Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/20

Izet ABDYLI ,,Zogu i vjeshtës” vjersha për fëmije, botoi Shtëpia Botuese ,,Beqir Musliu” Gjilan


Recension




Libri me i ri i Izet Abdylit ,,Zogu i vjeshtës” me vjersha për fëmijë, që ka për botues Shtëpinë Botuese ,,Beqir Musliu” në Gjilan, vjen si një dhuratë në njëqindvjetorin e pavarësisë, pas katër librave te deritashëm të autorit: ,, Fjalë Zemre” poezi 1995 ,,Prelud Poetik“ poezi (grup autoresh ) 1997 ,, Kur vjeshta shkund pikëllimin” poezi 2005 dhe ,,Në mes jetës dhe vdekjes”(fletëza ditar lufte) 2008. Ndonëse libri është strukturuar në tri cikle : ,,Këngë e lule” ,,Zemër Ilire” dhe ,,Rreze Drite” tematika e vjershave është e ngjashme dhe pothuaj që në tërësi korrespondojnë me njëra tjetrën, ngase fryma e shpirtit poetik te autorit është derdhur në vargje si një puhizë e lehtë që e bën lexuesin ta lexoi me një frymë.

Në vjershat e poetit si një defile shpaloset historia jonë me tërë trimërinë, krenarinë por edhe tragjiken e saj. Libri niset me vjershën antologjike ,,Atdheu” e cila si një prelud bën hapjen e librit, për tu shpalosur pastaj magjia e artit poetik në vjershat tjera te librit. si: ,,Kosovë ke një emër” ,,Gjaku ta dha emrin Drenicë e kuqe” ,,Pavarësia” ,,Vogëlushet dhe tanket” , ku si një vargan radhiten epokat dhe heronjtë e Drenicës në periudha të ndryshme historike duke përshkruar vazhdimësinë e trimërisë. Lufta e Drenicës me tërë përmasën e saj heroike por edhe fundin tragjik duke dhënë portretin e tribunit popullor Shaban Polluzha na paraqitet te poezia ,,Pranvera e Lirisë po tretej larg larg”. Një vend të rëndësishëm në libër zënë edhe vendlindja me gjithë bukurit e saj, duke përshkruar peizazhet si:

Mbi fushat tua
Pranvera derdhë blerimin,
E mbi kodra e male
Ndriçon dielli anekënd.

( Vendlindjes)

Dashuria dhe përkujdesja ndaj familjes pasqyrohet përmes vjershave përkushtuese për nënën si: ,,Këshilla e nënës” dhe ,,Fjalët tua të urta”, pastaj edhe shqetësimet e vajzës së tij lidhur me robërinë dhe pyetjet e saja se: .. kur ikin barbarët, me mjeshtri janë prezantuar përmes vargjeve:

Dëgjo bija ime,
Kush ka shkel këtë tokë
Ka ardhur kokëlartë,
Ka shkuar kokëposhtë!

(Kur ikin barbaret”

Në këtë libër janë portretizuar edhe figura te rëndësishme si poet, shkrimtarë e luftëtarë të lirisë si: Naim Frashëri, Migjeni, Rifat Kukaj, Ymer Elshani, Ragip Halilaj etj. Një e veçantë e librit është e dhe vërja në spikamë e dukurive negative përmes satirës e humorit si të vjershat ,,Kush ha misër bëhet ministër” ,,Dhelpra dhe Ujku” ,,Bardhësi bore”etj. Në fund si një emblemë identifikuese e librit për të gjithë të rënët për liri, përmbyllet libri me vjershën ,,Rreze lirie”.

Ilustrimet e bukura të disa prej këtyre vjershave nga pena e piktorit Fatmir Caraku e kompletojnë këtë libër të cilin do të preferonim të gjej vend në raftet e bibliotekave shkollore. Si i tillë libri e pasuron fondin librar të letërsisë për fëmijë e cila edhe ashtu ka pak prurje të reja nga krijuesit e rinj. Na mbanë shpresa se autori i librit nuk do ndalet me kaq por do na sjellë edhe libra tjerë të këtij zhanri mjaft interesant.

Mentor BARANI

"London Times", zanati i Slobodan Millosheviçit ishte masakrimi



“London Times”

“London Times” shkruan se gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, të gjitha palët kanë kryer krime, por nuk janë të gjithë njësoj fajtorë, dhe se më përgjegjësi është Slobodan Millosheviçi.
Qytetarët kroatë të nacionalitetit serb ishin me të vërtetë viktima të krimeve të luftës. Por, përgjigjja e saktë nga qeveria e Serbisë duhet të jetë pranimi i vendimit të Tribunalit të Hagës, si fjalë përfundimtare të konfliktit, si dhe pranimi se rrënjët e shkatërrimit të Jugosllavisë shtrihen me vendimet që janë marrë në Beograd.

Sipas gazetës, Millosheviçi ishte i fiksuar me qëllimin e pamëshirshëm dhe fanatik të krijimit të një Serbie të Madhe dhe etnikisht të pastër.

Gjithashtu thuhet se forcat kroatë në gusht 1995 kanë kryer operacionit “Stuhia”, gjatë të cilit janë shpërngulur 200 mijë serbë, ndërsa janë vrarë 150 prej tyre. Këto ishin krime dhe Tribunali këtë nuk e ka vënë në dyshim, ndërsa lirimi i gjeneralëve kroatë mbështetej në supozimin se, dëbimi i serbëve nuk ishte rezultat i akteve kriminale.

Gazeta vlerëson se “Stuhia” ishte kyçe në parandalimin e Miloseviçit, shpëtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës nga vuajtjet e mëtejshme dhe arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit.

Tribunali i Hagës, sipas ditores londineze, thotë se lirimi i Markait dhe Gotovinës nuk është i përkryer, por tentim i ndershëm për të kënaqur drejtësinë.

Të gjitha palët kanë kryer krime në luftërat ballkanike të viteve 1990, por jo të gjithë njësoj fajtor. Gjakderdhja ishte puna e dorës së Millosheviçit, ndërsa pajtimi sot varet nga rrëfimi i saktë i historisë.

