Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/04

Mirësia një fenomen hyjnor


                  Nga Elsa Kola   

                                                                         
Tek çdo qënie njerëzore që në mënyra të ndryshme reflekton mirësi, shikojmë se ky virtyt u lind brenda vetes si një fenomen i padukshëm. Thënë më saktë mirësia është një dhuratë që u ka dhuruar atyre krijuesi e prindët. Pra ata që e reflektojnë më shumë këtë cilësi humane u vjen si një prurje hyjnore dhe e  brendshme. Edhe ata individë që u punon mendja vetëm për keq, mirë do të ishte të ndërgjegjësoheshin e të përfitonin nga mirësia që i jep një mik, një i afërm apo edhe i panjohur.

mimoza_dajci

Këto ishin fjalët që na tha znj. Mimoza Dajçi pas ceremonisë së dekorimit të saj pak ditë më parë në Montefiore Hospital në Bronx. Më pas ajo vazhdon: “Unë falenderoj institucionin ku punoj, që vlerësoj punën, komunikimin e sjelljen time në punë duke më renditur në listën e njerëzve më të  mirë e të respektuar të spitalit. Ne jemi duke hyrë në muajin e falenderimeve edhe fjala faleminderit ka shumë vlerë ta themi të gjithë duke falenderuar së pari krijuesin, prindët tanë, por edhe cilindo që na ka afruar, mbështetur e përkrahur në jetë veçanerisht këtu në SHBA, pasi emigracioni për këdo nuk është i lehtë. E duke u ndalur këtu dua të theksoj se edhe për mua ka qenë shumë i vështirë përsa i përket anës ekonomike.
Eshtë një rast i mirë – vijon ajo - që edhe në Shqipëri një ditë si Dita e Falenderimeve të ligjërohet edhe atje. Në rradhë të parë duhet ti themi faleminderit SHBA që historikisht e kanë mbështetur vendin tonë që në kohën e Presidentit Wilson, Klinton, Bush e deri në ditët e sotme nga Presidenti Obama, Britaninë, Tony Blair, etj. E më pas duhet të falenderojmë çdo individ në Shqipëri e në të gjitha trevat shqiptare që sakrifikoi jetën për paqe, liri e demokraci, fëmijëve tanë si dhe të gjithë atyre që dinë të çmojnë mirësinë e ndihmesën që u afrohet.
Mimoza ka 12 vjet që jeton në SHBA së bashku me të bijën nën Statusit te Azilantes Politike, por prej gati 7 vitesh punon në departamentin e shërbimeve të brendshme në Montefiore Hospital në Bronx. Punën e bën me kënaqësi e me kujdes jo vetëm për të siguruar një të ardhur ekonomike, por edhe për të treguar veten se edhe ne shqiptarët dimë të reflektojmë cilësi e vyrtute të larta në punë, familje e shoqëri. E se jemi të barabartë me të gjithë komunitet e tjera. Fakti që një shqiptar fitoi në zgjedhjet e fundit primare në Bronx Z. Mark Gjonaj tregon se ne jemi të aftë të rradhitemi në të gjitha fushat e jetës amerikane me vlera e suksese të merituara.
Spitali “Montefiore” në Bronx është një qendër spitalore me një histori të suksesshme përsa i përket shërbimit mjekësor, shkencor e profesional, e si i tillë ka ardhur çdo vit në rritje e duke u renditur një ndër spitalet më të mira në SHBA.
Në listën e njerëzve të nderuar të këtij institucioni ështe renditur më parë edhe vajza e Mimozës, Merlini, pra të dyja mam e bijë janë ndër punonjëset që gëzojnë respekt e vlerësim nga mjekësia amerikane ne New York, e kjo është jo pak për ato e për të gjithë ne në adaptimin e jetës së re në emigracion.
Si një mike e tyre, e si një e ftuar në këtë ceremoni dekorimesh në Montefiore Hospital në Bronx i uroj Mimozës e vajzës së saj Merlinit suksese, e punë të mbarë edhe në të ardhmen.    

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...