Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/23

Vështrim mbi botimin "Alkooli dhe marihuana-drejt kokainës, heroinës e prostitucionit"


Alkooli dhe marihuana - drejt kokainës, heroinës e prostitucioni


Alkooli dhe marihuana - drejt kokainës, heroinës e prostitucionit
Autori: Dr. Mair A. Iseini
Botues: SH.B. El-Kalem, Gostivar



Libri "Alkooli dhe marihuana - drejt kokainës, heroinës e prostitucionit" më erdhi në duar në një moment shumë delikat: kalova nga posti i profesorit në shkollën e mesme në postin e mjekut në spitalin psikiatrik. Në të dy vendet u ballafaqova me shumicën e problemeve të cilët autori i përshkruan në librin e tij: me narkomaninë, abuzimin e alkoolit dhe të qenieve njerëzore.
Dhe në të gjitha instancat më duket se vërejta një droje që për këtë problem të flitet në mënyrë më të hapur dhe më të afërt për ata të cilët ishin edhe viktima më të rënda të këtyre të këqijave: të rinjtë, familjet e tyre dhe rrethi i tyre më i ngushtë. Prandaj, në shikim të parë më shkaktoi shok (por ta them të drejtën, edhe më tërhiqte) gjuha pak ca e ashpër e këtij libri me fjalë të thukta dhe pa pardon përshkruheshin dukuritë negative, bartësit dhe pasojat nga to. Vallë, a duhet të vërtetën ta zbukurojmë vetëm pse ajo është e shëmtuar?
A duhet t'i emërojmë këto të këqija si "gabime të rinisë", "sëmundje" apo "vese"?
Porosia e këtij libri (e cila më pëlqeu shumë) është se këto, në rend të parë janë MËKAT!
Mëkat ndaj vetvetes, ndaj familjes dhe ndaj Zotit i cili na dha jetën që ta shpenzojmë për të mirë e jo për "vese" të ndryshme.
Qasja interdisciplinare është ana tjetër e forte e këtij libri. Edhe pse në thelb bëhet tjalë për probleme mjekësore (në rend të parë për narkomaninë dhe alkoolizmin) nuk është harruar edhe dimensioni social, psikologjik dhe ai fetar i këtyre problemeve. Ky lloj i qasjes, përfundimisht, është konform metodave moderne shkencore.
Pjesët ndoshta më impresive të këtij libri janë pjesët dokumentare, ku vetë protagonistët e dramës së quajtur "varshmëri" flasin për dhembjet e tyre.
Nuk mundet njeriu të mbetet pa emocione kur lexon për peripecitë e familjes dhe të vetë personave të varur nga droga ose alkooli, të keqtrajtuar tej mase. Dhe me automatizëm më imponohet mendimi:"-
Vallë çfarë do të kisha ndërmarrë unë si prind dhe si mjek?".
Kam droje ta them përgjegjen!
Në fund, dua të theksoj se ky libër plotëson një zbrazësirë të madhe sa i përket kësaj problematike: varshmërisë dhe sjelljes devijuese, jo vetëm në literaturën profesionale por edhe si një shkrim popullarizuar. Dua të besoj se ky libër do ta gjejë rrugën e tij deri tek ata për të cilët është edhe i dedikuar: të rinjtë dhe familjet e tyre.
Konsideroj se ky libër do të bëjë diçka që asnjë libër i këtij lëmi nuk e bëri dot: të inicon një aksion qytetarë për asgjësimin e këtyre të këqijave nga ambienti ynë i përditshëm.
Në emër të të gjitha këtyre që u cekën lartë, i dëshiroj këtij libri "lindje" dhe jetë të mbarë. Dhëntë Zoti që me rezultatet e tij ky libër t'i arsyetojë mundimet e autorit.

Dr. Kadri Haxhihamza

Përmbajtja e Librit:

Alkoholi
Qëndrimi Islam ndaj Alkoholit
Droga
Qëndrimi Islam ndaj Narkotikëve
Prostitucioni
Sida
Pedofilia
Prostitucioni në aspektin Kur’anor
Duhani
Qëndrimi i Islamit ndaj Duhanit

