Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/04

MODERNIZIMI DHE KULTURA SHQIPTARE


SAM_0535-1
Nga Ervin Shkulaku*/
Njeriu gjatё jetёs fiton dhe humbet shumё identitete. Kёto i pёrdor pёr tё identifikuar personalitetin nё shoqёrinё ku banon. Njё i ri pasi fiton tё drejtёn pёr tё studiuar nё universitet pajiset me kartёn e studentit qё pёrfaqёson identitetin si student, ose njё polic pasi e ndalon njё shofer automjeti kёrkon nga ai patentёn, qё pёrfaqёson identitetin e tij si shofer. Edhe shtetet kanё identitetet qё i pёrdorin nё situata tё ndryshme. Karta identifikuese qё pёrdorin shtetet ёshtё kultura. Njё student pasi  pёrfundon proçesin e studimit pёrfundon dhe identiteti i tij si student prandaj ёshtё e rёndёsishme tё theksojme se çdo identitet ёshtё i ndryshueshem.dhe kultura ёshtё njё faktor i rёndёsishem nё pёrbёrjen e njё kombi.
Ç’ёshtё Kultura?
Fjala Kulturё nё gjuhen shqipe ka ardhur nga gjuha latine, “Cultura”. Deri nё revulucionin francez kuptimi i fjalёs “Cultura” ishte kultivimi i njё produkti buqёsor. Pёrpara fillimit tё revulicionit francez Voltiare, termin “Cultura” e pёrdori pёr njё person tё kulturuar e tё edukuar.[1] Kёshtu pёr herё tё parё termi “Cultura” merr njё kuptim tё ri. Edhe nё gjuhёn arabe termi “Hars” ose “Kultura” ka kuptimin e njёjtё si nё gjuhёn latine. Deri nё ditёt e sotme studiuesit i kanё shtuar kuptime tё ndryshme fjalёs “Kulturё”. Nё vitin 1950 antropologёt Kroeber dhe Clyde Kluckholn nё literaturёn amerikane dhe angleze kanё gjetur 150 kuptime tё fjalёs Kulturё.[2] Sot nё gjuhёn shqipe termi “Kulturё” pёrdoret nё buqёsi, mjekёsi, histori, nё pёrcaktimin e njё shteti. Nё mёnyrё te pёrmbledhur me kulturё kuptojmё tё gjitha zakonet, gjuha, besimi, traditat qё ka njё shoqёri. Edhe shoqёria shqiptare kёto cilёsi i ka patur qё nё antikitekt dhe pёrgjatё historisё kёto cilёsi kanё ndryshuar vetёm pjesёrisht dhe nuk kanё shkrirё pёrballe ndonjё kulture joshqiptare. Ka ndryshuar pjesёrisht sepse pёrgjatё historisё vazhdimisht bota ёshtё sunduar vetёm nga disa shtete tё fuqishme dhe kёto shtete nuk kishin mundёsi qё tё shkrinin kulturat e tё gjithё popujve. Por megjithatё kёto shtete me fuqinё, kanё ndikuar edhe nё pёrhapjen e kulturave tё tyre nё shtetet e vogla. Si pёr shembull perandoria Ottomane pasi pushtoi Ballkanin ka pёrhapur edhe kulturёn ottomane. Nё bazё tё studimit tё pёrgatitur nga studiuesi gjerman Osёald Spenger historia e njerёzimit ka kaluar nё tetё kultura ndikuese. Kёto kultura janё :
Kultura e Egjiptit.
Kultura e Babilonisё.
Kultura e Kinёs.
Kultura e İndisё.
Kultura e Romёs dhe Greqisё tё lashtё.
Kultura Arabe.
Kultura Meksikane.
Kultura Perёndimore ose Evropa dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikёs.[3]
Kultura perёndimore njihet edhe me konceptin Modernizёm. Edhe fjala Modernizёm vjen nga latinishtja Modernus. Kuptimi i termit Modernizёm ёshtё“e Re” pra zvёndёsimi i njё subjekti me njё subjekt tjetёr. Çfarё ёshtё moderne dhe çfarё nuk ёshte moderne diskutohet shumё nga studiuesit dhe gjithashtu nё çfarё kohe ka filluar Modernizmi ёshtё e     diskutueshme. Sipas studiuesit Jurgen Habermas fjala “Modern” ёshtё pёrdorur pёr herё tё parё nё shek.V nga pasuesit e fesё tё krishtёrё kundёr Romёs pagane. Kjo fjlalё ёshtё pёrdorur pёr tё dalluar fenё e krishterё nga feja pagane. Fjala “Modern” u pёrdor pёrsёri nё shek.XVII nga mbreti i Francёs Karli i Madh(charlemagne). Ai e pёrdori kёte fjalё pёr tё bёrё dallimin e Evropёs nga Lindja, saktёsisht nga Kalifati Arab.[4]  Gjatё revulicionit Amerikan e  Francez, modernizmi do tё theksohet edhe mё tepёr dhe do tё ketё rёndёsi nё rёnjen e  ndikimit tё  fesё tё krishterё nё Evropё dhe asimilimin e popullsisё indiane nё Amerikё. Kёtё periudhё nё vёndin e zotit  do tё jetё  Modernizmi qё pas revulucioneve do tё pёrhapet nё tё gjithё kontinentin europian. Modernizmi nuk u krijua nga kultura e njё populli tё vetem por ёshtё bashkimi i disa elementёve  kulturorё tё popujve europianё. Nё kёtё periudhё shqiptarёt ishin tё pushtuar nga perandoria Ottomane dhe shqiptarёt megjithse e ruajtёn identitetin[5] modernizmi nuk pati shumё ndikim sepse ligjet Ottomane nuk e mbёshtesnin kёtё rrymё.
Me formimin e shtetit, shqiptarёt filluan edhe njё kapitull tё ri nё çdo aspekt. Amerika dhe Evropa e njohёn edhe e mbёshtetёn shtetin shqiptar prandaj dhe shqiptarёt do tё shkёputen nga ndikimi i kulturёs tё lindjes dhe do tё fillojnё tё njihen me kulturёn perёndimore. Kjo lёvizje e re e shqiptarёve ёshtё njё veprim i mirё dhe qё do tё ndikoje ne rinjohjen e kulturёs shqiptare nё perёndim.  Pёr shёmbull programi i Fan Nolit ishte i mbёshtetur nё sistemin perёndimor. Por Noli do tё largohet nga Shqipёria pёr nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe nё krye tё shtetit shqiptar do tё vijё Ahmet Zogu. Ai nuk do ta drejtojё plotёsisht Shqipёrine drejt modernizmit Evropian dhe kultura shqiptare do tё jetё akoma nё ndikimin e kulturёs Ottomane. Pas largimit tё mbretit Zogu dhe me ardhjen e sistemit komunist nё pushtet pёr kulturёn shqiptare do tё jetё njё nga momentet me tё rёndёsishme tё saj brёnda territorit tё republikёs tё Shqipёrisё. Sistemi nga vetё ideologjia e tij totalitare ngre lart kultin e kulturёs. Emrat e qyteteve dhe krahinave u zvёndёsuan me emra shqiptarё, u ndalua me ligj pёrdorimi e emrave te huaj nga banorёt. U organizuan shumё festivale kulturorё dhe ankande folklorikё. Pavarёsisht nga kёto reforma nё kulturё siç e theksova edhe mё lart kultura shqiptare lulёzoj vetёm brёnda territorit tё republikёs sepse qeveria komuniste zbatoi rrugёn e vetizolimit me popujt e tjerё. Kjo do tё sjellё edhe mosnjohjen e kulturёs shqiptare nё arenёn ndёrkombёtare dhe mosndikimin e modernizmit nё shoqёrine shqiptare. Gjithashtu komunizmi ndaloi me ligj edhe pёrdorimin e fesё dhe duhet theksuar qё feja ёshtё nje faktor i rёndesishёm nё kulturёn e njё populli.
Nё kёtё kohё modernizmi ishte pёrhapur me hapa gjigandё pothuajse nё shumicёn e kulturave tё botёs. Njё nga mёnyrat qё u pёrdor nё pёrhapjen e modernizmit ishte kinematografia. Mё anё tё telenovelave dhe filmavё pёrhapej edhe kultura e modernizmit amerikan ose perёndimor. Nё vitin 1980  studiuesi Ien Ang bёri kёrkime pёr ndikimin e telenovelёs amerikane “Watching Dallas” dhe ai u shpreh :  “Qё nga Turqia deri nё Australi dhe qё nga Hong Kong deri nё Britani, mё shumё se nё 90 shtete, pasi fillon telenovela rrugёt boshatisen dhe njerёzit rrinё para televizionit”.[6]
Kjo telenovelё bёnte propogandё pёr kulturёn amerikane edhe pёr tё mirat e saj. Vetёm pas 3 vitesh pra nё vitin 1983 ministri i kulturёs tё republikёs Franceze do ta shpallte kёtё telenovelё si simbol tё kulturёs amerikane dhe tё kapitalizmit. Pavarёsisht kёsaj, media nё kёtё formё krijonte edhe pika tё pёrbashkta pёr njerёzimin. Seriali komik i Charli Chaplin shikohej nё tё gjitha shtetet e botёs tё industrializuar dhe shtetet e botёs tё tretё. Pra pavarёsisht shtetit dhe kulturёs tё ndryshme, njerёzimi qeshte njёkohёsisht nё serialin e Charli Chaplin.
Pas rёnjes tё sistemit komunist nё vitet 1990 Shqipёria e ndryshoj qeverisjen e saj drejt demokracisё perёndimore. Drejt kёtij drejtimi filloi ndryshimin edhe kultura shqiptare. Pas viteve 90’ kemi emigrim masim tё shqiptarёve drejt Evropёs dhe Shteteve tё bashkuara tё Amerikёs. Nё kёto shtete shqiptarёt hasёn shumё vёshtirёsi nё integrim sepse kishin jetuar pёr 40 vjet nё njё kulturё tё ndryshme. Shumё emigrantё pa shikuar qytetet kryesore tё Shqipёrisё ose edhe vetё Tiranёn emigruan nga fshati direkt nё Romё, Paris, New-York etj. Prandaj ata hasёn vёshtirёsi nё kёtё kulturё tё modernizmit dhe shpesh herё ata u dorzuan para modernizmit duke punuar nё fushёn e krimit. Kjo solli edhe njё imazh tё keq tё kulturёs shqiptare nё perёndim. Por pas  viteve 2000 ky imazh i keq ka filluar tё zhduket nё shtetet europiane sepse shqiptarёt kanё filluar tё integrohen nё kulturёn e modernizmit. Ky integrim ёshtё faktor pozitiv pёr emigrantёt sepse nё kёtё mёnyrё bёhet mё e thjeshtё jetesa nё shtetin ku banojnё. Por megjithkёtё ata nuk duhet tё harrojnё edhe kulturёn shqiptare, tё paktёn gjuhёn shqipe duhet ta kalojnё nё brezat nё vijim. Edhe kjo duket se po realizohet sepse gjatё viteve tё fundit janё formuar shumё shoqata shqiptare nё Evropё. Tani duhet qё emigrantёt ti mbёshtesin shoqatat shqiptare qё janё themeluar nё Evropё e Amerikё.
Pёr shqiptarёt qё qёndruan pas viteve 90’ nё Shqipёri hasёn shumё probleme. Shumё objekte kulturorё u vodhёn ose u shkatёrruan. Kёto veprime nxorrёn nё pah dobёsinё e edukimit qё kishte patur sistemi komunist. Me kёto shkatёrrime shohim ndryshimin e komunizmit me demokracinё. Deri nё vitin 2000 strukturat e qeverisё drejtoheshin nga figura qё ishin edukuar nё komunizёm prandaj treguan paaftёsi nё mbrojtjen e kulturёs sepse nuk kishin marrё edukim tё plotё nё komunizёm megjithse ata tani mbronin demokracinё por demokracia fitohet dhe nuk mёsohet pёrmёndёsh. Kjo mungesё e edukimit beri qё mё shpejt tё pёrvetёsoheshin elementёt negativё tё modernizmit nё shqiptarёt si : droga, prostitucioni dhe mё e keqja MOSLEXIMI I LIBRAVE.
Pas vitit 2000 megjithse ka patur evimente pёr ruajtjen e kulturёs shqiptare si psh. Festivali folklorik i Gjirkosatrёs, ose Maratona e kёngёs popullore, kёto nuk janё tё mjaftueshme. Themi nuk janё tё mjaftueshme sepse shumё qytet muze nuk po restaruhohen, po ndihet mungesa e krijimit tё muzikёs popullore shqiptare, mosbotimi i letёrsisё lirike dhe epike shqiptare si psh. tё Mujit dhe Halilit, nuk po bёhen pёrpjekje pёr gjetjen e objekteve kulturore shqiptare qё kanё humbur gjatё luftrave. Si psh. sot shpata e heroit tonё kombёtar gjendet nё Vienё.
Prandaj sot Shqipёria nё vitin 2012 duhet ta pёrkrahё modernizmin por duhet tё behet pjesё e tij dhe jo tё humbasё nё tё duke shtuar fjalё tё huaja tё panevojshme nё literaturёn shqipe, duke dёgjuar mё shumё muzikё tё huaj, apo duke rёnё pre e medias ndёrkombёtare e cila po ndikon edhe nё shtimin e divorceve. Ose nё vёnd tё kampionatit shqiptar shikohet mё shumё kampionati italian apo anglez. Kёshtu duhet tё marrim anёt e mira tё modernizmit tё cilat janё shumё dhe e para prej tyre ёshtё dёshira e leximit tё librave. Sot numri i librave nё Japoni ёshtё 20 herё mё i lartё se sa popullsia e saj. Ukrainasi me origjinё Izralite Gaugin thekson se pёr shkak tё kulturёs dhe zakoneve tona sot e gjithё bota e njeh popullin e Izraelit.[7]
Njё popull i prapambetur nёse elementёt e kulturёs nuk i pёrhap deri nё fshatrat mё te thella, ai popull do ta humbasё garёn me qytetёrimin ( M. Ghandi )[8]
*Student, dega Histori / Izmir:Turqi