Rreth debatit FARK – UÇK




Shkruan: Rexhep Shahu


Lexova një shënim të Naser Rugovës dhe u nxita te jap një opinion ne mbështetje si një njeri që njoh shumë luftëtarë të vërtetë të Kosovës por dhe shumë luftëtarë të pas luftës për Kosovën.
Mendoj se ata që kanë qenë luftëtarë të vërtetë, ata që vërtetë kanë bërë luftë, kanë marr pjesë në luftë brenda Kosovës, dhe jo ata që kanë bërë luftë me mua në Kukës nëpër kafenetë e Kukësit e të Tiranës, nuk bëjnë gafa të tilla të shëmtuara që të mohojnë luftën e profesionistëve të vërtetë të luftës së Kosovës. Ata që kanë defekte, ata që kanë pas ndërmend të bëjnë luftën, ata lepujt e luftës, ata që blen uniformen e UÇK në pazar të Kukësit, të Durrësit e të Tiranës, që e blen pas luftës, dhe ju mburreshin grave të tyre me atë uniformë, ata janë për ndarje e përçarje sepse kujtojnë se po ju soset sahani i lavdisë dhe po ua hanë sahanin e lavdisë të tjerët. Unë personalisht kam njohur shumë luftëtarë të Kosovës dhe nuk besoj se luftëtarët e vërtet turren për merita sot dhe mohojnë të tjerët sot. Luftëtarët e vërtetë që e bënë luftën ranë për atdhe dhe janë yje për shqiptarët. Luftëtarët e vërtetë nuk mohojnë kontributin e askujt. Ata që kërkojnë me zor nderë, privilegje, pensione, lavdi, merita, ata harrojnë edhe kryeluftëtarët e Kosovës që janë Bill Klinton me shokë dhe këta tipa, nuk thanë kurrë se Kosovën e çliroi Amerika, NATO, dhe UÇK, por rendisin të parën UÇK, duke përcjellë kështu mosmirënjohje dhe duke u bërë supertrima pas lufte. Heronjtë e falsifikuar që po falsifikojnë historinë, që po mohojnë kontributet e të tjerëve, që po rrahin gjokset e tyre, do të mbeten të tallur nga populli i cili e din shumë mirë se si e qysh e kush luftoi, si e cili e qysh përfitoi, si e cili e qysh mashtroi e falsifikoi, si e cili e sa pagoi për ta shkruar emrin në listën e UÇK, si e cili bëri shëti e hajgare në Kukës, Tiranë, Durrës apo në vendet e perëndimit dhe doli se ishte me mend në ballë të luftës. Heronjtë e vërtetë, luftëtarët e vërtetë folën në luftë kur ishte koha me fol me grykën e pushkës dhe nuk e poshtërojnë veten sot me u marr me llafe pazari. Luftëtarët e vërtetë kanë dinjitet. Me pazare titujsh, gradash, meritash etj, merren ata që nuk kanë merita. Me zbukurimin e falsifikimin e luftës merren ata që nuk kanë merita lufte. Sali Çeku, miku im, të cilin e kam intervistuar 3 herë pak ditë para se të vritej për Kosovën, deklaronte atëherë : Të gjithë luftëtarët e Kosovës, të gjithë ushtarët e UÇK janë ushtarë të Republikës së Kosovës dhe Kosova është e jona me luftë apo pa luftë. E të përpiqesh sot të sfumosh Sali Çekun dhe miqtë e tij, kolonel Ahmet Krasniqin e ushtarët e tij, Agim Ramadanin etj, apo të përpiqesh të bëhesh më i madh e trim dragua se Ramush Haradinaj që luftoi në Kosovë e jo në Kukës e Tiranë, kjo është veçse hajgare, veçse me u tallë me gjakun e të rënëve në altarin e lirisë. Të rënët i ka bashkuar toka e Kosovës, të gjallët që duan para e merita që nuk trimëruan kur duhej, bëjnë sot përçarje. Lufta për Kosovën nuk pati partizanë e ballistë, por të gjithë luftuan për Kosovën dhe askush nga luftëtarët shqiptarë nuk luftoi për llogari të Serbisë. Veteranët e luftës, një emërtim i çuditshëm, nuk duhet e nuk mund të manipulohen. Detyrën para atdheut e bënë ata që e bënë. Tani lëreni atdheun të bëjë detyrën e tij. Atdheu nuk mungon të kthejë mirënjohjen kur atdheu e ndjen se i ka dikujt borxh. Por atdheu nuk mashtrohet kollaj. Se atdheu jemi të gjithë të gjallët që kemi shumë sy, atdheu është gjithë territori që ka parë shumë, që din shumë, që ia din bëmat dhe trimëritë gjithkujt. Sa më lart në kupë të qiellit me e ngritë zërin e me kërkua vlerësim, mirënjohje e privilegje, do të thotë se nuk të takojnë ato vlerësime e mirënjohje e ato privilegje. Shqiptarë, vëllezër, miq, ne nuk jemi sa Kina që të mos e njohim njëri tjetrin, ne jemi aq pak dhe aq të lidhur dhe dimë aq shumë për njëri tjetrin sa ia numërojmë njëri tjetrit edhe kokrrat e bathëve në vorbe. Të jesh veteran lufte nuk do të thotë se je biznesmen politik qe t'i marrësh frymën atdheut, që të rrish t'ia kujtosh përditë se atdheu të paska borxh. Askujt nuk i ka atdheu borxh, vetëm se kush i ka atdheut borxh. Është cinike që edhe nuk ia ke shlyer borxhin atdheut edhe nga ana tjetër i thua përditë e për orë se atdheu të ka borxh.

Nga Flori Bruqi:Gjenerali do të kthehet ,Kosova po të pretë!

I

Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë, të cilën drejtësia ndërkombëtare, padyshim, do ta mbaj në mendje si gjykatën më të dështuar në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, duke mos gjetur askund mbështetje në akuzat që ua bëri ish-të burgosurve kroat Ante Gotovina dhe Mlladen Markoviq, i liroi ata pa asnjë ngarkesë. Që prej formimit të saj ICTY qellim kishte që të ndihmoj drejtësinë e të nxisë paqen në rajonin tonë, mirëpo kjo gjykatë, me në krye sidomos ish-kryeprokuroren Karla Del Ponte e degradoi drejtësinë duke relativizuar okupatorin me çlirimtarin. Çelit e Scheveningenit në vend që të ishin strehimore për vrasësit, ato u bënë konak edhe i çlirimtarëve. Luftërat e tmerrshme në hapësirën e ish-Jugosllavisë kanë një emër, padrejtësi dhe krim, i nxitur nga Serbi si agresore ndaj Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës. Të bërit një, në mes të viktimës dhe agresorit nuk është synim i drejtësisë.

