/Ekskluzive/
Gjendja në Burgjet
e Kosovës
MARIFETLLËQET E STAFIT
KORREKTUES (2)
...nuk e dua besën e askujt, e
kam dhe do ta mbajë timen...
Nga Dibran Fylli
Besoni apo nuk besoni, është krejt njësoj. Unë nuk e dua besën e askujt, e
kam dhe do ta mbaj timen dhënë kombit e atdheut. Edhe pse s’desha t’i publikoj
këto faqe të hidhura të ditarit tim, më shtyri një e vetmja gjë. Pas
përfundimit të hetimeve nga komisioni i pavarur i asaj kohe, i cili tragjedinë e
4 shtatorit 2003, në të cilën si pasojë gjeten vdekjen pesë shqiptar e quajti
“incident”, por edhe heshtja qyqare e institucioneve demokratike të Kosovës, të
dala nga vota e lirë që edhe pas kaq viteve nuk bëri as edhe një hap për
zbardhjen e rastit tragjik të këtyre të burgosurve që humben jetën brenda
mureve të burgut. (sipas këtyre tipave, në këtë rast nuk paska fajtorë, ata i
paska ngrënë ujku e hajt!?...)
Pse kjo heshtje e institucioneve të Kosovës? Shpresoj se
heshtja s’do të zgjasë, të paktën për hir të dy gjerave; -për bindjen e
popullit që drejtësia të bie në vend dhe për hatër të gjakut të Hamzës,
Mentorit, Sinanit, Ardianit, Hasanit e shumë e shumë viktimave tjera të
tragjedisë së 4 shtatorit 2003...
Pse po kthehen përgjegjësit e
tragjedisë në vendin e tragjedisë?!
Thënë shkurt, të
gjithë ata që në kohën kur ndodhi tragjedia e 4 shtatorit 2003, dhe në një apo
në mënyrën tjetër do të duhej të ndiheshin fajtor për krejt atë që ndodhi, ata
sot po kthehen në të njëjtin vend, bile edhe më të avancuar. Duhet ditur se, me
këtë “drejtësi”, ne s’mund të dalim as të dera e shtëpisë, lerë më t’ia mësyjmë
Evropës.
Çudia ndodhi atëherë-çudia po ndodhë edhe sot!
Pse ata të cilët
kanë punuar e kanë qenë të besuarit e regjimit të atëhershëm, deri në vitin
1999, sot janë nëpër vende kyçe në Burgjet e Kosovës?
Pse tipat e sojit të A.K-së e të R.H-së po e mohojnë qëndrimin besnik të tyre në burgje të Kosovës deri në vitin 1999?
A e dinë Ministri për disa meritor që vërtet meritojnë
avancim?
Në Burgun e Dubravës,
aty ku nuk dihet se kush pinë e kush paguan, ka njerëz me fakultete, të
suksesshëm në punën e tyre të përditshme dhe vërtet meritor për veprimet e tyre
profesionale gjatë kohës kur ndodhi tragjedia e 4 shtatorit 2003, e besoj edhe
sot. Psh. Ka të tillë që atë botë intervenuan në formën më të mirë të mundshme
dhe përdorën autoritetin e tyre duke ndërhyrë e parandaluar rebelimin e të
burgosurve në Pavilonin nr.3 dhe të njëjtit as atëherë as sot nuk kanë lëvizur
nga vendi, ata në të kundërtën, kanë qenë të qortuar e të degraduar, sepse kjo
tipave në funksion nuk u ka konvenuar. Pse nuk u ka konvenuar? E dinë ata vet!,
por edhe për t’i gjetur këta meritor, nuk është vështir, vetëm lypset guxim e
drejtësi...
Është e domosdoshme të kërkohet
përgjegjësia nga tipat e këtij soji!?
Disa faqe ditari të d.f, ish i burgosur në Burgun e Dubravës (2)
(vijon nga numri i kaluar)
KËSHTU NDODHI
TRAGJEDIA E 4 SHTATORIT 2003 NË BURGUN E DUBRAVËS
BETEJA NDËRMJET
“SPECIALCAVE” TË ARMATOSUR DHE TË BURGOSURVE DUARLIDHUR - MË E TMERRSHMJA NË JETËN TIME
ORA 18:30 PRITJA VAZHDON - PËRGJIGJE S’KA!!!
