Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/25

MARIFETLLËQET E STAFIT KORREKTUES


/Ekskluzive/

Gjendja në Burgjet e Kosovës




MARIFETLLËQET E STAFIT KORREKTUES (2)

...nuk e dua besën e askujt, e kam dhe do ta mbajë timen...

Nga Dibran Fylli 

Besoni apo nuk besoni, është  krejt njësoj. Unë nuk e dua besën e askujt, e kam dhe do ta mbaj timen dhënë kombit e atdheut. Edhe pse s’desha t’i publikoj këto faqe të hidhura të ditarit tim, më shtyri një e vetmja gjë. Pas përfundimit të hetimeve nga komisioni i pavarur i asaj kohe, i cili tragjedinë e 4 shtatorit 2003, në të cilën si pasojë gjeten vdekjen pesë shqiptar e quajti “incident”, por edhe heshtja qyqare e institucioneve demokratike të Kosovës, të dala nga vota e lirë që edhe pas kaq viteve nuk bëri as edhe një hap për zbardhjen e rastit tragjik të këtyre të burgosurve që humben jetën brenda mureve të burgut. (sipas këtyre tipave, në këtë rast nuk paska fajtorë, ata i paska ngrënë ujku e hajt!?...)
Pse kjo heshtje e institucioneve të Kosovës? Shpresoj se heshtja s’do të zgjasë, të paktën për hir të dy gjerave; -për bindjen e popullit që drejtësia të bie në vend dhe për hatër të gjakut të Hamzës, Mentorit, Sinanit, Ardianit, Hasanit e shumë e shumë viktimave tjera të tragjedisë së 4 shtatorit 2003...


Pse po kthehen përgjegjësit e tragjedisë në vendin e tragjedisë?!

Thënë shkurt, të gjithë ata që në kohën kur ndodhi tragjedia e 4 shtatorit 2003, dhe në një apo në mënyrën tjetër do të duhej të ndiheshin fajtor për krejt atë që ndodhi, ata sot po kthehen në të njëjtin vend, bile edhe më të avancuar. Duhet ditur se, me këtë “drejtësi”, ne s’mund të dalim as të dera e shtëpisë, lerë më t’ia mësyjmë Evropës.



Çudia ndodhi atëherë-çudia po ndodhë edhe sot!

Pse ata të cilët kanë punuar e kanë qenë të besuarit e regjimit të atëhershëm, deri në vitin 1999, sot janë nëpër vende kyçe në Burgjet e Kosovës?

Pse tipat e sojit të  A.K-së e të  R.H-së po e mohojnë qëndrimin besnik të tyre në burgje të Kosovës deri në vitin 1999?



 






Kjo, sipas mendjes se shendosh do të thotë se, heshtja dhe mohimi i tyre është fshehje e krimit që ndodhi në Burgun e Dubravës gjatë kohës se luftës. Duhet që dikush të dal e t’i pyes këta tipat se ku i kanë fshehur mirënjohjet e dekoratat që ua dha regjimi i kaluar, apo ndoshta vallë i ruajnë ato për t’i treguar “drejtësisë” se sa me besnikëri e kanë kryer detyrën gjatë asaj kohe!

A e dinë Ministri për disa meritor që vërtet meritojnë avancim?




 
  

Në Burgun e Dubravës, aty ku nuk dihet se kush pinë e kush paguan, ka njerëz me fakultete, të suksesshëm në punën e tyre të përditshme dhe vërtet meritor për veprimet e tyre profesionale gjatë kohës kur ndodhi tragjedia e 4 shtatorit 2003, e besoj edhe sot. Psh. Ka të tillë që atë botë intervenuan në formën më të mirë të mundshme dhe përdorën autoritetin e tyre duke ndërhyrë e parandaluar rebelimin e të burgosurve në Pavilonin nr.3 dhe të njëjtit as atëherë as sot nuk kanë lëvizur nga vendi, ata në të kundërtën, kanë qenë të qortuar e të degraduar, sepse kjo tipave në funksion nuk u ka konvenuar. Pse nuk u ka konvenuar? E dinë ata vet!, por edhe për t’i gjetur këta meritor, nuk është vështir, vetëm lypset guxim e drejtësi...

Është e domosdoshme të kërkohet përgjegjësia nga tipat e këtij soji!?

                              Disa faqe ditari të d.f, ish i burgosur në Burgun e  Dubravës (2)

(vijon nga numri i kaluar)

KËSHTU NDODHI TRAGJEDIA E 4 SHTATORIT 2003 NË BURGUN E DUBRAVËS

BETEJA NDËRMJET “SPECIALCAVE” TË ARMATOSUR DHE TË BURGOSURVE DUARLIDHUR -  MË E TMERRSHMJA NË JETËN TIME

ORA 18:30 PRITJA VAZHDON - PËRGJIGJE  S’KA!!!

Brenda në Pavilonin nr.2, pa problem të burgosurit vazhdojnë të mbesin të vetëmbyllur. Të gjitha mediumet po komunikojnë lajmin se çka po ndodhë në Burgun e Dubravës. Këtu jemi në pritje… përgjigje ende s’kemi nga Drejtoria e Burgut. Të gjithë të burgosurit janë të vendosur ta vazhdoje grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre...


ORA 20:00: BISEDIMET E QUAJTURA KËRCINIME

D.S.-ja , ky  farë tipi me figurë të shprishur e me fytyrë krimineli, zëvendës i kriminelit tjetër të quajtur Xhef, sa herë që vjen afër pavljonit, ku bisedat zhvilloheshin përmes grilave të ndryshuara unmikiane, në vend të fillimit ai e thoshte fundin dhe atë me fjalët (citoj) :”Hapni dyert, ose do të bëhet vonë për ju…Ju jeni të burgosur?!” e fjalë të tjera kërcënuese që i ngjasonin dhunës e jo gjuhës intelektuale. Prandaj, unë e thëm këtë që të mbetet në ditarin tim. Këto janë kërcënime, fyerje, sharje, nënçmime e çka jo tjetër, vetëm bisedime s’mund t’i quash. Kështu disa herë erdhën të na bindin me fjalë kërcënuese, si ata të stafit ndërkombëtar edhe të atij vendor, të udhëhequr nga D.S.-ja , A.K-ja, Xh.B.-ja, etj., kurse ekipi i stupcaxhinjëve çdo herë rrinin gati me stupca në duar, maska në kokë e si duket edhe të etshëm për të pirë ndonjë pikë gjaku në këtë mbrëmje të kobshme.



ORA 21:15: PËRGJIGJJA ERDHI , ÇKA TANI…!?

Erdhi personi i cili që nga ardhja e tij, çdo herë insistonte të jetë ndërmjetësues i besueshëm dhe në të mirë të të dyja palëve. E kote, kjo ishte ajo që ne të gjithë më se paku e prisnim. Në vend të përgjigjes ishin fjalët: “Djem puna s’është mirë, ata nuk donë bisedime siç i premtuan. Unë jam këtu për të mirën tuaj, por s’bëri punë … Ju Zoti ju ndihmoftë! …”. Fjala e fundit e personit nga zyra e Ombuds Personit, H. J. ishte: “Nëse nuk pranoni ta hapni derën, ata do të futen me dhunë Brenda…” Kurse përgjigja ishte unanime nga të gjithë të burgosurit e pavijonit nr.2: “...deri në plotësimin e kërkesave tona...”. Të gjitha këto po dëgjohen e vëzhgohen nga stafi vendor e ndërkombëtar, por, me interesim të madhë po përcjellt situata edhe të gjithë të burgosurit e Pavijonit nr.3 . Ky pavijon ndodhej vetëm pak metra larg, të gjithë të burgosurit ndodhshi nëpër dritaret e tyre  duke dëgjuar e vëzhguar, por edhe nuk mungon komunikimi në mes nesh. Ata  thoshin se “...nëse insistojnë të hyjnë  me dhunë  te ju  atëherë ne do ta thyejmë pavijonin”
Bisedat paksa  të acaruara të stafit menagjues ndërkombëtare bënë që diçka të mos jetë në rregull atje përtej. Në Pavijonin nr.3 po dëgjohen rrapëllima e bërtitma!... Sipas të gjitha gjasave diçka po ndodhte edhe atje ...




