Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/12

Ndalo veç te zemra ime...

Alketa Maksuti

Alketa Maksuti ka lindur më 18.04.1971 në Drithas të Korçës.Ka punuar nga 1993- 2005 mësuese matematikë - fizikë në Pirg të Korçës.Ka botuar në vitin 2000 librin me poezi " Parametra".

I pëlqen tregimi, proza, publicistika, drama.Ka provuar të shkruajë në këto gjini.

Botoi romanin e pare " Al".

Drama e shkruar prej saj, është vënë në skenë nga teatri i Korçës me regjisor Dhimitër Orgocka. Tregimet e saj janë botuar në shqipëri dhe jashtë saj.Diplomuar në master Fizike në fakultetin e shkencave të natyrës në Tiranë.

PO TË LË ME NATËN

E po të le me natën udhëtar,
në çdo cep yjesh kur të arrish
merr dritën e tyre.
E kur të vazhdosh rrugën,
i vetëm nuk dua të jesh,
me dritën e yjeve
rrugën tek unë do gjesh.
Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën
merr tingujt e saj.
I vetëm nuk dua të jesh,
nën rritmin e tyre,
rrugën tek unë do të gjesh.
Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën
me natën mike,
ndalo veç te zemra ime.
Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën,
kujto zërin tim.
I vetëm nuk dua të jesh,
nën kumbimin e tij,
rrugën tek unë do gjesh.

Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën
nuk do marrësh nga unë:
natën e mirë!
Sepse, zgjuar për ty jam
deri në të gëdhirë.

PRANË DETIT

Pranë detit nuk jam,
por zhurmën e tij e dëgjoj nga larg,
oshetimen e tij e marr
Në thellësi të shpirtit.
Pranë detit nuk jam,
por në thellësinë e tij zhytur rri,
me ka rrëmbyer të tërën,
brenda vetes me ka marr.
Pranë detit nuk jam,
por në përqafimin e tij kam humbur,
e strukur pas tij qendroj.

DASHURIA

Në një pikënisje,
Merr rrathët e saj dashuria.
Pështjelljet e saj në zemër mbërrijnë,
Atje ku rrathët përndahen në tërë hapësirën.
Aty rritmet ndryshojnë formën,
Rrotullimi i ravijëzimit,
përdridhet në dimensionet e shpirtit.
Krahët e futurës dashuria përplas,
Atje,ku bukuritë janë ndaluar.

KORÇËS

Vij gjithnjë tek ti,
i gjej hapur krahët e tu.
Ledhet e tua i dua,
Ashtu siç dëshiroj
diturinë tënde.

Diturinë tënde,
e marr ngado;
nga rrugët me kalldrëm,
nga shtëpitë muze
të gëdhendura me gur.
Nga bulevardet me blij aromatik,
nga biblioteka,
nga libraritë,
nga dialogjet mes miqsh.
Tek njerëzit që i përshëndes:
“Mirëmëngjes”
“Mirdita”
“Natën e ...

QERPIKËT E ERRËT

Në buzë të palyera,
Cigarja buzëkuq.
Në qerpikët e errët,të gjatë,
Ftohtësia rimel
Në faqet e rrudhura nga koha.
Dhimbja, krem,
Rreth syve, dritëhije, trishtimi.
Ecën sokakeve, trotuareve,
Dhe prapë atje
Ti kaq e mjerë!
Ti kaq e ngrirë!
Ti akullnajë prej vitesh!
Në buzët e palyera
Helmi i ngjitur,
Në qerpikët e errët, të gjatë,
Cikma përpëlitur.
Në faqet e rrudhura
Vraja stolisur.
Në sytë vreri i tonuar
Ti kaq e mjerë!
Ti kaq e ngrirë!
Ti akullnajë prej vitesh!
Pranverë,Verë,Vjeshtë ,Dimër,
Rituali përsëritet.
Ti kaq e mjerë!
Ti kaq e ngrirë!
Ti akullnajë prej vitesh!

E PAPËRSËRITSHMJA

Më dashuro, më dashuro
ushqemë me tënden, dashuri
më përkëdhel, më ledhato,
më mbaj fort, në tëndin, përqafim,
më jep ngrohtësi,
nga i yti, shpirt,
më puth,
me puthje të ëmbla më mbulo,
më arratis, më arratis,
në bukuritë, e tëndes, ndjenjë,
më lësho,
brenda zemrës,
të shëtis,
me rrahjet e saj të vallëzoj,
më magjeps, më magjeps,
në mrekullitë , e tëndes, botë
të gëzoj
me të papërsëritshmen,
Dashuri
të të lumturoj.

* * *

Vrasje e rradhës

Shumë herë e vranë,
zemrën copash
ja coptuan,
e lanë të kalbej
me dherin e tokës.
Shumë herë,
shpirtin e saj helmuan.
Klithmash
zëri humbi
në natën skëterrë,
ngriu në dimrat e acartë
të shpirtrave të shtirur,
e maskave ironish
shkëlqimi i saj tretur.
Shumë herë e vranë,
e lanë,
e braktisën,
e fundosën
pashë nën dhe………..
Asnjehërë
nuk mundën,
nuk ja dolën,
Ajo
Ësh…

* * *

…………

Une nuk kam faj

une nuk kam faj
qe desha ta provoja dashurine
ne libra lexuar e kisha
nga aktoret
ne filma luajtur
nuk kam faj
desha te ndjehesha
e dashuruar
me bukurine e ndjenjes prane
nuk kam faj
nuk dua te ndjehem
e gjykuar
qe zemren
ne dashuri e lashe.......

E vetme
Nën ketë shi
Dimrak
që e drurët i ka zhvesh
e gjethet më këmbëngulse
pas dëgësh
rrëzuar përtokë i ka shtrirë

E vetme
Nën këtë shi
të pa pushuar
mat sekondat
e numëroj gërmat e shkruara
mbi reklamat e bizneseve e tabelat e rrugëve
të këtij qyteti gjysëm të zhurrmshëm
të ndasuar pas ngjyrash
të klasifikuar në bazë shtresash
e klasash preferencash muzike

E vetme

Nën këtë shi
Mbilagësht
që nuk po lë qoshe pa hyrë
e zë vend piksel më piksel
pa trokitur
pa u lutur
pa u buzëqeshur
me bubullimë shoqëruar
inatçor i stinës
kryeneç

E vetme
Nën këtë shi
mes errësirës që përndahet
e përqafuar nga neonet

Përgatiti Flori Bruqi

Biseda..sekrete mes ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha dhe të ngarkuarit me punë në Jugosllavi, në shtator të vitit 1970.

......EKSKLUZIVE....SPECIALE....

Lexoni gjera qe si keni degjuar e lexuar asnjehere ...Enver Hoxha: Autonomi per Kosoven, jo Republike ...Biseda..sekrete mes ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha dhe të ngarkuarit me punë në Jugosllavi, në shtator të vitit 1970. Në këtë bisedë, ku ka marr pjese edhe Ramiz Alia..Lexone ne vazhdim...Origjinalin....Takimi i Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH, shokut Enver Hoxha, me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Jugosllavi, Lik Seiti, në Tiranë, në datën 19.9.1970

Foto: ......EKSKLUZIVE....SPECIALE....Lexoni gjera qe si keni degjuar e lexuar asnjehere ...Enver Hoxha: Autonomi per Kosoven, jo Republike ...Biseda..sekrete mes ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha dhe të ngarkuarit me punë në Jugosllavi, në shtator të vitit 1970. Në këtë bisedë, ku ka marr pjese edhe Ramiz Alia..Lexone ne vazhdim...Origjinalin....Takimi i Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH, shokut Enver Hoxha, me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Jugosllavi, Lik Seiti, në Tiranë, në datën 19.9.1970 

Në këtë takim merr pjesë dhe Sekretari i KQ të PPSH-së, shoku Ramiz Alia. Shoku Enver Hoxha, pasi e pret dhe njihet me shokun Lik Seiti, e pyet atë nëse e ka mësuar gjuhën serbo-kroatisht dhe kur merr përgjigje se ai nuk di dhe aq mirë, e porositi Likun ta mësojë, mbasi diplomati ynë është e domosdoshme ta mësojë mirë gjuhën e vendit ku është ngarkuar të shërbejë, aq më tepër në një shtet si Jugosllavia, ku është në fuqi një klikë tradhtare e marksizëm-leninizmit, ndryshe nuk lufton dot. "Në përgjithësi, ju diplomatë, - vazhdoi shoku Enver, - nuk bëni përpjekjet e duhura për mësimin e gjuhëve të huaja. Nuk është aspak mirë që ju të punoni kurdoherë me përkthyes. Një praktikë e tillë nuk na çon larg. Të jesh në një vend me shërbim dhe të mos dish gjuhën e tij, as shtypin nuk e shfrytëzon dot. Mund të ndodhë që tjetri të kërkojë një bisedë urgjente, por po të mos kesh përkthyesin aty, t'i thuash prit se tani nuk ka kush të na bëjë përkthimin, nuk është e hijshme. Shumë nga ju u mësuat të punoni me përkthyes, por kjo nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen. 
Çfarë thotë Fadil Hoxha, ka ndonjë çik ndjenjë shqiptarizmi te ky njeri, se sa për marksist-leninist është tjetër punë, është shumë larg që ai të jetë i tillë". 

Shoku Lik Seiti: Nga takimi që pata me të, më la përshtypjen e asaj që thatë më përpara, d.m.th, tek ai ekziston ndjenja e shqiptarizmit. Të them të drejtën, mua më bëri përshtypje preokupacioni i tij i madh për rininë, lidhur me mbajtjen e fotografive. Këtu ai theksoi se për sa i përket ndjenjave të njerëzve të moshuar, këto ne jemi në gjendje t'i dominojmë. Për sa i përket rinisë që është një masë më e gjerë dhe që manifeston hapur dashurinë për Shqipërinë dhe shokun Enver, e kemi më vështirë ta frenojmë atë në këtë vrull, jo se unë jam kundër dashurisë ndaj shokut Enver dhe mbajtjes së fotografisë së tij nga ana e rinisë kosovare, përkundrazi, jam unë i pari që e dua më shumë se kushdo shokun Enver, por se kjo na prish punë. Ju e dini se unë edhe gjatë luftës, kur fotografia e shokut Enver filloi të hiqej tek ne, e vura në dijeni shokun Enver dhe ai më këshilloi me të drejtë që këtë çështje ta ngrija në komitetin krahinor të partisë së Kosovës. 