Poezia si akt etik



Prof.Dr. Hysen Matoshi


Janë të shpeshta rastet e shndërrimit të poetëve në skllevër të poezisë. Kështu, poezia atyre ua ka trauar rrugën e jetës, është bërë fanar i tyre. Të këtillët janë dhënë së tepërmi pas përsosmërisë formale të poezisë. Megjithatë, ka pasur edhe autorë të cilët këtë raport e kanë ndërtuar ndryshe. Poezia për ta ka qenë vetëm një formë e shprehjes së botës së tyre emocionale e intelektuale. Poetët e këtillë natyrisht janë përqendruar tek aspektet e domethënies, të idesë themelore që mbart poezia. Autori i disa libra poetikë, Mustafë Krasniqi, i takon grupit të dytë të poetëve. Ai ka vënë në shërbim të idesë kombëtare jo vetëm poezinë, ngase të gjitha kapacitete e tij jetësore janë të orientuara në këtë synim. Vetëdijshëm e angazhon artin e tij, madje edhe duke e zbehur në disa raste të shprehurit e figurshëm dhe duke e kthyer atë në ligjërim deklarativ, ashtu që ideja e tij themelore të përçohet më lehtë te marrësi i saj.

Në librin e tij poetik të radhës, të titulluar Lojë thikash, Mustafë Krasniqi i përjetëson disa nga përjetimet dhe meditimet e tij që, në rend të parë, lidhen me përkushtimin jetësor kombëtar, me aktualitetin e zhvillimeve në Atdhe, por edhe me aspekte që preokupojnë botën e ndjenjave, me temën e pashtershme të dashurisë. Megjithatë, themi se kjo poezi pa Atdheun nuk do të ekzistonte, pa këtë temë të madhe ajo nuk do të ekzistonte si fakt artistik letrar.
Zhgënjimet e shumta që i ka përjetuar brezi i atdhetarëve idealistë, të cilat vërehen gjithandej edhe në vargjet e kësaj përmbledhjeje, nuk janë kthyer në dëshpërim dhe në zbehje të dashurisë e të përkushtimit atdhetar. Përkundrazi, kjo ndjenjë fisnike e birit të mërguar shfaqet edhe më fuqishëm për Loken e mbetur dyerve të botës. Natyrshëm në këto krijime poetike del në pah edhe zëri i protestës për atë që nuk u bë në të mirë të atdheut dhe për atë që u bë në dëm të tij nga “burrat”, ndaj shpirti i paepur i poetit atdhetar gjen ngushëllimin në një adresim dëshmorëve në emrin e të cilëve dikush madje ngjitet edhe në kullën e Ajfelit.
Atdheu pa bashkëkombësit nuk do të kishte asnjë kuptim, ndaj në poezitë e Mustafë Krasniqit gjejmë një galeri të tërë figurash të dëshmorëve, të veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, të personaliteteve eminente të kulturës shqiptare, por do të gjejmë aty edhe portrete poetike familjarësh. Krahas kësaj poezie, kushtime në këtë përmbledhje gjejmë edhe për ambientin e Atdheut, i cili perceptohet nga vendlindja e deri te përmasat etnike të tij. Ka poezi në të cilat notat e mallit të pashuar për tokën e lindjes e të rritës dalin më të theksuara, ndaj ligjërimi poetik merr një nuancë më të fuqishme të emocionalitetit. Veçmas do ta veçoja në këtë pikëpamje poezinë Të fala, si një përshëndetje nga larg dhe e bërë në një kontekst pamundësie të afrisë fizike, e cila kompensimin e vetëm e gjen te një afri shpirtërore.
Intenca poetike e Mustafë Krasniqit nuk është gjuha figurative, sikundër ngjet me shumicën e krijuesve tanë të sotëm. Duket se ai, madje, synon një komunikim sa më të drejtpërdrejtë, një transmetim të plotë e të sinqertë të tërë asaj bote të pasur intelektuale e emocionale, si pjesë të pandashme të kontekstit artistik dhe të kontekstit jetësor. Ndaj, pa mohuar edhe vlerat e saj artistike, them se ajo, në rend të parë, mund të quhet një akt etik. Mustafë Krasniqi është poet konsekuent në qëndrimin e tij ndaj Atdheut; ai, para se ta modifikojë shprehjen e tij artistike dhe ta transformojë atë, fuqinë e ndryshimit e ka orientuar në kërkimin e vazhdueshëm të fatit më të mirë të etnisë.


Bijë bastardhe e etënve dinakë...



Foto: Qeveri e ndreshme, ndihmoj edhe këto shtresa të arrijnë standartet Europiane siq i kane arritur deputetet,,,

Mos Dil Pa I Dhen Like Dhe Pa Thën Amin ♥


Qeveri e ndreshme, ndihmoj edhe këto shtresa të arrijnë standartet Europiane siq i kane arritur MINISTRAT TONË, deputetet NË PARLAMENT..."PATRIOTËT" me bateria në Parlament...

