Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/18

Çka kanë të përbashkët Vehabizmi dhe Bashkësia Islame e Kosovës?


Çka kanë të përbashkët Vehabizmi dhe Bashkësia Islame e Kosovës?
Pas luftës, Kosova ishte një terren i përshtatshëm për të përhapur doktrinën e Vehabizmit. Kjo dukuri negative ka marrë përhapjen zakonisht përmes shoqatave të ndryshëm humanitare. Që në emër të njerëzores kanë bërë jo njerëzoren. Ndihmesë të madhe ka dhënë edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila në një formë, lë për të kuptuar se është e lidhur me ato shoqata që kanë prejardhje të dyshimtë në financimin e këtij sekti fetar. 


Pra, në pamje të jashtme i ndan mjekra dhe pantallonat, Vehabizmin dhe BIK-un, ndërsa i bashkon krejt tjerat duke filluar nga ndërtimi i xhamive e deri tek parat që tek ta janë akti më i lart njerëzor. Kemi tash edhe rastin e fundit të imamit Shefqet Krasniqit, i cili kishte fyer dhe kishte nxitur urrejtje ndërfetare e që tash ka filluar një proces gjyqësor kundër tij, më vonë kishte predikuar në emër të fesë në një TV të Kosovës para zgjedhjeve se kush është mirë të votohet e kush jo. Pas gjithë këtyre skandaleve ende mban pozitën që kishte, pra BIK-u është pro kësaj lëvizje.

BIK-u shihet se ka bërë buxhet të mirë, derisa nuk lëvizin nga pozicionet që kanë, ata kanë uzurpuar dhe kanë familjarizuar gjithë stafin akademik duke filluar nga Myftiu e deri tek pastruesit. Kemi me qindra doktorë të shkencave Islame që nuk ushtrojnë profesionet e veta për të vetmen arsye se nuk ju binden urdhrave të mbrapshta që janë në kundërshtim me islamin e që punojnë në BIK. Nuk janë të rastësishme edhe tronditjet që u bënë në disa komuna të Kosovës vetëm se disa imam kërkonin vendosmëri dhe parime, siç janë Dr. Musli Verbani, Idriz Bilalli, Osmon Musliu, menjëherë i larguan nga pozitat që kishin...

Kavajë, themelues të PD-së, djegin tesarat e partisë, bashkohen me AK


Kavajë, themelues të PD-së, djegin tesarat e partisë, bashkohen me AK
Themelues të partisë demokratike në qytetin e Kavajës, kanë kryer aktin e dorëzimit të teserës së partisë dhe i janë bashkuar degës së Aleancës Kuq e Zi në këtë qytet.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, i cili ka garantuar të pranishmit se Aleanca Kuq e Zi do të mbetet lëvizja patriotike, e cila nuk do të ndryshojë për asnjë çmim dhe kusht rrugëtimin e saj drejtë realizimit të premtimeve të bëra përpara qytetarëve shqiptarë.
“Ka ardhur koha të zhbëjmë shprehjet tradicionale që dëgjojmë nga shoqëria e polarizuar se Shqipëria nuk bëhet me shqiptare. Ne do t’i tregojmë shqiptarëve dhe mbarë opinionit ndërkombëtare se Shqipëria bëhet nëse janë shqiptarët të parët që e besojnë këtë”, deklaroi Spahiu.
Në tubimin e Aleancës Kuq e Zi ishte i pranishëm dhe qytetari Dritan Kanapari i cili është një nga ish-themeluesit e degës së partisë Demokratike në këtë qytet prej dekadash. Kanapari ka djegur në shenjë revolte titullin “Pishtar i Demokracisë” që sipas tij ia ka dhuruar Sali Berisha të cilin ai e quajti diktatorin e kohëve moderne.
“Dekoratat e diktatorit Sali Berisha i djegim sepse vetëm demokraci nuk sollën. Kontributi ynë dhe i qindra e mijërave shqiptarëve të cilët luftuan për liri dhe demokraci sot po përballen me vështirësi të gjithë aspekteve sociale dhe ekonomike. Me keqardhje ne konstatojmë se beteja jonë për demokraci ende vazhdon” deklaroi Dritan Kanapari.
Në përfundim të këtij tubimi aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë vendosur flamuj kombëtarë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe nismës së kuqezinjve “Një flamur për çdo dritare”.

Sali Berisha: Edi Rama ose është hipokrit ose i papjekur


3 ligjet, Berisha: Rama ose është hipokrit ose i papjekur
Ethet e zgjedhjeve të vitit 2013 duket se kanë nisur zyrtarisht. Kryeministri i vendit Sali Berisha, gjatë fjalimit të gjatë mbajtur paraditen e sotme në ceremoninë e inaugurimit të digës së Liqenit të Farkës, premtoi një infrastrukturë rrugore dhe arsimore të standardeve moderne, ndërkohë që bërë një rezyme të arritjeve gjatë qeverisjes së mazhorancës.
Shefi i qeverisë ka shfrytëzuar edhe këtë rast për ti bërë apel kreut të opozitës për të votuar 3 ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian, si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat ne BE.
“Ky 100 vjetor është apel që të bashkohemi dhe të punojmë sëbashku në interes më të mirë të së ardhmes së shqiptarëve. Kundërshtirat janë të zakonshme në sistemin pluralist, por kurrë nuk duhet të bajnë pengesë për të realizuar qëllime të përbashkëta. Nëse na u deshëm 100 vjet për të materializuar pavarësinë, tani kemi shanse të bëjmë realitet ëndrrën e rilindësve tanë. Sot kemi në dorë të shtrojmë në realitet ëndrrën evropiane. Edhe njëherë ftoj zotin Rama të votojmë 3 ligjet që kërkon Brukseli, që kanë muaj që presin në Parlament. Unë në mënyrë më të sinqertë dua ti them se është gabim fatal të rrahësh gjoksin se mund të bllokosh, kjo nuk është ajo që presin nga ti qytetarët e këtij vendi”,- deklaroi Berisha.
Duke iu rikthyer Qarkut të Fierit, i cili është kthyer në “mollë sherri” për palët, Berisha se kërkesa për shtyerjen e vendimit as datës 22 nëntor bëhet me qëllim bllokimin e statusit së Shqipërisë në 100 vjetorin e pavarësisë.
“Shqiparët kudo që janë pavarëisht bindjeve partiake dhe vendi ku ndodhet, nuk arrijnë të kuptojnë pse partia kryesore opozitare rezufon të votojë 3 ligjet që kërkohen në mënyrë të drejtëpërndrejtë nga Komsoni Evropian. Cdo vonim i tyre i bën të mendojnë se këto njerëz janë hipokrit dhe nuk e duan integrimin, ose janë të papjekur. E ftoj të ulemi në cdo kohë nëse është problemi për të debatuar tre ligjet. Cdo orë që shkon ësshtë një orë shumë e cmuar. Në natyrën time jam optimist, por kur shoh se pasi kanë shkuar në gjykatë, shtyjnë gjykimin dhe kërkohet të bëhet pas datës 22 Nëntor dhe kur gjykatësit u tërhoqën nga gjykimi kjo fakton se këtu qëndron një akt që synohet tu bllokohet shqiptarëve në 100 vjetorin e pavarësisë së tyre marrja e statusit. Le të jem un i gabuar dhe e ftoj që të ulemi në cdo kohë për tre ligjet të bëjmë cdo përmirësim që ju doni dhe nuk kemi asnjë kundërshtim në mënyrë që ëndrra e shqiptarëve të marrë një ralizim të ri.

