Ekskluzive në Floripress
Gjendja në Burgjet
e Kosovës
MARIFETLLËQET E STAFIT
KORREKTUES (3)
Nëse nuk e keni ditur, do ta mësoni
Nga Dibran Fylli
Nëse nuk e keni
ditur se në burgun e Dubravës edhe ajrosja e dhomave është e kufizuar sipas
rregulloreve alla unmikqe, këtë do ta mësoni nga shkrimi në vijim. Për dike
ndoshta është e pa besueshme, por realiteti është ky që është. Nuk e di se nga
kush është trashëguar ky far beter ligji a rregullore e brendshme, por e di se
kjo i tejkalon edhe normat e kampeve më të rrezikshëm në botë, madje edhe të
Alkatrazit të famshëm amerikan të asaj kohe. Nëpër qelitë e burgut, aty ku të dënuarit shkojnë për t’u përmirësuar, ata nuk kanë
mundësi që dhomën ta ajrosin sa atyre u duhet, sepse dritaret e qelive të tyre
mund të hapën vetëm disa centimetra, hiq më shumë. Nuk e di pse, por nëse për këtë
shtrohet pyetje, atëherë përgjigjen e ke kështu; “Kjo është e paraparë me ligj”.
Sa kjo është e drejtë për të burgosurit që sillen në numër prej 700-1000, apo e
rrezikshme për stafin që i ka të punësuar 700 oficer, nuk mbetet gjë tjetër
vetëm të futet në listën e marfetllëqeve të këtij stafi që po e quajnë veten
profesionist e të shumëditor!. Aty ku kufizohet e drejta e ajrosjes mund t’i
thuhet gjithçka por jo edhe sistem demokratik.
“Askush mbi ligjin” përpos atyre
që e kanë në dorë
Jemi mësuar ta dëgjojmë
thënien “askush mbi ligjin”, dhe bërtet të gjithë duhet pajtuar me këtë, por
ama a është e drejtë dhe e ligjshme që të gjitha ato pemë që ishin në oborrin e
Burgut të Dubravës të prehen e të çrrënjosen e të shkretohet ajo pamje e atij
vend? Këtë nuk mund ta kuptojmë as kush urdhëroi e as kush e bëri në këtë ditë
atë vend aq të bukur.
Ose, me roje e kontrolla aq të rrepta, nga burgu ikin 7 të burgosur dhe për këtë askush të mos ep llogari, të paktën si të dyshuar?
Ose, ikja e të
burgosurit B.B nga burgu i Prishtinës në vitin 2008, ikje kjo spektakulare. Është
thënë e shkruar se i burgosuri ka pas armë dhe ja ka mbathur. Athua është
dashur që dikush nga këta tipat të jap dorëheqje për këtë që ka ndodhur në
vitin 2008? (marrja e zotit).
Mos vallë edhe ky
qenka një far ligji që askush nuk është mbi te?!
Kush janë tipat e kush tipçinat
e burgjeve të Kosovës?!
-PO fillojmë këtu,
e zoti e di se ku do të dalim. M. Bekliq, emër pak sa i çuditshëm, por si të
besohet në profesionalizmin e tij, kur ky tipi nuk pati aftësi ta zotëroi
postin e Drejtorit në Burgun e Lipjanit, ku nuk kishte më shumë se 100 të
burgosur e 60 oficer, e tash vjen në Burgun e Dubravës si “Ekspert”
profesionist, aty ku sillet numri i të burgosurve prej 700-1100 dhe të mbi 700
punëtore të stafit korrektues?! drejtësi e profesionalizuar se jo mahi!
-S.D, me
pseudonimin “Badika”, shef i transportit në burgje, por ama këtë pseudonim të
lezetshëm e ka të dhuruar nga regjimi i kaluar dhe, s’e ndryshoj se se
ndryshoj.