ORA 21:45: KJO NUK GJASONTE NË DIALOG

Edhe  kësaj radhe ky farë Don Scotti, me nervozë të madhe e shprehje të ashpra filloi të pyes se çka dëshironim. Përgjigjja jonë ishte: ”S’kemi çka bisedojmë, për të gjitha ato që ne kemi kërkuar i keni të shkruara”, kurse ky farë njeriu që s’njeh gjuhën e dialogut, ashtu i shprishur në fytyrë filloi të bërtiste: ”Hapni derën! Keni afat dhjetë minuta!...”, por  ky farë haramashi e uli çmimin ne vetëm 5 minuta, duke i ngritur pesë gishtërinjtë e dorës  lartë dhe duke bërtitur: ”Tash do ta shihni ju!”...






ORA 21:48: U DHA URDHËRI ME DHUNË TË HYHET  NË PAVILON?

Nga dritaret në krahun V-2 dhe J-2 shikonim sikur spektatori që pret skenën tmerruese  në filmat e zhanrit horror. Oborri i Pavijonit nr.2, rreth këtij pavijoni si dhe rreth Pavijonit nr.3, e deri të Pavijoni nr.5, s’ka çka sheh njeriu përpos njerëz  të uniformuar me uniforma unmikistane.
Në oborrin e pavijonit, janë tubuar disa Rroba zinj, “Specialna jedinica”, të gjithë të pajisur me maska mbrojtëse si dhe me stupca në duar. Rroba zinjtë  prisnin në një këmbë për të intervenuar. Atyre nuk u mungonte ky vullnet, u mungonte vetëm komanda-urdhëresa.



ORA 21:50: DËGJOJA POR S’BESOJA DOT...

Njëri nga ndërkombëtaret, në gjuhë të huaj e të vrazhdë, u jep urdhër “specijalna jedinices”, për fat të keq të gjithë janë shqiptarë, me dhunë ta thyejnë derën e Pavijonit ne.2, dhe me dhunë të hyjnë brenda për të keqtrajtuar, se çka tjetër !

Rroba zinjtë e “specijalna jedinices” me një urraaaa... mësyn dyert e pavijonit.
Krismat dëgjohen në dyer, këtu është një fillim katastrofik. Ata filluan sharjet, fyerjet e çka jo tjetër!? Britmat dhe rezistenca nuk munguan as nga brenda. Kjo britmë e rezistencë u bashkuan me atë qe dëgjohej nga përtej Pavijonit nr.3 e që të dyja këto britma kobtare merrnin kupën e qiellit...

ORA 21:58: MËSYERJA IU DËSHTOI...

Ata rrobazinjë mësyjnë hyrjen me dhunë, por kësaj radhe dështuan, sepse dera e hyrjes ishte mirë e bllokuar me kaseta të metalta nga brenda. Gjatë tërë kësaj kohë sa ata tentuan të hyjnë, pa ndalur bërtasin, shajnë e fyejnë me fjalë shumë poshtërues , që unë s’kisha besuar se do t’i dëgjoja ndonjëherë nga goja e shqiptarëve, aq më pak nga ata që në kraharor mbajnë peshoren me shenjë drejtësie. Pasi dështuan këtë herë, u kthye deri në fund të oborrit për të marrë edhe udhëzimin e fundit nga harambashi i quajtur Don Scott!
ORA 22:00: ÇKA SOLLI FILLIMI I KËSAJ ORE?
           
Pas fillimit të aktit të parë të kësaj drame tragjike dhe përfundimisht vetëm më sharje, fyerje e fjalë aq të poshtra, siç duket filloi ngjarja e vërtete, sepse tani këta farë “specialcat” shqipfolës mësyn për herë të dytë që me dhunë të hyjnë brenda Pavilonit. Kësaj radhe janë më të tërbuar, vrapojnë më shpejt, kanë me vete edhe aparatin me të cilin donë t’i presin grilat. Do të thotë se më çdo kusht do ta bëjnë atë që u është urdhëruar , frikësohen se mos po i humbin vendet e punës, apo  dhe një gjë mund të jetë e vërtet, ndonjë nga ata, e që për fat të keq nuk janë aq pak, luftojnë se cili do të jetë më i vrazhde ndaj nesh që të nesërmen t’i fitojnë gardat unmikane.



Ata shajnë e fyejnë nga jashtë. Të sharat që pandërprerë dëgjoheshin  nga ata faqezinj, tani filluam t’i njohim nga zëri se cilët ishin ata bij bushtrash që aq keq na fyejnë. Këto krisma në derë po zgjasin, sharjet po shtohen... Kutia e parë me tym depërtoj brenda në korridoret e Pavijonit, pas pak kohe u vërejt një flakë zjarri në derë të hyrjes, flakë kjo qe brenda pak sekondave u përhap nëpër korridor dhe flaka e kaploi tërë atë vend deri te karaulla e brendshme. Zërat u dëgjuan: “...ikni se donë me na djege të bijtë e bushtrave”. Të gjithë të burgosurit ikën nëpër dhomat e veta. Zhurmat dëgjohen nëpër qelitë e mbushura me tym, në anën tjetër edhe me tmerr kur dëgjoheshin zërat e shpirtzinjve: ”Vdisni, he nënën e nënës!”. Ku doni me shkua tash he p...e n...!” O Zot, shpëtona nga ky rrezik! Dëgjohen zërat nga qelit e errta. Po edhe të ketë njeriu njëqind shpirtra s’mundet t;i shmanget vdekjes...!?  Ky është vetë ferri!
ORA 22:30: NË VEND TË NDIHMES, STUPCAT!

Derisa flaka e mbuloi hyrjen e Pavijonit 2, ajo filloi të shpërndahet edhe me tej. Nga shpirtzinjtë s’pati as një intervenim të vetëm, as tentim për te hyrë brenda, përveç fjalëve te ndyra e sharjeve te sojit cergashçe, fjalë që mund t’i dëgjosh vetëm nga ky milet narod. Më duhet të veçoj një fjalë që s’e kisha paramenduar më parë, se mund ta thotë shqiptari për shqiptarin në këso situatash kritike për jetë a vdekje: ”A e keni boll nxehe, he n....!” . Këto fjalë kanë mundur t’i thonë vetëm paramilitaret serb, që vranë, dogjën e poqën popullin tonë. Pas kësaj, e që nuk më kujtohet ora e saktë (pse s’më kujtohet do ta mësoni me vonë), paramilitaret shqipfolës me rrupullima e britma të mëdha hynë në korridorin e hyrjes, pasi më parë e kishin thyer derën dhe e kishin bërë qull më ujin nga cisterna, (kinse për ta fikur zjarrin). Këta faqezi, me bateria nëpër dorë të pajisur me stupca e mbuluan tërë hyrjen e korridoreve, dhe thuajse këtu tani filloi ngjarja  tragjike e kësaj dite të kobshme, të gjithë ishim të lodhur e të molisur, me shpirt në dhëmbë nga tymi, flaka dhe zjarri. Pas kësaj filluan sharjet më banale që mund të dëgjohen, sharjet ballë për ballë, dhe urdhri: ”Të gjithë duart pas kokës dhe një nga një dilni!”. Fillimisht pati edhe kundërshtime, sepse krahu V-1 dhe ai J-1 ishin me pak të rrezikuar dhe donim që t’u ndihmohet atyre që ishin më të rrezikuar se ne. Kjo ishte tmerr. Ishte vetë ferri i përjetuar për së gjalli.

