Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/21

Mergata e Qyqeve,Koha e kujtimeve,Hire letrare ,shpalime historike


Nasho Jorgaqi, këmbëkryq me myzeqarët e tij…


Me detyrimin dhe obligimin e një qytetari të denjë por edhe të një shkrimtari fisnik, fieraku Nasho Jorgaqi vjen këtë herë për lexuesin me një “mal” kujtimesh. Këto të fundit ai i derdh bujshëm në qytetin e lindjes, aty, ku po ulen këmbëkryq me radhë të gjitha personalitet krijuese të qytetit, në moshën e tyre të tretë. “Koha e kujtimeve”, ky është libri i promovuar në qytetin e lindjes së autorit mes miqësh të letërsisië e dashamirës të artit. Merrte pjesë në këtë promovim e gjithë gama krijuese jo vetëm e Fierit, ndërsa një vend të vecantë ka patur edhe kryebashkiakun Zeqaj, me ftesën e të cilit u bë edhe mbërritja në Fier e kujtimeve të Jorgaqit.
Por lotët e autorit, e bënë atë të “gjunjëzohet” në vendin e tij të lindjes duke e shprehur këtë fakt herë me lotë e herë me fjalë zemre.
Në këtë almanak me 560 faqe, vijnë me radhë kujtime mbi kujtime për miq të autorit, por emra të njohur të skenës letrare. Kështu, Jorgaqi flet natyrshëm për raportet e tij me autorë të njohur të letrave shqipe. Kujtimet na japin tablo të marrëdhënieve me Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, Sejfulla Malshovën, Ismail Kadarenë, Ali Asllanin, Nonda Bulkën, Jakov Xoxën etj.
“E kam patur gati të pamundur që të sjellë këta njerëz të mëdhenjë brenda këtij libri kujtimesh. Në këto kushte e kam thënë edhe më parë, më është dashur të zgjedh të krijoj një galeri modeste me disa prej figurave të letërsisë e të kulturës sonë që hynë në jetën time dhe mbetën aty si një shenjë respekti fuqiplotë. Ata janë tek unë të barabartë të gjithë dhe unë kam dhënë fragmentet që munda të seleksionojë në memorien time”, - ka deklaruar autori.
Autori ka treguar po ashtu, se, më së shumti raportet e tij me këta emra duke nxjerrë në pah, padyshim edhe një pjesë të rëndësishme të kohës së jetuar. Në ato vite, kur lufta e klasave dhunonte e ndrydhte cdo qelizë krijuese e ku shkrimtari “vritej” cdo ditë nga hija e pushtetit syrgjynosës.
“Vetë rrëfimi kujtimor sjell dëshmitë e një kohe, ku njerëzit e letrave ishin të dhunuar e të raskapitur nga lufta e klasave. Ato kohë kur letrarët , poetët liheshin deri në harrim”, - ka vijuar Jorgaqi.
Por një analizë të detajuar i kanë bërë librit njerëz të njohur të letrave, sic është edhe poeti dhe kineasti, Petrit Ruka. Ky I fundit, u shpreh se ky libër i autorit Jorgaqi është në vetvete një libër që ka një studim të mirëfilltë. Ai ka ndërtime të befta dhe sjell karaktere të jashtëzakonshëm.
“Libri i Jorgaqit nuk është vetëm një krijim letrar. Ai është një studim dhe histori. Autori ka arritur të depërtojë thellë në cdo karakter, duke i sjell ata të qenësishëm në cdo kohë. Dua t’ju lutem ta lexoni këtë libër për vetë galerinë që ka brenda. Ky libër është një thesar me gurë mademi, është një sagë që mban brenda emra të njohur, të gdhendur tashmë në arenën letare kombëtare”,- është shprehur ndër të tjera Ruka.
Ndërkohë, në këtë takim të ngrohtë letraro-artistik, foli edhe Naun Kule, i cili u shpreh se të gjithë duhet të ndjekin shembullin jorgaqian.
“Krijimi i fundit i Nasho Jorgaqit është edhe një shembull e model nxitjeje për kujtimet e të tjerëve, pse jo edhe tonat, për autorin dhe kolegë të tij, pasi, “askush s’ka të drejtë t’i marrë ato me vete”. Kësisoj jeton dhe përcillet memoria e brezave, si pjesa më artistike e bukurisë dhe e historisë njerëzore.” - ka vijuar Kule.
Kryebashkiaku Zeqaj deklaroi, se, ashtu si Vilson Kilicia apo Nasho Jorgaqi, do të ketë edhe shumë autorë të tjerë ,që në Fier kanë dhënë të qarën e parë.
“Të gjitha ato figura që janë një vlerë në këtë qytet, do të kthehen këtu. Do të na japin dhe do të marrin nga qyteti. Emocionet do t’i përjetojmë bashkë të gjithë. Ky është Fieri, një qendër e kulturës, e kësisoj, nuk mund të ketë kuptim pa këto personalitete. Kjo praktikë, do të vijojë”,- ka deklaruar Zeqaj, ndërsa ka falenderuar Jorgaqin për gjithcka ka bërë për letërsinë artistike shqipe e deri tek studimet shkencore.
Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931, në Fier. Jorgaqi shquhet si shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar. Sot Jorgaqi gëzon titullin "Mjeshtër i Madh i Punës". Ai është autor botimesh letrare, skenarist filmash, autor botimesh shkencore dhe përkthyes .


