Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/22

Janari i mërdhezur


Duke e mbrojtur Lapidarin e lirisë, mbrohet trashëgimia historike
Beogradi kërkon me dhunë ta rrënojë lapidarin e lirisë në Preshevë, ndërsa në Bujanoc lejon ngritjen e përmendores të forcave serbe, të cilat kanë vrarë shumë shqiptarë

Shkruan: Drilon HYSENI

Janari është muaji i parë kalendarik, të cilin e përshkojnë një varg aktivitetesh nga më të ndryshmet me interes qytetar dhe kombëtar. Fillimi i javës së dytë i janarit, fillon me Flakën e janarit, një manifestim tashmë tradicional kulturor, që mbahet në nderim dhe kujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të historisë shqiptare. Pastaj gjysma e dytë e janarit fillon me përvjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu (17 janar 1468) si dhe takimi i Brukselit në kuadër të takimeve në nivel kryeministrash Thaçi-Daçiq. Por, 17 janari 2013 do të jetë një datë historike vendimtare e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët do të vendosin a do ta heqin, apo do ta mbrojnë Lapidarin e ngritur në qendër të Preshevës, të skalitur me emrat 27 dëshmorëve të UÇPMB-së, të rënë për lirinë e vendit.

Deklaratat

Prishtina dhe Beogradi, për herë të parë, në fillim të këtij viti, i kanë shtrënguar dhëmbët me kushtëzimet shtetërore të reciprocitetit. Hapi konkret, në këtë drejtim, janë shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët ndonëse të mospërfshirë në dialogun e bisedimeve shqiptaro-serbe, po kushtëzohen për fatin e ardhmërisë së proceseve dialoguese. Monumenti i lavdisë së çlirimtarëve të UÇPMB-së, ka nxitur reagimet provokuese të Serbisë karshi Kosovës, në të cilën valë nuk ka mbetur pa u prekur as Shqipëria. Kjo ndjesi e politikës shqiptare për të reaguar në situata të caktuara si një komb, ka sensibilizuar shqiptarët e Luginës, të cilët nuk ndjehen vetëm në këto situata të vështira nëpër të cilat po kalon vendi i tyre.
“Kujdes me Luginën”, janë apelet e faktorit shqiptar, drejtuar autoriteteve të Beogreadit, të cilat kanë marrë një ofanzivë ekstreme kundër vlerave kombëtare të shqiptarëve në jug të Serbisë. Apeli i institucioneve shqiptare vjen, pas kërcënimeve të kryeministrit serb Ivica Daçiq, i cili kërkon nga shqiptarët e Preshevës ta heqin “me hatër ose me zor” lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, përndryshe sipas tij do të dështojnë bisedat e 17 janarit në Bruksel. Prishtina e mllefosur nga këto deklarata kërcënuese e kushtëzuese të kryeministrit Daçiq, ka bllokuar vizitën e presidentit Toma Nikoliq, me rastin e kërshëndellave ortodokse në Graçanicë të Kosovës.

Revanshizmi

Pushtetin aktual të Beogradit, po e tërbon solidariteti i institucioneve shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, lidhur me kërkesat e bashkëkombësve të tyre në Luginë, e posaçërisht rreth monumentit të lirisë. Qeveria e Serbisë i akuzon qeveritë shqiptare për patrenalizëm, ndaj rajonit të Luginës së Preshevës, duke harruar përzierjen e saj flagrante me institucione paralele në veri të Kosovës. Në shenjë revanshizmi Beogradi në Bujanoc, përkatësisht mbi fshatin Lluçan, ku janë zhvilluar dikur luftëra të rrepta midis ushtrisë çlirimtare të UÇPMB-së dhe forcave militare serbe, ka ngritur një përmendore për ushtarët e rënë serbë. Beogradi kërkon me dhunë ta rrënoj lapidarin e lirisë në Preshevë, ndërsa në Bujanoc lejon ngritjen e përmendores të forcave serbe, të cilat kanë vrarë dhe masakruar shumë shqiptarë. Paramendoni, në tokat shqiptare ngrihen përmendore të okupatorit, ndërsa insistohet të prishen lapidarë e lirisë shqiptare. Kjo nuk ndodh askund.

