ti bënin presion kombit shqiptar, që ne të pranonim në krye të fronit të kishes jo një kryepeshkop shqiptar, siç e përmban statuti i saj, por me këto presione, shantazhe duke paguar, korruptuar, shantazhuar priftërinjtë ortodoksë, gjak-prishur-shqiptarë, por dhe politikanë shqiptarë, që këta të mos ta kundërshtonin, por të pranonin këtë kryepeshkop grek në kundërshtim me statutin e KOASH. Defakto me këto presione dhe shantazhe nga shteti dhe kisha greke, kanë pushtuar, shkombëtarizuar, ndërruar-konvertuar statutin themeltar të kishës shqiptare duke vendosur me dhunë Anastas Janullatosin, që për hir të vërtetës, na është bërë si burri i nënës, i cili për mungesën e besimit përgjatë 50 viteve në Shqiperi, përdori gjithë dinakërinë dhe mjeshtrinë tipike greke për të qenë padroni i kishës ortodokse. Padyshim që Përendia do ta çojë në botën e ferrit, ku patjetër pa asnjë dyshim e dilemë, ai do të jetë i lumtur në fronin e përjetësisë, për veprën e zezë në dëm të kishës ortodokse shqiptare. Ai e meriton ferrin, sepse ndërroi statutin, pasuesit dhe trashëgimtarët në krye të fronit të ortodoksisë shqiptare. Ata do të vazhdojnë të jenë grekë të ardhur nga nëna shoviniste Greqi dhe të instaluar në kishat manastiret ortodokse shqiptare me emërimet e vetë shovinistit Janullatos.
Priftërinjë dhe kryepeshkopë, të cilët si i pati graduar e emëruar kryepeshkopë si në Berat, Gjirokastër, Himarë, Ersekë, Korçë etj, etj. Kështu pasuesit e tij do të vazhdojnë rrugën, ambiciet dhe amanetin e tij monstruoz për shkombëtarizimin e ortodoksisë shqiptare, konvertimin e saj në grekë dhe helenizimin e Shqipërisë jugore.
Ky pseudo prift i Krishtit, në jug të vendit tonë me kohë ka ngritur infrastrukturë arsimore-shkollore heleniste, në fshatra qytete shqiptare, që fëmijët shqiptarë që janë kthyer në vendlindjen e tyre me familjet e tyre, për shkak të situatës ekonomike në Greqi, ata duhet të vazhdojnë në shkollat greke që u ka ngritur qeveria greke në jug të vendit me ndihmën dhe poshtërsitë, intrigat e Janullatosit, të Dules e Bollanos me aprovimin e baballarëve shqip-folës të vet shpallur baballarët e kombit. Këtë baballarë me vulat, dekretet dhe votat e tyre në parlamentin kinse të shqiptarëve, i kanë legalizuar institucionet shkollore, memorialet, kolegjet greke të ndërtuara në jug të vendit.
Të nderuar bashkëkombas shqiptarë, deri më tani, këto që kemi prekur më lartë, janë vetëm maja e ajzbergut e punëve, veprave të pista e batërdive që ka bërë qeveria dhe Asfalia greke në jug të vendit, të atdheut tonë të shenjtë me marionetat e tyre siç janë Janullatos, PBDNJ-ja e Vangjel Dules, Omonia e Bollanos dhe Spiro Kseras, Nikola Geixhit dhe shërbëtorëve gjak prishur shqiptarë, të veshur si priftërinjë, të kthyer në servilë të kësaj makinerie heleniste të paparë. Dhe në mbyllje, dëshiroj të theksoj se: argumentet që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim në artikujt tonë të mëvonshëm, që nuk janë shpifje dhe trillime si ato të Janullatosit për të ashtuquajturin Vorio-epir Grek. Më vjen keq, por ky është realiteti në Shqipërinë tonë jugore dhe qëllimet prapaskenat dhe imagjinatat e Janullatosit dhe suitës së tij për helenizmin e Shqipërisë jugore. Pra, të nderuar bashkatdhetarë të kudondodhur, misioni kinse shpirtëror kishtar ortodoks i Janullatosit si prift, i veshur me veladonin e priftit, kinse për ringjalljen dhe ripërtëritjen e ortodoksisë shqiptare, ka përfunduar me kohë dhe tani ai po merret me punë dhe vepra kriminale e batërditë të tjera kundra kombit shqiptar, që janë në kundërshtim me frymën e Perendisë dhe të ortodoksisë, me të cilën ai na reklamohet dhe identifikohet në këto 22-vite në Shqipërinë tonë të dashur dhe të shenjtë.
Prandaj, le ti lutemi Zotit, të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine, ideje që të kërkojmë dorëheqjen e Janullatosit nga froni i kishës ortodokse Shqiptare, fron të cilin e mban të pushtuar qe 22 vjet padrejtësisht dhe poshtërsisht, në dëm të ortodoksisë shqiptare. Nëse ai nuk e bën një dorëheqje dhe largim të tillë, atëherë ne do të protestojmë çdo ditë, çdo ditë, çdo orë dhe minutë, të gjithë si shqiptarë, në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë, si dhe para objektit të fronit të kishës ortodokse Shqiptare, ku ndodhet uzurpatori, pushtuesi Janullatos. Ne do të protestojmë vendosmërisht, pafundësisht, deri në largimin përfundimtar të tij nga froni i ortodoksisë Shqiptare me parollën e vetme dhe brohoritjet kundër Janullatosit do të jetë. Janullatos, largohu, misioni yt nuk është fetar, ju e ndotni kishën ortodokse Shqiptare me shovinizmin tuaj Grek. Nëse ke dëshmi-argument, se je i dërguari i Jezu Krishtit në Shqipëri, na e jep më të voglin sinjal dhe dëshmi, se je dora dhe fryma e Tij që të ka dërguar në Shqipëri. Në qoftë se ke dëshmi të tilla, ne do të respektonim dhe do të mbanim, jo vetëm ne, por dhe mbarë bota. Ti Janullatos, nuk ke asnjë lidhje me zotin tonë Jezu Krisht, po të kishe, nuk do të mendoje për Vorio-epir, por do të dënoje gjenocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Qirje Janullatos, largohu nga Shqipëria sa më parë dhe lëri politikanët e Shqipërisë rehat në punën e tyre, mos ju bëj ferre nëpër këmbë, duke futur në lojë shtetin grek, kundër Shqipërisë. Fiksoje njëherë e mirë se Çamëria shqiptare nuk mund të harrohet dhe se shumë shpejt në Janinë do të meshohet Shqip. Nëse nuk largohesh me dëshirën dhe vullnetin tënd, uragani i papërmbajtshëm i popullit shqiptar me peticione, kërkesa dhe protesta, do të dëbojë nga rezidenca e spiunazhit, ku ti rri bashkë me hienat që presin ushqim nga ty. Qirje Janullatos, largohu, sepse ne kemi kuadro të shkëlqyer tani për kryepeshkop dhe priftërinjë, të cilët do ti shërbejnë Zotit dhe popullit të tyre. Ne do ti shërbejmë paqes dhe fqinjësisë së mirë, si nga ana shpirtërore, ashtu dhe asaj religjonare, pa patur në mendje shovinizëm apo kolonizim modern siç ke bërë ti deri tani.
Prandaj, qirje Janullatos, largohu sepse ne kemi gjigandë në drejtim të kishës që nga Fan Stilian Noli themelues i kishës ortodokse kombëtare Shqiptare, kryepeshkopi i artë Visarjon Xhuvani si dhe muzikantë me fam dhe fuqi të kishës si, Kristofor Kisi dhe Irenë Banushi.
Janullatos, ti nuk e ndalon përparimin e kombit Shqiptarë në një shtet të vetëm kombëtar, Shqipërinë e lirë etnike dhe historike. Perëndia, qoftë në të drejtën e njerëzimit dhe të kombit shqiptar.

Kosovës ende nuk i është dhënë drita e gjelbër për miqësoret ndërkombëtare. Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, duke e shtyrë vendimin për 14 dhjetor 2012 që mbahet në Tokio.


Për Kosovën, FIFA vendos në Tokio!


Kosova sërish do të pret për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare miqësore, kështu ka bërë të ditur para pak çastesh presidenti i FIFA-s, Sep Blater, në konferencën për media në Cyrih. Ai ka bërë të ditur se është diskutuar sërish vendimi në lidhje me miqësoret e Kosovës, por gjithçka ka mbetur të finalizohet në mbledhjen e 14 dhjetorit në Tokio. KE i FIFA-s i ka lejuar Përfaqësueses së Kosovës të zhvillojë miqësore më 22 maj të këtij viti, por vendimi i saj është lënë pezull pas reagimit të ashpër të Serbisë dhe UEFA-s. Në disa mbledhje rresht KE i FIFA-s ka përmendur se është duke i shqyrtuar modalitetet për zbatimin e këtij vendimi, por deri më tash nuk ka pasur asnjë hap para në këtë drejtim, përveç shtyrjeve nga njëra në mbledhjen tjetër.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, mos dëgjoni propagandën serbe, njiheni shtetin e Kosovës



Presidenti i Shqipërisë iu drejtua sot pjesëmarrësve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, duke thënë se këtë vit Shqipëria kremton Njëqindvjetorin e Pavarësisë. “Teksa shënojmë këtë datë të rëndësishme dhe i hedhim një sy historisë sonë gjatë këtyre dhjetë dekadave, vërejmë me kënaqësi se më tepër se gjysma e kësaj periudhe është karakterizuar nga një bashkëpunim i suksesshëm dhe pjesëmarrje aktive nga ana e shtetit shqiptar në jetën e Kombeve të Bashkuara”, tha pos tjerash Nishani.“Shumë vetë e kanë përshkruar popullin shqiptar si mbijetues ndaj ngjarjeve të vështira të historisë. Nuk e kanë gabim: shqiptarët kanë vuajtur nga luftëra të padëshiruara, nga shpërngulje me dhunë prej trojeve të veta, nga sulme dhe përpjekje për t’i zhdukur nga faqja e dheut, nga copëtime të padrejta territoresh dhe përgjatë gjysmës së dytë të shekullit XX ata u rezistuan trimërisht edhe pesë dekadave komunizëm. Sot ne i kemi hedhur sytë drejt së ardhmes plot shpresë, besimplotë dhe të përgatitur që gjatë shekullit në vazhdim do të përjetojmë paqe, përparim ekonomik dhe rimëkëmbje kulturore e intelektuale të vazhdueshme”, tha kreu i shtetit shqiptar, duke vazhduar më pas edhe me fjalën për Kosovën dhe pavarësinë e saj.

Nishani, mos dëgjoni propagandën serbe, njiheni shtetin e Kosovës


“Më lejoni që të vë në dukje se krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës pesë vite më parë, e ka kthyer atë në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës Juglindore. Ai është ndërtuar dhe fuqizuar përkundrejt të gjitha vështirësive që ka hasur, të krijuara nga ata të cilët ende nuk mund ta pranojnë realitetin dhe ta shikojnë të vërtetën drejt e në sy. Me kalimin e kohës, Kosova e pavarur është njohur dhe pranuar nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh, ku përfshihen gati gjysma e anëtarëve të OKB-së.

Mendimi Këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në vitin 2010, në përgjigje të një kërkese të veçantë të Serbisë, qartësisht përcaktoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte bërë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Vetëm disa ditë më parë, Kosova arriti një tjetër nivel të konsolidimit të shtetit me dhënien fund nga ana e bashkësisë ndërkombëtare të Fazës Mbikëqyrëse të Pavarësisë.

Përfitoj nga ky rast për të uruar autoritetet e Kosovës mbi përparimin e vazhdueshëm që kanë shënuar për sa i përket ndërtimit dhe fuqizimit të një shteti demokratik dhe një shoqërie shumetnike dhe u bëj thirrje të gjitha atyre vendeve, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të marrin parasysh rishikimin dhe vlerësimin e këtij realiteti të pakthyeshëm në rajonin e Evropës Juglindore. Njohja e Kosovës është një akt drejtësie për ata njerëz, të cilët kanë vuajtur aq gjatë, dhe një kontribut tërësor për paqen dhe qëndrueshmërinë në Ballkan.

Kemi dëgjuar edhe më parë dhe presim të dëgjojmë sërish argumentet e tepërta të Serbisë në lidhje me Kosovën. Ajo që dështoi të arrihej me luftë, nuk mund të arrihet dot me propagandë. Ndërsa udhëheqësit e Serbisë flasin për copëtim dhe rihartim kufijsh, teksa ata lëshojnë deklarata shqetësuese duke mohuar gjenocidin e Srebrenicës, gjithsecili ka të drejtë të ngrejë pyetjen nëse e shkuara vazhdon akoma të endet mbi të tashmen, duke mjegulluar realitetin e duke i ngatërruar vizionin për të ardhmen”, tha pos tjerash Nishani në fjalën e tij të gjatë para shefave të shteteve dhe qeverive të tubuar këto ditë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të KB-ve.

Fjala e Presidentit Nishani në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Zoti President,
Shkëlqesi,
Zonja dhe Zotërinj!

