2012-12-27

Flamuri i Dardanisë është simbol shtetëror i Kosovës

Skender Zogaj

Shkruan: Skënder Zogaj

1. (Një sqarim rreth Flamurit të Presidentit Ibrahim Rugova)


Adem Grabocvcit dhe të gjithë të ngjashmëve si ai, që ende nuk e kanë marrë vesh punën e Flamurit të Dardanisë, detyrohemi që t’iu sqarojmë se, Flamuri i Dardanisë, i njohur si Flamuri i Ibrahim Rugovës, në fakt është: Flamuri simbol shpirtëror dhe shtetëror i shumicës dërmuese të shqiptarëve të Kosovës, të cilët e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë, në përdorim të përjetshëm këtë shenjë inkarnuese të lashtësisë iliro-dardane dhe rikthyese në jetë të kujtesës etno-gjenetike , në pikëpamjen e identitetit kulturor –artistik dhe të moshës historike, pa të cilën, shqiptarët sot, nuk do ta kishin kurrfarë kuptimi. Pra, fjala është për Flamurin – ndërlidhës të këputjes së madhe historike, të frymës dhe të qenies kombëtare, ndërmjet substancës së sotme shqiptare, dhe asaj që shkenca e ka vërtetuar se i përket iliro-dardanisë!


Flamuri i Dardanisë është flamuri që shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës, e kanë aprovuar dhe e kanë pasur në përdorim, si simbol shtetëror të Kosovë-Dardanisë, mirëpo, që është hequr (përkohësisht) nga përdorimi, sepse, kështu kanë dëshiruar rrugaçët dhe injorantët e rasadit të kuq ruso-enverian, të cilët në një ditën feste, këpusin nga valëvitja dhe i kallin flamujtë dardanë, për të mundësuar ardhjen e flamurit të ri që aktualisht është në përdorimin zyrtar të Kosovës. Kjo është vepra e mjerimit të dilenxhinjve, të cilët ndyjnë, jo vetëm flamurin, por edhe traditën shqiptare, e cila kurrë më parë në histori nuk ka qenë djegëse e flamujve! Lahperët dogjën, mirëpo, të gjorët, nuk e kanë ditur se, duke e djegur nuk e zhbëjnë Flamurin e Dardanisë e të Ibrahim Rugovës, kush ka sy me pa dhe tru me mendu, e di se është fjala për mburojën e identitetit autokton të Kosovës në raport me hapësirën gjeografike dhe me tiparet më karakteristike etno- gjenetike! Ku ta kuptojë këtë injorantët, zjarrvënës e mishngrënës, të cilët, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ia shkaktuan një plagë të rëndë në trup. Sa u përket “kapuqinëve të zinj”, është në fahun e tyre, mirëpo si të kuptohet deputeti i Parlamentit të Kosovës, Adem Grabovci, që me aq shumë pezmatim kritikon deklaratën e liderit të LDK-së, Isa Mustafës, për ndryshimin e simboleve shtetërore dhe zyrtarizimin e Flamurit e të Himnit të vërtetë të Kosovës!