Protestat

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të jenë unik rreth qëndrimit që duhet të ndërmerret për mbrojtjen e Lapidarit të dëshmorëve të lirisë së UÇPMB-së. Mbrojta e këtij lapidari, në fakt, është mbrojtje e vlerave të luftës çlirimtare të ushtrisë shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Duke e mbrojtur Lapidarin e lirisë, gjithashtu, mbrohet trashëgimia historike dhe kulturore e shqiptarëve të Luginës, mbrohet dinjiteti shqiptar, mbrohet identiteti i shqiptarit, në tokën e tij etnike. Me mbrojtjen e Lapidarit të Lirisë, mbrohet statusi i luftëtarëve të UÇPMB-së, amnistia e tyre, me një mënyrë mbrohet dhe legjitimohet lufta e tyre e drejtë për liri, pavarësi dhe demokraci. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, këto vlera duhet t’i mbrojnë me të gjithë mekanizmat që kanë në disponim, qoftë edhe me protesta, e drejtë kjo e garantuar edhe me konventat ndërkombëtare. Vënia në mbrojtje të Lapidarit të lirisë mbron vlerat e luftës çlirimtare të manifestuar me Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, të vitit 2001. Mbrojtja e këtyre vlerave ka një kuptim në të ardhmen, kur të ndërrohen emrat e shesheve, rrugëve, institucioneve shkollore, të cilat akoma në Luginë mbajnë emra të personaliteteve sllave edhe atë me alfabet cirilik.

