Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/15

Akademik Prof.Dr.sc.Mark Krasniqi: Pesha e viteve të mia është peshë e popullit tim


Akademik Mark Krasniqi

Mark Krasniqi “ka harruar” kur ka lindur. Por ai i mban në mendje të gjitha detajet edhe të fëmijërisë së tij të hershme. Gjatë jetës së tij prej gati një shekulli, kurrënjëherë nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje. Nuk është shtrirë kurrë në spital. Banon në katin e shtatë të një ndërtese tash e 50 vjet dhe çdo ditë bile më shumë se dy herë në ditë ngjitet nëpër 130 shkallë, sepse ashensori nuk punon tash më se 13 vjet. Mark Krasniqi është i shtyrë në moshë, por nuk është plakur. Ai është plak mençur, është enciklopedi e kohës tonë, është emër që ka lënë gjurmë në shekullin tonë.
Profesor Mark, ky vit, ishte 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Cila do të ishte porosia e Juaj për shqiptarët në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit shqiptar? 
Akademik M. Krasniqi: Po, këtë vit kremtuam 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. U kënaqëm, festuam, u ndjemë krenar që jemi shqiptar. Viti 1912 është një vit i rëndësishëm për historinë e themelimit të shtetit shqiptar. Më 28 Nëntor të vitit 1912 u vunë themelet e shtetit shqiptar. Një vit më pas në Konferencën e Londrës më vitin 1913 fuqitë e mëdha i copëtuan territoret e shtetit shqiptar duke ua plotësuar apetitet vendeve përreth Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, e Greqisë.
Por ky shtet nuk i shtriu themelet e veta në mbarë hapësirën gjeografike shqiptare. Më shumë se gjysma e trojeve etnike shqiptare dhe më shumë se gjysma e shqiptarëve mbetën edhe sot e kësaj dite jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Prandaj tash e tutje duhet të mendojmë që të festojmë festën e bashkimit kombëtar. Pa u bashkuar populli shqiptar në një shtet nuk ka “rahati” në Ballkan. Neve na kanë ndarë padrejtësisht Fuqitë e mëdha. Ato kanë përgjegjësi që ta qojnë në vend padrejtësinë kombëtare ndaj nesh. Prandaj prej ditë së parë të vitit të ri unë i thërras politikanë, liderët e Shqipërisë e Kosovës e të gjithë liderët shqiptarë, por edhe gjithë popullin shqiptar kudo që jeton në trojet shqiptare dhe në diasporë që të mendojmë dhe të veprojmë për bashkimin kombëtar.
Mos më daltë shpirti pa u bashkuar trojet shqiptare.
Z.profesor, ditë më parë keni kremtuar 92 vjetorin e lindjes. A ju kujtohet ndonjë fjalë prej nënës, apo babait tuaj për ardhjen në jetë të djalit tyre që tash i ka mbushur të 92-tat?
Akademik M. Krasniqi: Prindërit shqiptarë kudo që janë i gëzohen ardhjes në jetë fëmijës të tyre të gjinisë mashkullore, pra djalit. Nga disa aspekte ky gëzim është i arsyeshëm, sepse djali nga natyra do të përballojë më lehtë se vajza sfidat e shumta të jetës dhe për disa punë më të rënda fizike djali është më i përshtatshëm se vajza. Në të kaluarën, kur në kushtet shoqërore të vështira, siguria personale dhe e pasurisë nuk ishin të sigurta, meshkujt ishin ata që mbronin familjen dhe pasurinë e saj. Përveç kësaj, në të kaluarën tonë femra ka qenë e përjashtuar nga e drejta trashëgimit të pasurisë së prindërve, nëse ka pasur meshkuj në familje. Mandej, femra ndahet nga prindi kur të martohet dhe shkon në shtëpi të burrit, kurse mashkulli zakonisht mbetet gjithmonë në familje dhe trashëgimtar i pasurisë e kujdestar i prindërve në pleqëri. Në popull thuhet ‘Vajza asht kafshatë e huej, djali asht temeli e kulmi i shpisë’. Por koha bën të vetën, tradita i mbetet së kaluarës dhe përparimi në kohën moderne ka sjellë botëkuptime, qëndrime e veprime të reja, kështu që dallimet mes meshkujve e femrave në pjesën më të madhe janë zhdukur, kështu që në praktikë, në jetën shoqërore, femra dhe mashkulli janë të barabartë, para së gjithash në pozitën e tyre në shoqëri dhe nga aspekti kulturor e intelektual në përgjithësi.
Kuptohet se nga mosha e foshnjërisë nuk mbahen kujtimet. Por mbaj në mend kur lindi vëllai im Zefi dhe unë isha në moshën pesëvjeçare. Në familje të gjithë u gëzuan, madje edhe farefisi, sidomos dajat në Janosh të Gjakovës, të cilët erdhën për urime. Babai, si shumëkush, atëherë ka pasur një pistoletë, ‘allti dhetshe’, të cilën e zbrazi dy herë nga dritarja e kullës, për të lajmëruar fqinjët për këtë ngjarje. Madje, u bë një ‘zijafet’ i rastit për fqinj e dashamirë. Më vonë jam marrë pak edhe me folklor, i cili ndër ne është shumë i pasur dhe i shumëllojshëm dhe i bukur. Aty ka shumë ‘kangë të djepit’, kur nëna e përkundë dhe e vënë foshnjën në gjumë duke kënduar këngë urimi e lavdie për djalin e saj, që të rritet e të bëhet ‘plak katundi’, ‘trim drangue’, ‘burrë besnik e burrë fisnik’ e tjera.
Kremtimi i ditëlindjes sipas kalendarit kishtar
A mbani mend kur e keni kremtuar për herë të parë ditëlindjen?
Akademik M. Krasniqi: Në fshat, zakonisht nuk kremtohet ditëlindja, kurse në qytet kremtohet. Mirëpo, unë nga fshati jam larguar si fëmijë 11 vjeçar. Pasi kam kryer shkollën fillore, kam vazhduar shkollimin në gjimnaz në Prizren. Unë kam pasur një rast të rrallë për të vazhduar shkollimin në Jugosllavinë e kralit (e cila ka jetuar nga viti 1918 deri në vitin1941) kur ne shqiptarët nuk kishim kurrfarë të drejtash kombëtare, as politike, as humane. Pra nuk kemi pasur asnjë shkollë shqipe, madje edhe libri dhe çdo shkrim në gjuhën shqipe ka qenë rreptësisht e ndaluar. Nga ana tjetër, situata ekonomike për shqiptarët ka qenë shumë e rëndë. Në punë kanë qenë kryesisht serbët e malazezët, ndërsa shqiptarët jetonin vetëm nga bujqësie në prona të tyre të vogla, të cilat shumëkujt ia uzurpoi shteti dhe ua dha kolonistëve serbë e malazezë të ardhur nga Serbia e Mali i Zi. Në qytete shqiptarët merreshin me tregti e zejtari, pjesërisht edhe me bujqësi, por shumica ishin pa punë fare. Politika arsimore e Serbisë ka qenë që shqiptarët ta kenë vetëm shkollën fillore katërklasëshe dhe të mos vazhdojnë shkollim tjetër. Edhe shkolla fillore ka qenë vetëm në gjuhën serbe. Por unë pata fatin të pranohem në seminarin (konviktin) e kishës katolike në Prizren, ku ishin nja 40 nxënës, kryesisht kroatë e sllovenë. Në këtë konvikt i kemi pasur kushtet shumë të mira nga çdo aspekt. Aty përgatiteshim për shkollë me orar të caktuar dhe në mëngjes të gjithë së bashku shkonim në gjimnaz. Falë kushteve të mira dhe disiplinës në seminar, kryesisht kishim sukses mjaft të mirë në shkollë.
Këtë që thash më sipër, e bëra për ta lidhur me pyetjen tuaj. Në seminar nuk shënohej ditëlindja e askujt, por shënohej dita e emrit të secilit. Sipas rregullit të kishës katolike, foshnjat duhet të pagëzohen (të regjistrohen) në kishë me një ceremonial të posaçëm. Me atë rast i caktohej edhe emri foshnjës. Në kalendarin kishtar janë të shënuar emrat e 365 shenjtërve, çdo ditë nga një, kështu që prindërit zgjidhnin një nga këta emra për fëmijën e tyre, për të qenë ai shenjt gjatë jetës padron i fëmijës. Atë ditë që kishte dikush nga nxënësit ditën e emrit, ne ia uronim, ndërsa drejtori na lejonte të bisedojmë dhe të këndojmë gjatë darkës, ose drekës, gjë që ishte e ndaluar ditëve tjera. Por atë ditë edhe për drekë kishim ndonjë shtesë, zakonisht fruta, për ndër të shenjtit emrin e të cilit e kishte nxënësi përkatës. Nuk ka pasur ndonjë shënim më të madh për ditën e emrit të askujt, sepse përndryshe do të kishim tepër ditë të tilla. Familjet katolike në qytet i jepnin rëndësi ditës emrit të anëtarëve të saj, kështu që pritnin edhe mysafirë, të cilët vinin për urime me një dhuratë të vogël. Por edhe në qytet festimi i ditës emrin është zëvendësuar me ditëlindjen, por edhe kjo shënohet zakonisht vetëm për fëmijë dhe për pleq në moshë të shtyrë.
Sa janë të rënda, apo sa janë të lehta 92 vite për ju?
Akademik M. Krasniqi: Për të thënë të vërtetën, mua deri vonë as nuk më ka rënë në mend kur e kam datëlindjen. Bile, nëse më ka pyetur ndokush sa vjet i kam, më ka ndodhur të ndalem e të mendoja sa u bënë, kështu që më habiste fakti që ishin bërë bukur shumë brenda një kohë të shkurtër, siç më dukej mua. Por, përsa u përket kremtimeve, përkatësisht shënimeve të ditëlindjes ime, unë nuk kam qenë kurrë ‘i nxehtë’, siç thotë populli, për ta bërë të madhe, sepse më duket së kjo nuk është ndonjë ngjarje e rëndësishme. Përsa i përket peshës të 92 viteve, edhe kur nuk mendon njeriu shumë për të, ajo nuk është e lehtë. Kam parë se njeriu i shëndosh mund ta çojë thesin në krah me 50 kg. çimento, por nuk kam pasur rast të shoh njeriun që ngarkon në krah 92 kilogram, përveç sportistët përkatës në gara të tyre. Koha e bë të vetën, organizmi gradualisht dobësohet, por jo te të gjithë njerëzit njësoj. Unë, siç thuhet ‘faleminderit Zotit’, nuk e kam ndier shumë këtë proces të natyrshëm.
Nuk kam vuajtur kurrë nga ndonjë sëmundje, as nuk jam shtruar në spital. Madje, deri vonë nuk kam shkuar as te mjeku për të bërë ndonjë kontroll. Në kohët e fundit po kontrolloj tensionin e gjakut, i cili nganjëherë është i ulët, por po ndryshon edhe brenda ditës. Analizat të tjera që i kam bërë në kohën e fund, të gjitha janë krejt në rregull, brenda normales. Bile përditë shkruaj në kompjuter, merrem me shkrime e botime shkencore e letrare si para shumë viteve. Banoj në katin e shtatë të një ndërtese ku jam tash 50 vjet dhe çdo ditë bile 2 herë ngjitem në 130 shkallë deri në banesën time, sepse ashensori nuk punon tash më se 10 vjet. E ndiej vetën shumë mirë fizikisht e mentalisht. Shumëkush më shfaq urime, dikush më ka zili. Megjithatë është afruar ora e akshamit, të cilën e pres si proces të zakonshëm. Madje para nja 30 vjetësh kam mbaruar edhe varrin në fshat, kam hy njëherë në të dhe e kam pastruar, por dola përsëri i gjallë, shëndosh e mirë. Megjithatë para disa vitesh kam ndryshua mendjen, kështu që pushimin shekullorë mendoj ta bëj në kodër të Prishtinës, dhe në varrin tim të mermerit në fshat, i kam vendosur eshtrat e prindërve të mi, të cilët kanë pasur varre të thjeshta, e tash ua kam përmirësuar standardin banesor. Kur vendosa të mbaroja varrin në Prishtinë, fshatarët më patën pyetur çka do të bëj me varrin në katund. Unë u thash se atë varr do ta kem për ‘vikendicë’, dhe pasi të vdes në Prishtinë, do të vijë për vikend në katund. Njëri nga fshatarët tha ‘Aman çona fjalë një ditë më para se të vishë, që të ikim diku përtej Bistricës’.
Kam qenë disa herë në Amerikë. Më ka rënë rasti të shkoja edhe te varret në Boston, ku vizitova varrin e Fan Nolit – ortodoks dhe të Faik Konicës - mysliman. Me ftesën e Organizatës Panshqiptare ‘Vatra’ të Amerikës, shkova më vitin 2010 në shkurt në Nju – Jork. Në lidhje me një rast, vizitova edhe varrezat. Edhe atje pashë varreza etnikisht e fetarisht të përziera, me hënë në rrasën e mermerit, me kryq gjithashtu në mermer, me shkronja arabisht, latinisht, hebraisht e tjera, në pllaka të mermerit, të gjitha njëra pranë tjetrës, pa rrethojë, pa rrugë e rrugica ndërmjet tyre, pa zhurmë e pa ngatërresa. Thonë amerikanët - ‘Për së gjalli po jetojmë bashkë nën një kulm, në një shtëpi, në një hapësirë, pa shenja dallimi, pa rrethojë, pa rrugicë ndërmjet, me mirëkuptim, pa kurrfarë dallimi. Pse të mos ta kalonin këta të ndjerë së bashku jetën e pasosme në qetësi e dashuri, kur jetën e shkurtër e kanë kaluar gjithashtu së bashku, megjithëse ndonjëherë edhe me ngatërresa e telashe të ndryshme’
Unë dua ta kam varrin në kodër të Prishtinës, e jo ku janë Liridoni e Sllobodani
Në Prishtinë katolikët nuk kanë varreza të veta, siç i kanë vëllezërit myslimanë. I kanë pasur edhe katolikët varrezat e veta, por me 1912, gjatë Luftës Ballkanike, serbët i kanë varrosur ushtarët e tyre të varë në këto varreza katolike, të cilat me kohë i kanë uzurpuar, dhe tash kanë mbetur të tyre dhe të katolikëve. Ky ‘bashkim e vëllazërim postmortal’ mes shqiptarëve e serbëve, është shenjë tolerance mes “rahmetlive”, të cilën këta dy popuj nuk e kanë pasur për së gjalli, me fajin e politikës së uzurpuese të trojeve shqiptare nga okupatori serb. Aty tash po varroset Liridoni shqiptar pranë Sllobodanit serb. Pushofshin në qetësi! Mos ju paçim lakmi! Unë dua ta kam varrin në kodër të Prishtinës, e jo ku janë Liridoni e Sllobodani. Kryqit as Hënës nuk ju kam bërë hyzmetin, po as nuk kam qenë kundër tyre. Në pllakën e varrit le të jenë vetëm emri e mbiemri, ndoshta edhe shqipja dykrenore mbi atë emër.
Prapë u largova pak nga pesha e jetës 92 vjeçare. Nuk e kam pasur të rëndë si ata që kanë qenë në burgje, ndoshta për idenë komuniste e sot na shurdhojnë duke na bindur se kanë qenë kurban të idesë patriotike shqiptare. Por, po ua falim këtë gënjeshtër, sepse të tillë ka edhe kriminelë që ua kanë marrë jetën shqiptarëve, kundërshtarë të ideologjisë së tyre komuniste, ose partiake, plaçkitëse. Populli thotë - ‘Gjaku e borxhi nuk vjetrohen, mbahen mend brez pas brezi’. Pesha e viteve ndryshon gjatë jetës, ka periudha të rënda e të vështira, por edhe më të lehta. Peshën e viteve të mia është peshë e popullit tim, i cili ka qenë i robëruar në kohën e sundimit të gjatë otoman, në kohën e kralit, i persekutuar edhe në kohën e Marshalit e të qeverisë shoviniste të Serbisë.
E shkrova në “Rilindje” atë që e tha Marie Shllaku në gjykatë