Të burgosurit filluan të dalin. Rreshti ynë kalon në mes të dy rreshtave të paramilitareve të cilët pa ndërpre  sillnin në të gjithë derisa kalonim në oborr, atje na prisnin ekipi tjetër i specializuar për rrahje deri në vdekje.




 





Kjo ngjarje s’mund dhe s’guxon të harrohet.
Kjo që po e them është e vërtetë sepse unë jam pjesë e kësaj ngjarje, Edhe unë e përjetova me shpirt e me shpinë! Të gjitha ato goditje që i bënin këta far faqezinjsh përcilleshin me sharje e fyerje të sojit-pjellë dreqi! Një i burgosur nga krahu V-2, i cili po rrokullisej shkallëve nga shkelmat e shqipfolësve po kërkonte ndihmë, kurse ne vend të ndihmës e pritën stupcaxhinjtë e Xhefit e të Don Scottit. Se a ka shpëtuar, këtë nuk mund ta them ngase zëri i tij, edhe ashtu i lodhur nuk po dëgjohej dot, si dhe nga pamundësia që të shihet, sepse rrymën na kishin ndalur qysh herët. Kështu po zhvillohej atë mbrëmje drama tragjike. Tani ishte radha që unë të eci në mes të rreshtave të shtrënguar mirë me stupca. Se si  kalova deri ne oborr se di as vetë. Në oborr vrejta se dy nga horrat e horrave vrapuan drejt meje duke bërtitur, ”Ku je ti, ty po të lypim!?” Unë mendova se do të më ofronin ndihmë, po për fat të keq, ndodhi krejt ndryshe. Kjo ka qen beteja më e tmerrshme ne jetën time, betejë në mes te të armatosurve dhe duar lidhurve. Se a ka të vdekur deri më tani se di, por?!..
Është e pa mundur të kalohet nëpër duart e këtyre katilëve të pamëshirë e të mos ketë viktima. Gjersa u gjenda i shtrirë në oborr, me duar pas shpine në mesin e qindra të tjerëve arrita t’i identifikoj disa nga horrat si: S.I., A.K, B.M., B.B., M.H, N.S., B. Si dhe njëfarë O., të cilët edhe sot s’arrita t’ia mësoj mbiemrin. Këta farë horrash, sigurisht mendojnë se nuk do të zbulohen, që kanë qenë nder protagonistet kryesor të asaj mbrëmje të kobshme, keqtrajtues e se fundi vrasës!!! S’e kam për qëllim ta gjykoj askënd, por ky është realiteti, edhe pse i hidhur.   

    

ORA 22:50:  NË ÇKA GJASONTE OBORRI I PAILONIT  2 ?

Kur arritëm në oborr, shpëtuam nga zjarri, edhe pse të lodhur nga tymi e të alivanosur nga stupcat e horrave, ndodhi edhe një e papritur, një gjest çnjerëzor, sepse këtë mund ta kishin bërë vetëm paramilitaret serb. Ne mezi e mbanim shpirtin, s’mund të merrnin frymë, dikush i djegur tyle='t( � a i �G pG y'> 
Brenda në Pavilonin nr.2, pa problem të burgosurit vazhdojnë të mbesin të vetëmbyllur. Të gjitha mediumet po komunikojnë lajmin se çka po ndodhë në Burgun e Dubravës. Këtu jemi në pritje… përgjigje ende s’kemi nga Drejtoria e Burgut. Të gjithë të burgosurit janë të vendosur ta vazhdoje grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre...


ORA 20:00: BISEDIMET E QUAJTURA KËRCINIME

D.S.-ja , ky  farë tipi me figurë të shprishur e me fytyrë krimineli, zëvendës i kriminelit tjetër të quajtur Xhef, sa herë që vjen afër pavljonit, ku bisedat zhvilloheshin përmes grilave të ndryshuara unmikiane, në vend të fillimit ai e thoshte fundin dhe atë me fjalët (citoj) :në fytyrë e dikush nëpër duar, dikush i llomitur nga stupci e dikush  krejtësisht i alivanosur pa vetëdije, ata horrat s’i ndalnin britmat, duke sulmuar me shkelma  edhe në kokë që të shtriheshin me fytyrë përtokë e duart e lidhura  pas shpine. Nëse e ke pasur ndonjë të burgosur duke vuajtur me shpirt, për jetë a vdekje, s’ke mundur të mos e kërkosh mjekun për ndihmë. Por kjo na u shpërblye me shqelma e fyerje si; ”Mos ta dëgjoj zërin!”....

Datoteka:Groblje zatvorenika.jpg
                97 varre nga krimet serbe ne Dubravë janë në Rakosh (F.B)


O Zot!,  po çfarë janë këto bisha në formë e njeriu?!  Njeriu me duar të lidhura e i alivanosur, pa vetëdije të rrahët si kafsha, këtë e pashë për herë të parë ne jetën time, e që s’e kisha besuar kurrë më parë. Mendoja me vete, edhe nëse shpëtuam nga tymi e flaka, këtu s’do të ketë shpëtim.

Datoteka:Zatvor dubrava 21 maj 1999.JPGDatoteka:Zatvor Dubrava.jpg
                                                     Masakrat në Dubravë gjatë Luftës 

Krejt kjo katastrofë e përjetuar as rend mbi supet e 174 të burgosurve kishte një fije shpresë, sepse ndihma mjekësore, edhe pse me vonesë, arriti se fundi. Edhe këtu është një gjë që nuk ngjanë askund në botë. Me gjithë interesimin e insistimin e të gjithë mjekëve dhe teknikeve për të na ofruar ndihmë, ata s’mund ta bënin atë, pa lejen e një krimineli që rrinte duke u sjell mbi kokat tona, dhe i cili ua caktonte se kujt t’i epej ndihma  e kujt jo, madje e kam vërejtur një mjek, nga të huajt i cili me çdo kusht insistonte për të na ndihmuar. Se kush ka mundur të jetë ai, këtë më se miri mund ta dinë Xh.B., A.K., S.M., N.S., të cilët për çdo veprim kërkonin leje nga Shefi i tyre unmikian. Këtu kam  mundur ta vëreja edhe një tip, i cili ka qenë mjaft agresiv dhe mbante në bylyzykun e dorës së majtë një shirit bardh e zi. Ky farë tipi ka qenë edhe brenda ne Pavijon në mesin e horrave. Edhe pse s’munda ta vërej mirë në fytyrë, atë  shiritin bardh e zi është i vetmi që e ka bartur në dorë dhe ka shërbyer ne Pavijoni nr.2. Kështu oborri i Pavijonit nr.2 ngjante në kamp tmerri. Mendoj se kështu ka mundur të ndodhë vetëm në kampet hitleriane kundër hebrenjve....

 Datoteka:Krvavi madraci dubrava.jpg
Shkrimi nga ditari i ish të burgosurit d.f, i cili gjatë asaj kohe ka qenë përjetues i këtij tmerri, vazhdon në numrin e radhës, ku do të dalin në shesh edhe shumë marifetllëqe, të pa publikuara deri sot që po ndodhin nëpër burgjet e Kosovës.