Edhe një krim monstruoz i neomilloshe(viç)ianëve mbi popullin shqiptar


Sa e rëndë është kur 3% sundon 97- përqindëshin

Kjo histori nuk po ndodh tani, kjo po na përsëritet me qindra vjet

Shkruan: Halim HYSENI


Të dielën, ( më datën 20 janar 2013), në mëngjesin e hershëm, forcat gjenocidale dhe raciste neomilloshe(viç)ianëve kanë bërë një krim fashizoid mbi tërë popullin shqiptar, që ndihen shqiptarë dhe që kanë dinjitet kombëtar. ..Ata vranë në mënyrë të paskrupullt kujtesën tonë kolektive. Ky veprim, që është shprehje e mllefit dhe urrejtjes e introjektuar në shpirtin e secilit serb në Serbi që ka pushtet në dorë, nuk është asgjë tjetër, pos një shpallje të luftës të të gjithë shqiptarëve kudo që janë ata, sepse motoja e sjelljes së tyre është ashtu siç po trumbetojnë albanofobët serbo-maqedonasit në stadiume, se “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”. Këtë slogan në praktikë janë duke e realizuar forcat nacionaliste në Serbi dhe në Maqedoni, duke rrahur, vrarë, burgosur e përndjekur shqiptarët, ku ata i takojnë dhe i gjejnë. Kjo histori nuk po ndodh tani, kjo po na përsëritet me qindra vjet, andaj është koha e fundit që shqiptarët ta kuptojnë se me serbo- maqedonasit nuk ka jetë të përbashkët.
Të shpallet padëgjueshmëria totale qytetare
Duhet të realizohet ajo që është thënë në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-së në vitin 1776: “Kur gjatë ngjarjeve jetësore bëhet e domosdoshme që një popull duhet të zgjidhë një raport politik që e ka lidhur me një popull tjetër, të marrë një pozitë të veçantë dhe të barabartë në mesin e forcave të botës, në të cilën i japin të drejtë ligjet e natyrës dhe Zoti , kërkon që të shpjegohen shkaqet që e kanë detyruar në ndarje. Ne konsiderojmë se këto të vërteta vetvetiu janë të qarta:
- se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë;
- se nga krijuesi janë shpërblyer me të drejta të përhershme dhe të patjetërsueshme, në mesin e të cilave janë: e drejta në jetë, liri dhe përpjekja për lumturi;
- se për shkak të sigurimit të këtyre të drejtave në mesin e njerëzve vendosen qeveritë, të cilat qeverisjen e drejtë e nxjerrin nga pajtimi i atyre që i kanë zgjedhur.
Duke u bazuar në të drejtën për vetëvendosje, duke u thirrur në të drejtën hyjnore për liri dhe barazi, për të gëzuar të drejtën në jetë , duke u bazuar në krimet më monstruoze, të cilat populli shqiptar i ka përjetuar nga fqinjët e tyre, populli shqiptar në Kosovën Lindore e gëzon të drejtën e patjetërsueshme që të ndahet nga Serbia dhe t’i bashkohet Kosovës, në pajtim me vullnetin e shprehur të këtij populli në referendumin e viteve të ’90 të shekullit të kaluar. Pas deklaratës së Daçiqit se: ”Shteti është i fortë“ për të shtypur dhe paqësuar shqiptarët, në Kosovën Lindore duhet të shpallet padëgjueshmëria totale qytetare.
Ditë e nëpërkëmbjes kombëtare
Derisa sheshelisti i përbetuar, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Serbisë në Podgoricë deklaron se: ”Po ecim nëpër teh të thikës (një mjet me të cilin janë prerë në fyt, nga soji i tij, me qindra mijëra shqiptarë, ca nga të cilët edhe sot jetojnë, lëvizin të lirë dhe lavdërohen me “patriotizmin e tyre, i cili, po ashtu, ka qenë slogan që na kriza lindore e viteve 1877/78, kur u vranë e u masakruan me dhjetëra mijëra shqiptarë dhe kur nga vatrat e tyre u dëbuan mbi 250 000 shqiptarë nga Molla e Kuqe, kur thuhej se “patriotizmi serb” dëshmohet me numrin e shqiptarëve të vrarë”) se duhet të marrim sa më shumë nga Kosova e të japim sa më pak, lidershipi i Kosovës krekoset me humbjet e njëpasnjëshme në bisedimet e zhvilluara në Bruksel. Tani, 97% të popullsisë në Kosovë e sundon 3-përqindëshi i popullit “hyjnor” serb. Në këtë tragjedi të popullit shqiptar kontribut të madh është duke dhënë edhe lidershqipi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, i cili për interesa meskine është i përçarë dhe i shpërndarë, ashtu që më nuk është në gjendje të mbrojë interesat nacionale të kombit. Më në fund më duhet ta them se sot, të gjitha këngët, buzëqeshjet, programet argëtuese shqiptare, në këtë ditë të fyerjes dhe të nëpërkëmbjes kombëtare më kanë bërë të ndihem i zhgënjyer, i deprimuar, thellësisht i hidhëruar në kombin tim. Duke shkruar fjalinë e fundit m’u kujtua gjendja shpirtërore e Fishtës- Homerit tonë, kur nga dhimbja e tmerrit bërtiste: “Le ta di Bota mbarë, se Fishta nuk është shqiptar”. Unë besoj se me miliona shqiptarë, sot janë ndier si unë. Deri kur kështu?!

