Nga Flori Bruqi
Studimet e fundit imuno-gjenetike, të kryer nga autorë shqiptarë mbi krahasimin e shumëllojshmërisë së gjeneve të sistemit gjenetik HLA midis popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe popullatave të tjera europiane, kanë nxjerrë në pah fakte origjinale, të cilat hedhin dritë mbi autoktoninë e popullit shqiptar në trojet e tij.Në një shkrim të prof. Genc Sulçebe, për mediat, thuhet se nga ky studim del gjithashtu në pah fakti se si rregull, popullatat fqinje kanë afërsi më të madhe gjenetike në krahasim me ato me larg gjeografikisht. Kjo vjen jo vetëm për arsye të përzierjeve gjenetike të zakonshme midis popujve të afërt, kushteve të përbashkëta klimatike dhe epidemologjike, por edhe të historisë së përbashkët të migrimit dhe të kombeve fqinje. I vetmi që diferencohet është populli bask.Nga studimi i kryer me gjenet e sistemit HLA në popullatat shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, të krahasuara këto me popullatat e tjera europiane dhe ballkanike mund të nxirren shkurtimisht disa konkluzione interesante.
Së pari, distanca midis dy popullsive shqiptare, asaj në Kosovë dhe Shqipëri është e papërfillshme, provë kjo e unitetit gjenetik të profilit shqiptar kudo që jeton.
Së dyti, në rajonin ballkanik diferencohen dy grupe popullatash kryesore: një grup i përbërë nga popullata greke, shqiptare, bullgare dhe maqedonase, si dhe grupi tjetër ku marrin pjesë popullatat serbe, boshnjake dhe kroate. Popullatat që bëjnë pjesë në secilin nga këto grupe kanë ngjashmëri shumë më të mëdha brenda grupit se me çdo popullatë të grupit tjetër. Është interesant fakti se këto ndryshime të konstatuara në gadishullin ballkanik janë më të spikatura në krahasim me rajonet e tjera të Europës Qendrore, Veriore ose Veriperëndimore, ku nuk vihen re diferencime të tilla, megjithëse këto rajone shtrihen në sipërfaqe më të gjera se të rajonit ballkanik.
Së treti, midis popullatës shqiptare kosovare nga njëra anë dhe popullatës serbe nga ana tjetër, ndryshimet në distancat gjenetike janë të dukshme dhe statistikisht sinjifikative. Kjo shkon në kundërshtim me rregullin e përgjithshëm të lidhjes së ngushtë të distancave gjenetike me ato gjeografike siç vihet re edhe në hartën e Europës Qendrore dhe Juglindore ku tregohen distancat gjenetike të popujve të kësaj zone nga popullata kosovare, që është përdorur si pikënisje në llogaritjen e këtyre distancave.
Këto fakte shkencore, të bazuara në studimet gjenetike të kryera në ADN-në e popullatave aktuale, mbështesin tezën e autoktonisë të shqiptarëve, të ngritur fort nga të parët tanë rilindës.
Të dhënat studiuesve shqiptarë janë konfirmuar edhe nga një studim i kryer nga gjenetistë amerikanë.
Floart-Press:"Gjenet, popujt dhe gjuhet"
Flori Bruqi
| |
Botuar me dt: Fri Mar 20, 2009 10:01 pm
|
GJENET E SHQIPTAREVE, 34 PËRQIND PERENDIMORE
Publikuar më dt.12 tetor, 2012 në orën 19:58 ( Para 14 ditëve )
|
Per te hedhur drite mbi origjinen e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe, do t'i referohem librit te njohur "Gjenet, popujt dhe gjuhet", si dhe disa artikujve shkencore te botuar vitet e fundit. Ne librin e tij "Gjenet, popujt dhe gjuhet", botuar ne vitin 1996 ne italisht, dhe i ribotuar ne shume gjuhe te botes, gjenetisti i njohur Luigi Luca Cavalli-Sforza, trajton hipotezen se popujt e ndryshem gjenetikisht, kane edhe gjuhe te ndryshme, se ka nje lidhje te forte midis gjuhes se nje populli dhe identitetit te tij gjenetik. Edhe gjuhet evoluojne ashtu si edhe gjenet ne popullata. Edhe gjuhet kane klasifikimin e tyre, si dhe evolucionin e tyre. Evolucioni gjuhesor eshte shume i shpejte, krahasuar me evolucionin biologjik dhe ate te gjeneve. Sipas Sforzas, shume gjuhetare masin ngjashmerine midis gjuheve mbi bazen e perqindjes se fjaleve, te nje liste standarde, qe kane nje origjine te perbashket te mireidentifikuar. Duke krahasuar dy gjuhe, mund te ndertohet edhe nje grafik i raporteve midis perqindjeve te fjaleve qe kane ndryshuar kuptim, si dhe kohen qe ka kaluar nga ndarja e tyre. Kjo metode e njohur si glotokronologjia (ose statistica leksikale), perdor nje "ore gjuhesore" shume afer konceptit te quajtur "ora molekulare" ne biologji.