Shoku Enver Hoxha: Mos do të thotë Fadili me këtë se rinia nuk duhet të ekzaltohet shumë, prandaj ngriti çështjen që fotografinë e Enverit të mos e mbajnë të rinjtë e të rejat? 

Shoku Lik Seiti: Ai la të kuptohej që po të jetë puna për të mbajtur fotografinë e shokut Enver, atë do ta mbaj unë i pari, pastaj të tjerët. 
Kur ra fjala lidhur me eventualitetin e një agresioni kundër Shqipërisë, Fadili theksoi se ai personalisht do të jetë ushtar besnik i shokut Enver dhe se Kosova kurrë nuk do t'i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë. 
Pastaj më foli për përpjekjet që bën ai për të fituar Kosova autonominë. Këto përpjekje, siç më tha, i ka bërë që në kohën kur ish në fuqi Rankoviçi, prandaj edhe ishte vënë në shenjë prej tij. Fadili atëherë kish gjetur kundërshtarë në këtë çështje, midis të cilëve Petër Stamboliçin. 
Shoku Enver Hoxha: Ç'bën tani Stamboliçi? 
Shoku Lik Seiti: Tani ai është mënjanuar, po jo në atë shkallë siç janë lënë mënjanë Tempua me shokë. Ndryshe është me Stamboliçin, këtë diku e aktivizojnë për të dorëzuar në emër të Titos ndonjë dekoratë, apo për të prerë shiritin me rastin e inaugurimit të ndonjë vepre etj. 

Shoku Enver Hoxha: Po Tempua bën ndonjë punë, duket nëpër pritjet? 
Shoku Lik Seiti: Jo. Siç duket, tani shkruan kujtimet. 
Shoku Enver Hoxha: Po Koça Popoviçi? 

Shoku Lik Seiti: As ky. Edhe ky si Stamboliçi është. 
Shoku Enver Hoxha: A e kanë nënpresident tani? 
Shoku Lik Seiti: Jo, me organizimin e ri jugosllavët nuk kanë fare nënpresident. Kryetari i Kuvendit Federativ, në formë kryen njëkohësisht edhe funksionin e nënpresidentit. Në këtë post është Milentije Popoviçi. 
Kur punohej për përgatitjet e Kongresit të 9-të, për disa kohë në Jugosllavi u bënë përpjekje për të nxjerrë Kardelin si zëvendës të Titos në kryesinë e Lidhjes së Komunistëve, po pati reagim nga të tjerët. Kështu, kur u mësua për funksionin e nënpresidentit të Lidhjes së Komunistëve, të gjithë të tjerët thanë ç'është kjo e panjohur. Prandaj, në Kongresin e 9-të të Lidhjes së Komunistëve jugosllavë nxorën nga udhëheqja të tërë të vjetrit. Titua mbajti vetëm Kardelin dhe ndonjë tjetër, por theksoi që midis tyre dhe të rinjve që hynë në udhëheqje nuk ka të parë dhe të dytë, të gjithë janë njëlloj. 
Shoku Enver Hoxha: Po udhëheqësit kosovarë si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin? Kanë grindje midis tyre? Për shembull, si janë marrëdhëniet midis Fadil Hoxhës, Veli Decës, Ali Shyqriut etj? ..Shoku Lik Seiti: Gjer tani nuk kemi dëgjuar asgjë serioze që të na ketë tërhequr vëmendjen, megjithatë gjëra të vogla midis tyre ka. Nga sa dimë, del sikur Fadili dhe Veliu janë një, kurse Xhavit Nimani me Ali Shyqrinë janë më ndryshe. Kur ish në fuqi Rankoviçi, Ali Shyqriu pozitat i kishte më të forta se Fadili me Velinë. Sidoqoftë, edhe këto gjëra të vogla që kanë ata midis tyre ne nuk i kemi akoma shumë të qarta e të argumentuara. Për sa i përket aktivizimit të krerëve shqiptarë të Kosovës me funksione të rëndësishme, nga ana e udhëheqjes jugosllave veprohet njëlloj si për njërin, ashtu edhe për tjetrin. 

Shoku Enver Hoxha: Nga krerët shqiptarë të Kosovës, kush tregohet pro rrymës serbomadhe të Rankoviçit? 
Shoku Lik Seiti: Dyshime ka për Xhavit Nimanin dhe Ali Shyqrinë, megjithëse këtë të fundit Titua e aktivizon mjaft, i ka dhënë edhe popullaritet. 
Shoku Enver Hoxha: Është i vjetër nga mosha Aliu? 
Shoku Lik Seiti: Rreth 45-50 vjeç. Ky ka qenë edhe në Shqipëri. Midis të gjithë të tjerëve, Aliu është njeriu më i përgatitur për funksione qeveritare. Tani merret me ekonomi, e aktivizojnë sidomos në marrëdhëniet që ka Jugosllavia me vendet arabe. 

Shoku Enver Hoxha: Kanë fëmijë këta, dhe ç'qëndrim mbajnë? 
Shoku Lik Seiti: Të gjithë fëmijët e këtyre, gjatë manifestimeve patriotike që janë zhvilluar nga populli kosovar, kanë qenë pro flamurit dhe pro një autonomie më të gjerë të Kosovës. Veç kësaj, kur kanë ardhur në Jugosllavi skuadrat tona sportive, të gjithë këta elementë të rinj janë treguar të afruar dhe kanë shfaqur interesim për Shqipërinë. Në këtë drejtim, qëndrimi i djalit të Fadil Hoxhës është më i theksuar. Ky është edhe më serioz dhe qëndron vazhdimisht në Prishtinë me nënën e tij. Edhe vetë Fadili, me përjashtim të rasteve kur në qendër bëhet ndonjë mbledhje ose konferencë, kur autorizohet të bëjë ndonjë takim, apo kur e dërgojnë jashtë shtetit, pjesën më të madhe të kohës në Kosovë e kalon. 

Në Kongresin e 9-të zgjedhjet e udhëheqjes kryesore u bënë në mënyrë të atillë, që në përbërjen e saj të përfaqësoheshin në numër të barabartë të tëra republikat. Kjo u bë me qëllim ekuilibri të forcave. Kështu, për çdo republikë u zgjodhën nga dy veta në Byronë Politike të Lidhjes dhe nga një për të dyja krahinat autonome. Nga sa na del nga shtypi dhe nga të dhënat e ndryshme që disponojmë, ashtu siç qëndron Fadili në Kosovë, edhe Kardeli pjesën më të madhe të kohës në Slloveni e kalon. Kështu veprojnë edhe udhëheqësit nga republikat e tjera, të cilët gjithashtu e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në vendlindjet e tyre dhe vetëm kur kanë mbledhje shkojnë në Beograd. 
Shoku Enver Hoxha: Si qëndron Nikeziqi me shqiptarët? 
Shoku Lik Seiti: Kemi dëgjuar sikur i përkrah. Ai ka dhënë mjaft këshilla kur ka qenë në Kosovë. 

Shoku Enver Hoxha: Po Veselinoviçi me Tempon etj, me serbët janë? 
Shoku Lik Seiti: Po. 
Shoku Enver Hoxha: Si mendon ti lidhur me bisedën që pate me Fadilin, a vlen t'i kthejmë ndonjë përgjigje? Ku të takoi ai ty? 
Shoku Lik Seiti: Më takoi një natë në pritjen që u dha në ambasadën sudaneze, me rastin e vizitës që bëri në Jugosllavi kryetari i shtetit të Sudanit. Fadili në atë pritje qe bashkë me Ali Shyqrinë, por ndofta, sepse s'më njihte mirë ose për ta justifikuar takimin me mua erdhën të dy së bashku. Mirë po me t'u takuar, Aliu u largua menjëherë, duke u justifikuar se i duhet të takohej me një tjetër. Fadili, pra erdhi vetë i dytë dhe takimi u bë në një pritje përpara syve të të gjithë të tjerëve. Sa mbetëm vetëm, u hoqëm të dy mënjanë dhe aty Fadili gjeti rastin për të më folur. 
Shoku Enver Hoxha: Po Velinë, kur e ke takuar? 

Shoku Lik Seiti: Me Velinë kam biseduar në takimin e parë me Fadilin. Takimi me të u bë në kohën që po dilnin diplomatët nga stadiumi dhe zgjati gjithsej 2-3 minuta. Kështu, kur po largohesha edhe unë, u takova rastësisht me Fadilin, i cili i tha Veliut që ndodhej prapa nesh, eja të të takoj me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë. Pas këtij takimi të shkurtër u ndamë menjëherë. 

Shoku Enver Hoxha: E, si thua, ç'mendon ti, a vlen t'i përgjigjemi Fadilit duke i dërguar nëpërmjet teje një përgjigje nga ana ime? 
Shoku Lik Seiti: Nga biseda që bëra me të kam përshtypjen që ai pret një përgjigje. 
Shoku Enver Hoxha: Konkretisht, ç'kërkonte ai nga unë, pse nga sa më kujtohet nga radiogrami që na ke dërguar, ai sikur të ka drejtuar pyetjen ç'mendon shoku Enver. 

Shoku Lik Seiti: Këtë pyetje ai e bëri kur ngriti problemin lidhur me lëvizjen e Rezak Shalës, i cili ishte për krijimin e republikës së shqiptarëve të Jugosllavisë. Fadili më tregoi se qe shprehur kundër një gjëje të tillë. Unë nga ana ime, theksoi ai, njoh vetëm një republikë shqiptare, Republikën Popullore të Shqipërisë. Personalisht kam qenë dhe jam, - vazhdoi ai, - për autonominë e plotë të Kosovës, prandaj nuk si mendon shoku Enver për këtë çështje. Unë, - tha ai, - nuk e besoj që të jetë kundër. 
Shoku Enver Hoxha: Ç'është ky Rezak Shala? 
Shoku Lik Seiti: Ishte prokuror. Tani, pas orvatjes që bëri për krijimin e republikës, e kanë hequr. 