 








Derisa të vazhdojnë këta skenarë të horrorit, do të vazhdojnë publikimet e turpit...



(bazuar në rrëfimet dhe ditarin e d.f)
ë qß a e pG F vljonit, ku bisedat zhvilloheshin përmes grilave të ndryshuara unmikiane, në vend të fillimit ai e thoshte fundin dhe atë me fjalët (citoj) :

2012/10/24

Bisedë me ushtarin dhe themeluesin e teatrit artistik ushtarak “Hamëz Jashari”, Dibran Fylli




AI ËSHTË I GJALLË!



Kur u themelua trupa artistike ushtarake (TAU) “Hamëz Jashari”, ku dhe pse?Si punoi dhe sa kontribuoi ky evlement kulturor luftarak gjatë kohës së lutës së UÇK-së, dhe pas saj? Ç’bën sot TAU-ja? Pse s’u zyrtarizua (pas luftës) si një teatër  me elemente shtetërore, historike dhe të lirisë kombëtare?Kush, dhe pse e la pas shpine trupën artisitke ushtarake “Hamëz Jashari”?










RIZA GREIÇEVCI

Kur u themelua trupa artistike ushtarake e UÇK-së,
“Hamëz Jashari”?

Trupa artistike ushtarake “Hamëz Jashari” është themeluar më 15 shkurt 1999, nëpër flakë të luftës çlirimtare të UÇK-së. Në fillim të muajit shkurt të vitit 1999, kërkova një bisedë me Shaban Shalën, i cili ishte epror në Komandën e Shtabit të ZO të Drenicës. Unë e njoftova me idetë e mia për themelimin e një Trupe Artistike Ushtarake, ku, në përbërjen e vet, do ti kishte: Sektorin e Dramës-Teatrin, të Muzikës, të Filmit Dokumentar, dhe do të funksiononte në kuadër të SHP të UÇK-së. Atë ditë shkëmbyem shumë ide rreth funksionimit të kësaj Trupe Artistike Ushtarake, në themelim. Takimin e radhës e caktuam për 18 shkurt, kur eprori Shaban Shala, do të na njoftonte për vendimet e Shtabit të Përgjithshëm, dhe po atë ditë do të na jepej apo jo drita e gjelbër për fillimin e punës në këtë drejtim. Propozimin për emërtimin e Trupës e kisha bërë unë, Dibran Fylli, pjesëtar i UÇK-së, po atë ditë kur biseduam për themelimin e kësaj trupe artistiker ushtarake. Idepropozimi ishte që, kjo Trupë të emërtohet me emrin e Heroit Kombëtar, Hamëz Jashari. Dita e 18 shkurtit erdhi shpejt, dhe bashkë me atë ditë të paharrueshme erdhi edhe Vendimi për themelimin e TAU-së “Hamëz Jashari” të UÇK-së. Ishte një kënaqësi e veçantë për ne, shpjegon sot veprimtari, krijuesi dhe luftëtari i UÇK-së, Dibran Fylli. Ky emër i Trupës Artistike Ushtarake ishte dhe do të mbetej një emër i ri në historinë e kulturës shqiptare, e  themeluar nëpër flakë të luftës së lavdishme çlirimtare nga njerëz të kulturës, të gjithë pjesëtarë të UÇK-së. TAU-n, do ta madhështoë edhe më tepër emri i Heroit të Kombit, Hamëz Jashari, emër të cilin kjo Trupë e mban me krenari sot e sa të jemi gjallë.
 
Në cilën ditë u themelua, kush ishte udhëheqës i saj ?

Më 18 shkurt 1999, u vendosën organet drejtuese të TAU-s, shef i Trupës Artistike Ushtarake, me urdhër,  u emërua Dibran Fylli, zëvendës Sherif Krasniqi, udhëheqës i Teatrit Latif Zariqi, i Sektorit të muzikës, Nusret Kadriu, si dhe, po më 18 shkurt 1999, u mor Vendim për shënimin e Ditës së Rënies Heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të Familjes shenjterore Jashari nga Prekazi, që do të mbahej më gjashtë mars 1999. Po ashtu, ajo që na mbushte me vrull e krenari ishte fakti se na dhanë një përkrahje të veçantë Komandantet e ZO të Drenicës, dhe përkrahje e përgëzime erdhen edhe nga eprorë të  tjerë të kësaj Zone Ushtarake të Luftës Çlirimtare.Me kujtohet si sot, vazhdon rrëfimin e tij interesant, Dibran Fylli, shef i parë i TAU-s. Eee, sa me mund të madh i siguruam shumë instrumente muzikore (ishin duke luftuar ndër male të Drenicës) solistë e aktorë, të gjithë këto tani më ishin në gjirin e TAU-s “Hamëz Jashari” të UÇK-së. Punën e filluam me prova intensive. Trupa Artistike Ushtarake po e merrte fizionominë e një Institucioni të mirëfilltë e profesional të kulturës në kuadër të UÇK-së. Aty nuk mungonin njerëz të profesionit e të vullnetit të mirë. Ata përkrah çiftelisë mbanin edhe pushkën. Përkrah artit kishin betejat. Kësaj do t’i thosha luftë në shumë fronte. Unë një gjë të tillë e dëshiroja që moti. Ëndrra m’u realizua në shkurt të vitit 1999. TAU-ja po funksiononte në mënyrë profesionale, sipas planit e programit tim, por edhe sipas urdhrave dhe udhëzimeve të hierarkisë ushtarake. Kjo ishte vetë kënaqësia, jo vetëm për mua, dhe nuk kam njohuri,m por e them me përgjegjësi se askund në botë luftërat e derisotme gjithandej nuk e patën një kësi TAU-je, siç e pati dhe e ka edhe sot ushtria e Kosovës.

Librat e Botuar nga Dibran Fylli
Sa shfaqje i keni bërë në male, cila ishte paraqitja e parë?