Mitrovica feston...kriminelet veprojnë...Mos flini shqiptar!


Isa-Boletini.JPG


Më 24 nëntor 2012 nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, zbulohet shtatorja e heroit kombëtar, Isa Boletini, në sheshin që mban emrin e tij në Mitrovicë. Manifestimi ku do të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesve të shqiptarëve të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe të Kosovës Lindore fillon në ora 12:00.

Flamuri-shqiptar.jpg


Të hënën (19 .11. 2012) shtatorja e heroit kombëtar, Isa Boletini, niset në orët e hershme të mëngjesit nga Durrësi drejt Kosovës, e përcjellur nga ushtria shqiptare.

Në ora 10:00 shtatorja është planifikuar të mbërrij në Vërrmicë (në kufi), prej ku do të përcillet nga FSK-ja.

Në ora 14:00 është paraparë që shtatorja të mbërrij në Mitrovicë, ku do të organizohet një pritje madhështore nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, që do të mbushin të dy anët e rrugës kah do të kaloj shtatorja.

Zbulimi i shtatores do të bëhet me 24 nëntor 2012 në sheshin që mban emrin e tij në Mitrovicë, ku do të organizohet edhe një manifestim i madh nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.


Më 24 nëntor 2012, ora 12.00 – Manifestimi qëndror ( zbulimi i shtatores së Isa Boletinit)
Vendi: Sheshi “Isa Boletini” Mitrovicë

Më 24 nëntor 2012, ora 17.00 – Ekspozitë “Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia”
Vendi: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” Mitrovicë
Më 24 nëntor 2012, ora 18.00 – Koncert nga Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko”
Vendi: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” Mitrovicë

Më 25 nëntor 2012, ora 10.00 – Turnir në futboll
Vendi: Fusha sportive në Frashër

Më 25 nëntor deri më 28 nëntor – Pjesëmarrja e Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve të Mitrovicës në prorgamin festiv në Vlorë

Më 26 nëntor 2012, ora 18.00 – Ekspozitë “Çmimi Kadri Kadriu”
Vendi: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” Mitrovicë


Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kërkon nga strukturat e sigurisë që të jenë më vigjilente gjatë këtyre ditëve në veri, për shkak të paralajmërimeve të grupeve ekstremiste serbe për të kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit. Këtë kërkesë ai e shtroi të premten në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit të Sigurisë, të thirrur me qëllim të koordinimit të veprimeve me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës.
Kryetari Kastrati, tha se tentimi i këtyre grupeve ekstremiste për t’ju afruar pikave kufitare në veri, ashtu siç ka ndodhur të enjten, por që janë penguar nga KFOR-i, nxjerr në pah nevojën për shtimin e masave të sigurisë. “Kërkoj nga strukturat e sigurisë, si KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës që të shtojnë masat e sigurisë në mënyrë që të parandalohen incidentet dhe situata të mbahet nën kontroll”.

Ai poashtu kërkoi nga të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike që të mos bëhen pjesë e këtyre grupeve ekstremiste, të cilat për interesat e tyre nuk kursejnë asgjë. “Si rezultat i këtyre rrethanave shohim të nevojshme që të rriten masat e sigurisë në gjithë veriun dhe në veçanti në lagjet me popullatë të përzier”.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se protestat e paralajmëruara nga grupet radikale serbe në veri mund të tensionojnë situatën. “Është moment delikat që kërkon vigjilencë dhe koordinim të veprimeve në mënyrë që të ruhet situata e qetë”.

Ai tha se ditëve të fundit janë shënuar disa incidente në veri, të cilat kanë shqetësuar banorët. “Ka pasur disa incidente, si shpërthimi i një bombe në afërsi të Lagjes së Doktorëve, mandej thyerja e xhamave në një shtëpi shqiptare në Kroin e Vitakut, që gjithsesi kanë shqetësuar banorët, por që nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme”.

Përfaqësuesit e policisë rajonale që ishin të pranishëm në takim, thanë se do të marrin masat e duhura që situata të jetë e qetë.


description



Shteti i Serbisë operon ilegalisht në veriun e Kosovës me rreth një mijë trupa efektivë, të angazhuar në katër struktura të ndryshme sigurie. Autoritetet shtetërore të Kosovës dinë për to e madje edhe për gjithë rrjetin komandues.

Një burim i afërt me strukturat e sigurisë i ka treguar gazetës “Koha Ditore” të enjten përmbajtjen e informatave bazë mbi strukturat ilegale të fqinjit verior, e madje edhe emrat e komandantëve që i drejtojnë ato. Të tillët, sipas këtij burimi, veprojnë, kontrollohen dhe financohen nga Republika e Serbisë. Ai ka thënë se, nga të dhënat e fundit që i posedojnë autoritetet kosovare, në veri veprojnë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP); Mbrojtja Civile (MC); shërbimet sekrete serbe (BIA dhe VBA) dhe grupet kriminale/vandaliste.

Informacione detaje ka dhënë veç e veç për këto formacione.



Në veriun e Kosovës të banuar me serbë veprojnë së paku 21 grupe të organizuara, të cilat autoritetet shtetërore i dinë për struktura vandaliste e kriminale, shkruan sot :Koha Ditore” në vazhdimin dytë dhe të fundit rreth pranisë së formacioneve militante politike e fetare serbe. Formacioni më i organizuar është lëvizja popullore serbe “SNP 1398”.

