Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/26

PSE REAGON ME VONESË QEVERIA E KOSOVËS PËR RASTIN LIMAJ.?!




Qeveria e Kosovës, pothuajse 24 orë pas nisjes së aksionit të forcave të EULEX-it për arrestimin e të dyshuarve të rastit “Kleçka”, përmes një komunikate dërguar mediave të dielën në orët e mbrëmjes, është shprehur e befasuar dhe e shokuar me paraburgosjen e të akuzuarve të këtij rasti.


Qeveria e Kosovës, siç theksohet në komunikatë, “ka mbështetur vazhdimisht institucionet e drejtësisë sipas standardeve të BE-së, edhe në këtë rast që respekton procedurat ligjore, organet e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon që proceset që kanë ndikim në opinion publik dhe të kaluarën e luftës sonë për liri, të jenë transparente përballe institucione vendore dhe opinionit publik”.

“Veprimet e ‘befasishme’ dhe pa një njoftim dhe koordinim me institucionet e Kosovës, cenojnë bashkëpunimin”, theksohet në komunikatën e Qeverisë.

Komunikata vijon duke thënë se “Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së që është bërë sipas normave ndërkombëtare”.


Përveç reagimit të qeverisë për masat që janë marrë për rastin Kleçka, prej PDK-së, deri tash është deklaruar vetëm Nait Hasani. ”EULEX-i ka ndikuar në paraburgimin e Limajt me shokë” .
Vendimin e kishte komentuar në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës e që është prej radhëve të kësaj partie, Jakup Krasniqi. Ai e kishte quajtur masakër.ndaj drejtësisë, vendimin për këtë rast.

Kurse Lutfi Haziri prej LDK-së, haptazi e kanë përkrahur Limajn. Ai ka kërkuar lirimin e tij. “Fatmir Limaj meriton të jetë i lirë” ka thënë ai.

Ndërkaq, avokati mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj ka paralajmëruar se gjatë së hënës do të ankohen në Gjykatës Supreme.

”Ne do të paraqesim edhe ankesë me shkrim në Gjykatën Supreme për këtë vendim”, ka thënë Rrecaj.

I gatshëm të ndihmojë është shprehur edhe avokati Tomë Gashi të ndihmojë lidhur me këtë rast.


REDAKSIA  E AGJENCIONIT "FLORIPRESS" ËSHTË WEB FAQJA E PARË SHQIPTARE QË KA REAGUAR HAPUR PËR RASTIN  E  BURGOSJËS SË TURPSHME NGA FORCAT NDËRKOMBËTARE  TË "EULEX"IT  ,TË DEPUTETIT-HEROIT TË LUFTËS FATMIR  LIMAJT  ME SHOKË.

Ish-luftëtarët e Brigadës 121 “Kumanova” të UÇK-së kanë reaguar lidhur me shqiptimin e masës së paraburgimit për Fatmir Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tjerë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.



“Ne, bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqit jemi tepër të indinjuar me rastin në fjalë, ngaqë kemi të bëjmë me shkelje flagrante të drejtësisë, në veçanti të drejtave të njeriut, të cilët u futën brenda në mënyrën më mashtruese të mundshme. Bashkëluftëtarët tanë janë të pafajshëm, pafajësinë e tyre e ka vërtetuar gjykimi fer i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në maj të këtij viti, me shpalljen e vendimit lirues nga të gjitha akuzat, kështu që asnjëherë nuk mund të pajtohemi me vendimin e Gjykatës Supreme që këtë rast ta kthejë në rigjykim”, thuhet në reagim.

Në reagim më tej theksohet se, “tendencat e vazhdueshme të prokurorit Salustro, që me çdo kusht bashkëluftëtarët tanë t’i fusë në burg, edhe pse argumentet kanë treguar të kundërtën në maj të këtij viti, mirëfilli dhe ashiqare shihet se kemi të bëjmë me ndërhyrjet politike në drejtësi”.

