Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/10/16
Agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI) marrin mesatarisht nga 2500 euro në muaj
Agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI) marrin mesatarisht nga 2500 euro në muaj në emër të pagave dhe mëditjeve. Pagat e tilla i bëjnë agjentët e Bashkim Smakiqit, nëpunësit civil më të paguar në vend, të cilët madje i tejkalojnë edhe pagat e zyrtarëve më të lartë shtetërorë.
Pavarësisht se pagat e agjentëve janë mbajtur sekret deri më tani nga institucionet kompetente, ose është përfolur se janë dukshëm më të ulëta, bazuar në buxhetin e vitit 2012 të përgatitur nga Ministria e Financave dhe të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës për paga dhe mëditje këtë vit i ka në dispozicion 2.7 milionë euro, përderisa numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë institucion është 90.
Në bazë të një kalkulimi të thjeshtë del se paga mesatare mujore, bashkë me mëditjet, në AKI është 2500 euro, shifër kjo shumëfish me e lartë se në deklarimet zyrtare të pasurisë nga krerët e këtij institucioni.
Në deklarimin e pasurisë për këtë vit në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, vetëm pagë mujore, pa mëditje, ka deklaruar 1270 euro, zëvendësi i Smakajt, Latif Merovci, ka deklaruar pagë mujore 1180 euro dhe Agron Selimaj, inspektor i përgjithshëm në AKI, ka deklaruar 1180 euro pagë mujore.
Përpos kategorisë së pagave dhe mëditjeve, në buxhetin e këtij viti AKI-së i janë lejuar edhe 890 mijë euro për mallra dhe shërbime, 650 mijë euro për subvencione dhe transfere, si dhe 1.3 milionë euro për investime kapitale.
2012/10/14
Gjendet koka e Ajshe Muhamet Vatës, arrestohet Shaban Noja...
Nga Flori Bruqi

Një 80- vjeçar i identifikuar si Shaban Selim Norja, komshiu i viktimës është autori i vrasjes makabre.
Koka është gjetur vetëm pak metra në largësi të vendit ku u gjet më parë trupi i studentes. Dyshohet se 80-vjeçari kishte një marrëdhënie 4- vjeçare me të renë, ndërsa po ai është edhe babai i foshnjes 3- muajsh të viktimës.
Policia tha se ka gjetur prova të pakontestueshme që vërtetojnë se vrasja është kryer nga 80- vjeçari. Arma e krimit, thika si dhe njolla gjaku në rrobat e 80- vjeçarit.
Policia tha se studentja fillimisht është qëlluar në kokë me pistoletë dhe më pas i është prerë koka. Dyshohet se 80- vjeçari ka abuzuar seksualisht që prej moshës 14- vjeç me viktimën.

Autori eshte nje ish i denuar me 9- vite burg per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative.
Dyshohet edhe për persona të tjerë qe kane bashkëpunuar ne vrasje
Policia e Durrësit ka shoqëruar një person të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Ajshe Vata. Burime nga policia bëjnë të ditur se bëhet fjalë se 80 vjecari Shaban Noja, bashkëfshatar të18-vjeçares. Informatat më të reja thonë se së pari 18 vjeçarja është ekzekutuar me armë zjarri, dhe më pastaj i është prerë koka.
Dëshmia e 74-vjeçarit si dhe provat materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e tij, përkatësisht njollat e gjakut të gjetura në këmishën e të ndaluarit që mendohet se i përkasin viktimës, priten të sjellin një kthesë në hetimet për të hedhur dritë mbi vrasjen makabre.
Ndërkaq policia ka bërë dhe gjetjen e kokës së 18 vjeçares, e cila u varros pa të, ndërsa pritet një konferencë për shtyp në orën 16:00. Fillimisht hetimet ishin përqëndruar në pistën e vrasjes të shkaktuar prej pasionit. Ajo që e forcon këtë pistë hetimi është fakti që ajo ka qënë shtatzënë 11 javëshe dhe nga kjo mund të këtë patur një konflikt me babain e fëmijës, e në këto kushte ai mund ta këtë vrarë. Por ajo që mund të zgjidhë këtë dilemë është ekspertiza e ADN-së së embrionit të fëmijës, pasi ndoshta kjo ekspertizë mund ta lidhë me autorin e krimit.
Një tjetër pistë të cilën policia po e ndjek është edhe krimi brenda familjes, i cili mund të ketë ardhur si pasojë e lidhjes së fshehtë dhe shtatzanisë së vajzës, por gjatë marrjes në pyetje të familjarëve dëshmitë e tyre kanë korresponduar, gjë që e rrëzon një dyshim të tillë. Gjithashtu hetuesit janë përqëndruar edhe në hetimin e një piste të tretë, e cila ka të bëje me një hakmarrje për moral. Kjo për faktin se Ajshja ka mbetur shtatzënë gjatë kohës së agjërimit dhe për më tepër ende e pamartuar gjë kjo që mund të ketë shkaktuar zemërim tek personat që e njihnin.

Nga ekspertizat që i janë bërë trupit pa kokë të 18-vjeçares shihet se asaj nuk i është dëmtuar aspak trupi, por vetëm i është prerë koka. Kjo ka bërë që policia të ngrejë dyshimet që mund të ketë qënë një dorë profesioniste dhe pse jo një kasap. Ndërkohë bëhet me dije së policia e Durrësit deri më tani ka arrestuar 40 persona që mund të kenë dijeni për vrasjen makabre.
----------------------------
NGJARJA
Ajshe Vata, 18-vjeçarja e gjetur e masakruar dhe pa kokë, pak metra larg shtëpisë së saj, në zonën e Xhafzotajt të Durrësit, është marrë zvarrë për flokësh, është vënë me fytyrë përdhe dhe i është prerë koka. Grupi hetimor nga krimet e rënda ka rindërtuar ngjarjen e rëndë, por pa mundur të sjellë identifikimin e krimit makabër, pavarësisht se dyshimet kryesore janë për një krim pasioni, ku nuk përjashtohet një person i Komunitetit Mysliman. Për këtë arsye, Mjekësia Ligjore ka marrë ADN-në e embrionit që mbartte 18-vjeçarja. Nga ana tjetër, policia ka zbardhur itinerarin e vajzës gjatë ditës së krimit dhe dëshminë e plotë të babait të viktimës para oficerit të policisë gjyqësore, e cila ka zhdukur momentalisht dyshimet për një krim brenda familjes.
Fytyrën përdhe që ta vrasin
Sipas policisë, vajza ka shkuar me gjyshin në Tiranë për të bërë regjistrimin në shkollën e lartë dhe më pas është kthyer në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës, ajo nuk ka pasur ndonjë problem, ndërkohë që deri në mbrëmje kishte qëndruar me babanë e saj. Rreth orës 23:00, ajo ka shkuar për të fjetur gjumë dhe pak kohë më vonë, ende nuk dihet motivi, por ajo ka dalë jashtë shtëpisë. Në ato momente, policia mendon se nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ajo është kërkuar nga një i njohur i saj dhe është larguar disa metra nga shtëpia. Më pas, në arën me misër, ajo mendohet se ka pasur konflikt me personin e paidentifikuar, i cili e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë. Në një moment, ai e ka vendosur me fytyrë përdhe, me qëllim, që mos të bërtiste, ndërkohë që me thikë i ka prerë fytin. Gjatë kësaj kohe, ai mendohet se i ka vendosur gjurin në kurriz, me qëllim që të mos lëvizte. Kokën, ia ka marrë me vete, ndërkohë që trupin e ka lënë përmbys, të paprekur. Kjo vërtetohet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, pasi në trupin e vajzës nuk kishte plagë të tjera.