Qe ne fillimin e shekullit XVIII ishte vene re se gjuha indiane klasike, sanskrite, ngjante me gjuhet evropiane antike dhe moderne. Ne shekullin e XIX u be nje pune e madhe per te kuptuar me mire lidhjet e afersite midis gjuheve te ketij grupi, qe e quajme familja e gjuheve indoeuropiane. Familja me e njohur e gjuhes eshte ajo indoeuropiane: jane perpjekur te gjejne edhe nje vend-origjine te kesaj gjuhe, por rezultatet kane qene shume te ndryshme nga nje autor tek tjetri. Keshtu, jane propozuar disa vende, duke filluar nga Gjermania deri ne veri-lindje te Kaukazit, nga vendet Balltike deri ne Suez. Kjo eshte nje zone kaq e gjere, aq sa eshte edhe shtrirja e kesaj familjeje gjuhesore. Ndoshta teoria me popullore deri para pak vitesh ishte ajo e propozuar nga Gimbutas, e cila percakton kete vendodhje mbi Detin e Zi dhe i lidh popujt e pare qe flasin gjuhen indoeuropiane me qyteterimin Kurgan, te ndodhur ne stepat aziatike. Flitet per 3.000-3.500 vjet perpara Krishtit, nga zbulimet arkeologjike ne ate zone jane gjetur gjurme te zbutjes se kuajve dhe ndertimit te karrocave te luftes. Analiza e pare sasiore mbi ngjashmerite midis gjuheve indoeuropiane u be ne vitin 1992 nga statisticieni Kruskal dhe gjuhetaret Dyen e Black. Ata maten perqindjen e fjaleve me origjine te perbashket ne rreth 70 gjuhe indoeuropiane, duke perdorur listen glotokronologjike standarde prej 200 fjalesh. Duke perdorur dy metoda moderne te ndertimit te pemeve gjenealogjike, te perdorura ne gjenetike, u perftuan pemet e gjuheve. Grupet me te rendesishme te gjuheve indoeuropiane jane nenfamiljet gjermanike (qe perfshin edhe gjuhen angleze dhe skandinave), italike (me origjine nga latinishtja), baltosllave, celtike, indiane dhe iraniane. Cavalli Sforza, bazuar ne studimet e gjuhetareve, shkruan ne librin qe permendem, si me poshte: Disa gjuhe kane nje origjine te izoluar dhe te ndare nga keto nenfamilje; si per shembull gjuha shqipe dhe greke. Nje mundesi eshte qe gjuhet e izoluara si shqipja dhe (me me pak mundesi) edhe greqishtja, te jene me origjine nga vala e pare e emigrimit nga Turqia (Lindja e Aferme), dhe vjetersia e tyre ne krahasim me deget e tjera te gjuheve, eshte arsyeja pse ato qendrojne me vete. Eshte fjala per gjuhe, qe jane edhe gjeografikisht me afer Turqise.
Studiuesi Eqerem Cabej, thoshte se paraardhesit gjenetike te shqiptareve kane zbritur mijera vjet me pare nga veriu i Evropes.
Sa e vertete eshte kjo?
