AI ËSHTË I GJALLË!
Kur u themelua trupa artistike ushtarake (TAU) “Hamëz Jashari”, ku dhe pse?Si punoi dhe sa kontribuoi ky evlement kulturor luftarak gjatë kohës së lutës së UÇK-së, dhe pas saj? Ç’bën sot TAU-ja? Pse s’u zyrtarizua (pas luftës) si një teatër me elemente shtetërore, historike dhe të lirisë kombëtare?Kush, dhe pse e la pas shpine trupën artisitke ushtarake “Hamëz Jashari”?
RIZA GREIÇEVCI
Kur u themelua trupa artistike ushtarake e UÇK-së,
“Hamëz Jashari”?
Trupa artistike ushtarake “Hamëz Jashari” është themeluar më 15 shkurt 1999, nëpër flakë të luftës çlirimtare të UÇK-së. Në fillim të muajit shkurt të vitit 1999, kërkova një bisedë me Shaban Shalën, i cili ishte epror në Komandën e Shtabit të ZO të Drenicës. Unë e njoftova me idetë e mia për themelimin e një Trupe Artistike Ushtarake, ku, në përbërjen e vet, do ti kishte: Sektorin e Dramës-Teatrin, të Muzikës, të Filmit Dokumentar, dhe do të funksiononte në kuadër të SHP të UÇK-së. Atë ditë shkëmbyem shumë ide rreth funksionimit të kësaj Trupe Artistike Ushtarake, në themelim. Takimin e radhës e caktuam për 18 shkurt, kur eprori Shaban Shala, do të na njoftonte për vendimet e Shtabit të Përgjithshëm, dhe po atë ditë do të na jepej apo jo drita e gjelbër për fillimin e punës në këtë drejtim. Propozimin për emërtimin e Trupës e kisha bërë unë, Dibran Fylli, pjesëtar i UÇK-së, po atë ditë kur biseduam për themelimin e kësaj trupe artistiker ushtarake. Idepropozimi ishte që, kjo Trupë të emërtohet me emrin e Heroit Kombëtar, Hamëz Jashari. Dita e 18 shkurtit erdhi shpejt, dhe bashkë me atë ditë të paharrueshme erdhi edhe Vendimi për themelimin e TAU-së “Hamëz Jashari” të UÇK-së. Ishte një kënaqësi e veçantë për ne, shpjegon sot veprimtari, krijuesi dhe luftëtari i UÇK-së, Dibran Fylli. Ky emër i Trupës Artistike Ushtarake ishte dhe do të mbetej një emër i ri në historinë e kulturës shqiptare, e themeluar nëpër flakë të luftës së lavdishme çlirimtare nga njerëz të kulturës, të gjithë pjesëtarë të UÇK-së. TAU-n, do ta madhështoë edhe më tepër emri i Heroit të Kombit, Hamëz Jashari, emër të cilin kjo Trupë e mban me krenari sot e sa të jemi gjallë.
Në cilën ditë u themelua, kush ishte udhëheqës i saj ?
Më 18 shkurt 1999, u vendosën organet drejtuese të TAU-s, shef i Trupës Artistike Ushtarake, me urdhër, u emërua Dibran Fylli, zëvendës Sherif Krasniqi, udhëheqës i Teatrit Latif Zariqi, i Sektorit të muzikës, Nusret Kadriu, si dhe, po më 18 shkurt 1999, u mor Vendim për shënimin e Ditës së Rënies Heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të Familjes shenjterore Jashari nga Prekazi, që do të mbahej më gjashtë mars 1999. Po ashtu, ajo që na mbushte me vrull e krenari ishte fakti se na dhanë një përkrahje të veçantë Komandantet e ZO të Drenicës, dhe përkrahje e përgëzime erdhen edhe nga eprorë të tjerë të kësaj Zone Ushtarake të Luftës Çlirimtare.Me kujtohet si sot, vazhdon rrëfimin e tij interesant, Dibran Fylli, shef i parë i TAU-s. Eee, sa me mund të madh i siguruam shumë instrumente muzikore (ishin duke luftuar ndër male të Drenicës) solistë e aktorë, të gjithë këto tani më ishin në gjirin e TAU-s “Hamëz Jashari” të UÇK-së. Punën e filluam me prova intensive. Trupa Artistike Ushtarake po e merrte fizionominë e një Institucioni të mirëfilltë e profesional të kulturës në kuadër të UÇK-së. Aty nuk mungonin njerëz të profesionit e të vullnetit të mirë. Ata përkrah çiftelisë mbanin edhe pushkën. Përkrah artit kishin betejat. Kësaj do t’i thosha luftë në shumë fronte. Unë një gjë të tillë e dëshiroja që moti. Ëndrra m’u realizua në shkurt të vitit 1999. TAU-ja po funksiononte në mënyrë profesionale, sipas planit e programit tim, por edhe sipas urdhrave dhe udhëzimeve të hierarkisë ushtarake. Kjo ishte vetë kënaqësia, jo vetëm për mua, dhe nuk kam njohuri,m por e them me përgjegjësi se askund në botë luftërat e derisotme gjithandej nuk e patën një kësi TAU-je, siç e pati dhe e ka edhe sot ushtria e Kosovës.