Meqenëse Ademi ka pasur guximin të flas kështu, detyrohemi që t’i themi se, para se të këshillojë të tjetër, ta pastroj veten nga stuhia e ndyrësive që i ka nxjerrë nga goja e tij dhe që janë, shumë më të akullta, se sa të ftohtit e stinës së dimrit që nuk arrin ta zbus ngrohtorja e Prishtinës.
2. (Flamurit të Rugovës iu përkulën burrat botërorë, por e dogjën rrugaçët!)
Shqiptarët 600 vjet kanë qëndruar nën flamurin e Perandorisë Otomane dhe 100 të tjera, me flamurin dhe himnin e Serbo-sllavisë, sepse kanë qenë të detyruar nga kthetrat okupuese. Mirëpo, është e dëshmuar se, kurrë nuk iu kanë bindur as flamujve dhe as himneve të pushtuesve, por e kanë ruajtur të pastër frymën e shpirtit të tyre, duke kultivuar dhe mbajtur simbolet autoktone kombëtare dhe i kanë shfaqur herë pas herë, nëpër shekuj, kurdo që u është dhënë sado pak rasti, botërisht duke dëshmuar se, nuk heqin dorë nga identiteti i tyre dhe se, do ta rikthejnë qenien e tyre aty ku e ka vendin. Pas 600 vjetësh, në Vlorë u ngrit Flamuri i kuq me shkabën e zezë dy krenare. Nëntëdhjetë vjet më vonë, e përtokën flamurin e Serbisë edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët e shpalosën Flamurin e Dardanisë, me përkulje para Zotit, nga stërnipi dardan, dr. Ibrahim Rugova, të cilin shumë nga personalitetet që janë në postet më të larta shtetërore të Kosovës, e quanin Hazreti Ibrahimi. Dhe, Hazreti Ibrahimi, si i deleguari i Zotit që ishte, e kishte të qartë se, ringjalljes së Kosovës i duheshin simbolet përkatëse, i duhej emri i vërtetë, flamuri i vërtetë, himni i vërtetë dhe vargu i simboleve të tjera përkatëse, të domosdoshme për një shtet të mirëfilltë dhe funksional, të denjë për vetveten dhe shoqërinë kah e cila kishte marrë udhën. Dr. Ibrahim Rugova krijoi simbolet e Kosovë – Dardanisë, të cilat nga tavolina e tij e punës, u përhapën së pari në zyrat e Shtëpisë së Bardhë në Uashington, e pastaj kudo nëpër kancelaritë e diplomacisë botërore. Janë dëshmitë konkrete që flasin, fotografitë e burrave botërore ku shihen duke ia shtrirë dorën Presidentit Ibrahim Rugova pranë Flamurit Dardan; video-spotet ku shihen duke nderuar Flamurin e Dardanisë dhe Himnin “Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë”. Flasin dhuratat e ndryshme me simbolet shtetërore të Presidentit të parë dhe historik të Republikës së Kosovë-Dardanisë.
E theksuam këtë, jo për t’i thurë lavdi të madhit Ibrahim Rugova, por, për të vënë në spikamë faktet e praktikës diplomatike botërore, e cila nuk ka as më të voglën mundësi, që të kalkulohet nga kushdo qoftë, kur është fjala të përdorimi i simboleve shtetërore të një vendi. Gjithnjë e gjithkund në botë, protokolli ndjek në mënyrën më precize përdorimin e simboleve, me rastin e vizitave ndërshtetërore. Që nga mirëseardhje e deri te dora e lamtumirës, gjithçka i nënshtrohet rreptësisht përdorimit të simboleve zyrtare, paraprakisht të proklamuara dhe të pranuara nga vendi i vizitorit, sepse kjo nënkupton, kushtin e domosdoshëm të konsideratës reciproke diplomatike, që është e shenjtë! Çdo veprim ndryshe është i pamundshëm. Prandaj, duke përkujtuar dhe shikuar materialet konkrete, argumentohet se, Flamuri i Dardanisë dhe himni “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, kanë qenë simbole të pranuara shtetërore të Presidentit Ibrahim Rugova. Të gjitha vizitat dhe ceremonialet presidenciale, janë realizuar me to, janë pritur dhe përcjell burrështetasit, janë qëndisur gjokset me shenja e stema dardane, janë dhuruar flamuj e materiale të tjera më këto simbole.

3.(Kush po luan me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës)

Çfarë dëshmie tjetër duhet për të kuptuar se Flamuri i Dardanisë ishte bërë simbol shtetëror i plot kuptimtë, që e kishte pranuar Presidenti Bill Klinton, Kryeministri Toni Bler, zonja Olbrajt, Papa Gjon Pali II, e dhjeta burrështetas e diplomatë nga më të mëdhenjtë e shekullit 20, të cilët i kemi pa me sytë tanë duke iu përkulur gjithë respekt Flamurit të Dardanisë dhe himnit “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”. Pra, ndodhi zyrtarizimi në heshtje i Flamurit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pa asnjë vërejtje, pa asnjë kundërshtim, nga kushdo qoftë (bile as nga diplomatët rusë, që me simbolet e dardane para vetes bisedonin me Presidentin Rugova)! Flamuri natyrshëm ishte funksionalizuar në simbol shtetëror, mirëpo, speciet e fermës marksiste-leniniste, në shembullin e paramilitarëve serbë kundër Flamurit Kombëtar shqiptar, në ditë feste, i hoqën flamujt dardanë nga valëvitja dhe ua vunë zjarrin në midis të Prishtinës. Pas këtij akti, me të drejtë pasoi ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare, e cila e gjeti “arnin për gëzofin” e kodoshëve.


