Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/06

Proza e Muharrem Blakajt

Nga Shefqet Dibrani

I:\Dokumente und Einstellungen\memi\Eigene Dateien\Katër romanet në PDF\1. Misioni Sekret\Misioni sekret.jpg
RRËFIMI PËR MISIONIN...

Muharrem Blakaj: “MISIONI SEKRET” , roman, botoi Sh. Botuese “Rozafa”, Prishtinë 2004, faqe 270. ISBN 9951-02-047-X

Muharrem Blakaj për lexuesin shqiptar është bërë i njohur në fushën e librit dhe të krijimit letrar, kryesisht si romancier. Ai, sot shquhet si njëri nga shkrimtarët e përkushtuar që merret me prozën e gjatë. Ky epitet për Blakajn vlen veçmas pasi ai jeton jashtë atdheut dhe vazhdimisht ka shkruar romane. Ky autor deri më tani është prezantuar me katër romane duke e bërë veten emër të pranueshëm në fushën e letërsisë shqipe, veçmas siç e theksuam më parë të asaj letërsie që krijohet në mërgim.

“Misioni sekret” është romani i parë i këtij autori, është një vepër letrare, një roman interesant që dallon nga një sërë romanësh të kësaj natyre, jo vetëm nga ana stilistike dhe e rrëfimit të ngjarjes, por me përpjekjen serioze dëshmon potencën krijuese për të sjell një tip të prozës, e cila sikur ka munguar(?!...), e madje si zhanër letrarë mjaftë konkurrues që sfidon veprat e kësaj natyre të autorëve që jetojnë në diasporë, veçmas të atyre në Evropë.

Autori në romanin “Misioni sekret” ka shpalos në mënyrë estetike dramën e popullit të tij, dramë kjo që rëndoi edhe mbi shpatullat dhe jetën e autorit. Por me romanin në fjalë autori është inkuadruar në letërsinë shqipe me mjaftë ambicie.

Shikuar nga kultura e shkrimit shihet fuqishëm përpjekja e autorit për ta sforcuar rrëfimin si një përpjekje fondamentale për t’ia rritur vlerën artistike këtij romani. Në disa fragmente të romanit “Misioni sekret” duket sikur vet autori ishte protagonist i shumë ngjarjeve dhe ndodhive shoqërore e politike që mbuluan për vite të tëra qiellin e Kosovës. Madje, (si një konvencë jashtë letrare), mund të shprehemi se autori ishte viktimë politike e sistemit. Ai është përballur me shantazhet policeske, me burgosjet dhe madje edhe më pësimin nga ky sistem. Fakt i parë që tashmë dihet është vrasja e vëllait në burgun hetues në Pejë, dhe fakti tjetër është e dhëna se ai nga këto përndjekje do të detyrohet t’ia kthej shpinën edhe atdheut, përkatësisht Kosovës. Ne u detyruam t’i përmendim këto sekuenca jetësore që s’kanë të bëjnë me librin, por shërbejnë për të ditur edhe arsyen pse ky autor merret pikërisht me hulumtime në fushën e shërbimeve sekrete, përmbajtje kjo që mund të nënkuptohet nga vet titulli i librit.

Në romanin “Misioni sekret”, autori ka arritur të shpalos me mjaftë mjeshtri “misionin sekret” si dramë e përjetuar, si torturë dhe si preokupim shoqëror. Kështu si është dalë, duket një rrëfim specifik, mjaftë rrëqethës pasi ngjarja përkon me një realitet shoqëror e politik të përjetuar për individin apo shoqërinë si një tërësi më vete, përkatësisht fati i një populli që kaloi nëpër një etapë shoqërore e politike e cila përfundoi me një tragjedi të përmasave çnjerëzore, sidomos kjo gjë shqetësonte për faktin se krimi ndodhte diku në një cep të “Evropës së civilizuar?!”

Hapësira e rrëfimit është e përmasave specifike, ku kujdesshëm përshkruhen zhvillimet e mëdha shoqërore e politike si një observim specifik qoftë i tematizimeve etike, qoftë i atyre morale, apo shoqërore si një koncept i ndërtuar mbi veprimin këmbëngulës për të arritur synimin e planifikuar, qoftë të romanit si një krijim artistik, apo të sukseseve që arriti populli ynë si procedim i fitores e lirisë së ëndërruar.

Optika e krijimit në romanin “Misioni sekret” të Muharrem Blakajt është ndërtuar mbi observime të kujdesshme duke rikthyer e aktualizuar idetë mbi ngjarje e situata të cilat kanë lënë vragë në jetën e autorit apo të shoqërisë si një koncept më i avancuar në njërën anë, dhe në anën tjetër: janë vështrime të kujdesshme mbi gjendje emotive ku janë sublimuar kujdesshëm edhe degradime të rënda që i kanë bërë shoqërisë njerëzore personazhe të dyfishta të cilat janë të implikuara në shërbim të misioneve sekrete, dhe njëherësh në një prizëm tjetër, këta individ kanë shitur moral patriotik në shërbim të çështjes dhe atdheut i cili terrorizohej dhe dhunohej pa ndërpre nga politike diskriminuese e cila përdorte mekanizmin e “shërbimeve sekrete” për t’ia zgjatur robërinë kombit tonë, ose të paktën për t’i çoroditur lëvizjet e fuqishme për liri dhe pavarësi.

Drama e tij jetësore, apo drama e përjetimit jetësor janë sinonim i dramës si fantazmë e shpikur që është e lidhur dhe ndërthurur me mjeshtri me shumë zhvillime dhe ngjarje reale. Prandaj romani “Misioni sekret” i M. Blakajt me mjaftë besnikëri ka përshkruar zhvillime që i përkasin një kohe të caktuar, kohë kjo jo aq e largët nëpër të cilën jo vetëm kaloi, por u përcëllua kombi ynë.

Sekuenca të romanit, përkatësisht fragmente të tëra janë sajuar e ndërtuar në formë tregimesh të cilat mund të botohen edhe veç e veç dhe do të shpjegojnë një sekuencë të ndodhisë së romanit. Ky element më duket është edhe një afinitet i fushës së krijimit letrar pasi romani mund të cilësohet si tregime që plotësojnë njëri tjetrin duke sforcuar konceptin e përgjithshëm të këtij romani. Po ashtu vërehet se brenda romanit autori i ka ballafaquar me sukses veprimet e kundërta, si të shprehemi, polet e kundërta të një fushe magnetike të cilat herë refuzohen dhe herë tërhiqen mes njëra tjetrës, ashtu edhe zhvillimet e ngjarjeve brenda këtij romani herë duken refuzuese e herë tërheqëse por veprimi i tyre është i ndërtuar dhe ruhet me rigorozitet nga një fushë e ndikimit tërheqës, e herë pas here edhe refuzues, por që ballafaqohen gjatë tërë procesit të veprimit dhe të viktimizimit të personazheve shërbyese dhe të atyre në shërbim.

Ngjarja është shtruar si një dramë e brendshme e individit, kurse proceset vihen pikërisht në kohën e lëvizjeve të mëdha të nëntokës në njërën anë dhe të lëvizjeve të mëdha patriotike për të prishur atë statusquon e rrejshme që për dekada me radhë e kishte propaganduar një sistem i kalbur vetëqeverisës por që shtirej si njëri nga proceset më të përsosura, më të avancuara, madje, madje jo rrallë është thënë se duhet marrë model i së mirës dhe i realizimit të aspiratës të të drejtave nacionale të kombeve e kombësive që ishin futur me dhunë nën juridiksionin e një administrate federale e cila avanconte dhe përparonte kombet dominuese në dëm të kombeve më të vogla dhe sidomos në dëm të pakicave kombëtare që në ish Jugosllavi ishin emërtuar si “kombësi”, një pozicion i papërcaktuar, një lloj binomi artificial që për dekada të tëra diskriminonte kombin tonë në mes statutit të kombit dhe të pakicave kombëtare që ishin të rregulluara e mbroheshin me konventa ndërkombëtare të cilat i kishte nënshkruar edhe vet Jugosllavia. Në këtë pozitë kushtetuese kaq diskriminuese sikur ishte krijuar tereni më i përshtatshëm për spekulimet e mundshme të shërbimeve sekrete të cilat jo që vepronin në mënyrë të pakontrolluar, por ato shërbime ishin yshtur e motivuar pikërisht nga aparati shtetëror i cili me legjislacionin e tij juridik sikur iu kishte mundësuar fushëveprim të skajshëm e të papenguar pikërisht këtyre shërbimeve.

Por, autori i romanit nuk është kufizuar vetëm në periudhën e përmendur më lart, veprimin e shërbimit sekret serb në Kosovë ai e bart edhe gjatë luftës së armatosur dhe pas përfundimit të saj. Madje, madje rezultatet e veprimeve të shërbimeve sekrete sikur i pagoi më shumë Kosova pas përfundimit të luftës duke u likuiduar me dhjetëra e dhjetëra intelektual e personalitete që i duheshin një vendi, veçmas është dashur të ruhen e jo të likuidohen pikërisht personat e implikuar dhe përgjegjës të shërbimit sekret serb që ka vepruar në Kosovë për dekada me radhë, shërbim ky që për shumë nuanca qoftë të romanit e qoftë të realitetit praktik është prezent edhe në të tashmen e çliruar të Kosovës, ku brenda këtij romani shpalohet me kujdes esenca dhe ekzistenca e tyre, personazhe këto që krijojnë situata të ndera të cilat e bëjnë rrëfimin e romanit më të gjallë dhe ngjarjen më përjetuese.

Autori për ta bërë romanin e tij më tërheqës, më interesant dhe më të pranueshëm, ka zgjedhur edhe kohën kur më së shumti kanë qenë aktive shërbimet sekrete, sidomos në kohën e vlimeve të mëdha shoqërore e politike, në kohën e ndryshimeve të mëdha kushtetuese, në kohën e pozitës më diskriminuese që iu caktua nga radikalizmi serb kombit tonë. Radikalizmi serb, si kurrë më parë ishte sforcuar dhe kishte nisur marshimin e tij drejt republikave veriore të ish Jugosllavisë, kurse Kosovën e kishte përdorur si një epruvetë laboratorike për të yshtur këtë radikalizëm për yryshe të mëtejme drejt republikave dhe kombeve të tjera në tërë këtë hapësirë e cila tashmë ishte tronditur në themelet e saj nga gjithë vlimet dhe ndryshimet e mëdha që rrokullisnin shërbimet dhe misionet e caktuara.

Personazhet e romanit janë figura të gjalla të jetës publike, dhe personalitete të tjera që me dashje ose përmes shantazheve janë implikuar në këto shërbime duke qitur në pah tërë mynxyrën e veprimit të aparatit shtetëror i cili ishte shtrirë me tërë strukturën komanduese në çdo pore të jetës qytetare, duke qenë në gjendje të kontrolloj e komandoj çdo veprim në tërë hapësirën e caktuar dhe madje edhe në mërgim.

Natyrisht në romanin e Blakajt me sukses është paraqitur veprimi i shërbimit sekret serb në raport me shqiptarët, dhe ky raport ishte ndërtuar mbi kundërshtimet, përkatësisht në përpjekjen e këtij shërbimi për ta mposhtur luftën dhe veprimin kundërshtues legal e ilegal që e bënin shqiptarët në Kosovë, dhe në pamundësi të një veprimi të tillë i tërë ky shërbim ishte angazhuar në mënyrë të dyfishtë për ta çoroditur, për ta implikuar dhe për ta devijuar veprimin e mirë patriotik ku jo rrallë ishin ngatërruar veprimet e pastra patriotike me ato të pseudopatriotëve të cilët kishin misione të dyfishta dhe fatkeqësisht persona të rënë në ingranazhe të shërbimit sekret serb bënin kërdinë dhe hatanë në dëm të kombit pjesëtar të të cilit ishin, kurse në anën tjetër kishte si qëllim final që mbarë popullin shqiptarë ta paraqiste para opinionit ndërkombëtar si një popull kriminel, terrorist, bartës drogash, trafikant prostitucioni, vrasës dhe plaçkitës ordiner, gjë që pati ndikim tepër negativ brenda autoriteteve dhe medieve kudo në Evropë, e veçmas në Zvicër.

