2012-12-18
MONA LIZA ELEMENTALE (III)
Senad Guraziu
III - (Mona Liza e avulluar...)
Stancat pikturale shpërthejnë
si fishekzjarre bardh-e-zi, pa zhurmë
këputen rrokjet e secilit varg, në qiellin
e syve ngjyrat zhyten në pangjyrësi,
kullojnë e pikojnë me të padukshmen
e vetvetes, për një "flush" lotësh,
gjendja agregate s'ka rëndësi,
kur diç pandalshëm lëngëzohet
në kondensatorin e ngulfatur të qenies,
zingjirë të ftohtë elegjiakë, aq elastik
si fibra muskujsh serpenti, nyjëzohen,
sikur mblidhen kruspull për t'u ngrohur,
ashtu kot, mu në palcën e zjarrit,
mes valëve përvëluese të tretësirës
panumër spirancash të shpresës
gërvishtin shtratin gëlqeror, qilimin koralor,
diç duhet të gozhdohet në fundrrinën
e fjetur të distilatit - pellgjeve të zemrës
shumçka në pritje shtresëzohet,
por në sfondin piktoresk të hijeve
kristalet e ngjyrave nuk shkëlqejnë,
duhet së paku një gërvishtje drite,
e megjithatë duhet të ndodhë, përjetshëm
me secilin lot dhimbja fraksionohet,
pa ëmbëlsinë e rimës, pa ngjyrat
aparente përherë diç e zemrës shmanget,
thellë nën kristalet fshihet, në errësirë
sublimohet - e (pa)mundura është
vetëm "opinion", kurrë nuk është
"fakt" në sipërfaqen e jetës plot diell,
prandaj as për kromatografinë poetike
të dhimbjes s'mund të jetë!
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - sign- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
"Ka një hije të fuqishme aty ku ka shumë dritë!".
-- Johann Wolfgang von Goethe --
KONSUMATORI NË SHËNJESTËR: TANI RREZIKOHET NGA MIELLI KANCEROGJEN ?!
AUV i Maqedonisë njohtoi se ka bllokuar 8 tonelata miell të dyshuar për përbërje kancerogjene - import nga Sërbia. AUVM dhe Mediumet e Portalet e Informimit në Maqedoni njohtojnë se 1.5 tonë e këtij mielli kanë arritur deri te konsumatori.
Këto janë informata për sasitë zyrtare ndërsa gjendja e përgjithëshme e sasisë së miellit të kontaminuar që ka hyrë në territorin e Maqedonisë dhe e sasisë që ka arritur deri te kuzhinat dhe sofrat e konsumatorit në Maqedoni nuk dihet akoma ?! Poashtu nuk dihet se, krahas misrit kancerogjen, cila është sasia e miellit të kontaminuar që eventualisht ka hyrë në Kosovë?
Këto janë informata për sasitë zyrtare ndërsa gjendja e përgjithëshme e sasisë së miellit të kontaminuar që ka hyrë në territorin e Maqedonisë dhe e sasisë që ka arritur deri te kuzhinat dhe sofrat e konsumatorit në Maqedoni nuk dihet akoma ?! Poashtu nuk dihet se, krahas misrit kancerogjen, cila është sasia e miellit të kontaminuar që eventualisht ka hyrë në Kosovë?
Mielli I kontaminuar përkundër faktit se kishte arritur në Maqedoni me çertifikatë valide doli të ishte i kontaminuar me AFLATOKSINË – bashkdyzim kancerogjen, si dhe doli se Sërbia megjithate nuk i garanton dokumentet që i lëshon për produktet me destinacion eksportin ose se prodhuesit / tregtarët e zhdërvjelltë ( të paskrupullt e abuziv, kryesisht recidivistë ) ia dalin të korruptojnë burokracinë dhe të sigurojnë dokumente falso për eksportin e produkteve.
Natyrisht se ky veprim bëhet në bashkpunim me importuesit dhe tregtarët lokal vendor. AUVM ka marrë vendim që, krahas bllokimit të kontingjentit të miellit, të kërkojë nga Instituti kompetent në Sërbi analiza shtesë të miellit të kontaminuar me sasi enorme e të rrezikshme të AFLATOKSIN-ës si dhe shpjegime shtesë.
Natyrisht se ky veprim bëhet në bashkpunim me importuesit dhe tregtarët lokal vendor. AUVM ka marrë vendim që, krahas bllokimit të kontingjentit të miellit, të kërkojë nga Instituti kompetent në Sërbi analiza shtesë të miellit të kontaminuar me sasi enorme e të rrezikshme të AFLATOKSIN-ës si dhe shpjegime shtesë.
Duke pasur parasyshë problemet e shumta në tregun e Kosovës nga prodhuesit e Sërbisë dhe të importuesve të produkteve të tyre ( të cilët në deklaracionet e produkteve të importuar deklarohen si ” distributor “ duke e deklaruar Kosovën si pjesë të Sërbisë ), duke pasur parasysh edhe faktin se Sërbia akoma nuk e njeh Kosovën e së këndejmi nuk merr përgjegjësi për pasojat nga produktet e eksportuara, duke pare edhe përvojën mes Maqedonisë e Sërbisë, anise këto dy shtete, ish anëtare të Ex YU, njihen atëherë pasojat që I ka dhe të tjerat që mund ti ketë tregu i Kosovës dhe konsumatori, mund të imagjinohen si tejet të mëdha dhe me mundësi rrezikshmërie të shkallës së lartë. tepruara aditivesh – të dëmshme për shëndetin e konsumatorit.
Poashtu është e ditur se Kosova akoma importon shumfishin e nevojave për aditive të bukës dhe të pjekurinave. Nëse marrim parasysh se prodhuesi Italian i miellit e thekson në ambalazh se produkti që e shet në Kosovë nuk përmban ADITIVE ndërsa prodhuesit vendor të miellit, për paketimet / ambalazhimet e produktit e miellit, nuk njohtojnë fare konsumatorin se produkti në fjalë, përmbanë ose jo aditive – ATËHERË DYSHIMET BËHEN TEJET TË ARSYESHME.
Dhe sërish Mekanizmat e Mbikqyrjes / Inspektimit të tregut nuk reagojnë ose reagojnë me vonesë – përkundër faktit se konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës është punëdhënës dhe finansues i tyre ?!
Poashtu është e ditur se Kosova akoma importon shumfishin e nevojave për aditive të bukës dhe të pjekurinave. Nëse marrim parasysh se prodhuesi Italian i miellit e thekson në ambalazh se produkti që e shet në Kosovë nuk përmban ADITIVE ndërsa prodhuesit vendor të miellit, për paketimet / ambalazhimet e produktit e miellit, nuk njohtojnë fare konsumatorin se produkti në fjalë, përmbanë ose jo aditive – ATËHERË DYSHIMET BËHEN TEJET TË ARSYESHME.
Dhe sërish Mekanizmat e Mbikqyrjes / Inspektimit të tregut nuk reagojnë ose reagojnë me vonesë – përkundër faktit se konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës është punëdhënës dhe finansues i tyre ?!
Shqetësimet e konsumatorit në Kosovë janë të arsyeshme dhe të mëdha nëse kemi parasyshë importin e MISRIT KANCEROGJEN nga ndikimi i të cilit që tani ankohen disa fermerë duke u brengosur për simptomat shqetësuese që u janë shfaqur kafshëve të ushqyera me misër; Rezultatet / të gjeturat e analizave të misrit të kontaminuar vonojnë dhe po këto analiza nuk i janë bërë produktit vendor; Ndërsa DOMATET FITOHORMONALE akoma na “ ushqejnë “ nga tregu të cilin Shteti e “ Kontrollon, e mbikqyrë dhe e inspekton “ ?!
Shteti I Kosovës duhet të jetë më i vendosur, më i përkushtuar dhe më serioz në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit taksapagues. Në këtë kontekst Institucionet e Republikës së Kosovës duhet t ia njohin e t ia mundësojnë konsumatorit të drejtën ligjore të masë e të vlerësojë cilësinë e prodhimeve, mallrave e shërbimeve, edhe të shërbimeve të Administratës Qendrore e Lokale.