Shkrime për veprën e Adem Demaçit


Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës ka nxjerrë nga shtypi numrin e parë për këtë vit të revistës së saj letrare, "Metafora". Numri vjen me një larmi materialesh nga fusha e letrave shqipe, si studime, ese, poezi, tregime, etj. Në këtë numër janë përfshirë punimet e prezantuara në sesionet letrare që LSHK-ja kishte mbajtur në shenjë të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar. Dy janë temat kryesore që trajtohen në punimet e botuara: "Vepra letrare e Adem Demaçit" dhe "Hapësira shqiptare dhe letërsia", janë tema të sesioneve letrare të kësaj shoqate, përkatësisht të sesionit letrar në kuadër të Takimeve Letrare "Esad Mekuli" dhe 'Dita e Minatorit". Prof. dr. Shyqri Galica është prezantuar me punimin "Vepra letrare e Adem Demaçit", Akad. Rexhep Qosja me pjesë nga punimi "Adem Dema - shkrimtari për të gjitha kohët", pastaj Myrvete Dreshaj, Sadri Fetiu, Shefkije Islama, Kadri Rexha, Agim Vinca etj. Në këtë numër është prezantuar edhe vepra artistike e skulptorit Ismet Jonuzi.

Itali, vrasje e dyfishtë nga xhelozia, shqiptari ekzekuton gruan e të dashurin e saj

 


Një 48-vjeçar, emigrant në Itali ka vrarë gruan dhe të dashurin e saj për motive xhelozie në Aquila, të Italisë.

Sic bëjnë të ditur mediat italiane, Burhan Kapllani, 48 vjeç i ka bërë pritë në parkingun e një supermarketi, gruas së tij Orjeta Boshti 36 vjec, me të cilën kishin 4 fëmijë. Ajo ndodhej për momentin në kompaninë e të dashurit të ri, Shpëtim Hana. Të dy sapo kishin hipur në automjetin Opel Zafira, kur 48-vjeçari është afruar dhe ka qëlluar për vdekje të shoqen me një plumb pranë veshit teksa kjo ndodhej ende në makinë.

Sipas mediave italiane, Hana ka tentuar të largohet për të shpëtuar nga agresori, por plumbat e pistoletës e kanë zënë në qafë duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
Karabinierët sekuestruan armën e krimit, një pistoletë e kalibrit 22, që u gjet 300 metra larg vendit të krimit.

Autori i krimit, bashkëshorti është në polici, ku dëshmitarë në vendngjarje thonë se ai u dorëzua vetë tek karabinierët.

Mësohet se gruaja, Orjeta Boshti kishte hapur një proces gjyqësor për divorcin nga Kapllani.

Sipas dëshmitarëve, autori ishte në gjendje të mirë ekonomike pasi kishte në zotërim një kompani të tregtimit të mermerëve. Policia thotë se autori aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Në vendngjarje u gjetën 2 plumba. Brenda supermarketit në momentin e vrasjes ndodhej dhe nëna e gruas së vrarë, Boshtit.
Më pas mbërriti dhe vëllai i gruas së vrarë, por nuk u lejua të afrohej pranë trupave të vrarë.

Agjencitë e lajmeve italiane thonë se ngjarja shkaktoi panik në qendrën tregtare ku u mblodhën një turmë e madhe njerëzish. Pavarësisht kësaj askush nuk fliste për shkak se ishin pushtuar nga frika.

SHBA, dënohet shqiptari, u kap duke bërë seks me një qen

SHBA, dënohet shqiptari, u kap duke bërë seks me një qen
Gjykata e Westchester në New York dënoi me 6 vjet e gjysmë burg një shtetas shqiptar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një qen.

Gazeta “Usa Today” shkruan se 44-vjeçari Kujtim Nicaj punonte si administrator në një pallat në New York dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa ka hyrë në një prej apartamenteve dhe ka abuzuar me një këlysh labrador.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, por sot gjykata ka shpallur fajtor 44-vjeçarin shqiptar.

Pasi kontrolloi filmimet, pronari i apartamentit Alan Kachalsky konstatoi se shqiptari kishte hyrë në shtëpinë e tij, dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me qenin.

Ai i vuri filmimet në dispozicion të policisë, e cila arrestoi 44-vjeçarin.

Kachalsky i tregoi policisë se i kishte kontrolluar filmimet pasi kishte gjetur të hapur dritaren e shtëpisë dhe kishte dyshuar për ndonjë vjedhje.

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, priti në një takim Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani.