Një burim i gazetës i afërt me strukturat e sigurisë së Kosovës, i ka treguar “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti për të gjitha grupet aktive që funksionojnë në veri. Gjashtë sosh i ka përshkruar në detaje. Ka treguar se kush i drejton ato, kë kanë në përbërje dhe ku e kanë selinë.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë një ditë më parë ka marrë vendim për të mos ndaluar veprimtarinë e organizatës “SNP 1398”, aktivitetet e së cilës përbëjnë problem edhe për vetë fqinjin verior të Kosovës.


Organizata serbe, e ashtuquajtur “Civilna zastita” apo “Mbrojtja civile”, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e ushtrimeve simuluese në veri të Mitrovicës.



Ky organizim thuhet se zhvillohet nën përkujdesjen e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, e cila drejtohet nga Aleksandër Vulin.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për organizimin e ushtrimeve të tilla.

Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, në bazë të informacioneve që ka policia, organizata “Mbrojtja Civile” do të demonstrojë një ushtrim të reagimit në rast të emergjencave apo situatës së zjarrit.

“Policia do të mbledhë informata dhe do ta luajë rolin në kuadër të përgjegjësive që ka për rendin publik”, ka thënë Hoti.

“Mbrojtja Civile”, nga institucionet e Kosovës konsiderohet si strukturë paralele, e cila vepron në veri të vendit.

-----------------------------




Sinjali i alarmit në veri të Mitrovicës ka shënuar të dielën fillimin e ushtrimit simulues publik të reagimit, në rast të emergjencës së zjarrit nga ana e organizatës së ashtuquajtur "Civilna zastita Mitrovice", apo "Mbrojtja civile e Mitrovicës". Ushtrimi ka nisur në orën 11: 45 dhe ka zgjatur rreth 1 orë. Ndërkaq, ky organizim është zhvilluar nën përkujdesjen e Zyrës për Kosovë të Qeverisë Serbe, të cilën e drejton Aleksandër Vulin. Pjesëtarët e kësaj organizate janë rreshtuar sipas komandës, duke brohoritur emrin e shtetit serb. Gjatë ushtrimit, pjesëtarët e ekipeve të “Mbrojtjes civile” kanë demonstruar mundësitë, shkathtësitë dhe përgatitjen e tyre për shpëtimin e njerëzve në rast të rrezikut në objektet e përfshira nga zjarri. I ashtuquajturi kryetar i komunës paralele të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, i cili ka theksuar se është njëkohësisht edhe komandant i organizatës “Mbrojtja civile e Mitrovicës”, u është drejtuar pjesëtarëve të “Mbrojtjes civile”, duke u thënë se ata janë njerëzit që do të përballen me situatat e vështira emergjente në veri të Mitrovicës. Ju do të jeni këtu në çdo moment dhe në çdo rrethanë do të jeni të parët që do t’i shpëtoni njerëzit, të mirat materiale dhe të kulturës, si dhe mjedisit jetësor nga fatkeqësitë elementare, nga pasojat e terrorizmit, fatkeqësive të luftës dhe të tjera”, ka thënë Pantiq. Ai ka shtuar se organizata “Mbrojtja civile” do të jetë në shërbimin e të gjithë qytetarëve në veri të Mitrovicës, pavarësisht nga përkatësia kombëtare dhe fetare e tyre. Sipas tij, “Mbrojtja civile” është formuar bazuar në Konventën e Gjenevës, e cila e precizon se për çfarë qëllimesh mund të përdoret mbrojtja civile. Pantiq ka thënë se Konventa e Gjenevës e jep edhe mundësinë që pjesëtarët e “Mbrojtjes civile” të mbajnë armë. “Neni 65 (i Konventës së Gjenevës), madje e jep mundësinë që pjesëtarët e ‘Mbrojtjes civile’ mund të bartin armatim të lehtë për mbajtjen e rendit ose për vetëmbrojtje”, ka thënë Pantiq. Megjithatë, pjesëtarët e “Mbrojtjes civile” në demonstrimin e së dielës nuk kanë pasur ndonjë lloj të armatimit.

Policia e Kosovës nuk raporton për incidente

Në anën tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për organizimin e këtij tubimi, por policia e ka përcjellë nga afër zhvillimin e aktivitetit të organizatës “Mbrojtja civile”. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sipas informacioneve të policisë, organizata “Mbrojtja civile e Mitrovicës” ka demonstruar një simulim të reagimit në rast të emergjencave apo situatës së zjarrit. “Policia e Kosovës nuk ka pasur zyrtarisht ndonjë informacion rreth organizatorëve të mundshëm të kësaj ngjarjeje. Mirëpo, në vendngjarje sigurisht që policia i ka përcjellë këto aktivitete edhe përkundër faktit që ne, sigurisht, nuk kemi qenë pjesë e këtij aktiviteti”. “Mirëpo, në kuadër të Ligjit për rendin publik, Policia e Kosovës ka obligime që të jetë e pranishme me qëllim të mbledhjes së informacioneve dhe sigurimit të tubimeve të tilla. Por, gjithçka ka përfunduar pa ndonjë incident të regjistruar nga policia”, ka deklaruar Hoti, raporton Rel. Ndryshe, “Mbrojtja civile e Mitrovicës” është organizatë, e cila nga institucionet e Kosovës konsiderohet si strukturë paralele që vepron në veri të vendit e financuar nga Serbia. Ditë më parë, zyrtarët e komunës së Mitrovicë, patën reaguar për shkak të pranisë së pjesëtarëve të “Mbrojtjes civile” në pjesën veriore të Mitrovicës, duke shfaqur dyshimet se në këtë organizatë ka edhe pjesëtarë që janë të inkriminuar, të ashtuquajtur “roje të urave”, por edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë të shtetit serb. “Rojat e Urës” kanë qenë një grupim i paligjshëm sigurie, i themeluar në përfundim të luftës në Kosovë, në përbërje të të cilit thuhej se kishte edhe pjesëtarë të pensionuar të forcave paramilitare serbe. Zyrtarët e komunës së Mitrovicës patën kërkuar nga strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që ndaj “Mbrojtjes civile”, “të ndërmarrin masa dhe të mos lejojnë veprimtarinë e tyre, e cila paraqet ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë”.

“FLAMURI NE DEÇIQ” I PALOK TRABOINIT





Libri promovohet ne Prizren dhe ne Tuz me 21 e 22 nentor 2012 ne kuadrin e 100 vjetorit te Pavaresise.



