2012-12-19

Histeria për fundin e botës

Flori Bruqi


Civilizimi i Majave lulëzoi pë rreth 600 vite, që prej viteve 300 deri 900 para Krishtit. Kjo kohë është quajtur periudha klasike. Data e fillimit të periudhës klasike pak a shumë korrenspondon me herën e parë që është paraqitur një mbishkrim i Kalendarit të Majave. Data e fundit korrespondon me pikën e fundit në të cilën arkitektura e veçantë e Majave po ndërtohej.

Name:  maya-300x200.jpg
Views: 82
Size:  22.3 KiloByte

Gjatë kësaj periudhe, Majat ndërtuan një numër shtet-qytetesh tipike me komplekse të zhvilluara, me piramida me shkallë, me fusha të mëdha dhe me ndërtesa të tjera të quajtura manastire ose pallate. Qendrat e qyteteve përbëheshin nga ndërtesa të mëdha ceremonial. Piramidat dhe ndërtesat e tjera ishin të zbukuruara me ornamente në formën e kokës së jaguarit, ose zotave të shiut; muret tregonin skena të betejave, të rrëmbimit të të burgosurve, dhe të sakrificave njerëzore; mbishkrime datash në heroglife; dhe statuja të mbretërve dhe zotave.
images

Qendrat e qyteteve banoheshin vetëm nga shtresa e të pasurve dhe të fetarëve, të cilët ishin dhe përgjegjës për organizimin e ceremonive mbi të cilat vareshin Majat. Pjesa dërrmuese e Majave jetonin në ndërtesa të vogla në rrethinat e qendrave të qyteteve. Ata punonin nëpër fusha që ishin pranë pyjeve dhe rrëzave të maleve. Ata shkonin në qendër të qytetit për të dëgjuar orakullin nga priftërinjtë dhe për të marrë pjesë në ceremonitë e shpeshta që përbënin jetën e Majave. Ata besonin se këto praktika ishin të nevojshme për lavdërimin e zotave të tyre dhe për t’u siguruar se të korrat do te ishin të frutshme dhe se murtaja dh uria mund të evitoheshin.

end-of-the-world

Kjo klasë aristokratike fetare praktikonte derdhje gjaku, parashikimin e të ardhmes nëpërmjet astrologjisë, dhe nga një herë dhe sakrifica njerëzore për hir të zotave. Ata vishnin parruke dhe kostume të përpunuar me ornamente, bënin punime qeramike dhe gdhendnin statuja në llaç dhe gurë. Mënyra e tyre për t’u pastruar për një ceremoni, ishte të derdhnin gjak çdo ditë për një numër të caktuar ditësh para dates së evenimentit. Teknikat përfshinin çpimin e veshëve, kalimin e një teli me gjemba përmes gjuhës, si dhe nxjerrje gjaku nga penisi duke përdorur thupër.
time-universe-6
Shtrirja Gjeografike
Shtrirja gjeografike e qytetërimit Maya, e njohur si zonë Maya, shtrihet në të gjithë shtetet jugore Meksikane të Chiapas, Tabasko, dhe gadishullit Yucatan shteteve Quintana Roo e, Campeche dhe Yucatan. Zona Maya zgjeruar edhe në të gjithë rajonin verior Qendrore Amerikane, duke përfshirë vendet e sotme të Guatemala, Belize, Veriore dhe El Salvador Honduras perëndimore.

Si rajon i madh nën-në Mesoamerica, ajo përfshiu një peizazh të madh dhe të ndryshëm, nga zonat malore të Madre Sierra në rrafshin e gjysmë-thatë të Yucatan veriore. Klima në rajon Maya mund të ndryshojnë jashtëzakonisht, se zonat e ulëta janë veçanërisht të ndjeshme ndaj uraganeve dhe stuhive tropikale që janë të shpeshta në Karaibe.
mayan-calendar
Është e ndarë përgjithësisht në tre zona të përcaktuara me afërsi:

Malore jugore
Ultësira Jugore (apo qendrore)
Ultësira e veriut.

Maya Malore jugore përfshin të gjitha terrenet e ngritura në Guatemala dhe malore Chiapas. Ultësirat jugore dhe malore qëndrojnë vetëm në veri, dhe përfshijnë shtetet meksikan e Campeche dhe Quintana Roo dhe Guatemala veriore, Belize dhe El Salvador. Ultësira e veriut të mbulojë pjesën tjetër e gadishullit Yucatan, duke përfshirë dhe kodrat Puuc.