-R.M, oficer i
transportit, djalë axhe i Demë M. dhe njeri i besueshëm i regjimit të kaluar,
zullumqar i pa shpirt i shqiptarëve, punëtor i besueshëm në burgje deri në
vitin 1999, i njohur si keqtrajtues i shumë të burgosurve shqiptar, dhe i
njëjti, sot ngre kokën si njeriu i besueshëm i Drejtësisë në Kosovë. Kështu
ndodhë kur i ke punët mirë me tipçinen e ashtuquajtur R.H.
-P.N., i biri i
Isakut (dihet kush ka qenë ky Isaku), me emrin përkëdhelës “Pero”, të dhuruar
nga regjimi i kaluar i cili ka punuar deri në vitin 1999 dhe i njëjti njihet si
dhurues vullnetar i gjakut për paramilitarët serb (kjo është sa qesharake aq
edhe humane). Ky tipi në vitin 2000, krijon konflikt të paramenduar mirë me një
të burgosur dhe për arrogancën e tij, unmikianet e gradojnë duke e emëruar
Drejtor burgu në Lipjan, kurse të burgosurin e dënojnë më një vit burg dhe e
transferojnë në Burgun jo te sigurt në Mitrovicë. Edhe ky tipi sot, pa fije
turpi mbanë postin e Shefit të financave në Drejtorinë e Burgjeve.
Ka tipa që janë të rrezikshëm sa
edhe vet dreqi!
Athua e ka menduar
ndonjëherë tipi R.H, që do të del dikush që t’ia shtroj pyetjen; “pse punëtorja
e burgut M.D, e lëshoj vendin e punës dhe iku nga Kosova?”, eh, dardha e ka
bishtin pas! Ajo ka qenë e detyruar që nga shantazhi i këtij tipit të largohet,
bile për këtë thuhet se edhe Ministri është në dijeni, sepse edhe vet e
dëmtuara atë kohë kishte dhënë deklaratë në televizionin KTV, për marifetllëqet
e pista të tipit.
Apo, mos kishte me
qenë mirë që tipi të na tregoi për një zyrtare të burgut me emrin T. e cila
mbanë post të rëndësishëm, se çka e ka tipi e kush është kjo zyrtare aq e rëndësishme?!
Kur do të përfundoj festa e
tipave?
Ja se si zhvillohet
drama në Teatrin e Burgut? Aty nuk ka shfaqje teatrore, as që paramendohet një
gjë e tillë, edhe pse teatri ekziston në Kompleksin e Burgut. Aty tipat
festojnë sa herë që arrestohen ish pjesëtarët e UÇK-së, bile edhe i fërkojnë
duart në shenj gëzimi. Aty bëhen plane me motive ndër më të pistat e çnjerëzore,
se si njerëzve të denjë të luftës se lavdishme t’u montohen veprime jo ligjore
sa për ta gjetur shkasin e bastisjeve, qoftë edhe në orët e vona të natës dhe
krejt kjo gjen arsyetimin, gjëja se po kërkojmë telefona...
Edhe padrejtësia është pjesë e
“drejtësisë”
Nuk e di se a mund
të ndodhë edhe kjo që ma konfirmuan shumë gardian të burgjeve, por sido që të
jetë unë po e thamë, edhe nëse del ashtu, ju gardian të burgjeve dine një gjë
se: “askush s’mund të jetë mbi ligjin”, pra kështu e paska ligji!
Gardianet, të cilët
jo që po i kursej, por vërtet nuk ua di emrat, thonë se; “ne, as edhe një cent
nuk paguhemi për ndërrimet e natës”, epo, nëse kjo është ashtu, atëherë s’keni çka
bëni, ligji e thotë ashtu dhe pikë, ju lypni punë diku tjetër se, askush s’mund
të jetë mbi ligjin, përveç atyre që e kanë në dorë ligjin!?
Apel drejtësisë kosovare
hulumtojeni rastin tragjik të 4 shtatorit
2003, nuk ka qenë incident!