16.12.2012. Selatin Kaçaniku, dhe
KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
044/200-458
PAS APOKALIPSIT
Nje prozë prej të paharrueshmes, të talentuares Sabajeta Peposhi, e cila e shkruajti kur ajo qe nxënëse në klasën e 8-të.(Adem Avdia )
Sabajeta Peposhi
PAS APOKALIPSIT
Mbi tokën e rrënuar filloi të ngrihej një truall i ri.Qielli i ngrysur në të zi u copëtua nga ngrohtësia e diellit dhe në çdo skaj të tij reflektonte ngjyra e kaltër, ashtu siç reflektonte kaltërsia e ujërave të shumtë që ngjanin si me damarët e tokës. Një jetë e re plot gjallëri nisi të shndritte dhe begatia e saj përkundte në djepin e lumturisë atë truall të ri. Diku, pas një shkëmbi, pas një shkurreje dhe diku, atje tej, në mes të gjelbërimit të lëndinave, shfaqeshin kafshë të ndryshme.Për çudi, asnjë kafshë njerëzore nuk dukej në botën e re.
Ndoshta perëndia s’donte që edhe kjo mrekulli e porsalindur të shembej nga mëkatet e njerëzve...
Sabajeta Peposhi
PAS APOKALIPSIT
Mbi tokën e rrënuar filloi të ngrihej një truall i ri.Qielli i ngrysur në të zi u copëtua nga ngrohtësia e diellit dhe në çdo skaj të tij reflektonte ngjyra e kaltër, ashtu siç reflektonte kaltërsia e ujërave të shumtë që ngjanin si me damarët e tokës. Një jetë e re plot gjallëri nisi të shndritte dhe begatia e saj përkundte në djepin e lumturisë atë truall të ri. Diku, pas një shkëmbi, pas një shkurreje dhe diku, atje tej, në mes të gjelbërimit të lëndinave, shfaqeshin kafshë të ndryshme.Për çudi, asnjë kafshë njerëzore nuk dukej në botën e re.
Ndoshta perëndia s’donte që edhe kjo mrekulli e porsalindur të shembej nga mëkatet e njerëzve...
IKJA E GEZIM URUÇIT
IKJA E GEZIM URUÇIT
Eh, more miku im Gëzim Uruçi, si na ike kështu papritur?! Kur isha në Shkodër para pak kohëve të mora në telefon e desha të pimë bashkë një kafe shkodrane. Por më the “Jam i sëmurë, i pamundun me dalë”. Pastaj shtove se kur të vish herë tjetër belda jam ma mirë e takohena”.
Të thashë të shkuara e se po shkoj e pi kafen me Bep Çoben në fund të Pedonales së Idromenos, në fillim të Gjuhadolit.
Të thashë të shkuara e se po shkoj e pi kafen me Bep Çoben në fund të Pedonales së Idromenos, në fillim të Gjuhadolit.
Por nuk paskan qenë të shkuara. Paska qenë rruga e Amshimit.
Nuk e harroj kurrë se kishe gjetur në një pemë gjenealogjike të fisit Gojçaj të Hotit një Uruç e më the se tashmë ishe nip Hoti. Ti kishe dëshirë e krenari kur e thoje këtë. Sepse ti e kishe lidhur jetën me malet e nuk e kuptoje kurrqysh gjenezën tënde pa malet. Ndaj u gëzove kur gjete një Uruç në Traboin të Hotit.
Ti pasionant i madh i sportit, i shkencave, i artit kurrë nuk ndenje pushue. Por edhe ikja jote sesi po më duket - e papritur, e nxituar. Nuk kishe moshë për të ikur, e, as nuk nuk e morëm vesh se si ndodhi kjo ikje.
Ti pasionant i madh i sportit, i shkencave, i artit kurrë nuk ndenje pushue. Por edhe ikja jote sesi po më duket - e papritur, e nxituar. Nuk kishe moshë për të ikur, e, as nuk nuk e morëm vesh se si ndodhi kjo ikje.
Ishe një njeri që nuk rrije dot pa e eksploruar këtë botë dhe në atë botë me siguri atë bën. Ne gjithnjë të mendojme në ikje, nga ato udhëtimet e tua nëpër tërë trevat shqiptare dhe anembanë Ballkanit. Dhe me këtë mendim do të jemi këtej e tutje, sepse fjala vdekje nuk e di sesi, por më duket shumë e randë për një njeri që e ka kalue tanë jetën e vet në lëvizje. Ndaj ti veç ke ikur e nuk ke vdekur. Kështu po e lëmë, miku im.
Këtë pranverë që shkoi, pranvera jote e fundit, kur ishim për inaugurimin e kompleksit muzeal të Ndre Mjedës bashkë me Mentor Qukun e Astrit Totën, pimë bashkë me ty një kafe në klub të Bushatit e tash që nuk je më, tash kafen në Shkodër kam me e pi pa ty. Ose ti ke me kenë, por i padukshëm.
Vjen dita që kështu kemi me u kthye të gjithë, por veç shpirti në Shkodër ka me na mbetë. Me trupin mund të bahet çka të duan, por shpirtin nuk na e lëshon Shkodra. Sepse është Nanë locja e njerëzve me shpirtna të mëdhenj si ti, miku im në ikje, Gëzim Uruçi.
Një ikje që nuk është krejt ikje...
Kolec TRABOINI
17 nëntor 2012
17 nëntor 2012
Rrustem Geci - Këshilltari i populli
Këshilltari i popullit
Me ajrin e bardhë të fushave
me ajrin e bardhë të maleve
me ajrin e bardhë të lumejve
me ajrin e të gjitha dritareve
shqiptarët do të bashkohen
për aq sa ndarja na ka ndarë
Shqipëri,ngjit rrezet në pemë
merri frymë zjarrit që jeton
që të shkruhet sërish historia
Shqipëri, shpreh shprehësit e
tu, ngritu mbi kohët e këqija
dhe merr udhën të përpjetave
afrohu më pranë vetes, më
pranë tokave tua të zemrës
bashkojë të gjitha krahinat
bëhu bashkë me Kosovën
bëhu bashkë me Iliridën
bëhu bashkë me Çamërinë
për aq sa ndarja na ka ndarë
KËPUCËT E LAMTUMIRES
(Titanic - "zemra e një femre është si oqeani përplot sekretesh, panumër sekretesh fsheh një zemër femre..." - - - sprovë për një rrëfenjë) SENAD GURAZIU ...natyra dhe elitarët e avangardës perëndimore, natyrisht, nisen nga të njëjtat premisa. Përshembull, në Natyrë e gjitha çfarë ligjet e saj diktojnë është që disi të arrihet statusi i "luaneshës", apo i "luanit", pastaj të gjitha normat dhe ligjet e ekosistemit mund të shkilen, të shpërfillen, të ri-dizajnohen... të eksperimentohet sipas qejfit dhe secilës ide në kokat e elites luaneske. Elita aristokratike e krijon njeriun modern në Nju Jork, në Paris, në Londër, në Tokio... njeriun modern ashtu siç e njohim, siç ai përshfaqet në serialet, në filmat e Hollivudit, në romanet, në reklamat e në miliona revistat e botës. E krijon duke i diktuar normat, etikat, trendet, politikat, kulturën, moden dhe gjithçka, një milion gjëra, pa numër gjëra. Edhe "Familja Moderne" dhe secili version më i avancuar i së nesërmes prishtinase të njëjtën bëjnë, kuptohet sipas "rripit dhe xhepit" kosovar lidhur me avancimet. Të njëjtën bën dhe Top-Channel me jo-origjinalitetin e tyre (qofshin dhe ndër të parët në klasin e vet si kopjac) me njëmijë e një kopjimesh, "huazimesh" dhe plagjiaturash. Pastaj se mos vetëm ata, le ta analizojë lexuesi pak më thellësisht vetëm emrin TV-Klan, dhe do ta ketë të qartë, pa qenë nevoja të analizojë diç tutje. Të njëjtën bën dhe Arjan Cani me "Zonën e tij të Lirë" duke ia krasitur rrugën rinisë elitare, duke i kalitur "standardet" e saj moderne. Kështu bën dhe MTV në nivel pan-european që nga vitet '90... nëse s'gabohem për nismën e tyre. Kështu e diktojnë rregullat e secilës shoqëri të avancuar, njëjtë është në Paris, në Prishtinë, në Birmingham. Bie fjala, do ishte absurd, nuk mund të ndodhë që katundarët e Qyqallës, apo varfanjakët atje ku lehin qentë e Rezallës t'i shisnin mend elitës luaneske prishtinase... Apo nga getot e baltosura të Tiranës ndokush si kikirez t'ua