Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/02

Liria e stilit tuaj përputhet në mënyrë të përkryer me liritë e njeriut... Ju, që kurrë nuk kishit mëdyshje, qoftë edhe atëherë kur rrezikonit të mbeteshit i vetmuar, për t’u ngritur kundër harresës dhe heshtjes historike”

Orhan Pamuk


Orhan Pamuk është shkrimtari më i njohur i Turqisë. Në vitin 2006 ai u vlerësua me Çmimin Nobel në letërsi, duke qenë turku i parë që merr këtë çmim. Tani i ka dhuruar qytetit të lindjes një muzem shumë të veçantë.
Deutsche Welle: Zoti Pamuk, ju si shkrimtar keni hapur një muzeum. A ishit i nervozuar para hapjes?
Muzeumi i pafajësisë, StambollMuzeumi i pafajësisë, Stamboll
Orhan Pamuk: Shumë! Në fillim unë kisha dyshime të mëdha dhe netë të gjata pa gjumë. Pyesja veten po sikur të shkonte gjithçka ters? Por pikërisht kjo është nxitja e artit dhe letërsisë. Që njeriu i hyn rreziqeve dhe guxon të shkelë në rrugë të reja.
Në vitin 2008 ju botuat romanin "Muzeumi i pafajësisë". Cila ide ju ka ardhur në fillim, ajo për librin apo ajo për muzeumin?
Të dy konceptet janë zhvilluar paralelisht. Nuk është se unë shkruajta në fillim një libër të suksesshëm dhe pastaj mendova, le të bëjmë me të edhe një muzeum. Kur vajza ime ishte ende e vogël, unë e dërgoja çdo ditë në shkollë duke kaluar gjithnjë në këtë shtëpi tek qoshi. Papritur më lindi ideja absurde, për të treguar një histori fiktive me të. Kështu që e bleva shtëpinë dhe fillova të shkruaja.
Muzeumi i pafajësisë, StambollMuzeumi i pafajësisë, Stamboll
Si muzeumi ashtu edhe libri ringjallin Stambollin e viteve 70-të. Historia ka të bëjë me të birin e pasur të një fabrikanti, i cili dashurohet me një shitëse të varfër. Për tu afruar me vajzën ai blen të gjitha gjërat që ajo prek, që nga gotat e çajit e deri tek kapësja e flokëve. Ato mund të shikohen tani në muzeumin e saj. Nga vijnë këto sende?
Ky koleksion është krijuar me vite. Shumë sende i kam gjetur në tregun e sendeve të përdorura, për shembull kartolinat e vjetra të Stambollit. Disa fotografi bardhë e zi, të zverdhura nga koha janë nga shokët ose familja ime. Këto sende të përditshme më kanë inspiruar të shkruaj, dhe kanë hyrë pjesërisht në romanet e mia.
Muzeumi i pafajësisë, Kopertina e libritMuzeumi i pafajësisë, Kopertina e librit
Do të thotë se ju keni të njëjtin pasion koleksionimi si protagonisti juaj Kemal?
Në fakt jo. Unë merrem me grumbullimin e sendeve dhe kaloj orë të tëra në dyqanet me antikuare, por nuk jam koleksionist i vërtetë. Unë kam 16 mijë libra, të cilat i kam lexuar të gjitha. Një koleksionist do të kishte 20 mijë libra, prej të cilave nuk do të kishte lexuar asnjë. Tek ai kemi të bëjmë më shumë me zotërimin e diçkaje për të kompesuar mungesën e diçkaje tjetër. Si tek Kemali. Edhe ai mbledh sende për të mbajtur fort dashurinë e tij. Kjo është diçka obsesive.
Pse sende të përditshme?
Unë e dua shumë këtë magji profane, që fshihet në to dhe që nuk zbulohet me shikimin e parë. Mendoni për shembull për biletën e kinemasë, që e gjeni papritur ne një xhep të xhaketës. Papritur ju kujtohet jo vetëm filmi, por edhe aromat e kinemase dhe atmosfera e mbrëmjes. Sende të tilla mbajnë gjallë kujtimet tek ne, na tregojnë histori të tëra.
Muzeumi i pafajësisë me sende të përditshmeMuzeumi i pafajësisë me sende të përditshme
Në vitrinat e muzeumit shihen edhe artikuj gazetash, si për shembull shtimi i pushtetit të ushtarakëve ose protestat studentore në Turqi. Sa i rëndësishëm ishte për ju aspekti politik?
Mua më pëlqen kur në librat e mi politika është si një mbështjellëse e gjithë historisë, dhe nuk është në plan të parë. Por natyrisht këto aspekte nuk mund të lihen mënjanë në Turqi. Vendi im është nga njëra anë i karakterizuar nga vlerat islamiste dhe tradita e vet, por nga ana tjetër ekziston një mall për perëndimin. Pikërisht këto kontradikta përbëjnë Turqinë, edhe sot.
Pamuk

Ju e kritikoni këtë mungesë vendosmërie?
Jo, unë nuk kam të drejtë të jap gjykime morale. Unë vetëm vëzhgoj dhe mbaj mend. Këto kontradikta shihen sidomos në shtresën e lartë të Turqisë. Nga njëra anë ata vishen me simbole perëndimore, hiqen modern dhe nga ana tjetër adhurojnë sulltane me famë nga periudha osmane. Këto mospërputhje janë për mua si shkrimtar shumë interesante.
Muzeumi i pafajësisë, Stamboll Muzeumi i pafajësisë, Stamboll
Në vitin 2005 ju u akuzuat për shprehjet tuaja mbi konliktin me Armeninë. Si ka ndryshuar aktualisht raporti juaj me Turqinë?
Natyrisht që gjithnjë ushtrohet presion politik mbi mua. Në atë kohë unë pranova ftesën për profesor të ftuar në SHBA, dhe vija gjithnjë e më rrallë në Turqi. Dhe kur vija kisha mbrojtje personale. Kjo nuk ishte shumë e këndshme. Por njëkohësisht unë kuptoj sa i lidhur jam me këtë idenë e muzeumit. Unë doja të krijoja një vend kujtimesh, për mua dhe qytetin tim të lindjes, Stambollin.


Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, që është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, është dekoruar me Legjionin e Nderit, që është mirënjohja më e lartë franceze.

“Përkundër të gjitha mirënjohjeve zyrtare, ai mbetet një shkrimtar i avangardës dhe një rinovues i përhershëm”, theksoi ministrja franceze e Kulturës, Aurelie Filippetti, gjatë pritjes së shkrimtarit veprat e të cilit janë shitur në më shumë se 11 milionë ekzemplarë.

“Liria e stilit tuaj përputhet në mënyrë të përkryer me liritë e njeriut... Ju, që kurrë nuk kishit mëdyshje, qoftë edhe atëherë kur rrezikonit të mbeteshit i vetmuar, për t’u ngritur kundër harresës dhe heshtjes historike”, shtoi ajo.
Orhan Pamuk: Az új élet
Pamuk (60) është një ndër intelektualët e pakët turq që në vitin 2005 pranuan ekzistimin e gjenocidit turk ndaj armenëve. Është përndjekur disa herë nga gjykatat e Turqisë, e pas shpërnguljes në SHBA, në vitin 2007 - ku jeton edhe sot - ekstremistët turq e kërcënuan me vdekje.

Veprat e tij janë ndër më të shiturat në botë, dhe janë përkthyer në mbi 60 gjuhë botërore. Në vitin 2006 u bë shkrimtari i parë turk që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi.

Shumë romane të tij tashmë cilësohen vepra klasike, si “Shtëpia e Qetë”, “Quhem e Kuqe”, “Libri i Zi”, “Ngjyrat e Tjera” dhe “Bora” - për të cilin në vitin 2005 fitoi çmimin Medici në kategorinë e letërsisë së huaj – “Muzeu i Çiltërsisë”. etj.

Orhan  Pamuk


Kush është Orhan Pamuk?


Nga: Flori Bruqi
Shkrimtari i njonur turk, fitues i çmimit “Nobel” është dënuar nga Gjykata Turke për plasim të nje deklarate te cilesuar si fyese. Shumë persona jane ankuar për siç kanë thënë shumë nga ta “deklaratë fyese me paramendim nga ana e shkrimtarit”, pasi ai në vitin 2005 gjatë një interviste për gazetat zvicerane kishte deklaruar se “ne kemi vrarë 30 mijë kurdë dhe një milionë armenë”.
Të martën, në mënyrë zyrtare Gjykata e apelit e Turqisë ka vendosur që shkrimtari turk Orhan Pamuk është i obliguar që t’u paguaj nga 500 euro të gjashtë personave që janë ankuar
Kush është Orhan Pamuk?
Orhan Pamuk ka lindur në 7 qershor 1952 në Staboll në një familje të pasur. I ati ka qenë inxhinier. Ai studioi në Kolegjin Robert dhe më pas për arkitekturë në Universitetin Teknik të Stambollit dhe njëkohësisht të gazetarisë në Universitetin e Stambollit. Në vitin 1982 u martua me Aylin Turegen, me të cilën u divorcua më 2001. Ka një vajzë, Ruyan (1991). Në vitet 1985- 1988 u mor me kërkime pranë Universitetit të Kolumbias në Nju Jork dhe për një kohë të shkurtër në Universitetin e Iouas. Orhan Pamuk jeton në Stamboll. Përvojën e tij të një jete mes traditës osmane të familjes dhe përqasjen me stilin perëndimor të jetës, ai e ka përshkruar me tri gjeneratat në romanin e tij të parë “Xhevdet Beu dhe të bijtë” (1982) dhe më pas reflektimet e lëvizjeve shoqërore të kohës në romanin “Shtëpia e heshtjes” (1983). Popullariteti i tij ndërkombëtar nis me botimin e romanit “Kështjella e bardhë” (1985), roman historik për Stambollin e shekullit 17. Ky është libri i parë i botuar në gjuhën angleze. Më pas njohja e tij pason me botimin e romanit “Libri i zi” (1990), që provokoi debate në Turqi për shkak të referencave të tij sufiste.
Mbi këtë libër është bazuar edhe filmi “Gizli Yuz” (1992). Romani “Jeta e re” (1994) që pason veprën e tij është një rrëfim mbi shpirtin mistik dhe reminishencat e kulturës popullore dhe miteve turke, përmes një të ashtuquajturi libër me një aftësi për të të ndryshuar jetën nëse e lexon. Në vitin 2000 Orhan Pamuk prezantohet me “Unë jam e kuqja”, ku siç shprehet ai, tema kryesore është raporti mes Lindjes dhe Perëndimit, mes përshkrimit nëpërmjet pikëpamjeve të ndryshme të artistëve të lidhura me këto kultura. Romani i tij “Bora” (2002) i vendos ngjarjet në kufirin lindor të Turqisë, në qytetit Kars, dikur kufiri mes perandorisë osmane dhe asaj ruse. Romani përshkruan konfliktet politike dhe fetare të turqve të sotëm përmes jetës së një shkrimtari të mërguar në Perëndim. Në vitin 2004 Pamuk boton “Stambolli: Kujtime dhe qyteti”, një portret i tij për qytetin e lindjes, i bazuar në melankolinë që sheh në jetën e njerëzve të këtij qyteti. Të gjithë veprat e Pamuk kanë gjurmë autobiografike.
Qysh në fëmijërinë e tij, Pamuk ka lexuar lehtësisht në gjuhët frënge, ruse dhe angleze. Orhan Pamuk është i pari autor musliman që doli në mbrojtje të hapur të Salman Ruzhdie. Po kështu Orhan Pamuk mbajti qëndrim edhe ndaj gjyqit kundër kolegut të tij Jashar Qemal në vitin 1995. Edhe vetë ai është përndjekur nga shteti i tij pas denoncimit që bëri në një intervistë të tij në Zvicër për vrasjen e 30 mijë kurdëve dhe një milion armenëve nga Turqia si dhe për “atmosferën tmerruese” të asaj kohe. Ai u quajt shpejt renegat i vendit të tij, gjë që i bën edhe sot shumë turq të mos e kenë shumë për zemër dhe ta pranojë me shumë vështirësi këtë fitore të Pamuk edhe si të tyren. Por presioni ndërkombëtar në mbrojtje të tij ka qenë shumë i madh. Orhan Pamuk është botuar në dhjetëra gjuhë të botës dhe vitet e fundit ka qenë në listën e autorëve më të shitur në Perëndim. Vepra e tij rreshtohet në rrëfimet postmoderniste dhe është krahasuar nga kritika me atë të Kafkës, Borhesit, Kalvinos dhe Markezit.(Flori Bruqi)
Orhan Pamuk: Shqiptarët dashurojnë fort dhe bukur
Nga: Rudina Xhunga
Nobelisti i vitit 2006, rrëfehet për lidhjen e tij me të shkruarin, Stambollin, qytetin e përfytyrimeve, librat dhe historinë
Më 12 tetor 2006, Orhan Pamuk mori “Nobelin”, me motivacionin:
“Orhan Pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, Stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasjes dhe gërshetimit të kulturave”.
Pamuk ka 30 vjet që shkruan. Librat e tij janë ftesë për një udhëtim drejt një të panjohure të mrekullueshme. Ti hyn në to dhe kupton se globalizmi s‘ka pse të jetë patjetër përplasje, mund të jetë edhe martesë. Pamuk nuk mban anë kur rrëfen, ai mban qëndrim. Nëse e takon, kupton se ai është ajo që shkruan.