Historia dhe origjina e majave

images (4)
Nje nga kulturat me terheqese dhe me pak te kuptuara eshte ajo e majave, eci u shfaq ne mes te mjegullimave ne vitin 2000 para epokes tone dhe u tret perseri ne menyre misterioze reth vitit 800 te eres tone, duke lene vetem mbetjet e tyre post klasike. Mbjetjet e tyre jane te ngaterruara ne xhunglat e Amerikes Qendrore ku ne vitin 1773 ishte zbuluar qyteti i yre me i famshem i Palenkes, dhe qysh atehere enigma e tyre ka ngacmuar historianet dhe shkrimtaret si Teresa Moorey qe pervecse eshte shkrimtare eshte edhe nje astronome e astrologe. Palenka akoma nuk eshte hetuar plotesisht dhe muret e piramidave dhe tempujve te saj mbajne shume shkrime dhe shume mistere qe ne sa kemi filluar ti deshifrojme. Majat nuk perdornin rroten dhe aftesia e tyre per te ngritur blloqe prej 30 tonesh eshte nje nga shume misteret. Duket se jeta e Majave ishte nje jete e thjeshte e me nje shoqeri te bazuar ne nje sisem hieraik ne te cilin fshataret punonin token dhe sunduesit merreshin me rituale te lodhshme. Megjithate kjo kulture, ne asnje menyre nuk eshte injorante,sepse gjurmet tregojne se majat kishin njohuri te sofistikuara te astronomise, me nje kalendar shume kompleks. Kuptimet e ketij sistemi kalendarik kane shume nenkuptimete thella per ne ndoshta per vete mbijetesen tone. Megjithese Majat jetonin pa asgje qe ne do te mund ti shikonim si nje komoditet modern baze, fare mire aftesite e tyre fizike mund te quheshin shume te zhvilluar. Si shume popuj indigjene ata perdornin ne menyre aktive endrrat si mjete te parashikimit dhe per te kuptuarit me thelle. Majat mund te kene perdorur disa nga ndertimet e tyre per tempuj gjumi ne te cilat zbulimi synonte drejt njohurise dhe sherimit. Gjithashtu duket se Majat kishin konceptin e totemit ose pushtetit te kafsheve, i ngjashem me kulturen e Amerikano Verioreve duke sjelle ndermend nje element shamanik ne shoqerine e tyre. Majat mendohet se jane njerzit me te zgjuar nga ana e astronomise. Viti 2012 per Majat konsiderohet fundi i epokës së sotme dhe si nje fillim i ri.


Ndërkohë që supersticiozët kanë nisur të numërojnë ditët që na ndajnë nga nata apokaliptike, Maya-t po përgatiten të mirëpresin ciklin e ri Baktun. Klerikët në Meksikë kanë nisur ceremonitë për të festuar datën 21 Dhjetor, që sipas kalendarit Maya shënon fundin e erës Oxlajuj Baktun.
Ritet kryesore zhvillohen në parkun “Chapultepec”, ku u celebrua ceremonia e Zjarrit të Ri. Popullsia që rrjedh nga fiset Maya në Meksikë, i përbërë prej rreth 800 mijë personash, shpreson në një epokë Baktun më të mirë se ajo aktuale, e nisur prej vitit 1618. Ata shpjegojnë se në lashtësi, periudha Baktun matej sipas ciklit të barabartë me 400 vjet, dhe për rrjedhojë fundi i Baktunit të 13-të përkon me 21 dhjetorin 2012.
Shumë e kanë interpretuar këtë datë si fundin e botës, por klerikë dhe autoritetet vendase e përgënjeshtrojnë këtë fakt. “Kjo datë nuk është fundi i botës. Profecia Maya është komercializuar. Për ne është një moment për të qenë të bashkuar dhe për të rizbuluar kulturën Maya”, – shpjegon Saul Martin Ancona, sekretari i Turizmit. Ndërsa Jose Marquez, klerik maya, shpreh pakënaqësi se autoritetet nuk u japin leje për t’i zhvilluar ritet në vendet e shenjta antike



2012_maya2




Massimo Polidoro, “detektiv i misterit”, siguron se më 21 dhjetor 2012 nuk do të ndodhë asgjë. Por bëni kujdes se mos frikësoni fëmijët
Është faktike që Majat as nuk e kishin idenë të parashikonin fundin e botës. Këto janë fjalët e Massimo Polidoro-s, shkrimtar dhe “detektiv i misterit”, një prej ekspertëve më të mëdhenj në fushën e psikologjisë së pazakontë, asaj paranormale dhe mistereve në përgjithësi. Edhe Apokalipsi, që është cituar nga popullsia prekolumbiane më 21 dhjetor 2012, ka të gjitha karakteristikat për të qenë pjesë e kategorisë së citimeve. Por cila është arsyeja që kjo datë ka ngjallur kaq shumë frikë e pasiguri?
“E vetmja gjë e vërtetë që ka lidhje me Majat është fakti se më 21 dhjetor përfundon një prej kalendarëve të tyre, për të rinisur më pas një i ri më 22 dhjetor!”, shpjegon eksperti. Pra, asgjë nuk është e vërtetë. Kush ka frikë se mos humbet gjithçka më 21 dhjetor 2012 mund të rrijë i qetë.
Por, pavarësisht gjërave të thëna, profecia e supozuar e Majave vazhdon të ketë efekt mbi njerëzit. Pse?
Sepse kjo histori është përhapur nga disa amerikanë dashakeqës dhe të pasionuarit pas mistereve, të cilët nuk kanë shumë informacion ose që e bëjnë enkas, sepse në fund të fundit këto tema tërheqin më shumë vëmendjen.
Në ç’kuptim?
Po ta vini re, që në vitin 2002, kur njerëzit filluan të flisnin për profecinë, janë publikuar shumë libra, janë realizuar dokumentarë dhe mjaft materiale të tjera.