Shoku Enver Hoxha: Po si t'u duk ty, këto pikëpamje që të shprehu Fadili, i ka me dijeninë e udhëheqjes jugosllave, apo të vetat? 
Shoku Lik Seiti: Unë mendoj se i ka me dijeninë e udhëheqjes mbasi ai e vuri shumë theksin te Titua, kur donte të më tregonte sa shumë interesohet ky dhe si na ka këshilluar vazhdimisht ta duam Shqipërinë dhe shokun Enver, për arsye se atë e do një popull I tërë dhe tani autoriteti i Republikës Popullore të Shqipërisë është rritur shumë në botë. Këtë çështje ai e theksonte shumë. 
Çështja tjetër që preku Fadili dhe nga një pyetje që I bëra lidhur me perspektivat e ngjarjeve në Jugosllavi pas vdekjes së Titos. 
Shoku Enver Hoxha: Ç'tha ai, ç'mendon se mund të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos dhe si e ngriti këtë çështje? 
Shoku Lik Seiti: Pyetjen ia bëra unë kur Fadili tha që Titua interesohet shumë për shqiptarët në Kosovë. Dëshira jonë, vuri theksin ai, është që legatat e të dy vendeve t'i ngremë tani në rang ambasade, megjithëse duhet njohur se ka edhe kundërshtarë, siç janë forcat serbomadhe që nuk e duan këtë gjë. Në këtë rast unë ia bëra pyetjen dhe ai u përgjigj se Titua që tani sa është gjallë po punon që federata të mbetet e pandryshuar pas vdekjes së tij, po merr masa që as më vonë të mos dominojë shovinizmi serbomadh, as të ngrihet konfederata, siç ka pasur zëra, por as të mos jetë Jugosllavia një federate e përqendruar, ku të dominojë serbomëdhenjtë. Dhe kësaj pak a shumë po i arrihet. Duke ngritur problemin e udhëheqjes së Lidhjes Komuniste, ai theksoi se tashmë kjo është e siguruar, megjithëse mund të ngjallen forca për ta rrezikuar federatën. 

Shoku Enver Hoxha: Me bindje i thoshte këto Fadili, apo si me gjysmë zëri? Si t'u duk, i thoshte me gjallëri, apo vetëm sa për t'i thënë se e kishim ngarkuar që t'i transmetonte. Ç'përshtypje pate ti prej tij në këtë kohë? 
Shoku Lik Seiti: Për Titon dhe vijën e tij Fadili fliste me entuziazëm, në kuptimin që kosovarët ai i favorizon, kurse për Rankoviçin fliste me urrejtje, nga një herë bile edhe me nervozizëm dhe deklaroi se koha e tij nuk ka për të ardhur kurrë. 

Por unë nuk kuptova mirë premtimin e tij nëse do të jetë ushtar besnik i shokut Enver, jo vetëm po të rrezikohet Shqipëria nga ndonjë agresion, por edhe në rast se vjen përsëri në fuqi Rankoviçi, do të punojë ai që Kosova të mos i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë? Kjo mua më shpëtoi pa sqaruar, për arsye se në atë kohë vinin vërdallë nesh plot njerëz, midis të tjerëve edhe dy sovjetikë, njërin nga të cilin e njihte. Fadili në këtë rast tha që nuk fund të fundit ne do të bëjmë punën tone, sado që të mos duan këta (për sovjetikët) që janë armiqtë tanë. 

Shoku Enver Hoxha: Foli gjë Fadili për ndjenjat antiserbe të popullit kosovar, kur përmendi ato ndjenja gjoja të ekzaltuara të rinisë kosovare? 
Shoku Lik Seiti: Nuk tha gjë. 
Shoku Enver Hoxha: E do populli Fadilin? 
Shoku Lik Seiti: E do, tek ai duket se ka besim më shumë se tek cilido tjetër nga maskarenjtë e kalibrit të tij. Njerëzit për të flasin mire. Qarkullojnë edhe zëra sikur ai ka qenë kundërshtar i largimit të shqiptarëve jashtë Jugosllavisë. 

Shoku Enver Hoxha: Ka kosovarë që kthehen nga Turqia në Jugosllavi? 
Shoku Lik Seiti: Këta gjer tani janë fare pak, gjithsej 3-4 veta. Kjo çështje po diskutohet midis vendeve, po thonë sikur nuk i lejojnë turqit. Megjithatë, nuk ka akoma gjë të qartë. 

Shoku Enver Hoxha: Kur të vijë rasti t'i duhet t'ia bësh kujtdo të qartë vijën tonë, sipas së cilës kosovarët e emigruar duhet të kthehen në vendin e në shtëpinë e tyre dhe në këtë drejtim të bëhem përçapje që të mos nxirren pengesa. Të bëhet e qartë se pikëpamja jonë është që jugosllavët t'i zhdukin pengesat që kanë vënë duke u kërkuar si kusht atyre shqiptarëve të emigruar që dëshirojnë të kthehen në Kosovë se duhet të disponojnë një sasi të hollash. 
Shoku Lik Seiti: Fadili pret përgjigje edhe lidhur me kthimin e legatës sonë në Beograd në rang ambasade. 

Shoku Enver Hoxha: Po ja, sikur të t'i themi ty disa gjëra që, për të qenë më preciz, unë i kam shkruar. Këto ti mund t'i kesh në vete, po Fadilit duhet t'i thuash gojarisht, se ai me shokë nuk janë njerëz të sigurt. Idetë, që po t'i jap të shkruara, janë mjaft koncize dhe për të dyja tablotë, edhe për vetë Fadilin personalisht në rast se ai do të dëshirojë t'i mbajë vetë në mendje, edhe po të jetë që t'ia thotë Titos, pse ne e dimë që ai i Titos është dhe kjo s'na prish asnjë punë. Natyrisht, ti duhet të gjesh rastin për t'ia thënë këto ide kështu, në përgjithësi. Po më mirë le të t'i lexoj një here, pastaj të shohim ç'mendim ke edhe ti: 

"Duke vlerësuar bisedën që patëm bashkë, si dhe faktin që ju më dhatë të kuptoj se donit të dinit edhe mendimin e shokut Enver për çështjet që ngritët, kur isha në Tiranë, kërkova një takim me shokun Enver dhe ia raportova gjithçka që më folët. 

Shoku Enver, më porositi, t'ju sjell të falat e tij dhe t'ju përshëndes për ndjenjat e pastra patriotike, që janë karakteristike për shqiptarët, qofshin këta qytetarë të Republikës Popullore të Shqipërisë, qofshin të Kosovës. Shoku Enver ishte i prekur nga ajo që thatë ju se në rast rreziku për Republikën Popullore të Shqipërisë ju do të jeni përkrah tij. Shoku Enver, që ju njeh personalisht, nuk dyshon për këtë, sepse qëndrimi juaj për këtë problem është në vazhdën e traditave luftarake heroike të popullit tone që ka luftuar në shekuj dhe në vazhdën e patriotizmit të lartë të popullit të Kosovës. 
Ne ndjekim me vëmendje ndryshimit që kanë ndodhur në Kosovë, të drejtat që janë fituar në çështjen e gjuhës, të arsimit, në drejtim të administrimit, etj. Padyshim këto janë fitore kundër korenteve antishqiptare, rankoviçiane e serbo-madhe. Por, siç e thonë edhe vet, s'është kjo e gjitha. Ka edhe shumë të drejta të tjera që duhet të fitojnë vëllezërit kosovarë. 

Mendimin tuaj për të mos pranuar krijimin e një Republike të dytë shqiptare ne e quajmë të drejtë. Ky është qëndrimi i drejtë dhe patriotik. Një qëndrim të kundërt Republika Popullore e Shqipërisë do ta luftojë me të gjitha forcat. Ne jemi dakord me mendimin tuaj se në botë ka vetëm një Republikë Popullore të Shqipërisë. 

Gjithashtu është I drejtë mendimi juaj që duhet punuar për forcimin e autonomisë së Kosovës. Autonomi e plotë, ashtu siç e thatë edhe ju, do të thotë sigurim i të drejtave të plota: në pushtet, në ekonomi, në arsim e kulture, në përgatitjen e kuadrove të të gjithë sektorëve, duke përfshirë edhe oficerë për ushtrinë, për sigurimin e shtetit, etj. Dhe kjo jo vetëm përputhet me politikën e drejtë nacionale, siç e kuptojmë ne, por edhe se Kosova është një entitet kombëtar i madh, i njohur nga vetë kushtetuta jugosllave. Prandaj të kërkosh autonominë e plotë dhe të drejta të plota për Kosovën, në kuadrin e Federatës, nuk është antiserbe, as antijugosllave. Me këtë kërkesë, përkundrazi, luftohen vetëm shovinistët serbë të cilët kanë luftuar e luftojnë për të kufizuar e mohuar të drejtat e Kosovës, sepse këtë duan ta kenë nën administrimin e tyre absolute, në mënyrë që të diktojnë, sipas interesave të tyre shoviniste, gjithë zhvillimin politik, ekonomik e shoqëror të Kosovës. 
Për sa i përket bashkëpunimit tone me ju, ne do ta zhvillojmë këtë brenda kuadrit të Federatës Jugosllave. Por jua themi hapur: në këtë marrëdhënie preferencën ne ua japim marrëdhënieve me ju, me Kosovën. Ne jemi të disponuar ta ndihmojmë Kosovën në të gjitha drejtimet, veçanërisht lidhur me zhvillimin e arsimit, me përgatitjen e kuadrove, me tekstet që ju nevojiten, qoftë për universitetin, qoftë për shkollat e tjera. Mund të shkëmbehet eksperiencë midis kuadrove të sektorëve të ndryshëm, mund të shkëmbehen kuadro për të mbajtur cikle leksionesh etj. Gjithashtu mund të vine tek ne, për vizita për të pare, në forma të ndryshme, vëllezërit kosovarë. Shoku Enver Hoxha më porositi t'ju them juve, shoku Fadil, se nga ana jonë nuk ka asnjë pengesë. Bile do të jeni të kënaqur të plotësojmë të gjitha kërkesat tuaja. Republika Popullore e Shqipërisë, më tha shoku Enver, ka detyrimin ndaj vëllezërve të Kosovës. Por rëndësi ka dhe kjo varet edhe nga ju, nga mbështetja juaj, që në Shqipëri të vine sa më shumë kosovarë e studentë, vetëm përpiquni të jenë njerëz të mire dhe t'ju shërbejnë juve sa më shumë në të ardhmen. 
Përgjithësisht lidhur me marrëdhëniet me Federatën Jugosllave ju duhet të na kuptoni drejt. Ju keni politikën e qëndrimin tuaj ndaj Federatës, edhe ne kemi tonin. Të flasim hapur:Historia provoi se nga Jugosllavia e Titua është bërë një politikë e egër kundër vendit tonë, saqë tani edhe vetë udhëheqja jugosllave e njeh zyrtarisht. Ju, që keni hequr mbi kurriz ato çka bërë Rankoviçi e kini kuptuar politikën antishqiptare që është ndjekur në Kosovë, e kuptoni se sa të drejta kanë qenë dhe janë qëndrimet tona ndaj udhëheqjes jugosllave. 