Kur shkuam në zyrën e tij, që sheh nga ura e Bosforit, ura e madhe që bashkon Azinë me Evropën, ishte duke bërë gati për botim librin e fundit, “Muzeu i pafajësisë.” I pëlqen të flasë pafund për të, sepse “është libri i jetës sime”, pohon ai. Donim ta pyesnim edhe për Turqinë, për Perëndimin dhe Lindjen, për shaminë e armenët, por Pamuk insistoi: “Jo sot, jo për gjëra të vështira. Më pyesni për gjërat e thjeshta. Vetëm ato janë vërtet të rëndësishme në jetë”. Përfund edhe një pyetje për të dashurën e parë. Vajzën shqiptare. Emri i së cilës në persisht është trëndafil i zi. Asaj i shkroi 9 letra, 7 i futi në zarf dhe i dërgoi 5, pa marrë kurrë përgjigje.
Në intervistën e parë në shqip, shkrimtari turk, që fitoi “Nobelin” në vitin 2006, ndan për herë të parë me lexuesin shqiptar një rrëfim për dashurinë dhe errësirën, në javën e 14 shkurtit, si një dhuratë dashurie për shqiptarët. Shqiptarët që kanë ëndrra.

Mirë se ju gjej në zyrën tuaj z. Pamuk! Për mua është kënaqësi, do doja t‘i shikoja si kënaqësi këto orë në zyrën e një nobelisti, por më pengojnë detyrimet ndaj lexuesit tuaj dhe shikuesve të mi në Shqipëri. Si i bëhet të bashkosh kënaqësinë me detyrimin?
Mund të them që ka përplasje mes punëve që bëjmë me dëshirë dhe atyre që na detyrojnë t‘i bëjmë. Por, ndonjëherë edhe punët që i kemi të detyruara duhet t‘i bëjmë me dëshirë. Sepse ndryshe si do ia dilnim ta shijonim jetën! Unë gjatë gjithë jetës sime kam dashur të bëhem shkrimtar dhe kur u bëra, shkrimtarin si punë e kam bërë me dashuri. E shoh veten time si njeri me fat. Jam me fat, sepse kam arritur të bëj atë punë që e kam dashur gjithmonë.
Duhet të prezantohem në fillim. Jam shqiptare, punoj në TCH, televizioni më i madh në Shqipëri. Atdheu im është i çuditshëm, por nuk i ndahem dot. Shtëpia ime është 1 orë e gjysmë larg shtëpisë suaj në Stamboll. Çfarë dini ju për shtëpinë time?


E di që Shqipëria është një vend shumë i vogël. Di gjithashtu se edhe kultura juaj është shumë pranë asaj sonës, ka ngjashmëri, ngjasim. Mund të them se edhe fjalorët e parë turqisht janë bërë nga disa shkrimtarë me origjinë shqiptare. Figura të rëndësishme me origjinë shqiptare kanë ndikim të madh në kulturën moderne të Turqisë. Nëse do të vazhdoj të flas ende, do më ngjajë sikur kulturat e dy vendeve nuk mund t‘i mendojnë veç e veç, por si vazhdimësi të njëra-tjetrës. Në të vërtetë Shqipëria është një vend në mes të Evropës. Unë di rreth viteve të mbylljes në vetvete të Shqipërisë. Apo dhe për ngjarjet e rënda të disa viteve më parë. Madje, kam pasur shokë këtu në Turqi që janë ndikuar nga gjendja që kaloi Shqipëria para një dhjetëvjeçari. Disa prej këtyre çfarë përmenda unë i kam shkruar edhe në librat e mi. Intelektualët turq e kane ndjekur Shqipërinë gjatë periudhave të ndryshme. Tani e di që Shqipëria ka kaluar në një sistem demokratik, është një shtet që po forcohet, pasurohet. Shpresoj dhe dua që të vazhdojë me sukses në këtë rrugë.
1160572277313l.jpg

Po, te romani juaj “Libri i zi” ndeshesh me Enver Hoxhën dhe bektashizmin.
Po, është e vërtetë. Në të gjitha fushat e jetës, qofshin këto sociale, politike apo dhe fetare, fshihet diçka. Është një shpirt, herë-herë në trajtë konspiracionesh, që me kalimin e kohës formësohet ndryshe, apo merr tjetër trajtë. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për t‘u kuptuar. Si te bektashizmi, teoria e Enverit apo e Mao Ce Dunit, që në vetvete duken gjëra të ndryshme, por nëse sheh mirë brenda kupton se këto kanë disa pika të përbashkëta, që ndoshta me kalimin e kohës bëhen edhe publike. Për mua është e rëndësishme të arrish të gërmosh nëpër këto teori. Sipas meje, këto janë temat për të cilat mund të shkruash një libër apo roman.
“Libri i zi”, ku ju i trajtoni këto tema, nuk ka ardhur ende në shqip. Uroj që “Skanderbeg books” ta sjellë shumë shpejt. Meqenëse jemi të shtëpia botuese, e dini që Skënderbeu është Heroi ynë Kombëtar dhe ai ka luftuar kundër turqve?
Skënderi është heroi dhe luftëtari i të gjithë zonës. Është e vërtetë që kemi luftuar shumë ndaj njëri-tjetrit, por sa luftë, po aq të përbashkëta kemi. Ndërkohë, jam shumë i kënaqur nga shtëpia botuese në Shqipëri. “Skanderbeg” ka bërë një punë mjaft të mirë dhe e di që falë kësaj pune unë njihem dhe lexohem edhe në Shqipëri. Sepse, tani ka ardhur të mos luftojmë me njëri-tjetrin, por të lexojmë libra (qesh).
Ky ishte thelbi i pyetjes në fakt. Koha. Dikur heroi ynë luftonte kundër jush, tani shtëpia botuese që mban emrin e tij, boton librat tuaj. Si ndryshojnë kohët?
Kulturat ndryshojnë. Njerëzit e tanishëm nuk ngjajnë me kulturat e kaluara, por me kulturën e tanishme. Tani ne nuk kemi të njëjtën kulturë me atë të 150 viteve më parë. Nuk mendoj se e kaluara dhe historia e hershme duhet të vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë aktuale. Historia të ndihmon të kesh një identitet kombëtar. Sistemet e arsimit i japin shumë rëndësi historisë, por ka diçka më të rëndësishme se historia. Po të shikosh tani, një shqiptar ngjason edhe me një turk, brazilian apo dhe kinez. Mënyra e njëjtë e jetesës që bëjnë njerëzit në mbarë botën i bën të njësojtë. Mënyra si jetojnë njerëzit, tani në kohën kur flasim, për mua është më e rëndësishme se historia kombëtare e një vendi.

Unë i përkas një brezi që kanë pritur për shumë vite që shkrimtari i tyre, Ismail Kadare, të merrte “Nobelin”. Ai ende nuk e ka marrë. Turqit e kanë pritur këtë dhe si e përjetuan kur ndodhi?
Sa keq! Ismail Kadare është një shkrimtar mjaft i mirë dhe i njohur. Dua që ai ta marrë këtë çmim. Dua që të jetë i suksesshëm. Në momentin që unë mora çmimin “Nobel” pati një reagim politik nga mediat, që nuk kanë të njëjtin mendim politik me mua. Madje ata më hapën luftë jo vetëm mua, por edhe Suedisë. Por nuk dua të qëndroj shumë në këtë çështje. Megjithëse dua të them diçka që është e vërtetë. Çmimi “Nobel” që unë mora nuk u shndërrua në një festë kombëtare në Turqi (qesh).
D.m.th., ju nuk e shijuat dot këtë çmim?
Jo, unë e shijova. Për këtë jam i kënaqur.
Çfarë po bënit në kohën kur ju lajmëruan që morët çmimin “Nobel”?
Në ato momente po flija. Isha në Amerikë, pasi atje jepja mësim. Ka qenë mesi i natës dhe numrin tim të telefonit e dinin pak njerëz. Kishte shumë pak kohë që unë kisha filluar të jepja mësim në Nju-Jork. Mendova se ishte ora 7 e mëngjesit, sepse ishte natë. E hapa telefonin dhe pyeta kush është.
Kujtoj që isha me pizhame, i përgjumur. Më zgjuan dhe më dhanë lajmin. Më thanë që do të vijë një tjetër telefonatë nga Suedia, të cilët do të më pyesnin nëse isha dakord për çmimin. Pa e marrë veten mirë nga telefonata e parë, erdhi telefonata e dytë. Më morën nga Suedia. I falënderova, e pranova dhe u thashë që do të vi bashkë me vajzën për ta marrë këtë çmim (qesh).
Pastaj çmimi e ndryshoi jetën tuaj?

Menjëherë sa e mora vesh këtë lajm, i thashë vetes dhe të gjithë shokëve që më morën në telefon për të më uruar që ky çmim nuk do të më ndryshojë jetën. Çfarë dua të them me këtë. Ky çmim u jepet shkrimtarëve të cilët janë në moshë më të thyer. Për shkrimtarët, të cilët e marrin këtë çmim, është një mendim i tillë: janë njerëz në pension, të cilët nuk shkruajnë më. Është një lloj mirënjohjeje për gjithë ç‘kanë bërë ata më parë. Por me mua nuk është kështu, nuk ka pse të jetë kështu. Madje është krejt e kundërta. E ndiej brenda vetes se jam në gjysmë të rrugës, të krijimtarisë sime, kam akoma shumë libra për të shkruar. Madje gjatë dhënies së çmimit isha në gjysmën e një libri që po shkruaja në Amerikë, tani në këto momente jam në përfundim të tij. Ajo që dua të them është se dëshira për punën, lidhja dhe dashuria për letërsinë e për shkrimin e librave asnjëherë nuk do të mbarojë. Të gjithë kohën time do ta shpenzoj për këto. Çmimi “Nobel” nuk e ndryshoi aspak karakterin tim, nuk e ndryshoi lidhjen time me letërsinë dhe librat. Me marrjen e “Nobelit” nuk mendoj se kam arritur suksesin më të madh. Në të vërtetë librin më të bukur që kam shkruar deri më sot nuk e kisha para “Nobelit”, jam duke e përfunduar tani. Pas marrjes së çmimit, librat e mi filluan të përktheheshin në 56 gjuhë, nga 46 që përktheheshin më parë. Çmimi më afroi më shumë lexues, pasi duke filluar nga Kina e deri në Brazil librat e mi shiten dhe lexohen dhe për këtë jam shumë i lumtur. Dua të them që akoma pa përfunduar librin që kam në dorë ai është i shitur dhe i përkthyer në 40 gjuhë. Në Kinë di që librat e mi lexohen shumë, pasi kam marrë disa çmime dhe atje. Në verë do të bëj një turne Kinë-Japoni-Indonezi-Kore. Të gjitha këto ndodhi ngjajnë të çuditshme, ato të fusin pa kthim në një botë përrallash, por pavarësisht tyre unë do të vazhdoj punën që dua, do të shkruaj libra. Kam ende në planet e mia të shkruaj 6-7 libra të tjerë, të cilat mendoj se janë më të rëndësishëm se çmimi “Nobel”.

E keni menduar ndonjëherë gjatë kohës kur shkruanit se do të shpërbleheshit kaq shumë? Po të tjerë e kanë shprehur? P.sh., babai juaj kur ju lexoi librin e parë, ju tha: Ti do marrësh “Nobelin”, apo ti do të bëhesh pasha?
E kam shpjeguar pak këtë çështje edhe në librin tim që është përkthyer në shqip, “Baulja e babait”. Ai libër përmban fjalime të mia gjatë marrjes së çmimeve, por në formë tregimi. Ende pa dalë libri im i parë, ia kisha dhënë babait për ta lexuar. Ëndrra e babait ishte të bëhej shkrimtar, por për shkak të kushteve, nuk ia doli dot. Pasi lexoi librin tim, ndryshe nga baballarët e tjerë, të cilët u uronin të bijve të bëheshin pashallarë, në kuptimin e sotëm të pasur e të nderuar për paranë që kishin, i imi më tha atë ditë: Një ditë ti do të marrësh çmimin “Nobel”. Kjo ndodhi në kohën kur isha 30 vjeç. Kur unë isha 54 e mora vërtet “Nobelin”. Atë mbrëmje do të doja shumë që babai im të ishte me mua dhe të shikonte ndërsa e merrja këtë çmim. Por ai nuk arriti dot. Kisha vajzën time ato çaste, kur ai më mungonte shumë. Gjatë 4-5 viteve të fundit, gazetarët turq, apo të gjithë miqtë e mi prisnin që unë ta merrja këtë çmim. Kjo gjë filloi të më mërziste. Ditën që do të publikohej, gazetarët turq vinin te dera e shtëpisë sime. Pasi mora çmimin rashë në qetësi, sepse nuk do të vijnë më çdo vit të më pyesin dhe kur do ta marrësh këtë çmime?

Qenka e lehtë të shkosh tek ëndrrave.
Për mua ëndrra është të jetoj një jetë të lumtur. Dhe një jetë e lumtur, sipas meje, është të bëj atë që dua më shumë. Dhe ajo që dua më shumë është të shkruaj. Vetëm duke shkruar libra mund bëj një jetë të lumtur. Ndryshe nga të tjerët jam një njeri që dua të qëndroj në vetmi, të ëndërroj dhe këtë gjë e kam pranuar mes vetes. Lumturia për mua është të shkruaj një roman të bukur dhe të marr lumturi nga e shkruara. Të marrësh urime edhe nga njerëz që kanë lexuar librin tim, të marrësh çmime, është diçka shumë e bukur, por jo qëllimi. Ky është vetëm shpërblimi i të gjithë kësaj pune.
Dua t‘ju pyes përsëri si e zbuluat se çfarë ju bënte të lumtur? Ju e dinit se nuk donit të bëheshit piktor, por nuk dinit çfarë donit të bëheshit. Pastaj, si ndodhi që e zbuluat letërsinë?
Nga mosha 7 deri në moshën 22-vjeçare dëshiroja të bëhesha piktor. Dhe prindërit më kishin përkrahur. Studioja në Fakultetin e Arkitekturës, pasi vi nga një familje inxhinieresh, gjyshi, xhaxhai dhe babai im ishin inxhinierë ndërtimi dhe të gjithë prisnin të njëjtën gjë edhe nga unë. Por gjatë viteve të shkollës kuptova që nuk e doja këtë profesion dhe zbulova se doja të bëhesha shkrimtar. Lexoja shumë romane, madje në orët e mësimit nuk e kisha mendjen asnjëherë. Vetëm mendoja për letërsinë. Nëse do të pyesnit pse ky ndryshim, edhe unë nuk mund t‘ua them dot me një fjali. Ndoshta këtë gjë e shpjegon pak libri “Stambolli”, një libër që flet më shumë për jetën time deri në moshën 22-vjeçare.