shiste kokërr-mendjet e zeza si kakërdhi dhish të kooperativës së Llakatundit, elitarëve të Bllokut, bah, nonsens!... Mbrëmja se ç'kishte diç të dimrit në vetvete, nuk e kuptonte përse por Zgjimi kishte një lloj ndjenje sikur të ishte një mbrëmje dy-tri ditë para Krishtlindjeve, mbrëmje me fjolla bore diku atje në Birmingham, nga ku ai vinte. Kishte tashmë shtatë-tetë vite që jetonte atje. Por jo, ishte një mbrëmje e freskët shtatori, një mbrëmje e zakonshme prishtinase. Bazuar në mesazhet e Zanës, ishte dita e dytë me freski pas disa muajsh thatësie e vape. Në fakt kryeqyteti kosovar i ngulfatur nga betoni akoma ishte po aq i ngulfatur dhe nga pluhuri. Njëjtë sikur dhe një javë më përpara, sikur dhe një muaj më herët. Edhe pse pati rënë pakëz shi - sipas Zanës s'mund të thuhej që nuk pati rënë. Mospërmendja e shiut pas aq shumë muajve plot vapë e zallahi do merrej si shtrembërim... ose dhe gënjeshtër e kulluar e këtij rrëfimi. Dyqani ku vajtën nuk ishte dyqan këpucësh, Zgjimi s'ishte aq i sigurt nëse mund të quhej "dyqan" një Jumbo-dyqan, një mega-super-dyqan... Diç si ndonjë fabrikë kineze e boshatisur dhe kthyer në dyqan për të gjitha mallrat së bashku të Rumanisë, të Kinës, Bullgarisë, Turqisë... Të gjitha markat "jo-merkato" të stilit a la kinez grumbulluar në një vend. Dyqani më i madh i Evropës së pasluftës për këpucë komode, edhe pse aty nuk shiteshin vetëm këpucë. Diç më të madhe, ashtu si ndonjë dyqan-hangar pa skaje s'kishte parë kurrë në jetën e tij. Më shumë hapësirë nuk kërkon as panairi i Frankfurtit, as ndonjë Aero-Show në Paris, as vetë "sex-toys" panairi i Londrës, i Amsterdamit, i Tokios - pati menduar duke buzëqeshur derisa sodiste raftet e gjata pa fund të dyqanit. Trafiku ishte i ngulfatur po ashtu, disa hapa dhe kaotikja e kolonës urbane reflektohej rishtas në xhamat, sikur rishtas ajo gruaja e mërzitur e makinës përanash shtrembërohej në xhamin e tij. Por Zgjimit i pëlqente "ngadalësia", ai aspak nuk brengosej për trafikun sepse ato çaste secilën herë e më shumë elektrizoheshin me romantikën, me parfumin e saj. Ai as që e vriste mendjen për diç tjetër përjashta. E gjithë bota e tij, fizikisht, shpirtërisht e mendërisht ishte aty në gëzhojën e makinës. Muzika nuk ishte vetëm ngushëllim për dendësinë e trafikut dhe për faktin se makinat qenë katandisur si breshkat e trullosura të Gërmisë, muzika po ashtu ishte topitëse e ndjenjave të tyre. Zana vetë disa herë provoi të gjente ndonjë diç më të "pëlqyeshme". Herën e fundit që preku butonat... ia bëri me shenjë dhe atij se më në fund ishte e kënaqur me melodinë. As ajo nuk ishte e tendosur, përkundrazi shumë e relaksuar. Dukej si diç e lehtë, si një maskotë e bukur pambuku, si një Barbi-kukullë të rrinte jo ulur aty në ulësen por pezull në ajri. Herë pas here buzëqeshte, me njërën dorë në timonin dhe tjetrën e fuste në pëllëmbët e tij, e shikonte dhe ia falte gjithë buzëqeshjen vetëm atij. Këtë ia thoshte me sytë më të ëmbël të botës, me sytë më të bukur që Zgjimi kishte parë ndonjëherë. *** Atë mbrëmje Zana ia bleu këpucët e lamtumirës, ose më saktë, i blenë së bashku. Ajo pothuaj insistonte, sikur aq shumë ishte e entuziasmuar për t'i blerë një palë këpucë për të. Ai s'mund ta kundërshtonte një Zana, si mund të kundërshtohej shprehja e fytyrës së saj. Atë fytyrë që sikur ndriçonte dhe e mbushte dritë gjithë qenien e tij. Zgjimit i dukej si ndonjë fytyrë engjëjsh nëpër pikturat, fytyrë e pastër, e kthjellët, e ngrohtë. Nuk i dukej ashtu vetëm sepse e donte, vetëm sepse ai ndjente për të. Sipas tij, buzëqeshja e saj ashtu-kështu i jepte dritë dhe vetë rrugës përpara, ndoshta më shumë se dritat e makinës. Ajo vetë ishte e tillë, thjesht nga natyra ishte ashtu një qenie e bukur, e freskët, e ngopur ëmbëlsi. Zëri i saj, ngrohtësia e buzëqeshjes e mbanin prej ditësh "të dehur", assesi të këndellej. Por tani zëri i ëmbël e magjepste jashtë mase, dhe tingujt e "Secret Garden" zgjedhur nga ajo, sikur zbrampseshin në sfond për t'u strukur thellë diku në këpucët e vjetra që i kishte mbathur, blerë para dy muajsh. Për disa çaste më vonë do i dhuroheshin një palë të reja, të cilat këpucë ai e dinte se do jenë këpucët e lamtumirës. Mirëpo Zana nuk e dinte këtë detaj. Dhe me pikëllimin skajshmërisht të maskuar u zotua se do i mbathte pikërisht ato ditën që të nisej, ditën që do ndaheshin. Ndonëse ditën e saktë nuk e dinte. E dinte se do të ndahej nga dikush që ai e donte shumë, për të cilën ai dhe mund të vdiste. Tërë jetën pati pritur ta takonte, ai mund të vdiste në cilëndo kohë për të. Kaq dinte ai tani, dhe sikur nuk donte të dinte diç më shumë. Por ai e dinte po ashtu se kurrë nuk do jetë e mundur të ishte me të seriozisht. Zgjimi besonte në dashurinë, besonte tepër shumë. E kaluara e Zanës tani diç të tillë sikur e bënte të pamundur. Sikur diç e kishte stampuar përshtypjen tek ai që ajo thjesht "nuk besonte tutje në asgjë", diç e ëndrrës së saj qe lëkundur dikur moti, qe tretur. Nuk ndjente diç për një lidhje serioze përveç keqardhjes. Ai këtë e dinte, e ndiente madje, e kuptonte mirë. Zana kishte një zemër të lënduar dy-tri herë, dhe as që "guxonte" të mendonte për dashuri, sikur tmerrohej. Zgjimi i pati dëgjuar të gjitha "storie-t" e saj, tani ishte vetëm një fatlum që t'i merrte këpucët. Ishte fatlum që ta shijonte rishtas për disa ditë aromën dhe ngrohtësinë e saj. Ajo do bënte gjithçka për të, do ia falte çdo gjë për disa ditë, e madje dhe "zemrën". Jo vetëm sepse vetë nuk humbiste gjë, por dhe sepse ajo tani ndjente pakëz keqardhje, ajo e njihte një zemër që kishte ai. Zana thjesht kishte manipuluar "pakëz" me ndjenjat e tij. E kishte manipuluar dhe atë, sikur dhe veten, pa dashur të lëndonte - ose, pa menduar mirë se mund të lëndonte. Donte ta kishte jetën siç ajo e përceptonte, ta mbushte me përjetimet që s'kishte patur mundësi kur nuk ishte "e lirë". Për të tani gjithçka ishte ashtu siç ishte, rrjedhë e lumit të jetës. Njohja në Vlorë me Zgjimin ishte po ashtu një "summer love" si një aventurë spontane, "for fun" - siç shpesh e thoshte këtë shprehje në bisedat, lidhur me gjithçka. Muajt e fundit ajo ia pati shpalosur disa ëndrra të veta atij. I pati folur gjerë e gjatë për dështimet dhe pafatësinë e saj. Ose më e saktë: i pati folur për gjithçka, për një milion sekretet. Madje dhe më të fshehtat e zemrës ia pati zbuluar, por vetëm dy-tri gjëra i pati heshtur. Përshembull nuk ia zbuloi motivin e "pasurisë", që tani ishte forca shtytëse qendrore e dashurisë së saj. Nuk ia zbuloi as faktin se ai nuk ishte i vetmi për momentin si "lidhje miqësore". Pra gjërat më kryesore nuk ia pati përmendur. Jo se Zgjimi ishte naiv por pas muajve të tërë