Meritore për prishjen e imazhit të ICTY dhe tentimin për të barazuar kriminelin dhe viktimën do të ngelet përherë ish-kryeprokurorja Karla Del Ponte. Transverzalija e krijimit të së “vërtetës” e të gënjeshtrës vazhdon me serinë e të ashtuquajturit Raport i Dick Martyt, i cili u plasua në publik fuqishëm nga ana e Beogradit dhe aleatëve. Për manovrimet e çfarëdo lloji të Beogradit nuk habitem, por më irriton Prishtina zyrtare e cila me fuqinë e argumentit që ka, nuk flet për gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë që nga vitet e ’90, për trupat e qindra, ndoshta mijëra shqiptarëve të djegur dhe të hedhur në furrat industriale nga forcat serbe, sidomos gjatë ditëve të sundimit të Millosheviqit në Trepça dhe Maçkaticë, e varrezat masive në Rashkë të Serbisë. Kosova ka themeluar një Institut për hulumtimin e krimeve, por çfarë është duke punuar ky Institut deri më tani pak dimë,thotë gazetari  Albinot Maloku.

Mirë se vjen Gjeneral!

Pavarësisht asaj, sa vjet kanë kaluar që nga fundi i luftërave në ish-Jugosllavi, autor i së cilave është Republika e Serbisë, sot ajo nuk e ka ndryshuar kursin e saj. E dimë shumë mirë se klasa politike në Serbi disa herë e ka përsëritur se ka ardh koha e “rehabilitimit”!. Pa shtuar këtu çka do të thotë kjo gjë? Nëse vërtet kjo gjë do të thotë, se klasa politike serbe krimet e saja i konsideron të vjetërsuara, ose ndoshta Beogradi do të pranoj rolin e gjenocidkryesit kundër popullatës jo-serbe në Bosnje dhe Kosovë? Apo ndoshta me “rehabilitim” nënkuptohet që presidenti Nikoliq e pranon që 8.000 burrat dhe djemtë e vrarë në “zonën e sigurisë” në Srebrenicë janë gjenocid dhe jo vetëm krime lufte siç e pohon ai. Ose që Serbia është e interesuar të pranoi se ka hartuar program gjenocidial kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u vranë me mijëra, gati një milion u shpërngulen me forcë nga shtëpitë e tyre e u dogjën shumë shtëpi. Fatkeqësisht, përgjigjja është, Serbia vazhdon ti mohoj të gjitha.


Procesi kundër ish-kasapëve Karaxhiq e Mlladiq, po sikurse edhe me Sheshelin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë nuk dallon nga një cirk fëmijësh. Drejtësia edhe po u vonua ajo do të dali në shesh, e bëri këtë gjë ICTY apo jo. Krimineli e ka emrin kriminel dhe duhet gjykuar, kurse çlirimtari është hero i cili pritet e nderohet siç i ka hije. Zagrebi priti me gëzim lirimin e gjeneralit Ante Gotovina. Kurse Beogradi u mllefos.

Paralelja që e ka krijuar ICTY, edhe në rastin e të pafajshmëve është e pa hijshme. Dallon rrënjësisht procesi i gjeneralit Ramush Haradinaj me atë të Ante Gotovinës. Haradinaj nuk i iku kurrë drejtësisë dhe kjo më bënë të bindur në krenarin që përçon ky burrë i luftës e i paqes. I akuzuari padrejtësisht i ICTY nga Kosova, Ramush Haradinaj është rasti i vetëm i kësaj gjykate që rikthehet në gjykim. Ka kohë që kur u vetëdorëzua në ripërsëritje gjenerali Haradinaj dhe asnjë fakt nuk u rivërtetua ndryshe nga rasti kur u lirua nga Tribunali i Hagës, mirëpo me durim e maturi këtë proces do ta kaloj çlirimtari nga Kosova.



Me 29 nëntor  2012 ICTY do të marrë vendimin për gjeneralin Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimaj dhe Idriz Balajn. Verdikti, pavarësisht zhgënjimit të thellë që ka provuar në opinion Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë, do të jetë drejtësi për çlirimtarin. Festa e Kosovës për çlirimtarin ka arsye të shumëfishtë. Çlirimtari i Kosovës nuk i iku kurrë drejtësisë ndërkombëtare, i doli në ballë se herë që iu tek asaj ta ftojë në përgjegjësi. Çlirimtaret janë heronj e jo kriminel lufte.

II

Qeveria e Kosovës është duke ndjekur më vëmendje të veçantë procesin në Tribunalin e Hagës ndaj ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush  Himë  Harandinaj(dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Në një komunikatë për opinion, qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit thuhet të kenë respektuar "çdo bashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe në këtë kuadër Republika e Kosovës është shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare".

"Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga askush, e as nga politika", thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Duke vlerësuar se deklaratat e zyrtarëve të lartë institucionalë të Serbisë janë tendencë për të ndikuar në vendimin e Tribunalit të Hagës për rastin e zotit Haradinaj, në komunikatë thuhet se "qeveria e Kosovës ka qenë e kujdesshme në deklarimet lidhur me proceset gjyqësore në Hagë".

"Kërkojmë që edhe autoritetet e Serbisë dhe të tjerët të jenë të përmbajtur dhe të mos tentojnë të ndikojnë në vendimet gjyqësore", thuhet mes tjerash në fund të komunikatës së qeverisë në Prishtinë.
Vendimi në procesin gjyqësor kundër Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, pritet me datën 29 nëntor 2012.


Ish kryeministri  Ramush Haradinaj, i cili qe shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj në vitin 2010.

Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor.


Në QKUK në Prishtinë brenda dite po kryhen 7-8 koronografi ...




Shkruan Mr.Sci.Flori Bruqi


Qendra Klinike Universitare e Kosovës ofron shërbime shëndetësore të nivelit terciar për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës dhe për pacientët e tjerë që kanë probleme apo shqetësime shëndetësore. Përveç pjesës shëndetësore, në QKUK zhvillohet edhe pjesa arsimore dhe ajo shkencore, pra QKUK kryen tri funksione, pjesën shëndetësore, përmes trajtimit të pacientëve, pjesën arsimore apo përgatitjen praktike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, dhe pjesën shkencore, përmes punimeve të ndryshme shkencore.