Gjithsesi nuk keni hequr dorë nga piktura. Kur lexoj “Unë jam e kuqja”, ju shoh të pikturoni personazhet tuaja.
Kam një dhunti ndryshe nga të tjerët. Jam një shkrimtar që çfarë shkruaj mund ta rrëfej si në pikturë. Për shembull, Dostojevski, një shkrimtar shumë i madh, që më pëlqen shumë, por nuk ia kam parë këtë veti. Ai merret me dramën, jo me figurën. Nëse më pyesni mua, them që shkrimtarët ndahen në dy grupe. Shkrimtarë dramatikë dhe shkrimtarë vëzhgues. Unë tregimet e mia, shkrimet e mia kam dëshirë t‘i përshkruaj si pjesë të një pikture apo fotografie. Për mua, atë që të shikon syri duhet ta tregosh me fjalë. Kjo është një dhunti e të shkruarit.
A ndodh e njëjta gjë me mënyrën si lexoni. Ju e lexoni me vëmendje një libër nga rreshti i parë tek i fundit, nënvizoni, ndaloni, apo e ndiqni si një film?

Normal, si të gjithë njerëzit e tjerë. Por, meqë më bëtë këtë pyetje për vëzhgimin, mund t‘ju them se pasi e kam lexuar një libër e di që një shprehje është një këtë faqe apo në pjesën e sipërme apo të poshtme të faqes, pra jam një lexues vëzhgues. E vërtetë që ka dy mënyra të të lexuarit. Të jesh i vetëdijshëm për atë që lexon dhe tjetra ato që lexon të të kalojnë në mendjen tënde si një film. Unë më shumë përdor këtë të dytën. Ndonjëherë më ndodh e kundërta, p.sh., isha një ditë me gruan në kinema. Pamjet më pëlqenin shumë, por nuk kuptoja asgjë nga ajo që ndodhte. Dhe për këtë pyesja gruan.
Të flas për këto gjëra që po më pyesni më pëlqen. Pikërisht për këto jap mësim në Universitetin e Kolumbias në lëndën “Teksti dhe figura”. Në fillim u frikësova që do të jepja një lëndë të tillë. Kishte shumë nxënës, por zgjodhëm vetëm 20 mjaft inteligjentë. Unë jam shumë i kënaqur me ta dhe di që edhe vetë nxënësit janë të kënaqur me mua. Në këtë lëndë flasim për shumë figura të njohura si Aristoteli, Borhes, Prust, etj. Kemi lexuar dhe diskutuar shumë gjëra mbi ta. Të gjitha tekstet janë mbi shikimin dhe atë që shikon të arrish ta thuash me fjalë.

Pra mund ta mësosh dikë të shohë, të ndiejë, të bëhet, nuk janë dhunti talentet?
Unë jam një autodidakt. Jam një njeri që lexoj vetveten. Nuk arrita ta përfundoj Fakultetin e Arkitekturës. Kam studiuar për Gazetari, por edhe atje nuk shkëlqeja. Nuk kam qenë asnjë ditë gazetar. Jam rritur 35 vjet në Stamboll duke lexuar libra dhe nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me botën akademike, duke përjashtuar këto 5 vitet e fundit që unë jap mësim në Amerikë. Isha një turk i thjeshtë, që me paratë e mia blija libra. Po të shikosh tani në librarinë time kam rreth 17 mijë libra. I kam lexuar të gjitha si një amator. Gjëja që më pëlqen më shumë është që pas 35 vjetësh që lexoja dhe më pas që shkruaja libra, më ofruan një punë nga universitetet amerikane. Në atë kohë kisha dhe një presion politik dhe kjo më bëri të pranoja të shkoja në Amerikë, pavarësisht se nuk më ngjante se isha gati. Prej dy vjetësh punoj në Universitetin e Kolumbias. Të gjitha këto që ju thashë nuk i kisha dhunti, por i mësova gjatë jetës. Po të shohësh njerëzit që janë larg Perëndimit janë të tillë, i bëjnë vete të gjitha gjërat, përballen me jetën dhe vijnë në një pikë që kapin kapacitetin e profesorëve. Fati im është që të gjitha shkrimet e mia u pranuan në botë dhe pastaj u bëra profesor. Nëna ime është ende e habitur nga kjo (qesh).

Sepse, ajo ju pyeste shpesh dikur, për kë shkruan Orhan?
Kjo pyetje, që më bënte nëna ime, e bëjnë të gjithë në të gjithë botën. Në vendet e varfra si tonat, na pyesin se kush do t‘i blejë këta libra etj., etj. Më parë më pyesnin se kush do të përfitojë nga librat që shkruan, ndërsa tani, ngaqë librat e mi përkthehen në shumë gjuhë, më pyesin për ne turqit shkruan apo për të tjerët, perëndimorët? Përgjigjja ime është: unë shkruaj turqisht, por nuk shkruaj vetëm për turqit. Unë shkruaj për të gjithë njerëzit që i duan romanet. Aktualisht romanet letrare lexohen nga njerëz që janë të shkolluar. Pastaj, unë nuk shkruaj libër për një njeri që në jetën e vet nuk ka shfletuar asnjë libër. Shkruaj për njerëzit të cilët e pëlqejnë letërsinë, ky mund të jetë një korean, brazilian apo dhe një shqiptar. Librat nuk mund t‘i shkruaj vetëm për një turk. Jo, unë shkruaj për të gjithë ata që e duan letërsinë.
Ju vjen keq që gjuha juaj nuk është universale dhe se gjërat janë më të lehta në këtë botë kur shkruan anglisht?
Të gjithë shkrimtarët turq të brezave të kaluar e kanë vuajtur këtë fakt. Sa keq që turqishtja nuk flitet në botë, sa keq që shkrimtarët turq nuk marrin “Nobel”. Neve nuk na duan, thuhej nga shumë kolegë turq, të cilët pas marrjes se çmimit “Nobel” nga unë, u mërzitën shumë (qesh).
A ka kaluar kjo mërzi?
Nuk dua të merrem me këta njerëz.
Si shkruani, nuk po shoh kompjuter në këtë dhomë?

Po e vërtetë. Unë shkruaj me dorë. Madje kam përdorur shumë rrallë dhe makinën e shkrimit. Dita më kalon duke shkruar dhe rregulluar shkrimet. Nuk jam një gazetar dhe për këtë nuk dua që të kaloj gjithë ditën para kompjuterit. U qëndroj besnik zakoneve të mia për të shkruar, shkruaj ngadalë-ngadalë, si milingonë. Kam shumë durim dhe nuk mërzitem aspak nga i gjithë ky proces, përkundrazi më bën të lumtur.
Shkruani në çdo vend apo vetëm në këtë dhomë me këtë det përballë, si të jetë brenda?
Shkruaj në çdo vend. Në avion, dhomë hoteli, në mbledhje, kudo të jem shkruaj. Ashtu siç janë ilaçet për të sëmurët kronikë, ashtu është edhe shkrimi për mua. Para një mbledhjeje, në avion, në dhomë etj., etj. Nëse mbledhja është në orën 11.00, unë zgjohem në 07.00 dhe shkruaj 2 orë. Kjo gjë më bën të ndihem mirë. Më e mira është të shkruaj në këtë dhomë, ku jemi tani, pasi jam jashtë botës, nuk më shqetëson njeri. Pas marrjes se çmimit flas me shumë njerëz dhe mund të them që nuk kam shumë kohë. Por, nëse njeriu do vërtet të bëjë diçka të bukur, mund t‘ia arrijë. Të mbyllet në dhomë, të fikë celularin dhe të shkruajë. Mos u beso shkrimtarëve të cilët thonë që nuk kanë kohë për të shkruar. U bë 1 vit e gjysmë që kam marrë “Nobelin” dhe jam në përfundim të një libri me 500 faqe.

“Muzeu i pafajësisë”?
Po, muzeu, është një histori dashurie që kalon në Stambollin e viteve 1975.
Pse thoni se është libri më i bukur i jetës suaj?
Nuk e di. Por është i tillë. Si dhe shumë autobiografik. Për shembull në librin “Unë jam e kuqja” ka shumë ngjashmëri me jetën time. Në këtë libër janë dy personazhe që u takojnë viteve 1591, jetesa e tyre ngjason me atë që kam kaluar unë me familjen time në Stamboll gjatë viteve 1951, por ai libër nuk është tregimi i jetës sime. Libri që jam duke përfunduar flet për të gjithë njerëzit e pasur turq që unë kam parë dhe njohur.
A do të ishte më mirë bota nëse të gjithë njerëzit do të bënin si shkrimtarët e mirë, do t‘i ndanin me të tjerët të fshehtat e tyre më të mëdha dhe do të çliroheshin kështu?

Për rolin e mirë që mund të luajnë shkrimtarët në këtë botë e shoh me pozitivitet, por kjo gjë nuk duhet zmadhuar. Për mua një nga bazat e shkrimtarit është. T‘i shkruajë dhe t‘i ndajë me të tjerët gjërat e vogla që janë të fshehta te ne. Ndoshta pas kësaj, bota mund të bëhet një vend më i mirë. Por unë nuk i shkruaj këto gjëra që bota të jetë më mirë se tani. Unë jetoj, shkruaj për ta zbuluar botën, jo për ta përmirësuar atë. Për mua e rëndësishme është ndjenja për të ndarë me të tjerët në mënyrë të suksesshme humanizmin tim. Gjatë jetës së përditshme ne bëjmë gjëra të vogla, kur mbushim gotën me çaj, kur shikojmë, pimë duhan dhe shumicën e tyre nuk e marrim parasysh. Shkrimtari ka dhuntinë që ato çfarë shikon, qofshin të mëdha apo të vogla t‘i dallojë, ta ngacmojnë. Kjo është një gjë e mirë, pasi të mëson të respektosh të zakonshmen, ta kuptosh të thjeshtën, sepse është ajo që bën të përbërën. Ta njohësh njeriun që ke përpara, ta duash atë. Dhe në fund dua të them se nuk shkruaj për të mirat që sjell kjo, por për dëshirën time intelektuale.
Ndeshja shpesh në intervistat tuaj inatin që kishit me faturat e gazit?
E vërtetë, sepse duhet t‘i paguaja vetë dhe ishte shumë e bezdisshme. Por tani çdo gjë është modernizuar. Pastaj kam asistentët apo njerëzit që kujdesen për punët e mia dhe faturat apo gjëra të tilla nuk i bëj më vetë.
Cila është gjëja që keni më shumë zët tanimë?
Si një shtetas turk kam një gjë që më bezdis dhe që e shoh si një problem me të vërtetë të madh. Në këto kohë nuk më ka ndodhur më, por deri para disa vitesh e provoja dhe ishte poshtëruese. Të marrësh vizë për të shkuar në ndonjë vend të Evropës. Një shtetas turk nuk mund të marrë lehtësisht një vizë, sepse dyshojnë te turku. Gjëja që e urren më shumë, që e zemëron shumë turkun është kërkimi i një vize. Mua më kanë ftuar disa herë në mbledhje të ndryshme, por më pas torturohesha për vizën dhe pastaj nuk shkoja fare në atë mbledhje. Por pas çmimit “Nobel”, unë nuk kam më problem për çështjen e vizave (qesh).
D.m.th., fama është varaku që i rregullon të gjitha problemet?

Jo tamam të gjitha. Nuk i rregullon dot të gjitha. Disa prej tyre i rregullon, ndërsa disa të tjera i zmadhon.
P.sh., çfarë zmadhon, rregullon problemet me të tjerët dhe zmadhon ato me veten?
E mira është të mos nis të ankohem tani nga fama. Në rininë time doja që të bëhesha i famshëm. Mendoja që një shkrimtar duhet të jetë i famshëm. Dhe u bëra. Nëse do të ankohesha nga fama do të bëja një gjë të padrejtë. Librat e mi përkthehen në 56 gjuhë të botës, miliona njerëz i lexojnë ato, nuk kam asgjë për t‘u ankuar. Unë doja që t‘i kisha këto gjëra, i kam. Të mos nis të ankohem, nuk bën.
Si u përgjigjeni pyetjeve, a është autobiografik x roman?
Një libër përmban edhe autobiografinë edhe përpjekjet e njeriut për të vendosur veten e tij në rolin e të tjerëve. Romani është një art. Në momentin që shkruajmë një roman, edhe nëse është autobiografik, të gjithë e lexojnë sikur ai është tregimi i një tjetri. Ose tregimin e tjetrit shkrimtari e përshkruan si të vetin. Në një roman gjithmonë futen shpjegimet tona dhe përpjekjet tona për të vendosur veten në vend të tjetrit. Ndërsa e bukura e të lexuarit të një romani është se mendojmë gjithmonë: vallë e ka shkruar duke vendosur veten në rolin e tjetrit apo e ka shkruar nga vetja?