Unë e bëra një skenar për ditën e gjashtë marsit, si dhe një pjesë skenike, me emrin sensacional që u mirëprit dhe u pëlqye shumë jo vetëm nga qarqe ushtarake të UÇK-së, por qe besa u pëlqye e vazhdon të pëlqehet edhe nga populli, sidomos nga rinia kosovare:“AI ËSHTË I GJALLË”. Ky skenar imi, unanimish u pranua nga të gjithë të UÇKs-së, dhe në fund u vendos, që edhe programi i gjashtë marsit të shkojë me emrin me titullin: Programi artistik “AI ËSHTË I GJALLË”. Përkushtimi ynë dhe provat intensive nëpër skena të improvizuara malesh o lugjesh, bënë që programi të jetë gati me kohë dhe në nivel të lartë artistik dhe luftarak. Pritej dita dhe ora e fillimit të programit me padurim. Ishim marrë vesh që manifestimi për komandantin legjendar, Adem Jashari, të mbahej në Prekaz, në lagjen e Lushtakëve, në një largësi  jo më shumë së një kilometër nga forcat ushtarake policore e paramilitare serbe. E them me shpirt: Dita e 6 marsit të vitit 1999, mbeti  e pa harruar dhe e rëndësisë së veçantë për TAU-n “Hamëz Jashari”, për SHP të UÇK-së. Mjetet e informimit të asaj kohe, por edhe për numrin e madh të pjesëmarrësve në manifestimin përkujtimor, me emërtimin “AI ËSHTË I GJALLË”, me rastin e njëvjetorit të rënies heroike të Kryekomandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Publiku ishte aq i nderuar dhe i respektuar, deri sa rendi dhe qetësia ishin në nivel të duhur. Por, kur në pjesën skenike, para masës së tubuar doli aktori-luftëtar,Ramadan Kaqkini, i cili interpretonte rolin e komandantit legjendar, u ndezën zemrat, vërshuan ndjenjat mbushur krenari. Dani, siç e thërrasim edhe sot, me pamje fizike identik me të Madhin e të Lavdishmin Adem Jashari, solli lot gëzimi në sy, solli të gjallë komandantin legjendar Adem Jasharin, dhe ishte tepër e pamundur të qetësohej turma e madhe e popullit, gra, fëmijë, pleq, duke brohoritur dhe duke dëshmuar para btokëps, para Preakazit, para Zotit dhe para botës së biri i tyre Adem Jashari nuk kishte vdekur, as që do vdes kurrë përderisa të ketë dritë dielli mbi kokat e njerëzimit!
Komandanti legjendar u shpërndante armë aktorëve në skenë. Zëri i tij burrëror, shenjtror, mbërrinte kupën e qiellit, arrinte deri tek i Madh Zot,  duke iu drejtuar popullit me fjalët: “Mua me keni kudo, kudo, kudo!Unë jam i gjallë! Unë jam i gjallë! I gjallë do të jem gjithmonë me ju!”. Masa e popullit pëshpëriste:“More a po e sheh së, Ai qenka i gjallë! I gjallë qenke dhe i gjallë do të mbetësh në zemrat tona, o komandanti legjendar Adem Jashari!”.
Atë ditë për ta përcjellë manifestimin kishin ardhur, pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së, korrespondentë, gazetarë të televizioneve të huaja që ishin prezentë në Kosovë, si dhe shumë vëzhgues ndërkombëtarë, ku të nesërmen, dhe në ditët e tjera në vijim, gazetat e lajmet në TV ishin të stërmbushura me lajme për shfaqjen e UÇK-së, “AI ËSHTË IGJALLË”, kështu që TAU-ja, hasi në përkrahje të madhe ngaSHP i UÇK-së. TAU-ja planifikonte që Programin Artistik “AI ËSHTË I GJALLË ta shfaqte nëpër të gjitha Zonat Operative të UÇK-së, por jo fort larg kësaj date, në Drenicë, dhe në përgjithësi në Kosovë, forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe, ndërmorën një ofensivë të egër, kështu që plani i TAU-s, mbeti i parealizuar nëpër Zonat e luftës. Pikësëpari, të gjitha veglat muzikore dhe mjetet e zërit na i dogjën forcat serbo-çetnike, edhe pse i patëm fshehur në xhaminë e Abrisë, i gjetën dhe e bënë të vetën me zjarr, por nuk na zmbrapsen dot. Kështu që aktorë, regjisorë, këngëtarë e instrumentalitë pastaj e kryenim obligimin kombëtar, pra ishin nëpër vijat e frontit. Kështu që programi artistik “AI ËHTË I GJALLË”, i realizuar më 6 mars 1999, mbeti programi më i adhuruar i ushtarëve dhe eprorëve ushtarakë, por edhe i mijëra shikuesve, kritikëve të artit. TAU-ja një vit më vonë do të merrë formën e Manifestimit më të madh në vend, me 5, 6 dhe 7 mars, me emërtimin:“Ditët e Përndritjes”, tash “Epopeja e UÇK-së”, apo e njohur si “Nata e Zjarreve”, dhe krejt këto ide, skenar dhe organizimi nën udhëheqjen e Dibran Fyllit, me shokë të tjerë.

Sot, a ka ardhur koha të bëni ndryshime në këtë Trupë Artistike Ushtarake?Çka do të ndërronit, çka jo ?

Së pari duhet pyetur, se, a është funksional kjo Trupë artistike ushtarake“Hamëz Jashari”? Jo, mjerisht, me zemër të thyer e them se kjo trupë sot nuk funksionon më! Por, më e keqja e të gjitha të këqijave, i është harruar edhe emri. Të flas si dhe pse ka ardhur deri të shuarja e TAU-s, është histori e gjatë, ndoshta edhe më e gjatë se e themelimit të saj nëpër flakë të luftës së lavdishme çlirimtare, por, dua të them vetëm këtë, se, pa sektorin e kulturës, pra teatrin ushtarak, pa sektorin e filmit dhe filmit dokumentar, atëherë zor se do të mund t’ua tregojmë pasardhësve tonë dhe të tjerëve historinë e drejtë të Luftës Çlirimtare.Kurse, sa për ndryshime, ato do të ishin më se të domosdoshme, por jo të ndërrohet emri i Trupës, kurrën e kurres, sepse, është themeluar dhe ka dhënë shfaqje nëpër flakën e luftës, e që për fat të keq shokët e mi të istkameve, tash komandantë e eprorë, politikanë e kryetarë komunash, i kanë harruar ato ditë të vështira, plot sakrifica, që i përjetuam së bashku, luftuam së bashku, dhe së bashku erdhëm deri të liria…E tash? Mirë hiç. Ata që  e heodhen pas shpine këtë trupë kulturore të UÇK-së, ata vjen një ditë dhe do të tregojnë para popullit pse dhe si ndodhi kjo! Shohim e bëjmë.Kaq për kësaj radhe.

Pse TAU-ja s’u bë një institucion (teatër) shtetëror ?

Këtë përgjigje më së miri do ta jepnin vetë udhëheqësit ushtarakë e politikë të ish-UÇK-së dhe të ish-TMK-së, por dyshoj se do ta thoshin të vërtetën… Sepse, aty ku nuk kanë tendër me fitime të thukëta, këta tipa as që merren me këso gjera!?

Domethënë është shuar  kjo Trupë artistik ushtarake e
UÇK-së?

