Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/08

Retrospektivë poetike



 











Retrospektivë poetike
1973 – 1990

Nga FERIDE PAPLEKA

ZGJIM
Tek unë flinte një det,
Flinte një det me valë.
E zgjoi një erë në vjeshtë,
Një erë dhe vrull dhe fllad.

Pastaj valët vërshuan,
Më zunë, s’më lanë të dal.

Dhe shpirtin ma trazuan,
Me këngë, me shpresë, me vaj.

1976

SONTE


Sonte nuk kam gjumë,
Ma vodhën yjet cinxëri
Zemra ime sonte
Si deti nën hënë shushurin.
Jam hedhur
Në krahët e mëndafshtë të natës.
Në sy më flenë
Dy kulumbri dhe një bukureze.
Sonte jam universi
Qe fsheh mistere.

1976

GRURI NE PRANVERE


Në pranverë
Gruri është i blertë
Me bishta yjsh të kaltër.

Filizi i tij
Ngjitet si curril

Dhe si aromë e vakët.
Si rrahje flatre
Dhe si bisht dallëndysheje
Në ajër.

*   *   *

Sa i brishtë është !
Kur e përkund era,
Maja e tij nën shi,
Gjilpërë argjendi.

Kur bie brymë,
Struk qafën e hollë
Vetëm dëbora,
Trupin ia ngroh.

Ah, i magjepsur,
Bujku nuk flet
I përkunden në sy
Kallinjtë e pjekur

1977
VALBONA

Rrjedh mbi shkëmbinj
E virgjër, flurore,
Shtrydh nga kraharori
Qumësht dëbore.

Sa e kanë zili !
Çupat që kalojnë,
Në gjokset e reja
Amësia këndon.

                        1977


ZAMBAK E LULEBORE


Buza jote si qershi në rrfanë
luleborë e zambak.
Nga syri yt një qiell i tërë kullon,
zambak e luleborë.
Dielli nga hutimi mbi flokë të ra
luleborë e zambak.
Fytyra jote si hënë e plotë
zambak e luleborë.
Vështrime djemsh ta ngatërrojnë hapin,
luleborë e zambak.
Sa e bukur je ti që dashuron !
zambak e luleborë.

                        1977

PLEPI


Plepit këtë ditë vjeshte
Gjethet e fundit i ranë :
Ah, si dridheshin në erë !
Per degët që i mbajtën.

Maja e zhveshur dremit -
Lejlek me krahë të mbledhur,
Që i fekton në sytë gri,
Një vend i largët, i nxehtë.

Sa i vetmuar duket !
Kollos me krahë të hollë,
Gjethet, monedha pa vlerë,
Dergjen të shtrira përtokë.

Ah, ç’pikëllim ! se dielli
S’ka ku t’i ndalë rrezet,
Por pa flijim s’ka pranverë,
Puhi argjendi dhe gjethe.
Tetor 1978

TRISHTIM

Rruga nën hapat e mi këndon
dhe zogjtë po çmenden
mbi plepa.

Pranvera ka ardhur
lulet po çelin,
por, s’di se ç’më thotë zemra !

Ah, sa shpejt ikën koha !
Dhe poezia ka vënë flatra të reja.

                        1979

MBREMJE


Një yll i vetmuar
atje lart shkëlqen.

Syri im i lodhur
Tretet në eter.

Ylli përmbi tokë,
Unë nën këtë qiell.

Ai diç më thotë,
Unë diç i them.

                        1980

HENE QE ME FLE NE SHPIRT

                                    Vajzës

Hënë që më fle në shpirt
Dhe ma zbeh të qeshurën.

Luleshpatore e njomë,
Që bëhesh thikë e ma sëmbon zemrën.

Ku vajti ai mermer i ftohtë
Me thonj të trëndafiltë në gishta ?

Ne flokë bënë fole dy bilbila
Dhe ligjërojnë çdo fundmaj.

Posytë ? Ah, sytë dot s’i kujtoj !
As zërin që harroi të kumbonte.

1981

VESHTROJE, BIR, GRURIN

Vështroje, bir, grurin !
Mugullimi i tij i blertë
është gjuha e tokës
ku përzihen fjalë të gjyshërve
e stërgjyshërve.
Ku përzihen krisma e këngë,
djersë e lot,
gjak e varre.
Vështroje, bir, grurin !

1982

TE JESH I VOGEL

Ti vogëlushi im beson se
mund ta kapësh diellin,
te një rreze !
Po të ngjitesh në majëmal
e çik qiellin me kokë;
Po ta tjerrësh qumështin
nxjerr gjalpë;
Dhe se, delja e hëngri përnjimend
letrën te novela “Kërriçi i pikëlluar” 1)
Të gjitha këto
Ndryshojnë nga e vërteta,
Por ti je i lirë
t’i thuash qingjit “tinti”,
si dikur bebe,
dhe të më lutesh
ta zbres hënën për ty që lart.
Vetëm kështu unë të quaj ende të vogël
                                               
                        1982
——————–
1)      Novelë e Abdyl Bunjakut, autor nga Kosova

SI DHJETE VJET ME PARE

Dëborë e bardhë si ëndërr fëmijërie
Peizazh i shtrenjtë që shpirtin ma ngroh,
Nën plojën e butë të kristaleve magjike
Harroj se  ka trishtime kjo botë.

Fluturat më ulen në sy e në duar
E zemra më lutet të qesh marrëzisht,
Te kthehem sërish në ato ditë të arta,
Kur u njohëm bashkë e u bëmë miq.

Prapë jemi miq, kjo është e zakonshme
Por dhe e pazakonshme njëkohësisht,
Vështrimet tona të pastra si loti, janë ftohur
E turbulluar ndonjëherë, sigurisht.

Por ka mbetur dashuria e plotë si një diell,
Që prapa reve i bukur e i zjarrtë rri
Dhe është e domosdoshme në këtë kohë të sertë,
Si dita e kthjellët pas një moti me shi.

Kjo bardhësi hyjnore që prej qiellit bie,
E nusëron qytetin e dashurisë sonë,
Një vogëlush që nga sytë dhe balli është ti,
Futet mes nesh e me borë na qëllon.

Qyteti Bajram Curri, Janar 1983

RRUGA E PEMETORES

Kjo rrugë më duket e afërt,
Pemët që u kam mikur tokën,
më përshëndesin
me degët e tyre.
Bora shkrifërohet,
Akulli shkrin
nën hapat e mi
Kur bie shi,
mbështetem pas një molle
dhe pres,
Ajo më flet me gjuhën e saj
e m’i mbush sytë
me bulëza,
me lule
e me fruta.
Bujan, mars 1983

ME KA MARRE MALLI

Më ka marrë malli për të qeshurën tënde -
Gurgullimë ujërash pranverorë,
Degëz lulemolle në buzë.

Për sytë e tu
Burim i kulluar që ma huton vështrimin,
Pasqyrë ku më duket vetja e bukur.

Më ka marrë malli për dorën tënde –
Rreze agimi që zgjon ujërat e blerta.
Krehër hëne që çlodhet në kokën time.

Për profilin tënd
Vizatim i druajtur dhe kryeneç
Yll që më tërheq në orbitë.
1983

DASHURIA S’VDES
Në qiell noton hëna
Pasqyrëz e mermertë.

Dashuria s’vdes !

Dhe vjen batica natën
E zemrën ma merr

Dashuria s’vdes !

Lulëzojnë trupat tanë
Si bimët në Eden.

Dashuria s’vdes !

Si Eva dhe Adami
Ecim prej shekujsh !

Dashuria s’vdes !

                        1980

 

POETIT
       A.
Përkulur mbi tryezë
diçka midis sfinksit
dhe zjarrit.

Imazhet si një galaktikë
të rrethojnë

Pikëllohesh
kur lumi i fjalëve
ndalet,

qielli i syve të tu
yj të rinj kërkon.

Përkulur mbi tryezë,
diçka midis sfinksit
dhe zjarrit.

                        1983

DO TE DOJA TE VDISJA NE PRANVERE

Dua të vdes në pranverë,
që të më mbështjellë aroma e luleve të mollës
si një rendez-vous1) i fundit
me natyrën.
Dhe kënga e bletëve që punojnë
të më përcjellë si muzika më e bukur.
po qe se zogjtë ashtu kot
kur të fluturojnë,
do të rrëzojnë petale mbi fytyrën time.
S’do të dëshiroja tjetër lamtumirë.

Sikur te vdisja në pranverë !

                        1983
———-
  1. 1.      Rendez-vous (fr.) – takim, pikëpjekje

PERSE HESHTIN SHKRIMTARET?!


FERIDE PAPLEKA


Faik Konica, kur e pa se ky vend nuk çlirohej dot nga marrëzitë, shkroi tregimin “Katër përralla nga Zullulandi”. Personazhi kryesor, Plugu, në fund të tregimit mediton dhe thotë: “Të iki. Të shkoj në ndonjë vend të largmë, dhe të zë nonjë punë të përulur, një punë me duar, dhe të fitoj me bukën ndofta edhe qetësinë e shpirtit – protagonist i harruar i një tragjedie të fshehtë e të errët.”
Ne jemi një vend ku shkrimtari i çon lule kryetarit të bashkisë, në vend që ky i fundit duhet t’i çojë lule shkrimtarit.