“FLAMURI NE DEÇIQ” I PALOK TRABOINIT 

Një libër me dëshmi historike për Kryengritjen e vitit 1911
 Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë vjen në botim libri “Flamuri në Deçiq” me autor Palok Traboini (Gojçaj). Gjithçka që ka të bëjë me krijimet e Palok Traboinit janë botuar pjesërisht më parë apo kanë mbetur në dorëshkrim dhe i takojnë viteve 1908-1911. Libri përfshin katër kapituj që paraqesin aspekte të ndryshme të krijimtarisë e të jetës së këtij autori që gjithashtu ka qenë një veprimtar i njohur në vitet e pavarësisë si  gazetar, mësues e si luftëtar. Ai ka qenë sekretar i Ded Gjo Lulit dhe i ngarkuar prej tij ka sjellë përmes Dalmacisë flamurin e porositur në Vjenë nga Alardo Kastrioti për kryengritësit shqiptarë të Malësisë së Veriut, flamur ky i njohur nga fotografia e Marubit fiksuar me emrin Flamuri i Deçiqit apo ndryshe Flamuri i Ded Gjo Lulit.
Kapitulli i parë përfshin veprimtarinë e Palok Traboinit si një ndër publicistët e parë të  pavarësisë me shkrimet në gazetën “Bashkimi” të Dom Ndoc Nikës, duke përshirë artikuj e kryeartikuj. Ndër to ka shkrime si “Lidhësia forcon kombin” në të cilën kërkohet një unitet kombëtar për të patur përparim në mes të kombeve të tjerë të Europës, shkrime mbi ilirët e pellazgët që evokohen qëllimisht për të ngjallur krenarinë si komb i lashtë, për përhapjen e arsimit e të dijes në popull apo edhe për plagën e thellë shoqërore të gjakmarrjes.
Në kapitullin e dytë me dorëshkrime shkollore vijnë të përkthyer nga frëngjishtja disa prej shkrimeve që mbajnë vitin 1908 si ai për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, për Washington-in, Ligurkun si dhe disa ngjarje nga jeta në shkollën e mesme teknike italiane në Shkodër ku ai ka qenë student.
Padyshim interesin më të madh e ka poema “Lufta e maleve” e shkruar në Prizren në vitin 1911, në të cilën ai duke qënë pjesmarrës aktiv në Kryengritjen e Malësisë së Madhe e përshkruan këtë ngjarje të madhe historike me rreth 1700 vargje. Një poemë epiko-historike me ngjarje dhe heronj realë.
P.Traboini me Ded Gjo Lulin dhe At Gjergj Fishten

Padyshim kjo poemë veç vlerave artistike ka një rëndësi të veçantë se është shkruar nga një njeri që i ka parë ngjarjet me sy dhe ka qënë vetë në të gjitha betejat e zhvilluara. Aty gjen emra personazhesh historikë që nga Ded Gjo Luli, Nik Gjelosh Luli, Kol Ded Gjo Luli, Deli Meta, Mirash Luca, Tom Nika, Ded Preci, Gjelosh Gjoka e të tjerë. Por i thuret hymn edhe trimave që bien e ndër ta Kol Marash Vatës, Gjon Ujk Çekut e trimave të tjerë të rënë për liri.
Moment të veçantë në poemë zë ai kur Ded Gjo Luli u kërkon djemve të shkojnë e të vënë flamurin e Skënderbeut në maj të Bratilës së Deçiqit.
Shkrimet e studiueve Hamit Boriçi, Fran Camaj, Gjovalin Shkurtaj dhe Fatmir Terziu mbi disa tipare tipare të publicistikës dhe analiza të poemes historike të Palok Traboinit përbëjnë kapitullin e tretë të librit “Flamuri ne Deçiq”.
Kapitulli i katërt vijon me dëshmitë e ish-nxënësve dhe bashkkohësve mbi  veprimtarinë e mësuesit dhe luftëtarit të dy luftrave kombëtare duke përfshirë dhe luftën e Koplikut 1920, Palok Traboini e në vazhdim kujtimet e të birit Kolec Traboini, i cili, anipse i mbetur jetim që në moshë të vogël, nëpër vite ka arritur të mbledhë plot materiale e fakte mbi jetën e prindit të munguar. Shënimet e birit për Atin mbajnë titullin “Një kërkim që fillon e nuk mbaron kurrë”.
Libri mbyllet me një album fotografik të nxjerra nga Fototeka Marubi ku Palok Traboini shihet bashkë me Ded Gjo Lulin e krerët e Malësisë që në vitin 1908,  në mes të një grupi të vogël që Kel Marubi e ka shënuar “Disa luftëtarë të Deçiqit”, një foto tjetër ku Palok Traboini  është bashkë me At Gjergj Fishtën, At Anton Arapin, At Benardin Palaj,  At Martin Gjokën, At Marin Sirdanin, Simon Rrotën, Kol Gurashin, Kolë Kamsin, Ndue Palucën e të tjerë si trupa mësimore e shkollës së fretënve në vitin 1924. 
Dëshmitë që sillen në këtë libër plotësojnë një kuadër të munguar të ngjarjeve historike të Kryengritjes së Malësisë së madhe 1911, por edhe sjellin në vëmendje një figurë atdhetare të lënë në heshtje, publicistin, poetin, mësuesin e parë të Malësisë së Madhe, sekretarin e Ded Gjo Lulit dhe luftëtarin e flamurtarin e Deçiqit - Palok Traboini.
 

SHKAMBI I DALTUEM, QË RA PREJ BJESHKËVE TË NÊMUNA



Nga Fritz RADOVANI:

LUKË  KAÇAJ

SHKAMBI I DALTUEM, QË RA PREJ BJESHKËVE TË NÊMUNA
Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

 Lukë Kaçaj diten e martesës me Anen…në Rrugen L.Gurakuqi, Shkoder.