Romani “Misioni sekret” i Muharrem Blakajt është shkruar me mjaftë mjeshtri, vërehen njohje të theksuar që autori ka mbi shërbimet sekrete, sidomos të shërbimit sekret serb i cili herë vepronte haptas e herë më i maskuar, herë i uniformuar e të tjera herë mjaftë i shëmtuar. Sidoqoftë autori me mjaftë mjeshtri ka paraqitur fytyrën e vërtetë të këtij shërbimi në rrethana e caktuara kohore që kalonte Kosova. Një pjesë e këtij romani do t’i kushtohet veprimit të shërbimit serb në Evropën Perëndimore dhe më larg, ku pikësynim kishte Zvicrën pasi dihej se veprimi i emigracionit politik dhe të atij ekonomik ishte më aktiv se kudo tjetër. Përmes personazheve të caktuara autori me mjaftë sukses e ka konkretizuar qëllimin e veprës së tij që mëton për të pasqyruar kryekëput veprimin e shërbimit sekret serb i cili pat përdorur çdo mjetë moral, material, politik e diplomatik për t’i nënshtruar shqiptarët, për t’ua çorientuar idenë e lirisë dhe të pavarësisë. Gjithsesi romani në fjalë do të dilte jo aq përjetues, kurse veprimi i shërbimit sekret serb më i zbehur dhe jo gjithaq i komplikuar po sikur në këto shërbime të mos ishin implikuar dhe involvuar edhe vet shqiptarët të cilët pas gjithë atyre shërbimeve që do t’ua bënin padronëve të tyre do të pësojnë dhe do të eliminohen si të papërdorshëm. Por në rrethanat e shërbimeve sekrete zakonisht ndodhë që pasi të jenë shfrytëzuar veprimet e tyre në fund janë shtrydhur si limon, madje me një inskenim të caktuar janë eliminuar fizikisht për të lënë mënyrën e veprimit të këtyre shërbimeve më enigmatike, përkatësisht për ta bërë veprimin sa më misterioz.

Personazhi kryesor i romanit Fer Gergjlekaj luan rolin e eprorit për zbulim, ai në këtë roman paraqitet njohës i mirë i kësaj fushe, i shkolluar dhe përgatitur në qendrën që ka prodhuar kriza e krime të mëdha për kombin tonë dhe për njerëzit e Ballkanit në përgjithësi. Ky personazh i jep shkas rrëfimit për t’u zhvilluar me tërë dramacitetin e mundshëm që e lejon mënyra e këtij rrëfimi, për t’i implikuar në këto shërbime personazhet tjera që janë kryesisht kriminel ordiner, për vrasje, për vjedhje a për dhunime të shumta si Momçillo Milivojeviq (Moma) me pseudonimin Ylber Kraça, Brankoviq Marinko, Starqeviq Misha, Fer Gjergjlekaj me pseudonimin Besimi dhe i njohur si Beli, Gorani, fëmijë i braktisur nga prindër shqiptar, i rritur në jetimore si fëmijë serbë, i indoktrinuar me urrejtje patologjike dhe i yshtur për të vrarë e dhunuar popullin e tij... i vetkonvertuar mandej në Agron, pastaj si personazhe kryengritëse vijnë Mentori, Bardha, Agroni etj., dhe në fund, një garniturë personazhesh që janë marrë si referenca të veçanta për ta begatuar në mënyrë artistike motivin e “misionit sekret”.

Romani “Misioni sekret” i Muharrem Blakaj është një roman i realizuar mjaftë mirë qoftë në planin ideor,po edhe në planin artistik. I shkruar me një gjuhë të rrjedhshme dhe me pikësynim të caktuar, që e bëjnë rrëfimin më përjetues, ndërsa syzheu dhe personazhet e romanit janë narratori më i suksesshëm që e bëjnë veprën më përjetuese dhe romanin në përgjithësi më të realizuar.

MISIONI SEKRET...
***
I:\Dokumente und Einstellungen\memi\Eigene Dateien\Katër romanet në PDF\1. Misioni Sekret\Misioni sekret.jpgSerbja e bukur kishte kohë që ishte kthyer në banesë. Ajo kishte përgatitur darkën dhe bashkë me Besimin kishin ngrënë, duke cakërruar gotat e verës. Biseda zhvillohej e qetë. Besimi ishte liruar krejt nga stresi i frikës. Hezitimet, mëdyshjet dhe ankthi dukej se i qenë darovitur. Tani e ndiente veten shumë të sigurt, pasi zbulimi që kishte bërë ishte një udhërrëfyes. Ishte i sigurt se Gorani, i konvertuar tanimë në Agron, do të ishte një mburojë e gjallë dhe një shpëtim i sigurt, që, siç dukej, vetë Zoti ia kishte dërguar si një engjëll për ta shpëtuar nga fatkeqësitë dhe për t’i rrëfyer rrugën drejt shpëtimit të sigurt, deri në largimin nga ky vend i mallkuar. Tani nuk i kishte mbetur asgjë, vetëm ta vazhdonte dëfrimin e një nate më parë, por tani vetëm ai me serben e bukur.
Pas pijes dhe dëfrimit, kishte ardhur koha e gjumit. Kokën e kishte të rënduar, por mendjen ende të kthjellët. Pesha e rëndë e natës sa vinte dhe rëndohej mbi qepallat e tij. U shtri të flinte në një dyshek që ia solli vajza, kurse ajo u mbyll në dhomën e saj. Dua të fle e patrazuar nga askush, tha ajo, duke i uruar natën e mirë me një puthje të lezetshme.
Nuk i kujtohej se sa kishte fjetur, kur dëgjoi derën të hapej vajtueshëm. Si një hije e frikshme, në maje të gishtërinjve, ajo u afrua pranë dyshekut ku ishte i shtrirë Besimi. Në atë gjysmerrësirë, Besimi njohu Belin.
“Në gjumë je?“ – pyeti Beli me një zë pëshpëritës.
“Isha, por tani sa u zgjova. Ç’kemi?“
“Ngrehu! Me duket se na kanë rënë në gjurmë. Sipas informatave që kam, nesër herët në mëngjes… shpejt, shpejt!”
“Kush të tha?” – pyeti Besimi, me sy të zgurdulluar.
Beli nuk vërejti gjë në mimikën e tij, por nga zëri e njohu se i kishte hyrë frika në palcë.
“Eja, shpejt! Pasi të dalim jashtë, të tregoj çdo gjë! Ngutu, ngutu!”
Besimi tani ishte në këmbë, i gatshëm për të dalë. Beli priu i pari dhe sakaq u gjend në Ballkon. Me një të kërcyer u gjend në kopsht. Pas tij u hodh edhe Besimi. Fresku i natës ia përshkoj ballin e djersitur. Jashtë vazhdonte të binte një shi i imtë dhe herë pas here qiellin e çante ndonjë vetëtimë gjarpërore. Pas saj, si e mbytur, dëgjohej krisma e largët e motit me një gërrhamë të venitur.
Pasi kaluan mes për mes kopshtit me lule, u gjenden në skajin verior. Regëtima e dritës së neonit, që mezi arrinte deri të cepi kopshtit, ua mundësoi t’i gjenin kangjellat dhe, pasi u ngjitën fort pas tyre, ata u gjendën jashtë kopshtit, në rrugën e ngushtë. Me hapa të lehtë dhe të shpejtë, ata u afruan pranë parkingut të veturave. Beli hapi derën. Sakaq të dy u gjendën në veturë. Pasi u rehatua mirë në ulësen e tij, Beli ndezi motorin. Ju duk një zhurmë alarmuese gërrhama e motorit. Beli nuk pati kohë të merrej me atë gërrhamë. Duke i lëvizur me shpejtësi duart mbi timon, sakaq u gjend në rrugë.
Kur vetura u gjend në rrugën kryesore, dritat e neonit depërtonin në kabinën luksoze të veturës. Besimi, porsa hapi gojën për t’i treguar Belit për sa kishte parë në xhepat e Goranit, vëmendjen ia tërhoqi ndryshimi i vogël në kabinën e veturës, që e bëri të ndërronte mendje, duke mos nxjerrë zë. Në vend të flamurit shqiptar, në xhamin e përparmë ishte i varur flamuri serb, kurse xhufka në anën tjetër nuk ishte fare aty. Në dorë, jashtë zakonit të tij, Beli kishte vënë dorëza. Për t’u bindur se ky ndryshim ishte i pranueshëm, pa pyetur fare Belin, shtyu kasetën duke e lëshuar magnetofonin. Kabinën e mbushën tingujt e një kënge çetnike. Kjo e papritur e bëri të dyshonte, se diç nuk ishte në rregull. Duke u përballur me një ndryshim të theksuar dhe duke e marrë parasysh frikën e tij të tepruar se gjoja kishin rënë në gjurmët e policisë, disi e ndjeu veten të futur në një grackë. Pa dashje iu bë se akoma koka e tij gjendej në mes të hekurave. Tëmthat iu bë se iu frynë dhe e ndjeu se zemra i rrihte me një ritëm të shpejtuar.
“Ku po me çon?” – mori zemër më në fund dhe pyeti.
“Mos ke frikë. E vërejta shqetësimin tënd. E kam ndryshuar kabinën, sepse sot gjithë ditën kam pasur punë me njerëzit e konsullatës. Tani unë po të dërgoj në një zonë kufitare, që nuk kontrollohet natën dhe ti, sakaq, do të gjendesh në anën tjetër të kufirit. Atje të presin njerëzit e mi. Çdo gjë është e organizuar mirë. Thesarin në përgjithësi e kam nisur. Pasi të kalosh Austrinë, do t’i bashkohesh karvanit të kamionëve dhe bashkë me ndihmat humanitare, ti si përcjellës i tyre, do të jesh në Beograd. Edhe dokumentet e udhëtimit i ke gati. Pasi të kalojmë kufirin, do ti marrësh dhe… mirupafshim në tokën e lirë!” – tha Beli me një qeshje të papërmbajtur
Vetura mori një kahe që të nxirrte në një zonë kufitare. Në tabelë mundi të lexonte: Zoll 40 km. Paska kohë mjaft, mendoi. Frika iu kishte darovitë. Pas fjalëve të Belit, e ndiente veten më të sigurt. Nuk e kishte të qartë akoma se sa do të qëndronte Beli në këtë vend, por tekefundit kjo nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë. Rëndësi tani kishte largimi i tij nga ky vend dhe atë sa më parë. Pastaj, të gjitha rregullohen. I shkujdesur ndezi një cigare për veti e një për Belin.
Shiu vazhdonte të binte. Rrallë, tek-tuk, vinte ndonjë veturë nga ana e kundërt. Diku larg, fare prapa tyre, u dukën dritat e gjata të një veture që vinte pas tyre, me një shpejtësi të madhe. Beli shau nëpër dhëmb, sepse dritat e gjata nga reflektimi i pasqyrave i binin në sy. Vetura u afrua dhe doli në anën e kundërt, duke i kaluar me një shpejtësi marramendëse.
Derisa u afruan buzë malit, ata nuk folën fare. Pasi Beli e ndaloi veturën, i fiku dritat dhe me një shpejtësi të vogël filloi ta ngiste drejt malit. Nga errësira e dendur mezi dallohej rruga. Beli mbante mesin e rrugës. Mali nuk ishte larg. Vetura sa vinte dhe afrohej. Beli fiku edhe motorin. Vetura tani ecte ngadalë, se rruga kishte marrë të tatëpjetën. Fare buzë mali, në një shesh të gjerë në anën e majtë, Beli e parkoi veturën.
“Është mirë që këtë pjesë të shkurtër rruge ta bëjmë në këmbë. Vetëm një zhurmë sado e vogël në këtë qetësi nate, do të mjaftonte për të na zbuluar.”
“Mirë, ecim në këmbë. Është larg që këtej?”
“Rreth njëqind metra. Eja pas meje, në distancë,“ – tha Beli dhe sakaq u zhduk në dendësinë e malit. Besimi e ndiqte pas. Errësira ishte e madhe. Ata ecnin në një distancë, por pa mundur ta shquanin njëri-tjetrin. Beli ndezi pranë këmbëve të tij llambën e xhepit, që e kishte marrë me vete, para se të dilte nga vetura.
Shiu vazhdonte të binte me intensitet të shtuar. Dëgjoheshin vetëm pikat e shiut, që binin mbi gjethet e lisave, me zhurmë monotone, si dhe hapat e tyre. Befas Beli ndaloi. Pasi e hodhi dritën rreth e qark tij, u kthye nga Besimi, i cili ishte afruar tani fare pranë.
“A ke marrë armë me vete?” – pyeti Beli me zë të ulët.
“Jo. E harrova, por besoj se nuk do të kem nevojë për të,“ – u përgjigj po ashtu me zë të ultë Besimi.
“Ti nuk do të kesh nevojë për të, kurse unë që kam nevojë, e kam marrë me vete, ja ku e kam!“ – dhe sakaq e nxori armën nga brezi.
Në dritën e llambës Besimi pa revolen në dorën e tij. Ju duk se ishte e madhe, me tytë të gjatë. Por nuk pati kohë të mendonte gjatë për formën e saj, sepse ai vrullshëm e ktheu tytën në drejtim të tij.
“Kështu, pra, këtu përfundon misioni ynë shoku Fer Gergjlekaj.”
“Cili mision!? ” – pyeti i hutuar dhe i fiksuar Besimi.
“Misioni sekret!” – u përgjigj qetë, ndërkaq drita e llambës luajti duke ndërruar pozicionin.
Pastaj dëgjoj zhurmën e njohur të hekurt, gjatë tërheqjes së çarkut.
“Ç’pate!?... Mos luaj me armë, Ylber!…” – tha me zë shpotitës, që ju bë se nuk ishte zëri i tij. Mornica të akullta ia përshkruan tërë trupin, duke iu ngjitur nga fundi i këmbëve, deri në tepën e kresë, por atje arritën të nxehta, të përvëluara, sa që djersët i dolën nga ankthi, duke u bashkuar me ujin e pikave të shiut që i shkonte rreke ballit dhe faqeve. Leqet e këmbëve zunë t’i dridheshin.
“Nuk jam Ylber Kraça, por jam Moma... Momçillo Milivojeviq!”
“Si!?... kurse unë?!...”
“Po, pikërisht. Kështu i kemi pasur rolet!“
“Ç’kërkon nga unë?“ – tha Besimi me zë lutës.
“Në emër të Serbisë…“ - dhe fjalët e tjera nuk i dëgjoi. Dëgjoj vetëm një vërshëllimë të shurdhër, të shoqëruar me një flakë regëtuese, si dhe dhembjen djegëse në mes të barkut. Pastaj ndjeu edhe një therje tjetër të zjarrtë në gjoks dhe instinktivisht u bë gërmuq, duke mbajtur plagët me të dy duart. Ndjeu se sytë po i errësoheshin, kurse drita e llambës sa vinte e venitej. E pa se nuk do të mbahej dot në këmbë, ndaj zgjati ngadalë dorën e majtë, për ta mbështetur sado pak diku në tokë, por tani as tokën nuk e gjente dot. Nuk e dinte se në ç’formë ishte duke qëndruar në mes të asaj hapësire të errët dhe të patrajtë. Drita e llambës filloi të sillej dhe të merrte trajta të ndryshme, ndërsa dheu dhe balta e lagur ju përplas pamëshirshëm fytyrës. Ndjeu pikat e shiut që i binin mbi fytyrë. Iu bë se ato po ia freskonin faqet dhe ballin që i digjeshin flakë. Qenkam i shtrirë mbi kurriz, mendoi, dhe u përpoq të ngrihej, por trupi nuk ju bind. Gjuha iu kishte trashur, kurse goja i qe mbushur me shije gjaku. Si në ëndërr hetoi një palë duar që po e tundnin. E mori me mend se ishin duke ia marrë gjësendet e pakta që i kishte nëpër xhepa. Ato lëvizje i ndjeu edhe mbi dorë që rrëshqitshëm ia nxorën orën, unazën, pastaj ia hoqën gjerdanin nga qafa. Si në agoni dëgjoj hapa që largoheshin, por disi ata hapa ishin të rëndë, të largët e të humbur. Qerpikët i kishte plumb të rëndë. Me mundim arriti t’i hapte sytë. Asgjë nuk dalloi. Errësirë dhe qetësi. I mbylli prapë sytë. Kishte dëshirë të flinte, të pushonte dhe pastaj… nga me erdhi kjo shije e gjakut në gojë që s’po me shqitet? Ah, sikur të kisha një pikë ujë!…
Shiu vazhdonte me ritmin e tij. Shushurima e gjetheve nën pikat e shiut dukej se e prishte atë heshtje varri. Qiellin e çau një vetëtimë gjarpërore, pastaj e vonuar, gati e shurdhër u dëgjua gjëma e motit, si gërrhatje gjumi dimëror. Tutje, në fundin e rrugicës malore, u dëgjua refreni i këngës çetnike, pastaj ushtima e motorit të veturës, duke e shuar fare atë zë të çjerrë e të frikshëm, që iu bë se vinte nga amshimi. Diku, në mesin e pyllit, u dëgjua cicërima e një zogu. Pastaj iu bë se dëgjoi zërin e qyqes. Vallë, kë e vajton ajo qyqe me atë zë të trishtuar? Por, këto zëra shpezësh nuk ishin ndonjë vajtim. Ishin shenjat e para se po agonte dita e re.
  ***
Fragment nga romani “Misioni sekret”, botoi Sh. Botuese “Rozafa”, Prishtinë 2004.  