“Veprimet tepër të nxituara për ta kthyer lëndën në Gjykatën Supreme brenda javës, arrestimet dhe shqiptimi i masës së paraburgimit për këtë rast lënë dyshime të mëdha në drejtësi ngaqë deri më tani nuk kemi asnjë rast të tillë të njohur në praktikat e drejtësisë. Këto veprime të drejtësisë lënë për të kuptuar se liria e qytetarëve të Kosovës, në veçanti e ushtarëve të UÇK-së, është e pasigurt. Andaj kërkojmë me ngulm që masa e paraburgimit të hiqet menjëherë”.

“Ne tani nuk mund të besojmë në këtë drejtësi, sepse ka kaluar në ndjekje politike dhe kjo na kujton të kaluarën e regjimit serb. Prandaj, bëjmë thirrje publike që për shkeljen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë të deklarohen aktorët kryesorë të vendit:



Presidentja, kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministri i Drejtësisë, kryeprokurori i Shtetit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe kryetari i Gjykatës Supreme, të cilët kanë përgjegjësi institucionale dhe politike para qytetarëve të vendit”, përfundon reagimi i ish-Komandës së Brigadës 121 “Kumanova”.

MESAZHI I PREMIERIT SHQIPTAR NGA SHKUPI PËR BASHKIM KOMBËTAR

1.

Në Shkup sot do të mbahet ceremonia qendrore e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në ceremoninë e organizuar nën patronatin e Këshillit mbarëkombëtarë dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferri, do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë eveniment me moton “100 vjet pavarësi” do të marrin pjesë edhe liderët politik nga trojet shqiptare, ndërsa nga partitë shqiptare në Maqedoni do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa akoma nuk është konfirmuar prania e liderëve të tjerë shqiptarë në Maqedoni.

Gjatë ditës janë paraparë disa aktivitete festive që organizohen në Shkup, duke nisur me vendosjen e kurorave të luleve pranë shtatores së Hasan Prishtinës në Shkup nga ana e kryeministrave Berisha dhe Thaçi dhe duke vijuar me aktivitete tjera. Në festimet e sotme janë paraparë aktivitete për flamurin kombëtar nga nxënësit e shkollave shqipe në Shkup. Në mbrëmje do të ceremonia festive në sallën “Boris Trajkovski”, ku do të jenë të pranishëm dy kryeministrat shqiptarë


2.

Shkupi është mbuluar nga flamujt kuq e zi dhe se mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat etnike po festojnë 100 vjetorin e pavarësisë.

Nga sheshi “Skënderbeu” deri në lagje të ndryshme të Shkupit po valëviten flamuj kuq e zi, sirena makinash dhe kolona njerëzisht me flamujt kombëtar.

“Ne kemi ardhur këtu nga Struga dhe po përjetojmë atmosferën festive me këtë 100 vjetor. Shkupi është një nga kryeqendrat shqiptare dhe po festojmë bashkërisht këtë përvjetor”, theksoi Albina, studente nga Struga, me shoqërinë e saj.

Një numër i madh i qytetarëve janë edhe nga diaspora, të cilët kanë ardhur për të ndjerë nga afër atmosferën festive. “Jemi të gëzuar që kemi qëlluar këtu për këtë 100 vjetor dhe të festojmë të bashkuar 100 vjetorët e ardhshëm”, theksoi Bekimi, i ardhur nga Zvicra për këtë përvjetor, i cili thekson se ditëve të fundit është shtuar numri i mërgimtarëve që kanë mbërritur për të festuar në vendlindje.

Shkupi po mirëpret edhe dy kryeministrat shqiptarë Sali Berisha dhe Hashim Thaçi. Në disa akse rrugore janë bilbordet me mesazhet për mirëseardhjen e dy kryeministrave.

Nga Këshilli për organizimin e përvjetorit të 100-të kanë theksuar se gjithçka është gati dhe se festa po vijon në maksimum. “Kemi përgatitur gjithçka dhe besojmë se Shkupi dhe shqiptarët po përjetojnë atmosferën festive të kësaj feste kombëtare. Kuq e zi gjithkund dhe se kjo atmosferë nga Shkupi do të përcillet në Vlorë, Prishtinë e Tiranë”, theksuan për INA nga kabineti i zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferri, i cili është një nga organizatorët për manifestimet në Shkup për këtë përvjetor.


3.