Jeta juaj ka disa episode. Cilat prej tyre ju kanë mbetur më shumë në kujtesë? 
Akademik M. Krasniqi: Disi u përgjigja më parë edhe në këtë pyetje, kryesisht në përgjithësi për jetën e vështirë të popullit shqiptar në Jugosllavi e në Serbi. Populli shqiptar ka qenë gjithmonë i persekutuar në mënyra të ndryshme nga okupatori sllav dhe grek gjatë shekujve. Këtë tragjedi të popullit tim e kam barrën më të rëndë në kujtimet e mia gjatë gjithë jetës, sepse edhe unë jam pjesë e popullit tim. Edhe unë si individ kam qenë i persekutuar në njëfarë mënyre, sidomos nga viti 1945 e këtej, kur përpiqesha, brenda mundësive të mia, të reagoja kundër padrejtësive ndaj popullit tim. Për shembull, në vitin 1946 kam qenë gazetar i ‘Rilindjes’ në Prizren dhe si i tillë kam marrë pjesë në gjykimin e Marie Shllakut, studente shkodrane, luftëtare kundër pushtetit komunist antishqiptar, dhe të Bernardin Llupit, gjithashtu shkodran, prift françeskan, me shërbim në Pejë. Unë shkrova për gazetën ‘Rilindja’ fjalët e prokurorit, por edhe të mbrojtës të akuzuarve, sidomos të Marie Shllakut, e cila në pyetjen ironike të prokurorit ‘Çka do bëjshe ti, tradhtare e popullit tënd, me ne patriotët partizanë, sikur të fitonin luftën ju?’ Maria, ashtu e dërmuar nga torturat në burg dhe e plagosur në luftë, u përgjigj – ‘Sikur të fitonim luftën ne atdhetarët shqiptar, juve armiqve komunistë të popullit shqiptar, do t’u grifsha si duhanin’! Kjo mua më kushtoi shumë, sepse përgjegjësi serb për shtyp, më qortoi rreptë si përkrahës i armiqve të popullit. Në ato ditë vendosej për bursat e nxënësve që do të studionin në Beograd. Në listë për bursistë isha edhe unë, por emrit tim i rënë vizë dhe i vetmi unë mbeta pa bursë gjatë studimeve. Përveç kësaj, më dërguan 6 muaj ushtar, megjithëse si pjesëmarrës në luftë kam pasur të drejtë të mos shkoja fare ushtar. Kam punuar në Akademinë e Shkencave në Beograd nja 12 vjet, por edhe aty kam qenë i diskriminuar si shqiptar nga shovinistët akademikë serbë. Nga ana tjetër, disa herë më kanë thirrur në UDB-në (policinë) e Beogradit, duke bërë presion psikik në mua për t’u bërë bashkëpunëtor i tyre, duke më akuzuar për nacionalizëm dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Unë qysh në takimin e parë u thash se kurrë nuk do të merrem me punë të tilla, dhe nëse ju insistoni në kërkesën tuaj, mund të ma hapni qysh tash derën e burgut. Ata m’u kërcënuan me humbjen e vendit të punës në Akademi. Bile edhe sekretari gjeneral i Akademisë, Petar Jovanoviq, më propozoi dhe insistoi ta marr për temë të doktoratës ‘shqiptarizimin e serbëve në Kosovë gjatë shekujve nga presioni turk e shqiptar’. Edhe këtij i thash shkurt: ‘Këtë temë, për të cilën nuk ka kurrfarë faktesh, mund t’ia jepni djalit tuaj Brankos (i cili ka qenë student me mua), sepse unë nuk jam dele të shitem në pazar!’, dhe dola demonstrativisht nga zyra e tij. Kam pasur edhe telashe të tjera nga akademikët shovinistë serbë.
Por edhe kur u ktheva në Prishtinë më 1961, telashet vazhduan. Gjithmonë e gjithkund kam qenë në thumb të policisë serbe. Madje, më 1969 policia dhe Komiteti komunist organizuan në Prishtinë një tubim të intelektualëve serbë nga Kosova, Beogradi dhe Shkupi ku kritikuan librin tim të doktoraturës, të cilën e mbrojta në Universitetin e Lubjanës, duke më akuzuar për nacionalizëm dhe duke u përpjekur të ma anulojnë doktoratën. Më vonë policia e UDB-së m’i mori të hollat e shtëpisë, të cilën ia pata shitur një shqiptari nga Amerika, i cili nuk kishte dinarë, por vetëm dollarë, të cilët i deponuam bashkë në bankën e shtetit. Përveç kësaj, kur u shitën banesat shoqërore atyre që ishin banorë në to, mua nuk ma shitën, por prokurori bëri padinë në gjyq për të ma marrë banesën, sepse sipas tij, unë nuk e shfrytëzoja banesën meqenëse gjoja unë qëndroja në Evropë me mision politik shqiptar, kundër Serbisë. Më në fund, më 1981, më përjashtuan nga puna, me urdhrin e Komitetit të partisë komuniste, sepse nuk pranova të dilja në mjete të informimit për t’i dënuar si armiqësore demonstratat e studentëve që u mbajtën në ato ditë. Por prapë se prapë, gjallë e shëndosh, madje, deri në moshën 90 vjeçare! Por problemet e mia janë shumë të vogla, në krahasim me sakrificat e popullit shqiptar, të cilat pjesërisht i përmenda më parë dhe për të cilat sakrifica ky popull nuk është shpërblyer si duhet, që ta ketë përkrahjen e faktorit ndërkombëtar për të gëzuar lirinë e pavarësinë e plotë, e jo të kushtëzuar të cunguar, siç e kemi tash. Megjithatë ne jemi mirënjohës për përkrahjen e madhe që na kanë dhënë në të gjitha fushat e jetës, mbi të gjitha për dëbimin e okupatorit serb nga Kosova, treva jonë shekullore. Shpresojmë që kjo politikë aktuale, do të ndryshojë si duhet për të mirën e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur, sovran e demokratik, siç e kanë shtetin e tyre të gjithë popujt në Evropë.
Jeni marrë me tri prej traditave më të çmuara të shqiptarëve, me tolerancën tradicionale shqiptare, mikpritjen dhe besën shqiptare. A mund të mburren shqiptarët me këto tri tradita të tyre kombëtare?
Akademik M. Krasniqi: Këto tri virtyte të larta njerëzore të traditës shqiptare, janë pasqyrë e qartë e moralit të popullit tonë në përgjithësi, të cilat asnjë popull tjetër në Evropë nuk i ka. Shqiptari i traditës edhe shtëpinë e vet e ka konsideruar ‘shpi të Zotit e të mysafirit’. Dera e tij ka qenë hapur për çdo nevojtar që kërkon konak, madje edhe nëse ai ka qenë fare i panjohur, sepse ‘mysafirin ta çon Zoti në shpi’. Kjo ka qenë bindja dhe burrëria e tij. Toleranca fetare, por edhe kombëtare, ka qenë deri në atë shkallë saqë deri vonë ka pasur raste ku në një familje një pjesë e saj ishin myslimanë, e pjesa tjetër katolikë, pa kurrfarë problemi në baza fetare. Unë vetë kam vizituar familje të tilla në Lug të Baranit (Pejë). Nga ana tjetër, Rugova ka 13 fshatra , të gjithë banorët e tyre janë shqiptarë të besimit mysliman. Para disa vitesh ( me 2005), rugovasit kanë ndërtuar në fshatin Kuqishtë kishën katolike. Shkova njëherë për ta parë. Në bisedë me fshatarët i pyeta çka po ju nevojitet kjo kishë, a mos e keni ndërtua që gjatë dimrit të fortë të këtyre bjeshkëve, të strehohen në kishë arushat, lepujt, kaprojtë e ujqit e Rugovës. Ata më thanë: ‘Kishën e kemi ndërtuar për nder të parëve tanë të cilët të gjithë kanë qenë katolikë. Madje, edhe kjo lendinë e ka emrin “livadhi i kishës”, këtu ka qenë kisha e të parëve tanë’. Këso tolerance fetare mendoj se nuk ka në botë. Gjatë historisë shqiptarët kurrë nuk kanë pasur luftë fetare mes veti. Evropa e civilizuar ka bërë edhe lufte tridhjetëvjeçare midis katolikëve dhe protestantëve. Unë kam qenë 16 vjet në krye të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, ku një pjesë e madhe e anëtarëve të saj dhe e kryesisë qendrore kanë qenë shqiptarë të besimit mysliman. Edhe këtë fakt e kam shfrytëzuar në bisedë me autoritetet politike në Evropë, në Amerikë, madje edhe në Australi (më 1994) për t’i bindur se myslimanët shqiptarë nuk janë fanatikë fetarë, nuk janë muxhahidinë, talebanë e popull destruktiv, siç na paraqet propaganda serbe kudo, por janë popull evropian me moral shumë të lartë tradicional. Besa shqiptare është një nga karakteristikat më pozitive të popullit shqiptar. Këtë e kanë përjetuar dhe përshkruar shumë autorë evro-amerikanë. Unë kam botuar në Akademinë e Shkencave të Kosovës një libër për mikpritjen e një tjetër për tolerancën tradicionale shqiptare. E kam botuar edhe librin për besën shqiptare, nga Akademia jonë. Në lidhje me përpjekjet për ta bindur faktorin ndërkombëtar se shqiptarët kanë të drejtë për vetëvendosje në trojet e veta etnike, dhe konkretisht në Kosovë, si edhe për të demaskuar propagandën antishqiptare serbe, kam botuar 5 libra me përmbajtje politike dhe argumente shkencore, për të mbështetur kërkesat tona për pavarësinë e Kosovës.
Jeni ndër themeluesit e Universitetit të Prishtinës. A mendoni se ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga të arriturat më të mëdha të popullit shqiptar në regjimin e kaluar?
Akademik M. Krasniqi: Deri më 1960 ne nuk kemi pasur asnjë fakultet në Kosovë. Me kohë numri i tyre u rrit dhe më 1970 formuam Universitetin e Prishtinës. Kjo ka qenë ngjarje historike, sepse universiteti aftëson kuadro specialistë të degëve të ndryshme teknike dhe shoqërore për të ndërtuar një shoqëri të përparuara nga shumë aspekte. Rinia studentore ka qenë ajo që në demonstratën e parë në Kosovë më 1968, ka kërkuar të drejtat kombëtare dhe politike, flamurin kombëtar dhe republikën si të gjithë popujt e tjerë që i kishin atëherë. Kështu, hap pas hapit, kërkuam dhe krijuam me 17 shkurt 2008 Republikën e Kosovës shtet të pavarur, në saje të përpjekjeve tona, por sidomos në saje të miqve tanë evro-amerikanë, të cilët angazhuan forcat e NATO-së që e dëbuan okupatorin serb njëherë e përgjithmonë nga Kosova shqiptare.
Përveç si studiues, jeni i njohur edhe si poet, madje poet i dashur për fëmijë. ‘Posta e porositur’ është shndërruar në një Abetare të poezisë për fëmijë. Prej nga dashuria juaj kaq e madhe për fëmijë, prej nga ky komunikim kaq i afërt me fëmijët përmes vargjeve?
Akademik M. Krasniqi: 
Libri im për fëmijë, ‘Posta e porositur’, ka qenë lekturë e obliguar për shkollën fillore dhe është botuar dhjetë herë deri tash. Para shumë viteve isha një mbrëmje në Tiranë në hotel ‘Dajti’ duke pirë kafe me shkrimtarin tonë më të madh të gjallë, Ismail Kadarenë. Në ato ditë pat dalë një ribotim i Postës porositur, unë ia dhashë një kopje Kadaresë dhe e përcolla deri diku kur dolëm. Pas dy ditësh u takova përsëri me Ismailin dhe më tha se atë natë e kisha lënë pa gjumë. Unë nuk e kuptova pse dhe i thash se nuk ka qenë vonë kur të polla, a mos bie ti me pula në gjumë. Ismaili tha: “,Jo, jo, por kur rashë në shtrat, e mora librin që ma fale dhe fillova ta shfletësoja për të pa çka ka në të. Mirëpo, kur fillova ta lexoja, nuk mund e lëshova nga dora deri sa i rashë në fund dhe kështu kaloi një pjesë e natës pa gjumë. Bile tash, vajza ime e vogël gjithnjë e kërkon ‘atë libri tim’, Postën tënde’. I thash: ‘’Po më vjen mirë Ismail, që paskemi arritur të bëj konkurrencë në letërsi në shtëpinë tënde, të paktën deri në prag të derës së sate, por më tej nuk po shkoj.’ Me këtë desha të them se libri për fëmijë duhet të jetë interesant madje edhe për të rritur. Fëmijëve nuk duhet t’u ipet çdo libër në dorë, sepse libri i dobët ndikon keq në formimin e shijes artistike të fëmijës, madje mund t’ia humbë edhe vullnetin për të lexuar libra. Për fëmijë kam botuar dhjetë libra me poezi, kam përkthyer edhe disa libra të autorëve të huaj, p.sh. Pushkinin, Majakovskin, Oton Zhupançiqin, Branko Çopiqin etj., sepse kanë libra të mirë për fëmijë. Madje, kam angazhuar edhe vajzën time, Dritën, e cila ka krye Fakultetin e arteve, për të ilustruar ‘Postën e porositur’, e cila është përkthyer edhe frëngjisht. Më lehtë është të shkruash për të rritur se të shkruash libër të mirë për fëmijë. Fëmijët janë engjëj në këtë botë, në të cilën ka shumë njerëz diabolikë.
Keni hyrë edhe në politikë. Këtë përfshirje në politikë e keni bërë jo me dëshirën tuaj. Pse?
Akademik M. Krasniqi: Unë jam punëtor shkencor dhe letrar, politika nuk është, as nuk kam dëshiruar kurrë që të jetë preokupim profesional i imi. Por njeri krejtësisht apolitik nuk ka. Kjo vlen para së gjithash për intelektualë. Edhe kur lexojmë në libra, ose në gazete për ndonjë rast konfliktit të rëndë mes dy palëve, ne në mendjen tonë përkrahim palën e cila ka më të drejtë. Edhe kjo është një lloj politike. Megjithatë, angazhimi im në politikë ka qenë kundër vullnetit dhe interesit tim personal, por e pashë se edhe në atë mënyrë mund të jap një kontribut sado të vogël për realizimin e të drejtave tona kombëtare, për të qenë populli ynë i lirë, i barabartë me popujt e tjerë, i pavarur dhe zot në shtëpinë e vet, të cilën e kanë okupuar fqinjët tanë me bekimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 , me Konferencën e Paqes në Paris me 1920 dhe me krijimin e Jugosllavisë në Versajë në fund të vitit 1918. Si thash edhe më parë, unë kam luftuar sa kam pasur mundësi, pranë faktorëve politikë ndërkombëtarë për t’i bindur se shqiptarët në Kosovë kanë të drejtë të vendosin vetë për fatin e tyre dhe se propaganda antishqiptare e okupatorit serb është gënjeshtër fund e krye, sepse populli shqiptar ka vetëti e moral shumë të lartë, është shumë tolerant e demokrat dhe nuk ka asgjë të përbashkët me terroristët e ndryshëm islamikë të Lindjes. Unë nuk kam pasur kurrë ambicie politike as karrieriste në përgjithësi, por kur është puna për interesin kombëtar, kur populli vuan të zinjtë e ullirit nga okupatorët sllav e grek, të cilët e mbajnë të okupuar 2/3 të territorit etnik shqiptar dhe popullsinë e tij shqiptare në robëri, intelektuali shqiptar nuk guxo të rrijë duarkryq para tragjedisë së popullit të vet.
Z. Profesor, cili do të ishte urimi i juaj për vitin 2013 për lexuesit tanë?
Akademik M.Krasniqi: 
Le të jemi të bashkuar rreth idealit tonë kombëtar. Të bashkuar jemi më të fortë.
Paqja, dashuria, shëndeti e begatia qoftë në votrat e të gjitha familjeve shqiptare kudo që janë e kudo që jetojnë!
Gëzuar!