Pra, sipas jush, është çështje biznes?
Sigurisht. Nga pikëpamja shkencore nuk ka asgjë që të qëndrojë, asgjë për të cilën duhet të shqetësohesh, apo ngjarje të rrezikshme, si afrimi i planetëve, rrëshqitje e tokës apo gjëra të tjera që kemi dëgjuar të flitet gjatë javëve dhe muajve të fundit.
Në fakt nuk është hera e parë që bëhen deklarata apokaliptike. A ka pasur ndonjë rrezik që na kanosej vërtet?
Në vitin 1999 njerëzit trembeshim se mund të ndodhte ndonjë gjë e keqe me ardhjen e mijëvjeçarit të ri, sidomos nga pikëpamja teknologjike, sepse mendohej se kompjuterët nuk do të ishin në gjendje të “përshtateshin”. Por nuk ndodhi asgjë. Për sa u përket parashikimeve të tjera pak a shumë katastrofike, ka me mijëra. Ne kemi mbledhur me dhjetëra, por rasti i vetëm ku kemi verifikuar rrezik është ai i Nostradamusit, për arsyen e thjeshtë se bëhet fjalë për një varg të pafund absurd, të paqarta dhe pa një datë të saktë. Prandaj secili mund të shikojë atë që do.
Ditët e fundit u desh ndërhyrja e qeverisë ruse për të qetësuar njerëzit, madje për këtë çështje u angazhua edhe vetë NASA…
Po, është e vërtetë, sepse në qoftë se për shumë njerëz profecia e Majave nuk është gjë tjetër veçse një mundësi për ta mbyllur vitin në mënyrë argëtuese, ka të tjerë që janë trembur vërtet. Këtu përfshihen edhe fëmijët.
Fëmijët, po ç’lidhje kanë ata me këtë çështje?
Mua më ka ndodhur shpesh të dëgjoja fëmijë teksa shkonin në shkollë, të cilët pyesnin njëri-tjetrin se çdo të ndodhte me fundin e botës. Pasi i dëgjoja, ndaloja menjëherë dhe i qetësoja, duke u thënë se ata nuk duhet të shqetësoheshin, sepse nuk do të ndodhte gjë. Pikërisht për ta bënë edhe një program televiziv, të titulluar “Big Bang!”. Një udhëtim për të zbuluar misteret e mëdha të historisë dhe në veçanti profetinë e Majave.
Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim, sigurisht pa u frikësuar…
Sigurisht. Gjëja e vetme që duhet shpresuar është që ndonjë i çmendur të mos sajojë gjëra të shëmtuara, ndonjë sekt që beson në fundin e botës, si ai që në mes të viteve ‘90 u vetëvranë në Zvicër. Fjala e duhur do të ishte: mos e dramatizoni situatën!



Profecia e Majave apo asteroidi Nibiru? Në internet faqe dhe shërbime të ndryshme janë shfaqur gjithandej për të mbërritur të përgatitur në ditën e fundit. Por NASA, nga ana tjetër, ka përgënjeshtruar gjithçka
Nëse jeni të ndjeshëm është më mirë që të mos lexoni asgjë për këtë udhëtim gjysmë serioz drejt 21.12.2012, kur thuhet se gjithçka do të përfundojë. Megjithatë duhet të jetë për ndryshimin e vazhdueshëm të datës, ose për të mos ndjellë rrezikun e fundit të botës, por interneti po e pret me shumë “gjakftohtësi” datën e 21 dhjetorit 2012, për të cilën kanë dëgjuar të gjithë tashmë. Profecia Maja apo asteroidi Niburi? Në internet shumë faqe ofrojnë këshilla për të qenë të përgatitur në ditën e fundit. Ndërsa disa e kanë marrë me të qeshur, të tjerë e kanë marrë shumë seriozisht. Qeverisë ruse më 5 dhjetor iu desh të siguronte qytetarët e frikësuar nga ajo që mund të ndodhë me një komunikatë për shtyp dhe në Siberi ka dalë në shitje seti me emrin “Apokalipsi”, që nuk është gjë tjetër veçse një pako me ilaçe, sapun dhe e pamungueshmja shishja me vodka. Kureshtar është fakti që kjo paketë shitet në një agjenci martesore, me çmimin 22 euro. NASA, agjencia hapësinore amerikane me shërbimin e saj “Ask an astrobiologist”, u përgjigjet pyetjeve të publikut. Deri më tani pyetjet për Doomsday, ditën e gjykimit siç e quajnë në SHBA, kanë arritur numrin 5 mijë, çka tregon interesin e madh për këtë argument. Megjithatë, për NASA-n asgjë nga këto nuk ka për të ndodhur duke i përgënjeshtruar të gjitha.