BILL & HILL



u2_hillg
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Jam lodhur këto kohë me temat politike, ku klasa politike shqiptare lë aq shumë për të dëshiruar sepse nuk e njeh fare gjuhën e komunikimit dhe pa komunikuar është njëjtas si të jesh i izoluar, në bunker, pra ata vetizolojnë veten e tyre.Ndaj vendosa të shkruaj për një histori të bukur dashurie për dy njerëz që ne shqiptarët i duam shumë. Ata janë ish-presidenti i 42-të i SHBA për dy mandate, Bill Clinton, që në Kosovë e duan si heroin e tyre dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila ka një ndikim të padiskutueshëm, sepse ky çift shihet si fatsjellës dhe ndikues për erën e re që u ka prirë shqiptarëve pas konflikteve dhe urrejtjeve etnike e fetare, ku Ballkani e humbi konotacionin arkaik „fuçi baruti“ dhe tash njihet si pjesa juglindore e Europës.
„Nëse duhet t’iu besojmë zërave, Bill dhe Hillary Clinton janë të dashuruar.“Kështu shkruante Tim Dowling, dy vjet më parë për The Guardian. Dhe më tutje vazhdon:„ Dua të them, Bill dhe Hillary Clinton janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Tash së fundi, Sekretarja e Shtetit dhe ish-presidenti i SHBA janë parë kapur për dore në Cafe Carlyle në New York, ndërsa pak ditë më parë shëtisnin përsëri dorë për dore nëpër rrugët e Washingtonit“, tregon Dowling.
Kjo martesë ka qenë subjekt i spekulimeve më kontradiktore, i intrigave më mizore dhe i zilive më të pashpirta. Për ca kjo martesë ka qënë si një alencë strategjike për dy ambiciozë të pandreqshëm, për dy „monstra të vërteta pushtetngrënëse“. Për ca të tjerë lidhja e tyre është e pastër dhe shumë e fortë për t’i përballuar dhe për t’iu mbijetuar të gjitha sfidave. Spekulatorët e pamëshirshëm vunë dorën në zjarr duke presupozuar se posa Bill do të përfundonte mandatin e dytë do të kërkonte divorc, se çifti jeton i ndarë etj. etj. Por gojët e liga flasin e flasin dhe ata që vunë duart në zjarr, duart e tyre tani duhet të jenë djegur, përcëlluar e përvëluar kur shohin se si Hill dhe Bill dorë për dorë shëtisin si atëherë kur ranë në dashuri për herë të parë me njëri tjetrin, në vitin e largët 1970 në Yale Law School.
Ata të dy kanë qënë gjithnjë bashkë, në mot me diell e mot me shi, në të mirë e në të keq, i kanë tejkaluar bashkë të gjitha provat e jetës dhe vazhdojnë të jenë prapë bashkë. Në një dashuri pa fund. Jo më kot gazetari i Tha Guardian pyet në mënyrë retorike se a mos vallë dashuria e Bill dhe Hill është një Lovestory e kohës sonë? Po, ashtu duhet të jetë! Nëse i lexon librat biografikë të të dyve, do të shohësh, se ata çdo gjë e kanë bërë bashkë, jetën private dhe shoqërore, fushatat për guvernator, për president, për senatore, për kandidate për presidente, edhe tani gjatë fushatës presidenciale të Obamës, janë çifti më i famshëm dhe kamerat kudoqofshin i kapin duke e përpirë njëri-tjetrin me sy apo duke u përqafuar me njëri-tjetrin si atëherë kur u nisën për në muajin e mjaltit në Acapulco.
Tim Dowling në shkrimin e tij tek The Guardian kur ka ardhur në përfundimin e tij ka bërë një analizë të hollësishme të jetës të çiftit Clinton. Diku midis të tjerave përmend raportin e New York Times në vitin 2006, sipas të cilit angazhimi i Hillary si senatore bënte që ata të dy të takoheshin 14 ditë në muaj, ndërsa në shkurtin e vitit 2005, arrin kulmi kur u takuan vetëm një herë për Shën Valentin, por pastaj kur mbaronin fushatat dhe punët ata ishin prapë e prapë bashkë.
Më tutje Tim Dowling vazhdon:„Edhe mund të ketë qenë kështu“, që ata të dy ta jetojnë në distancë romancën e dashurisë së tyre. Por kur takohen pastaj, ata shpërthejnë prej mallit sa i bëjnë të çmenden kamerat dhe blicet e fotoaparateve, sepse gjithçka që shihet është vetëm vijimi i një dashurie pa fund që e ka bërë të jetë proverbial konkluzionin e Hillary Clinton se „Një marrëdhënie e fortë dashurie iu mbijeton kohëve të vështira, andaj mos merrni vendime kur jeni të zemëruar dhe mos e gënjeni kurrë veten, jini të sinqertë me veten tuaj dhe gjithnjë veproni sipas zemrës tuaj, veproni si ju thotë zemra juaj, jo si ju thonë të tjerët!“ Ky konkluzion i Hillary Clinton i përjashton të gjitha spekulimet dhe hamendësitë e të pashpirtëve dhe mizorëve, dhe konfirmon atë që thonë miqtë e tyre se dashuria e tyre është një simbiozë.
E çdokush që ka një bonsens u jep të drejtë miqve të çiftit Clinton. Mjafton të dëgjosh se si shprehet Bill për Hill, ku nuk ke si të mos konstatosh se ai iu bindet veprimeve të saj, tamam sipas atij proverbit të njohur se „dashuria është e verbër“ – „Love is blind“ ndërsa ajo është gjithë shend e verë kur është pranë tij. Kështu u shpreh tash së fundi Bill, kur e pyetën se çfarë planesh ka Hillary për të ardhmen, ai u përgjigj se tamam tamam nuk e di, porse ai do të jetë dakord me çdo vendim të saj. Pastaj shtoi se Hillary nga gjithë këto ngarkesa është pak e lodhur, se ndofta për të do të jetë më mirë që të ketë një pauzë për të shkruar një libër, e pastaj nëse ajo do të dojë të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2016, ai do të jetë me të, do ta mbështesë për çdo vendim të saj! Një pauzë. Ndofta, kjo është ajo që dëshiron tani Bill më së shumti, që pastaj të dy të vazhdojnë romancën në shtëpinë e tyre në New York. Mrrenu me mend, përpara se Bill t’i propozonte për martesë në vitin 1975, ai kishte blerë për zonjën e tij një shtëpi të vogël me tulla, ndërsa shtëpia e tyre aktuale në New York ka vende plot. Kushedi edhe Chelsi do t’u bëjë ndonjë surprizë të bukur që pastaj lovestory e tyre të jetë më e bukura se çfarëdo lovestory e filmave Hollywood-ianë, ku personazhet e tyre janë të trilluar, ndërsa Bill dhe Hill janë realë.