Librat e Botuar nga Dibran Fylli | ||
Sa shfaqje i keni bërë në male, cila ishte paraqitja e parë?
Unë e bëra një skenar për ditën e gjashtë marsit, si dhe një pjesë skenike, me emrin sensacional që u mirëprit dhe u pëlqye shumë jo vetëm nga qarqe ushtarake të UÇK-së, por qe besa u pëlqye e vazhdon të pëlqehet edhe nga populli, sidomos nga rinia kosovare:“AI ËSHTË I GJALLË”. Ky skenar imi, unanimish u pranua nga të gjithë të UÇKs-së, dhe në fund u vendos, që edhe programi i gjashtë marsit të shkojë me emrin me titullin: Programi artistik “AI ËSHTË I GJALLË”. Përkushtimi ynë dhe provat intensive nëpër skena të improvizuara malesh o lugjesh, bënë që programi të jetë gati me kohë dhe në nivel të lartë artistik dhe luftarak. Pritej dita dhe ora e fillimit të programit me padurim. Ishim marrë vesh që manifestimi për komandantin legjendar, Adem Jashari, të mbahej në Prekaz, në lagjen e Lushtakëve, në një largësi jo më shumë së një kilometër nga forcat ushtarake policore e paramilitare serbe. E them me shpirt: Dita e 6 marsit të vitit 1999, mbeti e pa harruar dhe e rëndësisë së veçantë për TAU-n “Hamëz Jashari”, për SHP të UÇK-së. Mjetet e informimit të asaj kohe, por edhe për numrin e madh të pjesëmarrësve në manifestimin përkujtimor, me emërtimin “AI ËSHTË I GJALLË”, me rastin e njëvjetorit të rënies heroike të Kryekomandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Publiku ishte aq i nderuar dhe i respektuar, deri sa rendi dhe qetësia ishin në nivel të duhur. Por, kur në pjesën skenike, para masës së tubuar doli aktori-luftëtar,Ramadan Kaqkini, i cili interpretonte rolin e komandantit legjendar, u ndezën zemrat, vërshuan ndjenjat mbushur krenari. Dani, siç e thërrasim edhe sot, me pamje fizike identik me të Madhin e të Lavdishmin Adem Jashari, solli lot gëzimi në sy, solli të gjallë komandantin legjendar Adem Jasharin, dhe ishte tepër e pamundur të qetësohej turma e madhe e popullit, gra, fëmijë, pleq, duke brohoritur dhe duke dëshmuar para btokëps, para Preakazit, para Zotit dhe para botës së biri i tyre Adem Jashari nuk kishte vdekur, as që do vdes kurrë përderisa të ketë dritë dielli mbi kokat e njerëzimit!
Komandanti legjendar u shpërndante armë aktorëve në skenë. Zëri i tij burrëror, shenjtror, mbërrinte kupën e qiellit, arrinte deri tek i Madh Zot, duke iu drejtuar popullit me fjalët: “Mua me keni kudo, kudo, kudo!Unë jam i gjallë! Unë jam i gjallë! I gjallë do të jem gjithmonë me ju!”. Masa e popullit pëshpëriste:“More a po e sheh së, Ai qenka i gjallë! I gjallë qenke dhe i gjallë do të mbetësh në zemrat tona, o komandanti legjendar Adem Jashari!”.