Rrjetet sociale
Në SHBA ekziston një sajt për takime dashurie mes atyre që besojnë se mund të ndodhë katastrofa. Quhet Survivalistsingles.com, është falas, dhe në më pak se dy vjet i ka shtuar shumë të regjistruarit, duke i çuar në 4 mijë nga 400 në vitin 2010. Duke gjykuar nga statistikat është e qartë se bota post apokalipsit do të jetë e gjitha “mashkullore”, duke qenë se gratë e regjistruara janë më pak se 13090, më pak se gjysma e kolegëve meshkuj. Për të qëndruar së bashku është më mirë të marrësh pjesë në një “festë” të shpikur nga italianët. Te llogaria “Fundi i botës” (në “Facebook”) numëron më shumë se 170 mijë pjesëmarrës gati të “shkallojnë” nën moton: “Në këtë ditë që të gjithë i frikësohen si të mos organizojmë një festë gjigante në të gjithë planetin me alkool, muzikë, vajza dhe djem gjysmë lakuriq që kërcejnë dhe ngrenë dolli për fundin e botës?”. Vështirë të mos u japësh të drejtë. Në “Twitter” simboli Maja është ndër më të frekuentuarit këto ditët e fundit, ndërsa në “YouTube” dominojnë videot praktike për të përballuar katastrofat.

Udhëtimet
Për të mos qëndruar duarkryq nuk ka më mirë se sa një udhëtim i bukur, aq sa shtëpia e specializuar botuese “Moon” ka përgatitur “Exploring the Mundo Maya” në 2012-n, një guidë e detajuar përgjatë Meksikës, Guatemalës, Belizesë dhe Hondurasit, në kërkim të vendeve të shenjta të këtij qytetërimi antik. Por kush preferon të mbijetojë mund të organizojë një xhiro në Bugarach, në Francë ose në Angrogna, në provincën e Torinos. Mes reklamës dhe paradokseve të ndryshme thuhet se këto dy vende të vogla do të jenë dy lokalitetet e vetme europiane që do u shpëtojnë katastrofave. Sigurisht që nuk ka një bazë shkencore për këto teza, por gjithsesi është më mirë të shkohet. Sigurisht ka nga ata që besojnë se për të shpëtuar është më mirë të përgatitesh. Prenotimet kanë filluar me kohë dhe në këto vende dhomat e shtëpive apo hoteleve që tani kanë arritur çmime marramendëse, të cilat i kalojnë një mijë eurot për atë natë. Madje në Bugarach nuk ka më vende të lira, ndërsa ushqimi apo qoftë edhe një vend i vogël në një bar të zakonshëm paguhet shumë shtrenjtë.
Koha për muzikë
Si çdo udhëtim, edhe fundi i botës meriton një kolonë zanore të gjithin për vete. Forumet e ndryshme janë vënë në garë për të gjetur gjurmët e përshtatshme për të kaluar orët e fundit mbi Tokë. Mes këngëve italiane më të dëgjuara janë “Në çfarë orë është fundi i botës”, i Ligabue apo këngët e Vasco Rossi-t, ndërsa në frontin anglosakson renditet klasikja
“It’s The End Of The World” e REM, më romantikja “Alive” e Pearl Jam, “Dead Embryonic Cells” e Sepultura dhe e pamungueshmja “Until The End Of The World” e U2.


Histeria për fundin e botës

Fundi është afër. Bota, që e njohim ne do të marrë fund më 21 dhjetor, kur ngjarjet kataklizmike do të lënë gjurmë të shkatërrimit dhe do të shkaktojnë pothuajse zhdukjen totale të njerëzve në tokë.
Në këtë gjë besojnë shumë njerëz në mbarë botën, duke u bazuar në interpretimet e kalendarit të lashtë majan.

Pavarësisht nga përpjekjet më të mira të dijetarëve, zyrtarëve dhe liderëve fetarë për të rrëzuar teorinë, frika e një apokalipsi ka shkaktuar panik, dhe një numër përpjekjesh të paturpshme për të përfituar duke u bazuar në thashetheme.

Ndoshta, askund tjetër, më shumë sesa në Rusi dhe Ukrainë njerëzit nuk i ka përfshirë paniku për fundin e botës, ku çmimet për qirinj dhe prodhime të tjera shtëpiake janë rritur, derisa familjet po mbledhin rezerva para 21 dhjetorit.