të shkëmbimit të sekreteve, edhe Zanës iu dha rasti ta njihte zemrën e tij. Këtij në një moment iu pati kujtuar ajo plaka e "Titanikut" të James Cameron, i gjithë filmi në fakt është rrëfimi i protagonistes bukuroshe, në pleqërinë e thellë, në bordin e anijes eksploruese. Iu kujtuan fjalët e saj, "zemra e një femre është si oqeani përplot sekretesh, panumër sekretesh fshehë një zemër femre". Pakashumë për Zgjimin çdo gjë qe qartësuar. Kishte vetëm pak dallim mes realiteteve dhe botëkuptimeve të tyre, ai s'kishte motive as kushte, ai mund ta donte dhe ashtu kot, jokushtimisht. Kështu siç ishin punët ai thjesht duhej të pajtohej me kaq, të mbeteshin miq... por dhe "miq" që i ndajnë sekretet dhe kënaqësitë, secilin sekret. Pse jo dhe më shumë se aq, nëse ta kërkonte nevoja. Sipas Zanës kjo ishte miqësi dhe "dashuri" moderne së bashku. Diç që, nëse e ke lirinë dhe nëse nuk ke arsye të pretendosh diç më shumë, nuk është aspak e pamundur. Zana për shumë gjëra sikur të qe "influencuar gabimisht" nga serialet e tipit "Sex and the City". Ndonëse nuk ishte ashtu, Zgjimi thjesht bluante në kokën e tij. Po të paralelizohej "feminizmi avangard" i një femre të lirë njujorkeze me klishetë bie fjala të "Familjes Moderne" ndoshta do ta fitonim një version të "Sex and the City" prishtinas, e pse jo dhe tiranas. Do kujtonim se "liria" nuk ishte aspak e shtrembëruar në ëndrrat e saj, dhe as e "reflektuar" keq në realitetin e metropolit kosovar. Standardet e saj do përputheshin tekefundit me "idealistikën", me utopizmin njujorkez për etikat e imponuara nga "aristokracia elitare", sepse gjithçka përthithet ose bie në standardin qendror të vetë natyrës - të luftës për ekzistencë. Natyra dhe elitarët e avangardës perëndimore, natyrisht, nisen nga të njëjtat premisa. Përshembull, në Natyrë e gjitha çfarë ligjet e saj diktojnë është që disi të arrihet statusi i "luaneshës", apo i "luanit", pastaj të gjitha normat dhe ligjet e ekosistemit mund të shkilen, të shpërfillen, të ri-dizajnohen... të eksperimentohet sipas qejfit dhe secilës ide në kokat e elites luaneske. Elita aristokratike e krijon njeriun modern në Nju Jork, në Paris, në Londër, në Tokio... njeriun modern ashtu siç e njohim, siç ai përshfaqet në serialet, në filmat e Hollivudit, në romanet, në reklamat e në miliona revistat e botës. E krijon duke i diktuar normat, etikat, trendet, politikat, kulturën, moden dhe gjithçka, një milion gjëra, pa numër gjëra. Edhe "Familja Moderne" dhe secili version më i avancuar i së nesërmes prishtinase të njëjtën bëjnë, kuptohet sipas "rripit dhe xhepit" kosovar lidhur me avancimet. Të njëjtën bën dhe Top-Channel me jo-origjinalitetin e tyre (qofshin dhe ndër të parët në klasin e vet si kopjac) me njëmijë e një kopjimesh, "huazimesh" dhe plagjiaturash. Pastaj se mos vetëm ata, le ta analizojë lexuesi pak më thellësisht vetëm emrin TV-Klan, dhe do ta ketë të qartë, pa qenë nevoja të analizojë diç tutje. Të njëjtën bën dhe Arjan Cani me "Zonën e tij të Lirë" duke ia krasitur rrugën rinisë elitare, duke i kalitur "standardet" e saj moderne. Kështu bën dhe MTV në nivel pan-european që nga vitet '90... nëse s'gabohem për nismën e tyre. Kështu e diktojnë rregullat e secilës shoqëri të avancuar, njëjtë është në Paris, në Prishtinë, në Birmingham. Bie fjala, do ishte absurd, nuk mund të ndodhë që katundarët e Qyqallës, apo varfanjakët atje ku lehin qentë e Rezallës t'i shisnin mend elitës luaneske prishtinase... Apo nga getot e baltosura të Tiranës ndokush si kikirez t'ua shiste kokërr-mendjet e zeza si kakërdhi dhish të kooperativës së Llakatundit, elitarëve të Bllokut, bah, nonsens! Zgjimi nuk ishte se qe "shokuar" nga asnjë detaj i njohjes së realitetit dhe as nga rrjedhoja e gjërave lidhur me romancën e tij, por secilën ditë e më shumë ndjente ta pllakoste një dhimbje e beftë. Sikur qe bindur se ai kurrë nuk mund t'i shmangej pafatësisë së tij. Në një moment, kur Zana i tregonte diç derisa darkonin diku në preiferi, pothuaj jashtë qytetit, donte t'i fliste me ironi se i vinte mirë që dhe femra moderne prishtinase më në fund të jetë super-modernizuar duke i përqafuar standardet më të avancuara (me prejardhje nga elitat e perëndimit). Pse t'mos ketë dhe shoqëria shqiptare standarde, pse t'mos jetë dhe shoqëria kosovare një armatë "socio-klonësh", produkt i elitave moderne. Pse t'mos ketë dhe Prishtina versionin e vet të "Sex and the City", pastaj dhe Tirana, pse të mbeten tiranasit mbrapa. Por e dinte se ishte marrëzi e ardhur në sipërfaqe nga pikëllimi i tij, nga mërzia e tij. E dinte se ishte thjesht marrëzi e kulluar e tij. Nuk donte ta lëndonte kurrë, në asnjë mënyrë, për asgjë të kësaj bote, prandaj dhe s'do ia thoshte asnjë fjalë që ajo të ndjehej keq. Edhe ajo ia pati thënë të njëjtën sa i përket "lëndimit". Ai vërtet e pati ndjerë keqardhjen në përqafimin e saj, dhe nga ai moment sikur filloi ta donte akoma më shumë. E donte ashtu siç ishte, me të gjitha konceptet dhe skicat e saj për botën, do ta donte gjithë jetën ndoshta. Madje sikur pati provuar ta lehtësonte ndërgjegjen e saj duke i thënë: "nëse do lëndohem, do jetë vetëm sepse e kam lënduar veten, paralajmërimi yt nuk është aspak me vonesë, përkundrazi... dhe të jam shumë mirënjohës për këtë, askush s'na detyron të torturohemi në zemër dhe rreth e përqark saj, vetë duhet ta kemi nën kontroll botën tonë të ndjesive, ëndrrat janë vetëm ëndrra, realiteti s'mund të jetë përrallor, ashtu-kështu nuk jemi kalamaj dhe as jo në Dizniland apo jo...". Marrëveshja e heshtur dhe mirëkuptimi sikur qe vulosur me ardhjen e tij për të fundit herë. Me ardhjen për t'i marrë këpucët me të cilat do ikte përgjithmonë. Këpucët të cilat, përpara se të ikte, do i mbante për katërmbëdhjetë orë mbathur. Që s'do ta vrisnin as dhe një grimë, s'do ta shtrëngonin as në thembër, as në gisht. Të vetmet këpucë në jetën e tij që qëlluan komode aty për aty, që nga mbathja e provës, që nga hapi i parë. Edhe pastaj asnjëherë nuk e vranë për tre ditë rresht. Këpucë me të cilat mund t'i ngjiste dhe bjeshkët, mund të shkonte atje ku këmba e tij s'kishte shkelur ndonjëherë më parë. Këpucë me të cilat lehtë mund t'i "thyente" kufijtë e tre shteteve në një pikë të vetme, brenda një dite të vetme. Kur të kthehej, në imagjinatën e tij Zana do ia pastronte ato me dashuri e kujdes, përpara se ajo të ikte në punë do i bënte rishtas të shkëlqejnë. Do thaheshin në ballkonin e ngushtë me aromën e luleve, derisa ai akoma në shtrat, i rraskapitur nga dita aq e bujshme dhe aventureske, nga ecja aq e gjatë... *** U këndell dhe zbuloi se asgjë nuk ishte ëndërr, ishte vetëm i përhumbur, i kruspullosur nga dhimbja. Ndenji ashtu tërë