Dëshmia e babait për vajzën e tij
Pas gjetjes së trupit, policia ka marrë në pyetje, kryesisht babanë e viktimës, Muhamet Vatën, i cili ka rrëfyer sesi kishte vënë re mungesën e vajzës në shtëpi dhe kërkimet e tij. Sipas policisë, ai ka shpjeguar se rreth orës 01:00 të mëngjesit, ai ishte zgjuar për nevojat e tij personale dhe kishte kontrolluar fëmijët se mos zbuloheshin natën edhe për shkakun se kishte një vajzë të vogël. Kur ka hyrë në dhomë, ai ka vënë re se mungonte Ajshja, kështu që e ka kërkuar në dhomat e tjera, duke zgjuar edhe anëtarët e tjerë të familjes. Më pas, ai ka dalë të kërkojë rreth e rrotull shtëpisë për mungesën e vajzës, por nga turpi se mos ajo kishte dalë fshehtas me ndonjë person, nuk ka njoftuar njeri, por ka kërkuar në zonën përreth. Rreth orës 05:00 të mëngjesit, babai i vajzës ka telefonuar të gjithë të afërmit, me qëllim për të treguar se ishte zhdukur vajza e tij, ndërkohë që ka vendosur të mos njoftojë policinë. Ai është vënë në kontakt me uniformat blu, vetëm kur ka parë efektivët, në një zonë pranë shtëpisë së tij dhe ka njohur vajzën pa kokë, e cila ishte e bija. Por, gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të dinte ndonjë lidhje intime të vajzës, ashtu siç e kanë mohuar edhe motrat e saj, apo pjesëtarët e tjerë të familjes. Gjithashtu, ai ka deklaruar se nuk dinte ndonjë konflikt të vajzës.

Ekspertiza dhe ADN-ja
Dyshimet e policisë janë bërë edhe më të mjegullta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11-javëshe shtatzënë. Kjo ka bërë që ekspertët të mbajnë edhe një kampion ADN-je për embrionin, me qëllim që nëse ky krim zbulohet të bëhet krahasimi i saj.

Mjekësia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18-vjeçares Ajshe Vata është realizuar nga persona profesionistë, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo që ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profili psikologjik i autorit të këtij krimi makabër.

Shoqërohen mbi dyzet të dyshuar
Gjatë dy ditëve nga momenti i ngjarjes së rëndë, policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 40 persona për krimin e rëndë. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë së qytetit bregdetar, mësohet se ajo nuk përdorte telefon, por vetëm faqen sociale të “Facebook”.

Policia tha se nuk ka mundur të depërtojë në faqen e saj online, por ato që ka vënë re në faqen kryesore, kanë qenë shokët e saj, kryesisht nga Durrësi, të cilët janë shoqëruar. Ata janë marrë në pyetje për të gjitha informacionet që kishin lidhje me viktimën, por sipas dëshmive të mbledhura, të gjithë e njihnin si vajzë të rregullt, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk dinte ndonjë lidhje intime të saj. Gjithashtu, policia ka shoqëruar të dyshuar si të dashur të vajzës, siç ka qenë rasti i një të riu nga Shijaku, por edhe në këtë rast, ai është lënë i lirë. Ndërkaq, persona të tjerë, që kanë dhënë dëshmi në polici, janë edhe të afërm të viktimës, të cilët janë pyetur në lidhje me ndonjë konflikt të vajzës ose njohje të saj, por në të gjitha pistat ka pasur mungesë informacioni.

Pista e vetme, krim pasioni
E vetmja pistë që ndiqet aktualisht nga policia bregdetare, e cila po ndihmohet nga specialistët e krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ajo e një krimi pasioni. Sipas të dhënave, policia ka dyshime se vajza ka pasur ndonjë konflikt me të atin e fëmijës, pasi ishte shtatzënë, ku ata kanë debatuar dhe ajo nuk ka pranuar të kryejë një veprim të tillë.

Në këto kushte, ai mund ta ketë vrarë, por nuk përjashtohet edhe mundësia tjetër e ndonjë xhelozie nga persona të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe ata të Komunitetit Mysliman. Madje, për të mbledhur sa më shumë fakte për këtë ngjarje, ekspertët kanë shkuar sërish në vendin e ngjarjes, me qëllim grumbullimin e provave të tjera dhe janë marrë në pyetje shoqet e viktimës, nëse ajo ka pasur ndonjë njohje, pëlqim, apo shoqërim, gjatë kohës që ka qenë në shkollën e Medresesë. Megjithatë, policia pritet që ditët e ardhshme, pas përfundimit të ekspertizës mjekoligjore të konkretizojë më shumë hetimet për krimin e rëndë që u zbulua mëngjesin e të enjtes, pavarësisht se ende nuk është gjetur koka e viktimës.
-----------------------

Flet babai: Nuk e kam vrarë unë. Mister babai i foshnjës në barkun e Ajshe Vatës. Familja e varros pa kokë.
Pas ceremonisë mortore, i ati i viktimës, Muhamet Vata, pyetet sërish në polici.
Flet Mihane Vata, motra e viktimës: Ai që e masakroi, monstër.
Motra: Nuk ishim në dijeni për lidhjen intime të Ajshes.
Zbulohen fakte të reja për vrasjen e Ajshe Vatës, nisin ekzaminimet për atësinë e fëmijës.

Gjurmë shapkash në vendngjarje, një femër dyshohet si bashkëpunëtore.
Drejtoresha e Shkollës së Medresesë: Ajsha, ndër nxënëset më të mira.
Sabri Balla: Si e gjeta trupin e 18-vjeçares pa kokë.
Nuk i dha dorën askujt që nuk e njihte. Shmangu çdo bisedë dhe kontakt. Muhamet Vata u përpoq sa mundi të shmangë përballjen me median, por në daljen e parë që pati nga shtëpia për të varrosur të bijën, u përplas direkt me pyetjen: “A e vratë ju vajzën tuaj?”.
“Nuk e vrava unë time bijë”, u përgjigj fort ashpër Muhamet Vata, por toni i zërit të tij nuk ishte asgjë në krahasim me shikimin tërbues për guximin e ndërhyrjes. Duke bërë me dorë që të largoheshim, burri rreth të 60-tave u nxi edhe më shumë në fytyrë; sa nga momentet e nxjerrjes së arkivolit nga shtëpia, por më shumë nga pyetja jonë e dytë: “A ishit në dijeni se Ajshja kishte lidhje me ndonjë djalë?”.