Poema e Mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesëndi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fytyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem
thotë prifti vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.

Foto: Jam mesuar te jap , jo qe kam shum , por e di cfare do të thot të mos kesh !


E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

Migjeni

Victoria e meriton të kujtohet për aktin e saj të trimërisë


Kjo është Victoria. Ajo vdiq si një heroinë. I fshehu nxënësit e saj, të klasës së parë në rafte, pasi dëgjoi krismat e zjarrit.

Foto: Kjo është Victoria. Ajo vdiq si një heroinë. I fshehu nxënësit e saj, të klasës së parë në rafte, pasi dëgjoi krismat e zjarrit. Kur vrasësi erdhi në klasën e saj, ajo i tha atij, se nxënësit e saj kanë shkuar për gjimnastikë. Ai e qëlloi a
të dhe iku prej andej. Ajo kurseu kështu jetët e të gjithë nxënësve të saj, duke u thënë atyre më përpara, se i donte shumë. Ju lutem, shpërndajeni këtë mesazh më tej, nëse e shikoni. Victoria e meriton të kujtohet për aktin e saj të trimërisë.


 Kur vrasësi erdhi në klasën e saj, ajo i tha atij, se nxënësit e saj kanë shkuar për gjimnastikë. Ai e qëlloi atë dhe iku prej andej. Ajo kurseu kështu jetët e të gjithë nxënësve të saj, duke u thënë atyre më përpara, se i donte shumë. Ju lutem, shpërndajeni këtë mesazh më tej, nëse e shikoni. Victoria e meriton të kujtohet për aktin e saj të trimërisë.
Fara Faraoni

PAK NGROHTËSI PARA VITIT TË RI!!!!


Im atë përdori armën që t'ma dhuroi pendën.
Bablok, të dytë jemi luftëtarë.

- NEBIL DURAKU




******


Vullnet Mato
Vullnet Mato

ZOTI NUK I FAL TË GJITHA

Zoti fal yjet që gabojnë
udhët qiellore të rrotullimit,
dhe përplasen duke kapërdirë
yje të tjerët në bark.
Fal vullkanet që vjellin zjarr
dhe ngrejnë retë gjigante të hirit.
Fal tërmetet që krejt papritur
rrafshojnë qytetet varg.

Zoti fal lumenjtë e dehur
që shtrihen e flenë sipër grurit.
Fal detet që lëpijnë brigjet
me gjuhët ujore të cunamit
dhe lënë miliona njerëz
në erë e në shi lakuriq si gurët.
Fal zjarret shkrumbues
që i bëjnë blerimit malor namin.

Zoti fal me zemër të gjerë
gabimet më serioze të njerëzve.
Fal të betuarit mbi kryq
që fill pas dasmës shkelin besën.
Fal me keqardhje incestet e gjakut
që kryhen mes vëllezërve.
Fal mëkatarët e çdo feje,
pasi ndjejnë thellë pendesën.

Zoti fal hajdutët, siç i lëshon
dhe ligji vet, pas dënimit.
Fal përdhunimet që s’dihet
sa rëndë shkelin njërën dëshirë.
Por nuk fal kurrë kryekrimin
që vret gratë dhe fëmijët,
pa të cilët Toka ashtu si Hëna
do kish mbetur shkretëtirë!...

Por për një arsyetim të tillë
pyetja gati kërcen përpjetë:
Pa burrat, a nuk do qe penguar
njësoj shumëzimi në Tokë?...
Po. Veçse me një mashkull,
mbretëresha bën mijëra bletë
dhe me një dash përçor,
tufa e deleve bën qingja plot!...

Prandaj me këtë përjashtim,
Zoti nuk fal kurrë kryekrimin,
por atë që i kundërvihet e dënon
shpesh edhe me vetasgjësimin...



HYQMET HASKO

KAM SHUMË JETË PËR TË JETUAR

Vjen një mall i lehtë dhe i valë,
me ca fjalë zemre drithëruar,
i mori shpirti i bëri zjarr,
dhe përherë mbeti i pashuar.

Vjen nga larg në sqepin e kujtimit,
fshehur ish në skutat e zemrës,
larg larguar nga sytë e pikëllimit.
mbetur thellë tek mall i ëndrrës.

Kilometrat dot s’na ndanë,
dashuri pa thinja që s'njeh vite,
por thinjat fisnikëri kanë,
rënë nga qielli rreze drite.


