Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/23

Shkrimtari i shpërblyer amerikan Philip Roth tha se do t’i japë fund shkrimeve


Shkrimtari i shpërblyer amerikan Philip Roth tha se do t’i japë fund shkrimeve.Autori 79 vjeçar, fitues i çmimit Pulitzer, i tha revistës franceze “Les Inrocks” se nuk do të shkruajë më libra, sespe e ka humbur pasionin për një gjë të tillë.Roth ka thënë se ka bërë më të mirën që ka mundur me talentin që e ka poseduar.
Botuesi i tij, Houghton Mifflin Harcourt, ka konfirmuar të premten se Roth nuk do të shkruajë më.
Roth ka krijuar më shumë se 30 libra gjatë karrierës së tij 50 vjeçare, përfshirë klasikët si “Ankesa e Portnoit”, “Letra e peshkopit amerikan”, për të cilën fitori çmimin Pulitzer në vitin 1997.
Libiri i tij i fundit “Nemesi” u publikua në vitin 2010.Ai është nderuar me çmime të larta të letërsisë, përvec atij Nobel.

http://en.wikipedia.org/wiki/Philip_Roth

Buxhovi: “Mbreti Zog nuk ishte as hero e as tradhtar”


Këto ditë kur pati mendime pro et contra për personalitetin e Mbretit Zogu I, mendimin e vet e ka thenë për “ZR” historiani Jusuf Buxhovi:
“Fillimisht ishte ministër, pastaj kryeministër dhe së fundit, pas shpalljes së Shqipërisë monarki, edhe mbret i Shqiptarëve. Si pesonalitet tepër kompleks politik Ahmet Zogu shfaqet që nga çastet e para të shfaqjes së shtetit shqiptar, duke marrë pjesë aktive në të gjitha zhvillimet dramatike të tij për afër tri decenie, me ç’rast mund të thuhet se atyre për shumëçka ua përcaktoi kahun.
Edhe pse për rrethana të njohura (distanca kohore, mosnjohja e fakteve meritore dhe klishete ideologjike), historia ende nuk ka dhënë një vlerësim të plotë dhe objektiv për Zogun, megjithatë mund të thuhet se ai ishte një politikan dhe burrështetas pragmatik dhe tejet i shkathë, që veproi në përputhje me logjikën shtetërore, që do të thotë se ai ishte i detyruar të pranojë vendimet e Konferencës së Paqes prej nga doli një gjysmë Shqipërie, e cila në radhë të parë duhej të pajtohej me fatin e humbjes së gjysmës së territoreve etnike (Kosovës dhe Qamerisë), realitet politik ky që e detyronte të lidhte konventa ndërshtetërore me shkaktarët kryesorë të tragjedisë shqiptare (Jugosllavinë dhe Greqinë), që për pasojë kishte pranimin e statusit të pakicës së popullatës së shkëputur me çka shteti shqiptar automatikisht obligohej eleminimin e lëvizjes irredentiste në Shqipëri (Komitetit të Kosovës) si dhe distancimin nga lëvizja kaçake në Kosovë.
Pra, duke u mbështetur mbi parimin e logjikës shtetërore, e cila përjashtonte interesat e pjesëve të shkëputura të etnisë shqiptare, të cilat kishin meritat më të mëdha për pavarësinë e shtetit shqiptar, si kryeministër e më vonë si mbret, Zogu u përqendrua që me diplomaci dhe lëvizje politike ta shkëpusë Shqipërinë nga çfarëdo ndikimi i Beogradit për ta afruar me Italinë. Dhe, duke u larguar nga Pashiqi, me të cilin ai kishte disa marrëveshje vasaliteti, ai iu kthye Italisë me bindjen se shpëtonte jo vetëm nga kthetrat jugosllave në kurthin e të cilave kishte hyrë vetë nga marrëveshjet që i kishin ndihmuar të rikthehej në pushtet pas ngjarjeve të qershorit të vitit 1924, por kështu krijonte rrethanat që shteti shqiptar t’i afrohej botës perëndimore, ku ajo mund të prosperonte dhe njëherash të kthehej në një interes të saj, gjë që në një të ardhme krijonte rrethana për mbrojtjen e etnive të shkëputura shqiptare.
Shikuar nga ky aspekt, mund të thuhet se Ahmet Zogu, krahas dhunës politike dhe metodave tipike shqiptare (eleminimit, hakmarrjes dhe të tjerave), që përdori ndaj kundërshtarëve politikë, ia doli që brenda një kohe të shkurtër, në planin ekonomik, të sigurisë dhe atë kulturor, në masë të madhe të konsolidojë shtetin shqiptar, duke e kthyer nga qytetërimi evropian, ku edhe nisi të marrë pamjen perëndimore.
Natyrisht se ky zhvillim, që kryekreje kaloi nëpërmes Italisë dhe vënies së Shqipërisë nën mbikëqyrjen e saj, kishte edhe çmimin e vet, që do ta kthejë në viktimën e parë të fashizmit italian, viktimizimi ky që megjithatë nuk duhet të shikohet i shkëputur nga zhvillimi i gjithëmbarshëm i ekspansionismit fashist të kohës, që do të prek thuajse gjithë botën.
Pra, Ahmet Zogu dhe koha e tij, edhe më tutje pret një vlerësim objektiv historik, i cili assesi nuk mund të jetë përjashtues, e aq më pak i klisheve bardh-zi me të cilat jemi mësuar, por i një trajtimi që atë do ta vendosë në vendin e vet si themelues i shtetit modern shqiptar me tiparë evropian-perëndimor, prej nga nuk mund ta heq askush”.