“Nuk kam ditur asgjë, as nuk di asgjë. Më lini të qetë të varros vajzën. Më lini rehat ta takoj për herë të fundit dhe t’i bëj nderimet për atë dynja”, thotë Muhamet Vata, duke e ngritur zërin gjithnjë e më shumë. Ai dhe të tjerët rreth tij kërkojnë që të largohemi nga shtëpia dhe bën të hyjë sërish brenda, edhe pse njerëzit po dilnin jashtë për t’iu bashkuar kortezhit mortor. Për një çast, ai ndalon dhe kthen kokën mbrapsht. Vjen me hapa të ngadaltë, duke tundur kokën: “A e kuptoni se po më dhunoni mortin? Shkoni në polici, e pyesni. Këtu ka mort dhe jo hetime. Nuk kam asgjë për të deklaruar, po merret policia me këtë çështje dhe policia duhet ta gjejë autorin. Mos e kërkoni më kot këtu”, shprehet Muhamet Vata, teksa një burrë e shkund për xhakete se duhet të nxitojnë për të nxjerrë arkivolin. “Po varros vajzën pa pasur kokën, e kuptoni dot këtë dhimbje? Apo nuk e kuptoni? Apo nuk doni ta kuptoni? Se po ta kishit kuptuar, as që do të kishit ardhur këtu. Nuk po ju pengoj në punën tuaj, shkoni merrni informacionet në polici, por as ju mos më pengoni në hallin tim, në dhimbjen time, në mortin e shtëpisë sime”, thotë teksa largohet nga ne “njëherë e mirë” i ati i viktimës, i cili është gjithashtu babai i 6 fëmijëve të tjerë, me vetëm një djalë, Emelin.
Një 80- vjeçar i identifikuar si Shaban Selim Norja, komshiu i viktimës është autori i vrasjes makabre.
Koka është gjetur vetëm pak metra në largësi të vendit ku u gjet më parë trupi i studentes. Dyshohet se 80-vjeçari kishte një marrëdhënie 4- vjeçare me të renë, ndërsa po ai është edhe babai i foshnjes 3- muajsh të viktimës.
Policia tha se ka gjetur prova të pakontestueshme që vërtetojnë se vrasja është kryer nga 80- vjeçari. Arma e krimit, thika si dhe njolla gjaku në rrobat e 80- vjeçarit.
Policia tha se studentja fillimisht është qëlluar në kokë me pistoletë dhe më pas i është prerë koka. Dyshohet se 80- vjeçari ka abuzuar seksualisht që prej moshës 14- vjeç me viktimën.
Dyshohet edhe për persona të tjerë qe kane bashkëpunuar ne vrasje
Policia e Durrësit ka shoqëruar një person të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Ajshe Vata. Burime nga policia bëjnë të ditur se bëhet fjalë se 80 vjecari Shaban Noja, bashkëfshatar të18-vjeçares. Informatat më të reja thonë se së pari 18 vjeçarja është ekzekutuar me armë zjarri, dhe më pastaj i është prerë koka.
Shaban Norja pas arrestimit
Dëshmia e 74-vjeçarit si dhe provat materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e tij, përkatësisht njollat e gjakut të gjetura në këmishën e të ndaluarit që mendohet se i përkasin viktimës, priten të sjellin një kthesë në hetimet për të hedhur dritë mbi vrasjen makabre.
Nga ekspertizat që i janë bërë trupit pa kokë të 18-vjeçares shihet se asaj nuk i është dëmtuar aspak trupi, por vetëm i është prerë koka
Nga ekspertizat që i janë bërë trupit pa kokë të 18-vjeçares shihet se asaj nuk i është dëmtuar aspak trupi, por vetëm i është prerë koka. Kjo ka bërë që policia të ngrejë dyshimet që mund të ketë qënë një dorë profesioniste dhe pse jo një kasap. Ndërkohë bëhet me dije së policia e Durrësit deri më tani ka arrestuar 40 persona që mund të kenë dijeni për vrasjen makabre.
----------------------------
NGJARJA
Ajshe Vata, 18-vjeçarja e gjetur e masakruar dhe pa kokë, pak metra larg shtëpisë së saj, në zonën e Xhafzotajt të Durrësit, është marrë zvarrë për flokësh, është vënë me fytyrë përdhe dhe i është prerë koka. Grupi hetimor nga krimet e rënda ka rindërtuar ngjarjen e rëndë, por pa mundur të sjellë identifikimin e krimit makabër, pavarësisht se dyshimet kryesore janë për një krim pasioni, ku nuk përjashtohet një person i Komunitetit Mysliman. Për këtë arsye, Mjekësia Ligjore ka marrë ADN-në e embrionit që mbartte 18-vjeçarja. Nga ana tjetër, policia ka zbardhur itinerarin e vajzës gjatë ditës së krimit dhe dëshminë e plotë të babait të viktimës para oficerit të policisë gjyqësore, e cila ka zhdukur momentalisht dyshimet për një krim brenda familjes.
Sipas policisë, vajza ka shkuar me gjyshin në Tiranë për të bërë regjistrimin në shkollën e lartë dhe më pas është kthyer në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës, ajo nuk ka pasur ndonjë problem, ndërkohë që deri në mbrëmje kishte qëndruar me babanë e saj. Rreth orës 23:00, ajo ka shkuar për të fjetur gjumë dhe pak kohë më vonë, ende nuk dihet motivi, por ajo ka dalë jashtë shtëpisë. Në ato momente, policia mendon se nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ajo është kërkuar nga një i njohur i saj dhe është larguar disa metra nga shtëpia. Më pas, në arën me misër, ajo mendohet se ka pasur konflikt me personin e paidentifikuar, i cili e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë. Në një moment, ai e ka vendosur me fytyrë përdhe, me qëllim, që mos të bërtiste, ndërkohë që me thikë i ka prerë fytin. Gjatë kësaj kohe, ai mendohet se i ka vendosur gjurin në kurriz, me qëllim që të mos lëvizte. Kokën, ia ka marrë me vete, ndërkohë që trupin e ka lënë përmbys, të paprekur. Kjo vërtetohet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, pasi në trupin e vajzës nuk kishte plagë të tjera.
I ati i viktimës, Muhamet Vata/Majtas, 18-vjeçarja Ajshe Vata
Pas gjetjes së trupit, policia ka marrë në pyetje, kryesisht babanë e viktimës, Muhamet Vatën, i cili ka rrëfyer sesi kishte vënë re mungesën e vajzës në shtëpi dhe kërkimet e tij. Sipas policisë, ai ka shpjeguar se rreth orës 01:00 të mëngjesit, ai ishte zgjuar për nevojat e tij personale dhe kishte kontrolluar fëmijët se mos zbuloheshin natën edhe për shkakun se kishte një vajzë të vogël. Kur ka hyrë në dhomë, ai ka vënë re se mungonte Ajshja, kështu që e ka kërkuar në dhomat e tjera, duke zgjuar edhe anëtarët e tjerë të familjes. Më pas, ai ka dalë të kërkojë rreth e rrotull shtëpisë për mungesën e vajzës, por nga turpi se mos ajo kishte dalë fshehtas me ndonjë person, nuk ka njoftuar njeri, por ka kërkuar në zonën përreth. Rreth orës 05:00 të mëngjesit, babai i vajzës ka telefonuar të gjithë të afërmit, me qëllim për të treguar se ishte zhdukur vajza e tij, ndërkohë që ka vendosur të mos njoftojë policinë. Ai është vënë në kontakt me uniformat blu, vetëm kur ka parë efektivët, në një zonë pranë shtëpisë së tij dhe ka njohur vajzën pa kokë, e cila ishte e bija. Por, gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të dinte ndonjë lidhje intime të vajzës, ashtu siç e kanë mohuar edhe motrat e saj, apo pjesëtarët e tjerë të familjes. Gjithashtu, ai ka deklaruar se nuk dinte ndonjë konflikt të vajzës.