Blerja e shkaktuar nga paniku, po ndodh në tërë Rusinë, me njerëzit që blejnë pishtarë, shkrepëse, termose dhe llamba vajguri. Çuditërisht, qyteti industrial i Novokuznstskit ka qenë dëshmitar i një furie për të blerë kripë.
Në qytetin siberian të Tomskit, ajo që filloi si një shaka për të ofruar çanta me pajisje mbijetese për fundin e botës, është kthyer në një biznes fitimprurës.
Aleftina Popova është një punonjëse në Marina Mendelson, agjencia e dasmave që ofron pajisje.
“Njerëzit kanë folur në lidhje me fundin e botës shumë në kohët e fundit, kështu që ne kemi vendosur si në shaka në lidhje me të. Ne kemi dalë me këtë çantë për t’i bërë njerëzit të qeshin me gjëra të tilla”, shprehet Popova.
Popova thotë se njerëzit nga e gjithë Rusia po e porosisin këtë çantë me pajisje on-line.
“Ka qenë padyshim një projekt i suksesshëm”, shprehet ajo.
Çanta, që kushton 890 rubla (apo 29 dollarë), përmban një litar, fashë, një fletore, vodka, një copë sapuni dhe sende të tjera që konsiderohen si të nevojshme për t’i mbijetuar një apokalipsi.
Zyrtarët rusë, megjithatë, nuk po argëtohet me një gjë të tillë.
Një grup i ligjvënësve në Dumën Shtetërore të Rusisë iu ka shkruar drejtuesve të kanaleve televizive federale, që të mos përhapin informacione “pseudoshkencore në lidhje me fundin e botës.”
Kryeministri Dimitri Medvedev, ministrat e Emergjencave Vladimir Puchkov dhe Genadi Onishchenko, kryeinspektori shëndetësor i vendit, e kanë parë të nevojshme që të dekurajojnë thashethemet për shkatërrimin e tokës.
Në Itali, astronomi më i lartë i Vatikanit ka kërkuar gjithashtu që të largohen shqetësimet rreth 21 dhjetorit, duke thënë se skenarët e ndryshëm për fundin e botës, bazuar në kalendarin majan, “as që ia vlejnë të diskutohen”.
NASA, agjencia amerikane e hapësirës, ka ndërmarrë edhe hapin e pazakontë duke botuar një publikim me titullin “Përtej 2012: Pse bota nuk do të përfundojë?”.
Por, një drejtuese e qeverisë ka bërë shaka me këto gjëra.
Në një video satirike të postuar në internet këtë muaj, kryeministrja australiane Julia Gillard, që dukej e shqetësuar, njoftoi për afrimin e apokalipsit.
“Fundi i botës është afër. Nëse goditja përfundimtare vjen nga zombit mishngrënës, kafshët djallëzore apo nga triumfi i përgjithshëm i K-Pop (pop-muzikës koreane), nëse dini diçka në lidhje me mua, ajo është se: unë gjithmonë do të luftoj për ju deri në fund”, është mahitur ajo.
Ndërkohë, përpjekja për të përfituar nga mania e apokalipsit po sheh kulmin.
Një numër i kompanive, që nga ai i automjeteve, Chevrolet kanë lëshuar reklama me tematike të Armagedonit, në një orvatje për të rritur shitjet 

Në Serbi, hotelet në malin lindor Rtanj janë vërshuar nga turistët, të cilët besojnë se do të kursehen kur pjesa tjetër e botës do të kthehet në rrënoja më 21 dhjetor.

Sipas besimit popullor, mali fsheh një strukturë piramidale, të lënë pas nga jashtëtokësorët, më shumë se një mijë vjet më parë, e cila do ta mbrojë atë nga shkatërrimi.
“Ne kemi parë një valë turistësh në dhjetë ditët e fundit. Njerëzit po telefonojnë për të rezervuar dhoma, por tashmë nuk ka të lira. Ne zakonisht i kemi të mbushura vetëm 20 për qind të dhomave. Dy apo tri familje nga Austria na kontaktuan, si dhe klientë nga qytetet e mëdha në Serbi, përfshirë edhe Beogradin. Njerëzit na thërrasin, dhe kur iu themi se nuk kemi vende, ata na pyesin nëse mund të qëndrojnë në parking, ose në restorant”, shprehet për Radion Evropa e Lirë, Obrad Bleçiq, një menaxher i njërit prej hoteleve lokale.

Së paku dy fshatra tjera malore, një në Francë dhe një në Turqi, që sipas kulteve janë të mbrojtur nga fundi i botës dhe shihen si strehë të sigurta po përjetojnë një bum të paparë turistik - duke bërë që banorët të ofrojnë dhoma me çmim tepër të lartë.
Një fermer kinez, për shembull, ka ndërtuar shtatë sfera nga çeliku dhe fijet e qelqit dhe shpreson se do t’ua mundësojnë pasagjerëve shpëtimin nga fundi i botës. http://totallycoolpix.com/2012/12/chinese-man-builds-noahs-ark-for-preparing-for-end-of-the-world
Në Shtetet e Bashkuara, Larry Hall ka transformuar një ish-garazh të madh të raketave në Kansas në një shtëpi luksoze mbijetuese. Të paktën, tre prej njësive tashmë janë shitur, secila nga 2 milionë dollarë.
Në mes të manisë globale për fundin e botës, shumë pak, janë ndalur për të dëgjuar se çka thonë për këtë çështje vetë pjesëtarët e komunitetit majan.
Sipas tyre, fundi i kalendarit të lashtë majan, më 21 dhjetor 2012 nuk do të shënojë ndonjë katastrofë – por, thjesht fillimin e një kalendari të ri.
Ata dënojnë shfrytëzimin për përfitime financiare të trashëgimisë së tyre kulturore dhe planifikojnë që ta shënojnë këtë ditë me ceremoni private në vendet arkeologjike majane, larg nga turmat masive që pritet të mblidhen në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore për koncertet e fundit të botës, të shoqëruara me fishekzjarrë.