image


Nasho Jorgaqi ka vendosur të hedhë dritë mbi tipet e karakteret e shkrimtarëve sh qiptarë. Rrëfimet e veta për ata që lëvruan letërsinë shqipe dhe bënë emër me veprat e shkruara, Jorgaqi i ka botuar tek "Koha e kujtimeve", shtëpia botuese "Ombra GVG". Si i mban mend ai Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Dhori Qiriazin, Fatos Arapin, Kasem Trebeshinën, Mitrush Kutelin, Sejfulla Malëshovën, Drago Siliqin, Mehmet Myftiun, Jakov Xoxën, Nonda Bulkën, Ali Asllanin, etj. Bisedat intime, rrëfimet me zë të ulët, takimet miqësore, raportet e vështira, botimet e ndaluara dhe shkrimtarët problematikë, vijnë në një rrëfim që duket i sinqertë, teksa sheh se autori ka vendosur të tregojë edhe gabimet e veta, herëherë edhe paragjykimet për 'ata të brezit më të vjetër". Një vend të veçantë zë Lasgush Poradeci, si një personazh që Jorgaqi duket ta ketë pasur shumë për zemër. Më tej, prof.Nasho flet edhe për Vorea Ujkon, arbëreshin që i ka rrëfyer dashurinë e zemrës, atë të një prifti për një këngëtare. Jorgaqi nuk përmend emrin e këngëtares së njohur në intervistë, por inicialet L.K. Ndërkaq, në libër emri i saj bëhet më i qartë, ashtu sikundër dëshirat e Ujkos shprehur ndër poezi. Përveç intervistës së vyer të prof. Nashos, kemi shkëputur nga libri edhe një pjesë të rrëfimit të tij mbi Vorea Ujkon, një rrëfim që hedh dritë mbi ndjenjat e poetit arbëresh.
Çfarë motivesh ju shtynë të shkruani kujtimet?
Siç kam thënë edhe në parafjalën time, i kam shkruar kujtimet në këtë kohë pasi kjo mbase është koha më e përshtatshme. Vjen një ditë kur me kalimin e viteve njeriu bëhet një shtëpi kujtimesh. Kam ardhur në një moshë kur kam ç'të them, kam ç'të tregoj. Një pjesë e tyre janë personale, por pjesa më e madhe e tyre kanë interes shoqëror dhe më gjerë. Kur më lindi ideja për të shkruar kujtimet, u gjenda para problemit se si do t'iu qasesha atyre ngjarjeve që kam përjetuar në jetën time. Të shkruaja për veten ishte e vështirë, dhe mbase pa ndonjë vlerë të veçantë. Sipas arsyetimit tim, dolën dy argumente: së pari, sepse unë nuk kam luajtur ndonjë rol protagonist, qoftë në jetë, qoftë në punën time krijuese e studimore. Unë, siç e kam thënë, e quaj veten një korist në korin e kulturës e letërsisë shqipe. Së dyti, nuk u takoj atyre që kanë qenë dëshmitarë në ngjarjet e mëdha, siç ndodh me ndonjë nga miqtë e mi. Unë kam qëndruar në hije se kështu kanë qenë rrethanat dhe i tillë është karakteri e temperamenti im. Ndaj vendosa që të shkruaja për disa nga miqtë e mi e shkrimtarë të nderuar të letërsisë sonë, të cilët kam pasur fatin t'i njoh e të miqësohem me ta. Ky do të ishte një kontribut për njohjen e tyre dhe për historinë e letërsisë, por edhe për të krijuar një ide të përgjithshme për kohën time dhe të brezave që krijonin atëherë. Kështu, në kujtimet e mia, dhe kjo ndofta është një veçori e tyre, në radhë të parë flas për miqtë e mi, ndërsa vetja ime evokohet në raport me ta. Kjo ndodh sidomos me shkrimtarët e brezit të vjetër.
Përse zgjodhët pikërisht këta personalitete?
Po t'i shikoni me kujdes emrat e tyre, do të vini re që unë kam treguar në kujtimet e mia për shkrimtarë që kanë pasur probleme në jetën e tyre qytetare dhe krijuese. Kanë pasur edhe drama edhe pengje. Një pjesë nga ata nuk e quanin kohën e tyre atë kohë që unë e quaj kohën time, por kjo nuk më ka penguar t'i kujtoj e t'i përshkruaj me respekt e nostalgji, bile me venerim, parë në një plan human dhe vlerësues. Nuk më ka penguar as fakti që i takonim brezave e formimeve të ndryshme, karaktereve e bindjeve të ndryshme. Kjo nuk na ka penguar të komunikojmë, të bashkëpunojmë, e c'është më e rëndësishme, të miqësohemi. Madje disa prej tyre i kam pasur edhe miq konfidentë, e kjo them se i jep vlerë e vërtetësi kujtimeve.
Kjo tregohet edhe me faktin se në rini nuk e gjykonit kohën në të cilën jetonit, përkundrazi kishit ëndrra...
Ky është një problem tjetër. Ishte problem i gjithë brezit tim. Ndaj jo rastësisht e kam filluar rrëfimin e kujtimeve me brezin tim dhe nga kjo pikëpamje kam marrë vetëm fillimet e këtij brezi, hapat e para, se si ne nisëm të debutonim në letërsi. Ne qemë produkt i asaj kohe dhe ishim të edukuar me frymën e saj. Vinim nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Shumica qemë nxënës ose studentë, një pjesë adoleshentë. Kështu nisi krosi ynë drejt letërsisë. Atëherë dilte një gazetë, "Letrari i ri", që u bë tribuna jonë. Kjo gazetë dhe disa gazeta të asaj kohe kishin një rubrikë që quhej "Posta e redaksisë", ku shkrimet tona vlerësoheshin përmes përgjigjeve që jepte Posta. "E morëm shkrimin dhe na pëlqeu, ose jo, do e botojmë ose jo" dhe bënin edhe vërejtje e kritika serioze. Atë kohë unë jetoja në konviktin e gjimnazit të Shkodrës, pra bëja jetë kolektive, dhe kur më dilte emri në gazetë sa gëzohesha kur ata shkruanin mirë për mua, aq dëshpërohesha kur më kritikonin. Kështu bëhesha objekt diskutimi nga shokët. Sigurisht këto kritika na bënin mirë. Para se të shkruaja kujtimet m'u desh t'a rishikoja "Letrarin e ri" dhe aty ndesha përgjigjet e Postës për mua, Dritëroin, Dh. Qiriazin, F. Krajën etj. Më i riu nga ne, që do të dërgonte vjershat e para e që do t'ia rrëzonin, ishte Ismail Kadareja, atëherë 12 vjeç, ndonëse më pas do ta cilësonin një emër premtues në fushën e letërsisë.
Pra, kontakti ynë me shtypin, botimi i shkrimeve në gazeta dhe dialogu me to ishte njëfarë shkolle për ne që bënim hapat e para letrare.
Cilët nga emrat e atyre që më vonë u bënë shkrimtarë njohët në atë kohë?
Njoha Drago Siliqin, Mehmet Myftiun e Dhori Qiriazin që i kisha në konvikt. Por ama nuk njihja Dritëro Agollin, Naum Priftin e as Kasem Trebeshinën, me të cilët u njoha më vonë. Brezi im do të ndjente mirëpritjen e opinionit dhe përkujdesjen e shtetit të ri, i cili i jepte rëndësi primare propagandës. Na edukoi me idealet e kohës, prej të cilave do të çmoja idealet e luftës dhe përpjekjet që rindërtuan vendin dhe emancipuan shoqërinë shqiptare. Këto unë i çmoj edhe sot e kësaj dite. Në këto kujtime unë rrëfej për brezin tonë deri nga mesi i viteve 1950. Atëherë kur ishim në fillim të fillimeve. Mendoni sa emocionues ishte botimi i shkrimeve tona të para. Asnjëherë nuk kam arritur të ndjej të njëjtin emocion si në atë kohë. Tani kam botuar gati një raft të tërë me libra dhe jo se nuk kam emocione, por emocionin që kam provuar kur shihja emrin tim në gazetat e kohës si "Letrari i ri", "Zëri i rinisë", apo tek "Drita", qe një gëzim që nuk përsëritet më. Pas kësaj etape, nëse mund ta quaj kështu, do të vinte etapa kur ne do të dilnim para lexuesit me libra. Drago Siliqi, Mehmet Myftiu dhe Selman Vaqarri do të ishin të parët. Selman Vaqarin do ta kisha idhull një kohë, sepse për tre katër vjet botoi 6 libra. Unë nuk do të isha nga të parët, sepse pata një lloj shpërndarjeje në punën time, isha në kërkim të vetvetes. E fillova me poezi dhe pastaj ndonjë tregim, më tej i lashë dhe u mora me kritikë letrare. Më në fund e gjeta veten në prozën e gjatë e të shkurtër. Kështu botova librin tim të parë, novelën "Dashuria e Mimozës" në vitin 1960, e cila u prit mirë, sidomos nga rinia. Unë trajtoja në të një temë deri diku të guximshme, sepse vija në qendër të novelës dashurinë. Në atë kohë dashuria nuk ishte fort e rekomandueshme, ishin temat politike e sociale. Kishte poezi e tregime për dashurinë, por një vepër që t'i kushtohej e gjitha asaj nuk kishte. Ky qe avantazh në suksesin e librit. Ai pasqyronte realitetin e rinisë shqiptae në atë kohë, sepse nuk ishte e lehtë të triumfonte dashuria mes një të riu fshatar dhe një vajze nga qyteti, siç e përshkruaja unë. Brezi ynë arriti të botojë libra me vlerë dhe kjo qe një gjë e rëndësishme, një fenomen që tregonte për prurje talentesh në letërsinë shqipe. Prej këtij brezi dolën shkrimtarë të shquar, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli apo Dhori Qiriazi, Fatos Arapi, Kasem Trebeshina etj. Emra që e çuan përpara letërsinë shqipe, zëra krejt të veçantë, pa të cilët s'mund të kuptohet letërsia jonë.
Ju ndaleni gjatë tek Lasgush Poradeci, Sejfulla Maleshova etj...
Siç e keni vënë re, ndonëse unë jam marrë me brezin tim, jam përqendruar më shumë në shkrimtarët e brezit të vjetër. Atëkohë bashkëjetonin e bashkëkrijonin disa breza. Ishte brezi i Rilindjes, i Pavarësisë dhe ai i yni, që i takonim një kohe krejt tjetër. Nga brezi i Rilindjes krijonin akoma Ali Asllani, Milto Sotir Gurra. Pastaj ishte brezi i viteve '20 me në krye Lasgushin. Ky qe fat, jo se ne kishim ndonjë entuziazëm të madh, sepse sipas botëkuptimit të kohës këta dukeshin të kapërcyer. Megjithatë, kishim respekt, ndonëse nuk ndjeheshim të lidhur shpirtërisht. Ne ishim më të lidhur me
shkrimtarët e viteve '30, si Migjeni, një zë novator, një talent i fuqishëm që kish sjellë risi nga letërsia moderne evropiane. Ne ndjeheshim të afërt dhe me ata shkrimtarë që vinin nga Lufta për çlirim, si Dhimitër Shuteriqi, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata etj. Nga ana tjetër, të orientuar nga ideologjia e kohës, ne kishim dhe modele të letërsisë së huaj, veçanërisht asaj sovjetike. Isha me fat që pasi mbarova studimet u emërova në Shtëpinë botuese "Naim Frashëri". Atëherë dy ishin vatrat ku krijohej letërsi, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Shtëpia botuese. Këtu unë bëra një shkollë të dytë, sepse do të punoja e do të bashkëpunoja me figura që, për rrethanat politike të kohës, nga shkrimtarë ishin bërë përkthyes, si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Sotir Caci, Vedat Kokona, Skënder Luarasi etj. Kjo më dha mundësinë të përfitoja prej tyre, sidomos nga pikëpamja gjuhësore dhe formimi letrar. Bashkëpunimi dhe miqësia që pata me ta më la kujtime të paharruara dhe me vlerë, një pjesë të të cilave i kam hedhur në letër, në një ditar që mbaja asokohe. Këto pastaj më ndihmuan në kujtimet që shkrova.
Cilat janë burimet e kujtimeve tuaja për figurat që evokoni e tregoni?
Burimet vijnë kryesisht nga jeta ime nëpër vite. Një jetë që u pleks me jetën e disa brezave, siç thashë, që u shtri në disa vatra artistike e shkencore, në disa mjedise heterogjene, ndaj dhe kujtimet e mia u populluan nga jo pak figura të rëndësishme të kulturës sonë, të cilat qenë të natyrave dhe karaktereve të ndryshme, të profileve të larmishme intelektuale. Sigurisht, raportet e mia me këta individë të shquar qenë në radhë të parë njerëzore e shoqërore, por dhe profesionale, që kishin të bënin me letërsinë dhe shkencën. Nga kjo pikëpamje, ato do të përbënin përvoja të pazëvendësueshme. Sado që distanca kohore dhe nostalgjia mund dhe t'i idealizojnë në një farë mënyre, gjykuar gjakftohtësisht, ato kanë mbetur në thelb vlera në jetën time. Dhe tani kur rri e mendoj dhe i evokoj këta miq të paharruar, që ikën nga kjo jetë, ndjej mall dhe më zgjohet respekti dhe mirënjohja që ruaj për ta. Ju keni pasur fatin të njihni shumë figura të nderuara, nga u nisët për t'u ndalur tek disa? Në pamundësi për t'i sjellë të gjithë në kujtimet e mia më është dashur të marr vetëm disa, ndoshta nga më përfaqësuesit, që u përgjigjeshin kritereve të mia. Dhe kështu u krijua kjo galeri modeste personalitetesh me emër. Kuptohet se sa të vështirë e pata t'i veçoj duke pasur parasysh se ata objektivisht qëndronin para meje si të barabartë midis të barabartëve. Pra, pa asnjë paragjykim apo tendencë. Natyrisht përparësi do të merrnin ato figura për të cilat ruaja më shumë kujtime dhe i njihja më mirë. Sepse njohja kalonte nga rrokja në përgjithësi e figurës për të arritur në konkretizimin e prekshëm të saj. Dhe konkretizimi realizohet përmes ngjarjesh e situatash, detajesh e mbresash që i kishin qëndruar kohës, kur dihet se sa e pamëshirshme është koha. Nga ana tjetër, iu shmanga paraqitjes në përgjithësi, komenteve dhe opinioneve, duke u përqendruar te karakteri, bota shpirtërore, vlerat njerëzore e intelektuale, por dhe te cenet e huqet, për t'i dhënë sa më njerëzore.
Sa ndryshonin ata nga njëri-tjetri?
Kuptohet që secili nga ata kishte personalitetin dhe individualitetin e tij që kishte të bënte me prejardhjen dhe moshën, me formimin dhe aftësitë, me karakterin dhe temperamentin. Dhe unë që i takoja brezit të ri nuk do ta kisha të lehtë të hetoja e pikasja, t'i rrokja, por jo të pamundur. Dhe kjo vihet re në kujtimet e mia. Kësisoj, rruga për te Lasgushi do të ishte me zik-zake, plot kundërthënie, teksa ndryshe dukej e ndryshe ishte në të vërtetë. Duhej të tregoheshe i vëmendshëm dhe i durueshëm, sepse ai nuk të jepej kollaj. Natyra e tij si njeri dhe artist ishte komplekse. Kurse me Ali Asllanin e pata më të lehtë. Ai ishte natyrë e hapur, e sinqertë, njeri i butë e delikat, tepër i sjellshëm dhe çuditërisht i komunikueshëm me brezin e ri. Ndonëse ishte më i moshuari nga poetët e gjallë, ai nuk vihej në rolin e mjeshtrit, po tregohej modest e i afrueshëm deri dhe intim. Mitrush Kuteli qëndronte në mes të dyve. Drama e jetës dhe e artit që përjetonte, e bënte të përmbajtur, shpesh të mbyllur, nuk falte lehtë miqësi e aq më tepër rrallë të jepte konfidencë. Por kish situata e raste të veçanta që ai hapej dhe shpërthente. Dhe atëherë e njihje vërtetë. Ndryshe do të ishte Nonda Bulka. Natyra e tij e çiltër, e gëzuar, humori i hollë e i mençur të bënte të harroje moshën, diferencat e përvojës dhe kulturës dhe të ndjeheshe shok e mik me të. Me Sejfulla Maleshovën, për arsye të ndryshme, raportet do të qenë zyrtare, përjashto raste të rralla kur krijoheshin rrethana dhe hapeshin shtigje komunikimi dhe hynte në mes një farë intimiteti. Ishte hijerëndë dhe tepër serioz, fjalëpakë dhe kjo i vështirësonte marrëdhëniet përtej punës. Jeta prej militanti revolucionar, detyrat e rëndësishme që kish kryer gjatë luftës dhe pas çlirimit, persekutimi nga shteti i vet s'kish si të mos e hermetizonin natyrën e tij. I përafërt me Maleshovën do të qe Selman Riza jo vetëm për të kaluarën politike, por dhe për pozitën delikate qytetare në shoqërinë bashkëkohore dhe për nga natyra e shpirti polemizues. Duke u afruar në kohë, Jakov Xoxa do të bënte lidhjen mes brezit të vjetër dhe brezit tim letrar. Ai i takonte letrarëve të ardhur nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe qe i brumosur e i frymëzuar nga idealet e shoqërisë së re. Me Jakovin do të më bashkonte jo vetëm Myzeqeja, deri diku dhe afria e moshës, por dhe një miqësi e pastër dhe e sinqertë.
Në librin tuaj ju keni dhe figura të shquara nga kultura e diasporës.
Po, në librin tim zënë vend dhe disa personalitete të kulturës sonë të diasporës. Nuk mund të mos i përfshija me këtë rast një varg kujtimesh me vlerë që ruaja prej tyre. Ata janë përfaqësues të disa vatrave të njohura të kolonive shqiptare,që njihen për ruajtjen e identitetit të tyre përmes gjuhës dhe kulturës. I tillë ishte poeti i shquar arbëresh Vorea Ujko, studiuesi dhe letrari arvanitas Aritidh Kola, apo poeti dhe kompozitori Shime Deshpali nga Arbneshi i Zarës në Dalmaci. Ata jetonin në kujtimet e mia të gjallë dhe unë s'mund t'i mbaja brenda vetes. Prandaj ia dhashë lexuesve. Mund të na përmendni disa episode që përfshihen në kujtimet tuaja?
Ato janë të shumta dhe lexuesi do të njihet me to kur ta marrë librin në dorë. Secili nga personazhet e kujtimeve të mia zbulohet përmes situatave e rrethanave që unë i kam përjetuar drejtpërdrejtë në raport me ta. Të tilla janë episodet e Lasgushit kur punonim në shtëpinë botuese "Naim Frashëri" dhe që dallonte nga të tjerët për natyrën krejt të veçantë. Mbaj mend që kur prezantova me disa poetë kosovarë, ai u gëzua dhe tha me një ton që s'merrej vesh: "Domethënë të gjithë qenkeni poetë?! Shumë poetë paskesha Kosova! Ah, Kosovë, Kosovë, ti që ke nxjerrë ngaherë trima, tani nxjerr poetë?" Kurse boshti i bisedave të Ali Asllanit ishte dashuria dhe kryefjala që përsëriste shpesh qe shprehja "Amore e felicita". Më kujtohet vjersha e fundit që më dha para se të largohej nga jeta, në të cilën ai u drejtohej vajzave me vargje të tilla: "Tërë jetën ju ndoqa pas, dhe tani që po iki më ndiqni ju. Mitrush Kuteli gjithë dramën që përjetonte e shprehte me fjalët: "Unë jam një ish shkrimtar", për shkak se veprat e tij për një kohë nuk botoheshin dhe kritika heshtte për të. Nonda Bulka, aq i njohur dhe i çmuar për humorin e tij të mençur e të hollë në shkrimet e veta, do të ishte i tillë edhe në jetë. Me natyrën e çiltër, profesori 40 vjeçar i fitoi zemrën nxënëses së tij 18 vjeçare, që bëri bujë në atë kohë. Po kaq interesante është dhe dashuria që i ra në kokë poetit arbëresh Vorea Ujko, ndonëse prift katolik, për një këngëtare të bukur që njohu në Tiranë dhe që ishte gati ta hiqte veladonin e predikuesit vetëm për t'u martuar me të. Të gjitha këto e plot të tjera të shtjelluara gjatë e gjerë lexuesi do t'i gjejë në librin tim të kujtimeve.