paraditen, meditonte i shtrirë. Kishte qetësinë, vetminë, aromën e luleve të ballkonit dhe lotët... derisa ajo të kthehej. U zgjat pakëz dhe aty jashtë në ballkon vërtet i pa këpucët që thaheshin. Mendja i shkoi në Vlorë tek nëna e tij, tek motra Ujeza, dhe vendosi të kthehej rishtas në Vlorë për disa ditë. Ç'ne dhe ky fati im kështu! - persiaste sikur për ta ngushëlluar veten. Gjatë ikjes do i kaloj dhe dy-tre shtete pa i zbathur. Përveç në aeroportin e Rinasit, aty s'jam i sigurt. Sepse ai detektori i tyre për gjësendet metalike shpesh bën zhurmë kot. Dhe sigurisht një nga ato vajzat ose një djalosh me shumë mirësjellje do më urdhrojë t'i zbathë, me justifikimin "për inspektim manual". Dhe unë njëjtë si ata duke buzëqeshur do t'i zbathë, me kujdes do t'i vendosë në trakë por nuk do shqitem prej tyre. Si një fëmijë ashtu sypërlotur u betua që t'i ruajë këpucët tërë jetën. U betua të kujdesej për to, mund dhe të bënte gjithçka për to. Tashmë ishin këpucë simbolike të dashurisë së tij. Sikur qenë kthyer në këpucët për të cilat fali zemrën me dëshirë, ndjenjat më të bukura, fali gjithçka që pati, për të cilat e përqafoi vetminë. Por jo, s'do jetë nevoja, këpucët do ta dinë sakrificën e tij, kurrë s'do kërkojnë diç nga ai. Do i ruajë përgjithmonë diku në dhomën e tij të gjumit, atje në Birmingham. Ndoshta në muzeun më të vogël të botës për këpucët, muzeum me vetëm një eksponat pas xhamit në vitrinë - këpucët e saj të lamtumirës. Askush s'do ta dijë, vetëm ai dhe këpucët, se çfarë kishte në zemrën e tij. E fundit çfarë do kërkojë herëdokur nga dikush do jetë që kur të ikë për në botën tjetër ta varrosin me to, mbathur. Me kaq Zgjimi qe i bindur se nuk do ta mërziste askend - prandaj padyshim kjo do jetë kërkesa e vetme, dëshira e fundit e tij. Në këtë gjendje qe katandisur Zgjimi, i dukej sikur bota e tij do të strukej përgjithmonë në grykat e atyre këpucëve, i dukej se kishte mbetur i vetmuar për gjithë jetën. Në anën tjetër sikur s'kishte asgjë kundër ta humbiste zemrën për diç që ia vlente, ajo ishte gjithçka, më shumë se një ëndërr, Zana ishte princesha e ëndrrave të tij, pavarësisht rrethanave dhe realitetit. Ashtu e kuptonte ai "botën" e vet të dashurisë, ashtu ishte brumosur diç në zemrën e tij me ëndrrat ndër vite, ashtu besonte me gjithë zemrën dhe arsyen. Në mbrëmje kur iku nuk i tha "lamtumirë"... nuk ia tha asnjë fjalë të ëmbël, zëri i tij ishte i ngjeshur me dhimbje dhe vrazhdësi, as nuk e përqafoi. Ashtu i bllokuar nga dhimbja nuk ia doli dot as të ndahej denjësisht. As ajo nuk i tha gjë, stoikisht e qetë dhe e heshtur, e gozhduar nga keqardhja e përcolli pa ndonjë lot. Megjithatë Zgjimi për të parën herë hetoi si qe zbehur e fytyra e saj, si qe vrarë ajo buzëqeshja e ëmbël, syve engjëllor si iu pati ikur shkëlqimi. Athua vallë ajo qe këndellur, sikur e pati kuptuar pakëz se "padashtas" kishte gabuar! "Zemra e një femre është si oqeani përplot sekretesh...", s'kishte si ta dinte. Por diç thellë brenda tij i thoshte që "vetëdijësimi" i saj ishte i vërtetë. Tekefundit kishte dëshirë të ishte ashtu, edhe pse asgjë nuk mund të zhbëhej... kurrë. |
2012-12-17
Kush është publicisti i mirënjohur shqiptar Partizan Cene?
Partizan Cene , u lind në Ninat të zonës së Konispolit, (Në Ninat ka lindur dhe është rritur Dietari rilindas Hasan Tahsini , dhe shkrimtari disident Bilal Xhaferri) në rrethin e Sarandës, më 26 Nëntor 1964. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare e mbaroi në fshatin e lindjes. Më pas, vazhdoi Shkollën e mesme të Ndërtimit , në Sarandë. Këta 28 vjetët e fundit jeton në qytetin e Vlorës .
Me mbarimin e shkollës së mesme, me rezultate të shkëlqyera, fitoi të drejtën për tu arsimuar në Shkollën e Lartë të Oficerëve të Aviacionit në Vlorë të cilën e mbaroi me sukses. Emërimin e parë e kishte , në detyrë udhtarake në aerodromin e Gjadrit në Lezhë .
Me ndryshimet e sistemit, në fillim të viteve '90, Partizani , me dëshirën e tij u largua nga Aviacioni ushtarak dhe u mor me aktivitet privat. Kështu vetëm disa muaj, pasi ishin bërë zgjedhjet e para Demokratike në Shqipëri, Partizan Cene , duke e zgjeruar aktivitetin tregtar të familjes, arriti që të hapë të parin Supermarket në Shqipëri të emërtuar "Papastratos - Cene" , në kuadrin e firmës tregtare Cene SHPKNdërkohë që bisnesi i tij kishte sukses, vetë ai nuk e la mbas dore edhe rishkollimin e lartë. Kështu ne 1994 diplomohet inxhinier ndërtimi. Duke qënë se nga trazirat e vitit 1997, Firma Cene SHPK, pati dëmtime katastrofike, i zhgënjyer për vendin dhe shtetin e tij si dhe për të ardhmen e familjes, Partizan Cene detyrohet të vendoset familiarishtë, me banim në Greqi .
Gjatë luftës së Kosovës, Partizan cene, bashkë me 39 bashkëkombas të tjerë iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe shkuan në ndihmë të luftës së drejtë të UÇK, dhe popullit kosovar. Për gati 11 muaj ,si ushtarak në lirim , në ilegalitet dhe hapur, ata ndihmuan luftën dhe refugjatët Kosovar që iknin t'i shpëtonin ushtrisë serbe!
Në Greqi , bëri përshtatjen e diplomës në universitetin politeknik të Athinës. Ndërkohë, falë aftësive të tij Partizani vazhdoi të merret edhe me hobin e tij të hershëm atë të shkrimeve, politike dhe letrare .
Në vitin [2000-2003] u diplomua, për herë të tretë, por këtë herë në një fushë tjetër, në atë të analistit politik, nga universiteti politiko-shoqëror i Greqisë, në degën politikë dhe politizim , në kategorinë [anlist politik ].Që at'her, Partizan Cene, është i pranishëm me shkrimet dhe analizat e tij politike dhe jo vetëm për shumë gazeta greke dhe shqiptare, por edhe për gazeta të huaja, angleze dhe italiane. Gjithashtu Partizani flet katër gjuhë të huaja. Ai i ka shkuar edhe në zhanret artistike, shumë poezi dhe esse humoristike. Por ajo në të cilën ai ka kushtuar një vëmendje të veçantë është proza e shkurtër. Tre vëllimet me tregime: "Koha e bëmave"," Valiçia e madhe" dhe "Halla me burrë dhe nipi", kanë qënë shumë të dashur për lexuesit. Gjithashtu ai ka botuar, përmbledhje analizash dhe artikuj të tij, të titulluara "Vitet i kthesës" dhe "Çorbë shqiptare ".
Po ashtu, me pseudonime të ndryshme por edhe me emër të vërtetë, ai ka botuar dhe shumë e shumë artikuj, tregime dhe humor, në gjithë këta dhjetë vitet e fundit. Veç studimeve, për diplomimet Partizani ka dy mastera në studimet politike. Është në gradën profesor, dhe po punon për dizertacionin ndihmues për mbrojtjen e titullit. Aktualishtë Partizan Cene është sipërmarrës ndërtimi në Greqi, por njëkohësishtë edhe publicist dhe gazetar i pavarur. Ai është bashkëpunëtor, i disa gazeta ve shqiptare dhe greke, si dhe komentator për agjenci të huaja në Athinë.