Partia Demokratike e Kosovës e quan të pakuptueshme idenë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, për ndryshimin e simboleve shtetërore të Kosovës, duke ia përkujtuar “rrethanave në të cilat gjendet Kosova?!” Mirëpo, PDK-në dhe Adem Grabovcin i pyesim: Në c farë rrethanash është krijuar dhe është jetësuar Flamuri i Dardanisë? Rrethanat i keni krijuar ju dhe, përgjegjësia historike për bastardimin e simboleve shtetërore u përket atyre që ua kanë vënë flakën simboleve shqiptare dhe i kanë pranuar simbolet e panjohura! Kjo është loja e vërtetë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës, e jo, propozimi për rikthimin në jetë të simboleve të tyre të vërteta.

Në shenjë falenderimi,babai (nepërmes meje) ju përcjellë urimet më të mira për ju dhe familjet e juaja të ndritura.

E gjeti shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë

imageFlori Bruqi: Kujtim familjar
















(Babait tim Prof.Maxhun Bruqit,me rastin e 84 vjetorit të lindjës)




Gjithë jetën,me laps në dorë edukojë breznitë e kohës,
Fëmijëve jua mësojë gjeografinë e atdheut…
...
Hartat e Shqipërisë Etnike ua mësojë tinëzisht
Ndër breze -duke qërruar sytë e yjeve polar
në retinën e tij delikate
Me shkumës nxënësve ua shpjegonte të padukshmen e dritës,
Në mundimit e madh në kohë të pa kohë ,

Foli për shpirtin e dlirë të fëmijëve , për Ariun e vogël,
kishte emision dijen më fytyrë të qeshur
E sytë e tij kurrë nuk ishin të përulur në kohë
Kishte dhimbjen e vet për Atdheun e ndarë pike e pesë …
E shijojë Rilindjen e Kombit
Kërkoj nëpër hapësira qiejsh e resh,Alpet e lira shqiptare
Të veshura me kostum një shekullor
E gjeti shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë
Dhe e bëri të pavdekshëm rininë e vet…
i rijësuar në mote....

Prishtinë,25 dhjetor 2012             




·          
·         
               Mentor Thaqi


 Poezi e denjë, e realizuar mirë, por po e thëm sinqerisht, duke e njohur mirë Profesorin tim të shumnderuar (bacen) Maxhun Bruqi, duke e ditur se poeti Flori Bruqi nga modestia se është i biri, ka lënë mangut shumëçka. Natyrisht se ato të shkruara janë plotësisht në nivelin e mirë artistik, por mbetet detyrë e neve krijuesve tjerë që ta plotësojmë tabloidin poetik për Profesorin Maxhun, fundja, jam për një Kompletim Poetik në një Libër (antologji) kushtuar Profesorit! Ju lutem, idenë time, mendojeni të pakten, e thëm nga shpirti sepse si e potencoi shkrimtari ynë i shkelqyer Arif Molliqi, Profesorit i kemi borxh të përjetshëm, pse jo një Antologji deri në pushimet verore?! Ju lutem, mos ma refuzoni idenë time, bashkohuni në varg, Floriu na priu, unë veçse mora lapsin në dorë, e di që Arifi do jetë edhe më i shpejt, dy a tre Ismetat, Murtezai, zonja Islamaj, Ali Geci, Shehu, ...., jemi shumë falë Zotit! *** Vargjet ishin në nivel i dashur Flori, ato duan të tjera përcjellëse! Profesorit tim (bacës) Maxhun Bruqi, një GËZUAR të madhe nga shpirti!!!
·         








Faleminderit i dashuri z.Mentor.Kam shkruar qindra poezi për të tjerët,por nga modestia kurrë s'kam shkruar për babain tim,...që edukojë 42 vjet fëmijtë tanë në Rarfshin e Dugagjinit....Juve,dhe të gjithë miqëve(në emrin e babit)dhe timin (familjar)ju shprehë Urimet me të mira për ju dhe Familjet e Juaja të ndritura,shëndet,begati dhe paçi Bekimine Zoti përherë! GËZUAR për shumë mote vitin e ri 2013.Flori Bruqi me familje