Muharrem BLAKAJ (06.01.1959). Lindi në fshatin Vrellë, komuna e Burimit (ish Istogu). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, ekonomiken, tre vitet e para në Pejë, ndërsa vitin e katërt, maturën, e përfundoi në Istog. Po atë vit e regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, degën gjuhë dhe letërsi shqipe.
Muharrem Blakaj për herë të parë burgoset më 14 dhjetor 1979, kurse për herë të dytë më 5 shkurt 1987. Herën e dytë në mungesë të provave e lirojnë, ndonëse një vit më parë UDB serbe ia kishte mbytur të vëllanë (Xhemailin), në burgun hetues të Pejës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ia merr dorëshkrimin e tregimeve të përgatitur për shtyp „Monolog i një komiti“, si dhe dy novelat „Balta me gjak“ dhe „Besa“, të cilat nuk ia kthejnë asnjëherë.

Muharrem Blakaj, në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën dhe të kërkoj strehim politik në Zvicër. Ai deri më tani i ka botuar kudo në shtypin shqiptarë qoftë në diasporë apo në Kosovë, tregimet dhe fragmente nga romanet e tij.



Veprat letrare:

1. “Misioni sekret”, roman, botoi Sh. Botuese “Rozafa”, Prishtinë 2004.

2. ”Thesaret e humbura”, roman, botoi SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2005.

3. “Atentat brenda germës L”, roman, botoi SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2007.

4. “Paraardhësit”, roman, botoi “KOMBI” (IKDFK), Prishtinë 2009.

Muharrem Blakaj, bashkë me familjen e tij jeton në Zvicër.



Vështrim kritik rreth monografisë nga Z. Skënder Buçpapaj AGIM RAMADANI VËLLAI I FLIJUAR I LIRISË SË NËNË KOSOVËS

Vëlla i motrës së palindur, me emrin Liri. Vëlla që nuk do të jetë i pranishëm fizikisht kur Nëna Kosovë të ketë lindur motrën e tij, bijën e saj, Lirinë. Kështu e shikon veten, kështu e shikon figurën e luftëtarit për çlirim Agim Ramadani në "Letër e pakryer motrës sime të panjohur", ku vëllai i thotë motrës së palindur: "Me lindjen tënde, dua të jem në shpirtin tënd."


"Letër e pakryer motrës sime të panjohur" ka vendin e prologut në librin dyvëllimësh "Agimi i Lirisë" të autorit Ibrahim Kadriu, një emër i njohur dhe me shumë përvojë në mbarë letrat shqipe. Letra është një prozë poetike në dorëshkrim e Agim Ramadanit, e cila përbën sa kodin e etikës së një populli nën pushtim, aq edhe filozofinë e tij të çlirimit nga pushtuesi. Letrën e pakryer, artistikisht të përkryer në llojin e vet, siç e dimë, Heroi i Kombit do ta kryente plotësisht, do ta shkruante gjer në fund me gjakun e vet.
"Agimi i Lirisë" është libër monografik në kujtim të rënies heroike të Agim Ramadanit në Luftën e Koshares. Edhe pse në mungesë fizike të heroit, mund të themi se bashkautor kryesor i librit është vetë Agimi nëpërmjet shkrimeve të tij, krijimeve të tij në poezi e pikturë, ditarëve të tij, letërkëmbimeve, shënimeve dhe fjalimeve të tij të përfshira në libër ose të cituara. Pjesën e munguar të tij e plotësojnë rrëfimet e të afërmve dhe bashkëluftëtarëve. Pra, kemi të bëjmë me biografinë e parë më të plotë zyrtare të Heroit të Kombit Ramadani, e cila ndonëse mban një emër shkrimtari në ballinën e parë, kritikët i cilësojnë si vepra të shkruara prej shumë palë duarsh.

Kjo veçori unike e përbën edhe origjinalitetin e subjektit, edhe meritën e shkrimit dhe të përgatitjes së këtij libri nga Ibrahim Kadriu. Nëpërmjet hyrjes, prologut, fletështesave, intermexove, meditimeve, dokumenteve këndshikohet dhe shpaloset nga të gjitha anët një figurë aq e përveçme dhe aq përfaqësuese e kombit tonë, e luftës për çlirimin e Kosovës, arrin të skalitet një shembull i lartë burrërie dhe shqiptarizmi e përmasave epokale. Aspekti më i ndërlikuar i shkrimit të këtij libri ka qenë pikërisht zgjedhja e mënyrës së organizimi të një materiali aq cilësor e aq të rrallë që e kishte në dorë autori i librit. Dhe njëkohësisht kjo zgjedhje ka qenë çelësi i lehtësimit të punës së autorit dhe i sukesit të hartimit të librit.

Në këtë mënyrë, pa i shkrirë e pa i përzier me njëra tjetrën, i ndërthur e i përfshin në një vepër të letërsisë dokumentare shtresën artistike, me shtresën memoaristike, kronikën dhe detajin, shpalosjen e figurës së heroit dhe rritjen e figurës së tij, kulmet e tij shpirtërore dhe kulmet e tij si strateg ushtarak, luftëtar e prijës për çlirim kombëtar, atdhetar i vendosur për flijim.