Ekspertiza dhe ADN-ja
Dyshimet e policisë janë bërë edhe më të mjegullta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11-javëshe shtatzënë. Kjo ka bërë që ekspertët të mbajnë edhe një kampion ADN-je për embrionin, me qëllim që nëse ky krim zbulohet të bëhet krahasimi i saj.
Mjekësia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18-vjeçares Ajshe Vata është realizuar nga persona profesionistë, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo që ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profili psikologjik i autorit të këtij krimi makabër.
Muhamet Vata
Shoqërohen mbi dyzet të dyshuar
Gjatë dy ditëve nga momenti i ngjarjes së rëndë, policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 40 persona për krimin e rëndë. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë së qytetit bregdetar, mësohet se ajo nuk përdorte telefon, por vetëm faqen sociale të “Facebook”.
Policia tha se nuk ka mundur të depërtojë në faqen e saj online, por ato që ka vënë re në faqen kryesore, kanë qenë shokët e saj, kryesisht nga Durrësi, të cilët janë shoqëruar. Ata janë marrë në pyetje për të gjitha informacionet që kishin lidhje me viktimën, por sipas dëshmive të mbledhura, të gjithë e njihnin si vajzë të rregullt, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk dinte ndonjë lidhje intime të saj. Gjithashtu, policia ka shoqëruar të dyshuar si të dashur të vajzës, siç ka qenë rasti i një të riu nga Shijaku, por edhe në këtë rast, ai është lënë i lirë. Ndërkaq, persona të tjerë, që kanë dhënë dëshmi në polici, janë edhe të afërm të viktimës, të cilët janë pyetur në lidhje me ndonjë konflikt të vajzës ose njohje të saj, por në të gjitha pistat ka pasur mungesë informacioni.
Pista e vetme, krim pasioni
E vetmja pistë që ndiqet aktualisht nga policia bregdetare, e cila po ndihmohet nga specialistët e krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ajo e një krimi pasioni. Sipas të dhënave, policia ka dyshime se vajza ka pasur ndonjë konflikt me të atin e fëmijës, pasi ishte shtatzënë, ku ata kanë debatuar dhe ajo nuk ka pranuar të kryejë një veprim të tillë.
Në këto kushte, ai mund ta ketë vrarë, por nuk përjashtohet edhe mundësia tjetër e ndonjë xhelozie nga persona të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe ata të Komunitetit Mysliman. Madje, për të mbledhur sa më shumë fakte për këtë ngjarje, ekspertët kanë shkuar sërish në vendin e ngjarjes, me qëllim grumbullimin e provave të tjera dhe janë marrë në pyetje shoqet e viktimës, nëse ajo ka pasur ndonjë njohje, pëlqim, apo shoqërim, gjatë kohës që ka qenë në shkollën e Medresesë. Megjithatë, policia pritet që ditët e ardhshme, pas përfundimit të ekspertizës mjekoligjore të konkretizojë më shumë hetimet për krimin e rëndë që u zbulua mëngjesin e të enjtes, pavarësisht se ende nuk është gjetur koka e viktimës.
-----------------------
Flet babai: Nuk e kam vrarë unë. Mister babai i foshnjës në barkun e Ajshe Vatës. Familja e varros pa kokë.
Pas ceremonisë mortore, i ati i viktimës, Muhamet Vata, pyetet sërish në polici.
Flet Mihane Vata, motra e viktimës: Ai që e masakroi, monstër.
Motra: Nuk ishim në dijeni për lidhjen intime të Ajshes.
Zbulohen fakte të reja për vrasjen e Ajshe Vatës, nisin ekzaminimet për atësinë e fëmijës.
Gjurmë shapkash në vendngjarje, një femër dyshohet si bashkëpunëtore.
Drejtoresha e Shkollës së Medresesë: Ajsha, ndër nxënëset më të mira.
Sabri Balla: Si e gjeta trupin e 18-vjeçares pa kokë.
Ekspertët e policisë së Durrësit në arën ku u gjet
trupi pa kokë i 18-vjeçares
“Nuk e vrava unë time bijë”, u përgjigj fort ashpër Muhamet Vata, por toni i zërit të tij nuk ishte asgjë në krahasim me shikimin tërbues për guximin e ndërhyrjes. Duke bërë me dorë që të largoheshim, burri rreth të 60-tave u nxi edhe më shumë në fytyrë; sa nga momentet e nxjerrjes së arkivolit nga shtëpia, por më shumë nga pyetja jonë e dytë: “A ishit në dijeni se Ajshja kishte lidhje me ndonjë djalë?”.
Shtëpia e familjes Vata
“Nuk kam ditur asgjë, as nuk di asgjë. Më lini të qetë të varros vajzën. Më lini rehat ta takoj për herë të fundit dhe t’i bëj nderimet për atë dynja”, thotë Muhamet Vata, duke e ngritur zërin gjithnjë e më shumë. Ai dhe të tjerët rreth tij kërkojnë që të largohemi nga shtëpia dhe bën të hyjë sërish brenda, edhe pse njerëzit po dilnin jashtë për t’iu bashkuar kortezhit mortor. Për një çast, ai ndalon dhe kthen kokën mbrapsht. Vjen me hapa të ngadaltë, duke tundur kokën: “A e kuptoni se po më dhunoni mortin? Shkoni në polici, e pyesni. Këtu ka mort dhe jo hetime. Nuk kam asgjë për të deklaruar, po merret policia me këtë çështje dhe policia duhet ta gjejë autorin. Mos e kërkoni më kot këtu”, shprehet Muhamet Vata, teksa një burrë e shkund për xhakete se duhet të nxitojnë për të nxjerrë arkivolin. “Po varros vajzën pa pasur kokën, e kuptoni dot këtë dhimbje? Apo nuk e kuptoni? Apo nuk doni ta kuptoni? Se po ta kishit kuptuar, as që do të kishit ardhur këtu. Nuk po ju pengoj në punën tuaj, shkoni merrni informacionet në polici, por as ju mos më pengoni në hallin tim, në dhimbjen time, në mortin e shtëpisë sime”, thotë teksa largohet nga ne “njëherë e mirë” i ati i viktimës, i cili është gjithashtu babai i 6 fëmijëve të tjerë, me vetëm një djalë, Emelin.