Mr.sci.Dr.Nijazi Gashi,pediatër ,Drejtor Ekzekutiv në QKUK
Regjistrimi i pasurisë së QKUK-së, ka filluar në vitin 2008-2009, kurse ka përfunduar më 31.12.2009.  Në bazë të regjistrimit të tërësishëm të pasurisë, rezulton se në vitin 2009, vlera totale e tokave dhe e ndërtesave ( klinikave), është 145.266.145.00 euro. Si pasuri nga donacionet që janë regjistruar në free balanc, QKUK ka  2 autoambulanca nga  një donacion nga Çekia, me vlerë 143.817.00 euro, kurse tjetra 144.899.00 euro, totali I tyre është 288.716.00 euro.

                                                              Mr.sci.  Dr.Nijazi Gashi dhe Dr.sc.Nexhmedin Shala 
Vlera e makinave fotokopjuese të blera në fund të vitit 2008, e që janë regjistrua më 2009, shuma e tyre  totale është 8.976.00 euro. Nërsa Asete të regjistruara në vitin 2009, shuma 707.497.00 euro.



....Kohë më parë pas rregullimit të aparatit të koronarografisë, në Klinikën e Kardiologjisë, përkatësisht në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive, janë kryer mbi 80 koronarografi dhe dhjeta stentime.

Pacientët që kanë përfituar gjatë këtyre ditëve janë fjala vjen ,Nurije Latifi (1944) Prevesha, të cilës fillimisht i ishte bërë koronarografia dhe ishte konstatuar se ka të mbyllur nyjet koronare dhe i është bërë edhe stentimi. Pacienti tjetër që ka përfituar është edhe Hamdi Berisha nga Drenasi.




Dr.spec.Sami Gjoka 

Brenda dite po kryhen 7 deri në 8 koronarografi, përderisa Klinika e Kardiologjisë ka bërë kërkesë për furnizim me barna dhe material shpenzues, përfshirë edhe stentat dhe pas furnizimit që pritet të ndodhë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës , ka filluar intervenimet tek rastet e infarkteve akute.

Stentimet e bëra gjatë këtyre ditëve janë kryer nga Dr.spec. Sami Gjoka dhe Dr. Agim Krasniqi, përderisa në stentimet e tjera janë përfshirë edhe mjekë të tjerë të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive.




Gjendja në këtë Klinikë dukshëm është përmirësuar falë stafin e rinj të QKUK-së ,drejtorit ekzekutiv Mr.sci.Dr. Nijazi Gashi, drejtorit shëndetësor Dr. Sci. Nexhmedin Shala si dhe Stafit brilant të Klinikës Kardiologjisë më në krye U.D i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë:
Prof. Ass. Dr.sci. Bedri Zahiti FESC internist- kardiolog  ,Laboratoriumit të  kateterizimit të zemrës – shefit:  Dr. spec.Sami Gjoka,Shefit  të Kardiologjisë  2:  Dr. spec.Rexhep Manaj internist, Shefit të Angjiologjisë:  Dr. spec. Faik Shatri kardiolog etj.

Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2011/03/doktori-i-shkencave-bedri-zahiti.html



Klinika e Pediatrisë, përkatësisht Reparti i Njësisë Intensive, prej disa ditëve ka  sistemin e monitorimit për pacientët 24-orë, pandërprerë. Përurimi i këtij sistemi është bërë në në prani të zyrtarëve të QKUK-së dhe donatorëve.


Mr.sci.Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, tha se donacioni ka qenë i mirëseardhur për Klinikën e Pediatrisë dhe QKUK. “ Në kuadër të bashkëpunimit të QKUK-së, me asociacionet vendase dhe ndërkombëtare, është arritur deri te realizimi i këtij projekti mjaft të nevojshëm për pacientët e QKUK-së”, theksoi ai.
Sipas tij, ky është vetëm fillimi i realizimit të projekteve madhore në QKUK, pasi që, së shpejti falë ndihmës së donatorëve do të realizohet edhe projekti i emergjencës pediatrike, por do të ketë edhe projekte të tjera me rëndësi për pacientët.

Z. Ekrem Tahiri, nga Rotary Klubi i Kosovës, me këtë rast, theksoi se ky është vetëm prej projekteve që është përkrahur nga Rotary Klubi, meqë më herët ka pasur edhe ndihma të tjera. Ai premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të mbështesin Klinikën e Pediatrisë dhe QKUK-në.
Dr. Lulzim Çela, nga organizata AIHA-s, sqaroi rëndësinë e projektit, duke shpjeguar se projekti është i ndërlidhur në 9 njësi të cilat dirigjohen nga 1 vend. Ai bëri të ditur se tash e tutje për fëmijët e shtrirë në Klinikë, do të jetë më e lehtë të përcjellët intensivisht gjendja, përfshirë edhe informatat që kërkojnë reagim të shpejtë.
Znj. Sarah Kabatt, trajnuese e stafit të Klinikës, theksoi se në Kosovë ka pasur rastin të takoj infermiere të shkëlqyera, të cilat shpejtë kanë mësuar përdorimin e kësaj aparature dhe që njohuritë e tyre do të kenë mundësi t’i përcjellin tek kolegët e tjerë.



Ky aktivitet është përkrahur nga partneriteti i Rotary Klubeve të Kosovës, Turqisë dhe Livermorit në SHBA, Asist International dhe AIHA-s. Vlera e pajisjeve mbi 200,000 USD. Aparatura e instaluar ka 12 muaj garancion të servisimit nga donatorët....


Tmerret që përjetuam




Nga Rasim Bebo


Ne festojmë 100 vjetorin e pavarësisë, na gjënë me kosovë të pavarur, me Kosovë shtet, e kundërta është për Çamërinë, greku e preu në besë, duke e vrarë, therur, përdhunuar dhe dëbuar dhe sot e ka nxjerrë të ligjëruar se Çamëria nuk egziton.