Agim Ramadani është një nga figurat më të plotësuara në historinë e Kosovës dhe të kombit tonë të cilat unë i kam njohur nëpërmjet leximeve ose kam pasur nderin dhe fatin t'i kem bashkëkohës apo miq. Është nga figurat tepër të rralla të historisë sonë moderne që të mos i ketë lejuar vetes vakuume (zbrazëti, boshllëqe) në formimin e tij, karakterin e tij në rrjedhën e tij jetësore. Është nga intelektualët tepër të pakët shqiptarë që të mos i ketë lejuar vetes sirtare mangësish apo dobësish të cilave t'iu kthehet më vonë për t'i plotësuar apo ndrequr. Njerëz të tillë, intelektualë të tillë, artistë të tillë njohin vetëm rritje të gjithanshme të figurës së tyre. "Fytyra jonë është pjesë e fytyrës së Kosovës, e këtë duhet ta ruajmë e ta tregojmë me shkëlqimin e duhur," kujton një nga kolegët shprehjen e parapëlqyer shpesh të përsëritur nga Agimi. Pavarësisht se nuk ka qenë synimi i autorit të librit monografik për t'i theksuar veçanërisht këto tipare në portretin e Agimit, mendoj se ato vetvetiu dalin në pah dhe plotësohen nga vetë lexuesit e përvojave të ndryshme dhe lidhjeve të ndryshme shpirtërore me Agim Ramadanin.

Çka binte në sy më së pari tek i saponjohuri me Agimin ishte mirësjellja e tij aq e përkorë intelektuale, evropianiteti i tij shqiptar i komunikimit, mënyrat argumentuese të bisedave, tonet e përmbajtura të të folurit, përdorimi i kursyer, i hijshëm dhe shprehës i gjesteve, humori miqësor e asnjëherë pa vend, raportet e çiltëra dhe të besueshme me bashkëbiseduesin. Këtë tipar të Agimit e thekson edhe suksesi i tij i shumanshëm në rekrutimin e luftëtarëve të lirisë nga radhët e mërgimtarëve, edhe suksesi në fushën e stërvitjes, ku konsiderohej pedagog i luftëtarëve, edhe suksesi në krijimin e shpirtit të fitores aq i domosdoshëm në fushën e betejës. Ky tipar spikat në dëshmitë e shumta të kolegëve dhe të bashkëluftëtarëve të Agim Ramadanit.

"Edhe i fundit që arrin në radhët tona, do të jetë i respektuar sa i pari," thoshte komandant Agimi në komunikimet me rekrutët e ardhshëm. "Bashkimi sjelll fuqinë, fuqia sjell fitoren." "Ejani me mua në luftë." "Ftesën po e bëj kështu: Kurrkush nuk po ju thotë shkoni në luftë, por po ju thërras të vini bashkë me mua në luftë, ejani që t'ju stërvit të gjithëve. Askush nga ju nuk do të angazhohet në detyra luftarake para se të jetë stërvitur mirë, para se t'i përshtateni kolektivitetit ushtarak. Kam ardhur që t'ju lus." Agimi ua kujtonte bashkëbiseduesve se përfshirja e tij ishte e çiltër: "Fëmijët i kam lënë në Zvicër. Qe dhjet vjet nuk kam qenë në Kosovë." Ai ua kujtonte atyre se kishte ëndërruar gjithmonë ta fillonte luftën në Karadak, vendlindjen e tij, por ja që fati e kishte dashur që këtë luftë ta niste në Koshare, të dashurohej me Dukagjinin si me Karadakun, të ishte ai njeriu që do të hiqte i parë në historinë shekullore gurin e kufirit midis pjesëve të atdheut dhe të kombit.

Agimi shkon në luftën për çlirim dhe në aktin e rënies në altarin e lirisë së Kosovës me një moto të kristalizuar gjithë jetën e tij: "Derisa të përmbush detyrimin, detyrë që ma imponon përkatësia ime e gjakut, mund të justifikoj mungesën time me të gjitha disponimet që kam. Sepse obligimet e papërmbushura nuk duhet të bien kurrë mbi fëmijët e mi. Edhe ne jemi fëmijë të prindërve tanë dhe ka shumë nëna në Kosovë që lutin Zotin, duke e besuar në mundësinë e fundit që fëmijët e tyre t'i shpëtojnë terrorit serb, që serbët, si profesion të tyre, arrijnë ta ushtrojnë deri në fund, deri edhe tek fëmijët në barkun e nënave."

Natyrisht, para se të ishte poet i talentuar, piktor i sukseseve ndërkombëtare, strateg ushtarak, Agim Ramadani do të ishte njeriu, familjari, prindi, fëmija. Aq sa prefeksionist në profesionin e ushtarakut apo në pasionin e krijuesit, Agim Ramadani ishte një prefeksionist në ndjenjat bazë të njeriut. Të tilla janë raportet e tij me dashurinë e jetës së tij, më vonë shoqen e jetës dhe nënën e fëmijëve të tij. Ai e kërkon këtë dashuri me ngulm, e mbron me vendosmëri, e përkryen dhe e selit pa njohur kurrë stepje apo mërzitje. Aq sa do të ishte pasionant në moshën e nxënësit dhe studentit, po aq pasionant do të ishte edhe në moshën e rritur, kur nga fusha e betejës ua shkruante fjalët më të çiltëra, më të ngrohta, më të buta, më të përkryera bashkëshortes, fëmijëve, prindërve të bashkëshortes.

Në fushën e betejës Agimi kujton poezitë e Lasgush Poradecit, poetit që duket se ka ndikuar aq shumë në prefeksionizmin e Agimit si shpirt njerëzor, si krijues, si artist dhe, në një mënyrë lasgushiane i drejtohet në letrën e tij me në varg poetik bashkëshortes: "Agimi yt qe po vjen në zjarrin tënd krejt për t'u shuar." Fati tragjik do të bënte që Shukrije Ramadani të mos e takonte më për së gjalli Agimin. Në fushën e betejës ajo do t'iu thoshte bashkëluftëtarëve të tij: "Nuk dua që të pushojnë armët e Agimit." Djali i madh i Agimit, Jetoni, kujton: "Babi për herë të fundit ishte me ne kur kremtuam ditëlindjen e katërt të motrës sonë Lorinës, të cilën e donte shumë se ishte vajza e vetme e familjes. Ishte ditëlindja më e bukur që festuam ndonjëherë, e nuk e dinim se ishte edhe e fundit që po festonim bashkërisht. Të nesërmen babi u nis drejt Kosovës..."

Agim Ramadani do të binte në fushën e betejës më 11 prill 1999. Në maj një telefonatë do të mbërrinte nga Gembux i Belgjikës, nëpërmjet së cilës njoftohej se kishte fituar Medaljen e Artë për pikturat e dërguara atje dhe ftohej të merrte pjesë në Sallonin e hapur në atë qytet prej 22 deri 30 maj. Jeta e Agimit do ta ndërpriste fillin e saj, për ta vazhduar tek Jetoni, Edoni dhe Lorina. Por vepra e Agimit, ajo jetësore dhe ajo artistike, do ta vazhdonte jetën e saj të pavarur. Emrin e Agim Ramadanit do ta merrte Brigada 138 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formacioni luftarak ku Agimi kishte shkrirë talentin ushtarak dhe kishte flijuar veten në radhët e tij. Letra e pakryer drejtuar motrës së palindur, lirisë së Kosovës do të vazhdonte të kryhej, do të vazhdojë të kryhet. Në hymnin e kësaj brigade është një strofë ku luftëtarët betohen në shembullin e komandantit, si dhe një strofë me katër vargje sa kushtrim aq dhe përbetim të Agim Ramadanit. E veçanta e këtij hymni nuk mbaron këtu. Strofat e tij të para janë nga poezia kushtrim e Hil Mosit "Aty gjaku i shqiptarit ra në tokë me mbi përsëri", kushtuar Kryengritjes së Përgjithshme të Pavarësisë të viteve 1910-1912, kryengritje e cila do të kulmohej pikërisht në Kosovën, e cila do të vazhdonte të martirizohej edhe për një shekull tjetër rresht, një ironi tjetër tragjike e historisë, të cilën Kosova nuk do ta lejojë të përsëritet kurrë më.

Ashtu si e përmenda, "Agimi i lirisë" është biografia e parë zyrtare e Heroit të Kombit Agim Ramadani, vëllait hero të Lirisë së Kosovës, vëllait të flijuar të Lirisë së Nënës Kosovë. Motra, ende e palindur kur Agimi binte në fushën e betejës, tashmë po hedh shtat, duke i lartuar tek vetja e saj tiparet e heronjve dhe dëshmorëve të flijuar për të.

Mënyra e shkruarjes dhe përgatitjes së librit siguron një lexim të rrjedhshëm, duke ia mundësuar lexuesit të ndërtojë një strategji të tillë leximi gjatë të cilit të përcaktojë edhe se çfarë do të ruajë më shumë në kujtesë, çfarë do të përjetojë më thellë, ku do të përqëndrohet në rileximet e librit. Hapësirat midis vëllimeve, midis kapitujve e nënkapitujve, sjellja për herë të parë e fotografive të bollshme nga jeta e Agim Ramadanit e bëjnë tejet të rehatshëm librin për lexuesin. Në rrjedhshmërinë e leximeve, rileximeve, në thellësinë dhe pashlyeshmërinë e përjetimeve ndikojnë, siç e kemi përmendur edhe më lart, sidomos ndërthurjet e stileve të shkrimit, sensi i masës në gjatësinë e teksteve, intensiteti i lartë estetik dhe kuptimor i tyre.

Biografitë e shkruara dhe të përgatitura me kaq përkushtim dhe dashuri kanë shpesh fat të madh. Ato shërbejnë për kryevepra të arteve të gjinive të ndryshme, për romane biografike apo mirëfilli trillime artistike, për filma, drama, seriale. Libri që kemi në duar, me siguri absolute, i përmbush të gjitha të dhënat për t'u bërë burim subjektesh dhe për të frymëzuar plot kryevepra në të ardhmen. Kështu Karadaku i Idriz Seferit dhe Agim Karadakut përmbush mrekullisht edhe një detyrë tjetër ndaj Kosovës dhe kombit nëpërmjet punës së palodhur e mjeshtërore të poetit të mirënjohur Ibrahim Kadriu, autorit të librit monografik "Agimi i Lirisë".

ISNIQI NË EPIKËN HISTORIKE SHQIPTARE


 Arif Molliqi


Kënga popullore shqiptare është një thesar i çmueshëm i kulturës sonë kombëtare. Ajo është shprehje më e mirë e botëkuptimit, e karakterit dhe shpirtit të popullit në përgjithësi ( Akademik Mark Krasniqi). Andaj, arti ynë popullor, ku hyn folklori, kënga popullore, janë një kontribut i mirë i popullit tonë për kulturën shpirtërore artistike, dhe njëkohësisht një nga armët kryesore për t´i rezistuar kohës. Dihet se përmes këngës folklorike dhe popullore, brezat e rinjë e mësuan historinë tone, dhe e ruajtën bërthamën e autoktonisë. Kështu bashkë me gjuhën dhe zakonet, kënga popullore na ka rikujtua gjithmone vehtveten sepse, shqiptarët nëpër shekuj më shumë kanë luftë për të mbijetuar se sa për te krijuar shtet. Në këto kushte, n´këto rrethana, krijimtaria shpirtërore e barti historinë e vet përmes këngëve tradicionale të kreshnikëve, të epikës historik, epikës lirike etjera.