Pas mbarimit të luftës çlirimtare, TAU-ja u kompletua me të gjithë ata sektorë që i kishte në luftën çlirimtare, dhe me njerëz që kishin kontribuar për themelimin e saj nëpër flakë të luftës, dhe u vendos në Prishtinë, duke filluar punën në kuadër të SHP të UÇK-së, me transformimin e UÇK-së në TMK, në kuadër të SHP të TMK-së. Detyra kryesore e TAU-s ishte organizimi dhe mbajtja e Manifestimeve Përkujtimore për Dëshmorët e kombit. Ishte obligim-urdhër që t’i grumbulloja materialet e xhiruara gjatë luftës dhe të punojë filma dokumentar për dëshmorët dhe luftën çlirimtare. (Mezi,ama me shpirt depërtova para va kohësh në RTK për t;ua mbushur mendjen për lejen e shfaqjes sëp disa episodeve tëp filamve dokumnentarë që kam bërë unë gjatë luftës së UÇK-së, por edhe pas saj. Shfaqja e dukumentarëve me motive nga UÇK-ja në RTK po shskon mirë!). Unë me TAU-n kisha për detyrë të organizojë jetën kulturore në TMK, dhe punë tjera, që me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm e që i përkisnin jetës kulturore e ushtarake duheshin zbatuar. Sipas statistikës që kam, vazhdon më tujtje rrëfimin Dibran Fylli, me të drejtë, pak me emocione, TAU-ja, pas përfundimit të luftës, i ka ideuar, organizuar e realizuar mbi 100 manifestime përkujtimore për dëshmorët e kombit. Ka qenë organizator i programeve festive për ditët e çlirimit dhe festave tjera që i përkisnin jetës ushtarake si dhe shumë akademi përkujtimore e solemne.  Kjo Trupë kishte marr formën e një Institucioni kulturor ushtarak, duke u sistemuar si njëri ndër sektorët e rëndësishëm në Ministrinë e Mbrojtjes  në QPK. Kishim përpiluar Statutin dhe dorëzuar në Ministri, me urdhër të Ministrit të atëhershëm të mbrojtjes z. Azem Syla. Të gjitha dokumentet zyrtare atë kohë kanë qenë të dorëzuara dhe të protokolluara zyrtarisht në zyrën përkatëse të z. Hajdin Abazi. TAU-ja në gjirin e vet kishte mbi 50 anëtarë të rregullt. Të gjithë këta anëtarë ishin profesionistë që e ushtronin profesionin e tyre në kuadër të trupës artistike ushtarake “Hamëz Jashari”, duke filluar ngaaktorë, regjisorë, muzikanë, solistë, instrumentalitë, piktorë, dizajnerë, gjuhëtarë
Kryesia e TAU-s, kishte bashkëpunim të mirë me të gjitha Institucionet e kulturës në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Diasporë. E vërtet, TAU-ja sot është e harruar,askush nuk flet, nuk pyet as nuk interesohet për jetën dhe për fatin e TAU-s. Emri TAU sot ka mbtur vetëm në letër, por, unë them me bindje, kurë nuk ka bir nane që do të ketë mundësi ta fshijë fare këtë emër: TAU “Hamëz Jashari:, sepse, jo, s’ka mundësi tëshembë, të fshijë o të dënojë me burgim të përjhetshëm sakrificën e UÇK-së, të popullit, gjakun e dëshmorëve, jo, bre jo, kot e kanë politikanët, dje e sot o nesër, nuk do të muin d të shembin malet me krisma lirie, s’do të mundin për ta shembur sa të ketë driutë dielli as lirinë, Pavarësinë dhe krenarinë kombëtare të UÇK-së, as të TAU-s, e as historinë (REALITETIN) e ri në Kosovën e lirë.

Diçka të veçantë për figurën e Dibran Fyllit

Tash Fylli ka zbritur në tokë. Është kthyer nga mërgimi. Ka larë borxhin që e ka secili njeri, si luftëtar, si artist, por gjithnjë duke mos harruar: Mos pyet çka të dha ty, por pyet sa dhe çka i dhe ti Atdheut! I palodhshëm. I shpërdhitë. I paprintueshëm. Një behane: një lugë tëlyen për qervishin. Nuk ka lekë! I gatshëm ditën e natën, por i duhet ndihma  e tyre që e kanë për obligim të ndihmojnë artin letrar dhe artin e luftës, fitoren e çlirimtarëve. Nuk mjafton vetëm fitorja. Ajo duhet ndërtuar, përkhaur, nderuar, t’ia dish kimetin, thotë populli.Ndimonie punën dhe vullnetin e Fyllit, do të bindeni, kush ka të drejtë.

A ju besoni ju akuzave që po ngritën kundër çlirimtarëve?

Sa të ketë dritë dielli, akuzat, fajësimet, minimizimet, hilet dhe kilet që iu bënë dhe vazhdojnë t’u bëhen çlirimtarëve të UÇK-s, janë trup i këtij fillimshekulli, janë varfëri e terr i mendjes, janë  ligshti e pabesi që as Zoti as Krishti nuk ua falin besimtarëve të tyre.Tjetra: Gjithë popujt e botës  përpiqen nga balta të krijojnë emra dëshmorësh, t’i nderojnë dhe t’i falen gjakut e jetës së tyre, të dikush-dikushi shqiptar, dëshmorët përpiqet me çdo kusht t’i shndërrojë në baltë, medet, dhe atë baltë ta hedhin  në baltën e moralit të tyre të qelbur, stërvinë, duke shpresuar se kështu kanë kryer obligimin që kanë marrë nga djalli i zi, nga soji i shën Savës, nga Sorrania…Përderia nuk e nderojmë dhe nuk e shndërrojmë në vepër amanetin e dëshmorëve të kombit, populli ynë, zor që do t’ia shoh hairin gjakut të dëshmorëve, zor që do të gjejë lumturi e rehati, zor që do ta mëshirojë i Madhi Zot, zor që do të të ketë të drejtë të quhet: shqiptar! Thotë Dibran Fylli, pas lufte i harruar, i burgosur, i dënuar me burgim, i papunë, pa një kulm mbi krye, por njeri që s’e nënshkruan kurrë dorëzimin…

EKSKLUZIVE:Gjendja në Burgjet e Kosovës(1)


/Ekskluzive/

Gjendja në Burgjet e Kosovës



Nga Dibran Fylli,shkrimtar nga Prishtina



MARIFETLLËQET E STAFIT KORREKTUES (1)

A mund të ketë drejtësi aty ku shkelen të drejtat e njeriut?

Ditët e vështira që i kalon njeriu nëpër ato ferre, të quajtura burgje unmikistane-euleksiane e alla kosovarçe, mbesin të paharruara. Së pari, sistemimi i të burgosurve nëpër Pavijone është aq i pa vend dhe mirë i paramenduar e i qëllimshëm nga mbeturinat e komunizmit të cilët kanë marr poste të rëndësishme dhe vendim marrëse, duke u bërë të dëgjueshëm atëherë për UNMIK-në  e tash për EULEKS-in dhe s’ndalojnë së punuari për Administratën e tyre të dështuar, gjithherë në dëm të kombit e të atdheut, duke përfituar grada e poste jo meritore.
Sistemimi i të burgosurve është i tillë sa që s’mund ta dallosh ordinerin nga dhunuesi, hajnin nga plaçkitësi, e as vrasësin nga krimineli, kurse në mesin e krejt kësaj katastrofe i gjen jo rrallë ish pjesëtarët e UÇK-së. Në këtë mes të këtyre njerëzve, fatkeqësia i solli çlirimtarët që luftuan e sakrifikuan çdo gjë për lirinë e popullit, për fat të keq edhe të atyre që sot po mbajnë poste e po zotërojnë fotele të buta për bythët e veta....


Si arriti Aga Koliçi, emri i të cilit njihet si punëtor besnik i regjimit të kaluar, që ta fitoi besimin e kreut të Drejtësisë?!

1. Me pak fjalë përshkrimi i postit udhëheqës të këtij far Aga Koliçit në vitin 2003, kur ndodhi tragjedia më e tmerrshme pas luftës, më 4 shtator 2003 në Burgun e Dubravës (pa e përmendur punën e tij aktive në burgje deri në vitin 1999). Atëherë, Aga ishte Mbikëqyrës i vjetër-Udhëheqës i Pavilonit Nr.2, ku në datën e lartcekur u vranë 5 të burgosur dhe u lënduan rënd mbi 73 tjerë.