Disa faqe ditari të d.f, ish i burgosur në Burgun e Dubravës (3)
(vijon nga numri i kaluar)
KËSHTU NDODHI
TRAGJEDIA E 4 SHTATORIT 2003 NË BURGUN E DUBRAVËS
ORA 23:00 AKTI I DYTË I DRAMËS TRAGJIKE NË
SKENË TË HAPUR!!!
Të zotët e kampit
të tmerrit u grumbulluan në fund të oborri. Ata po bisedonin dhe po merrnin
urdhëresat e fundit të stafit unmikian. Athua çka do të ndodhë tani?.
Dy kapadai mësyn
nëpër mesin e të shtrirëve, ishin njëfarë Xh.B, e A.K., ne as që guxonim ta
ngrinim kokën nga toka, në këtë rast i kam njohur nga të folurit. Se pari kam dëgjuar
A.K, i cili ishte vetëm dy hapa larg meje duke iu ngërmuar një të burgosuri
afër meje, citoj: “ku je ti, more Nexhat Pllana, unë prej shtëpie jam ardhur
për ty!... çohuuu...”, pastaj ka vazhduar t’i thërrasë edhe disa të tjerë si; Ibrahim
Ferizin , Vëllezërit Hyseni, Labinot Kurbogen, etj. Këta, të gjithë i dërguan
nëpër vetmi, ashtu të rraskapitur, të lodhur dhe të prangosur. Kështu vepruan
ata horra qe s’kishin aspak mëshirë për ne. Kështu vepruan deri sa e plotësuan
oreksin e vetë për të ndëshkuar, për t’i mbushur qelitë e errëta e pavijonit 5,
i njohur për ndëshkime më vetmi.
S’mund t’i quash më
asnjë emër tjetër këto veprime të këtyre paramilitareve shqipfolës, të dorëzuar
para unmikianëve, pos që këta horra janë duke u kalitur me veprime të mbrapshta
në këtë fillim shekull e që në të ardhmen do të ballafaqohen me pasoja, sepse
duhet ta dinë se ne jemi shqiptare, të mirën e harrojmë shpejt, të keqen kurrë!
Ligjin unmikian jemi duke e mësuar avsh-avsh, kurse kanunin e Lekë Dukagjinit e
dimë përmendësh!?
Pas kësaj odiseade, na ftuan ne të tjerëve nga
dy e tre të rreshtuar e mirë të përcjell nga stafi i tyre, për të na strehuar
në një vend tjetër, kjo ndodhi pasi që siç duket vetmit ishin të stërmbushura.
Kur na ngritën ne këmbë munda t’i vërej dhe ti identifikoj mirë, Xh.B., H.M.,
A.K., N.S, të cilët ishin më tepër të nervozuar që s’mund të sillnin më, se sa
për atë që kishte ndodhur aty. Kjo
shihej mirë nëpër fytyrat e tyre te vrazhda! Tani mund të shihej se çdo fytyrë e të burgosurve
ishte e zbeht, e lodhor, e pashpresë, e përgjakun, duke u dridhur nga të
ftohtit, shumë nga ta po u binte të fiktë, vraponin teknikët për tu ofruar
ndihmën, bartnin për në spital njerëzit të alivanosur, fishkëllimat tmerruese të
ndihmës se shpejt nuk kishin të ndalur...
Kjo, në shikim të
parë të dukët si skenar i ndonjë filmi horror por s’është ashtu. Kjo që po
shkruaj është realitet, kjo ka ndodhur në Burgun e Dubraves hiq më larg se me 4
shtator 2003!
ORA 24:15: HALLA E SPORTEVE SI KAMPET SERBE...
Edhe pse se dinim rrugën
tonë, e kuptuam për pak kohë. 150 të
burgosur, të strukur pas njëri tjetrit të lodhur e të rraskapitur u gjendëm të
shtrirë në dyshek, në hallën e sporteve. Objekt ky që ndodhet jo larg pavijonit
2, e që ndodhet e shërben vetëm si dekor- sa për sy e faqe, vetëm sa mund të
thuhet se ky burg ka kushte, për ndryshe përdoret shumë, shumë pak nga të
burgosurit...