-----------------------------

Mark1.jpg


Mark Krasniqi është profesor, shkrimtar e akademik, lindi më 19 .10. 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946- l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit.

Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.

Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës.

Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik.

Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993).

Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe.

Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i pėrmbledhjes së poezive pėr fėmijė "Posta e porositur". autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime shkencore në lëmitë e gjeografisë dhe etnografisë.(Flori Bruqi)

Beatrix Ramosaj, e destinuar për sukses



Krijuesja e hitit “Let me love you”, Beatrix Ramosaj është bërë pjesë e showbiz-it, ka realizuar klipe që janë shfaqur në festivale të muzikës shqiptare. Ka sjellë performanca të bukura në klipe apo festivale, por jo të ekzagjeruara.

Nuk ka qenë agresive në skenë për të fituar famë të shpejtë e prapëseprapë u bë shumë shpejt të famshme, jo vetëm prej talentit dhe pamjes së bukur, por edhe për shkak të lidhjeve me këngëtaren Albërie Hadërgjonaj (e cila është edhe udhërrëfyesja e saj kryesore në karrierë).
Intervistoi: Elda Laze

Brenda pak kohësh - jeni shndërruar në një nga ikonat e reja të muzikës moderne shqiptare? Çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe? Përse nuk jeni shfaqur edhe në aktivitete të tjera kulturore për fëmijë? 