Top of Form

·         




Poezi e denjë, e realizuar mirë, por po e thëm sinqerisht, duke e njohur mirë Profesorin tim të shumnderuar (bacen) Maxhun Bruqi, duke e ditur se poeti Flori Bruqi nga modestia se është i biri, ka lënë mangut shumëçka. Natyrisht se ato të shkruara janë plotësisht në nivelin e mirë artistik, por mbetet detyrë e neve krijuesve tjerë që ta plotësojmë tabloidin poetik për Profesorin Maxhun, fundja, jam për një Kompletim Poetik në një Libër (antologji) kushtuar Profesorit! Ju lutem, idenë time, mendojeni të pakten, e thëm nga shpirti sepse si e potencoi shkrimtari ynë i shkelqyer Arif Molliqi, Profesorit i kemi borxh të përjetshëm, pse jo një Antologji deri në pushimet verore?! Ju lutem, mos ma refuzoni idenë time, bashkohuni në varg, Floriu na priu, unë veçse mora lapsin në dorë, e di që Arifi do jetë edhe më i shpejt, dy a tre Ismetat, Murtezai, zonja Islamaj, Ali Geci, Shehu, ...., jemi shumë falë Zotit! *** Vargjet ishin në nivel i dashur Flori, ato duan të tjera përcjellëse! Profesorit tim (bacës) Maxhun Bruqi, një GËZUAR të madhe nga shpirti!!!
Flori Bruqi Faleminderit i dashuri z.Mentor.Kam shkruar qindra poezi për të tjerët,por nga modestia kurrë s'kam shkruar për babain tim,...që edukojë 42 vjet fëmijtë tanë në Rarfshin e Dugagjinit....Juve,dhe të gjithë miqëve(në emrin e babit)dhe timin (familjar)ju shprehë Urimet me të mira për ju dhe Familjet e Juaja të ndritura,shëndet,begati dhe paçi Bekimine Zoti përherë! GËZUAR për shumë mote vitin e ri 2013.Flori Bruqi me familje

Top of Form
·        

Vehbi Stallon-Tishukaj 


 Edhe une si ish nxenes i Prof.Maxhun Bruqit i shprehi urimet dhe deshirat me te sinqerta per 84 vjetorin e lindjes.Kam nderin dhe jam krenar qe isha nxenes i Prof.Maxhunit.
·         

Bottom of Form
Bottom of Form

Top of Form
Bottom of Form



EPOKË E TOKË, N´GJEOGRAFI JETE

(Profesorit të nderuar Maxhun Bruqi një falëmeshëndet)

Investimi
Njeri për t´bërë,
kushton, tha Profesori,
bile
edhe me nga një ve në ditë,
një copë bukedjathë,
pak zarzavate,
shkelin milionin!

Fjalët e ndaluara,
të fshehura sirtarëve,
të koduara,
dhuratë shkollarëve.
Relievet e shqipnisë
në shuplakë dore,
rrudhave si udhëve
n´tregim zbërthyer
sa t´mallëngjyer
poaq t´pathyer.

Paj, t´panjohurat
e njohura
që ka Toka,
dhuratë dije
për Koka.

Bota, ngredhitë e veta,
ne hallet tona,
thoshte Profesori,
nga mllefi, nga zori!
Dikuj
që petullat
i bënte në ujë
ai, trup e shqip:
Me dijen tënde
as në nevojt... nuk do mësyeja!
këshillë e vlertë,
e sinqertë.

Eh, Profesor, Profesor,
tash, me shekullin n´dorë,
arsye
për ndjesi t´mirë
ke sa të duash.

Epokë e Tokë
n´Gjeografi jete,
kokë më kokë,
s´i ndale për vete,
dhuratë
me uratë
shqiptarëve,
me vulë nderi
si k´tyre heri
prej t´parëve.

Epo, kësaj i thonë
punë e pëlqyer
Profesor, baca Maxhun,
Simbolikë e Shkelqyer
në Epoken tonë
n´ktë Etnikum!

Mentor Thaqi VS., 26.12.2012






 — me Albert Zenuni dhe 3 të tjerë.

Foto: EPOKË E TOKË, N´GJEOGRAFI JETE

(Profesorit të nderuar Maxhun Bruqi një falëmeshëndet)

Investimi
Njeri për t´bërë,
kushton, tha Profesori,
bile
edhe me nga një ve në ditë,
një copë bukedjathë,
pak zarzavate,
shkelin milionin!

