Më 24 nëntor 2012 nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, zbulohet shtatorja e heroit kombëtar, Isa Boletini, në sheshin që mban emrin e tij në Mitrovicë. Manifestimi ku do të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesve të shqiptarëve të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe të Kosovës Lindore fillon në ora 12:00.
Të hënën (19 .11. 2012) shtatorja e heroit kombëtar, Isa Boletini, niset në orët e hershme të mëngjesit nga Durrësi drejt Kosovës, e përcjellur nga ushtria shqiptare.
Në ora 10:00 shtatorja është planifikuar të mbërrij në Vërrmicë (në kufi), prej ku do të përcillet nga FSK-ja.
Në ora 14:00 është paraparë që shtatorja të mbërrij në Mitrovicë, ku do të organizohet një pritje madhështore nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, që do të mbushin të dy anët e rrugës kah do të kaloj shtatorja.
Zbulimi i shtatores do të bëhet me 24 nëntor 2012 në sheshin që mban emrin e tij në Mitrovicë, ku do të organizohet edhe një manifestim i madh nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Më 24 nëntor 2012, ora 12.00 – Manifestimi qëndror ( zbulimi i shtatores së Isa Boletinit) Vendi: Sheshi “Isa Boletini” Mitrovicë Më 24 nëntor 2012, ora 17.00 – Ekspozitë “Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia” Vendi: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” Mitrovicë |
Më 24 nëntor 2012, ora 18.00 – Koncert nga Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko” Vendi: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” Mitrovicë Më 25 nëntor 2012, ora 10.00 – Turnir në futboll Vendi: Fusha sportive në Frashër Më 25 nëntor deri më 28 nëntor – Pjesëmarrja e Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve të Mitrovicës në prorgamin festiv në Vlorë Më 26 nëntor 2012, ora 18.00 – Ekspozitë “Çmimi Kadri Kadriu” Vendi: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” Mitrovicë |
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kërkon nga strukturat e sigurisë që të jenë më vigjilente gjatë këtyre ditëve në veri, për shkak të paralajmërimeve të grupeve ekstremiste serbe për të kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit. Këtë kërkesë ai e shtroi të premten në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit të Sigurisë, të thirrur me qëllim të koordinimit të veprimeve me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës.
Kryetari Kastrati, tha se tentimi i këtyre grupeve ekstremiste për t’ju afruar pikave kufitare në veri, ashtu siç ka ndodhur të enjten, por që janë penguar nga KFOR-i, nxjerr në pah nevojën për shtimin e masave të sigurisë. “Kërkoj nga strukturat e sigurisë, si KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës që të shtojnë masat e sigurisë në mënyrë që të parandalohen incidentet dhe situata të mbahet nën kontroll”.
Ai poashtu kërkoi nga të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike që të mos bëhen pjesë e këtyre grupeve ekstremiste, të cilat për interesat e tyre nuk kursejnë asgjë. “Si rezultat i këtyre rrethanave shohim të nevojshme që të rriten masat e sigurisë në gjithë veriun dhe në veçanti në lagjet me popullatë të përzier”.
Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se protestat e paralajmëruara nga grupet radikale serbe në veri mund të tensionojnë situatën. “Është moment delikat që kërkon vigjilencë dhe koordinim të veprimeve në mënyrë që të ruhet situata e qetë”.
Ai tha se ditëve të fundit janë shënuar disa incidente në veri, të cilat kanë shqetësuar banorët. “Ka pasur disa incidente, si shpërthimi i një bombe në afërsi të Lagjes së Doktorëve, mandej thyerja e xhamave në një shtëpi shqiptare në Kroin e Vitakut, që gjithsesi kanë shqetësuar banorët, por që nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme”.
Përfaqësuesit e policisë rajonale që ishin të pranishëm në takim, thanë se do të marrin masat e duhura që situata të jetë e qetë.
Shteti i Serbisë operon ilegalisht në veriun e Kosovës me rreth një mijë trupa efektivë, të angazhuar në katër struktura të ndryshme sigurie. Autoritetet shtetërore të Kosovës dinë për to e madje edhe për gjithë rrjetin komandues.