Mergata e Qyqeve nga Nasho Jorgaqi

Cilat janë disa nga vështirësitë që ndeshët ju në hartimin e kujtimeve?
Kujtimet më shumë se me historinë kanë të bëjnë me jetën e gjallë. Kështu dhe unë nuk kam bërë histori, por kam evokuar ngjarje dhe mbresa të personalizuara në disa prej njerëzve të shquar të kohës sime, që vijnë si dëshmi të mijat për ta dhe që kanë vlerë për lexuesin e sotëm e sidomos për brezat e rinj. As jam vënë në rolin e biografit, por jam përpjekur të përvijoj profile e portrete të tyre nga njohja dhe këndvështrimi im. Por nuk duhet harruar se hedhja në letër e kujtimeve rrezikohet nga subjektivizmi, nga harresa, nga shtrembërimi padashur i hollësive, nga aktualizimi. Gjëja më e rëndësishme është të mbahesh fort pas së vërtetës, ta japësh atë përmes unit tënd, duke paguar sa më pak haraç e duke bërë më pak firo. Në këtë rrugë jam munduar dhe unë të eci. Të jem sa më shumë i sinqertë, i hapur, i saktë, pa sajuar, pra pa bërë letërsi të mirëfilltë, por duke i mbetur besnik të vërtetës reale përmes dokumentimit të drejtpërdrejtë. Për këtë unë kam shfrytëzuar ditarët e mi, letërkëmbimin, shënimet e kohës, kam konsultuar shtypin dhe disa herë edhe burime arkivore. Asnjëherë s'i kam lejuar vetes të bëj "operacione kirurgjikale" në kujtimet e mia, siç thotë nobelisti E. Canetti.
Pra, jeni i kënaqur me kujtimet që keni shkruar?
Deri diku, sepse nuk kam arritur t'i them të gjitha deri në fund dhe t'i shpreh me atë nivel që e meriton kujtimi i tyre. Por gjithsesi, ndjehem i lehtësuar që i nxora nga vetja dhe po i bëj publike. Ishte ky një detyrim shpirtëror, por dhe shoqëror, pasi kujtimet që ruaja brenda qenies time nuk kam të drejtë t'i marr me vete, pasi ato nuk më takojnë vetëm mua, por dhe të tjerëve. Tani pres jo pa emocion fjalën e lexuesve.


Nasho Jorgaqi dhe fenomenologjia e një epoke




Nga Ilir Yzeiri
(Për librin “Koha e kujtimeve”, Ombra GVG 2012)


Kam disa kohë që kërkoj të gjej një titull për të përmbledhur në një të vetme personalitetin e shkrimtarit, studiuesit dhe pedagogut të shquar të letërsisë shqiptare Nasho Jorgaqi dhe e kam pasur të pamundur, sepse koha në të cilën jetojmë nuk të josh as të nxit që të hysh me mendje të kthjellët në hapësirat e shkretuara të memories kolektive për të qëmtuar aty copëza drite në mënyrë që të arrish më pas të ndërtosh një imazh të plotë për historinë e letërsisë shqiptare. Në këta njëzetë vjet të tranzicionit shqiptar Nasho Jorgaqi është ndoshta i vetmi personalitet i kulturës shqiptare që ka vijuar të bëjë të njëjtën punë, ka vijuar të njëjtin ritual; me një biçikletë ai del nga shtëpia dhe ose do të drejtohet në Bibliotekën Kombëtar ose te Friends Book House ose te shtëpia botuese e radhës dhe më pas, aty nga pasditja, me miqtë e vjetër duke pirë një kafe. Rrallë kam takuar njeri që në gjithë këta vjet tranzicion të mos jetë shkëputur për asnjë çast nga puna që ai di ta bëjë më mirë, nga hulumtimi dhe botimi i librave. Më kujtohet para disa kohësh edhe i ndjeri Robert Shvarc, përkthyesi i famshëm dhe poeti delikat, pas vitit 1990, përpiqej të çonte të njëjtën jetë, të bënte të njëjtën punë. Duke u munduar të gjej një titull apo një imazh për Nasho Jorgaqin, më erdhi ndërmend vargu i Lasgushit, “Fluturoi dhe shtërgu i fundit”. Me të vërtetë personalitete të kulturës si Nasho Jorgaqi janë një pasuri e madhe e kulturës shqiptare, dhe e rrallë gjithashtu. Ndërsa libri i tij “Koha e kujtimeve” është një nga librat e çmuar të historisë letrare dhe e ridimensionon procesin e letërsisë shqiptare në vitet 1944-1990. Në këtë libër autori është munduar të rindërtojë biografinë e panjohur në shumë anë të Lazgush Poradecit, Ali Asllanit, Sejfulla Malëshovës alias Lame Kodrës, të Mitrush Kutelit, Nonda Bulkës, të “murgut” të manastirit të letërsisë Jakov Xoxe, ashtu siç është përpjekur të na vizatojë burrërinë intelektuale të Selman Rizës apo besnikërinë e shokut besnik të “Tre shokëve” Robert Shvarc. Një pjesë tjetër më vete zënë edhe kujtimet për shkrimtarin arbëresh Voreo Ujko apo Shime Deshpali e më gjerë akoma për miqtë poetë arbëreshë apo për arvanitasin e Greqisë Aristidh Kola si dhe “takimet” me Nazim Hiqmetin me Nastradin e Hoxhën apo vizita në shtëpinë muze të Çehovit. Nasho ta. Jorgaqi në këtë libër, në hyrje të tij i ka kushtuar natyrisht një vend të posaçëm edhe jetës së tij. Aty ai thotë se “vjen një moshë kur vetja të duket se është kthyer në një shtëpi të mbushur me kujtime.” E thënë me termat e kritikës moderne ky është fenomeni i famshëm e fenomenologjisë letrare. Brenda secilit nga ne ndodhet bota që kemi jetuar. Mirëpo që të mund ta nxjerrësh atë jashtë, që ta bësh reale duhet që të kalosh përmes fjalës, pra duhet ta kthesh në ireale. Dhe Nasho Jorgaqi e ka talentin që të rrëfeje më një lehtësi të madhe dhe me një shije të hollë jo vetëm jetën e tij, por edhe historitë e jetës së autorëve apo të personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare me të cilët ai ka bashkëjetuar e bashkëpunuar në gjysmën e shekullit të kaluar. Personazhet e kujtimeve të librit të Nasho Jorgaqit janë ata që kanë zënë vend në hierarkinë më të lartë të letrave shqipe. Ndaj interesi për të njohur e ditur jetën e tyre është i paçmuar veçanërisht për studiuesit e letërsisë, por edhe për lexuesit e gjerë. Nasho Jorgaqi në këtë libër ka ditur të qëmtojë e më pas të tregojë me stil të hollë dhe me ngjyrë të veçantë tiparet më thelbësore të secilit prej këtyre personaliteteve.
Dëshmia për instalimin
Libri çelet me “Parafjalën” e autorit që ka rolin e hyrjes, pastaj vijon me një kapitull ndër më të rëndësishmit e letërsisë dokumentare të shkruar deri tani. Është fjala për kapitullin “Kthim në fillesat letrare të brezit tim” ku autori për herë të parë ndërton historinë letrare të viteve 1945 deri në mes të viteve ’50. Kjo periudhë të cilën unë e kam quajtur periudha e instalimit të realizmit socialist është kyç për të kuptuar rrjedhat e mëpasme të zhvillimit të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Nasho Jorgaqi me skrupulozitetin e njohësit të thellë të letërsisë dhe me talentin për të vizatuar portrete, ambiente, për të dhënë polemika e për ta paraqitur atmosferën e kësaj kohe, na ka dhënë këtu një imazh gati të gjallë të këtij procesi. Rrëfimi nis nga Shkodra, sepse autori në vitin 1947 shkon në atë qytet për të vijuar studimet e mesme. Ai e vizaton me ngrohtësi të veçantë këtë qytet dhe megjithëse terrori komunist kishte nisur të binte mbi klerin katolik, institucionet kishtare dhe ato kulturore ishin ende dhe autori me një vizatim të shpejt bën gjithë historinë e letërsisë shqiptare të fundit të Rilindjes dhe të pavarësisë duke përmendur jo vetëm kishat apo shtypshkronjat, por edhe organet e famshme si “Hylli i dritës” e ndonjë tjetër. Më pas ai i përmend gati të gjithë autorët e shquar të klerit katolik që rindërtuan apo themeluar akademinë e mendimit dhe të kulturës shqiptare që nga Mjeda e Fishta, pastaj Koliqi apo dramaturgu Ndre Zadeja, përkthyesi Lazër Shantoja, prozatori Anton Harapi e me radhë Martin Sirdani, Bernardin Palaj, Benedikt Demaj, Justin Rrota e shumë etë tjerë. Autori nuk harron të përmendë edhe poetin Arshi Pipa, kritikun Muzafer Pipa, poetin Zef Zorba apo kritikun e prozatorin Qemal Draçini. Rindërtimi i Shkodrës kulturore dhe artistike, i Shkodrës perëndimore është një nga vlerat e posaçme të librit. Pastaj vjen jeta në Tiranë dhe këtu autori vizaton me penelata të shpejta e të qarta atmosferën kulturore të Shqipërisë pas ndryshimit të madh që kishte ndodhur, pas instalimit të realizmit socialist. Në gjithë këtë rrëfim më ka tërhequr përshkrimi i atmosferës qoftë për problemin e gjuhës shqipe të standardizuar, qoftë edhe përshkrimi i mjedisit letrar në fazën e parë të zhvillimit të letërsisë shqiptare e cila këtej e tutje do të quhej letërsi e re apo letërsi e realizmit socialist. Autori flet për Kuvendin e tretë të Lidhjes dhe për dënimin e Sejfulla Malëshovës atje, por ajo që tërheq vëmendjen është viti 1954. Në fakt ky vit shënon edhe fundin e instalimit të procesit të realizmit socialist. Është hera e parë që dokumentohet kjo ngjarje kulturore me peshë në historinë e letrave shqiptare që ka për protagonistë tre personazhe Kasëm Trabeshinën Mark Ndojën dhe Mehmet Myftiun. Nasho Jorgaqi shprehet se ishte hera e parë që tre komunistë të bindur ngriheshin kundër vijës zyrtare në letërsi e arte dhe kërkonin që arti dhe letërsia të mos ishte propagandë, por të merrej me temat e përjetshme të letërsisë me dashurinë e vdekjen, me jetën dhe humbjen. Ai ka paraqitur me mjeshtëri portretet e Trebeshinës, të profesor Ndojës dhe të mikut të tij Mehmet Myftiut. Në gjithë këtë rrëfim ajo që të bën përshtypje është ndershmëria intelektuale dhe paraqitja e këtij procesi si një rrjedhë e paracaktuar. Autori nuk merr asnjë pozë apo nuk devijon asnjë fakt. Ai, në më shumë se një rast, thotë se unë vetë e kisha të vështirë ta kuptoja këtë qëndrim të këtyre tre shkrimtarëve, sepse indoktrinimi me “letërsinë e re” me artin e “ ri” ishte shumë i madh, megjithëse më pëlqente të dëgjoja dhe të besoja në ato që thoshin ata. Kjo mëdyshje e një brezi të tërë që e zhvilloi krijimtarinë në vitet e socializmit është paraqitur nga Nasho Jorgaqi me një ndjeshmëri e vërtetësi prekëse. Faqet ku përshkruhet më pas njohja dhe ardhja e Kadaresë në letërsinë shqiptare janë gjithashtu nga më të bukurat. Ai me talentin e studiuesit dhe të shkrimtarit si dhe duke shfrytëzuar shënimet e mbajtura nga koha kur është njohur me Kadarenë, ka arritur të vizatojë portretin e shkrimtarit që do të ndryshonte krejtësisht letërsinë shqiptare dhe do t’i jepte në pjesën më të madhe portretin e tij letrave shqipe. Duke bërë portretin e Kadaresë ai ka nënvizuar me mjeshtëri një fakt. Kadare edhe vetë erdhi me bindjen se “ne duhet të krijojmë një letërsi krejt tjetër”. Ai si të thuash e çmontoi traditën e ngurtë e provinciale të letërsisë dhe krijoi një traditë që do të mbante më pas sharmin dhe performancën e tij.
Monumentet në periferi
Profesor Nashoja siç e thërrisnim edhe ne në fakultet është ndoshta sot nga personalitetet më erudit i letërsisë shqiptare. Ai është ndër të rrallët që njeh gati me themel sidomos letërsinë dhe kulturën, dokumentet, faktet, ngjarjet, personazhet dhe gjithçka që lidhet me anën shpirtërore të jetës shqiptare nga fundi i shekullit XIX, fillimet e shekullit XX e deri më 19990. Nuk ka asnjë detaj që ai të mos e njohë qoftë nga tradita e shtypit, librave, shkrimtarëve, qofshin këta në diasporë, në Stamboll apo në Bukuresht, te arbëreshët e Italisë apo në Zarë. Ai është i vetmi ndoshta që ka në memorien dhe në bibliotekën e tij gjithë këtë traditë të kulturës së letrave shqipe. Nasho Jorgaqi sidomos me veprën e tij monumentale për Fan Nolin, është shembulli më i plotë i personalitetit numër një të letërsisë dokumentare shqiptare. Duke qenë kështu, pasioni i tij për të ndërtuar biografinë dhe jetëshkrimin e personaliteteve të kulturës shqiptare që ai i ka njohur, plekset edhe me talentin e shkrimtarit dhe ligjërimi në këtë rast bëhet i ngrohtë e të ngjan sikur po lexon rrëfimet klasike të letërsisë së Dikensit apo të Tolstoit. Edhe në këtë libër portretet e Ali Asllanit, vizatimi i tij në çastet lirike të jetës e plotësojnë më së miri imazhin për këtë poet të famshëm si këngëtar i gëzimit të jetës. Portreti absurd e kontrastues, sjelljet surealiste të Lasgushit, Nasho Jorgaqi i ka dhën me një mjeshtëri që mund t’i hyjë në punë çdo piktori apo skulptori që do të dëshironte të ndërtonte protetin e tij në të ardhmen. Ndërsa faqet për Mitrush Kutelin dhe marrëdhëniet e tij gati vëllazërore me Sterjo Spassen janë nga më të bukurat në libër. Ti si lexues mbushehsh me trishtim kur autori dëshmon se Mitrush Kuteli, për shkak të mënjanimit tragjik që po i bënte regjimi, e shpallte veten ish-shkrimtar dhe se kishte vendosur të mos shkruante më. Ky martirizim i këtij gjeniu të prozës shqipe paraqitet në libër me një emocion të veçantë dhe profesor Nashoja ka qëmtuar si dokumentet ashtu edhe ngjarjet që e paraqitin me një dritë të trishtë portretin melankolik të Mitrush Kutelit. Të njëjtën magji kanë edhe portretet e Voreo Ujkës apo të Selman Rizës, por vizatimi i portretit të Jakov Xoxës dhe njohja me të janë një roman më vete dhe mund të qëndrojnë si një prozë e veçantë.
Këto munomente që të duket sikur rrinë në periferi të një qyteti me zhurmë dhe harraq janë shkundur e pastruar nga pluhuri dhe janë vendosur në një dritë të mrekullueshme dhe ti ke mundësi që nëpërmjet këtij libri të shohësh udhën e mrekullueshme, por edhe me kontraste tragjike që kanë bërë figurat e dalluara të letërsisë shqiptare. Si në një film ti mund të shohësh në këtë libër të profesor Nasho Jorgaqit historinë e një brezi që jetoi dy epoka, në të cilat njerëzit dhe personalitete u përplasën me dy apo më shumë shkolla të menduari, ku të gjithë paguan dhe që të gjithë, po ashtu, na lanë pas një tradite dhe një histori që, siç e rrëfen Nasho Jorgaqi në këtë libër, të ngjan se është historia moderne e cilitdo komb të qytetëruar e perëndimor, të cilin fati e përplasi politikisht nëpër skaje të historisë që kapluan shekullin që lamë pas. Libri “Koha e Kujtimeve” i Nasho Jorgaqit së bashku me “Kohë e pamjaftueshme” të Helena Kadaresë, “Kujtimet e një europiani” të Jusuf Vrionit, “Endur në tisin e kohës” të Vedat Kokonës, apo “Intervistë me vetveten” të Petro Markos përbëjnë ndihmesën më të vyer për historinë e letërsisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të 