Mijëra shqiptarë nga trevat e ndryshme të Maqedonisë festuan sonte në Shkup 100 vjetorin e pavarësisë.

Në ceremoninë festive kanë marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nën shoqërimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë ceremoni kanë munguar liderët e dy partive tjera shqiptare, Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani, ndërsa ishin të pranishëm zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Hajredin Kuçi, lideri i LSI-së Ilir Meta, si dhe Rifat Jashari nga familja e Jasharajve nga Prekazi i Drenicës.

Në nisje të fjalës së tij, kryeministri i Kosovës përkujtoi të rënët në luftën e Çlirimit të Kosovës, si shenjë nderimi në këtë 100-vjetor, ndërsa e quajti Shkupin kryeqyteti i vilajetit të Kosovës. Për Thaçin, ky 100-vjetor i gjen shqiptarët me dy shtete në rajon, si askush tjetër.

“Sot duhet të kujtojmë vetëm ku ishim para 13 vitesh, Shqipëria në tranzicion, Kosova e pushtuar, shqiptarët në Maqedoni të diskriminuar rëndë, në Presheve edhe më rëndë, shqiptarët në Mal të Zi në përpjekje për të drejtat e tyre. Por, mrekullia ndodhi nga shpresa, besimi ynë, lindi UÇK që largoi njëherë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova që sot e kemi të lirë, të pavarur dhe sovrane. Mrekullia e UÇK-së erdhi jo vetëm me vullnetin e shqiptarëve të Kosovës; pati mbështetje nga gjithë shqiptarët kudo që jetonin. Shqipëria përparoi edhe më shumë - sot e kemi në NATO. Shqiptarët si asnjë komb në rajon i kanë dy shtete Shqipërinë dhe Kosovën, por e ardhmja na tregon se ne duhet të jetojmë në një hapësirë unike si një komb i vetëm. Do jetojmë në një hapësirë të përbashkët e të integruar”, tha ai, transmeton "Express".

Duke iu drejtuar Ali Ahmetit, Thaci tha se Kosova do jetë gardiani i të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, pasi edhe ata e kanë ndihmuar Kosovën për të qënë e lirë.

Kryeministri Sali Berisha tha se ndjehet i lumtur që shqiptarët po festojnë bashkërisht këtë shekull të pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Shekulli që lamë mbrapa ishte shekulli i një kaluari, ata të cilët shpallën në Vlorë pavarësinë, shpallën pavarësinë e Shqipërisë jetike, dy të tretat e trojeve tona na u ndanë me padrejtësi. Sot lavdi zotit dhe armëve tona, ndjehuni të lirë, festojmë të bashkuar, të sigurt drejt së ardhmes sonë. Sot pavarësisht çfarë përjetuam, kemi motive për të qenë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja”, deklaroi kryeministri Berisha, transmeton INA.

Për kryeministrin e Shqipërisë ky 100-vjetor na fton të realizojmë një ëndërr, atë të bashkimit kombëtar, siç tha ai, ndërsa u shpreh i lumtur që festimet e nisura në Shkup, do vijojnë në Prishtinë e më pas në Vlorë e Tiranë.

“Ne shqiptarët nuk u pajtuam kurrë me padrejtësitë, nuk pranojmë shtypjen e të tjerëve, ndaj dhe bëmë një rezistencë legjendare: UÇK-të do zhvillonin luftën e fundit çlirimtare në Evropë. Lavdi përjetë luftëtarëve dhe udhëheqësve politikë”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, ky 100-vjetor na fton, na frymëzon të vazhdojmë të bëjmë realitet ëndrrën e atyre që u flijuan për liri dhe dinjitet kombëtar.

“Këtu nga Shkupi i bëj thirrje shqiptarëve, të punojnë çdo minutë, orë, muaj, vit për bashkimin e tyre. Iu bëj thirrje fëmijëve tanë, fqinjëve tanë, përpiquni të kuptoni drejt bashkimin e shqiptarëve, ta bëheni më të lirë, më të drejtë, se shqiptarët janë të gatshëm për bashkëpunim, shqiptarët e lirë janë forcë zhvillimi për veten dhe rajonin. Askush të mos druhet dhe askush të mos hidhërohet nga përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin. Nën moton të bashkohemi me Evropën, të bashkohemi me njëri-tjetrin, ti përqendrojmë forcat tona”, tha Berisha.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, nacionalizmi shqiptar është nacionalizmi më qytetar i Evropës, pasi bazohet në respekt.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se është i përkushtuar për të punuar bashkërisht për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, duke bashkëjetuar me maqedonasit dhe duke respektuar të gjitha komunitetet etnike.