Kushërirat u bënë shtysa kryesore që të filloja edhe unë karrierën si këngëtare. U njohën ato në fillim, rrjedhimisht unë e kisha rrugën e shtruar. Pas suksesit të Xhinës (Anxhelinës) dhe Tinës (Argjentinës), njerëzit prisnin me kureshtje nëse do të kishte një prurje tjetër nga fisi i Albërie Hadërgjonajt. Ndaj më njohën dhe më pritën me entuziazëm të madh, sapo zbuluan që u shfaq edhe një tjetër nga fisi i saj.
Kjo do të thotë që nuk keni shumë kujtime nga skena festivalesh si fëmijë. Por duke qenë se keni pasur dy këngëtarë në fis, mamanë e Anxhelinës dhe babanë e Argjentinës, a këndonit nëpër festa apo gëzime të tjera familjare? 
Më kujtohet kur organizonim minikoncerte në shtëpi? Vishnim rrobat e Alberies dhe fillonim të imitonim këngëtare. Shikonim klipet dhe i imitonim të gjitha lëvizjet. Tekstet e këngëve i dinim përmendsh. Edhe, kur te klipi i Adelina Ismailit shfaqeshin meshkuj, merrnim vëllanë tim. Ai ishte shumë i vogël, por e detyronim të shkretin të luante rolin deri në fund.
Meqë iu futët kujtimeve, atëherë më nxirrni ndonjë gjë tjetër që, kur i kujtoni? 


Sa foto dhe sa kujtime kemi! Por edhe shumë filmime dhe foto janë djegur gjatë luftës në Kosovë, të tjerat na kanë mbetur në Holandë. Kemi disa filmime ku kemi veshur rrobat e Albëries dhe bënim gjoja koncerte. Kurse nëna na ruante se mos vinte Albëria dhe na shihte me rrobat e saj.
Ju prej shumë pak kohësh jeni bërë pjesë showbiz-it shqiptar, por me siguri që keni ndeshur në fenomene që nuk ju pëlqejnë. Çfarë nuk ju pëlqen më shumë nga ky rreth social? 
Për shembull, komentet negative të bëjnë të ndihesh shumë keq. Nuk më pëlqen as korrektësia e bashkëpunëtorëve, orkestruesit, kompozitorët, tekstshkruesit, regjisorët e klipeve, njerëzit që merren me veshjet ... tregohen jokorrektë.
Jokorrektë? A mund të më jepni një shembull më konkret? 
Kur realizova klipin e parë, ka pasur shumë vonesa nga bashkëpunëtorët e klipit.
Kur keni filluar këtë punë ... si fillim, dua të di a e konsideroni si punë? 
Unë studioj në vit të tretë të liceut për kanto dhe, përderisa i jam futur kësaj rruge, do të thotë që do të vazhdoj. Do ta vazhdoj këtë gjë në Shqipëri, sepse më pëlqen të jem pjesë e botës së artit.

Mos ndoshta bëhet fjalë për një pasion të moshës? 
Jo, e kam ndarë mendjen. Kjo është rruga ime. Më vonë do të konkurroj për Regji ose Aktrim në Akademinë e Arteve, gjë që do të thotë që jam mëse e bindur për drejtimin që kam marrë.
Edhe pse qarkullojnë plot komente negative në lidhje me vokalin tënd? 
Kam lexuar edhe unë disa komente negative. Para pak kohësh, hodha në Youtube një video, ku këndoja në një event artistik të organizuar nga liceu artistik dhe Akademia e Arteve. Unë isha e vetmja nga vitet e para që këndoja me nxënës të viteve të tretë dhe të katërt dhe për këtë arsye ndihesha krenare. Këndoja në një skenë të madhe siç është Teatri i Operës dhe Baletit dhe këndoja muzikë klasike. E bëra këtë për të treguar se mësuesit më vlerësuan duke më zgjedhur mua, por përsëri në Youtube nuk munguan komentet negative.
Megjithatë, duke qenë në këtë fushë, unë e kam vënë re që gazetarët ende nuk kanë filluar të jenë agresivë me ju?
Mund të dukem e butë nga pamja, por nëse më bëhet ndonjë padrejtësi, di të nxjerri edhe thonjtë!
Shumë këngëtare të mëdha e kanë gjetur veten si në kurth brenda një profesioni të tillë. Kanë arritur majat e suksesit dhe pastaj kanë renë pre e famës, drogës, ezaurimeve nervore etj. Keni frikë se një ditë mund të bëheni viktima të profesionit? 
Unë nuk jam tipi që mund të bie pre e skandaleve të drogës, seksit apo të ezaurimeve nervore. E njoh sensin e masës dhe nuk e teproj kurrë. Tani tregohem shumë e kujdesshme me jetën private, tregohem e kujdesshme kur shkoj nëpër festa, sepse sapo të fotografojnë pranë një mashkulli, të nesërmen lexon në gazetë që e ke të dashur.
Jeni frekuentuese të jetës së natës? Po duhanin, alkoolin e pini? 

Duhanin dhe alkoolin nuk e pi. Kur dal, marr ndonjë koktej, por pa shumë alkool dhe kjo gjë ndodh jo shumë shpesh.
Tani besoj se keni më shumë edhe vëmendjen mashkullore? Akoma nuk ke gjetur të dashur? 
Jo, akoma.
Si e mendoni të dashurin tuaj? Keni ndonjë preferencë: biond ose zeshkan? Ose t'i ngjajë ndonjë aktori të preferuar? 

Mua më pëlqen William Levy. Ai është: O Zot! Megjithatë, më pëlqejnë edhe biondët, edhe zeshkanët.

Mustafë Halili, gjysmë shekulli kushtuar kulturës


Mustafë Halili

Kur ka lindur, kanë “harruar” ta regjistrojnë në librin e amzës sepse ka qenë viti “i qesatit” e koha e kositjes së livadheve. Është nisur “këmbëzbathur” nga një katund i Hasit të Thatë dhe sot në kryeqytet njihet si “ministër i kulturës” së Prishtinës. Ia ka parë “sherrin” fjalës Republikë dhe në vend se emisioni të jetë vetëm “qesh e qesh” për atë ka rezultuar të jetë “qesh e ngjesh”. Mustafë Halili është emër i njohur i kulturës në Prishtinë. Ai megjithëse është ne pension ende nuk ka vendosur të mbathë papuçe dhe të “falet” të premteve në xhami!
Bisedoni me Mustafë Halilin, njeriun që për gjysmë shekulli është mishëruar me kulturën.


Bisedoi: Gazmend Kajtazi


Z. Mustafë, a mund të na thoni për fillim se cili është rrugëtimi juaj i jetës prej një fshati të vogël të Hasit të Thatë e deri te majat e larta të kulturës së kryeqytetit të Kosovës?
Fati e deshi që në një fshat të vogël nga një familje e madhe doli një njeri i vogël, i cili që nga fëmijëria e hershme ëndërronte të bëhej mësues katundi. Vëllezërit e mi më të vjetër, Hyseni dhe Xhaferi (pasi prindërit nuk i kishim të gjallë), më morën për dore dhe më dërguan në Shkollën Normale “Hysni Zajmi” në Gjakovë. Pikërisht këtu doli sfida e parë. Administratori i shkollës më tha se nuk mund të regjistrohesha, sepse mungon certifikata e lindjes. Kur shkova ta nxjerr këtë dokument në “zyrën e vendit”, doli sfida e dytë edhe më e madhe. Ofiqari më tha: “Ti djalosh, nuk jeni i regjistruar fare në librin e ofiqarisë”... Dreq o punë, pse të thyhej kerri bash te unë. Shpejt e shpejt i gjetëm dy pleq të cilët në mbamendjen e tyre për lindjen time thanë se kisha lindur në senen e qesatit (1946) kur kositen livadhet. U regjistrova për herë të parë në ofiqari kur i kisha 15 vjet. Dhe ia nisa rrugëtimit tim - sa të dashur, po aq të vështirë. Mësimet ishin mësime, notat ishin nota, herë të mira e herë të dobëta. Por, qysh nga klasa e dytë hetova afinitetet e mia për aktivitetet kulturore. Harrova ëndrrën time për mësuesin e fshatit dhe ia mësyna Prishtinës për t’u regjistruar në Fakultetin Filozofik, në degën e Pedagogjisë që të bëhem profesor pedagogjie. As prej kësaj pune nuk doli gjë. Unë fakultetin e kreva, por kurrë ditarin nuk e mora në dorë. I çmendur nga dëshirat që të bëhem punëtor kulture, qysh në vitin e parë të studimeve fitova besimin për të udhëhequr Shoqërinë Kulturo-Artistike të Universitetit të Prishtinës, “Ramiz Sadiku”. E them pa modesti se me përkrahjen e shokëve të atëhershëm dhe strukturave udhëheqëse të Rektoratit, u arritën suksese të mëdha dhe më doli emri si organizator i mirë.

Keni ecur “zbathur”; një i ri nga një katund i thellë, por me një synim se do të tejkaloni të gjitha sfidat. Prej nga ky vetëbesim i juaj se do të kaloni të gjitha shtigjet e jetës, të cilat në të shumtën e rasteve kanë qenë të shtruara me thera, e jo me lule?