Orhan Pamuk | Istanbul. Erinnerungen an eine Stadt | News 152
Dua t‘ju pyes për ngjashmëritë që kanë njerëzit në Shqipëri, Turqi, kudo? A kemi fate të ngjashme, komplekse, paranoja, dështime, lëndime të njëjta dhe aftësi për t‘ia dalë njësoj?
Kjo mënyrë vëzhgimi është në një mënyrë një lloj besimi. Do më duhet të jap një përgjigje gjysmëfetare. Unë nuk jam një njeri besimtar, por kjo pyetje ka një shpjegim pjesërisht dhe fetar. Ju ose u besoni njerëzve, që do të thotë t‘i besosh jetës, ose nuk u besoni njerëzve dhe mendoni se bota është e keqe. Por sa më shumë ta mendoni këtë gjë, aq më shumë keq i bëni dhe vetes tuaj. Unë zgjedh drejtësinë dhe mirësinë përpara dinakërisë. D.m.th., e vlerësoj drejtësinë dhe mirësinë. Nuk i dua njerëzit që nuk ka kanë asnjë vlerë njerëzore, edhe pse ata mund të jenë të zgjuar. Jo, zgjuarsia nuk është gjëja më e rëndësishme për mua. E rëndësishme është të bashkosh mirësinë me zgjuarsinë. Kjo është e vështirë. Interesante në letërsi është të kapësh pjesën djallëzore dhe ta mirëkuptosh atë. Nuk duhet patjetër që shkrimtari të bëhet djallëzor. Duke menduar të gjitha këto, them se njerëzit ngjasojnë dhe nuk ka pse të mos e kuptojnë njëri- tjetrin. Pas letërsisë së madhe fshihet një besim që e vërteta njerëzore do të mirëkuptohet nga njerëzit e tjerë. Kjo është një mirësi. Nëse nuk do të ishte ky besim, nuk do ia vlente fare të shkruaje libra.
Jeta jonë është kaq normale. A e bën më të bukur leximi i librave të mirë?


Leximi i librave ma bën jetën më të lumtur, por librat e mirë nuk mund t‘i gjesh dot gjithmonë, përgjatë gjithë kohës. Unë kam lexuar shumë libra të mirë, për të kuptuar të tjerët, për të kuptuar botën. Nëse të tjerët i kanë bërë një pasqyrim të mirë botës, një pasqyrim të zgjuar, atëherë edhe ne ashtu e shohim. Bukuria për mua është bukuria që tregon letërsia dhe arti. Por kjo nuk mjafton. Duhet ta përdorësh me zgjuarsi atë që shikon, ta bësh të të shërbejë ty. Librat na hapin dyert e një bote të fshehtë, por jemi ne ata që pasi futemi brenda, duhet të dimë të kuptojmë dhe marrim prej këtij fati. Të dimë të ndryshojmë veten. Kënaqësia që më japin shkrimet janë të mëdha, pasi bëj pikërisht këtë që jam duke ju treguar tani. Pikërisht kjo më ka tërhequr gjithmonë.

Dhe përfund një pyetje që ka shkaktuar shumë kuriozitet te shqiptarët. Pse është një shqiptare personazh i librit “Stambolli” si dashuria juaj e parë, vajza që i shkruat 9 letra, 7 ia futët në zarf dhe i niset 5, pa marrë kurrë përgjigje?
Është një shqiptare, mbase ngaqë kam dëgjuar që shqiptaret dashurojnë bukur, dashurojnë fort. Mbase, mund të jetë kjo (qesh).
Faleminderit që bëmë bashkë këtë intervistë dhe më dhatë mundësinë të flas me lexuesit e mi shqiptarë.

orhan_pamuk.jpg
Biografia
Orhan Pamuk ka lindur më 7 qershor 1952 në Stamboll. Në vitin 1982 u martua me Ailin Turegen, me të cilën u divorcua më 2001-shin. Ka një vajzë 17-vjeçare, Ryan, që në shqip do të thotë ëndërr.
I vogël i kushtoi shumë vëmendje pikturës. Pasi u diplomua në shkollën laike American Robert College në Stamboll, ai studioi për Arkitekturë në Universitetin Teknik të Stambollit për 3 vjet, por shpejt hoqi dorë. Mandej u diplomua në Institutin e Gazetarisë në Universitetin e Stambollit, pavarësisht se kurrë nuk punoi si i tillë. Në moshën 23-vjeçare, Pamuk vendosi të bëhej romancier dhe hoqi dorë nga gjithçka për të nisur rrugën e shkrimit. Në vitet 1985-1988 u mor me kërkime pranë Universitetit të Kolombias në Nju Jork dhe për një kohë të shkurtër në Universitetin e Ajouas. Pas periudhës së shkurtër që kaloi në Amerikë, Pamuk u rikthye përgjithmonë në Stamboll.

“Kam kaluar gjithë jetën time në Stamboll, thotë ai, në bregun evropian, në shtëpitë përballë bregut tjetër, atij aziatik. Të jetosh afër ujit, duke parë bregun përballë në kontinentin tjetër, ka qenë fat për mua, sepse më kujtonte vendin tim në këtë botë. Pastaj, një ditë u ndërtua një urë që lidhte të dyja brigjet e Bosforit. Kur hipa në urë dhe pashë panoramën, kuptova që ishte akoma më mirë kështu, ishte edhe më bukur të shikoje të dyja brigjet bashkë. Kuptova që më e mira të ishte një urë mes dy brigjesh, për t‘iu drejtuar të dyjave pa i përkitur asnjërës”.
Më 1982-shin ai shkroi librin e parë “Xhevdet Bej dhe bijtë e tij”, në të cilin përshkruhet me tri gjenerata jeta midis traditës otomane të familjes dhe përqasjes me stilin perëndimor.
Më 1983-shin shkroi “Shtëpia e heshtur‘, që ishte një reflektim i lëvizjeve shoqërore të kohës.
Istanbul, pont de Galata, carte postale ancienne

Popullariteti i tij ndërkombëtar nis me veprën “Kështjella e Bardhë” më 1985-ën, roman historik për Stambollin e shekullit të 17. “Libri i Zi”, 1990 provokoi debat në Turqi, për shkak të referencave të tij sufiste. Mbi këtë libër është bazuar filmi “Fytyrë e fshehur”.
Romani i tij “Jeta e Re” (1994) është një rrëfim mbi shpirtin mistik dhe reminishencat e kulturës popullore dhe miteve turke, një libër që ka aftësi të të ndryshojë jetën nëse e lexon. Ky u bë një nga librat më të lexuar në letërsinë turke.
Në vitin 2000, Pamuk prezanton librin “Unë jam e kuqja”, ku tema kryesore është raporti midis Lindjes dhe Perëndimit. Ky libër flet për artistët osmanë e persianë dhe mënyrën e tyre për të shikuar dhe portretizuar botën joperëndimore, e treguar përmes një historie dashurie dhe një historie familjare.
“Bora” 2002 i vendos ngjarjet në qytetin Kars, dikur kufiri mes Perandorisë Osmane dhe asaj turke. Ai ka thënë se ky ka qenë “romani im i parë dhe i fundit politik”.
Në 2004-ën boton romanin “Stambolli: mbi shpirtin e një qyteti”, një portret i tij për qytetin e lindjes, i bazuar në melankolinë që ai sheh në jetën e njerëzve të këtij qyteti. Është një vepër që kombinon kujtimet e hershme të autorit deri në moshën 22-vjeçare dhe një ese për Stambollin të ilustruar me fotografi të bëra nga ai vetë, por edhe me piktura perëndimore e fotografë turq.

Në mes të viteve ‘90, Pamuk mori një pozicion kritik kundrejt shtetit turk në artikuj për të drejtat e njeriut dhe lirinë e mendimit, edhe pse nuk kishte interes për politikën. Pamuk ka pasur shpeshherë kërcënime për jetën dhe kjo ka nisur për shkak se në një intervistë ai është shprehur se “1 milion armenë dhe 30 mijë kurdë u vranë në këto toka, por askush, përveç meje, nuk guxon të flasë rreth kësaj”. Për këtë, kundër tij u hap një proces gjyqësor më 16 dhjetor 2005. Ai u padit në bazë të Artikullit 301, sipas së cilës është e jashtëligjshme të fyesh republikën, parlamentin apo ndonjë organ të shtetit dhe për këtë mund të dënohesh deri në 3 vjet burg. Në një intervistë dhënë për CNN, ai ka pohuar: “Unë akoma u mbahem fjalëve të thëna. Qëllimi im ishte të nisja një diskutim të vogël mbi këtë tabu, sepse kjo tabu është një pengesë për hyrjen në BE. Çfarë thashë, ndoshta s‘është e vërtetë, ju ndoshta nuk do të jeni të një mendjeje, por unë kam të drejtën ta them atë”. Fatmirësisht një gjykatë në Turqi rrëzoi çështjen kundër shkrimtarit të njohur. Çështja kundër shkrimtarit u kritikua nga Bashkimi Evropian. Gjatë kohës së kërcënimeve ai u largua në Shtetet e Bashkuara, që është një vend që ka pritur edhe shumë shkrimtarë të tjerë myslimanë të kërcënuar nga ekstremistët islamikë.
Orhan Pamuk iu dha nga Akademia Suedeze çmimi “Nobel” më 12 tetor 2006. Që prej asaj dite librat e tij janë botuar në më shumë se 56 gjuhë. Dy prej librave të tij, “Unë jam e kuqja” dhe “Bora”, kanë ardhur në shqip, nga shtëpia botuese “Skanderbeg books”.

Orhan Pamuk është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, jo vetëm për librat e tij, por edhe për kërcënimet me të cilat rrethohet jeta e tij. Ai ka dhënë intervista në mediat më të njohura si CNN, BBC, Rojters etj. Gazeta të famshme si “Financial Times”, “The Guardian”, “The New York Times”, “The Observer”, “Herald Tribune” e shumë të tjera kanë shkruar për të dhe letërsinë e tij. Për herë të parë, fituesi i çmimit “Nobel” për 2006-ën flet për një media shqiptare, nëpërmjet emisionit “Shqip” në “Top Channel”.

http://prishtinapress.info/kush-eshte-orhan-pamuk/

Takime letrare me bashkatdhetarët tanë në diasporë


Në kuadër të manifestimeve për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Unionin e Shkrimtarëve dhe të Kritikëve Shqiptarë, do ta organizojë aktivitetin “Takime letrare me bashkatdhetarët tanë në diasporë”.

Në konferencën për media, nga ana e drejtorit tët Departamentit për Politika të Diasporës në MeD, Musafë Xhemaili, kryetarit të Unionit të Shkrimtarëve dhe të Kritikëve Shqiptarë, Reshat Sahitaj, dhe poetit Gani Xhafolli, u bë prezantimi i aktivitetit “Takime letrare me bashkatdhetarët tanë në diasporë”.

Me këtë rast, z. Xhemaili theksoi se në kuadër të projektit “Takime letrare me bashkatdhetarët tanë në diasporë”, në bashkëpunim me Unionin e Shkrimtarëve dhe të Kritikëve Shqiptarë, do të mbahen orë letrare në mesin e mërgimtarëve. Këto orë letrare kanë për qëllim të dërgojnë mesazhe letrare te mërgimtarët, duke parë mundësinë e krijimit të kontakteve direkte, që të zhvillohet më mirë fjala artistike në diasporë, që mërgimtarët tanë të afrohen sa më shumë me vendlindjen.

“Ky projekt ka qenë i menduar bashkë me poetin Ali Podrimja, dhe tashmë, pas vdekjes se tij, e mbajmë këtë manifestim edhe në kujtim të tij. Në kuadër të takimeve letrare me bashkatdhetarët në diasporë, në këtë aktivitet, që do të zhvillohet brenda 10 ditëve, do të jenë të pranishëm krijues nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe krijues që veprojnë dhe jetojnë në diasporë”, theksoi ndër të tjera z. Xhemaili.
Ndërkaq, Reshat Sahitaj e falënderoi Ministrinë e Diasporës, në veçanti ministrin Ibrahim Makolli, për vullnetin që ka treguar për përkrahjen e këtij aktiviteti.

“Qëllimi i këtyre orëve letrare, që fillojnë nga Brukseli dhe përfundojnë në Milano, është t’i takojmë mërgimtarët dhe të krijojmë kontakte me krijuesit evropianë; që para tyre të shpalosim kulturën tonë, letërsinë tonë, duke besuar që letërsia jonë nuk është e mbyllur, nuk është lokale, por në vete ka vlera që krahasohen me ato të gjithë Evropës”, tha Sahitaj.
Për 100-vjetor, “Takime letrare me bashkatdhetarët në diasporë”
Ky aktivitet do të zhvillohet brenda 10 ditëve, ndërsa grupi i përbërë nga disa shkrimtarë do të mbajë orë letrare në disa shtete evropiane.
Në kuadër të takimeve letrare me bashkatdhetarë në diasporë do të jenë të pranishëm krijues nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe krijues që veprojnë dhe jetojnë në diasporë.
Më poshtë e gjeni edhe agjendën dhe adresat ku do të mbahen aktivitetet: Agjenda dhe adresat e orëve letrare:

1. Bruksel: 2 nëntor 2012 – Salla ARTHIS Rue de Flandre 33-1000Brux, ora 17 - 19:00.
2. Paris: 3 nëntor 2012 – Salla Revenue de Esprit, ora 17 - 19:00.
3. Berlin: 6-7 nëntor 2012 – Salla e restorantit La Gondola, ora 17 – 19:00.
4. Heidelberg: 10 nëntor 2012 – Wilhemstrasse nr.107-69118-ziegelhause, ora 14 – 20:00.
5. Zyrih: 9 nëntor 2012 – Biblioteka e qytetit Pestaloci, ora 19:30 – 21:00.
6. Gjenevë: 11 nëntor 2012 – (nuk është caktuar akoma vendi) dhe
7. Milano: 12-13 nëntor 2012 – (nuk është caktuar akoma vendi).

Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare




1. Cili është dokumenti i parë i shkruar në shqip?


Dokumenti më i hershëm i shqipes së shkruar është “ Formula e pagëzimit” e vitit 1462. Formula është gjetur në bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikolla Jorgo në vitin 1915.
Ndërsa dy dokumentet tjera nuk kanë të bëjnë me shqipen. Ilustrojnë vetëm pyetjen tonë.Västgötalagen është njëri prej dorëshkrimeve më të hershme në suedisht i shkruar në vitin 1225 dhe ka të bëj me ligjet rajonale suedeze.Hieroglifet – ishin shkronja në forma vizatimore që përdorëshin në Egjiptin e
lashtë 3000 vjet para Krishtit...