GAZETARI QE PERJETOI DHE RAPORTOI PER URAGANIN “SANDY”


tanj_201857600
Gazetari dhe korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, Beqir Sina ka folur ekskluzivisht në një intervistë për INA për përjetimet e tij lidhur me uraganin Sandy.
Beqir, si je, si është gjendja atje ?
Beqir Sina: Ja këtu jam totalisht në terrë në një zonë të Nju Jorkut dhe kryesisht kam qëndruar në Brooklyn, por me improvizime të jashtëzakonshme po kryejë detyrën time të informimit. Edhe në këtë situatë, me shumë shqetësime, tension dhe në kaos jam i përkushtuar për të kryer detyrën e informimit. Gjendem në një vend totalisht në terr dhe në një zonë të përmbytur nga uji. Po bëhen përpjekje për të pastruar terrenin dhe po punohet për normalizimin e situatës.
INA: Në cilën pjesë të Nju Jorkut ju gjendeni ?
Beqir Sina: Unë jam këtu në pjesën e poshtme në Brooklyn. Jemi pa drita dhe pa lidhje me pjesën tjetër të qytetit. Në çdo moment presim lidhjen dhe normalizimin e situatës, pasi që po bëhen angazhime të jashtëzakonshme të të gjitha shërbimeve për të kthyer gjendjen në normalen nga pika zero, që ka shkaktuar uragani Sandy.
INA: Ju si e përjetuat këtë stuhi, që nuk e mban mend historia e SHBA-ve ?
Beqir Sina: Po ka qenë diçka e tmerrshme dhe na ka ruajtur Zoti i Madhërueshëm. Por, megjithatë ne kemi pasur besimin edhe tek autoritetet të cilat kanë qenë në gatishmëri të plotë për të ndjekur situatën dhe për të mbajtur gjithçka nën kontroll, pas vërshimeve dhe situatës pasi që kaloi tensioni më i madh nga ky uragan. Njerëzit janë të shqetësuar dhe në panikë. Është një situatë e papërshkruar duke na rikthyer mendjet tona në një stad mendimi se fati i jetës të çon edhe në këso sfida dhe situata të rënda. Ajo që më dhemb janë fëmijët dhe familjet e tëra që kanë përjetuar keq dhe me trauma të mëdha këtë fatkeqësi. Shpresoj të kaloje dhe të mos ndodhë më një përjetim i tillë i pashlyer në jetën tonë.
INA: Tani si është situata dhe ka erëra të fuqishme apo vijon uragani ?
Beqir Sina: Po tani disi është qetësuar, por sigurisht akoma ekziston ndonjë rrezik nga vërshimet. Uji ka filluar të largohet dhe të bie niveli, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës. Ndoshta nga darka do të jemi të lirë dhe do të marrim frymë lirshëm, por sigurisht se ka dëme dhe ato janë regjistruar në zonat përreth Manhattan. Zjarrëfikësit dhe autoambulancat po dëgjohen në çdo pesë minuta dhe po punohet në mënyrë të jashtëzakonshme për pastrimin e rrugëve dhe heqjen e drunjëve e ujit. Uji ka përfshirë edhe tunelet lidhëse me qytetin e Manhattan, ku pesë lagjet e tij janë të izoluara dhe po punohet për normalizimin e situatës edhe atje.
INA: Keni ushqime të mjaftueshme, ekziston ndonjë rrezik tjetër nga aspekti i sigurisë ?
Beqir Sina: Shumë familje janë furnizuar dhe kanë pritur këtë situatë, pas paralajmërimeve intensive të autoriteteve. Por edhe këtu në Brooklyn po vazhdon furnizimi me ushqime për familjet me nevojë. Organet e rendit janë në këtë zonë dhe në gjitha zonat tjera dhe situata e sigurisë është nën kontroll të plotë. Policia po ndihmon banorët lokal dhe është pranë tyre për çdo nevojë. Ne faleminderojmë të gjithë policinë njujorkeze për kujdesin e theksuar.
INA: Ajo që na intereson neve është se si janë shqiptarët në zonat ku banojnë në Nju Jork dhe Nju Xhersi ?
Beqir Sina: Unë besoj se shqiptarët dhe zonat e tyre ku jetojnë nuk kanë pësuar dëme të mëdha. Shumë familje që kanë qenë në zonat përreth bregut janë evakuuar, ndërsa kam informacione nga shumë familje se vetëm ka pësime të dëmeve materiale, të shtëpive dhe objekteve të tjera. Pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar banon në zonat larg bregdetit dhe janë më në qendër të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit. Por, sidoqoftë herët është për të dhënë diçka më konkrete lidhur me dëmin që mund të jetë shkaktuar.
INA: Beqir, faleminderit për informacionin dhe besoj se do jemi në komunikim ?
Beqir Sina: Po faleminderit edhe juve për tërë përkushtimin për të ndjekur situatën dhe ju keni qëndruar pranë nesh gjatë tërë orëve, duke qenë një burim informacioni për shumë familje shqiptare në SHBA, por edhe për shumë familje në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e gjetiu. Unë kam qenë në dispozicionin tuaj dhe përmes formave të ndryshme të komunikimit kam mundur të ju dërgoj informacionin e duhur dhe të ju informoj nga afër me situatën e Uraganit Sandy. Komunikimi ynë ishte i vështirë gjatë këtyre orëve, sepse pas harxhimit të energjisë në laptopin tim, informacionet e fundit kam mundur ti dërgoj për INA ekskluzivisht përmes iPhone dhe tani bateria po më len.
(Intervistoi: Naser Pajaziti/INA)