Pamjet vrastare si imazhet e vdekjes, të shoqëruara me njerëz të shfytyruar e të depersonalizuar nga mjerimi, si dhe nga shkëputja e lidhjeve me shoqërinë, të transmetuara kohët e fundit, në emisionet “Fiks Fare” dhe “Shqipëria tjetër”, në televizionin “Top Channel” e lëkundin fort statu quo-në e realitetit dhe pohojnë disa të vërteta të pakundërshtueshme që flasin për anën e errët të medaljes së demokracisë në Shqipëri. Rrëfimi në këto emisione me dokumente filmike të drejtpërdrejta është i shtruar, konstatues dhe argumentues. Mbi të gjitha aty zbulohet morali i dyshimtë që ka pushtuar dhe po e mposht përditë e më tepër shpirtin dhe mendjen shqiptare.
Arsyetimi për qytetërimin e madh, i theksuar me të gjitha mjetet e kohës mediatike, se ka ndodhur kryesisht në vitet e demokracisë, vihet në dyshim sapo përballesh me këto episode të paimagjinueshme, të denja për seanca fimike, që përshkruajnë kohërat e mesjetës. A mund të flitet pastaj për kulturë dhe shoqëri të dijes, poezi, filozofi, dashuri, qytetari, bashkësi, turizëm, Europë, Bashkimi Europian, etj.? Jetojmë në kohë paqeje, por skena të tilla vijnë si luftë për mbijetesë. Nëse është e vërtetë teza e një filozofi britanik se qytetet janë skena reale e zhvillimit të shoqërisë bashkëkohore, dhe fshati është pasqyrë e këtij zhvillimi, atëherë në Shqipëri nuk mund të flitet as për qytete të zhvilluara. Në vendin tonë raporte të tilla shumë-shumë mund të gjejnë zbatim si një absurd ekzistencial që përshkruan me mjeshtëri shkrimtari çek Franz Kafka në veprat e tij absurde, ku ftohtësia, trishtimi dhe mizoria e bëjnë të padurueshme përvojën e ndarjes së njeriut me botën.
Në këto emisione nuk është fjala për krizë të përkohshme demokracie që vjen prej idealeve ende të parealizuara, por për një keqkuptim të madh. Demokracia këtu shërbehet kryesisht si cilësi e një pjese të popullatës. Por demokracia është forcë dhe pushtet i gjithë popullit dhe jo pronë private e një pjese të tij. Është thënë dhe rithënë që edhe formalisht fjala demokraci (demokratia gr.), përbëhet nga dy fjalë: demos “popull” dhe kratos “pushtet”. Guximi për t’ia përplasur të vërtetën në sy shoqërisë sonë kaq sipërfaqësore e të papërgjegjshme, që nuk njeh ende veten, është një nga gjestet më të lavdërueshme të këtyre gazetarëve dhe kameramanëve heronj.
Përse heshtin shkrimtarët? Shkrimtarët janë shpirti i epokës në të cilën rrojnë. Ata duhet të vihen në shërbim të çështjeve të mëdha. Çështje të mëdha sot janë kthimi i dinjitetit të atyre njerëzve që jetojnë në mjerim dhe nxjerrja e të ngujuarve në liri. Nuk po them: varfëri, sepse varfëria është buka jonë e përditshme, por mjerim, kushte jo njerëzore për të jetuar, gjendje e dhimbshme (që ngjall mëshirë). Është e vërtetë që shkrimtarët nuk kanë një organ shtypi të vetin për t’u shprehur e nuk kanë një vend që të mblidhen, por ata duhet ta gjejnë mënyrën me çdo kusht. Është e habitshme që në shekullin XXI kur në Europë dhe Amerikë përparësitë e jetës nuk mund të krahasohen as me 20 apo 30 vjet përpara, shqiptari në disa aspekte është kthyer pas me shekuj. Prandaj është ringjallur edhe gjakmarrja. Si mund të flejë e qetë një shoqëri, kur e di se disa shtetas të këtij vendi janë bërë burra duke “jetuar” të ngujuar për njëzet vjet rresht dhe që me mijëra fëmijë rriten pa fëmijëri?!
Përpara kësaj rënieje dhe humbjeje të dinjitetit të njeriut shkrimtarët kanë heshtur. Por koha nuk fal. Sot nuk fshihesh dot pas faktit se nuk njihet e vërteta. Perdja ka rënë dhe, sido që bëhet përpjekje për ta ngritur atë, përsëri ka mjaft mënyra që sigurojnë leximin e situatës. Shoqëria e hapur na ka krijuar mundësinë për të qenë dëshmitarë. Përse nuk e ngrenë zërin shkrimtarët? Një përgjigje është se disa shkrues të djeshëm, ndihmës të partisë, thjesht kanë ndërruar pozicionin nga e majta në të djathtë dhe janë bërë sërish ndihmës të partisë, kurse të djathtët ruajnë pozita zotëruese, duke përdorur gjithnjë atunë e së kaluarës. Nga e kaluara tepër e ndërlikuar doemos duhet të nxjerrim mësime, por ekziston edhe e sotmja me problemet e saj që nuk janë as të majta dhe as të djathta. Vërtet ne nuk ia sjellim dot dashurinë e humbur Ernest Tushes, po përmend vetëm një shembull tragjik nga e kaluara, por nuk duhet të lejojmë që të krijohen tragjedi të reja e të përsëritet historia.
Si i kuptojnë shkrimtarët të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare të cilat përmbledhin detyrime dhe përgjegjësi të përbashkëta qytetar/shtet? Si e konsiderojnë ata pjesëmarrjen demokratike në qeverisje dhe mbrojtjen e njerëzve? Këto janë pyetje që marrin përgjigje të mjegullt në kohërat tona. Shkrimtarët duhet të flasin. Problemet e shoqërisë janë universale, ajo ka nevojë për zërin e tyre. Nuk ka ardhur ende koha që shkrimtarët të merren vetëm me mjeshtërinë e të shkruarit. Demokracia nuk është konsoliduar ende, por është në krizë. Këtu ne vazhdojmë të përpunojmë lista, lejojmë të na mbysë korrupsioni, shuajmë zërin opozitar, kusht sine qua non i demokracisë, çmojmë antivlerat, e konsiderojmë si pronë tonën atë që nuk na përket, i futim fëmijët nëpër rreshta partiakë, dënojmë atë që duhet lëvduar. Ka edhe më: ne jemi një vend ku shkrimtari i çon lule Kryetarit të Bashkisë, në vend që ky i fundit duhet t’i çojë lule shkrimtarit.
Një fakt statistikor: në botë kapitali është përqendruar në duart e 20 për qind të njerëzve dhe analistët e konsiderojnë një shifër me përmasa jo normale, ndërsa në Shqipëri ai është përqendruar në duart e 5 për qind të njerëzve. Dhe më e çuditshmja është se pjesa më e madhe e personave juridikë të kësaj shifre janë njerëz të veshur me pushtet. Një katastrofë e vërtetë! Prandaj edhe mjerimi është i tejskajshëm. Mjerimi është akoma edhe më i gjerë, po të marrim parasysh se një përqindje e konsiderueshme e familjeve shqiptare i mbyll ditët me minimumin jetik, sa për të mbajtur shpirtin gjallë.
Është e habitshme që në shekullin XXI, kur në Europë dhe Amerikë zhvillimi është i pakrahasueshëm edhe me 20 apo 30 vjet përpara, shqiptari në disa aspekte është kthyer pas me shekuj. Prandaj është ringjallur edhe gjakmarrja, ky atavizëm primitiv. Po të veprojë ligji jo vetëm ndaj atij që kryen krimin e vrasjes, por edhe ndaj atij që kërcënon me mjete verbale (me fjalë), gjakmarrja pushon së vepruari. Kur mendon se ata të ngujuar qysh prej njëzet vjetësh të vetmen ëndërr kanë të ecin nëpër rrugë, kudo qofshin ato, edhe në hënë, por pa frikën e gjakësit, të zë trishtimi. As këtë gjë kaq gjë të thjeshtë ne nuk ua japim dot?! Dhe shkrimtarët heshtin!
Të bën përshtypje edhe fakti që ata njerëz njohin aq mirë kanunin, e cila është një vepër hulumtuese e Gjeçovit, e destinuar për të zënë raftet e bibliotekës e për të ndihmuar thjesht etnologët për studime, dhe nuk njohin ligjin e sotëm të Republikës. Sigurisht mendësia e tyre nuk mund të merret e shkëputur nga shumë elemente dhe faktorë politikë, shoqërorë e kulturorë të jetës shqiptare.
Çfarë programi ka Shqipëria jonë për zhvillimin dhe përparimin kombëtar? Ndonjë element pozitiv mbytet kur sheh që aftësitë profesionale në shumë raste lihen mënjanë dhe kur konstaton edhe se si e kemi shtrembëruar historinë, si e kemi masakruar mjedisin, se si po e zhdukim kulturën e traditës, tregues burimorë, identitarë që kanë pasur vlera jetike për hyrjen tonë në Bashkimin Europian. Por shkrimtarët heshtin. Dhe pastaj janë shumë matës të tjerë që na tregojnë si vend qesharak. Le të kthehemi sidoqoftë te pamjet e mjerimit dhe të jetëve të ngujuara, viktima të drejtpërdrejta të kapitalizmit “demokratik” dhe të na vijë turp që jemi bashkëkohës. Autorët, Filip Çakuli dhe Marin Mema e përballojnë tmerrin e fakteve me një kuptimësi të lartë solidariteti ndaj atyre njerëzve që sfiliten vetëm e vetëm si të mbijetojnë, sikur të ishte ky qëllimi kryesor i njeriut në jetë. Ata shpalosin njëkohësisht vizionin e tyre të lartë për rolin e gazetarit, i cili duhet të zbulojë plagët e shoqërisë, la vraie raison d’etre. Sekuenca të tjera që i janë bashkuar këto dy vitet e fundit këtij kortezhi të zymtë, të shtyjnë të mendosh thellë se ne kemi hyrë në 100-vjetorin e Pavarësisë pa ideale të qarta, që i ushqen ideja e përbashkët për të ecur përpara. Duke u kthyer pas në kohë në planin kombëtar mund të radhitësh me zemër të thyer më tepër dështime se fitore.

Feride PAPLEKA - Histori vetjake




HUMBJE

Im ate ka vdekur,
Bashke me te dha shpirt
Nje pjese e jetes sime,
Kur isha e vogel dhe ekzistoja ne syte e tij
Bebe me mish te trendafilte
Dhe me tinguj te pakuptueshem,
Qe ishin muzike,
Ashtu si thoshte ai,
Kur fliste per Dikurin.
Ai kishte ne kujtesen e tij
Te qeshurat e mia te pafajme,
Fjalet e mia te pashpjegueshme,
Kukullat e mia,
Pyetjet e mia kohe e pakohe,
Lotet e mi pa shkak
Dhe druajtjen time legjendare.
E gjithe kjo ka humbur,
Ne frymen e tij te fundit,
Kur bota iu permbys
Dhe une pashe si ne pasqyre
Veten time te dikurshme,
Qe nxitonte drejt humbelles.


eNDeRR Qe PeRSeRITEJ

Rruge te shkreta,
Male shkembore,
Te vdekur,
Te vdekurit e mi,
Ata nuk me shihnin ne fytyre,
Edhe une nuk i shihja,
Por ecja kuturu,
Ata vonoheshin si te vdekurit,
Kjo eshte e kuptueshme.
Sigurisht qe dikush do te me pyese,
Ku rrinin te vdekurit?
Po ti e gjalla ku rrije?
Une s?di te them asgje,
Ishte nje levizje e shpejte,
Dhe une nuk dua te flas per kohet,
Kur e ardhmja ime mbahej ne nje fije.


MBReMJE

E trishte dhe e heshtur vjen mbremja
Dhe une jo pa ankth
Perfytyroj te tjera mbremje,
Te kruspullosura ne kohe,
Te ky Zot tjeter borhesian:
Mbremja e helmit me 399 para eres sone,
Qe ka hyre ne histori me emrin e Sokratit,
Ose atit te filozofise
Dhe nese doni:
Te sogjetarit te shpirtrave njerezore;
Mbremja e Kryqezimit
Me fjalet: "Eli, Eli, lama sabaktani"
(Zoti im, Zoti im, perse me braktiset?),
Te nje burri qe transformoi historine
E qe quhej Jezu Krisht i Nazaretit;
Mbremjet e pergjakura te Kartagjenes
Qe u pushtua dhe u shkaterrua;
Dhe pastaj mbremjet
Qe i kujtoj gjithnje,
Kur shtatedhjete qytete te Ilirise se Jugut
Pra, te truallit ku u linda dhe u rrita,
U cfarosen,
Thjesht me nje urdher te konsullit romak
Paullus Aemilius ose Pal Emili, thene shqip;
Midis mbremjeve
Eshte dhe viti 1431, 29 maji,
Kur u dogj e gjalle Zhane d?Arka;
Ka gjithashtu mbremje te tjera te pergjakura,
Si ato te Rrethimit te keshtjelles se Rozafes,
Ne vitin 1479 ne Shqiperi;
Dhe mbremja e 24 gushtit 1572,
Ose nata e shen Bartolemeut ne France.
Dhe pastaj mbremjet e kobshme ne Kosove,
Kur Slobodan Miloshevici vrau dhe ndoqi
vellezerit e mi nga tokat e tyre
Me 1999, ne prag te shekullit te ri.
Midis qindra e qindra mbremjeve,
Une perfytyroj
Edhe mbremjen e pergjakur te lindjes sime,
Kur mema me solli ne jete.
Nganjehere pyes veten: "Perse u linda?"
Ndoshta per te shtuar numrin e vuajtjeve.