Ai ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 100 vjetorit, duke thirrur për unitet dhe bashkëveprim më të ngushtë.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni jetojnë bashkërisht me maqedonasit dhe “ne respektojmë këta bashkëqytetar, ashtu siç i respektojmë edhe të gjitha komunitetet e tjera etnike në Maqedoni”.

“Ashtu edhe ne mund të presim që të jemi të respektuar. Ashtu ndërtohet stabiliteti në Ballkan, ashtu mund të ndërtojmë paqen dhe bashkërisht të shkojmë në BE dhe NATO. Po punojmë për të tejkaluar armiqësitë tona historike. Nëse kanë mundur të tejkalojnë këto francezët dhe gjermanët, mundet ti tejkalojmë edhe ne në Ballkan”, ka theksuar Ahmeti.

Floripress

2012/11/25

Përurohet më 27 nëntor 2012 në ora :14 në BKUK libri kronologjik "Prekazi brezni trimash"nga Dibran Fylli

Në përurimin e librit do të flasin-ligjërojnë: Prof.Dr. Zymer Neziri, Prof. Bedri Tahiri, Prof. Kole Krasniqi, kurse libri është i përkthyer në gjuhet: anglisht, Gjermanisht, frengjisht, italisht, turqisht dhe serbokroatisht





REPUBLIKA E KOSOVËS


INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS

Prof. Dr. Zymer U. NEZIRI



Këshilltar shkencor dhe prof. universitar
Adresa: Rr. Eqrem Cabej, p.n. Prishtinë, 10000; Tel.: +381 38 220 822, mob.: +377 44 149 256, email: zneziri@hotmail.com, web:www.zneziri.com


Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës

RECENSION
PREKAZI BREZNI TRIMASH

(Kronologji)

Përgatiti për botim




Dibran FYLLI



Prekazi, brezni trimash (kronologji), përgatitur për botim nga Dibran Fylli, me redaktor Prof. Avdullah Hoxhën, në vend të hyrjes ka shkrimin me interes për lexuesit, ‘’Drenica flamurtare e lirisë,’’ që fillon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe me krye¬ngritjet shqiptare në Drenicë, Llap, Gallap, Gjilan, Gjakovë, Prizren e në shu¬më krahina të tjera të vendit. (PS. mungon Peja e Rugova? Besoj pa qëllim dhe mirë është të përmenden). Në vijim pasojnë të dhëna për vitin 1912 dhe për fundin e Perandorisë Osmane, për takimet e Hasan Pri¬sh¬tinës me krerët e Drenicës, në ku¬llën e Ahmet Delisë në Prekaz, për mbajtjen e Ku¬ve¬n¬dit të Junikut, për shpalljen e pavarësisë në Vlorë dhe për copëtimin e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha, më 1913.
Tërheqin vëmendjen të dhënat për kullat e njohura: Kulla e Tahir Mehës, Kulla e Ahmet Delisë, Kulla e Shaban Jasharit, Kulla e Emin Latit, si dhe qëndresa heroike në këto kulla, në dy shekujt e fundit.
Zgjon interesim edhe gjenealogjia e familjes Jashari, të dhënat për kohën para rreth treqind vjetëve, se nga tre vëllezër: Ja¬sh¬ari, Meha dhe Kadria, do të krijohen tri lagje në Prekaz të Drenicës, i cili cilësohet me shumë të drejtë si fshati më në zë në historinë e re ko¬¬mb¬ëtare. (PS. 300 vjet janë pak për 6 breza, thonë etnologët. Fjala 300 bën të zëvendësohet me fjalët gjashtë breza dhe del më mirë, mendoj). Trungu i familjes Jashari, nga i pari i Jasharëve, Jashari, është po ashtu me shumë interes, se djemtë e Shaban Jasharit janë gjenerata e pestë, kurse djemtë e Rifatit, të Hamzës e të Ademit janë gjenerata e gjashtë. (PS. I pari, JASHARI, ishte nga fisi Kuç i Malësisë së Madhe, bën të shtohet, nëse pajtoheni, ndonëse i ati i Jasharit duhet të ishte i besimit katolik kur u vendos në Prekaz).