            Bajza e Kastratit të Shkodres, me 24 Shkurt 1924 i fali artit shqiptar një shkamb që pat daltue prej Atyne Bjeshkëve të Nêmuna, ku kanga me “Lahutë” nuk ka kurrë mort! Ky filiz i njomë i lemë në një shtëpi malesh kreshnike me emnin Lukë Kaçaj, do të rritet e do të bahet lis sa bota e qytetnueme me na e pasë lakmi. Lukë Kaçaj fëmijë i kushtohet Urdhnit të Fretenëve të Vegjel, dhe vjen në kolegjin e Françeskanëve të Gjuhadolit në Shkoder, ku do të ndjekin edhe mësimet në Liceun “Illyricum”... Mjeshtri i madh i muzikës At Martin Gjoka, asht Ai që i vuni shenjën e muzikës në ballë djaloshit të rij nga Alpet që me ujin e burimeve të tyne i sollen artit Shqiptar një nga figurat ma të spikatuna, që zani i Tij do të mrekullojë edhe Boten...
            Nen kujdesin e At Filip Mazrrekut, një tjeter frat i telentuem, Luka do të mësojë me luejtë në armonio, organo dhe vjolinë. “Ato vite Ai i kujtonte si kohen ma të bukur të jetes së Tij”, ka shkrue në një monografi të shkurtë nxanësi i Tij, muzikologu dhe artisti i njohun Loro Sata, të cilit i jam referue per me shkrue këta pak rreshta per të Madhin Lukë Kaçaj në këte 100 vjetor.
            Në vitin 1946, kur po permbytej mbarë Shkodra nga komunizmi, At Mati Prennushi thrret në Kuvend baben e Lukës dhe i thotë: “Koha sa vjen e bahet ma e rrezikshme per xhakoj ashtu si per ne, prandej merre Luken në shtëpi, sikur ai nuk do me ndejë ma këtu dhe mundou me i dhanë rrugen e muzikës, mbasi ka mundsi që Liceu i ynë të mbyllet nga komunistët..” (Dëshmi gojore e të Ndjerit Lukë Kaçaj, në prezencen e At Konrrad Gjolaj, në vitin 1996, në Shkoder).
            “Kjo këshillë e At Matisë dhanë babës tim, më shpetoi nga arrestimi i sigurtë që në 1946” thonte Luka me mirnjohje... Ndonse, veshtirsitë e jetës Lukës nuk iu ndanë asnjëherë.
            Luka niset per Tiranë porsa hapet Liceu Artistik. Komisioni i pranimit mbetë i habitun nga pergatitja kulturore muzikore e Lukës. Pranohet në 1947 në orkestren e Radio Tiranës, por mbas dy muejsh pushohet nga puna si “ish nxanës i françeskanëve”, dhe shkon hamall në një magazinë në Yzberish. E ndihmon kompozitori Kristo Kona, aso kohe deputet, tue e angazhue me korin e Filarmonisë. Luka fillon punen në Filarmoni. Sjellja e Lukës prej qytetari me njohuni si pak kush të disa gjuhëve të hueja, italisht, latinisht, greqisht dhe në mënyrë të persosun gjuhen amtare, tue i vue në perdorim të vazhdueshem me leteratyren botnore dhe kryeveprat e saja ma të njohunat, si pasojë e studimeve fillestare, në vitin 1951 i hapë rrugen per studime jashta shteti në konservatorin “P.I.Çajkovski” në B.S., me një grup muzikantësh shqiptarë.
            Luka paraqitet në konkurs dhe porsa perfundon së kënduemi, Drejtori i Konservatorit u çue në kambë tue thirrë: “Otliçno! (shkelqyeshem)”...E nuk do të vonojë kur Shaporin deklaron: “Ky bas asht një Shaljapin i ri, Shaljapini Shqiptar!” Luka i befasoi si artist i madh të gjithë. Ai ishte interpretues në disa gjuhë, tue mësue atje edhe rusishten, frengjishten dhe gjermanishten.
Në një turne në shtetet “demokratike” të Europës Lindore, Luka kishte një repertor të gjanë mbi 100 pjesë në 5 gjuhë të hueja. Me 28 Nandor 1958, ishte në “Balshoj Teater” të Moskës dhe ka interpretue Don Bazilion nga “Berberi i Seviljes” i Rosinit, ku populli moskovit e pershëndeti “tue e krahasue të një niveli me interpretimin e Shaljapinit, po në atë skenë”.
Në vitin 1966...Ramiz Alia, në kuadrin e “Revolucionit Kultural” e largon nga skena!
Luka gjithnjë shihej tue i ba një pyetje vetes: “Mos vallë... ky asht fundi im...!?”
Parandjente até që do të ngjiste me 28 Maji 1973...kur sigurimi i shtetit do ti vinte hekrat në prani të studentave dhe pedagogëve, në hollin e Akademisë së Arteve të Bukura, me etiketen e njohun të “rrezikshmërisë shoqërore, dhe në emër të popullit arrestohet si armik i tij...”
Lukë Kaçaj, djali Fisnik i Bajzës së Kastratit, asht para xhelatëve shpifës e terroristë, kur Nana Tone me lot perfaqe i lutej “trupit gjykues” per djalin e pafajshem të vetin, por denimi i tij asht i pashmangshem. Luka u dënue me 5 vjet heqje lirie...Luka ishte “armik i popullit” se kishte recitue vargjet e At Fishtes, mësuesit të vet, dhe nuk kishte “harrue endè” me i ra në gjuhen e Tij “Lahutës së Malësisë”, të cilen e adhuroi deri në vdekje. Nuk munguen as dishmitarët...
Ana, zonja e Tij e nderueme nuk mungoi as nder telat rrethues me gjema të kampeve.
Luka u lirue nga burgu i “vogel” në vitin 1978, per të vazhdue dënimin e Tij në burgun e “madh” me të gjithë popullin shqiptar. Artisti i Madh ishte pa punë. Dyert ishin të mbylluna! Një ditë një shef kuadri “zemermirë” i ofroi punë: “Kemi punë edhe per ty, vetem hamall...”
Luka tregonte: “Vetem në ngarkim shkarkim të makinave, të karrocave mund të fitojshe buken per vete dhe per Anen...Lodhja fizike po, por ajo shpirtnore më dermonte shpirt e zemer!”
Vazhdoi disa vite hamall tek Pazari i Ri në Tiranë... Në vitin 1988, e bukra Ana, që nuk kishte kursye me shitë edhe “gjakun” per me mbajtë gjallë burrin besnik të saj në burg, mbylli vuejtjet e jetes e mbeshtetun per gjoksin e basit të njohun në Botë, me sy të ngulun tek Luka!
Me 7 Shtator 2001, Luka nuk këndoi kurrma! Komunizmi kerkoi me e varrosë “hamall” të Madhin Lukë Kaçaj, basin e njohun nga të gjitha skenat botnore që e dishruen praninë e Tij.
Luka me të vertetë që interpretonte rolin e Gjinit tek opera “Mrika” e Prenkë Jakovës, tue i dhanë edhe vlerat e veta malësorit të Veriut, po rolet që luente Luka ishin pjesë nga jeta e Tij.
Në kjoftë se arti botnor krenohet me artistët e Mëdhej Xhino Beki, Nikola Rosilomeno, Kolja Giaurov, Boris Kristov, Fjodor Shaljapin, edhe arti Shqiptar “një ditë” ka me rreshtue me ata kolosë, një shkamb të daltuem me kulturen shqiptare Europjane, që ra e u ba ortek nga majet e Atyne Maleve e që na i thrrasim Bjeshkët e Nêmuna, e ...
Ky vigan i pavdekshem ishte Lukë Kaçaj...