Ti me prite, unë të prita gjatë,
nëpër ditë dhe nëpër natë,
zambak mbeti dashuria,
larg nga ti më lodhi vetmia.

Po të pres si verën e nxehtë,
largoj dhimbjen nga kjo jetë,
hajde bashkë me lumturinë,
më shkri akullin e shpirtit tim.

Më ndiz zjarrin e pashuar,
me largo ditën e mjegulluar,
po të pres, moj e uruar,
se kam shumë jetë për të jetuar!





Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi


TINGËLLIMA E PUTHJES

Toka mban lagështi, nga degët shiu shkundet,
Valëngrohta trupin mbështjell, ëmbël endet.
Në djepin e përkëdheljeve ëndrra përkundet,
Të pafajshmit sy, flasin me ndjenjë të ëndërrt.

Tingëllima e puthjes rrjedh mbi shpinën e lirë,
I ngjason tingullit kur pika e shiut bie mbi lule.
Çdo prejkje ndjehet, rrëshqet bulëzëvesë e mirë,
Shkëndija derdhen nga shpirti, vezullojnë pa ulje!...

Thellë ndihet vrulli i frymarrjes - puhizë mbi lëkurë, lutje!




Vasil Tabaku

VASIL TABAKU

DIMER

Ne shpirt
Bie shi…
Mjegullat
Si tufa mjellmash
Me rrembejne shikimin…
Pak ngrohtesi…
Nje grimce diell ne zemer
Nje petale luleje ne buze
Dhe nje puthje…
Ererat e marra
Levizin malet
Rrotullojne boten
Ndersa une eci
Me stuhite mbi shpine
Nje zog rrebel
Nje klithme e cmendur
Nje perqafim rrufeshe
Perzierje dhimbjesh dhe reshe
Ku horizontet
Jane ende te virgjer
E paprekur eshte Hena
Buzet e mia
Perjetesisht te etura…
Dashuria e dimrit thinjosh
Zhvirgjeron enderrat
Rremben ne krahet e ftohte
Mallin tim te djegur
Neper dege pemesh te zhveshura
Si femra nudo
Ku mrekullia e jetes
Zgjohet
Mbi gjinjte e bukur…
Dimri thinjosh
Me kerkon nje autograf
Mbi faqen e virgjer te debores …
Dhe une pash paritur
Se me deboren
Isha dashuruar marrezisht
Dhe debores
I kasha dhuruar
Dashurin time te pare…



Dhimiter Nica

PËRSËRI ISHA VONUAR.

Kuptova se m'i the të gjitha
edhe pa më thënë asnjë fjalë,
mora rrugën e kthimit, ika
dhe mendja më sillej vërdallë.

Unë që kisha thurur kaq skena
netëve dimërake në janar,
të shkrinte akulli im nga brenda
të shkrinte të ftohtit me acar.

Dhe thurja plane për ne të dy
për lumturine tonë të rrallë,
po kur të pashë vet me këta sy,
ika tutje me bishtin ndër shalë.

Unë prisja prillin edhe majin
gjithë lulet t'i sillja dhuratë,
tani unë të ndjej,nuk të hedh faj
ti nuk doje më ftohtë në krevatë.

Largove vetminë,të ftohtin e parë,
lulet e mia një tjetër ka për t'i marrë.



Shqiponja Axhami

PËRSËRI ISHA VONUAR

Kuptova se m'i the të gjitha
edhe pa më thënë asnjë fjalë,
mora rrugën e kthimit, ika
dhe mendja më sillej vërdallë.

Unë që kisha thurur kaq skena
netëve dimërake në janar,
të shkrinte akulli im nga brenda
të shkrinte të ftohtit me acar.

Dhe thurja plane për ne të dy
për lumturine tonë të rrallë,
po kur të pashë vet me këta sy,
ika tutje me bishtin ndër shalë.

Unë prisja prillin edhe majin
gjithë lulet t'i sillja dhuratë,
tani unë të ndjej,nuk të hedh faj
ti nuk doje më ftohtë në krevatë.

Largove vetminë,të ftohtin e parë,
lulet e mia një tjetër ka për t'i marrë.

Fran Tanushi


Fran Tanushi

SHTIGJE TË NGUSHTA


Ecjakeve në vite
më diell polar u ngroha

mbi fletën e dushkut të tharë
lumin e trazuar kalova

i mbeshtetur
në hijën e shtatit të topitur

portën e territ
e kam mbyllur

në një çast
u zgjata të kap ylberin

mos e kalo më tha i urti
akoma ka rrugë për të ecur

Marigona Gona Gona

Marigona Gona Gona


Facebook

Dul prej mode mesenxheri
Shkoj bërllogi erdh beteri.
Erdh Facebook-I me na smu
Krejt dynjaja me u regjistru.