DITAR I KUJTESeS

Me 7 janar te vitit 2002,
Vdekja erdhi drejt meje si nje ortek.

Nje yll ra nga qielli.
Megjithe ekzistencen time te humbur,
Shpirti im cikte nje dashuri te pafund
Per nuk e di cfare,
Ndoshta nje hije ka ecur me mua
Ne erresire.
Nuk me kujtohet se cfare me tha,
As se cfare i thashe,
Toka dhe qielli ishin trazuar
Ne nje drite shkelqimtare,
Kishte aty nje grope te thelle
Gati per te me gllaberuar,
Askush tjeter nuk e kupton.
Une perpiqesha te dilja,
Por ne kete cast,
Kur isha e shtrire si e vdekur,
Pashe ne kube shkronja dhe figura.
Pra, kisha filluar jeten e dyte.


TI JE E VeRTETA

Veshtrimi yt
Jashte kesaj bote,
Duart e tua, fryma jote,
Fjalet e tua ikanake,
Seksi yt si lule hyjnore,
Hija qe te mbeshtjell
Magjia jote e lumtur,
Gjithcka me megjeps te personi yt.
Ti je e verteta: Toka qe renkon,
Qielli qe derdh nje enderr kalderoniane.
Ti je scribi i dhimbjes,
Koha qe arratiset,
Deshira e nje jete qe kerkon te rilindet.


NGUSHeLLIM

Jeta dhe vdekja ime
Pergjonin njera-tjetren pa pushim,
Ne nje lufte te pabarabarte.
Ishte nje dite e vitit 2002
Ne nje spital ne Paris,
Kur te gjitha veshtrimet ishin dhimbje
Dhe dritarja dergonte nje peizash pa reliev.
Degjohej nje peshperime,
Qe ben te plaken fjalet.
Heshtja vezhgonte dite e nate.
Une isha si nje e huaj e kesaj bote.

NJE Ze

Degjoj ne heshtje dhe e cuditur
Nje ze.
Qetesisht kthehem prapa:
Ka ndodhur dje apo ka nje shekull,
Qe ky ze me ka turbulluar?
Ne labirintin e jetes sime,
Ai eshte toke dhe det,
Gezim e trishtim,
Muzike dhe vdekje.


BIRI IM

Fati yne merr formen
E ndertimit tone shpirteror,
Me i miri ogur eshte te mendosh
E te veprosh i lire,
Te soditesh,
Te dish si t?i studjosh ngjyrat
Njelloj si te studjosh shpirtin,
Dhimbjen njerezore,
Sekretet e universit.
Mundesia per t?u endur ne rajonet e erreta,
E per te mesuar sekretet e jetes,
Qe shperndahen si farat e grurit,
Eshte ne ty.
Keshtu e bukura hap dritaren
Drejt qiellit, ku yjte kane te njejten lende
Si njeriu,
Si ti biri im,
Pjesa me mire e qenies sime.


THYERJA E MADHE

Gjate ekzistences sime,
Ne kohen qe sjell gjumin,
Kishte ca endrra
Ne nje hapesire te panjohur,
Me nje drite te zbehte e fantazma,
Me veshtrim te brendshem te padurueshem,
Qe me thoshin pa pushim
"Vdekja eshte kudo dhe me blu se qielli."
Pas kesaj une mendoja
Se kjo bote nuk ka as fund dhe as fillim,
Dielli lind e perendon
Dhe une eci mbi pluhurin tim.
A do te gjej nje strehe per shpirtin?
Per te mos rene ne boshesi?
Nuk e di, por kam kuptuar,
Se ka ndodhur Thyerja e madhe.



SHQIPERI

Shqiperi,
Une te marr me vete ngado qe shkoj,
Si dashurine e humbur ne zemer.
Pesha jote ne kraharor
Eshte e domosdoshme si besimi.
Ti je per ne
Dielli dhe Hena,
Ferri dhe Parajsa,
Ti je gezimi yne i trishtuar,
Toka me e bukur per te vdekur.

Kosovë – një dashuri shqiptare



    Nga Feride Papleka

Gjelbërimi të magjeps sytë. Në imagjinatë është ngulitur një kufi i pakalueshëm si mur i lartë. Për Shqipërinë ky horizont që largohej duke humbur e duke u mbështjellë me retë e historisë, tani hapet me bukurinë e një mëngjesi qershori. Ishim duke ecur nëpër Rrugën e re të Arbrit drejt Kosovës. Pasi kalon nëpër tunelin e Kalimashit, syrit i shfaqet një hapësirë me reliev të butë, të blertë. Makina ecën shpejt. Dhe zemra po ashtu shpejt rreh. Dhe sa kalon doganën në Qafën e Morinës, gjendesh në Prizren. Ajo tokë që e quanim të largët, është fare afër. Rrezet e diellit përzihen me kureshtjen për të zbuluar, për të njohur, për të futur sa më shumë në shpirt pamje nga ato visore të ëmbla. Është një tërheqje që shoqëron kuptimësinë e aktit në atë çka përmban më të dukshme e më të thellë ky udhëtim. Është udhëtim në “tokën e premtuar”, që i ka të përziera dhimbjen dhe gëzimin. Janë lidhjet e gjakut që gjallërohen. Shqipëri e dikurshme Veriore dhe Verilindore. Pjesë e atdheut, të këtij subjekti të lartë shpirtëror. Pas të paktën 100 vjetësh të humbur ne bijtë e kësaj toke e kemi gjetur më në fund njëri-tjetrin. Këtu duhet ta kenë burimin mitet tona moderne, tragjedia dhe poezia jonë. Në të vërtetë në këtë pjesë të kombit është historia dhe zhvillimi. Aty ka çelur qytetërimi ynë i hershëm, që ishte në hasje të drejtpërdrejtë me Europën. Dhe nuk kishte asnjë ndryshim ajo tokë me këtë tokë. Është, pra, tokë shqiptare. E bukur dhe e lirë. “Liria, kjo e mirë që sjell lulëzimin e gjithë të mirave të tjera”, - thotë Monteskie. Dhe kuptohet: nuk mund të rrish pa shënuar emocionin e parrëfyer që provon kur të pret dashuria e veçantë e atyre njerëzve: “A prej Shqipnie jeni ? Na gëzohet zemra!” Nuk e di nëse ne shqiptarët e Shqipërisë dimë të shprehemi në mënyrë kaq të sinqertë e të ngrohtë. Ne e kemi humbur natyrshmërinë, jemi egërsuar.

Kur punoja mësuese në qytetin e Bajram Currit, i kisha parë ato toka nga fshatrat kufitare të rrethit, nga Çeremi dhe Dragobia, por dhe nga Kukësi, nga Qafa e Morinës. Në origjinë të dëshirës sime ishin edhe fjalët që më tha im atë kur u nisa nga Mallakastra për në Veri. Sa kisha mbaruar studimet e larta dhe e shihja me romantizmin e moshës udhëtimin gjer në Alpe. “Kam kaluar në ato vende në kohën e luftës.” Partizan gjatë Luftës II Botërore me Brigadën III Sulmuese, ai kishte kaluar nëpër Lumë, Fushë-Morinë, Has, Tropojë, Junik, Deçan, Pejë, Gjakovë, Sanxhak e Vishegrad. Ndiqnin gjermanin. “Do të shkonim gjer në Berlin, po të ishte dhënë urdhri”, - tha një ditë, kur festohej një përvjetor i Brigadës. Kur ishte më i ri, thoshte edhe se sështë e largët dita kur Kosova do të bashkohet me Shqipërinë. Në moshë të thyer nuk e përmendi më. Sepse nga ëndërr atdhetare ajo u ngushtua në ëndërr staliniste, që i preu në besë idealistët. Në të vërtetë ishte një ëndërr e thjeshtë, e çiltër, e drejtë. Dhe ai mbylli sytë pa e parë këtë ditë të lume të Kosovës, si shumë të tjerë që ëndërruan e u martirizuan për lirinë e saj.

I

Çfarë është Kosova? Shpjegimet e diksionierëve të huaj, botuar para vitit 1999, të mbushin mëri. Por të atillë ia kishte caktuar historia fatin Kosovës: krahinë autonome e ish-Jugosllavisë. Në ato pak rreshta të kursyer theksohej fakti se ajo kishte mbetur më pak e zhvilluar se pjesa tjetër e atij shteti fantazmë, që ushqehej me një ëndërr perandorake. Kosova sot është një realitet i ri. Ajo jeton e pavarur. Në mënyrë të paimagjinueshme me të ardhme të ndritur. Liria dhe pavarësia janë themeli i detyrës, i ndërgjegjshmërisë, i moralit. Të mendosh për Kosovën, do të thotë të jesh i pushtuar nga ideja e një substance misterioze, që prin për rrugëtime të brendshme. Kosova ushqen të gjithë imagjinatën e shqiptarëve për lirinë, është një makinë ëndrre e fabrikuar me jetë dhe me gjak, pasaporta më e mirë për ata që kanë shpresa dhe vullnet të mbërrijnë të ardhmen. Kosova lëviz tërë kohën. Ajo zotëron një energji unike, sepse e ka rifilluar jetën. Shumë kohë para luftës njerëzit kanë qenë depresivë dhe nuk e kishin të sigurt të ardhmen. Ka pasur aq luftëra dhe aq gjak të derdhur, aq jetë të humbura e të martirizuara, tërë toka vuante. Kuptohet: ndikimet e saj nuk mund të zhduken lehtë, por jeta në liri i shëron plagët e rënda. Në liri shfaqen koncepte të reja, të panjohura më parë. Njerëzit kanë rigjetur të qeshurat, gëzimin dhe i ushqejnë ato.

