2012-11-18

Kavajë, themelues të PD-së, djegin tesarat e partisë, bashkohen me AK


Kavajë, themelues të PD-së, djegin tesarat e partisë, bashkohen me AK
Themelues të partisë demokratike në qytetin e Kavajës, kanë kryer aktin e dorëzimit të teserës së partisë dhe i janë bashkuar degës së Aleancës Kuq e Zi në këtë qytet.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, i cili ka garantuar të pranishmit se Aleanca Kuq e Zi do të mbetet lëvizja patriotike, e cila nuk do të ndryshojë për asnjë çmim dhe kusht rrugëtimin e saj drejtë realizimit të premtimeve të bëra përpara qytetarëve shqiptarë.
“Ka ardhur koha të zhbëjmë shprehjet tradicionale që dëgjojmë nga shoqëria e polarizuar se Shqipëria nuk bëhet me shqiptare. Ne do t’i tregojmë shqiptarëve dhe mbarë opinionit ndërkombëtare se Shqipëria bëhet nëse janë shqiptarët të parët që e besojnë këtë”, deklaroi Spahiu.
Në tubimin e Aleancës Kuq e Zi ishte i pranishëm dhe qytetari Dritan Kanapari i cili është një nga ish-themeluesit e degës së partisë Demokratike në këtë qytet prej dekadash. Kanapari ka djegur në shenjë revolte titullin “Pishtar i Demokracisë” që sipas tij ia ka dhuruar Sali Berisha të cilin ai e quajti diktatorin e kohëve moderne.
“Dekoratat e diktatorit Sali Berisha i djegim sepse vetëm demokraci nuk sollën. Kontributi ynë dhe i qindra e mijërave shqiptarëve të cilët luftuan për liri dhe demokraci sot po përballen me vështirësi të gjithë aspekteve sociale dhe ekonomike. Me keqardhje ne konstatojmë se beteja jonë për demokraci ende vazhdon” deklaroi Dritan Kanapari.
Në përfundim të këtij tubimi aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë vendosur flamuj kombëtarë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe nismës së kuqezinjve “Një flamur për çdo dritare”.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...