Për shumë vjet keni punuar në RTP. Keni qenë “alfa dhe omega” e programit humoristik që ishte në kuadër të Programit artistik e kulturor në RTP-në e atëhershme. Çka kujtoni nga ajo kohë? Çka keni bërë diçka që e mbani mend apo çka nuk keni mundur të bëni, pra që e keni pasur të ndaluar ta bëni? 
RTP-ja është një episod i veçantë në jetën time. Aty i lash vitet më të mira të jetës sime. E them pa rezervë se televizioni është si “zhuga”. Po t’u ngjit njëherë vështirë se të hiqet. Unë që nga viti 1974 isha regjistruar në studimet pasdiplomike në Zagreb në degën e informatikës, kurse punoja në Qendrën e Studentëve. “Krisi kiameti”, u mbushën konviktet me parulla dhe pamflete “armiqësore” -”Rroftë Kosova Republikë”, “Rroftë Shqipëria”, “Rroftë Enver Hoxha”, “Rroftë Marksizëm- Leninizmi” etj. Për dy javë na fshijnë të gjithëve. Na larguan nga vendet udhëheqëse: së pari drejtorin Mahmut Gërmizaj - psikolog, një njëri i mrekullueshëm; zëvendësdrejtorin nga radhët e studentëve - Ukë Bashota, po ashtu njeri shumë i mirë.
Shumë shkurt po mundohem tua them një “barsoletë”. Në dhomën time në konviktin nr. 3, e kisha një dhomë si shef që isha dhe aty kisha fshehur një fotografi të Enver Hoxhës. Kur u shkruan ato parulla, policia filloi t’i bastis të gjitha dhomat. Unë shkova në dhomë, e mora fotografinë e Enverit dhe e futa në xhep. Me të dalë nga dhoma e takova Ukë Bashotën dhe i tregova çfarë halli kisha. Ai, si një patriot që ishte, ma mori foton dhe udbashgjinjve u tha se po shkon në konviktet tjera dhe kështu fotoja doli nga konvikti nr. 3. Nga krejt kjo hallakamë, u bë një burgosje e madhe e shumë patriotëve shqiptarë, ndër ta edhe tre shokë të ngushtë: Xhevdet Nasufi - jurist, Zydi Bilalli - mjek, Sadullah Zeqiri dhe Arif Rukiqi (Lifi) - nxënës i shkollës së mesme që kishte banuar ke i vëllai, shok i imi i pandarë për pesëdhjetë vjet Destan Rukiqi, i cili atë kohë ishte në shërbimin ushtarak (fati i tij).
Pasi na larguan nga Qendra e Studentëve, në një mënyrë mbeta pa punë. Në vitin 1975 edhe zyrtarisht kishte filluar punën Televizioni i Prishtinës. Konkurrova atje në vendin e punës producent për Programin Kulturo-Artistik. Isha shumë skeptik se do të pranohem pas atyre ngjarjeve në Qendrën e Studentëve, por doli një trim dhe më pranoi (R. Alaj). Fillova punën me entuziazëm të veçantë, sepse kisha gjetur një punë ashtu siç kisha ëndërruar tërë jetën. Bëja orarin xhirimeve, koordinoja dhe kontrolloja realizimin e emisioneve - duke filluar nga Programi për fëmijë, arsimor, muzikë, dramë dhe film. Eprorët e mi ishin tepër të kënaqur me punën time. Pos punës që bëja, fillova të shkruaj edhe skenarë për emisione të ndryshme për fëmijë, arsim e sidomos për emisione festive - për Vitin e Ri. Edhe këtu plasi sherri. Pas shumë bisedave informative në UDB, më thirrën në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë për të dëshmuar fajësinë apo pafajësinë e shokëve të mi të burgosur. Shkova atje. Korridoret dhe salla e Gjyqit ishin plot punëtorë të sigurimit shtetëror. Gati të gjithë shqiptarë që i njihja nga bisedat informative. Hyra në sallë dhe i pashë shokët e mi. Rrëfeva tregimin për të cilin më kishin thirrur dhe në fund thash një fjali: “Nëse këta njerëz janë fajtorë, jam edhe unë”, dhe dola. Shokët e mi u dënuan e më pastaj u liruan me një vendim të Kryesisë së Kosovës.
Të nesërmen sigurimcat erdhën në televizion dhe i kishin thënë drejtorit se si është e mundur që një njeri i tillë të punojë në këtë institucion kaq të rëndësishëm kur dihen qëndrimet e tij për shtetin. Edhe drejtori edhe sigurimcat ishin shqiptarë, dhe pasi kisha rezultate në punë, disi u mbyll kjo punë.
Unë dhe kolegët në televizion punonim pa orar, ndoshta edhe ditën e natën. Ishte fillimi dhe duheshin sa më shumë emisione. Punonim me entuziazëm dhe për “inati”- që të importojmë sa më pak emisione nga qendrat tjera televizive të asaj krijese artificiale.
Mendoj se kemi bërë mjaft për kohën kur punonim. Flas për Programin Kulturo-Artistik. Por, një mobilizim i tillë ishte edhe në programet tjera. Çdo gjë bëhej ashtu si donim ne, por me mençuri. Programi muzikor filloi të mbledhë thesarin muzikor në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare jashtë Shqipërisë. U “zbuluan” shumë grupe artistike muzikore për të cilat gati nuk kishim dëgjuar fare: “Afërdita” e Mushtishtit, “Azem Galica” e Drenasit,” “Liman Kaba” nga Dibra, ”Besa” e Gostivarit, e shumë të tjera. Filluan xhirimet e dramave dhe filmave televiziv, si: “Era dhe lisi”, ”Kur pranvera vonohet”, “Epoka para gjyqit” e shumë të tjera. Filluan xhirimet e serialeve të ndryshme televizive për fëmijë; shumë emisione dokumentare për arbëreshët e Italisë, Zarës dhe Lidhjen e Prizrenit. Ishte një zgjim kombëtar në shiritin e televizionit që atëherë quhej i Prishtinës. Por, Kosova nuk kishte televizion tjetër. Kurrë nuk kam pasur dëshirë të veçoj emra në punën kolektive. Të gjithë si një për një qëllim: për të bërë program sa më të mirë. Më besoni, ndoshta jam subjektiv, por nuk dua të përmend kushtet në punë, pagat edhe disa probleme me disa njerëz që atëherë nuk ishin të përgjegjshëm për punën që bënim.
U avancova në postin e Redaktorit të Programit Shkollor që duhej ta themelonim. Të jem i sinqertë, kjo më bënte nder të madh, por nuk më flinte në shpirt, sepse mendjen dhe zemrën e kisha te programi artistik. Ndodhi “gafi i parë”, një mosmarrëveshje e imja dhe e disa kolegëve me redaktorin përgjegjës për programin arsimor dhe shkollor. Më transferuan pa dëshirë dhe pa pëlqim - redaktor i reklamave. Kjo ishte si masë “riedukimi” - një vit. U themelua Programi humoristik argëtues dhe më transferuan atje redaktor në redaksi.
Emisionet si “Pa pengesa”, ”Dy plus”, ”Qesh e ngjesh”, ”Treshi përsheshi”, ”Koktej argëtues” etj. janë emblema të programeve humoristike televizive që kujtohen edhe sot e kësaj dite. A ndjeheni edhe sot krenar që jeni pjesë e këtyre arritjeve kulturore të asaj kohe?
Po. Shef të Redaksisë e kisha të madhin Muharrem Qena me të cilin njihesha sa isha te “Ramiz Sadiku” (kisha punuar dy shfaqje fenomenale) dhe ai më futi i pari në “zjarr” duke me thënë: “Bal, duhet ta shkruash skenarin”, për emisionin e parë që e pagëzuam “Pa pengesa” - emision i luajtur që duhej të zgjaste 60 minuta. Ishte ky nder dhe krenari e madhe për mua të bëja skenar për një emision shumë, shumë ambicioz për TVP-në, por përgjegjësi dhe frikë e madhe për mua. E punova skenarin për emisionin e parë që duhej të emetohej më 1 dhjetor 1980. Regjisor ishte shefi që për mua ishte më lehtë, sepse ai më mbante leksione se si punohet një skenar dhe, kështu, skenarë pas skenari Muharremi shkoi në Teatrin e atëhershëm Krahinor dhe unë u bëra kishe njëfarë shefi i kësaj redaksie. Bëmë një “këshill profesional” me autorë të njohur të fushës së humorit, si: Rifat Kukaj, Ramiz Kelmendi, Abdyl Bunjaku, Shaip Grabovci dhe Daut Demaku. Ishte detyrë e tyre të lexonin skenarët dhe të jepnin vërejtjet.
 U bënë shumë seriale, pati shumë lëvdata, pati edhe kritika nga disa gazetarucë (të sëmurë nga xhelozia) të atëhershëm të “Rilindjes”, pati edhe dënime të lehta, por në fund u “ngula” rrastë.