Ju mund të keni pikëpamjen tuaj, por për ne Titua është antimarksist. Megjithëkëtë, ne ju themi që në këto konjuktura, nuk bëni keq të mbështeteni tek Titua, sepse jua lehtësoi disi vuajtjet. Por ky qëndrim i Titos ndaj Kosovës sipas pikëpamjes sonë nuk diskutohet nga dashuria, ai diktohet nga rrethanat që u krijuan në të cilat çështja shtrohet: o t'ju ketë armiq, ose t'ju ketë miq. T'ju armiqësojë është e rrezikshme për të. Prandaj do që t'ju ketë miq, gjë që ka rëndësi edhe në luftën e Titos kundër rankoviçianëve. 
* * * 
Në këtë konjukturë ka probleme të interesit të përgjithshëm, për të cilat qëndrimet tona janë pozitive. Në këto qëndrime ne udhëhiqemi nga parimet e marksizëm-leninizmit, nga interesat e Republikës Popullore të Shqipërisë, nga interesat e shqiptarëve të Kosovës si dhe nga interesat e popujve të Jugosllavisë dhe të popujve të tjerë. 
Prandaj, kur shohim se në konjukturat konkrete rrezikohen popujt e Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, ne mbështesim luftën e popujve të Jugosllavisë për mbrojtjen e vendit të tyre. 

Edhe udhëheqja jugosllave i sheh këto konjuktura dhe në përputhje me to kërkon që marrëdhëniet me Republikën Popullore të Shqipërisë t'i zhvillojë me vrull. Ky është interesi i saj, por ajo ka edhe merakun që të tregojë se Shqipëria socialiste ndryshoi vijë e ngjyrë, se titizmi ka pasur të drejtë në qëndrimet e tij. Ne ju themi juve se këtë kënaqësi dhe kapital politik nuk ua japim titistëve. 

Ne jua themi juve si shok e vëlla i yni, se marrëdhëniet tona me Federatën Jugosllave do të vijnë duke u përmirësuar në rrugë shtetërore. Edhe çështjen e shkëmbimit të ambasadorëve po e studiojmë. Po udhëheqja jugosllave duhet të dijë që ka bërë shumë të këqija ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë dhe shumë qëndrime të saj duhet t'i dënojë publikisht që të mund të pastrohet sadopak rruga nga pengesat që ajo vetë ka krijuar prej vitesh me radhë. 

Ne i kuptojmë vështirësitë tuaja, shoku Fadil, ashtu siç dimë edhe dallgët nëpër të cilat keni kaluar, si dhe qëndresën tuaj. Ky është një nder për ju dhe për shqiptarët e Kosovës. Ne i kuptojmë drejt gjithashtu edhe qëndrimet tuaja në konjukturat e ndryshme. Të jeni të bindur se çdo qëndrim marksist-leninist i Republikës Popullore të Shqipërisë, ashtu si deri tani edhe në të ardhmen do të ketë parasysh gjithnjë interesat e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe interesat e vëllezërve tanë shqiptarë të Kosovës, duke forcuar miqësinë me popujt e Jugosllavisë në rrugën marksiste-leniniste. 
Siç e sheh, të gjitha këto çështje ti do t'ia thuash Fadilit. E, si mendon tani? T'ia japim këtë përgjigje apo jo? Pastaj mund t'ju themi kështu? Shkon? Mos është e butë apo e fortë, domethënë mos është nevoja ta zbusim ca akoma, apo ta forcojmë më tej? Thuana mendimin tënd, është një përgjigje politike apo sektare, apo mos është liberale? Si të duket pra, se të kemi ekspert për problemet jugosllave. 
Shoku Lik Seiti:... (pasi mendohet pak) Mua më duket një përgjigje e plotë.

Nga Flori Bruqi:Poeti i sfidave:Naim Kelmendi

Heroi biblik e zotëroi nga fillimi deri në fundin e vet betejën e pasmbrapsur të heroizmit shqip. Në çastin kur bishat e çmendura arritën ta vrasin më të mirin (o Zot sa keq ata u sollën me koka të prera, njerëz të vrarë, pleq e plaka, nëna të therura me shtatzëni!) diçka e thellë, e tillë u shkrep në truallin dhe shpirtin që kërkonte vetëm gjak arbëror. Fillimisht, në këtë truall lindi poeti ynë, i cili, ka gjëra të përbashkëta me vargjet fishtjane, mbase të ndërtuara në mënyrën më pikante te poema “Shqiptari vdes duke kënduar”. Por, poeti i ditëve tona është poet modern, i fuqishëm, që e bëri të flasë shqip – heroizmin e babë Shabanit, bacë Ademit, Hamzës, Agim Ramadanit.

Homerit shumë i pëlqente zotërimi. Deri në momentin kur dueli hyjnor – ishte i pakryer, poeti i verbër e kishte dashtë shumë Akilin, e kishte vlerësuar atë si një zotërues, krejt ashtu siç e synonte dhe ai vetë botën. Bota i pranon dy a më shumë zotërues. Ne nuk e dimë se si e ka ”parë” Homeri duelin Hektor-Akil, ashtu i verbër, ashtu me errësirën e padepërtueshme dhe të përjetshme nëpër sy, ashtu i pamundur, por e ka ndjerë e ka dëgjuar nga shembja e “thelbit” të tij. Akili ka qenë një rast – hata, një kohë – hata, një njeri – hata, një vrasës dhe një fitues – hata. Ka qenë momenti që poeti ka kuptuar se ai, Akili, nuk është zotëruesi, por sunduesi, e vetmja gjë e përjetshme që nuk u ka pëlqyer poetëve. Zotëruesi i baladës është nga Ruhoti i Pejës, është shqiptar, ka të botuara 17 vepra letrare. Ai është si zogu që ka hyrë edhe vetë në balada lufte, sepse edhe ky ishte njeri i Baladave. Ai u ngrit me vargun e tij për t’i dënuar ata – mizorët, që u sulën pabesisht – pas shpine, me elaborate, histori të tmerrshme, për t’i zhbërë me rrënjë nga faqja e dheut – Njerëzit Legjenda -Adem Jasharin, Drenicën, Deçanin, Rugovën, Logjen e Llapin, Isa Boletinin, Agim Ramadanin, që pikturën dhe poezinë dardane e la ta shkruajë në kohë paqeje, që kurrë për së gjalli s’e arriti.

Poeti shqiptar ka emër dhe mbiemër, ai është Naim Kelmendi, që ribotoi në Shtëpinë Botuese “Rugova Art”, poemën – Legjendë, me titull “Shqiptari vdes duke kënduar”.

Dhembja e çdo vargu, e shkruar nga poeti ynë, pulson në çdo strukturë të brendshme, që shtrihet gjatë leximit në thelbin racional, ndërsa dhembjet ai i vë në shtratin e poemës nacionale. Pozicioni i çdo fjale, shenje, është i paracaktuar.

Poema për Adem Jasharin e ka strukturën fishtiane

Ajo është fabul, prandaj e ka strukturën e poemës në gur. Duke e lexuar baladën kushtuar Adem Jasharit me titull ”Shqiptari vdes duke kënduar”, e cila është botuar para 11 vjetëve, në numrat e gazetës” Bota sot” (15 mars 1999 dhe 31 mars 1999), që, më vonë, është botuar si libër poetik(viti 2000 dhe ribotuar sivjet me disa plotësime ) me kapitujt II dhe III: “Poezi nga lufta” (5 poezi), të shkruara në frontin e Kosharës, pra gjatë luftës, me vjershat: Shqiptarët në luftë, Histori e gjallë, Vargje në mes plumbash, Fundi, Ora e fundit); kapitulli i tretë me titull “Kapërcimi i ujërave të turbullta” (13 poezi të shkruara gjatë luftës: Shqiptarët, Hyrje në atdheun e djegur, Zabullimë, Shkëlqim i zi, Misteri, Rendi i shurdhmemecëve, Fjalë e drejtë, Pështjellim, Tregim i moçëm, A pritet vdekja në shtrat, Krimet, Kapërcimi i ujërave të turbullta, Mundja e përlindëshave) janë eksponent i shkëlqyer në ndihmë të argumentit për ndryshimin semantik të kësaj tradite të të menduarit. Dihet se shkrimtarët dhe të gjithë krijuesit e artit të vërtetë janë subjekte të faktorëve të ndryshëm jetësorë.
Lexuesi, pasi ta ketë lexuar librin ”Shqiptari vdes duke kënduar”, gjithsesi do të bindet se Naim Kelmendi është poet modern.