Brenda në Pavilonin
nr.2, pa problem të burgosurit vazhdojnë të mbesin të vetëmbyllur. Të gjitha
mediumet po komunikojnë lajmin se çka po ndodhë në Burgun e Dubravës. Këtu jemi
në pritje… përgjigje ende s’kemi nga Drejtoria e Burgut. Të gjithë të
burgosurit janë të vendosur ta vazhdoje grevën deri në realizimin e kërkesave
të tyre...
ORA 20:00: BISEDIMET E QUAJTURA KËRCINIME
D.S.-ja , ky farë tipi me figurë të shprishur e me fytyrë
krimineli, zëvendës i kriminelit tjetër të quajtur Xhef, sa herë që vjen afër
pavljonit, ku bisedat zhvilloheshin përmes grilave të ndryshuara unmikiane, në
vend të fillimit ai e thoshte fundin dhe atë me fjalët (citoj) :”Hapni dyert, ose
do të bëhet vonë për ju…Ju jeni të burgosur?!” e fjalë të tjera kërcënuese që i
ngjasonin dhunës e jo gjuhës intelektuale. Prandaj, unë e thëm këtë që të
mbetet në ditarin tim. Këto janë kërcënime, fyerje, sharje, nënçmime e çka jo
tjetër, vetëm bisedime s’mund t’i quash. Kështu disa herë erdhën të na bindin
me fjalë kërcënuese, si ata të stafit ndërkombëtar edhe të atij vendor, të
udhëhequr nga D.S.-ja , A.K-ja, Xh.B.-ja, etj., kurse ekipi i stupcaxhinjëve
çdo herë rrinin gati me stupca në duar, maska në kokë e si duket edhe të etshëm
për të pirë ndonjë pikë gjaku në këtë mbrëmje të kobshme.
ORA 21:15: PËRGJIGJJA ERDHI , ÇKA TANI…!?
Erdhi personi i
cili që nga ardhja e tij, çdo herë insistonte të jetë ndërmjetësues i besueshëm
dhe në të mirë të të dyja palëve. E kote, kjo ishte ajo që ne të gjithë më se
paku e prisnim. Në vend të përgjigjes ishin fjalët: “Djem puna s’është mirë,
ata nuk donë bisedime siç i premtuan. Unë jam këtu për të mirën tuaj, por
s’bëri punë … Ju Zoti ju ndihmoftë! …”. Fjala e fundit e personit nga zyra e
Ombuds Personit, H. J. ishte: “Nëse nuk pranoni ta hapni derën, ata do të futen
me dhunë Brenda…” Kurse përgjigja ishte unanime nga të gjithë të burgosurit e
pavijonit nr.2: “...deri në plotësimin e kërkesave tona...”. Të gjitha këto po
dëgjohen e vëzhgohen nga stafi vendor e ndërkombëtar, por, me interesim të madhë
po përcjellt situata edhe të gjithë të burgosurit e Pavijonit nr.3 . Ky pavijon
ndodhej vetëm pak metra larg, të gjithë të burgosurit ndodhshi nëpër dritaret e
tyre duke dëgjuar e vëzhguar, por edhe
nuk mungon komunikimi në mes nesh. Ata
thoshin se “...nëse insistojnë të hyjnë
me dhunë te ju atëherë ne do ta thyejmë pavijonin”
Bisedat paksa të acaruara të stafit menagjues ndërkombëtare
bënë që diçka të mos jetë në rregull atje përtej. Në Pavijonin nr.3 po dëgjohen
rrapëllima e bërtitma!... Sipas të gjitha gjasave diçka po ndodhte edhe atje
...