Partizan Cene, boton me një staf ndihmës, On line në internet, [Gazeta C], e cila ka me mijra klikues dhe lexues të rregullt.
Partizani ka dy fëmijë, vajza Eneva-Harallbia Cene dhe Nevisa-Maria Cene .
Lopa dhe pula ...
Lopa kuqa loshe ,
gjithë natën rënkoi ,
por shumë avash ..
Askush s' e dëgjoi
Në mëngje e arta ,
kishte sjellë në dynja
Një viç larosh
për marshalla ..
Por dhimbjet akoma ,
nuk u mbaruan
sa, nga pullazi
brimtat u shtuan ..
Një poteeere e madhe
me kakarima ...si ato.!
pra , pula njoftonte ,
kishte pjellë , dhe ajo ..
Dhe poterja u shtua
u bë veç bezdi ,
sa lopa e gjorë
nuk mbyllte dot sy
Ndaj doli te pragu
dhe deshi ta qetsojë
, pules i tha
që të dëgjojë :
- Avash moj pulë se
një vezkë ke bërë
dhe ngtite nga gjumi
një fshat të tërë ..
Pa na shiko dhe ne
kendej moj e uruar ,
një viç të tërë bëmë ,
asnjë nuk kemi zgjuar ...
Por pula nuk dëgjon
kur flitet për berihaj
do të tregojë çdo hërë
për bëmat e saj
Kështu ndodh gjithmon
me mendtë sa një pulë ,
një vezë që bëjnë
e tjerrin tërkuzë ..
Partizan Cene: Valicia e madhe ..!! Tregim horror ..Marre shkak nga nje ngjarje reale ..!!
Nuk rekomandohet te lexohet nga femije deri ne 17 vjec !!!!
Ne qytetin tone , historite kishin shume shembuj .. dhe shembujt tregoheshin historira ..Por , mbas fillimit te viteve '90, kur demokracia ja zuri vendin diktatures .. edhe levizja e lire e njerezve , u be premise per shume ngjarje dhe ndodhi te ndryshme , te mira dhe shume here, dhe te keqia deri edhe ne raste makabre ..!
Alieta , ishte nje vajze nga nje fshat i Elbasanit , por me ndryshimet qe thame , familja e saj ishte zhvendosur ne qytetin tone ..Ajeti , i ati dhe Sania e ema e saj, u ingranuan disi ne vorbullen e , qytetit bregdetar ..por pa mundur te pershtateshin shpejt me jeten dhe ritmin e qytetit .. ! Ata erdhen ne qytet in tone , sepse ashtu u dukej se do te ishin me afer , djemve te tyre .
Astriti djali i madh dhe Feruzi i vogli ,te dy beqare , paten fatin e madh qe ditet e hapjes se ambasadave, munden te hynin ne ambasaden Italiane .. Keshtu qe ,u bene pjese e korteut njerezor , qe la Shqiperine diktatoriale dhe u sistemuan ne vendet e Evropes .. Te dy ata u rregulluan shpejt ne Itali ..!!... Mbas disa muajsh , ata filluan te dergonin leke tek familja e tyre e tyre . Kjo beri qe prinderit dhe motra e tyre , te mund te zinin nje shtepi me qera , ne qytetin tone ..
Alieta , ashtu si te gjitha vajzat , u hodh shpejte ne trup .. dhe megjithese , nuk kishte mbushur akoma te 15 vjetet, te jepte pershtypjen e nje vajze te rritur ... Ne qytet ajo , zuri shpejte shoqerine e saj ..
Si vajze e huaj ne lagjen ne hyrje te qytetit , ajo ra shpejt ne syte e shume djemve. Ajo terhiqte vemendjen e tyre , jo vetem nga trupi i bukur dhe i gjate i nje femre njomshtake , por edhe me finesen dhe gjallerine e dukshme qe ajo zoteronte .. Anjela e vogel , megjithese e re .. nuk e ndjente shume , kete ''pike te dobet'' te saj ,ndaj dhe nuk merakosej shume per kete ..
Nga ana tjeter , babai dhe e ema , si vajze te vetme , qe e kishin .. ja plotesonin shume hateret , duke e perkedhelur tej mase .. !!
Mirepo jeta ka dhe kapricot e saj .. Familja e xha Ajetit . erdhi ne qytet , per nje jete me te mire , kryesishte per vajzen , duke pasur parasysh se aty mund ti buzeqeshte edhe fati ..
Dhe nje vajze e bukur si Aljeta , nuk do te vononte , qe te kishte rastet e para .. Djali qe ajo donte ishte nga qyteti .. Asaj i ishte mbushur mendja se djali e donte shume .. Ndaj, dhe afrimi me te , u be me i ngushte .Deri sa nje dite e pa babai i saj , tek perqafoheshin dhe putheshin .. me ate tipin .. !
Xha Ajetit nuk i erdhi hic mire ..por e kishte te veshtire ti prishte qejfin Alietes se vetme .. Nuk i tha pothuaj asnjegje .. Gjithe naten nuk e zuri gjumi .. Djali,qe e bija donte , ishte nje burre , ne moshe 15 vjec me i madh nga ajo .. Te pakten keshtu e preu ai .. Ne shikimin e vetem qe pati me ate , ai pa se ishte nje veshvogel ; me floke shume te shkurtera , dhe me nje qafe te holle si ato te qeve te paushqyera .Ai kishte trup te vogel dhe te imet .Nuk mund ti hiqej nga mendja , shikimi i syve gjelberush , te cilin e ndeshi ne kohen qe shkembyen shikimet me te ..Te gjitha keto i jepnin pershtypjen se ai ishte i madh ne moshe .. dhe nuk ja vlente..Per me shume ai nje vajze kishte dhe .. nuk kishte menduar nje fat te tille per te ..
Diten tjeter , sa u kthye ne shtepi nga pazari , e shoqja i tha se , vajza nuk ishte kthyer .. !
Ai u prish ne fytyre , dhe pasi tha dicka neper dhembe , doli te shkonte nje xhiro , andej nga rruga e poshtme , afer shkolles aty ku kishte pare ''ciftin'' nje dite me pare .. Pasi dhe aty nuk gjeti gje , u kthye ne shtepi duke u ngushelluar veten se , nga casti ne cast , vajza do te kthehej ..!!...
.....
Por ajo nuk u kthye .. As mbas disa ditesh , nuk mundi te mesonte gje per vajzen e tij .. Policia , te gjitha kerkimet e saj , i perfundoi pa sukses.. ! Xha Ajeti , lajmeroi djemte .. dhe gjithe te afermit e tij qe te benin dicka per te gjetur Aljeten e vogel te tij ..Ai nuk la vend pa kerkuar , duke mbartur mbi supe gjithemone fajin , per humbjen e vajzes se tij te shtrenjte ..
Nje dite nje i njohur i tyre , u tha se ka mundesi qe vajzen ta kene ne Itali .. Por nga te gjitha kerkimet , nuk arriten qe te kishin qofte edhe nje fije , mundesie ..per te gjetur , se ckishte ndodhur me vajzen e tyre ..
Zemerimi i Aletit ishte kthyer ne terbim ..Te gjitha rruget e qytetit , ne hyrje dalje , lagje , rrugica dhe kudo ishin shetitoret e perditshme te babait Ajet .Bile dite dhe jave te tera kerkonte i gjori burre , per ndonje shenje nga plazma e tij. Si njeri i zakonit qe ishte , ai nuk e shprehte dashurine , por kjo prove qe kalonte , tregoi se jo thjeshte e donte vajzen e tij .. por tani qe nuk e kishte , i dukej vetja gjysem njeriu , sa vetem shpirti , i jepte force qe te kerkonte per Aljeten , qe per te ishte gjysma tjeter .. !!
Me gjithe insisitimet e njerezve dhe te policise , se vajza eshte shendosh e mire , dhe mund te kete ikur me deshiren e saj ne Itali , atij i brente zemra , se dicka , me e keqe e kishte gjetur ate .Kete mendim e kishte edhe gruaja e tij .. Kjo gje e mundonte me shume .