Fjalët e ndaluara,
të fshehura sirtarëve,
të koduara,
dhuratë shkollarëve.
Relievet e shqipnisë
në shuplakë dore,
rrudhave si udhëve
n´tregim zbërthyer 
sa t´mallëngjyer
poaq t´pathyer.

Paj, t´panjohurat
e njohura
që ka Toka,
dhuratë dije
për Koka.

Bota, ngredhitë e veta,
ne hallet tona,
thoshte Profesori,
nga mllefi, nga zori!
Dikuj
që petullat
i bënte në ujë
ai, trup e shqip:
Me dijen tënde
as në nevojt... nuk do mësyeja!
këshillë e vlertë,
e sinqertë.

Eh, Profesor, Profesor,
tash, me shekullin n´dorë,
arsye
për ndjesi t´mirë
ke sa të duash.

Epokë e Tokë
n´Gjeografi jete,
kokë më kokë,
s´i  ndale për vete,
dhuratë
me uratë
shqiptarëve,
me vulë nderi
si k´tyre heri
prej t´parëve.

Epo, kësaj i thonë
punë e pëlqyer
Profesor, baca Maxhun,
Simbolikë e Shkelqyer
në Epoken tonë
n´ktë Etnikum!

Mentor Thaqi   VS., 26.12.2012

                 Prof.Maxhun Bruqi(25.12.1928-  Gjallë)


Top of Form
·         Arif MolliqiGani Korça GaniFadil R Demaku dhe 46 të tjerë e pëlqejnë këtë.

·         Ajete Pavata


Ajete Pavata Respekt!!!



·        






Profesori im i gjeografise,Maxhun Rexhep Bruci,sa me ka dashtur dhe e kam dashtur dhe e dua kete burre te urte,zoti i dhashte shendet dhe pleqeri te mbare.


·        
Mentor Thaqi Epo, e don ti Ilir, e don Ajetja, e dua unë, e duan nxënësit e tij të plot 50 vjetëve, ..., kur e duam ne dhe Kombi i vet, natyrisht se e don edhe Zoti!!!

Ilir Balaj Sigurisht qe po ,une koheve te fundit e kisha edhe si shok ,rrija me te e benim biseda te mrekullueshme ,ishte ne gjendje me fole gjith diten e sja ndegjoje nje fjale banale
·         https://fbcdn-profile-a.akamaihd.net/hprofile-ak-ash4/369470_100003005166178_1981874068_q.jpg


Po i kujtoj ditët e vështira kur ishim kolegë me Profesorin e nderuar z.Maxhun Bruçi më 1981.Një profesor me cilësi të larta,një burrë i vërtetë dhe shumë i qetë dhe i respektueshëm.Ka qenë trishtuese rasti në klasën e dytë gjimnaz në paralelen e Isniqit,klasën e Adem Mehmetajt.Kur Profesori i gjuhës Serbe,Mirko Simonoviqi e ka nxjerrë alltinë në klasë dhe ju ka kërcnue nxënësve me vrasje.Këtë akt e përjetuam me dhimbje të thellë.Pastaj Sigurimi tentoj me e largue kujdestarin e klasës z.Adem dhe të gjithë nxënësit e asaj klase.Më kujtohët fjala e profesorit Maxhun i cili tha:Po ata janë të moshës 16 vjeqare,hala fëmij dhe me u nxjerr revolja dhe tash si me i larguar.Deshti zoti dhe nuk i larguan.
·     

 





 Respekt te madh per Mesuesin tim te pare ,prof.Maxhun Bruqin
.
 
·         
Mentor Thaqi Musa Jasiqi, Profesor i dashur, në atë kohë edhe unë isha i asaj moshe në Gjimnazin e njëjtë në Deçan, ata nxënës ishin shokë dhe bashkmoshatarë të mi (në të quajturat paralele të ndara-detashuara në Isniq), qebesa në një dyluftim me nxënësit çetniku Simonoviq kur po mundohej të ia prente Shqiponjen në bluzë një nxënëseje, i hëngri bukur do shpulla kokës tullace nga djemt e klasës që unë sot për atëhere iu shprehë nderimin tim të jashtëzakonshëm! Po, vërtetë Profesori Maxhun i pat mbrojtur, dhe jo vetëm ai, ai dhe disa të tjerë bashk me të!
· 





respekt per mësuesin qe e deshti profesionin,familjen dhe natyren dhe për ty rrespekt Mentor që bile po naj kujton disa njërz te mire

·         




Perulem me respektin me te madh per gjith at qe beri per arsimimine shum e shum gjenaratave nder to edhe timen per kolosin e arsimit e bashkfshatarit tim prof:Maxhun Bruqit.Respekti te takon ty Mentor per gjith at qe ben per nderimin e njerzve te merituar.