Portreti i Shaban Jasharit (1924-1998), Plaku i Shqipërisë, është shkruar me përkushtim, sidomos janë pasqyruar bindshëm datat 5, 6 e 7 mars 1998, kur bëhet sulmi mbi Jasharët rreth orës gja¬shtë të mëngjesit. Pason qëndresa heroike dhe rënia heroike e 20 anëtarëve, 10 prej të cilëve fëmijë, kurse pla¬ku Shaban Jashari, në këtë betejë të lavdisë, vërtetoi epitetin e kahmotshëm “Mësuesi çlirimtar i lirisë së Kosovës”, thotë përgatitësi Dibran Fylli.


Në vijim, kemi portretin e Osman Gecit (1943-1998), i biri i Shaban Gecit dhe daja i Ko¬ma¬n-dantit Legjendar Adem Jashari, që më 5 mars 1998, së bashku me nipin e tij Ademin, u nisën në Kullën e Qëndresës në Prekaz dhe aty së bashku me dhëndrin e tij, Shabanin, me nipat Hamëz e Adem Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes Jashari, për tri ditë rresht luftuan kundër forcave policore e ushtarake serbe dhe ranë heroikisht.


Pason edhe portreti i Hamëz Jasharit, (1950-1998), djali i dytë i Shaban Jasharit, të dhënat për jetën e tij në vitin 1981, që Hamzën e gjet të gatshëm për t’u sakrifikuar për atdheun. Ba¬sh¬kë me të vëllanë, Rifatin, sollën nga Turqia në Kosovë pamfletet “Kosova Re¬pu¬b¬likë.’’ Ka edhe të dhëna për sulmin e parë të forcave serbe dhe jugosllave mbi familjen e tij, në vitin 1991, prandaj më 30 janar 1991 doli haptazi në mbrojtje të vendit të të parëve, du¬ke iu bashkëngjitur të vëllait, Ademit. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, pushka dhe kënga e Ha¬mzë Jasharit nuk u ndalen për tri ditë rresht, thotë përgatitësi.
Prekazi, brezni trimash (kronologji), përgatitur për botim nga Dibran Fylli, sjell para lexuesit Adem Jasharin (1955-1998) me tërë madhështinë e tij, që u lind në ditën e fitoreve më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit, thotë përgatitësi.


 Me interes janë të dhënat për edukimin e tij, që rritej së bashku me vëllezërit e tij, Rifatin dhe Hamzën, dhe shfaqte interesim për armët, për bëmat e trimave gjatë historisë, e sidomos i interesonte akti burrëror i Ahmet Delisë.



Pasojnë angazhimi i tij në veprimtarinë atdhetare ilegale, pjesëmarrja në demonstratat e pranverës së vitit 1981 dhe rezistenca e Tahir e Nebih Mehës kundër forcave ushtarake policore jugosllave. Shaban, Adem dhe Hamëz Jashari, në ceremoninë e va¬rri¬mit të këtyre dëshmorëve, u betuan para trupit të Tahir Mehës: “Luftën që nise ti, do ta vazhdojmë ne, deri në pikën e fundit të gjakut!”

 Lexuesi bëhet me dije se demonstratat e vitit 1981 ndikuan në brezin e Ademit, që formoi, organizoi dhe udhëhoqi politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bër¬th¬a¬ma themeltare e UÇK-së, thotë përgatitësi. Në vijim ka të dhëna për datën 3 nën¬tor 1991, kur Adem Jashari me grupin e tij shkoi në Shqipëri për t’i kryer ushtrimet ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.
Përgatitësi e plotëson portretin e Ademit, se pas përfundimit të stërvitjes, ky grup kthehet në Drenicë më 7 dhjetor 1991, i pajisur me armatim, dhe kishte dhënë detyrë vetes që t’i zgje¬r¬o¬jë radhët në formacione të armatosura. Ademi do t'u thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t'ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit." Më 30 dhjetor 1991 armiku kishte rrethuar Jasharët. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet.
Foto
Prekazi, brezni trimash (kronologji), sjell për lexuesit të dhëna mbresëlënëse se Ademi po bëhej legjendë, se ai ishte kudo ku sulmohej armiku, se ishte në çdo cep të Kosovës.