Kosova e sotme ndriçon pareshtur perceptimin tonë për botën e hershme shqiptare. Ajo është Dardania e lashtë, “territor i moçëm i Europës në Ballkan”, vend i dardanëve. Dardanët kanë qenë fis i madh ilir, banorë të një treve të gjerë. Në komunën e Prishtinës janë zbuluar rrënojat e qytetit antik Ulpiana, e cili në shekullin II mori zhvillim të madh si një nga qendrat më të zhvilluara të Dardanisë, krahas Shkupit dhe Nishit. Dardania ka qenë vend i bukur, ku ndodhnin “takimet, shkëmbimet, ku thureshin projektet dhe mbilleshin shpresat”. Gjaku i derdhur përmes shekujve e ruajti të gjallë ndjenjën e shqiptarisë, e cila në fund të shekullit XX më në fund nxori në skenën e historisë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, atë që kurorëzoi fitoren. Asgjë nuk mund të krahasohet me veprën madhështore të UÇK-së. Kur është marrë vesh se në Kosovë ka dalë një forcë e organizuar lirie dhe se ajo numëronte dëshmorët e parë në gjirin e vet, në gjendjen psikike dhe shpirtërore të shqiptarëve të vërtetë ka ndodhur një ndryshim i madh pozitiv, një tronditje epokale, që ka bërë ta duam më shumë çdo gjë që është shqiptare. Të shkosh drejt vdekjes trimërisht! Të vësh jetën në altarin e lirisë së popullit tënd! Nuk ka akt më sublim. Çlirimi i Kosovës është një nga mitet më të reja të botës moderne.

II

Prizreni është qyteti emblematik i kombit, nga mori rrugën shteti i parë shqiptar. Më 10 qershor 1878 aty u mbajt mbledhja historike, që do të mbetet gur i parë themeltar i Rilindjes Kombëtare e që u pagëzua me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Në një lagje të bukur të Prizrenit është dhe shtëpia ku u mbajt mbledhja historike. Rreziku i copëtimit të vendit pas Kongresit të Berlinit, që shkoi deri në mendimin absurd si ai i shkrirjes së plotë të kombësisë shqiptare, i bashkoi shqiptarët në një qëllim të vetëm për tu vetëqeverisur, për të luftuar me armë në dorë kundër sundimit turk, për të ndërmarrë aksionin diplomatik pranë fuqive të mëdha në mbrojtje të interesave të vendit: “Abdyl shite pasurinë, / O për Shqipëri!” U bënë luftëra të shumta thuajse në të gjithë truallin shqiptar, që kërcënohej për tu copëtuar, sidomos në Veri dhe Lindje nga Serbia dhe Mali i Zi, në Jug nga Greqia, e cila vetëm disa ditë pas Kongresit të Berlinit kërkoi zbatimin e vendimit, që të rrëmbente sa më shpejt të ishte e mundur atë copë të madhe pasurie patundshme: Çamërinë tonë. Luftërat dhe betejat zgjatën tre vjet, derisa Abdyl Frashëri, që po kalonte në Elbasan nga Dibra, ku kishte shkuar për të mobilizuar popullin në luftë, u arrestua nga Jakup Çaushi e që trimi Jonuz Topuzi nga Shelcani i Elbasanit jo shumë kohë më pas e goditi mu në lule të ballit dhe e la të vdekur në vend. Vërtet Topuzi e kaloi jetën kaçak, por edhe Kupi nuk i gëzoi dot paratë e fëlliqura të tradhtisë. U arrestuan edhe shumë udhëheqës të tjerë të Lidhjes dhe ajo më në fund, pas tre vjetësh veprimtarie të gjerë, u shpërnda. Megjithatë, tashmë ishte mbjellë dëshira e zjarrtë për të pasur një shtet shqiptar të pavarur. Libri i historianit Kristo Frashëri “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1989), që është sintezë e të gjitha materialeve, librave e dokumenteve për Lidhjen e që mbështet në relacionet e asaj kohe, sidomos në aktet e vetë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është një udhërrëfyes burimor i fuqishëm për të kuptuar qartë rëndësinë e kësaj vepre në një çast fatal, në çastin e humbjes. Pse shqiptarët e kishin lënë veten të shkonin deri në këtë pikë? Kjo është pyetje që merr përgjigje sot e gjithë ditën në mungesën e unitetit shpirtëror të kombit.

Prizreni sikur e ruan në fytyrë edhe epizmin, edhe tragjizmin e asaj kohe. Shtëpitë pranë e pranë, arkitektura e mbledhur e tij tregojnë për lidhjet e ngushta të njerëzve. Është një mënyrë shqiptare për të shprehur afërinë, kundër veçimit dhe ftohtësisë. Një këngë për Prizrenin thotë: “Në Prizren, o në të bukrin vend...” Ne në Shqipëri e dëgjuam për herë të parë kur erdhi një grup këngëtarësh më 1978 me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kur ritransmetohej në televizion, kënga shndërrohej në një simbolikë heroike të ringjallur. Shkrirja e akujve me Jugosllavinë kishte rinisur në fillim të viteve 70. Veç të tjerash mbaj mend një libër të vogël. Titullohej “Për ty Kosove” (1970). Ishte një përmbledhje me poezi të disa autorëve shqiptarë të Kosovës. Fjala “Kosovë”, si nëntitull, ishte futur në një katërkëndësh ngjyrë hiri të çelët, por shkronjat ishin të purpurta, ndër të cilat dy apo tri rrinin të zhytura në të zezë. Mbase piktori kishte pasur parasysh simbolin e flamurit kombëtar, që përafërohej me kuq e zi, por herë-herë si gjë rastësore vjen profecia. Pra, nga ngjyra e hirtë, kalohej në të zezë dhe pastaj në purpur. Në atë kohë pati shkëmbime të tjera kulturore: ekspozita pikture, teatër, grupe këngësh. Grupi i teatrit të Prishtinës dha shfaqjen “Epoka para gjyqit” të Ekrem Kryeziut. Pra, u njohëm më gjerësisht me Kosovën. Qe si një ylber që i ra Shqipërisë. Tirana mori një shkëlqim të veçantë. Kishte në gjirin e vet, si të thuash, lenfant prodige, fëmijën e mrekullueshëm. Isha studente në atë kohë. Dhe bashkë me shoqet dhe shokët e mi ndienim një hare të brendshme. Dukej sikur edhe ajri gëzonte. Një ditë takuam rastësisht në postë një grup të rinjsh. Ishin studentë edhe ata. Dialog i lumtur. Ëndërr e përjetuar. Një i njohur i njërit prej grupit tonë, kur u ndamë, pyeti se cilët ishin dhe pastaj tha: “Çudi, flisnin shqip!” Ne u përgjigjëm njëherësh të zemëruar: “Si mund të ndodhë ndryshe, ata janë shqiptarë?!” Por tani e mendoj se në ato fjalë mbase nuk diskutohej qenësia shqiptare, por çudia që gjuha shqipe ruhej e pastër. Kjo është dhurata më e çmuar që i ka dhënë Kosova kombit.

III

Në Gjakovë ke dëshirë të rrish shumë. Një qytet ku ndalesh dhe nuk mund të mos kujtosh historinë e shndërruar në legjendë të një pashai turk, që shqiptarët ia prenë kokën. Ishte pikërisht ato ditë të zjarrta të Lidhjes kur shqiptarët ishin betuar për ti mbrojtur me gjak trojet e të parëve. Mehmet Ali pashën (Charles Detroit) e kishte dërguar Porta e Lartë që të zbatonte vendimet e Kongresit të Berlinit për tia dorëzuar tokat shqiptare Malit të Zi e Serbisë. Në kullën e Abdulla pashë Drenit, buzë lumit “Ia prenë kryet e ia vunë mbi një hu dhe banë demonstrata nëpër rrugët e qytetit”, - shkruan Xhafer Belegu në librin “Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj” (1939). Lumi derdhet i qetë tashmë njëqind e tridhjetë e tre vjet më pas, por kujtesa historike nuk na lë të harrojmë. Lufta e madhe për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit, Shtimljes e Slivovës dhe të shumë qyteteve shqiptare më 1878, 1879,1880 deri në Sarandë në pranverën e vitit 1881 janë një manual i gjallë luftarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ajo lëvizje e madhe e armatosur zgjoi edhe forcat e brendshme të kulturës, të cilat dolën me një koncept të ri, me baza iluministe, që çmonte fuqinë e dijes. Kështu u krijua Shoqëria e Shkronjave Shqipe (1879, Stamboll), e cila botoi po atë vit ndër të tjera Alfabetarja e gjuhës shqipe: u forcuan përpjekjet për shkollën kombëtare shqipe; vjersha e Vaso Pashës “Mori Shqipni, e mjera Shqipni!” u bë himni i Lidhjes. Lidhja aktivizoi figura që janë bërë të njohura si udhëheqës, luftëtarë apo adhurues të Lidhjes nga të gjitha trevat shqiptare, si Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Pashko Vasa, Sami Frashëri, Koto Hoxhi, Hasan Tahsini, Thimi Mitko, Jani Vreto, Ali pashë Gucia, Mic Sokoli, Jakup Feri, Sef Kosharja, Ramadan Zaskoci e të tjerë, të cilët janë përjetësuar në jetëshkrime dhe në këngë popullore.

III

Prishtinën e kam dashur edhe pa qenë atje. Është një qytet për të cilin mendon se e ke njohur prej kohësh. Nuk ke mbëhi për historik dhe as për ndonjë vizitë të programuar. Sytë të lëbyren nga drita e zemrave. Njeriu aty zbulon përherë diçka origjinale, njëlloj si premtimet e reja. Nëse nuk ke qenë asnjëherë në Prishtinë, e ke vështirë të paraqesësh zhvillimin e saj të vrullshëm. Kosovarët janë krenarë për Prishtinën. Aty është truri që furnizohet me fuqinë e tyre, një vrull që vjen nga të katër anët e atij vendi të riardhur në jetë. E vjetra ia ka lënë vendin së resë. Njeriu është i mrekulluar kur ndodhet përpara një New Born. Nuk dua ta përkthej. Është një mënyrë të kuptuari, e lidhur me përvojën vetjake dhe me nderimin shqiptar për lirinë e ëndërruar. Ky është sekreti i vogël i kosovarëve, këtyre shqiptarëve të shtrenjtë, me të cilët deshi të na ndante historia. Kurrë më ajo nuk do të mundet të na ndajë.

Prishtinë! Pasioni mbetet i paprekur. Ajo bën pjesë ndër qytetet që adhurojmë. Energjia e saj e përhershme është pa dyshim ajo që karakterizon dhe i bën ata që e vizitojnë të varur nga ky vrull i mrekullueshëm, që të shtyn të imagjinosh lëvizjen. Ajo përfytyrohet si një motor i ri kolektiv. Rrugët e Prishtinës, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje, janë plot lëvizje. Në ditët e qershorit në hyrje të teatrit afishet e mëdha lajmërojnë një konkurrim kulturor. Biblioteka qendrore me arkitekturë të veçantë të tërheq të shkosh e të njihesh me funksionimin e ingranazheve të diturisë. Stendat me gazetat e ditës japin informacion. Është një numër i përballueshëm. Në Shqipëri është mbushur tregu si të ishim 50 milionë që konsumojmë shtyp. Të gjorët drurë! Uroj që të mos vijë aty kjo sëmundje grandomanie. Në Galerinë Kombëtare mund të shohësh një ekspozitë pikture, por që e tregon konkretisht se çfarë krize e ka mbërthyer artin kudo.