Çdo vit mblidhemi këtu për të ndarë analizat, pikëpamjet dhe komentet tona mbi ngjarjet botërore. Përfitojmë nga ky rast për të ndarë edhe shqetësimet tona, për t’u takuar, bashkëvepruar dhe për t’u përpjekur që të ofrojmë përkushtimin tonë më të madh në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për sfidat e së tashmes dhe së ardhmes.

Ka kaluar një vit që nga sesioni i fundit dhe bota ka ndryshuar edhe më shumë. Zhvillimi dhe rritja ekonomike në shumë vende kanë nxjerrë nga niveli i varfërisë miliona njerëz. Anembanë botës shoqëritë kërkojnë më shumë të drejta dhe një pjesëmarrje politike më të efektshme. Demokracia, të drejtat e njeriut dhe pjesëmarrja më e madhe e grave në jetën publike dhe shoqërore janë përmirësuar globalisht.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, arritjeve dhe përparimit të shënuar, shumë çështje mbeten ende burime shqetësimi. Megjithë ndërgjegjësimin e paparë global, ndryshimi i klimës vazhdon të mbetet një burim i thellë shqetësimi. Klima e përkeqësuar ekonomike globale gjithnjë e shumë vazhdon të shkaktojë gjithandej një ankth shqetësues. Kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë në pjesë të ndryshme të botës tregojnë se jemi ende larg nga arritja e sigurisë së dëshiruar globale. Prandaj, me plot të drejtë, ne presim që Kombet e Bashkuara, organizata të cilën e kemi vendosur në qendër të arkitekturës ndërkombëtare, të jetë më efiçente, më e efektshme, më transparente dhe të përgjigjet më shumë.

Zoti President,

Këtë vit Shqipëria kremton Njëqindvjetorin e Pavarësisë. Teksa shënojmë këtë datë të rëndësishme dhe i hedhim një sy historisë sonë gjatë këtyre dhjetë dekadave, vërejmë me kënaqësi se më tepër se gjysma e kësaj periudhe është karakterizuar nga një bashkëpunim i suksesshëm dhe pjesëmarrje aktive nga ana e shtetit shqiptar në jetën e Kombeve të Bashkuara.

Përkushtimi ynë ka ardhur duke u rritur përgjatë viteve dhe ka përqafuar pothuajse çdo aspekt të veprimtarisë së Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe operacionet paqeruajtëse.

Gjatë viteve të fundit, ne kemi qenë të përkushtuar në mënyrë të veçantë ndaj përpjekjeve të vazhdueshme për të reformuar sistemin. Ndërsa sistemi i Kombeve të Bashkuara është zhvilluar edhe më tej dhe veprimet e tij janë bërë edhe më të ndërlikuara, nevoja për koherencë dhe efiçencë e të gjithë sistemit është shndërruar në një domosdoshmëri. Kjo duket qartë në mënyrë te veçantë për asistencën e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Duke qenë një nga vendet pilote të qasjes “Delivering as One”, vjet në qershor Shqipëria organizoi Konferencën e 5-të të Nivelit të Lartë. Konferenca e Tiranës aprovoi një dokument përfundimtar me rekomandime konkrete dhe të vlefshme, duke pasur parasysh edhe mbajtjen së shpejti të vlerësimit të politikës së përgjithshme tremujore të veprimtarisë operacionale për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Tashmë e dimë se ajo që nisi si një ide eksperimentale, është zhvilluar dhe ka përshkuar goxha rrugë brenda një kohe të shkurtër. Një numër gjithnjë e në rritje vendesh po shikojnë më qartësisht dhe më nga afër të mirat e të provuarit të punës dhe zbatimit të programeve asistuese të Kombeve të Bashkuara me më shumë koherencë dhe afektshmëri. “Delivering as One” ka vërtetuar bindshëm në praktikë se veprimtaritë operacionale të Kombeve të Bashkuara duhet të kryhen me një efiçencë më të lartë dhe se sistemi i Kombeve të Bashkuara mund të japë më tepër dhe mund të bëjë më shumë duke përmbushur objektivat kombëtare dhe ndërkombëtare, për të cilat është rënë dakord.

Zoti President,

Ndihem krenar që përfaqësoj një vend dhe një shoqëri, që njihen gjerësisht për mendjen e hapur, tolerancën dhe pranimin e “tjetrit”. Shqiptarët ndoshta përfaqëojnë shembullin e vetëm në rajonin tonë, të cilët edhe pse kanë kaluar përmes shumë vështirësive historike përgjatë shekujve, gjithmonë kanë ditur të ruajnë dhe të mbrojnë vlerat e lirisë dhe respektit për të tjerët, që kanë qenë të ndryshëm – vlera këto që gjenden në themelin e konceptit bashkëkohor të të drejtave të njeriut.

Respekti që kanë dhe tregojnë shqiptarët ndaj individualitetit dhe të drejtave të të tjerëve shprehet mbi të gjitha me anë të harmonisë shembullore fetare.

Kjo sjellje është shtrirë në pranimin dhe respektin për kulturat, etnitë dhe civilizimet e tjera, duke përfshirë këtu edhe përkujdesjen e vëmendjen e veçantë ndaj atyre që u strehuan dhe u shpëtuan nga tmerret e luftës. Shqiptarët rrezikuan jetën e tyre apo bënë sakrifica të mëdha ekonomike që tejkalonin mundësitë e tyre për të shpëtuar dhe strehuar këdo që u trokiti në derë.

Me këtë sfond, Shqipëria mbetet një vend që beson fort në dialogun mes civilizimeve dhe nuk do të pushojë kurrë së angazhuari në mënyrë aktive për rrafshimin e dallimeve mes anëtarësisë së gjerë të Kombeve të Bashkuara për çështje që kanë të bëjnë me agjendën e të drejtave të njeriut. Pikërisht për këtë arsye, Presidenca e radhës shqiptare e Këshillit të Evropës ka zgjedhur si moton e saj: “Të bashkuar në shumëllojshmëri”.

Dialogu mes kulturave dhe civilizimeve të ndryshme duhet parë si një proces i vazhdueshmë që kërkon përkushtim, vullnet të mirë dhe kujdes. Nuk mund të lejojmë që veprime sporadike e të papërgjegjshme të grupeve shkatërruese të na pengojnë në përpjekjen tonë të qashtër për të arritur një mirëkuptim më të madh mes njëri-tjetrit në një botë, e cila sa vjen dhe globalizohet gjithnjë e më tepër. Megjithëse ndihemi keq e të hidhëruar nga një video pa vlerë, që shënjestron qëllimshëm atë të cilën myslimanët anembanë e konsiderojnë si të shenjtë, shoqëria shqiptare me myslimanë e të krishterë, shpreh indinjatën e saj duke e injoruar gjithë këtë gjë pa kuptim. Na vjen keq që në disa pjesë të botës, kjo ngjarje nuk u përcoll me një reagim të njëjtë. Përkundrazi, u përdor për të ushqyer dhunën e verbër të turmave të zemëruara e pashpresë – gjë që solli pasoja fatale. Duhet ta bëjmë të qartë: format e terrorizmit, veprimet ekstremiste të grupeve të izoluara dhe me qëllime të këqia kurrë nuk duhen ngatërruar me pozicionin ose të identifikohen me sjelljen e shoqërive dhe qeverive të tëra. Prapë se prapë, asnjë lloj zemërimi i përligjur nuk mund të justifikohet me veprime të paligjshme dhune, të cilave qeveritë, shoqëritë, udhëheqësit politikë dhe fetarë duhet t’u kundërvihen me forcë.

Ne i dënojmë me indinjatë veprimet terroriste kundër Ambasadës amerikane në Libi dhe kërkojmë ndëshkimin e autorëve. Dënojmë gjithashtu çdo lloj veprimi të shprehur nëpërmjet protestash të dhunshme kundër ambasadave perëndimore, misioni i të cilave është promovimi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes vendeve dhe kombeve.

Zoti President,

Shqipëria, me politikën e saj të jashtme për paqe dhe marrëdhënie të mira me vendet e tjera; me kontributin e saj modest, por të rëndësishëm në misionet ndërkombëtare në mbrojtje të paqes dhe të drejtave të njeriut nëpërmjet politikës së fqinjësisë së mirë si dhe nëpërmjet rolit të moderuar dhe konstruktiv në rajon – është kthyer në një prodhuese dhe kontribuese e drejtpërdrejtë e qëndrueshmërisë dhe sigurisë rajonale e globale. Ne jemi të vendosur t’i ruajmë këto arritje dhe të vazhdojmë në këtë rrugë.

Në ditët e sotme, Shqipëria merr pjesë në misionet paqeruajtëse në kuadër të operacioneve të ndryshme ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të organizatave të tjera rajonale të sigurisë si në Afganistan, Bosnje, Irak dhe në vende të tjera. Vendi im pranon dhe mbështet çdo lloj përpjekje për paqen dhe sigurinë globale dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe aktorëve të tjerë që promovojnë paqe, qëndrueshmëri dhe siguri në botë.

Zoti President,

Paqja dhe siguria në botë vazhdojnë të sfidohen nga tirania dhe shtypja në pjesë të ndryshme të saj. Ne theksojmë sërish dënimin tonë të fuqishëm të shtypjes së ashpër kundër popullit liridashës të Sirisë, që po vuan si pasojë e një gjakderdhjeje primitive nga një regjim, i cili ka humbur në mëyrë të pakthyeshme legjitimitetin për të udhëhequr dhe përfaqësuar popullin sirian. Më lejoni t’u bashkohem atyre që i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të vepruar, dhe në përputhje me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara, të përmbushë mandatin e tij për sa i përket ruajtjes së paqes dhe sigurisë! Është vështirë për t’u besuar se dikush mund të qëndrojë mospërfillës ndaj ngjarjeve të tmerrshme që po ndodhin çdo ditë në Siri që prej një viti e gjysmë, ku kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz, me shkatërrim të qëllimshëm e të përhapur dhe vuajtje, të cilat e kanë kthyer atë vend dekada pas. A nuk i kemi përvetësuar ende vallë mësimet e forta të nxjerra prej gabimeve të tilla të ngjashme nga tragjeditë e dikurshme në Ruanda dhe në Bosnje?

Shqipëria mbështet plotësisht procesin e paqes mes Palestinës dhe Izraelit. Shqipëria rithekson pozicionin e saj në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete: Shtetit të sigurtë të Izraelit dhe një Shteti të porsalindur të Palestinës, që do të ekzistojnë krah për krah me njëri-tjetrin në përputhje me rezolutat dhe Kombeve të Bashkuara dhe Planit të Veprimit. Të dy popujt: e Palestinës dhe Izraelit janë të lodhur e të dërrmuar nga ky konflikt pa mbarim dhe udhëheqësit e tyre duhet të mbajnë mbi supe barrën dhe të mbështesin kërkesën legjitime për liri dhe paqe të shoqëruar me vizion dhe vullnet të mirë afatgjatë përballë ekstremistëve. Bota dëshiron ta shikojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme të dalë nga vazhda e mbetur në vend duke u kthyer në një model frymëzimi për arritjen e kompromiseve të vështira, por aq të domosdoshme njëkohësisht.

Shqipëria mbetet thellësisht e shqetësuar nga programi bërthamor i Iranit, i cili vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi natyrën e tij në vend që të japë përgjigjet dhe garancitë që kërkohen prej kaq e kaq vitesh. Ne duhet ta parandalojmë shndërrimin e Iranit në një kërcënim bërthamor.

Zoti President,

Në nëntor të këtij viti, vendi im do të kremtojë Njëqindvjetorin e Pavarësisë. Ne do të përkujtojmë një shekull të mbushur plot e përplot me ngjarje të ndryshme, disa prej të cilave nuk kanë qenë edhe aq të këndshme.

Shumë vetë e kanë përshkruar popullin shqiptar si mbijetues ndaj ngjarjeve të vështira të historisë. Nuk e kanë gabim: shqiptarët kanë vuajtur nga luftëra të padëshiruara, nga shpërngulje me dhunë prej trojeve të veta, nga sulme dhe përpjekje për t’i zhdukur nga faqja e dheut, nga copëtime të padrejta territoresh dhe përgjatë gjysmës së dytë të shekullit XX ata u rezistuan trimërisht edhe pesë dekadave komunizëm. Sot ne i kemi hedhur sytë drejt së ardhmes plot shpresë, besimplotë dhe të përgatitur që gjatë shekullit në vazhdim do të përpjetojmë paqe, përparim ekonomik dhe rimëkëmbje kulturore e intelektuale të vazhdueshme.

Rajoni ynë, që dikur ka qenë një vatër e nxehtë turbullirash dhe zonë e sëmurë e Evropës, tashmë është shndërruar thellësisht dhe pozitivisht. Gjashtë shtete të reja kanë lindur nga ish-Jugosllavia përgjatë rrjedhës së dy dekadave të fundit.

Të gjithë e kemi të qartë që kjo nuk ka qenë aspak e lehtë dhe e dimë fort mirë edhe arsyen pse, por ajo që ka rëndësi është se gjithandej në rajon shoqëritë janë zhvilluar, fantazmat e së shkuarës ua kanë lënë vendin realiteteve dhe njerëzve të rinj, sidomos brezit të ri, të kthyer më shumë se kurrë duke i hedhur sytë drejt së ardhmes.