2. Si quhet libri i parë i shkruar në shqip?


Libri i parë i shkruar shqip quhet “Meshari”. E shkroi Gjon Buzuku në
vitin 1555. Ekzemplari i vetëm i Mesharit u gjet nga ipeshkvi i Shkupit
imzot Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 me rastin e një vizite që i bëri bibliotekës së Kongregacionit në Romë. Origjinali ruhet në Vatikan kurse tri
kopje të filmuara nga Justin Rrota në vitin 1929 janë sjellë në Bibliotekën
Kombëtare në Tiranë. Mesharin e kanë studiuar shumë gjuhëtarë. Në vitin 1968 Eqrem Çabej ka bërë një studim voluminoz dhe më shumë rëndësi.



3. Ku dhe kur u mbajt Kongresi i Alfabetit?


Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt më 14 - 22 nëntor 1908 në
Manastir. Morën pjesë 150 delegatë nga qytete të ndryshme dhe nga klube e
shoqëri patriotike brenda e jashtë vendit. Në mesin e delegatëve ishin edhe: Luigj Gurakuqi, Mithat Frashëri, Gjergj Fishta, Gjergj Qiriazi etj. Në këtë Kongres u vendos që shqipja jonë të përdor alfabetin latin. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta kurse sekretare u zgjodh Parashqevi Qiriazi. Në Manastir filloi punën edhe shtypshkronja që pati rëndësi të veçantë për botimin e librave shkollor. Në këtë qytet u formua edhe Klubi i Manastirit që tuboi shumë intelektualë e patriotë shqiptarë.




4. Si quhet autori i Abetares së parë në gjuhën shqipe?


Autor i parë i Abetares në shqip ishte Naum Veqilharxhi. Veqilharxhi u lind në vitin 1767 në një fshat afër qytetit të njohur të Voskopojes. Ishte ideologu i parë i Rilindjes sonë, një mendimtar e iluminist i njohur. Si veprimtar i shkollës shqipe thoshte se vetëm mësimi i shqipes dhe ngritja e kulturës mund ta qonin atdheun në mesin e vendeve të qytetëruara .


5. Cili shkrimtar dhe me cilën vepër konsiderohet nismëtar i Romantizmit në
letërsinë shqiptare?


Nismëtar i Romantizmit në letërsinë tonë konsiderohet Jeronim De Rada me veprën e tij romantike “ Këngët e Milosaos”. U lind në vitin 1814. Studioj letërsi antike e moderne në Itali. Ishte i ndikuar nga idetë e Revolucionit Francez. Shkroi veprat: “Këngët e Milosaos”, “Serafina Topia”, “Parimete e estetikës”, “Lashtësia e kombit shqiptar”, “Rapsodi të një poeme arbreshe”, “Skënderbeu i pafat” etj. Vdiq në vitin 1903 në moshë nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa bukë, pa zjarr duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.




6. Si quhet albanologu i sotëm suedez që shkroi veprën “Mera hjältemod än vete”?


Ky albanolog quhet Ullmar Qvick. Flet për lakmi shqipen, është njohës i thellë i historisë e letërsisë sonë, veprimtar i shkollës shqipe në Suedi dhe përkrahës i hershëm i çështjes shqiptare. Ka shkruar disa herë për lidhjet letrare-kulturore
shqipatro-suedeze.



7. Cili shkrimtar suedez është i përkthyer në gjuhën shqipe?




Në gjuhën shqipe është përkthyer shkrimtarja suedeze e njohur në gjithë botën Astrid Lindgren. Vepra e përkthyer shqip quhet “Pipi çorapegjata”. Kjo shkrimtare suedeze është përkthyer në mbi 60 gjuhë të botës.


8. Kush është autor i këtyre veprave: “Dr. Gjilpëra”, “Shqipëria kopsht shkëmbor i
Europës juglindore”, “Katër përralla nga Zullulandi”dhe “Albania” ?


Autor i këtyre veprave është Faik Konica“. Konica u lind në vitin 1875 në Konicë. Nga romani i pa përfunduar i Konicës “Dr. Gjilpëra” mësojmë për të parën herë për Universitetin e famshëm të Uppsales, për suedezët dhe për peizazhet e bukura të këtij qyteti. Konica e viziton personalisht Uppsalen. Ishte personaliteti më i dijshëm i botës shqiptare. Apolineri e quante



“Enciklopedi që ecën”. Botoi revistën “Albania” “Katër përralla nga Zullulandi” dhe la dorëshkrim veprën “Shqipëria kopsht shkëmbor i Europës juglindore”. Vdiq në Amerikë në vitin 1942.

9. Cili prej vëllezërve Frashëri konsiderohet Bilbil i gjuhës shqipe?


Bilbil i gjuhës shqipe është quajtur më të drejtë Naim Frashëri. U lind në Frashër në vitin 1846. Ishte poet i madh – ikonë e poezisë shqipe. Naimi ishte inteligjent, i edukuar dhe shkollur që fliste perfekt: shqip, anglisht, frëngjisht, turqisht, persisht, greqisht, dhe arabisht.

Përktheu fabulat e La Fontenit në shqip dhe shkroi veprat: “Histori e Skënderbeut”, ”Lulet e verës”, “Qerbelaja”, “Bagëti e bujqësi” e shumë vepra tjera shkollore. Vdiq në Stamboll në vitin 1900. Ishte aq i dashur sa që dikur në çdo dytën familje shqiptare kishte një fëmijë të pagëzuar me emrin Naim në shenjë respekti për këtë Bilbil të gjuhës sonë.


10. Në suedisht janë përkthyer deri më tash njëmbëdhjetë vepra të Ismail Kadaresë. Si
quhen këto vepra të Kadaresë në gjuhën shqipe?


“Den döda armens general ” 1973 (Gjenerali i ushtrisë së vdekur)
“Krönika i sten” 1975 ( Kronikë në gurë )
“Drömmarnas palats” 1992 ( Pallati i ëndrrave )
“Grymma april” 2007 ( Prilli i thyer )

11. Gjej shkrimtarët që kanë shkruar kryesisht letërsi për fëmijë?


Letërsi për fëmijë kanë shkruar këta shkrimtarë:Rexhep Hoxha dhe Astrid Lindgren


12. Kush është autori i kësaj vjershe të bukur për gjuhën shqipe?

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m´shungullon,
përmi er` që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.
...................................................
Geg´ e tosk´, malsi jallia
janë një komb m´u da s´duron;
fund e maj´ nji a Shqipnia
e një gjuh` t´gjith´ na bashkon.


Autor i kësaj vjershe të bukur për gjuhën shqipe është Ndre Mjeda. U lind në vitin 1866 në Shkodër. U shkollua në Spanjë, Itali, Poloni e Kroaci kryesisht për fe. Por, Mjeda mbeti Poet i madh - poet që shkroi pak por aq bukur sa nuk bën më mirë. Veprat
e tij janë: “Juvenilia”, “Liria”, “Lisus”, “Scodra” si dhe dy poemthat e bukur “Vaji i bylbylit dhe “I tretuni”



15. Kush është autor i gjithë këtyre romaneve e poezive aq të bukura për fëmijë?

Romane: “Bardhi e Mirushja” poezi: “Zogu i Lasgushit”“Lepuri me pesë këmbë” “Deti u bëftë kos”...

Autor i gjithë këtyre veprave të bukura është Rifat Kukaj. U lind më 1933 në Drenicë. U shkollua në Prishtinë. Është një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Për punën e tij të frytshme është shpërblyer më shumë tituj, si bie fjala: “Ismail Qemal Vlora” në Shqipëri, “Oton Zhupancic” në Slloveni, “Ivan Goran Kovaciq “ në Kroaci, “Neven” në Serbi, “Zmaj” në Vojvodinë, “Shpërblimi i dhjetorit” në Kosovë. Vdiq në Prishtinë më 2005




15. Kush është autor i këtyre veprave:

“Album”, “Historia e Skënderbeut”, “Autobiografia”, “Izraelit e Filistin”,
“Betoveni dhe Revolucioni francez”.


Autor i këtyre veprave është Fan Noli. U lind më 1882. Ishte shkrimtar, përkthyes, diplomat dhe kryepeshkop. Noli është një figurë tjetër poliedrike shqiptare. Përveç veprave origjinale ai përktheu në shqip edhe Shekspirin, Servantesin , Omar Khajamin
etj. Ishte edhe Kryetar i Qeverisë së parë Demokratike në Shqipëri. Drejtoi gazetën “Vatra” dhe formoi të parën kishë autoqefale shqiptare (të pavarur) në Amerikë. Ishte poliglot. Në një konferencë për shtyp në kohën kur ishte kryeministër la pa gojë të pesëmbëdhjetë gazetarët e pranishëm me aftësinë e tij për tu përgjigjur në gjuhët respektive të secilit.


16. Cila fjali është tekst i Formulës së pagëzimit?




Teksti i “Formulës së pagëzimit” është ky:“ Unë të pagëzojë në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjtë”. Këtë fjali të nënvizuar me të kuqe mund ta shihni edhe ju në faksimilen përbri. Në kohën kur u shkrua kjo formulë populli ynë luftonte kundër sulltanëve të Turqisë dhe më që ishte kohë lufte kryeipeshkvi Pal Engjëlli jep urdhër që familjarët shqiptarë t´i pagëzojnë fëmijët e porsalindur në shtëpitë e tyre.



17. Në vitin 1933 botohet Kanuni i Lekë Dukagjinit - Kush ishte autori i këtij botimi?


Kanuni i Lekë Dukagjinit është botuar nga shkrimtari e
patrioti i madh Shtjefen Gjeçovi në vitin 1933. Kanuni i Lekës është monumenti më rëndësishëm i kulturës shqiptare në përgjithësi. Libri përmbledh kodet, normat e pashkruara të së drejtës zakonore që kanë mbretëruar mbi gjashtëqind vjet duke luajtur rol vendimtar në jetën e popullit tonë. Gjeçovi ishte shkrimtar, etnograf, arkeolog dhe prift i nderuar. Botoi këto vepra: “Agimi i Gjytetnisë-1910 dhe “ Kanuni Lekë Dukagjinit ”-1933. E vranë në pritë policët serb, pasi që ju kundërvu haptas politikës shtypëse të Serbisë më 13 tetor 1929 teksa po kthehej nga Prizreni për në kishën Zymit ku punonte si famullitar dhe mësues i shqipes.



18.Sa mendoni se është e hershme letërsia jonë për fëmijë? Kur ka filluar ajo?




Vjersha më e hershme e shkruar për fëmijë në letërsinë tonë është
ajo e Kostandin Kristoforidhit me titull “Ylli i vogël lart në qiell”. Ky vit e kjo vjershë konsiderohet si fillim i hershëm i letërsisë sonë për fëmijë. Kjo vjershë u botua në Abetaren e Kristoforidhit në vitin 1872. Kristoforidhi bëri shumë për fëmijët dhe shkollën shqipe.


Të mësojmë vjershën e tij:

Ylli i vogël lart në qiell,
duket porsi zjarr në pyll.
Sipëri dheut lart qëndron
Xixa, xixa xixëllon.


19. Gjatë luftës në Kosovë më 1999 u vranë nga forcat serbe dy shkrimtarë të dashur përfëmijë. U vranë pse ishin shkrimtarë dhe shqiptarë pse shkruanin për lulet, fëmijët dhelirinë. Ata i vranë duke besuar se ne do ti harrojmë. Por, ne do ti kujtojmë e do ti duampërgjithmonë. Cilët ishin ata?



Forcat serbe gjatë luftës në Kosovë masakruan edhe dy shkrimtarë të njohur për fëmijë. Në Mitrovicë vranë në shtëpinë e tij shkrimtarin e profesorin e nderuar Latif Berisha kurse në Drenicë masakruan Ymer Elshanin së bashku më shumë fëmijë, gra e burra.






Latif Berisha ishte profesor i njohur i Letërsisë së Rilindje në
Fakultetin Filologjik në Prishtinë dhe autor i librit me vjersha të bukura për fëmijë “Tufa”. Ymer Elshni ishte një nga autorët më të njohur në letërsinë e sotme për fëmijë.

20. Cili prej këtyre shkrimtarëve shqiptarë konsiderohet Baba i gjuhës shqipe?


Baba i gjuhës shqipe konsiderohet Kostandin Kristoforidhi. Gjithë jetën e vet Kristoforidhi ia kushtoi shkollës dhe gjuhës shqipe. Për shkollën shqipe shkroi abetaren e shumë libra tjera dhe punoi me zell gjithë jetën si mësues. Për shqipen bëri gramatikën e saj në dy dialekte dhe tuboi për pesëdhjetë vjet aq shumë fjalë sa arriti të botoi edhe Fjalorin. Pra , vepra jetësore e tij është Fjalori i gjuhës shqipe. Do përmendur edhe ndihmën që Kristoforidhi i dha albanologut të madh Han për mësimin e shqipes dhe hartimin e fjalorit gjermanishtshqip. Ka shkruar edhe një prozë të bukur me titull “Gjahu i malësorëve” në vitin 1902.


21. Brenda viteve 1508 - 1510 u botua për herë të parë në Romë në latinisht vepra
“Historia e Skënderbeut”. Kush e shkroi “Historinë e Skënderbeut ?


Marin Barleti është kronisti dhe historiani i parë që shkroi për jetën e luftërat e Skënderbeut. Barleti ishte shkodran dhe fare i ri kishte luftuar personalisht për mbrojtjen Shkodrës nga turqit. Kur ra Shkodra në Rrethimin e Dytë më 1478, Barleti u shpërngul në Itali. Atje studioi histori, letërsi klasike dhe gjuhë latine. Vepra që i solli famë është “Historia e Skënderbeut”e cila u botua në Romë dhe më vonë njohu 21ribotime.Brenda një kohe të shkurtër është përkthyer në italisht, gjermanisht, portugalisht, polonisht, spanjisht, frëngjisht dhe anglisht.


Vepra e Barletit u bë literatura më e dashur e kohës për lexuesit
evropianë dhe vepra prej se cilës një kontinent i terë mësoi për Skënderbeun dhe sakrificën e popullit tonë.


Barleti shkroi edhe “Rrethimin e Shkodrës” të cilën e botoi në Venedik në vitin 1504.