SHTETIT I KRIMIT DHE VESI
/Ditari i një epoke/
Me 30.01.’98
Sot ishte si ditë vere. Është muaji i Ramazanit. Diku pak para iftarit, dëgjova se në afërsi të Nedakocit, në rrugë Prishtinë-Vushtrri ishin vrarë tre djem të rinj, në një pritë të milicisë serbe. Familjarë të mi, që jetojnë në hyrje të Vushtrrisë, më rrëfyen në telefon atë që e kishin parë: Se policia, të rruga që ndahej për në Samadrexhë, për një kohë nuk kishte lejuar asnjë veturë të kalojë në drejtim të Prishtinës. Të gjitha automjetet i kishte detyruar të shkojnë rrugës dytësore. Edhe nga ana e Prishtinës, në hyrje të Maxhunajve, po ashtu i kishin ndaluar veturat e tjera për të lëvizur për në Vushtrri. Kështu kishte mbetur një distancë prej rreth dy kilometrash, në të cilën nuk po lejohej qarkullimi i automjeteve. Së shpejti u mor vesh se në këtë fragment rruge ishte pritur të kalonte një veturë e shënjuar. Në kohën kur nga drejtimi i Prishtinës kishte ardhur vetura e pritur, jo larg pikës ku ndahet rruga për Samadrexhë, nga të dyja anët e rrugës, pa paralajmërim, policia kishte shtirë me armë në veturë. Ata që kishin zënë pritë nuk ishin të uniformuar me veshje policore e as ushtarake, dhe pranë nuk kishin vetura zyrtare të milicisë, por private. E gjithë kjo ishte bërë, që prita të ishte sa më e maskuar, që njerëzit në veturës të ishin të pa vëmendshëm për ndonjë për ndo një kurthe ndaj tyre. Në TV, menjëherë u lajmërua se u vranë tre terroristë dhe u shpalosen emrat e tyre: Zahir Pajaziti, Edmon Hoxha dhe Hakif Zenullahu. U shqetësova si shumica shqiptare në Kosovë. Kjo ndodh, mbase, se është një kohë ku si komb jemi të ngjeshur, në shumicë, njeri pranë tjetrit dhe çdo vdekje e kësaj natyre e përjetojmë si një vrasje të një të afërmi të familjes. I telefonova një miku llapjan, I. Berishës, me qëllim që të kuptoj diç më shumë. Ma pru shkurt: shihemi ne varrim. Përgjigjja kaq e shkurtër më dha shumë me kuptua.
Pas kësaj bisede, diçka tjetër më tronditi aq sa edhe vetë vrasja: Pse ata djem të rinj shkojnë aq lehtë rrugëve të kontrolluara nga milicia, të vetëdijshëm për rrezikshmërinë e veprimtarisë së vet. Organizimi i vrasjes me vuri në një rrafsh dyshimi dhe më erdhi ndërmend diçka që kisha dëgjuar kohë më parë.
Kur një kushëriri im, Hyseni, ishte helmuar dhe për pasojë ishte detyruar të shtrihej për ca kohë në Spitalin e Mitrovicës (aso kohe edhe minatorët e “Trepçës” ishin të ngujuar në minierë), në dhomën ku lëngonte ky ishte edhe një serb i moshuar nga Kolashini. Aty bisedohej edhe për gjendjen politike që mbretëronte në atë kohë . Në një rast kolashinasi u kishte thënë hapur: “Ju shqiptarëve do t’ju sundojë Serbia, për aq kohë sa do të ketë shqiptarë që punojnë për të”! Ai e kishte thënë një të vërtetë, e cila nuk vlen vetëm për shqiptarët, por për të gjithë të pushtuarit. Por, vrasja e këtyre djemve më shqetësonte edhe më shumë sa më shumë që dëgjoja rrëfime që lidheshin me ta. Me vuri ne dilemë morale “kush punoi për ta”. Kuptova se një ditë më parë ata kishin qenë në Vushtrri. E gjithë kjo më ngjason, nga ana tjetër, në një rrëfim që kisha dëgjuar nga profesori T. Imami, por edhe akademik O. Osmani, se si e rrëfenin rastin e vëllait të tyre, Abdurrahmanit, i cili jetonte me karrierë oficeri të marinës, në Rjekë të Kroacisë. Ngjarja, Abdurahmanit i kishte rastisur në një kontinent jashtë Evropës.
Në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, kur Abdurrahmani ishte edhe kapiten në anijen “Galeb”, me të cilën komunisti Tito kishte shkuar në një ekspeditë njëmujore në vendet e Afrikës dhe Azisë, për qëllimet e krijimit të bllokut të tretë të “Shteteve të Painkuadruara”, se si në një hotel në Aleksandri, ku kishte qëndruar plot tridhjetë ditë, ne një mbrëmje deri sa ishte ulur i vetëm në një tavolinë, nga një tavolinë në distancë, një i panjohur pak sa më i moshuar i kishte bërë shenjë me dorë, duke e ftuar që t’i bashkohej në tavolinën e tij, ose anasjelltas. I vetmi shkas ishte se të gjitha tavolinat e tjera ishin në shoqëri më shumë veta, përveç këtyre të dyjave ku po rrinin këta te vetmit, veç e veç. Abdurrahmani kishte shkuar te tavolina e tij. Ishte kuptuar se është shqiptar nga Jugosllavia, ndërsa miku i tavolinës ishte italian. Që në fillim, Italiani ishte kureshtar të dinte se nga cili vend konkretisht ishte Abrdurrahmani. Abdurrahmani si e injoroj njohjen e gjeografisë se italianit dhe me mospërfillje i kishte thënë: atje nga jugu i Jugosllavisë. Italiani ishte e përgjigje duke filluar t’i përmendë me radhe emrat e qyteteve si: Prizrenin, Gjakovën, Shkupin, Pejën, Prishtinën. Abdurrahmani ishte befasuar tej mase përballë një njohjeje kaq të saktë të italianit, për qytete e Kosovës. Kush është ky njeri që këtu, në Aleksandri, në këtë mbrëmje i shpjegon për Kosovën?! Italiani kishte sqaruar se kishte qenë në Kosovë gjatë viteve 1941/43, si pjesëtar i ushtrisë fashiste të Musolinit. Abdurrahmani e donte përshtypjen e tij dhe nuk kishte ngurruar t’i shtrojë pyetjen: Po si kaluat atëbotë atje?.
Pas një ofshame të lehtë, ndoshta nga kujtimet e kohës, oficeri i pensionuar kishte rrëfyer:
- Unë isha ne Afrikë, edhe kur u pushtua Etiopia. Atje hasëm në një rezistencë të pashoqe. Edhe kur i kapnim njerëzit e rezistencës ndaj ushtrisë sonë, për asnjë çmim nuk kemi arritur të mësojmë fshehtësitë e organizimit të rezistencës së tyre. Heshtnin edhe kur i kërcënonim me vdekje, por edhe kur informatën e tyre e peshonim me ar. Për asnjë çmim nuk tregonin se ku gjenden forcat e tyre të rezistencës, që na luftonin pa mëshirë. Ndërsa në Kosovë, sa kam qëndruar unë, kemi pasur informata me bollëk, për ca njerëz që bënin rezistencë te vogël. Bile edhe na bezdisnin, informatat e panevojshme. Ndoshta kjo ndodhte kështu - thoshte oficeri italian - se ai popull, pati robëri mijëra vjeçare, dhe është mësuar t’u shërbejë të huajve, e kështu, edhe e ka humbur besimin tek vetvetja.
Për të mohuar këtë mendim te oficerit italian, më që ndjehej keq Abdurrahmani, për bindjen ne këtillë, kishte shtuar: mos kjo gjendje ishte krijuar ngase sundimi serb ishte më mizor, se ai qe e kishte vendosur Italia fashiste. Italianet paten hapur shkolla shqipe edhe administraten e kishte shqip. Ndoshat për këtë ishit ajo mbeshtetje!? – Jo, ishte përgjigj oficeri, se krejt ngashëm ishte edhe n’anën tjetër, në shqipëri.