Arif Molliqi  Tribunën e organizuar në Zvicër me datën 21.10.2012
  Mbi ketë krijimtari mjaft kompleks, mbi këtë krijimtari shpirtërore popullore, jam mundua të nxjerr një fragment të historisë se Isniqit, gjegjësisht kam nxjerr disa episode për kontributin isniqas në lufte për krijimin e shtetit shqiptar. 
         Në fillim të këtij punimi, që t´i ik keqkuptimit më duhet ta them se; këtu nuk e kam marrë për bazë e gjithë epikën historike shqiptare, e as, e gjithë epikën historike të fshatit Isniq, por vetëm dy këngë. Thash, kam marrë vetëm dy kenge ngase, e gjithë epika historike shqiptare dhe ajo e Isniqit është shumë me e gjerë, shumë më komplekse dhe kërkon një diskurs më të gjer kerkimesh. Këtu kam marrë një këngë popullore dhe, një këngë të Gjergj Fishtës, brenda të cilave shohim Isniqin në epikën historike shqiptare, gjegjësisht, shohim kontributin e Isniqit në krijimin e shtetit shqiptar.
         Kënga e parë është nje këngë folklorike; “Azllan Pash n´gjok të bardhë”, ku për autorë është rapsodi popullor, vet populli dhe, kënga e dytë eshte marrë nga eposi i Gjergj Fishtës kënduar tek “Lahuta e Malcis”, gjegjësisht tek; Kënga e shtatëmbëdhjetë, që mbanë titullin: “Në qafë-Hardhi”.
         Pse vetëm këto dy këngë.
         E thash edhe në fillim se epika historike e Isniqit është fushë e gjerë që kërkon kohë dhe studim shumë serioz, kërkime të vëmendshëm dhe se dyti; natyra e këtij takimi është e kufizuar në kohë. Ndaj, për çastin më është dukur së brenda këtyre dy këngëve mund të prezantoj atë që mund ta quaj si diskurs të epikës historike isniqase, ose; diçka shumë më origjinale, përmes këtyre dy këngëve epike historike mund ta tregoj krenarinë kombëtare të Isniqit, shpirtin kryengritës dhe atdhedashës të djalërisë isniqase, kontributin e tyre drejt mëvetësisë së shtetit shqiptar, si dhe urrejtjen e pakufishme të tyre kundër armikut, i cili përpiqet ta pushtoj ose robërojë vatrën e tyre.
                  2. Epika historike e Isniqit tek kënga:
                  “Azllan Pash n´gjok të bardhë”
         Lufta mbinjerëzore e popullit shqiptar nëpër shekuj që ta çoi Shqipërinë  deri të pavarësia ishte e gjatë, e vështirë, e mundimshme dhe e shfaqur në forma të ndryshme. Edhe pse gjatë këtij formimi, shqiptarët nëpër shekuj luftuan për mëvetësi, por më shumë kanë qenë në luftë për të mbijetuar nga sundimi i pushtuesve osmanë e, sidomos nga yryshit sllave që lakmonin gjithmonë në tokat shqiptare.
         Në këto kushte të rënda, gjendje lufte dhe mbijetese, ishte krijimtaria shpirtërore, ishte kënga popullore që e pasqyroj kohën, që luajti rolin e historisë. Folklori zuri rrënjë në opusin epiko-historik duke e pasurua trashëgimin kulturor të popullit. Me përmbajtjen e formën e saj artistike, me gjinitë e llojet e tyre, me figurat e ritmet e këngëve u dëshmua lufta dhe mbijetesa e popullit.  Pra, historia e formimit të këtyre vlerave ishte historia e vetë popullit në luftën për ti mbrojtur tokat e veta, për ta mbrojtur ekzistencën e vet karshi sulmeve dhe plaçkitjeve që i bëheshin nga sunduesit dhe fqinjët grabitqar. Andaj, e gjithë krijimtaria artistike popullore e folklorike shqiptare nuk ishte dekor i jashtëm, nuk ishte një stoli formale, por një shpërthim, një kryengritje e brendshme, një shprehje e botës shpirtërore për pavarësi, një ecje drejt zhvillimit të tyre historik, drejt thellësisë së mendimeve, e ëndrrave dhe e aspiratave për një shtet-formim që do t´ju del zot këtyre dëshirave.
         Dhe, krahas luftës se vazhdueshëm për liri, populli e konsolidoj identitetin e vet, individualitetin e vet përmes krijimeve të veta qofshin ato të legjendave, baladave, të këngëve kreshnike, epike, lirike.
         Ne këto perplasje edhe lindi kënga; “Azllan Pash n´gjok të bardhë”, me një  autor të panjohur. Këtë këngë e kemi gjetur edhe në dy variante të tjera, që pak a shumë ndryshojnë vetëm nga titulli i këngës kurse përmbajtja është e njëjtë. Në “Epikë Historike Kosovare”- Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i kulturës popullore, Tiranë, 1985, faqe 227, e gjejmë në variantin;  “Bajraktart ja kan´ gri të tanë”, të kënduar në vitin 1958 në Rrashbull të Durrësit nga rapsodi i njohur Dervish Shaqa, Llukë e Epërm. Të njëjtën këngë e kemi gjetur të kënduar nga këngëtar edhe në variantin; “Asllan Pasha mbledh verginë”.
         Ngjarja e kësaj kënge zhvillohet në fshatin Isniq të Deçanit. Azllan Pasha, sundimtar i lartë turk nga Peja, i shoqëruar me pesë bajraktarë, shkon në Isniq për të mbledhur verginë-taksen:
Azllan Pasha n´gjog të Bardhë,
na i ka mbledh´ pes´ bajraktarë
shkoi n´Isniq vergin´ me marrë.
         Vetëkuptohet se për isniqasit nuk ishte vetëm taksa ajo që i detyronte t´i kundërviheshin pashait, t´ja kthenin pushkën. Ata tashmë ishin mësuar duke u mbrojtur me armë në dorë nga plaçkitjet, nga sulmet që shpesh u vinin nga sundimtarët, sado që ata në fshat ktheheshin më kërkesa plot lajka e, që, në brendësi të atyre fjalëve përkëdhelëse fshihej dinakëria e pushtuesit i cili dinte të nxirrte kokë me veprime ndëshkuese. Duke i ditur këto metoda, Isniqi gjithmonë qëndronte i përgatitur që në raste të nevojshme t´u kundërviheshin pushtuesve më armë. Ishte kjo koha kur taksa mblidhte qeveria turke dhe ato ishin të rënda dhe të papërballueshme. Taksa paguhej për shtëpi, paguhej për tokë, taksa paguhej për bagëti, për djerrina, për kullota, për mal...
         Mirëpo, procesi mbledhjes së taksave në Isniq për Azllan Pashën përfundoj me konflikt. Isniqi jo vetëm mbledhjen e taksave por edhe mbrojtjen e tokave shqiptare e priti me rezistencë të organizuar ngase, kur Azllan Pasha erdhi në Isniq për të vjel taksa, ai s´ishte përgatitur vetëm më “pesë´” bajraktar, por kishte marrë me vete edhe ushtar sepse kishte informacione se isniqasit nuk i nënshtron e as nuk japin aq lehtë vergi´ -taksa tagrambledhësve. Aq më tepër kur një pashai me ushtri merrte rolin e tagrambledhësit duke menduar se vet prezenca e tij me bajraktar dhe ushtar do ti frikësonte burrat e fshatit Isniq. “Në Isniq kishte urdhëruar vetë Pashai i rrethuar me bajraktarë. Pra, vetë lartmadhëria. Pushteti. Në raste të këtilla organizoheshin pritje të nivelit të lartë. Përkulje deri në tokë. Pije dhe ushqim. Dajre dhe festë... Por, kësaj radhe, Isniqi organizon një festë tjetër, një pritje të merituar për rangun e armikut gjakpirës” (Kadri Rexha)
N´fun t´Isniqit kur asht dalë,
kur jan´ dal´ në fund t´Isniqit,
kan´  kris´ pushk´ për skej t´zidit.
Bajraktarve mir´iau ngjiti
jan´dhez´ tjerat prej çardaki
bajraktart i ka mlu gjaki,
i ka mlu gjaki, i kan´ gri të tanë
Asllan Pashën rop pe e  nxanë...
S´e kan´ lan´ kurrgjë pa i thanë.
         Mirëpo, edhe pse Isniqi e kanë nxënë Azllan Pashën, ndera, trimëria dhe burrëria e isniqasve tregohet në një variant shumë figurative dhe dramatike. Aty jepet figura e një luftëtari që sado në një situatë dramatike dhe shpërthyese ai din ta ruaj nderin e djalërisë dhe luftëtarëve që edhe n´raste se e mund armikun duhet sjellë brenda normave të moralit njerëzor.
         Ky është virtyt vetëm e popujve të mëdhenj, luftëtarëve trima.
         Ja si portretizohet kjo figurë epike përmes luftëtarit Tahir Dervishit. Me pak fjalë kënga jep edhe lartësinë e luftëtarit, jap edhe trimin, jap edhe ndershmërinë, sepse, sado që gjuha e luftëtarit Tahir Dervishi ka urrejtjen për armikun, për pushtuesin i cili ia kërkon vergi-taksen për tokën dhe pasurinë e tij, ai ngase e di se trimi nuk i bie për s´ratë kundërshtarit, i thotë, se i vjen keq prej veti:
Kur jan´ dal´, tha, tu Rodishi*
t´ madhe briti Tahir Dërvishi
Azlla Pashs për gjyks ja ngjiti,
Pshtymë e jargë në ftyrë ja çiti
Pshtymë e jargë në ftyrë ja pshteti
Mos me m’ardhë Pashë keq prej veti
Tana trutë celinë t’i treti...
         Pashai duke e pa veten shumë ngushtë, ai tani mundohet që përmes dinakërisë, përmes lojës së pakryer, tamam në stilin e një sundimtari të regjur dhe që njeh traditën shqiptare të lidhur për besën, kërkon ndihmë. Këtu na del si element metafora e gjerë që ka brenda himnin antik të shqiptarëve; besën dhe fjalën e dhënë. Në ketë metaforë, brenda lojës se pakryer të Pashait, na del një portret tjetër. Nuk është më ai pashai që drejton situatën. S´është më ai pashai që kur erdhi ndiente krenari dhe një forcë të pa thyeshme. Para rezistencës, heroizmit dhe urrejtjes së Isniqit ai ndjehet i pafuqishëm, ndjehet i mundur dhe i turpërua nga luftëtaret isniqas dhe, i kthehet mënyrës politike, lojës metaforike të besës shqiptare, duke u mundua të justifikoj arsyen e ardhjes se tij. Ai provon ti mashtroj isniqasit me dinakëri se gjeja, në Isniqi erdhi si mik i tyre për një vizitë miqësore e dashamirëse:
Azlla´ Pasha n´gjog të bardhë:
-Nore t´juve, more Shalë,
se s’jam dal´ vergi  me marrë
po për zijafet n´ket an´ jam dalë...
         Pjesë e dytë e këngës “Azllan Pash n´gjok të bardhë”, është nje  grotesk dhe një antitezë e pjesës se parë. Tani Pashai sikur vihet para një turpërimi që i shkaktojnë burrat e Isniqit. Si duket Pashai i ka prekur isniqasit aty ku janë të ndjeshëm me fjalët; “Nore t´juve mori Shalë” duke i lutur në emër të fisit, besës, nderës. Isniqi e lirojnë Pashain. Dhe, Pashai, i trishtua, i hutuar, i frikësuar dhe i tmerruar nga qëndresa e Isniqit nuk di çka bën, nuk din si të vepron saqë edhe rrugën nuk mundet ta gjej. Një rrugë prej dy kilometrash mezi e kalon për “shtatë sahat”.
         Tek këto vargje qëndron poetika groteske dhe ironia më e fuqishme e  kenges dhe e krijuesit folklorik kur thotë:
Azlla´ Pasha, Azlla´ gusha,
Shtat´sahat iu dokti Lbusha...
         Gjithsesi figura e pashai të dështua tregohet kur Azllan Pasha kthehet në Pejë. Ai në vend që të ecë më krenari nëpër qytet, ngase ka mbledh vergi-taksen duke e shtruar fshatit Isniq, ai i turpërua nuk dëshiron të flas. Ndoshta këtu për herë të parë pashai flet sinqerisht, kur ju tregon krejt atë çka i ka ndodhur në Isniq.Kur shehërlitë e pyesin si kalove në Isniq ngase ai kishte dhënë fjalë të mëdha. Azllan pasha përgjigjet i turperuar.
Sot nuk muj selam m’u dhanë
Kesh´ n’Isniq edhe rob jam nxanë
s’e kan´ lan´ kurgja pa m’thanë
bajraktart m’i kan´ gri të tanë...
         Këngët “Azllan Pasha n´gjog të bardhë” është dramë e vërtetë. Ndonëse aty pasqyrohet një ngjarje lokale, përmes vargut poetik, përmes fjalës së artit këngëtari ka arrite ta sintetizojë për bukuri situatën e kohës, gjendjen kryengritës dhe rezistencën e fshatit Isniq në veçanti dhe te popullit shqiptar në përgjithësi. 
         Pra, nga kënga “Azllan Pash n´gjok të bardhë”,  shihet se Isniqi ishte një fshat që kishte shpirtin luftarak, atdhedashës, që në çdo kohë u kacafyt edhe me armikun shumë më të madh se ai vet.
                  3. Potretizimi i luftëtarëve të Isniqit të
                  “Lahuta e Malcis” se Gjergj Fishtës, gjegjësisht
                  të kënga e shtatëmbëdhjetë. “Në qafë-Hardhi”.
         Lahuta e malcis është pa dyshim poema epike më emocionuese e më e fuqishme e shkruar në gjuhën shqipe. Ajo qëndron mbi të gjitha sprovat e tjera në këtë gjini, do të thoshte Robert Elsie. (“Histori e letërsisë shqiptare” faqe 298, botim i Dukagjinit, Pejë, 2001). Të kjo vepër shkrirja e elementeve heroike dhe mitologjike është më se e dukshme në një numër personazhesh, të cilëve Fishta u jep një vend të rëndësishëm. Mirëpo, mes figurave heroike kryesore që e karakterizojnë Lahuten e malcis janë edhe disa figura që Fishta u jap një vend të duhur, vend të harmonizuar brenda epikës historike por duke mos lënë anash asnjëherë një përshkrim lirik dhe idilik të së bukures dhe pamjes së luftëtarit-heroit para dhe pas betejës.
         Në këtë harmonizim heroik më përshkrime gjithsesi të bukura Fishta flet edhe për djemt e Isniqit të kënga e shtatëmbëdhjetë ” Në qafë- Hardhi”, tek Lahuta e malcis, faqe 198.
         Derisa të kënga e parë, Isniqi lufton për ta mbrojtur fshatin, të kënga  “Në qafë-Hardhi”, kemi një ngjarje tjetër.
         Pas nje beteje, orët dhe dy drangoj, Rrustem Uka dhe Xhem Sadrija duke pushuar në Qafë-Hardhi kuptojnë se Mark Milani është kthye  me tetë batalione të reja, i vendosur të pushtojë Plavën e Gucinë. Dy dragoit shqiptar shtrëngohen të mbrojnë hyrjen e armikut në tokat shqiptare nga treqind trupa malazeze. Ata zihen ngushtë, por u vijnë në ndihmë vullnetar dhe i zbrasin sulmuesit malazez.
         Mark Milani vendos t´i tërheqë trupat për një betejë tjetër duke i sulmuar shqiptarët në Sutjeskë. Popullsia e atyre krahinave, nën udhëheqjen e Ali Pashë Gucisë, kërkon ndihmë nga krahinat e tjera shqiptare për ti dal përpara ushtrisë se Mark Milanit. Në ketë kohë thirrjes i pergjigjen mijra vullnetarë, te cilet vajtën në ndihmë forcave vendëse dhe nuk e lanë ushtrinë e Mark Milanit të futet në Plavë e Guci.
         Në ketë këngë nuk e kemi vetëm ndihmën për një luftë kundër Malit të Zi, por Fishta na paraqet harten historike shqiptare, ose, thënë ndryshe; lufta që zhvillohet “Në qafë-Hardhi”, është ndërtua mbi hartën gjeografike shqiptare, gjegjësisht, për hartën e gjithë Shqipërisë etnike ngase luftëtarët janë nga të gjitha krahinat shqiptare, qe duke e mbrojtur Plavën e Gucinë, paraqitet harta historike dhe gjeografike e Shqipërisë etnike në një variantë tjetër e, ku, brenda asaj harte gjeografike dhe historike shqiptare, është edhe fshati Isniqi:
Pse edhe, e lumja, jam tuj pa,
Ke janë dyndë Plavë e Gusi,
Ke kan ra Strelc e Plivi,
Me Sutjeskë e me Nokshiq,
Vuthaj e Martinoviq,
Hoti i Kuj´t, Morinë, Isniq:
Gash, Krasniqe, Reç e Dardhë,
Qafë e Diellit, Lum e Bardhë,
Nikaj, Palç edhe Mertur, ...( faqe 202-203)
         Mes këtyre luftëtarëve trima janë edhe djemt nga Isniqi që si rregull kërkohet që luftëtarët të janë në një moshe të pjekurisë. Mirëpo, isniqasit, siq i përshkruan Fishta, i përgjigjen thirrjes se Atdheut, thirrjes se Ali Pashë Gucisë pa dallim moshe. Atje në fushë betejë për të u ndihmuar vëllezërve në brojtje të tokave të veta kanë vajtur edhe djemt e ri:
“Me dy djelm prej Gegëhysenit
E me at t´bir´n e Ragip Cenit,
Nji t´Isniqas djalë të ri,
Ardhë si “ltina” vjerrë m´sergji:
Veç sa lshue  `i fije mustak:
Me t´u dhimët m´e vrá per gjak!...“
(Gj.Fishta, „Lahuta e Malcis“, Këngë e shtatmdhetët, faqe 198.)
         Zanat, të cilat përsëri e kanë soditur betejën nga një majë aty afër, zënë vend tani në një majë shkëmbi që shihet Sutjeska dhe rrinë në pritje të betejës e cila fillon me mjaftë ashpërsi:
Ushton “huta” bubullimë!
Por, medet! Se copë e grimë...
         Por në këtë betejë që ka frymëzim për qëndresë, që ka edhe tronditje shpirtërore, është dashuria për atdhe që trimave u jap kurajo, ju jap forcë dhe shpresë se betejën do ta fitojnë ngase aty janë duke u pa se kanë ardhë vullnetarë për t´ju ndihmue nga të gjitha trevat shqiptare dhe duhet: Me qindrue tjetër nuk ka.
         Sepse në mesin e shumë trimave nga harta gjeografike shqiptare, kanë  ardhur edhe djemt e Isniqit të cilet e kanë kuptuar se ka ardhur moment sublim, është momenti i bukurisë absolute, është kulmi për ta mbrojtur atdheun nga grabitçaret. Çka do të thotë se, pikërisht, është momenti për formimin e Shqipërisë se vërtetë gjeografike. Kështu, edhe figura e luftëtarit nga Isniqi ndërtohet me simbole të qëndresës heroike, me pak fjalë:
“...Gjurmë per gjurmë e njitë mas ti,
Vjen nji Omer e ´i Hasan Haxhi:
Njani Isniq, tjetri Nokshiq:
Zot, n´dorë t´tyne kend mos piq,
Pse t ´a bajn, besa per vigj...”  (Po, aty, faqe 204)
         Krejt në fund (për shkak të natyrës se kësaj tribune), duhet ta them se  në rastin konkret, këto dy këngë epike historike pasqyrojnë artistikisht kryengritjen dhe luftën e shqiptarëve për mbrojtjen e tokave e tyre dhe krijimin e shtetit shqiptar brenda Shqipërisë gjeografike-etnike, kurse angazhimi i drejtpërsëdrejti i isniqasve, tregon shpirtin e tyre atdhedashës dhe kontributin e  tyre për pavarësi.