Akademiku serb ishte anëtar i ASHAK-ut

Lubisha Rakiq, shkaku i të cilit përfaqësuesit e Ashkademicë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës refuzuan të shkonin në Tiranë, kishte qenë anëtar i ASHAK-ut për 17 vjet.
Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës nuk shkon në Tiranë në konferencën shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 40 vjetorit të themelimit të saj.
Aty janë të ftuara të gjitha akademitë e vendeve të Balllkanit.
Arsyeja e bojkotit nga akademikët kosovarë është prania e Lubisha Rakiqit, nënkryetar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe hartues i “Memorandumit SANU”, mbi të cilin besohet se Sllobodan Millosheviqi organizoi luftra në ish-Jugosllavi.
Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se Rakiq ishte anëtar edhe i ASHAK-ut nga viti 1975-1992.
Në faqen zyrtare të ASHAK-ut figuron se Rakiq ka qenë në fillim sekretar seksioni e më vonë anëtar i rregullt në Seksionin e Shkencave të Natyrës, nga viti 1975 deri më 1992.
Lendita Pula, sekretare e ASHAK-ut, e konfirmoi për Gazetën Jeta në Kosovë se Rakiq ka qenë anëtar i kësaj akademie, por për më shumë detaje tha se duhet shikuar në faqen zyrtare.
Kjo figuron edhe në biogrfinë e Rakiqit në faqen zyrtare të akademisë serbe

Sqarohet Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Prof.dr.Ferid Agani



     Prof.dr.Ferid Agani

Lajmi se Ministria e Shëndetësisë ka hequr nga Lista e Barërave Esenciale, përkatësisht nga Lista e Citostatikëve, llojin e barit Ondansetron dhe Granisetron, që ishin në përdorim në dy vitet e fundit duke zëvendësuar ato me Palonosetron, që nuk ishte përdorur më parë, duket ta ketë shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që të sqarohet rreth kësaj çështjeje.Përmes një komunikate për media, zyrtarë nga kjo ministri kanë thënë se Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për zbatimin e plotë të ligjshmërisë dhe tregon ndjeshmëri të lartë ndaj vërejtjeve që vijnë nga shoqëria civile, e cila monitoron funksionimin e saj.Në rastin konkret, të ngritur sot nga një organizatë e shoqërisë civile, lidhur me zëvendësime të dy llojeve të barit me një tjetër në Listën Esenciale të Barnave, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një çështje e cila ka të bëjë me vlerësim të ngushtë profesional, Ministri Ferid Agani ka kërkuar nga Grupi punues që ka hartuar Listën Esenciale të Barnave dhe nga autoritetet që kanë përcaktuar sasinë e nevojshme të barit sqarime të detajuara lidhur me këtë çështje.


          Ismet Kryeziu 


Dhe, varësisht nga kjo, Ministri do t’i ndërmarr masat adekuate brenda autoritetit të tij ligjor, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.Të rikujtojmë që, drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu gjatë një konference për media të mbajtur të premten, ka thënë se ky institut gjatë monitorimit të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht të tenderit me numër 206-12-044-111 (Lloti 36), për Furnizim me Citostatik, ka parë disa ndryshime në listën e barërave esenciale, që ndryshojnë nga ai i vitit 2010.KDI, vlerësoi se këto ndryshime në Listën Esenciale, përveç që kanë qenë të panevojshme, njëkohësisht kanë rënduar buxhetin e shtetit për 1.2 milionë euro, andaj ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, që mos ta nënshkruajë një tender të tillë.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpal “Qytetar Nderi” I Korçës.

Sot zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpal “Qytetar Nderi” I Korçës. Z. Pacolli bëri thirrje për « njëmendësi », « për një jetë mendore të përbashkët », për një Korçë, « urë lidhëse në trekëndëshin Tiranë-Shkup-Selaniik ».

Ai kërkoi që Universiteti i Korçës të hartojë projekte që t’ja rikthenin Korçës rëndësinë e madhe ekonomike, dhe kulturore në rajon, që ky Universitet të shndërrohej « në fuqi morale intelektuale ». Më pas zotëri Pacolli vizitoi Muzeun e artit mesjetar dhe Shkollën e parë shqipe, ku nënshkroi dhe në librin e përshtypjeve, dhe ofroi një donacion për mirmbajtjen e këtij tempulli të mësimit shqip. Ai vizitoi dhe Birrën Korça, një biznes emblemë të qytetit të Korçës.
Vizita e Pacollit vijon në mbrëmje, me pjesëmarrje në Mbrëmjen gala të Albanian Excellence, ku zotëri Pacolli do të marrë çmim si njeri ndër 100 personalitetet më të shquara të diasporës në 100 vjetët e themelimit të shtetit shqiptar.