Ma jepni një Republikë, ju lutem!
Por, e qeshura e juaj ju ka kushtuar me një të “ngjeshur”. Për një fjalë goje (ma jep Republikën) jeni diferencuar e madje jeni kërcënuar edhe me largim nga puna? A na tregoni se për çfarë “gafi” ishte fjala atëherë?
E morëm një serial të huaj për ne. Por, ishte sa për ta ”mbushur” terminin që ishte në orët e vona të natës.
Dialogu i aktorëve në një shtëpi mallrash ishte ky: “Molim vas, dajte mi jedan šešir! (“Ju lutem, ma jepni një republikë”). “Nikad dosta šešira” (“Kurrë nuk kemi pasur republikë).
U bë nami, u kall televizioni. Përkthyesi ishte njeri mjaft i çmuar - prof. dr. Zeqir Sadiku. Redaktori dihet, redaktor përgjegjës H. Ulqinaku, lektor Fadil Bekteshi (nuk jeton më), titrues Ali Berisha. Krejt faji iu hodh redaktorit (mua) dhe lektorit.
Masa e parë: suspendim i përkohshëm nga puna, masa e dytë: përjashtim nga LKJ dhe pas përfundimit të procedurave disiplinore - largim nga puna. Mbledhja e partisë zgjati 10 orë dhe asnjëri nga kolegët e mi nuk votonte që unë të largohem nga partia (edhe sot i falënderoj për mbështetje) me përjashtim të dy-tre vetave që ishin në funksione të larta në RTP dhe kishin presion të madh nga jashtë për të marrë masa. Me kërkesën time që të votojnë për largim nga partia, puna u krye rreth sabahit. Atëherë kur duhej të largohesha nga puna, doli një trim tjetër që nuk jeton më, Nebi Gashi, kryetar i Komitetit të partisë për Prishtinë dhe tha: ”Kjo nuk është asgjë dhe lëreni njeriun rehat le të punojë”.
Megjithatë dënimi pasoi: redaktor në reklama. Emisionin humoristik duhej ta punoja; Redaksinë e programit Humoristik ta udhëhiqja në heshtje dhe tri vite të anatemohem - të mos më dalë emri në ekran në kurrfarë cilësie. Të jam i sinqertë, sa u hidhërova që më dënuan, aq u gëzova që nuk ma morën emisionin dhe redaksinë... Bile-bile, u bëra redaktor i dy redaksive! Te reklamat e merrja pagën, ndërsa punën e bëja në Programin Humoristik.
Më të gjitha këto të bëma, jam tepër krenar me ato emisione, me ato programe festive për shumë vite të reja.
Kam pas fatin të punoj me të gjithë regjisorët e atëhershëm të TVP-së, sidomos me Nevruz Manxhukën dhe Luan Dakën; kam pasur fatin të punoj me aktorët me të mirë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë; kam pasur fatin të punoj më montazherët me të mirë; dhe, kam pasur fatin të punoj me një producent (Ibrahim Istrefaj) të cilin as sot e kësaj dite nuk mund t’ia kalon kush. Të gjitha këto me kanë bërë të privilegjuar dhe krenar.
Prapë u është rikthyer “dashuria juaj e vjetër” ndaj Televizionit. Cili është vizioni juaj nëse do të bëheshit anëtar i Bordit të RTK-së?
E thash më herët se Televizioni është si “zhuga”: po t’u ngjit njëherë vështirë që të hiqet. Aplikova për Bordin e RTK-së me qëllim të jap kontributin tim modest për mirëvajtjen e projekteve zhvillimore. Unë me siguri se nuk jam më i mençuri, por përvoja ime shumëvjeçare ndoshta do të më ndihmojë në kompilimin e skemave programore, gjetjen e “çelësit” për një siguri më të mirë financiare. Aty unë nuk jam vetëm. Ka edhe njerëz tjerë të ditur. Por, është e vërtetë se aty ndihem si në “shtëpinë” time.
Çelësi i suksesit...
Të gjithë ju njohin si “ministër” i Kulturës në kryeqytet. E merrni për nderë këtë “titull” dhe cili është çelësi i suksesit tuaj në fushën e kulturës në kryeqytet?
Është e vërtetë se shumë njerëz edhe sot më thërrasin “ministër” i Kulturës së kryeqytetit. Unë mendoj se çdo njeri duhet ta dojë punën që bënë, ta marrë me përkushtim, të komunikojë me opinionin, të jetë transparent dhe i sinqertë. Ky është “çelësi” i suksesit.
Thuhet se me njerëzit e kulturës është vështirë të merret vesh njeriu, aq më pak një zyrtar për kulturë. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite pothuaj të gjithë njerëzit e kulturës ju përshëndesin, ju falënderojnë, madje vazhdojnë të ju mbajnë mend si “ministër” i Kulturës së Prishtinës... edhe pse ju tashmë jeni pensionuar?
Nuk do të pajtohesha me ju në tërësi. Ka edhe të tillë, por, nëse ulesh e dëgjon me vëmendje hallin që ka secili prej tyre, me siguri shumë lehtë merresh vesh. Jam munduar që ato mjete shumë modeste për financimin e projekteve të kulturës të shkojnë në vendin e duhur. Financimit të veprimtarisë kulturore i kam dhënë një dimension me të gjerë realizues me sloganin “të gjithëve nga pak”. Kjo praktikë është treguar si gjithëpërfshirëse dhe më duket se ia kam qëlluar. Fatbardhësisht, edhe sot e kësaj dite, pasardhësit e mi në Drejtori ndjekin këtë politikë.
Pavarësisht pensionimit ju jeni prapë aktivë në jetën kulturore të kryeqytetit. Aty ku ka kulturë në kryeqytet, aty është edhe Mustafë Halili. Pra, nuk po i shkoqeni jetës kulturore të kryeqytetit?
E falënderoj drejtoreshën e kulturës, zonjën Vlora Dumoshi e cila vazhdimisht kontakton me mua, edhe pse tani jam pensionuar. Jo që ajo nuk din ajo - din shumë - por, në vazhdimësi konsultohemi për projekte me peshë. E falënderoj edhe Kryetarin e Komunës, z. Akademik Isa Mustafën, i cili gjithmonë ka treguar një respekt të veçantë. Kjo më obligon që të jem aktiv, sepse fundja dhjetë vite angazhim e mund kanë lënë gjurmë në këtë qytet.
Çka keni bërë për kulturën në kryeqytet, diçka që edhe sot vazhdon të mbetet si traditë, si e paharruar, tradicionale...?
Nuk dua ta nënçmoj askënd, por, asnjë komunë tjetër në Kosovë nuk e ka politikën e subvencionimit të projekteve sikurse Komuna e Prishtinës. Për çdo vit ne kemi realizuar nga 150 deri në 200 projekte të vogla dhe të mëdha. Kjo traditë vazhdon edhe sot. Drejtoresha Dumoshi më tha se ketë vit vetëm për veprimtari botuese janë shpenzuar 40.000 euro, që do të thotë se janë mbështetur mbi tetëdhjetë tituj të rinj; pastaj veprimtaria teatrore, filmike, artet pamore, festivalet etj. Në Kosovë, Komuna e Prishtinës është e vetmja që financon pesë institucione kulturore që dikush më herët ka dashur t’i fshijë me logjikën e vjetër që të mos shpenzojmë mjete për Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Teatrin Dodona etj. E shihni se si janë katandisur teatrot nëpër komunat tjera të Kosovës. Heqin të zinjtë e ullirit për të siguruar mjete për një apo dy shfaqje. Ky është mjerim. Prandaj, mendoj se kam lënë një “vulë” diku.
Edhe Mustafë, edhe demokristian!
Jeni marrë edhe me politikë. E keni bërë këtë për çështjet ë karrierës apo për shkak të obligimit kombëtar që të rreshtoheni në një front politik kundër regjimit serb?
Lidhja Demokratike e Kosovës në vitet nëntëdhjeta ishte një lëvizje gjithëpopullore që tregonte se ky popull e do lirinë, pavarësinë, por edhe demokracinë. Unë me disa shokë dhe miq të mi konfesionesh të ndryshme, u morëm vesh që të radhitemi në një parti relativisht të vogël. U anëtarësova në Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, për ta quar çështjen përpara, jo si mysliman apo katolik, por si shqiptar. Me ardhjen e akademik Mark Krasniqit në krye të partisë, ajo mori vendin e duhur në skenën politike të Kosovës së atëhershme. Tetëmbëdhjetë vite isha në ato struktura dhe ishte mjaft vështirë.
Në një vizitë të demokristianëve në Gjermani, një gjerman më tha: “Krejt po mundem t’i kuptoj, por, edhe Mustafa, edhe demokristian, nuk po mund të kuptojë”. Unë ju përgjigja: ”Tani këtu jemi të gjithë shqiptarë e në shtëpi pas dite shkojmë në kishë dhe xhami”. Kjo parti atëherë ka luajtur rol shumë të madh, sidomos te ndërkombëtarët.
Bashkë me Akademik Mark Krasniqin e keni sjellë Skënderbeun në Prishtinë. A mund të na evokoni me pak fjalë rrugëtimin e Skënderbeut prej Shqipërie në Kosovë, në Prishtinë?
Profesori ishte ideatori dhe realizatori i ardhjes së monumentit të Skënderbeut në Prishtinë. U formua një Këshill organizativ atëherë, por puna kryesore i mbeti profesor Markut. Ai më propozoi mua si sekretar i këtij këshilli apo si implementues i projektit. Ishte privilegj, kënaqësi dhe shans jetësor të ishe ekzekutues i një projekti të tillë. Edhe më kënaqësi ishte për mua të jem në një Këshill që do ta sillte Skënderbeun në Prishtinë. Për këtë unë e kam obligim të bëj një libër. Por, për rrugëtimin e monumentit nga Tirana në Prishtinë edhe sot kam emocione. Kur shikoja tërë atë popull shqiptar (me qindra mijëra) para dhe pas eskortës, qaja nga gëzimi. E veçanta është se nga Morina e deri në Prishtinë patëm shumë probleme. Ishte përhapur lajmi në Prishtinë se monumenti është rrëzuar dhe asgjësuar; i është thyer shpata Skënderbeut; i është këputur koka etj. Asnjëra nga këto nuk ishin të vërteta. Monumenti arriti në Prishtinë më 28 nëntor 2001, pikërisht në orën 13 e 24 minuta. Ecja me një veturë para monumentit, më shkonte mendja se jam njeriu më i madh në botë, ndërsa monumentin nuk e konsideroja si bronz, por si njeri të gjallë sepse dukej shumë madhështor.
Cili është sot Mustafë Halili pensionist? Si është jeta e një pensionisti që është pensionuar për shkak të viteve, por që nuk është pensionuar në aktivitetin e tij të përditshëm jo vetëm kulturor?
Jeta është proces, ecën si koha, nuk ndalet. Edhe unë si të gjithë njerëzit tjerë është dashur të pensionohem një ditë. Shokët e mi shpesh bëjnë shaka me mua duke më thënë: “Ku i ke tespihet dhe si po të shkon namazi”. Njeriu duhet të pensionohet, por, kurrë nuk duhet të ndalet se punuari. Mua më ka mbajtur shëndeti i mirë dhe puna me bollëk. Mendoj se edhe më tutje do të jetë ashtu.
Nuk dua t’i vesh papuçet e pensionit!
Cili është Mustafë Halili në “papuçe”, në familje, në kuzhinë, në jetën e përditshme?
Hahaha... në papuçe edhe mirë. Bile i kam blerë një palë të reja... Ecja me papuçe është simbolikë e qetësisë, ngadalësimit të jetës dhe pushimit... Unë papuçet i bleva, por ende nuk i kam futur në këmbë e as nuk e kam mendjen.
Cila është kënaqësia e krenaria e Mustafë Halilit në familje?
Familja është e shenjtë. Familja ime, e sidomos gruaja Bedra, ekonomiste e diplomuar, më ka duruar tepër, sepse gjithmonë isha i zënë, i zënë, i zënë, pa pasur kohë t’i përkushtohem asaj. Megjithatë, kemi “ndërtuar” një familje të mrekullueshme. Prapë po them, meritat për këtë i takojnë Bedres që e dua sa veten time. Kemi dy djem - Rrezartin, mjek dhe Kreshikun - ekonomist. Janë të martuar, Rrezi me Editën – ekonomiste, dhe Kresha me Krenaren - arkitekte. Jam bërë gjysh tri herë. Kam dy mbesa, Stinën dhe Orianën, dhe nipin Zanin. Të gjithë këta janë jeta ime, suksesi dhe adresa ime. /Telegrafi/

“Metafora” (2, 2012)


Numri  i ri i revistës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, “Metafora” (2, 2012), sjell një varg punimesh interesante të fushave të ndryshme, mirëpo në epiqendër të saj është 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fillim janë botuar krijimet poetike që morën çmime në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” në Prizren, që u mbajt më 9 e 10 qershor 2012 (Dibran Fylli, Violeta Allmuça, Ibrahim Berjashi dhe Delvina Kërluku), kurse më tej janë publikuar kumtesat që u paraqitën në sesionin shkencor të këtij manifestimi letrar: “Letërsia shqipe dhe 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”.

Në fillim është botuar kumtesa e prof. dr. Behar Gjokës, me titull “Pavarësia - si ideal i projektuar në letërsinë e Rilindjes”, pastaj ajo e prof. dr. Sadri Fetiut, “Ismail Qemali sipas poezisë popullore”, e studiueses ma. Alisa Velaj, “Konfigurimi i atdheut në poezinë bashkëkohore arbëreshe”, kumtesa e Feride Paplekës, “Rileximi dhe koha shkrimit”, punimi i prof. dr. Hamit Xhaferit, “Poezia shqiptare brenda njëqindvjetorit të Pavarësisë”, kumtesa e prof. dr. Emin Kabashit me titull “Letërsia moderne shqipe dhe mungesa e shtetit”, kurse studiuesja dhe poetesha Meri Lalaj në këtë numër të “Metaforës” paraqitet me punimin “Lasgushi dhe Kosova”, mr. Kadri Rexha me atë “Sintezë e tragjedisë kombëtare shqiptare”, mr. Bedri Zyberaj me “Tri himne - një Flamur”, prof. dr. Adem Zejnullahu boton kumtesën “Këngët për mbrojtjen e Pavarësisë së Shqipërisë”, autoret prof. dr. Edlira Mantho e Manjola Sulaj prezantohen me një punim serioz titulluar “Gjirokastra e festivaleve”, Helena Grillo prezantohet me punimin “Letërsia shqipe si dialog me kohën aktuale” etj.

Në këtë numër të revistës “Metafora” janë botuar edhe mjaft punime të paraqitura në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, por edhe poezi të autorëve të tjerë. Kanë botuar poezi Beatirçe Balliçi, Abdyl Kadolli, Sabile Basha, Agim Desku, Bedri Neziri, Agim H. Berisha, Avdi Ibrahimi, Anna Kove, Fatime Ahmeti, Arben Rshkaj, Lulzim Hajdari, Arif Haliti, Bedri Halimi, Behram Hoti, Fehmi Berisha, Brahim Avdyli, Flori Bruqi, Gëzim Ajgeraj, Adem Zaplluzha, Bilall Maliqi, Salajdin Krasniqi, Kujtim Morina, Dije Meniqi, Safete Rexhepi, Sarë Gjergji, Ramadan Thaçi, Raimonda Moisiu, Zeqir Gërvalla, Ibrahim Skënderi, Mirvete Leku, Begzad Baliu, Kadrije Meniqi, Dren Shala, Gjokë Dabaj, Ilir Paja, Ibish Neziri, Ilam Berisha, Halil Xani, Kozeta Zavalani, Nebih Bunjaku, Nezir Prokshi, Ismet Lecaj, Nikolla Spathari, Petrit Ruka, Riza Lahi, Rushit Ramabaja, Sadik Përvetica, Sali Bytyçi, Shqipe Hasani, Sulejman Dida, Skënder Hoxha, Uzeir Ajradini, Vera Istrefaj, Ukshin Morina, Veli Veliu etj.

