2012-10-24

EKSKLUZIVE:Gjendja në Burgjet e Kosovës(1)


/Ekskluzive/

Gjendja në Burgjet e Kosovës



Nga Dibran Fylli,shkrimtar nga Prishtina



MARIFETLLËQET E STAFIT KORREKTUES (1)

A mund të ketë drejtësi aty ku shkelen të drejtat e njeriut?

Ditët e vështira që i kalon njeriu nëpër ato ferre, të quajtura burgje unmikistane-euleksiane e alla kosovarçe, mbesin të paharruara. Së pari, sistemimi i të burgosurve nëpër Pavijone është aq i pa vend dhe mirë i paramenduar e i qëllimshëm nga mbeturinat e komunizmit të cilët kanë marr poste të rëndësishme dhe vendim marrëse, duke u bërë të dëgjueshëm atëherë për UNMIK-në  e tash për EULEKS-in dhe s’ndalojnë së punuari për Administratën e tyre të dështuar, gjithherë në dëm të kombit e të atdheut, duke përfituar grada e poste jo meritore.
Sistemimi i të burgosurve është i tillë sa që s’mund ta dallosh ordinerin nga dhunuesi, hajnin nga plaçkitësi, e as vrasësin nga krimineli, kurse në mesin e krejt kësaj katastrofe i gjen jo rrallë ish pjesëtarët e UÇK-së. Në këtë mes të këtyre njerëzve, fatkeqësia i solli çlirimtarët që luftuan e sakrifikuan çdo gjë për lirinë e popullit, për fat të keq edhe të atyre që sot po mbajnë poste e po zotërojnë fotele të buta për bythët e veta....


Si arriti Aga Koliçi, emri i të cilit njihet si punëtor besnik i regjimit të kaluar, që ta fitoi besimin e kreut të Drejtësisë?!

1. Me pak fjalë përshkrimi i postit udhëheqës të këtij far Aga Koliçit në vitin 2003, kur ndodhi tragjedia më e tmerrshme pas luftës, më 4 shtator 2003 në Burgun e Dubravës (pa e përmendur punën e tij aktive në burgje deri në vitin 1999). Atëherë, Aga ishte Mbikëqyrës i vjetër-Udhëheqës i Pavilonit Nr.2, ku në datën e lartcekur u vranë 5 të burgosur dhe u lënduan rënd mbi 73 tjerë.


Në atë kohë ky far tipi ishte pjesë e ekipit që shkaktuan tragjedinë, bile ky kishte autoritetin e urdhërdhënësit, mbi të cilin, sot e një milion vjet do të mbetet një vrragë e zezë në moralin e tij, nëse i ka mbet ndonjë fije, dhe në vend që të përgjigjet para drejtësie, për atë që ndodhi brenda mureve të Burgut, ai në të kundërtën gradohet-avancohet nga “drejtësia” unmikiane dhe fiton postin e drejtorit në Burgun e Qarkut në Pejë, dhe jo vetëm kaq; Aga Koliçi, si njeri i mençur, me një shkollë të mesme dhe disa kurse unmikiane, nga Peja kalon në Burgun e Dubravës, duke iu besuar posti i Zv. Drejtorit në Ekipin “Profesionist”, dhe pasi e merr këtë post, ai vazhdon me avazin e vjetër duke i emëruar nëpër vende kyçe pothuajse të gjithë ata që ishin përgjegjës dhe të përfshirë në tragjedinë e 4 shtatorit 2003.
Me propozimin e këtij të mençuri me shkollë të mesme dhe të njëfarë Z. Imerit, Ushtruese e detyrës se drejtorit, e cila më parë ka qenë Shefe e Panelit për lirim me kusht dhe me bekimin e R. Hoxhës, Drejtor i Burgjeve të Kosovës, të avancuarit e kësaj kategorie janë: H.Meha, Përgjegjës i stafit menagjues të Burgut të Dubravës, S.Shoshi, Drejtor i Spitalit (mik i ngushtë i njëfarë Nuredin Demakut, i njohur si zullumqar e i pa shpirt gjatë regjimit të kaluar), etj... dhe krejt kjo ka ndodhur tash kur në Parlamentin e Kosovës po aprovohen ligje të rëndësishme për Shtetin e Kosovës. Athua a është në dijeni Ministri i Drejtësisë z. Kuçi, se kush na qenkan këta far tipash që po avancohen nëpër burgje?