 Lexuesi i mirëfilltë, kur i lexon 47 baladat e Naim Kelmendit, do ta ndjejë veten si në një shfaqje filmike, ku personazhet si Adem Jashari, Hamza Jashari, Shaban Jashari, Isa Boletini, Oso Kuka, Agim Ramadani,
Kosharja legjendare, lëvizin si në ekranin e filmit duke na dhënë një art skenik në heshtje, apo një vallëzim të zjarrtë, që herë-herë është i akullt, me përplot akrobacione të kryera skenike të një kalibri protonizmian. Sekreti dhe talenti estetik i homerianit tonë shqiptar i përket një fuqie tjetër: asaj të njohurive të shkëlqyera të kodeve të shkruara dhe të pashkruara të gjinisë së poemave të gjata, asaj të përvetësimit të plotë të gjitha elementeve të poezisë (e veçanta është se askund nuk përdorën shenjat e pikësimit),asaj të zotësisë së tij profesionale për t’i kthyer këto njohuri në instrumente diplomatike, që ndihmojnë drejtpërsëdrejti në kryerjen sa më të përsosur të plotësimit “të shkyer” të hartës arbërore nga Europa plakë.

 Le të përqendrohemi në disa prej këtyre elementeve si dhe në mënyrën se si efektet e tyre kanë ndikuar kaq pozitivisht në poemën që gjejmë në librin e posabotuar ”Shqiptari vdes duke kënduar”.

 Që në rreshtin e parë të poemës (prej 30 baladave) kushtuar Adem Jasharit, legjendës së trimërisë shqiptare, është një rrëfim fishtian, i gjallë, i shfaqur me një sugjestivitet, i cili të tërheq më shumë kënaqësi drejt fundit.

Vini re fjalitë e para:

Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe
Vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë
Mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut
Si dhe vargjet:
“Aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku,
aty ky vritet Kosova a s’është gjasë e vjetër vetë vdekja”

(Balada 1, faqe 11)

Pra, poeti Kelmendi, zotëron lirshmërinë narrative, paraqitjen dinamike. Duke fokusuar aspektin psikologjik të ndodhisë apo gjendjes, ai përqendrohet pikërisht në rrëfimin e këtij aspekti. Kjo i ka dhënë atij mundësinë të mos bjerë në komente apo analiza psikologjike,por që gjendjen psikologjike e manifeston brenda tekstit apo nëntekstit në strukturën tekstore:

Pahetueshëm a s’po e sheh gjakun tim
të shprishur gjeografisë popullore copat,
e ndara në duar të ndyra në gojë myku,
përgjaket njeri cep, shpopullohet tjetri,
masakrojnë të parin e copëzojnë të dytin,
andej u vrasin zogjve këngën e parë…

(Balada 6, faqe 16).

Ose:

… fjala e pathyer në emër të Atit e të Birit
e në emër të shpirtit vetë vdekja e trimit
në shtat e shtatëqind vafshin se unë njëherë
kam vendosur të bëj timen për dhe Kosove,
ah, këtij dheu i pëlciti mjaft zemra…

(Balada 7, faqe 17).

Tek analizojmë poezitë i identifikojmë argumentet, gjendjet dhe, falë pastërtisë së jashtëzakonshme të baladave të Naim Kelmendit, nuk e kemi të vështirë t’i kuptojmë shtresat e niveleve filozofike dhe psikologjike, që gjenden pothuaj në çdo varg të këtyre baladave-legjendë! Në secilin varg të librit” Shqiptari vdes duke kënduar”, gjejmë domethënie të dyta e nganjëherë të treta për t’i analizuar në detaje. Është interesante se çdo varg është i regjistruar si me kamerë, me imtësi funksionale, sikur veprime e gjeste të aktorëve, trillet e zogjve, instinktet e kanibalëve sadistë, që “s’kanë gjak njeriu, janë krijesa shpirt djalli, vijnë nga terri monstruoz i historisë makabre, të mësuar brez pas brezi të pinë gjak shqiptari” (balada 24, faqe 34). Naim Kelmendi e di mirë se me çfarë cilësish duhet t’i veshë protagonistët dhe në ç’fushëbetejë duhet t’i vendosë ato figura. Ai është shumë i kujdesshëm se kush janë, ç’qëllime kanë dhe ku e kur humbin apo fitojnë.

Personazhet e Naim Kelmendit janë të besueshëm, sepse vetë ai si autor është i besueshëm. Ai u lejon atyre gjuhën që ata zakonisht përdorin, vetitë dhe veset që kanë.

Naim Kelmendi është dhe do të jetë i suksesshëm në poezinë moderne shqipe, sepse, nga njëra anë, ai e njeh mirë njeriun, vuajtjen dhe psikologjinë e tij, shoqërinë, së cilës ai i përket, si dhe jetën në përgjithësi. Nga ana tjetër, ai ka triumfuar në artin e krijimtarisë edhe më dy vepra tjera: “Në një jetë pas Krishtit” (Rugova art, 2010) dhe “Esenca” (Rugova art, 2010). Naimi zotëron mirë të gjitha sekretet e zanatit të tij, si një poet i madh bashkëkohor.

Naim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare….

Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”,kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë… Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj.,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj.Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.…

Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.

Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe…Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.

Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.

Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit.

Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.

I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit).

Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).

Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi.

Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave. Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” . Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi  diellit,
Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar:Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Fatos Arapi,Azem Shkreli,Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj,Arbër Ahmetaj,Januz Fetahaj,Elida Buçpapaj,Hasan Mujaj,Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani,Shaban Cakolli,Ali D. Jasiqi,Sinan Gashi,Rrustem Geci,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj,Nazmi Lukaj,Ndue Ukaj,Prend Buzhala,Shahbaze Vishaj,Sarë Gjergji,Flori Bruqi,Valdet Hysenaj etj.

Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:

1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.
2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.
3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.
4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.
5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.
6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.
7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.
8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.
9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.
10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.
11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.
12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.
13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.
14.Në një jetë pas Krishtit,2010
15.Esenca,2010
16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010

Etj.

Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.

Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.

Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta.

Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë….