Me grevën e veteranëve të UÇK-së e ndien veten të solidarizuar; zëdhënësi i grevistëve i shpjegon qartë dhe thjesht kërkesat e tyre. Ka një qëndrim serioz të qeverisë dhe të forcave politike ndaj saj. Në Shqipëri ekziston një koncept tjetër për grevat. Me grevistët në Shqipëri tallen. Kam takuar në ditët e grevës së vitit të kaluar njërin prej deputetëve të PS-së, Eduard Shalësin, që kishte marrë një ngjyrë të verdhë, aq sa mund të frikësoheshe. Por qeveria nuk e përfillte këtë fakt. “Le të vdesin”, - thotë ajo. Kjo ndodh sepse mendësia moniste është tepër e fuqishme dhe do ende kohë të largohet. Ajo mendësi do të largohet vetëm kur të largohen nga politika ata që e kanë ushqyer monizmin. Po të vijë në udhëheqje një brez i ri, që do të dijë se politika është punë dhe përgjegjësi dhe jo rehati e pasuri, jeta në Shqipëri do të ndryshojë. Është demagogji ajo që thuhet, realiteti i prekshëm i gjërave lë shumë për të dëshiruar. “Nuk ua kemi lakmi qeveritarëve shqiptarë”, - kështu tha një administratore e re e shtetit të Kosovës gjatë një bisede të shkurtër. Dhe me këtë ajo shprehu gjithçka që nuk do koment.

Prishtina është një qytet i madh, vatër e një jete politike, ekonomike, shoqërore dhe artistike të re. Dhe ne kërkojmë me të drejtë shumë prej saj. Duam të jetë model. Dhe, vëllezër të Kosovës, dëgjoni: ju na e kaloni në shumë gjëra, por vazhdoni ecjen duke parë më tepër në të ardhmen, që të mburremi me ju! Mos na imitoni, se ne jemi ngatërruar keq me të kaluarën, në të cilën të gjithë mbi dyzet e ca vjeç e lartë, jemi pak a shumë të përzier. Si rrjedhim, të gjithëve duhet të na rëndojë faji. Por disa duan të na bëjnë të besojmë se kanë qenë të kulluar si qelibari. Dhe për çudi, e thonë ata që kanë qenë më të përzierit, ata që kanë ndikuar drejtpërdrejt që punët të shkojnë keq e mos më keq. Ky është paradoksi i jetës në Shqipëri.

III

Të takosh Rexhep Qosjen në Prishtinë, është gjë e lehtë, por edhe fat. Mirësjellja e tij e jashtëzakonshme ia lë vendin menjëherë një vështrimi serioz e të pushtetshëm prej njeriu të gjithëditur. Ai përpiqet ti kapë edhe hollësitë e bisedës kur kanë rëndësi dhe meritojnë vëmendje. Ai punon edhe kur nuk punon, sepse mendon dhe mendimi i tij është i lidhur gjithherë me projektin e një vepre të re, qoftë kjo letrare, qoftë studimore a ese me karakter filozofik apo politologjik. Një shkrimtar dhe studiues autentik. Qosja flet me një zë shpirtëror. Mendimi i tij, që rrjedh i kulluar, ka një qartësi të veçantë. Ky konstatim e ka bazën te veprimtaria e tij e përhershme, që i kushtohet një qëllimi të madh intelektual. Ai bën një jetë aktive, shkon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, merr pjesë në kolokuiume e seminare. Me shumë intelektualë të tjerë, ai ia ka bashkëngjitur emrin e tij edhe lëvizjes së mendimit qytetar të kohës sonë për përparim.

Në Prishtinë jetojnë edhe disa të njohur të tjerë, të dashur, shkrimtarë dhe intelektualë. Bie fjala, shkrimtari Ramiz Kelmendi, që e kam takuar në Tiranë para nëntëmbëdhjetë vjetësh dhe ia kam ndjekur veprën, sidomos tregimet në librin “Ahmet Koshutani” dhe romanin “Heshtja e armëve”. I kam rilexuar këto ditë dhe më tingëlluan po aq të fuqishme si dikur. Përpjekja e tij për ti dhënë tonin gjithkombëtar letërsisë me përmbledhjet “Tregime të sotme shqiptare” (1969), “Femrat shkruajnë” (1969), “Tregimi ynë humoristik” (1975) dëshmojnë se sa të qartë e ka pasur ai që në krye të herës konceptin për një letërsi unike kombëtare. Heroi ynë i gjallë Adem Demaçi, simboli i lirisë, të cilin e kam takuar gjithashtu në Tiranë në ato ditë kur ra perdja komuniste, kur ishte ngjallur ëndrra e demokracisë dhe ruaj kujtime të gjalla. Romanin “Gjarpërinjtë e gjakut” dhe disa tregime të tij i kam lexuar kur u botuan në Shqipëri nga fillimi i viteve 90. Jam prekur në mënyrë të veçantë dhe kam botuar diçka atëherë. Poetja Flora Brovina, që kam shkruar për të kur u botua për herë të parë në Shqipëri. Studiuesi Rexhep Ismaili, që e kam gjetur në letërkëmbime me profesor Shuteriqin, ndërsa hulumtoja dokumente për një jetëshkrim të tij, por dhe në botime si ai për veprën e gjeniut të gjuhës shqipe Eqrem Çabej. Poeti Ali Podrimja dhe bashkëshortja e tij, Fitore Podrimja, që i kam takuar në festivalin Poeteka 2008. Poetja tjetër Edi Shukriu, që e kam takuar në festivalin Poeteka 2009 në urrës. Dr. Hysen Matoshi, që me parathënien e tij në veprën e Qosjes më ka ndihmuar për të riorganizuar një libër të mëhershëm për Qosjen. Dr. Fadil Grajçevski, që ka shkruar për librin tim kushtuar Shuteriqit. Dr. Shyqyri Galica dhe dr.Abdyl Kadolli, me të cilët pata këmbime e-mail-i me rastin e festivalit të sivjetëm “Drini poetik”, që u zhvillua në Prizren. Zoti Bahri Brisku nga Ulqini, i cili më ka dhënë një numër telefoni edhe për Prishtinë, të cilin e kam takuar në një forum për ridiskutimin e çështjes së pajtimit kombëtar në Tiranë më 1995. Zoti Brisku pati guximin të kritikonte atëherë qëndrimin joserioz të ne shqiptarëve të Shqipërisë, që para atij problemi jetik më parë kishim shtruar nëpër tryeza pjatat me ushqime për të ngrënë. Kartëvizita e tij në njërën anë ka numrat e telefonit dhe në anën tjetër hartën etnike të Shqipërisë. E ruaj me dashuri. Redaksitë botuese të gazetave “Epoka e re”, “Kosova sot” dhe ndonjë tjetër, të cilat kanë pasur vullnetin dhe mirësinë të botojnë disa shkrime të miat. Lista e atyre që kam lexuar ska të mbaruar, duke filluar nga Azem Shkreli, Esad Mekuli, Rrahman Dedaj, Din Mehmeti, Enver Gjergjeku, Qerim Ujkani, Rifat Kukaj, Jakup Ceraja, Muhamed Kërveshi, Vehbi Kikaj, Anton Pashku, Ymer Shkreli, Jusuf Buxhovi e shumë të tjerë, që smund ti përmend, deri tek Abdyl Bunjaku, novelën e të cilit “Kërriçi i pikëlluar” ia lexoja tim biri kur ishte i vogël. Dua të përshëndes me këtë rast edhe ndonjë mik serb. Sigurisht, nacionalistët apo kombëtaristët do të rrudhin buzët, por realiteti duhet parë në mënyrë objektive. Ne nuk duhet të lëmë zjarrin që së bashku me drurët e thatë të djegë edhe drurët e njomë. Kam takuar disa serbë që ishin të zhveshur nga ndjenja e nacionalizmit të sëmurë, i cili dihet, bart gjithherë rreziqe. Në një përvjetor të heroit të popullit Bajram Curri, që u kremtua më 1980 me një sesion shkencor në Bajram Curri, në të cilin edhe unë kisha një temë, me grupin e vogël me historianë dhe studiues nga Kosova, ishte edhe serbi Zoran Gjeorgjeviç. I kulturuar, i sjellshëm, i shqiptarizuar. Më shumë më bëri përshtypje gjuha që fliste. Gjatë shëtitjes në Valbonë atë ditë që do të niseshin për Prishtinë, ai e shprehu mrekullimin me një shqipe të rrjedhshme, të mahnitshme. Në një çast kur një shqiptar i grupit të Kosovës i tha diçka, por në theks dialektor, ai iu drejtua duke qeshur: “Mos ma prishni shqipen.” Zorani jo vetëm fliste shqipen letrare, por e njihte në thellësi gjuhën tonë. Ishte për ti thurur lavde dhe unë nuk ngurrova tia shprehja. Janë edhe dy serbë të tjerë, një përkthyes dhe një përkthyese të frëngjishtes, që i kam takuar në Arles të Francës, në Kolegjin Ndërkombëtar të Përkthyesve më 1993. Sigurisht, në biseda kur ndodheshin të tjerë, unë nuk mund ta prekja temën e Kosovës ashtu siç doja, por një ditë, kur gjeta vetëm në holl njërin prej tyre, përkthyesin, e pyeta se çfarë mendimi kishte inteligjenca e Beogradit për problemin e pazgjidhur të Kosovës. Nuk mund ti thosha “për Kosovën që e keni pushtuar”, se nuk ishte ai përgjegjësi. Ai shprehu ndonjë mendim me këndvështrim pozitiv, por u tregua i përmbajtur. Disa ditë më pas ishte ai që më gjeti vetëm në holl, duke ndjekur një emision televiziv dhe tha në një mënyrë të çiltër: “Nuk kam qenë këtu, se isha në Paris në një mbledhje. Jemi një shoqatë intelektualësh që është shprehur për pavarësimin e Kosovës. Ah! Atë çast mu mbush zemra plot mirënjohje dhe e përqafova mikun serb. Ndërsa përkthyesja më dha adresën e vet, që, nëse më binte rruga në Beograd, ti shkoja për vizitë në shtëpi, pa më të voglin kompleks se isha shqiptare. Por kam takuar edhe persona të verbuar nga nacionalizmi, si serbë, ashtu dhe maqedonas, natyrisht edhe vëllezër të mi shqiptarë. Dhe bisedat në raste të tilla kthehen në debate që nuk çojnë gjëkundi.

V

Çlirimi i një vendi të pushtuar, i një populli të robëruar do të sjellë me siguri çlirimin e energjive të ndrydhura. Pavarësia, kusht i parë lirisë së një shoqërie, kusht i demokracisë, sjell edhe pavarësi të tjera dhe mundësi të mëdha për të vepruar. Kështu po ndodh edhe do të ndodhë edhe me Kosovën. Në këtë shkrim unë me vetëdije kam anashkaluar ndonjë vërejtje, nga ato që i bien në sy një vëzhguesi të thjeshtë. Liria civile e njerëzve për të gëzuar të drejtat e tyre qytetare dhe liria politike, e drejta për tiu përkushtuar ligjeve janë me rëndësi jetike për një popull.