Heqja e UÇPMB, Panariti-Gaianit: Serbia cënoi të drejtat e pakicave


Ministri Panariti informoi ambasadorin Gaiani mbi zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe qëndrimet e Tiranës zyrtare për këtë çështje. Ai theksoi se heqja në mënyrë arbitrare e Monumentit të UÇPMB nga autoritetet serbe dhe mungesa e dialogut me autoritet lokale shqiptare, janë një cënim i rëndë i të drejtave të pakicave të parashikuara nga aktet ndërkombëtare, si dhe një dhunim i ndjenjave të tyre kombëtare.

Gjithashtu, ai shprehu shqetësim për deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Daçiç ku ai i cilëson shqiptarët si elementë terroristë. "Akuza të tilla që prekin të gjithë Shqiptarët, si reminishenca të së kaluarë, bien ndesh me frymën e mirëkuptimit që duhet të ekzistojë midis vendeve të rajonit", ka thënë Panariti.

Ambasadori Gaianni u shpreh se qeveria italiane ka vlerësuar rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Ai shprehu shqetësimin për situatën në Luginën e Preshevës, ku theksoi se dialogu paqësor është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve duke shtuar se Italia ka qenë dhe mbetet një mbrojtëse konseguente e të drejtave të pakicave.

Gënjeshtrat e Mediave ruse: Llahtaria në klinikën shqiptare ku u hoqën organet




Njerëzit lidheshin të gjallë me tela me gjemba dhe hidheshin nga kodra", - kjo është ndoshta një prej kujtimeve "më të këndshme" të personazhit kryesor të librit "Djali i shtëpisë së verdhë", një novelë gazetareske e shkruar nga autori serb Sasha Milivojev. Shkrimtari ka paraqitur në vepër një fragment shumë të vogël të krimeve makabre të kryera nga terroristët shqiptarë në Kosovë përpara dhe pas agresionit të NATO-s ndaj Jugosllavisë.

Personazhi kryesor, një djalosh serb 12-vjeçar, i cili u rrëmbye në mes të ditës dhe thuajse u bë viktimë e trafikut ilegal të organeve më famëkeq "Shtëpia e Verdhë", në Shqipërinë Veriore, ku gjetën vdekjen të paktën 300 vetë, kryesisht serbë. Shumë burime të besueshme pretendojnë se organet e tyre u shitën në tregun ndërkombëtar, duke u siguruar fitime liderëve të Ushtrisë terroriste për Çlirimin e Kosovës.

Për sa informacion zotërojmë ne "Zëri i Rusisë", është media e parë ruse, e cila ka publikuar një pjesë nga "Djali i shtëpisë së Verdhë" të përkthyer në rusisht.
"Munda të nuhas erën e klorit, një erë e pakëndshme, erë që të kujtonte spitalin, barnat. Dyert u hapën dhe u verbuam nga drita që lëshonin llambat mbi tryezën e operacionit. Arrita të shoh mjekët dhe një person të shtrirë mbi tryezë, nga trupi i të cilit ata nxorën diçka përmes disa shiringave të mëdha. Isha veç fëmijë dhe isha i llahtarisur, nuk e kuptoja atë që po ndodhte. Arrija të vëreja vetëm se viktima qe mbledhur kruspull, si të qe një mace: gjunjët i kishte të bashkuar dhe shpinën të përkulur.

U ulëm në një kënd dhe prisnin që ndërhyrja kirurgjikale të përfundonte. Mjekët nuk mbanin veshjet tipike qe përdoren gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Mbanin dorashka gome dhe përparëse me ngjyrë jeshile. Më kujtohet dyshemeja ku u ula për t'u lutur për mëshirë, e mbushur me shiringa, shishe plastike bosh dhe garza të përlyera me gjak. Tryeza ku kryheshin operacionet qe gjigande... e vranë viktimën, të cilit i hoqën shtyllën kurrizore, e vendosën mbi një shtrat me rrota dhe e nxorën nga dhoma. Pas kësaj sollën personin gjysmë të vdekur që e kisha parë në një qeli ndërsa kaloja nëpër korridor. Ishte i tëri i verdhë, plot plagë dhe delironte. E vunë nën anestezi. Nxitonin shumë. Vunë në fytyrë maskat kirurgjikale dhe përgatitën enët mbajtëse. Viktima qe lidhur në një lloj aparati, i cili mbase shërbente për t'i thithur gjakun. Nisa të humbja ndjenjat... Më përndjekin vegime të llahtarshme. I pashë teksa prisnin një kufomë me sharrë.