ORA 21:45: KJO NUK GJASONTE NË DIALOG
Edhe kësaj radhe ky farë Don Scotti, me nervozë të
madhe e shprehje të ashpra filloi të pyes se çka dëshironim. Përgjigjja jonë
ishte: ”S’kemi çka bisedojmë, për të gjitha ato që ne kemi kërkuar i keni të
shkruara”, kurse ky farë njeriu që s’njeh gjuhën e dialogut, ashtu i shprishur
në fytyrë filloi të bërtiste: ”Hapni derën! Keni afat dhjetë minuta!...”, por ky farë haramashi e uli çmimin ne vetëm 5
minuta, duke i ngritur pesë gishtërinjtë e dorës lartë dhe duke bërtitur: ”Tash do ta shihni
ju!”...
ORA 21:48: U DHA URDHËRI ME DHUNË TË HYHET NË PAVILON?
Nga dritaret në
krahun V-2 dhe J-2 shikonim sikur spektatori që pret skenën tmerruese në filmat e zhanrit horror. Oborri i
Pavijonit nr.2, rreth këtij pavijoni si dhe rreth Pavijonit nr.3, e deri të
Pavijoni nr.5, s’ka çka sheh njeriu përpos njerëz të uniformuar me uniforma unmikistane.
Në oborrin e
pavijonit, janë tubuar disa Rroba zinj,
“Specialna jedinica”, të gjithë të
pajisur me maska mbrojtëse si dhe me stupca në duar. Rroba zinjtë prisnin në një këmbë për të intervenuar.
Atyre nuk u mungonte ky vullnet, u mungonte vetëm komanda-urdhëresa.
ORA 21:50: DËGJOJA POR S’BESOJA DOT...
Njëri nga
ndërkombëtaret, në gjuhë të huaj e të vrazhdë, u jep urdhër “specijalna jedinices”, për fat të keq
të gjithë janë shqiptarë, me dhunë ta thyejnë derën e Pavijonit ne.2, dhe me
dhunë të hyjnë brenda për të keqtrajtuar, se çka tjetër !
Rroba zinjtë e “specijalna jedinices” me një urraaaa...
mësyn dyert e pavijonit.
Krismat dëgjohen në
dyer, këtu është një fillim katastrofik. Ata filluan sharjet, fyerjet e çka jo
tjetër!? Britmat dhe rezistenca nuk munguan as nga brenda. Kjo britmë e
rezistencë u bashkuan me atë qe dëgjohej nga përtej Pavijonit nr.3 e që të dyja
këto britma kobtare merrnin kupën e qiellit...
ORA 21:58: MËSYERJA IU DËSHTOI...
Ata rrobazinjë
mësyjnë hyrjen me dhunë, por kësaj radhe dështuan, sepse dera e hyrjes ishte
mirë e bllokuar me kaseta të metalta nga brenda. Gjatë tërë kësaj kohë sa ata
tentuan të hyjnë, pa ndalur bërtasin, shajnë e fyejnë me fjalë shumë poshtërues
, që unë s’kisha besuar se do t’i dëgjoja ndonjëherë nga goja e shqiptarëve, aq
më pak nga ata që në kraharor mbajnë peshoren me shenjë drejtësie. Pasi
dështuan këtë herë, u kthye deri në
fund të oborrit për të marrë edhe udhëzimin e fundit nga harambashi i quajtur
Don Scott!
ORA 22:00: ÇKA SOLLI FILLIMI I KËSAJ ORE?
Pas fillimit të
aktit të parë të kësaj drame tragjike dhe përfundimisht vetëm më sharje, fyerje
e fjalë aq të poshtra, siç duket filloi ngjarja e vërtete, sepse tani këta farë
“specialcat” shqipfolës mësyn për herë të dytë që me dhunë të hyjnë brenda
Pavilonit. Kësaj radhe janë më të tërbuar, vrapojnë më shpejt, kanë me vete
edhe aparatin me të cilin donë t’i presin grilat. Do të thotë se më çdo kusht
do ta bëjnë atë që u është urdhëruar , frikësohen se mos po i humbin vendet e
punës, apo dhe një gjë mund të jetë e
vërtet, ndonjë nga ata, e që për fat të keq nuk janë aq pak, luftojnë se cili
do të jetë më i vrazhde ndaj nesh që të nesërmen t’i fitojnë gardat unmikane.