Nasho Jorgaqi, një libër mbi anatominë e kulturës shqiptare


Ilir Yzeiri
Ende pa u shuar jehona e librit me kujtime “Koha e kujtimeve” (2011),Nasho Jorgaqi vjen para lexuesve me përmbledhjen me artikuj e studime “Hire dhe shpalime historike”. Libri ndahet në gjashtë pjesë, apo kapituj, apo sythe që lexuesi mund t’i emërtojë si të dojë. Kapitulli i parë “Hire letrare” përmbledh analiza dhe komente e interpretime për gjini e autorë të ndryshëm. Këtu janë me një rëndësi të posaçme sidomos dy monografitë e vogla për lirikën shqiptare e për prozën. Autori bën një udhëpërshkim nga fillesat e lirikës shqiptare deri në vitet ’30 duke filluar me Buzukun, Budin apo Bogdanin e duke ardhur deri të Gaspër Pali apo Lasgush Poradeci. Në këtë syth tërheq vëmendjen analiza për shqipërimet e panjohura të rubairave të Omar Khajamit nga Sejfulla Malëshova (një pjesë të tyre autori i sjell edhe në libër), si dhe konsideratat për imazhin e Nolit përmes librit me fotografi botuar në nder të tij dhe me fotot e tij. Një vend të dukshëm zënë gjithashtu edhe analizat për vargjet e kujt, do të pyesni ju? Të Eqrem Çabejt. Pikërisht këtu ai ka përfshirë edhe një studim të hollësishëm për jetën dhe krijimtarinë e një poeti thuajse të panjohur. Ai quhet Muhamet Ademi dhe askush nuk e di se Ademi ka qenë bashkëkohës i Arshi Pipës e Gaspër Palit, se ka qenë një ndër të rinjtë e talentuar shkodranë të viteve ’30. Mirëpo, pas ardhjes së komunistëve, ai largohet nga Shkodra dhe humbet në Kërrabë, në fshat e punon si mësues matematike. Vetëm pas viteve ’90 ai zbulon dhe dorëshkrimet dhe poezitë që kishte shkruar në fletore e fletore pafund. Prej tyre Nasho Jorgaqi përzgjedh një vëllim, të cilin e boton bashkë me familjen e Ademit dhe i kushton atij një minimonografi për jetën dhe veprën. E bën kështu të pavdekshëm Muhamet Ademin. Ndërsa paraqitja e Jani Lilit është ndoshta zbulimi më i madh dhe ndihmesa e pazëvendësueshme që Nasho Jorgaqi i bën kulturës shqiptare. Kur ti lexon përshkrimin që autori i bën jetës dhe veprës së Janis Lilit, detyrohesh me çdo kusht që ta njohësh e ta lexosh atë. Dhe kur ti e lexon librin “Ballkani i dehur” bindesh se je përpara një shkrimtari klasik që rri me dinjitet në krah të Migjenit, Kutelit e Koliqit. Në kapitullin apo sythin e dytë “Shpalime historike”, Nasho Jorgaqi ka përfshirë qëmtime dhe analiza për dukuri të kulturës shqiptare që ose nuk njiheshin më parë, ose nuk ishin ndriçuar aq sa duhet. Ndër ato dukuri që ndriçohen më mirë, janë konsideratat e reja për ndihmesën e Nolit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ashtu siç janë ndriçuar në një dritë më të plotë ndihmesat e arbëreshëve të Italisë në Pavarësinë dhe bashkimin e Italisë. Ndërsa sythi i tretë, që mban titullin “Portrete”, është ndërtuar me analiza dhe hulumtime të panjohura për figura e personalitete të dalluara të kulturës shqiptare. Kjo pjesë çelet me shkrimin për figurën e profetit Muhamet të vizatuar nga Noli si për të na kujtuar edhe njëherë jo vetëm gjerësinë intelektuale të Nolit të madh, por edhe mirënjohjen e ndërsjellë që kanë shqiptarët për besimet fetare dhe profetët e tyre, të cilët dinë t’i çmojnë edhe si pasuri të historisë njerëzore. Ndërkaq, si një hulumtues i palodhur që duket se mban ngritur antenat që kapin çdo sinjal që ka lidhje me vendndodhjen e pjesëve të panjohura të trupit të kulturës shqiptare, ai të befason me Niazi Sulçen, një studiues kosovar, që sjell për herë të parë dëshmi autentike për jetën e Sami Frashërit, për stilin e tij të punës, për sjelljen e tij në një ditë të zakonshme, për banesën, bibliotekën, ushqimin që ai përdorte. Kapitulli apo sythi i katërt “Ex libris” na dëshmon përsëri për vëmendjen e madhe të autorit për botimet që ndihmojnë kulturën shqiptare. Ai shkruan për librin me kujtime të Aleks Budës, botuar nga e bija e historianit dhe personalitetit të madh e shtyhet më pas te botimi i Pëllumb Xhufit për Voskopojën apo te libri i Sofokli Lazrit për Ramize Gjebrenë e Zaho Kokën, për të kaluar më pas te monografia e Feride Paplekës për Dh. S. Shuteriqin. Më tej, ai shkruan se përveç Durheim, është edhe një zvicerane, përkatësisht Noelle Roger, që ka shkruar një libër me përshtypje për Shqipërinë, pasi e kishte vizituar atë disa herë nga viti 1912-1924.
Në sythin e pestë “Udhëtime dhe mendime” përfshihen reportazhe letrare nga udhëtimet që ka kryer autori herë në viset deradiane e herë në Ibrik-Tepe. Mirëpo udhëtimi në Qipro, në atdheun e perëndeshës së bukurisë, Afërdita, është një tekst brilant, ashtu siç është i ndier reportazhi letrar në kujtim të vajzave e grave fierake që, brenda një nate, me dhjetëra iu bashkuan Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Në sythin e fundit, në atë të gjashtin, me titull “Dialog”, Nasho Jorgaqi ka përfshirë tri intervista të gjata dhënë shtypit shqiptar. Të tria janë me një interes të posaçëm për procesin krijues të autorit dhe, qoftë ajo për anën e padukshme të romanit “Mërgata e Qyqeve”, qoftë ajo për jetën e gjatë të tijën si studiues e shkrimtar, apo ajo e para në mbrojtje të Nolit, janë tekste me rëndësi për historinë e kulturës shqiptare, në të cilën Nasho Jorgaqi zë një vend të rëndësishëm. Ndërkaq, Nasho Jorgaqi përfaqëson tipin e studiuesit klasik që e shfaq profilin e tij në disa anë. Ai këtu shfaqet historian letërsie, aty të shfaqet shkrimtar, pastaj të duket si një arkeolog, pastaj diku tjetër si një miniaturist dhe pastaj edhe si gazetar. Pikërisht këtë profil e lashë për në fund, sepse në këtë libër është edhe një reportazh. Nasho Jorgaqi është ndoshta i vetmi gazetar që ka ndërtuar një rrëfim drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes. Dhe çfarë ngjarjeje? 11 shtator 2001. Në ditën që ndryshoi drejtpeshimi i globit, ai ka qenë pikërisht atje, në Manhatan, për të takuar Rrok Camajn, shqiptarin e famshëm që pastronte xhamat e Kullave Binjake. Bashkë me Viktor Gjikën do të realizonin një film dokumentar për shqiptarët në Amerikë. Po çfarë ndodhi më pas? Lexojeni vetë. Jam i sigurt se ky libër që përmbledh të gjitha gjinitë e llojet e shkrimit letrar, është një pasuri për kulturën shqiptare, për studentët e letërsisë, por është edhe një libër i bukur që të jep kënaqësi, që të jep shumë kënaqësi kur e lexon.