Më lejoni që të vë në dukje se krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës pesë vite më parë, e ka kthyer atë në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës Juglindore. Ai është ndërtuar dhe fuqizuar përkundrejt të gjitha vështirësive që ka hasur, të krijuara nga ata të cilët ende nuk mund ta pranojnë realitetin dhe ta shikojnë të vërtetën drejt e në sy. Me kalimin e kohës, Kosova e pavarur është njohur dhe pranuar nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh, ku përfshihen gati gjysma e anëtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Mendimi Këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i dhënë në vitin 2010 në përgjigje të një kërkese të veçantë të Serbisë, qartësisht përcaktoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte bërë në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar. Vetëm disa ditë më parë, Kosova arriti një tjetër nivel të konsolidimit të shtetit me dhënien fund nga ana e bashkësisë ndërkombëtare të Fazës Mbikëqyrëse të Pavarësisë.

Përfitoj nga ky rast për të uruar autoritetet e Kosovës mbi përparimin e vazhdueshëm që kanë shënuar përsa i përket ndërtimit dhe fuqizimit të një shteti demokratik dhe një shoqërie shumëetnike dhe u bëj thirrje të gjitha atyre vendeve, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të marrin parasysh rishikimin dhe vlerësimin e këtij realiteti të pakthyeshëm në rajonin e Evropës Juglindore. Njohja e Kosovës është një akt drejtësie për ata njerëz, të cilët kanë vuajtur aq gjatë dhe një kontribut tërësor për paqen dhe qëndrueshmërinë në Ballkan.

Kemi dëgjuar edhe më parë dhe presim të dëgjojmë sërish argumentet e tepërta të Serbisë në lidhje me Kosovën. Ajo që dështoi të arrihej me luftë, nuk mund të arrihet dot me propagandë. Ndërsa udhëheqësit e Serbisë flasin për copëtim dhe rihartim kufijsh, teksa ata lëshojnë deklarata shqetësuese duke mohuar gjenocidin e Srebrenicës, gjithsecili ka të drejtë të ngrejë pyetjen nëse e shkuara vazhdon akoma të endet mbi të tashmen duke mjegulluar realitetin e duke i ngatërruar vizionin për të ardhmen.

Zoti President,

Shqipëria ka pasur një rritje të fuqishme e pozitive ekonomike, pavarësisht ndikimit të krizës globale ekonomike dhe financiare. Ndjekja dhe zbatimi i politikave të matura makro-ekonomike dhe reformat e mirëstrukturuara, përqendrimi tek privatizimet, drejtësia fiskale, liberalizimi i tregtisë, klima e sipërmarrjes, sektorët e energjisë dhe financiarë – të gjitha këto kanë bërë të mundur që ekonomia e Shqipërisë të jetë më elastikja ndër ekonomitë e Evropës Juglindore. Gjatë viteve 2007-2012, rritja mesatare ekonomike e Prodhimit të Brendshëm Bruto ka qenë 5%, duke kulmuar në vitin 2008 në 8%. Që nga viti 2008 Shqipëria ka pasur taksën e sheshtë prej 10%; taksa ndaj koorporatave është ulur nga 25% në 10%; taksa e të ardhurave vetjake është ulur nga 23% në 10% dhe dhjetëra tarifa janë hequr fare. Raporti i Konkurrencës Globale 2011-2012 i Forumit Ekonomik Botëror e rendit Shqipërinë në vendin e 78 mes 142 vendesh dhe ekonomish. Po ashtu, Raporti “Të bërit biznes, 2012” i Bankës Botërore mbi “Lehtësinë e të bërit biznes” e rendit Shqipërinë në vendin e 82 në mes të 183 ekonomive. “Për marrjen e kredisë” dhe “Mbrojtjen e konsumatorëve” Shqipëria renditet respektivisht në vendin e 24 dhe në atë të 16, renditje që e vendos Shqipërinë në mes të vendeve me rezultatet më të larta.

Në rrugën tonë drejt zhvillimit, përparimit dhe begatisë së qëndrueshme, ne mbetemi tërësisht të angazhuar e të përkushtuar për kryerjen e të gjitha reformave dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për vazhdimin e suksesshëm në udhën e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Kjo nuk është alternativë, por një zgjedhje e kujdesshme afatgjatë, e cila është duke u ndjekur prej vitesh dhe në jemi të vendosur për ta bërë të mundur e për ta kthyer në realitet.

Në javët e ardhshme, ne presim dhënien e një vendimi të favorshëm nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ndaj kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Një vendim i bazuar në meritat tona, do të shënonte një tjetër gur kilometrik në rrugëtimin integrues evropian të Shqipërisë, duke i vendosur angazhimet dhe përgjegjësitë tona në një fazë më të lartë të procesit.

Zoti President,

Në përfundim, më lejoni t’ju siguroj se Shqipëria vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe është e vendosur për të ofruar kontributin e saj në përparimin e paqes, lirisë dhe sigurisë, në respektin e të drejtave të njeriut, në luftën kundër varfërisë, në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe begatisë dhe në fund, por jo më pak e rëndësishmja, në mbrojtjen e mjedisit.

Ju falemnderit për vëmendjen!

Me raki rrushi "Azem Vllasi në Beograd këndon këngë serbe"

Ish funksionari i lartë i ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi ka deklaruar se ndarja e Kosovës do të nënkuptonte shkëputje tjera nga Serbia si dhe humbjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Ideja e Daçiqit për ndarje të Kosovës është joserioze. Është e pakëndshme që një njeri, i cili vjen nga një parti, e cila për shkak të lakmisë, ka dashur të ndryshojë kufijtë dhe për shkak të së cilës të gjithë qytetarët e ish-Jugosllavisë janë penduar, propozon ndarje. Në këtë rast, do të mbeteshit pa jugun e Serbisë, ndërsa kjo çështje do të hapte probleme edhe në Maqedoni”, ka thënë Vllasi, raporton “PressOnline”.


Ai ka thënë më tej se me vazhdimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, pret përmirësim të jetës së qytetarëve të Kosovës. Ai mendon se dialogu i ardhshëm do të duhej të ngrihej në nivel më të lartë të cilin do të duhej ta drejtonin shefat e shteteve, Tomisllav Nikolliq dhe Atifete Jahjaga, por se edhe presidenti i Serbisë nuk duhet t’i shmanget takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“E kaluara e Thaçit mund të jetë kundërshtuese, mirëpo edhe Nikolliq ka të kaluar të njëjtë”, thekson Vllasi.

Ai ka shtuar se Beogradi nuk duhet të pres hapjen e një zyre të Prishtinës në Beograd, mirëpo hapjen e një ambasade.

“Së shpejti do të ndodhë një gjë e tillë. Nuk e di se a do të jem unë ambasadori, por do të doja. E njoh qytetin dhe do të kontribuoja në përmirësimin e bashkëpunimit mes dy shteteve”, ka thënë Vllasi.

Ndryshe, gazeta nacionaliste e Serbisë, “Kurir”/http://www.kurir-info.rs//, ka publikuar disa fotografi të Vllasit, i cili, sipas artikullit, mbrëmjen e së enjtes ka qëndruar në kafenenë “Tre Sheshirat” në Beograd.

“Kurir” pretendon se ai ka qenë duke e kënduar këngën e “Vidovdanit”. Në artikull theksohet se Vllasi, gjatë kohës sa ka qëndruar në këtë kafene, ka pirë mbi një litër “raki kumbulle” dhe megjithatë ka qëndruar në këmbët e veta.

Thuhet se ai i ka kënduar edhe këngë tjera serbe, por edhe ato boshnjake si dhe ka lënë disa qindra euro bakshishe.

DOM LUMÇI: SHTETI DËNON KRIMINELËT, KISHA SYNON RIKUPERIMIN E TYRE


       IntervistoiElvin Luku

Në këtë intervistë të realizuar në tetor të 2010-ës, pas vrasjes së Pastor Dritan Prroit për gjakmarrje, Dom Marian Lumçi, në atë kohë prift në kishën e “Shën Palit” në tiranë, na hedh dritë mbi rolin e kishës dhe dënimin që ajo u jep besimtarëve që kryejnë krime të rënda. Dom Lumçi shpjegon kuptimin e fjalës “çkishërim” në Bibël, dhe rastet kur përdorej kjo formë  “mallkimi”. Dom Lumçi thekson se çkishërimi mund të ketë efikasitet në fshatra apo qytete të vogla, ku prifti i njeh banorët e zonës, por në qytetet e mëdha, ai është i vështirë të zbatohet për shkak të urbanizimit. Intervistën me Dom Lumçim, të pabotuar në vitin 2010,  po e sjellim tani, për të kuptuar më shumë lidhur me vendimin e ndërmarrë nga institucioni kishtar i Veriut, për çkishërimin e të gjithë atyre që kryejnë krimin e vrasjes.  

Sipas Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, numri i vrasjeve mbi baza kanunore është 10 mijë në 20 vitet e fundit. Cili është roli i kishës katolike duke patur parasysh se edhe numri më i madh i familjeve të ngujuara është pikërisht në Shkodër?

Aktualisht, unë zhvilloj një shërbim në burgje dhe duke u nisur nga ajo çeshtja e statistikave për të cilën ju folët, që janë shumë të rënda, unë di të them vetëm kaq: dëmi të cilën ia kanë bërë vitet 97-98 Shqipërise, nuk e di se cila periudhë tjetër mund t’ia ketë sjellë. Kjo, për arësye se të gjithë të burgosurit dhe ai që quhet fenomeni i gjakmarrjes, ndodhi pikërisht në këtë periudhë. E gjitha kjo ndodhi, sepse praktikisht pushoi ekzistenca e shtetit. Të gjithë të burgosurit të cilët janë për gjak në burgje, të paktën unë flas për burgjet në Tiranë, Durrës, Krujë e Fushëkrujë, janë për shkak të gjakut, të cilën e ka nxitë edhe ajo “trimëria” e 97-ës.

Çfarë parashikon Bibla për dënim në rast vrasjesh, a përmendet ç’kishërimi?

Në Bibël çështja e mallkimit (çkishërimi), përdoret një herë prej Shën Palit ku flet për heretikët, pra, për ato të cilët mohojnë praninë e Krishtit, e shpirtit të shenjtë në jetën e personave. Pra, vetëm një herë Shën Pali e përdor, megjithëse, kisha e ka aplikuar vazhdimisht. Në “Koncilin II të Vatikanit” në vitet 1962-1965, normalisht, ajo shprehje që në latinisht e përdor “Anatenamo”, me anatemu, ajo formë mallkimi është hequr. D.m.th Kisha nuk e ka përdorur më.

Cilat kanë qënë metodat me të cilat kisha i ka penalizuar ose i ka mallkuar personat të cilët kanë vrarë apo kanë kryer krime të rënda?

Metoda me të cilat dikur prifti i zonës ka mallkuar kanë qënë këto: Nuk janë kryer shërbimet fetare në momentin e vdekjes së atij personi; Varrosja e personit, nuk është bërë në varrezë bashkë me të tjerët. Duhet të dini se në çdo varrezë katolike, e cila është paralel me varrezën e të gjithë fshatit, ekziton një tjetër varrezë ku preheshin ata persona që kishin ndarë gratë, pra, ata që kishin bërë divorc; personat që kishin vrare dikë dhe personat të cilët kishin vdekur të papagëzuar, zakonisht këtu futen fëmijët e vegjël. Pra, kjo ishte mënyra që këta persona penalizoheshin. Sot, ka raste kur, ne, priftat, i kemi mohuar shërbimin fetar një personi, i cili ka bërë një skandal publik. Psh: Personat që kanë bërë vrasje të rënda.

Në Bibël thuhet se, “Zoti është ai që ta jep jetën, dhe po ai, t’a merr”. A ju duket e drejte që një njeri, paradite mund të lutet në kishë, dhe pasdite të dalë e të vrasë?  Çfarë dënimi merr ky besimtar nga kisha, i cili ka thyer ligjet e shenjta?

Duhet të kemi parasysh diçka. Ne jetojmë sot në një kohë kur, kisha, nuk ka autoritetin që kishte dikur. Kur bëhet fjalë që kisha duhet të dënojë dikë, flitet për kohën kur ajo, fatkeqësish, ishte e lidhur dhe bashkëjetonte me pushtetin tokësor. Pas “Koncilit II të Vatikanit”, ndarja është shumë e qartë midis pushtetit tokesor, që është qeveria dhe pushtetit qiellor, të cilin e përfaqëson kisha. Ju them me bindje se, krimet i kryejnë edhe personat që mund të jenë katolik, por që nuk kanë lidhje me kishën. Nuk ja kanë idenë se çfarë është me të vërtetë feja. Një person që ka një kryq ari në gjoks, që kur e sheh të jep përshtypjen se ky është ndonjë prelat i kishës, kur i thua mos e kryej këtë krim, ai kap kryqin në dorë dhe betohet në kryq se do ta vrasë. Nuk mund të betohesh në kryq që do ta vrasësh. Në kryq mund ta falësh. Kjo nuk është feja, nuk është besimi. Jezusi thotë: “Nëse dikush të godet në njërën faqe, ti nxirri tjetrën”. Pra, ti je fanatik, fondamentalist, kamikazë, ç’të duash ti, por jo besimtar. Fatkeqësisht, ndjenja e gjakmarrjes në vendin tonë është e ngulitur thellë.