Melbourne, 12 Nandor 2012.

PËR DËSHMORËT E HARRUAR TË LUFTËS SË LUMËS




           NGA IZET DURAKU



Ndonëse ekziston një listë e dëshmorëve të kësaj lufte, madje një pjesë e tyre janë shpallur si të tillë, lista e plotë e tyre ende nuk është hartuar. Nuk është hartuar gjithashtu as lista rrëqethëse e humbjeve njerëzore shkaktuar nga masakrat e ushtrisë serbe më 1913, për të cilat janë shprehur të tmerruar publicistë shumë të njohur të kohës, si Leon Trocki, Leo Freundlich, Dimitrie Tucoviq, etj.

Në vetëdijen e popullit nuk ka pasur asnjëherë mëdyshje për pranimin e humbjeve. Edhe pas shumë vitesh nuk u deformua kurrë thelbi i ngjarjeve. Pushtuesit serbë gjithnjë u emërtuan prej kësaj vetëdije të kthjellët si ndër pushtuesit më mizorë, krimet e të cilëve ashtu të papërfytyrueshme dhe çnjerzore do të ishte e vështirë për t’i treguar plotësisht.

Por regjimi që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore në aleancë me botën komuniste sllave, nuk kishte shumë dëshirë të fliste për konfliktet me serbët. Nuk donte të fliste as për Pavarësinë e Shqipërisë. Në një radiogram urgjent për sekretarin politik të qarkut të Kukësit, Abaz Shehun, më 20 Nëntor 1946 nga Komiteti Central i Partisë Komuniste Shqiptare, Pandi Kristo, urdhëronte prerë duke mos lënë vend për hamendje: “Dita e 28 Nëntorit duhet të festohet pak”

Në kushtet e bashkëpunimit të ngushtë me serbët në periudhën 44-’48, të përmendje luftën e Lumës dhe të rënët e saj ishte një herezi, që vazhdoi edhe gjatë periudhës së miqësisë me Bashkimin Sovjetik.


Në vitin 1952, teksti i Historisë së Popullit Shqiptar, iu nënshtrua recensioneve, vërejtjeve dhe shqyrtimeve të hollësishme të Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik, e cila këmbënguli që në tekst të futej krahas ekzistencës së shovinizmit të fqinjëve edhe ekzistenca e shovinizmit shqiptar ndaj sllavëve. Nga pushtetarë të ndryshëm, në disa relacione të kohës, populli i Lumës karakterizohej si shovinist.

 Në këtë frymë, Seit Bushati, instruktor i KQPPSh-s nënvizonte në relacionin e tij të janarit të vitit 1952 se “ në disa krahina të Kukësit, si në lokalitetin e qendrës ka shovinizëm. Thonë: Nuk bëhet mik shqau, gjithmonë jemi vra me to, etj. Urrejtja nuk është për regjimin, por edhe për popullin.”

Vetëm pas 50-vjetorit të Pavarësisë, kur regjimi ishte vetëpërjashtuar nga kampi socialist, pati një rikthim për të vlerësuar figurat kombëtare dhe me këtë rast, ndonëse jo në atë nivel që e meritonin, u nderuan me dekorata dhe mirënjohje edhe një sërë figurash nga rrethi i Kukësit.

Në këtë vijë në vitet 1963-1969 u shkruan historikët e fshatrave ku u bënë përpjekje për të veçuar kontributin e luftëtarëve të shquar që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Por edhe më vonë, paranoja e regjimit ndaj serbëve nuk u hoq. Kjo frikë bënte që edhe në tekstet e njohura të epikës historike që lidhen me Luftën e Lumës, fjala serb të zëvendësohet me fjalën e papërcaktuar hasmi. Luma e hasmi po lufton…ka hy hasmi në Prizren, etj, etj.

Në kushtet, kur vetëm në vetëdijën popullore u ruajt e paprekur kujtimi për ngjarjen duhej të mblidheshin dëshmi të plota rreth përmasve të saj duke përfshirë edhe të rënët, siç janë mbledhur një pjesë prej tyre falë kujdesit të studjuesve të pasionuar. Në kuadrin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u shtua më tëpër vëmëndja shtetërore dhe kësaj periudhe i përkasin nxitja për të përgatitur edhe dokumentimin e qëndresës ndaj pushtimit serb.

Përmasat e betejës së Lumës në të gjitha fazat e shtrirjes së saj kohore prej 9 nëntorit - 6 dhjetor 1912, duke përfshirë përplasjet, ndeshjet spontane e të organizuara, pritat, përleshjet dhe luftimet masive e të përgjakshme, nuk mund të kuptohen pa numrin e martirëve të vrarë në zjarrin e luftës. Duhet të falenderohen të gjithë ata që ndihmuan në përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm historik për shpalljen dëshmorë të të rënëve të kësaj beteje.

Në vitin 1984 Nazif Dokle ka botuar broshurën "Dëshmorët e rrethit të Kukësit me të dhëna sintetike për 140 dëshmorë prej të cilëve 20 të rënë kundër pushtuesve serb e turq. Ndërsa në vitin 1987 u shpallën edhe 71 dëshmorë prej të cilëve 69 të rënë kundër serbëve. Tre vjet më vonë ai ribotoi broshurën e sipërpërmendur me 211dëshmorë të Kukësit dhe Hasit prej të cilëve 89 i përkasin paraçlirimit, ku shumica janë të rënë kundër serbve.

Nuk duhet harruar as kontributi i Naim Manit në librin "Jehona e Topojanit, etj.Veçanërisht këtu dua të përmend kontributin e dr Shefqet Hoxhës dhe të mësuesit të ndjerë Xhafer Kovaçi që ndër të tjera ka botuar listën e vetme të banorëve të Përbregut të masakruar nga serbët më 1913.

Mbështetur në të dhëna dokumentare dhe në dëshmitarë okularë, Dr.Shefqet Hoxha në veprën e tij “Luma në luftrat për liri” ka përcaktuar 118 dëshmorë të kësaj beteje, 81 prej të cilëve të identifikuar me emër dhe me vendin e rënies. Ndërsa Xhafer Kovaçi përmes monografisë së tij “Tërthorja” i shton këtij numri edhe 34 dëshmorë të tjerë midis të cilëve edhe 28 të identifikur me emër dhe vendrënie kryesisht nga Morini dhe Bardhoci.

Numri i përgjithshëm shkon kështu në 152 dëshmorë që përfshijnë hapësirën ku u zhvilluan luftimet prej Morini deri në Reç të Dibrës.