“E vërteta e “Mërgatës së qyqeve” dhe ndihma e Kadri Hazbiut”


Profesor Nasho Jorgaqi është i njohur në fushën e studimeve e në të njëjtën kohë, edhe në atë të krijimeve. Nuk di të ndalet, dhe së shpejti përgatitet me një botim të ri. Ka krijuar dhe ka bërë studime. Krijimi letrar dhe studimi janë dy elementët e qenësishëm të cilët jo vetëm e dominojnë por edhe përcaktojnë prej vitesh punën e profesorit të njohur, Nasho Jorgaqi. Në rrëfimin e tij të thjeshtë, pa stisjen e zakonshme të njerëzve me kaq spaleta, mund të gjesh njëkohësisht rrëfimtarin e udhëve, shkrimtarin, studiuesin dhe kuptohet se zhanret e humbasin vetvetiu formën.
Studimi i thellë dhe me aparat shkencor për letërsinë shqipe dhe çështjet e saj estetike por dhe udhë-përshkrimet e tij, e kanë bërë që të njohë raste dhe histori të gjalla për çdokënd prej letrarëve.
"Çlirimi i Shqipërisë e gjeti vendin me shumë pak autorë. Një nga këta ishte Ernest Koliqi, një prozator i mirë, por që tash kishte marrë arratinë. Koliqi kishte një stof të veçantë rrëfimtari dhe bënte lidhjen e vërtetë të asaj force të letërsisë evropiane, ku gjendej letërsia psiko-analitike. Kishte ndikim shumë nga D'Anunzio, ndërsa më vonë pas Luftës proza dhe poezia e tij më kanë zhgënjyer...".
Profesor Nasho Jorgaqi ka qenë drejtues në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri" ...
Por, nuk ka vend për lavdërim. Do e ndjente këtë, kur shumë kohë më pas u ribotua libri i tij i parë "Dashuria e Mimozës". U prit mirë dhe inkurajimi e bëri, që të besojë se puna e tij s'kishte kohë. Por, edhe pakënaqësia ndaj vetes. "Në momentin që do më pëlqejë vepra ime atëherë padyshim do them se tashmë diçka nuk shkon".
Pedagogu i letërsisë shqipe, që do pensionohej jashtë dëshirës së tij më vitin 1993, siç mund të kuptohet lehtë është shumë i dedikuar pas letrave shqipe dhe jo vetëm atyre. Falë kësaj pune të paepur studimore, lexuesi shqiptar ka "Antologjinë e Mendimit Estetik shqiptar 1504-1944" (1979); "Estetikën e fjalës shqipe", "Probleme dhe profile letrare", "Siluetën letrare", dy antologjitë në gjuhë të huaj, botuar së fundi etj..etj...Por, padyshim puna më titanike që i ka kushtuar mbi njëzet vjet punë, kërkime, gjurmime dhe studime ishte ajo që lidhej me figurën poliedrike të Fan Nolit.
I duhej të ringjallte një njeri si Noli që kishte jetuar në katër kontinente, në tre epoka dhe kishte kontribuar njëkohësisht në disa fusha. Hija e rëndë, por më shumë thellësia e mendimit të Nolit, nuk përbënte më angazhim por sfidë për Profesor Nasho Jorgaqin, që e solli pak vjet më parë në dy vëllime.
Ndërsa, veprimi i tij më i madh aktiv do mbetej udhëtimi dhe kërkimi në kohë, i figurave, që pastaj do t'i ringjallte përmes udhë-përshkrimeve dhe studimeve të tij. "Jam i bindur se e kam lexuar krijuesin tim dhe kjo është aq e rëndësishme sa dhe vepra që kam shkruar". Më poshtë shton:"Jam mes krijimit dhe studimit. Ato e kanë ndihmuar njëra-tjetrën dhe kanë penguar, kur ndokush e ka tepruar sadopak. Krijimi i ka dhënë krahë shijes së të bukurës, ndërsa gjuha e pastër e studimit ka bërë të njoh faktin. Jo të fluturoj".



Nasho Jorgaqi.jpg

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier, Shqipëri është shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar, është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore
Tituj te veprave

Dashuria e Mimozës - 1960
Ëndrra dhe plagë
Atentatori i Perandorit
Manastiri i dashurisë
Tomka - 1968
Tregimet e mbrëmjes - 1972
Atologji e mendimit estetik shqiptar - 1979
Poetika e dokumentit - 1987
Udhëtim me Fan Nolin 1995
Larg dhe afër
Mërgata e Qyqeve
[redakto]Botimet shkencore

Në botimet e tij shkencore përfshihen:
Antologji për Skënderbeun, (1968),
Antologji e mendimit estetik shqiptar (1504-1944), 1994
Udhëtim me Fan Nolin', (1995)
Estetika e fjalës shqipe, (studime, artikuj, ese, 1995)
Portrete dhe gjurmime (artikuj dhe studime letrare, 2002)
[redakto]Skenaret

Tomka dhe shokët e tij (1977)
Mimoza llastica (1973)
Duel i Heshtur (1967)
Tana (1958)

(Flori Bruqi)



“E vërteta e “Mërgatës së qyqeve” dhe ndihma e Kadri Hazbiut”

Nasho Jorgaqi boton përmbledhjen me studime dhe ese.

“Enver Hoxha e pëlqeu librin aq sa ia rekomandoi edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes për ta lexuar”
Mbikëqyrja nga specialistët e Sigurimit dhe mbledhja e fakteve.
Incidentet në Amerikë me përfaqësues të mërgatës.
“Nasho Jorgaqit i bie merita për afirmimin e mendimit estetik shqiptar… Shumë çështje të problematikës i merr në mënyrë të çliruar”. Kështu do të shprehej vite më parë një nga figurat më të shquara të politikës dhe letrave në Kosovë, Ibrahim Rugova, për shkrimtarin dhe studiuesin, i cili rikthehet te lexuesi me një tjetër vepër shumëdimensionale, titulluar “Hire letrare, shpalime historike”. Është një përmbledhje rreth 500-faqëshe me studime, vështrime kritike, ese, portrete, përshtypje udhëtimi dhe biseda. Një vepër që tregon diapazonin e shkrimtarit dhe studiuesit, i cili nuk e kursen penën as në lëmë të kritikës, as të historisë letrare dhe zbulimit të fakteve të reja mbi figura të shquara sa historike, edhe letrare, si Noli, Konica, Migjeni, Skiroi, Sami Frashëri, Sejfulla Malëshova, Eqrem Çabej, Jul Variboba, por edhe personazhe më pak të njohura, të cilët i nxjerr prej humbellave të harresës.




Në veprën e konceptuar në 6 kapituj, i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është ai i titulluar “Dialog”. Përmes intervistash dhënë në faqet e shtypit, Jorgaqi zbulon diçka më shumë për veten apo për “prapaskenat” e krijimtarisë letrare. Një ndër to është intervista “Mbi historikun e romanit ‘Mërgata e qyqeve’ dhënë me rastin e ribotimit të romanit të tij “Mërgata e qyqeve”. Një vepër që ka hapur jo pak debate, duke qenë se mbështetet mbi misionin e zbuluesve shqiptarë jashtë vendit. Një vit më parë, kur u nda nga jeta një ish-punonjës i Sigurimit, që e ka ndihmuar Jorgaqin në krijimin e kësaj vepre, u rihap sërish diskutimi mbi romanin. Në këtë intervistë, vetë shkrimtari tregon se si lindi ideja për ta shkruar atë, cili ishte reagimi i pushtetarëve, i lexuesit të thjeshtë dhe impakti i tij pas viteve ’90.

Koha e kujtimeve, Nasho Jorgaqi

“Mërgata e qyqeve” është një nga romanet e rrallë të letërsisë së realizmit socialist, që pëlqehet edhe sot. Ç’ndjesi ju krijon ky fakt?
Ndjesinë që të krijon çdo vepër me vlerë që ke shkruar, po “Mërgata e qyqeve” ka disa veçori dalluese, vështruar në kontekstin social-psikologjik dhe letrar. Është pa dyshim vepra ime më e lexuar, që zgjoi shumë interes në kohën kur u botua për herë të parë, por edhe sot lexohet, bile ngjall debate dhe pse jo, edhe probleme. Është një temë e vështirë, një subjekt delikat, që kalon në majë të thikës së historisë sonë moderne, ku plekset historia me politikën, politika me jetën, e jeta me njeriun, me psikologjinë e tij në shumë plane. Dhe të gjitha këto përmes gërshetimit të dramës me komedinë. Është fati i një shtrese shoqërore shqiptare, ai i të mundurve që tentojnë të bëjnë histori, por që janë të mundur prej saj dhe fati i të mundurve është fat shpesh tragjikomik. Kjo përbën edhe tharmin e romanit, atë tharm që e ngjizi veprën dhe i dha një origjinalitet, tanimë të pranuar.


Nga botimi i parë dhe deri më sot ka kaluar më shumë se një çerekshekulli, cilat kanë qenë arsyet që ju shtynë ta ribotoni këtë vepër?
Ishte një kërkesë e vazhdueshme e lexuesve dhe e kolegëve, por edhe një dëshirë e imja si autor. Pavarësisht nga bindja që kisha, për vlerat e saj të qëndrueshme, doja që veprat përballej me kohën e provës. A i kishte qëndruar dhe sa i kishte qëndruar kohës. Në radhë të parë artistikisht, por edhe për brendinë e saj, për ngjarjet, personazhet, për idetë, për vërtetësinë historiko-psikologjike. Të provonte hapur edhe një herë se nuk ishte një roman propagandistik, por një vepër e qenësishme letrare. Dhe vepra të tilla sfidojnë ndryshimet e sistemeve dhe e bëjnë jetën e tyre të pavarur. Mirëpritja e romanit nga lexuesit e sotëm tregoi se kjo pavarësi ishte arritur.



Domethënë, vepra sfidoi me sukses kohën e vështirë të tranzicionit, kohën e përmbysjes së një sistemi, idealet e të cilit ishin në themel të veprës. Fakti është që romani gjeti tregun, tërhoqi përsëri lexuesin, u pranua prej tij krejt normalisht. U pranua si nga lexuesit e brezit të vjetër, të ashtuquajturit lexuesit nostalgjikë, ashtu edhe nga lexuesit e brezit të ri. Pra, koha nuk e rrëzoi, por e qasi, e vlerësoi, i dha atë vend që i takon. Më bërë përshtypje fakti që kundërshtarët e romanit nuk iu kundërvunë publikisht dhe këtë nuk dua ta marr si një shpërfillje apo nënvlerësim, por si një vështirësi për t’u ballafaquar me realitetin e pamohueshëm që ngërthen dhe përshkruan vepra ime. Natyrisht për mua si autor, kalimi me sukses i provës së kohës përbën një kënaqësi të veçantë.

Si ju lindi ideja për ta shkruar këtë roman?
Ideja e veprës lindi krejt rastësisht. Aty nga fillimi i viteve ’70 u gjenda në Durrës me shkrimtarin Resul Bedo, ku kishim shkuar për muajin e letërsisë. Pasi mbaruam punë, ai më propozoi të vizitonim një bashkëfshatar të tij. Unë iu shmanga ftesës, por kur ai më tha “E di si është puna? Bashkëfshatari im ka qenë zbulues jashtë vendit përmbi 10 vjet dhe tashti sa është kthyer. Hajde ta takojmë se do jetë me vlerë për të shkruar diçka”.

Mergata e Qyqeve nga Nasho Jorgaqi

Prapë unë nuk tregova ndonjë interes të veçantë, sepse nuk isha marrë ndonjëherë me këtë temë dhe nuk kisha ndërmend të merresha. Mirëpo në momentin kur ky më tha: “Hajde, o derëzi, hajde shkojmë se është një rast i rrallë. Ky njeri, kur ka vdekur Zogu, i ka mbajtur fjalim mbi varr”. Mjaftoi kjo që unë të lidhesha, të dorëzohesha, dhe shkuam. Ky ishte bashkëfshatari i tij nga Fushëbardha, Isuf Mullai. Shkuam, na priti me përzemërsi, por në rrëfimet e tij tregohej tepër i përmbajtur.

Migjeni ne kujtimet e bashkekohesve, Nasho Jorgaqi
 Dukej që kishte bërë jetën e një zbuluesi. Dhe kur unë i propozova se a mund të shkruaja ndonjë tregim për episodin që lidhej me fjalimin e tij mbi varrin e Zogut, ai më tha që “Kjo nuk varet prej meje, për këtë punë duhet të pyesni lartë”. Pas kësaj, unë vij në Tiranë dhe takohem me një mikun tim, Jorgaq Mihalin, që punonte në sektorin e zbulimit pranë Ministrisë së Jashtme. Ai ishte një burrë me kulturë, me horizont dhe e mirëpriti dëshirën time, por më tha se kjo nuk ishte në kompetencën e tij. Ai më premtoi një takim me Kadri Hazbiun, me të cilin u takova pas disa kohësh dhe ia parashtrova dëshirën time. Ai më dëgjoi me vëmendje dhe më mirëkuptoi, por edhe pse ishte ministër i Brendshëm, nuk më dha zgjidhje që në takimin e parë. Problemi ishte se zyrtarisht nuk pranohej që shteti shqiptar kishte një rrjet zbulimi jashtë vendit dhe informatorë në radhët e emigracionit politik. Prandaj dhe Hazbiu nuk u tregua menjëherë i gatshëm për të më dhënë autorizimin që të shkruaja një vepër që të kishte në qendër punën e një zbuluesi në mërgim. Kështu doli nevoja që të bisedohej në Komitetin Qendror të Partisë. Atëherë unë iu drejtova Ramiz Alisë, që mbulonte Sektorin e Propagandës dhe të Kulturës. Ai nuk pati asnjë dilemë, e miratoi kërkesën time menjëherë. Mbasi u mor leja që ishte aq e rëndësishme, atëherë unë fillova nga puna. Të them të drejtën, nuk mendoja të shkruaja një vepër policeske, aq më tepër një roman “shalo”. Doja të shkruaja një roman në radhë të parë psikologjik. Kryesore të mos ishte aventura, por jeta e këtyre njerëzve të mërgatës, bota e tyre, hallet e tyre, dramat e tyre me theks tragjikomik. Kjo mua më tërhiqte.