Atëherë kur e merr dënimin vrasësi?

Sot, dënimi i personit nëse ai është vërtet besimtar, ndodh në çastin e rrëfimit, dhe në çastin kur ai do të vi të marrë kungimin në kishë. Në këto dy momente, ai person, nëse nuk është i penduar për aktin që ka kryer, ai nuk rrëfehet dhe nuk kungohet. Pra, nga ana jonë, përjashtohet nga praktikat fetare. Kjo është e padiskutueshme. Por, kjo ndodh në vendbanime të vogla, në fshatra, ku të gjithë e njohin se ai është vrasësi. Fatkeqësia më e madhe është se, këtu po flas prej eksperiencës që kam në burgje, unë shikoj brenda në burg persona, të cilët janë të pafajshëm dhe sikurse dhe ju mund të njihni raste, kriminelat lëvizin në rrugë të lirë. Pra, cili është ai person që duhet të marrë kurajon dhe t’i thotë: Jo, ti ke vrarë, ndaj largohu nga këtu.
Ky është një problem shumë serioz.

Ju keni shumë të drejte kur kërkoni nga shteti që vrasësin ta dënojë sipas ligjit. Por, a nuk duhet edhe vetë kisha paralelisht të marrë masat e saj për të ndëshkuar vrasësin, pavarësisht nëse ai dëshiron ose jo të vijë në kishë?

Ne nuk mund të krijojmë “lista të zeza”, në kuptimin e plotë të fjalës. Pra, ju keni vrarë dhe jeni persona me të cilët, ne, nuk kemi më punë. Normalisht, kisha, meqënëse ka institucionin e rrëfimit, atëherë beson dhe shpreson në rikuperimin e personit. Ne nuk jemi me idenë që ti gabove dhe tashmë përfundimisht je i përjashtuar. Vetë misioni i Jezusit në tokë ishtë për të falur mëkatarët, me shpresën e kthimit të tyre. Masat e mallkimit kanë qënë disa masa parandaluese ose friksuese, për ti thënë popullit që mos e bëjë atë gjest.

Edhe në këtë rast, ky është qëllimi pse po ju pyes?

Po, por në kushtet në të cilat zhvillojnë jetën e tyre besimet tona, popullsia është përzier në atë masë, saqë, unë nuk e njoh çdo besimtar që vjen në kishë. Këto masa mund të zhvillohen e aplikohen shumë mirë në fshatra, në zona ku banorët njihen të gjithë njëri me tjetrin, e ku prifti i fshatit i di të gjitha ngjarjet atje.

Po në rastin e vrasjes së Pastor Dritan Prroit?

Nëse unë e njoh dhe e shoh vrasësin, unë nuk ja jap kungimin dhe e kthej mbrapsht. Na kanë ndodhur disa raste kur e kemi kthyer mbrapsht. Kjo ndodh derisa personi të bëjë një pendesë publike, ku shpreh dënimin e vet dhe ku kostatohet, që ky person, është penduar. Siç janë rastet kur falet gjaku. Këtyre personave, u lejohet kungimi, sepse ata janë rehabilituar tashmë.
Politika vepron sot gabim me kanunin. Është një përrallë shumë e lezeçme kjo, ku i lihet faji kanunit.  Ngjarja që ndodhi në Shkodër, edhe mund të evitohej. Këto janë disa mllefe që ndodhin si pasoje e mungesës së shtetit, sepse edhe njerëzit janë edhe shumë ngacmues dhe nxitës. Përjashtohesh prej shumë rretheve, nëqoftëse nuk ke marrë gjakun dhe nëse nuk ka shkuar drejtesia në vend.
Një mikut tim i kishin vrarë babain për gjakmarrje dhe vetë u largua nga Shqipëria. Gjatë periudhës që ndenji në Shqipëri pas vrasjes, rrethi shoqëror vazhdimisht e ngacmonte dhe e nxiste për të marrë gjakun, ndaj dhe ai zgjodhi të largohej. Pra, janë dy rrugë në mungesë të shtetit: Ose duhet marrë gjaku i të afërmit, sepse është vetë shoqëria që të ngacmon; ose duhet të largohesh.

Po në botë aplikohet çkishërimi sot?

Jo, me sa di unë jo. Me ndarjen e kishës nga shtetit, gjithcka është e qartë. Ne nuk jemi hetues, ne gjithçka e marrim vesh në rrëfim. Më ka ndodhur që persona që kanë kryer vrasje të rrëfehen. Disa prej tyre, ata që unë kam ndjerë se janë penduar vërtetë, i kam dhënë kungimin, disa të tjerëve jo. Unë, në rrëfim, mund të marrë vesh shumë sekretë, të cilat as gjykata nuk i di. Dhe dua t’ju them se rrethanat kanë të bëjnë shumë me mëkatin që kryen një person. Nuk jam unë autoriteti që duhet të dënoj. 
Në vitin 93’ në Brazil, një person shkon te prifti për tu rrëfyer (formula jonë është ajo e faljes së mëkatit) dhe i thotë kam vrarë. Ai ishte realisht i penduar, ishte vërtet i mërzitur për aktin që kishte kryer. Dhe prifti pasi e pyet si ka ndodhur, pra, pas rrëfimit, vendosi t’a falë. Në bisedë e sipër vrasësi thotë se i kishte ndodhur edhe një vrasje tjetër. Prifti nxehet, dhe e nxjerr jashtë, pa i falur mëkatet. Ky personi, del i përlotur dhe pret jashtë për të biseduar me priftin, për t’a sqaruar se si kishte ndodhur.  Pas shpinës së tij ishte një kryq, i cili tupëzohet, merr formën e njeriut, e prek në shpatull, i bën një kryq në ball dhe i thotë: “Ai nuk të fali, por në të vërtetë, ai që të fal jam unë”.
Me këtë dua të them se, fatkeqësia më e madhe e kishës ka qënë se shumë herë ka kërkuar të marrë vetë rolin e Krishtit. Ne jemi shërbëtor të fjalës së tij, dhe nuk duhet të marrim në dorë shkopin e dënimit. Dua të them se, çlirimin e vërtetë kisha e ka pësuar pikërisht kur është ndarë me pushtetin tokësor.

Cili ka qënë qendrimi i kishës suaj në rastin e vrasjes së Pastor Dritan Prronit?

Është lejuar që varrimi i tij të bëhet në kishë, duke patur prasysh edhe pozitën si Pastor. Nuk e di nëse ka qënë i “Shuguruar”, por, për t’i shprehur në njëfarë mënyre edhe solidaritetin, është lëshuar kisha. Kam lexuar një shkrim për reagimin e komuniteteve fetare në këtë çështje. Unë jam prift, ti je gazetar, por të dy ne, para Zotit kemi të njëjtin status. Ndaj, nëse ne duhet të shpreheshim ndaj vrasjes së Pastorit, ne duhet të shprehemi për çdo vrasje të cilitdo personi. Kjo do të thotë, që ne ditë për ditë të bëjmë denoncime. Ne si katolikë në Shqipëri, na janë vrarë dy priftërinj, dy të tjerë janë plagosur, dy murgesha janë vrarë me automatik, dhe askush nuk është shprehur për këto krime.
Me këto shembuj nuk dua të justifikohem, përkundrazi. Ne sigurisht që kërkojmë solidaritet, por pikësëpari kërkojmë që shteti të bëjë punën e tij.

                                                                                              

P. Gjergj Fishta ( 23. X.1871- 31. XII. 1940)



Prof.dr.Zef MIRDITA



Fishta është kolos i mendimit dhe letërsisë shqipe, i cili me tërë veprimtarinë e vet - meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka sintetizuar historinë e popullit shqiptar. Ky françeskan ka qenë apostull i atdhetarizmit të sinçertë dhe të pastër, për të cilin shqiptarizmi nuk ka qenë profesion, por një jetë intenzive. Gjatë jetës së frytshme të tij, ai e themeloi Shoqërinë Letrare “Bashkimi”, ishte drejtor i gjimnazit françeskan në Shkodër, kryetar i Kongresit të Alfabetit, anëtar i Komisisë Letrare Shqiptare, udhëheqës i dërgatave shqiptare në Paris dhe Washington, deputet dhe nënkryetar parlamenti, përfaqësues i Shqipërisë në konferencat ballkanike, MESHTAR dhe LETRAR. Veprimtaria e tij e gjithanshme u shpërblye me dekorata nga Austria, Turqia, Papa Pio XI, Greqia, Urdhëri Françeskan, ndërsa Akademia Italiane e zgjodhi për anëtar. Mirëpo, përderisa të huajt e dekoruan, ndërsa emrin dhe veprat e tij i studiuan në katedrat e tyre albanologjike dhe ballkanologjike, ky vigan, në Shqipëri, gjatë regjimit komunist u ndalua për plotë 50 vjetë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe eshtrat ia zhvarrosën dhe ia hudhën në bërllog. Këtë ia bënë atij që Shqipërinë e kishte koncipuar dhe dashur si një atdhe të vërtetë të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga ndasia religjioze dhe përkatësia regjionale. Atij që gjithnjë e ka theksuar nevojën e unitetit kombëtar dhe vëllazërisë, ide kjo që e përshkon kryeveprën e tij, Lahutën e Malcis. Lajtmotivi i këtij vigani ka qenë: Për Fe dhe Atdhe. Sa i përket vlerës estetiko-letrare të veprës së Fishtës, ajo është e shumëfishtë, qoftë për nga përmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmëria e fjalës, ngrohtësia, ngjyra dhe porosia. Ai me shikimin realistik të vetin nuk e idealizon shqiptarin, por e përshkruan ashtu si është, me të gjitha të metat dhe virtytet, me meritat dhe fajet. Në veprën e tij vërehet edhe nota edukative, sepse ai e qorton shqiptarin që të lirohet nga fatalizmi, pjellë e mentalitetit oriental dhe e udhëzon kah rruga e qytetërimit evropian, ku edhe e ka vendin, gjeografikisht dhe historikisht. Gjithashtu e udhëzon që t’i tejkalojë ndasitë regjionale dhe fetare, ndërkaq të përqafojë ndjenjën nacionale, krenarinë dhe vetëbesimin. Satira e tij është karakteristike për një shkodran. Me fjalë tjera, ai me të i ka luftuar pseudointelektualët, pseudoeuropianët, pseudoshqiptarët. Habit fakti i aktualitetit të kësaj satire edhe sot e kësaj dite. Një njeri i tillë pra, është zhvarrosur dhe për plot 50 vjetë është njollosur, përbuzur, përdhosur dhe ndaluar, mirëpo pa sukses. Ai nuk ka mundur të dëbohet nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.