Ne Shqiptarët akoma nuk kemi dhënë fjalën e fundit grekut tё pabes. Ne duhet të ishim të bashkuar në një shtet Shqipëri-Kosovë, por qeveria shqiptare deklaron: “Bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufive është i dëmshëm si ide për shqiptarët dhe si veprim për rajonin”. Zoti Mehdi Hyseni shkruan mё 26-7-2011, kur flet pёr armiqtё e Shqipёrisё qё duan tё tregohen ... mё grek se grekёt, mё sёrb se sёrbёt, mё malazez se malazezёt, mё sllavo-maqedon se sllavёt.

 Kështu te dy qeverite Shqiptare bëhet palë me ata qё nuk na duan. Nё kёto dy dekadat e fundit. Kjo pjellё e Ramis Alise vazhdojnё me pёrcharje sipas dёshirёs rusosёrbogreke pёr tё mos dalё nё E.B. Tani le të shikojme shantazhet e tyre qё duan t’i hanё kokёn figurave pёrparimtare, qё vetё koha i ka nxjerr: Lёvizjen pёr Vetvendosje dhe Lёvizjen “Kuq e Zi”, qё pasqyrojnё rrugёn e kombit tonё sot.

 Ja si paraqitet katrahura e kёtyre 20 vjetёve. Z. Flori Bruqi na sjell Masakrën e Dubravës për të mos harruar kurrë. Skenar i pushtuesve serb. Burgu i Dubravës me rreth 900 të burgosur kosovar të grumbulluar apostafat, gjatë kohës së bombardimeve të NATOS me sinjalizime nga toka se gjoja janë forcat sërbe, filluan bombardimet nga 19 maj deri 22 maj 1999.

Humbën jetën 120 të burgosur dhe qindra të lagosur. Asnjë deri sot nuk është paditur për këtë plojë masakrre. Një ndër figurat e ndritur të Kosovës, që me stacionin elektronik ka bërë emër të madh. Është atdheu që i flet vetvetes, kurr hapim faqen e lajmeve dhe na del FLOEIPRESS ndiejmë një kënaqësi dhe e lezojmë me kureshtje se asnjë herë nuk shofim gjëra të përsëritua, duke ngritur kurdoher tematikën patriotike, kulturore etj.... Ish komandati i UÇK oficer i dërguar nga Enver Hoxha dhe më vonë nga Ramis Alia me emrin Spiro Butka ka përgojuar dhe përgojon fytyrat më të ndritura të luftës dhe UÇK-së, ka zhgllabëruar fonde të ndryshme nga shqiptarët me kryerjen e Operacionit Shigjeta 2..., ku kanë humbur jetën shumë trima, ku kanë humbur edhe gjymtyrët e trupit. Ai sulmon luftetarët, bile dhe luftëtaren zonjën Raimonda Maleçka duke e ofenduar tej mase. Shpifjet e tij dhe të shokut të tij ciganit Bahtir Hamza. Të lexosh shkrimet me emra të maskuar si Selami Zenel dhe Besnik Oppoja të vetë Spiro Butkës, me një zhargon të pështirë, me një leksik të ndyrë jashtë llogjikës njerëzore. Të andresuar kundër figurës së ndritur FLORI BRUQI.

Del pyetja: kujt i shërbejnë dhe nga kush drejtohen? Po veçojmë disa klithma shovene dhe genocidiste greko sërbe që ortaket e betuar nga Ramis Alia nën sferat e udhëheqësve të PD dhe PS u shërbejnë këtyre “Miqve në dem të çdo gjëje shqiptare”. Te kujtojmë se si Fatos Nano në qershor të vitit 1993, nënshkroi një deklaratë të përbashkët me liderin grek të PASOK-ut Andrea Papandreut, në të cilen konfirmoi pretendimin sërb se: “Kosova është për Sërbinë, njësoj siç është Jeruzalemi për Izraelin”.


 Nano kryeministër në qershor të vitit 1998, kur në Kosovë kishte filluar fushata e pastrimit etnik të shqiptarëve nga makineria e luftës së Milosheviçit, i paraqiti sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javer Sollana “...besnikërinë e tij ndaj Milosheviçit duke ia kërkuar që ta linte të lirë të vepronte në Kosovë, për të patur duar të lira në genocidin barbar të pastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre amtare dhe NATO-ja të qëndronte duar kryq në misionin e saj për mbrojtjen e paqes ...


 Në pranverën e vitit 1993 dy liderët socialistë të Greqis dhe të shqipërisë Andrea Papandreu dhe Fatos Nano, nënshkruan në Athinë deklaratën e përbashkët me formulë greke: “Çfarë, Shqipëria do të kërkojë për shqiptarët në Kosovë, Greqia do të kërkojë për grekët në Shqipëri”. Kontrasti i reciprocitetit çfarë do që Greqia të kërkojë për minoritetin grek në Shqipëri, Shqipëria do të kërkojë për shqiptarët në Greqi pa dallim feje. Rekomandimi i Miçotaqis, që Shqipëria të heqë dorë nga Kosova, u realizua me revolucionin antidemokratik në pranverën e vitit 1997 dhe me vendosjen e qeveris greke në Tiranë, të kryesuar nga Fatos Nano. Në nëntor të vitit 1997, me ndërmjetësin e kryeministrit grek Simitis, Nano u takua dhe zhvilloi një bisede të ngrohtë e miqësore prej 90 minutash me Sllobodan Milosheviçin.


Po me ndërmjetësin e Greqisë Nano u takua më 2001 në një hotel të Athinës me presidentin sërb Vojsllav Koshtunica, zhvilloi bisedime miqësore dhe tepër sekrete. Një gazetar i Kosovës thotë që vetëm Athina bëhet “kumbarë” i takimeve t kryeministrit shqiptar me udhëheqësit e Beogradit. (f. 102-103). Në fillim të shtatorit 1998 Fatos Nano nga mbledhja e qeveritareve në Lisbonë njofton: “Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi”. Azem Hajdari nga Tirana e lajmëron: Fatos Nano të mos kthehet në Shqipëri. Por Fatos Nano vjen në Tiranë dhe pas tre ditëve Azem Hajdari vritet. Bajrush Morina shkruan: “Dy krisma në Tiranë”. Në shtator të vitit 1998 kanë ndodhur dy vrasje.