The Doomsday date of December 21, 2012 has people all over the world nervous in anticipation. One man in China has even spent his life savings to build a modern “Noah’s Ark” just in case the devastation includes massive flooding. The ark is designed by Chinese inventor Liu Qiyuan, in Xianghe, Hebei province. Liu, who has spent 1.8 million yuan ($288,000) on building six “Noah’s Ark”s in 8 months with the help of his former furniture factory’s workers, is working on his seventh pod. The 17 cubic-metre volume vessels were built to serve as lifeboats in the event of earthquakes, tsunamis and floods. If there is a world after 21 December the engineer plans to use the boat as a tourist attraction. So, another stop when you are able to visit China.
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
1A worker welds steel bars as he constructs a spherical pod, named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
2A spherical pod, named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu Qiyuan floats on a river during a test in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
3Chinese inventor Liu sits inside one of his spherical pods, named ”Noah's Ark”, in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
4A worker welds steel bars as he constructs a spherical pod, named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
5Chinese inventor Liu climbs out of one of his spherical pods, named ”Noah's Ark”, in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
6Chinese inventor Liu walks past his spherical pods, named ”Noah's Ark”, in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
7A spherical pod, named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu floats on a river during a test in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
8Chinese inventor Liu stands inside one of his spherical pods, named ”Noah's Ark”, in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
9Chinese inventor Liu Qiyuan stands inside his spherical pod named ”Noah's Ark” in Xianghe, Hebei province. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
10Workers participate in the construction of a spherical pod, named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
11Chinese inventor Liu speaks on his mobile phone as he sits in his spherical pod named ”Noah's Ark” in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
12Workers brush the surface of a spherical pod named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
13A worker welds steel bars as he constructs a spherical pod, named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
14Workers move a tyre near spherical pods named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
15Chinese inventor Liu gestures in front of his spherical pod named ”Noah's Ark” in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
16A worker cuts steel bars as he constructs a spherical pod, named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
17A general view inside a spherical pod named ”Noah's Ark” designed by Chinese inventor Liu is seen in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
18Workers stir paint near spherical pods named ”Noah's Ark” designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
19Workers brush the surface of a spherical pod named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
20A man stands on a bridge in front of a floating spherical pod named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
21Workers try to adjust the position of a spherical pod named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS
Chinese man builds Noah's Ark for preparing for end of the World
22Workers brush the surface of a spherical pod named ”Noah's Ark”, designed by Chinese inventor Liu in Xianghe. PETAR KUJUNDZIC/REUTERS

2012-12-18

U prefshi në parajsë ...

Autoritete policore arritën në konkluzionin se personi i cili është fajtor dhe armatosi dorën e Adam Lanza, ishte pikërisht nëna e tij.

Këtë e tregojnë të gjitha të dhënat e mbledhura nga autoritetet policore 24 orët e fundit pas tragjedisë me 26 viktima në shkollën” Sandy Hook” të Newtown të Connecticut.

Duhet theksuar se miq, të afër dhe qytetarë të qytetit janë vënë në ndihmë të policisë për të ndihmuar në përfundimin e profilit kriminal të Nancy. Pjesa më e madhe e dëshmive e përshkruajnë atë si një grua paranojake, e cila besonte se bota po shkonte dhunshëm drejt rrënimit ekonomik!

Madje histeria e saj ishte kaq e madhe saqë, e kishte shndërruar shtëpinë e saj në një vendstrehim të mbushur plot me armë, ushqime dhe ujë që rezistonin për një periudhë të gjatë.

52-vjeçarja Nancy Lanza, përgatitej për fundin e botës këtu e shumë vite më parë dhe për këtë arsye kishte sjellë në kontakt me armë dhe të dy djemtë e saj.



description



Adam Lanza i fiksuar pas armëve, jetonte me to në bodrum



I kalonte ditët e tij në një lloj bunkeri pa dritare, muret të mbushura me postera armësh dhe ushtarësh amerikanë, sytë e gozhduar mbi ekran për të luajtur një "Call of Duty", një nga video-lojërat më të përhapura në botë. Adama Lanza, 20-vjeçari autor i masakrës në shkollën e Njutaun, ishte i fiksuar nga armët dhe kalonte orë e orë të tëra duke luajtur videolojëra me gjak dhe të dhunshme. "Kishte një shtëpi të mrekullueshme, por jetonte nën tokë", rrëfen për "The Sun", Piter Ulasuk, një hidraulik, që kohët e fundit kishte bërë punime në vilëne tij, pronë e të ëmës së djalit, por edhe ajo e vrarë nga çmenduria e të birit. "Në bodrum kishte krijuar një shtëpi të vërtetë, me kompjuter, banjë, shtrat, skrivani dhe televizion. Por nuk kishte as edhe një dritare".


"Të dy djemtë, edhe i vëllai, ishin të apasionuar pas ushtrisë. Kishin postera ngado të ushtarëve në bunkerë", vijon Ulasuk "ata djem mund të të tregonin gjithçka mbi armë që nuk i kishin parë kurrë, të viteve '40, '50, '60". "Nuk dua t’ia vë fajin lojërave për atë që ka ndodhur”, shpjegon hidrauliku për "The Sun", "por kujtoj që ata shihnin një armë historike dhe thonin 'e kam përdorur tek "Call of Duty'". Në ditën e masakrës ai kishte karabinë dhe dy pistoleta gjysmëautomatike, një armë tjetër në makinë, dhjetëra të shtëna dhe qindra municione rezervë. Ky është arsenali i Adam Lanza, 20 vjeç, autor i masakrës së Njutaun, në Kontektikat.

