Në praninë e një publiku prej më se 300 pjesëmarrësish, kurreshtarë të pasionuar në historinë e lashtësisë, u mbajt në Universitetin e Lausannës konferenca shkencore e historianit të civilizimit të Greqisë së lashtë Doktor Mathieu Arefi. Mathieu Aref, i ndihmuar nga Labinot Bislimi, prezentoi para të pranishmëve tezën e tij thelbi i të cilës qëndron në faktet e dëshmuara nga Ai se nga koha e civilizimit Mikenian dhe në « Periudhën e errët » (-1200-800 p.e.s) në Greqinë e lashtë zhvillohej një civilizim Pellazgë nga të cilët Helenët e ardhur pas shekullit VIII p.e.s morën perënditë dhe elementet e tjera të civilizimit që përvetësuan. Po këtë tezë Profesor Doktor Mathieu Aref kishte mbrojtur në Janar të këtij viti përballë Jurisë të Sorbonnës 2012, duke fituar titullin «Doktor shkence në Histori të civilizimit grek ».
I pasuruar dhe krenar, publiku mahnitës bëri ovacion të gjatë Doktor Mathieu Arefit, i cili dukej i prekur nga kjo mbështetje pas tridhjetë viteve hulumtimi shkencor në vetmi dhe kundër të gjithë kundërshtarëve dashakeqës të çështjes Pellazgo-shqiptare.
Një promovim që i kundërpërgjigjet shumë ideve të ngurta mbi historinë e Greqisë, por edhe mbi Pellazget e sotshëm, Shqiptarët, të cilët shpesh e përfytyrojnë vetveten më pak të organizuar se ç’janë me të vërtet.
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, mbajtja e kësaj konference me karakter shkencor duket sikur tregon vendosmërinë e shqiptarëve për të tejkaluar të gjitha ndarjet krahinore, fetare, politike e shoqërore.