Të flitet për P.Gjergj Fishtën, e sidomos me rastin e përkujtimit të 60 vjetorit të vdekjes së tij, nuk është as lehtë, e nuk është as thjeshtë. Sado që është nderë e madhe, më e madhe është përgjegjësia.
Them kështu, sepse kemi të bëjmë me një kolos të mendimit dhe të letrave shqiptare. Kemi të bëjmë me një figurë madhështore, e cila me tërë veprimtarinë e vet - meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka sintetizuar tërë historinë e popullit shqiptar. Kemi të bëjmë me një apostull të atdhetarizmit të sinçertë dhe të pastër, për të cilin shqiptarizmi nuk ka qenë profesion i çastit apo i rastit, por ka qenë një jetë intenzive, e përshkuar me të gjitha ngjarjet më vendimtare për fatin e kombit shqiptar.
U lind më 23 tetor 1871, në fshatin Fishtë, në Zadrime. Prindërit e pagëzuan me emrin Zef, të cilin sipas rregullës së Urdhërit Françeskan, do ta zëvendësojë me emrin Gjergj.
Mësimet e para i mori nga poeti arbëresh, P.Leonard De Martini. Me të parë zotësinë e e Zefit të vogël, poeti e mori në seminarin françeskan, në Troshan, ku edhe e kreu shkollën e mesme. Më 1886 u nis për në Bosnje, ku, në Sutjeskë, Livno dhe Kreševo, i kreu studimet filozofike dhe teologjike. Aty u njoftua me P.Grga Martiæ-in dhe me Silvije Strahimir Kranjèeviæ-in, të dy këta poetë të mëdhenjë kroatë. Këtij të fundit, madje ia përkushtoi një vjershë të shkruar më 12 dhjetor 1892. Më 1893 kthehet në Shkodër, ku më 1894 shugurohet meshtar.
Brenda një kohe, njëkohësisht e ushtroi detyrën e arsimtarit në Troshan dhe famullitarit në Gomsiqe të Mirditës.
Së bashku me abatin e Mirditës, Mons.Preng Doçin, Don Ndoc Nikën dhe P.Pashk Bardhin e themeloi Shoqërinë Letrare “Bashkimi”.
Më 1902 u emërua drejtor i gjimnazit françeskan në Shkodër. Me ardhjen e tij, gjuha italiane, që ishte gjuhë ligjërimi, u zëvendësua me gjuhën shqipe. Më 1908 është kryetar i Kongresit të Alfabetit, në Monastir (Bitoli i sotëm), në të cilin u vendos që alfabeti latin të merret për alfabet të gjuhës shqipe. Më 1916 është anëtar i Komisisë Letrare Shqiptare, e cila ka pasë për detyrë standardizimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Më 1919 është sekretar gjeneral i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, në krye të së cilës dërgatë ishte ipeshkvi i Lezhës, Mons.Luigj Bumçi. Nga Parisi, në krye të dërgatës shqiptare shkon në Washington, për ta mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë, nga orekset okupuese të serbëve, malaziasve dhe grekëve.
Më 1921 zgjedhet për deputet të grupit të Shkodrës, në Parlamentin e Tiranës, dhe menjëherë zgjedhet nënkryetar i tij dhe kryetar i Komisionit për çështje Financiare.
Ishte përfaqësues i Shqipërisë në konferencat ballkanike: në Athinë(1930), Stamboll(1931), Bukuresht(1932), ndërsa më 1934, ishte delegat i Shqipërisë në New York.
Në periudhën 1935-1938, kryen detyrën e provincialit të Provincës Shqiptare Françeskane.
Për veprimtarinë e tij të gjithanshme ka qenë i dekoruar me dekorata nga Qeveria Austriake me “Ritterkreuz”(1912), nga Qeveria Turke me “Mearf Kl, II.” Në vitin 1925, Papa Piu XI e nderon me medalen “Al merito”, kurse më 1931, Qeveria Greke e dekoron me rendin “Phoenix”. Më 1939, Urdhëri françeskan e dekoron me titull “Lector jubilatus honoris causa”, ndërkaq Akademia Italiane e zgjodhi për anëtar të vetin, për çka, përveç insinuatave të tjera, kritikët e pendave enveriane e karakterizojnë si fashist dhe armik të popullit! A nuk është kjo tragjiko-komike!?
Më 31 dhjetor 1940, pushon së rrahuri zemra e këtij vigani të letrave shqiptare, apostullit të unitetit të kombit shqiptar.
Mirëpo, përderisa emri dhe veprat e tija ishin të pranishme në katedrat albanologjike dhe ballkanologjike të Evropës, në Shqipëri, të cilën e deshti me tërë qenien e vet dhe të cilës ia kushtoi vargjet më të bukura, u ndalua për plot 50 vjet. Me ndalimin e veprave të tija u gjymtua gjuha shqipe, të cilës ky poet ia këndoi himnin më të bukur që është shkruar ndonjëherë në gjuhën shqipe:

Porsi kanga e zogut t’veres
Qi vallzon n’blerim të Prillit,
Porsi i ambli flladi i erres,
Qi limon gjit e drandafillit,
Porsi vala e bregut t’detit,
Porsi gjâma e rrfés zgjetáre,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtú â’ gjuha e jonë shqyptare.1

Për 50 vjet u ndalua të dëgjohet mallkimi i poetit drejtuar atyre që këtë gjuhë shqiptare e përbuzin:

Prá, mallkue njai bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendis,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ia len ai fmis,
Edhé atij iu thaftë, po, goja,
Qi e përbuzë ketë gjuhë hyjnore
Qi n’gjuhë t’huej, kúr s’âsht nevoja,
Flet e t’veten len mbas dore.2

Për plot 50 vjet u ndalua këndimi i himnit më të bukur që Fishta ia kushtoi Flamurit Kombëtar:

Porsi fleta e Éjllit t’Zotit
Po rrehe Flamuri i Shqypnis E
thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtris.3

Plot 50vjet e akuzuan se bëri përçarje në popull, atë i cili po këtë popull e fton të bashkohet:

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dý rrfé, qi shkojnë tue djegë!
A ngadhnyesé a t’gjith déshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!4

Këtë himn, kushtuar Flamurit Kombëtar, poeti e shkroi me rastin e ngritjes së Flamurit, natën e Shna Ndout, më 12 qershor 1913, në kumbonaren e kishës françeskane të Gjuhadolit, përkundër ndalesës së kolonelit De Philipps, sundimtarit të qytetit të Shkodrës.
është e njohur se njerëzit e mëdhenj vdesin në kohë të duhur! Falë Zotit, kjo ndodhi edhe me Pater Gjergj Fishtën. Sepse, po t’i kishte pritur njësitë e kuqe të ngarkuara me idetë e internacionalizmit proletar, por edhe antishqiptar, jo vetëm që e kishin masakruar, por as varri nuk iu kishte ditur, siç ka qenë rasti me shumë sivëllezër të tij françeskanë.
Megjithatë, ajo që nuk i ndodhi për së gjalli, e pësoi për së vdekuri. Mënia dhe urrejtja ndaj tij ishte aq e madhe, sa që edhe e zhvarrosën dhe eshtrat ia hodhën në bërllog!
Nuk është kjo hera e parë që mizoria e tillë barbare ushtrohet mbi fatosat e vdekur shqiptarë!
Dihet se turqit e herrshëm e zhvarrosën trupin e Skënderbeut dhe nga kockat e tija, siç shkruan Marin Barleti, bënë hamajli për ushtarë. Po ashtu, turqit e herrshëm e zhvarrosën trupin e Pjetër Bogdanit, argjipeshkvit të Shkupit, nismëtarit të prozës shqipe, dhe eshtrat e tija ua hodhën qejve në sheshin e Prishtinës, aty ku sot ndodhet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
O kohëra, o zakone të fëlliqta!
Kështu pra u veprua me Pater Fishtën, i cili nuk e deshti Shqipërinë vetëm si emër gjeografik! Ai Shqipërinë e ka koncipuar dhe dashur si një atdhe të vërtetë të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga ndasia religjioze dhe përkatësia regjionale, që është plagë e rëndë e trashëguar nga okupatori shumëshekullor osmano-turk.
Pikërisht për ta shëruar këtë plagë, poeti thekson nevojën e vëllazërimit, unitetit kombëtar, ide kjo që e përshkon tërë kryeveprën e tij Lahuta e Malcis. Nuk është e rastit që ai këtë ideal dhe mendim të vetin e dëshmon përmes protagonistëve të besimit muhamedan, si Oso Kukës, Ali Pashë Gusisë, Marash Ucit etj. Sepse, siç thotë Ernest Koliqi: Shqipnija (ndërsa unë do të kisha thënë shqiptarizmi) vetëm atëherë mundet m’u njehun fatbardhë, kur breznija e ré, tue pasë menden e sterhollueme si mâ i miri perendimuer, ta ket zemren e thjeshtë e bujare si Marash Uci e Oso Kuka.5
Fishta, vërtetë i qorton muhamedanët, me qëllim që njëherë e përgjithmonë ta kuptojnë se feja e kombi nuk janë një, andaj edhe i konsideron për vëllezër. Si të kuptohet ndryshe përgjegjja e Patër Gjonit dhënë Mark Milanit:

Unë zotni n’ushtri kam dalë
Jo me Turq, por me Shqyptarë,
Turq a t’kshtenë, si janë gjithmarë
Pse si t’kshtenë, si muhamedan
Shqypnin s’bashkut t’gjith e kanë.6

Përgjegjja e tillë për Mark Milanin si edhe për të gjithë ata që mendonin ashtu, ka qenë jo vetëm befasi, por edhe shpullë e rëndë, për shkak se një prift katolik mund t’i bëhej ndihmë “Turkut”, duke i lënë pas dore “kryqalitë” sllavë dhe bujarin e tyre, që, së fundi, ishte edhe vetë gjysmëshqiptar, siç thotë Pater Gjergji:

Me kryq n’dorë e me kryq n’ballë,
Turkut ndihmë ti me na i dalë?
——————————————————-
E tue njoftë per G o s p o d a r
Knjaz Nikollen, trim bujar,
dér dikú edhe ky’ Shqyptar!7

Kështu, derisa Kelmendasit dëgjonin thirrjen e Gusinjanëve myslimanë të sulmuar nga ana e malaziasve, thonin:

Lpifshin kryet e xjerrshin syt
Ti haj dreqi Turq e Shkje,8
dhe vazhdonin më tej, pa ndonjë ndjenjë më të thelluar:
se e kemi festen e Bajrakut e
duhet njëherë me shkue në shtëpi ,
e me shtrue petlla e raki.9

Mirëpo, Pater Gjoni, në fund të meshës u thotë: Çohi, o bij të Skanderbegut Turq e t’Kshtenë, mos t’u dajë feja!10
Sepse:

Vllaznit t’onë i kem’ n siklet!11

Këto kushtrime nuk janë vetëm të Pater Gjergj Fishtës, por janë të tërë klerit katolik!
Pater Gjergj Fishta, me një kulturë të gjithanshme e të thellë, dhe pse mos të thuhet, me një kulturë perendimore dhe evropiane, ndonëse i ka qortuar vëllezërit shqiptarë, pavarësisht, muhamedanët apo të krishterët, kurrë nuk ka anuar kah Evropa.
Për të Evropa, nuk ka qenë tjetër, pos një lavire e vyshkur, vërtetë, me emër e krishterë, por me vepra e pa Tenzonë.

Uh! Evropë, ti kurva e motit
Qi i rae mohit besës së Zotit
Po á ky a sheji i gjytetnis
Me da token e Shqypnis
Per me mbajt klysht e Rusis?12

S’do mend se Fishta ka qenë i vetëdijshëm se feja e të huajit e ka bërë të vetën në trungun e kombit shqiptar. Megjithatë, ai nuk e nënçmon as mendimin dhe as besimin e vëllezërve shqiptarë. Mirëpo, ai është kundër shfrytëzimit të ndjenjave fetare për dobi vetanake apo partiake. Për të është më se e qartë se identifikimi i fesë me komb është jo vetëm anakronik, por edhe jo shkencor. Madje, edhe për nga aspekti politik, një identifikim i tillë shkon në dëm të integritetit etnogjeopolitik të popullit shqiptar. Prandaj, ai përpiqet, madje edhe kërkon që të tregohet mënyra se si erdhi deri te kjo ndasi fetare, e cila, për fat të keq, mund të shfrytëzohet në dëm të unitetit kombëtar. Këtë më së miri e ka sqaruar dhe dëshmuar Ismail Kadare, i cili në mes tjerash thotë: Turqizimi i qindra mijëra shqiptarëve, greqizimi i një pjese tjetër, ngatërrimi i përkatësisë shqiptare me atë fetare, dëshmonte se ndjenja patriotike e një pjese të shqiptarëve, ka qenë jo aq e fortë siç paraqitej.13
Dhe kur Fishta tregon se nga buron ky rrezik lidhur me integritetin etnogjeopolitik të shqiptarëve, nuk do të thotë se është kundër besimit muhamedan. Ai, në të vërtetë, mu ashtu si secili shqiptar i sinçertë, nuk mund të pajtohet me identifikimin e fesë me kombin.