Viktima qe fillimisht i mbështjellë me çarçafë e më pas me plastikë të trashë. Më pas disa njerëz erdhën dhe morën copat e prera të kufomës. Trembesha se më kishte ardhur radha mua për të më vendosur mbi tryezë, por nuk nxora zë, pasi trembesha nga burri pa flokë që më kishte drejtuar armën. Duke qenë se isha i sëmurë nga hepatiti akut, vendosën që së pari të më kuronin e më pas të më hiqnin organet. Atëherë ndodhi që unë arrita t'i shpëtoja shtëpisë së llahtarshme, duke marrë me vete horrorin e vdekjes. Thonë që koha

shëron gjithçka. Nuk shëron asgjë. Shkatërron. Brenda meje tani gjen veç rrënoja, rrënoja të pluhurosura e të varrosura". Në intervistën e dhënë për "Zërin e Rusisë", autori i novelës, Sasha Milivojev tregoi se si e kishte krijuar librin "Djali i shtëpisë së verdhë", personazhi kryesor i të cilit ia kishte dalë të arratisej nga spitali e t'i shpëtonte vdekjes. Kur studiova listën e njerëzve të rrëmbyer në Kosovë e të zhdukur pa lënë gjurmë, zbulova shumë detaje mbi fatin e tyre të llahtarshëm. Në listë numërohen 1.128 vetë gra, fëmijë e priftërinj. Nuk gjendet asnjë gjurmë e tyre... e mblodha materialin për novelën duke folur me dëshmitarë që humbën të afërmit në Kosovë... autori i një novele ka të drejtë të imagjinojë ngjarje e ndodhi, por në këtë rast nuk mu desh të sajoj asgjë: në këtë rast mjaftojnë ngjarjet reale, ndodhi të një realiteti makabër. E pashë gjithçka si në një ekran kinemaje.
Media ruse: Llahtaria në klinikën shqiptare ku u hoqën organet
Nuk isha unë ai që nisi luftën në Kosovë. Mbi mua u hodhën gjithashtu bomba në vitin 1999 për shkak të çështjes së Raçakut, vendi ku u pretendua se serbët masakruan shqiptarët. Ishte NATO ajo që bombardoi serbët dhe u ndezi shqiptarëve dritën jeshile të përzinin e të vrisnin njerëzit tanë, si dhe të krijonin një shtet kriminel në territorin e atdheut tonë, me ndihmën e parave të ardhura nga shitja e mineraleve që na vodhën, si dhe nga organet e trafikuara prej civilëve të rrëmbyer. Dhe nëse dikush do të vërë në heshtje çështjen e transplantimit ilegal të organeve në Ballkan, do të thotë se ai person ose është duke mbrojtur veten apo dikë tjetër nga drejtësia, ose turp i përbotshëm. Novela "Djali i shtëpisë së verdhë" duket se është në gjendje t'i demonstrojë botës se ne nuk jemi "njerëzit më të prirur drejt gjenocidit në mbarë botën", siç kërkojnë të na portretizojnë. Prokurorët serbë duhet të bëjnë publik informacionin për varrezat sekrete në të njëjtën formë siç bënë publike dëshminë e dëshmitarit që tani gjendet nën programin e mbrojtjes, një ish- pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tregoi për heqjen e zemrës nga një serb i gjallë. Duke vepruar kështu ata mund të vërtetojnë gjenocidin ndaj serbëve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...