-Po, si gjithkund njerëzit i vishen forcës, përderisa nuk shohin rrugë tjetër. Por, ne veçanti te ne, nuk ekzistoj një bosht shpirtërorë koheziv qe te shfaqnim një tërësi unike as në kohën e Bizantit e as në kohën e sundimit Osman, që të zhvillonim, s’paku, mëvetësinë e brendisë tonë shpirtërore. Disi, si me lehtësi u veshëm me rite bizantine e pastaj me shallvare Osmane. Ne çdo kohë e pervetsuam at qe erdhi ne lakmin e ndryshimeve edhe te qenjes tonë shpirtërore. E gjitha si nuk kishim besim të vetja e jonë. Derisa kombet fqinje vepruan më ndryshe, ruajten brendin dhe për një shekull më parë se ne u zgjuan si kombe.
Nuk di pse këto rrëfime m’u kujtuan bash në këtë çast? Ndoshta se më lindi dyshimi se vesi për t’u shërbyer të tjerëve, është ende ne shprehje! Megjithate kesaj radhe kemi nje frymë kolektive qe po na diferenson nga te gjitha kohet e shkuara. Por, unë jetoj me bindjen e thellë se asgjë nuk ka rastësi.
Miku llapjan, në ditën e varrimit të tyre, më sqaroi se më 29 janar, Zahiri ishte në Vushtrri dhe e kishte lënë që të shkonte të nesërmen në kohën e caktuar. Ndoshta, për të mos thënë me siguri, koha e fiksuar me njeriun në Vushtrri, apo individët me të cilët ishte ndarë në Prishtinë në çastin e nisjes, ishin kobi i jetës së tyre! Miku Llapjan, më tha se Zahiri ishte një djalë shumë i vendosur dhe të gjitha aksionet në Llap lidhen me emrin e tij.
Si do që të jetë, një është e vërtetë, se Zahirin, Edmondin dhe Hakifin, milicia nuk i deshi të gjallë, sepse po t’i donin të tillë, do t’i kishin po atë ditë, por ata i duheshin të vdekur. Vrasja ishte qëllimi i shtetit serb, i cili veç po hyn në një spirale dhune, jo më me dajak, por me vrasje. Shqiptaret më nuk kanë pse t’i shpalosin lakuriqësinë e mavijosur apo fryrat e përgjakura para kamerave. Tash janë të vrarët. Ndërsa ne, në çdo çast po fitojmë lirinë, lirinë shpirtërorë. Por kjo edhe nuk është pak.
Ymer Halimi
"Drejtësia në Kosovë" : Enver Sekiraqa: Kam mbledhur vota për LDK-në
"Drejtësia në Kosovë" është protagonisti kryesor i emisionit "Drejtësia në Kosovë" që pritet të transmetohet këtë të diel nga ora 21 në RTK.
Në një intervistë ekskluzive të xhiruar pak para dorëzimit në EULEX, Sekiraqa rrëfen për të bëmat, problemet dhe atentatet ndaj tij.
Po ashtu, Sekiraqa flet për qëndrimin e tij në Zonën Operative të Llapit, mbajtjen e tij në paraburgim në Llapashticë dhe Majac dhe arratisjen ditën kur ai mendonte se ishte planifikuar ekzekutimi i tij.
Sekiraqa tregon se çfarë lidhjeje ka pasur me politikën, policinë dhe VIP-at.
Madje, ai thote se ka votuar per LDK`ne dhe ka ndihmuar kete parti ne zgjedhje."Kom votu per LDK`ne dhe i kom ndihmu mi bo votat neper Vranjevc, neper Prishtine", ka thene Sekiraqa.
Ai ka folur edhe per lidhjen e tij me vrasjen e policit Triumf Rizaj, incidentin në Swiss Casino, qëndrimin e tij në arrati dhe bashkëpunimin e tij me Zvonko Veselinoviqin.
Ai tregon edhe për komunikimin e tij me gjykatës e prokurorë vendas dhe porositë e tyre që Sekiraqa ta lëshonte Kosovën.
Në emision gjithashtu trajtohen arsyet se pse Sekiraqa është dorëzuar në EULEX.
Ndonëse Sekiraqa ndodhet prej disa vitesh në arrati, pasi dyshohet se ka kryer disa vepra të rënda penale, kjo nuk e ka penguar atë që të padisë Gazetën Express dhe gazetarin Jeton Musliu.
Pavarësisht se Enver Sekiraqa është edhe i dënuar në mungesë nga Gjykata Supreme e Kosovës me dy vjet burg, i njëjti ka arritur të angazhojë edhe avokat, përmes të cilit ka bërë padi. Avokati që e ka dorëzuar këtë padi në Gjykatën Komunale në Prishtinë, është Mentor Neziri, i cili është djali i kryetarit të Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje. Gjatë tërë ditës së diel, gazeta është munduar të kontaktojë avokat Nezirin, për të kuptuar mënyrën se si është autorizuar nga Sekiraqa të ushtrojë këtë padi. Por i njëjti e ka ndërprerë telefonin, duke bërë që pasdite edhe t’i shkyçë ata.
Megjithëkëtë, Arianit Koci, avokat i gazetës Express, shpjegon se në raste të tilla mund të ndodhë që dikush nga të afërmit të angazhojë avokatë për personin i cili ndodhet në arrati.
“Familjarët e të dyshuarit apo të akuzuarit mund të angazhojnë mbrojtës për të, por jo kundër vullnetit të tij”, shpjegon avokati Koci.
Ai sqaron se deri më tash, si avokat i autorizuar nga gazeta, ka marrë vetëm fletëthirrjen, por jo edhe padinë për të parë se për çfarë bëhet fjalë.
“Ende nuk e kam marrë padinë. E di që personi i quajtur Enver Sekiraqa, përmes një avokati, e ka paditur gazetën Express. Derisa ta marr padinë, nuk mund të deklarohem rreth saj”, thotë avokat Koci.
Por gazeta ka mësuar se padia e dorëzuar kundër saj në gjykatë ka të bëjë me një shkrim të botuar në mes të muajit dhjetor, me titull “Enver Sekiraqa troket në EULEX”, të gazetarit Jeton Musliu.
Artikulli sqaronte se duke u bazuar në informacione shumë të besueshme, Enver Sekiraqa ka dërguar një të afërm të tij në këtë mision për të pyetur rreth kushteve që do të përfitonte në rast se ai vendos të dorëzohet. Për më tepër, këtë informacion nuk e kishin mohuar as zyrtarët e këtij misioni.
Karin Limdal, një nga zëdhënëset e misionit të EULEX-it për këtë çështje, kishte dhënë përgjigje shumë të shkurtër. “Si çështje e principeve, ne asnjëherë nuk japim informacione në lidhje me kontaktet konfidenciale që kanë njerëzit me prokurorët e EULEX-it”, kishte thënë Limdal në atë kohë për Express.
Burime të Expressit nga gjykata tregojnë se padia është dorëzuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kurse thirrja për gjykatë ka mbërritur në redaksi para një jave. Në këtë rast bëhet fjalë për vetëm dy muaj kohë, ndërsa që ka raste në Gjykatën Komunale në Prishtinë, të cilat presin për vite të tëra. Por Nuhi Uka, kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, sqaron se të gjitha lëndët penale, me të arritur në Gjykatë nga Prokuroria apo paditësit privatë, nuk presin fare në shkrimore, por shpërndahen te gjyqtarët.
“Arsyeja është se ato mund të vjetrohen dhe të mbesin në shkrimore. Për rëndësinë e secilës, është gjyqtari që e vlerëson, por në parim shqyrtohen ato më të vjetrat”, thotë kryetari Uka për Express.