PANDELI MAJKO, BUST PER LEKE DUKAGJININ


Lek_dukagjini
Nga Gjon Kadeli/
Anetari i kryesise socialiste Zoti Pandeli Majko ka deklaruar se Leke Dukagjini, si ligjevenesi i pare i Kombit Shqipetar, meriton t’i ngrihet nje bust.Deklarata e Zotit Majko eshte shperndare nepermjet faqes se tij, ne rrjetin social “Face book” ku deputeti shprehet se mes te tjerash, duhet te kishte te pakten nje bust, per kete personalitet te historise shqipetare. Ai shton se askush nuk e permend per mire dhe ende nuk ka nji bust per te ne territorin shqipetar. Nje personalitet i gjeneze shq1ipetare, sic ka qene Leke Dukagjini, shume kombe do t’ anderronin t’a kishin, pjese te historise kombetare. Leke Dukagjini qendron thjeshtesisht si ligjevenesi i pare i kombit shqipetar, me Kanunin e Leke Dukagjinit. Ky kod mbetet jashte cdo kriticizmi, si vepra madhore e nje kombi, per t’u qeverisur, sipas rregullave te shkruara dhe te lidhura me moralin dhe traditen kombetare, shkruan zoti Majko.Sipas tij, komentet negative qe i bahen Kanunit te Leke Dukagjinit, nuk kane lidhje me cilsine e tij, se sa me moszbatimin e ligjit ne Shqiperi.
Keto ishin kryesisht ato qe Zoti Majko tha lidhun me Kanunin e Leke Dukagjinit, si edhe me propzimin qe ai bani, qe per Leke Dukagjinin te ndertohet nji bust.
Vlersimi i pergjithshem i Z. Majko per Leke Dukagjinin duhet te konsiderohet si nji gjest burrnor, edhe ne qofte se terthorazi ky vlersim, mund te kete qellime politike, sic ngjane shpesh here. Pervec kesaj, deklarat e z. Majko, ka randesi,se pse vjen nga nji njeri i se majtes, e cila asht pasardhese e ish rregjimit, megjithese paraqitet me nji vizion dhe emen te ri.Kuraja civile qe tregon z. Majko per te vu ne dukje qartazi,meriten e nji personaliteti, me randesi kombetare, sic ka qene Leke Dukagjini, kur te merret parasysh, se deri tashti, emni i shume peronaliteteve me randesi asht lane ne heshtje. Deklarata e z. Majko mund te konsiderohet si nji pikenisje augurmire, keshtu qe te mos lehen ma ne erresine, njerzit qe kane kontribue ne ceshtjen kombetare, si ka ngja per ma se pedhjete vjete.
Tuej u bazue ne shkrime nga njerez te ndryshem, lidhun me Kanunin e Leke Dukagjinit, kanuni ne fjale asht njoftun me dy emna, Kanuni i Maleve dhe Kanuni i Leke Dukagjinit. Tuej qene se fillimisht, asht njoftun si Kanuni i Maleve, kjo gja don te thote se procesi i zhvillimit te kanunit ka marre nji kohe mjaft te gjate dhe se ,kane kontribue per te njerez te zonave te ndryshme, si edhe nuk asht permbledhun vetem nga nji individ; qofte ky udheheqes ushtarak apo civil.Pra tuej u bazue ne shkrimet e naltepermenduna, burimi kryesor i mbareshtritmi te kanunit kane qene, kryesisht njerez te moshuem me nji mprehtesi te holle mendore nga zona te ndryshe te Dukagjinit te dikurshem. Emni, Kanuni i Leke Dukagjinit mund t’i jete dhane gjate kohes qe ai ka sundue kete krahine, per t’a nderue ate.
Tuej qene se sistemi shoqnor i kohes per te cilen po flasim, ka qene i nji natyre te ashper, edhe kanuni mund te kete qene i rrepte. Por tuej qene se ne ate kohe nuk ka pasun shtet, sic ekziston sot, ai konsiderohet si nji veper e vlefshme, qe ka sherbye per mbajtjen e rendit dhe te qetesise te asaj shoqnie. Asht nji fakt i pamohueshem se shume njerez e kane keqinterpretue kanunin per intersat e veta te rastit, dhe si rrjedhim kritikoht kanuni me pa te drejte.
Shtoj ketu se Dukagjin, dikur asht quejt zona qendrore, tuej fillue nga lumi i Matit deri ne zonen ma te thelle te Bjeshkeve te Nemuna te Shqipnis se Veriut.Domethane, ne kete zone perfshihej Mirdita, Puka e krejt zona e Dukagjinit te sotshem.Gjate nji kohe, Principata e Dukagjinit asht shtri edhe ne nji pjese te Kosoves domethane ne zonen perendimore te saje qe njihet me emnin Metohi por gjithashtu edhe si Fusha e Dukagjinit. Per disa kohe principata e Dukagjinit e ka pase kryeqendren ne Peje te Kosoves.
Me kalimin e kohes Kanuni i Leke Dukagjinit asht vu ne veprim edhe ne zonat anesore te pricipates ne fjale, si ne Malsine e Madhe, ne Lume ne Has e ne pjesen perendimore te Kosoves Si ne zonee e Pejes dhe te Gjakoves dhe rrth e perqrk ketyne zonave.
Landa perbamese e Kanunit te Leke Dukagjinit u mblodh,nga kleriku dhe patrioti nga Hasi At Shtjefen Gjecovi. Ai shkoi ne zona te ndryshme te Dukagjinit, Pukes e Mirdites per te mbledhun pjeset perbamese te kanunit nga burra te moshuem te ketyne zonave te cilet njihnin mire kanunin ne fjale. Ne baze te ketyne te dhanave, At Gjecovi shkroi librin e njioftun me emnin Kanuni i Maleve apo i Leke Dukagjinit.
Eperfundoi tuej shtue se vlersimi pozitiv i Kanunit te Leke Dukagjinit nga Z. Majko. asht nji veprim qe duhet te cmohet. Le te shpresohet se edhe njerez te tjere si zoti Majko do ta ngrijne zanin e tyne keshtu qe gjanat te vlersohen ne baze te merites se tyne e jo te shikohen ne prizmin e ngusht politik e ideologjik, sic ka ngja gjate pesdhjete vjetet e fundit.

Mirësia një fenomen hyjnor


                  Nga Elsa Kola   

                                                                         
Tek çdo qënie njerëzore që në mënyra të ndryshme reflekton mirësi, shikojmë se ky virtyt u lind brenda vetes si një fenomen i padukshëm. Thënë më saktë mirësia është një dhuratë që u ka dhuruar atyre krijuesi e prindët. Pra ata që e reflektojnë më shumë këtë cilësi humane u vjen si një prurje hyjnore dhe e  brendshme. Edhe ata individë që u punon mendja vetëm për keq, mirë do të ishte të ndërgjegjësoheshin e të përfitonin nga mirësia që i jep një mik, një i afërm apo edhe i panjohur.

mimoza_dajci

Këto ishin fjalët që na tha znj. Mimoza Dajçi pas ceremonisë së dekorimit të saj pak ditë më parë në Montefiore Hospital në Bronx. Më pas ajo vazhdon: “Unë falenderoj institucionin ku punoj, që vlerësoj punën, komunikimin e sjelljen time në punë duke më renditur në listën e njerëzve më të  mirë e të respektuar të spitalit. Ne jemi duke hyrë në muajin e falenderimeve edhe fjala faleminderit ka shumë vlerë ta themi të gjithë duke falenderuar së pari krijuesin, prindët tanë, por edhe cilindo që na ka afruar, mbështetur e përkrahur në jetë veçanerisht këtu në SHBA, pasi emigracioni për këdo nuk është i lehtë. E duke u ndalur këtu dua të theksoj se edhe për mua ka qenë shumë i vështirë përsa i përket anës ekonomike.
Eshtë një rast i mirë – vijon ajo - që edhe në Shqipëri një ditë si Dita e Falenderimeve të ligjërohet edhe atje. Në rradhë të parë duhet ti themi faleminderit SHBA që historikisht e kanë mbështetur vendin tonë që në kohën e Presidentit Wilson, Klinton, Bush e deri në ditët e sotme nga Presidenti Obama, Britaninë, Tony Blair, etj. E më pas duhet të falenderojmë çdo individ në Shqipëri e në të gjitha trevat shqiptare që sakrifikoi jetën për paqe, liri e demokraci, fëmijëve tanë si dhe të gjithë atyre që dinë të çmojnë mirësinë e ndihmesën që u afrohet.
Mimoza ka 12 vjet që jeton në SHBA së bashku me të bijën nën Statusit te Azilantes Politike, por prej gati 7 vitesh punon në departamentin e shërbimeve të brendshme në Montefiore Hospital në Bronx. Punën e bën me kënaqësi e me kujdes jo vetëm për të siguruar një të ardhur ekonomike, por edhe për të treguar veten se edhe ne shqiptarët dimë të reflektojmë cilësi e vyrtute të larta në punë, familje e shoqëri. E se jemi të barabartë me të gjithë komunitet e tjera. Fakti që një shqiptar fitoi në zgjedhjet e fundit primare në Bronx Z. Mark Gjonaj tregon se ne jemi të aftë të rradhitemi në të gjitha fushat e jetës amerikane me vlera e suksese të merituara.
Spitali “Montefiore” në Bronx është një qendër spitalore me një histori të suksesshme përsa i përket shërbimit mjekësor, shkencor e profesional, e si i tillë ka ardhur çdo vit në rritje e duke u renditur një ndër spitalet më të mira në SHBA.
Në listën e njerëzve të nderuar të këtij institucioni ështe renditur më parë edhe vajza e Mimozës, Merlini, pra të dyja mam e bijë janë ndër punonjëset që gëzojnë respekt e vlerësim nga mjekësia amerikane ne New York, e kjo është jo pak për ato e për të gjithë ne në adaptimin e jetës së re në emigracion.
Si një mike e tyre, e si një e ftuar në këtë ceremoni dekorimesh në Montefiore Hospital në Bronx i uroj Mimozës e vajzës së saj Merlinit suksese, e punë të mbarë edhe në të ardhmen.    