 
 





  Ja pse duhet kërkuar përgjegjësi nga tipat e graduar:


Disa faqe ditari të d.f, ish i burgosur në Burgun e  Dubravës (1)

KËSHTU NDODHI TRAGJEDIA E 4 SHTATORIT 2003
NË BURGUN E DUBRAVËS

-Cili është në të vërtetë Burgu i Dubravës ?
-Kush urdhëron e kush i zbaton ato urdhra ?
-Stafi ndërkombëtar bashkë me atë vendor duhet të ndiheshin fajtorë për atë që ndodhi me 4 shtator 2003 ne Burgun e Dubravës.
-Pse komisioni i UNMIKUT-ut e përshkruan në raporti tragjedinë e 4 shtatorit si “incident”?!


Nga kjo birucë është vështirë të shkruhet. Të shkruash fjalën e lirë, e aq më tepër ta thuash një realitet si ky i kësaj ngjarje që tronditi Kosovën, është rrezik të pësosh. Ka mundësi edhe të mos e ndjesh veten normal nga ato qe njeriu i sheh vetë e së fundi i përjeton, por për hir te realitetit, për fat të keq realitet mjaft i hidhur, vendosa të shkruaj haptas, ta përshkruaj ngjarjen tragjike të 4 shtatorit 2003 qe ndodhi në Burgun e Dubravës (jo incidentin siç e quajtën unmikianet dhe e pranuan si të tillë vendoret), por ashtu siç e përjetuam atë natë, ashtu siç  e pamë me sytë tanë, dashtë Zoti të mos e shohim dhe përjetojmë më!
                                                           

 
     Tash .....                                                          Dikur gjatë luftës....





Për fat të keq, pas përfundimit te luftës kryesisht kanë funksionuar ligjet e rregulloret e padiskutueshme, ne total një rutinë e nxjerrë nga rregullorja e unmikianëve që ende po e mban shenjën “Made in Yu”.
Fjala rutinë s’do të thotë asgjë tjetër për ne pos asaj qe ka ndodhur dje dhe do të ndryshojnë vetëm atëherë, kur ju që jeni kompetent për t’i thënë stop ligjeve diskriminues do të merrni guxim, që në vend të të vetmes fjalë që e keni mësuar t’i përgjigjeni unmikistanit me (OK), t’u thoni  STOP zotërinj, kjo që po bëni ju s’është e drejt. Këtë që po e bëni ju e kanë bërë ata që këtu sunduan para jush, ata të cilët falë pushkës së UÇK-së s’janë më...


 

                                                         Dikur ....gjatë luftës ...




                         Vendi ku është e ndaluar të kërkohet drejtësia

Pa qenë stupcaxhi, s’mund të këndosh ilahi

2. Agron Rexha, i cili gjatë kohës që kishte ndodhur tragjedia mbante postin e Shefit të sigurimit - udhëheqës i ekipit për intervenime, edhe ky është dashtë që të përgjigjet para drejtësie, por, ndodhi e kundërta, tipi, meqë ishte i ashpër dhe ekzekutues i urdhrave të unmikianëve, shpërblehet duke u avancuar në postin e Zv. Drejtorit të Burgjeve.
Në vitin 2003 (nga burimi i saktë), ky far tipi, pas shumë insistimeve që i burgosuri G.Krasiqi, të bëhej informatori i tij, për t’i shërbyer me informata të fabrikuara për të burgosurit tjerë, dhe pasi i burgosuri nuk pranon të bëhet argat i dreqit, ky tipi, kinse gjatë bastisjes, i monton një brisk në kasetën e tij dhe më pas, pa pikë faji, i gjuhën si bisha në shpinë duke përdorur dhunë fizike e ndëshkuar me vetmi.  
Aktualisht ky tipi mbanë postin e njëjtë që e kishte kur ndodhi tragjedia e 4 shtatorit 2003, dhe tash për çudi, ky fetar e besimtar i denjë, veprimet dhe sjelljet e tij të ashpra i ka kthyer në diçka tjetër. Ka filluar të bëhet diplomat e t’u bëjë nder islamikëve (që më së paku ka në Kosovë), të burgosurve po u blenë me para të veta CD me ilahi dhe, krejt kjo po ndodhë brenda mureve të Burgut sa për ta tensionuar edhe më shumë gjendjen e këtij fenomeni në Kosovë.