 Adem Jashari sulmonte patrullat e policisë serbe dhe stacionet policore, si në Skenderaj, në Mitrovicë, tek Ura e Gjakut, në Shipol, në Runik, në Drenas e vende të tjera, kurse me urdhrin e tij janë bërë aksione të armatosura në Shtime, në Prizren, në Klinë etj., në Rrafshin e Dukagjinit. Më 5 prill 1993, në kullën e Jasharëve, u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Adem Jashari u emërua komandant i Ush¬t¬risë së Kosovës. Serbia e kishte dënuar atë tri herë me nga 2O vjet burg në mu¬n¬ge¬së: në vitin l99l, pastaj l996, dhe së fundi në vitin l997.

Përgatitësi Dibran Fylli paraqet të dhëna me peshë se me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet e policisë serbe, formacionet e UÇK-së të kalojnë në një fazë tjetër të veprimit, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja frontale. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit 1998.

Foto

Në natën ndërmjet 4 e 5 marsit 1998, Prekazi dhe fa¬m¬ilja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, rrethohen nga forca të mëdha ushtarake e po¬licore serbe. Adem Jashari dhe familja e tij, su¬lmit armik iu përgjigjen me sulm.

 Pas një rezistence të gjatë dhe heroike, tri ditë e tri net, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve. Adem Jashari deri në rënie s’e ndali pu¬sh¬kën për liri dhe këngën për Shqipëri. Ushtria Çli¬ri¬m¬t¬are e Kosovës humbi prijatarin e saj. Ko¬¬sova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rë¬ni¬es se Jasharëve, Kosova mundi fri¬k¬ën dhe për lirinë e saj u hapen shtigje të reja, thotë përgatitësi Dibran Fylli, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare dhe luftëtar i devotshëm Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prishtinë, më 2 korrik 2012

Liber Kujtimi i Kosoves 1998-2000: Viktimat e luftes nuk jane thjeshte numra!