Inçesti në histori, në ditët e sodit dhe në të ardhmen

R-M Laçi:



Ligje të pashkruara e të shkruara janë ngritur lidhur me marrëdhëniet gjaktrazuese që janë të lidhura me inçestin. Dihet se një nga vëndet dhe popujtë e rrallë që nuk njihte asnjë ligështi në relacionet seksuale pasmartesore në mes fëmijëve të një barku e fare o fisi ishte Egjipti faraonik. Në këtë kohë nderi e donte që mashkulli i cili ndinte afërsi, ti afrohet një femre, e për tia shprehë dashurinë e dëshirën për të, e quanta ose i drejtohej me fjalët «motra ime». Në këto shekuj nuk tolerohej asesi inçesti prind-fëmij dhe përpos ndalesës morale egzistonte edhe ndëshkimi.

Nëpër shekuj, doket dhe ligjet ndryshonin poshtë lart në etni të ndryshme. Dikund toleroheshin e dikund preferoheshin disa forma të inçestës me lidhje martese mes kushërinjëve të parë e më larg. Edhepse shpesh e përdorim fjalën inçest, duhet të themi se ky term nuk duhet kuptuar si neveritës nëse doket dhe ligjet laike e fetare i lejojnë martesat e tilla. Neveritëse është dalja nga doket e krijuara dhe të respektuara nga grupi, klani, kombi dhe feja ; por të fillojmë me rradhë :

Kjo formë e marrëdhënieve mesnjerëzore egzistonte që nga krijimi i njeriut e botës shtazore në tërësi. Numër i konsiderueshëm i tyre i largohet inçestit instinktivisht kurse njeriu, krijoi bindje të drejta se këto marrëdhënie lënë pasoja të shumta në brezërat e ri, por kjo, nuk duket të jetë fillimi i ndalesës dhe dënimit moral e më vonë edhe atij ligjor. Mund të sypozojmë se njeriu paraprak që para se të arrin nivelin e aftësisë së menduarit dhe të ndërgjegjes (homo sapiens), i largohej gjaktrazimit instinktivisht. Spjegimet fetare e kanë zanafillën drejtpërsëdrejti nga njeriu i parë që krijoi Zoti të cilit iu urdhërua që fëmijtë e vet ti bashkoj në palë në atë mënyre që mos të jenë të lindur njëri pas tjetrit në rradhë kurse për pasardhësit e tyre e udhëzoi të largohen gradualisht nga më të afërmit drejt kushurinjëve më të largët. Këtu pra është zanafilla e krijimit të dokeve dhe moralit familjar-klanor e gjer më ditët e sodit. Këto raporte, natyrisht se u zhvilluan në kahje të ndryshme në botë sa me zgjërimin gjeografik aq edhe me rritjen konstante të popullatës botërore. Në vise e etni të ndryshme u krijuan ligje dhe etikë që dallonin krejtësisht nga njëra tjetra duke ruajtur veti të përbashkët vetëm ndalesën e plotë të marrëdhënieve seksuale vijë vertikale prind – fëmij – nipër/mbesa…

Gjatë shekujve, u krijuan disa lloj relacionesh të cilat toleronin inçestën në raste të kërcnimit nga zhdukja e fisit ose kombit pas një lufte ose katastrofe natyrore shfarosëse. Megjithate, ndaloheshin rreptësisht marrëdhëniet e tipit vertikal brenda të njëjtës familje si dhe në mes fëmijëve të një barku po edhe sikur të zhdukej i tërë njerëzimi.

Akt dekadent

Kjo lloj marrëdhëniesh seksuale, është padyshim një shprehje dekandente sidomos nëse ajo praktihot në rrethin më të ngushtë familjar e pasaçërisht rëndohet çështja në botën që nuk toleron sjellje të tilla as në plan moral e as në atë ligjor e fetar. Dihet se flasim këtu për marrëdhënie me pëlqim por kjo megjithate çon në telashe të rënda psiqike të aktorëve me pasoja të përjetëshme nganjëherë shum tragjike gjer në vetëvrasje. Këto trauma janë prodhim i luftës së lindur nga ndërgjegja që fillon të revoltohet nga ndjenja e fajësisë, turpit, paaftësisë për t’i peshuar aktet e veta, dobësisë morale si dhe shtypjes nga friga permanente e zbulimit nga familja e shoqëria. Dhe inçesti është padyshim një ndër mësheftësitë që rruhet më së keqi. Është si kollitja, ajo nuk mëshifet edhe me mundimet më të mëdha që bëjnë të inkriminuarit. Më së fundmi, them se

Akt legjitim ligjor dhe moral.