Ata shajnë e fyejnë
nga jashtë. Të sharat që pandërprerë dëgjoheshin nga ata faqezinj, tani filluam t’i njohim nga
zëri se cilët ishin ata bij bushtrash që aq keq na fyejnë. Këto krisma në derë
po zgjasin, sharjet po shtohen... Kutia e parë me tym depërtoj brenda në
korridoret e Pavijonit, pas pak kohe u vërejt një flakë zjarri në derë të
hyrjes, flakë kjo qe brenda pak sekondave u përhap nëpër korridor dhe flaka e
kaploi tërë atë vend deri te karaulla e brendshme. Zërat u dëgjuan: “...ikni se
donë me na djege të bijtë e bushtrave”. Të gjithë të burgosurit ikën nëpër
dhomat e veta. Zhurmat dëgjohen nëpër qelitë e mbushura me tym, në anën tjetër
edhe me tmerr kur dëgjoheshin zërat e shpirtzinjve: ”Vdisni, he nënën e
nënës!”. Ku doni me shkua tash he p...e n...!” O Zot, shpëtona nga ky rrezik!
Dëgjohen zërat nga qelit e errta. Po edhe të ketë njeriu njëqind shpirtra
s’mundet t;i shmanget vdekjes...!? Ky është
vetë ferri!
ORA 22:30: NË VEND TË NDIHMES, STUPCAT!
Të burgosurit filluan të dalin. Rreshti ynë kalon në mes të dy rreshtave të paramilitareve të cilët pa ndërpre sillnin në të gjithë derisa kalonim në oborr, atje na prisnin ekipi tjetër i specializuar për rrahje deri në vdekje.
Kjo ngjarje s’mund dhe s’guxon të harrohet.
Kjo që po e them
është e vërtetë sepse unë jam pjesë e kësaj ngjarje, Edhe unë e përjetova me
shpirt e me shpinë! Të gjitha ato goditje që i bënin këta far faqezinjsh
përcilleshin me sharje e fyerje të sojit-pjellë dreqi! Një i burgosur nga krahu
V-2, i cili po rrokullisej shkallëve nga shkelmat e shqipfolësve po kërkonte
ndihmë, kurse ne vend të ndihmës e pritën stupcaxhinjtë e Xhefit e të Don
Scottit. Se a ka shpëtuar, këtë nuk mund ta them ngase zëri i tij, edhe ashtu i
lodhur nuk po dëgjohej dot, si dhe nga pamundësia që të shihet, sepse rrymën na
kishin ndalur qysh herët. Kështu po zhvillohej atë mbrëmje drama tragjike. Tani
ishte radha që unë të eci në mes të rreshtave të shtrënguar mirë me stupca. Se
si kalova deri ne oborr se di as vetë.
Në oborr vrejta se dy nga horrat e horrave vrapuan drejt meje duke bërtitur, ”Ku
je ti, ty po të lypim!?” Unë mendova se do të më ofronin ndihmë, po për fat të
keq, ndodhi krejt ndryshe. Kjo ka qen beteja më e tmerrshme ne jetën time,
betejë në mes te të armatosurve dhe duar lidhurve. Se a ka të vdekur deri më
tani se di, por?!..
Është e pa mundur
të kalohet nëpër duart e këtyre katilëve të pamëshirë e të mos ketë viktima.
Gjersa u gjenda i shtrirë në oborr, me duar pas shpine në mesin e qindra të
tjerëve arrita t’i identifikoj disa nga horrat si: S.I., A.K, B.M., B.B., M.H,
N.S., B. Si dhe njëfarë O., të cilët edhe sot s’arrita t’ia mësoj mbiemrin.
Këta farë horrash, sigurisht mendojnë se nuk do të zbulohen, që kanë qenë nder
protagonistet kryesor të asaj mbrëmje të kobshme, keqtrajtues e se fundi
vrasës!!! S’e kam për qëllim ta gjykoj askënd, por ky është realiteti, edhe pse
i hidhur.
ORA 22:50:
NË ÇKA GJASONTE OBORRI I PAILONIT
2 ?