Sidoqoftë, nuk duhet mohuar se lajtmotivi i Fishtës në veprimtarinë e tij shkencore e arsimore, kulturore e politike, fetare e letrare, ka qenë: Për fe dhe atdhe.
Që të kuptohet kjo sintagmë, duhet pasur parasysh disa fakte.
Së pari, ai ka qenë meshtar dhe kuptohet se në veprimtarinë e vet nuk ka mundur ta len mënjanë aspektin fetar.
Së dyti, dihet se Shqipëria, si për nga aspekti gjeografik, ashtu edhe për nga aspekti historiko-kulturor i mirëfillt, i takon arealit kulturor evropian, gjegjësisht kristian.
Së treti, krishtenizmi, veçanërisht katolicizmi, është njëri nga argumentet e pakontestueshme, që flet në dobi të autoktonisë së shqiptarëve në trojet ku jetojnë sot.14 Edhe atëherë kur Fishta e cek katolicizmin në relacione ndërkombëtare atë e bën për hir të mbrojtjes së integritetit të territorit shqiptar dhe për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo shihet qartë nga përmbajtja e telegramit të cilin në italishte nga Parisi ia dërgon Pater Palë Dodës më 16 shtator 1922 dhe në të cilin thotë sa vijon: “Ndërkaq vizita ime në Washington pati për rezultat njohjen e Shqipërisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e mëparshme të qeverisë sonë dhe të “Vatrës” mbetën pa ndonjë përfundim të mirë. Unë pata sukses. Kjo u bë me një ndërhyrje të senatorëve katolikë, të cilëve ua parashtrova çështjen, sidomos nga aspekti fetar, që qeveria amerikane u shty me e njoftë zyrtarisht Shqipërinë.”15
Së katërti, dihet se qysh në shekullin XV, siç thotë Fan Noli: Katholicizma nga njëra anë i jipte Shqipërisë bashkimin që i mungonte si shtet, edhe nga ana tjetër e lidhte me botën e krishterë evropiane.16
Prandaj, edhe, siç thotë Ismail Kadare: S’është e rastit që goditja më e egër (në kohën e sundimit enverian /sic! Z.M./) iu bë katolicizmit si fesë më evropiane.17
Nuk duhet heshtur se besimi është një faktor tejet i rëndësishëm dhe i ngulitur në trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të një populli. Dhe me kultivimin e kësaj trashëgimie, njëherësh kultivohet edhe kultura e mirëfillt e një populli. E për shqiptarët, kultivimi i trashëgimisë dhe i kulturës ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, lidhur me dëshminë e autoktonisë së tyre në kohën kur orekset imperialiste të fqinjëve rriteshin gjithnjë e më tepër në dëm të integritetit territorial të trojeve shqiptare. Prandaj, çdo përpjekje e mohimit të trashëgimisë kulturore të mirëfillt, nuk është asgjë tjetër veçse një etnokulturocid. Për një gjë të tillë, historia në kohë të caktuar i hakmerret popullit! Pikërisht për këto arsye, Fishta ka luftuar dhe vepruar nën sintagmën
Për fe dhe atdhe!
Sa i përket vlerës estetiko-letrare të veprave të Fishtës, ajo është e shumëfishtë, qoftë për nga përmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmëria e fjalës, ngrohtësia, ngjyra dhe porosia.
Duhet theksuar se Fishta, me shikimin realistik të vetin, duke i soditur fenomenet e jashtme të ngjarjeve, thellësisht depërton në brendi të jetës aktuale të shqiptarit dhe kështu ai e ndriçon vetë qenien etnike të popullit. Vëzhgimi i tij depërton thellë në zemrën e popullit, nga edhe e dëgjon, vlerëson intenzitetin e pulsit dhe të ndjenjave, me qëllim që të mësojë se sa është ky popull i gatshëm ta shkundë trashëgiminë e mentalitetit të imponuar gjatë sundimit otoman. Ai nuk e idealizon shqiptarin. E përshkruan ashtu çfarë është: me të gjitha virtytet dhe të metat, meritat dhe fajet; i përshkruan veçoritë si: zemërgjerësinë, mosbesimin dhe hakmarrjen. Për Fishtën, shqiptari është individualist, madje shpesh herë edhe sektar, por që anon kah toleranca fetare, kuptohet nga prirja e mitit të gjakut dhe gjuhës së përbashkët.
Me një admirim të mrekullueshëm, Fishta e këndon dhe e lavdëron virtytin arkaik të shpirtit shqiptar, ndonëse nuk e idealizon. Fishta e lartëson krenarinë e shqiptarit duke e udhëzuar dhe nxitur që një herë e përgjithmonë të heq zgjedhën e huaj dhe të jetojë i lirë në Shqipërinë e lirë. Fishta në veprat e veta e qorton shqiptarin që të lirohet nga fatalizmi, pjellë e mentalitetit oriental dhe e udhëzon kah rruga e qytetërimit evropian, ku edhe ka vendin e vet, si gjeografikisht, ashtu edhe historikisht.
Të gjitha personazhet dhe protagonistët në veprat e tija, janë shqiptarë të thjeshtë me të gjitha cilësitë inative, veset dhe gjestet pozitive, apo negative. Fishta, me një lehtësi të mrekullueshme, kalon nga theksi lirik në atë epik dhe satirik.
Këndimi i ngjarjeve të së kaluarës, për Fishtën ka qenë në funksion të ndriçimit dhe shpjegimit të rrjedhave të kohës.
Lahuta e Malcis, kryevepër e P.Gjergj Fishtës, është poemë heroike në të cilën është shkrirë me një harmoni të pashembullt historia me legjendën, elementi njerëzor me atë hyjnor. Në këtë poemë është skalitur epopea e popullit shqiptar, pavarësisht nga hapësira gjeografike, apo ajo kohore. Në të vërtetë, ai në këtë poemë e ka mishëruar tërë qenien e vet, jo vetëm si poet, por edhe si akter politik dhe kulturor. Protagonistët e veprës Lahuta e Malcis, si Oso Kuka e Marash Uci, Cur Ula e Ali Pashë Gusia, Dedë Gjo Luli etj., nuk janë gjë tjetër veçse alternacione të Pater Gjergj Fishtës.
Mendimet, ndjenjat dhe qëllimet e tyre janë identike me ato të Pater Gjergj Fishtës. E këto nuk janë gjë tjetër veçse shprehje e çlirimit të atdheut. Madje edhe në shembulltyrat e tija fantastike, të cilat përherë i sheh dhe i adhuron, siç janë Zanat, Orët, Kulshedrat e Drangojt, ai e identifikon karakterin e tyre, ndonëse në mënyrë imagjinative, me atë të shqiptarit, po edhe me atë të vetin.
Veçoria tjetër, madje tejet e rëndësishme, e krijimtarisë së Fishtës, është ajo se ai në të gjitha veprat e veta epike, lirike, melodramatike apo satirike, ka notën edukative, me qëllim të tejkalimit të ndasive regjionale apo fetare.
Së këndejmi, përshkrimi i bukurisë së malësores, në shembulltyrën e Tringës, qoftë për nga fisnikëria, bujaria dhe bukuria, është diçka e pakrahasueshme, madje antologjike në letërsinë shqipe. Mirëpo, në simbolikën Fishtiane, të gjitha veçoritë e personazheve, nuk janë gjë tjetër, veçse bukuria e Shqipërisë, malet, fushat, lumenjtë. Kështu, poeti, Shqipërisë i këndon:

Por nji fushë mâ e blerët nuk shtrohet,
Por nji mal mâ bukur s’rri,
Mâ i kulluet nji lum s’diktohet,
Moj Shqypni, porsi i ké ti.18

Fishta me idealet e veta të larta, humane e patriotike, përpiqet që t’ia ngulit shqiptarit ndjenjën nacionale, krenarinë dhe vetëbesimin, me qëllim që të jetë i gatshëm për të luftuar për liri dhe pavarësi të atdheut. Në të vërtetë rreth këtij boshti, ndërlidhen të gjitha episodet e ngjarjeve historike, të kënduara në Lahutën e Malcis, që nga Lidhja e Prizrendit (1878), e deri në Konferencën e Londrës (1913), kur edhe njihet autonomia e Shqipërisë.
Tematika kombëtare trajtohet në Anzât e Parnasit, satirë kjo atdhetaro-shoqërore dhe në Gomarin e Babatasit, poemë dramatiko-satirike. Gjuha e satirës së tij është therrëse, thumbuese, plot ironi dhe sarkazëm, që njëherësh është karakteristikë e të folurit të qytetit të Shkodrës. Fishta, përmes këtyre satirave lufton kundër pseudointelektualëve, pseudoperendimorëve dhe pseudoshqiptarëve. Ja se ç’thotë Fishta për njerëz të tillë:
“E qe se, m’atherë u dishmuen liberala, okcidentala, konstitucionala, republikaj, demokratë; me Këshille të Nalta, me Parlamente suverene, me Qeveri të përkohshme, të përtashme, të pesëditshme, me kisha e xhamia autoqefale; ndërsa kombi cofte ujet (urie), dergjej gazepit, na qojshin përfaqësuesa e ministra në Romë, Londër, Paris, Athinë, Belgrad, Varshavë, -po, edhe në Varshavë e s’di se ku njeti, - për me i diftue botës së qytetnueme se Perendia kishte ba mrekulli mbi ne e se na, ndoshta gjaksë tue qenë, me pre fëmijën në djep; shumëkush nesh hajduta, me të vjedhë zhallogën prej opanget; fanatikë, me djegë katundin për nji qime mjekrre, për nji thak brezi; analfabetën 95 %; njerëz të papunë, që vdisshim ujet mbi visare tona; madje edhe beglerë, bajraktarë, agallarë, myltazima e krunde të nji despotizmi ma të randë, të nji tiranie ma të dhunshme, të nji individualizmi, ekskluzivizmi, aziatizmi ma të neveritshëm, ishim ba sod volterianë, laburista, socialista, konservatorë, popullor, pëparimtarë… E na u ngrimë, u shtanguem krejt, kah shifshim tue lujtë këtë pantomimë të pahijshme mbi kurriz të ngratit popull shqyptar…”19
Ndonëse satirat e tija janë refleks i shoqërisë shqiptare të asaj kohe, e cila posa kishte dalur nga letargjia kulturore, politike dhe sociale pesëshekullore osmano-turke, ato, me porositë dhe përmbajtjet e tyre, janë aktuale sot e kësaj dite. Ja pra, ky është Pater Gjergj Fishta, i cili për plot gjysëm shekulli, qe i përdhosur, i njollosur dhe i përbuzur, me karakterizime të një “spiuni”, të një “të shituri”, të një “trathtari”, të një “antishqiptari”, të një “antikombëtari” dhe të një “fashisti”. Të gjitha këto nofka ia mveshën Fishtës, i cili Shqipërisë i këndon:

T’falem, Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri!
I lum njimend jam un n’gji tând tue rrnue,
Tue gzue t’pamt t’ând, tue t’hjekë at ajr t’kullue
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.20

Ç’të thuhet në fund?
Vërtetë, Fishtën e njollosën, e përbuzën, e ndaluan në shkolla dhe universitete, ndonëse, në tekstet shkencore ka qenë i pranishëm, por pa emër21 , megjithatë nuk mundën ta dëbojnë nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.
Nga frika se varri i tij do të jetë vendfrymëzim i idesë së Shqipërisë së lirë, të cilën ide përherë e pat në zemër, madje, siç këndon vetë poeti, edhe për së vdekuri:

Dersa t’muendem me ligjrue
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permend kam.22 ,

Shërbëtorët e atyre kundër të cilëve Fishta tërë jetën luftoi, e zhvarrosën. Të gjitha këto marrëzira mbetën të kota. Fishta, siç thotë Lasgush Poradeci, mbeti shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar.23
Dhe tani, kur po e përkujtojmë 60 vjetorin e vdekjes së P.Gjergj Fishtës, po e përkujtojmë faktin se poeti i kombit mbetet gjallë përherë, sepse, Kanga e tij - siç thotë Ernest Koliqi - s’ka m’u shue deri sa gjaku arbnuer të vlojë në një zemër arbnore, pse ajo do të jetë pasqyra e nji qytetnimi vërtet shqiptar si sot ashtu në kohnat mâ të lashta.24


mare nga URTIA

Cikël poetik nga Ismet Hebibi: Lakmi po ia marrim,paska Besë e Zemër...




Dr.Ismet Hebibi lindi me 05. 06 1955 në Junik-Kosovë.Shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në vendlindje, ndërsa diplomoi si kadet ndër më të suksesshmit në Gjimnazin ushtarak – Beograd në vitin 1974.
I paisur me edukatë patriotike dhe ide progresive për lirinë dhe drejtësinë, refuzoi vazhdimin në Akademinë ushtarake dhe u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Kompenzoi me detyrim dhe me një sumë tepër të lartë parash shkollimin e mesëm nga puna dhe honoraret e tij, dhe u përcaktua me élan, vetëdëshirë dhe dashuri për çështjen Kombëtare.Kreu me sukses fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Në vitin 1980 iu botua si libër fitues ndër më të suksesshmit nga librat me poezi, libri ''NUNOSJE", dhe më vonë pasoi libri i dytë "DRITËZAT E MASHTRIMIT" më 1989 prap nga NGB"RILINDJA" në Prishtinë. Ishte fitues i shumë konkurseve letrare për tregime dhe poezi, gjithashtu merrej me estetikë dhe kritikë filmi në gazetën "Zëri Prishtinë.Pastaj pasoi edhe libri i tretë "MAGJIA E HUMORIT TË ZI" më 1995, si dhe shumë libra me tregime dhe poezi të pabotuara, por në dorëshkrim dhe të gatshme presin ditët e mira të botimeve. Specializoi në degën e Oftalmologjisë në Shkup dhe Prishtinë. Eshtë Oftalmolog-kirurg ...

Vazhdimisht punëoi dhe u avancua si profesionist në mjekësi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por është i palodhshëm edhe si shkrimtar dhe veprimtar politik.

Jeton, vepron dhe punon në Junik- Kosovë.



Agjencioni Floripress sjellë për lexuesit e vet një cikël poetik nga Ismet Hebibi....





A D E M  KOMANDANTIT- L E GJ E N D A R I T


Heroit të Kosovës Adem Jasharit,FAMILJES HEROIKE JASHARI

pyesin njerëzit: kush është Adem Jashari
Kryekomandanti shqiptarmadh nga Prekazi
pyet bota nga është ky Viga: Adem Legjendari!

zanat e malit si Orët historike të Lavdishme
kumbojnë e Jehojnë mbi bjeshkët Ilirijane
me ze Kushtrimesh fanfares Daullesh xhurajash

Adem Shaban Jashari!Adem Shaban Prekazi!
Adem Shaban Drenicasi!Adem Shaban Kosovari!
Adem Kryekomandanti- Legjendari!

gjithë Trimat e Trimëreshat e Lirisë
janë Bijë e Bija të mëdhenjë Shqiptari!

2.

Ankthi kokë e shpirtë iu myk Mirëqenein
siç Okupuan barbarët me shekuj Trojet tona
Mbamendjen dhe shpresat e flakta për Lirinë!

xhuxhëmaxhuxhët Liliputët puritanët Flisnin
hapnin Gojën por s’dijshin as vetë ç’të Thojshin
Mizat nën kapuç iu Digjnin e n’gojë iu hynin

Ku gjëndet kjo farë Kosova!!!.....
a e din Kush a jo!!!Ku gjendet kjo,…
çudia Zotit?Kurrë s’kemi dëgjuar për te,…

deri Sot as që ka dijtë askush: Kurrsesi jo ne
se në botë po Egzistojka një Vend si ky!?...