Një burim i afërt me strukturat e sigurisë i ka treguar gazetës “Koha Ditore” të enjten përmbajtjen e informatave bazë mbi strukturat ilegale të fqinjit verior, e madje edhe emrat e komandantëve që i drejtojnë ato. Të tillët, sipas këtij burimi, veprojnë, kontrollohen dhe financohen nga Republika e Serbisë. Ai ka thënë se, nga të dhënat e fundit që i posedojnë autoritetet kosovare, në veri veprojnë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP); Mbrojtja Civile (MC); shërbimet sekrete serbe (BIA dhe VBA) dhe grupet kriminale/vandaliste.
Informacione detaje ka dhënë veç e veç për këto formacione.
Në veriun e Kosovës të banuar me serbë veprojnë së paku 21 grupe të organizuara, të cilat autoritetet shtetërore i dinë për struktura vandaliste e kriminale, shkruan sot :Koha Ditore” në vazhdimin dytë dhe të fundit rreth pranisë së formacioneve militante politike e fetare serbe. Formacioni më i organizuar është lëvizja popullore serbe “SNP 1398”.
Një burim i gazetës i afërt me strukturat e sigurisë së Kosovës, i ka treguar “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti për të gjitha grupet aktive që funksionojnë në veri. Gjashtë sosh i ka përshkruar në detaje. Ka treguar se kush i drejton ato, kë kanë në përbërje dhe ku e kanë selinë.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë një ditë më parë ka marrë vendim për të mos ndaluar veprimtarinë e organizatës “SNP 1398”, aktivitetet e së cilës përbëjnë problem edhe për vetë fqinjin verior të Kosovës.
Organizata serbe, e ashtuquajtur “Civilna zastita” apo “Mbrojtja civile”, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e ushtrimeve simuluese në veri të Mitrovicës.Një burim i gazetës i afërt me strukturat e sigurisë së Kosovës, i ka treguar “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti për të gjitha grupet aktive që funksionojnë në veri. Gjashtë sosh i ka përshkruar në detaje. Ka treguar se kush i drejton ato, kë kanë në përbërje dhe ku e kanë selinë.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë një ditë më parë ka marrë vendim për të mos ndaluar veprimtarinë e organizatës “SNP 1398”, aktivitetet e së cilës përbëjnë problem edhe për vetë fqinjin verior të Kosovës.
Ky organizim thuhet se zhvillohet nën përkujdesjen e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, e cila drejtohet nga Aleksandër Vulin.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për organizimin e ushtrimeve të tilla.
Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, në bazë të informacioneve që ka policia, organizata “Mbrojtja Civile” do të demonstrojë një ushtrim të reagimit në rast të emergjencave apo situatës së zjarrit.
“Policia do të mbledhë informata dhe do ta luajë rolin në kuadër të përgjegjësive që ka për rendin publik”, ka thënë Hoti.
“Mbrojtja Civile”, nga institucionet e Kosovës konsiderohet si strukturë paralele, e cila vepron në veri të vendit.