MBI DJEPIN E ALBANIDËS


(Tribut poetik, respekt e nderim... kushtuar frymës patriotike mbarëshqiptare, në prag të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë)

Senad  Guraziu

Diell i 100 pranverave, mëmëdhe
nuk je larg 100 pranvera të vetmisë,
s'ka "nemesis", Promete i lidhur
me 100 hallkash të ndryshkura,
prangash të rënda të historisë,
100 vjet pa dritë... Diell i ngujuar,
"hybris" prapa grilave të robërisë.

***
Kaq afër sa vetë frymëmarrja,
me secilën frymë të lirisë - dritë
në mua, mëmëdhe Diell i zemrës,
si mëngjeset e bardha që m'i fal,
si agësholet e jetës, si kristalet
e gjithë Iliridës, si shkëlqimet
e horizontit kuq-e-zi, atje ku
vargmalet e ëndrrave të njoma
e puthin qiellin, si yjet e prushtë
përtej... mbi djepin e Albanidës.

***
Mëmëdhe, 100 vjet më rinojnë,
sot kjo "kangë rinore gëzimplote"
një shekull të robërisë ma lehtëson,
cicëro pra dhe ti Zog i Pavarur
i zemrës, fluturo me vrullin rinor
aneskaj pyllishteve të Dardanisë,
mos ndalo 100 pranvera të tjera,
dhe përjetë... dykrenare e lirisë
me zjarrin e flakën e krenarisë,
dhuratë e Prometeut për zemrat.

Libri i Dr. Sulejman Abazit "Edhe një herë mbi Strategjinë Kombëtare - Çështja Çame” (Zbardhja e gjenocidit grek)





 http://press.ternoci.com/wp-content/uploads/2011/03/image001.jpg
Shkruan Asllan Dibrani

Kur fillova te shkruaj këtë shkrim të kësaj natyre, ishte vështire ta gjesh njeriun ma të përshtatshëm qe t'i përmbush gjithë atë qe unë doja ta qitesha në letër. Çështja kombëtare ishte një breng, ne zemrën time si  fëmijë qe isha. Lind pyetja si mbetem ne shqiptarët  akoma në këtë shekull? Akoma duke i shëruar plagët e trashëguara nga armiqtë, me copëtimin e tokave tona, akoma pa të drejtë të përdornit te gjuhës në tokën tënde, i përbuzur në tapinë tënde, andaj vendosa ta kërkoj njeriun me qiri, se cili do të jetë ai qe do te përmbush boshllëkun e idesë lidhur me këtë artikull mbi gjendjen aktuale të kombit tonë nga e cila duke kujtuar, rikujtuar dhe ngacmuar imagjinatën e të menduarit mbi kontaktet qe kam me një mori intelektualësh, krijuesish dhe publicistësh disi mu duk se  e zgjodha atë qe e kërkoja! Kështu e rikujtova emrin e Dr. Sulejman Abazit,qe një kohë  të gjatë kishim kontakte  shkëmbime idesh   dhe komunikim, njeriun e ndershëm, atë që ne sot e quajmë njeriu me integritet, i cili as nuk të shet dhe as nuk shitet, sepse udhëhiqet nga parimet e njerëzve ma të formuar, i edukuar dhe i mësuar në patriotizmin kombëtar të gërshetuar me mendjen e një intelektuali shqiptar nga Tirana.
                       Dr.Sulejman Abazi



Dr. Sulejman Abazi, i cili deri me tash ka botuar 8 libra të ndryshme me të cilin rast po e veçojmë këtë të nëntin me radhë me karakter nacional, gjë qe te autori vërehet frymëzimi  nacional, frymëzim kombëtarë dhe qasje   në  një brengë, qe duhet të jetë si plagë e çdo shqiptari! Si brengë në vete zoti Sylejmani kësaj  here ka marrë problemin tonë primar, çështjen e Çamërisë, nga e cila edhe titullin e librit e ka titulluar   "EDHE NJË HËRË MBI STRATEGJINË KOMBËTARE”, (Mbi Çështjen Çame) shkruar në gjithsejtë 398 faqe të librit.Dr. Sulejman Abazi,  fillimisht e trajton çështje çame dhe gjenocidin grek mbi popullatën tonë atje. "EDHE NJË HERË MBI STRATEGJINË KOMBËTARE – ÇËSHTJA ÇAME" nga autori i librit është përgatitur dhe shkruar me një  entuziazëm  të pa ndaleshim, me një vrull nxitës, qe ta nderojë 100 -vjetorin e  pavarësisë se Shqipërisë, edhe me një libër me vlera historike për Çamërinë tonë të përgjakur nga shovinizmi barbar grek. Ky libër është një kontribut i çmueshëm   profesional ne fushën kombëtare, ku trajton problemin e çështjes etnike të  shqiptarëve te krahinës së Çamërisë. Do t’i hyjmë në hak Dr. Sulejman Abazit po qe nuk i potencojmë vlerat e tij dhe angazhimin në aktivitete dhe veprimtari kombëtare, e veçanërisht në "Unionin Kombëtar Shqiptar-UNIKOMB" një lëvizje  në vete për bashkimin kombëtar nga e cila po i vëmë në radhe opinionin e tij për lexuesin citojmë;

UNIKOMB - UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR, NUK ESHTE PARTI POLITIKE, POR ORGANIZATA ME E MADHE MBARESHQIPTARE. AI ESHTE VENE NE SHERBIM TE ZBATIMIT TE FILOZOFISE POLITIKE TE MAGJISTER UKSHIN HOTIT. DO TE MBROJME ME CDO CMIM VLERAT TONA ATDHETARE.
JEMI NE RRUGEN E PLOTESIMIT TE AMANETIT TE DESHMOREVE TE KOMBIT.
NE LUFTOJME PER RIBASHKIMIN KOMBETAR, PER SHTETIN KOMB, NEN EMRIN SHQIPERI.

(Në mbështetje të Deklaratës se Këshillit te UNIKOMB - Kosovë)
Kush guxon te regjistrojë UNIKOMB në KQZ dhe ta barazoje me parti politike? UNIKOMB ka kohe qe punon me programin e magjistër Ukshin Hotit dhe profesorit Halil Ali Demes. 
Kush do të beje veprime te tilla te mendohet mire. UNIKOMB është i regjistruar ne Tirane dhe do te regjistrohet kudo vetëm sipas ligjit për veprimtarinë e organizatave joqeveritare. Ai këlysh Serbie qe do te marre këtë iniciative ta denoncojmë me gjithçka publikisht. Kush ka marre përsipër një "mision" te tille te denoncohet me emër, qofte individ apo grup, publikisht dhe jo vetëm aq, por është e nevojshme te thirret mbledhja e këshillit te Kosovës dhe Kryetareve te Degëve për ta analizuar këtë situate. UNIKOMB nuk është parti politike, as organizate faccebooku, por sot ai po frymon shumë ashpër dhe me dhimbje atje ne terren, sepse po i dhemb ne zemër për tragjedinë tone kombëtare.



 Logo e Lëvizjes  së Unionit Kombëtar Shqiptar dhe poshtë një link i
një kënge kushtuar bashkimit kombëtar, kliko dhe lidhesh me te.

https://fbcdn-sphotos-e-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/526671_390685244302104_205424787_n.jpg
Pamje e Dr.Sylejman Abazit  me parullën kam në  ëndërr Shqipërinë etnike e cila vet pamja e kësaj  flet  dhe  inspiron  për çdo  shqiptar  qe në zemër ta ketë Shqipërinë ,ajo qe ishte dhe ajo qe duhet te jetë nuk kemi çka shtojmë  parullës se lartshënuar pos  kjo parullë le te jetë si   shtekveprim për Shqipërinë e bashkuar!


UNIKOMB u takon djemve dhe vajzave te popullit shqiptar kudo, kudo, vetëm atyre qe janë të pastër dhe shume larg pisllëkut te sharrllataneve dhe "trimave" të internetit. UNIKOMB është i shtrire ne te gjithë trojet etnike, ai po organizohet dhe riorganizohet kudo, kudo, dhe shume shpejte do te dale ne balle te lëvizjes kombëtare shqiptare, duke ruajtur te pastër dhe me çdo çmim idealin tone kombëtar, amanetin e Dëshmoreve te Kombit, gjakun e derdhur për Liri dhe Pavarësi Kombëtare. Keni mbështetjen unanime te  gjithë strukturës se UNIKOMB ne Republikën e Shqipërisë për këtë deklarate me fryme atdhetare. Te gjithë ne këmbe dhe vigjilente kundër tradhtisë. Populli nuk fle, ai shikon, vëzhgon, thith gjithçka, dhe një dite do ta thotë fjalën e tij për Shqipërinë natyrale dhe etnitetin e saj . 
Faleminderit.
Kështu njeriu  nuk ka vështirësi ta vejë në sprovë idealin ,intelektin , moralin dhe qëndrimet  e Dr. Sulejman ABAZIT   pro çështjes kombëtare .