Që të dyja vrasjet kane ndodhur në terr të mbrëmjes së territ. Që të dyja janë bërë pas shpine vrasje tinzare. Që të dy të vrarit kanë qënë shqiptarë njëri pishtar i demokracisë e tjetri strateg i luftës për liri. Azemi vritet më 12 shtator dhe Ahmet Krasniqi më 21 shtator të vitit 1998. Gazeta më e madhe italiane “Koriera dela Sera e datës 7 prill 1997 shkroi: “ Në Tiranë vepron organizata “Hakmarrje për drejtësi” me vrasje dhe grabitje, te cilat janë “nostagjike të komunizmit”.

 Drejtuesit janë persona të sigurimit si: Hajredin Shyti, Klement Koloneci, Gramos Ruçi etj. Drejtuesi i kësaj organizate është Fatos Nano, i cili u dënua për shpërdorim dhe vjedhje të pasurisë kombëtare e më pas do të amnistohej për t’u bërë kryeministri i vendit, pas kryengritjes së armatosur të vitit 1997. Gjëndet një porosi e Fatos Nanos, të fillohet me veprime konkrete: Të hidhet në erë një furgon policie, një komisarjat policie, një ndërtesë bashkie, të vritet një prokuror , një gjyqtare.

Kësaj porosie të Fatos Namos organizata terroriste “Hakmarrja” hodhi në erë një supermarket në qendër të Tiranës, akt në të cilën humbën jetën katër persona të pafajshëm dhe u plagosën disa të tjerë. Më vonë vranë drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Bujar Kaloshin dhe hodhën në erë shtëpin e kryetarit të gjykatës së apelit të Tiranës Prel Martini dhe sulmuan bankën e kursimeve dhe grabitën një sasi të madhe paresh. (152-153). Udhëheqësit ish komunistë të Shqipërise shkatërruan çdo përpjekje për bashkimin e grupeve luftarake që ishin krijuar për çlirimin e Kosovës.


Ndërsa në fillim të vitit 1999 u bënë dy atentate, autorët e të cilëve nuk janë zbuluar. U vra shefi i zyrës për informimin e Kosovës gazetari i njohur Enver Maloku si dhe u plagos rëndë shkrimtari dhe studjuesi i shquar Sabri Hamiti. U bënë disa vrasje thjeshtë politike pas çlirimit të Kosovës. U vra deputeti demokrat Smajël Haradinaj nga Peja. Më 23 nëntor 2000 u vra afër shtëpis së tij, këshilltari i presidentit Rugova, Xhemal Mustafa. U vra ish komandanti i UÇK-së Tahir Zemaj, sëbashku me djalin dhe nipin e tij. Është bërë dy here atentat presidentit të Kosovës Rugova më 2004 dhe 2005.


Akte terrroriste të qeveris së Tiranës janë çfaqur në Kosovë. Në qershor të 2005, u vra gazetari i gazetes “Bota Sot” Bardhul Ajeti.Ai kishte denoncuar shpesh herë në shkrimet e tij terrorizmin ideollogjik në Kosovë dhe lidhjet me strukturat e shtetit shqiptar të Fatos Nanos. (158-159). Nga Agim Vuniqi Harmington Hills “Gazeta prestigjioze Amerikane Neё York Times” e datës 25 qershor 1999, këto vrasje të pa investiguara nga drejtësia, ia ka ngarkuar Hashim Thaçit dhe dy bashkëpuntorëve të tij të ngushtë, Azem Syla ministër i Sipas autorit David Valsh... hedh drite mbi vrasjen e Ilir Konushefcit-Mërgimi. Taktikat e pa mëshirshme të zotit Thaçi janë legjendare në rajon. Ch0ris Hedges raporton një incident nga viti 1997, një reporter shqiptar i Kosovës Ali Uka, ishte gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Tiranë “fytyra e tij ishte disfiguruar nga therjet e përsëritura me një kaçavidhe dhe tehet e shishes së thyer”, Uka ishte mbështetës i lëvizjes së Kosovës për pavarësi, ai kishte kritikuar në shkrime shokun e tij të dhomës Thaçin, i quajturi me nofkën “Gjarpëri”, për të cilin Hedges shënon se “Dhuna ka lëvizje të gjatë”. Komandant Ilir Konushefci i cili trasportonte armët nga Shqipëria në Kosovë, akuzon Halitin dorën e djathtë të Hashim Thaçit i cili i blenë granatat me 2 dollarë dhe i shet për 7 dollarë granatën d.m.th me 5 dollar më tepër për çdo granatë. Disa dite më vonë Komandant Ilir Konushefci dhe doktor Hazir Malen me të birin Arjanin në afërsi të fshatit Miliskaje duke trasportuar armë me një kamjon për në Kosovë u bënë pritë dhe i vranë në mes të natës. Bujar Bukoshi Thotë: “Kufomat kurre nuk kane qënë pengesë në karrierën e Thacit”. Shefqet Jashari shkruan: “... Në Oslo në maj të 1998 u formua SHP te FARK-ut (Shtabi i Përgjithshëm të Forcave Armatosura të Republikës së Kosovës) me Komandant Ahmet Krasniqin.