 Gjëja e parë që bëra mbaj mend, që lexova një vepër me këtë temë, romanin “Emigrantët”, të shkrimtarit të shquar sovjetik Aleksej Tolstoi. Ishte një roman që fliste për fatin e rusëve të bardhë në Paris pas Revolucionit të Tetorit. Të them të drejtën, romani nuk më entuziazmoi, megjithëse ai ishte një shkrimtar goxha me vlera, por lënda që kisha unë, kushtet shqiptare, më diktonin gjë tjetër. Tjetër psikologji, tjetër mjedis e të tjera kushte historike, të tjera fate njerëzish. Kështu që e lashë burimin letrar dhe fillova punë për njohjen e burimeve të historisë dhe jetës shqiptare. Për këtë m’u caktua një konsulent, një nga kuadrot e Zbulimit shqiptar, një diplomat me eksperiencë, siç ishte Hasan Luçi.



Nëpërmjet tij unë do të njihesha me dokumente, të cilat ai nuk do të m’i jepte në dorë, por do të m’i lexonte. Pra, të dhënat dokumentare do të më jepeshin me pikatore. Kishte rregulla shumë të ngurta dhe ndonëse unë Hasanin e bëra mik, ai gjithmonë rrinte i distancuar dhe kur bëja pyetje përtej normave zyrtare, ai ndonjëherë buzëqeshte dhe ia bënte “no coment”. Pra, nuk jepte përgjigje, por unë pastaj u mësova dhe megjithëse nuk më pëlqente kjo gjë, sepse më pengonte në ndërtimin e veprës, prapë isha i detyruar ta pranoja këtë qëndrim si një rregull që duhej respektuar. Natyrisht, për mua burimi kryesor ishin zbuluesit që kishin kryer detyrat dhe ishin kthyer në atdhe, në shtëpitë e tyre. Shumica qenë në pension, por prej tyre në radhë të parë ndihmën më të madhe ma ka dhënë Isuf Mullai, i cili kishte jetuar mbi dhjetë vjet në emigracion, duke kaluar nëpër kalvarin e zbulimeve të huaja dhe ishte vendosur pastaj në Belgjikë, ku kishte bërë karrierën e tij “politike”.


Deri atëherë, ju kishit shkruar prozë dhe vepra studimore e dokumentare, por me një roman të tillë ju u afirmuat akoma më shumë si shkrimtar. A mund të na thoni mbresat nga suksesi i atyre viteve?Ky është një fakt i njohur për bashkëkohësit, i pasqyruar edhe në shtypin e kohës, që romani pati një pritje shumë të mirë. Shkroi shtypi letrar, por edhe gazetat e përditshme, mora letra nga lexuesit, mora ftesa, bëra plot takime. Romani u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar të vitit 1979, si romani më i mirë dhe njohu tri botime, me një tirazh që sot është i pakonceptueshëm, në 100 mijë kopje. Natyrisht, për mua ky ishte shpërblimi më i mirë, një stimul në punën time si krijues. Romani u shpërnda edhe në diasporë, hyri dhe në Kosovë, ku gjeti një pritje shumë të ngrohtë. Linja më e dashur e romanit për mua është linja e kosovarëve, fati i familjeve të tyre, i luftës që zhvillonte UDB-ja për t’i bërë për vete, për t’i përçarë dhe kujdesi që tregonte shteti shqiptar përmes zbuluesve të vet, për të ruajtur dhe për të kultivuar patriotizmin e tyre. Kjo linjë mua edhe sot e kësaj dite më emocionon. Zbuluesit tanë, mbështetjen kryesore e kishin pikërisht te vëllezërit e tyre kosovarë. Nga vitet 1978-80, kur sapo ishte botuar romani dhe unë shkoja në Kosovë si pedagog për të dhënë mësim në Universitetin e Prishtinës, kam kujtime dhe emocione të paharrueshme. Ishte pragu i ngjarjeve të viteve ’81, dhe njerëz të panjohur, sidomos studentë, më kapnin në rrugë, vinin në hotel, më ftonin për kafe, më jepnin letra nën dorë. Të gjithë donin të dinin diçka më shumë për “Mërgatën e qyqeve”. Një nga udhëheqësit e demonstratave të famshme të asaj kohe, Idajet Hyseni, që thonë se është më i torturuari nga UDB-ja nga të gjithë të burgosurit, kur e kam takuar për herë të parë në Amerikë (pastaj në Kosovë), më ka thënë: “Me këtë libër ne jemi edukuar dhe ky ka qenë libri më i dashur për Jusuf Gërvallën. Libri qarkullonte dorë më dorë në burgjet ku vuanin shqiptarët në Kosovë e në Serbi”. Të them të drejtën, kur shkoj në Kosovë edhe tani vepra që më prezanton është “Mërgata”. Edhe pse kohët kanë ndryshuar, lexuesit e mbajnë si një libër që ka luajtur rol në edukimin e tyre, në luftën e përpjekjet e tyre për liri. Duke lënë mënjanë modestinë, mund të them se “Mërgata” i ka ndihmuar të rinjtë revolucionarë të Kosovës në ngjarjet e vitit 1981 dhe kjo më bën të ndihem krenar.

Sa vite ju deshën për ta shkruar?
Gjithsej, për ta mbledhur e për t’u njohur me materialin jetësor të vjela nga burime të ndryshme, dhe për ta shkruar pastaj m’u deshën 2-3 vjet. Por, zgjati miratimi nga instancat zyrtare për ta botuar. Gati një vit u mbajt vëllimi i parë, po aq edhe vëllimi i dytë. Duke e parë në retrospektivë, çuditem për druajtjen, për një lloj pasigurie që kishte, qoftë edhe nga ministri i Brendshëm. Nga vërejtjet që m’u bënë, m’u desh të heq pjesë që mua m’u dhimbsën. Kalimi përmes kësaj censure, jo vetëm ma vonoi veprën, por edhe ma cungoi, duke prekur në një farë mase objektivitetin. Në vitin 1978 u botua vëllimi i parë dhe në 1979 vëllimi i dytë. Në vitet ’80 romani njohu edhe dy botime të tjera. U përkthyen disa kapituj në frëngjisht në revistën “Les letres française” dhe një përkthyes gjerman e përktheu edhe në gjermanisht, por ndodhën ngjarjet e ‘90-s dhe ai nuk e pa dritën e botimit.

Pas viteve ’90 ndodhi përmbysja e sistemit socialist. A keni pasur kontakte me njerëz të mërgatës? Çfarë ju kanë thënë ata për romanin tuaj?
Po, kam pasur. Kanë qenë kontakte dhe takime shumë interesante, jo pa emocione, jo pa telashe. Me këta njerëz unë do të takohesha në kushte të reja. Ndonëse më përpara i kisha parë nga larg ose kisha dëgjuar për ta, tani në rrethana të reja do të përballesha edhe fizikisht. Natyrisht, në atmosferën e gjithë asaj që ngjau në vitet ’90, nuk do të ishte i kollajtë ky ballafaqim. Mund të them se unë u takoj atyre njerëzve, që duke evoluar me kohën, nuk i kanë mohuar idealet e tyre humane. Kontaktin e parë e kam pasur në Tiranë me një nga përfaqësuesit e mërgatës politike, siç ishte kryetari i partisë monarkiste Guri Durollari, i cili në mënyrë të mirësjellshme erdhi e më takoi. U prezantua dhe pastaj më tha: “E kam lexuar veprën. Sigurisht, pozicionet tona politike janë krejt të kundërta, por kur kam lexuar ‘Mërgatën’ jam tronditur. Mund të them me plot gojë se ju keni shkruar të vërtetën, madje e vërteta ka qenë akoma më e rëndë, por në qoftë se do ta shkruanit ashtu si ishte, nuk do t’ua besonte njeri”. Durollari mbronte idetë e tij, pozitën e tij politike, por pati ndershmërinë të pohonte se vepra ngrihej mbi të vërtetën. Për mua si autor kjo është thelbësore, është gjëja më e rëndësishme. Kam takuar pastaj të tjerë, prapë përfaqësues të partisë zogiste, si z. Nderim Kupin, i cili kur më njohu rastësisht, u befasua dhe u revoltua, madje më tha se “në qoftë se do t’u kisha takuar atëherë, kur lexova romanin, nuk di se çfarë do të kishte ndodhur mes nesh”. Ai nuk e pranonte atë, e quante një falsifikim të historisë, për sa i takon figurës së Zogut. Por, biseda jonë pastaj rrodhi krejt normalisht, gati-gati në mënyrë miqësore, shkëmbyem mendime, secili qëndronte në të vetat, veç edhe ai nuk tentoi ta rrëzonte romanin si vepër letrare. Për hir të së vërtetës, situatën më të vështirë e kam kaluar në Amerikë, kur shkova për herë të parë në vitin 1993. Duke qenë në një vend të huaj dhe duke rënë në kontakt me njerëz të mërgatës politike që më njihnin kryesisht si autor të “Mërgatës së qyqeve”, madje shumë prej tyre kujtonin se unë kisha qenë eksponenti i Ministrisë së Brendshme, ose që kisha kryer detyra si zbulues, u krijuan edhe situata të pakëndshme. U ndodha në vitin 1993 në Neë York, në një mbledhje të shqiptarëve dhe në kohën kur mbaroi mbledhja dhe dola nga salla, jashtë më priste një grup i madh njerëzish nga ata të mërgatës. Ata më provokuan me sjelljen e tyre dhe pastaj më bënë pyetje nga më të ndryshmet, madje dhe fyese. Në mes të tjerash, më pyetjen: A je penduar për atë që ke shkruar? Unë thashë: “A doni të vërtetën si burri-burrit?”. -Po, thanë ata, duam të vërtetën. -”Unë po ju them: nuk jam penduar”. Atëherë, njëri prej tyre u turr në drejtimin tim për të më goditur, por u mblodhën burra gjakftohtë dhe të urtë, që jo vetëm nuk e lanë, por më dhanë dorën dhe filluam të bisedojmë, siç mund të bëhet një bisedë mes shqiptarëve që takohen në vend të huaj. Por, ndërkaq miqtë e mi njoftuan policinë dhe ishin ata që evituan ndonjë pasojë të padëshirueshme që mund të kishte ndodhur. Nga ana tjetër, më vjen mirë të përmend me këtë rast fjalët që kam dëgjuar në një bisedë televizive në TVSH, që tha një monarkist. Ai tregoi se kur erdhën krerët e Partisë së Legalitetit nga mërgimi, kuptova se ç’ishin ata në të vërtetë. “Unë, tha ai, kam qenë në burg për Mbretin dhe jam rritur këtu në Shqipëri. Mirëpo, kur ata u kthyen këtu, ne kujtonim se ç’ishin. Në fakt, kishin mbetur shumë prapa nga bota, ishin tamam si personazhet e “Mërgatës së qyqeve”!

Cilat kanë qenë vlerësimet e personaliteteve të shtetit shqiptar të asaj kohe, Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Ramiz Alisë dhe Kadri Hazbiut, për romanin “Mërgata e qyqeve”?
Kadri Hazbiu më ka bërë vlerësime të drejtpërdrejta gojarisht dhe e ka çmuar veprën. Natyrisht, ai e ka çmuar nga pozita e ministrit, e specialistit, nga pikëpamja profesionale, jo aq nga pikëpamja artistike e letrare. Kurse nga figurat e tjera, opinionet më kanë ardhur në vesh në rrugë të tërthortë. P.sh., nga njerëz të familjes Hoxha kam dëgjuar se Enveri e kishte lexuar veprën, por a e kishte lexuar pjesërisht a të gjithin, nuk di të them, veç tema e romanit i ishte dukur shumë interesante, e guximshme, origjinale. Pra, vepra i kishte pëlqyer aq sa ua kishte rekomanduar edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. Nuk di gjë për opinionin e Mehmet Shehut. Di vetëm se Fiqirete Shehu, kur më takoi një herë, më përgëzoi për veprën. Por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje dhe nuk di ta shpjegoj edhe sot e kësaj dite, kryesekretari i Kadri Hazbiut, kur doli vëllimi i parë më takonte, më pyeste nëse kisha dëgjuar ndonjë gjë se çfarë kanë thënë ata lartë për romanin. E kishte këtë një pyetje shqetësuese. As sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar përse ai ishte aq i shqetësuar dhe aq i interesuar se çfarë mund të kishin thënë udhëheqësit për këtë vepër. Nuk e kuptoja se përse e kërkonin nga unë këtë gjë, kur ata kishin kanale të tjera, që mund ta dëgjonin.