Pasi nuk mundi te gjeje asnje shenje, filloi te mesohet me idene se vajzes dicka shume e keqe i kishte ngjare ..Ndaj te gjitha kerkimet po beheshin kot ..Ne mendim e siper ,vendosi te ruaj toruan dhe te nderroje taktike .. '' Do te shkoj,aty ku e pashe me ate ''bandillin'' dhe do ruaj mos shikoj ate qafir .. '' , thoshte me mendje rruges ..!
Dhe ashtu beri .. Disa dite dhe nete bashke .. e ruajti ate rrugice , duke u maskuar dhe fshehur qe te mos binte ne sy te gjitoneve .. pse jo as te kalimtareve . I trembej edhe ndonje spiuni te rastit apo ku i dihet ..Kjo gje e mundoii per disa kohe ,por zemra ja donte qe dicka te shihte dhe te krijonte nje rreze shprese per hallin e madh qe e kishte zene ..E vdekur apo e gjalle , duhej te dinte per vajzen e tij .. Dhe me shume se ai djale qe ajo shoqerohej , nuk mund te dinte kush tjeter ..
I kishin vene disa te njohur idene se , vajzen edhe mund ta kishin vrare , dhe ta kishin hedhur ne ndonje kanal .. Kjo ide e therte shume ne zemer .. por , ku ishte trupi .. Dikush do ta kishte pare ...!!Me gruan , bisedonte shume pak pasi ajo , gjithemone i kishte syte me lot ..Prandaj e mori vete persiper qe te gjente me cdo kusht vajzen te gjalle apo te vdekur ...
Ishte kohe vjeshte dhe , vranesirat kishin filluar te benin prezencen e tyre . Nje paradite nga keto, bile filluan edhe pikalat e pare te shiut .. Xha Ajeti , vendosi qe te shkonte nen nje strehe aty me tutje , nga ku mund ta kishte edhe rrugen nen vezhgim .. Mendimet e trullosnin me shume , se sa lodhja nga qendrimi ne kembe .. Mosha e tij ishte rreth te gjashtedhjete e pestave , keshtu qe jo vetem ajo por edhe puna ne bujqesi , kishin lene ne trupin e tij shenjat, por ai mbahej shume i fuqishem . Kjo fale edhe trupit te tij gjate e te mbushur . Ai ndjehej akoma i forte ashtu si dikur kur ishte djale , dhe nuk i dilte kush ne hunede ..
Kur shiu filloi me shume te shtohej , vendosi qe te rrinte edhe pak pa cka se filloi te lagej ..
Duke dashur te mbrohej me mire nga shiu qe , tashme po forcohej , syri ne ane te deres se mbasme te nje kafeneje i zuri , dy burra qe dicka flisnin midis tyre .. vendosi te afrohej me afer , dhe aty per aty , e dalloi menjehere ''bandillin'' qe i kishte puthur vajzen , ate nate te fundit ...
Syte ne moment ju celen , duke i dhene nje cehre sikur mbi koken e tij te mbreteronte dielli dhe jo shiu , te cilin e harroi fare dhe e la te binte me furi ne supet dhe gjithe trupin .. Te dy burrat u ndane .. Njeri iku majtas dhe tjtri , '' bandilli '', erdhe drejte tij .. Me kete rast ju dha mundesia ideale qe ta shikonte mire ..!!Ai mori rrugen drejte per te dale ne nje rruge qe te conte ne te dale te qytetit , per nga fidanishtja e vjeter ... Aty per aty xha Ajeti , vendosi qe ta ruante akoma me me kersheri , se ku do te shkonte .. Djaloshi , i bere qull nga shiu ; pa ditur se kush mund ta ndiqte vazhdoi rrugen anes bunkereve ..
Mendja e vrare e babait Ajet , ne cast nuk kisghte dhe shume kohe per tu menduar ndaj vendosi, te vinte ne zbatim planin e tij ..
Nga brenda xhaketes ,nxorri nje kame te madhe , dhe e fshehu n nen menge duke u afruar me shume . Ne kete rast perfitoi edhe nga shiu.. ''Bandilli'',po futej ne rrugen per tek bunkerat dhe mbas asaj mund te dilte ne rruge kryesore .. E therriti :
-Ej na mor djal .. me ndihmo pak .. Dhe ai ndaloi :
- He xhaje , c'do .. por xhaja ishte aq afer sa mundi dhe i drejtoi thiken ne gurmaz ne pozicion gati per ti kepute fytin.. Djali nuk e priste ne asnje menyre nje reagim te tille ,ndaj befasia me te cilen ju drejtua plaku , e shtoi me shume friken .Pastaj edhe trupi i tij i imet, nuk i jepte asnje shans per te shpetuar nga duart e ''xhajes'' gjigant.!
Plaku e urdheroi , qe te bente si i thoshte se levizja me e vogel , do ta conte ne varr ...
- Mos je gabuar , xhaje .. une nuk ... te.. njof.. moooss, i thoshte ai me aq sa mund te fliste i shtrenguar ne gryke nga Xha Ajeti .. !!
Gjysme zvarre e gjysme shtyre , mundi ta fuste ne tunelin qe ishte mbas bunkereve , .. Tashme ishin larguar mjaft nga shtepite , njeresit dhe qarkullimi ...
Sa zbriten shkallet ne hyrje te tynelit , ''bandilli'' ndjeu nje goditje te forte , ne koke , dhe ....
.....Me vone e shikon veten te lidhur, duar e kembe me ngjites kutish dhe po ashtu edhe gojen e kishte te mbyllur ...Nga drita e zbehte , qe vinte nga dera e karget e tunelit , arriti temerrte nje pamje te ambientit ku ndodhej .. Tuneli i larte , dhe i gjere , ishte shume i njohur per te , pasi meqe e frekuentonte shpesh ate lagje , qe ne femijeri e deri tani i kishte qelluar rasti te futej shume here ketu poshte .. Ai e dinte se tuneli ne hyrje kishte nje porte qe mbyllej nga brenda dhe nga jashte . Megjithese e kishte te mbyllur gojen , hunda ju ca nga era e keqe e e tunelit . Kjo vinte nga lageshtia , por edhe nga mbetyrinat e jashteqitjeve dhe urinimeve qe benin aty here pas here kalimtare te rastit ..
Ne momentin qe u be gati te kthente koken te shikonte se ku ishte plaku , dora e forte e plakut , i ckuli ngjitsin , nga goja , aq forte sa ju duk se i rropi lekuren .. !!
- Ku eshte vajza ime .. Cma bere vajzen mor qen, ju drejtua ashper plaku ..
- Per cilen vajze e keni fjalen .. nuk e di per se flisni , guxoi te kundershtonte '' bandilli ''.
aty nje e djathte e forte e plakut i solli xixellonjat neper sy .. dhe menjehere filloi te ngrinte zerin .. Plaku ja vendosi prape ne goje ngjitesen .. Ne ate pak drite te imet qe po vinte nga hyrja e larget e tunelit , arriti te dalloje qarte pamjen e plakut te cilin e njhte mire , pasi e kishte ruajtur per kohe te tera deri sa shtiu ne dore vajzen e tij ..
- He po pres te me thuash , i tha plaku dhe ja dha nje tjeter perseri me te djathten e tij si plumb .. ''Bandilli '' as qe mund te fliste ..por te pakten mund te ngulcoje duke i bere me shenje me koke qe ti hiqte ngjitesin .. edhe kjo gje do ti shkaktonte dhimbje te tmerrshme por duhej te bente dicka ..
Plaku ja hoqi ngjitesin , dhe me ton autoritar i tha : - Vajzen time ku ma ke cuar , ne Itali , apo ku mor edpsez .. Me thuaj qe te di , ku e kam , qe te mund te shpetosh i gjalle nga ketu .. !!
Une nuk di gje por ajo nuk deshi te ikte ne Itali .. dhe u zume e u ndame , genjeu aty per aty , ai dhe priste reagimin e plakut .. E djathta u leshua prape me force duke e balsamosur mishim e faqs se tij ne kockat e pakta te fytyres ..!!
- Ku eshte vajza e ime ..Me thuaj te verteten .mos pa dshje .. mos ..sikur....
- Dhe ti pastaj te me ...
- Nuk te bej gje , e nderpreu Ajeti , vetem se dua te di .. Pastaj do te te coj ne degen e brendshme ..dhe kaq .. Ose ne te kundert do te te le ketu te vdesesh .. dhe nuk do te te gjej njeri , ashtu si nuk gjeta edhe une vajzen time ..