Eh, kështu e ka erën rutina unmikiane e stërvjetruar. Thonë se
s’ka askënd më mirë se këtu, nejse të tjerët mund të mos e besojnë por ne e
dimë se si qëndron puna këtu.
Ne orët e para të
datës 5 shtator 2003, në hallën e sporteve, aty ku na grumbulluan kokë më
kokë, u pa fort mirë se çka kishte
ndodhur me ne. Fytyra të djegura e të mavijosura nga goditjet, njerëzit ishin
të alivanosur, ende kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Pas numërimit kuptuam
se po mungonin 30 veta. E dinim se afro
20 i dërguan në Pavijonin ndëshkues, nëpër qelitë-vetmi, për t’i “shëruar”
por se dinim për të tjerët...
Nuk ishim aq naiv
sa të mos e kuptonim se në këtë katastrofë ka pasur viktima. Këtë na tregonin
në bese disa nga gardianët që s’ishin të përzier në tragjedi, por nuk na i
tregonin emrat e tyre. Halla e sporteve atë natë ngjante në kamp famëkeq ku të
zenit rob prisnin që të ekzekutoheshin... Ishte qetësi, vinte erë vdekjeje,
ishte tmerr, ishte ferr!...
ORA 01:30: ERDHI DOKTORI. ANI ÇKA...!?
Kishte kaluar më
shumë se një orë e gjysmë që kur kishin filluar të numëroheshin orët e para të
5 shtatorit. Ofshamë, gjëmë, dhimbje, pritje në ankth! Aty këtu edhe të sharat
s’kishin të ndalur në atë vend të mallkuar. Njerëzit dukeshin qartë se kanë
nevojë për ndihme mjekësor. Disa i kishin dërguar në spital, kurse edhe këtu ne
hallën e sporteve, kishte të djegur nëpër duar, fytyrë, kishte të llomitur nga stupcat
e horrave, të alivanosur që s’mund të merrnin frymë... me një fjalë, në çdo
skaj të asaj halle kishte, halle e dhimbje!
U dëgjuan zëra: ”Erdhi
doktori ...” Doktori erdhi, po çka? Ai filloi kontrollin, kishte
çrregullime në shtypje, temperatura të
larta e besa edhe asi që kishin vështirësi në frymëmarrje. Brenda në sallë
katastrofë e pa përshkruar. Fytyra e Dr.
Haxhi Ibishit, dukej teje e shqetësuar,
si doktori do të ndjehej çdo shqiptar që do të përjetonte skena të tilla
tmerruese. Krejtë këtë e bënte edhe më të vështirë, kur doktori dhe teknikët
(për te cilët kam respekt të veçantë) s’kishin as mundësi për të na ndihmua më
tepër se me ndonjë tablet – aspirinë. Doktori më pyeti: ”Si je ? A ke nevojë
për ndihmë?” e unë megjithëse nuk ndihesha mirë iu përgjigja: ”Doktor,
kontrolloj të tjerët ,kanë nevojë më tepër se unë...unë rrallë herë kam qenë më
i fortë se sot.”. Situata atë ditë
ka qenë e tillë dhe asgjë s’ka pasur më nevojë se durimi e qëndresa.
5 SHTATOR, ORA 07:30, LAJMI PËR VDEKJEN E 5
VETAVE
Orët e para të ditës se 5 shtatorit ishin më të
vështira se tymi e flaka, rrahjet e horrave. Në radiot e të gjithë Kosovës u
komunikua lajmi për vdekjen e 5 vetave në Burgun famëkeq të Dubravës. Të
vdekurit si për inat ishin të krahut V-2.
O Zot! mallkuar qofte ky vend! E përjetoj masakrën për të dytën herë!