Po Ramiz Alia, ju ka thënë gjë për veprën?
Jo, nuk më ka thënë gjë.
Në të vërtetë ky është një roman, që për ndërthurjen e situatave, ngjarjeve, të lë përshtypjen e një historie të jetuar…
Vepra nuk është histori e një personi, nuk janë kujtimet e një njeriu. Ky është roman, një vepër artistike, ku duke u nisur nga një realitet konkret, kam gatuar veprën mbi principet dhe kërkesat që lyp një vepër arti, ku ka një raport normal mes ngjarjeve të vërteta dhe fiksionit. Një mori personazhesh e kanë prototipin në jetë. P.sh., personazhi i romanit Ihsan Maçi ka një prototip të tillë në bashkësinë e mërgatës shqiptare të Brukselit apo Anton Kumaçi. Sigurisht, këto janë pikënisje, disa të dhëna embrionale që mua më kanë shërbyer pastaj për të krijuar personazhin, të marrë në kontekst social, politik e psikologjik. Kam krijuar karaktere që nuk janë figura anekdotike, por figura që përfaqësojnë dhe mishërojnë ide të caktuara.

Personazhi kryesor është një zbulues i përgatitur dhe i dërguar nga Sigurimi i Shtetit jashtë Shqipërisë. A ka një model konkret të personazhit kryesor Manush Kelmendi?
…E përsëris që unë pata fatin të njoh disa zbulues, të cilët kishin punuar me vite dhe dekada të tëra jashtë vendit, të ngarkuar me detyra tepër të vështira dhe delikate, në radhët e emigracionit politik, por edhe në instanca shtetërore dhe jo shtetërore të vendeve perëndimore, e sidomos në vendet fqinje. Kuptohet se shumë nga këta më dhanë materiale që i shërbyen ngritjes së veprës. Për hir të së vërtetës, dua të them që nga të gjithë zbuluesit, ai të cilin e kam ndjerë më afër dhe që e kam pasur pak a shumë prototip në krijimin e figurës së protagonistit, të personazhit Manush Kelmendi, ka qenë Isuf Mullai. Unë u miqësova me të, por ai për shkak të sekreteve, të detyrave që kishte kryer, jo gjithnjë do të m’i thoshte të gjitha. Nga intervistat e tij në shtyp para disa muajve, u njoha me të dhëna shumë interesante që mund ta pasuronin romanin. Gjithnjë jeta është më e pasur se letërsia, por edhe vjelja e burimeve ka një kufi, pasi një mbingarkesë faktesh e rëndon veprën, i asfikson në një farë mënyre situatat, apo i leton personazhet.

Me “Koktej molotovi” ndaj komunës ilegale të Mitrovicës


Me “Koktej molotovi” ndaj komunës ilegale të Mitrovicës
Persona të panjohur sonte rreth orës 20.40 kanë hedhur në ndërtesën e komunës ilegale të Mitrovicës dy ‘koktej molotovi’, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në këtë ndërtesë që gjendet afër urës së Ibrit.
Kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq i ka thënë Tanjugt se incidenti ka ndodhur në prani të ushtarëve të KFOR-it, të cilët, sipas tij, pas që qytetarët kanë filluar të grumbullohen, janë larguar nga aty.
Pantiq ka thënë se katër automjete të KFOR-it, pas incidentit, janë tërhequr në pjesën jugore të Mitrovicës, duke shtuar se nga nesër këtë ndërtesë do ta ruajnë pjesëtarët e mbrojtjes civile serbe.

“Në rast të trazirave në Luginë, do të reagojmë ashpër”

Ambasadat amerikane dhe britanike në Beograd kanë shprehur keqardhje për vendimin e njëanshëm të Qeverisë së Serbisë për ta hequr monumentin e UÇPMB-së në Preshevë. Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “ka mbaruar rrëfimi për monumentin në Preshevë”. Sipas tij, ai nuk ka shkaktuar krizë, por se ajo është shkaktuar “nga shqiptarët në jug të Serbisë”.

"Unë nuk besoj se veteranët e al-Qaedas pyeten në Shtetet e Bashkuara apo ata që kanë bërë akte terroriste në Londër e Madrid, nëse duan të vendosin monument”, transmeton telegrafi raportimet e medieve serbe rreth deklarimeve të Daçiqit. “Fakti se Serbia dëshiron të negociojë, dikush këtë e sheh si dobësi tonën”.

"I keni dëgjuar deklaratat e tyre, se ata do të vazhdojnë të luftojnë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Cili komuniteti ndërkombëtar? Mbase unë e njoh bashkësinë ndërkombëtare dhe negocioj me ta", ka shtuar ai.

“Në Serbi do të respektohen ligjet. Thaçi mund të vë doganierët në pikëkalimet administrative e pastaj thonë se duhet të respektohen ligjet e Kosovës, e kur duhet të respektohen ligjet e Serbisë, hajt të bisedojmë. Nuk ka negociata me terroristët", tha Dacici dhe shtoi: “Me ata që lëvdojnë terrorizmin nuk mund të negociohet. Mund të negociohet me ata që duan të jenë pjesë e sistemit tonë politik dhe kushtetues. Nëse ne nuk kemi tregojnë tolerancë të mjaftueshme, atëherë unë nuk e di se kush”.



“Në rast të trazirave në Luginë, do të reagojmë ashpër”

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se askënd nga komuniteti ndërkombëtar nuk e ka pyetur për heqjen e lapidarit kushtuar luftëtarëve të UÇPMB-së në Preshevë.
“Mesazhi për komunitetin ndërkombëtar është ky: Nuk lejojmë që Serbisë t’i imponohen standardet që nuk vlejnë për shtetet e tyre”, ka thënë Daçiqi për televizionin B92.
Ai theksoi se e vetmja gjë që ka pranuar si qëndrim të bashkësisë ndërkombëtare është se “kjo është një çështje e brendshme e Serbisë dhe se çdo gjë duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin, i cili është respektuar”.
Daçiq tha se me heqjen e monumentit në Preshevë askush nuk donte të fyente ndjenjat e shqiptarëve, dhe se lapidari nuk është dëmtuar.
“Nuk mund të ekzistojë një provokim i tillë i cili direkt është kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të Serbisë. Forca nuk është aplikuar, nuk ka pasur incidente. Nëse dikush dëshiron incidente reale apo trazira, duhet të dini se do të hasni në reagimin e fortë të shtetit të Serbisë”, ka thënë Daçiqi.
Duke iu përgjigjur reagimit të Qeverisë së Kosovës se heqja e monumentit e vë në pikëpyetje dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Daçiq tha se “askush nuk e pyet qeverinë e Kosovës nëse do të mbahen negociatat”.
“Kjo nuk është pjesë e bisedimeve, jo pse nuk kam dashur unë, por sepse askush nuk donte të përzinte këto dy çështje”, tha kryeministri i Serbisë.

Serbia po vazhdon trashëgiminë raciste anti-shqiptare


LSHR: Serbia po vazhdon trashëgiminë raciste anti-shqiptare

“Lëvizja Shqipëria e Re” (LSHR) e dënon aktin e largimit me autoblinda dhe terror nga autoritetet qendrore të Beogradit, të përmendores së heronjve shqiptarë në Luginën e Preshevës, të cilët dhanë jetën kundër regjimit barbar të Millosheviçit.
LSHR e konsideron këtë akt dhune të Serbisë zyrtare si një dëshmi tjetër se autoritetet politike në Beograd vazhdojnë trashëgiminë raciste anti-shqiptare Serbe të Sllobodan Milosheviçit dhe në fakt nëpërmjet njërit prej pinjollëve të së njëjtës parti socialiste serbe.
“Lëvizja Shqipëria e Re” beson se me këtë akt të rëndë të Serbisë ndaj shtetasve të saj të cilët duhet të gëzojnë të drejta të barabarta me të gjithë shtetasit e tjerë, politika zyrtare Serbe ka shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare ndaj të cilave ka detyrime të përcaktuara dhe pranuara prej shtetit Serb; specifikisht: Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën Evropiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Evropës, Kartën Evropiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale.
LSHR mbështet qëndrimin publik dhe politik të Qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për qëndrim të matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe premtimin se Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë, pa asnjë lëkundje, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Lëvizja Shqipëria e Re” beson se qytetarët Shqiptarë të Serbisë duhet të gëzojnë standarde që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e Veriut dhe i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të mbështesin të njëjtin qëndrim duke reaguar me forcë ndaj veprimeve të tilla të dhunshme dhe luftë nxitëse në rajonin e Ballkanit, sepse vetëm kështu mund te sigurojmë paqen dhe stabilitetin në vendet tona dhe në rrugën e pashmangshme të integrimit evropian të çdonjërit dhe të gjithëve së bashku si të barabartë", thuhet në reagimin e “Lëvizjes Shqipëria e Re”. 

Mijëra qytetarë bëjnë homazhe te varri i Presidentit Akademik Ibrahim Rugova


Në shtatë vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, lideri i aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar lart figurën e ish-presidentit Rugova, duke thënë se ai ishte lideri që vulosi fundshekullin e kaluar dhe këtë fillim shekull me konkretizimin e pavarësisë së Kosovë. Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se figura e Rugovës është historike për vendin. Familjen e ish-Presidentit Rugova e kanë vizituar edhe Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në akademinë përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës, foli për ideologjinë, punën dhe vizionin e tij.
Presidentja Jahjaga tha se jeta dhe veprimtaria e Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës, të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, na bënë të ndjehemi krenar për rrugën që si popull bashkërisht e kemi kaluar.
Jahjaga e quajti Presidentin Rugova, arkitekt të pavarësisë, udhëheqës largpamës, i cili përfundimisht e orientoi vendin dhe shqiptarët drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne sot e kujtojmë Presidentin e parë të shtetit, i cili në kohë të vështira, diti të marrë vendime të rëndësishme që i dhanë kahje historisë duke e përcaktuar përfundimisht fatin tonë si popull dhe të ardhmen e atdheut”, tha ajo.
Jahjaga vlerësoi se që nisje të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, me fillimin e dominimit të hegjemonizmit serb, Ibrahim Rugova e zgjodhi rrugën e krijimit të mendimit filozofik e politik të pikëpamjes së atdhetarizmës të formësuar, si filozofi e politikës aktive paqësore, që mobilizoi popullin e etshëm për liri, për pavarësi e për demokraci, për zhvillim të jetës pluraliste, për avancim të proceseve demokratike dhe për shtet ndërtim. Presidentja tha se kjo politikë rugoviane i dëshmoi aftësitë organizative të popullit, për të pasur dhe për të mbajtur shtet, dhe njëkohësisht krijoi përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, si kurrë më parë në histori. “Patëm një përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, të pashënuar ndonjëherë në historinë tonë, që kulmoi me intervenimin ushtarak humanitar të NATO-s në këto hapësira, për të parandaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik”, tha ajo.