Në atë kohë ky far tipi ishte pjesë e ekipit që shkaktuan tragjedinë, bile ky kishte autoritetin e urdhërdhënësit, mbi të cilin, sot e një milion vjet do të mbetet një vrragë e zezë në moralin e tij, nëse i ka mbet ndonjë fije, dhe në vend që të përgjigjet para drejtësie, për atë që ndodhi brenda mureve të Burgut, ai në të kundërtën gradohet-avancohet nga “drejtësia” unmikiane dhe fiton postin e drejtorit në Burgun e Qarkut në Pejë, dhe jo vetëm kaq; Aga Koliçi, si njeri i mençur, me një shkollë të mesme dhe disa kurse unmikiane, nga Peja kalon në Burgun e Dubravës, duke iu besuar posti i Zv. Drejtorit në Ekipin “Profesionist”, dhe pasi e merr këtë post, ai vazhdon me avazin e vjetër duke i emëruar nëpër vende kyçe pothuajse të gjithë ata që ishin përgjegjës dhe të përfshirë në tragjedinë e 4 shtatorit 2003.
Me propozimin e këtij të mençuri me shkollë të mesme dhe të njëfarë Z. Imerit, Ushtruese e detyrës se drejtorit, e cila më parë ka qenë Shefe e Panelit për lirim me kusht dhe me bekimin e R. Hoxhës, Drejtor i Burgjeve të Kosovës, të avancuarit e kësaj kategorie janë: H.Meha, Përgjegjës i stafit menagjues të Burgut të Dubravës, S.Shoshi, Drejtor i Spitalit (mik i ngushtë i njëfarë Nuredin Demakut, i njohur si zullumqar e i pa shpirt gjatë regjimit të kaluar), etj... dhe krejt kjo ka ndodhur tash kur në Parlamentin e Kosovës po aprovohen ligje të rëndësishme për Shtetin e Kosovës. Athua a është në dijeni Ministri i Drejtësisë z. Kuçi, se kush na qenkan këta far tipash që po avancohen nëpër burgje?


 
 





  Ja pse duhet kërkuar përgjegjësi nga tipat e graduar:


Disa faqe ditari të d.f, ish i burgosur në Burgun e  Dubravës (1)

KËSHTU NDODHI TRAGJEDIA E 4 SHTATORIT 2003
NË BURGUN E DUBRAVËS

-Cili është në të vërtetë Burgu i Dubravës ?
-Kush urdhëron e kush i zbaton ato urdhra ?
-Stafi ndërkombëtar bashkë me atë vendor duhet të ndiheshin fajtorë për atë që ndodhi me 4 shtator 2003 ne Burgun e Dubravës.
-Pse komisioni i UNMIKUT-ut e përshkruan në raporti tragjedinë e 4 shtatorit si “incident”?!


Nga kjo birucë është vështirë të shkruhet. Të shkruash fjalën e lirë, e aq më tepër ta thuash një realitet si ky i kësaj ngjarje që tronditi Kosovën, është rrezik të pësosh. Ka mundësi edhe të mos e ndjesh veten normal nga ato qe njeriu i sheh vetë e së fundi i përjeton, por për hir te realitetit, për fat të keq realitet mjaft i hidhur, vendosa të shkruaj haptas, ta përshkruaj ngjarjen tragjike të 4 shtatorit 2003 qe ndodhi në Burgun e Dubravës (jo incidentin siç e quajtën unmikianet dhe e pranuan si të tillë vendoret), por ashtu siç e përjetuam atë natë, ashtu siç  e pamë me sytë tanë, dashtë Zoti të mos e shohim dhe përjetojmë më!
                                                           

 
     Tash .....                                                          Dikur gjatë luftës....





Për fat të keq, pas përfundimit te luftës kryesisht kanë funksionuar ligjet e rregulloret e padiskutueshme, ne total një rutinë e nxjerrë nga rregullorja e unmikianëve që ende po e mban shenjën “Made in Yu”.
Fjala rutinë s’do të thotë asgjë tjetër për ne pos asaj qe ka ndodhur dje dhe do të ndryshojnë vetëm atëherë, kur ju që jeni kompetent për t’i thënë stop ligjeve diskriminues do të merrni guxim, që në vend të të vetmes fjalë që e keni mësuar t’i përgjigjeni unmikistanit me (OK), t’u thoni  STOP zotërinj, kjo që po bëni ju s’është e drejt. Këtë që po e bëni ju e kanë bërë ata që këtu sunduan para jush, ata të cilët falë pushkës së UÇK-së s’janë më...


 

                                                         Dikur ....gjatë luftës ...




                         Vendi ku është e ndaluar të kërkohet drejtësia

Pa qenë stupcaxhi, s’mund të këndosh ilahi

2. Agron Rexha, i cili gjatë kohës që kishte ndodhur tragjedia mbante postin e Shefit të sigurimit - udhëheqës i ekipit për intervenime, edhe ky është dashtë që të përgjigjet para drejtësie, por, ndodhi e kundërta, tipi, meqë ishte i ashpër dhe ekzekutues i urdhrave të unmikianëve, shpërblehet duke u avancuar në postin e Zv. Drejtorit të Burgjeve.
Në vitin 2003 (nga burimi i saktë), ky far tipi, pas shumë insistimeve që i burgosuri G.Krasiqi, të bëhej informatori i tij, për t’i shërbyer me informata të fabrikuara për të burgosurit tjerë, dhe pasi i burgosuri nuk pranon të bëhet argat i dreqit, ky tipi, kinse gjatë bastisjes, i monton një brisk në kasetën e tij dhe më pas, pa pikë faji, i gjuhën si bisha në shpinë duke përdorur dhunë fizike e ndëshkuar me vetmi.  
Aktualisht ky tipi mbanë postin e njëjtë që e kishte kur ndodhi tragjedia e 4 shtatorit 2003, dhe tash për çudi, ky fetar e besimtar i denjë, veprimet dhe sjelljet e tij të ashpra i ka kthyer në diçka tjetër. Ka filluar të bëhet diplomat e t’u bëjë nder islamikëve (që më së paku ka në Kosovë), të burgosurve po u blenë me para të veta CD me ilahi dhe, krejt kjo po ndodhë brenda mureve të Burgut sa për ta tensionuar edhe më shumë gjendjen e këtij fenomeni në Kosovë.

4 SHTATOR 2003, ORA 7:45: SI FILLOI DITA

Mëngjes i qetë, kohë më diell. Pas zgjimit prapë filloi dita sipas rutinës së stërvjetruar, krejt pa lidhje, këtu pas këtyre grilave, një monotoni e  pa përshkruar, duket se dhe koha po stagon dhe sikur s’do të luan vendi!
Ora 11:05; nga qelia ime shikoj përtej grilave të ndryshkura. Qelia ka filluar të mrrolet. Edhe era sikur bëhet lajmëtar i kobshëm i këtyre anëve. Kam një parandjenje. Këtu sikur diçka nuk shkon, diçka s’është në rregull.
Ora 12:00; Lajmin për ta marrë ushqimin, nuk ishte si zakonisht. korridoret e të katër krahëve në Pavijonin nr.2 për një çast  u mbushen plot të burgosur. Fjalët që po dëgjoheshin ishin ”...s’duam ushqim. Lusim stafin e ndërrimit ta lirojnë Pavijonin”.
Dhe kështu stafi, që ishin vendorë, për dy-tre minuta, pa asnjë kundërshtim e liruan Pavijonin dhe dyert e hyrjes u bllokuan nga brenda me kasetë metalike. 174 të burgosurit e këtij pavijoni mbetem të lirë, të qetë dhe pa probleme.
Ora 13:00; Dikush nga jashtë kërkonte sqarime, ishin ata të Drejtorisë se Burgut, ndërkombëtaret bashkë me vendorët. Në një moment, thjesht dhe pa ndonjë qëllim të gjithë të burgosuri vendosen që në emër të të gjithëve të flas i burgosuri Z.N, për t’u sqaruar atyre se: “këtu bojkotohen të gjitha, protestojmë qetë dhe në mënyre paqësore deri ne realizimin e kërkesave tona” të cilat kërkesa (të përgatitura me shkrim), kërkesa që ishin të njohura edhe më parë dhe të parashtruara jo rrallë herë. Ata i more ato kërkesa, than se së shpejti  do ta keni përgjigjen. Në realitet, i burgosuri Z.N, s’ishte as organizator, as prijës i asaj që po ndodhte. Thjesht ishte një zëdhënës i 174 të burgosurve, ua shpjegonte atë çka thoshin e kërkonin të burgosurit e pakënaqur të Pavijonit nr.2.