Vullnet Mato, gjenerali në kurth

Tregim nga ngjarje e dokumentuar

Gjeneral Telini nxori nga xhepi i xhaketës ushtarake një grusht monedha argjendi dhe i vërviti mbi kokat e turmës së fëmijëve kureshtarë të grumbulluar rreth tij. Ata u turrën si pulat e uritura mbi kokrrat e misrit, duke shtyrë njeri-tjetrin me sharje fjalësh të rëndomta, kush të rrëmbente më shumë.
- Senjor Ambrucio, më thoni në ç’gjuhë flasin?- pyeti sakaq gjeneral Telini përkthyesin e tij, një italian që zotëronte mirë tri gjuhë ballkanike.
- Flasin shqip, zoti gjeneral, – iu përgjigj përkthyesi.
- Okej, ky fshat këtu është tokë shqiptare, shënojeni në hartë! – urdhëroi sekretarin e tij, kapitenin Frenk de Limperani dhe ndihmësin major Bonacini, bashkë me tre komisionarët e tjerë.
- Jo, në asnjë mënyrë, – kërceu nënkoloneli grek, Boçaris, duke tundur, përveç dorës, edhe barkun voluminoz nga brofja përpjetë. – Ky është fshat grek prej shekujsh. Ja, dëgjoni atje tej si brohorasin burrat e fshatit! “Zito Eladha!”…
- Atëherë, si është e mundur, bijtë e tyre ta flasin shqip gjuhën e nënës? – iu kthye gjeneral Telini, duke nënqeshur me qesëndi.
Nënkoloneli Boçaris shfry me zemërim.
- Dëgjoni këtu, gjeneral Telini, ju jeni shumë i mençur dhe po aq trim, sa aty në Korçë, krejt i vetëm, i flakët përjashta pesëdhjetë andartët grekë që u futën brenda ndërtesës ku punonte komisioni. Edhe këtu, gjithashtu, po i shpërfillni thirrjet e gjithë këtyre burrave fshatarë që brohorasin për Greqinë e Lashtë… Por duhet të dini, se dinakëria jonë ka qenë e do të jetë gjithmonë, shumë herë më e fuqishme se trimëria juaj dhe e gjithë shqiptarëve që po merrni në mbrojtje…
Gjenerali e kundroi nënkolonelin ma habi dhe njëherësh me përçmim, për atë presion kërcënues të hapur që bëri.
- Ju, nënkolonel Boçaris, mund të ëndërroni të bëni gjithçka, nga dinakëritë e njohura greke, qysh nga Kali i Trojës. Por unë ndodhem këtu i caktuar nga Lidhja e Kombeve, si kryetar i komisionit ndërkombëtar, të vendos drejtësi në kufijtë e Ballkanit. Jo të gatuaj lakra turli për të ngrënë burrat që brohorasin të paguar për interesat tuaja nacionaliste.
Sakaq prefekti Follorinës, avokat Modhi, heshti i zënë ngushtë, kurse majori shqiptar, Bajram Fevziu, dhe prefekti i Gjirokastrës, Dhimitër Berati, luhatën kryet në shenjë miratimi, duke bërë shënimet përkatëse në hartat e pastra.
Të gjithë ata ushtarakë të lartë të komisionit, ngjanin si turmë liliputësh, përpara gjeneralit shtatlartë dhe burrë me autoritet superior, në veprimet e tij të drejta e të paanshme. Por dhe me pamjen e fytyrës, prej dyzetepesëvjeçari me mustaqe të shkurtra dhe me vetulla të trasha mbi sytë largpamës me vërtitje vrojtuese.
Pas përcaktimit të vijës kufitare në territorin Peshkëpi dhe Radat, të Leskovikut, ku grekët rrëzuan njërën nga piramidat e sapongritura, komisioni vijoi në kodrat që zgjateshin nga Rrëza e Zezë deri në Libohovë. Dhe pas afro një muaji saktësimesh territoriale buzë kufirit lindor, automjetet e tyre dolën në Kakavi, ku ata ndjeheshin tepër të lodhur.
Dielli i gushtit kishte nxehur së tepërmi të gjithë tokën kufitare. Por në mbrëmje, pasi zbriti nga xhipi i tij, gjeneral Telini ndjeu se ishte më tepër i nxehur e i djersitur nga pengesat dhe sharrënajat pa fund të palës greke, sidomos të vetë nënkolonelit Boçaris që kishte dalë në armiqësi të hapur me të.
- Senjor gjeneral, ju sot jeni mjaft i rraskapitur dhe duhet patjetër të flini shpejt për t’u qetësuar! – e këshilloi mjeku i ekipit italian, major Kortini.
Gjenerali e kundroi një grimë ngultas, pastaj i tha duke miratuar me kokë:
- Po, senjor dottore, keni të drejtë, duhet të pushojmë, se nesër segmenti i territorit shqiptar të Çamërisë ka për të na marrë shpirtin me pretendimet patologjike të grekut Boçaris, që nuk na la një ditë të punojmë të qetë.
Ata u drejtuan për t’u akomoduar në hotelin kryesor të Janinës, duke ngjitur shkallët krejt të hepuar nga lodhja.
Nënkoloneli Boçaris kishte nuhatur qysh herët se gjenerali, me observime gjuhësore dhe me provat e gjithanshme që përdorte, do ta linte patjetër brenda kufirit shqiptar Çamërinë Veriore, përpjetë rrjedhës së lumit Kalama, ku pothuajse të gjithë flisnin shqip, qysh nga lashtësia. Ai lajmëroi urgjent qarqet qeveritare bashkë me krerët e komitetit të “Vorio-Epirit”, të cilët gjatë gjithë natës u mblodhën në Janinë për të diskutuar situatën. Në debatet e ndezura, fanatikët gjaknxehtë, u ndalën te dilema, nëse duhej lënë të ikte Çamëria, që shtrihej deri te gjiri i Prevezës apo t’i linin shtetit shqiptar Korfuzin me ujdhesat jonike.
Afër mëngjesit, nënkolonel Boçaris, i ra tavolinën me një grusht tejet nervoz.
- As njëra, as tjetra, do ta zgjidh vetë, – u tha ai përfundimisht, i ngazëllyer nga ideja e fiksuar në trurin e tij.
Në mëngjesin e 27 gushtit u njoftua lëvizja e autokolonës së komisionit kufitar drejt Kakavisë, ku do të fillohej nga puna. Renditja e përcaktuar u pëlqye nga të gjithë. i pari do të ecte automjeti i përfaqësisë greke, i dyti “shevroleti” shqiptar dhe i treti “xhipi” i gjeneral Telinit, për ta pasur kësisoj udhëtimin të siguruar nga udhërrëfyesit e truallit ku kishin bujtur.
Pasi pinë dhe kafen e mëngjesit në hollin e hotelit luksoz, të çlodhur tashmë nga nata, ata u nisën të gjithë njëherësh drejt Kakavisë. Dukej sikur kilometrat përpiheshin shpejt nga rrotat e ftohura gjatë natës. Vetëm kur ndodhi në afërsi të vendbanimit Delvinaq, që automjeti i palës greke “u prish” dhe u ndal në cep të rrugës për të ndrequr defektin. Atëherë doli në krye të kolonës, grupi përfaqësisë shqiptare.
Majorit Bajram Fevziu i trokiti në mendje një fije dyshimi. Megjithatë, si njohës i asaj rruge, ai filloi ecjen vendosmërisht i ndjekur nga xhipi i gjeneral Telinit. Por, kur kishin mbetur edhe tetë kilometra për të arritur Kakavijën, pikërisht pasi “shevroleti” i shqiptarit Fevziu kaloi një kthesë të fortë shkëmbore, ndodhi e papritura. Nga një lartësi e madhe, “sharrtarët” grekë rrëzuan një kope trungjesh ahu, me të cilët bllokuan krejt xhadenë.
I pari doli për të hapur rrugën shoferi Farneti dhe përkthyesi Ambrucio. Por befas “sharrtarët” lëshuan nga lart një breshëri të tmerrshme zjarri, që i rrëzoi të dy përtokë pa frymë. Breshëria e zjarrit vazhdoi pa ndërprerje mbi kabinën metalike të xhipin që filloi të bëhej shoshë nga plumbat dum-dum. Ende pa arritur të hidhte hapin e parë jashtë derës, u përmbys i vdekur major Bonacini dhe pas tij doktori Kortini.
- Ah, kurthi yt i poshtër, o i mallkuari Boçaris! – mërmëriti me vete Gjeneral Telini, duke dalë nga dera e prapme me revolverin e tij në dorë. Ai lëshoi një varg plumbash drejt vrasësve, në dukje sharrtarë, që kishin uniforma ushtarake pa kapele. Për pak sekonda breshëria nga lart u duk sikur heshti. Por, pasi arma e tij e vetme, i volli të gjithë plumbat, pa shkuar pesëdhjetë metra më tej, u shtri pa frymë edhe vetë gjenerali trim, Telini. Pastaj “sharrtarët” zbritën tinëz si hajdutë dhe shkrehën disa plumba të tjerë, për të prishur kokat e të vrarëve. Kur panë se viktimat nuk njiheshin më kush ishin, ata u zhdukën në thellësi të pyllit.
Kishin kaluar pak minuta, derisa arriti në “Trojën e përgjakur” Agamemnoni dinak Boçaris, duke nënqeshur lehtas dhe duke pëshpëritur me vete: “Të thashë, o gjenerali latin, dinakëria greke është shumë herë më e fuqishme se trimëria juaj dhe e këtyre qeleshebardhëve që po kthehen tani mbrapsht të shohin gjëmën”
Tragjedia e paparë dhe e paimagjinuar, i bëri komisionarët shqiptarë të përkulin kryet me dhimbje mbi të vrarët e komisionit italian, dhe mbi gjeneralin martir, që humbi aty jetën për drejtësi. Major Fevziu, duke shtrënguar dhëmbët në heshtjen e vet mortore, kundroi për disa çaste grekun Boçaris, që mundohej me lëvizje alarmuese të kota, për të mposhtur ngazëllimin që i hovte përbrenda dhe mendoi me trishtim, se kjo ishte edhe vetë gjëma e kufirit shqiptar, të përdhosur në shekuj nga fqinjët e pabesë.
Pas lajmërimeve të vonuara, për shkak të prishjes së linjave telefonike, alarmi i madh i kësaj tragjedie të llahtarshme ballkanike, arriti pasdite deri te Kryeministri italian. Qeveria italiane, tepër e tronditur nga ky provokacion i rëndë, shpalli një ultimatum të rreptë prej shtatë pikash. Të zbuloheshin menjëherë fajtorët dhe të dënoheshin me vdekje. Përveç nderimeve shtetërore që duhet t’i bëheshin gjeneralit, Greqia ta paguante kokën e Enriko Telinit, me një dëmshpërblim prej pesëdhjetë milionë franga ari.
Por, çuditërisht, qeveria greke e bëri veshin krejt të shurdhër dhe heshti në mënyrë mospërfillëse, si në të gjitha rastet e incidenteve kufitare.
Atëherë, për të detyruar zbatimin e menjëhershëm të atij ultimatumi, në mëngjesin e po asaj dite, pas një bombardimi të furishëm nga ajri, një skuadrilje anijesh luftarake italiane që patrullonte përgjatë Kanalit të Otrontos, pushtoi menjëherë Korfuzin dhe ujdhesat përqark tij.
Vetëm këto veprime të rrepta luftarake, e shkundën nga vendi qeverinë tinëzare greke, e cila lëshoi deklaratën e turpshme: “Ajo egërsi e tmerrshme ndaj Telinit, pa dyshim, u takon shqiptarëve!”
Mirëpo praktika e tyre tradicionale “hidh gurin e fshih dorën” nuk piu ujë në këtë rast të kobshëm. Sepse për të zbuluar fajtorët e vërtetë, Konferenca e Ambasadorëve, që u mblodh urgjentisht, dërgoi me aeroplan të posaçëm, një komision me në krye kolonelin japonez Shiboja.
Hetuesit ndërkombëtar arritën në vendngjarje, te kthesa e Zhepës ku ende dalloheshin njollat e gjakut të gjeneralit, duke pasur ndërmend të kryenin vrojtime të gjata e të hollësishme. Por kryehetuesi japonez Shiboja, pasi u mendua një grimë, vendosi të bëjë një provë të tipit “Telini” Ai nxori nga këllëfi revolverin e tij dhe shtiu tri herë në ajër. Befas dolën nga pylli ushtarët e njësisë greke të vendosur prej vitesh aty afër dhe rrethuan komisionin, duke mos pasur dijeni për ardhjen e tij.
- Stop! Hetimi mbaroi! – thirri japonezi i zgjuar, – vrasësit u zbuluan! Kur tri të shtënat e dobëta të revolverit, u dëgjuan prej tyre menjëherë, nuk është e mundur kurrsesi, gjithë ato breshëri pushkësh që vranë gjeneralin të mos arrinin në veshët e gjithë këtyre ushtarëve kufitarë të instaluar këtu ndanë pyllit.
Pas këtij veprimi dhe kontrollit të ushtarëve nga ana e asfalisë greke, prefekti i ri i Gjirokastrës Kolë Tromara që asistoi aty, zbuloi edhe provën tjetër, orën prej floriri të Gjeneral Telinit, të njohur nga të gjithë në dorën e njërit prej ushtarëve grekë.
Atëherë qeveria Greke pranoi plotësisht fajësinë e krimit dhe përmbushi detyrimet deri në një. Duke pushkatuar edhe 24 ushtarët e paguar nga Komiteti i Vorio-Epirit, që u paraqitën pa kapele si “sharrtarë”, për të vrarë komisionin kufitar italian. Kësisoj u mbulua me humus pylli edhe dinakërinë e të pabesit Boçaris.
Megjithatë, gjaku i gjeneralin legjendar, Enriko Telini, vizoi të gjithë gjatësinë e vijës së kuqe kufitare, të shtyrë padrejtësisht shumë thellë brenda tokës shqiptare, duke lënë Çamërinë të përgjakej nga dora e zervistëve grekë, me krimet dhe dëbimet njerëzore që pasuan në vitet e ardhshëm.