4 SHTATOR 2003, ORA 7:45: SI FILLOI DITA

Mëngjes i qetë, kohë më diell. Pas zgjimit prapë filloi dita sipas rutinës së stërvjetruar, krejt pa lidhje, këtu pas këtyre grilave, një monotoni e  pa përshkruar, duket se dhe koha po stagon dhe sikur s’do të luan vendi!
Ora 11:05; nga qelia ime shikoj përtej grilave të ndryshkura. Qelia ka filluar të mrrolet. Edhe era sikur bëhet lajmëtar i kobshëm i këtyre anëve. Kam një parandjenje. Këtu sikur diçka nuk shkon, diçka s’është në rregull.
Ora 12:00; Lajmin për ta marrë ushqimin, nuk ishte si zakonisht. korridoret e të katër krahëve në Pavijonin nr.2 për një çast  u mbushen plot të burgosur. Fjalët që po dëgjoheshin ishin ”...s’duam ushqim. Lusim stafin e ndërrimit ta lirojnë Pavijonin”.
Dhe kështu stafi, që ishin vendorë, për dy-tre minuta, pa asnjë kundërshtim e liruan Pavijonin dhe dyert e hyrjes u bllokuan nga brenda me kasetë metalike. 174 të burgosurit e këtij pavijoni mbetem të lirë, të qetë dhe pa probleme.
Ora 13:00; Dikush nga jashtë kërkonte sqarime, ishin ata të Drejtorisë se Burgut, ndërkombëtaret bashkë me vendorët. Në një moment, thjesht dhe pa ndonjë qëllim të gjithë të burgosuri vendosen që në emër të të gjithëve të flas i burgosuri Z.N, për t’u sqaruar atyre se: “këtu bojkotohen të gjitha, protestojmë qetë dhe në mënyre paqësore deri ne realizimin e kërkesave tona” të cilat kërkesa (të përgatitura me shkrim), kërkesa që ishin të njohura edhe më parë dhe të parashtruara jo rrallë herë. Ata i more ato kërkesa, than se së shpejti  do ta keni përgjigjen. Në realitet, i burgosuri Z.N, s’ishte as organizator, as prijës i asaj që po ndodhte. Thjesht ishte një zëdhënës i 174 të burgosurve, ua shpjegonte atë çka thoshin e kërkonin të burgosurit e pakënaqur të Pavijonit nr.2.


ORA 14:05: KËSHTU FILLOI DIALOGU  AFATSHKURTËR

Edhe pse e kishin përkthyer dokumentin me kërkesat tona, por edhe na e kishin potencuar disa herë edhe gojarisht, edhe pse këto kërkesa ata i kishin të njohura, sepse ishin kërkesa për kushte thjeshtë elementare, e që disa nga këto (p.sh. uji) s’e besoj që s’i kanë pasur edhe kriminelët e mëdhenj e robërit e luftës nëpër kampe!, megjithatë, Don Skoti, një argat dreqi, prapë se prapë  kërkonte  shpjegime se çka dëshironim.
Kjo do të thotë se këtu s’pritej dialog mirëkuptimi. Zëri  i kërkesave dhe i asaj se çka po ndodhë në Burgun e Dubraves dhënë Radio “Dukagjinit” (live) u shpërnda në terë mediat e Kosovës. Në çdo medium flitet, komentohet, reagohet për atë se çka po ndodhë në një burg të mbyllur hermetikisht nga Xhefat e  Skotat unmikistanez....

ORA 16:30: ERA PO I VIE TRAGJEDI ....

Forca të mëdha ushtarake e policore sa vijnë e shtohen. Nga kati i dytë i pavijonit, në anën veriperëndimore duket rruga nga qyteza e Burimit për në Mojstir. Është e mbushur me kolona të autoblindave unmikiane, supozoj se kështu do të jetë edhe në anët tjera që s’po i shohim. Brenda murit të burgut me qindra gardianë të rreshtuar dhe të udhëhequr nga ekipi sportiv, do farë ”delta bravo”...