...''Oh.., tha ''bandilli''me vete, me mire ne dege se ketu , i torturuar , dhe i vdekur ne duart e ketij ..
dhe filloi te belbezoi ..dhe te nxjerre fjalet nje nga nje :
- Ne jemi nje grup djemsh qe , cojme vajza ne Itali . Ato i dorezojme tek disa te tjere ,kundrejt pageses.
Vajzen tuaj per ate pune e deshem .. Une i thashe se do te shkonim bashke ne Itali , dhe aty do te martoheshim .. dhe do te jetonim Bashke ..ate darke .. kur e cova , tek pylli ne ane te detit , dhe po prisnim te vinin e te na merrnin ajo , si duket kuptoi dhe me iku me vrap ....
... E ndoqa . Ajo bertiste ne mes te nates , se do te me conte ne dege .. se do tu thoshte vellezerve .. e keshtu te tilla gjera ....Kjo me frikesoi pa mase .. ndaj e ndoqa qe ta kapja me cdo kusht ...!
Ky fliste ..dhe plakut ju erresua akoma me shume pamja , jo nga erresira e tunelit por nga ato qe po degjonte per vajzen e tij ..gjaku i kishte pushtuar gjithe pjesen nen lekure te kokes , ngaj edhekoka filloi ti duket e rende sikur ne vend te saj te kishte nje gur te rende ..
Megjitheate e mori veten dhe mbas nje loti qe i rrodhe furishem nga syri , e mblodhi veten , se nuk donte qe ti bente qejfin ketij krimineli ...!
- Kush e vrau Vajzen time , provokoi ai ''bandillin'' , qe te tregonte .
- Pa dashje te betohem ,filloi te kerkoje mbrojteje ai ...
- Pra ti e vrave , kembenguli plaku ..
- Por pa dashje ...besome .. , pa dashje .... !! Pastaj ku eshte trupi ???
Heshtja , pllakosi per disa minuta .. Ajeti mendonte per vajzen e gjore , per hallin e madh mbi te gjitha hallet e tij . I erdhi ne mendje qe me ne fund do ti bente nje varr vajzes se tij te vetme . Kete maskara do ta conte ne dege ..Por tani per tani donte te dinte se ku ishte trupi i vajzes ...!Ndaj e pyeti dhe e ripyeti , duke e zhdepur nedru .. me ne fund degjoi pjesen makabre te tregimit per castet e fundit te vajzes se tij .. '' Bandilli '' ndofta edhe nga pendimi por me shume nga frika , e shqepi perfundimishte gojen dhe zemren dhe vazhdoi te tregoje :
- Pasi e kapa i mbylla gojen qe te mos te bertiste me ze dhe te silltese i trembeshim policise ... Mirepo nga shtrengimi i tepert i gojes , pashe se nuk po reagunte me .. ndaj pasi pashe se kishte vdekur , nuk dija cte beja me trupin e saj .. Keshtu tregonte , ai pa teklif , sikur kishte mbytur nje pule dhe jo nje vajze te re .. !!!!!
- Edhe ??.. e shtynte ,babai per te mesuar me shume ..per fatin e vajzes se gjore ..
- Pastaj meqe isha vetem mora ca , dega pishe .. i bera grumbull dhe pasi i ndeza , hodha trupin e saj siper tyre .. keshu duke hedhur , here pas here deri mbi mngjes , arrita ta digja te gjthe trupin sa u be njesh me reren e detit ....
- Oooohhhh , renkoi me zemer babai fatkeq .. dhe thirri :
- Mjaft , qen kriminel , mjafte se me cave zemren dhe melcine ... mjaft se me hape kraharorin .. Dhe e qelloi aq forte sa e beri te humbe ndjenjat ...!
Duke e lene te shtrire, ashtu te lidhur pa ndjenja , mbylli me kujdes kapakun e tunelit dhe doli tek rruga qendrore .
Ajeti shkoi ne shtepi me ne jete qe te mbaronte pune shpejte sa mos te merrnin vesh te tjeret .. .
Dhe nuk i tha gje te shoqes , se e dinte qe do te hapte renkimin .. Kjo gje, do ti prishte planin qe kishte ne koke ..Truri i tij punonte shume shpejte sa nuk i linte kohe ndergjegjes, as te shfaqej jo me te komandonte ..Veprimete e tij .
Vajti ne qilarin e shtepise se tyre, mori aty nje kashun sa nje valixhee shume e madhe .( Kashuni ishte i te zotit te shtepise qe kishin marre me qera) .. Hoqi te gjitha gjerat qe kishte brenda , .. Nga ana e mbarapme e kopshtit , doli me te ne sup dhe me nje bidon ne dore ..
Duke e ditur qe ne ane te rruges aty tek tuneli ishte nje benzinate , u drejtua per nga atje .. Pasi e mbushi bidonin 30 kilsh , me nafte , u drejtua per nga tuneli .. Per te mos rene ne syte e njerezve , te cilet , mbas shiut kishin dale , ne levizjet e darkes , u fut mes permes ullishtes dhe arriti nga ana e pasme e tunelit ..Hapi kapakun , dhe pasi futi valixheen , u fut edhe vete , e mbylli prape kapakun pasi u sigurua se askush nuk e ndiqte .. dhe shkoi tek ''bandilli''. Ate e gjeti duke ngulcuar , i zgjuar mbas gjumit qe i kishte ''dhene '' e djathta e hekurt e plakut ..Ashtu i lidhur kembe e duar dhe me ngjitesen ne goje , ai , per plakun, dukej si nje top mish izbehte. ky efekt rritej me shume nga drita e elektrikut te dores .... !!
Menjehere emori dhe e futi shtu sic ishte ne valicen e madhe .. qe per cudi edhe te vete plakut ishte sikur ta kishte bere me porosi, per te ..
Ne kete raste , megjithese mendja e tij ishte semurur nga te gjitha ato qe degjoi per fatin e vajzes se tij , kishte nje kthejellim . Mendonte se me ne fund , edhe vajza e tij do te prehej e qete , pa cka se ky godosh kriminel e kishte bere hi ...
As nje ngulcime dhe snje levizje e '' bandillit'' , nuk binte me ne veshin apo ne syrin e plakut .. Ai me shpejtesi i hoqi , ngjitesen nga goja .. dhe mbylli po aq shpejte kapakun ..
Pasi i vuri drynin .. e shkelmoi njehere si ta zgjonte nga gjumi ..
Nga brenda degjoheshin disa thirrje si nga varri .. por nuk kishte aftesine plaku , ne gjendjen qe ndodhej , ti degjonte ..!!!
Pasi e lau mire me naften e paster per motorat . u terhoh pak mbrapa ndezi nje leter dhe ja hodhi valixhes .. mbas nje casti zjarri u ndes , dhe mbulloi te gjithe valixhen..
Ulerimat dhe ngulcimat nga brenda nuk kishin te sosur .. sa me shume degjoheshin ato aq me sume nafte hidhte ai ne zjarr .....
Plaku qeshte .. dhe qeshte duke jetuar, besoj , per pak caste kenaqesine qe te jep , ne raste te tilla cmenduria ..
Flaket coheshin, dhe ky hidhte akoma me shume nafte .. Megjithese tuneli kishte lartesi , ju desh here pas here te largohej deri ne hyrje .. pasi ulej zjarri vinte dhe e ngjallte prape .. deri sa nje lemsh i vogel mishi dhe hiri , ja zuri vendin valices se te zotit te shtepise , te mbushur me mish .. Po po .. per Ajetin nuk behej me fjale se kishte vene aty , nje trup njeriu, por nje cope mish te prishur .. qe duhej te asgjesohej .. me qe llim qe te mos hapte me mort dhe vdekje , jo vetem ne lagje , por ne gjithe qytetin ....
..... Pasi i u sigurua , per ''misionin '' e kryer , shkoi ne shtepi..
- Grua , kafene mua te te ngushelloj per vajzen . i tha ai se shoqes , dhe lotet filluan ti lagin faqet ...
- Sania , si nene qe ishte , ja dha kujes .. dhe hapi renkimin ..!!
Pasi beri adetet , per vajzen e gjore .. disi me i qetesuar , mbas atyre muajve ne tension, te henen e pare qe ne mengjes ,u drejtua per ne komisariatin e policise ....!!
...
Tregimi eshte bazuar ne ngjarje reale . Dialoget dhe mizaskenat jane pershtatur , letrarisht ne funksion te tregimit , nga autori .. !!
Subscribe to:
Posts (Atom)
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...