Në hallën plot me
halle filluan të dëgjohen zëra nga me të
ndryshmit. Një i burgosur, jo fortë larg meje thoshte; ”O Zot, po kjo s’është e
vërtet?! Mentorin e kam shok!” Tjetri
afër vazhdonte; ”Po unë e kam parë Hamzën shëndosh e mirë deri në daljen e Pavijonit....
jo, jo s’mund të jetë e vërtet”... Kjo mund të mos besohet nga dikush që s’e ka
përjetuar tragjedinë, por në këtë rast ekziston vetëm një gjë, e ai është
realiteti, ky që po e shkruaj. Po kush pati aq zemër guri që mundi ta privojë
nga jeta Ardianin e hasretit!? Këso fjalësh fliteshin derisa lajmet komunikonin
vdekjen tragjike të Hamzës, Ardianit, Mentorit, Sinanit dhe Hasanit. Ndoshta
këto lajme ashtu siç ishin të akorduara nga ana e sunduesit të ligjit, për dikë
që i dëgjonte nga jashtë mund të jenë të besueshme, por ai që beson ashtu
gabohet. Ata nuk janë të ngulfatur nga tymi, as të djegur nga flaka. Ata lavdi
paçin!, janë të privuar nga jeta. Krimi s’mund të fshihet. Unë vetëm një pyetje
kam për veten dhe opinionin: A mund të digjet njeriu në qelinë e pa djegur?!...
ORA 9:20: XHEFI DHE FJALËT E TIJ KËRCËNUESE
Edhe pse kishin
ardhur disa gardian të huaj nga Pavijoni nr.1 dhe përpiqeshin të na qetësonin,
duke na sjellë rroba, uniforma, peshqirë
e gjëra të tjera dhe duke na pyetur për numra telefoni sa për t’i lajmëruar
familjet se jemi gjallë, të paktën kështu thoshin ata të huajt, papritmas
qetësin e prishi ardhja e njëfarë Xhefit-drejtor i burgut, njeri i cili është
mbi ligjin. Ai fytyrëprishuri edhe
pse me sytë e vet po shihte skena trishtuese, filloj me fjalime fyese, me ton
të lart e kërcënues, citoj: “Tash do të
merrni vesh ju, se çfarë kërkesash do të merrni ...” dhe ktheu shpinën e
doli pa folur as një fjalë tjetër. Kurse pavijonet rreth e përqark si dhe halla
ë sporteve ku ishim ne, ishte rrethuar me forca të mëdha unmikiane. Kësaj i
thonë luaje mace kryet e buallit edhe të rrah edhe nuk të lë me qa...!
ORA 10:30: FILLOI MARRJA NË PYETJE...
Tani një çudi e paparë.
Edhe të keqtrajtuar edhe të vrare edhe duhet të
përgjigjemi para do farë hetuesve të uniformuar unmikian e vendor. Së
pari ne kontroll të një mjeke ndërkombëtare, e zezë si futa, pastaj në mes të
kolonave unmkikiane e në pyetje para hetuesve të përzier si mielli i maxhupëve.
Shkuan si shkuan hetimet, as vet s’e kuptoj, por një gjë e di, ishin hetime sa
për sy e faqe. Kjo dramë tragjike e
zhvilluar në skenë të hapur, ka edhe shumë akte, por unë munda t’i veçoj
këto që i thash, të cilat për dikë mund të mos jeni të besueshme. Kurse ata që e kanë përjetuar këtë masakër, sigurisht
se kanë çka të thonë edhe më shumë se kaq. Prandaj, unë u them si shqiptari
shqiptarit. Thoni e mos ngurroni, se jeta e pesë djelmoshave nuk kthehet më,
kurse gjaku i njomë i tyre do të na mallkojë nëse s’e themi të vërtetën.
FUNDI I FUNDIT
Shkrimi nga ditari
i ish të burgosurit d.f, i cili gjatë asaj kohe ka qenë përjetues i këtij
tmerri, përfundon këtu, me shpresë se tipat e horrat do ta ndalin hovin e ta
ulin bishtin!