Qysh me I ba qare vetit
Për me I ik muhabetit.
N’mesenxher po rrijn offline
... E n’facebook po rrin online

Tu u tut që po ju folin
Si prej qille pe hajn autogollin.
Kur kan zor vet lajmrohen
Drejt ja nisin e ankohen

Block,delete kur po ju kris
Po ja nisin me u shashtris.
Me ju fol kërkush s’ka plas
Shkurt e shqip kërkush s’ta rras

Krejt me foto e profila
Si gylyma e trëndafila.
Kan ta lypsh aty e gjen
Nëpër foto ren me ren.

Krejt shoqnia I komentoj
“Shum nice je dal :P”ata I thojn.
Meniher mendja I rritet
Masanej kurqysh s’pritet

Ja nis fotot me I shumu
E n’vetveten me u dashuru.
Krejt miss-a e mistera
Fraerica e fraera.

E tash na ka ardhën shansa
Me ja nisën me mledh fansa.
Me j anis me fluturu
Dri sa t’ngulmu n’doni dru.

Krejt esenca e ktij muhabeti
Don me than me ardhën n’veti
Mos patsh tjetër shka me punu
MERRE SAKICëN E QAJ DRU….

Unë nuk isha i verbër e dashuroja me Zemer

Dy te rinj shume te dashuruar me njeri tjetrin vendosen te martoheshin. Disa muaj perpara marteses, vajza peson nje aksident dhe pas kesaj mbetet me fytyre te shperfytyruar.

"Nuk mund te martohem me ty",- i thote te fejuarit, " Une do te mbetem gjithnje e shemtuar. Gjej ndonje vajze tjeter te bukur ashtu sic e meriton, sepse une nuk ia vlej per ty."

Pak dite me vone, ajo merr kete pergjigje nga djali:

"Ai qe duhet ne te vertete te ndihet keq, jam une. Pas nje vizite tjeter te mjekut, ai me tha qe se shpejti nuk do te mund te shoh dot me. Por megjithe kete, nqs ti do akoma te martohesh me mua, une jam gati"

Pas pak kohesh ata u martuan dhe djalit i iku shikimi.
Pavaresisht kesaj jetuan 20 vjet sebashku ne dashuri dhe mirekuptim.
Vajza ishte ajo qe kujdesej dhe u be drita e syve te tij.

Dashuria i drejtoi ata edhe ne tunelin e erresires.
Nje dite ajo u semur keq dhe vdiq, duke lene pas nje keqardhje te madhe qe po e linte ne ate gjendje.

Ate dite, per cudine e te gjitheve ai hapi syte.

"-Une nuk isha i verber"- tha, "Por, bera si i tille ne menyre qe ajo mos te ndihej keq qe do e shihja perdite me fytyre te shperfytyruar, sepse dashuria ime ishte e bazuar ne bukurine qe ajo kishte ne shpirt. "

DHORI KULE “Kur dashuroja shoqen e klasës”


E gjen mes shkresash dhe një axhende “full” për ditët në vazhdim. Shkresa që mbartin vendime, ankesa dhe propozime që vijnë nga çdo cep i Universitetit të Tiranës dhe jo vetëm. Pavarësisht ngarkesës nuk refuzon të shprehet për mediat dhe sidomos vë buzën në gaz kur i tregojmë se në fakt jemi nga suplementi “Studenti”. Përgëzon për iniciativën dhe sigurisht na parashtron një sërë problematikash që janë shqetësuese.

Dhe në morinë e bisedave nuk ngurron të përmendë jetën e tij studentore, atë retrospektivë që sot po I kërkohet. Mbase janë kujtimet e shumta dhe të bukura që I vijnë në mendje, të cilat gjysmat i ndan me ne dhe të tjerat mbase i mban dhe për vete, por përfundimisht rektori Dhori Kule ndjehet i lumtur për jetën e tij studentore. Nuk rezervohet të flasë për dashurinë e tij të madhe që e ka gjetur gjatë kohës kur ka qenë student, vajza gjirokastrite, e cila sot është edhe bashkëshortja e tij. Por si e përshkruan këtë kohë rektori Dhori Kule do ta zbuloni në intervistën e mëposhtme.