E ardhmja e Kosovës është e qartë, e ndritur. Cilësia e jetës në Kosovë do të rritet. Liria dhe pavarësia e saj e kanë shpalosur formën e vet, për të kuptuar arsyeshëm, shkencërisht, për ta perceptuar se çfarë ka ndodhur. Fuqishmëria e çastit, rëndësia e fjalëve, realiteti i pakundërshtueshëm, të gjitha përkufizojnë praninë e plotë shqiptare në të drejtën e saj. La nostra terra, ka një domethënie të madhe që lidhet historinë tonë tragjike. Në Kosovë të duket sikur je në shtëpinë tënde në çdo çast, shqiptar i cilësdo trevë qofsh. Kosova i është premtuar së ardhmes. Mund të shpresojmë se ajo do ta çmojë këtë. Kur dëgjon ndonjë politikan nga Kosova që shpjegon me terma konkretë, larg sloganeve dhe demagogjisë, bindesh se politika atje bëhet përgjithësisht pa zhurmë. Para disa kohësh në emisionin “Antinomi” ishte një aktivist politik, ish-ministër i Jugosllavisë, zoti Mustafa. Ishte një njohës i hollë i problemeve të politikës ekonomike të një shteti të ri. Kjo klimë e këndvështrimit të së nesërmes të mbush me shpresë. Edhe ligjërata e zotit Behgjet Pacolli në Kuvendin e Shqipërisë në fillimet e këtij viti kishte një moment historik që vë në mendime cilindo që e dëgjon. Për Kosovën ka filluar një kohë e re, por duhet të ruhemi nga nacionalizmi. Ne nuk duhet të kultivojmë atë që e kemi kritikuar tek të tjerët. Historia, me sa duket, po punon për kombin shqiptar. Tërë çështja është sa do të dimë të nxjerrim në skenën e shqetësimeve dhe të frymëzimeve problemet e thella të përtëritjes, të bashkimit, të njësimit të kulturës, duke mësuar më në fund nga e vërteta jonë e hidhur shekullore.

Historia e Kosovës është edhe një poemë me nota të forta epike. Një model i madh themelues për një histori dhe kulturë të re. Ne Shqiptarët duhet ti hyjmë këtij realiteti në brendësi për të njohur dhe kuptuar etimologjinë moderne të fjalëve “HEROIZEM, LIRI”, “PAVARESI”, “E DREJTE”. Kosova është një botë e pavarur që ekziston. Një ëndërr e vogël si zjarr i pashuar. Një e vërtetë e vetëmjaftueshme. Kosova është një dashuri shqiptare. Pjesë e realitetit të prekshëm të lirisë, Kosova është edhe një element i fuqishëm i shpirtit tonë, që është trazuar dhe bërë ujem me gjakun ndër deje.

Shënim:

Në kthim u ndalëm në qytetin e Bajram Currit. Isha me djalin. Unë kam punuar dhe jetuar njëmbëdhjetë vjet atje. Kam qenë mësuese e letërsisë në gjimnazin e qytetit. Puna si mësuese më ka falur lumturi. Nxënësit më kanë dashur dhe i kam dashur, aq sa më duket se kurrë nuk kam dëgjuar për marrëdhënie aq të harmonishme. Edhe njerëzit e atjeshëm më kanë dashur shumë. Malësia e Gjakovës, ashtu siç quhet në të vërtetë, i do dhe i respekton ardhësit. Im bir ka lindur dhe ka kaluar atje vitet e para të fëmijërisë. Ishte vërtet një qytet i vogël mes Alpeve, që unë në një poezi, nën ndikimin e frymës së realizmit socialist, e cila kishte një entuziazëm që përgjithësisht nuk përputhej me realitetin, e kam quajtur “Trëndafil i bardhë”. Sidoqoftë, ka qenë figurë e vetvetishme, që buronte nga një materie konkrete dhe kam punuar me të tjerë (atëherë bëheshin punë vullnetare) që ai qytet të zbukurohej në kuptimin e natyrshëm të kësaj fjale. Por ne nuk e gjetëm më. Të tregoj se në çfarë mënyre nuk e gjetëm më atë qytet, ligështohem. Heshtja ime - dhe është e para herë që më ndodh për një rast të tillë - nënkupton diçka të rëndë. I shkruaj këto fjalë dhe lotët pa u kuptuar më pushtojnë shpirtin, mendjen, zemrën, ashtu si ndodh kur vajtojmë për qenie të shtrenjta që kanë vdekur. E pohoj këtë gjë intime si një rrëfim që mund të më çlirojë nga dhimbja. Sidoqoftë, ka edhe në mes këtij makthi të humbjes njerëz që gjejnë forca dhe i japin pakëz jetë atij vendi të rrënuar dhe të harruar. Ndaj mirënjohja ime është për ata.



Shkruan: Naim Berisha, Kosovë : Flora Brovina, një jetë kushtuar Kosovës



image



















Femra që kurrë nuk u dorëzua

Sot pas shumë vitesh, organizimin që e bëri gjatë luftës Flora Brovina nuk e konsideron aktivitet politik, por situatë ku kërkohej nga secili ta kryejë punën e vet aty ku e kërkonte nevoja. Aktiviteti i Flora Brovinës ishte aq i rëndësishëm dhe me rezultate në atë kohë, saqë arriti ta themelonte spitalin më të madh emergjent në mes të Prishtinës
Të shkruash për Flora Brovinën e të mos i vësh në pah virtytet e saj të larta humane është e pamundur. E cilësuar nga shumëkush shembull i humanizmit dhe atdhetarizmit të pashembullt, Flora Brovina të bën për vete me ëmbëlsinë dhe urtësinë e saj. 
Fëmijëria dhe rinia
Lindi në Skenderaj, ku qëndroi vetëm tre muaj për t'u shpërngulur në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar ne Prishtinë, aty e kreu edhe shkollën fillore dhe të mesme. Vajza e një familje intelektuale gjakovare, e lindur në Skenderaj dhe e rritur në Prishtinë, ka një përgjigje shumë interesante për ata që interesohen se si u bë kështu? “Kjo ndarje dhe përkatësi regjionale më pengon, andaj nuk kam dëshirë as ta përmend; kur me pyesin nga jam, përgjigjem me të drejtë ‘nga Kosova’, sepse secilin vend të saj e dua dhe e ndjej timin”.
Kur përmendet fjala “fëmijëri”, jo të gjithë njerëzit mund të kujtojnë lumturinë dhe harmoninë familjare në gjirin e prindërve. Duke qenë bija e një atdhetari të madh të çështjes kombëtare, Flora Brovina, që në fëmijëri do ta marrë mbi supe një pjesë të vuajtjes shekullore të popullit shqiptar. 
Ne klasën e parë babai i burgoset për bindjet e tij politike dhe dënohet me 10 vjet burg. Kjo ishte një goditje e madhe për familjen: në një shtëpi me qira kishin mbetur gjashtë femra: stërgjyshja, gjyshja, nëna shumë e re dhe tri motrat fare të vogla. 
Tregimi i saj të prek thellë në zemër, ta krijon pasqyrën reale të vuajtjeve që ka përjetuar populli shqiptar. E vuajtur dhe krenare ajo shprehet: “Në këtë moshë do t’i njoh pritjet para burgut të Prishtinës, të Pejës e të Nishit, për t’u takuar me babanë, do ta njoh mallin për të. Do të njihem dhe do ta ndjej intimisht se çka do të thotë të jesh familje e lëçitur jo vetëm nga pushteti”.
Pasojat e këtyre përjetimeve ajo i ndjen edhe sot, por këto do ta inspirojnë në rrugën e saj e jetësore. Ajo nuk i harron edhe më të dashurat e veta: ”Jam shumë falënderuese ndaj gjyshes dhe nënës sime për dashurinë dhe edukimin që ma ofruan, më mësuan dashurinë ndaj atdheut dhe kombit i cili meriton çdo sakrificë dhe përkushtim”.
Pas kryerjes së shkollës së mesme, nxënësja e dalluar nga Prishtina kishte propozime të ndryshme se nga duhet t’ia trasonte rrugën vetes. Në shpirtin e saj mbizotëronte dashuria për njerëzit dhe ajo e zgjodhi mjekësinë, për të qenë kështu më afër njeriut. Krahas shkollimit të vazhdueshëm, Flora shkruante poezi dhe tregime. Ajo ishte shpirt artisti, energji e cila do t’i reflektohet gjatë gjithë jetës.
Shkollim
Studimet i filloi në Beograd. Pas kryerjes së vitit të parë, u kthye në Prishtinë për të vazhduar studimet, sepse po atë vit ishte hapur këtu Fakulteti i Mjekësisë. Kthimi në Prishtinë për Florën do të thoshte kthim në “profesionin e zemrës”, në poezinë dhe librin shqip në përgjithësi. Krahas vazhdimit të studimeve ajo punoi si gazetare në të përditshmen “Rilindja”.
Aty punoi për nëntë vite me radhë. Kohën sa punonte në gazetari e cilëson si periudhë shumë të rëndësishme në jetën e saj: “Si gazetare do ta mësoj lirinë personale e lirinë ekonomike, që janë shumë të ndërlidhura. Do ta botoj librin tim të parë, do të dashurohem në krijuesin dhe studentin më të mirë të Fakultetit Ekonomik, tregimtarin, poetin dhe dramaturgun Ajri Begu, me të cilin do ta kalojmë jetën deri më tani, me dy drita në jetën tonë, bijtë tanë Uranikun dhe Yllin”.
Me 1973 pranohet në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Duke e pasur parasysh rolin e krijuesit në shoqëri në atë kohë, Flora ndjehej shumë e privilegjuar me respektin dhe nderimin që i bëhej, sado që ishte një ndër femrat e para dhe të pakta poete. 
Pas diplomimit, ajo kishte një dilemë të madhe, sepse profesioni i gazetarisë e kishte përvetësuar aq shumë, saqë nuk bënte ballë ta linte. Ishin demonstratat e vitit 1981 ato që ndikuan te Flora për lënien e gazetarisë dhe përkushtimit në mjekësi. Puna me fëmijë e bëri Flora Brovinën për vete; ajo krijoi një lidhje speciale shpirtërore që i përgjigjej pikërisht ndjenjave humane që i zotëronte ajo. Lidhja e fortë shpirtërore me fëmijët ishte shtysë e fortë për Florën të shkonte për të specializuar në Zagreb, pikërisht në pediatrinë e fëmijëve. Njëkohësisht i kreu edhe studimet postdiplomike në drejtimin e pediatrisë.  
Kthesa e madhe 
Ndërkohë situata në Kosovë po bëhej gjithnjë e me e rëndë. Si intelektuale dhe atdhetare e devotshme, Flora Brovina do të gjendej përkrah vëllezërve dhe motrave që punonin e luftonin për lirinë e këtij vendi. Ajo ishte një ndër nënshkrueset e grupit të intelektualëve në një letër të njohur si “Letra 205". Ne gazetën studentore “Bota e Re” ajo do ta botojë një letër të hapur drejtuar Sllobodan Millosheviqit (1990). Kjo ishte mjaft e guximshme për atë kohë. Ndërkaq ky veprim nuk kaloi pa u vërejtur nga pushtuesi.
Situata vinte e rëndohej çdo ditë, ndërsa populli i Kosovës kishte nevojë për prijës të rinj. Momenti kërkonte një qasje tjetër, andaj Flora Brovina bashkë me disa bashkëveprimtarë si: Hajri Begu, Jusuf Buxhovi, Milazim Krasniqi, Bujar Bukoshi e shumë të tjerë, duke pasur për bazë statutin e partisë “CDU” në Gjermani, e krijuan idenë për themelimin e një partie gjithëpopullore e cila do t’u printe proceseve. Kështu lindi ideja për formimin e Lidhjes Demokratike te Kosovës. Mbledhja themeluese u mbajt ne lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe faktikisht ky ishte fillimi i hyrjes në politikë për Flora Brovinën. 
Duke e konceptuar si një formë rezistence kundër dhunës dhe pushtimit serb, ajo e udhëhoqi “Forumin e Gruas Demokratike të Kosovës”. Por, meqë nuk mund të pajtohej me humbjen e kohës kur situata vinte e rëndohej çdo ditë, pas kuvendit të parë të këtij forumi, ajo u largua nga LDK-ja. Disa muaj më vonë, me insistimin e grave aktiviste, ajo do ta themelojnë “Lidhjen e Gruas Shqiptare”. Aktiviteti i këtij forumi ishte shumë i rëndësishëm. Përveç kontaktit dhe ndihmës së vazhdueshme për gratë e Kosovës, ky forum vuri kontakte me gratë e regjionit dhe të botës për ta treguar të vërtetën për situatën në Kosovë. 
Lufta kundër “popullit tim”, siç e quan Flora, do të fillojë mu aty ku asaj i dhemb më së shumti, pikërisht kundër fëmijëve. Ne pranverë të vitit 1990 në Kosovë do të bëhej “segregacioni” në shkolla, në punë, në çerdhe e ku jo. Disa muaj ose javë më vonë ndodhi helmimi masiv i fëmijëve shqiptar, kur u helmuan më shumë se 7.000 fëmijë. Të gjendur përballë kësaj situate, Flora dhe bashkudhëtarët e saj për liri nuk mund të rrinin duarkryq; ajo nuk dorëzohej pa e gjetur diagnozën e saktë të këtyre helmimeve. Por, pushtuesit nuk u ndalën. Andaj ajo do ta kishte fatin e keq që të ishte e përjashtuara e parë nga puna së bashku me dhjetëra mjekë të fëmijëve. 
Largimin nga puna e përjetoi shumë rëndë, aq më shumë kur e mendonte nevojën e madhe që kishin njerëzit për të dhe për kolegët e saj. Pas këtyre ngjarjeve Flora Brovina u detyrua që profesionin e vet ta ushtrojë në mënyrë ilegale, vetëm që t’i dilte në ndihmë “popullit të saj”. Këtë aktivitet Flora nuk e kreu vetëm. Me të ishin edhe Xhemile Ruhani, inxh. Aziz Pacolli, psikologia Elizabeta Dernaku (polake, e cila u helmua sepse dyshohej se shoqërohej me Flora Brovinën).
Sot pas shumë vitesh, organizimin që e bëri gjatë luftës Flora Brovina nuk e konsideron aktivitet politik, por situatë ku kërkohej nga secili ta kryejë punën e vet aty ku e kërkonte nevoja. Aktiviteti i Flora Brovinës ishte aq i rëndësishëm dhe me rezultate në atë kohë, saqë arriti ta themelonte spitalin më të madh emergjent në mes të Prishtinës, i cili ishte në Bregun e Diellit, e që pakkush e di këtë (sot është çerdhe e fëmijëve). Themelimi i këtij spitali ishte shumë i rëndësishëm, sepse aty u përgatitën një numër shumë i madh i njerëzve të aftë për dhënien e ndihmës mjekësore për nënën, fëmijën dhe secilin që kishte nevojë, një plan i cili i përfshinte edhe pjesëtarët e UÇK-së. "Ndoshta kjo është arsyeja pse unë u arrestova nga policia dhe u quajta ministre e Shëndetësisë”, kujton atë kohë protagonistja e këtij rrëfimi. 
Pranverën e vitit 1999 Flora e kujton si një “episod të dhimbshëm” për Kosovën. Puna që e kreu Flora Brovina dhe detyrat që ishte gati për t’i marrë, bënë që ajo të arrestohej dhe të burgosej. E kujton edhe dënimin e saj me 12 vite dhe shprehet: “Me shpallën terroriste ata që masakruan e vranë burra e gra, fëmijë të pafajshëm, ata që zhdukën mijëra e mijëra njerëz, ata që dhunuan gra, nuse e vajza të reja, ata që duart i kishin me gjak dhe sytë e pangopur të bishës”. Edhe pse e dënuar me 12 vite, presioni (i kthyer në ndërgjegje) i madh kombëtar e ndërkombëtar bëri që ajo të lirohej pas një viti e gjysmë. Edhe pse u mundua dhe vuajti shumë për këtë vend, ajo thotë se e konsideron si një sakrificë të shpërblyer nga populli me pritjen madhështore që ia bënë.  
Ajo u shpërblye me çmime të shumta kombëtare e ndërkombëtare. Çmimet ishin nga fusha të ndryshme: për paqe, humanizëm, art dhe poezi. 
Edhe pse me një jetë “histori” të gjatë angazhimesh, ajo edhe sot e kësaj dite preokupohet nga çështjet madhore që kanë të bëjnë me kombin në përgjithësi. Ajo shprehet se është koha e fundit që ne si popull ta zëmë hapin e humbur qindravjeçar, që të bashkohemi kundër armikut tonë të dëshmuar dhe të deklaruar në vazhdimësi, t’ia kthejmë dinjitetin vendit, t’i lëmë ndasitë dhe interesat personale, gjithmonë duke kujtuar me krenari sakrificën e madhe të popullit tonë. 