Në këtë numër janë paraqitur edhe dy poetë e artistë amerikanë, Dave Brinks e Ian Thal dhe një francez, Yvan Tetelbom, si dhe autorja e antologjisë së poezisë amerikane “Tingujt e erës”, Lediana Stillo, që ishin edhe mysafirë të festivalit “Drini poetik”.

Është botuar tregimi “Në kopshtin e pëllumbave” i Lida Lazajt, një fragment i punimit “Nocioni i dramaturgjisë” i prof. dr. Vjeran Zuppa, dhe punime të tjera që e bëjnë këtë revistë mjaft interesante.

Në fund është botuar edhe lista e anëtarëve të LSHK-së, që sipas statutit janë anëtarë të saj.

Ata u vranë për Kosovën e lirë...



      Nga Flori Bruqi




Tridhjetë një vjet më parë, në rrethin e Shtutgartit në Gjermani Lëvizja politike për çlirim kombëtar mori një goditje të rëndë në atentatin kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, tri figurave të rëndësishme politike dhe organizative të lëvizjes kombëtare në emigracion.




17 janari 1982 ishte datë që tronditi zemrat e bashkombasëve të tyre si në trojet shqiptare, ashtu edhe në shtetet perëndimore, ku jetonte dhe vepronte një komunitet i tërë politik.

Jusufi Gërvalla, Kadri Zeka
dhe Bardhosh Gërvalla ishin në krye të një projekti politik të rëndësishëm që kishte për qëllim avancimin në nivel më të lartë në dy drejtime:






1. Shtrirjen dhe forcimin e organizimit politik brenda në Kosovë dhe jashtë saj,

2. Ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës në qarqet diplomatike perëndimore.

Secili prej tyre ishte profil origjinal më vete, me një veprimtari paraprake politike dhe organizative.

Ata ishin tri profile të ndryshme me një qëllim të përbashkët.


                        
  Ballina e librit të Flori Bruqit(Zjarri i diellit,Prishtinë,1995)Fotografia e realizuar në 
                ballinë nga Piktori Akademik  Demush Avdimetaj nga Strellci i Epërm KK-Deçan

Jusuf Gërvalla ishte intelektual i brezit të ri, i emancipuar dhe i edukuar në shkollën kombëtare të mendimit dhe veprimit politik.

Ai ishte një artist i gjithanshëm: poet, gazetar, publicist, prozator e dramaturg, i cili talentin e tij e kishte shkrirë me ndjenjën kombëtare dhe linte gjurmët origjinale kudo që shkruante dhe ngado që vepronte.




Gjatë qëndrimit në Kosovë, si gazetar i kulturës, në shkrimet dhe artin e tij kishte dalë hapur në shesh simpatia ndaj kulturës kombëtare përgjithësisht, dhe veçanërisht dashamirësia ndaj veprave të artit, ansambleve muzikore, ekspozitave të krijuesve nga Tirana, që vizitonin Kosovën.

Jusufi ishte i rrezikuar nga segmentet e aparatit represiv në Kosovë, ku edhe arratiset në Gjermani, dhe nis një fazë të re të veprimtarisë.




Cyrih 1980: Kadri Zeka me Hydajet Hysenin






Ai merret intensivisht me organizim politik, duke influencuar në ilegalen e Kosovës, përmes shtypit, artikujve dhe gazetave revistave që silleshin në Kosovë dhe lexoheshin ilegalisht.

Pas demonstratave të viti 1981 dhe burgosjes së krerëve të lëvizjes ilegale patriotike në Kosovë, Jusuf Gërvalla kishte kuptuar domosdoshmërinë e bashkimit, koordinimit dhe shkrirjes së grupeve të shumta që vepronin në Kosovë, por edhe në botën Perëndimore.




Kjo logjikë vizionare dhe unifikuese bëri që të takohej dhe bashkëvepronte me veprimtarin tjetër, Kadri Zeka, i cili kishte përjetuar të njëjtin fat, arratisjen në Zvicër, në vend të burgosjes.




Viti 1981 - viti i provës për shqiptarët e Kosovës.



Kadri Zeka, gazetar dhe veprimtar ilegal i viteve të 1970-ta ishte një profil tjetër i shquar për përkushtimin ndaj organizimit politik, për natyrën integruese dhe krijimit e klimës për bashkimin e grupeve, si kusht i ngritjes cilësore të lëvizjes politike për çlirimin e Kosovës.




Pamje nga demonstrata e 1 - 2 prillit 198, në Prishtinë.



Po ashtu, veprimtari tjetër, Bardhosh Gërvalla kishte treguar aftësitë të veçanta në komunikim me publikun dhe krijimin e raporteve me qarqe diplomatike .

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla janë trinom i shqiptarisë që shënon idenë e bashkimit politik të forcave të organizuara pas demonstratave të vitit 1981.

Pikërisht kjo filozofi dhe ky model veprimi bëri që ata të bëhen pengesë serioze e segmenteve antishqiptare në Perëndim e kudo tjetër.






Tre udhëheqësit dhe organizatorët e demonstratave të vitit 1981 në mërgatë: Dëshmorët Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka (Zeqa) dhe Bardhosh Gërvalla





Ideja e krijimi të një fronti të përbashkët të forcave politike si në Kosovë ashtu edhe në Perëndim, u konsiderua rrezikim serioz për qarqet politike dhe shërbimet sekrete të UDB-ës jugosllave, gjë që rezultoi me organizimin dhe kryerjen e atentatit mbi këta tre veprimtarë.





Pamje nga demonstrata e parë e punëtorëve mërgimtar në Zvicër,
organizuar më 11 prill 1981, në  mbështetje të kërkesave
gjithëpopullore në Kosovë



Ndonëse ende nuk është ndriçuar krimi politik, rënia e vëllezërve Jusuf -Bardhosh Gërvalla dhe e Kadri Zekës pati jehonë të madhe.

Emri i tyre, vepra dhe rënia e tyre, për lëvizjen kombëtare, për të rinj e të reja, për një brez të tërë u bë frymëzim, udhërrëfyes dhe vendosmëri, për ta forcuar lëvizjen ilegale.





Pamje nga demonstrata e parë e mërgatës shqiptare
në Bruksel, 20 .06. 1981




Kjo lëvizje nuk njohu asnjëherë shkëputje dhe ndërprerje, pavarësisht nga pengesat, rëniet e përkohshme, goditjet dhe vështirësitë në realizimin e qëllimit për çlirimin e Kosovës.

Lëvizja Popullore e Kosovës, duke kaluar nëpër faza pjekurie e sprova të vazhdueshme, angazhimin e saj nuk e ndali asnjë moment.



Udhëheqësi i demonstratave të vitit 1981 në mërgatë,
dëshmori Kadri Zeka (Zeqa)



Nga kjo lëvizje u krijuan edhe formacionet ushtarake, respektivisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, projekti më i rëndësishëm, më serioz dhe më i suksesshëm politiko – ushtarak i lëvizjes sonë kombëtare.



Dhuna e njësisë speciale serbe mbi protestuesit paqësorë - 1989



Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla janë pjesë e historisë moderne të kombit shqiptar. Ata meritorjnë nderimet më të larta shtetërore dhe kombëtare.

Prishtinë ,15 janar 2013.


**********************


Flori  Bruqi


PËLLUMBI  I  PLAGOSUR

  Të gjithë njerëzit e lagjës “Kodra e Diellit” në Prishtinë për një kohë harruan se janë banorë të saj.Disa u penduan pse janë banorë të saj.Ata që u penduan e shihnin edhe më afër vdekjen seç ishte në të vërtetë...

Vdekja iu trokiste të gjithëve mbi kokë.Ata që e kishin rrethuar këtë lagjë ishin përbetuar se do t’ ia ndërronin edhe emrin , se nuk do të quhej më “Kodër e Diellit”, as”Kodër e Hënës”, por “Kodër e varrimit” të të gjithë atyre që ia kthehnë fjalën Pitoni të madh dhe kukudhit më gungë të zezë në shpinë..

Qyqarët ua venë dritareve perdet e natës…Nata e Karpateve kishte hyrë që moti në dhomat e tyre. 

Pitoni më yllin  e kuq në ballë dhe me thikën në dorë ishte përbetuar në kokë të djalit të vet , oficer i sigurimit shtetëror në Beograd, që t’ua nxirrte me thikë zemrat e Liridonit dhe Alban Dubovikut , atyre që ishin fshehur në bodrume të “ Kodrës së Diellit” për t’i ikur mordjes që i ndiqte…

Ata kishin thenë se “Kodra e Diellit” nuk ka liri , siç nuk ka liri as Kosova , por liri do të ketë tërë toka jonë kur shkëputet hapi i vallës së përbashkët i Pitonit të Karpateve dhe kukudhit më gungë të zezë në shpinë…
Kukudhi e shikoj në sy Pitonin , që të du urdhëruan që të vriten ose të kapen të gjallë djemtë e nënë Ajkunës nga Duboviku…
Kur i shtohet gjëma lagjës Gjemëmadhe jo vetëm që na rritet neve nami , tha Pitoni , por edhe na shtohet lumturia. Mbi fatkeqësinë e këtyre të të krisurëve bëjmë lumturinë tonë,tha dhe qeshi kryrkukudhi. Ti përfundimisht ke hequr dorë nga rrënja jote , i tha kryekukudhit , Pitoni dhe e ndezi një cigare që e mbante në gojë.

Është një nder i madh që ma bëtë , tha kryekukudhi ,dhe iu dridh buza , tymi i duhanit ia turbulloi edhe më shumë sytë…

 Në një nga bodrumet e “Kodrës së Diellit” kemi vrarë dy shqiptarë që nuk i gëzoheshin ardhjes sonë në Kosovë , por e mallkonin këtë ardhje e harronin se para se të vijmë ne ,kishte ardhur në Kosovë i Shejti ynë , kishte ndërtuar edhe manastire…


Shqiptarët ishin ata,thoshin ata që i vranë ,që i ruajtën kishat dhe manastiret “sllave”,se kemi kodin tonë të maleve që e trashëguam nga Leka…

Leka na ka mësuar që të mos i rroposim kishat dhe manastiret edhe kur ato,janë të huaja. 

Këtë virtyt të shqiptarëve e shfrytëzuan për qëllime tona siç  i shfrytëzuan edhe fisheket që i ka prodhuar fabrika “Cervena zastava” e Kragujevcit…

Do t’i vrasim djemë e Ajkunës,tha kryekukudhi dhe fshiu sytë më një faculetë,por prapë sytë e tij kishin xëx.

Ju mjegulluan sytë edhe Pitoni me mjekrën hark…

-Të gjithë pas tyre-urdëroi Pitoni.Policët e veshur më rroba të kaltra,ushtarët më rrba laramane dhe hetuesit më rroba të ndryshme u shpërndanë si gjarpërinjtë në Prishtinë…

Një vijë ujë në lagjën “Velania”, por e zhurmueshme,ua pret udhën djemve të nënë Ajklunës. Ata e kapërcejnë vijën e ujit,zhurma mbetet prapa. Dolën në lagjen e “Plepave”…

Nën kubenë e madhe të një shtëpie kishte qëlluar e hapur një derë e hekurt.
-Të hyjmë në këtë shtëpi,tha Liridoni.Ata u bënë ujë nën strehën e shtëpisë.