E ëma e Adam Lanzas donte t'i përgjigjej "Fundit të Botës" me armë


Nanci Lanza, nëna e Adam, autor i masakrës në shkollën e "Sandy Hook", bënte pjesë në një grup njerëzish që donin t’i përgjigjeshin me armë në dorë "fundit të botës", krizës së madhe botërore dhe një serie të madhe katastrofash të mundshme. Siç referon "Telegraph", Lanza kishte folur për frikërat e saj në ditët para veprimit të të çmendur të të birit me kunatën Marsha, konfirmon: "hera e fundit që e kam takuar fliste gati vetëm për grupin e saj dhe u kërkonte të gjithëve: përgatituni për çastin kur të përmbyset gjithçka, për kolapsin e ekonomisë”. Edhe një mik i gruas pohon: "Thoshte se çdo gjë po shkon keq e më keq. Ishte duke u bërë gjithmonë e më e nervozuar".
description
Fotoja e fundit e engjëjve të shkollës së Njutaunit

Disa të qeshur, disa seriozë, disa "indiferentë", por të gjithë të lumtur, të pafajshëm. Këto janë fytyrat e 15 fëmijëve të shkollës së Njutaunit "Sandy Hook", të cilët u vranë nga plumbat e Adam Lanza.




 Kjo është fotoja e fundit e fëmijëve të klasës së parë të shkollës që u përgjak, që është bërë disa muaj më parë.


Askush nuk mund të dinte se çfarë do të ndodhte. Askush nuk mund të kishte imagjinuar se disa muaj më vonë, këta fëmijë nuk do të jetonin më.



Kjo është fotoja e fundit, sepse çmenduria e krimit nuk i lejoi ata të kenë fotografi të diplomimit, apo foto nga martesa e tyre. 15 fëmijët në foto u vranë nga 20-vjeçari Adam Lanza.


 Me ta u vra dhe mësuesja e tyre, 30 vjeçarja Loraine Ruso. Ka vetëm një vajzë në qendër e foto, emri i së cilës sipas 'Daily Mail' nuk është i njohur dhe askush nuk e di, nëse ajo ka mbijetuar apo jo.



 Ndoshta kjo është vajza trime që për minuta të tëra u shtir si e vdekur, e fshehur në trupat pa jetë të shokëve, duke i shpëtuar vrasësit.



 Mungon në foto Emili Parker, një tjetër viktimë e amokut vdekjeprurës të Adam Lanza. Sipas babait të saj, Emili nuk shkoi në shkollë atë ditë, që është realizuar kjo foto.











Shokët  e Adam Lamza-së në www.123people


Armet e gjetura 








description



Sfida e armëve, Obama nis përpjekjet për zgjidhje


Presidenti amerikan ka nisur takimet e para, në përpjekje për t’i dhënë përgjigjen e duhur masakrës në Njutaunit, të Konektikat, ku humbën jetën 27 persona, mes të cilëve 20 fëmijë. Të henën Barak Obama, zëvendëspresidenti Xho Bajden u takuan me Sekretaren e Arsimit Arne Dnkan, Prokurorin e Përgjithshëm Erik Holder dhe Sekretaren për Çështjet e Shëndetësisë dhe shërbimeve humane, Ketlin Sebelius për diskutuar mbi reduktimin e krimit nga armët. "Washington Post", që citon burime qeveritare, raportoi se në krye të kësaj inisiative do të jetë Xho Bajden. Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë deklaroi se krimi nga armët është një problem shumë kompleks që kërkon një zgjidhje të plotë. Zëdhënësi foli për ligje, të nevojshme për të shtrënguar kontrollin e armëve. Siç tha ai, presidenti është i gatshëm të rivendosë embargo ndaj armëve të sulmit, e cila përfundoi në vitin 2004.


Demokratët që kanë hezituar të forcojnë legjislacionin, por ka shenja që diçka mund të ndryshojë. Dy senatore pro-armëve bëjnë thirrje për ndryshim. Senatori i Virxhinias, Mark Varner dhe senator i Virxhinias Perëndimore, Xho Manshin, anëtare të Shoqatës Kombëtare të Armëve deklarojnë se pas masakrës në Njutaun, retorika duhet të lihet prapa dhe duhet ndryshuar. Senatorja e Kalifornisë, Dajan Feinshtein, një avokate e kahershme e rregullimit të ligjeve për armët deklaroi të dielën se do të paraqesë një projektligj në sezonin e ardhshëm të Kongresit.


 Të hënën u zhvilluan dhe ceremonitë e para të varrimit për dy nxënësit gjashtë vjeçar Noah Pozner dhe Xhek Pinto. Në shenjë zie, Njutauni hoqi të gjithë zbukurimet e vendosura për Krishtlindje.

Përgatiti Flori Bruqi

Angela ka fituar "palmën e artë"


Modelja shqiptare ka marre pjese jo pa u vënë re në një festim pikant 3-ditor në Gstaad të Zvicrës

Disa nga vajzat më bukuroshe të së ashtuquajturës aristokraci evropiane janë mbledhur në Gstaad të Zvicrës për një festë elite me pesë yje, mbi dëborë. Bëhej fjalë për një takim 3-ditor mes koktejeve, garave të skive, darkave dhe argëtimeve ekstra-luksoze.raport ikub

Mirëpo ka qenë e pamundur të mos vërehej "look"-u i tyre, teksa mbi të gjitha ka tërhequr vëmendjen papritmas modelja shqiptare me banim në SHBA, Angela Martini. Ajo kishte veshur një fustan të kuq "shik", por që i nxirrte tërësisht gjoksin në ajër, duke i lënë fare pak vend imagjinatës.