Pasqyrim i  Librit  qe është në përfundim e sipër të botimit!
Libri është një pasqyrë reale e nevojës kombëtare drejt një Strategjie Kombëtare të munguar, në të cilin jepet kursi i lëvizjes kombëtare, jo në mënyrë libreske, por në kushtet dhe situatat adekuate, ku rol të veçantë merr mjeshtëria e analizës shkencore në kushte e drejtime të veçanta, për të përcaktuar me vërtetësi detyrat imediate, ato afatmesme dhe afatgjata në realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve për ribashkim. Ne kapitujt e parë të librit mësohet metodologjia shkencore, të dhëna mbi situatën ballkanike, krizat, efektet e tyre mbi Kombin Shqiptar, faktorët veprues që lidhen me ndërtimin e një rruge të sigurt drejt pasqyrimit dhe realizimit të objektivave madhore në shkallë kombëtare.
I ndërtuar me 13 kapituj, në brendi, ne do të mësojmë për fqinjët e Shqipërisë, veçanërisht për shtetin dhe politikën greke, për qëndrimin e politikës ndërkombëtare ndaj problemeve tona kombëtare, dhe veçanërisht për Çamërinë dhe perspektivën e trajtimit të çështjes së saj. Libri pasqyron gjendjen e popullsisë shqiptare përtej kufirit andej qe ndodhet nën trysninë e veprimit të hipokrizisë politike dhe diskriminimit. Hija e dyshimit mbi një popullsi të martirizuar, ka lënë pasojat e saj gjatë gjithë historisë së dhimbshme të popullit shqiptar të Çamërisë. Trysnia psikologjike me efekte shkatërruese mbi jetesën e popullsisë çame, ka bërë që kjo popullsi, në besimin e saj mysliman dhe ortodoks, të përballet me gjenocidin shtetëror. Ajo sot ka mprehur vigjilencën, duke u përshtatur në mbrojtje të identitetit kombëtar. Duhet pranuar se urrejtja që funksionon edhe sot në mënyrë të njëanshme nën nxitjen sistematike të faktorit grek, ka baza të hershme.
Pas heqjes së sundimit osman, shteti grek hodhi sytë nga pronat e pasura të Çamërisë, duke synuar t’u shpërndante tokat e bejlerëve vendas bujqve  grekë. Kulmi i urrejtjes filloi pas vrasjes së 70 shqiptarëve çamë të Paramithisë në përroin e Selanit. Është një temë që kërkon një analizë të hollësishme të karakterit historik, brenda së cilës fshihet pabesia greke ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Midis të tjerave, Nikolla Zhonga në librin e tij “Rezistenca kombëtare” shkruan: “Në Thesproti, për faktin se ndodhej dhe minoriteti çam, gjendja paraqitej kritike...Është e njohur, - thekson ai, - se minoriteti i jep shkak shtetit me kombësi të njëjtë për të zhvilluar një propagandë të fortë dhe së fundi, për të rrëmbyer tokat që rron minoriteti. E vërteta është se rrallë shkojnë mirë minoriteti me shtetin ku rrojnë, sepse pak a shumë nuk gëzojnë të drejtat dhe liritë si shtetasit e tjerë” . E tillë u inskenua situata, e cila u bë një pikënisje e një gjenocidi kriminal mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. 

“Reforma agrare” që u grabiti tokën çamëve. Çështja e të ashtuquajturës “reformë agrare”, u zbatua prej strukturave shtetërore greke kundër pasurisë së çamëve myslimanë të Çamërisë. Autoriteteve fashiste u interesonte të funksiononte përçarja midis popullsisë me besime të ndryshme, për të mbajtur situatën nën kontroll. Pastaj autori venë në skenë  politiken  greke kundër frikës së bashkimit të tokave të Çamërisë me Shqipërinë, nga strukturat dhe ligjet vendore greke, u ngrit në sistem çështja e rrëmbimit të tokave popullsisë çame, duke ua kaluar atë në pronësi grekëve. Kundër fenomenit të rrëmbimit u krijuan  çetat e para çame, të cilat kundërshtuan planet greke.
https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/558225_412391542131474_2068374371_n.jpg
Pamje e kopërtinës se librit të shtatë nga Dr. Sulejman Abazit
Kur kryepleqtë ankoheshin tek autoritetet vendore, ato nuk merrnin masa, duke e lënë situatën të nderë. Në verën e vitit 1941, kryepleqtë dhe çamët Mjulla Demi, Hristo Zino, Pano Evangjeliu, Pano Goranxhi, së bashku me kryetarin e Paramithisë, Apostol Strugarin, shkuan në komandën e karabinierisë, të ankoheshin për dhunën dhe anulimin e ligjit që i shpronësonte çamët nga toka. Pretendimi fashist ishte se, “ato u krijuan me ligjet e shtetit grek dhe nuk mund të anuloheshin”.
Tokat e shpronësuara nga shteti grek kishin kaluar në përdorim të grekëve, të cilët pranuan formalisht të jepnin 18 për qind të prodhimeve nga këto toka. Këto masa asnjëherë nuk gjetën zbatim dhe përplasjet midis popullsisë vendase vazhduan. Në kohën e okupacionit, agallarët vendas u goditën dhe ranë nga ekonomia. Sipas Zhongës, “udhëheqësit e Çamërisë, Masar e Nuri Dino, në mënyrë sistematike punuan për dëbimin e autoriteteve greke dhe zëvendësimin e tyre me shqiptaro-çamë”. Çamët, duke qenë autoktonë në trojet e tyre, u atakuan më strukturat e shtetit grek. Këndvështrimet mund të jenë të ndryshme, por frika greke për një bashkim të mundshëm të tokave të Çamërisë me Shqipërinë, e nxitën atë të parapërgatiste masakrën e madhe, e cila do të finalizohej me gjenocidin kriminal të vitit 1944-45, për spastrimin etniko-fetar të Çamërisë. 
Pamje nga  përdhunimet , masakrat, torturat dhe përndjekjen e popullatës  çame nga trojet e veta ne vitin 1944 ku akoma nuk i ka  kërkuar llogari Greqisë  akoma  as nuk u be ndonjë denoncim ndërkombëtar nga ana e  Shqipërisë pran  kombeve të bashkuara! 
Në zbatimin e strategjisë antiçame, strukturat e shtetit grek dhe më pas ato fashiste, organizuan nxitjen e fenomenit të vëllavrasjes midis çamëve me besime të ndryshme fetare. Situata u ndërtua me dinakëri, dhe filloi të funksionojë. Krijimi i Këshillit të Çamërisë, në qershor të vitit 1942, me njerëz vendas patriotë çamë, nuk u pa me sy të mirë nga qarqet vendase, dhe ky moment u shfrytëzua për të nxitur përplasjen e brendshme në popullsinë shqiptare të Çamërisë. Zhonga shkruan, “Margëlliçi ishte pika më nevralgjike e Thesprotisë dhe shqiptaroçamët në 12 shkurt të vitit 1942, vranë zëvëndësprefektin e Thesprotisë në Gumenicë, Jeogjos Vasillakos” . Xhandarmëria greke në fshatrat shqiptare ndiqte gjithçka nën hundën e autoriteteve fashiste.