Po e prekni Kosovën - Keni punë me mua!....

Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë. Ka botuar disa vëllime me poezi: ”Vërma emrin tim” (1973), “Bimë e zë” (1979), “Luleborë” (1988), “Mat e çmat” (1995) dhe “Thirrje e Kosovë” (1999, në kohën kur ajo ishte në burgun e Pozharevacit në Serbi). Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Çmimin Tucholsky për vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez.

http://gazetac.com/index.php/rajoni/kosova/9061-po-e-prekni-kosoven-keni-pune-me-mua.html


Po e prekni Kosovën - Keni punë me mua!....

:  
  Flora Brovina

Poetja e mirënjohur-Humanistja Dr.Flora Brovina






















Pikërisht këto fenomene përjetimesh dalin edhe në shkëndijën e parë të tufës poetike të Flora Brovinës, sot emër i agimit të ri që hy në binarët e humanistëve e martirëve shqiptarë të Kosovës legjendare që ngadhnjeu nga gjithë tendenca stërkeqe e degjeneruese e okupimit kriminal sërbosllav! (FERID RAMADANI)


Kjo substancë etike e këtij shpirti krijues qysh në daljen e saj të parë me tufën e artikulimit poetik, bart kënaqësinë e dhembjes në mënyrën urdhërore, tamam për ta bërë saktësimin se një ditë nga pikëvështrimi i distancës, mbase, kur të mungojë ajo, apo kur të jetë e ndaluar në rrethana asgjasimesh, për të gjitha ato që ndjen dhe paralajmëron, dhe, përkundër gjithë asaj që do të ndodhë si katandi në rritën dhe lirinë e Atdheut, ngritet si pararojë mbrojtëse për të artikuluar urdhëroren e saj për një shenjëzim : Verma emrin tim!


Esenca e gjithë domethënies së titullit të veprës poetike është një zhvillim procesi! Karshi gjithë sistemit të mbulimit me nënshtrim, karshi gjithë sistemit që do ta përgjumë e ta shfarosë një komb , apo ta asimilojë , ajo bën formësinë e tij. Me një fjalë, ajo paralajmëron zgjimin e ndërgjegjes për t’u ngritur deri në kushtrim për mbrojtje! Për prishjen e asaj natyre dhe të raporteve jetësore, poetja përpiqet të sjellë shijen e gjallërisë kombëtare, të mobilizimit, të bukurisë, të trimërisë, të unitetit, të dinjitetit, të identitetit... ! Prandaj, shikuar në këtë përmasë , qysh atëherë, tufa poetike :”Verma emrin tim “ del si ngritje letrare të bëjë harmonizimin në zhvillimin jetësorë apo, të mbesë dëshmi për qenësinë e mendjes dhe shpirtin e krijueses prej nga brezat do të mësojnë për legjendarët dhe Kështjellat e pamposhtura të Atdheut për të cilat kërkohej pavarësi! Për atë qëllim poeten Flora Brovina - e mbajtën të mbërthyer në zëndanet sërbosllave ! Se ajo, për atë qëllim e ka bërë artikulimin e një urdhërorje për ringritje e mbijetim! Bile, si në shkrimet e tufës poetike po edhe në zëndanet sërbosllave, e ka kthyer vëmendjen e botës ta dëgjojnë tek u thotë:

Po më ndalët mua në zëndan - ndalni Kosovën ! Dhe anasjelltas:

Po e prekni Kosovën - Keni punë me mua!

Në prizmin e këtij frymëzimi në tufën poetike të poezive “Verma emrin tim” dalin ciklet : “Vallja” dhe “Dashuri vashe”! Mbase nga shumë rrethana të botëkuptimeve për ta shprehur domethënien, për to, sërish fitohet përshtypja e shumë kuptimeve . Ndërsa për arsyen e zhvillimit të realitetit kosovar, përshtypja e parë del se cikli “Vallja” dhe cikli “Dashuri vashe “ janë një ngarkesë e kahmotshme e poetes e cila në mënyrë simbolike e bën dallimin shumë ekspresiv që intimisht e mbërthen shqiptarin në ato çaste, e mbërthen sikur e mbërthejnë magjitë! Prandaj, nëse shqiptari ndonjëherë përjeton dehje të plotë shpirtërore, kurrë nuk është më i dozuar se kur bën hapat në Valle! Bile, kurrë nuk është më i dozuar se sa kur ndjen “Dashuri Vashe”!



Dy ngarkesa nëpër të cilat kalon prekshmëria frymëzuese e poetes e që janë dhe shprehen njëkohësisht si aktualiteti i prekshmërive intime të shqiptarëve, prej të cilave dalin sa më individualë e me identitet në planin kombëtarë! Në këtë zhvillim të kësaj intime, poetja Flora Brovina ka vënë hallkën e ndërlidhjes dhe ka bërë urdhëroren : Verma emrin tim! 

Kjo urdhërore nuk është diktat që peshon mbi shpatullat e kombit dhe të Atdheut! Është Urdhërorja për artikulim, kënaqësi e ringritje ! Është dëshira, dashuria dhe krenaria që e ndjen ajo për Atdheun dhe për atë ajo shkruan në “Voglushja ime poezi”, me të cilën nis tufën e përmbledhjes “Verma emrin tim”.

“E gjeni në mesin e fëmijëve

në buzëqeshjet , në lodrat e tyre



e gjeni te shoqet e mia

krenare për ditën që do të vijë



e gjeni në pranverë me lulet

të heshtur, të pastër si lulebora...