Kur flas për dekadencë, nuk nënkuptoj etnitë të cilat lejojnë inçestin pasmartesor në mes të kushërinjëve e më larg. Aty mbisundojnë doke morale, ligjore dhe fetare që janë bazë e një tradite dhe në këtë rast mund të flasim vetëm për pasoja të trashigimisë së sëmundjeve që kanë gjasa të favorshme të përcillen në brezin e ri dhe kështu të shkaktojnë degjenerim psikofizik. Me një fjalë, këtë lloj inçesti nuk mundemi asesi ta gjykojmë si negatif në plan moral e kulturor sepse çdo popull ka ndërtuar dhe ndërton jetesën dhe rregullat e veta etike sipas kushteve të veta historiko-shoqërore. Sidoqoftë, ndryshimet arrijnë edhe në etnitë që toleronin në disa suaza gjakprishjen dhe kështu, krijohet një edukatë e re në suaza botërore mbi dorëheqjen nga këto marrëdhënije, përsëris, tejet dekandente.

Morali në nivel botëror

Inçesta e dorës së parë familjare është e ndaluar së paku moralisht në të gjitha kulturat në botë. Ajo dallon përkah shkalla e afërsisë së gjakut dhe fillon të jetë e lejuar nga kushërijtë e parë. Dukuria e ndalimit, qoftë asaj totale apo asaj relative, krijon detyrueshëm, traditën e egzogamisë që ka si pasojë ndërrimin në mes grupeve, klaneve fiseve e kombeve. Nëse një person i njërës gjini është i ndaluar për personin e gjinisë tjetër në një grup të caktuar, ai është i lirë për një person të një grupi tjetër. Ky ndërrim favorizoi krijimin dhe zgjërimin social dhe sot vazhdon të funkcionoj në mbarë botën, natyrisht me veçori vetanake në regjione e grupe të ndryshme. Si do që ta marrim, inçesta është ndalesa më e përhapur në botë dhe njëherit njëra nga ndalesat më sublime e më të pranuara nga njeriu. Asnjë ndalesë, qoftë vetëm morale, ligjore ose e ndaluar nga të dyjat, nuk mund të krahasohet për cilësitë nga njëra anë dhe për pasojat nga ana tjetër. Morali i lartë, karakteri cilësor e veti tjera të konsideruara fisnike humbin vlerat në rast inçesti të ndaluar. Nuk mund të arsyetojmë, si që mundohen mendimtarë të ndryshëm ta bëjnë këtë, duke u bazuar në atë se gjaktrazimi nuk është kundër natyrës. Morali krijohet në themele të marrëdhënieve ndërnjerëzore të lindura nga kushtet dhe nevojat e jetesës dhe mbijetesës. Përpos kësaj, nuk mund të themi se edhe nuk është kundër natyrës në plotkuptimin e fjalës pasiqë njeriu ka dalluar që nga kohët e lashta turbullirat psikofizike të trashiguara tek brezat inçestoidë që ishin më të shumta se sa tek brazat e dalura nga egzogamia. Kjo sot është një fakt shkencor. Sa i përket natyrës, inçestën mund ta lirojmë nga aspekti ligjor si akt penal ose çfardoqoftë akti tjetër kundërligjor por ai duhet të ngelë dhe të forcohet në kodin moral e etik të njerëzimit mbarë kur ka të bëjë me inçestin brenda familjes së ngushtë: gjyshër - prind - fëmij, dhe mes fëmijëve me dy ose me një prind të përbashkët si dhe të punohet në ndërtimin e traditave morale që dënojnë gjaktrazimin në mes kushërinjëve të parë e pse jo edhe në mes të kushërinjëve të dytë. Këtë e them edha nga shkaku se endogamia është kundër natyrës njerëzore pasi frenon krijimin e marrëdhënieve të reja ndërnjerëzore për të cilat nevoja është evidente e pra natyrore sepse anon drejt përhapjes dhe rritjes së entiteteve të ndërlidhura me egzogami.

Ndalesa ligjore dhe ndalesa morale

Të ndalohet inçesti me ligj në mes të moshave madhore, si që është bërë në pjesën më të madhe të historisë së njerëzimit është diskutabil dhe nuk mban fort. Njerëzit janë të lirë të veprojnë përderisa nuk i shkelin normat e përgjithëshme dhe nuk i cënojnë liritë e tjetrit. Disa shtete e kanë pezulluar këtë ligj duke mbajtur traditat e tyre morale të pacënuara kështuqë martesat endogamike nuk kanë fituar aspak adeptë dhe numri i inçestave të ngushta familjare nuk ka ritje në krahasim me shtetet ku ligji parasheh dënime të ndryshme. Kina, Franca (që nga 1789), Holanda, Spanja, Turqia e Rusia (ndoshta së shpejti edhe Zvicra) tolerojnë inçestin në mes të adyltëve duke ruajtur gjithëmonë dëminin moral që ndikon në ndalimin e martesave si dhe influencon heqjen dorë nga aktet seksuale jashtëmartesore brendafamiljare. Përkundër gjithë kësajë duhet patjetër të ndalohet martesa që do të thotë, mos të tolerohet me asnjë akt juridik në mes të njëjtës familje në kuptimin e ngushtë të gjakut. Tash vihet pyetja se një ligj i tillë është apo jo hipokrizi nga shkaku se liritë janë të pacënueshme dhe dy personë madhorë me dëshirë angazhohen në relacione seksuale dhe bashkëjetesë. Përgjigja është e prerë : JO, Nuk ka martesa të tilla të legalizuara. Ndalimi moral është i krijuar me gjatësi kohore të konsiderueshme dhe zakonisht del nga gjiu i gjerë i grupit të caktuar pasiqë përfshinë masën dërmuese e një ligj në pajtim me traditën asesi nuk mund të konsiderohet si cinik e hipokrit aq më tepër kur qëllimi i tij është të mbroj nga transmetimi i gjeneve hendikepuese psiqike e fizike tek pasardhësit. Pra, edhe nëse personët inçestoidë nuk janë të detyruarr ligjërisht për të respektuar e njëherit evituar përzierjen në preferencat e tyre, nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë martesa që është lidhje fetare dhe juridike sepse kjo çon drejt endogamisë dhe nuk sjellë dobi shoqërore e as qëndrim të mirëfilltë moral. Në këto rrethana, njeriu ngel i pacënuar në të drejtat e veta për të kënaqur dëshirat e veta dhe epshet natyrore por nuk mundet ato t’i oficializoj në asnjë mënyrë. Shoqërorja dhe privatja në këtë rast rijnë pra çdonjëra e pacënueshme.

Te shqiptarët

Që nga kohët pagane, paraardhësit tonë e ndalonin inçestën në mënyre të ashpër e tradita shpesh kërkonte ndëshkimet më të repta për çrregulluesit e kësaj etike. Me doket të krijuara në këto themele, inçesti ngeli dhe vazhdon të jetë shkelje e rëndë morale që mbulon me turp familjen dhe fisin.

Inçesti gjer më ditët tona, në disa regjione është i ndaluar në kuptim total që do të thot se ndalon martesat dhe pra marrëdhëniet jashtëmartesore në fis si dhe në mes të atyre që kanë thithur nga nënë e njejtë që konsiderohet si fëmijë të një qumështi dhe andaj barazohen me vëllezër e motra gjaku. Kjo traditë, është evidente se shkon në zhdukje e sipër dhe këtu ka vetëm gjëra pozitive se si që u pa më lart, ndihmon krijimin e shoqërisë dhe zgjërimin kulturor e ekonomik në nivel më të gjërë.

Nëse inçesti sipas gjakut ishte dhe është i ngritur në themele tejet të qarta e rigoroze, nuk mund të themi se ai ishte i ndaluar në sferën jashtë gjakut të njëjtë por që në të vertetë hyn në rradhet e inçestës sepse lejohej e lejohet akoma sot edhe pse rastet tani janë shum të rralla se një traditë tjetër morale po zë vënd që nuk duron më martesat me gruan e vëllaut dhe me motrën e gruas e kjo është padyshim prodhim i kushteve të reja të bashkëjetesës dhe të gjendjes ekonomike.

Inçesti homoseksual

Në këtë kontekst, hyjnë edhe një element tjetër i rëndë dhe e ndërlikon në masë të madhe çështjen e inçestit. Përmend këtu se marrëdhëniet në mes personëve të gjinisë së njejtë, ndalohen ka apo nuk ka inçest. Përjashtim bën një pakicë tejet e vogël e popullatës botërore në antikë ku marrëdhëniet homoseksuale ishin modë por edhe këtu ndalohej inçesti. Sa i përket homoseksualizmit e sidomos atij të përzier me inçest nuk dua të ketë asnjë tolerancë mirëpo kjo përfshin një problematikë tjetër dhe andaj nuk do të zgjatëm më tepër.

Ndikimet e jashtëme. Avangardizmi i dyshimtë

Informacioni sot luan rol të madh në formimin e zakoneve të tjera në botë që në fakt është ndërrim i vlerave të vjetra me të reja ose rikëthim drejt atyre të stërvetjëruara. Rol të posaçëm luan televizioni ku serialet nuk kanë fund. Përcillen fejtone që zgjasin me dhjetëra vjetë e në çdo moment bëhen ndërrime të partënerëve brenda familjes që gradualisht zën vend dhe bëhet pjesë e teleshikuesit. Ndërrohen burrat e gratë në mes vellezërve e motrave por edhe prindët « flejnë » me të rejat ose dhëndurët e askujt asgjë. Këto lloj serialesh, pa qenë pornografikë por të ashtuquajtur avangardist, ndikojnë thellë edhe në mjediset ku toleranca të tilla ishin të paparamendueshme një ditë. Një ndryshim radikal i traditave në të tilla mjedise, zhbën tradicionet dhe tradicionalizmin edhe aty ku ai konsiderohet konzervativ. Nuk mund të jemi dhe as duhet të jemi shum tolerant ndaj këtyre ndryshimeve pasiqë këto fejtone televizive prodhohen në kushte të ndryshme nga shum vënde ku ata shiqohen e përpos kësaj, avangardizmi i tyre nuk është i bazuar në parime të një përparimi ekonomik që përmirson jetën e njeriut por avangardizëm i ndërtuar me të vetmin qëllim paurimi të prodhuesit.

Ndikim gjithashtu të fuqishëm kanë edhe njerëz të pendës e filozofë të njohur e më pak të njohur në botë. Nga iluminizmi e njohim mirë Denis Diderot-në i cili kritikon të devotshmit dhe moralin e tyre. Ai në një vend thot se : « Inçesti nuk e lëndon në asgjë natyrën » dhe bën disa krhasime në mes Tahitit dhe vëndit të vet që do të thot se francezët duhet të jetojnë si tahitasit, gjë që nuk mban asesi e mu ky krahasim është i panatyrshëm në tentativat e tij për të justifikuar marrëdhëniet seksuale dhe martesat endogame.

Kjo nuk është ndonjë konzervatizëm nga ana e ime dhe në asnjë moment nuk kam qëllim të tillë por duhet të kujdesemi ndryshimeve të vetëtimshme të traditave se ato nuk sjellin dobi nëse nuk bëhen nëpër etapa evolutive. Filmi, serialet dhe fejtonë që sot mbulojnë me shumicë rrjetin televiziv dhe internetin nuk janë asesi pjesë e jetës reale as në vendet ku prodhohen dhe prandaj duhet që sjelljet dhe rrjedha e tyre të bëhen traditë e një vendi të caktuar me shum kujdes ose me së miri të refuzohen në pjesën me të madhe të tyre. Kjo do të thotë se çdo shoqëri duhet të krijoj moralin në kushtet e veta shoqërore pa toleruar ndërrime ose « blerje » pa kusht të « risive » ose si do të thonin pleqët tanë, të bidateve të huaja. Vlerat morale, edhe ata të konsideruara si më cilësore me kohën mund të vdesin e zëvëndësohen me të reja, por kjo natyrisht se merr kohë dhe është e paraprirë me ndryshime të kushteve jetësore dhe andaj gjithëmonë respektohen nga tërë njerëzit që i takojnë të njëjtës traditë.