Mesa duket, kjo hipoteze e Eqerem Cabejt, eshte nxjerre si konkluzion i studimeve etimologjike te shqipes e te gjuheve te tjera indoeuropiane, por nuk besoj qe ai te kete pasur dijeni per studimet e kryera ne vitet 1988 e 1992 qe permenden ne librin e Cavalli Sforza. Ajo qe mund te thuhet sot eshte se, studimi i prejardhjes se popullit shqiptar nga pikepamja gjenetike eshte i lidhur ngushte me studimet e prejardhjes se popullatave europiane dhe zgjidhja do te jete ne kuadrin e studimeve paneuropiane qe perfshijne shume popullata njekohesisht. Te dhenat gjenetike nuk duhen pare te shkeputura nga te dhenat gjuhesore, historike dhe arkeologjike te nje vendi te caktuar dhe te nje zone gjeografike te caktuar. Per te dhene nje interpretim sa me shkencor te lidhjeve midis popujve europiane dhe ndryshimeve midis tyre, te dhenat gjenetike kane marre sot perparesi. Popullimi i Evropes nga homo sapiens, njeriu modern daton rreth 45.000 vjet me pare i ardhur nga Lindja e Aferme. Ne ate periudhe eshte vertetuar edhe prania ne Evrope e homo sapiens neandertalensis, i quajtur njeriu i Neandertalit, i cili mendohet se bashkejetoi per mijera vjet me njeriun modern, derisa rreth 18.000 vjet me pare zhduken gjurmet e njeriut te Neandertalit dhe gjenden vetem mbetje te njeriut modern. Nuk dihet mire nese ka pasur kryqezime midis tyre dhe nese njeriu i Neandertalit eshte zhdukur nga nje lufte qe i ka bere njeriu modern. Nje ngjarje e rendesishme per formimin e popullatave evropiane ka qene levizja e popullatave te bujqeve nga Lindja e Aferme, ku lindi bujqesia e blegtoria, drejt Evropes nepermjet bregdetit te Egjeut, detit Jon dhe Adriatikut per ne veri te Evropes. Kjo levizje qe filloi gati 10.000 vjet me pare, ka deshmite e para arkeologjike ne fshatrat rurale rreth 7.000 vjet me pare, ne bregdetin perendimor te Egjeut dhe ne Krete. Ballkani ne ate periudhe ka qene vatra e pare e vendosjes se ketyre popullatave ne Evrope dhe per mijera vjet kjo treve ku perfshihet edhe Shqiperia aktuale, ka qene pjesa me e zhvilluar e Evropes. Nga Ballkani u vazhdua me levizjen drejt veriut, nepermjet rrugeve bregdetare te Adriatikut te veriut, si dhe nepermjet luginave te lumenjve te medhej, Vardar, Danub dhe Rene. Keshtu, ato percuan kulturen e zhvillimit te bujqesise dhe perpunimit e perdorimit te hekurit tek popullatat veriore qe nuk e njihnin ate. Edhe njohja e ndryshimeve klimaterike ne periudha prehistorike dhe historike, eshte e rendesishme per te shpjeguar lidhjet midis popujve. Keshtu, ngjarje te medha si periudha e akullnajave, te ndodhura rreth 10.000 vjet me pare dhe qe zgjati mbi 1.000 vjet, sollen ndryshime te medha ne zhvendosjen e popullatave humane dhe te kafsheve drejt vendeve te Jugut te Evropes nga Veriu i ftohte dhe pas disa mijevjecareve te ripopullimit te Evropes Veriore nga popullatat Jugore. Prandaj levizja e popullatave humane ne periudhen e Akullnajave, nga Veriu i Evropes drejt Jugut, perfshine edhe Ballkanin, qendrimi i ketyre popullatave per mijera vjet ne bashkejetese me popullatat ekzistuese ne rajonin tone dhe me tej, kthimi i popullatave nga Ballkani drejt zonave Veriore pas perfundimit te periudhes se Akullnajave, ben te mundur qe te kete ngjashmeri gjenetike midis popullates shqiptare dhe atyre Veriore per disa markere gjenetike.Nje ndikim ka pasur edhe levizja e popullatave te bujqve qe vinin nga Lindja e Aferme, te cilat u vendosen fillimisht ne Ballkan e