22. Para Luftës së Dytë Botërore kishim një shkrimtar shqiptar të propozuar për çmimin Nobel në letërsi. Për cilin shkrimtar është fjala?


Fishta është poet gjenial, epiku më i madh i letërsisë sonë, Homeri i shqiptarëve që para Luftës së Dytë është propozuar për Nobel. Fatkeqësisht, ky shkrimtar i madh për pesëdhjetë vjet është ndaluar, është sharë, është denigruar. Por fatmirësisht, veprat i kanë shpëtuar dhe populli ynë fshehtas e ka lexuar, e ka mësuar përmendsh, e ka përhapur gojarisht. Vepra më e njohur e Fishtës është “Lahuta e malësisë” për të cilën punoi 40 vjet dhe e botoi më 1937. Vepra të njohura të Fishtës janë edhe: “Mrizi i zanave”, “Gomari i Babatasit”,“Anzat e Parnasit”etj. Fishta u zgjodh Kryetar i Kongresit të Manastirit, punoi si mësues i shqipes dhe botoi revistat “Hylli i dritës” dhe “Posta e Shqypnisë”. Më 1931 Greqia i jep dekoratën “Foenix, kurse në vitin 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.



23. Kritika letrare studion veprën letrare kurse kritikët më të njohur në letërsinë shqiptare janë: ?


Kritika letrare shqiptare është edhe e pasur edhe e hershme në letërsinë tonë. Bie fjala në Letërsinë e Bejtexhinjve kemi të zhvilluar llojin e polemikës letrare, në Letërsinë e Rilindjes kemi kritikë të mirëfilltë kurse pas Luftës së Dytë kritika letrare ngritët në nivelin e disiplinës shkencore që studion veprën letrare. Sot, kritikët letrar më të njohur janë: Rexhep Qosja, Razi Brahimi, Ali Aliu, Adriatik Kallulli, Hasan Mekuli, Ibrahim Rugova, Klara Kodra, Dhimitër Shuteriqi, Xhemajl Mustafa, Diana Çuli e shumë të tjerë.


24. Kur përmendim këta emra: Gustav Majer, Erik Hans Thunman, Johan Georg fon Hani,
Holger Petersen, Norbert Jokli, Ullmar Qvick, Robert Elsie etj atëherë flasim për:


Albanologët e nderuar që bënë aq shumë për kulturën shqiptare. Gustav Majeri (gjerman)botoi të parin ”Fjalor etimologjik të shqipes”; Thunman (suedez) konstaton: “shqipja është pasardhëse ilirishtes”; Hani (gjerman) zbuloi fjalorin e Todhrit dhe bëri studime të shumta për shqipen prandaj më të drejtë quhet edhe baba i Albanologjisë; Peterseni (danez) studioi natyrën e brendshme të shqipes, botoi 10 përralla, 12 këngë, 18 gjëegjëza dhe 18 besime popullore; Norbert Jokli (gjerman me origjinë çifute) studioi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes; Ullmar Qvick (suedez) shkroi një vepër për shqiptarët kurse Robert Elsie (kanadez) është sot njëri nga njohësit më të mirë të gjuhës e letërsisë sonë dhe një nga përkthyesit më të mirë të saj në anglisht e gjermanisht...


25. Lexojmë një këngë për fëmijë. Fjalët që përputhen, pëlqehen bukur njëra me tjetrën në
fund të vargjeve quhen?


Mor` bubrrec, mor` bubrrec, Kur fjalët përputhën në fund të
Ti gjith ditën ec e ec; vargjeve atëherë kem të bëjmë me
Mbledh e mbledh e grumbullon Rimën si një element të rëndësishëm
Pa me thuaj pse punon të vjershërimit.

26. Cila gazetë konsiderohet e para në historinë e gazetarisë shqiptare?


Gazeta e parë në historinë e gazetarisë sonë besohet të jetë “Shqiptari i Italisë “ e De Radës e cila doli në vitin 1860. Në këtë shekull ishte Rilindja Kombëtare shqiptare që bënte të qarta kërkesat kryesisht çlirimtare të saj para publikut vendor e ndërkombëtar. De Rada botoi edhe revistën e parë me titull “Flamuri i Arbrit” (1883-1887).


27. Cilat gazeta botohen sot në Kosovë? Përmend së paku katër tituj.

Në Kosovë sot botohen shumë gazeta. Ja disa prej tyre:
Koha ditore
Kosova sot,
Bota sot,
Zëri,
Epoka e re,
Lajm,
Exprsees

Etj

28. Çka nënkupton njeriu ynë kur përdorë fjalën e urtë “Muri luan, burri s´luan “?


Kur themi këtë fjalë atëherë mendojmë në Besën.Fjalët e urta kanë fuqi të madhe shprehëse. Janë pasuri e seciles gjuhë.


29. “Fjalori latinisht-shqip” është vepra e parë në leksikografinë shqiptare të cilën e botoi:


Veprën e parë leksikografike, fjalorin Latinisht – shqipe, e botoi
Frang Bardhi në vitin 1635. Leksikologjia studion fjalorët dhe leksikografi i parë shqiptar është Frang Bardhi. Bardhi është autori i tretë i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqiptare. Fjalorin e botoi në Romë. Në këtë fjalor Bardhi përfshiu edhe disa 113 proverba shqipe. Frang Bardhi ishte edhe një nga të parët folklorist e etnograf shqiptar.


30. Kush mblodhi në Kosovë anekdota popullore, folklor e etnologji shqiptare?


Në Kosovë ka mbledh anekdota popullore, ka sistemuar folklor e etnografi shqiptare profesor Anton Çetta. Në vitet 90-të nis me disa bashkëpunëtorë Lëvizjen gjithëkombëtare, historike për faljen e gjaqeve dhe pajtimeve në Kosovë. Në historinë tonë më te re kjo Lëvizje e profesor Çettës për të bashkuar shqiptarët në atë kohë kur Serbia bëhej gati për t´na zhdukur nuk do të harrohet kurrë për shumë arsye. Anton Çetta drejtoi për shumë vite Sektorin e Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ai u bë njohës i thellë dhe studiues i spikatur i kulturës popullore, dokeve, riteve, miteve shqiptare e më gjerë. Kishte mbaruar Liceun e Korçës dhe kishte studiuar Romanistikë në Beograd. Vdiq në Prishtinë në vitin 1995.






31. Sot, shkolla shqipe funksionon mirë edhe jashtë atdheut. Dëshmi e gjallë është edhe ky kuiz i sotëm këtu në Suedi. Por, pesëqind vjet më parë ishte Marin Beçikemi që hapishkollën e parë jashtë atdheut. Në cilin qytet të Italisë u hap kjo shkollë?
Mes viteve 1500 – 1504 shkodrani Marin Beçikemi hapi të parën shkollë shqipe në Venedik të Italisë. Mësues të parë ishin Beçikemi dhe Marin Barleti. Objekti i shkollës u ngritë me ndihmën e mërgimtarëve shqiptarë që jetonin në këtë qytet. Fasada e jashtme e këtij objekti paraqet pamje nga lufta e popullit tonë për liri dhe për habi, si e tillë ruhet edhe sot.

32. Voskopoja dikur ishte qendër e rëndësishme kulturore jo vetëm për shqiptarët. Kishte shkollën e vet të quajtur “Akademia e Re” si dhe shtypshkronjën. Në cilin shekull Voskopoja ishte qendër e famshme e arsimimit dhe e kulturës shqiptare?


Ne shekullin e XVlll qendër shumë e rëndësishme arsimore e kulturore në jugun e Europës ishte Voskopoja. Vosjkopoja shtrihet 13 km në perëndim të Korçës. Kishte shtypshkronjën e vet që ishte e para në Ballkan dhe Bibliotekën e njohur. Në vitin 1720 u themelua shkolla e mesme e quajtur “Akademia e Re” në të cilën jepnin mësim Teodor Kavaljoti, Anonimi i Elbasanit, Dhaskal Todri etj. Voskopoja ishte edhe qendër e artit pamor. Aty pikturuan Kostantin e Athanas Zografi, Thedhor Sino veprat e të cilit janë gjetur edhe në Hungari, Slloveni, Serbi, Austri etj. Në Voskopojë u përkthyen në shqip Ezopi dhe shumë libra fetare


33. Si quhet romani i fundit i Kadaresë i përkthyer ne suedisht në prill të vitit 2007?


Vepra e fundit e Ismail Kadaresë përkthyer në suedisht titullohet “Grymma april”. Vepra është përkthyer nga frëngjishtja në suedisht ndërsa romani në shqip titullohet “Prilli i thyer”. Edhe kjo vepër është botuar nga shtëpia botuese me famë në Suedi Albert Bonniers Förlag dhe vepra është mirëpritur e shoqëruar me kritika të shumta afirmative.

34. Tekstin e hymnit tonë kombëtar e shkroi ?


Tekstin e hymnit tonë kombëtar e shkroi Asdreni.
Asdreni shkroi edhe këto vepra:
Rreze dielli (1904)
Ëndrra e lotë (1912)
Psalme murgu (1930)
Kambana e Krujës (1937)

35. Si quhet drama e parë e shkruar në gjuhën shqipe?


„Emira“ e Anton Santorit është drama e parë e shkruar në gjuhën shqipe.




36. Librin me vjersha “Baba Tomori” dhe komedinë e bukur “14 vjeç dhëndër” e shkroi?


Veprat “Baba Tomori” dhe komedinë “Katërmbdhjetë vjeç dhëndër” i ka shkruar Çajupi.



37. Në lëtërsinë tonë një shkrimtar i madh quhet Poet i mjerimit. Po, kush është ky poet i
dashur që me art luftoi mjerimin shoqëror të kohës së tij?


Ky poet i madh është Migjeni.Migjeni u lind në Shkodër në vitin 1911. Ka shkruar veprën e njohur “Vargjet e lira” në vitin 1936. Vdiq në Itali në vitin 1938, ende pa i mbushur 28 vjet. Êshtë shkrimtar shumë i dashur nga lexuesit shqiptarë.




38. Vjershat e bukura “Vdekja e Nositit” dhe “Poradeci” i shkroi liriku më i madh i
shekullit XX. Kush është ky shkrimtar?


Ky shkrimtar i madh i letërsisë shqiptare ( liriku më i
madh i shekullit XX ) është Lasgush Poradeci. Lasgushi ka shkruar këto vepra:

“Vallja e Yjve” – lirikë 1933
“Ylli i zemrës” – lirikë 1937
“Ekskursion teologjik i Sokratit”
“Mbi ta”
“Kamadeva”
U lind në vitin 1899 dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987.


39. Në Spanjë luftoi fashizmin, në letërsinë tonë botoi poezi, tregime, romane dhe
përktheu bukur nga gjuhët tjera në shqip. Lexuesit shqiptarë e kujtojnë me respekt
sidomos për romanin “Hasta la vista”. Fjala është për...?


Fjala është për romancierin e njohur shqiptar Petro Marko.

Petro Marko ka shkruar këto vepra

“Hasta la vista” 1958, “Qyteti i fundit” 1960, “Një emër në katër rrugë”, “Ara në mal”, “Nata e Ustikës”, Shpella e piratëve”, “Horizont” etj.






40. U doktorua për ekonomi në vitin 1934 por që në fillim u bë shumë i njohur si
shkrimtar. Në historinë e letërsisë sonë nis i pari fillet e prozës moderne shqiptare.

Shkroi “Poemin kosovar”, “Sulm e lotë”, “Tregime të moçme shqiptare” etj. Si quhet
ky shkrimtar?


Ky shkrimtar quhet Mitrush Kuteli.Kuteli shkroi shumë vepra. Ja disa prej tyre:
”Net shqiptare”, ”Pylli i gështenjave”, Ago Jakupi e rrëfime tjera”, “Sulm e lotë”, “Shënime letrare”, “Baltë e tokë”, “Në një cep të Ilirisë së poshtme”, “Tregime te moçme shqiptare” etj.



41. Romani “Lumi i vdekur” ka për subjekt dashurinë mes Adilit kosovar e Vitës
myzeqare. Kush e shkroi “Lumin e vdekur”- romanin me përmbajtje gjithëshqiptare
dhe stil të përkryer?


Këtë roman të bukur të letërsisë sonë e ka shkruar Jakov Xoxa.



Xoxa ka shkruar edhe këto vepra:
“Lulja e kripës” dhe “Juga e bardhë”
Jakov Xoxa është një nga stilistët më të mëdhenj të prozës
shqipe.

42. Kush ka shkruar këto vepra: “Njeriu me top”, “Komisari Memo” Shkëlqimi dhe rënia
e shokut Zylo” etj,?


Këto vepra i shkroi Dritëro Agolli.Lexuesit i lexojnë më dëshirë vjershat e tij, këngëtarët i këndojnë me kënaqësi poezitë e tij (kujto “Poçari” ), regjisorët bënë filma disa nga romanet e tij (kujto filmat: “Komisari Memo” e “Njeriu me top”). Êshtë përkthyer në disa gjuhë botërore. Romani satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” pati shumë sukses në frëngjisht.


43. Romanet “Dhjetori i shqetësuar” dhe “Dikush me buzëqeshte” janë vlerësuar lart nga
kritika letrare. Autori i këtyre veprave është ...?


Ky shkrimtar është Fatos Arapi.Edhe romanet edhe poezitë e tij janë kryevlera të

letërsisë sonë te re. Arapi ka shkruar poezi të fuqishme dhe prozë mjaftë interesante.








44. “Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet” – tha kur ishte fare i ri shkrimtari gjakovar që sot është poeti më i madh i Kosovës. Êshtë përkthyer në shumë gjuhë dhe ka marrë shumë shpërblime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Si quhet poeti?