Presidentja edhe për krijimin e LDK-së, meritat ia adresoi presidentit Rugova, që sipas saj së bashku me intelektualët e tjerë krijoi dhe udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilën ajo e quajti, partia e parë Demokratike në historinë tonë, që vepronte publikisht, e orientuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. “Së bashku me partitë e tjera krijoi jetën shumëpartiake për shtet ndërtim duke iu kundërvënë me shumë sukses sistemit okupues”, tha ajo.
Po ashtu ajo rikujtoi se ishte nisma e liderit Ibrahim Rugova, për të krijuar Këshillin e Partive Politike të Kosovës, e më vonë edhe të Këshilli Koordinues të njëmbëdhjetë Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, që mbi bazën e barabartë të parlamentarizmit, ndërtoi dhe miratoi “Platformën Politike për zgjidhjen e çështjes shqiptare në ish Jugosllavi”.
Po ashtu ajo tha se meritat i takojnë Rugovës për ndërtimin e një sistemi efikas qeverisjeje e administrimi për Republikën e Kosovës, shtet demokratik dhe të lirë, të gjithë qytetarëve të barabartë. Për më tepër ajo e vlerësoi Rugovën si strateg të shtetit të Kosovës, të Republikës, e që e kishte legjitimitetin e përkrahjen e gjithëmbarshme popullore dhe bazën legale të veprimit e të funksionimit.
Presidenti tha se me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe Presidenciale u bënë përpjekjet për funksionimin e procesit zgjedhor, nën kushtet e okupimit, si një dëshmi dhe një vullnet se populli i Kosovës do dhe di të mbajë shtet.
Jahjaga tha se Presidenti Rugova shpresonte shumë që në Kosovë do të mund të evitonte luftën kundër popullit të pambrojtur, duke llogaritur se bota përparimtare kishte marrë mësim nga luftërat e përgjakshme në Kroaci dhe në Bosnje dhe do të parandalonte gjenocidin dhe shpërnguljen e popullit të Kosovës. Ajo tha se Rugova pa as më të voglin hezitim në Konferencën e Rambujesë ia kaloi udhëheqjen e delegacionit dhe rolin prijës përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jahjaga tha se Presidenti Dr. Ibrahim Rugova njihet për sintagmën LIRI PAVARËSI, DEMOKRACI që ishte platforma e Tij politike; të punojmë, të fitojmë lirinë të shpallim pavarësinë të ndërtojmë demokracinë. Kjo tashmë është bërë realitet, ashtu si edhe vizioni për miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq një delegacion i kryesisë së LDK-së vizitoi sot familjen Rugova. Kreu i LDK-së Isa Mustafa vlerësoi lartë figurën e ish presidentit Rugova dhe kontributin e tij në shtetformimin e Kosovës.
“Si një filozof i cili e zhvilloi një aktivitet dhe një lëvizje të veçantë në një periudhe kur ishte shumë vështirë të lëvizej për liri, pavarësi dhe demokraci, lider i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit të ri dhe të arritëm që Kosovën ta pavarësojmë, që Kosova të ec drejtë integrimeve evropiane dhe euro- atlantike, kërkesë e tij e kamotshme”, tha Mustafa.

Për të nderuar ish presidentin Rugova, homazhe pranë varrit të tij bënë edhe kryesia e AAK-së. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se në nderim të veprës së tij kujtojmë gjithë arritjet që ka shënuar vendi.
“ Në përvjetorin e ndarjes fizike nga ne të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova,bëjmë nderim dhe kujtojmë rrugën e gjatë të popullit tonë deri këtu e veçanërisht rolin historik të presidentit Rugova në rrugën e gjatë të arritjeve e popullit të Kosovës”, tha Haradinaj.
Homazhe te varri i ish presidentit Rugova kanë bërë edhe drejtues të partive tjera politike, ndërkohë në shenjë të nderimit të veprës së tij, forumi rinor i LDK-së , organizoi marsh në qendër të Prishtinës.
Ndërkaq seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot nuk është mbajtur me kërkesë të Grupit parlamentar të LDK-së për shkak të aktiviteteve në përkujtim të vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova.
* * * * *
Në shtatë vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, lideri i aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit Rugova, duke thënë se ai ishte lideri që vulosi fundshekullin e kaluar dhe këtë fillim shekull me konkretizimin e pavarësisë së Kosovë.

Mustafa këto komente i ka bërë sot derisa sa ka vizituar familjen Rugova.
“LDK e çmon shumë lartë figurën dhe personalitetin e presidentit Rugova edhe si kryetar të LDK-së, edhe si president i vendit. Si një filozof i cili e zhvilloi një aktivitet dhe një lëvizje të veçantë në një periudhe kur ishte shumë vështirë të lëvizej për liri, pavarësi dhe demokraci, lider i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit të ri dhe të arritëm që Kosovë ta pavarësojmë që Kosova të ec drejtë integrimeve evropiane dhe euro- atlantike, kërkesë e tij e kamotshme”, ka thënë Mustafa.
* * * * *
Përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike po nderojnë dhe bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Në 7 vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, në Prishtinë do të mbahet edhe një Akademi Përkujtimore e cila do të organizohet nën patronatin e presidentes Atifete Jahjaga.
Për shkak të organizimeve të shumta në kujtim të presidentit të ndjerë Rugova, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën e planifikuar për sot për një ditë tjetër.
Përveç homazheve tek varri i presidentit Rugova, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një Akademi Përkujtimore, me ç’rast do të flitet për jetën dhe veprën e kryetarit të parë të kësaj partie.
Profeti i Paqes dhe Lirisë
Ai nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë ta sulmonte askënd, përpos të keqen, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhe atë gjithnjë me fuqinë e së vërtetës, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese për falje, pajtim, bashkëpunim dhe bashkëjetesë me të gjithë.
Fjalët, shkrimet, idetë, politika paqësore jodhunore e Dr. Ibrahim Rugovës ishte një risi dhe befasi gati për të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, sipas parimeve të Gandhit, të Martin Luther King-ut, deri diku Havelit, apo si thoshte ai, ishte strategjia jonë “tereziane” duke u referuar dhe frymëzuar në jetën dhe veprën e Nënës Tereze Bojaxhiu.
Këtë përcaktim e shpjegonte kështu: edhe jemi të detyruar, sepse nuk kemi as ushtri, as polici, as armë, dhe ndoshta kjo atëherë ishte edhe fatbardhësia jonë /vërejtja ime/, por edhe duam, sepse nuk besojmë në fitoren e luftës dhe të armëve, dhe ajo do ta përgjysmonte dhe pakësonte popullatën tonë, ndërsa ne dëshirojmë ta mbrojmë çdo jetë dhe çdo njeri...
Ishte studiues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, njohuri të sakta, stil elegant, qëndrime gjithnjë pozitive dhe optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thosha edhe më tepër, Profeti i Paqes, Gandi i ditëve tona në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, njeri i cili shkencën, kulturën, artin, jetën e vuri në shërbim të politikës, ndërsa politikën në shërbim të të mirës së përbashkët, duke dëshmuar kështu një stil të ri tejet human të politikës paqësore dhe jodhunore.
Shpesh thoshte: “Politika nuk është matematikë”, duke menduar dhe theksuar se njeriu nuk është kurrë vetëm numër, por person, individ i pacenueshëm, dhe se pakica dhe shumica duhet të bashkëpunojnë gjithnjë në kërkimin dhe zbatimin e paqes.




Mijëra qytetarë ia kanë mësyrë Velanisë për të bërë homazhe të varri i Presidentit  Akademi Prof.Dr.Ibrahim Rugova. Turma e njerëz është shumë e gjatë, ndërsa për ruajtjen e rendit po përkujdeset Policia e Kosovës.

----------------

Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe në Velani tek varri i presidentit Akademik Prof.Dr.Ibrahim  Rugova, ndërkaq pas tyre këtë rit po e kryejnë edhe qytetarët, të cilët po presin në radhë të gjata.

----------------

Në përkujtim të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rrugova, mijëra qytetarë janë nisur nga sheshi "Nëna Terezë" për në varrezat e Velanisë, ku prehet presidenti Rugova. Marshuesve po u prinë kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Të gjitha udhëkryqet që çojnë për në Velani janë bllokuar nga Policia e Kosovës.




Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu së bashku me bashkëshorten e tij, ne orët e hershme të mëngjesit bëri homazhe dhe vuri lule pranë varrit të Presidentit Rugova në shtatëvjetorin e vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova .

Presidenti Sejdiu, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Presidentit Rugova, nën organizimin e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Ai tha se fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI i dha gjysmës së kombit tonë të robëruar pas qindra vjetësh, lirinë dhe pavarësinë. Liria dhe Pavarësia e Kosovës ishte projekti nacional-politik në krye të të cilit ishte mendimtari i thellë dhe politikani i urtë, Presidenti Ibrahim Rugova.
Sejdiu shtoi se vepra dhe emri i tij, që nga viti 1988, kur ai u zgjodh në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, u bënë ndërtues të një filozofie dhe projekti nacional-politik që u avancua me krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989, në krye të së cilës, do të jetë deri në ditën e shkuarjes në amshim, më 21 janar 2006.

"Lidhja Demokratike e Kosovës ishte Lidhje e ngjashme me Lidhjen e Lezhës, Lidhjen e Prizrenit dhe Lidhjen e Pejës, që i bashkoi të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh ideologjitë, besimet rajonet dhe gjeneratat. Projekti i Kolosit të Lirisë për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran arriti të krijojë mirëkuptimin e gjithë botës demokratike dhe të qytetëruar. Ai i ndërtoi themelet e shoqërisë dhe të shtetit tonë mbi parimet e mëdha: Liri, Pavarësi, Demokraci. Liria si vlerë themelore do të nisej nga guximi i artikulimit dhe veprimit botërisht kundër okupimit serb", tha Sejdiu, duke shtuar se Presidenti Rugova, lideri i rezistencës aktive, ua rriti lirinë shpirtërore dhe vepruese shqiptarëve duke u shëndrruar kështu vetë në emblemë të lëvizjes së përgjithshme politike dhe të rezistencës të popullit tonë.

Sejdiu tha se Rugova e tregoi rrugën nëpër të cilën duhej ecur duke punuar dhe rezistuar, por pa humbur asnjëherë nga vlerat etike dhe humane, përherë për të qenë të njerëzishëm dhe të dashur, madje edhe në një kohë të panjerëzishme dhe të vështirë.

"Duke theksuar gjithmonë se Kosova dhe shqiptarët gjeografikisht dhe kulturalisht i takojnë Europës dhe botës perëndimore, Presidenti Rugova nuk hezitonte të nënvizojë:

“Ne deshëm t’i afrohemi Perëndimit dhe nuk u mbyllëm në histori” thoshte ai. Në këtë mënyrë Lëvizja politike për Liri dhe Pavarësi nën drejtimin e Presidentit Rugova u shëndrrua në një model të pakapërcyeshëm dhe unikat për filozofinë e veprimit politik bashkëkohës. Kështu, Presidenti Rugova gjithë energjinë e tij intelektuale prej dijetari të pashoq e orientoi në dy rrafshet më të rëndësishme të rezistencës që ai i shihte si parësore. Në radhë të parë të bëhej punë e pandërprerë në fuqizimin e rezistencës së përgjithshme qytetare ndaj okupimit të egër të Kosovës, duke vënë kështu themelet insitucionale të shtetit të pavarur të Kosovës dhe në të njëjtën kohë shprehte këmbëngulësinë për internacionalizimin e fuqishëm të çështjes së Kosovës".

Ai tha se presidenti Rugova ia hapi derën paqes, si kundërpeshë për terrorin afër qindvjeçar kundër shqiptarëve të Kosovës, duke bërë po kështu që lëvizja e përgjithshme e rezistencës të identifikohet si lëvizje sui-generis dhe në përmasa botërore.

"Si vizionar i kalibrit unikal, Presidenti Rugova me urtësinë dhe këmbëngulësinë e tij, durimin dhe guximin e tij, arriti të përballojë shumë situata të vështira dhe të ndjeshme. Ai ishte dhe mbeti i palëkundshëm për Pavarësinë e vendit".





Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, kishin zgjedhur akademinë përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova që t’i relaksojnë marrëdhëniet mes vete. Ata bënë llaf e muhabet pandërprerë derisa fillojë akademia.
Jahjaga: Ibrahim Rugova arkitekti i Pavarësisë së Kosovës
Madje kreu i LDK-së edhe gjatë fjalimit e falënderojë presidenten e vendit për akademinë që e kishte organizuar me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së Rugovës.

I pari që foli në këtë akademi përkujtimore ishte ish-Presidenti Fatmir Sejdiu.
Jahjaga: Ibrahim Rugova arkitekti i Pavarësisë së Kosovës
Ai tha se Liria dhe Pavarësia ishte gjithherë në mendjen e presidentit Ibrahim Rugova, politikanit të urtë dhe të mençur, raporton indeksonline.

Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë ishte e vogël për t’i zënë të gjithë qytetarët që kishin shkuar për të nderuar presidentin Ibrahim Rugova.

E pranishme në këtë akademi përkujtimore ishte edhe familja Rugova.

Në akademinë e organizuar nga LDK ndër të tjera u tha se vepra dhe vlera e Rugovës do të mbesin përherë në mendjen e shoqërisë.

Kombi shqiptar është komb pa zot



Për fatkeqësinë tonë kombëtare, kombi shqiptar në Evropën Juglindore është komb pa zot. Turpi e mbuloftë në jetë të jetëve klasën politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, këtë klasë mercenare të grekosllavëve. Me këtë qëndrim të turpshëm që mbajti ndaj vëllezërve tanë të Luginës së Preshevës, kjo klasë politike i vuri një njollë të rëndë mbarë kombit shqiptar dhe u bë palë me shovinizmin serbomadh, i cili, me shkuljen e lapidarit kushtuar dëshmorëve të Preshevës, tregoi faqe botës se është vazhdues dhe mbrojtës i veprës gjakatare të Millosheviçit në raport me kombi shqiptar.
Ky fakt dëshmon përsëri e përsëri se ngjarjet e vitit 1999, me sa duket, janë prapa derës.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
20 janar 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...