U formua një pjesë e SHP te FARK-ut në Tiranë. Formimi i qendrave për stërvitjen dhe pregatitjen e ushtarëve dhe të kuadrit ushtarak në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, dërgimi i ushtarakëve në Kosovë për forcimin e njësive të UÇK-së. U formuan shumë brigada me komandantë të zotë si Tahir Zemaj, Ramush Aradinaj e të tjerë. Këto suksese brenda një kohe të shkurtër, vunë në veprim qendrat e agjenturave sërbo-greke dhe vasalët e Tiranës e të Kosovës për të penguar dhe eleminuar fizikisht komandantin Ahmet Krasniqin me SHP te FARK-ut. Kur ndodhej në garnizonin Papaj afër kufirit Shqipëri-Kosovë në qershor të 1998, dhe bënë pregatitjet e fundit për dërgimin e brigadave të para operative të UÇK-se për në Kosovë, i sollën vendimin e Fatos Nanos, se garnizonin e FARK-ut në Papaj dhe “Qendra e Rekrutimit e Stërvitjes dhe pregatitjen e Kuadrit Ushtarak” në Vuqidol duhet “sa më parë të mbyllet”. Por Ahmet Krasniqi në vend t’i mbyllte këto dy qendra, ai hapi dhe dy qendra të tjera në afërsi të Kukësit, një në kalimash dhe një në kolsh. Pas tensioneve Thaçi dhe qeveria shqiptare vendosën që ta eleminojnë Krasniqin, më 21 shtator 1998. Agim Voniqi sipas Hedges-it, Pas vrasjes te Ahmet Krasniqit, vrasjet, spastrimet dhe arestimet u përshpejtuan, vuri në arestim çdo njëri që paraqitej armik i Thaçit. Komandanti si Agim Ramadani, Sali Çeku etj, janë vrarë në pritë. Hedges thotë se përgjegjës për vrasjet është Hashim Thaçi. A nuk është Spiro Butka një person i denjë i Fatos Nanos dhe i Hashim Thacit që pergojon fytyrar e ndritura të Kosovës Sot? Që nesër, pasneser do të japin llogari,përpara se të shkojnë ne varr. A nuk ka te drejte Mehdi Hyseni kur shkruan: “UÇK-ja ka luftuar per çlirimin, per lirine dhe pavaresin e Kosoves, dhe jo per vetvrasjen e saj ne kohë lufte, e as në kohë paqeje...” Sa i dhëmbshëm aq edhe tronditës i 43 të vetevrare ushtararakë të UÇK-së në kohë paqeje 13 vjeçare... Nga viti (1999-2012), të lihen në harresë, në mëshirën e kohës, pa bukë, pa punë, pa asnjë përkujdesje morale, sociale, materiale, strehuese, financiare, mjekësore... të shtihen në vetvrasje. Ky ёshtё trajtimi qё bёn kryeministri Thachi me besnikёt si Spiro Butka. A nuk ka të drejte Zonja Luljeta Selim Berisha e cila i ka marrë në mbrojtje gratë e perdhunuara nga sërbet përgjat luftës në Kosovë, që numurohen rreth 20.000 me mbi 3000 femije, pa mospatur asnjë mbështetje nga qeveria e Hashim Thaçit. A mund ta besojnë brezat e ardhshëm se të gjithë trevat shqiptare i kane drejtuar sytë te shteti AMË, kur vete shteti Amë ka tradhëtuar veten e tij nën diktatin greko-serb sidomos `në këto dy dekadat e fundit. Prandaj dalin tipa negative, që patjetër do japin llogari si shkaktarë të tmerreve që përjetuam. Njё pjesё reference, nga historiani Enver Bytychi. (“Shqiptarёt, sёrbet dhe grekёt", bot. 2005).


Addison Çikago nentor 2012

2012/11/19

Historia e arkitekturës moderne nga Bruno Zevi




Në vitet gjashtëdhjetë, i tronditur nga spekulimi ndërtimor që kishte molepsur Italinë, e i pafuqishëm ndaj vendimeve arbitrare që merreshin në urbanistikë, arkitekti i njohur Gió Ponti, i mëshonte idesë se jo vetëm administratorët apo kryebashkiakët e qyteteve, por edhe vetë qeveritarët e lartë do të duhej të qenë arkitektë a urbanistë; përndryshe të kishin së paku njohuri elementare, por të strukturuara qartë, mbi këto disiplina. I edukuar me parimet e shkollës racionaliste të Bauhausit, ai dhe një brezni e motivuar arkitektësh luftarakë nisën të ushtronin si mision shoqëror edhe publicistikën krahas projektimit. Deri më atëherë Italia, krahasuar me vendet e tjera perëndimore, e kish vuajtur kronikisht mungesën e plotë të një shtrese analistësh apo kritikësh të arkitekturës, dhe kjo zbrazëti po lëshonte pasojat e mbrapshta mu në kohën kur vendi gjendej buzë bumit ekonomik, si edhe përballë presionit nga poshtë e nga lart për të ndërtuar kudo dhe çdo gjë. Hjatusi i krijuar që para luftës, me degradimin e futuristëve të përdorur keqas nga Musolini, u shfrytëzua pozitivisht prej këtij brezi, i cili zu kësisoj të shprehte pikëpamjet e tij mbi mënyrën sesi duhej të ndërtohej në demokraci qyteti italian, si të mbrohej mjedisi unik Apenin, si të ruhej trashëgimia mbresëlënëse italike dhe si të formësohej vizioni për një të ardhme të qëndrueshme. E kjo hulli u çel me artikuj, konferenca, libra, dispensa, programe-radio, pjesëmarrje në politikë ose në forume të vendimmarrjes dhe sidomos përmes mësimdhënies.

Gjithë ky impenjim i tyre do të vizatonte kthesën e mbarë në atë kurbë të rrezikshme, së cilës i qenë nënshtruar parametrat e trajtimit urban të hapësirave qytetare në Itali. Një ndër këta zëra ishte edhe kritiku i njohur i arkitekturës, italiani me origjinë hebrenje, Bruno Zevi. Ai kishte kuptuar se prapambetja e vendit të tij në këtë fushë ishte strukturore, dhe shkëputja ndaj zhvillimeve moderne të Europës perëndimore e veriore ishte njëmend e fortë, por jo e pakapërcyeshme. Prurja e mendimit teorik e praktik perëndimor në Italinë fanfareske musoliniane kish qenë një mision i pamundur; ata pak guximtarë ose qenë zbythur nga regjimi, ballas a tërthorazi, ose qenë përthithur fatalisht prej tij. Fusha kish mbetur e mbrazët dhe opinioni shkencor gjithaq i zbrazët. I larguar Italie nga droja e ligjeve antisemite, Zevi përfundoi studimet në Harward Graduate School of Design, asokohe nën drejtimin e Walter Gropiusit, njërit prej etërve të arkitekturës moderne. Dhe pikërisht aty, në Shtetet e Bashkuara, hasi në veprën e Frank Lloyd Wrightit, njohje kjo që formësoi në thelb mendimin kritik të tij. Ky mendim më pas do të nyjëtohej vrullshëm përmes polemikës antiklasiciste dhe inkurajimit të alternativës organiciste ndaj ftohtësisë racionaliste, duke marrë dora-dorës një dimension europian.