3.


Shaban, Adem dhe Hamëz Jasharri
athua si duket Kosova!?Sa është e madhe?!
çfarë Populli –a e dini: Njerëzit si i ka,
n’ cilin xhep Magjistarët e fshihnin gjer me Sot!!!....

si???... një vend i Panjohur deri tani: bëhet Hit lajmesh
del në Lajmet kryesore VOA, BBS CNN,…
duke fituar Prestigj e nder kaq të Madh!
.
lakmi po ia marrim,paska Besë e Zemër
po Thojnë se është Iliria autoktone e historisë vjetër
ashtu po shkruajnë në Libra e n’Gazeta

lajm i vërtet apo mit Fantastik?!
Athua cila është e Vërteta mbi t’pavërtetat?!...

4.

merreni me Mend!Ju lutem shum
Vetëm a iu duket bile pak e Mundur?!
kjo është më tepër se çdo Përralle e bukur!

Burra e baballarë!Gra e nëna Skofiare
pleq e plaka.Të Rinjë e të Reja
ngrisin lartë Dy gishta n’ krisma Lirie!

besa edhe Fëmijët nga Djepat
ngriten e Fluturojne si Dragonjë mbrojtës përrallash
Flijohen për Liri!Kundër okupatorëvet gjenocidal

për Liri!për Atdhe!për Demokraci!
për Pavarësi!për Shhtet!për Sovranitet!

5.

histori te tilla Shkruhet vetëm nëpër Romane
Përse mëdysheni?!si se dijtkeni ore Ju?!
eshtë Plotsisht e vërtetë mbi t’ Vërtetat kjo!

pra, mbajeni mirë n’ Mend e mos e Injoroni
kurrë më mos Dyshoni sot e tutje Vazhdimisht
Zërin do ia degjoni e Namin famëlartë!

ky Vend i lasht po i nxjerrë në Dritë!
Fjalët e Veprat!Emërat të flakruar
me shkronja të Arta të Lirisë së bekuar!

Rroftë Liria! Rroftë Shqiptaria!
buçasin me zë Fëmijët - aplaudojnë Rinia!

6.

Shqiptarinë jashëtoksorët jo se Jo,
nuk e sollën nga Marsi as planetat tjera.
ishim këtu Denbaden dhe ndër më të Vjetrit!

zjarrin e Dashurisë atdhetare e ndeznin me Gjak
e ruanim me Dashuri si Nëna fëmijën
e shihnim n’Enderra e dëshironim me Sy hapur

ky Atdhe mitesh e legjendarësh Real
n’Planetën tokë ndodhet Mijëra vite
por djajtë e Zi e shuan me Zjarr!!!...

Kreshnikërinë epike! Jetën e lire!
lirinë e Fjalës: s’i Zhdukën kurrë barabarët!

7.

historia Përsëritet e kronistët i le të Çuditur
hanxharë e dajake Thyhen n’maja Lapsash
hostenet shpues n’Lekure gervishtën Tatuazhevuajtjet,...

ky Vend me kaq shumë Trima
Popull aq t’shumëvuajtur e stoikisht Bujarë
s’u zhdukë as Asimilua kurrën e Kurrës!

nga një lis Shumëzohen në dhjetë Lisa
nga nje Lulkuqe lulëzojnë në Mijëra
n’Fole t’ dashurisë lindin e rriten Trimat!

për ta Mbrojtur kthehen nga Katër anët e botës
me Flamuj me mia Shqiponja të degdisura!...

8.

Miliona pyetje Vërshojne tokën.
miliona Përgjigje mahnisin krejt botën
heu!sa e Sojit qenka Fara e mirë Shqiptare!

pyetjet Vetitojnë si rrufetë n’ Errësirë
derdhen si Fyshekzjarrë me Laryshi ngjyrash n’qiell
Rilinden e përsiaten si Mrekullia e mrekulliravet!

Rrotullohen e sillen marramenthi si Ringishpill
ua kalojen Kolovajzave mbretërore Princave kokëkrisur
i lenë gojëhapur Botën dhe gjithë Enciklopedistët!

Ah!sa mire ua bejnë e i vërbërojnë Magjistarët e djallit
Frymzojnë antiketistët me lojën pompoze t’Rikrijimjetëpaqes!

9.

t’gjithë pyesin. Miliona pyetje sfidojnë botën
n’ gjitha Gazetat kabinetet Presidenciale
vërshon si Tambli i nxehtë Kosova!...

s’bëhen më Pyetje:ku gjëndet Kosova?
sa është e madhe Drenica.Si duket Prekazi
as kush është vallë Komandanti Adem Jashari!?

pyetje Kurreshtarësh mbi shkrepa Jehojnë
edhe në qiellin e Kaltërt lartë Kumbojnë
Lirinë e ëmbël !Lirinë e shenjtë ta gëzojmë!

i patrembur dhe Kryetrim ishte Adem zemërluani
i patrembur si babë Shabani e Trimi i madh Hamzë Jashari

10.

si Vigajtë e lashtë na qenka Adem Legjendari
me të gjithë Luftëtarët e Lirisë së shtrenjtë
që si Shqiponjat turren mbi serbomëdhenjtë!

e s'iu lëne vend në Tokë as në Qiell
në atdheun Arbëror që shëndritë si Diell
Shqiptarinë trimat e bëjnë të Dlirë!

Mallkuar qofshin shqipfolësit Anëmbanë
Gjuha e tyre e ligë Lisat shtrembëron
të Lartësuarit e Kombit- ujin atyre ua trubullojnë!?!

ata jane Hithera te rritur n’ amë Pëgere
vetëtima si gjuan as s' Vret n’ sorrollop Lakejsh,…

11.

pyesin Alkimistat memecë e të Habitur
pyetjet e tyre te pa Emer i merr Era
mbesin pa Gjuhë e fjalë shumërrokëshe!!!

pyesin Hedonistët e llastuar dhe mbesin pa Sy
a ka me Mekat se me i pa njerzit e Zi
duke i ra Kokës e murevet Qoshevet!!!

pyesin femrat Zemërgurë e të liga
Idhnake inatçore si Beronjat e pafat
e mbesin pa Dritë dhe pa fëmijë

pyesin burrat Kryeneq e analfabetë
dhe mbesin pa Atdhe e pa liri,...

12.

por edhe Pyetjet si era marrin një Kahje të re
si mund të duket ai vend Liridashës
sa shpejt u bë i Njohur:si të ishte Mrekullia e nëntë e Botës

si vend i Çudirave magjike nga libri i fantazive të Lizës
mos është vend i Gjenive dhe teknikës Sofistike
Toka e bekuar e cila po lindtka Vigaj !

Ku gjëndet??? Më thoni ju Lutem shumë,
nëse e dini ku Gjëndet?Ku është Kosova?
Kush është Drenica?Çka është Prekazi?

çelin Hartat e botës dhe bejnë llafe t’ Kota
Gjithë ata që s’ ia duan të mirën Kosovës!!!

13.

për ata që Duan ta dijnë.Për Ata që do të vijnë
Kosovën , Drenicën dhe Prekazin!
i Gjeni në hartën e Europës juglindore

Po deshët më sigurt i Kërkoni
në Zemrën-Trupin-Qenien
Thellë në Shpirtin e bardhë të çdo shqiptari!

kërshitë e Habitë s’ kanë të Ndalur
Miliona pyetje duan përgjigje Fikse
Brohoritje Lirie.Borizane lavdie s’dijnë t’ ndalur!

Hyjnitë dhe Hyjneshat e zbukuruan dhe përflakën
me Kurme bukurie e Rrezearta qiellin mbarëshqiptarë!

14.

e Kuptuan njërëzit: kush është Adem Shaban Jashari
Kryekomandanti shqiptarmadh nga Prekazi
e pranoi bota Viganin, Adem Legjendarin

zanat e malit si Orët historike të Lavdishme
kumbojnë e Jehojnë mbi bjeshkët Ilirijane
me ze Kushtrimesh fanfares Daullesh xhurajash

Adem Shaban Jashari!Adem Shaban Prekazi!
Adem Shaban Drenicasi!Adem Shaban Kosovari!
Adem Kryekomandanti- Legjendari!

gjithë Trimat e Trimëreshat e Lirisë
janë Bijë e Bija të mëdhenjë Shqiptari!



SI BURRAT E VJETËR

“I veshur me Diell e i mbathur me Hënë”PJETËR BOGDANI

(Presidentit dhe Mikut, Prof .dr. IBRAHIM RUGOVA)

pa frigë: pa Rrotulla, me dritën e Mendjes


iu hyni të gjitha Betejave e luftërave në Jetë
pararojë urtësinë: me skeptrin e Shpirtit bardhë Fisnor!!!

nuk i ikën të Vërtetës: por as se trathtonte Vetvetën
orientimin n'Horizont e kodonte n'të veten Busullë
gjithkund arrinte i Pari: e çdoherë ishte me Kohën!!!

le të flasin kopukët e Dallkaukët: ç'të dijnë e ç'të Dojnë
Ai si dëgjonte m'sa unë: as syri vërr si bënte për Alkimistat
me Fatumin e dëshirës Popullit: heretikët i la me gishta n'Gojë,...

Emëri i jehonte më fortë se zëri i bubullimës: si n' kanion Thirrja
ekulibrin e ruante si Anija në det- si n’ qiell e madhja Shqipja
stuhitë i Përkundte e i vente në gjumë: me fjalë të arta Pleqërishte!!!

fliste Drejt e ia qëllonte me të parën si t'medhenjtë Filozofë
Dr. Ibrahim Rugova 1944 - 2006

letërsinë e Politikën i kishte profesion jetësor: si Dashurinë
gurët e Fatit secilit mik ia dhuronte: e çmonte Miqësinë!!!

gjithmonë Modest: e i ri në mesin e gjithë të Rinjëvet
gjithherë i vjetër e Fjalëndrijtur: në mesin e të Dijturëvet
nuk ka moshë as teke Burrëria: trimëria as Kombëtaria!!!

ky emërbardhë i Ibrahamit hyjnor: ecte Ballëhapur
udherrëfyes i denjë i paqes ishte Njeriu i ynë: Fatlum
gjithkund në Botë e n'vend: i mirëpritur e shumë i Nderuar!!!....


MOS MA KËPUT SHPIRTIN!!!...


ma këpute Shpirtin ah n’ Shpirt më këpute krejt
si Miliarda shpirta t’dashuruar Marrëzisht n’ këtë botë
hej! Shpirti i poetëve s’ështe i Shpifur as llym animalësh!!!...

vetëm këtë shpirt Kemi:mos e këput perin e Fatit tonë
sa here Thua qe s’më don: shpirti fillon si lulja pa ujë me u Tha
vetëtin e Pëlcet i cfilitur: duke kërcitur si kripa n’zjarrë,…

oh ç’ është kjo e bekuara Dashuri: as s’ hahet e as s’ pihet
po n’ acare dimri në Minus shumë grade Celzius pse s’ngrihet
si Frymarrja është: pa te s’ Jetohet as n ‘parajse nuk rrihet!...

fluturat Krahëshkruara n’çdo pranverë dashurie Vijnë
shpirtërat ybleror Shumngjyrësh si bukuria hyjneshës Afërditë
befas pushtojnë Ethet e dashurisë:Derman as çare kund s’gjejmë!!!...

po Përse se thua me zë Zoti:të dëgjojnë gjithë njerëzit dhe Yjtë
t’ heshtin n’ zgurët e tyre Kameleonët pakurrizorët Gjarpërinjtë
kriminelët Katil që vrasin n’errësirë si Xhelatët rezil t’pashpirtë

hipokritët Xheloz smirzinjë e Gjytrymët ngatrrestarë t’ pafat
djajët me brirë si Satanai e kulçedrat shpirtpërvluara në Mëkat
bëhen armiq t’ Përbetuar të dashurive Fatkrisura,...

kanë me ardhë Fatbardhsisht kohë më të Dlira se dje e sot
të rinjtë me Tjerë u nisën t’ kërkojnë Anijet e fatit nëpër botë
secili Ishull i harruar Lumturinë e humbur ka me e gjetë,…

ah! dashurimagjikja Krenare si fjongot e arta n’leshrat e gjatë
ç’dredhen e përzhdredhen hirplota si Princeshat nazemëdha
vetëm dashuria bekon Drejtësi!Liri!Mirësi n’çdo kohëjetë!

Shpirtin ma këpute ah ma këpute Shpirtin krejt,...
rri shtrembër e fol drejt t’ dëgjojnë Zotiengjëjtnjerëz
fatin tënd mos e Nënçmo:si gjahu ik para Mishngrënësvet!!!...

lulëzo Dashuri!rritu kristalkaltër shqipegjak: n’Zemrën tonë t’bardhë!