Armiq të shqiptarëve nuk ishin vetëm grekët, por pushtuesit dhe forcat që luftonin kundër pushtuesve.(!) Qeveria Metaksa, nga njëra anë mobilizoi nën armë 1.500 djem çamë në dispozicion të frontit të luftës italo-greke, nga ana tjetër u internoi atyre pjesëtarët meshkuj të familjeve. 
Ky mosbesim ndaj popullsisë çame myslimane, solli pasoja të rënda në psikolgjinë e saj. Janis J. Sharras, banor në Gumenicë, duke vëzhguar nga afër ngjarjet do të shkruante: “...Vendimi se shqiptaro - çamët do të bashkëpunonin patjetër me italianët, bazohet vetëm në hipoteza”. “Por edhe sikur të ndodhte kjo, vazhdon Sharras, bashkëveprimi do të ishte i kufizuar dhe do të kishte formën që gjeti edhe në pjesën tjetër të popullsisë greke.Dr.Sylejman Abazi paraqet një nderskojzë  pozicionin e  pa rrugë të popullatës  çame. Mos vallë nuk u gjendën grekë, të cilët u përpoqën t’i bashkëngjitnin Bullgarisë e Rumanisë pjesë nga atdheu ynë? Mos vallë nuk u gjetën grekë, të cilët bashkëpunuan me pushtuesin dhe vepruan në dëm të helenëve, duke plaçkitur, shtrënguar, vrarë, djegur, e shkretuar. Mos vallë, nuk u gjendën helenë dhe nuk u bënë tradhtarë e spiunë, kështu  theksohet  ne brendësinë e librit nga e cila përfiton njohuri mbi të kaluarën e hidhur të asaj historie te dhimbshme për popullin tonë  heroike  të Çamërisë.” 
Në mars të vitit 1944, komanda gjermane në Paramithi ndaloi qarkullimin e shqiptarëve të armatosur, veprim ky që linte të kuptohej se dhespotin e Paramithisë e dëgjonin. Sipas Zhongës, me rastin e vizitës së metropolitit Dhoratheos dhe Myftiut të Thesprotisë në komandaturën gjermane, ai i tha vetë komandantit të garnizonit: Dhashë urdhër në të cilin thuhet: “Mitropoliti i Paramithisë është përfaqësues i qeverisë greke dhe në mbrojtje të autoriteteve ushtarake gjermane. Çdo veprim kundër personit të tij do të konsiderohet si veprim kundër ushtrisë së okupacionit dhe si i tillë do të dënohet rëndë” . “Anglezët, theksonte Zhonga, deshën që shqiptaroçamët t’i përdornin për qëllimet e tyre”. Nën përkujdesjen e anglezëve, gjenerali famëkeq grek Zerva, i konsideronte çamët si “të padëshirueshëm” në krahinën që kontrollonte me forcat e tij. Frika greke e forcimit të pushtetit shqiptar në Çamëri u shfaq me tërë potencialin e saj me ndryshimin e raporteve strategjike në rajonin e Ballkanit. Duke gjetur mbështetjen angleze kundër forcave komuniste greke, ata u vërsulën me tërë egërsinë e tyre mbi popullsinë myslimane të Çamërisë, deri në spastrimin etniko - fetar të saj.
Masakra kapërceu në përmasat e gjenocidit ku brenda një viti rezultoi me 2. 877 çamë të vrarë. Krimet nuk mund të mbulohen. Viktimat kërkojnë shpagim. Nën komandën e Theodhori Vitos, zervistët Ilia Kaço, Hristo Mavruditi, Hristo Kaço dhe Hari Diamanti më 23 shtator 1944 masakruan qytetin e Filatit. Të vrarët, 147 vetë. Faktet rrëqethëse janë një dëshmi e gjallë e egërsisë terroriste të zervistëve grekë, të cilët me bindje zbatonin urdhrat politikë të shtetarëve grekë. 
Në vitet 1922-1923, qeveria greke shpërnguli me forcë shqiptarët myslimanë të Çamërisë, në shkëmbim me grekët e Azisë së Vogël, duke i konsideruar shqiptarët si “turq”. Zhvendosjet masive të shqiptarëve nga trojet etnike dhe popullimi i tyre me popullsi greke, nuk dallon aspak nga gjenocidet serbe në veri të Shqipërisë, në Kosovë dhe në Malësinë e Madhe. Shtetet e mëdha të kohës tentonin t’i rregullonin punët e tyre, duke realizuar kompromise politike për interesa shtetërore, pa menduar se i shkarkonin pasojat mbi popullsinë shqiptare. Lëvizje të tilla kanë pasur në thelbin e tyre, dhunën dhe terrorin.
Masakrimi i cameve me sepata
Masakër kundër popullatës çame  me sëpata torture barbare  e ngjashme me ate  serbe kundër popullit shqiptar  ne Toplicë!
Kriminelët grekë nuk kanë kursyer në masakrat e tyre as fëmijët, gratë, gratë shtatzëna, pleqtë, njerëzit e lënduar, duke treguar natyrën e tyre shtazarake. Të vrarët brenda një viti arritën në 2. 877 vetë dhe shifrat e dëmeve materiale ishin të pallogaritshme. Në mënyrë definitive në memorandumin e patriotëve çamë të vitit 1947 theksohet: “…Ne jemi viktima të regjimit monarkist që sot sundon në Greqi. Së bashku me popullin vëlla grek, ne vuajmë konsekuencat e terrorit të zi të shpërthyer prej tyre në të gjithë Greqinë”. Pozita e myslimanëve shqiptarë në Greqi ka qenë e rrezikuar dhe e diskriminuar. Nën pushtimin gjerman, sipas autorit Zhonga, “..ekzekutimet, djegiet për fshatra të tëra, e kthyen Thesprotinë në një skëterrë zjarri dhe hekuri. Ndjenja e humanizmit ishte zhdukur, instiktet shtazarake të forcave gjermane gjenin kënaqësinë e tyre në mes të flakëve dhe të gjakrave”. “Zënia e Paramithisë nga EDES-i (korpusi zervist. shënimi im), thekson Sharras, ishte një fakt tragjik për minoritetin shqiptar çam, e cila do të thoshte larje hesapesh, që do të bëhej me rrafshim dhe me çrrënjosje të shqiptarëve nga vatrat e tyre stërgjyshore, nga vetë atdheu i tyre. Therjet, dhunimet, plaçkitjet, djegiet, krimet, vunë vulën e tyre në çdo qoshe të Thesprotisë” . 
Në përmbledhjen mbi të vërtetën e ngjarjeve tragjike mbi popullin shqiptar çam, autori grek thekson: “…Nga sa shënojmë këtu, këto ngjarje janë plotësisht të vërtetuara, të kryqëzuara dhe të padiskutueshme. Më të shumtët nga këta autorë prej kohësh kanë vdekur, të paktët që rrojnë, do të kujtojnë dhe do të pendohen”. Me të njëjtën gjuhë edhe autori Niko Zhonga përshkruan tragjedinë e popullsisë shqiptare të Çamërisë. Materiale të tilla, nuk janë të panjohura për opinionin dhe inteligjencien greke. Reagimet, nxjerrja e mësimeve, duhet të ndikojnë arsyeshëm mbi qëndrimet institucionale, në mbështetje të parimeve të humanizmit njerëzor dhe të së drejtës që gëzojnë shqiptarët çamë të jetojnë në trojet e tyre. Reagimet, nuk duhet të jenë të njëanshme dhe paranoja ndaj tyre, është tregues i mungesës së emancipimit të një shoqërie që pretendon se përfaqëson ngjyrat e demokracisë(!)
Ku janë varret e të vrarëve dhe masakruarve në radhët e popullsisë çame?
Si ka mundësi që, në një shtet demokratik, çamëve u mohohet e drejta të vënë një tufë me lule dhe të ndezin një qiri në varret e të parëve të tyre? Në të kundërt të këtij qëndrimi, grekët sot kërkojnë memoriale dhe varreza në tokën shqiptare për ushtarët e tyre të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, ndërkohë që shumë prej kufomave çame të pushkatuara nga gjenocidi grek, ende kanë mbetur pa mbishkrime mbi varre dhe më keq akoma, historia e fateve të tyre tragjike është duke u mbuluar nga pluhuri i harresës prej propagandës së egër shovene. 
Aktakuzat mbi gjenocidin duhet të shkatërrojnë pretendimet absurde të politikës greke. Një fakt komprometues për shtetin grek. Në popullsinë shqiptare të Çamërisë që jeton në Republikën e Shqipërisë, sot ekzistojnë një mal me dokumente autentike, të cilat vërtetojnë gjithçka që pretendohet nga kjo popullsi, për të fituar të drejtën e saj. Letërnjoftimet e çamëve, si dokumente zyrtare të shtetit grek, të cilat vërtetojnë se çamët janë shtetas grekë me kombësi shqiptare, janë një dëshmi e gjallë e padrejtësisë historike, ndaj pjesës më të dhimbshme të kombit shqiptar.
Dokumentet  e popullatës  , letërnjoftime , certifikata , dokumente pronash   sot i ka populli qe jetojnë ne Shqipëri  me vete andaj  dëshmi dhe fakte ka qe spektri politik  shqiptare të paraqes  një ( Kallxim  penal kundër Greqisë në Kombet e Bashkuara) , qe zhvilloj  gjenocid  kundër çamëve.
 Në këto letërnjoftime evidencohen me saktësi mbiemri, emri, atësia, emri i nënës, vendlindja, datëlindja, kombësia, besimi fetar, profesioni dhe adresa e vendbanimit. Të emërtuara me emrin e prefekturës, bashkisë dhe katundit, të firmosura nga mbajtësi dhe të vulosura nga njësia vendore, e përfaqësuar nga kryetari i bashkisë dhe kryeplaku i  katundit, të prodhuara nga tipografia “Martini” në Korfuz, këto dokumente mbartin dhe përfaqësojnë vlerat juridike të shtetit, i cili mban përgjegjësi për shtetasit e tij. Mijëra çamë me dokumente të tilla u përzunë me dhunë nga trojet e tyre amtare, duke qenë shtetas grekë. Në periudhën e pushtimit fashist, këto letërnjoftime kishin një pjesë të tretë në gjuhën italiane dhe më pas, atë gjermane, për lehtësi të identifikimit nga strukturat fashiste të xhandarmërisë dhe rojës lokale. Veç letërnjoftimeve, popullsia çame disponon sot dokumente me vlerë mbi vërtetimin e pronësisë, vendbanimeve dhe gjeneraliteteve të tjera të lidhjes së jetës së tyre me Çamërinë. Është e pakundërshtueshme sot kërkesa e popullsisë shqiptare të Çamërisë, kthimi i shtetësisë dhe dhënia e së drejtës së rikthimit në trojet e tyre.
Prania e këtyre dokumenteve është aktakuza e popullsisë ndaj strukturave shtetërore të shtetit të tyre, është njëkohësisht fytyra e turpit të një shteti, i cili ushtroi gjenocid dhe përdori metodën e shfarosjes së shtetasve të tij dhe të spastrimit etniko-fetar. Kjo veprimtari e dënueshme mbi shtetin grek të kohës, nuk mund dhe nuk duhet të kalohet në heshtje nga politika e sotme greke, e cila pretendon se zbaton standardet demokratike të shtetit të qytetarit dhe të së drejtës. Kurrë nuk ka për t’u certifikuar si i tillë shteti grek dhe si e tillë shoqëria greke, përderisa nuk do të pranojnë ndjesën publike mbi gjenocidin dhe pranim në zgjidhen e çështjes çame.
Gjenocidi mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë!
Gjenocidi mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë ishte i paracaktuar dhe i shtrirë në kohë, nga bandat e Deli Janaqit e dhe kriminelit Napoleon Zerva. Historia flet me gjuhën e fakteve, ajo nuk mund të mohohet. Memorandumi çam i vitit 1947 akuzon rëndë shtetin grek për gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Për këtë konstatim nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta. Nuk bëjmë paralelizma të panevojshme midis trysnisë politike të qarqeve reaksionare dhe qëndrimeve “të moderuara” të politikave zyrtare, por qëndrimi ekstrem kur merr të njëjtën fytyrë, vërteton se politika e ka ngatërruar vetveten, duke e kthyer qëndrimin në fenomen antishqiptar. 
Këtu nuk kemi të bëjmë me kundërshtime kategorike të pa principta. Nuk duhet të përhapemi pa mbarim në literaturën jetësore e shkencore, që vërteton padrejtësitë e shtetit, kishës dhe të politikës greke ndaj kombit shqiptar. Për saktësi, Memorandumi i Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë të vitit 1947, i kujton politikës greke se, për sa kohë nuk do të marrë në konsideratë pasojat e dhunës, gjenocidit dhe shpërnguljes masive me tendenca shkombëtarizimi, popullsia shqiptare e Çamërisë nuk do të gjejë kurrë qetësi, ajo do të akuzojë dhe do të kërkojë të drejtën e saj. Ky do të mbetet një problem i hapur, duke qenë plagë e hapur, ajo ende kullon gjak nxjerr në dritë autori  këto dëshmi  të asaj kohe  .
Memorandumi drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-s, me nëntekstin, “Rreth trajtimit dhe masakrave në minoritetin shqiptar çam në Greqi”, është e firmosur nga patriotët çamë, Taho Sejko, Tahir Demi, Hilmi Sehiti, Rexhep Çami, Kasëm Demi, Dervish Dojaku dhe Vehip Demi. Ndër të tjera, do të perifrazojmë: “…Klika shoviniste dhe reaksionare greke, prej 32 vjetësh me radhë, duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor dhe duke mos përfillur aspak traktatet ndërkombëtare, ka përdorur kundër minoritetit shqiptar në Greqi, një politikë të shfarosjes”. 
Qeveria e kohës dhe reaksionarët zervistë, të organizuar në struktura të rregullta ushtarake, kryen në kohë një gjenocid shfarosës dhe dëbimesh mbi shtetasit grekë me kombësi shqiptare, vetëm pse ata ishin në besimin mysliman. Zanafilla e shfarosjes daton në 23 shkurt të vitit 1913, me bandat e Deli Janaqit, të cilët hapur zbuluan qëllimin e politikës greke kundër popullsisë me kombësi etnike shqiptare të Çamërisë. Persekutorët e popullsisë Çame duhet të dënohen për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. 
Popullsia shqiptare e Çamërisë akuzon shtetin grek për zbatimin e doktrinës së megalidhesë me spastrim etniko-fetar në kurriz të saj në formën e gjenocidit terrorist nën urdhrat e ish-kryeministrit Metaksa dhe deri sot në kohët moderne, të shfaqur pa kurrfarë ngurrimi në qëndrimin kokëfortë të kryeministrave që kanë drejtuar së fundi Greqinë. Me vetëdije të verbër ata janë vënë kundër ekzistencës së çështjes çame. Ata nuk kanë pasur kurajon t’i kërkojnë falje kësaj popullsie për krimin terrorist të spastrimit etnik nën urdhrat e famëkeqit Napoleon Zerva, gjeneralit Kaçimitro, dhespotit të Paramithisë, Papa Qesarit, dhespotit të Janinës, Spiridhonit, kriminelët Vasil Ballemi, fiset famëkeqe bashkëpunëtorë të tyre, Kranjai, Strugarët, Kamarat, Pitulenjtë, Vitot, si dhe gjithë kriminelët e tjerë grekë, që kanë bërë masakra kundër njerëzimit në Çamëri, që nga viti 1913 dhe deri sot.Akuzat vijnë në emër të të gjallëve, në emër të të vdekurve nga torturat çnjerëzore, të ushtruar mbi ta. Në emër të grave shtatzëna që u therën, në Paramithi, Pargë, Filat, Gumenicë, Margëlliç..., duke u nxjerrë foshnjat nga barku me bajonetë. Në emër të grave të përdhunuara shtazërisht, në emër të vajzave që u përdhunuan duke u hequr para vdekjes dhe dinjitetin njerëzor. Në emër të nënave dhe baballarëve që panë me sy therjen e fëmijëve të tyre. Në emër të atyre që vdiqën të uritur, në emër të atyre që vdiqën nga të ftohtët nëpër rrugët e emigrimit, në emër të atyre që vdiqën nga sëmundjet pa i ndihmuar askush, sikur të mos ishin qenie njerëzore, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë të Çamërisë.