Sipas tij, rastet me paraburgim apo ato, dënimi për të cilat mund të jetë deri në tre muaj dhe që mund të shlyhet edhe me të holla, procedohen më shpejt. Megjithëkëtë, avokati i gazetës, Arianit Koci, thotë se nëse padia ka të bëjë me artikullin e botuar nga Express, në muajin dhjetor, atëherë mund të thuhet se Gjykata është treguar jashtëzakonisht efikase në procedimin e kësaj lënde.
“Pas marrjes së ftesës, seanca e radhës për këtë çështje do të mbahet me 5 mars”, thotë mbrojtësi ligjor i gazetës Express.
Për të shumëkërkuarin Enver Sekiraqa, policia ka shpërndarë të dhënat edhe në të gjitha pikat kufitare të vendit si dhe në ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Ai kërkohet për vepra penale të vrasjes, krime seksuale, krim të organizuar, krim të organizuar ndërkombëtar, vjedhje dhe dyshime për përfshirje të tij në vrasjen e policit Triumf Riza.
Përveç kësaj, në janar të vitit 2008, Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar vendimin Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të marrë në vitin 2006, në të cilin Sekiraqa dhe disa të tjerë janë gjetur fajtorë për disa vepra penale. Ai ishte dënuar me 2 vjet burg, por të cilat nuk i ka mbajtur asnjëherë për shkak se policia kurrë nuk ka mundur ta arrestojë. Padia e Sekiraqës për shpifje është bazuar në nenin 188 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës. Interpoli.
Ky është flet arresti ndërkombëtar i lëshuar nga ish UNMIK-u për Enver Sekiraqen. Në këtë flet-arrest i cili ndodhet edhe në faqen e internetit të Interpolit thuhet se Enver Sekiraqa, është i lindur me 18 nëntor 1973 (36 vjeç), vendlindja Prishtinë/Kosovë, ish Jugosllavi. Gjuhët që ai flet janë shqip dhe serbisht kurse nacionaliteti, ish Jugosllavi, Serbi.
Sipas këtyre të dhënave, ai është i gjatë 1 metër e 83 centimetër. Sa i përket veprave që ai kërkohet aty thuhet se mbi Sekiraqen ngarkohen janë cenim i jetës dhe shëndetit, krim të organizuar, krim të organizuar ndërkombëtar, krime seksuale dhe vjedhje. /Express/ Policia e Irlandës ka arrestuar një person me emrin Enver Sekiraqa. Ata janë duke i kryer formalitetet ligjore për të vërtetuar nëse i arrestuari është personi i njëjtë që kërkohet nga Policia e Kosovës. Me ekstradimin e tij, merret Ministria e Drejtësisë.
Nga Jeton Musliu më 29 nëntor 2010 në ora 08:57 Policia e Kosovës i ka kryer të gjitha formalitetet e nevojshme, në mënyrë që i shumëkërkuari Enver Sekiraqa të ekstradohet drejt vendlindjes së tij.
Zyrtarë të lartë të Policisë kanë thënë për Express se Enver Sekiraqa tashmë është ndaluar nga autoritetet policore të Irlandës.
Ndalimi i tij është bërë për shkak të fletarrestit ndërkombëtar, i lëshuar nga Prishtina zyrtare, përmes Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Emri i Enver Sekiraqës ndodhet në faqen zyrtare të Interpolit që nga viti 2007 dhe i njëjti përshkruhet si person mjaft i rrezikshëm mbi të cilin rëndojnë dyshime për shumë vepra të rënda penale.
Por aktualisht, sipas Reshat Maliqit, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, janë institucionet përkatëse që janë duke u marrë me këtë rast dhe të cilat janë në komunikim me autoritetet irlandeze.
Maliqi sqaron për Express se personit të arrestuar me emrin Enver Sekiraqa janë duke iu bërë formalitetet e nevojshme ligjore për të vërtetuar nëse është ai që kërkohet.
“Në këtë rast përfshihet marrja e gjurmëve të gishtërinjve dhe detaje të tjera. Policia e Kosovës ka dorëzuar të gjitha informacionet që janë kërkuar në lidhje me këtë person”, thotë kreu i Policisë së Kosovës.
Megjithëkëtë, sipas tij, tash për tash me këtë rast është duke u marrë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës së bashku me Departamentin për Ekstradim që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
I pyetur nëse është i mundur ekstradimi i Enver Sekiraqës në Kosovë, për shkaka të disa pengesave ligjore, shefi i Policisë së Kosovës shpjegon se me këto çështje merret Ministria e Drejtësisë, kurse policia vetëm ua dorëzon atyre dokumentacionin e nevojshëm.
Autoritetet policore të Kosovës janë në kërkim të Enver Sekariqës që nga viti 2007, pas vrasjes së policit Triumf Riza, në gusht të atij viti.
Sekiraqa, i kërkuar nga Interpoli, akuzohet gjithashtu edhe për një sërë veprash të tjera penale, si anëtar i krimit të organizuar ndërkombëtar, abuzime seksuale, vrasje dhe plagosje.
Ai nga mediat irlandeze është përshkruar si “bosi i bosëve”, për krimin e organizuar në Kosovë.
Interpoli
Sipas të dhënave të paraqitura në faqen zyrtare të Interpolit, Enver Sekiraqa është i lindur më 19 nëntor 1973 (37 vjeç), në Prishtinë. Ai është i gjatë 1,83 cm, kurse kërkohet me dyshimin se ka kryer vepra penale të krimit të organizuar ndërkombëtar, vjedhje, krime seksuale etj. Fletarresti ndërkombëtar është lëshuar në vitin 2007, nga ish-UNMIK-u.
Ai këtë deejtim e morri që nga mosha 20 vjecar edhe ende e do atë punë...
EULEX Police arrest Enver Sekiraqa
28 September 2012
EULEX Police officers have today arrested Enver Sekiraqa. Mr Sekiraqa is
wanted on a warrant issued in February 2008 in relation to his alleged
involvement in the murder of the police officer Triumf Riza.
Mr Sekiraqa also has to finish serving a sentence of two years of imprisonment for the crimes of: Threats and Obstructing official persons in the exercise of official duties.
Mr Seqiraqa voluntarily surrendered to a EULEX Special Prosecutor from Kosovo’s Special Prosecution Office and police officers from EULEX’s Organised Crime Investigation Unit. The arrest took place in Pristina.

Kosova e gatshme për “Hekurudhën e Kombit”
Pas lidhjes përmes autostradës Durrës - Morinë - Merdar, Kosova është e gatshme të ketë një lidhje tjetër me Shqipërinë nëpërmjet një linje hekurudhore, thonë autoritetet në Prishtinë.
Sipas tyre, por edhe ekspertëve të kësaj fushe, me gjithë efektin pozitiv të autostradës, rruga hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ishte një mundësi e mirë për të ulur edhe më shumë koston, si dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik.
Agron Thaçi, drejtor I Hekurudhave të Kosovës, thotë se ekzekutivi i vendit është i gatshëm për realizimin e këtij projekti. Për këtë qëllim, ai bën të ditur se kanë pasur disa takime me autoritetet në Shqipëri për të shikuar mundësitë financiare për fillimin e ndërtimit të linjës hekurudhore që do të lidhte këto dy shtete.