Brenda në Pavilonin
nr.2, pa problem të burgosurit vazhdojnë të mbesin të vetëmbyllur. Të gjitha
mediumet po komunikojnë lajmin se çka po ndodhë në Burgun e Dubravës. Këtu jemi
në pritje… përgjigje ende s’kemi nga Drejtoria e Burgut. Të gjithë të
burgosurit janë të vendosur ta vazhdoje grevën deri në realizimin e kërkesave
të tyre...
ORA 20:00: BISEDIMET E QUAJTURA KËRCINIME
D.S.-ja , ky farë tipi me figurë të shprishur e me fytyrë
krimineli, zëvendës i kriminelit tjetër të quajtur Xhef, sa herë që vjen afër
pavljonit, ku bisedat zhvilloheshin përmes grilave të ndryshuara unmikiane, në
vend të fillimit ai e thoshte fundin dhe atë me fjalët (citoj) :në fytyrë e dikush
nëpër duar, dikush i llomitur nga stupci e dikush krejtësisht i alivanosur pa vetëdije, ata horrat
s’i ndalnin britmat, duke sulmuar me shkelma
edhe në kokë që të shtriheshin me fytyrë përtokë e duart e lidhura pas shpine. Nëse e ke pasur ndonjë të
burgosur duke vuajtur me shpirt, për jetë a vdekje, s’ke mundur të mos e kërkosh
mjekun për ndihmë. Por kjo na u shpërblye me shqelma e fyerje si; ”Mos ta
dëgjoj zërin!”....
97 varre nga krimet serbe ne Dubravë janë në Rakosh (F.B)
O Zot!, po çfarë janë këto bisha në formë e njeriu?! Njeriu me duar të lidhura e i alivanosur, pa
vetëdije të rrahët si kafsha, këtë e pashë për herë të parë ne jetën time, e që
s’e kisha besuar kurrë më parë. Mendoja me vete, edhe nëse shpëtuam nga tymi e
flaka, këtu s’do të ketë shpëtim.
Masakrat në Dubravë gjatë Luftës
Krejt kjo
katastrofë e përjetuar as rend mbi supet e 174 të burgosurve kishte një fije
shpresë, sepse ndihma mjekësore, edhe pse me vonesë, arriti se fundi. Edhe këtu
është një gjë që nuk ngjanë askund në botë. Me gjithë interesimin e insistimin
e të gjithë mjekëve dhe teknikeve për të na ofruar ndihmë, ata s’mund ta bënin
atë, pa lejen e një krimineli që rrinte duke u sjell mbi kokat tona, dhe i cili
ua caktonte se kujt t’i epej ndihma e
kujt jo, madje e kam vërejtur një mjek, nga të huajt i cili me çdo kusht
insistonte për të na ndihmuar. Se kush ka mundur të jetë ai, këtë më se miri
mund ta dinë Xh.B., A.K., S.M., N.S.,
të cilët për çdo veprim kërkonin leje nga Shefi i tyre unmikian. Këtu kam mundur ta vëreja edhe një tip, i cili ka qenë
mjaft agresiv dhe mbante në bylyzykun e dorës së majtë një shirit bardh e zi. Ky
farë tipi ka qenë edhe brenda ne Pavijon në mesin e horrave. Edhe pse s’munda
ta vërej mirë në fytyrë, atë shiritin
bardh e zi është i vetmi që e ka bartur në dorë dhe ka shërbyer ne Pavijoni
nr.2. Kështu oborri i Pavijonit nr.2 ngjante në kamp tmerri. Mendoj se kështu
ka mundur të ndodhë vetëm në kampet hitleriane kundër hebrenjve....
Shkrimi nga ditari
i ish të burgosurit d.f, i cili gjatë asaj kohe ka qenë përjetues i këtij
tmerri, vazhdon në numrin e radhës, ku do të dalin në shesh edhe shumë
marifetllëqe, të pa publikuara deri sot që po ndodhin nëpër burgjet e Kosovës.
Derisa të vazhdojnë
këta skenarë të horrorit, do të vazhdojnë publikimet e turpit...
(bazuar në rrëfimet
dhe ditarin e d.f)
ë qß a e pG F vljonit, ku bisedat zhvilloheshin përmes grilave të ndryshuara unmikiane, në
vend të fillimit ai e thoshte fundin dhe atë me fjalët (citoj) :