PARAVOTA

Vullnet Mato

Tregim

Paraja dhe vota, në dukje dy dukuri të kundërta, kanë mes tyre një lidhje të ndërsjellë tepër të ngushtë. Kanë një dashuri fryme, pa të cilën nuk mund të ekzistojnë. Besoj nuk e teproj po të them, se paraja dhe vota kanë krijuar një çiftim të përbashkët si atë të burrit me gruan dhe ekzistojnë në një lidhje organike si mishi më kockën.
Këtë e kam vënë re qysh herët, e kam parë te disa të njohur, por dhe e kam dëgjuar me veshë nga përvoja e të tjerëve. Një rast të tillë, tepër interesant dhe pothuajse mjaft përgjithësues për këtë fenomen, do ta sjell në këtë tregim me kumbim të vërtetë.
Atëherë kisha çelur zyrën e një enti botues, te rruga “Qemal Stafa” në Tiranë, ku siguroja botime për shtypshkronjën e tim vëllai në Sarandë. Shkurt, në fillim të punës sigurova disa dorëshkrime librash që nga kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të asaj kohe, deri te disa shkrimtarë e krijues me emër. Më pas çmimet e botimit u rritën, tatimet u rënduan dhe pas tre vjetësh u detyrova ta mbyll atë zyrë, në kohën kur mezi shkula nga policia tatimore fotokopjen, kompjuterin dhe printerin e sekuestruar prej tyre.
Gjatë asaj periudhe më erdhi në zyrë një djalosh simpatik i tërhequr nga tabela e madhe mbi derë “Enti botues Milosao”. Ai kishte veshur një kostum me vija të spikatura dhe më kujtohen sidomos flokët e tij tepër të zinj, të ndritshëm e të dendur, në kontrast me flokët e mi të rralluar e në rënie e sipër. Djaloshi kishte një pamje fytyre të butë e të qeshur dhe pas paraqitjes së dorëshkrimit me fabula, më tha se ishte sekretar i komunës P. në periferi të Tiranës. U njohëm dhe u miqësuam shpejt. Sepse me pëlqyen fabulat e tij origjinale dhe kur më ftoi për kafe, i fola me superlativa për shpërndarjen e këtij libri, sidomos te mësuesit dhe nxënësit e shkollave të të gjitha kategorive.
-Kam qenë mësues, - tha ai, pasi kuptoi kureshtjen time sesi një sekretar komunie shkruante fabula. - Kam dy vjet, pas zgjedhjeve të fundit që kalova në komunë.
-Mesa duket, ke qenë aktivist shoqëror i zoti, që të zgjodhën të punosh në atë zyrë.
Ai qeshi dhe më kundroi drejt në sy me atë syndritjen e tij të mprehtë.
-Përkundrazi, - ma ktheu në çast, - kam qenë një dembel stambolli, por e pashë se nuk çahej me nxënësit e tetëvjeçares dhe çava ndryshe, duke u afruar me një parti politike. Ajo më vuri në komisionin e votimeve dhe ashtu u bëra sekretar...
-Po më çudit, - vijova me kureshtje, - si kështu, tak-fak, nga anëtar i thjeshtë i një partie, në karrigen e një drejtuesi të komunës?...
A qeshi ëmbël sërish dhe më pyeti;
-Ju bëni pjesë në ndonjë parti?
-Mos e dhëntë zoti, kam alergji nga pjesëmarrja nëpër parti.
-Edhe unë, - tha menjëherë, - por ja, që pa atë kërcim së larti, nuk mund bija dot në kolltukun butë të sekretarit që kam sot.
-Sidoqoftë, ke pasur ndonjë mik, se nuk bëhet aq lehtë dembeli, siç e the ti, një nëpunës i devotshëm...
-Dembel, pehlivan, - qeshi ai. - E shoh se u bëre kurioz, po ty që rri larg partive, do të ta tregoj... Kërkova të më vinin në komisionin e votimeve për partinë S. ku beja pjesë. Dhe që të mos e zgjat muhabetin, aty e luajta mirë pehlivanllëkun tim. Kur shkoi mesnatë dhe përcollëm vëzhguesit, ne të komisionit u mblodhëm veçmas. Hapëm kutitë dhe numëruam votat. Partia ime S. kishte fituar fare pak vota. Po në fund te fundit numërimin e saktë e bën Shën Leku...
- Pse, leku ynë shenjtërohet në votime?!- bëra sikur u habita unë.
- Po, bëhet si ai medaljoni që mban papa i Romes në gjoks kur shuguron besimtarët e zgjedhur. Nejse, kryetari i komisionit të votimit, një burrë autoritar si në pamje edhe në tonin e të folurit, tha pa e zgjatur më tej: “Kush nga ju e gjen këtë gjëagjëzë: Një herë në mot, del e kullot?...” Drapri... nxitova ta them i pari unë, që lëvroja fushën e fabulave dhe të gjëagjëzave. Bravo, më tha kryetari. Ti e meriton plotësisht një dorë me para nga drapri i komisionerit, që një herë në katër vjet del e kullot një tufë të mirë me lekë. Nuk fola sepse ai vazhdoi vetë: “Ata të partive lartë, kullosin nga kolltukët e tyre gjatë gjithë vitit, ngrenë vilat dhe shëtisin me vetura ku u do kokrra e qejfit. Ne or vëllezër, këtë rast kemi, t’u çojmë fëmijëve e grave tona të hanë ndonjë pllakë me bukë gruri të ngrohtë. Vetëm po të jemi budallenj, si ata që thonë jemi militantë dhe në fund të votimeve hanë kakërdhitë e të zgjedhurve... Për mua nuk ka rëndësi fiton Cani apo Ceni, le të fitojë ai që jep llapushka, jo ai që kërkon vetëm të marrë...” Ai fliste me aq bindje e siguri në ato që thoshte, sikur të ishte brenda shpirtrave të secilit nga anëtaret e komisionit. Sepse asnjëri nuk reagoi kundër. Aty pashe se leku ka magjinë që të bën memec. Pastaj kryetari nxori një shishe rakie, na mbushi të gjithë nga një gotë dhe tha duke e ngritur të tijën mbi kokat tona: “Hajt gëzuar e na daltë për hair!”... Gëzuar, thamë të gjithë, ndërkohë që kryetari nxori dhe një qeskë me salçiçe të skuqura dhe djathë kaçkavall. Filluam të përtypemi të uritur, se nuk kishim ngrënë darkë deri në ato çaste...
- Me një fjalë, kryetari u korruptoi me salçiçe e kaçkavall? - bëra shaka unë.
-Jo, ore, ai e kishte muhabetin më të dhjamosur. Se sapo pimë nga dy gota raki, iu drejtua komisionerit të partisë kryesore A. duke e pyetur: Sa hedh ti, or mik, për të gjithë ne të komisionit?... Njëzetekatër milionë!- hodhi ai... Na bien nga pak, tha kryetari me pakënaqësi të dukshme në fytyrë. Shto dhe ca, se jemi lodhur e do rraskapitemi akoma me shumë, derisa t’i mbyllim këto gjethet e thata të dushkut që kemi përpara!... Nuk më dhanë më shumë, kaq më dhanë, tha komisioneri A... Atëherë hidhu ti, i tha atij të partisë B... Dyzetetetë milionë! - tha ai me krenari... Fjala e fundit?- e pyeti kryetari me gëzim tashmë... E fundit fare, për kokën e kalamajve!... Epo, kështu po, tha kryetari, ka lezet të shpiem të paktën nga tetë milionë në shtëpi. Hajt, gëzuar dhe o burra, të mbyllim procesverbalet për firmë se shkoi vonë e po gdhihet!
-Unë nuk firmos!- kërceva unë me vendosmëri, sikur hodha një shashkë që krisi me gjëmim mbi kokat e tyre.
Të gjithë komisionerët shqyen sytë nga habitja se si po hidhja poshtë tetë milionëshin tim dhe atë çast, ata mu dukën sikur do kërcenin të gjithë bashkë të ma nxirrnin nga fyti salçiçen qe sapo kisha kapërcyer.
- Je militant qukapik, që troket sqepin nëpër mitingje?- më pyeti kryetari me sarkazmë në zërin e çjerrë tashmë dhe i bëri sytë sa dy vezë laraske.
- Jo, jam mësues harabel, që cicëroj gjithë ditën për të mbledhur thërrimet e qindarkave të mia dhe pas votimeve do shkoj prapë të çuçurit klasë më klasë me tridhjetë e ca orë mësimi në javë...
-Pse, ç’farë do ti më shumë, po tu shtosh qindarkave të tua dhe tetë milionë?!... - më tha i habitur komisioeri i partisë B, i cili do të merrte kryesimin e komunës për kandidatin e tij.
-Dua që ai kryetari yt të më marrë sekretar të komunës... Se unë veç hallit që u thashë, ia kam dhënë votat që fituam partisë sime me celular dhe...
- Ajo e celularit, korrigjohet prapë, - ma preu ai, - me demek, u thua na u prish rezultati, se erdhën me vonesë votat nga zonat e fundit. Ndërsa punën e sekretarit ta siguroj unë! - më premtoi me seriozitet komisioneri B.
-Si ta besoj?- kërceva prapë duke qëndruar mbi telin tim të pehlivanit.
-Na! - tha ai dhe mori një copë letër e ma shkroi premtimin të firmosur.
E lexova me kujdes dhe me ndritën sytë me tepër se drita e dobët e dy llambave elektrike që kishim përsipër.
-Atëherë hajt, gëzuar e u mbledhshim prapë pas katër vjetësh kështu si sot, kur drapri ynë del e kullot!- thashë unë dhe së fundi u mbyll ai muhabet.
Filluam të firmosim procesverbalet dhe afër mëngjesit, futëm në xhep secili nga një shuk me para të mbështjella në zarf të veçantë.
Por dhe puna ime, u tha, u bë. Pas një jave unë ia lashë sqepin e harabelit një mësuesi të ri në shkollë dhe u ula në kolltukun e butë të zyrës së komunës, duke u kthyer nga harabel thërrimesh, në skifter zyre. Ja, kështu!- tha krejt gazmor...
- Por pas dy vjetësh, do bëhesh prapë harabel! - ia ktheva unë duke e kundruar me simpati.
-Kismet, ku i dihet, mbase shtegtimi i ri, na krijon prapë mundësinë të bëjmë ndonjë fole të re, më të rehatshme...
Libri i këtij fabulisti të shkathët doli i plotë dhe i ilustruar nga një grafist i talentuar, me figurat përkatëse për çdo fabul. Në kopertinën e parë, unë sajova një harabel që cicëronte mbi tel dhe ai e pëlqeu pa masë.

