Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/04

GAZETARI QE PERJETOI DHE RAPORTOI PER URAGANIN “SANDY”


tanj_201857600
Gazetari dhe korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, Beqir Sina ka folur ekskluzivisht në një intervistë për INA për përjetimet e tij lidhur me uraganin Sandy.
Beqir, si je, si është gjendja atje ?
Beqir Sina: Ja këtu jam totalisht në terrë në një zonë të Nju Jorkut dhe kryesisht kam qëndruar në Brooklyn, por me improvizime të jashtëzakonshme po kryejë detyrën time të informimit. Edhe në këtë situatë, me shumë shqetësime, tension dhe në kaos jam i përkushtuar për të kryer detyrën e informimit. Gjendem në një vend totalisht në terr dhe në një zonë të përmbytur nga uji. Po bëhen përpjekje për të pastruar terrenin dhe po punohet për normalizimin e situatës.
INA: Në cilën pjesë të Nju Jorkut ju gjendeni ?
Beqir Sina: Unë jam këtu në pjesën e poshtme në Brooklyn. Jemi pa drita dhe pa lidhje me pjesën tjetër të qytetit. Në çdo moment presim lidhjen dhe normalizimin e situatës, pasi që po bëhen angazhime të jashtëzakonshme të të gjitha shërbimeve për të kthyer gjendjen në normalen nga pika zero, që ka shkaktuar uragani Sandy.
INA: Ju si e përjetuat këtë stuhi, që nuk e mban mend historia e SHBA-ve ?
Beqir Sina: Po ka qenë diçka e tmerrshme dhe na ka ruajtur Zoti i Madhërueshëm. Por, megjithatë ne kemi pasur besimin edhe tek autoritetet të cilat kanë qenë në gatishmëri të plotë për të ndjekur situatën dhe për të mbajtur gjithçka nën kontroll, pas vërshimeve dhe situatës pasi që kaloi tensioni më i madh nga ky uragan. Njerëzit janë të shqetësuar dhe në panikë. Është një situatë e papërshkruar duke na rikthyer mendjet tona në një stad mendimi se fati i jetës të çon edhe në këso sfida dhe situata të rënda. Ajo që më dhemb janë fëmijët dhe familjet e tëra që kanë përjetuar keq dhe me trauma të mëdha këtë fatkeqësi. Shpresoj të kaloje dhe të mos ndodhë më një përjetim i tillë i pashlyer në jetën tonë.
INA: Tani si është situata dhe ka erëra të fuqishme apo vijon uragani ?
Beqir Sina: Po tani disi është qetësuar, por sigurisht akoma ekziston ndonjë rrezik nga vërshimet. Uji ka filluar të largohet dhe të bie niveli, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës. Ndoshta nga darka do të jemi të lirë dhe do të marrim frymë lirshëm, por sigurisht se ka dëme dhe ato janë regjistruar në zonat përreth Manhattan. Zjarrëfikësit dhe autoambulancat po dëgjohen në çdo pesë minuta dhe po punohet në mënyrë të jashtëzakonshme për pastrimin e rrugëve dhe heqjen e drunjëve e ujit. Uji ka përfshirë edhe tunelet lidhëse me qytetin e Manhattan, ku pesë lagjet e tij janë të izoluara dhe po punohet për normalizimin e situatës edhe atje.
INA: Keni ushqime të mjaftueshme, ekziston ndonjë rrezik tjetër nga aspekti i sigurisë ?
Beqir Sina: Shumë familje janë furnizuar dhe kanë pritur këtë situatë, pas paralajmërimeve intensive të autoriteteve. Por edhe këtu në Brooklyn po vazhdon furnizimi me ushqime për familjet me nevojë. Organet e rendit janë në këtë zonë dhe në gjitha zonat tjera dhe situata e sigurisë është nën kontroll të plotë. Policia po ndihmon banorët lokal dhe është pranë tyre për çdo nevojë. Ne faleminderojmë të gjithë policinë njujorkeze për kujdesin e theksuar.
INA: Ajo që na intereson neve është se si janë shqiptarët në zonat ku banojnë në Nju Jork dhe Nju Xhersi ?
Beqir Sina: Unë besoj se shqiptarët dhe zonat e tyre ku jetojnë nuk kanë pësuar dëme të mëdha. Shumë familje që kanë qenë në zonat përreth bregut janë evakuuar, ndërsa kam informacione nga shumë familje se vetëm ka pësime të dëmeve materiale, të shtëpive dhe objekteve të tjera. Pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar banon në zonat larg bregdetit dhe janë më në qendër të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit. Por, sidoqoftë herët është për të dhënë diçka më konkrete lidhur me dëmin që mund të jetë shkaktuar.
INA: Beqir, faleminderit për informacionin dhe besoj se do jemi në komunikim ?
Beqir Sina: Po faleminderit edhe juve për tërë përkushtimin për të ndjekur situatën dhe ju keni qëndruar pranë nesh gjatë tërë orëve, duke qenë një burim informacioni për shumë familje shqiptare në SHBA, por edhe për shumë familje në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e gjetiu. Unë kam qenë në dispozicionin tuaj dhe përmes formave të ndryshme të komunikimit kam mundur të ju dërgoj informacionin e duhur dhe të ju informoj nga afër me situatën e Uraganit Sandy. Komunikimi ynë ishte i vështirë gjatë këtyre orëve, sepse pas harxhimit të energjisë në laptopin tim, informacionet e fundit kam mundur ti dërgoj për INA ekskluzivisht përmes iPhone dhe tani bateria po më len.
(Intervistoi: Naser Pajaziti/INA)

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...