Megjithatë, në këtë gjeografi të rënësh mungojnë fshatrat që mbetën përtej kufirit politik, të caktuar nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Në këtë kumtesë nuk përfshihet asnjë e dhënë rreth të rënëve të fshatrave Vërmicë, Shkozë, Dobrusht, Zhurë, Vlashnje, Postlisht, etj, që u ekspozuan të parat ndaj vërshimit të ushtrisë pushtuese dhe që kishin një potencial të konsiderueshëm njerzor e luftarak. Kërkimet e mëvonshme do ta shtojnë numrin e dëshmorëve në përgjithësi dhe do ta plotësojnë më mirë listën e të identifikuarve edhe me të rënë të tjerë veçanërisht në Tejdrine, por edhe në Rrafshë të Lumës.

Mësuesi i pasionuar Xhaferr Kovaçi në monografinë e tij “Tërthorja”, botuar në vitin 2006 është ndalur gjerësisht në masakrat e vitit 1913, në Tërthore, për të cilat kontributi i tij ka një rol të dorës së parë dhe, sigurisht, do t’i referohen gjithnjë studiuesit e mëvonshëm. Nga 23 të pushkatuarit në breg të Drinit nga fshati Morin, Xhaferr Kovaçi identifikon 8 prej tyre, si dhe e pasuron listën e të rënëve edhe me tre të tjerë të varrosur në Qafën e Zhurit. Atij i takon merita edhe për identifikimin e 8 të rënëve të tjerë nga fshati Gjegjan në përpjekjet tek Uki i Vjerrë dhe ura e Gjegjanit.

Ndërkohë edhe në veprën “Luma në luftrat për liri” ekzistojnë dëshmi të hershme, që tregojnë se stuhitë e kohës, duke u shtresuar njëra mbi tjetrën, kanë shuar pjesën më të madhe të emrave të të rënëve në këtë betejë. Në vitin 1972 dy dëshmitarë nga Brekia, Zaim Dafku dhe Vesel Dafku shprehen: “Prej qafës së Dules e deri në kodër të Dushkes mbi Prizren janë vrarë 30 e ca vetë prej Bajrakut të Topojanit. Ndër këta kanë qenë edhe Bajraktari Zaim Hamza, Hamdi Aqifi (Breki) dhe Abaz Abdullah Dafku”. Pra nga beteja e Qafës së Dules mbeten të paidentifikuar më shumë se 27 të rënë të tjerë.

Ndërsa një dëshmitar më i hershëm Sali Faslia nga Mëhola në vitin 1959, i cili përshkruan hollësisht përpjekjet në breg të Shejës, tek Boka e Kuqe, dëshmon se andej lumit të Lumës, në Tërthore, qenë vrarë Bajram Ramadani, Përbreg dhe 14 bardhocas. Ai thekson se në Përbreg ishin treguar trima Sulo Agushi, Veli Agushi, Maliq Mehmeti, Adem Kamberi, etj.

Nisur nga këto të dhëna të pjesshme mund të ndërtohet dhe harta e përpjekjeve më të përgjakshme, ku vendin e parë sigurisht e ze Qafa e Dules me 37 të rënët e saj, 10 prej tyre të identifikuar.

Varret atje në Qafë, kanë mbetur ashtu siç i ndërtuan të parët. Atyre u takoi barra e rëndë të luftonin dhe të hapnin shumë varre. Madje u shuan edhe dhjetra familje. Varret atje në Qafë të Duhles dhe kudo ku janë presin që dikush prej pasardhësve të kujtohet më së fundmi për t’i rregulluar siç e meritojnë martirët. Më shumë së sa nderojmë të kaluarën, kështu shpëtojmë shpirtin tonë.

Në fshatin Bresanë të Opojës më 4 nëntor 2012, pikërisht 100 vjet më vonë, u ngrit një memorial në nderim të të vrarëve nga ushtria serbe. Shembulli i Bresanës në Opojë nxit që pllaka të tilla përkujtimore të vihen në çdo fshat të Opojës dhe të Lumës. Në aktivitetin që u zhvillua në Bresanë, studiuesi Sadik Mehmeti konstatoi me dhimbje dëmet e mëdha që i janë shkaktuar kujtesës kolektive të shqiptarëve prej pushtimit një shekullor serb. Mjaft njerëz në vitet e pushtimit por edhe më vonë druheshin të flisnin për ngjarjen e kobshme të ndodhur në Livadhin e Kasës. Sigurisht, nën pushtim kujtesa, mund të shuhet më lehtë për shkak të dhunës, por edhe në liri kjo kujtesë mund të dëmtohet, në rast se nuk ekziston klima e favorshme për freskimin e saj.

Nisur nga lista e të rënëve është e udhës të kujtohemi se krahas varreve, pllakave përkujtimore, përmendoreve, të rënët duhet të dekorohen me ndonje urdhër a medalje. Kjo natyrisht nuk do të kushtonte aq shumë, por fare pak vëmendje ndaj gjakut të tyre të derdhur, që ata të mos mbeten kokrra të papërfillshme rëre nën erën e pamëshirshme të harresës.

TË RËNË NË LUFTË KUNDËR SERBËVE (Nëntor 1912)