qendruan aty per mijera vjet, e me pas vazhduan levizjen e tyre drejt veriut te Evropes. Ishin pjese nga ato popullata qe ndodheshin ne rajonin tone, pra kishin paraardhesit e tyre ne Ballkanin Antik dhe duke u zhvendosur drejt veriut mund te konsiderohen si mbartes te tipareve gjenetike te vendit te origjines, prandaj kjo levizje eshte nje tjeter komponent qe mund te kete ndikuar ne ngjashmerine e disa markereve gjenetike te popullates shqiptare me markere te popullatave veriore. Nje komponent tjeter ne formimin e popullatave europiane eshte edhe zhvendosja e fiseve ariane drejt Evropes nga vendorigjina e tyre nga zona e Kaukazit rreth 5000 vjet me pare, si dhe ardhja e fiseve Kurgan po ne kete periudhe. Te gjitha keto ardhje popullatash nga lindja e veriu kane lene gjurmet e tyre ne popullatat moderne europiane, perfshire edhe popullaten shqiptare. A ka studime te tjera mbi prejardhjen e popullatave europiane, ku perfshihet edhe Shqiperia? Nje nga markeret gjenetike qe sherbejne per studimet e levizjeve historike te popullatave (Y-STR haplotipet e kromozomit Y), ka treguar se popullata shqiptare ben pjese ne grupin e vendeve te Evropes Qendrore-Lindore, ku perfshihet edhe Austria, Gjermania e Jugut, Italia e Veriut (fiset e Veneteve), Norvegjia dhe Estonia. Ne kete kuader mund te shpjegohen edhe mutacionet e semundjes gjenetike fibroza cistike ne vendin tone. Kjo semundje eshte e perhapur kryesisht ne popullatat europiane dhe ne popullaten shqiptare paraqet nje spekter mutacionesh te ngjashem me ate te Evropes Veriore. Mutacionet e FC ne Shqiperi nuk ngjajne me ato te gjetura ne popullatat mesdhetare, por me ato te Veriut te Evropes. Keto markere qe analizojme jane supozuar, se ishin pjese e popullatave shume te vjetra evropiane, rreth 45.000 vjet me pare dhe jane konsideruar si tregues te prejardhjes gjeografike te popujve. Frekuenca e larte e mutacionit delf 508 ne popullaten shqiptare, prej mbi 80%, mund te shpjegohet me vjetersine dhe autoktonine e popullates shqiptare ne mijeravjecare ne kete rajon gjeografik, ku ajo ndodhet sot e me gjere. Mund te shprehemi ne lidhje me tezen e shqiptareve me gjak arian? Fiset ariane mendohet se e kane origjinen ne veri te Detit te Zi dhe ne jug te Detit Kaspik. Kane qene fise te races se bardhe dhe kane levizur si drejt Evropes, ashtu edhe drejt Indise. Mendohet se kane qene nje fis luftetaresh te mire organizuar qe perdornin kuajt si mjet levizes dhe kane dominuar ne Indine perendimore e jugore per periudha te gjata dhe kane lene atje gjurmet e tyre gjenetike. Nje drejtim tjeter i levizjes se ketyre fiseve ariane ka qene aksi i Evropes qendrore dhe Ballkanit. Kjo levizje popullatash ka qene nje nga komponentet qe ka kontribuuar ne formimin e popullatave evropiane, por nuk ka qene i vetmi dhe vendimtari. Prandaj nuk mund te thuhet se shqiptaret kane gjak arian, por mund te thuhet se ne strukturen gjenetike te shqiptareve ka markere gjenetike, qe e afrojne ate me popujt me te vjeter qe kane populluar Evropen. Kete tregon edhe studimi qe citova me siper me kromozomin Y-STR, ku Shqiperia grupohet me Austrine, Gjermanine e Jugut, Venetet, Italine e Veriut, Norvegjine dhe Estonine. Berja pjese ne kete grup tregon se popullata shqiptare ka afersi gjenetike me vendet e siperpermendura. A mund te themi se sa per qind te gjeneve te shqiptareve jane nga Evropa perendimore? Pra, a mund te kategorizohen popullatat evropiane ne