“Ne kemi biseduar me autoritete nga hekurudhat e Shqipërisë, që të riaktualizojmë, t’i shtrojmë çështjet në tavolinë, t’i shohim me ekspertët, ta shohim fizibilitetin se sa është fizibile dhe cilat janë mundësitë dhe burimet financiare. Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës është shumë i interesuar për t’u lidhur me Shqipërinë edhe me hekurudhë”, thotë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, Thaçi tregon se kjo gatishmëri duket vështirë e realizueshme për shkak të kostos financiare, terrenit të papërshtatshëm dhe gjatësisë së hekurudhës në shtetin shqiptar.
“Bëhet fjalë nga shteti shqiptar prej 83 kilometra, me një konfiguracion shumë- shumë të vështirë, ndërsa nga ana jonë bëhet fjalë për 17-20 kilometra, me një terren shumë të përshtatshëm. Prandaj, ne jemi në bisedime, është vullneti i Qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, por të shohim në vitet në vazhdim, ndoshta pas 1-2 vjetësh”, shton Thaçi.
Krijimi i një linje hekurudhore është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, thotë edhe Florim Grajçevci, profesor në Universitetin e Prishtinës. Sipas tij, krijimi i infrastrukturës hekurudhore, do të sillte mundësi të reja të zhvillimit të ekonomik ndërmjet këtyre dy shteteve.
“Krijimi i një lidhjeje hekurudhore Kosovë-Shqipëri, ndoshta për momentin duket e pakapshme, por unë shpresoj se një ditë do të jetë domosdoshmëri dhe do të realizohet. Nevoja është jashtë zakonisht e madhe, sepse me hapjen e linjës hekurudhore Kosovë- Shqipëri, krijohet mundësia e daljes së mallrave nga Deti Adriatik përmes Portit të Durrësit, në Evropën Juglindore. Unë me xhelozi e shikoj që ky projekt duhet të realizohet, kurdo që të bëhen kushtet”, shprehet profesori Grajçevci.
Që nga ndërtimi i autostradës Durrës - Morinë nga ana e Shqipërisë, dhe pjesës tjetër të rrugës Morinë- Merdar, të quajtur “ Ibrahim Rugova”, ndërtuar nga Kosova, janë shtuar ndjeshëm marrëdhëniet tregtare dhe fluksi i turistëve ndërmjet dy shteteve.
Ndërkaq, funksionimi i një linje hekurudhore Kosovë - Shqipëri, sipas ekspertëve, do të ulte ndjeshëm kostot, trafikun e automjeteve, si dhe ndotjen e ambientit të shkaktuar nga djegia e karburanteve.
Po ashtu, linja hekurudhore Prishtinë - Prizren - Tiranë - Durrës, i mundëson dalje më të lehtë Kosovës në portet shqiptare, sidomos në Portin e Shëngjinit, port ky që shërben kryesisht për Kosovën.
Dollia, për hatër të premierit shqiptar Sali Berisha
Deputetët e Aleancës votojnë
sipas bindjeve të tyre, e jo sipas diktatit të partisë. Kështu vepruan edhe të
enjten, kur u votua mocioni për ndaljen e privatizimit. Për koalicionin e
mundshëm me PDK-në, vendos Ramush Haradinaj. Është e vërtetë se me Hashim Thaçin
ngritëm nga një gotë të premten, por për shëndetin e Kryeministrit Sali Berisha,
e jo për ndonjë bashkëpunim politik. Kështu ka thënë Daut Haradinaj, deputet i
AAK-së.
Vëllai i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, Dauti arsyeton votimin e fundit të deputetëve të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës, kur disa sish e përkrahën opozitën, ndërsa disa abstenuan.
“Secili deputet duhet t’i mbajë parimet dhe qëndrimet e veta dhe nuk është hera e parë kur deputetët kanë qëndrimet dhe bindjet e veta personale dhe votojnë ashtu siç mendojnë. Ndërsa qëndrimi i subjektit politik është i bërë publik. Asnjë dilemë nuk ka. Edhe kjo është një dëshmi e mirë se lejohet votimi i lirshëm”, ka thënë Daut Haradinaj në një intervistë për Express.
Ai mohon se votimi në Kuvend të jetë sinjal për përafrimin e AAK-së me PDK-në, duke thënë se AAK-ja asnjëherë nuk ka qenë kundër privatizimit.
Haradinaj gjithashtu ka sqaruar edhe fotografinë e publikuar në media, ku shihet ai me kryeministrin Thaçi duke ngre dolli në odën e Haradinajve.
“...kemi ngritur dolli për shëndet të Kryeministrit Berisha dhe për qytetarin më të ri të Deçanit”.
Ndërsa, lidhur me zhvillimet dhe lëvizjet e pozicionit të AAK-së në raport me PDK-në për koalicionin qeveritar, Dauti thotë se “Koalicioni qeveritar në çdo variant të mundshëm, do të jetë me Ramush Haradinajn Kryeministër. Qëllimi final i Aleancës është ky. U rrimë parimeve tona dhe punojmë në atë drejtim”.
Ai mohon të kenë folur me Thaçin për mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër.
“Nuk kemi pasur mundësi për shkak se ka qenë sofra e madhe dhe kanë qenë të pranishëm me mijëra njerëz. Por, ajo drekë ku është parë fotografia ime, është e prerë dhe gjithsesi se do t’i shihni edhe fotografitë komplet, ku kanë qenë edhe plot njerëz të tjerë aty. Është e vërtetë që kam ngritur dolli me Kryeministrin Thaçi, por për shëndet të Sali Berishës”.
Ndërsa, për koalicionin eventual PDK-AAK, sipas Dautit, i vetmi që vendos është Ramush Haradinaj. “Edhe një herë po them se i vetmi njeri që mund të marrë këtë qëndrim, ose të vendos, është Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj. Edhe një herë po e them, Ramushi është kandidat për Kryeministër. Ne besojmë në fuqinë e tij, në punën e tij dhe presim që shumë shpejt ai do të jetë Kryeministër. Ndërsa në forma dhe veprime të tjera do t’i shohim më vonë”.

Serbia do ta njohë Kosovën, para anëtarësimit në BE
Raportuesi Special i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Hannes Swoboda, tha se Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën, para se t`i bashkohet Bashkimit Evropian.
“Njohja e Kosovës duhet të ndodhë në fund. Ky nuk është kusht në procesin e anëtarësimit në BE. Por, para se Serbia të bëhet anëtare në BE, natyrisht që do të detyrohet ta njoh Kosovën. Në këtë moment është me rëndësi të vazhdohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndërsa, për Serbinë do të ishte mirë t’i pranojë faktet”. Ka thënë Swoboda për numrin e nesërm të ditores së Novi Sadit, “Dnevnik”.
Swoboda tha se Serbia në pranverën e vitit të ardhshëm mund ta marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, por para kësaj Serbia duhet të qetësojë rrymat radikale.
“Vendimi i fundit për të ndaluar Paradën e Krenarisë vetëm se dëshmon se qeveria e re serbe nuk është e angazhuar për vlerat evropiane“, tha Swoboda.
Ai shtoi se ajo që deri më tani ka dëgjuar nga qeveria e re, në aspektin e BE-së, nuk është aspak inkurajuese.
“Flirti i vazhdueshëm me Rusinë, si shenjë se BE nuk është partneri i vetëm i Serbisë, nuk ju ndihmon shumë”, thotë Swoboda.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...