Atë ditë për ta përcjellë manifestimin kishin ardhur, pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së, korrespondentë, gazetarë të televizioneve të huaja që ishin prezentë në Kosovë, si dhe shumë vëzhgues ndërkombëtarë, ku të nesërmen, dhe në ditët e tjera në vijim, gazetat e lajmet në TV ishin të stërmbushura me lajme për shfaqjen e UÇK-së, “AI ËSHTË IGJALLË”, kështu që TAU-ja, hasi në përkrahje të madhe ngaSHP i UÇK-së. TAU-ja planifikonte që Programin Artistik “AI ËSHTË I GJALLË” ta shfaqte nëpër të gjitha Zonat Operative të UÇK-së, por jo fort larg kësaj date, në Drenicë, dhe në përgjithësi në Kosovë, forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe, ndërmorën një ofensivë të egër, kështu që plani i TAU-s, mbeti i parealizuar nëpër Zonat e luftës. Pikësëpari, të gjitha veglat muzikore dhe mjetet e zërit na i dogjën forcat serbo-çetnike, edhe pse i patëm fshehur në xhaminë e Abrisë, i gjetën dhe e bënë të vetën me zjarr, por nuk na zmbrapsen dot. Kështu që aktorë, regjisorë, këngëtarë e instrumentalitë pastaj e kryenim obligimin kombëtar, pra ishin nëpër vijat e frontit. Kështu që programi artistik “AI ËHTË I GJALLË”, i realizuar më 6 mars 1999, mbeti programi më i adhuruar i ushtarëve dhe eprorëve ushtarakë, por edhe i mijëra shikuesve, kritikëve të artit. TAU-ja një vit më vonë do të merrë formën e Manifestimit më të madh në vend, me 5, 6 dhe 7 mars, me emërtimin:“Ditët e Përndritjes”, tash “Epopeja e UÇK-së”, apo e njohur si “Nata e Zjarreve”, dhe krejt këto ide, skenar dhe organizimi nën udhëheqjen e Dibran Fyllit, me shokë të tjerë.
Sot, a ka ardhur koha të bëni ndryshime në këtë Trupë Artistike Ushtarake?Çka do të ndërronit, çka jo ?
Së pari duhet pyetur, se, a është funksional kjo Trupë artistike ushtarake“Hamëz Jashari”? Jo, mjerisht, me zemër të thyer e them se kjo trupë sot nuk funksionon më! Por, më e keqja e të gjitha të këqijave, i është harruar edhe emri. Të flas si dhe pse ka ardhur deri të shuarja e TAU-s, është histori e gjatë, ndoshta edhe më e gjatë se e themelimit të saj nëpër flakë të luftës së lavdishme çlirimtare, por, dua të them vetëm këtë, se, pa sektorin e kulturës, pra teatrin ushtarak, pa sektorin e filmit dhe filmit dokumentar, atëherë zor se do të mund t’ua tregojmë pasardhësve tonë dhe të tjerëve historinë e drejtë të Luftës Çlirimtare.Kurse, sa për ndryshime, ato do të ishin më se të domosdoshme, por jo të ndërrohet emri i Trupës, kurrën e kurres, sepse, është themeluar dhe ka dhënë shfaqje nëpër flakën e luftës, e që për fat të keq shokët e mi të istkameve, tash komandantë e eprorë, politikanë e kryetarë komunash, i kanë harruar ato ditë të vështira, plot sakrifica, që i përjetuam së bashku, luftuam së bashku, dhe së bashku erdhëm deri të liria…E tash? Mirë hiç. Ata që e heodhen pas shpine këtë trupë kulturore të UÇK-së, ata vjen një ditë dhe do të tregojnë para popullit pse dhe si ndodhi kjo! Shohim e bëjmë.Kaq për kësaj radhe.
Pse TAU-ja s’u bë një institucion (teatër) shtetëror ?
Këtë përgjigje më së miri do ta jepnin vetë udhëheqësit ushtarakë e politikë të ish-UÇK-së dhe të ish-TMK-së, por dyshoj se do ta thoshin të vërtetën… Sepse, aty ku nuk kanë tendër me fitime të thukëta, këta tipa as që merren me këso gjera!?
Domethënë është shuar kjo Trupë artistik ushtarake e
UÇK-së?
Pas mbarimit të luftës çlirimtare, TAU-ja u kompletua me të gjithë ata sektorë që i kishte në luftën çlirimtare, dhe me njerëz që kishin kontribuar për themelimin e saj nëpër flakë të luftës, dhe u vendos në Prishtinë, duke filluar punën në kuadër të SHP të UÇK-së, me transformimin e UÇK-së në TMK, në kuadër të SHP të TMK-së. Detyra kryesore e TAU-s ishte organizimi dhe mbajtja e Manifestimeve Përkujtimore për Dëshmorët e kombit. Ishte obligim-urdhër që t’i grumbulloja materialet e xhiruara gjatë luftës dhe të punojë filma dokumentar për dëshmorët dhe luftën çlirimtare. (Mezi,ama me shpirt depërtova para va kohësh në RTK për t;ua mbushur mendjen për lejen e shfaqjes sëp disa episodeve tëp filamve dokumnentarë që kam bërë unë gjatë luftës së