Tregtia me trupin dhe (a)morali


Shkruan: Reis Mirdita

Është tejet e ditës çështja e raporteve të trupit dhe parasë, pra vlerësimi moral e etik në këto marrëdhënie, njëra ndër të cilat ka zënafillën që në kohërat më të hershme e që disa e konsiderojnë, të them kalimthi, gabimisht si zeja më e lashtë njerëzore. Me zhvillimin e shkencës mjekësore të transplantacioneve ky fenomen merr përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe çel pyetjen e moralit në këto marrëdhënie. Përderisa laviria dënohej rreptë me ligje, me doke kombëtare dhe me fétë më të përhapura në botë; dhënia (shitja) e organeve hap një çështje të re në marrëdhëniet trup / pagë  të panjohur gjer në shekullin XX. (Njihen disa tentativa të rralla : e para daton nga shek i II p.e.r – Sushruta, kirurg hindus, disa shekuj më vonë, me 1596 kirurgu italian bënë disa tentativa të pasuksesshme por mirë të detajuara në veprën e vet Curtorum Chirurgia par Insitionem dhe më 1905, Eduard Zirm (Çeki) realizoi operacionin e parë të suksesshëm të hundës por këtu akoma nuk kemi të bëjmë me transplantim të organeve në dhënës - marrës). Përpos kësaj, janë një grup tjetër profesionesh që kanë në thelb shërbimet trupore që nuk ngrejnë asnjë humnerë morale e ku bëjnë pjesë fizioterapia, osteopatia, estetika (e fytyrës etj.) dhe masazhe të tjera kurative. Këtu kaptinë të posaçme përbën  transplantacioni i organeve që gjithashtu është shërbim me trupin shum herë e kontraktuar me tregti mes palëve dhënës - marrës. Ky aplikim është shum i diskutueshëm e dabatet janë kundërthënëse në aspektin se nga cili kënd vështrohet dukuria në fjalë.
Prostitucioni
Ajo që buthëton polemika më antagoniste sot, është tregtia me trupin që përfshinë seksin. Në disa vende të avancuara ekonomikisht dhe me tendenca më tolerante, ka anime të forta drejt ndërrimit të botëkuptimeve rreth prostitucionit. Filozofë e sociologë, pa dramatizime të tepruara dhe në mënyrë serioze « angazhohen » në favor të çranjosjes së mentaliteteve të gjertanishme duke u deklaruar në favor të një morali të ri që tregtinë e këtillë nuk e konsideron më si të pamoralshme. Është kjo një dëshirë vetjake për t’u treguar avangardist ose i emancipuar e prandaj nuk çon shum peshë pasiqë analiza e ime është bazuar në vlera tjera dhe nga një pikëparje tërësisht të kundërt e mbështetur gjithashtu në të dhënat e fundit të shteteve e kulturave më tolerante në botë. Është fjala për popujt që jetojnë në Skandinavi e ku kohëve të fundit u ndalua prostitucioni me ligj e në raste të kundërvajtjes dënimet janë shembullorë. Përpos kësaj, doket tradicionale që mbisundojnë edhe sot në botë, nuk tolerojmë një shitje trupi në emër të ndonjëçfar lirie dhe të drejte për të vendusur se ç’do të bëjmë me trupin tonë sepse kjo shkon kundër vlerave familjare që akoma sot konsiderohen dhe duhet të jenë qëllim primar të krijimit të relacioneve të shëndosha. Çdo devijim drejt shitblerjes së trupit human krijon humnera dhe trauma të rënda të drejtpërdrejta e anësore, nëse anësore në raste të këtilla mund ti quajmë pjestarët më të ngushtë të shitblerësve. Nëse njëri nga partnerët e lidhur në bashkësi plagos tjetrin duke u shitur apo blerë, dëmi është i shumëfishtë e sidomos nëse në mes tyre ka fëmi të përbashkët apo të njërit prej tyre. Këto plagë janë të paevitueshme, pa marr parasyshë lartësinë e tolerancës shoqërore ndaj dukurisë së prostitucionit.
Një grup pak më pak i prekur janë njerëzit që nuk kanë asnjë angazhim, pra janë pa partner ose ndryshe, janë më të lirë. Ata bëjnë ndoshta më pak dëme kolaterale momentale, mirëpo në plan më afatgjatë, nuk janë të imunizuar nga dukuritë e pashëndosha të shitblerjes. 
Është gjithashtu tejet kompromitues fakti se me këtë prekim edhe në moralin fetar i cili nuk lejon në asnjë mënyrë një aventurim të tillë e kjo shkakton gjithashtu trauma dhe ndjenjë të shkeljes së fjalës së shejtë. Në të gjitha religjionet e mëdha që kam njohuri, janë të ndaluara praktikat e bërjes komerc me trupin për qëllime përfituese materiale apo për mashtrime, ryshfete e përfitime të tjera por edhe ndërrimi i partnerit për dëshira thjeshtë epshore që dalin nga kodet fetare e për të cilën do të bëhet fjalë në një shkrim të veçantë.
Profesionet  ose zejet simotërza
Mundimet që bëhen për t’i shti në një shportë profesionet që bëjnë pjesë në të njëjtën familje të gjesteve dhe prekjeve trupore janë vetëm një formë e ligshtë dhe mjaftë e pakupimtë që megjithatë gjenë adeptët e vet në disa shtresa të shoqërisë në botë. Këtu bëhet fjalë për shërbimet fizioterapeutike që në kohë të ndryshme të historisë se njerëzimit, vise vise ishin të ndaluara si të pamoralshme nëse mjekimi bëhej nga seksi i kundërt. Gradualisht, ky shërbim human kurativ u profesionalizua dhe njerëzimi në përmasa të mëdha e çmon si vlerë të mirëfilltë dhe nuk ngren aspak pyetjen e moralit në të. Dallimet mes këtyre dy shërbimeve me pagë janë evidente edhe në sferën e relacioneve të përgjithëshme familjare në kushte normale nuk ngrejnë peshë pasiqë me njerën krijojmë dhimbje potenciale, me tjetrën krijojmë lumturi për vete dhe për familjen nga momenti që kurimi sjell kënaqësi për të gjithë.
Estetika trupore
Estetika e fytyrës, e duarëve dhe siluetës, hyn gjithashtu në grupin e zejeve (profesioneve)  ku trupi (prekjet e gjata) vihet në shërbim të një trupi tjetër. Kjo praktikë ka gjetur përdorim të gjërë dhe nuk konsiderohet gati askund në botë si amorale se edhe nuk mund të jetë e tillë. Edhe ky lloj shërbimi trupor çon drejtë kurimit dhe harmonizimit fizik por dhe psiqik të personit që kërkon këtë shërbim. Në asnjë moment nuk vihet në dyshim trajtimi i tillë dhe qëllimi përfundimtar i mjekimit apo estetizimit të fizikës humane.
Është kryekëput i pathemel barazimi i të gjitha llojeve të shërbimeve me pagesë pasiqë ato dallojnë fundamentalisht në qëllimet e tyre si dhe në pasojat që sjellin. Është amoral vet krahasimi barazues mes këtyre shërbimeve pasiqë njëra ka pasione nga më të ndryshmet e të tjerat janë në shërbim të shëndetit, që është gjëja kryesore në jetën e njeriut. Nuk kemi asnjë të drejtë etike e morale të barazojmë një profesion human shëndetësor me pasionet e pakontrolluara e meskine të atyre që ofrojnë shërbim dhe atyre që paguajnë shërbime të tilla.
Prostitucioni dhe skamja
Në kohërat e vështira të cilat krijohen pas luftërave dhe pas fatkeqësive natyrore që rëndojnë gjëndjen e idares themelore të një popullate, ku ndoshta edhe më parë mbisundonte varfëria e skajshme, vërehet një paraqitje jo e dëshirueshme e prostitucionit të cilën e justifikoj si të paevitueshme dhe një tolerancë morale është e pranueshme kurr të kihet parasyshë se shitja e trupit bëhet me qëllime të mbijetesës vetjake por dhe të anëtarëve të tjerë të familjes e më shpesh, për shpëtimin i fëmijve nga vdekja për kafshatën e gojës. Një ndërhyrje e tillë ka baza të thella vetëmohuese dhe meriton respekt e jo gjykim. Një nënë që flijon diçka të shejtë nga vetja për të shpëtuar fëminë, prindin, të dashur të tjerë, nuk mundet asesi të gjykohet moralisht e dobët se këtu bëhet fjalë për një vetëmohim të pashoq që do ti lë vragë në një anë, por në anën tjetër një lumturi dhe haré sepse shpëtoi jetë, jetë femijësh e prindërish… Në këtë kontekst, duhet shiquar moralin e atyre që shërbehen me trupin e personit në skamje e rrezik jete. S’është rëndë të shifet në anën e kujtë është morali në këto marrëdhënie.
Moralistët që shprehen kundër një shërbimi të tillë që bëjnë  me trupin e vet skamnoret, e kanë lehtë të çelin qeset e tyre të majme dhe ndihmojnë pa rezervë rajonet në krizë jetësore se kështu më së miri do të mbrojnë moralin që predikojnë. Edhe për këta vlen pyetja apo më saktë të them konstatimi : Në anën e kujtë është morali !?
Shitblerja organeve për transplantim
Që nga marrja përmasa më të gjëra, transplantacioni ka hapur debate të pafundme mbi çështjen etike e morale të këtyre operacioneve kirurgjike në botë. Përderisa konservimi i organeve dhe transplantimi i tyre nuk ka për bazë përfitime materiale nga dhuruesi, krejt gjërat janë në rregull dhe ndërmarrjet e tilla konsiderohen dhe janë vlerë e lartë morale. Janë të shumtë ata që dhurojnë organet në rast vdekje akcidentale etj. e që meriton simpati dhe respekt të pamohueshëm. Problemet fillojnë me dhënien e organit tjetrit kurr personi është gjallë dhe falas dhuron një organ të vetin. Këto forma zhvillohen gati kryekëput brenda familjes së njejtë por megjithëkëtë, çështja delikate morale është prezente. Nëse atmosfera nuk është e tendosur në rastet kurr prindët falin një organ, ajo ndërlikohet në situatë të anasjelltë. Këtu punohet në pikë të parë për moshën e dhënësit dhe të marrësit e pastaj të ndjenjës në kahje prind > fëmi dhe e kundërta, fëmi > prind që është zakonisht më pak e fortë. Mandej janë relacionet tjera vëlla, motër dhe më larg që vetëm mbjellë një ndjenjë të obligimit se duhet shpëtuar të afërmin e shpesh çon gati me forcë të këtyre botëkuptimeve që konsiderohen si më bujaret, dikush të fal një organ të vetin (shpesh një veshkë). Në këto kushte, nevojtari do të ishte ndoshta më mirë të blen organin e duhur që përsëri vë në pyetje moralin tash në një dimenzion tjetër. Gjej një lloj tolerance në këto marrëveshje trupore në kushte kurr dhënësi e bënë këtë me një fijë respekti ndaj jetës së tjetrit dhe me qëllime investimesh të mëtutjeshme nëpër afera të ndryshme me  profesionale e dëshirë për fitim material. Këtu natyrisht ka gjithashtu skamnorë që shesin organet e tyre për gjallërim e ku kushtet kirurgjike janë nën çdo nivel, gjë që sjell pasoja të vështira si dhe vdekje të parakohshme të dhënësit. Andaj një vijë më e qartë mbi çështjen e moralit është vështirë të tërhiqet. Zgjedhja më e mirë do të ishte të ndalohet tregtimi me organe humane, qoftë edhe në forma të konsideruara legale në disa shtete të botës ku mungojnë kushtet më elementare për të konstatuar gjëndjen faktike reale të dhënie-marrjes.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...