 ORA 16:45: GJENDJA SA VJEN E ACAROHET

Deri në këto momente, disa herë kontaktuam me stafin ndërkombëtar që udhëhiqej nga Don Skoti dhe vendoret Xh.B., A.K, H.M., etj si dhe më Tahir Demajn, i cili me çdo kusht po mundohej ta qetësonte situatën që tani mori kahje kërcënimi nga vet D.Skoti. Tahiri ishte nga KMDLNJ-ja, si dhe Halim Jashari bashkë me tre të tjerë që vinte nga zyra e OMBUDSPERSONIT. Këta njerëz, të paktën kështu na janë prezantuar, kanë insistuar që nga Pavijoni Nr.2,të formohet një grup nga 3-4 të burgosur që do ta përfaqësonin çështjen dhe të fillojnë bisedimet me Drejtorinë e Burgjeve. Kjo gjë ishte e pranueshme për ne dhe mbeti që këta persona  ta marrin edhe mendimin e Drejtorisë, thënë shkurt, shkuan ta shohin se çka thotë shefi i stupcaxhinjëve shqipfolës...!

 
ORA 17:00: GJENDJA U ACARUA EDHE MË.....

Brenda në Pavijonin nr.2 është qetë, asnjë ekses, asnjë problem. në të kundërtën, edhe pse aty mungonte  stafi urdhërues, me vetë iniciativë, të burgosurit pastruan tërë Pavijonin, u bë numërimi dhe nëpërmes telefonit u raportua në Drejtorinë e Burgut për gjendjen momentale në Pavijonin nr.2, në saj të kësaj u vërtetua se kjo protestë është ë qetë, paqësore dhe demokratike. Në kërkesën e shtruar me shkrim shkruante qartë se kërkesa i drejtohet: -Departamenteve të Drejtësisë, -Institucioneve të Kosovës,
 -KMDLNJ-së në Prishtinë, -Zyrës së OMBUDSPERSONIT në Prishtinë  dhe Z.Adem Demaçi. Me këtë s’kërkonim asgjë tjetër, vetëm të shikohet gjendja për së afërmi.
Po e shkruaj me shembull konkret, që në të ardhmen të mund të “besohet” në këtë “drejtësi” që na ofruan unmikianet.  Në kati e dytë të pavijonit, që ka dy krahë V-2 dhe J-2, e që numëronte nga 45-47 të burgosur, ndodh të mos këtë ujë dy ditë radhë, banjat ndodhen nëpër dhoma, njeriu i shendosh duhet të kryejë nevojën fiziologjike...!?
Unë për këtë thjesht s’kam përgjigje...!

 
ORA 17:15: TERRI I MBRËMJES PO AFROHEJ

Në këtë kohë, si zakonisht drita fillon t’i lëshoj vend errësirës, atëherë kur edhe  ne po ballafaqoheshim me një ankth. Jemi në pritje se çka do të sjellin këto orë të mbrëmjes!? Po presim se çfarë lajmi do të na sjellë Tahir Demaj nga Drejtoria, e sipas të gjitha gjasave, kjo s’do të këtë edhe aq sukses. Thamë kështu sepse shefi i “stupcaxhinjëve”, nga fytyra duket të jetë mjaft nervoz dhe i etshëm për ndonjë marrëzi që të krijon probleme e dhunë brenda paqes.

ORA 17:45: PRITJE NË ANKTH

Meqë gjer më tani të gjitha bisedat u zhvilluan nga dritaret e burgut dhe së fundi kjo edhe duhet të jetë kështu, sepse deri më tani, çdo kush që ka shtruar ndonjë kërkesë për ndonjë kusht, ai njeri në vend të përgjigjes është shpërblyer me ndëshkim 5 deri 7 ditë vetmi dhe të plota 28 ditë “përmirësimi”. Kështu ishte për ata të burgosur që  kërkonin kushte më të mira apo edhe për ndonjë refuzim sado të vogël. Me gjithë këto vendosëm që 3-4 veta qoftë edhe nëse e paguajmë këtë me dënim, të dalim nga Pavijoni për bisedime, duke shpresuar se tani do të jetë ndryshe, pasi që aty ishin dy institucione mjaft të besueshme KMLDNJ dhe OmbudsPersoni...

Shkrimi nga ditari i ish të burgosurit d.f, i cili gjatë asaj kohe ka qenë përjetues i këtij tmerri, vazhdon në numrin e radhës, ku do të dalin në shesh edhe shumë marifetllëqe, të pa publikuara deri sot që po ndodhin nëpër burgjet e Kosovës.





 
                                   Tash  ...                                                         ... Dikur gjatë luftës 



Derisa të vazhdojnë këta skenarë të horrorit, do të vazhdojnë publikimet e turpit...



(bazuar në rrëfimet dhe ditarin e D.F)



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...