Gatishmëria për të bërë pikëtakimet me të, siç do ta titullojë “Voglushja ime poezi” - Kalanë e madhështisë krijuese, poetja Flora e pasqyron një realitet faktik që bart natyrëshmërinë, krenarinë, pastërtinë...! E kjo veçori bartjesh është mesazh kundërshtimi ndaj gjithë atyre që zhvillimin shqiptar si tërësi, qoftë edhe atë krijues, pretendojnë ta shfaqin si artificial, bile e quajnë të sforcuar! Prandaj, poetja me një maturi dhe natyrëshmëri ua ka bërë shumë faktike për t’ua përmbysur gjithë prapavinë dhe qëllimet atyre që vardisen me djallëzi dhe përpiqen të nënshtrojnë!



“Një rreze drite në dorë mban

- bën dritë atje ku fle terri”



Megjithatë, në kategorinë e shpalimit ajo përveç simboleve e metaforave bën theksimin profetik kur shkruan poezinë “Balada e saj”. Pikërisht gjithë linjat e manifestit vendosës i ndal në tabanin e përhershëm : VENDI: 

Imi,

Yti

Yni

Në shekullin XX.



Kjo ndërhyrje ka bërë zbërthimin e linjave që ndeshen për ta përcaktuar fatin, prej nga mund të dihet me saktësi se do të pasojë në fund të shekullit XX .Atëherë edhe me Vendim - Vendi - Atdheu, do të jetë i lirë, e do të na takojë ne! Kjo jehonë kaq këmbëngulëse e poetes Flora Brovina, del e bëhet po aq bindëse në poezinë që mban titullin “Verma emrin tim”.



Nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal

Nëse lotët i urren e di se unë nuk qaj

qyqen nuk e kam fis



Gjithë ky sfond ideor i shprehur në formë pyetje- përgjigjeve, ka lindur brendinë e dy botërave kundërthënëse , në realitet, në brendinë e poezisë ato bëjnë garën e nënshtrimit dhe të çlirimit! Nëse bota e parë, i di përcaktimet e vendosjes dhe përpiqet t’i kanalizojë vetëm fenomenet e ligësisë; fenomenet e diktatit mbi zhvillimin, fenomenet e mallkimit, bota e dytë bën përcaktimet e qëndrimit ku në të njëjtin përqëndrim është edhe transheja e poetes dhe në emër të të shtypurve përgjigjet! Në realitet aty është mbijetimi! Është bota e kërkimit të lirisë! Bota e të qëndruarit pa lot edhe në tragjedi! Bota heroike e njeriut dinjitoz që e ka të vështirë dhe kurrë nuk e bën anatemën! Gjithë ky bullar ndijimesh e ngrit pozicionin moral e krijues të tabanit kombëtarë të Kosovës , por njëkohësisht e ngrit qenësinë dhe ndjenjën e vetë poetes e cila me tundim e me batërdi shkruan për “Nata e kobeve”



Atë natë edhe Hëna qau

si nëna në zi

atë natë vdiq Ganimeti

u fik një dashuri



Nëse në bilansin jetësorë të faturës së ngjarjeve hyjnë e përmbëlidhen ato net ku “u fik një dashuri” patjetër Kosova do të ishte shfaruar. Por, e vetëdishme për gjithë këtë poetja duke u prek thellë nga dhembjet, njëkohësisht ndjen edhe krenari për “ Shokët e babait tim”

Ishit sa unë sot

ishit sa shokët e mi

ju shokët e babait tim

ishit e sot s’jeni...

u bëtë përmendore, emra

shkolla, rrugë, fabrika... 



Ky tjetërsim i tyre , në realitet ka kaluar në përjetësi. Atje ku nuk ka asnjë mekanizëm që mundet t’i zhbëjë dhe t’i mposhtë. Prandaj edhe Flora Brovina e frymëzuar nga shumë rrethana të atilla në poezinë “Vallja “ do të shkruaj:

E di një valle e di një valle të madhe

do t’ju pëshpëris të gjithëve

e di një valle pa daulle e tupana...



Nëse rikujtojmë kohën kur ka dalë nga botimi vetë përmbledhja e poezive, pikërisht kohën kur është shkruar, mund të konstatojmë se poetja duke i parë gjithë zhvillimet e një realiteti të atillë ka pasur parandjenjën se raportet e tilla do ta sjellin që:

e di një valle me shoqet e mia

do ta hedhim të madhe

në ditën që do të vij.



Në damarët e poetes gjithkah trokit një agim i ri. Gjithkah del e shenjëzohet një ditë e re! Një mëngjes! Pikërisht për ato ajo ka shumë shpresë dhe pandalur rrugëton . E pas saj jo vetëm urdhërorja për artikulim kënaqësie e ringritjeje “Verma emerin tim”, por ec edhe intima e shprehur në mall e gjithë popullit si në vargjet e poezisë miniaturale të saj : E mëshehura

Në një kuti të vogël

i mësheha ca dëshira

E ruaj fort e fort timen

të voglën

këtë botë...!



Dr.spec.Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj të Drenicës-Kosovë. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë.Është mjeke pediatër.




Ka botuar disa vëllime me poezi:


1. ”Vërma emrin tim” (1973), 


2.“Bimë e zë” (1979), 


3.“Luleborë” (1988),


4. “Mat e çmat” (1995)


5 “Thirrje e Kosovë” (1999)


 Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Dr. Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Çmimin Tucholsky për vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez.


Një kohë (1973-1981) punoi gazetare më të përditshmen ”Rilindja” në Prishtinë. Ka punuar edhe me redaktimin e revistave ”Kosovarja” dhe ”Teuta”...


LEXONI:http://www.bndlg.de/~wplarre/FLORA-BROVINA-991105.htm





Është deputete në Parlamentin e Kosovës(PDK).

Jeton dhe vepron në Prishtinë.


http://floripress.blogspot.com/2011/03/cmim-poetik-per-flora-brovinen.html




LIRIA 
Liria
Fluturim zogu
Në dritare

Zgjim mëngjesi
Duar hapur

Është
Hënë
Prapa grilave
Liria
Erëgruri
I porsakorrur

Lojë e fëmijëve
Gaz e vaj

Është
Grua
E çliruar nga barra

Liria
Foshnjë kuqërreme
Në parzëm nëne

Si duket oh si duket
Liria




VERMA EMRIN TIM

Nëse më njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nëse e di emrin tim mos më thirr fluturim
Nëse më ke parë – e di kush jam
i kam krihet e thëllëzës
nëse e di kush jam mos më thërrit thëllëzë

Nëse ke dëgjuar këngën time – e di si këndoj
vëlla e kam bilbilin
nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal

Nëse lotët i urren – e di se unë nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nëse e di se nuk qaj mos më thuaj se nuk ndjej


GRUAS 


ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
në aneminë e fjalës
ç’fsheh

barrën e dhjetë
apo vitet e tua

ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
zërin e t’yt shoq
apo në përkëdhelje të humbur

ç’ruan në aneminë e fjalës
këngën e heshtur
apo një pranverë të sosur

ç’ruan
kur përkund kohën në djep
ç’ruan
ç’fsheh
*******************
  Gazeta C


***************************




Flora Brovina (born 30 September 1949) is a Kosovar Albanian poet, pediatrician and women’s rights activist. She was born in the town of Srbica in the Drenica Valley of Kosovo, and was raised in Pristina, where she went to school and began studying medicine. After finishing her university studies in Zagreb, where she specialized in pediatrics, she returned to Kosovo and worked for a time as a journalist for the Albanian-language daily newspaper Rilindja. Soon thereafter, she returned to the health care profession and worked for many years in the Pediatrics Ward of the Pristina General Hospital.

Kosovo war

As the political situation in Kosovo deteriorated in the 1990s, and fighting broke out, Brovina ran a health clinic in Pristina in which she distributed health care information on matters as diverse as snake bites, dressing wounds and delivering babies. She also used the centre to shelter a number of orphaned children, many of whom had lost their parents during the fighting and expulsions. She and her fellow workers took care of as many as 25 children at a time.
On 20 April 1999 during the Kosovo War, Brovina was abducted by eight masked Serb paramilitaries from the home she was staying in and was driven off by car to an initially unknown destination. She was thus in captivity in Serbia when NATO forces took the capital and Serb troops withdrew from the country. The first news of her abduction broke on 24 April 1999 when her son managed to contact the international writers’ association, PEN, with an urgent appeal that the news of her abduction be made known as widely as possible. She was transferred to a Serb prison in Požarevac and, in her first month of detention, was subjected to over 200 hours of interrogation in 18 separate sessions lasting typically from 7 A.M. to 5 P.M. On 9 December 1999, in a show trial, she was accused of 'terrorist activities' under Article 136 of the Yugoslav Penal Code. She spent a year and a half in Serb prisons before being released as a result of international pressure.

Writing

As a writer, Flora Brovina is the author of three volumes of lyric verse. The first collection, Verma emrin tim (Call me by my name), containing 42 verses, was published in Pristina in 1973 when she was a mere twenty-four years old. Six years later, in 1979, the collection Bimë e zë (Plant and voice) followed. It is in this collection that some of the main themes of Brovina’s poetry crystallize. Conspicuous among them is the fate of women in society, and in particular the role of women as mothers, as life-givers and nurturers. It is here that births, umbilical cords, amniotic fluid and suckling breasts begin to make their appearance. Along with plants, these are perhaps the most ubiquitous symbols of her verse production. Her third and last collection of original verse, entitled Mat e çmat (With the tape it measures), was published in Pristina in 1995. Mat e çmat appeared at a time when Kosovo was obviously gravitating towards war. Though this third collection cannot be interpreted as political verse to any great extent, there are many poems in the volume which reflect her preoccupation not only with the problems and aspirations of individuals, but also with the fate of her people, with freedom and self-determination.
In 1999, Flora Brovina was recipient of the annual Tucholsky Award of the Swedish PEN Club, a prize which has been awarded to other writers of note such as Salman Rushdie, Adam Zagajevski, Nuruddin Farah, Taslima Nasrin, Shirali Nurmuadov and Vincent Magombe. She is also the recipient of the PEN/Barbara Goldsmith Freedom to Write Award by PEN American Center and the Human Rights Award of the Heinrich Böll Foundation in Berlin.
Despite this international recognition, it is curious to note that, as a poet, Flora Brovina has never been part of the literary establishment of Kosovo, nor has her verse found its way into the mainstream of contemporary Albanian literature. A collection of her verse has appeared in English in "Flora Brovina, Call me by my Name, Poetry from Kosova" in a bilingual Albanian-English Edition, translated by Robert Elsie, New York: Gjonlekaj 2001.
Her youngest sibling Ilir Brovina, born in Pristina, helped figure this crises out. He now lives in America with his family.

References

Mcgwire, Scarlett (2001-11-15). "Kosovo's first lady". London: The Guardian. Retrieved 2006-06-07.
"Kosovar Pediatrician Flora Brovina Released from Prison". Retrieved 2006-06-07.
"Presidential battle in Kosovo". CNN. 2001-11-19. Retrieved 2006-06-07.


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...