 


Musa Jasiqi Ashtu ka qenë z.Mentor vëllau.Ishte kohë shumë
e vështirë.Për çdo ditë u burgosëshin Profesor,
nxënës dhe veprimtarë të ndryshëm.
Gjithashtu edhe u lagohëshin nga puna.
Përjetimin më të vështirë e kamë pasë kur janë
larguar dy nxënësit më të mirë të gjimnazit.
z.Saim Tahiraj dhe Sokol Gjoci.Që të dytë e kishin
përfunduar vitin e katërt dhe krejt shkollimin me të
gjitha notat të shkëlqyeshme,ju mungonte vetëm
diploma.Janë larguar pa të drejtë shkollimi.Një
mbledhje pas tyre na kanë larguar mue z.Emrush
Lokaj dhe të ndjerin z.Hajdar Salihu.
Në mbledhe ka tentuar me më mbojt z.Selim Lokaj
dhe z.Beqë Tahiraj dhe disa tjerë,Ja u kamë bë me
shenjë që të mos flasin se i largojshin edhe ata,
Sepse maqinën e shkrimit me të cilën ishin shkruar
pamfletët e kisha marrë nga z.Jusuf Gërvvalla në
Marien Platz në Shtutgart në një ,,Shitore të gjërave
të vjetra"Amerikane. Të gjitha shkrimet janë bërë në
Mulli timin dhe janë shpërndarë në tërë Kosovën.
Aktivitetët kruesore i ka bërë i ndjeri z. Ismail Haradinaj.Kjo është hera e parë që këtë po e publikoj.Gjithmonë kamë heshtë sepse pasojat kanë
mundë me qenë edhe më rënda. 

* * * ........ .?


Ti ke qenë në vitin e dytë,më kujtohët se Albert Zenuni ka qenë në mësimin suplementar të matematikës.Më kujtohët se për herë të fundit ja u kamë spjeguar Ekuacionët Eksponenciale dhe Llogaritmike.

Kurse ti ke qenë në klasë me Albertin.Nuk më kujtohesh a ke qenë edhe ti në mësimin suplementar.Presim me dëshirë ndonjë koment në lidhje më këtë shkrim timin.Më vjenë keq që disa po tentojnë me i përshtatë faktët reale.

 
·     

I nderuari Musa ndoshta nga mbiemrie e din se jam motra e Albertit po une tash të për shendeti per atëhere se vertete në at kohë ka qenë vështir të flasesh po edhe timbrojsh nxënësit e ju disa e keni kryer dertyren me nder e është kënaqsi qe njeriu të permendet pas shume vitesh për gjera të mira po nxënësit jan ata qe nuke harron mësuesin e mire ose te kunderten menderime
 Kadri Tahirukaj


DEliresia e shpirtit te profesorit tone te nderuar e ka ruajtur edhe sot vitlitetin e e tij fizik mendor dhe intelektual.Jemi fatbardh qe patem rastin te jemi nxenesit e tij...


·      



 Ju fanëminderit e nderuara znj.Venera Zenuni - Shala !
Së pari ju shprehi ngushëllime për bacën Zenun dhe Xhaferin me të cilin kemi studiue së bashku dhe nuk e kamë dalluar prej vëllazërve.Gjithëmonë kamë qenë me të gjitha mundësit për ate me ju ndihmuar njënësve
në të gjitha lëmit e jetës.Por në këte raste edhe nga më e keqja.Më vjenë shumë mirë që janë mirënjohës dhe ma kanë plotësuar dëshirën me shkollim dhe me veprimtari kombëtare.Ju dëshiroj mirëqenie,lumturi familjare dhe çdo të mirë në jetë.Përshëndetje me respekt familjarë - Musa.

·         

Kohë e largët dhe kujtesë e rënduar...respekt për të gjithë juve!



****

Është kënaqësi dhe nostalgji për këto që thatë -shkruat për babain tim Prof.Maxhun Bruqin,i cili më dt.25 dhjetor  të këtij viti i mbushi 84 vjet.
Të gjitha fjalët e thëna ia lexova,...u gëzua,por edhe u mallengjye bukur shumë...dhe më besoni të gjithëve jua dinte edhe bankat...