Faktet  tronditëse të gjenocidit mbi popullin çam!
Faktet tronditëse të gjenocidit mbi popullin çam janë ilustrim i paevitueshëm dhe tronditës i përgjegjësisë së përbashkët politike dhe qytetare, përballë krimit monstruoz ndaj njerëzimit. Faktet mbi gjenocidin janë tronditëse. Në një kohë shumë të shkurtër, popullsia çame u masakrua me rreth 4 mijë burra dhe gra të vrarë, me 550 vetë të vdekur nga torturat në qelitë zerviste, me 61 fshatra të shkatërruar, me 5. 800 shtëpi të djegura. Krimet e llahtarshme zerviste në emër të shtetit shoven grek, janë denoncuar nga europarlamentarë, por zërat e tyre janë mbytur nën kakarisjen e segmenteve konservatore të një politike hipokrite në kufijtë e zhgënjimit. 
Përballë kritikave ndaj politikave zyrtare të shtetit shqiptar në sistemin komunist, i cili ishte në izolim të plotë dhe nuk mund të bënte dot për të mbështetur çështjen e popullsisë shqiptare në Greqi, e veçanërisht për popullsinë çame të përtej kufirit, shteti grek sistematikisht vazhdoi represionin dhe masat shkombëtarizuese mbi shqiptarët, duke dhënë një raport tronditës në sytë e faktorit politik ndërkombëtar. Kështu e përfundon librin  Dr Sylejman Abazi i cili libër  është mjaft voluminoz me  fakte dhe dëshmi historike qe edhe  faktori politik  kombëtar shqiptar nuk i shpalosi akoma si te tilla   me reagime  ndërkombëtare për atë gjenocid qe u zhvillua  kundër vëllezërve tanë   në Greqi. Sipas konventës ndërkombëtare  Shqiperia   zyrtare  është dashur ta vënë në  spikamë  të ngritjes se zërit  përmes ndonjë  kallëzimi  penal ndërkombëtar për  gjenocidin e Greqisë kundër popullatës çame!  Tokat tona u rrudhën  dhe janë duke u rrudhur e zvogëluar edhe për rreth 17. 700 kilometra katrore qe i posedon Toskëria Shqiptare dhe 2550 km katrore të  Çamerisë, do me thënë afërsisht sa dy herë Kosova me territor. Le te mbetet ky libër si mesazh dhe thirrje e krijimit te unitetit kombëtar, i madh e i vogël shqiptar qe te bashkohemi dhe t’i kthejmë identitetin Çamërisë tonë, bijës së Shqipërisë qe ju nda pa dreqësisht nga gjiri, prandaj të bashkohemi dhe  ta kthejmë prapë në  vendin e vet ,bashkim me Shqipërinë. Përmes këtij libri mbetet qe ta urojme Dr.  Suleman Abazin për kontributin e tij, t’i urojme suksese ne veprimtarinë shkencore dhe krijimtarinë letrare te tij. Përmes librit të shenjtë për Çamërinë: "EDHE NJË HERË MBI STRATEGJINË KOMBËTARE – ÇËSHTJA ÇAME" të mbeten shqiptaret të uruar për 100-vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë dhe qoftë i bekuar Kombi shqiptar.


Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...