Kështu mund të thuhet se Angela ka fituar "palmën e artë" të eksibicionizmit mes të gjitha femrave të tjera, për pozat e saj "hot" dhe tepër provokuese.


http://en.wikipedia.org/wiki/Angela_Martini

Mirko Gjorgjeviq : Qëndrimi anakronik centralist i pushtetit në Serbi mund të nxisë një lëvizje të fuqishme autonomiste në Vojvodinë, e madje edhe një hap tutje kësaj lëvizjeje, njofton “Blic” .


Mirko Gjorgjeviq

Sociologu Mirko Gjorgjeviq ka deklaruar se qëndrimi anakronik centralist i pushtetit në Serbi mund të nxisë një lëvizje të fuqishme autonomiste në Vojvodinë, e madje edhe një hap tutje kësaj lëvizjeje, njofton “Blic” .


Frikohem se Serbia me Vojvodinën do t kalojë sikur me Kosovën. Lutëm që të mos kem të drejtë, ka thënë Gjorgjeviq dhe ka shtuar se e ardhmeje Serbisë varet nga Vojvodina dhe këtë Serbia nuk po do ta shfrytëzojë. Ne kemi bërë çdo gjë që me Kosovën ta shkatërrojmë veten dhe këtu kemi qenë shumë të suksesshëm”, ka thënë ai.

Ideja është që veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale, entitet të veçantë, ngjashëm sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.


“Novosti” e Beogradit shkrua sot kreu shtetëror serbë ka arritur më në fund pajtimin rreth platformës pr Kosovën. Sipas kësaj gazete, platforma kërkon status të posaçëm për serbët në veri pa njohje të Kosovës.

Për platformën do të deklarohen Grupet Parlamentare, serbët nga Kosova dhe në fund Kuvendi i Serbisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, Serbia do të duhej të luftonte për të drejta sa më të gjëra dhe formale të qytetarëve në veri. Ideja është që veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale, entitet të veçantë, ngjashëm sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.

Në praktikë, në veri më nuk do të kishte institucione të Serbisë, por autonomi serbe. Ky propozim do të jetë temë e shqyrtimit edhe me bashkësinë ndërkombëtare, thekson gazeta.

“Por, platforma, gjithashtu, do të thirret edhe në Kushtetutën e Serbisë, sepse Beogradi me asnjë kusht nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës. Më këtë qasje mbrohet qëllimi kryesor – që sa më shumë të lehtësohet jeta e serbëve, dhe njëkohësisht, ata të mos kenë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës”, shkruan “Novosti”.

EULEX-i hedhë poshtë Kallëzimin penal kundër Pacollit

Pasi EULEX-i ka hedhur poshtë kallzimin penal të Agjensionit Kundër Korrupsionit ka reaguar Behgjet Pacolli, duke shkruar në rrjetet sociale dhe duke akuzuar Agjensionin Kundër Korrupsion për ndërhyrje politike.
“Siç e kam thënë edhe atëherë ai kallzim penal ishte bërë për shkak të njëanshmërisë, mos profesionalizmit, dhe ishte shumë tendencioz në qëllimet e veta”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij, kjo ishte bërë në kohën kur ai po punonte për vendin. “Madje ishte bërë pikërisht në kohën kur unë në Nju Jork ishte i angazhuar shumë në aktivitete për shtimin e njohjeve të reja, dhe afirmimin e fuqizimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, vazhdon postimi i tij.
Ai ka shfaqur mosbesimin dhe kritikat për AKK-në.
Behgjet Pacolli
“Besoj se nga ky rast do të nxjerrin përfundime pozitive të gjitha institucionet vendore, përfshi edhe Agjencionin, me qëllim që të lirohen nga kthetrat e interesave të ndryshme individuale dhe grupore.
Behgjet Pacolli”, shkruan ai.
Postimin, ai pohon se e ka shkruar nga Ruanda ku po qëndron aktualisht.
Misioni i EULEX-it kishte hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012.

* * * * *

EULEX-i hedhë poshtë Kallëzimin penal kundër Pacollit

Misioni i EULEX-it ka hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012.
Avokati i Behxhet Pacollit, Gazmend Nushi, ka kërkuar nga AKK-ja, që të kërkojë falje për këtë denoncim të shëmtuar siç është shprehur ai.
“Shpresojmë që së paku ndërgjegja e tyre do t’i shtyjë ata që në të ardhmen e afërt publikisht të deklarohen rreth shkaqeve, arsyeve dhe në veçanti, rreth motiveve me të cilat janë udhëhequr kur kanë vendosur ta depozitojnë Kallëzimin penal kundër z.Pacolli. Dhe asgjë më tepër” thuhet në letrën e avokatit Nushi dërguar opinionit publik.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...