Në shenjë falenderimi,babai (nepërmes meje) ju përcjellë urimet më të mira
për ju dhe familjet e jauja të ndritura.

Në emrin e tij dhe familjës tonë ju urojmë nga Zemra :Gëzuar për shumë mote Viti i Ri.

Flori Bruqi me familje

2012-12-26

Gjenerali i Ushtrise Shqiptare Prof.dr.Kudusi Lama ka bërë përurimin e librit të tij kushtuar këngëtarit të mirënjohur kosovar Ilir Shaqiri.

kudusi lame


Gjenerali  i Ushtrise Shqiptare Prof.dr.Kudusi Lama ka bërë përurimin e librit të tij kushtuar këngëtarit të mirënjohur kosovar Ilir Shaqiri. Në librin e tij të titulluar “Heroizmi dhe Dashuria”, gjenerali Lama ka paraqitur veprimtarinë e Shaqirit, prej këngëtarit dhe artistit që me krijimtarinë e tij, artikulojë më së miri kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.


Akademik Rexhep Qosja, duke folur për përmbajtjen dhe motivin e librit, ka thënë se rrallëherë ndodh që një gjeneral të shkruaj monografi për këngëtar. Mirëpo, vlerësoi se kontributi i Ilir Shaqirit, prej kompozitori, artisti, këngëtari dhe krijuesi kanë shtyrë një gjeneral që të shkruaj për të.



Redaktori i librit, Shyqyri Galica, ka thënë se arti i luftës dhe i këngës janë gjetur dhe gërshetuar tek Ilir Shaqiri. Ai ka thënë se autori i librit, duke i ndërlidhur këta komponentë, ka gjetur dhe artistin e mishëruar më këngën e luftës dhe të dashurisë.


“Arti i luftës dhe arti i këngës kanë gjetur personin që di t’i çmojë dhe t’i vlerësojë ato, prandaj duke i ndërlidhur këta komponentë që të jenë vetë ushtarakë, ka gjetur edhe artistin e mishëruar me këngën e luftës dhe të dashurisë. Ky segment ka funksionuar mjaftë mirë edhe në kërkimet e autorit të librit, personazhi i të cilit si artist padyshim ishte në rrjedhë të historisë së djeshme dhe të sotme, kështu që prirja për të analizuar dhe për të komentuar frymën patriotike dhe artistike është e shtrirë pothuajse përtej veprës”E autori i librit, gjenerali Kudusi Lama ka thënë se ndjehet i privilegjuar për faktin që ka arritur të sjellë para lexuesve një monografi, mbi një njeri që ai e quajti enciklopedi.


“Ndihem i privilegjuar që kamë arritur ta bëjë këtë libër dhe ta sjell para jush, duke ju kërkuar falje të gjithëve për atë që skam mundur ta bëjë. Unë shpresoj dhe uroj që të gjithë lexuesve t’u pëlqejë libri. Unë nuk dua të bëjë koment për librin, libri le të jetë në sy të njerëzve dhe në duar të tyre dhe le të vlerësohet. Shpresoj të marrë notë kaluese megjithëse profesor Qosja, profesor Galica dhe Asllani thanë fjalë të mira dhe vunë notë të lartë, shpresoj që edhe nga të gjithë ju, edhe nga të gjithë lexuesit të marrë notën kaluese dhe do të isha i lumtur nëse do të merrja këtë notë”, ka thënë ai.Në këtë promovim, po ashtu u tha se libri “Heroizëm dhe Dashuri”, i autorit gjeneral Kudusi Lama personifikon atdhetarizmin si virtytin më sublim të njeriut, në këtë linjë protagonistit i librit Ilir Shaqiri krijimtarinë e tij muzikore e shndërroi në armën më të fuqishme nxitëse, frymëzuese dhe përbashkuese. Në këtë përurim të librit, ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga jeta politike, artistike, krijues dhe qytetarë të shumtë.
Ndryshe, Ilir Shaqiri është autor i 120 këngëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit, autor i 32 albumeve dhe i 4 videoalbumeve. Ai ka marrë pjesë në një numër të madh të koncerteve para luftës, në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në shtete të tjera të Ballkanit e Evropës

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...