Z.Kule, çfarë mbani mend nga jeta juaj studentore?
Cilët janë ato kujtime që ju i ruani në memorien tuaj?
Nga jeta studentore mbaj mend shumë edhe për një specifikë, sepse në një farë mënyre nuk jam shkëputur nga ajo jetë. Mua më duket se edhe tani që jam 52 vjeç, duke qenë mes studentëve, duke u marrë me problematikat e tyre, gënjej veten që jam akoma në atë moshë, por diferencën e kupton menjëherë kur ndokush të thërret “xhaxhi” dhe, atëherë e gjitha kjo zhduket. Nga jeta ime studentore, e cila ka filluar në 1977-ën dhe ka mbaruar në 1981-in, ruaj kujtime shumë të bukura. Kam pasur njëkohësisht fatin e dyfishtë që jetën studentore ta kaloja në Qytetin Studenti. Godina ku kam jetuar ka qenë ajo në hyrje të këtij qyteti dhe për katër vite kam jetuar në të njëjtën dhomë në kat të dytë dhe me të njëjtët shokë.

Po jeta në Qytetin Studenti si ka qenë?
Kemi qenë katër shokë, një nga Tropoja , Elez Pashkurtaj, një djalë, për të cilin ruaj respektin më të thellë sepse ishte i mirë, i ndershëm punëtor, një nga Saranda, Vangjel Qirjazi, të cilit i uroj shëndet të plotë dhe një nga Vlora, Anesti Shalhari, i cili tani jeton në Tiranë dhe unë. Në grupin tonë kemi qenë shtatë djem dhe pesëmbëdhjetë vajza. Ajo që është e veçantë për grupin tonë, përveç faktit se sa mirë shkonim, është se katër djem u martuan me shoqet e klasës mes të cilëve edhe unë. Gruaja ime është ish-shoqja e klasës nga Gjirokastra. Jemi katër çifte nga shoqëria e vjetër, nga e cila ruaj kujtime vërtet të bukura, si nga pikëpamja e jetës së asaj kohe dhe të komunikimit me njëri–tjetrin. Nga ana tjetër ishte edhe fakti që ne që studionim Ekonomik duhet ta vinim në praktikë dhe të bënim edhe ekonomizim të vetvetes me ato pak para që na dërgonte shtëpia për jetesën tonë këtu. Shkonim në mensën e Qytetit Studenti, ku gatuhej mirë por shpesh kur donim të dilnim nga Qytet Studenti shisnim “latat” e asaj kohe. Ajo periudhë ka qenë e bukur nga pikëpamja e marrëdhënieve shoqërore, dinjitetit shoqëror, kompaktësisë dhe unitetit për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe shumë më të impenjuar me mësime, sepse unë shoh dhe studentët e sotëm.

Si jeni njohur me gruan tuaj?
Ka qenë nga njohjet më të natyrshme, që transformohen në ato elementët e realitetit. Sot kemi 26 vjet martesë dhe dy fëmijë, një vajzë 25 vjeçe dhe një djalë 13 vjeç. Njohja fillimisht ka qenë si shokë grupi dhe që të dy ishim konviktorë. Gruaja ime ishte nga Gjirokastra dhe unë nga Berati, por nuk është se na lidhte fakti që të dy ishim nga qytete muze. Ajo që nabashkoi është komunikimi I pashpjegueshëm me fjalë, por që natyrshëm shoqëria u kthye në dashuri dhe në vitin e tretë të fakultetit bëmë ato që quhen ceremoni zyrtare, pra fejesa. Mbaj mend sa emocionues ka qenë në fakt propozimi që I kam bërë. Kam qenë duke e përcjellë për në konvikt, sepse dilnim ndonjëherë bashkë, shihnim ndonjë film ose shkonim në teatër. Pikërisht një nga ato net kur e përcillja për në konviktin e vajzave dhe mes emocioneve që kishim atëherë dhe interesave mbi këtë emocion ia thashë si nëpër zë, mbytur “të dua” dhe më pas më pushtoi një shqetësim i momentit, i cili u mirëkuptua shpejt midis nesh. U ndamë. Të nesërmen duke qenë se rrinim afër në bankë emocionet ishin të shumta, por në ditët e tjera kjo kaloi natyrshëm. Shokët dhe shoqet e grupit e dinin që ne ndjenim diçka, sepse kishim kohë që rrinim pak të veçuar në komunikim midis nesh. Ka qenë dhe është lidhje që e kujtoj me emocione dhe të bukur siç ka filluar dhe siç vazhdon akoma dhe sot në krah të bashkëshortes sime.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...