ORA 14:05: KËSHTU FILLOI DIALOGU  AFATSHKURTËR

Edhe pse e kishin përkthyer dokumentin me kërkesat tona, por edhe na e kishin potencuar disa herë edhe gojarisht, edhe pse këto kërkesa ata i kishin të njohura, sepse ishin kërkesa për kushte thjeshtë elementare, e që disa nga këto (p.sh. uji) s’e besoj që s’i kanë pasur edhe kriminelët e mëdhenj e robërit e luftës nëpër kampe!, megjithatë, Don Skoti, një argat dreqi, prapë se prapë  kërkonte  shpjegime se çka dëshironim.
Kjo do të thotë se këtu s’pritej dialog mirëkuptimi. Zëri  i kërkesave dhe i asaj se çka po ndodhë në Burgun e Dubraves dhënë Radio “Dukagjinit” (live) u shpërnda në terë mediat e Kosovës. Në çdo medium flitet, komentohet, reagohet për atë se çka po ndodhë në një burg të mbyllur hermetikisht nga Xhefat e  Skotat unmikistanez....

ORA 16:30: ERA PO I VIE TRAGJEDI ....

Forca të mëdha ushtarake e policore sa vijnë e shtohen. Nga kati i dytë i pavijonit, në anën veriperëndimore duket rruga nga qyteza e Burimit për në Mojstir. Është e mbushur me kolona të autoblindave unmikiane, supozoj se kështu do të jetë edhe në anët tjera që s’po i shohim. Brenda murit të burgut me qindra gardianë të rreshtuar dhe të udhëhequr nga ekipi sportiv, do farë ”delta bravo”...

 ORA 16:45: GJENDJA SA VJEN E ACAROHET

Deri në këto momente, disa herë kontaktuam me stafin ndërkombëtar që udhëhiqej nga Don Skoti dhe vendoret Xh.B., A.K, H.M., etj si dhe më Tahir Demajn, i cili me çdo kusht po mundohej ta qetësonte situatën që tani mori kahje kërcënimi nga vet D.Skoti. Tahiri ishte nga KMDLNJ-ja, si dhe Halim Jashari bashkë me tre të tjerë që vinte nga zyra e OMBUDSPERSONIT. Këta njerëz, të paktën kështu na janë prezantuar, kanë insistuar që nga Pavijoni Nr.2,të formohet një grup nga 3-4 të burgosur që do ta përfaqësonin çështjen dhe të fillojnë bisedimet me Drejtorinë e Burgjeve. Kjo gjë ishte e pranueshme për ne dhe mbeti që këta persona  ta marrin edhe mendimin e Drejtorisë, thënë shkurt, shkuan ta shohin se çka thotë shefi i stupcaxhinjëve shqipfolës...!

 
ORA 17:00: GJENDJA U ACARUA EDHE MË.....

Brenda në Pavijonin nr.2 është qetë, asnjë ekses, asnjë problem. në të kundërtën, edhe pse aty mungonte  stafi urdhërues, me vetë iniciativë, të burgosurit pastruan tërë Pavijonin, u bë numërimi dhe nëpërmes telefonit u raportua në Drejtorinë e Burgut për gjendjen momentale në Pavijonin nr.2, në saj të kësaj u vërtetua se kjo protestë është ë qetë, paqësore dhe demokratike. Në kërkesën e shtruar me shkrim shkruante qartë se kërkesa i drejtohet: -Departamenteve të Drejtësisë, -Institucioneve të Kosovës,
 -KMDLNJ-së në Prishtinë, -Zyrës së OMBUDSPERSONIT në Prishtinë  dhe Z.Adem Demaçi. Me këtë s’kërkonim asgjë tjetër, vetëm të shikohet gjendja për së afërmi.
Po e shkruaj me shembull konkret, që në të ardhmen të mund të “besohet” në këtë “drejtësi” që na ofruan unmikianet.  Në kati e dytë të pavijonit, që ka dy krahë V-2 dhe J-2, e që numëronte nga 45-47 të burgosur, ndodh të mos këtë ujë dy ditë radhë, banjat ndodhen nëpër dhoma, njeriu i shendosh duhet të kryejë nevojën fiziologjike...!?
Unë për këtë thjesht s’kam përgjigje...!

 
ORA 17:15: TERRI I MBRËMJES PO AFROHEJ

Në këtë kohë, si zakonisht drita fillon t’i lëshoj vend errësirës, atëherë kur edhe  ne po ballafaqoheshim me një ankth. Jemi në pritje se çka do të sjellin këto orë të mbrëmjes!? Po presim se çfarë lajmi do të na sjellë Tahir Demaj nga Drejtoria, e sipas të gjitha gjasave, kjo s’do të këtë edhe aq sukses. Thamë kështu sepse shefi i “stupcaxhinjëve”, nga fytyra duket të jetë mjaft nervoz dhe i etshëm për ndonjë marrëzi që të krijon probleme e dhunë brenda paqes.

ORA 17:45: PRITJE NË ANKTH

Meqë gjer më tani të gjitha bisedat u zhvilluan nga dritaret e burgut dhe së fundi kjo edhe duhet të jetë kështu, sepse deri më tani, çdo kush që ka shtruar ndonjë kërkesë për ndonjë kusht, ai njeri në vend të përgjigjes është shpërblyer me ndëshkim 5 deri 7 ditë vetmi dhe të plota 28 ditë “përmirësimi”. Kështu ishte për ata të burgosur që  kërkonin kushte më të mira apo edhe për ndonjë refuzim sado të vogël. Me gjithë këto vendosëm që 3-4 veta qoftë edhe nëse e paguajmë këtë me dënim, të dalim nga Pavijoni për bisedime, duke shpresuar se tani do të jetë ndryshe, pasi që aty ishin dy institucione mjaft të besueshme KMLDNJ dhe OmbudsPersoni...

Shkrimi nga ditari i ish të burgosurit d.f, i cili gjatë asaj kohe ka qenë përjetues i këtij tmerri, vazhdon në numrin e radhës, ku do të dalin në shesh edhe shumë marifetllëqe, të pa publikuara deri sot që po ndodhin nëpër burgjet e Kosovës.





 
                                   Tash  ...                                                         ... Dikur gjatë luftës 



Derisa të vazhdojnë këta skenarë të horrorit, do të vazhdojnë publikimet e turpit...



(bazuar në rrëfimet dhe ditarin e D.F)



A do të ketë debat publik mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit?




Vetëvendosje i është përgjigjur kërkesës së zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, i cili i ka ftuar publikisht përfaqësuesit e VV-së në takim për të qartësuar dialogun.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosje pranon të ketë një takim mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me kryeministrin Hashim Thaçi, mirëpo vetëm nëse kjo do të bëhej në një emision në njërin prej televizionet nacionale në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i ka ftuar mbrëmë publikisht përfaqësuesit e VV-së në takim për të qartësuar dialogun.

“Unë ju bëjë thirrje atyre që të takohemi, ne jemi në gjendje kur të duan, vendin dhe kohën le ta caktojnë ata, ne do shkojmë. Le ta përzgjedhin kë të duan për të biseduar me ne”, ka thënë ai.

Ky dialog sipas Kuçit, duhet të përfundoj më një traktat paqeje.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...