Pse kjo kthesë kaq e papritur e Aleancës Kuq e Zi?!

Prof.Dr.sc.Eshref Ymeri

Pak ditë më parë u bë e njohur se zoti Kreshnik Spahiu, Kryetar i Aleancës Kuq e Zi, pas dorëzimit të listave përkatëse, ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve zhvillimin e një referendumi për krijimin e një Federate mes Kosovës dhe shtetit amë.
Një kërkesë e tillë tingëllon mjaft e çuditshme. Që në zanafillën e vet e deri para do kohësh, Aleanca Kuq e Zi, në dhjetë pikat kryesore të programit të vet, kishte shtruar si pikë kryesore ribashkimin e trojeve etnike shqiptare. Mendoj se kjo pikë kishte shumë rëndësi në programin e saj, prandaj edhe kishte ngritur peshë zemrat e mijëra të rinjve, të cilët iu bashkuan kësaj Aleance me shumë kënaqësi. Madje nëpër tubimet e saj, qoftë në salla të mbyllura, qoftë në mjedise të hapura në mbarë Shqipërinë, gjithandej ushtonte thirrja “Shqipëri Etnike!”. Edhe në një intervistë që i pati dhënë gazetarit të mirënjohur të TV News 24, zotit Bashkim Hoxha, në prag të 100-vjetorit të pavarësisë, zoti Kreshnik Spahiu foli vetëm për bashkimin e Kosovës me atdheun amë, i cili, - siç u shpreh ai, - do të realizohej brenda vitit 2014. Pra, fjala Federatë s’ishte dëgjuar kund. Por, një ditë të bukur, si me magji, harrohet termi Bashkim dhe na del në skenë termi Federatë.
Pra, kërkesa për krijimin e një Federate nuk mund të mos tingëllojë e çuditshme për faktin se federatat krijohen mes etnive të ndryshme dhe kurrsesi brenda një etnie. Kosova ka qenë pjesë e trungut të shtetit amë para vitit 1913, kur u bë copëtimi i trojeve tona etnike. Si pjesë e trungut të shtetit amë, Kosova, në kuadrin e Perandorisë Otomane, përbënte njërin nga katër vilajetet shqiptare me kryeqytet Shkupin. Pra, të katër vilajetet shqiptare në Ballkan përfaqësonin etninë shqiptare, të vendosur në troje etnike shqiptare me shtrirje kompakte. Prandaj me Ismail Qemalin u bashkuan në Vlorë përfaqësues nga të katër vilajetet. Nga Kosova pati shkuar në Vlorë Isa Boletini me trimat e vet, për t’u rreshtuar përkrah Ismail Qemalit në aktin e shpalljes së Pavarësisë.
Sipas zotit Kreshnik Spahiu, Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë një Federatë me dy njësi shtetërore. Ore lum miku, po si mund të krijuakan një Federatë Kosova me Shqipërinë kur ato i përkasin një etnie të vetme, etnisë shqiptare! Për Federatë mund të flitet në rastin e Maqedonisë që përbëhet nga dy etni krejtësisht të ndryshme, asaj sllavomaqedonase dhe asaj shqiptare. Ideja e Federatës i shkon shumë për zemër si Beogradit, ashtu edhe Athinës, si edhe Moskës që fshihet pas tyre. Sepse në kushtet e Federatës, Serbia do të vazhdojë të tallet me Kosovën si t'i dojë qejfi. Çka të njëjtën gjë do të vazhdojë ta bëjë, si deri tani, Greqia me Shqipërinë. Dhe rezultati cili do të jetë? As Kosova nuk do të konsolidohet dot kurrë si shtet, dhe Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një shtet i nëpërkëmbur nga Greqia. Fakti që Serbia dhe Greqia janë shumë të shqetësuara për ribashkimin e Kosovës me shtetin amë, duhej ta vinte në mendime të thella zotin Kreshnik Spahiu dhe të shtronte pyetjen: ç'kanë Serbia dhe Greqia që i tremben kaq shumë ribashkimit të Kosovës me atdheun amë? Sepse nuk e kanë dashur dhe nuk e duan kurrë krijimin e një shteti të fuqishëm shqiptar prej 10 milionë banorësh në gadishullin tonë. Unë mendoj se zoti Kreshnik Spahiu duhej të shprehte qëndrimin e vet edhe kundër shovinizmit rusomadh për qëndrimin ndaj etnisë shqiptare në gadishullin tonë. Dhe ja sepse:
Në “Gazetën Shqiptare” të datës 04 korrik 2011 qe botuar një njoftim për një notë proteste që Rusia i paskej dërguar Tiranës zyrtare, në të cilën shprehej revolta e saj ndaj deklaratave për “Shqipërinë e Madhe”,të bëra nga ish-deputeti Azgan Haklaj. Me këtë rast, në notëprotestën ruse, të përcjellë prej zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Ruse, Aleksandër Lukasheviç, theksohej se“idetë nacionaliste të krijimit të një “Shqipërie të Madhe”, bien ndesh me përpjekjet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, që synojnë forcimin e sigurisë në rajon ndaj dhe duhet të marrin një reagim të përshtatshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Pohime të tilla, që mbështeten në logjikën mesjetare, mund të çojnë në pasoja jashtëzakonisht negative”.
Pra, Rusia shoviniste, që ndodhet mijëra kilometra larg vendit tonë, u del në krahë aleatëve të vet grekosllavë, për të ruajtur të paprekur veprën kriminale që ajo kreu një shekull më parë, me presionin e fuqishëm që ushtroi ndaj fuqive kryesore të Evropës Perëndimore për copëtimin e trojeve etnike shqiptare dhe majmjen me to të Serbisë dhe të Greqisë.
Sipas zotit Spahiu, nesër-pasnesër, kur të shpërbëhet Maqedonia (se shpërbërja e saj është e pashmangshme), populli shqiptar i Maqedonisë u dashka që të krijojë një shtet të tretë shqiptar, të federuar me Kosovën dhe me shtetin amë, dhe jo të ribashkohet me shtetin amë! Kjo është një ide e rrezikshme. Sepse me të synohet për t'i mbajtuar shqiptarët përjetësisht të copëtuar.
Me krijimin e Federatës, shqiptarët nuk do të arrijnë kurrë të ngrihen më këmbë. Sepse duke qenë të shpërndarë kashtë e koqe nëpër disa shtete, Serbia dhe Greqia e kanë shumë të lehtë për t’i mbajtur pas qerres së tyre. Ndërsa një shtet i bashkuar shqiptar ato i tmerron për faktin se kanë parasysh vitalitetin e jashtëzakonshëm të etnisë shqiptare.
Veç kësaj, ideja e krijimit të Federatës, u vjen shumë për shtat argatëve të Serbisë në Kosovë, si Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi e ca të tjerëve, të cilët kanë kohë që rreken për të shpikur një komb kosovar dhe një gjuhë kosovarishte.
Unë mendoj se kthesa e papritur e zotit Kreshnik Spahiu për federalizimin e Kosovës me atdheun amë, të bën të dyshosh se gravitacioni majtist në Aleancën Kuq e Zi, me sa duket, paska marrë sipërinë dhe duhet të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm. Shqipëria, në aspektin mbarëkombëtar, ia ka parë hairin majtizmit që prej 8 nëntorit të vitit 1941, kur çështjes kombëtare shqiptare iu vu përsipër një gur mjaft i rëndë.
Veç të tjerash, ideja e Federatës i vjen fort në osh edhe Janullatosit, sepse me Shqipërinë, kështu siç është, e paribashkuar me Kosovën, ai mund të bëjë si i do qejfi, ashtu siç ka bërë deri tani, duke e mbjellë krejt Shqipërinë e Jugut me kisha me simbolikë greke dhe me varre, memoriale e manastire në nderim të ushtarëve agresorë grekë. Pra, Shqipëria e Jugut, faktikisht, është e pushtuar krejtësisht prej kishës shoviniste greke.
Në këto kushte, unë e përkrah fuqimisht deklaratën e Republikanëve të Kosovës dhe të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Prof. Hazir Shalës, të titulluar “Na duhet Ribërja e Shqipërisë Etnike”, të përpunuar dhe të përgatitur për shtyp nga zoti Cenë Pushkolli dhe të botuar në internet ditën e djeshme, më 11 janar 2013, deklaratë kjo, në të cilën kërkohet ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe vlerësohet krejtësisht e papranueshme nisma e zotit Kreshnik Spahiu për federalizim. Aq më tepër kur edhe partia kosovare Vetëvendosja është për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe kur, faktikisht, siç deklaroi po dje zoti Albin Kurti për emisionin e Zërit të Amerikës, 81% e popullit shqiptar të Kosovës është për ribashkim me atdheun amë.
Unë dëshiroj t’u bëj thirrje gjithë atyre mijëra të rinjve shqiptarë që janë anëtarësuar në radhët e Aleancës Kuq e Zi dhe që dallohen për atdhetarizmin e tyre të shkëlqyer, që të mos e braktisin thirrjen e tyre “Shqipëri Etnike” dhe të ushtrojnë presionin e tyre të fuqishëm mbi drejtuesit e tyre dhe posaçërisht mbi zotin Kreshnik Spahiu për të hequr dorë nga ideja e Federatës, e cila është mjaft e dëmshme dhe madje fort e rrezikshme për fatet e etnisë shqiptare në gadishullin tonë. Kjo ide me siguri që ka për ta dëmtuar Aleancën Kuq e Zi në zgjedhjet e 23 qershorit. Ftoj, gjithashtu, edhe mbarë lexuesit e nderuar të shprehin pikëpamjet e tyre për këtë kthesë të papritur të Aleancës Kuq e Zi në qëndrimin ndaj çështjes së ribashkimit të Kosovës me atdheun amë.
Dua të shpreh keqardhjen time të thellë, që zoti Kreshnik Spahiu, sipas një shprehje të artë të gjuhës shqipe, e filloi mbarë, por e vazhdoi shtarë.

Santa Barbara, Kaliforni
12 janar 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...