Pedagog që më 1948-n i Historisë së Arkitekturës në Venecia e më pas profesor në Universitetin e Romës, Zevi do të themelonte më 1955-n njërën ndër revistat më të censhme të arkitekturës në Itali, L’architettura. Cronache e storia, përmes së cilës do të ndikonte jo vetëm mendimin arkitekturor e urban të vendit të tij, por do të përcaktonte standarde kontinentale për krejt kritikën e re italiane. Librat e tij Saper vedere l’architettura, Storia dell’architettura moderna apo Verso un’architettura organica, tashmë kanë fituar statusin e klasikes dhe me kohë kanë shkapërcyer kufijtë e Italisë duke u përkthyer në mbarë botën, e duke u bërë etalonë të një gjykimi të ekuilibruar, gjithnjë në favor të avangardës, në kushtet e një bote të trysnuar skajshëm nga modernia dhe globalizimi.

Ndonëse duket e pagjasë, edhe në Shqipërinë e izoluar të viteve tetëdhjetë paradigma Zevi njihej në mjediset akademike, dhe madje paraqitej e rëndësishme; në rrethet e ngushta të arkitektëve qarkullonin nën dorë e mbi dorë botimet e tij, të futura kontrabandë. Një frymë tolerance ndaj “modernes”, por natyrisht pa retorikë, ushqehej ato vite qëllimshëm në mjediset e studentëve të arkitekturës prej Vera Bushatit dhe Tamara Eftimit, çka krijonte një atmosferë të pazakontë debati “ilegal”, i cili dilte prej kornizave të ngurta teorike ku pluskonte moria e pedagogëve të ngrysur të Fakultetit të Inxhinierisë. E nëse paradite diskutohej mbi famëkeqin “Labirinte të modernizmit” të Uçit, pasdite bibliotekat private të këtyre dy zonjave të nderuara bëheshin ende më publike se fondet shkencore në universitet, duke mëkuar për ata pak syçelët nocione etike dhe estetike “jashtë programit”. Mëkat i madh që breza të tërë arkitektësh nuk patën mundësi të ballafaqonin lirshëm e të ushtronin në praktikë teoritë e arkitekturës dhe urbanistikës moderne; druaj se është mungesa e këtij ballafaqimi që sot ka sjellë si rezultat indiferencën proverbiale, për shumëkënd të pashpjegueshme, të arkitektëve shqiptarë ndaj problemeve të rënda urbane që ka shkaktuar klasa politike e vendit me injorancën dhe mosvetëdijen e saj. Aq i munguar ka qenë dhe mbetet ky debat në rrethet e arkitektëve shqiptarë, sa po të veçohen polemistët kritikë si Maks Velo apo Enver Faja, pataloku do të mbetet krejt thatë…

Ky është një ndër motivet që botimi i Zevit, por edhe i shumë e shumë librave të tjerë të munguar që trajtojnë teorikshëm arkitekturën, peizazhin apo mjedisin e ndërtuar, në vendin tonë, është më tepër se i domosdoshëm; është madje jetik. Kritika arkitekturore dhe debati urban në Shqipërinë e traumatizuar rëndshëm duhen konsideruar mision shoqëror, ashtu si lufta ndaj drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ashtu si lufta ndaj prostitucionit politik. Bëhet e paimagjinueshme, po e paimagjinueshme, për këdo që lexon Zevin, pastaj se si vendimet për të bërë hukubete urbane me sheshin “Skënderbej”, për të shkatërruar një paradigmë utopike si Piramida, për të zeruar Pallatin antisovjetik të Kulturës, për të denigruar arkitekturën e Muzeut Historik Kombëtar, apo për të shqyer parqet monumentalo-mjedisore të Pallatit Perandorak (Brigadave), merren nga pushtetarë që nuk mund të jenë assesi politikanë, që nuk kanë lexuar qoftë edhe një librushkë të vockël mbi arkitekturën, apo një broshurëz të hollë mbi urbanistikën.

Sot, me një vonesë të stërgjatë, Zevi e viziton Shqipërinë. Me një vonesë të pazakontë, të paktën 20-vjeçare; me një vonesë që, sa u takon gjurmëve që ka lënë në territor kritika pagojce arkitekturore, është bërë në mjaft raste fatale. Veçse në anën tjetër, që nga sot, as gja-studentë, as pedagogë gjysmakë, as kryebashkiakë hajvanë, e as drejtorë provincialë që nuk njohin gjuhë të huaja nuk mund të thonë se në Shqipëri nuk ekziston makar një libër i vetëm mbi Historinë e Arkitekturës Moderne (deri dje mund ta thoshin). Ky libër sapo ka dalë në treg nga shtëpia botuese “Dituria”, me 600 faqe të thukëta, ndarë në dy vëllime të një cilësie vërtet të lëvdueshme bibliofilike e me ilustrime origjinale zgjedhur nga vetë autori të kryeveprave moderne të arkitekturës botërore. Kushdo mund t’i studiojë e t’u referohet në kreshtën e frymëzimit a përfund krizave të shpeshta të krijimtarisë (studentë, arkitektë, kritikë e inxhinierë), po edhe përfund krizave të vendimmarrjes (kryetarë bashkish e komunash, anëtarë të këshillave bashkiakë e drejtues të tjerë). I gjithë korpusi i kritikës arkitekturore të Bruno Zevit, që përmban mbi 25 vëllime të rëndësishme, gjendet i shkrirë harmonishëm në këtë libër të tij (të rishikuar), që zë fill me William Morris për tek Alvar Aalto e me Frank Ll. Wright për te Frank O. Gehry. Kështu do të vërehet menjëherë se ndër ne jo vetëm kritika është në krizë, por krejt arkitektura, e jo vetëm arkitektura është në krizë, por krejt urbanistika, e jo vetëm urbanistika është në krizë, por krejt mendimi politik që e gjeneron urbanistikën që na rrethon: “Arkitektura është mënyra e ekzistencës së një epoke”, thoshte Le Corbusier, duke nënvizuar kështu se arkitektura dhe urbanistika janë pasqyrë e shoqërisë në çdo epokë historike, që nga lashtësia deri në shoqërinë bashkëkohore. Duke mësuar të shohim arkitekturën, mësojmë të shohim klasën drejtuese, e duke i bërë kritikë arkitekturës dhe urbanistikës, thoshte Zevi, mësojmë t’i bëjmë kritikë strukturore kësaj klase e të përmirësojmë për rrjedhojë jetën shoqërore. Parë në këtë këndvështrim, mëkëmbja e kritikës arkitekturore është një mision fisnik, ende i papërmbushur te ne, një mision i mirëfilltë shoqëror.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...