Lindore dhe Perendimore? Jane bere dhe jane duke u thelluar studime te tilla ne fushen e gjenetikes se popullatave humane, qofte per te njohur levizjet e popujve antike dhe popujve parahistorike, bazuar ne linjen mashkullore (studimet e haplotipeve te kromozomit Y), si dhe ne linjen femerore (studimi i ADN-se mitokondriale), si dhe studimet e ndryshimeve te vogla (SNP), te shperndare ne te gjithe gjenomen humane. Polimorfizmi i gjeneve perdoret kryesisht per gjetjen e lidhjeve midis popullatave te hershme te paleolitikut, ndersa haplotipet e kromozomit Y, te bazuara ne polimorfizmin e STR (sekuenca perseritese ne gjenomen humane), perdoren per studimin e levizjeve ne periudha historike te popullatave. Popullatat shqiptare jane perfshire ne keto studime panevropiane, te realizuara nga laboratore te huaj te specializuar, jo vetem ne metodat molekulare te identifikimit, por edhe ne analizat statistikore te ndryshimeve gjenetike midis popullatave, si dhe te percaktimit te distancave gjenetike midis tyre. Ne studimin e botuar ne revisten shkencore "Human Genetics" (2005), mbi haplotipet e kromozomeve Y evropiane, te analizuar ne 12.700 individe nga 91 vende te ndryshme ne Evrope, rezultoi se nepermjet tyre mund te evidentohej nje lidhje midis popullatave evropiane ne periudhat historike. Analiza e grupimeve te popullatave sipas ngjashmerise dhe ndryshimeve te kromozomeve Y mashkullore, tregoi se popullatat evropiane ndahen qartesisht ne nje grupim Lindor dhe nje grupim Perendimor, si dhe ne nje zone tranzicioni ne Evropen Qendrore, ku ndryshimet me te medha vihen re ne drejtimin lindje-perendim. Ne kete studim eshte gjetur se popullata shqiptare dhe ajo finlandeze jane me homogjene se te tjerat. Te gjitha popullatat perendimore, perfshire edhe nje pjese te Italise, Emiglia Romagna, Spanjes, Portugalise, Frances, Anglise, Irlandes, Holandes se Jugut, perbejne grupin e "Evropes Perendimore", ndersa vendet sllave, pervec Bullgarise dhe Estonise, Kroacise, Sllovenise, Rusise, Bjellorusise, Ukraines, Polonise, Lituanise, Letonise, perbejne nje grupim te quajtur "Evropa Lindore". Bullgaria sebashku me Rumanine Greqine dhe Hungarine, si dhe Siciline e Kalabrine e dy popullata nga Turqia Evropiane, formojne grupin e "Evrope Jugore" ose grupin "Ballkan-Danub". Ndersa dy popullata te Holandes se Jugut ishin perfshire ne grupin e "Evropes Perendimore", tre popullata te Holandes Veriore, se bashku me Danimarken, Gjermanine Perendimore, Vienen dhe Suedine, perbejne grupimin e vendeve te "Evropes Qendrore Perendimore". Ne te kundert, popullata te tjera nga Gjermania dhe Austria, si dhe Italia e Veriut (Venecia), lidhen me Norvegjine dhe me Shqiperine e Estonine, duke u grupuar ne vendet e "Evropes Qendrore". Finlanda qendron si popullate me vete, por e lidhur me grupin e "Evropes Perendimore". Vendi i Shqiperise ne grupin e vendeve nga "Evropa Qendrore Lindore" hedh drite mbi fluksin e gjeneve me origjine veriore ne nje popullate me vendndodhje gjeografike ne Ballkanin Jug-perendimor. Nga analiza e haplotipeve eshte pare se ato te tipit "Perendimor" variojne ne popullatat evropiane nga 66% Belgjika dhe 61% Holanda e Veriut, tek 25% Rumania dhe 14% Estonia. Shqiperia paraqet 34%, Norvegjia 31%, Austria 29%, Suedia 35%, Bullgaria 28%, Greqia 44%, Italia Qendrore 56%, Sicilia 35%, Hungaria 30%, Turqia 34%. Pjesa tjeter e haplotipeve jane Lindore dhe "te vecante". Prof. Eroll Velija |