Në Kumanovë të Maqedonisë, te premten u mbajt aktiviteti “Takimet Poetike të Karadakut”, qe është një aktivitet i përvitshëm, që mbahet në përvjetorin e demostratave së studentëve dhe popullit të Prishtinës të vitit 1981, ku u shpreh publikisht vullneti i popullit të Kosovës për Republikë dhe Pavarësi.
Kryetari i klubit letrar “Jehona e Karadakut”, shkrimtari Burhanedin Xhemaili u shpreh, se ky takim përkon me 30 vjetorin e këtyre demostratave, një datë domethënëse kjo për të gjithë shqiptarët kudo që janë, e cila shërben për t’i motivuar më tej ata për integrim të të gjithë hapësirave kulturore shqiptare, bashkëpunim dhe fuqizim të faktorit shqiptar.
Ketu moren pjesë poetë dhe krijues nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovina, shkruan ''Standard''. Nga Shqipëria ishin të pranishëm poetët Bajazit Cahani, Kujtim Morina, Agim Bajrami, Pëllumb Gorica dhe Man Poga.
Në fund të aktivitetit u ndanë cmime për poezitë më të mira të lexuara.
Me çmim të parë u nderua poetja dhe veprimtarja e shquar e të drejtave të njeriut, Flora Brovina, çmimi i dytë iu dha poetit Kujtim Morina nga Shqipëria ndërsa çmimin e tretë e mori poetja Lumnije Thaci.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/03/15
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
No comments:
Post a Comment