THUAJE ME ZË TË LARTË!!!...

o përse se thua me zë Zoti: të dëgjojnë njerëzit edhe yjtë


t’ heshtin n’ zgurët e tyre: Kameleonët pakurrizorët gjarpërinjtë
kriminelët Katil që vrasin n’errësirë: si xhelatët rezil t’pashpirtë!!!

thuaje me zë të lartë: se dëshirat e dashurisë i plotsonë Zoti!

hipokritët xhelozar smirzinjë: Gjytrymët ngatrrestarë t’ pafat
djajët me brirë si Satanai: kulçedrat shpirtpërvluara në mëkat
bëhen armiq t’ Përbetuar të dashurive t'njoma e fatkrisura,...

mos dëgjo thashethemet as intrigat:mos më Harro e dashur!

kanë me ardhë Fatbardhsisht- kohë më të mira: se dje dhe sot,..
të rinjtë me tjerë u nisën t’ kërkojnë Anijet e fatit nëpër botë
secila Itake e harruar: Lumturinë e humbur ka me e gjetë,…

Odise e Penelopa përdite lindin në të bekuarin, tonin Atëdhe!

se pa pritë e pakujtuar ndërrojnë gjërat: siq ndërron moti
Hëna dhe Dielli mijëra vjet dashurohen dhe s'u plaken kurrë
kush e ka shijuar sot dashurinë:nesër do të bëhet shumë i lumtur!!!

thuaje me zë të lartë:thuaje me zë të lartë si Zoti!


POROSIA E BABAIT

Të vrarëvet të shumtë në MIRTOVICË - RESPEKT DHE LAVDI!!!

sigurisht që keni dëgjuar të Gjithë: qindperqind ka dëgjuar edhe krejt Bota


po ajo merret me Punë t’vetat: e ne ende po merremi me punë t’ Kota!!!......

saherë diçka po iu Dhurojmë: t’gjithë po na Lavdërojnë
si t’ kërkojmë tokat me tapitë Historike: t’gjithë na shajnë e Mallkojnë!!!...

para syve t’ botës na vrasin e Përdhunojnë: si me mbyt miza iu Shkruhet
as ëndërrat s'i ka kush kështu: n’ Zgjëndërr llahtaria përditë q’ na Pllakosi !!!...

si bëjmë nje hap Përpara: djajtë njëqind hapa pas, na tërheqin Zvarrë
gati na Shuan, sa shumë vranë: e më shumë tjerë nga plagët Vdesin!!!

gjenocid e aparteid, he buka e Zoti i vraftë: me terrorë të zi e t' Bardhë
nuk na u nda qe Mija vjet: por më së vështiri e patem këto Njëqindvjetë!!!....

oh! e di mirë çka po Mendoni: vetëm kriminelët kështu gjithkujt ia Punojnë!
shume Vite robëri: buk as ujë pa u ngi, gati fluturuam n'qiell me këtë Liri!!!

sa me kujdes, o sa Mirë më mësoje për të gjallë: fjalëtndriturat si Margaritarë
mijëra herë e theksoje: të keqes e Robërisë, njeriu duhet t’iu vë plumb e Zjarrë!!!...

s`guxon kurrë Populli të ligshtohet: nga e drejta jetësore t' mos Privohet
mijëra vjet ndër Luftëra: kemi me dale fitimtare të drejtësisë para Zotit!!!

çka s`bëri, çfarë s`provuan Barbarët e zi: me benzin e katran n’ Zjarrë
djajtë e kuq, më mizor se Bishat: lugetërit e vampirosur t'Karpateve!!!...

sa herë derdhej Gjaku: vlonin pikëpyetjet e t’mëdhatë Pikëçuditëset
bukëpërmbysurit na Premtonin: çka s'ka askund, as askush në Botë!!!

por kur uleshin rrafsh e Këmbkryq: si e kemi ne zakon rreth Oxhakut
xixat e Gënjeshtrave na vërbonin sytë: tymnajë e flakë iu dilte Fjalëvet!!!

i vjetër sa njeriu, mbishkrimi i Varrit por kot se historia ishte Laraskë
saherë provuam ta heqim nga ve Quqesh: ajo lëshonte të egrën Krrokamë!!!...

Babai më tha n'enderr: me laps -top-asht e mish, luaje atë Gisht
s'eshte asgje e re për Atdhe me vdekë: nderon shenjtërinë e Shqiptarit!

lufto në luftë me Armiqtë: respektoi rregullat, njerëzit e Miqtë
në Paqe luftoi të ligjtë: asgjë mos firmos me stilolaps as Bisht!!!...


TI MË MUNGON !!!,...

Ti më mungon aq shumë! Tragjikisht shumë më mungon sonte!!!,….


oh sa shumë më Mungon e dashura mike Jetike
Afër nuk t’ kam: largësia Padrejtësisht na ndan,...

por bukuria Yte shëndritë si çdo dashuri e Madhe
më shumë se secili Yll gjigand Gjashtcepësh
n'qiellin Lasgushian t’ kësaj nate Nazemadhe!

hëna Rrezeartë plot kurreshtje Nurindritë
sytë Vezullues dashuror t'Saj që janë duke pritur
t’më shikojnë nga Eteri me plot mall e Embëlsi!

mirëmbrëma Pikllim: oh më duket se jam Gabim
Shkrehem n'vaj e përlotem Mallëngjyeshëm
n' Adhurimin e pakontestueshem t’ asaj që Dashuroi!

hej Ju njerëz të vuajtur: mirë më Dëgjoni
njëherë e Përgjithmonë njerzishëm e drejtë më Çmoni
edhe më bukur kësaj Rradhe: dëshiroi të më Kuptoni!

Lumturia nuk paska Formulë as skaj hiq
derisa Jemi të lumtur e Na rrethakojka gëzimi
nuk bën hiq t’mos ia dijnë Vlerën e madhe këtij Zotfrymëzimi!

personi i Dashur kur ndodhet larg e t’ Mungon
është sikur kur Humb njërin sy, qebesa bashk edhe të Dy sytë
zemrën, Shpirtin apo edhe një tufë Brilante fëmijsh,...

shëndrrohesh e Plakesh n' varfanjakun më t' Mjerë:
sikur n'botë: Askush më të mos kishte Mbetur
Vetmia pandalur të grimcon: Sfidon e të brenë thellë

të bren gjer në Asht: shumë më gjerë thellë në Palcë
makinat Shtypëse ti bluajnë eshtrat e bëjnë Mishmash
mishi e Nervat kuturu t’bëhen bagazh Mërzie sakaq!!!

Dielli prap do të lind Nesër: si ai i djeshmi e ky i sotmi
por Ty ky diell s’të nxenë kurrë më si më Parë
as më nuk të Rrezaton me miklimin e paharruar Dashuror!

edhe gjitha Pasuritë përrallore po ti kishje n’Dorë
plot e Përlpot thesare me margaritarë e Brilante
Prehje as gëzim ato më si më parë s' do të Dhurojnë...

i vdekur për së Gjalli e pa hyrë n’birucë Varri
vetmia të Frigson: si e vështira Ditë e gjykimit
saherë mikja të Mungon e vetja t’minimizohet n’ Asgjë

shpirti i cfilutur Gjëmon ankthshëm e pa zë Tretet
dhembja Vrastare shpon perimetrin e trashë t’Tokës
Harrohesh në mejtime si secili i burgosur i Vjetër!!!

kur Miken e ke largë: kot e ke askush s’ të Ndihmon
s 'mund të shijosh për besë asnjë Çast: t’mos flasin për Tërëjetën
as botën e magjishme t’Mrekulliravet: as ëndjen e suprizave të Kaltërsiravet!

leri t’gjitha:po s’ mund t’këndosh as për Dashuritë hyjnore-
që Zoti i gjithdijshëm i shetit nëpër histori si Babai fëmijt përdore
për të gjithë Njerëzit fatlum e të dlirë si Mikja ime!!!

Ti më mungon! Ti më mungon aq shumë!! Ti më mungon drastikisht sonte!!!

VETËM ME TY!

bezdia e Pakuptimtë saherë t’ Kaplon


e Ankthi mjeran t’ rrethakon si Tmerri!!!

...kur Nata t' duket ndër netet më t’ Gjata
e Errësira kurrsesi nuk di t' sosur Fare

mos u frigo Dashuri as Hiç mos ta ndien !
se Dielli më i bukur- at Ditë ka me lind!

e porosisë Diellin se Zotin e kam mik
me të Përqafua sikur t' përqafoja Gjithmonë,...

rrezet e Tija t' miklojnë flokët e buta Mëndafsh
t' Puthin ballin sytë faqet e Fytin-e art!

oh! buzët e tua t' Lëngshme si Trëndafil i kuq
gushën si Smeraldi e gjoksin Thesare sezamesh

duart e mia Imagjinare kanë me t' ndezë Zjarrë
n' mijëra Shkëndija n' qiell kallin Yjefllakadaj

pa Ty bukuri bota është Asgjë dhe hiç i Hiçit
jeta pa Dashuri s’ ka kurrfare Kuptimi !!!

vetëm me Ty dashuri-dëshprimi e tmerri Sfidohen
lindet Mbinjeriu si vigajt madheshtor t' Zotit!

gjithçka Ringjallet me formulen e Dashurise
Jeta e pa brenga- Lumturia askend se bezdis!...


T’ PASHMANGSHMIT EMËRA T’MREKULLIVE!...


prej toke deri n’qiell Zoti e madhnon Dashurinë
mungesa e dashurise krijon Bisha.Dinosaur mishngrenës
gjakapirsa Makabër:llum e kollon kusur t’ Mizerisë absolute

Zoti e Dashuria janë t’pashmnagshmit e Mirësive!

bindjet. Grindjet.Gjitha luftërat janë gjytrim Moskuptimi
çka s’bëhet me Dashuri-s’bëhet me Injorancë dajak as hangjar
e pakuptuara Dashuri refuzimi Dështak pasojnë kobtmerrin

Zoti e Dashuria janë t’pashmnagshmit e gjitha Diturive!

Babilonia.Troja. Iliria. Dardania.Nagasaki.Hiroshima
ku kanë kllokoçitur zogj të bardhë Pëllumbash t‘ parritur
n’ qerdhe qyqesh t’pezmatuara me Gjarpërinjtë gjigandngjitur

Zoti e Dashuria janë t’pashmnagshmit e krejt Zbulimeve!

t’ molepsurit veteveten Shkatrrojnë askush s’ ju Ndihmon
përtyp Neuroza idhnakët uthi i han e Fryhen si balon
shëndet bëhet Gëzimi kur i vehet kapaku i artë i Mençurisë!

Zoti e Dashuria janë t’pashmnagshmit e Krenarive!

pas gjitha Luftërave mbijetuan filizat e Dashurisë
Zoti e Dashuria gjithçka ringjallen e përtrinë farëmirësinë
t’ humburit ju kthyen ndërtimjetës me Besim e Dashuri

Zoti e Dashuria janë t’pashmnagshmit e Farës së mirë!

Dashuria e Zoti mollët i pjek ermisë e bën t’ shijshme
shkrepat Plasaritur i vesh me bar blerosh e Madhështi
humnerat e thellësitë Katërcipëshsteroide me Shpresdritë

Zoti e Dashuria janë t’pashmnagshmit e Mrekullive!

Zoti e Dashuria nuk t’shkelin n’fyt, as t’detyrojnë hiç
nuk t’ vrasin Natëmadhen e me t’vajtua gjithë Zezditën
këmbët ti këput friga si xhelati qyrrash Kokën viktimavet!!!

Zoti e Dashuria janë t’pashmnagshmit e Emërimevet!


DASHURIA ARBËRORE


edhe nëse Toka dridhet Gurë as shtëpi mbi dhe s’ mbetën


do të dua vetëm Ty bukuri! Më mjafton vetëm ti Dashuri!

edhe kur rrokaqiejt rrëzohen si Kullat prej Letre
ti je rrokaqielli im plot Diell e Besnikëri i projetkuar në zemër

të Frigësuar njerëzit afrohen me Përgjërim rreth meje
ti je qielli im i Paqes si hëna Perendeshë e kësaj jete

pesë para si jap: njëherë kam Lindur një ditë ikim vetëm
por Kujtimet dashurisë tonë: Jetojnë edhe pas vdekjes

mos më le kurrë Dashuri! Mos u fsheh e imja bukuri!
molekulë gjenesh Dlirësie: që ma ringjallë Shqiptarinë

më e Rëndë se termeti e vdekja: qenka heshtja jote si Hekuri
pse mëdyshesh-s’ ke çka pret: dashuri e Madhe n’ këtë jetë

thuaje at Fjalë madhështie: ndezna Zjarrin e dashurisë!
shikom e dashurom me syte e bukur Princeshë Magjie

Zemra jote dridhet e don të shpërthejë si Bombë pa detonator
ti je toka e oaza gjelbroshe: me Ty jeta lëshon shtat e Rritet

përqafom fort e ëmbla Trime bukuri! Guximshenjtin ringjalle
Hyjneshë krenare: o fat i ëndrrave si do të lutem për Ty!

krijesë e Engjëjve je Ti dashuri: vendin n’qiell t’mos ua zësh
t’dërgoi Zoti: t’më dehesh me aromë Magjike bukuri

do të dua vetëm Ty dashuri! Më mjafton vetëm ti Princeshë bukuri!



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...