Ky poet shqiptar quhet Ali Podrimja.Podrimja ka filluar të shkruajë poezi fare i ri. Librin e parë me poezi e boton kur ishte në gjimnaz (“Hija e tokës”). Ka shkruar shumë vepra. Ja disa prej tyre: “Dhimbë bukur”, “Sampo”, “Torzo”, “Lum, lumi”, “Zari”, “Buzëqeshje në kafaz” etj. Ka botuar edhe dy libra me prozë: “Burgu i hapur”-1998 dhe “Harakiri”-1999. Etj.



45. U lind në Rugovë më 1938. Kur u bë poet tha:“Mos u bëj poet nëse s´mund të vdesëshpër secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë”.

Vepra “Karvani i bardhë” e bëri romancier modern shumë të njohur në Kosovë. Si
quhet shkrimtari?


Ky shkrimtar i madh i Kosovës quhet Azem Shkreli. Ka botuar këto vepra me poezi: “Bulzat”, “Êngjujt e rrugëve”, “E di një fjalë prej guri”, “Nga bibla e heshtjes”, “Pagëzimi i fjalës”, “Nata e papagajve”, “Lirikë në shi”, “Zogj në gurë” etj. Ka shkruar edhe këto vepra në prozë: “Karvani i bardhë”, “Sytë e Evës”, si dhe dramat:

“Fosilet” dhe “Varri i qyqes”. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë. Ishte drejtor i Kosovafilm-it dhe i Teatrit kombëtar. Vdiq në pranverën e vitit 1997 në Prishtinë.

46. Vjersha “Mori Shqypni e mjera Shqypni” (botuar më 1873) është një nga poezitë më
të njohura dhe më popullore në mbarë letërsinë shqiptare. Kush e shkroi?


Vjershën ”Mori Shqypni e mjera Shqypni” e shkroi Pashko Vasa.Ishte shkrimtar e luftëtar i madh i Rilindjes kombëtare. Punoi edhe si diplomat, shërbeu sekretar në ambasadën e Britanisë së Madhe dhe guvernator në Liban. Vjersha “Mori Shqypni...” u bë një hymn i shqiptarëve. Në vitin 1890 boton në frëngjisht romani e parë shqiptar “Bardha e Temalit” në Paris. Vdes në Liban në vitin 1892 kurse pas Luftë së Dytë eshtrat iu sollën në vendlindje.


47. Kur u shfaq si krijues pati pak lexues e shumë mohues. Shkroi kryesisht prozë
moderne si bie fjala romanin “Oh!”. Është ky...?


Është ky shkrimtari i njohur Anton Pashku.Ky shkrimtar në fillim nuk është kuptuar mirë nga lexuesit tanë. Për kohen kur u paraqit ishte shumë modern në prozën tonë. Më vonë është kuptuar rëndësia e tij në letërsinë tonë. Ka shkruar këto libra me tregime: “Kulla”, “Kjasina”, “Lutjet embrëmjes”; dramat: “Gof”, dhe “Sinkopa” si dhe romani “Oh!”. U lind në vitin 1937 në Prizren dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë.


48. U lind në Plavë të Malit të Zi më 1916. Botoi librat me poezi: ”Për ty”, ”Avsha Ada” dhe ”Brigjet”. Ky shkrimtar është…?

Ky shkrimtar është Esad Mekuli.Ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë në Mal të Zi. Ka botuar këto vepra: “Për Ty”, “Avsha Ada” dhe “Brigjet”. Ka përkthyer në shqip letërsi të huaj dhe ka drejtuar për shumë vite revistën letrare të njohur dikur në Kosovë “Jeta e Re”. Për punën e tij atdhetare është burgosur nga regjimi jugosllav i kohës. Me profesion ishte doktor i shkencave veterinare. Vdes në Prishtinë në vitin 1993. Mori edhe shumë shpërblime letrare.



49. Cili lloj i letërsisë është më i hershëm?


Letërsia gojore është lloj më i hershëm i letërsisë.Kur u zbulua shkrimi lindi një art i ri më emrin letërsi.




50. Kur poeti përdorë lidhëzat (si, porsi, ashtu si) në vjersha apo këngë popullore si bie fjala: “Syri i saj si qershi, goja si kuti ...” atëherë themi se përdorë figurën stilistike të quajtur?

Atëherë poeti apo këngëtari përdorë figurën stilistike të quajtur Krahasim.


51.Cili prej shkrimtarëve shqiptar shkroi romanet ''Shqiptarët në Goli Otok'',

''Nata në gur'' ,''Plaku dhe urat'', ''Fundi i legjendave'' ,''Kodra e pajtimit'' etj...

Është shkrimtari i madh shqiptar Mehmet Kajtazi (1944-2003)

Para se të flasim për jetën dhe veprën e shkrimtarit tonë të mirënjohur Mehmet Kajtazi, në emër të falënderimit për të gjithë pjesëmarrësit e këtij simpoziumi po japim citate nga fjala falënderuese që ka dhënë z. Mehmet Kajtazi më 29 mars 2002 me rastin e shfaqjes së dramës “Nata e Fundit në Goli Otok”:

Fjala FALEMINDERIT (në kuptimin e bimës dhe në kuptimin e tokës), ua drejtojë sonte deri në përulje drejtë NJËREZVE që qëndruan dhe u flijuan që ne të mos jetojmë përherë me erë të mollës, por mollën ta kemi në duart tona”.

Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë. Më së shumti lëvroi reportazhin ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër.

Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.

Pjesë nga veprimtaria e tij artistike janë përkthyer dhe botuar në frëngjisht.

Mehmet Kajtazi ishte krijues që ka shfrytëzuar ngjarje të vërteta, personalitete historike e figura tjera, por edhe situata të veçanta të gërshetuara me ndodhi e personazhe fiktive, të cilat në laboratorin e krijuesit janë përpunuar artistikisht. Tema e fakte të realitetit tonë kombëtar e historik janë brumosur në një varg veprash letrare të Mehmet Kajtazit, të cilat me ngjyrime artistike janë fuqizuar”.

Mehmet Kajtazi ka botuar pesëmbëdhjetë romane dhe dy përmbledhje tregimesh, “ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të motjes. Të gjitha këto rrjedhin nga një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me nje gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën, vëren Rushit Ramabaja.

Mehmet Kajtazi ka botuar këto vepra:

1. ''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë,

2. ''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup. Nuk janë të rralla rastet kur një vepër letrare shkruhet si reagim ndaj një modeli pararendës të llojit të vet, duke tentuar njëherit që mohimin e atij modeli ta mbështesë në argumentet që ofron përmes veprës së rë...Një dukuri të tillë e ndeshim edhe tek romani i Mehmet Kajtazit ''Plaku dhe urat''. Te ky roman, të bëjmë një paralele me konstatimet e deritashme, kemi tekstin që i shqipton situatat e jetës dhe tekstin që komenton këtë formë të shqiptimit dhe artikulimit artistik. ... Romani ''Plaku dhe urat'' ka një kompozicion do të thoshim mozaik, ku tërësinë e rrëfimit e sajojnë reminishencat nga kujtimet e personazhit kryesor (Amnitore Fatorini). Pse është kompozicion mozaik kur pjesa më e madhe e rrëfimit realizohet në veten e parë? Autori mbase edhe qëllimisht ikën nga një mënyrë strikte e zhvillimit të veprimit dhe rrëfimit romanësor, Shkruante R. Musliu për romanin''Plaku dhe urat'' më 22.11.1986.

3. ''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë,

4. ''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë, (Teatri Shqiptar “Kurora” nga Nyoni-i Zvicër (Theatre Albanais “Kurora” de Nyon) dramatizoi dhe shfaqi romanin ''Fundi i legjendave'')

5. ''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb. Proza ''Shqiptarët në Goli Otok'' ka për temë tragjikën e të burgosurve politikë në kohën e inkuizicionit sllavokomunist, të njohur si periudha e Informbyrosë. Në gjithë veprën ''Shqiptarët në Goli Otok'' të Mehmet Kajtazit, shkruante Rushit Ramabaja, rrëfimi është ndërtuar në formë mozaiku, ku si në ekran ravijëzohen fatet njerëzore.

Teatri Popullor i Prishtinës ka inskenuar dramën “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit ''Shqiptarët në Goli Otok''-5 nëntor 1992 u shfaq premiera e kësaj drame dhe kjo dramë theu të gjitha rekordet duke patur mbi 300 repriza dhe është shfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. Drama “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit të Mehmet Kajtazit, është dramë e dhembjes, dramë e ndërgjegjejes së vrarë, e mllefit të frenuar, e zhgënjimit, e përpjekjes për ta mundur frikën, tmerrin, vdekjen, e përpjekjes për të tejkaluar vetveten, brenda greminave të thella shpirtërore të shkaktuara nga malli për lirinë e largët, që si fatomorganë sillet brenda grilave, shkruante Fadil Hysaj.

6. ''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë, Duke lexuar tregimet e Mehmet Kajtazit, shkruante Rifat Kukaj, lexuesi gjithsesi do të provokohet me ngërthimet, psherëtimat, gjëmat dhe shpresën e njeriut tonë që nga kohërat më të hershme e deri më sot.

7. ''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi “Shkëndija”, Prishtinë. Zeqir Gërvalla lidhur me veprën ''Ushtimë e Alboderit'' shkruante: Trekëndëshi tredimensional i romanit ''Ushtimë e Alboderit'' janë tri kohërat-në një kohë-Harmoni në shesh të Brukselit duke hyrë në dimensionin e katërt të ringjalljes së një kohe të Re të Ribashkimit tonë Kombëtar Shpirtëror e Tokësor në një rend të ri të Ballkanit-Evropës e Botës liridashësë e përparimtare nën Diellin e të gjithëve falë Zotit Një- Krijuesit të Gjithësisë

8. ''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë. Për këtë roman, Rushit Ramabaja shkruante: ''Shote Galica'' është një transponim i sukseshëm i njërës nga baladat tona kombëtare që në rrethakun e historisë sikur nuk po e presin njëra rjetrën

9. ''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan. Vangjush Saro shkruante: Vepër e frymëzuar drejtpërdrejtë nga ngjarjen në minierën e Trepçës në Kosovë, libër prej nga mesazhi i rezistencës, artistikisht dhe dokumentarisht, vjen e plotëson kuadrin e luftës për të drejtat kombëtare e qytetarëve. Autori i sjell kështu lexuesit një botë të pasur që vlon në galeritë e minierave, por me shumë në galeritë e shpirtit.

10. ''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë,

11. ''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,

12. ''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,

13. ''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,

14. ''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë. Ngjarja e romanit ''Lindja në qiell'', janë vitet tona të përgjakshme nën okupim, personazhet si Agon Zhuka, Adem Jashari, Curr Yjëzimi, Yllkë Dhogaqi, Gëzim Dushi e shumë të tjerë, i bëjnë jëtë veprës e që është shumë e afërt me kohën dhe traumat që i përjetoi populli ynë në Kosovë.

Mehmet Kajtazi me këtë roman tregoi edhe njëherë se është i lidhur ngushtë me fatin e kombit dhe historinë e tij, shkruante H. Perloka.

15. ''Udha I'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë,

16. ''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, (Romani Ndezja e shiut u nderua me çmimin “Hivzi Sylejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001).

Edhe në këtë roman shkrimtari Mehmet Kajtazi preokupohet me kohë, hapësirat e ekzistencës e të etnisë shqiptare. Kjo unazë narrative-kompozicionale-figurative ka zbritur shumë afër kohës sonë: kalvaret e golgotat e dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës së fundit, tek e nisë me Bllacën famëkqe, e vazhdon...

17. ''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,

Edhe në këtë vepër autori, ashtu si edhe në veprat tjera, lëndën e merr nga jeta e përditdshme në Kosovë, nga njerëzit e saj, nga problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për ti bërë ballë gjithë katrahurave që ranë mbi ne nga pushtuesit e huaj tash e sa shekuj.

Romani ''Një diell tjetër'' i Mehmet Kajtazit paraqet tragjedinë shqiptare të viteve nëntëdhjetë, e cila triumfoi me luftën për çlirim. Duke u zhytur në dramën e etnisë Mehmet Kajtazi jep me ngjyra të theksuara kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lam pas.

Romani ''Një diell tjetër'', siç vëren edhe shkrimtari i mirënjohur Rushit Ramabaja në pasthënie, i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mvetësishëm duke vendosur në një kompleks modern sintetizues.

Shkrimtari dhe miku ynë i mirënjohur z.Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.


52.Cili shkrimtar kosovar shkroi poemën "Shqiptari vdes duke kënduar",përmbledhjen më poezi"Kohë për të folur gurët","Nyja e Gordit",etj.?

Naim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare…. Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”,kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë… Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj.,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj.Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.…
Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.
Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe…Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.
Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.
I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit). Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi.
Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave. Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” . Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar:Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Fatos Arapi,Azem Shkreli,Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj,Arbër Ahmetaj,Januz Fetahaj,Elida Buçpapaj,Hasan Mujaj,Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani,Shaban Cakolli,Ali D. Jasiqi,Sinan Gashi,Rrustem Geci,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj,Nazmi Lukaj,Ndue Ukaj,Prend Buzhala,Shahbaze Vishaj,Sarë Gjergji,Flori Bruqi,Valdet Hysenaj etj.
Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:
1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.
2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.
3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.
4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.
5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.
6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.
7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.
8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.
9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.
10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.
11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.
12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.
13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.
14.Në një jetë pas Krishtit,2010
15.Esenca,2010
16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010
Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.
Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta.
Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë….


53.Kush i shkroi veprat e njohura publicistike:"Ringjalljaz","Gjarpërinjtë e pallatit","Tokë e djegur,""Kosova nuk është i berzë e zezë","Guxim shqiptar","Polemika shqip","Triumfi shqiptar","Olimpi shqiptar",


Është shkrimtari,publicisti dhe studiuesi shkencor Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Veprat

Deri më tash ka botuar këta libra :
Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

Etj.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2008).


54.Cili prej shkrimtarëve shqiptar shkroi romanet :,,Vdekja në ëndërr","Pallati i Helenës",''Fundi i zemërimit" etj?

Është shkrimtari Iljaz Prokshi .Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.

Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues. Më vonë punësohet në gazetën Kosova të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete. Një kohë të gjatë bashkëpunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe që dilnin jashtë Kosovës, si Top Kultura, Spektri në Zvicër, Trojet tona në Nju Jork etj.


Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës. Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern. Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë. Fitoi pothuajse çdo vit çmime letrare, për poezi ose tregime, në konkurset letrare, që shpallnin gazetat dhe revistat e kohës. Iljaz Prokshi, në konkurse të tilla është nderuar prej çmimit të parë gjer në çmimin e tretë. Botoi në gazetën Rilindja, revistën letrare Jeta e re, Fjala, Bota e re, Zëri, Plejada, Koha ditore dhe në disa gazeta më pak të njohura, që botohen në Kosovë, si dhe në periodikun shqiptar në Shkup të Maqedonisë, si Flaka dhe Jehona.
Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit. Tek ky krijues, të shkruarit është gjithmonë në shërbim të kërkimit dhe të ideve filozofike, kurse në qendër të shqetësimeve të tij është njeriu, i rrahur mes erërave të absurdit dhe revoltës, kundruall një realiteti të hidhur, me kuptim, që qenia njerëzore t’i ikën karakterit negativ, të prezantojë ato vlera që shquhen për vizionin e një botë të freskët dhe të dëlirë, shënjuese për kohën dhe hapësirën. Lexuesit e admirojnë letërsinë e tij, ndërsa kritika me gjithë këta të parët i detyrohet vlerave dhe mesazhit poetik të kësaj vepre.


Poezi

Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983
Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992
Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995
Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998
Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2003
Është në botim e sipër përmbledhja me poezi Kambanat e shurdhra Shtëpia botuese Dukagjini, Pejë. Ka të përgatitura edhe tri vëllime të tjerë me poezi.



Tregime

Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987
Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990
Vdekja në ëndërr, Rilindja, Prishtinë, 1996
Magjia e mjegullës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1997
Vajza e trëndafilave, Rozafa, Prishtinë, 2002
Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003

Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.


Romane

Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)
Dashuri në labirint, 2001Ka të përgatitur për shtyp edhe dy romane, një libër me kritika dhe ese letrare, si dhe shumë shkrime publicistike.



55.Cili shkrimtar shqiptar i shkroi veprat:''Pëllumbat e lirisë,'',''Ditët e bardha'',"Balada e Vërrinit" etj?

Është ky shkrimtari shqiptar Gëzim Ajgeraj.ëzim Ajgeraj lindi më 6 gusht 1967 në Malësin e Vërrinit, është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me seli në Prishtinë. Nga 23 marsi 2002 është antarë i lidhjes së shkrimtarëve të Zvicrës (SSV). Jeton dhe krijon në Zvicër.

Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës, si: “Rilindja”, Zvicër - Prishtinë, “Bujku”, - Prishtinë, “Zëri i Kosovës”, Zvicër - Prishtinë, “Bota sot”,- Zvicër, “Koha ditore”, - Prishtinë, “Epoka e re”, - Prishtinë, “Zëri”,- Prishtinë”, “Fakti”, - Shkup, “Ars” – Tiranë, “Penashqiptare”, - Prishtinë, “Pioneri” – Prishtinë, “Zogu i mëngjesit”, - Prishtinë, etj. Nga janari i vitit 2004, editon revistën: Metafora poetike (Editorial i poetit) që del çdo tre muaj.

Veprat

Ka botuar këto libra:
Klithmë malli, poezi, „Rilindja“, Prishtinë,1997
Ëndrra për parajsë,poezi,“Rilindja“,Prishtinë, 1998
Qiellit po digjem, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998
Flakë në plagë, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998
Kënga e babait, poezi për fëmijë, „Apolonia“, Prishtinë, 1998.
Urti popullore të Vërrinit 1 (bashkautorësi), „Apolonia“, Prishtinë,1998
Mallëngjimi, poezi, „Rilindja“,2000.
Balada e Vërrinit, K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001.
Rruga e lirisë, Dramë, „Meshari“Prishtinë, 2001.
Rruga e lirisë (intervistë) me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i veteranëve të ish UÇK-së – Prizren, 2002.
Atdheu në trastë-cikli me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV. Prishtinë.
Pëllumbat e lirisë, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004.
Ditët e bardha, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004.
Atdheu i copëtuar-cikël me poezi, në librin: Pikoi molla gjak (Lirikë me motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, 2004.
Cikël me poezi “Udhë e zjarmi”, në librin "Muzat i bien lyrës", Edicioni i revistës "Fidani", Prizren, 2005.
“Lulëkuqet e Vërrinit”, poezi, botoi shtëpia botuese “Metafora”, Zvicër, 2005.
Zana në mërgim, poezi për fëmijë, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Huqet e Benit, poezi për fëmijë, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Bosi lepurushi, fabula, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Gjëegjeza, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Dita me Tonin (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Muajt e vitit me Ardin (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006.
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Kroi i qytetit tim”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorësi), „Metafora“, Prizren, 2007,
“Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007.
“Misioni i kriminelit”, roman, “Metafora”, Prizren, 2008
“Serboarmatosja", roman, "Metafora", Prizren, 2012


Përgatiti redaksia e Agjencionit Floripress.



























































Posted 12 minutes ago by AGJENCIONI FLORIPRESS

0 Add a

2012/11/01

Rruga kah Evropa është përplot me gropa!


Angazhimi, qasja dhe seriozitetit me të cilin i jemi rrekur këtij procesi lë shumë për të dëshiruar

Shkruan: Afrim BERISHA


Titullin e këtij shkrimi, e nxora nga një fjali e të një moshuari, që më rastisi ta dëgjojë teksa komentonte zhvillimet e fundit në përmbushjen e obligimeve në procesin e integrimeve evropiane. “Mixho, rruga kah Evropa është përplot me gropa. Ka me na ardh’ shpirti te hunda derisa të hyjmë në Evropë”, kështu i thoshte plaku bashkëbiseduesit të tij. Ai, kishte të drejtë dhe të jepte përshtypjen se i kishte kuptuar shumë mirë problemet dhe sfidat që sjell procesi i integrimit evropian. Madje, ai dukej më largpamës se shumica e politikanëve tanë që çështjen e integrimeve evropiane e shohin më shumë si çështje teknike. Nuk dua të mohojë tërë progresin dhe të arriturat e deritanishme që janë bërë në procesin e integrimeve evropiane, por angazhimi, qasja dhe seriozitetit me të cilin i jemi rrekur këtij procesi lë shumë për të dëshiruar. Njëra nga sprovat e para në procesit e integrimeve Evropiane ishte edhe publikimi i Raportit nga Studimin e Fizibilitetit nga Bashkimi Evropian dhe kushtet që i janë vënë Kosovës për të filluar negociatat me BE-në për marrëveshjen Stabilizim-Asociimit.
Përmbushja e standardeve evropiane
Përkundër faktit se çështja e integrimeve evropiane kërkon hartimin e ligjeve dhe përshtatjen e tyre me direktivat e Bashkimit Evropian, kontrollin e integruar të kufijve, fqinjësinë e mirë, luftën kundër korrupsionit, procesin e riatdhesimit etj., nuk duhet që vëmendja e institucioneve tona të përqendrohet vetëm në këto fusha. Shumica e këtyre sfidave janë të karakterit teknikë, që me një përkushtim dhe me investime mundë të përmbushen. Nuk duhet harruar fakti se çështjet shumë të rëndësishme në procesin e integrimeve janë plotësimi i standardeve evropiane në të gjithë sektorët. Përmbushja e tyre do të na bënte të jemi qytetarë të barabartë dhe konkurrentë me të gjithë qytetarët të tjerë të Evropës, kurse shtetin e Kosovës do ta bënte vend të denjë dhe atraktiv për jetë. Të rikujtojmë se procesi i integrimit evropian përmbledh në vete pothuajse të gjitha aspektet e veprimtarisë së një shteti që nga reformat politike, ligjore, ekonomike, industriale, (në disa raste edhe sociale e kulturore), e deri tek plotësimi i standardeve dhe normave shumë specifike në të gjithë sektorët zhvillimorë dhe shoqëror.
“Gropat” në rrugën drejt Evropës, të cilave i referohej mixhoku nuk janë thjesht gropa që mundë të rrafshohen duke u mbuluar me asfalt apo beton, nuk janë gropa që mundë të mbulohen me rërë që nxirret pamëshirshëm nga lumenjtë tonë e as me zhavorr që gërryhet nga kodrat tona. Ato janë “humnera”, “hendeqe” e “boshllëqe” në të gjitha sferat e jetës që shteti ynë duhet ti mbulojë me djersë, me punë, me veprime konkrete e me shembuj të mirë të zbatimit të ligjit. Në pamundësi që të ofrojë shembuj konkret për të gjitha standardet dhe normat evropiane që kërkohen në sektorë të ndryshëm do të mundohem të prezantojë këtu disa standarde për sektorin e mjedisit, pasi që në këtë sektorë kam njohuri dhe përvojë më të madhe. Fillimisht dua të rikujtojmë se kapitulli i mjedisit në kuadër të acquis communautaire, jo vetëm që është njëri ndër kapitujt më sfidues dhe më kompleks në aspektin e përmbushjes së obligimeve ligjore, por është edhe një nga kapitujt që kërkon më së shumti investime në përmbushjen e standardeve mjedisore. Kështu për shembull përmbushja e këtij kapitulli në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian i ka kushtuar Rumanisë rreth 20 miliard euro, ndërsa sipas përllogaritjeve që i është bërë procesit të integrimeve të 10 vendeve të fundit anëtare të BE-së, që e kanë kaluar këtë proces vlera e investimeve te kërkuara për kapitullin e mjedisit ka qenë prej 2-3 % e GDP-së kombëtare. Bashkimi Evropian sot i jep rëndësi shumë të madhe plotësimit të standardeve të ndryshme mjedisore por në qendër të vëmendjes ka disa prej tyre. Kualiteti i ajrit është një pikë shumë e ndjeshme e Bashkimit Evropian, për shkak se në ruajtjen e kualitetit të tij, BE-ja ka vënë një varg standardesh dhe limitesh për shumë parametra ndotës, përfshirë këtu Dyoksidin e Sulfurit, Dyoksidin e Azotit, Oksidin e Azotit, Grimcat e pluhurit etj. Në rastin e Kosovës, këto kufizime dhe standarde lëre që nuk përfillen nga ndotësit e ndryshëm por ende nuk i dimë saktë të gjitha këto tejkalime në tërë territorin e Kosovës. Bashkimi Evropian e ka në prioritetet e tij, që të gjithë qytetarëve t’u sigurojë qasje në ujë të pijes së kualitetit të mirë, të sigurojë cilësinë e ujërave në të gjithë trupat ujorë dhe të mbrojë ekosistemet ujore. Në rastin e Kosovës, ende ka probleme të theksuara në furnizimin me ujë të pijes, kualiteti i të cilit ende nuk i përmbush standardet e kërkuara, ndërkohë që ekosistemet ujore janë shndërruar në kolektorë të ujërave të ndotura. Në mbrojtjen e biodiversitetit si çështje me prioritet janë mbrojtja e llojeve te rrezikuara dhe ‘habitateve’ të tyre sikurse edhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore. Ne ende nuk kemi një vlerësim real për llojet e rrezikuara dhe ‘habitatet’ e tyre ndërkohë që shfrytëzimi i resurseve natyrore është krejtësisht jashtë aspektit të parimeve të shfrytëzimit të qëndrueshëm. Promovimi i parimit të reduktimit të sasisë së mbeturinave, riciklimi dhe ripërdorimi tyre është në prioritetet e Bashkimit Evropian që përmbushet përmes standardeve konkrete, ndërkohë që në Kosovë gjithnjë e më shumë kemi rritje të sasisë së mbeturinave të krijuara dhe shumica e të cilave deponohen në deponi sanitare.
Çështjet e mbrojtjes së mjedisit
Bashkimi Evropian e ka në qendër të vëmendjes përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe reduktimin e burimeve fosile energjetike, ndërkohë që Kosova vazhdon të hartojë projekte, plane e strategji për prodhimin e energjisë nga linjiti. Standarde, norma dhe kufizime ka edhe në shumë segmente të tjera të mjedisit të BE-së, me të vetmin qëllim që të gjithë qytetarëve të saj t’i sigurohet një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm. Janë rreth 20 direktiva të Bashkimit Evropian që rregullojnë çështjet e mbrojtjes së mjedisit, të cilat vendet që dëshirojnë të aderojnë në BE, duhet jo vetëm që ti bartin në legjislacionin nacional por edhe ti zbatojnë në përpikëri. Se sa larg jemi në përmbushjen e standardeve mjedisore në procesin e integrimeve evropiane e dëshmoi edhe Raportit nga Studimin e Fizibilitetit, ku në pjesën për mjedisin dhe ndryshimet klimatike ndër të tjera thuhet: “Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, administrative dhe kapitale për zbatimin standardeve mjedisore dhe klimatike të BE-së. Përgatitjet janë në një fazë të hershme në fushën e kontrollit të ndotjes industriale dhe menaxhimit të rrezikut. Shumica e niveleve të ndotjes janë dukshëm mbi nivelet e BE-së. Impiantet energjisë së linjitit janë burimi kryesor i ndotësve të ajrit, me disa nivele që tejkalojnë disa herë limitet e BE-së dhe OBSH. Kosova ka vetëm një impiant funksional për trajtimin e ujërave të zeza. Nuk ka strategji dhe plan veprimi për ndryshime klimatike e as objektiva ekonomike, masa dhe politika për zbutjen e ndryshimeve klimatike”. Prandaj, Kosova nëse dëshiron ta ketë më të lehtë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, qysh tani duhet të mendojë seriozisht në përmbushjen e kërkesave dhe standardeve mjedisore të BE-së. Qysh tani duhet ta fillojmë punën në mbulimin e “gropave” në rrugën e integrimeve evropiane.
(Autori është MSc. Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit - Qëndrimet në këtë shkrim janë personale.)

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...