Njerëzit t’i kujtojnë njerëzit
Libër Kujtimi i Kosovës është një përmendore e viktimave të krimeve të luftës, njerëzve që kanë rënë gjatë luftimeve dhe atyre të cilët në mënyrë të dhunshme janë zhdukur gjatë vitit 1998 në Kosovë.
Kjo përmendore është e gjallë por e pashkatërrueshme. Thirrja që t’i dilet përballë, të lexohet çdo emër, që të dihet kush janë këta njerëz, si kanë rënë dhe që njerëzit t’i kujtojnë njerëzit. Me kalimin e kohës Libër Kujtimi i Kosovës do të bëhet dëshmitari më i besueshëm i të kaluarës jo të largët.
Për herë të parë në histori të Ballkanit, numrat janë zëvendësuar me emra të cilët nuk lejojnë hapësirë për manipulime, minimizim apo ekzagjerim.
Fondi për të drejtën humanitare (FDH) është marrë me dokumentimin e represionit policor ndaj shqiptarëve, duke hulumtuar torturën, burgimin e paligjshëm, thirrjen masovike të shqiptarëve në biseda informative dhe gjykimet politike. Nga shkurti i vitit 1998, FDH fillon të hulumtojë vrasjet dhe zhdukjet e dhunshme (krimet e luftës) në Kosovë.
Bekim Blakaj
I pyetur nëse ka statistika për rastet e dhunës seksuale gjatë luftës, Bekim Blakaj (në foto lartë), drejtues i FDH në Kosovë theksoi se nuk mund të sigurohen statistika të tilla pasi në ndryshim nga vrsjet, askush nuk pranon të flasë për këto abuzime. Me numrin e femrave të abuzuara gjatë atyre viteve abuzohet vazhdimisht por kjo është e vështirë të vërtetohet.
Gjithashtu Blakaj shtoi se ky libër ka patur shumë pak kontestime nga familjarët dhe të njohurit e viktimave dhe se puna e tyre vazhdon për të përmisuar të dhënat dhe për të sjellë një libër të dytë.
Më poshtë dy shembuj për mënyrën e dokumentimit në këtë libër:
Arsen (Daut) Mazrekaj
(28.12.1979, shqiptar nga Drenoci/Drenovac,  komuna e Deçanit/Dečani, i pamartuar, pjesëtar i UÇK­së)
Nga mesi i muajit qershor të vitit 1998, Arseni me vëllain Avniun dhe kushëririn Mentorin, së bashku me një grup pjesëtarësh të UÇK­së, shkuan në Shqipëri për tu furnizuar me armatime. Gjatë kthimit, më  6.07.1998, përderisa e kalonin kufirin me Kosovën, kufitarët serb hapën zjarr ndaj tyre dhe e qëlluan Arsenin në këmbën e djathtë. Plumbi ia kishte dëmtuar një enë gjaku duke rezultuar me gjakderdhje të madhe. I vëllai me pjesëtarë të tjerë të UÇK­së e kanë bartur Arsenin në spitalin e Bajram Currit [Shqipëri], ku menjëherë iu nënshtrua intervenimit kirurgjikal. Por, mjekët nuk kanë mundur të shpëtojnë Arsenin. E kanë varrosur më 7.07.1998 në varrezat e Bajram Currit. Në datën 22.08.1999, familjarët i kanë rivarrosur mbetjet e tij mortore në varrezat në Drenoc/Drenovac.
Burimet: deklarata D.M, FDH­40584; J. Osmani, Krimet.., I, 141.

Rexhep (Rexhep) Bislimi
(13.06.1966, shqiptar nga Ferizaji /Uroševac, student, tre fëmijë)Rexhepi ishte aktivist për të drejtat e njeri­ut. Punonte në degën e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Ferizaj/Uroševac. Në datën 6.07.1998, policia e kishte arrestuar atë në një rrugë, në Ferizaj/Uroševac. Të nesërmen, policët e sollën Rexhepin në shtëpi. Fytyrën e kishte të mavijosur dhe me gjak. E detyruan për të gropuar në kopsht, meqë policia dyshonte se ka fshehur armë. Nuk kishin gjetur asgjë, por megjithatë sërish e morën me vete. Tri ditë më vonë, familjarët mësuan se Rexhepi gjendej në burgun e Gjilanit/Gnjilane, por nuk u lejuan për ta vizituar. Në datën 19.07.1998,  familjarët mësuan se policia e kishte bartur Rexhepin në spitalin e Prishtinës/Priština, ku i ishte nënshtruar një intervenimi kirurgjikal. Ishte në gjendje kome për dy ditë me radhë, ndërsa ndërroi jetë më 21.07.1998. Në rezultatin e autopsisë shkruante se ka vdekur si pasojë e goditjeve në kokë dhe trup. Ai u varros më 23.07.1998 në varrezat e Ferizajt/Uroševac. Pas lufte, Rexhepin e kanë shpallur dëshmor lufte. Në datën 12.09.1999, mbetjet e tij mortore janë rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Luftës në Ferizaj/Uroševac.
Burimet: HRW, Shkeljet..,  70, FDH­31132; J. Martinsen, Regjistri.., FDH­26092; SHFDUÇK, Feniksët...3, 57­58; KMDLNJ, Regjistri i civilëve.., FDH­13491; N. Krasniqi, Kohë.., 273; FHP, Haški tribunal, Suđenje Slobodanu Miloševiću, XX, 7; Albanian detainee, Tortured in Serb Police Hands, Dies in Hospital, pasqyra e lajmeve, KIC, 22.07.1998, FDH­ 29373; Albanian Detainee Dies from Serb Police Torture, pasqyra e lajmeve, KIC, 19.08.1998, FDH­29773.

STATISTIKA


Për më shumë informacion vizitoni http://www.liberkujtimiikosoves.org/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...