 Shtëpia në fillim dukej e shkretë,por ajo nuk kishte qenë e tillë:në një dhomë të saj dukej një dritë. Hëna ishte e venitur,shpesh e mbulonin retë.Ishin re të holla,por e mbulonin.Kurrë hëna s’kishte qenë më e venitur…

E kishte trupin e plotë,por retë e holla prap përplaseshin mbi te. Do të ndërroj moti,tha Liridoni.
T’u kujtuan fjalët e babait,tha Albani dhe mbështeti edhe më shumë trupin për muri.

Në dhomën me  dritë , tha Liridoni duket një njeri. Paska flokë të gjata tha Alban i,mbi suprinë të tavolinës së tij po shoh shumë libra…

Hëna e venitur kishte sy për të parë lëvizjet e atyre që ndiqnin Liridonin dhe Albanin.

Ajo shihte edhe një mori qensh që shkonin herë pas herë pas ose para policëve.

Nuk dihej se kush printe në ndjekje. Dikush thoshte se atyre iu printe nje Karakush Kurkushi…

…Plepat ishin shtrirë si një hije e gjatë mbi çatinë e shtëpisë,me derë të hekurt.
Një erë e lehtë i prekte perdet e dhomës me dritë.

 Dhomat e tjera ishin të errësuara…Njeriu që lëxonte në këtë natë ishte gazetar i “Rilindjes”…


Suprina  e tavolinës së tij ishte e mbushur me libra të botuara në Vjenë dhe Paris…

Kishte edhe libra të Tiranës  , ballinat e të cilave ua kishte ndërruar,i kishte mbështjellë me ballina të librave të shtëpive të huaja…

Një pëllumb u shkëput nga degët e plepit. Pëllumbi  përgjaku një pjesë të xhamit të dritarës. 

Ai e kishte parë dritën  e ndezur në dhomë. Pëllumbi u mbështet në parmak të dritarës,gjëmonte. 

Sado që gjëma e tij ishte e vockël,njeriu që lëxonte në këtë natë e dëgjoi. E mbylli më rrëmbim librin”Në luginën e Siera Altës” të Maria Alise Barozasë dhe iu afrua pëllumbit.

 E hapi dritarë , pëllumbin e vuri mbi libër. Pahetueshëm pëllumbi e mbuloi titullin e librit ,por në këtë natë po hapej një libër tjetër.

Liridoni dhe Albani edhe më shumë iu kishin ngjeshur murit , ata edhe e kishin parë pëllumbin që kishte rënë nga dega , secili në mënyrën e vet shikonte edhe vdekjen e vet…

Njeriu që donte ta shpëtonte pëllumbin dëgjoi frymëmarrjen e dy njerëzve.

Doli nga dhoma, le të më qëllojnë edhe mua,tha ai dhe eci drejt strehës së shtëpisë…

Jeni të plagosur?- pyeti ai me trishtim , i njohu që të dy,vrapoi për të mbyllur derën e hekur t, tre veta shikonin një pëllumb që kishte derdhur edhe pak gjak mbi libër.

Ne u shpetuam plumbave,tha Liridoni ,por  ,si të shpëtojmë pëllumbin…

Albani preu një pjesë të këmishës së vet, ia lidhi këmbën pëllumbit…

Ai u struk në shtrat, e ngriti pakëz kokën , sikur donte të tregonte se do të shpëtojë…
Ikëm nga vdekja… 

O Gani Lubeniqi , por nuk pandenim së shtëpia ku banon ti do t’ia rrëmbejë vdekjes shpatën. Rastësia është vetë mbretëri , unë hapa dritarën për të shpëtuar pëllumbin e shpëtova Liridonin dhe Albanin.

…Hëna e venitur, megjithatë kishte më shumë dritë se qiriu që digjej pranë librave të Gani Lubeniqit …
Qiriu ishte ngulur në një filxhan kafeje , flaka e tij krijonte figura të çuditshme edhe në muri.
Lagja ku banonte Gani Lubeniqi ishte pa dritë elektrike…

…Sytë e Liridonit herë drejtoheshin nga pëllumbi,herë nga një libër që kishte një ballinë të çuditshme.Në atë ballinë dukej si  po kafshonte diellin kulçedra.

Të çuditshëm janë këta piktorët tanë,disa prej tyre edhe të sëmurë shpirtërisht janë,po si është e mundur që kulçedra ta kafshojë diellin,lemëritës duhet të jetë edhe libri.
Mos u nxito…

Liridon,ballina e këtij libri fsheh të kundërten,para rrezeve të diellit shtrihet çdo kulçedër.Këtë libër e ka botuar Tirana. Bën fjalë për përiudhën tonë…

Libri tregon se ilirët dikur e sundonin tërë bregdetin e Adriatikut ,e tash sllavët ia kanë marrë edhe Ulqinin…

Ka ikur ajka e kombit përtej deti,kur vdiq Skënderbeu iku ajka jonë. Ajo do të kthehet,tha Albani dhe pyeti.

-Po ballina?

Ballina e librit ,sipas Gani Lubeniqit,është marrë nga një libër i huaj për të mbuluar kështu të bukurën ,me të shëmtuarën ,mos të ma hetojnë kukudhet…

Po kukudhët kanë filluar edhe të heqin dorë nga gjuha letrare shqipe.Ata sikur gëzohen edhe më shumë kur arrijnë të flasin në gjuhën e mëhallës që i ka rritur dhe përdorin fjalë të huaja sllave,turke dhe rome…

Një kukudh i tillë qëlloi një ditë me shkumës shkronjën (Ë)…

S’na duhet kjo shkronjë, tha ai,e shikoj Carin e tij , Dushaninin mu   në sy…

Ai ia mbylli prapa syrin, do të thotë ai i dha urdhër të fshehtë që t’i godisë edhe tridhjetë e pesë shkronja të tjera.

-Qëllojnë shkronjat tona, të Manastirit-tha Albani…

-Shigjetojnë sytë tanë,-tha Liridoni.

Gani Lubeniqi iu afrua pëllumbit të plagosur , e përëdheli në gushë , e afroi , pranë zemrës , e përkdheli prapë , iu duk se po e hapte edhe syrin e majtë…

Dhoma ishte e ngrohtë…Liridoni hapi dritarën,por e mbylli prap më rrëmbim.

 Ajri i ftohët i natës hyri në dhomë duke i gufuar perdet…

Perdet u qetësuan , por Liridonit iu shtua shqetësimi.

Ata që kanë ardhur nga Karpatë t, tha Liridoni do ta ndienin dridhjen e dheut tonë në këmbët e tyre me gishtërinj të mëdhenj,por qëlluan servilët dhe kameleonet politik që hynë, në valle,me ta ; kësaj valleje duhet t’i dridhet dheu nën këmbë…

Mjaft duruam robërinë,-ngriti zërin Albani,por Gani Lubeniqi me të drejtë kërkoi që të ketë qetësi…

Nata i shton kukudhët,tha ai,dhe shikoi prapë në dritare…


…Një flutur e bardhë kishte hyrë pahetueshëm në dhomë.

Flutura e kishte formën e zemrës.Ajo sillej rreth qiriut, por e donte zemrën e vet.

Ishte e kujdesshme që të mos i prek krahët në atë flakë tepër të vockël,ngase,mund të ishte vdekjeprurëse për një flutur në formë të zemrës.

…Ndjekësit e Liridonit dhe Albanit e merrnin në lidhje telefonike Pejën,Deçanin,Gjakovën, Beogradin…

Nëse i zini të gjallë,urdhëronte Pitoni i Karpateve ,inspektorin e Prishtinës, Karakush Kurkushin, Zymran Batakqiun ,etj, që ta lidhnin Liridonin dhe Albanin,  dhe ashtu  të lidhur t’i  pushkatonin  në kufi.

Pastaj ngritën  zërin kryekukudhet Herleviqi e Dollanci që t’ia dërgojmë një notë të rreptë Tiranës “së ushtarët tuaj kanë vrarë dy qytetarë tanë”…

Dy qytetarë tanë  foli me cinizëm Pitoni dhe ndezi edhe më shumë dritën e baterisë…

Xhipi i tij u nis drejt lagjës ku është një fabrikë e moçme e tjegullave. Në atë lagje  ka vetëm shqiptarë,tha ai, atje do të jenë fshehur.

Liridoni me Albanin ndezen  nga nje cigare”Tarabosh”dhe ofshanë shumë thellë…

Nata e venitur ishte fshehur pas Bjeshkeve tëe Nemuna. terri ishte bërë më i dendur në Prishtinë, por agimi nuk ishte larg.

Liridoni dhe Albani i thanë Gani Lubeniqit se duhet të largohën nga shtëpia ku banonte ai para se të lindë Dielli.

Liridoni veshi një xhamadan të Gani Lubeniqit, ndërsa Albani një këmishë të tij…

Pëllumbi i plagosur shikonte si shtërngoheshin tri palë duar.Të dy vëllëzërit u futën nën degët e një bliri, zhurma e hekurave të derës nuk u dëgjua fare.

Gani Lubeniqi iu kthye pëllumbit të plagosur  ,ai po e lëvizte kokën , ishte shenjë e mirë se ai  edhe pakëz e do t’i lëvizë edhe krahët. E priste qielli pëllumbin e plagosur, por cila udhë i priste dy vëllëzërit nga Duboviku nuk i dinte as nëna e tyre Ajkunë…

Prishtinë-Dubovikë,dhjetor 1983..


Nga Kadri Gërvalla :Kush i vrau..? - '31 vjetori i rënies heroike të Jusufit, Kadriut e Bardhoshit'



KUSH I VRAU…?

(- Jusufit, Kadriut e Bardhoshit me rastin e 31-vjetorit të vdekjes-).

Natë janari flakë plumbashë…




Kadri Gërvalla

I vran, tradhtin quan në vend
Loti pikoi e rruga vdes avash
Dhembja tretë qiellin urti e çmend.


Nga një pritë noprane nga një djall’ i zi
Shtëllung tymi rezezë e acarta natë
Portë sezami hapu, vetura thyer në bri…
E plumbat vrasin heshtjen terrin lëngat.

Më trego a janë gjallë Kadriu e Bardhi
Jusufi flet nuse moj - oj …Suzanë
Unë gjallë jam me plagën bri me bri
Por, plumbi godet frymën më ka zënë.

...dhe nëse vdes të lë testament
Ndryshe do më ngel e zezë pikë
„Mua Jusufin Kadriun e Bardhin
Na vran hijenat, se deshëm Republikë“.

Mos na i ndani varret, as këngë në festa
Mos na ndani në vargje, në luftë për Liri.
Ka një lum, që rrjedh pikë gjaku të freskëta
Se, rrënjet të lashta kanë, damarët n‘etni.

Nuk mundet vrasësi të jetë(-oj) i qetë…
E as ju të gjallët as ne që kemi vdekë.
As Lokëmadhja në Dubovik e në Gjilan
Nuk vdesin kurrë pa varrin tonë pranë.

Po …po tash edhe unë e kam leht të flas me ju o trima!
SE JU NA E SOLLLËT AJRIN E LIRISË
Fleni të qetë, se ky popull gjithmonë do ju kujton,
Si, tre yje te pashuara të Kosovës e Shqipërisë.

Tre trima në Janar i vran at natë…
Eh …sa loti është derdhur, e malli nuk po shuhet N´mërgatë...


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...