-----------------------------
Sinjali i alarmit në veri të Mitrovicës ka shënuar të dielën fillimin e ushtrimit simulues publik të reagimit, në rast të emergjencës së zjarrit nga ana e organizatës së ashtuquajtur "Civilna zastita Mitrovice", apo "Mbrojtja civile e Mitrovicës". Ushtrimi ka nisur në orën 11: 45 dhe ka zgjatur rreth 1 orë. Ndërkaq, ky organizim është zhvilluar nën përkujdesjen e Zyrës për Kosovë të Qeverisë Serbe, të cilën e drejton Aleksandër Vulin. Pjesëtarët e kësaj organizate janë rreshtuar sipas komandës, duke brohoritur emrin e shtetit serb. Gjatë ushtrimit, pjesëtarët e ekipeve të “Mbrojtjes civile” kanë demonstruar mundësitë, shkathtësitë dhe përgatitjen e tyre për shpëtimin e njerëzve në rast të rrezikut në objektet e përfshira nga zjarri. I ashtuquajturi kryetar i komunës paralele të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, i cili ka theksuar se është njëkohësisht edhe komandant i organizatës “Mbrojtja civile e Mitrovicës”, u është drejtuar pjesëtarëve të “Mbrojtjes civile”, duke u thënë se ata janë njerëzit që do të përballen me situatat e vështira emergjente në veri të Mitrovicës. Ju do të jeni këtu në çdo moment dhe në çdo rrethanë do të jeni të parët që do t’i shpëtoni njerëzit, të mirat materiale dhe të kulturës, si dhe mjedisit jetësor nga fatkeqësitë elementare, nga pasojat e terrorizmit, fatkeqësive të luftës dhe të tjera”, ka thënë Pantiq. Ai ka shtuar se organizata “Mbrojtja civile” do të jetë në shërbimin e të gjithë qytetarëve në veri të Mitrovicës, pavarësisht nga përkatësia kombëtare dhe fetare e tyre. Sipas tij, “Mbrojtja civile” është formuar bazuar në Konventën e Gjenevës, e cila e precizon se për çfarë qëllimesh mund të përdoret mbrojtja civile. Pantiq ka thënë se Konventa e Gjenevës e jep edhe mundësinë që pjesëtarët e “Mbrojtjes civile” të mbajnë armë. “Neni 65 (i Konventës së Gjenevës), madje e jep mundësinë që pjesëtarët e ‘Mbrojtjes civile’ mund të bartin armatim të lehtë për mbajtjen e rendit ose për vetëmbrojtje”, ka thënë Pantiq. Megjithatë, pjesëtarët e “Mbrojtjes civile” në demonstrimin e së dielës nuk kanë pasur ndonjë lloj të armatimit.
Policia e Kosovës nuk raporton për incidente
Në anën tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për organizimin e këtij tubimi, por policia e ka përcjellë nga afër zhvillimin e aktivitetit të organizatës “Mbrojtja civile”. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sipas informacioneve të policisë, organizata “Mbrojtja civile e Mitrovicës” ka demonstruar një simulim të reagimit në rast të emergjencave apo situatës së zjarrit. “Policia e Kosovës nuk ka pasur zyrtarisht ndonjë informacion rreth organizatorëve të mundshëm të kësaj ngjarjeje. Mirëpo, në vendngjarje sigurisht që policia i ka përcjellë këto aktivitete edhe përkundër faktit që ne, sigurisht, nuk kemi qenë pjesë e këtij aktiviteti”. “Mirëpo, në kuadër të Ligjit për rendin publik, Policia e Kosovës ka obligime që të jetë e pranishme me qëllim të mbledhjes së informacioneve dhe sigurimit të tubimeve të tilla. Por, gjithçka ka përfunduar pa ndonjë incident të regjistruar nga policia”, ka deklaruar Hoti, raporton Rel. Ndryshe, “Mbrojtja civile e Mitrovicës” është organizatë, e cila nga institucionet e Kosovës konsiderohet si strukturë paralele që vepron në veri të vendit e financuar nga Serbia. Ditë më parë, zyrtarët e komunës së Mitrovicë, patën reaguar për shkak të pranisë së pjesëtarëve të “Mbrojtjes civile” në pjesën veriore të Mitrovicës, duke shfaqur dyshimet se në këtë organizatë ka edhe pjesëtarë që janë të inkriminuar, të ashtuquajtur “roje të urave”, por edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë të shtetit serb. “Rojat e Urës” kanë qenë një grupim i paligjshëm sigurie, i themeluar në përfundim të luftës në Kosovë, në përbërje të të cilit thuhej se kishte edhe pjesëtarë të pensionuar të forcave paramilitare serbe. Zyrtarët e komunës së Mitrovicës patën kërkuar nga strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që ndaj “Mbrojtjes civile”, “të ndërmarrin masa dhe të mos lejojnë veprimtarinë e tyre, e cila paraqet ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë”.