1. Abaz Zezi, Lojme, Botat e Kuqe (Gostil)
 2. Adem Cena, Kalis, Qafë e Duhles
3. Adem Halili, Skavicë, Qafë e Kolesjanit
4. Ahmet Cen Xhahu, Gjegjën, Zabeli i Branesë
5. Ahmet Iljazi, Brekijë ?
6. Arif Allaraj,Topojan, Glloboçicë (Gore)
7. Avdi Hasan Avdia, Morin, Bregu i Drinit
8. Baftjar Tahiraj, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil)
9. Bajram Istref Avdia, Morin, Bregu i Drinit
10. Bajram Isuf Nerguti, Gjegjën, Uki i Vjerrë
 11. Bajram Ramadani, Përbreg, Breglumë
12. Bal Musli Syla, Morin, Hani i Balës
13. Baki Maliqi, Ujmisht, Botat e Kuqe, (Gostil)
14. Bektash Gjoka, Ujmisht, Botat e Kuqe, (Gostil)
15. Beqir Misin Syla, Morin Hani i Balës
16. Beqir Zyberi, Bicaj, Gjomç
17. Brahim Allaraj, Topojan, Gjomç
 18. Brahim Zeqiri Radomirë, Qafë e Kolesjanit
19. Cen Hajdin Xhahu, Gjegjën Zabeli i Branesë
20. Dem Hasë Mica, Gjegjën, Uki i Vjerrë
21. Dërvish Trota, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil)
 22. Dil Fana, Topojan, Qafë e Duhles
23. Djali i Ramadan Rexhepit, Bardhoc, Hani i Balës
24. Dostan Peposhi, Lusën, Qafë e Kolesjanit
 25. Dullë Dema, Gostil, Botat e Kuqe (Gostil)
26. Dem Syla, Morin, Hani i Balës
27. Dem Hasë Mica, Gjegjën, Uki i Vjerrë
 28. Emërllah Ahmet Dida, Përbreg, Gjomç
29. Elez Ramë Përzhita, Morin Bregu i Drinit
30. Esat Allaraj, Topojan, Glloboçicë (Gore)
31. Faruk Islamaj, Topojan, Qafë e Duhles
32. Fasli Brati, Bicaj, Bicaj
33. Feriz Ahmetaj, Topojan, Qafë e Kolesjanit
34. Hakik Dema, Bardhoc, Botat e Kuqe (Gostil)
35. Halil Ademaj, Bardhoc, Botat e Kuqe (Gostil)
 36. Halil Krosi, Reç, Gjomç
37. Halil Musallari, Topojan, Qafë e Duhles
 38. Halil Taci, Gjegjën, Ara e Mehmetit (Bardhoc)
39. Halim Shehu, Shtiqën Livadhet e Gjata, (Shtiqën)
 40. Halit Billall Syla, Morin, Hani i Balës
 41. Hamdi Zyberaj, Topojan, Qafë e Duhles
42. Hamz Dema, Morin, Breg Drini (Morin)
 43. Hasan Çupi, Brekijë, Brekijë
44. Hasan Hajdari, Morin, Hani i Balës
 45. Hasan Shabani, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil)
46. Hazir Mehmet Nërguti, Gjegjën, Uki Vjerrë
47. Hazir Mhola, Bicaj (Mhole), Uki i Vjerrë (Bardhoc)
48. Idriz Bajraktari, Kalis, Qafë e Duhles
49. Idriz Demi, Ujmisht, Botat e Kuqe
50. Idriz Grosha, Bardhoc, Qafa e Zhurit
51. Idriz Istref Përzhita, Morin, Qafa e Zhurit
52. Imer Selimi, Morin, Hani i Balës
53. Islam Hazizi, Bicaj, Bicaj
54. Ismail Bajram Avdia, Morin Bregu i Drinit
55. Ismail Neziri, Shtiqën, Botat e Kuqe
56. Isuf Ramadani, Morin, Breg Drini (Morin)
 57. Jakup Tota, Barruç, Uki i Vjerrë
58. Jemin Dema, Bardhoc, Qafë e Bardhocit
59. Jashar Nuhia, Gostil, Botat e Kuqe
60. Jashar Shehu, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil)
 61.Liman Çejku, Lusën, Uki i Vjerrë (Bardhoc)
62. Mehmet Allaraj, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil)
63.Mehmet Limani, Lojme, Botat e Kuqe (Gostil)
64. Metali Dautllari, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil)
65. Mitah Ahmeti, Kalis, Gjomç
66. Muharrem Allaraj, Topojan, Gjomç
67. Muharrem Mema, Skavicë, Shtiqën
68. Mulla Musa, Zapod, Gurra e Shkozës
 69. Mustafë Dogjani, Shtiqën, Botat e Kuqe, (Gostil)
70. Mustafë Tahiraj, Topojan, Glloboçicë, (Gore)
71. Myftar Tahiraj, Topojan, Glloboçicë (Gore)
72. Nexhip Dulla, Kolesjan, Qafë e Kolesjanit
73. Osman Emërllah Përzhita, Morin, Bregu i Drinit
74. Osman Sula, Kalis, Qafë e Duhles
75. Qazim Allaraj, Topojan Glloboçicë
76. Ramadan Idriz Nerguti, Gjegjën, Ura e Gjegjënit
77. Ramadan Koldashi, Ujmisht, Bungajë (Kukës)
78. Ramadan Nerguti, Gjegjën, Kepat e Drinit (Bardhoc)
79. Rasim Meta, Bicaj, Bicaj
80. Rexhë Taci, Gjegjën, Gjomç (Osmanaj)
81. Rustem Shehu, Shtiqën, Rrihna (Shtiqën)
82. Rrahman Duraku, Morin, Breg Drini (Morin)
83. Sadik Dautllari, Topojan, Qafë e Duhles
84. Sadik Karanxha, Topojan, Zhur
85. Sait Bajram Avdia, Morin, Bregu i Drinit
86. Sali Uk Taci, Gjegjën, Uki Vjerrë
87. Selim Gërmizi, Bardhoc, Zalli i Bardhocit
88. Selman Nerguti, Gjegjën, Gjomç (Osmanaj)
89. Selman Sali Syla, Morin, Hani i Balës
90. Sinan Çejku, Lusën, Uki i Vjerrë (Bardhoc)
91. Shaban Taka, Ujmisht, Uki i Vjerrë (Bardhoc)
92. Shaqir Basha, Shishtavec, Bungajë (Kukës)
93. Shaqir Dauti, Shtiqën, Udha Pukë,, (Shtiqën)
94. Sherif Koka Kalis, Gjomç
95. Shaqir Islamaj, Topojan, Glloboçicë (Gore)
96. Shaqir Nerguti, Gjegjën, Linat e Ademajve (Bardhoc)
97. Sheh Osmani, Bicaj, Bicaj
98. Sherif Rrahman Përzhita, Morin, Qafa e Zhurit
99. Vajza e Beqir Misinit, Morin, Hani i Balës
100. Tafil Istrefi, Kalis, Qafë e Duhles
101. Tahir Smajli, Ujmisht, Botat e Kuqe
102. Vëllezërit Rate (dy), Kolesjan, Qafë e Kolesjanit
103. Vëllezërit Rate, Kolesian, Qafa e Kolesianit
104. Xhemë Hajdini, Gjegjën, Pikllimë, (Koritnik)
105. Xhemë Isen Syla, Morin, Hani i Balës
106. Zaim Hamza, Topojan, Qafë e Duhles
107. Zenel Haziri, Gostil, Gurra e Shkozës
108. Zenel Mema, Skavicë, Bungajë (Kukës)
109. Zenel Nerguti, Gjegjën, Gjegjën.

Nentor 2012

Redaksia Floripress ,falenderon shkrimtarin shqiptar  nga Tirana z.Rexhep Shahu,për dërgimin për botim të materjalit të autorit IZET DURAKU "PËR DËSHMORËT E HARRUAR TË LUFTËS SË LUMËS".

LEXONI:http://www.bashkiakukes.com/DOKUMENTA/Izet%20Duraku%20kumtese.pdf

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...