UÇK-së, por edhe pas saj. Shfaqja e dukumentarëve me motive nga UÇK-ja në RTK po shskon mirë!). Unë me TAU-n kisha për detyrë të organizojë jetën kulturore në TMK, dhe punë tjera, që me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm e që i përkisnin jetës kulturore e ushtarake duheshin zbatuar. Sipas statistikës që kam, vazhdon më tujtje rrëfimin Dibran Fylli, me të drejtë, pak me emocione, TAU-ja, pas përfundimit të luftës, i ka ideuar, organizuar e realizuar mbi 100 manifestime përkujtimore për dëshmorët e kombit. Ka qenë organizator i programeve festive për ditët e çlirimit dhe festave tjera që i përkisnin jetës ushtarake si dhe shumë akademi përkujtimore e solemne. Kjo Trupë kishte marr formën e një Institucioni kulturor ushtarak, duke u sistemuar si njëri ndër sektorët e rëndësishëm në Ministrinë e Mbrojtjes në QPK. Kishim përpiluar Statutin dhe dorëzuar në Ministri, me urdhër të Ministrit të atëhershëm të mbrojtjes z. Azem Syla. Të gjitha dokumentet zyrtare atë kohë kanë qenë të dorëzuara dhe të protokolluara zyrtarisht në zyrën përkatëse të z. Hajdin Abazi. TAU-ja në gjirin e vet kishte mbi 50 anëtarë të rregullt. Të gjithë këta anëtarë ishin profesionistë që e ushtronin profesionin e tyre në kuadër të trupës artistike ushtarake “Hamëz Jashari”, duke filluar ngaaktorë, regjisorë, muzikanë, solistë, instrumentalitë, piktorë, dizajnerë, gjuhëtarë…
Kryesia e TAU-s, kishte bashkëpunim të mirë me të gjitha Institucionet e kulturës në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Diasporë. E vërtet, TAU-ja sot është e harruar,askush nuk flet, nuk pyet as nuk interesohet për jetën dhe për fatin e TAU-s. Emri TAU sot ka mbtur vetëm në letër, por, unë them me bindje, kurë nuk ka bir nane që do të ketë mundësi ta fshijë fare këtë emër: TAU “Hamëz Jashari:, sepse, jo, s’ka mundësi tëshembë, të fshijë o të dënojë me burgim të përjhetshëm sakrificën e UÇK-së, të popullit, gjakun e dëshmorëve, jo, bre jo, kot e kanë politikanët, dje e sot o nesër, nuk do të muin d të shembin malet me krisma lirie, s’do të mundin për ta shembur sa të ketë driutë dielli as lirinë, Pavarësinë dhe krenarinë kombëtare të UÇK-së, as të TAU-s, e as historinë (REALITETIN) e ri në Kosovën e lirë.
Diçka të veçantë për figurën e Dibran Fyllit
Tash Fylli ka zbritur në tokë. Është kthyer nga mërgimi. Ka larë borxhin që e ka secili njeri, si luftëtar, si artist, por gjithnjë duke mos harruar: Mos pyet çka të dha ty, por pyet sa dhe çka i dhe ti Atdheut! I palodhshëm. I shpërdhitë. I paprintueshëm. Një behane: një lugë tëlyen për qervishin. Nuk ka lekë! I gatshëm ditën e natën, por i duhet ndihma e tyre që e kanë për obligim të ndihmojnë artin letrar dhe artin e luftës, fitoren e çlirimtarëve. Nuk mjafton vetëm fitorja. Ajo duhet ndërtuar, përkhaur, nderuar, t’ia dish kimetin, thotë populli.Ndimonie punën dhe vullnetin e Fyllit, do të bindeni, kush ka të drejtë.
A ju besoni ju akuzave që po ngritën kundër çlirimtarëve?
Sa të ketë dritë dielli, akuzat, fajësimet, minimizimet, hilet dhe kilet që iu bënë dhe vazhdojnë t’u bëhen çlirimtarëve të UÇK-s, janë trup i këtij fillimshekulli, janë varfëri e terr i mendjes, janë ligshti e pabesi që as Zoti as Krishti nuk ua falin besimtarëve të tyre.Tjetra: Gjithë popujt e botës përpiqen nga balta të krijojnë emra dëshmorësh, t’i nderojnë dhe t’i falen gjakut e jetës së tyre, të dikush-dikushi shqiptar, dëshmorët përpiqet me çdo kusht t’i shndërrojë në baltë, medet, dhe atë baltë ta hedhin në baltën e moralit të tyre të qelbur, stërvinë, duke shpresuar se kështu kanë kryer obligimin që kanë marrë nga djalli i zi, nga soji i shën Savës, nga Sorrania…Përderia nuk e nderojmë dhe nuk e shndërrojmë në vepër amanetin e dëshmorëve të kombit, populli ynë, zor që do t’ia shoh hairin gjakut të dëshmorëve, zor që do të gjejë lumturi e rehati, zor që do ta mëshirojë i Madhi Zot, zor që do të të ketë të drejtë të quhet: shqiptar! Thotë Dibran Fylli, pas lufte i harruar, i burgosur, i dënuar me burgim, i papunë, pa një kulm mbi krye, por njeri që s’e nënshkruan kurrë dorëzimin…