Franca nderon Nobelistin Orhan Pamuk me urdhrin “Legjionar nderi”



         Nobelisti turk Orhan Pamuk


Kohë më parë shteti Francez e ka nderuar nobelistin turk Orhan Pamuk me urdhrin “Legjionar nderi” në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Kulturës së Francës, në Paris. Ministrja franceze e Kulturës, Aurelie Flippeti, e ka nderuar Pamukun në emër të shtetit dhe e ka vlerësuar shkrimtarin, duke thënë se është një autor i shquar i përkthyer në disa gjuhë dhe i lexuar nga mijëra njerëz anembanë globit. Ajo ka thënë se në veçanti i pëlqejnë rrëfimet e autorit që kanë për temë Stambollin. “Për shkak të rrëfimeve tua për Stambollin, unë ju krahasoj me autorin francez Victor Hygo dhe rrëfimet e tua me ‘Les Miserables’. Dukeni shumë të ngjashëm në këtë sens”, ka thënë ajo.

Pamuk ka thënë se ai është anëtari i vetëm i familjes që nuk flet frëngjisht. “Kam lexuar romane franceze dhe kam parë piktura franceze”, ka thënë ai.

Sa u përket marrëdhënieve turko-franceze, Pamuk ka thënë se turqit otomanë e kanë parë Francën si model në perëndizimin politik.

Gjatë fjalimit ministrja franceze ia ka dorëzuar Pamukut trofeun. Në mesin e të pranishmëve në ceremoni ka qenë edhe përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në UNESCO, Gürcan Türkoglu, si dhe përfaqësues të Ambasadës turke në Paris.

Më 26 tetor Pamuk po ashtu ishte nderuar me çmimin “Sonning Prize”, që është çmimi më prestigjioz kulturor që ndahet në Danimarkë, për kontributin në kulturën evropiane. Ceremonia ishte mbajtur në Universitetin e Kopenhagës. Në një artikull të shkruar së fundmi në të përditshmen britanike “Guardian”, Pamuk kishte kritikuar Evropën, duke thënë se ka ngritur mure dhe se gradualisht po largohet nga bota. “Evropa shpejt do të kthehet në një vend konzervativ i dominuar nga identitetet religjioze dhe etnike”, kishte shkruar mes tjerash Pamuk.

Flori Bruqi 

Rektori i UP-së, Prof.dr. Ibrahim Gashi vizitoi Fakultetin e Shkencave Sportive


Me qëllim të identifikimit të nevojave që kanë njësitë akademike, rektori Prof.dr. Ibrahim Gashi dhe prorektori Prof.dr. Avdulla Alija, vizituan Fakultetin e Shkencave Sportive, me ç’rast janë pritur nga dekani, Dr. Sadik Krasniqi. Rektori përgëzoj stafin akademik dhe studentët e këtij fakulteti, për një fillim të mbarë të vitit akademik.
Në këtë takim, rektori Gashi inkurajojë studentët dhe stafin akademik të këtij fakulteti për punën e bërë, duke bërë me dije se është në dijeni për problemet me të cilat ata ballafaqohen, përfshirë këtu mungesën e hapësirës, palestra të disiplinave sportive,etj. Përkundër kësaj, rektori Gashi e vlerëson si pozitive faktin se është arritur mirëkuptim me Qeverinë e Kosovës për ndarjen e mjeteve për ndërtimin e një kampusi të ri të Fakultetit të Shkencave Sportive, pasi që të jetë përcaktuar lokacioni nga ana e komunës, prandaj është një shpresë e madhe sepse gjendja aktuale nuk do ta përcjellë gjatë këtë fakultet.

Rektori Gashi në takimin me menaxhmentin e këtij fakulteti kërkoi që t’i kushtohet rëndësi digjitalizimit të administratës, dhe të intensifikohet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, sidomos rëndësi t’i kushtohet hyrjes në programe të përbashkëta të masterit dhe doktoraturës me universitete të tjera, sepse në këtë mënyrë do të rritet besueshmëria dhe kredibiliteti i diplomës, gjithmonë duke ofruar gjithë mbështetjen e menaxhmentit të UP-së.
Gjithashtu rektori Gashi, kërkoi që të bëhet e mundur lidhja e mësimdhënies së teorisë me praktikën, të ulet fondi i orëve për asistentët, në mënyrë që të kenë mundësi për punë praktike në kuptimin e specializimit dhe hulumtimeve të tjera shkencore.
Dekani Krasniqi njoftoj rektorin me gjendjen aktuale në këtë fakultet, më vështirësitë dhe arriturat e shënuara, duke prezantuar edhe objektivat që kanë, duke veçuar kështu përpjekjet për bashkëpunim me Tetovën, Tiranën, Elbasanin, vendet e tjera fqinje dhe të Evropës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...